Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/24

SERBIA DHE NDARJA E MUNDSHME E SAJ



Xhz
Nga Xhelal Zejneli
Ideja e ndarjes së Kosovës ka qenë e ngulitur në mendjet e nacionalistëve serbë, në të gjitha konferencat dhe takimet për Kosovën, që nga Rambujea e deri në ditët tona.
            Mirëpo serbët, kurrë nuk kanë dashur ta bëjnë publike një ide të tillë. Përse? Për arsye se pala që del me idenë e ndarjes së Kosovës, vetvetiu dëshmon se ajo (Kosova) nuk është e saj.
            Pas largimit të forcave kolonialiste serbe nga Kosova më 1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj, Beogradi e kuptoi përfundimisht se Kosovën e ka humbur përgjithmonë. Rrjedhimisht, idetë për ndarjen e saj nisën t’i afirmojnë gjithnjë më shpesh dhe gjithnjë më hapur.
            Ish-kryetari i Serbisë Boris Tadiqi shpesh e përsëriste refrenin e vet: “S’është mirë që njëra palë t’i realizojë të gjitha kërkesat, e tjetra asgjë. Nuk është mirë që njëra palë t’i marrë të gjitha, e tjetra të mbetet me duar zbrazët”. Kjo fjali e B. Tadiqit ishte propozim i drejtpërdrejtë për ndarjen e Kosovës. Më në fund, njëri prej ministrave të qeverisë serbe - Ivica Daçiqi (tani kryeministër), disa herë e shtroi publikisht kërkesën e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Fjalia: Edhe ne serbët duhet të nxjerrim diçka nga Kosova është bërë refren i T. Nikoliqit dhe i I. Daçiqit. Këta pandehin se territoret historike, të banuara nga popuj etnikë dhe rrënjës, janë mall që nxirren në treg.   
            Duhet shtuar se serbët shfaqën edhe një ide tjetër: Bisedimet për ndarjen e Kosovës, të zhvillohen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.
            Duke qenë se serbët kërkojnë ndarjen e Kosovës, vetvetiu kjo dëshmon se Kosova s’është e tyre. Mund ta nxjerrësh në ankand vetëm një mall që s’është i yt.

Deri më sot, kur bëhej fjalë për Kosovën, autoritetet serbe i referoheshinKushtetutës së Serbisë, sipas së cilës Kosova na qenkësh pjesë e saj.
            Meqë sot, edhe ministrat serbë, përfshi dhe kryetarin e qeverisë, dalin botërisht me idenë e ndarjes së Kosovës, shtrohet pyetja: Ç’u bë vallë me kushtetutën serbe, sipas së cilës Kosova është pjesë e Serbisë?!
            Me fjalë të tjera, serbët, kur duhet t’i mbajnë nën sundim territoret joserbe, i referohen kushtetutës së tyre, dhe vice versa: Kur u shkon në favor diç tjetër, atëherë aspak nuk ngurojnë ta shkelin kushtetutën e vet.
*     *     *
BE-ja duhet të ketë parasysh faktin se Kosova, si çdo shtet tjetër i kontinentit, përpos popullit shumicë shtetformues, ka edhe disa pakica etnike. Nga kjo del se, trajtimi i veçantë i minoritetit serb në Kosovë, do të ishte në kundërshti me parimet perëndimore mbi minoritetet. Shkëputja e një pjese të Kosovës, do të krijonte një Kosovë pothuajse etnikisht të pastër, gjë që do të ishte në kundërshti me standardet evropiane mbi pakicat.
BE-ja duhet të ketë parasysh faktin se minoritetet serbe në disa nga ex-republikat e Jugosllavisë, s’janë të vetmit që jetojnë jashtë vendi amë – Serbisë.
            Shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete të rajonit: në Shqipëri, në Kosovë, në Kosovën lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë), në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi.
            Po qe se serbët e veriut të Kosovës kërkojnë të shkëputen nga Kosova për t’iu bashkëngjitur Serbisë, atëherë të njëjtën do ta kërkonin:
- shqiptarët e Kosovës lindore; 
- shqiptarët në Maqedoni;
            - shqiptarët në Mal të Zi;
- shqiptarët në Greqi.

