Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/31

RRUGËTIMI I VEPRIMTARIT ZAFIR BERISHA PËR LIRINË E KOSOVËS




Zafir Berisha u lind më 16 janar 1968 në fshatin Kushtrim (Billushë) të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa shkollimin e lartë në Gjakovë. Familja Berisha në përgjithësi, Zafiri dhe vëllezerit e tij në veçanti, shquhen per kontributin dhe sakrificën e tyre, për të drejtat kombëtare e nacionale të popullit shqiptarë . I frymëzuar dhe i nxitur nga vëllezërit e tij më të medhenj, Zafiri që në rininë e hershme, e fillon aktivitetin e vet kundër pushtuesit serbo - komunist. Në vitin 1981 bashkë me disa shokë shkroi parullën “Kosova Republikë”. Për aktivitetet e shumta, të ndërmarra kundër pushtuesit serbo-komunist të kohës, në tetor të vitit 1981, shërbimi sekret serb arreston dy vëllezërit e Zafirit, Shaniun dhe Sheradinin dhe i dënon me nga 3 vite burgim të rëndë, të cilat i vuajnë në burgjet më famkeqe të ish jugosllavisë, në Prizren, Gospiq, Shibenik, Goli-otok e Stara-Gradishk, ndërsa vetë Zafirin me dekret në emër të të ashtuquajturit vëllazërim-bashkimit jugosllav e përjashtojnë nga arsimi i detyrueshëm / fillor, ku i vijonte mësimet në klasën e shtatë.


Kushtrim, 1970: Vëllezërit Berisha - (Nga e majta) Mujadini, Zafiri, Shaniu (me motrën Elizabeta) dhe Sheradini.

...................................

Rrjedhat e përgjithshme politike dhe të sigurisë jo të volitshme, burgosja e të rinjëve, gjendja sociale e rënduar e shumicës së popullit shqiptar në Kosovë, sidomos pas pranverës studentore të vitit 1981, Zafirin nuk e lënë të qetë, ai kishte braktisur lojërat e fëmijërisë dhe ishte vënë tërësisht në shërbim të lëvizjeve ilegale të kohës.

Në nëntor 1983, kur Zafiri ishte nxënës i shkollës së mesme dhe dy vëllëzërit e mëdhëj i kishte në burg, vëllau i tretë i tij Mujadini, në shenjë revolte dhe hakmarrje ndaj sistemit dogji flamurin jugosllav, pikërisht në kohën kur aktivistë të Lidhjes Komuniste Jugosllave (LKJ) organizonin ahengje në emër të vëllaznim-bashkimit për të lënë përshtypjen se në Kosovë nuk është duke ndodhur asgjë.

Arrestimi dhe dënimi me pesë muaj burg të rëndë i Mujadinit, ishte një goditje e rëndë për familjën Berisha dhe për vetë Zafirin, tashmë në moshën 15 vjeçare.

I mbetur përkohësisht vetëm, pa tre vëllëzërit e tij, të cilët ishin duke vuajtur “dënimet“ në burgjet e ish Jugosllavisë, por i ndihmuar dhe i mbështetur nga babai i tij, i cili gjendej në gurbet, nga nëna, motra dhe nga shokët dhe miqët e idealit, Zafiri, edhe pse në moshë shumë të re, e vazhdoj aktivitetin dhe veprimtarin e vetë kombëtare, shtëpia e tij vazhdoj edhe më tej të mbetet vendtakim i shokëve dhe i veprimtarëve të ilegales së kohës, nga e gjithë Kosova.

Gjatë vijimit të shkollimit të mesëm, në bashkveprim me shokë të tij, e zgjerojë gamën e aktivitetit kombëtar, organizoi shkruarjen e parollave kundër regjimit okupues serbo-jugosllav, shpërndarjen e trakteve nëpër shumë lokalitete të Komunës së Prizrenit, shpërndarjen e librave dhe shtypit të kohës që botohej në vende të ndryshme të Evropës, të cilat ishin të ndaluara nga regjimi.


Zafiri me shokët dhe shoqet e klasës.

...........................................................

Tre vëllezërit e Zafirit , Shaniu, Sheradini dhe Mujedini, pas vuajtjes së dënimit dhe daljes nga burgjet në fund të vitit 1984, Zafirin e gjetën të burrnuar para kohe dhe të motivuar për vazhdimin e qëndresës për të drejtat nacionale e kombëtare të shqiptarëve.

Familja Berisha vazhdoi të mbetet në shënjestër të regjimit komunist dhe bashkpunëtoreve të tij , si familje e cila vazhdoi pa u lëkundur angazhimin për lirin e Kosovës. Kjo familje liridashëse dhe e pathyeshme u bastis me dhjetra herë nga forca të mëdha policore serbe, me motivacion për të kapur materiale luftarake dhe të shkruara, të cilat do të ishin shkas për arrestimin e Zafirit dhe vëllezërve të tij.

Në vitet 1984 / 1985 e në vazhdim, Zafiri tashmë ishte në krye të organizimeve ilegale në Regjionin e Prizrenit, në ball të shumë aksioneve dhe aktiviteteve të ndryshme kundër pushtetit komunist serb të kohës, por fal shkathtësisë dhe gjindshmërisë së tij forcat policore nuk arritën asnjëherë ta arrestojnë. Në pjesën e dytë të viteve 80-ta, ardhja në pushtet e Millosheviqit dhe forcave shoveniste serbe para rinisë ilegale shtroi detyra për një organizim dhe mobilizim më të madh të qytatarëve për liri dhe pavarësi.

Shpërthimi i protestave masovike në vitin 1988-1989 Zafirin dhe vëllezërit Berisha me shokët e ilegalës i gjenë në ballë të këtyre protestave, mirëpo i detyruar nga aparati shtetërorë serb, Zafiri dhunshëm dërgohet në Shëbimin Ushtarak Jugosllav, të cilin për 12 muaj e shërben në Slloveni. “Këtë shërbim” e shfrytzoi me mjeshtri për të mësuar përdorimin e armëve të lehta dhe të rënda, të cilat më vonë do t’i shërbenin shumë.

Kthimi nga Sllovenia, Zafirin tashmë 22 vjeçar e vënë në ballë të protestave kundër regjimit, të organizuara në Prizren, veçanërisht në lagjën Tusuz, ku për herë të parë me një fjalim drejtuar protestuesve në afërsi të spitalit të qytetit, kërkoi vendosmëri nga protestuesit dhe qytetarët, drejt realizimit të synimeve shekullore të popullit shqipëtar në Kosovë.


Prizren, 1989: Pamje nga protestat në lagjen Tusuz…

.....................................................

Në fillim të viteve 90-ta, ishte koha kur në skenën publike të Kosovës kishin lindur disa subjekte politike dhe në anën tjetër edhe me shumë u shtronte nevoja për organizim të mirëfillt të ilegales, Zafiri, formalisht ishte aktivist i Partisë Parlamentare të Kosovës, ndërsa në anën tjetër angazhimi i tij kryesorë ishte i përqëndruar në forcimin e lëvizjes popullore dhe bashkimin e të gjithë veprimtarëve te ilegalës për një organizim ushtarak.

Në 1991-92 regjimi i Serbisë i instaluar në Kosovë, filloi haptazi t’i armatoste qytetarët e moshës madhore serbe, në anën tjetër lufta veç kishte shpërthyer nëpër disa ish republika jugosllave, në këtë kohë shumë djem të Kosovës u kthenin në arkivole nga Armata ish Jugosllave, gjithashtu ndodhi helmimi masovik i nxënësve shqiptar anë e kënd Kosovës, rrjedhimisht edhe në Prizren.

Ishte koha e organizimit dhe mobilizimit të përgjithshëm të shqiptarëve në Kosovë, për t’i dhënë goditjen përfundimtare dhe dërmuese pushtuesit serbosllav në Kosovë. Zafiri me shokë i mbështetur edhe nga vëllezërit e tij, në shtator të vitit 90-të organizoi tribunën politike me temën Kosova DJE SOT DHE NESËR, ku para qindra të pranishmëve në këtë tribunë, një ligjeratë e mbajti filozofi dhe intelektuali i madh profesor Ukshin Hoti, i cili përcolli mesazhe të qarta për të pranishmit se cilën rrugë duhet ndjekur për çlirimin e Kosovës.


Kushtrim, shtator 1991: Ukshin Hoti në tribunën politike: "Kosova, dje, sot dhe nesër".

...........................................

Arrestimet e veprimtarëve të ilegalës anë e kënd Kosovës, Zafirin me shokë, në mesin e të cilëve edhe dy Herojtë e Kosovës: Xhevat Berisha dhe Ismail Kryeziu, e motivuan në fuqizimin e veprimtarisë praktike të ilegalës rreth organizmit ushtarak, konkretisht në fund të vitit 1991 në një takim ilegal në praninë e 70 veprimtarëve në lagjën Tusuz të Prizrenit organizojnë Këshillin e Vetmbrojtjes, ku përfaqësoheshin 17 fshatra dhe lagje të rëndësishme të qytetit, organizmim ky që do t’i paraprijë organizimit të celulave të para të UҪK-së.

Në janar 1992, pasi forcat serbe sulmuan familjen legjendare Jasharaj në Prekaz, Zafiri meqë vepronte në kufirin shqiptaro-shqiptar, në rrethana shumë të rënda me ndihmën e vëllezërve dhe shokëve ia siguroi kalimin ilegal për në Shqipëri Rifat Jasharit (vëllait të madh të Adem Jasharit), por edhe të shumë veprimtarëve të kohës.

Lëvizja e Zafirit më shokë drejtë Shqipërisë, për tu furnizuar me armatim dhe përgatitja e rinisë për përdorimin e armëve nuk mbeti pa u vërjtur nga forcat e armikut. Zafiri dhe familja e tij vazhdonin të ishin nën vëzhgimin e vazhdushëm policor e ushtarak serb. Në korrik 1993 forca të mëdha policore rrethojnë dhe bastisin familjen Berisha në Prizren, arrestojne vëllaun e tij Sheradinin, ndërsa Zafiri, detyrohet të kaloj në ilegalitet të thellë.

Më 23 korrik 1993 tashmë Zafiri dhe shokët e tij të armatosur mirë, sulmojnë stacionin policor të forcave serbe në Prizren, aksion ky i cili tronditi pushtetin serb dhe nga shtypi i kohës u cilësua nga aksionet e para të armatosura kundër okupatorit serb në Kosovë.

Nga rrethanat që u krijuan atëbotë, Zafiri, tashmë i ndjekur nga forcat okupuese serbe, kaloi në Shqipëri dhe në disa vende të perëndimit, ku u njohë dhe bashkveproj me shumë patriot shqiptarë, në mesin e të cilëve ishte Heroi i Kombit Fehmi Lladrovci.

Përmes vëllaut të tij Shaniut, Zafiri bashkveproj me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UҪK-së dhe në janar të vitit 1997 udhëtoi nga përëndimi në Shqipëri, për tu takuar me shokë dhe veprimtar të Regjionit të Prizrenit, për një organizimin nën hirarkinë e UҪK-së.

