Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/02

Dr. Jakup Krasniqi: Sllavisti Oliver Jens Schmitt ka amnistuar të gjitha pushtetet që ishin në shërbim të politikave shfarosëse antishqiptare



Kohë më parë, po me këtë titull, reagova për disa të meta të librit të Oliver Jens Schmittit: “Kosova - histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, botim i kompanisë “Koha”, 2012. Reagimi kishte të bënte kryesisht për kapitullin e parë të librit. Duhet kuptuar që në fillimse qëllimi im, si njohës i historisë së popullit shqiptar, të shkruar edhe nga autorë të huaj, nuk ishte e as që është të bëhesha zëdhënës i anëve të mira të librit, se shkenca nuk e ka këtë qëllim (shkenca është debat dhe diskutim mes të barabartëve, gjithnjë me forcën e argumentit e jo përkatësisë së shkencëtarit-historianit, qoftë ai shqiptar, gjerman, zviceran, sllav apo grek, etj.), por të merresha në radhë të parë me konstatimet e paqëndrueshme të autorit dhe të tilla, fatkeqësisht, ka shumë në librin që kemi në shqyrtim. Ato nuk i bëjnë nder as autorit, as shkencës, as çështjeve ende të pazgjidhura objektivisht të supremacionit etnik e politik.
Unë, sigurisht që nuk jam një nga ata që mendojnë se Oliveri ua hoqi bishtin shqiptarëve, se njerëz të tillë as që kanë ekzistuar, por nëse është dikush ai që ua hoqi bishtin shqiptarëve në sytë e Evropës, ai është pikërisht Fan S. Noli, i cili në Konferencën e Paqes në fund të vitit 1920 i sqaroi bukur pretendimet sharlataneske pseudshkencore, të cilat në gjeostrategjitë e kohës shiteshin si sapuni për djathë. Pra për “bishtin”, nëse duhet falënderuar dikë, këtë meritë e ka populli shqiptar që ishte si gjithë të tjerët, dhe, Noli ynë si përfaqësues i denjë i tij. Edhe pse për atë fenomen, ndoshta as që ia ka vlejtur si dje, si sot të flitet, pasi ka qenë “zbulim” i një politike të dëshmuar të egër e raciste. Pastaj po të kishte ekzistuar bishti dhe po ta heqnin me “dashamirësi” të tjerët nuk do t’ia vlente edhe aq të shprehej, si mirësjellje, ndonjë falënderim.
Autori Oliver Schmitt, thuhet se është shkencëtar i mirë, historian i mirë dhe se ka shkruar libra të mirë dhe, njëri nga ta, është edhe libri në fjalë, ndaj sipas një logjike, kryesisht lavdëruese, autori sikur ka dhënë aksioma matematikore për historinë e Kosovës që nuk mund të ndryshohen, diskutohen apo përgenjeshtrohen! Analiza ime, si një diskutim dhe debat shkencor, nuk mohon kualitetet dhe as veprën e autorit, por disa teza, përfundime apo shkarje të autorit në librin e tij për Kosovën. Ndoshta autori nuk ka faj, pasi ka mundësi që disa informacione që i ka pasur, apo edhe vetë premisat prej nga është nisur, e kanë çuar autorin në disa përfundime të gabuara. Pasi autori niset nga qëllimi për t’i pajtuar dy gjëra të papajtueshme:
1. “konceptin serb të historisë për Kosovën” dhe
2. “imazhin shqiptar për Kosovën”.
Përse njërën e quan “koncept historik” e tjetrin “imazh”, është çështje e autorit, e shkollës së tij të formimit historik apo ndoshta, le ta themi pa ekuivok, edhe politik. Nuk ka më vështirë sesa të gjesh një mes të artë në mes “konceptit serb të historisë për Kosovën” dhe “imazhit shqiptar për Kosovën”. Sigurisht se është e pamundshme dhe aq më pak mund të jetë e përkryer një përpjekje e tillë. Ndoshta, edhe pala serbe ka shumë arsye të jetë falënderuese për ato përfundime të autorit. Unë nuk e vlerësoj si arritje angazhimin e autorit për të barazuar politikën serbe të shfarosjes për shqiptarët me përpjekjen e shqiptarëve për mbijetesë. Por, njëkohësisht e vlerësoj për shumë përfundime të qëndrueshme e të njohura për historinë e shqiptarëve, të cilën gjë ndoshta ne shqiptarët do ta kishim vështirë ta bënim.
Libri në fjalë, për njerëzit që e dinë se ç’është shkenca, nuk është krejt shkencë e as krejt i papajtueshëm me të dhënat shkencore. Ndoshta më shumë është një ligjëratë politike, siç e cilëson edhe vetë autori (për studentët serbë e shqiptarë), e ngritur mbi bazë të dijeve shkencore të përziera, sesa një libër i mirëfilltë shkencor, të shumtën mund të jetë një publicistikë shkencore. Në analizën time të dytë do të merrem kryesisht me kapitullin e dytë dhe më pas edhe me të tretin, gjithnjë duke ndjekur të njëjtën metodologji të punës si të kapitullit të parë si dhe duke i krahasuar vlerësimet e Schmittit me ato të autorëve tjerë të huaj, që kanë shkruar po për atë/ato periudhë/a.