Ndarja e Kosovës do të determinonte edhe ndarjen e Maqedonisë midis Shqipërisë dhe Bullgarisë. Me fjalë të tjera, ajo do të tretej si flluskë sapuni dhe do të zhdukej nga harta gjeografike dhe politike e Ballkanit.
Mirëpo, Serbia nuk çanë fort kokën për pasojat e mundshme të amputimit të një pjese të Kosovës. Beogradi dëshiron trazira dhe rrëmujë. Ideologjitë johistorike ushqehen me të keqen.
Sikundër shihet, me ndarjen e Kosovës do të çelej Kutia e Pandorës dhe do të shkaktohej edhe efekti i dominosEfekti i dominos do t’i përfshinte të gjitha shtetet e rajonit, ngase kudo ka minoritete, grupe etnike dhe pakica.
            Pakica kombëtare ka në çdo shtet të gadishullit: turq – në Bullgari; hungarezë– në Rumani, në Vojvodinë (Serbi), në Sllovaki, në Kroaci; myslimanë boshnjakë – në Sanxhak të Serbisë dhe të Malit të Zi; grupi etnik sllavofon – në Greqi; kroatë – në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Vojvodinë; serbë – në Kroaci dhe në Republikën Serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Në vitin 1920, Hungaria i humbi dy të tretat e territorit të vet, ndërsa sot, një e treta e kombit hungarez jeton jashtë vendit amë – Hungarisë.
Në çdo vend të rajonit ka edhe: romëvllehë (aromunë, cincarë), hebrenj,egjiptasgrupi etnik me fe islamee që flet në gjuhët sllave (në vende të ndryshme figurojnë me emra të ndryshëm).
Sipas të dhënave britanike, në Turqi ka mbi katërmbëdhjetë milionë kurdë.  
Serbët duan që privilegji i bashkëngjitjes vendit amë t’u takojë vetëm atyre dhe askujt tjetër në rajon. Në këtë pikëpamje, BE-ja nuk duhet ta ledhatojë Serbinë.
            Atë që e kërkon për vete, Serbia ua ndalon bashkësive etnike që jetojnë nën sundimin e saj. Për shembull, ua ndalon shkëputjen:
           
shqiptarëve të Kosovës lindore (Preshevë, Bujanovc, Medvegjë);
            - myslimanëve të Sanxhakut;
            - hungarezëve të Vojvodinës;
            - bullgarëve, në juglindje të Serbisë.

Sanxhaku është një rajon i administruar nga Serbia. Sipas regjistrimit të vitit 2003, të zbatuar nga Beogradi, aty banojnë rreth 235.000 banorë. Prej tyre, 134.000boshnjakë (myslimanë), të cilët përbëjnë 56% të popullsisë së përgjithshme; 8000myslimanë, të cilët përbëjnë 4% të popullsisë dhe 89.000 serbë, të cilët përbëjnë 37% të popullsisë. Numri i përgjithshëm i boshnjakëve (myslimanë) dhe i atyre që janë deklaruar myslimanë (si kombësi) është 142.000, që përbën 60% të rajonit të Sanxhakut. Këto të dhëna serbe mbi strukturën e popullsisë së Sanxhakut nuk përputhen me realitetin. Me fjalë të tjera, përqindja e popullsisë joserbe në këtë rajon, është më e madhe.
Vojvodina është një rajon nën dominimin e Serbisë. Në të jetojnë 26 minoritete, duke përfshirë edhe hungarezët. Sipas regjistrimit të popullsisë të kryer nga Beogradi në vitin 2011, në Vojvodinë jetojnë mbi 251 mijë hungarezë, që përbëjnë 13% të popullsisë së përgjithshme të kësaj krahine. Që nga viti 1945 e deri më sot, Serbia ndaj hungarezëve të Vojvodinës ka ndjekur politikën e shkombëtarizimit. Ka tentuar që nëpërmjet kolonëve serbë dhe malazezë, ta ndryshojë strukturën etnike të popullsisë së krahinës. Rrjedhimisht, numri i hungarezëve në Vojvodinë është shumë më i madh se ajo që rezulton nga regjistrimi zyrtar i Beogradit.
Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, shumë hungarezë të Vojvodinës, nën trysninë serbe, u detyruan të largohen nga vatrat e tyre, ndërsa shumë të tjerë, nën akuzën se kanë qenë kolaboracionistë të ushtrisë gjermane - u ekzekutuan.
           