Rrethanat e krijuara politike dhe luftarake në Kosovë, rënja heroike e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut (më 31 janar 1997), arrestimet dhe burgosjet e shumë luftëtarëve të UҪK-së, shtruan detyrën urgjente për një organizim të përshpejtuar dhe në shtator të 97-ës Zafiri me ndihmën e vëllezërve (Shaniut dhe Sheradinit) si dhe miqëve e shokëve të shumtë, solli kontigjentin e parë më të madh të armatimit në atë kohë në duart e njësitit të UҪK-së, i cili udhëheqej nga Xhevat Berisha.

Më 28 shkurt 1998 kur forcat serbe kishin sulmuar njësitet e UҪK-së në Drenicë, pikërisht atë ditë kishin rrethuar edhe lagjën Tusuz në Prizren, me ç’rast forcat ushtarake e paramilitare serbe arrestuan disa nga krerët e UҪK-së, në Prizren, në mesin e të cilëve edhe Heroin e Kombit Xhevat Berisha.


Herojtë e Kombit: Seladin Berisha, Remzi Ademaj dhe Xhevat Berisha.

....................................................

Në mëngjesin e kësaj dite Zafiri (i cili gjendej në Gjermani) njoftohet përmes telefonit nga një anëtar i Shtabit të Përgjithshëm për zhvillimet në lagjen Tusuz, dhe ndërkohë përmes lidhjeve të veçanta kontaktoj drejtëpërdrejt me veprimtarët e kësaj lagje dhe u njoftua më hollësisht për zhvillimet që ndodhnën në mëngjesin e 28 shkurtit të 1998-ës.

Arrestimi i Xhevatit me shokë, ishte goditje e madhe për Zafirin dhe organizimin e UҪK-së, në këtë pjesë të Kosovës. Ai, në mungesë të dokumenteve personale për të udhëtuar në Shqipëri, më 8 prill 1998 e dërgoi vëllain e tij Shaniun, në drejtim të Shqipërisë, për tu takuar me shokët nga Prizreni, që i kishin shpëtuar arrestimeve. Gjatë këtij udhëtimi Shaniu solli në Shqipëri (për tu dërguar në Kosovë) rreth 30 mijë emblema të UҪK-së, të cilat me shumë nderë dhe krenari do t’i bartin djemt dhe vajzat që kishin rrokur armët për lirinë e Kosovës. Këto emblema ishin siguruar nga Sheradini, vëllai i Zafirit, të cilat me financimin e Fondit "Vendlindja Thërret" ishin punuar në mars të vitit 1998 në qytetin Kahl/Main të Gjermanisë, në Firmën "MONO - Qiuck".


Gjermani - Ludwigsburg, 1998: Vëllezërit Shani, Sheradin, Zafir Berisha dhe Ismet Badallaj. Në këtë takim përcaktohen veprimet e mëtutjeshme për financimin dhe rritën e UҪK-së në rajonin e Prizrenit, pas burgosjes së drejtuesit të njësitit të UҪK-së Xhevat Berisha me katër anëtarë tjerë të këtij njësiti.

......................................................




Këto emblema të UҪK'së janë punuar në mars të vitit 1998 në qytetin KAHL/Main të Gjermanisë, në Firmën "MONO - Qiuck". Me këtë rast janë punuar: 3000 copë të formatit 95X70 mm dhe 3000 copë të formatit 50X45mm. Më 8 prill 1998 (ditë e mërkure) këto emblema janë dërguar në Shqipëri nga veprimtarët e LPK-së SH.B dhe M.K, dhe ia kanë dorëzuar anëtarëve të SHP të UҪK-së, XH.H dhe A.SH, për t'i futur në Kosovë.

.......................................................................

Shaniu, pas kthimit në Gjermani e njoftoi Zafirin në detaje për të gjitha rrjedhat e fillimit të luftës në Kosovë, kështu që në fillim të muajit maj1998 nga Amsterdami Zafiri, udhëtoi për në Tiranë, ku për dy ditë rresht takoi anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe eprorë të lartë ushtarak, mori disa udhëzime dhe bashkë me Dëshmorin e Kombit Agim Shala që kishte ardhur nga Italia dhe shokë të tjerë hynë në Kosovë dhe u vendosën në tevën e Vërrinit, saktësisht në malet e Jeshkovës.

Fillimisht takoi shokët e vjetër dhe familjarët e tij, u njoftua rreth gjendjes dhe pozicioneve të forcave serbe në Komunën e Prizrenit. Në kuadër të këtyre takimeve në fshatin Lez takoi Dëshmorin e Kombit Selajdin Berishën, i cili pas arrestimeve që kishin ndodhur më parë në lagjen Tusuz, kishte dalur në malet e Lezit, me gjithë armatimin të cilin e kishte patur në dispozicion dhe ishte mbështetur fuqishëm edhe nga rinia e këtij fshati.


Zafir Berisha

...............................................................

Në mesin e muajit maj, njësitet tashmë të konsuliduara të UҪK-së, në Komunën e Prizrenit filluan të dërgojnë për armatim grupe të mëdha të ushtarëve të UҪK-së përmes bjeshkëve të Koretnikut - Pikllima. Meqë UҪK-së në Prizren, filluan t’i bashkangjiten vullnetarisht shumë djem dhe vajza, para Zafirit dhe shokëve të tij lindi nevoja urgjente që në koordinim me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, kanali për furnizim i UҪK-së nga Shqipëria, të bëhet më i organizuar, dhe për këtë detyrë thelbësore në Bjeshkët e Koretnikut - Pëbregut u autorizua vëllau i Zafirit, Shaniu.

Dalja e Xhevatit nga burgu më 28 maj dhe ardhja e shumë shokëve të tjerë nga përendimi, para njësive të UҪK-së shtroji detyra të reja, për një organizim të mirëfillt ushtarak, më 10 qershor 98 në takimin që u mbajt në shtëpinë e Zafirit në fshatin Billushë (Kushtrim) u ndanë përgjegjësitë organizative të Shtabit lokal të UҪK-së, për të vazhduar edhe me disa mbledhje të rëndësishme në fshatin Lez, Malësi e Vrrinit (Lybeqev), Arbëri (Leskovec), për të vendosur në këto takime, që njësitet e UCK-së - Petritat të udhëhiqen nga veprimtari i madh i çështjes kombëtare Remzi Ademaj - tani Hero i Kombit.


Shtëpia e vëllezërve Berisha në Kushtrim (ish'Billushë) ku u mbajt mbledhja e parë për konsolidimin e strukturave të UҪK-së...

................................................

Në pjesën e dytë të qershorit njësitet e UҪK-së, duke udhëtuar për armatim drejtë bjeshkëve të Koretnikut, ranë në pritë të forcave serbe, me ç’rast u krijuan rrethanat e reja të cilat e detyruan Shtabin e UҪK-së në Prizren, që 8 fshatrat t’i shpallë zonë të lirë të UҪK-së, për të cilën Zafiri së bashku me Heroin Ismail Kryeziun dhe shokët e tjerë udhëtojnë për në Drenicë, për t’i njoftuar anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UҪK-së, për zhvillimet luftarake në Komunën e Prizrenit, më ç’rast në Prizren vjen njëri nga anëtarët e Shtabit Operativ të UҪK-së, i cili inspekton pozicionet e UҪK-së dhe në Jeshkovë vendoset Shtabi Lokal i UҪK-së për Prizrenin, paraardhëse e Shtabit të Brigadës 125 të UҪK-së.

Lëvizjet e Zafirit dhe anëtarëve të tjerë të Shtabit përcilleshin në vazhdimësi nga focat serbe dhe bashkëpuntorët e tyre, dhe më 7 korrik 1998 gjatë një aksioni që ishte ndërmarrë jashtë zonës së lirë, Zafiri, bie në pritë të forcave serbe dhe pas afro 4 orë luftimesh forcat serbe me humbje të mëdha dhe të turpëruar u detyruan të zbrapsen.


Zafir Berisha në Kushtrim, qershor 1998.

.................................................

Luftimet e 7 korrikut mobilizuan edhe më shumë djemë e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK-së, të cilët më 16 korrik do t’i përballojnë me sukses luftimeve që u zhvilluan në Tusuz, Hoqë e Qytetit dhe te Laku i Billushës. Në këtë betejë Zafiri më një pjesë të Policisë Ushtarake dhe disa ushtarë të Kompanisë së fshatit Kushtrim (Billushë) në vendin e quajtur Kullat e Hoqës arritën t’i dalin nga prapa forcave të armikut dhe me një sulm të furishëm i detyruan këto forca, që në panik dhe me humbje të shumta të ikin drejtë Prizrenit.

Në këtë kohë Zafiri, ndonëse u bë sinonim i qëndresës luftarake, forcat serbe organizuan njësitet elite të tyre që më çdo kusht ta likuidonin atë, duke ngritur kurthe e prita të ndryshme të cilat falë shkathtësisë së tij u treguan të pa suksesshme.

Në kuadër të këtyre orvatjeve, forcat serbe disa herë sulmuan nga largësia me armatim të rëndë dhe snajper vendndodhjet e supozuara të Zafirit, dhe në një rast në përpjekje për ta likuduar atë, vran fëmiun Idriz Ramadan Krasniqin, në qendër të fshatit Kushtrim.

Forcat serbe shumë herë sulmuan pozicionet e UҪK-së, me qëllim të eleminimit të luftëtarëve të lirisë dhe dobësimit të pozicioneve luftarake të UÇK-së, por këto sulme rezultuan të pa suksesshme.

Më 15 gusht 1998, rrugës duke u kthyer nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandanti Remzi Ademaj i cili shoqërohej nga Heroi i Kombit Xhevat Berisha, në udhëkryqin e Nashecit bie në pritë të forcave serbe, me ç’rast bije heroikisht Komandanti Remzi Ademaj, ndërsa Komandanti Xhevat Berisha së bashku me dy luftëtarë të tjerë arriti të shpërthej pritën.

Më 16 gusht 1998 në Malësi të Vrrinit me nderime të larta ushtarake u varros Heroi i Kombit Remzi Ademaj-Petriti, ndërsa ushtarët e UҪK-së u betuan para varrit të tij, se luftën për liri të Kosovës, do ta vazhdojnë deri në fund.


Më 16 gusht 1998, Komandan Remzi Ademaj - Petriti, varroset me nderime të larta në Malësi të Vrrinit (ish'Lybeçevë).

...................................

Shtabi i Brigatës 125 që tashmë udhëhiqej nga luftëtari i madh Ekrem Rexha - Drini, mori vendime të rëndësishmë për shtrirjen e UҪK-së edhe në rajonin e Opojës, mirëpo forcat serbe me makineri të rëndë luftarake më 31 gusht 1998 rrethojnë 8 fshatrat e Komunës së Prizrenit në rajonin e Vrrinit, pikërisht në mëngjesin e hershëm të 1 shtatorit filloi beteja për liri a vdekje, beteja më e madhe që ishte zhvilluar ndonjëherë në Komunën e Prizrenit.