Në faqen 141 të librit, në nëntitullin “Administrata serbe dhe malazeze e Kosovës (1912-1915)”, autori e fillon mirë duke na përkujtuar një proklamatë të mbretërisë serbe, e cila ishte në frymën e shumë planeve e projekteve nacionaliste serbe, por këtu nuk është problemi. Problemi është se në vazhdim, autori jep konstatime të gabueshme kur të gjitha politikat e qeverive serbe, nga viti 1912-1999 (ku e përmend edhe Arkanin), i shfajëson të gjitha (qeveritë serbe) dhe fajet ua ngarkon paramilitarëve serbë të të gjitha kohërave. Schmitt “arsyeton” kështu: “Serbia kishte vështirësi të mëdha (ia qan hallin kalorësit! - nënvizimi im, J.K.), të rekrutonte numër të mjaftueshëm të zyrtarëve të administratës, aq më tepër që puna në Kosovë, e cila ishte jopaqësore, konsiderohej si e rrezikshme”. Shkuarja në tokë të huaj Z. Schmitt gjithnjë e kudo është me rrezik dhe është mirë që është kështu! Kërkoj nga lexuesit që të jenë të vëmendshëm sesi autori i arsyeton dhe amniston politikën zyrtare serbe, duke ia hedhur të gjitha fajet nëntokës së Beogradit.
“Derisa zyrtarët e kualifikuar preferonin të rrinin në Serbinë Qendrore, në funksionet e larta në Kosovë u ngjitën shumë avanturierë, si dhe kriminelë nga nëntoka e Beogradit; paramilitarët frikësonin popullsinë. Kosova dhe Maqedonia e Vardarit, e cila po ashtu ishte pushtuar nga Serbia, qeverisesishin nga një shtresë zyrtarësh të korruptuar, ndërsa popullsia joserbe terrorizohej prej njësive të parregullta. Korrupsioni dhe keqmenaxhimi(sic! - J. K.) nga ana e administratës serbe në territoret e pushtuara morën përmasa groteske dhe bashkë me krimet e luftës ishin tallje ndaj pretendimit se në Kosovë po sillej civilizimi.” (Faqe 142).
Për autorin, krejt ajo që ndodhte gjatë viteve 1912-1999 e quante “yshtje të dhunës kundër joserbëve” (po aty). Bindja ime është se autori me këto konstatime është përpjekur t’i amnistojë regjimet e dy jugosllavive, politikat e tyre të dominimit e të shfarosjes se joserbëve (shqiptarëve, - J.K.) në Kosovë e në Maqedoninë Perëndimore. Me këtë Oliver Jens Schmitt ka amnistuar të gjitha pushtetet që ishin në shërbim të atyre politikave shfarosëse, si të qeverive, të gjykatave, të fesë, të ASHAS-së dhe të mediave serbe gjithë deri në ditët tona. Dhe kësaj unë nuk mund t’i them shkencë e as ta falënderoj autorin. Përse politikat qeveritare serbe e jugosllave “nuk mund” të gjenin administratorë të mirë, çka nuk ishte qëllimi i tyre dhe as kolonizatorë të mjaftueshëm për t’i dominuar shqiptarët në Kosovë e në Maqedoninë Perëndimore, nuk mund të mohohet qëllimi i tyre programor që as autorët serbë nuk e kanë mohuar asnjëherë deri më sot. As korrupsioni si fenomen nuk e kishte formën që ka sot, ndonëse ai nuk mungonte. Policia e tyre, kufitare e rrugore, edhe sot e gjithë ditën i plaçkisin udhëtarët shqiptarë kur kalojnë nëpër Serbi, pavarësisht faktit nëse kanë apo jo nënshtetësi zvicerane, gjermane, suedeze, shqiptare, madje edhe pashaporta serbe!
Në faqen 143 të librit autori jep një konstatim të gabuar kur thotë: “Pas vitit 1918 Serbia kërkoi çmimin për meritat e saj, ndërsa fuqitë e mëdha i konsideronin shqiptarët e Kosovës si grup armiqësor”. Më saktë do të ishte po të thuhej, Fuqitë e Mëdha fituese të Luftës së Parë Botërore. Por, edhe këtu ka një përparim, emri i shqiptarëve nuk shoqërohet me cilësorin musliman. Gjersa në faqen 145 jep një të dhënë krejt të gabuar kur thotë: “Në vitin 1918 serbët në Kosovë përbënin një të tretën e popullsisë”. Për të njëjtën gjë, Noel Malcolm në librin “Kosova - një histori e shkurtër”, në faqen 293 shkruan: “Gjorgje Kërstiqi, një zyrtar serb, duke paraqitur, më 1928, programin e kolonizimit si një ‘sukses’ të madh demografik, pohon: ndërsa, ‘ne’ ishim vetëm 24 për qind e popullsisë së Kosovës, më 1919, tashti numri ynë është shtuar në 38 për qind.” Pra, Z. Schmitt, cila është e vërteta?