Dëbimi i gjermanëve të Danubit nga Vojvodina – Para Luftës së Dytë Botërore në Vojvodinë ka pasur 350.000 gjermanë, të quajtur gjermanë të Danubit. Numri real i tyre ka qenë shumë më i madh. Në periudhën tetor 1944 - maj 1945, që njihet si vjeshta e përgjakshme, nën akuzën se  kanë qenë kolaboracionistë të ushtrisë gjermane, Serbia zbatoi spastrimin etnik të Vojvodinës, duke dëbuar nga kjo krahinë mbi 250 mijë gjermanë civilë. Këta u detyruan të largohen bashkë me tërheqejn e ushtrisë gjermane. Ndaj gjermanëve etnikë të Vojvodinës, serbët ushtruan reprezalje, ua morën shtetësinë, ua konfiskuan pronat. Në shtëpitë e tyre vendosën kolonë serbë, malazezë dhe maqedonas.  Të dhënat tregojnë se në vitet 1944-1945, në Jugodllavi, kryesisht në Vojvodinë, serbët kanë vrarë 56.000 gjermanë civilë. Nëpër burgjet serbe, në periudhën e sipërthënë kanë vdekur nga uria, nga sëmundjet edhe nga të ftohtit 48.447 gjermanë civilë. Shumë gjermanë të Vojvodinës, serbët ia kanë dorëzuar Armatës së Kuqe sovjetike, të cilët menjëherë janë deportuar në Siberi, ku si robër lufte kanë punuar në fushat e minuara. Asnjë prej tyre nuk është kthyer i gjallë.
Të njëjtën dramë e kanë përjetuar edhe mijëra hungarezë të Vojvodinës.

Duke i dëbuar gjermanët e Danubit, duke i ekzekutuar, duke ua shkaktuar vdekjen nëpër burgjet famëkeqe dhe duke ua dorëzuar sovjetikëve (rusëve) për t’i deportuar në Siberi, serbët arrijnë ta ndryshojnë përbërjen etnike të Vojvodinës. 
Asnjëra nga bashkësitë etnike joserbe që jetojnë nën pushtetin serb, sishqiptarët e Kosovës lindore, myslimanët e Sanxhakut dhe hungarezët e Vojvodinës, nuk e ndjejnë Serbinë si shtet të vetin. Përkundrazi, e ndjejnë veten nën pushtim.
Kosova lindore (tri komunat shqiptare) si dhe rajoni i Sanxhakut, që qeverisen nga Beogradi, janë rajonet më të pazhvilluara dhe më të prapambetura të Serbisë. Serbia, në këto dy rajone, kurrë s’ka investohen gjë. Si pasojë, në këto dy rajone mbizotëron një shkallë e lartë e papunësisë. Ndaj tyre, Beogradi zbaton një politikë të heshtur të spastrimit etnik dhe ushtron gjenocid. Si rrjedhojë e prapambeturisë ekonomike të skajshme, banorët e këtyre dy rajoneve fare nuk janë të integruar në proceset ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Serbisë. Këto dy rajone, Serbia i ka shndërruar në geto. Banorët e këtyre dy rajoneve, perspektivën e tyre e shohin në shpërngulje: shqiptarët – drejt Perëndimit, ndërsa myslimanët e Sanxhakut – për në Turqi.
 Getoizimi i Kosovës lindore dhe i Sanxhakut është pasqyrë e qartë e politikës serbe mbi barazinë kombëtare.
Kur thotë BE-ja se azilkërkuesit vijnë nga Serbia dhe nga Maqedonia, me këtë nënkuptohet se ata vijnë, jo nga Serbia dhe Maqedonia, por nga Presheva, Bujanovcidhe Medvegja si dhe nga viset shqiptare në Maqedoni. Nëpërmjet papunësisë së skajshme, Beogradi dhe Shkupi e bëjnë pastrimin etnik të Luginës së Preshevës si dhe të pjesëve veriperëndimore të Maqedonisë.
Përveç kësaj, për të ngulfatur çfarëdo kërkese të shqiptarëve të Kosovës lindore, Serbia në atë rajon ka përqendruar forca ushtarake të mëdha.
BE-ja duhet t’i imponojë Serbisë një Plan të Ahtisarit, që do t’u garantonte të drejta ekskluzive shqiptarëve në Kosovën lindore (tri komunat shqiptare), si dhemyslimanëve të Sanxhakut.
Mbi çfarë baze Serbia e kërkon për vete atë që s’ua njeh të tjerëve?! Në bazë tëpolitikës së forcës?!  Dhe shih hipokrizinë, dhelpërinë dhe dredhinë! Në një anë Beogradi, pa reshtur deklaron se “çështjes” së veriut të Kosovës do t’i qaset në rrugën paqësore, e në anën tjetër, qasjen paqësore e mbështet kryekëput më forcë. Çfarë paradoksi! A duhet ta lejojë vallë BE-ja një kundërthënie dredharake të këtillë .
Beogradi synon t’ia shkëpusë Kosovës pjesët e banuara me 5% serbë. Atëherë shtrohet pyetja: Si do ta kompensojë dhe në ç‘mënyrë do ta arsyetojë shfrytëzimin  serb të Kosovës – të viseve të banuara me shqiptarë - që nga  pushtimi më 1912 e deri më 1999?
Qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes – Uashingtoni dhe Brukseli, duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se, më parë se ndarja e Kosovës, duhet të bëhet ndarja, dekompozimi dhe fragmentarizimi i Serbisë. BE-ja pra, nuk duhet ta mbajë gjallëSerbinë e Madhe, por duhet t’ia bëjë me dije Beogradit se procesi dekompozimitdhe i fragmentarizmit të Serbisë garashaniniste, mund të fillojë në çdo çast.
Prej Serbisë duhet të ndahen: Kosova lindore (tri komunat shqiptare),Vojvodina dhe Sanxhaku (i banuar me myslimanë).