Luftimet zgjatën 4 ditë rresht, në të gjitha vijat e frontit, pas një qëndrese titanike përballë makinerisë së rëndë ushtarake dhe mijëra forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe bien në fushëbetejë 27 Dëshmorë, në mesin e të cilëve Komandanti i ZKZ Xhevat Berisha, komandanti i Policisë Ushtarake Selajdin Berisha, komandanti i Njësisë Speciale Agim Shala dhe shumë luftëtarë të dëshmuar. Forcat serbe në këtë betejë shkatërruan tërësisht me artileri të rëndë dhe me këmbësori, katër fshatra të kësaj zone dhe pjesërisht 4 fshatra tjerë, vranë mbi 20 civilë në mësin e të cileve pleq, gra dhe fëmijë.

Zafiri, në këtë bëtejë me njësitin e vet, në malet e Billushës qëndroi i pathyeshëm, deri në fund të betejës, pasi u njoftua për rënien e shumë shokëve në vijat e frontit, pas përfundimit të betejës u tërhoq në drejtim të fshatit Kobajë, ku fillimisht u takua me disa anëtarë të Shtabit të Brigadës 125, bën analizën e betejës dhe morën vendimin për vazhdimin e luftës për liri.

Zafiri, për një kohë qëndroi në Shqipëri, ku një pjesë e bashkëluftëtarëve të tij, bënë përgatitje intensive me ushtarakët më të mirë, që i vuri në dispozicion të UҪK-së, legjenda e gjallë e luftës në Kosovë Gjeneral Kudusi Lama. Ky njësit u përgatit për një luftë guerile, që do të zbatohej në praktikë, në vazhdimin e luftës, në mesin e të cilëve ishte edhe dëshmori i Kombit Hysen Rexhepi.

Zafir Berisha, gjatë kësaj përiudhe studioj në hollësi metodat e luftës guerile vietnameze dhe tre shtyllat bazë të luftës së Qegevarës, të cilat do t’i vë në jetë në vazhdimin e luftës duke i përshtatur të njëjtat me kushtet dhe rrethanat e Luftës në Kosovë.

Renia e heroit të Kombit Mujë Krasniqi dhe shumë Dëshmorëve të Kombit në Pashtrik në 14 dhjetor '98, dhe ngjarja dramatike që ndodhi në 29 janar të 99-ës në Rugovë të Hasit, shtroi nevojën para Zafirit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që të gjejnë shtigje të reja për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar. Për këtë Zafiri për një kohë të gjatë hulumtoi kanalin e mëhershëm në Bjeshkët e Koretnikut-Pikllima. Për shkak të kushteve të rënda atmosferike dhe borës së madhe, Zafiri qëndroi një kohë të gjatë në vëzhgim të kufirit shqiptaro-shqiptarë dhe pas disa orvatjeve, ne fillim të marsit 99, mbi një fushë të minuar, me një mot tejet të vështirë, me borë të madhe, mbi 2 metër, e cila kishte mbuluar minat e vendosura nga forcat serbe, duke rrezikuar jetën e tij dhe të shokëve, theu kufirin dhe hyri në Kosovë, përkundër sygjerimeve nga disa miqë të tij, se nuk është koha e përshtatshme për një veprim te tillë, për shkak të zhvillimeve politike që zhvilloheshin në Rambuje, por përgjigja e Zafirit ishe: "Pavarësisht se ç'do të ndodhë në Konferencën e Rambujesë, unë gjallë a vdekur në Kosovë do të hy."


Hyrja e Njësitit të UҪK-së në krye me Zafir Berishën në Kosovë, (Koretnik, shkurt 1999).

....................................

Më 11 mars 1999, në kohën kur Zafiri ishte duke u kthyer në rajonin e Prizrenit, forcat serbe kishin marrë një ofenzivë të ashpër kundër njësisë speciale të Brigades 125 të UҪK-së, në Jeshkovë, me ç’ rast në fushëbetej heroikisht kishte rënë njëri nga bashkëluftëtarët e ditëve të para të Zafirit, Hysen Rexhepi dhe 10 luftëtarë tjerë të UҪK-së.

Zafiri, humbjen e shokëvë në Betejën e 11 marsit 1999, e shëndrroi në forcë, duke vazhduar me njësitin e tij tashmë të përgatitur mirë, t’i riorganizoj njësitet e UҪK-së, në rajonion e Vrrinit. 24 marsi i 99-ës (fillimi i bombardimeve të NATO-së) Zafirin, e gjen në lagjën Tusuz të Prizrenit, në ato momente tepër dramatike për qytetarët dhe për vetë Kosovën Zafiri, doli nëpër lagje dhe bisedoi me qytetarë për t’i mbështetur dhe sqaruar ata, se ky është fillimi i fundit i regjimit fashist të Serbisë në Kosovë.

Deportimi masiv i qytetarëve shqiptar për Shqipëri, masakrat që ndodhnin anë e kënd Kosovës, veçanërisht në anadrini, intensifikoj edhe më shumë përpjekjet e Zafirit dhe bashkluftëtarëve të tij, për t’i dhënë armikut shekullor grushtin përfundimtarë.

Në një nga faqet e ditarit të tij të luftës, Zafiri do të shkruante, 28 marsi i vitit 1999, ishte nga ditët më të rënda për ne luftëtarët e lirisë, atë ditë Bajrami, në orët e hershme të mëngjezit, mijëra qytetarë të Komunës së Prizrenit, me urdhër të forcave policore - ushtarake serbe, dhunshëm dhe nën kërcimin e vazhdushëm u deportuan në Shqipëri, Zafiri me shokë, do të gjej nëpër shumë shtëpi të fshatrave të Vrrinit sofra të cilat ishin shtruar dhe përgatitur për sillën e Bajramit, por mjerisht të zbrasta, pa njerëz, këto skena ishte shumë tronditëse për luftëtarët e UҪK-së, por në anën edhe më shumë rritën besimin se dita e lirisë, fal luftës heroike dhe të guximshme të UÇK-së, po afron gjithënjë e më shumë.

Zafiri, me bashkluftëtarët e tij tanimë operonte në kushte të reja luftarake, nga ajri bombardonte NATO dhe në tokë aplikohej lufta guerile për të cilën ishin përgatitur ai dhe bashkluftëtarët e tij.

Gjatë muajit mars - maj dhe në fillim të qershorit të vitit 1999, njësitet e UҪK-së, në rajonin e Vrrinit, tashmë të ndara në dy grupe, njëra nën udhëheqjen e Zafirit dhe tjetra të Samedin Xhezahiri - Hoxha, morën shumë aksione guerile ndaj forcave policore-ushtarake serbe, duke i shkaktuar atyre humbje të mëdha në njerëz dhe makineri.

................................................................

Prizren - Vrri, (mars - qershor 1999): Njësitet e UҪK-së të drejtuar

nga Zafir Berisha dhe Samidin Xhezairi - Hoxha.


.................................................


..........................................


.............................................


.........................................


............................................


............................................

Gjatë kësaj kohe edhe pse i lënduar Zafiri, me bashkëluftëtarët asnjëherë nuk i ndali sulmet ndaj forcave serbe, të cilat në pamundësi për t’u përballur me sulmet e rrufeshme të UҪK-së, u hakmorrën ndaj popullatës civile, fillimisht në Hoqë të Qytetit e më pastaj më 26 maj 1999 masakruan banorët e lagjës Tusuz.

Njësitet e UҪK-së me luftën e tyre të sukseshme dhe bombardimet e aviacionit të NATO-së filluan t’i dërmojnë forcat serbe, në të gjitha pozicionet, fundi i luftës po afrohej, njësitet e UҪK-së të Brigades 125 që vepronin në Regjionin e Prizrenit nisen t’i bashkërendojnë aktivitetet luftarake, për çlirimin përfundimtarë të Prizrenit: Nga malet e Kabashit në fillim të qershorit të vitit 1999 në zonën e Vrrinit kalon edhe komandanti i brigadës 125, për t’i bashkërenduar operacionet me dy grupet guerile që vepronin në këtë rajon.

Më 10 qershor 1999, kur kasapi i Ballkanit, Millosheviq, pranoi kapitullimin dhe largimin definitiv të forcave policore e ushtarake serbe nga Kosova, në malet e Vrrinit valoi flamuri shqiptar, një pjesë e ushtarëve të UҪK-së tashmë ishin futur në disa lagje të Prizrenit, Zafiri me bashkluftëtarë deminonte shtëpitë nëpër fshatrat e Vrrinit të cilat ishin minuar, në ikje nga forcat serbe.

Më 12 qershor rreth orës 24,00 Prizreni nisi të frymon lirshëm, forcat e UҪK-së dhe të NATO-së, tashmë kontrollonin tërësisht qytetin e Prizrenit, qytetarët e tij filluan të festonin.

Zafiri, që në ditët e para të çlirimit, filloj të përballej me sfida të reja dhe aspak të lehta. Si shef i Shtabit të Brigadës 125, u mor me transformimin e UҪK-së, në TMK. Detyrën e Shefit të Shtabit të Brigadës 125 e ushtroi deri më 15 shtator 1999, kur u demobilizua, për ta lënë rriten e mëtejme të TMK-së, në duart e profesionistëve.

Por Zafiri, nuk mund të qëndronte indiferent, ndaj zhvillimeve politike dhe socio'ekonomike në vend, në veçanti ndaj politikës joparimore dhe të dëmshme të UNMIK-ut në Kosovë.

I nxitur nga situata politike dhe e sigurisë e rënduar në nivel vendi dhe të përcaktimit që nga fëmijria e hershme për një Kosovë të lirë e demokratike, me mbështetjen e qytetarëve të Prizrenit organizoi protesta dhe demostrata të shumta dhe masive, duke shprehur publikisht pakënaqësitë për zhvillimet rreth çështjes së padefinuar të Mitrovicës, mobilizimit në mbështetje të luftës heroike të UÇPMB-së në Kosovën Lindore, të luftës së drejtë të Ushtrisë Ҫlirimtare Kombëtare të Shqipëtareve në Maqedoni dhe në mështetje të bashkëluftëtarëve të UÇK-së, që u arrestuan padrejtësisht nga politika e UNMIK-ut, gjoja për krime lufte.

...............................................

Protestat e pasluftës në Prizren


.................................


............................................


......................................................


......................................................

Me mbështetjen e shumë qytetarëve, për vite të tëra organizoi protesta të vazhdushme edhe kundër pushtetarëve lokal të kohës në Prizren, të cilët arbitrarisht, kundërshtonin vendosjen e shtatoreve të dy komandantëve të lavidishëm të UÇK-së, Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari-Kumanova

Për arsye të kundërshtimit publik të politikes joparimore dhe të dëmshme të UNMIK-ut, ndaj interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj, Zafir Berisha, ishte vazhdimisht në shënjestër të policisë së UNMIK-ut, dhe disa herë u arrestua, iu bastisë shtëpia dhe zyra e tij e punës.