Po ashtu, e konsideroj një pasaktësi jo të vogël të autorit Jens edhe kur thotë: “Pas vitit 1920 kaçakët sulmuan fshatrat serbe, por edhe shqiptarët, të cilët bashkëpunonin me autoritetet (e pushtetit - J.K). Pasojë e këtij konflikti ishte një polarizim enorm etnik”. Konsideroj që këtu ka shumë pasaktësi, duke qenë se kaçakët kanë zhvilluar luftime mbrojtëse dhe kryesisht kundër forcave policore e ushtarake serbe, gjithnjë në mbrojtje të familjes e të pasurisë familjare dhe sigurisht edhe për bashkimin me Shqipërinë, që ishte aspiratë e popullit shqiptar. Luftërat e shqiptarëve të Kosovës në asnjë kohë nuk kanë qenë kundër serbëve të Kosovës pasi ata gjithnjë ishin pakicë, por kundër politikave pushtuese, dëbuese e shfarosëse të Beogradit. Ndërsa për sa u përket bashkëpunëtorëve të armikut në atë kohë e as më vonë, as në Evropë nuk ka pasur ndonjë mirëkuptim që meriton vëmendje dhe se “sulmi mbi bashkëpunëtorët e autoriteteve” as që mund të konsiderohet specialitet i kaçakëve të Kosovës.
Për Lëvizjen Kaçake, Noel Malcolmi në librin e përmendur më lart, në faqën 289 shkruan: “Në një sulm të papritur në fshatin e tij (në Galicë, fjala është për Azem Bejtën, - J.K.), u vranë pothuajse të gjithë bashkëluftëtarët e tij, kurse Azem Bejta i plagosur rëndë, iku në një shpellë në male, por vdiq atje më 24 korrik.” Sulmi ishte bërë pas një marrëveshjeje armëpushimi mes pushtetit të Beogradit dhe Azem Bejtës, shkruan autori i përmendur. Si përfundim të luftës së kaçakëve, Noel Malcolmi konstaton: “Kaçakët arritën vetëm dy gjëra: së pari, ata bënë një demonstrim simbolik të faktit se shumica e shqiptarëve të Kosovës nuk e pranonte legjitimitetin e sundimit serb ose jugosllav dhe, së dyti, ata, në të vërtetë e penguan mjaft realizimin e programit të kolonizimit deri në atë shkallë saqë as kolonistët eventualë nuk kishin dëshirë që të shkonin në Kosovë, kurse shumë të tjerë u kthyen në shtëpitë e tyre” (faqe 290). I mbetet lexuesit t’i bëjë krahasimet mes këtyre dy autorëve të huaj, gjithsesi dashamirës ndaj shqiptarëve.
Oliver Jens Schmitti vazhdon të ketë një shpjegim të paqëndrueshëm edhe për sa i përket demonstratave të shqiptarëve të vitit 1968, për të cilat shkruan: “Pasi ishte lejuar përdorimi i flamurit shqiptar, në shumë qytete të Kosovës u zhvilluan demonstrata nacionale shqiptare, të cilat u shoqëruan me aksione të dhunshme” (faqe 180). Në atë kohë në shumë vende (qytete) të Evropës janë zhvilluar demonstrata, madje edhe në Beograd dhe sjelljet e demonstruesve kudo kanë qenë pothuajse të njëjta, por askund nuk është përdor dhunë nga pushtetmbajtësit si në Kosovë dhe kjo nuk është e paditur për shkencën apo edhe për politikën. Schmitti nuk ndalet shumë në kërkesat bosht të shqiptarëve e të cilat ishin: Kosova Republikë, kërkesa për Universitet dhe Kushtetutë, por për t’i devalvuar apo minimizuar ato demonstrime, si “mëkat” ua mvesh atyre brohoritjen për Enver Hoxhën, që edhe mund të këtë qenë një brohoritje sporodake dhe thuaja periferike në instancë të fundit meqenëse kërkesat ishin për avancimin e statusit politik të shqiptarëve në kuadër të Federatës Jugosllave dhe nuk ishin për bashkimin me Shqipërinë, ndonëse për ilegalen shqiptare, aspirata për bashkim nuk ishte e huaj.