Politika serbe e dy kritereve – Serbia është ndër shtetet e rralla në botë, në mos i vetmi, që për vete e kërkon atë që nuk ua njeh të tjerëve. Serbia është i vetmi shtet  i rruzullit, i cili për minoritetin e vet jashtë Serbisë e kërkon atë që nuk ua njeh shqiptarëve të Kosovës lindore, myslimanëve të Sanxhakut dhe hungarezëve të Vojvodinës. Beogradi, për një grusht serbë të Kosovës, kërkon autonomi, d.m.th. shtet brenda shtetit, ndërkaq ndaj shqiptarëve të Kosovës lindore, ndaj myslimanëve të Sanxhakut dhe ndaj hungarezëve të Vojvodinës, ndjek politikë të shkombëtarizimit, të margjinalizimit dhe të getoizimit, duke nxitur edhe shpërnguljen e tyre nga trojet e veta historike.
            Serbia e Madhe e radikalëve dhe e socialistëve serbomëdhenj synon të instalojë më Kosovë një Serbi të vogël. Beogradi kërkon autonomi për serbët e Kosovës, si fazë kalimtare që një ditë, pjesët autonome t’i shkëpusë dhe t’ia bashkëngjitë Serbisë. Në thelb, me këtë nënkuptohet ndarja e Kosovës, e kryer në mënyrë të tërthortë.
Kosova lindore (tri komunat shqiptare) është zonë strategjike, për arsye se nëpër të kalon  korridori 10, që e lidh Serbinë me Greqinë, me Egjeun dhe me Mesdheun.
Lidhur me tërësinë e tokave të Kosovës, për dallim nga vende të caktuara të Evropës që janë të pavendosur, SHBA-ja dhe Gjermania kanë qëndrim të prerë:Tërësia tokësore e Kosovës është e pacenueshme.  