Për kundër shantazheve dhe kërcënimeve të shumta, asnjëherë nuk u shmang nga përcaktimi i tij, për një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës. Ishte personaliteti i vetëm publik në Kosovë, që regjimi i UNMIK-ut, ia kufizoj lëvizjen nëpër qytet, por as kjo nuk e kishte zbrapsur Zafirin.

Zafir Berisha, gëzonte dhe vazhdon ta gëzon mbështetjen e gjerë nga qytetarët e Prizrenit dhe të Kosovës. Dy mandate në vitin 2000 /2007 ishte Këshilltarë në Asamblen e qytetit të Prizrenit, ndërsa në vitin 2007/2010 u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës, ishte pjesë e legjislaturës e cila shpalli Shtetin e Pavarur të Kosovës më 17 shkurt 2008.

Zafir Berisha, që nga paslufta vazhdimisht qëndroi afër dhe i mbështeti familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, u angazhua drejtpërdrejtë për ngritjen e përmendoreve në shumë fushëbeteja të UÇK-së, mbajti raporte të ngushta dhe miqësore me shumë organizata joqeveritare, ligjëroi për tema të ndryshme dhe mbajti shumë fjalime për luftën e lavdishme te UCK-së, situatën e sigurisë, politike, socio'ekonomike në Kosovë, përmes të cilave përcolli shumë mesazhe për qytetarët e veçanërisht për të rinjtë, kultivoj raporte shumë të afërta me mediat e shkruara dhe elektronike, dha shumë intervista, publikoi shumë shkrime autoriale dhe shpalosi filozofinë e vet politike, për shumë zhvillime që ndodhnin në Kosovë dhe rajon.

Zafiri, duke qenë pjesë e jetës politike në Prizren dhe Kosovë gjithmonë qëndroi bartës i kërkesave të arsyeshme politike dhe ekonomike të qytetarëve të Kosovës, nuk u pajtua asnjëherë me dukuritë devijante që kanë përfshirë Kosovën dhe institucionet e saja, edhe pse jo rrallë herë ishte nën presione të klaneve politike, asnjëherë nuk nguroi ta thoshte të vërtetën publikisht dhe në institucionet ku ai bënte pjesë, kur ishin në pyetje interesat dhe mirëqenja e qytetarëve.



......................................

Zafir Berisha, ishte njëri nga themeluesit e PDK-së në Prizren, për shumë vite anëtar i Kryesisë së Degës, sekretar dhe për 5 vite edhe kryetar i saj. Për kohën sa e ka udhëhequr këtë subjekt politik, është shquar për udhëheqje transparente dhe në shërbim të interesave të qytetarëve të Prizrenit. Nën udhëheqjen e tij, në vitin 2007 PDK'ja, arrin t’i fitoj zgjedhjet për pushtetin vendor, të bëjë partinë e parë dhe të qeverisë me komunën. Aktualisht Zafir Berisha krahas angazhimit të tij për familjen dhe shoqërinë, udhëheqë Partinë Politike “Bashkimi Demokratik” me seli në Prizren.

===================================

FOTOALBUMI I VËLLEZËRVE TË ZAFIR BERISHËS


..............................................


..................................................


.........................................................


........................................................


.....................................


......................................................


.................................................


................................................


...............................................


................................


16 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematik të UÇK-së

Dëshmorët meritojnë vlerë dhe lavdi dhe jo vetëm një përkujtim dhe lëmoshë. Dëshmorët nuk meritojnë vetëm statuja të akullta,por meritojnë zemra ët ngrohta. Andaj ne duhet ët bëjmë edhe shumë më shumë për vendin tonë ,për amanetin e dëshmorëve. Ndërsa njëri ndër bashkëluftëtarët më të ngushtë të Zahirit, Avni Ajeti duke përkujtuar disa nga fjalët që ia thoshte Zahiri ndër tjera tha se ai ditën e rënies më tha duhet të shkoi në një rrugëtim ku edhe mund të vritem,por aktiviteti për çlirim duhet të vazhdoi. Vështrimi i tij atë ditë thuajse shkrinte edhe atë acar të madh që mbretëronte. Ai shpesh më thoshte njeriu s’ka emër,s’ka identitet pa liri. Armikun duhet goditur,kudo dhe ne çdo kohë pamëshirshëm,thoshte Zahiri....






Më 31 janar të vitit 1997, pikërisht në kufirin mes ditës dhe natës, ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre aksionisti dhe strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i fillojë gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezultat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.
Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegales të koordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit. Për te gjithe aktivitetin e tij ndihmën me te madhe ia ka dhene kusheriri i tij Fadil Pajaziti i cili ishte nje biznismen dhe pothuajse te gjithë financimin e ka pasur nga ai.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin Hero i Kosovës.

Zahiri ishte drejtuesi i njërës nga degët e mëdha të luftës, që më pas, natyrshëm, është shkrirë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Duke qenë drejtues i njërës nga degët e mëdha të luftës, ai ishte njëkohësisht edhe njëri nga bashkëkrijuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edmond Hoxha ishte junikasi që kishte ndër mend të krijonte përmasat e reja të traditës së tij familjare apo të Kosovës. Duke qenë se në moshën gjashtëvjeçare, kur ishte ende fëmijë, kishte parë prangimin e burgosjen e të vëllait të tij të madh, Xhavitit, duke qenë se nga kjo kishte parë se kishte pasur dhimbje, por nuk kishte pasur thyerje, ai kishte vendosur të bëhej shtyllë e mosthyerjes, sado e dhimbshme të kishte qenë kjo dhe sado e mundimshme të kishte qenë rruga. Edmondi ishte studenti mes dëshirës për t’u bërë ushtarak dhe njeri i shkencave, i riu që kishte zgjedhur të bënte një jetë ndryshe e megjithatë tepër rinore; ndoshta më shumë se gjithçka ai do të niste një rrugë që njerëzit e tij e kishin hapur, me gjithë dhimbjen që kishte mbartur ajo, me gjithë gjakimin që kishin përjetuar e do të përjetonin. 






Duke qenë më i vogli nga fëmijët, djali pas shtatë motrave, ai qe krejt natyrshëm thelbi i zemrës së tyre, dritësim nga jeta e prindërve të tij e, megjithatë, kjo nuk e bëri atë, dhe mendoj se nuk kishte se si ta bënte, një djalë të ri, por të plakur që në moshën njëzetvjeçare, pra një djalë plak njëzetvjeçar. Në të kundërtën, e gjithë ajo që kishte lidhje me përkujdesjen ndaj Edit, me thelbëzimin e zemrës së motrave dhe dritësimin e prindërve, ishte e lidhur me Kosovën. Asnjëherë në kullën e Junikut dhe përgjithësisht në kullat dukagjinase dita e zakonshme e secilës stinë nuk ka qenë e shkëputur nga Kosova.

ILIR KONUSHEVCI ''MERGIMI''

Hakif Zejnullahu është një nga figurat më të pabujshme të luftës. Si duket, edhe natyra e tij njerëzore ka qenë e tillë, e pabujshme. Ka një kontradiktë mes heshtjes së tij dhe punës së bërë prej tij. Nëse heshtjen e ka të jashtëzakonshme, punën e ka po ashtu të jashtëzakonshme. Është një nga rastet më të veçanta të luftës, kur një figurë e rëndësishme si ai të ketë qëndruar, me një natyrshmëri të thellë, në vendin që i ishte caktuar, si zëvendës i Zahir Pajazitit dhe ndihmës i tij, dhe e gjithë kjo të ishte shumë e heshtur. Hakifi dhe Zahiri ishin jo thjesht nip e dajë, por kishin të përbashkët gjithçka të virtytshme. Ai kishte virtytin e luftës dhe të guximit, të mosthyerjes dhe mosfjalëve të mëdha, kishte identitetin e tij të pashoq dhe njëkohësisht merakun e gjithkundshëm për shokët, i pafjalë e gjithsesi një urë lidhëse mes komandantit të zonës dhe luftëtarëve.

Ndryshe, sot përveç homazheve pranë varrit të heronjëve, është organizuar edhe një akademi përkujtimore.

Loading Image

EDMOND HOXHA ,JUNIK
-------------------------------------------
2.
Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Llapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmiu i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut.

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vend të përkujtimit ...

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.

Pasi që kreu shkollën e mesme në Podjevë(Drejtimi:Kulturo-humanita), Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.


Aktiviteti politik


Në vitin 1981, Zahiri fillon të marrë pjesë aktive në organizimin e Demonstratave të 81-shit në Podujevë. Nga kjo kohë veprimtaria e tij deri në vitin 1989 kryesisht është në organizimin e tubimeve protestuese dhe shpërndarjen e trakteve të ilegales.

Kështu gjatë kohës së ndryshimit të kushtetutës së Kosovës 1988-‘89, Zahiri rrit intensitetin e punës së tij duke u angazhuar në rrethe më të gjera dhe organizon protestën e parë anti-jugosllave në Orllan.

Gjatë kohës së krijimit të partive politike në Kosovë, Zahiri merr pjesë në themelimin e Parlamentit Rinor dhe formimin e degës së saj në Orllan, e më vonë, në vitin 1994, kur Palamenti Rinor u shndërrua në parti politike, themeloi degën e Partisë Parlamentare të Kosovës në Orllan.

Zahir Pajaziti po ashtu ishte pjesëmarrës aktiv në tubimet e pajtimeve të gjaqeve. Ai ndihmoi këto tubime dhe njëherit filloi formimin e grupeve rinore me qëllim të aktivizimit të rinisë në aksione të ndryshme shoqërore e më vonë pas shpalljes së Pavarsisë ë Kosovës edhe në aksione ushtarake.


 Aktiviteti ushtarak


Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegalës të kordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake. Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim. Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.


 Vdekja


Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Historia e njerëzimit per ne shqiptaret karakterizohet me nje varg dukurish ku mbi te gjitha dominojne ngjyrat e Rezistences dhe luftes ne te gjitha format qe na i percolli ne historine tone shekuj me radhë, andaj te rrallë janë popujt ne kete nenqiell qe e donin lirine si vet ne shqiptaret, me guximin tone, mençurinë dhe me nje moral te parezervë arritëm qe perfundimisht te dalim ngadhnjimtarë perballë një armiku vertete barbar dhe te paskrubullt, te gjitha keto i arriti dhe perfundimisht për te qenë me te lire se kurrë me pare e beri realitet lufta e lavdijshme e UÇK-së me një perkrahje t’madhe nga Forcat e Nato-s.

Synimet e armiqëve kurder nesh ishin nder me te egrat, nder me pacivilisueset e botes e te shekujve neper te cilet shqipet ballë-lartë i treguan kesaj bote se ishim, jemë e dot’ jemë zot ne tokat tona Ilire e dardane. Synimi kryesor i të gjithë armiqve që na u sulën ishte ta shlyenin Kosovën e mbarë Shqiperine edhe nga harta e Ballkanit e Europes, ta copëtonin e ta ndanin ndërmjet veti si bishat e malit njëra mbi tjetren apo si ujqit e terbuar!!!. Por kot. Populli shqiptar anekend rruzullit mblodhi forcen, guximin dhe luftoi per te qenë zot ne token e vet andaj edhe fituam.

