Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/23

Adelina Ismajli rrefen gjene me te bukur qe ka pare…



Adelina Ismaili, se fundmi ka publikuar videoklipin e kenges “Skenderbe”, e cila, sipas saj, per disa vite ka qene e censuruar ne Kosove. Ajo ka rrefyer arsyet pse ka vendosur ta risjelle kete kenge, me ndihmen e te dashurit te saj: “Ma kerkoi Vali dhe nuk me tregonte pse e donte. I thashe: “Merre, bej çfare te duash, mos humb leke e kohe duke u munduar ta lançosh, e ke te censuruar”. E dija se po bente videoklip, por nuk nderhyra. Kur solli videoklipin pas shume muajve, ishte hera e pare ne jeten time qe po shikoja nje videoklip me kengen time pa kritikuar, pa bere zhurme per kete skene apo ate montim; nuk mund t’i gjeja as dhe nje sekonde qe do te me ngjallte dyshime. Ishte dhurata e tij per 26-vjetorin e karrieres sime dhe kontributi yne per Mevetesine e Shqiperise. Po qaja nga gezimi, gati ne delir. Ishte gjeja me e bukur qe me kane pare syte ndonjehere dhe nuk mund te ndaloja. Perveç gjithe madheshtive qe mbart kjo veper, me ndihmoi te mendoj qe une mund te kompozoj diçka te madhe.” Duke folur per mediat shqiptare, Adelina ka shpjeguar tutje videoklipin: “Animacioni nuk eshte shume i njohur tek ne, ndersa ne Europe eshte tendence, me nje fjale po ben namin. As nuk mund ta imagjinoja qe dikush ne Shqiperi vertet mund te bente animacion. Eshte nje nga surprizat me te bukura qe me kane ndodhur ne Shqiperi. Ok, e perseris, eshte videoklipi i Valit . Mua me kane vene ne klip, jam ajo lajmetarja ne kale e veshur me te kuqe. Zotit faleminderit qe nuk verehet shume. Do isha me shume sesa ne siklet po te me vinin perkrah gjithe atyre mjeshterve qe perndriten shqiptarine me shekuj. Une ende nuk kam arritur ate grade dhe do ishte cinike te “parkohesha” krah tyre.” viplajme.

Edhe kjo ndodhë...(video)




Del në treg tastiera me shkronja shqipe



Firma e njohur jug-koreane Samsung ka prodhuar tastierë me të gjitha germat e gjuhës shqipe, përfshirë edhe ato “ë” dhe “ç”, të cilat shpesh është dashur të përdoren me anë të ndihmës së alt+135 dhe alt+137 apo me shenja të tjera të tastaturës, që pastaj është dashur të zëvendësohen me replace. Tastiera shqip, sipas standardit të Microsoft, nuk dihet nëse ka mbërritur edhe në ndonjë nga dyqanet në Prishtinë, por mediet tiranase informojnë se atje kanë mbërritur në dyqanin Optimal në Tiranë dhe se çmimit i një tastiere të tillë kushton 8 euro.

Radamel Falcao bie viktimë e kamerës së fshehtë! (Video)

Skenari i bukur, sulmuesi i Atletikut të Madridit, Radamel Falcao bie viktimë e shakasë së Adrian Lopez, bashkëlojtar në të njëjtin ekip! Sipas skenarit, të dy lojtarët e fillojnë ditën duke marre me qira një Ferrari Spider, me vlerë 450.000 euro, me qëllim për ta testuar nëpër rrugët e Madridit
.

 Në vazhdim, shkojnë për të ngrënë në një restorant, ku dhe parkojë jashtë saj super makinat. Gjatë kohës që ata ndodheshin brenda në restorant, parkingu u kthye në vend për llamarina me shikim kaq të habitshëm dhe befasues të Falcao-s të shfaqej me mënyrën më të përshtatshme për kamerën fshehtë.

NASA: Shikojeni si paraqitet gjendja e globit (Video)





Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA na ofron mundësinë për një tjetër këndvështrim mbi botën tonë. Është në fakt një panoramë konkrete e globit, e marrë gjatë netëve me qiell të pastër nga sateliti Suomi.

Pse kriminelët kanë nisur që të trafikojnë hudhra?



Thonë se hudhra të mbron nga syri i keq. Por rritja e ndjeshme e trafikimit të hudhrave nuk ka lidhje me këtë. Këto ditë prokurorët suedezë thonë se kanë arritur të shpërbëjnë një bandë, që merrej me trafik ilegal të hudhrave. Të akuzuarit, dy britanikë, kanë importuar në mënyrë ilegale 10 milion euro hudhra në BE përmes Norvegjisë. Në dhjetor të vitit të shkuar, një person nga Londra u dënua me gjashtë vite burg pasi kishte trafikuar hudhra. Në mars të vitit të shkuar, prodhuesi më i madh i perimeve dhe frutave në Irlandë u dënua me gjashtë vite burg për trafik… hudhrash. Por pse është bërë hudhra kaq atraktive për kriminelët, pyet BBC? Arsyeja duket e thjeshtë: BE ka vendosur një taksë prej 9.6 përqind ndaj hudhrave që vijnë nga jashtë, për të mbrojtur prodhuesit europianë të hudhrave. Po ashtu ka një çmim dysheme prej 1200 eurosh për ton. Kina ka arritur të dominojë tregun botëror pasi prodhon 18.560.000 ton hudhra në vit ose 80 përqind të totalit botëror. Dhe mbi të gjitha, me një kosto shumë të ulët. Për këtë arsye, trafiku i hudhrës nga Kina në drejtim të BE është bërë një biznesmen jashtëzakonisht fitimprurës. Ekspertët thonë se është një treg që sjell milion euro fitime.

Nga Google Maps :Zyrtare: Google njeh Kosovën



Shërbimi më i famshëm i hartave në botë, Google Maps, ka përfshirë edhe Kosovën si shtet të veçantë. Kur përdoruesit e Google Maps e shkruajnë emrin “Kosovo”, në hartë paraqitet harta e shtetit tonë, e ndarë nga Serbia. Tani, duhet të presim që në listën e shteteve të njohura ndërkombëtarisht të përfshihet edhe Kosova, posaçërisht online, ku ne deri para pak kohësh kemi “vuajtur” për njohje.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...