Shaun White lands triple cork 1440, serves notice on slopestyle (videos)



By: David Strege

Shaun White landed a triple cork 1440 while training at a terrain park in Breckenridge, Colorado, this week, or at least two videos making the rounds on snowboarding sites say it was Shaun White. No confirmation exists yet from the Flying Tomato himself, but we'll move forward assuming it's him. Watch:



Here's an angle of the landing from Onboard:



Pulling off a triple cork 1440 is a significant development considering White had been passed in slopestyle by the likes of riders Mark McMorris, Seb Toots, and Sage Kotsenburg while concentrating on the halfpipe. 

But with slopestyle making its Winter Olympics debut in Sochi in 2014, White is said to be upping his game in that discipline, and pulling off a triple cork will be vital to his being among the favorites.

"Speculation is that Shaun is trying to get to a competitive level in slopestyle again," said Mary Walsh ofSnowboarder magazine.

[See the best from the 2012 Winter X Games Slopestyle and Big Air]




"In tons of recent major slope competitions, White has pulled out last minute due to things like 'ankle injuries,' causing a fair amount of speculation. So, with Winter X Games in a week, I think people are very interested to see if he competes--which looks like he's planning to do--and what happens, and how he does," Walsh continued.




Above photo of Elena Hight courtesy of ESPN X Games.
Just earlier this week, we learned that White would be ditching his skateboard for a while to focus on winning the halfpipe and slopestyle at the Sochi Winter Games. He said he didn't want to risk injury by competing in skateboarding.

As for this week's triple cork 1440, Shaun White has served notice to his peers in slopestyle that he'll be ready to compete.

Peter Mel and his big-wave brothers share Mavericks Invitational spoils



By: Chris Mauro, GrindTV.com


The scene from the water at Mavericks on Sunday was chaotic, with more than 50 watercraft vying for position to view the best big-wave surfers in the world compete in the annual invitational. Photo: Grant Ellis
Peter Mel wasn't the only winner at Mavericks on Sunday. While the 43-year-old big-wave surfer from Santa Cruz, California, finally bagged the Mavericks Invitational title that's eluded him for more than a decade, he shared the spoils of his victory with the other finalists.

Mel has been surfing Mavericks for more than twenty years. He was among the first wave of surfers to converge on the hallowed big-wave break when its well-kept secret was finally revealed in the early 90s.

In the two decades since, Mel's been a dominant player in the Mavericks lineup, making him a favorite in the prestigious big-wave surfing competition. Though Mel had never won the Mavericks event until Sunday, he was crowned the 2012 world champion of the fledgling Big-Wave World Tour.

His status also helped land him a small role in the movie "Chasing Mavericks", a true-life tale based on the famous wave, and the life of the late Jay Moriarity, who gained surfing world fame in 1994 by conquering the hallowed wave as a 16-year-old. Sadly, Moriarity lost his life in a diving accident back in 2001. He was one of Mel's good surfing friends from Santa Cruz. The Mavericks Invitational is held in memory of Moriarity.

And Moriarity certainly would have been smiling Sunday, as perfect conditions and an incredible gathering of big-wave talent converged on his beloved break.

While the huge waves forecast for Sunday didn't live up to the hype, there were still some incredible rides when the bigger sets did rumble through. Due to the inconsistent conditions, however, the finalists all agreed to split the $50,000 prize before they took to the water for the final heat. It's a move that demonstrates the big-wave camaraderie Moriarty was so proud of.

"In conditions like that, it felt right," Mel told Surfer magazine afterward. "I don't know, maybe we should just all split the money every time. We do it because of the love we all have for riding big waves, and the feeling that you get from doing it. Everything else is just kind of an afterthought."

Mel's full post-victory interview

Other finalists included Zach Warmhoudt, Greg Long, Alex Martins, Mark Healey, and Shawn Dollar. For Long, Sunday was his first public appearance since his near drowning last month at Cortes Bank. Long has been the most dominant figure in the big-wave arena for the past five years, but many wondered if his recent episode would slow him down. They got their answer when Long advanced to the final with a smile on his face.

In the end, the finalists all got what they were looking for: perfect surf, a beautiful day, good friends, great rides, and not a bad payday.

While the huge surf that was expected on Sunday didn't live up to forecasters' predictions, there was still enough water moving around to justify holding the event, and the conditions couldn't have been any better. Competitors were happy to have the entire lineup to themselves. Photo: Don Montgomery. 