Për këto qëllime, armiqë të shumtë shkelen mbi tokën tonë arberore, romakët e Cezarit e të Mark Antonit, turqët osmanë, hordhitë serbo-sllavo-çetnike që nga Shtefan Dushani, Karagjorgjeviqët e gjerë te ato të Millosheviqëve, …. por populli shqiptarë perballë te gjithe armiqeve jo vetem qe u ben ballë padrejtesive por si rezultat final pas çdo shkelje te çdo pushtuesi ishte me i fortë, me i kalitur dhe me i bashkuar.

Shumë arhiva te shume kancelarive e zyreve nderlidhese ne Europë sikur po mbeteshin te mbyllura ,të mbyllura mbetën edhe arhivat e Stambollit, Beogradit fashist, Athinës greke, Romës, Moskës, Berlinit, Parisit e të Londrës. Por, më qartë dhe shumë me mire se shkresat “e territ” që po ngelnin ne terr, historia jonë po shkruhej me gjak te bijeve e bijave me te mire shqiptarë, historia jonë po kendohej anekend tokave ku flitej e mendohej shqip, kendohej me optimizmin e kenges traditë –patriotike permes se ciles po i shuanim dhimbjet , thjesht, kendohej dhe do të këndohet brez pas brezi, nga vetë populli shqiptar ngase ne brendine e atyre notave e rreshtave nga poetet e kengetaret eshte diç e rendesishme e cila ka vetem një pikësynim te perbashket, vetem nje ideal dhe vetem nje deshirë se “jemë, e dot jemë pergjithmon zot te tokës sonë dardane , Ilire dhe mbare shqiptare”.

Ka pak popuj si populli ynë që nga 365 ditë ne vit, te ket afer krenarisë edhe dhimbjen por mbi te gjitha e kemi pra edhe krenarine per t’I kujtuar “ata te cilët ranë per të mos vdekur kurrë”, janë pishtaret e Shqiptarisë e te Kosovës që njeherit janë bijtë e lavdisë sonë kombtare, janë deshmoret që janari I vitit 1997 I solli ne altarin e lirisë që perjete te mbeten rreze drite nen qiellin e Kosovës sonë te dashur, e tillë është dita e 31 janarit. Kjo ditë është përvjetori i një Epopeje të historisë të lavdishme shqiptare, të cilën ia dhuruan tre bijtë tanë besnik:

Zahir Qerim Pajaziti ( 1 nëntor 1962-31 janar 1997),
Edmond Hysni Hoxha ( 10 tetor 1975 – 31 janar 1997) dhe
Hakif Sabit Zejnullahu ( 22 qershor 1962 – 31 janar 1997).

Në muzgun e mbrëmjes së 31 janarit 1997, si pasojë e përcjelljes speciale të sigurimit armik, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Vushtrrisë, ranë në një pritë të forcave të mëdha policore-ushtarake të okupuesit serbo-çetnik, pikërisht në vendin e quajtur “Pestovë”. Përnjëherë drejt automobilit me të cilin po udhëtonin luftëtarët e lirisë u hap zjarr i furishëm dhe i kryqëzuar nga armatimet më të sofistikuara.
Atë mbrëmje u dha lajmi i zi, se ranë tre dëshmorët e kombit!
Ranë dëshmorë për çlirimin e trojeve shqiptare nga thundra e pushtuesit barbar serbo-sllav dhe për ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm shqiptar-Shqipërinë.

Dëshmoret si Zahiri, Edmondi dhe Hakifi gjatë tërë veprimtarisë së tyre i qëndruan me besnikëri Betimit para Flamurit Kombëtar Shqiptar:

“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!”

Jeta e këtyre dëshmorëve ishte një luftë e vazhdueshme, të cilën e kurorëzuan me lavdi , dinjitet dhe sot me krenari anekend tokave shqiptare perkujtohet vepra dhe resistenca e tyre .

Zahir Pajaziti, i lindur nga baba Qerimi dhe nëna Fatimja, bir besnik i Turanës galabiote-vendlindjes edhe të Justinianit, ishte djalë trim, plot energji e i palodhur, i afërt me popullin, shquhet ndër themeluesit e UÇK-së, njeri i aksioneve te shumta kunder armikut , tmerr për pushtuesit dhe tradhtarët e popullit, por mjerisht i prenë hovin plumbat e armikut, të ndihmuar nga të pabesët, që nuk do të falen nga gjykatësi popull!

Edmond Hoxha, i lindur nga baba Hysniu dhe nëna Nurija, bir besnik i Junikut kreshnik, me karakter trimërie qe na e kujton të Sylë Vokshin, i afërt me popullin dhe i ashpër me shkelësit e truallit te tij, Kosoves nanë, e shkriu jetën në rininë e tij, për të mirën e popullit që e lindi dhe që kurr t’mos renkohme nga çizmja e ndytë shkine.!

Hakif Zejnullahu, i lindur nga babë Sabiti dhe nënë Qamilja, trim besnik i Llabit burrëror dhe liridashës plot atdhedashuri kombetare, i gatshëm kudo qe kerkohej nevoja, me tërë qenien në shërbim të çlirimit dhe të ribashkimit kombëtar dhe me vision te qartë per Lirine e Kosovës nanë per te cilen edhe ra per te mos vdekur kurrë.

Edhe këta tre dëshmorë, me qëndresën e tyre heroike që bënë ditën kritike, në përballje me qindra e qindra efektiva represive të pushtuesit barbar serbo-çetnik, të cilët ishin të armatosur gjer në dhëmb, me mitralozë, snajper, autoblinda e helikopter, trasuan itinerarin që duhet të ndjekin shqiptarët, drejt realizimit të plotë të aspiratave të tyre shekullore, për të jetuar të të lirë dhe me dinjitet në Adheun e tyre – Shqipërinë!

Pikerisht me 31 janar 2006, familja e Qerim Pajazitit nga Turana (Orllanit), Besianë, familja e Hysni Hoxhës nga Juniku, Deçan dhe ajo e Sabit Zejnullahut nga Gurashi (Lladovc) Besianë, i kanë portat e shtëpive më të hapura se kurrë më parë. Familjet e deshmoreve presin bashkëluftëtarët e më të dashurve të tyre: Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, por edhe të gjithë ata që ndjejnë dhembje për rënien e parakohshme të tyre.
Edhe në këtë përvjetor të dhembjes dhe të krenarisë kombëtare, familjet e dëshmorëve, do t’i presin ballëhapur vizitorët nga të gjitha viset shqiptare .
Megjithekete ne qender te kryeqytetit, u bane edhe nderimet me te sinqerta te pjesetareve te UÇK-së dhe personaliteteve te tjera shteterore para shtatores se Komandantit tone Zahir Pajaziti.

Lavdi perjetë.




Ali Ajeti ishte sinonim i trimërisë dhe devotshëmrisë për atdheun

Sot në Prishtinë , me rastin e shatëmbëdhejtë vjetorit të rënjes heroike të dëshmorit të kombit Ali Ajeti, u mbajt një Akademi Përkujtimore. Në këtë Akademi fjalë rastin mbajtën bashkëluftëtari i dëshmorit Ali Ajeti, z.Sabri Kiçmari si dhe ish-zëdhënësi dhe anëtari i SHP të UÇK-së, z.Jakup Krasniqi.

Ndërsa, në fshatin Laberion (ish-Sveçël) të Besianës, në oborrin e shkollës fillore e cila mban emrin e dëshmorit Ali Ajeti, u bë zbulimi i bustit të tij. Zbulimin e bustit të dëshmorit Ali Ajeti, e bëri ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, z.Rrustem Mustafa-Remi.

Më poshtë po prezentojmë fjalimet e z.Jakup Krasniqi dhe z.Sabri Kiçmari, të mbajtura në Akademinë përkujtimore për dëshmorin Ali Ajeti. (Fjala e z.Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i PDK-së në Akademinë Përkujtimore me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ali Ajeti)

Shumë të nderuar pjestarë të familjes Ajeti Të nderuar pjestarë familjeve të dëshmorëve Të nderuar pjesmarrës

E dhimbshme ishte ajo dita e 30 Majit të vitit 1989 per të gjithë veprimtarët dhe për gjithë shqiptarët kur dëgjuam për rënien heroike të Ali Ajetit.

Ali Ajeti ishte sinonim i trimerisë, i devotshmërisë për atdheun, i vetmohimit, përkushtimit dhe sakrificës. Ai që nga rinia e hershme e tij ishte përcaktuar për lufte të pakompromis kunder pushtuesit. Dhe Ai nuk u ndal asnjëherë. Nga rruga e lirise nuk mundën ta ndalin as burgjet, as ndjekjet, as vuajtjet as rreziqet. Nga rruga e lirisë e ndalën plumbat e policisë vrastare të okupatorëve para 17 viteve. Armiqt, me plumba e ndalën jetën e tij, por jo idealin e tij – çlirimin e Kosovës

Ali Ajeti dhe bashkëveprimtarët e tij jetuan dhe punuan në rrethana jashtëzakonisht të vështira. Ata i paraprinë forcimit dhe ngulitjes së idealeve të lirisë në mendjet e popullit të përvuajtur shqiptarë.

Të gjithë ata që patën fatin dhe rastin ta njohin e dinë se Aliu jetonte për të luftuar, jetonte për të bërë ndryshime, ndonëse nuk arriti që të rreshtohet në radhët e UÇK angazhimi i tij dhe sakrifica e tij sublime më shumë se nje dekadaë para se të themelohet UÇK-ja, është pjesë e parahistorisë së saj. Me shembullin dhe frzmëyimin e marrë nga dëshmorët si Ajeti, Afrim Zhitija, Fahri Fazliu, Hasan Ramadani etj ne radhet e UCK u rreshtuan me qindra e mjëra djem e vajza të trevës së Llapit dhe të tërë Kosovës.

Sot në përvjetorin e 17 të rënies heroike të Aliut ne po e përkujtojmë dhe nderojmë personalitetin e tij. Ne do të përkujtojmë gjithmonë me nder e krenari të gjithë dëshmorët e të gjitha kohërave të rezistencës sonë kombëtare.

Lavdi jetës dhe vepres se Ali Ajetit dhe të gjithe dëshmorëvë të rënë për liri.

(Fjala e anëtarit të kryesisë së PDK-së, z.Sabri Kiçmari në Akademinë Përkujtimore kushtuar shtatëmbdhejt vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit Ali Ajeti.)

. Ali Ajeti ishte një nga pjesëmarrësit më aktiv në demonstratat e vitit 1981. Si pasojë e veprimtarisë së tij antipushtuese u burgos në Janar të vitit 1984. Nga burgu u lirua në vitin 1988. Vetëm pak muaj qëndroi në shtëpinë e tij si qytetar i lirë. Pas demonstratës së 27 marsit 1989 ai u kërkua nga policia për t’u arrestuar dhe kaloi në ilegalitet. Ishte organizatori kryesor i Grupit të Ilegalëve, që populli i dha emrin „Çeta e Llapit“. I shquar për aftësinë e tij në organizimin ushtarak, ai i dha formë dhe përmbajtje veprimit antipushtues, duke e futur tek Lëvizja për Republikë idenë e organizimit ushtarak, si mjet për realizimin e lirisë. U vra më 30. Maj. 1989 në Arat e Mirofcit në përleshje me policinë pushtuese dhe shërbëtorët e saj. Fjalët e tij të fundit “Të fala shokëve. Unë po vdes për liri….!” jehuan si kushtrim në të gjithë Kosovën.