E përmenda këtë fakt, se autori të njëjtën gjë do ta përsëritë për Demonstratat e vitit 1981, ku shkruan: “Dhjetëra e mijëra shqiptarë të Kosovës (dhe lehtë mund të thuhej: qindra mijëra! - J.K.) demonstruan pjesërisht dhunshëm, kërkuan statusin e Republikës për Kosovën dhe i brohoritën diktatorit shqiptar Enver Hoxha”. Për të njëjtën ngjarje Misha Glenny në librin e tij Historia e Ballkanit 1804-1999, në faqën 624, shkruan: “Ajo çka kërkonin kosovarët (lexo: shqiptarët, - J.K.), ishte barazia me kombësitë e tjera në Jugosllavi dhe lëvizja e tyre në thelb ishte një rilindje e çelur vonë, ata nuk kërkonin vetëvendosje për krahinën, por këmbëngulnin që Krahina Autonome Socialiste e Kosovës të bëhej republikë”. Ngjashëm, një vezhgues më i afërt i atyre ngjarjeve, gazetari Victor Meier në librin e tij “Fundi i Jugosllavisë, goditja në Kosovë” shkruan: “Por nga ana tjetër, protestuesit në Kosovë nuk shprehnin ndonjë simpati të madhe për regjimin e Enver Hoxhës; për ta, në plan të parë vinte çështja kombëtare” (faqe 52). Ndërsa, për kërkesat e shqiptarëve, N. Malcolmi thotë se ishin: “I duam shokët”, “Për kë punon Trepça”, “Kosova Republikë”, “Ne jemi shqiptarë - nuk jemi jugoslavë!”, “Duam të bashkohemi me Shqipërinë” dhe “Roftë Adem Demaçi” (faqe 348 - 349).
Ndoshta më larg se të gjithë, për demonstratat e vitit 1981 shkon Serge Metais, në librin “Historia e shqiptarëve - nga ilirët deri të pavarësia e Kosovës”. Ai konstaton: “Madje mund të thuhet se, më 1981, qendra e Lëvizjes Kombëtare shqiptare, ashtu si më 1878 apo si në pragun e pavarësisë së konfiskuar më 1912, nuk ishte në Tiranë dhe në Shqipërinë bregdetare, por pikërisht në Kosovë. Pikërisht andej po vinte kushtrimi i luftës për lirinë e shqiptarëve. Sigurisht, thotë ai, Tirana kishte dhënë ndihmesën e saj, por padashur” (faqe 347).
Por, të njëjtat ngjarje, Schmitti i vlerëson krejt ndryshe, derisa në faqen 233 shkruan: “Trazirat e vitit 1981 paraqesin fillimin e krizës politike dhe socioekonomike të Kosovës, e cila zgjati më shumë se një çerekshekull. Nxitësit dhe përkrahësit e trazirave janë bashkëpërgjegjës për ashpërsimin e gjendjes në vitet tetëdhjetë. Ata dëshironin të impononin dominimin shqiptar në Kosovë”. Për Victor Meierin “terrori i ushtruar kundër ‘nacionalistëve’ ishte i natyrës ofensive, që do të thotë se armiqtë e popullit jugosllav kërkoheshin në menyrë aktive, dhe aty ku nuk gjendeshin, krijoheshin” (faqe 56). Po i njëjti autor, duke folur për Memorandumin serb të ASHAS-së dhe për politikat e tij nacionaliste thotë: “Në dorën e një politikani të shkathët dhe brutal si Millosheviçi, memorandumi u shndërrua në veglën e përkryer të torturës etnike”. (faqe 84) Zhvillimet e mëvonshme që ndodhën në hapësirën e Federatës Jugosllave e konfirmojnë katërcipërisht konstatimin e Meierit.
E gjithë qasja e autorit, Oliver Jens Schmitt për ngjarjet e vitit 1981 është pothuajse në të njëjtit binar me qasjen e politikës historiografike serbe. Për shembull, ai në faqën 236 shkruan: “Pa dyshim shoqëria fshatare e Kosovës (çfarë ndarjeje u bën qytetarëve të Kosovës?! Sikur të ishte gjakovar i viteve të ’70-ta! - J.K), nuk mbeti e paprekur nga etnizimi. Sulmet kundër bujqve serbë dhe pronës së tyre u shtuan që nga vitet e shtatëdhjetë. Krahas shkaqeve ekonomike këto sulme hynë në mesin e shkaqeve të shpërnguljes. Po ashtu shumë serbë ishin të pakënaqur me dominimin politik të shqiptarëve të Kosovës dhe e ndienin veten të lënë pas dore”. Nuk e di si dhe pse vjen në përfundime të tilla një shkencëtar siç është Oliver Schmiti?! Po për