Mark Healey flew in from Hawaii to compete in the event. When he's not hunting big waves Healey is known for riding on the backs of sharks. Seriously. See for yourself. Photo: Glaser/Surfer magazine. 


So just how big was it on Sunday? Well, surfers are known for having conservative scales. But all you need to know is this board is almost 10 feet long, then do the math. Photo: Montgomery.


Media, fans, and competitors spent much of their day on the water in the massive channel dwelling flotilla. Horns were blaring when the big sets arrived. Photo: Montgomery


This one's for Jay. Photo: Montgomery 



See Surfer magazine's full photo gallery of the Mavericks Invitational here. 
More on GrindTV

2013/01/23

Impresion i vogël për një libër të madh PREKAZI BREZNI TRIMASH, të autorit Dibran Fylli




Libri “Prekazi, brezni trimash”,- vjen në një muaj, në një datë dhe në një rast fatlum, të shenjtë hyjnorë dhe të pashlyeshëm të historisë së Kombit shqiptar.

Vjen kur Kosova është në ëndrrën e saj të realizuar, Pavarësinë e dëshiruar e cila i ka kushtuar shumçka.
Vjen kur Kombi Shqiptar për një ditë kremton 100 vjetorin e Pavarësisë, e cila i ka kushtuar kwtij Kombi sakrifica të mëdha në jetë njerëzish, në energji mendore dhe në sakrifica të tjera.

Vjen kur trojet tona kombëtare të copëtuara barbarisht në vitin 1912, - nën presionin serbo-sllavo-grek, për gati një gjysëm shekulli, as shkonin e as vinin tek njëri-tjetri, në këtë 100 vjetor ne po e festojmë bashkë këtë akt madhorë.


Vjen, kur liria e Kosovës, as më shumë e as më pak, as u dhurua, as u fal, por u fitua me gjak, me të rënë me sakrificë njerëzore nga më të vështirat në epokën e Rendit të Ri Botërorë.

Libri “Prekazi, brezni trimash”,-shkruar posaçërisht nga luftëtari dhe penëtari atdhetar e patriot, Dibran Fylli, është një ogur i mirë dhe një xhevahir që shkëlqen në kurorën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të mbijetesës së Kombit Shqiptar.

Ky libër është një xhevahir, një diamant dyzet cepash në këtë eveniment të shenjtë sepse: Prekazi është një zë i hershëm i historisë sonë kombëtare, më herët se çdo trevë dhe eviniment tjetër kombëtarë.
Prekazi dhe Drenica janë dhe kanë mbetur dy binjakë që ç’la mangët njëra e plotësoi tjetra, - të ushqyer më mendje, me guxim me trimëri me gjak dhe me sublimnitet kushtrimtar.

Prekazi dhe Drenica në rrjedhën e historisë sonë kombëtare i dhanë emër dhe zë jo vetëm vetit por gjithë Kosovës dhe shqiptarisë.

Udhëtimi që autori Dibran Fylli ka bërë nëpër histori e deri sot për Prekazin dhe Drenicën është një sakrificë e re, të cilën ky autor e ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, duke e konsideruar Prekazin një kryelapidarë të Kombit.

Prekazi i meriton librart, këngët, baladat, elegjitë, medaljen e lirisë, meriton buzëqeshjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut sepse:-



Prekazi nuk rreshti së ndërtuari kullat, aty ku djemtë dhe vajzat e tij u rritën me këngën e lirisë dhe dinjitetit. Kullat e Prekazit nuk u mbposhtën kurrë.
Prekazi rast pas rasti nxorri në skenën tragjike të luftës emra burrash e luftëtarësh për t’i dhënë guxim, kurajo e mbijetesë luftës, thuhet Prekazi e na kujtohet Azem Galica, Shaban Polluzha, Ahmet Delia, Shaban Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Osman Geci.



Prekazi nuk rreshti së luftuari rast pas rasti e herë pas here. Beteja e 5-6-7 marsit 1998, është prelud pavdeksie.
Prekazi nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë një, dy apo dhjetë libra. Ky libër është njëri prej tyre. Do të shkruhen me qindra e me mijra.