Kam qenë pranë tij në momentet e fundit të jetës së Ali Ajeti. Ky moment e ka përshkuar dhe do ta përshkojë jetën time si njeri, si qytetar, si veprimtar dhe madje si studies. Ky moment, jam i bindur, është ngulitur thellë në kujtesën e qytetarëve të Llapit dhe gjithë Kosovës. Le të më falin gazetarët, studiuesit dhe veprimtarët që në këto shtatëmbëdhjetë vite të kaluara janë refuzuar nga ana ime për të dhënë deklarata dhe intervista për dhe rreth ngjarjeve të vitit 1989. Droja ime se nuk do të mund t’i them të gjitha dhe saktësisht për njeriun, veprimtarin, aksionistin dhe udhëheqësin Ali Ajeti ka ndikuar që të rezervohem në deklarime publike. Ndjenja e përgjegjësisë për gjithë ato familje që na strehuan, na siguruan, na mbrojtën dhe ushqyen ishte shumë më e madhe se motivi për të dëshmuar për historinë. Një drojë dhe përgjegjësi e ngjajshme, që është krejtësisht njerëzore dhe humane, e ka përshkuar edhe gjendjen time emocionale në dy javët e fundit, në kuadrin e përgatitjeve për manifestimet e sotme.

Kam gjykuar atëherë dhe gjykoj edhe sot njësoj se mesazhi i Ali Ajetit më 30.maj.1989, me vetë aktin e rënjes së tij, është përcjellur aq qartë te dhe për qytetarët e Kosovës.

Dhe cili ishte mesazhi i Ali Ajetit, më 30. maj.1989?

Mesazhi politik drejtuar qytetarëve të Kosovës: për t’u fituar e drejta për Republikë të Kosovës dhe shtet të pavarur duhet sakrifikuar gjithcka, pra edhe jeta!

Mesazhi organizativo – ushtarak drejtuar forcave clirimtare: për të fituar të drejtën për Republikë dhe pavarësi ne duhet të organizohemi jo vetëm politikisht, por edhe ushtarakisht!

Mesazhi diplomatik drejtuar Parlementit Evropian: ka një popull në Evropën Juglindore që shtypet nga regjimi i egër serb, i cili nuk kërkon asgjë tjetër vetëm liri, barazi dhe vetëvendosje, vlera që Evropa i cmon dhe respekton si të sajat!

Tabloja e 30 majit 1989 besoj ka mbetur e freskët në kujtesën e qytetarëve të Kosovës. Ajo karakterizohej nga dy zhvillime të ndryshme. Në njërën anë: ishte suspenduar me dhunë autonomia e Kosovës, ishin shtypur me egërsi demonstratat e marsit 89, Serbia përgatitej për të marshuar drejt Kosovës me rastin e 600 Vjetorit të Betejës së Kosovës dhe pritej të vinte një delegacion i PE Evropian për të parë nga afër gjendjen në Kosovë. Establishmenti autonomist ishte shtrënguar në defansivë. Parulla „Kosova Republikë“ konsiderohej si e rrezikshme, Serbia kishte arritur përmes taktikës së saj mësymëse të reduktonte kërkesën e qytetarëve të Kosovës nga kërkesa për Republikë, në kërkesën për mbrojtje të statusit të autonomisë.


                         ALI AJETI

Kurse, në anën tjetër: djemtë dhe vajzat më të mirë të Kosovës ishin hedhur në veprime antipushtuese, pjesëmarrës të shumtë kishin marrur pjesë në demonstratat e marsit, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës ishte riorganizuar mirë dhe drejtonte veprimet antipushtuese, elita intelektuale e Kosovës kishte filluar të shprehej kundër pushtimit, në Llap vepronte grupi i organizuar ushtarak, që populli i kishte dhënë emrin „Çeta e Llapit“, i cili strehohej, ushqehej dhe mbrohej nga qytetarët e Kosovës. Në këtë sfond erdhi edhe deri te demonstrata e marsit. Më 28. Maj. 1989 në shtëpinë e Ramosh Fazliut (i cili sot është këtu dhe e falenderoj publikisht për gjithë ato që ka bërë për ne) vendosëm të organizonim demonstratën. Planin detal e realizuam në shtëpinë e Adem Ajetit, babai të Aliut. Parullat u shkruan nga Aliu. Ai kishte shkrim shumë të bukur. Vendosëm që krahas parullës për Republikë të futnim për herë të parë në fjalorin politik të Lëvizjes Antipushtuese katër vlerat qytetëruese e politike të Perëndimit: „Liri – Barazi – Demokraci – Vetëvendosje“!

U demonstrua në pak vende, me pak demonstrues. Por efekti ishte shumë më i madh se numri i demonstruesve. Për herë të parë u kombinua veprimi ilegal me atë legal: ato mesazhe që barti rënja heroike e Ali Ajetit, atë që thamë ne ilegalët në demonstratën e 30 majit, e thanë edhe intelektualë të njohur në takim me Parlamentin Evropian.

Vite më vonë jeta e Ali Ajetit do të ishte frymëzim dhe udhërrëfim për djemtë dhe vajzat më të mira të popullit të Kosovës: ushtaret dhe ushtarët e UCK. Ata do të bënin realitet dy ideale të larta të Aliut: krijimin e Ushtrisë së Kosovës dhe shporrjen e pushtuesve nga trojet e Kosovës.

Ka mbetur që të finalizohet në rrafshin politik e diplomatik edhe pavarësia e plotë e Kosovës. Nevojitet edhe më mund politik, shkathtësi diplomatike dhe guxim qytetar. Pavarësia është megjithatë e pashmangshme, sepse ajo i ka themelet në gjakun e djemëve të Kosovës si Ali Ajeti...

FLORI BRUQI



------------------------

2013/01/30

T’i kujtoj tëra historitë e shpirtit...




Naim Sali Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën…Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare. Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës “Bota sot”,kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë. Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia Neës” etj.Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë.

Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi. Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë) në Zvicër,Shqipëri etj.Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe…Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.

Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.

I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit). Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet.

 Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA.

Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi. Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave.
Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit” .

Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkruar:Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Fatos Arapi,Azem Shkreli,Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj,Arbër Ahmetaj,Januz Fetahaj,Elida Buçpapaj,Hasan Mujaj,Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani,Shaban Cakolli,Ali D. Jasiqi,Sinan Gashi,Rrustem Geci,Avni Nezaj, Rexhep Elezaj,Nazmi Lukaj,Ndue Ukaj,Prend Buzhala,Shahbaze Vishaj,Sarë Gjergji,Flori Bruqi,Valdet Hysenaj etj.

Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:

1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.
2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.
3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.
4.Ç’ të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.
5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.
6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.
7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.
8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.
9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.
10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.
11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.
12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.
13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.
14.Në një jetë pas Krishtit,2010
15.Esenca,2010
16. Shqiptari vdes duke kënduar,botim i dytë,2010
Etj.

Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare.

Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.

Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz. Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës.

Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj.

Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia neës” etj. gjatë viteve të pasluftës.Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta.

Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike . Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.

T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës. Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë…

LETËR PËR NË ÇAMËRI

E mos m’ia shtoni mërzinë vargut

e dua gurin tim
t’kujtimit e fjalën e gjakun
aty në lëndinat e Filatit
dhe fjalën shqipe dhe vallen çame

kur e kujtoj Çamërinë
më bëhet të zhdrehem në vaj
për historitë e shpirtit të dëbuar
nga rrënja e vet e shekujve
nga plangu i vet si e zbuan
me mizori greku -

do kthej në Konicë
ta ngul flamurin
e ta kujtoj Faikun

t’i kujtoj tëra historitë e shpirtit
atij shpirtit të dëbuar nga toka
heej mor nga toka e vet, nga histori
e vet, nga gjeografia e vet, e lashta

dhe si heshtë ende e vërteta
apo gjakon nën lëngatë tragjedia...

atje etnia
u vra mizorisht nga tradhtia
dhe zogu në degë
qante shqip në heshtje

mor ma shitën gjakun tim bre...
e kohëve e dëbuan tej deteve

tash mos m’ia shtoni mërzinë vargut

qoftë edhe në një ëndërr unë dua
shqip të dal në breg në plangun tim
të flas me kohët me zogjtë me vitet

në zgjim feniksi e dua gjakun e kohën
kohën tënde Çamëri, e ta rishkruaj
përgjithmonë gjeografinë etnike
të zogut, me Shqipëri plot kohën


ANTIVDEKJE (Bekim Fehmiut)

Jetëve e në çdo kohë t’adheut, ilirisht
e shqip endet aureola e shpirti i tij e Hiri

odiseu  kthehet një ditë në Itakë...
e trandë hipokrizinë njerëzore
në skenën e hapur të qiellit
ardhmërive u jep zgjim Feniksi

asnjë fjalë më shumë në këtë mot
n’mendim që s’e përtyp as dhembja
nuk  është pra vdekje, as  i fundit akt
që të kthen në hirin e mbyllur në urnë
e derdhet në Lumëbardh, përjetësive

ndritshëm u flet shqip dhe jehut emrin
ia shkruajmë me penël n’fletë kujtimi
ai ishte hijerëndi,tash luan prapë
afshëm e endet yjësisë dhe amshimit

emri dhe hiri tij aoreolë e kohëve është
e zgjim n’mëkim të Hirit që shfleton Hamletët
e akteve n’tragjeditë e thikta njerëzore

amen, paqe e bekim dhe t’lashtën urti tonën
në cep të mendimit uratën e fjalëve dhe kohën                                         
kohën e tij për nam dhe me pak Dhe Atdheu
për t’ia shkruar se, jam shqiptar mor, çdokund

skenave vec ndërrova aktin e rrolin a s’më shihni
luajta vetveten dhe shkova të kthehem te vetja prapë

                                                   
Qershor, Prishtinë 2010


ISHULLI I DËSHPËRIMIT

Këtu i kam të gjitha
të drejtat e lirinë time
për t’u cjerrë,për t’sharë
deri në kupë të qiellit

gjithë mëritë e tij
tërë shëmtinë nga e cila
po vuajmë, po vdesim
pak e ngapak

këtu kam pjesën time
vetëm unë fillikat vetëm
bëj çdua e shaj e prapë i bie
dhe kokës, për mosnjohjen
e tërë t’pavërtetave t’kohës

zbres pak te vetja
e thërras:O naim kelmendi
po pse t’han kaq idhshëm e vërteta

dhe kohës ia shoh maskën në pasqyrë
uroj t’mos jetë mallkim
i një fati të shkruar
kjo shëmbëlltyrë

TË SHIKOHESH TE VETVETJA


Ai kal troje endet e hingëllinë
kohëve t’serta për pushtim trojash
ka etje gjaku e plojash

ti të shikohesh te vetvetja
se mjaft më ta lidhën lëmshin
ende po ta luajnë lojën e vjetër

të shikohesh te vetvetja
kohën e lënë prapa mos e vajto më
të ndarë në prapashtesa t’huaja
e libra historishë të mbyllura

te vetvetja të shikohesh
mëritë nuk shuhen
me një të shlyer gome
me dorën e Taulantit
me një luftë

të ardhurit tej Karpateve
duan vend buzë Adriatikut
janë t’njëjtit dhe n’shek XXI
a s’ua pamë mizoritë

po endet ai Kalë i Drunjtë i Trojës
trokëllimë e kohëve drejt Plojës

                                
 Prishtinë, 2012


HIJA E TURPIT

Të ngjitesh lart
ta dhamë krahun
unë e ai tjetri

të ndihmoi e jona
vuajtje

mos na glaco tash
nga atje
gjurmën tonë
e n’origjinë

të lehurat
në njeriun tënd
a s’i dëgjon më

nga andej bregut
vijnë në kor

e ti kalamendesh
mes hiqit tënd

a me e dashtë njeriun tënd, thua -

EKZISTENCA

S’e kam ditur kurrë
se fitohet  kështu buka
dhe n’kontejnerët e bërllogut

ah, mjerim i bardhë
i ziu gazep njerëzor
prej njeriu...