këtë çështje, autori Raymond Detrez në librin “Kosova - një luftë e shtyrë”, shkruan: “Kuptohet që të gjitha këto ndodhnin në të vërtetë, por ishin ngjarje sporadike dhe nuk kishin një karakter sistematik”. (Faqe 73). Ndërsa për ndjenjën e pasigurisë autori do të thotë: “Ndjenja e pasigurisë si motiv emigrimi, ishte padyshim, më reale se vetë pasiguria”. (Po aty). Në faqen vijuese, autori për emigrimin, shkruan: “Së pari, emigrimi në masë nga fshati në qytet, ishte një fenomen që ndodhte në tërë Jugosllavinë. Serbët e Kosovës largoheshin për në Beograd. Së dyti, shumica e emigrantëve serbë nga ato troje në Kosovë, ku serbët përbënin shumicën ku edhe presioni shqiptar ishte minimal. Së treti, vetë shqiptarët në shifra relativisht të mëdha largoheshin për të njëjtat arsye nga Kosova”.
Sa i përket luftës për të drejtat e serbëve, autori me të drejtë thotë se “... ajo që kërkonin serbët, ishte ruajtja jo e të drejtave, por e privilegjeve të tyre të vjetra, me të cilët kosovarët (lexo shqiptarët, - J.K), “paguanin” autonominë e tyre”. (faqe 74). Ashtu siç po e paguajnë sot pavarësinë e Kosovës, duke i ruajtur privilegjet e jo të drejtat e tyre njerëzore e etnike. Ndërsa për dhunimet e grave e vajzave serbe që ishte një akuzë tjetër serbe në drejtim të shqiptarëve, historiani britanez, Noel Malcolm thotë: “E vetmja analizë serioze e kësaj çështje u bë nga një komitet i juristëve serbë dhe i ekspertëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, më 1990. Duke i analizuar të gjitha statistikat e dhunimeve dhe të përpjekjeve për dhunime të viteve ’80-të, ata konstatuan, së pari, se shpejtësia e këtij krimi ishte shumë më e ultë në Kosovë sesa në pjesët të tjera të Jugosllavisë; së dyti, ndërsa në Serbinë e ngushtë, mesatarja ishte 2.43 raste në vit në çdo 10.000 banorë, shifra për Kosovë ishte 0,96. Përos kësaj, ata konstatuan se në shumicën e rasteve në Kosovë (71%), sulmuesi dhe viktima ishin të po të njëjtit komb. Numri i përgjithshëm i rasteve, ku shqiptarët kishin bërë dhunime, ose ishin përpjekur të dhunonin femra serbe, ishte vetëm 31, gjatë tërë periudhës prej vitit 1982 deri më 1989; një mesatare nga më pak se 5 raste në vit”. (Faqe 353). Edhe për sa i përket natalitetit të shqiptarëve, qëndrimet e Oliver Schmittit nuk dallojnë shumë nga qëndrimi zyrtar i politikës serbe, i cili qëndrim ishte më shumë se përbuzës, por për atë nuk do të ndalem më shumë, pasi kjo periudhë, 1981-1990, ka dobësi të shumta ose thënë më se buti është e përmbysur me kokë poshtë.
Jam i bindur se sikur autori, historiani, studiuesi Oliver Jens Schmitt, të kishte shfletuar shtypin e vendeve gjermanfolëse të kohës (të Gjermanisë, të Austrisë e të Zvicrës), nuk do të vinte në këto përfundime joshkencore dhe të gabuara, qofshin edhe vetëm këto konstatime që u cekën në këtë analizë. Përpjekja për të mbajtur balanca në çdo gjë dhe me çdo kusht, nuk mund të mos çojë në përfundime e konstatime të gabuara. Ndërsa, krejt në fund, lexuesit ia kujtoj se për periudhën që kemi në shqyrtim, kam shkruar dy libra, dhe asnjë citim nuk solla këtu nga të dhënat e shtypit të kohës, i cili për “tezat” e Schmitit edhe nuk do të ishte fort i këndshëm. Kryesisht jam përqendruar, duke shkëputur vlerësime nga autorët e huaj, edhe për të mos u zgjatur, çfarë nuk ishte qëllimi im, edhe për të bindur Z. Schmitt se diçka nuk është në rregull me “shkencën balancuese” të tij...