Adem Jashari ndrit, është si dielli për jetën ai, për Kosovën dhe për Kombin. Dibran Fylli ka bërë një shërbim të vyer e me vlerë. Të gjithë luftëtarët e lirisë janë sot me ju.



LIBËR QË DUHET TË RISHKRUHET NË NJË PLLAKË TË MADHE MERMERI




Shkruan: Gani XHAFOLLI


Librin e lexova tri herë. E incizova edhe në kasetofon. Provova ta lexoi sa më bukur për ata të cilët do të lindin shumë stinë e kohë pas meje. Dhe nuk di a kam lexuar mirë. Lisa nga Berlini më ka thënë në telefon shumë bukur.
Një natë më vonë provova të shkruaj edhe një ese të vogël për këtë libër shumë të madh... Që duhet të rishkruhet në një pllakë mermeri të madhe, dhe secilës germë t’i jepet dritë edhe natën, pa ndërruar asnjë zanore dhe asnjë bashkëtingëllore, pa lëkundur asnjë pikë dhe asnjë presje.



Shihet Adem Jashari, është i madh sa vet Historia. Është artist i përsosur i pushkës dhe artit, i atij arti që quhet LIRI.


Adem Jashari është i papërsëritshëm... Nuk ka aktorë që mund ta zëvendësojnë atë, as si pamje, as si strateg, në asnjë film dhe në asnjë dramë... Është dhe do të mbetet simbol i përjetshëm lirie edhe 100, edhe 200 edhe 300 vjet, edhe katër shekuj, edhe pesë shekuj, edhe gjashtë epoka...

THEM:

Të gjithë ata që kanë hyrë dhe hyjnë nëpër legjenda janë të Dërguarit e Zotit – vriten që të mos vdesin kurrë. Janë Yje që nuk shuhen për mot të moteve. E Ademi është i madh e shumë i madh, sepse i dha dritë edhe Diellit. I dha gjak edhe atdheut edhe lirisë. Edhe lulet, edhe pemët edhe gjithçka mbi tokë morën aromë tjetër, krejtësisht tjetër.

Në këtë libër hyrën edhe shumë trima që nuk do të harrohen sa të ketë dritë e ujë toka Ilire. Nuk harrohen trimat dhe kreshniket e maleve si; Azem e Shotë Galica, Ahmet Delia, Shaban Palluzha e as Tahir Meha dhe shumë e shumë Yje të Lirisë, që nuk u mposhtën nëpër zjarre e furtuna gjatë shekujve.

Ky libër i përgatitur nga Dibran Fylli, është një medaljon që ruan kujtesën e Prekazit legjendar dhe të Familjes së shenjtë JASHARI, që u bënë Kur(b)an i të gjitha trojeve Ilire. Ky libër është një medaljon i artë i një Lufte të Shenjtë Çlirimtare, i një Historie të re me dritaret e hapura të dritës në Prekazin e Adem Jasharit e të Tahir Mehes.

Ky libër është një letërnjoftim dhe një vulë e një Lufte hyjnore që hyri në legjendë duke u dhënë frymëmarrje të gjitha baladave, duke e rikthyer dritën dhe oksigjenin kësaj toke të ujitur me Lule Gjaku.
Kjo as preket e as humbet por gjithmonë do të shndrisë në tokën Ademjashariane.
Adem Jashari u shndërrua në dritë dielli së bashku më të gjithë ata që u flijuan për tokën martire.
Këtë shkrim timin të vogël ia lexova edhe njëherë Lises në telefon...

THA:

Bukur ke shkruar... por zgjate, e zgjate, e zgjate edhe më shumë. Fotografinë e Ademit e mbajmë edhe ne në dhomë, besa unë e mbajë e do ta mbajë për jetë e mot edhe në zemër. Ua kam treguar edhe shoqeve të klasës në Berlin, por, asnjëra nuk më ka besuar që nuk është ndonjë aktor i madh filmi. Unë u kam premtuar që librin PREKAZI BREZNI TRIMASH, do t’ua sjell edhe gjermanisht. Të gjitha me kanë përqafuar, edhe mësuesja gjithashtu.