MËSIM PËR FATIN

Mos e ha ashtin tënd
nuk ka limë që e han
përveç dhëmbit të vet

drurit i dhemb më shumë
kur me pykën e vet e çajnë

mos e ha ashtin dhe mos u mashtro
me dhuratat e danajve…

dhe mikut përjetësisht bëri vend
ku e ka vendin e mos ia harro
se të është gjetur n’orët më të liga

mor, mos harro asgjë prej fatit
prej fatkeqësisë prej bimës tënde



NË FOLTORE

Si po djersijnë fjalëve
fytyrave nuri i bardhë

si po ushtojnë kërcëllimës
për t’parin e radhës
askushët sërish te vargu

betohem në verën e kallirit
të thatë, në stinën e verdhë
dyll do të na dalin

veç një herë do t’i shohin
fjalë të zbrazëta prej asgjëje

paskëtaj do t’i takojmë heras
n’peshoren e ndërgjegjes së vrarë

askushët sërish në krye të vargut


POR, NE ISHIM


Pa dritat e mendimit…
jemi thjeshtë pjesa e pjesës të pjesëve
diçka që s’do ta shpjegoj assesi
nga erdhëm e kah shkojmë
mor askush s’do ta ndryshojë ligjin
e heshtjes bizare pasi tradhtojnë
dhe veten në fund të fundit
deri këtu kemi ardhur
duke u kapur për një fije t’mendimit
pas betejave të gjëllimit ofshajmë thekshëm
në tërë rrugëtimin tonë vetmitar
ekziston ana e errët që ne s’e shohim
pikërisht aty kemi kurthën
e shpirtit të lënë vishkull
s’është e rëndësishme
nga na vjen gjykimi
ne edhe vetëgjykohemi
për ato që s’ia arritëm qëllimit
tash qetësia ime vajton papajtueshëm
por, ne ishim…
pikëllim fatesh nëpër kohë

E PAMUNDSHMJA

Mësa një fije bari
që mund ta dijë për një fije bari tjetër
që ekziston dikund larg në botë
aq e pamundshme është ta dijë
dikush e dikund se ekzistojmë
ti dhe unë në këtë çast, pra
po flas, ja për çka po flas
për të pamundshmen
dijmë vetëm për raca njerëzish e popuj
kufij, luftëra, dhe tragjedi jetësh
por ne s’e dijmë biografinë e secilit
prandaj ne s’e dijmë as pse jemi këtu
e dikush tjetër e atje dikund
dijmë vetëm se jemi dhe në këtë formë
pra, ja për çka po flas
për të pamundshmen e njohur

E PANDRYSHUESHMJA

Ekziston diçka e paarritshme
për ta njohur deri në fund
në botën e kujtesës
qiriu i mendimit rri ndezur
në mua, përreth meje ekziston
e reziston deri në paskajësi
e mjegullt e panjohur
që rrjedhë përditë çdo çast
Panta Rhei, dhe
një ditë që s’do të jemi
më kështu në këtë ajër
po si luan teatër me ne
e padukshmja
e paprekshmja dhe hija
e atij që rrënon dashuritë
ne mbesim veç hijesim, shenja
për t’na çajtur mjerueshëm
pasaktësia nëpër hirin e asgjësë


KORI I KORBAVE

Amen, mos ua kopjoni krrokamën
s’thonë gjë prej gjëje
që i duhet bardhësisë
pos zhurmës së korbët
në shumës janë bërë të zhurmshëm
kor i mërzitshëm deri te retë
kur ta vajtojnë fatin e atdheut
janë duke ia sqepuar mëlqitë
pasi ia kanë shtjerrur
tërë qumshtin e nënës
posi, i dalin zot në secilën krizë
së bashku në kor me gjuhën e korbët

NË FOLTORE

Si po djersijnë fjalëve
fytyrave nuri i bardhë
si po ushtojnë kërcëllimës
për t’parin e radhës
askushët sërish te vargu
betohem në verën e kallirit
të thatë, në stinën e verdhë
dyll do të na dalin
veç një herë do t’i shohin
fjalë të zbrazëta prej asgjëje
paskëtaj do t’i takojmë heras
n’peshoren e ndërgjegjes së vrarë
askushët sërish në krye të vargut

NËN DIELLIN TIM

Ecjen e bëj të flashkët
me thirrjet në vetvete
dhe ngrohem
ashtu si di vet
në botën time të vogël
vetëm poezinë e kam
dashnoren më besnike
që s’më lë të vetëm
edhe atëherë kur s’më shohin
edhe atëherë kur s’ më njohin
o ati ynë, bota dhe njerëzit
qenkan një reklamë e madhe
të mërdhijnë hipokrizitë
kur ndeshesh ballëpërballë
me intrigat, laviret e demonët
kujt t’i qahem e kujt t’i besoj
veç poezisë që më mbetet afër
një pikë helmi në dhembje fjalësh

PRAPË DEMONËT

Dje ishin kokë cerberësh
kryerrugës, kryejetës
nëntokës kaliruan me biografitë
e egra prapashpine
plehu i kohëve t’perënduara,
ende ua zbardhë rrugët
e idealit t’një plehurine
në kryejetë në kryerrugë
kanë dalë përsëri
të verdhë, të kuq,
soj i çuditshëm
helmin e gjuajnë kujdesshëm
në kohë tjetër në njeri
dhe prijnë me flamujt
e dufit të tmerrshëm
në krye të radhës
nën dardhë kokrrojnë

RISANI

Aty, vetëm pluhuri
i Ilirisë së madhe
një dhembje
për t’humburën
po ma brente shpirtin
askund mbretëresha
Teutë,
unë – askushi aty
dhe askund
fjala e bukur shqipe
veç kthimi në kohë
dhe një dritë në kujtesë
për luftërat, tmerr i njerëzimit
ika për ta shëruar plagën
atje te lumi Shkurd

PERASTI

Perasti ishte dikur
një pikë në Iliri
tash detit iu kthye
mendimi se është
dikund përsëri si pikë
me bokelët vendas
nga rrënja ilire
me vetëm dy fije emri
ballabanët dhe Lindi
a thua do të Ri-lindin

LUMI SHKURD

Lum shkurti,
po të thellë burimin
po të shkurtër rrugën
po të lashtë rrjedhën
më thuaj kah i del
më shkurt, për t’jetuar
shqip me detin
Ulqin-Risan,2002

HARRIM U BËMË

Koha kaq e shurdhër
e spo na e zë as fjalën
as zëri s’na dëgjohet kund
hapësira sa e gjerë
i vie era pis
nga myk i mendimeve
e s’e shohim njëri-tjetrin
nga hipokrizia e vetvetes
amen mor si ia dalim
kështu drejt Bregut
e ai na pret në maje
me shpatën e njëjtë
ne ngjitemi rrugëjetës sonë
mugët dhe bëjmë sehir
me jetët tona e lavdet
e fitorët e minjve
harrim u bëmë kaq kohë
e s’po e kuptojmë asnjëherë
as n’fund as n’fillim Dhembjen