--------------------------------

Jakup Krasniqi, lindi më 01.01.1951 në Negrovc të Drenasit, është politikan shqiptar, ish zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Studimet i mbaroi në Prishtinë në Fakultetin Filozofik dega Histori. Më pas i kushtohet punës si pedagog dhe krahas saj fillon veprimtarinë politike në ilegalitet. Në vitet 1981 deri më 1991 burgoset për arsye politike nga pushtuesi serb.

Ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës. Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës. Pas zgjedhjeve të para në Kosovën e çliruar ministër për shërbimet publike.

Në zgjedhjet e lira pas pushtimit më 1992-1998 deputet në parlamentin e Kosovës. Tani është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në parlamentin e Kosovës dhe anëtar i Grupi politik strategjik për negociata. Në seancën e parlamentit të ri të Kosovës më 9 janar 2008, dalë nga votimet e 17 nëntorit 2007, Jakup Krasniqi zgjidhet Kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake

1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat; 1976–1977,

 Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas;

1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj;

 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas;

 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas;

 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);

1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë;

1999–Janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim;

2001-Deputet në Legjislaturën e Parë;

 Mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës;

 Tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II;

 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës;

Nëntor 2007 deputet, mandati III;

Janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves;

1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës;

 1981–1991 I burgosur politik;

1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas;

1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës; 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK;

 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, Nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.

Libra

Kthesa e madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2006. ISBN 978-9951-08-059-6
"Kosova i a historical context"; Shtëpia Botuese "Eeuroprinty", 128 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-05-109-X
"Një luftë ndryshe për Kosovën"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 224 faqe, Prishtinë 2007; ISBN 978-9951-08-092-2
"Pavarësia si kompromis"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-116-6
"Kosova në kontekst historik"; Botim i dytë i plotësuar. Shtëpia Botuese "Buzuku", 208 faqe, Prishtinë 2010; ISBN 978-9951-08-115-0
"Lëvizja për Republikën e Kosovës 1981-1991 sipas shtypit shqiptar"; Shtëpia Botuese "Buzuku", 320 faqe, Prishtinë 2011; ISBN 978-9951-08-140-5
Guxo ta duash lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
Pranvera e lirisë ‘81, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.
Flijimi për lirinë, Shtëpia botuese: "Buzuku". Viti i botimit 2011.

Floripress

Reforma e Gjyqësorit me Sfida dhe Pasiguri



nga  Petrit Kryeziu

Sistemi gjyqësor po përgatitet t’ia nis punës në vitin e ri me një organizim krejt tjetër, sfidat e zbatimit të së cilit pritet ta çojnë KGjK-në edhe në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari tetë-ditor i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albert Zogaj, thotë se do ta dërgojë rastin në kushtetuese sapo të marrë vendimin. Me këtë reformë, shuhen gjyqtarët porotë ndërsa forcohet gjykata supreme. Gjyqtarët shprehen se po hyhet në një reformë për të cilën nuk janë të sigurtë se si do të rrjedh.

Fillimi i janarit të vitit 2013 do të shënojë fillimin e reformimit të sistemit gjyqësor në Kosovë. 

Ligji për gjykatat, që është botuar në gazetën zyrtare më 24 gusht 2010, ka paraparë ndryshime të strukturës organizative të gjykatave. Me të parashihet që disa nga nenet që kanë të bëjnë me ristrukturim, të hyjnë në fuqi më 1 janar 2013.

Të gjitha gjykatat për kundërvajtje, ato komunale dhe të qarkut do të bashkohen në një të vetme - në gjykatën themelore. Do të ketë vetëm një gjykatë të Apelit dhe një gjykatë Supreme, që të dyja me seli në Prishtinë.

Deri më tash për kundërvajtje në trafik ka qenë kompetente gjykata komunale për kundërvajtje, për kontestet pronësore dhe për veprat tjera penale dënueshmëria e të cilave arrin deri në pesë vite burgim kompetente ka qenë gjykata komunale, ndërsa për shkurorëzime dhe vepra të rënda si tortura, rrëmbimi, dhunimi, krimi i organizuar e deri te veprat penale të vrasjeve të rënda, dënueshmëria e të cilave arrin deri në 40 vite burgim, kompetente ka qenë gjykata e qarkut. 

Tani e tutje, për të gjitha këto lëndë kompetente do të jetë gjykata themelore, njëherit si gjykatë e shkallës së parë.