PËR FUND TË FUNDIT:

Në ditarin tim vazhdova; Interesant, nuk di pse për filmat dhe veprat e Dibran Fyllit shkruhet e thuhet pak?! Mund të thuhet se ekziston edhe një heshtje! Dibran Fylli është një krijues dhe artist i përveçëm.


 Ka dhënë shumë edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës (ta kujtojmë pjesën skenike “AI ËSHTË I GJALLË”, të cilën e përgatiti dhe e shfaqi në male nëpër flakë të luftës, ishte themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari”, ideator, themelues e skenarist i Manifestimit më të madh në vend 5, 6 e 7 Marsit “Ditët e Përndritjes” tash “Epopeja e UÇK-së” ose e njohur si NATA E ZJARREVE, ideator e themelues i Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë” në Klinë, autor i mbi 20 filmave dokumentar, autor i mbi 200 fotografive gjatë kohës së luftës...).                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              

Është krijues që ka sjellur risi edhe në vepra artistike edhe në filma. Portreti i tij në një mënyrë është i mbuluar me perde të heshtjes! Nuk është dashtë dhe nuk duhet askënd ta pengojë puna e tij. Xhelozia duhet lënë anash, sidomos të krijimtaria dhe të krijuesit.

Dibran Fylli, para lufte kishte censurë të madhe, dihet pse e nga kush!?

Me librin e fundit për Prekazin na e ka dhuruar një vepër madhështore në 50.000 kopje plus në gjashtë gjuhë tjera nga 5000 kopje. Kjo nuk është pak.

Kurozitete:Indiani që ka mbajtur dorën ngritur 38 vjet pa e ulur kurrë





Mahant Amar Bharti Ji, një klerik nga New Delhi ka ngritur krahun e tij të djathtë mbi kokë që në vitin 1973 në nder të hyjnisë Shiva dhe që atëherë kurrë s'e ka ulur poshtë atë. Pavarësisht vuajtjeve dhe deformimit të krahut, ai e ka arritur ta mbajë krahun e tij të ngritur për plot 38 vjet, edhe duke numëruar.


Rita Ora në moshën 14-vjeçare





Ajo është duke shkëlqyer dhe konsiderohet si një ngë këngëtaret e momentit. Por, Rita Ora fillimisht në botën e artit është paraqitur si aktore. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka marrë pjesë në filmin britanik Spivs në moshën 14-vjeçare, ndërsa janë shfaqur edhe disa foto, ku Rita ka qenë brune, ndryshe nga tani, që është kthyer në bionde.

Telefonatë ‘nga varri’


Një nënë mbeti e shokuar, kur mori një telefonatë nga i biri i saj, një muaji pasi ai kishte ndërruar jetë.35-vjeçari Gilsimar de Souza, u shpall i vdekur pasi e ëma dhe një teze e tij identifikuan trupin e pajetë, në një morg të Uberabës, një qytet në juglindje të Brazilit. I riu ishte përplasur nga një mjet ndërsa kalonte një rrugë dhe pas identifikimit, familjarët varrosën trupin e pajetë me nderimet përkatëse në varrezën e qytetit. Megjithatë, ajo që do të raportonte të premten shtypi brazilian, i kalon kufijtë e të pabesueshmes. I vdekuri telefonoi gjatës javës nënën e tij, për t’i dhënë që ishte mirë dhe që nuk duhet të merakosej. E tmerruar, nënës i ra të fikët dhe nuk mundi të lëvizte për disa orë, ndërsa trupi iu përshkrua nga të dridhura të pakontrolluara si reagim i nje spasme nervore. Më vonë, u vërtetua se Gilsimar, në fakt nuk kishte vdekur, por ishte futur në një klinikë rehabilitimi, për të luftuar varësinë e tij nga droga dhe për këtë arsye, nuk kishte pasur mundësi të vihej në kontakt me familjen më parë, transmeton TCH. Personi i identifikuar dhe varrosur mes dhimbjes nga familjarët e de Souzës, mbetet i paidentifikuar. Ndikuar nga dëmtimet e pësuara nga aksidenti dhe mbase tronditja e momentit, si nëna, ashtu dhe tezja, kishin identifikuar gabimisht në morg “të birin”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...