Janullatosi bën kauzë me nazifashistët e Athinës kundër emigrantëve shqiptarë


Eshref Ymeri


       Megjithëse po bëhen më shumë se 20 vjet që Janullatosi ndodhet në Shqipëri, atë asnjëherë s’e kishim dëgjuar të thoshte ndonjë fjalë të vetme për emigrantët shqiptarë në Greqi. Por vitin që kaloi, në skenën politike të Greqisë doli një parti nazifashiste me emrin “Agimi i Artë”. Kjo parti është shprehur publikisht se është armike e emigrantëve shqiptarë. Madje një deputet i saj me emrin Kristo Papas, para ca ditësh deklaroi haptas se zanati i emigrantëve shqiptarë na qenka“plaçkitja” dhe se në Greqi kanë shkuar me përdhunime, vrasje dhe vjedhje. Ai deklaroi shprehimisht:
“Erdhën tek ne dhe në vend që të puthnin dorën që u jepte bukë, e kafshonin atë” (Citohet sipas faqes së internetit të zotit Feliks Taho, me titull: “Grekët: Jemi në luftë me Shqipërinë”. 24 janar 2013).
Por, çuditërisht, në bashkërendim të plotë me qendrimin e nazifashistëve të Athinës kundër emigrantëve shqiptarë, shprehet edhe armiku i betuar i kombit shqiptar Anastas Janullatosi, i cili ka deklaruar publikisht në shtypin shqiptar:
“…emigrantët abuzuan me mikpritjen e treguar dhe shfaqën sjellje kriminale” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 22 janar 2013).
       Le të ndalemi pak shkurtimisht në të ashtuquajturën mikpritje greke ndaj emigrantëve shqiptarë, të cilët sot janë dhembja dhe plaga e kombit shqiptar, plagë kjo që shovinizmi grekomadh e ka mbajtur vazhdimisht të hapur, duke e cingrisur orë e çast.
 Emigrantët tanë u gjendën në Greqi pas shembjes së sistemit komunist, jo se Greqisë i digjej barku për ta. Jo, absolutisht. Greqia, kjo përkëdhelake tradicionale e Evropës, e majmur dhe e stërngopur me paratë e taksapaguesve evropianë, i kishte mbushur mendjen vetes se ajo na qenkej, demek, kërthiza e botës, duke e konsideruar veten një “agalleshë” të Bashkimit Evropian, të cilin e kishte tërhequr për hunde me mashtrime në fushën e bilanceve financiare. Prandaj grekët qenë shndërruar në “pashallarë” në kurriz të Bashkimit Evropian dhe, duke mos paguar as taksa, patën krijuar bindjen përfundimtare se ata duhej të bënin vetëm qejf dhe për ta duhej të punonin të tjerët. Në këto kushte, ata i dhanë karar se për ta kishin ardhur kohë “të arta” për të vënë në jetë ëndrrën marrake për “aneksimin” e Shqipërisë së Jugut. Prandaj edhe kufijtë me vendin tonë i shqyen kat e kat në dhjetor të vitit 1990, në mënyrë që emigrantët shqiptarë të dyndeshin në masë drejt Greqisë. Dhe emigrantët e shkretë, të katandisur në derexhenë e fundit prej sistemit komunist, u dyndën drejt Greqisë, duke pasur parasysh atë fjalën e urtë të gjuhës shqipe “halli të çon në derë të hasmit”. Me shqyerjen e kufijve me Shqipërinë, Greqia bënte hesape me lapës në dorë, duke parashikuar që emigrantët do t’i shndërronte në një peng me mjaft peshë, për t’i zhvatur sa më shumë lëshime  Tiranës zyrtare. Këtë qëllim të poshtër të Greqisë e ka pranuar haptas Presidenti i tanishëm  Karolos Papulias që në fundin e viteve ’80 të shekullit të kaluar, kur ishte ministër, çka del qartë nga faqja e internetit me titull “Dosja e zezë e Greqisë”.
Prandaj emigrantët shqiptarë u trajtuan në Greqi thjesht si argatë dhe sa herë që shovinizmit grekomadh i tekej për të zhvatur lëshime nga Tirana zyrtare, përdorte kartën e emigrantëve, duke i keqtrajtuar, masakruar, vrarë dhe duke organizuar operacionet e fëlliqura fashiste me emrin “fshesa”.
Për të gjitha këto qëndrime fashiste që shovinizmi grekomadh ka mbajtur ndaj emigrantëve shqiptarë, Janullatosi s’e ka hapur gojën as edhe një herë të vetme. Madje ka bërë të paditurin edhe për kufomat e 145 emigrantëve të kthyer në Shqipëri në arkivole, të cilët i vrau dora kriminale greke.
Në një artikull të mëparshëm kam përmendur një takim që pata me një profesor grek në vitin 2004 në mjediset e hotelit “Dajti”. Pyetjes sime për emigrantët shqiptarë në Greqi, ai iu përgjigj:
“Më vjen turp për pronarët tanë që sillen keq me emigrantët shqiptarë”.
Po si shpjegohet që Janullatosi, pikërisht tani, kur në skenën e politikës greke ka dalë një parti nazifashiste, ngrihet dhe sulmon emigrantët shqiptarë? Përgjigjja është e thjeshtë: pikërisht kjo parti e ka marrë në mbrojtje Janullatosin nga sulmet e Aleancës Kuq e Zi. Madje partia nazifashiste greke, popullin shqiptar e quajti popull kaçak se pse po sulmohet Janullatosi. Pra, Janullatosi bën kauzë pikërisht me këtë parti nazifashiste kundër emigrantëve shqiptarë.
Por ne s’duhet të habitemi nga ky qëndrim armiqësor i Janullatosit ndaj emigrantëve shqiptarë. Se Janullatosi ka qenë dhe mbetet armik i mbarë kombit shqiptar. Asokohe kur krimineli Millosheviç po masakronte dhe dëbonte nga vatrat e veta popullin shqiptar të Kosovës dhe kur NATO-ja kishte filluar bombardimet kundër Serbisë, Janullatosi u gjend për një vizitë në Moskë. Atëherë Kremlini kishte ngritur më këmbë mbarë Federatën Ruse. Njerëzit rusë, i madh e i vogël, që nga Vladivostoku e deri në Peterburg, shfrynin tërë mllef kundër kombit shqiptar dhe sidomos kundër popullit shqiptar të Kosovës. Para Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, numri i vullnetarëve të regjistruar për t’u nisur drejt Ballkanit për të vrarë shqiptarë dhe për të marrë në mbrojtje Serbinë, e pati kaluar shifrën 70 mijë veta. Pikërisht në ato momente, Janullatosi u radhit përkrah Millosheviçit, duke sulmuar NATO-n dhe duke u pozicionuar haptas kundër mbarë kombit shqiptar.
Janullatosi duhej larguar me kohë nga Shqipëria. Por tani, pas kauzës së përbashkët që bën me partinë nazifashiste greke kundër emigrantëve shqiptarë, ai duhej përzënë me teneqe. Por, fatkeqësisht, s’ka kush ta përzërë se Shqipëria është vend pa zot. Deklarata e Janullatosit kundër emigrantëve shqiptarë, e lëshuar në të njëjtën gjatësi vale me deklaratën e “Agimit të Artë”, vërteton konkretisht se Janullatsi është i instaluar në Shqipëri si përfaqësues i nazifashizmit grek që ka për qëllim greqizimin e Shqipërisë së Jugut, çka përbën edhe qëllimin final të misionit të tij.
Për habinë e mbarë shqiptarëve me vetëdije të lartë kombëtare, Janullatosin e merr ne mbrojtje D.Gj. Meta, në një artikull me titull; “Nuk mund të heshtë kundër papërgjegjshmërisë së Aleancës Kuq e Zi”, të botuar në gazetëm “Mapo” të datës 6 janar 2013.
Në artikullin në fjalë, ky zotëri, në një mënyrë krejt të thjeshtëzuar, misionin e Janullatosit në krye të kishës ortodokse ish-shqiptare fanoliane, e krahason me misionin e disa meshtarëve shqiptarë në Itali apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si është e mundur që ky zotëri e anashkalon qëllimisht deklaratën publike të historianit grek Nikolas Stavros, sipas të cilit “hedhja në dorë e kishës ortodokse shqiptare është fitorja me e madhe e Greqisë në shek. XX”?
Por edhe më e çuditshme është deklarata e një politikani të lartë të Partisë Demokratike, zotit Tritan Shehu, i cili sulmon egërsisht Aleancën Kuq e Zi dhe merr në mbrojtje Janullatosin. Për përfaqësuesit e kësaj Aleance ai deklaron:
“Thirrjet e tyre kundër drejtuesit të Komunitetit Ortodoks në Shqipëri, shkëlqesisë së tij z. Janullatos, ngjajnë veçse me thirrjet e talebanëve, nacionalizmi i tyre i ngjan atij millosheviçian” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 07 janar 2013).
Po si është e mundur që ky deputet shqiptar, dikur ish-Ministër i Punëve të Jashtme, t’i krahasojë përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi me talebanët, të cilët ishin dhe mbeten armiq të popullit afgan? Si është e mundur që nacionalizmin e kësaj Aleance ai ta krahasojë me nacionalizmin e Millosheviçit, i cili nuk ishte aspak nacionalist. Përkundrazi, Millosheviçi ishte shovinist, prandaj edhe e gjakosi rëndë Evropën Juglindore me luftërat agresive që ndërmori? Si mund të bëhen krahasime të tilla absurde, vetëm e vetëm që të merret në mbrojtje Janullatosi që sulmon poshtërsisht emigrantët tanë, duke u radhitur përkrah partisë nazifashiste greke? Me ç’të drejtë zoti Tritan Shehu i fyen kaq rëndë ata mijëra djem dhe vajza që janë anëtarësuar në radhët e Aleancës Kuq e Zi, duke i krahasuar me talebanët dhe me kriminelin Millosheviç? Me mbrojtjen që i bën Janullatosit dhe me sulmin që ndërmerr kundër Aleancës Kuq e Zi, zoti Shehu gjendet në të njëjtën barrikadë me nazifashistët grekë kundër emigrantëve shqiptarë. Cila duhet të jetë vallë arsyeja e një qëndrimi të tillë të këtij politikani të lartë të Partisë Demokratike? Si është e mundur që deklarata e historianit grek Nikolas Stavros të mos i bëka asnjë përshtypje zotit Tritan Shehu?
Një deklaratë e tillë e zotit Tritan Shehu në mbrojtje të Janullatosit, poshtëruesit të veprës së Fan Nolit, lë rast për të dyshuar se do të ndikojë për keq në uljen e aksioneve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit.

Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
29 janar 2013




Fjeti me 5000 burra

25-vjeçarja Nikki Lee nga Mbretëria e Bashkuar, zyrtarisht njihet si mbajtësja e e rekordit botëror për numrin e partnerëve seksualë.
nikki lee
Deri në moshën 25 vjeçare ajo ka fjetur me 5000 burra, për një kohë 9 vjeçare. Të dhënat janë të sakta pasi 16 vjeçarja në atë kohë e urritur ka dokumentuar gjithçka në një ditar, madje me detaje, kush, ku, si, pozicioni dhe sa.

Nikki thotë se ajo kurrë nuk ka bërë seks me të njëjtin person. Partnerët ajo i takonte kudo - në disko, bare, shëtitje, teatër, film. Mesatarisht, duket se Lee është duke fjetur çdo ditë me një dashnor të ri.

Ndërsa tani për të gjetur një partner të ri, asaj i duhet të shkojë të udhëtojë në qytetet të tjera. Ajo punon në një sallon bukurie dhe në kohën e saj të lirë ajo del dhe kërkon partnerë seksualë.

U vra apo u vetëvra Hamdi Sopa?

description
Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite, në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit.
Vritet në rrethana të dyshimta Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Kryeministri
Policia e Kosovës bëri të ditur se Hamdi Sopa, 59-vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese, në rrugën "Agim Ramadani", në lagjen Aktash, në Prishtinë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, ndërsa policia është duke e trajtuar këtë rast si vdekje e dyshimtë.
20130129-183743.jpg
"Ekipet përkatëse janë duke e trajtuar këtë si në rrethana të pasqaruara. Ka mundësi që personi të jetë rrëzuar nga katet e epërme të një ndërtese aty. Ka mundësi që ta ketë shtyrë dikush, ose ka mundësi që të jetë vetëvrasje", ka thënë për Telegrafin, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës. Zyra e Kryeministrit e konfirmon se personi i vdekur është Hamdi Sopa, duke u bazuar në deklaratën e policisë.

"Jemi të tmerruar nga ky lajm", tha Arianit Bytyqi, shef i Zyrës për Informim të Kryeministrisë, për Gazetën Jeta në Kosovë.

"Ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë", u shpreh Bytyçi.

Policia e ka kualifikuar rastin si "vdekje nën rrethana të dyshimta".

Slloba i Vogël Ivica Daciq është viktima e fundit e kamerës së fshehur në Serbi.


Slloba i Vogël Ivica Daciq është viktima e fundit e kamerës së fshehur në Serbi. Daciq, në fakt, po merrte pjesë në intervistë në njërën prej televizioneve lokale serbe, kur ai ra prehë e kamerës së fshehtë.

Gjithqka ishte realizuar në mënyrë perfekte për t'a zënë ngusht kryemnisitrin serb. Duke u përpjekur ta josh kryeministrin, prezantuesja gjatë intervistës hapi këmbët duke treguar pjesët intime të saj.


dacic








Daciq, asesi nuk mundi ti rezistoj provokimeve të saj, dhe po ashtu i humb cdo fjale. Prezantusja ishte pa te mbrenshme.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...