Do të jenë gjithsej 7 gjykata themelore. Gjykata Themlore në Prishtinë, që do të përfshijë territorin e komunës së Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës, Gllogovcit dhe Graçanicës. Gjykata Themelore e Prizrenit, përfshinë territorin e komunës së Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës. Gjykata Themelore e Pejës, përfshin Pejën, Deçanin, Junikun, Istogun dhe Klinën. Gjykata Themelore e Gjilanit, territorin e komunës së Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Ranillugut, Parteshit, Vitisë, Kllokotit dhe Vërbocit. Gjykata Themelore e Mitrovicës, territorin e komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skënderajit dhe Vushtrrisë.

Do të ketë edhe dy gjykata tjera themelore - ajo e Gjakovës që do të përfshijë territorin e komunës së Gjakovës, Malishevës dhe Rahovecit, si dhe gjykata themelore e Ferizajit, për territorin e komunës së Ferizajit, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit.

Të gjitha këto gjykata themelore, do të kenë nga tri departamente: Departamentin e krimeve të rënda, departamentin e përgjithshëm dhe departamentin për të mitur. Përjashtim bën gjykata themelore e Prishtinës, e cila përveç këtyre tri departamenteve, do të ketë edhe departamentet për çështje administrative dhe atë për çështje ekonomike, që do të jenë kompetencë ekskluzive vetëm e saj. Deri më tash rastet e këtyre fushave janë gjykuar në gjykatën supreme të Kosovës.

Gjykata e Apelit, do të jetë gjykatë e shkallës së dytë, me jurisdiksion territorial në gjithë Republikën e Kosovës. Selia e Gjykatës së Apelit do të jetë në Prishtinë.

Ndërsa Gjykata Supreme, që njëherësh është instanca më e lartë gjyqësore në Kosovë dhe ka jurisdikcion në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, do të jetë po ashtu me seli në Prishtinë.

Sfidat e reformimit të sistemit gjyqësor

Sfidë kryesore e këtij reformimi pritet të jetë mungesa e objekteve adekuate për gjykata. 

Hulumtimi ynë tregon se në Kosovë janë 33 objekte të gjykatave nga të cilat tri janë me qira. Ndërsa hapësira e tërësishme e të gjitha gjykatave në vend është 31,500 metra katrorë.

Deri më tash gjykatat janë përballur me mungesë të sallave të gjykimit, mungesë të zyrave për gjykatës dhe personelin tjetër të gjykatës, mungesë të dhomave të veçanta për dëshmitarë të mbrojtur, mungesë të hapësirave për publik, mungesë të hapësirave për qëndrimin e të burgosurve, mungesë të hapësirës në zyrat për menaxhimin e lëndëve e shumë të tjera. 

Drejtuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, thotë se këto mungesa krijojnë vështirësi duke nisur që nga Prishtina. “Mirëpo nga fundi i vitit 2013, shpresojmë që do të rregullohet kjo gjendje, ngase atëherë do të ndërtohet pallati i drejtësisë”.
 
Enver Peci, KGjK 

Sfidë tjetër do të jetë edhe transferi i gjykatësve, regjistrat e rinj, si dhe themelimi i degëve të reja të gjykatave themelore, siç është ajo në Gjakovë dhe Ferizaj.

Peci tha se në disa gjykata është dashur të bëhet edhe transferi i gjykatësve nga një gjykatë në tjetër. “Kjo është bërë për shkak se kemi mungesë të kuadrove profesionale, për departamentet e specializuara, sidomos në atë të krimeve të rënda”. 

“Problemet më të mëdha kanë qenë me gjykatat e reja të Gjakovës dhe Ferizajt”, shtoi ai.

Largohen porotët 

Risi e këtij reformimi të sistemit gjyqësor do të jetë largimi i gjyqtarëve laikë, që ndryshe quhen porotë. 

Kjo, sipas Pecit të KGjK-së, është bërë për shkak të gjykimeve më profesionale dhe po ashtu për faktin se “dobia e këtyre gjyqtarëve ka qenë shumë e vogël”.

Njëra nga gjetjet e raporteve të BIRN-it, pothuajse në çdo vit, ka qenë edhe mosangazhimi dhe pasiviteti i  porotëve. 

Nuk kanë qenë të rralla rastet, kur këta porotë, shumica prej tyre në moshë tejet të shtyrë, përveç që kanë qenë shumë pasivë, madje edhe kanë fjetur gjatë shqyrtimeve gjyqësore. 

Kjo siç duket ka bërë që për të njëjtit mos të ketë vend në sistemin gjyqësor që nga janari i vitit 2013.

Supremja më e fortë

Reformimi i sistemit gjyqësor ka lënë vend të veçantë për gjykatën supreme. 

Kryetari i kësaj gjykate, Fejzullah Hasani, tha se supremja nga q janari, do të jetë tamam e tillw. 

“Gjykata Supreme do ta luaj tamam rolin e gjykatës supreme, ashtu siç e kanë të gjitha vendet e botës, sepse ne deri tani kemi qenë një lloj përzierje - kemi pas jurisdikcion fillestar, sepse kemi qenë edhe si gjykatë komunale, sepse kemi gjykuar edhe çështjet administrative, kemi qenë gjykatë e apelit në raport me gjykatat e qarkut edhe kemi qenë gjykatë supreme në raport me mjetet e jashtëzakonshme juridike”, tha Hasani.
 
Fejzullah Hasani, Gjykata Supreme 

“Mirëpo, po hyjmë në një reformë që nuk jemi shumë të sigurt se si do të rrjedhë”, tërhoqi vërejtjen ai. 

Nga 1 janari, gjykata supreme do të ketë rolin e gjykatës për kontrollimin e mjeteve të jashtëzakonshme juridike, do të bëjë monitorimin e gjykatave, marrjen qëndrimeve dhe mendimeve juridike dhe më së tepërmi rolin e monitorimit të punës së gjykatave të nivelit të instancave më të ulëta.

Për herë të parë në Kosovë

Gjykata e Apelit do të jetë gjykatë e shkallës së dytë dhe si e tillë do të mbikëqyrë punën e gjykatave themelore. 

Po ashtu ajo do të vendosë edhe në shkallë të tretë, sipas ankesës që është e lejuar me ligj dhe për konfliktin e jurisdiksionit ndërmjet gjykatave themelore. 

Kryetar i kësaj gjykate është emëruar z.Sali Mekaj, kryetari aktual i gjykatës së Qarkut në Pejë.

“Gjykata e apelit, është një institucion i ri në Kosovë, e themeluar në bazë të ligjit mbi gjykatat. Është themeluar si gjykatë e shkallës së dytë dhe do të vendosë për të gjitha ankesat e shkallës së parë, që në këtë rast janë gjykatat themelore”, tha z.Mekaj.
 
Sali Mekaj, Gjykata e Apelit 

Ndërsa për sa i përket kompetencës së kësaj gjykate që të vendosë edhe në shkallë të tretë, z.Mekaj thotë se kjo do të ndryshohet me ligj, ngase mund të ketë konflikt. “Kjo duhet të ndryshohet me ligj dhe për shkallë të tretë do të vendosë gjykata supreme, ngase nuk është në rregull që për të njëjtën çështje të vendosë e njëjta gjykatë në dy shkallë. Ndoshta është një dispozitë kalimtare që së shpejti do të ndryshohet”.

KGjK do të përballet me Kushtetuesen

Parregullsi u hasen qysh në fillim të këtij reformimi.

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar kundër vendimit për emërimin e kryetarit të gjykatës themelore në Prishtinë.

“Shkeljet ligjore janë bërë dhe ne kemi reaguar për to, për shkak se është zgjedhur kryetar i gjykatës më të madhe në vend një kandidat i cili akoma ka mandatin fillestar”, thotë Betim Musliu, i IKD-së. 

“Kandidati aktual i ka përmbushur vetëm dy vite përvojë pune dhe tek pas dy viteve do të vlerësohet mandati i tij - nëse do të emërohet me mandat të përhershëm”, tha ai.
 
Betim Musliu, IKD 

Albert Zogaj u emërua kryetar i gjykatës themelore të Prishtinës më 22 nëntor, mirëpo kësaj pozite pati fatin t’i gëzohej vetëm tetë ditë, pasi që më 30 nëntor KGjK revokoi vendimin e emërimit të Albert Zogaj, për kryetar të gjykatës themelore në Prishtinë.

Madje, dy ditë pas emërimit të tij, në konferencën e dytë vjetore për gjyqësorin, ku të pranishëm ishin të gjithë gjykatësit e gjykatave të Kosovës, Albert Zogaj, mbajti fjalim në emër të kryetarit të gjykatës themelore të Prishtinës.

Revokimi i vendimit për emërimin e gjykatësit Albert Zogaj, për kryetar të gjykatës themelore në Prishtinë, ndodhi për shkak të kundërshtimit që bëri në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, kundërkandidati i tij, Hamdi Ibrahimi, aktualisht kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Ndër të tjera, në kundërshtimin katër faqesh të Ibrahimit, thuhet: “KGjK nuk ka pasur të drejtë fare ta marrë në konsideratë për votim kandidaturën e një gjyqtari të propozuar për kryetar, kur ai nuk i plotësonte kushtet e përcaktuara me aktin më të lartë juridik të vendit- Kushtetutën, nuk i plotësonte kushtet e përcaktuara me ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, nuk i plotësonte kushtet e përcaktuara me ligjin për gjykatat e Kosovës dhe nuk i plotësonte kushtet sipas udhëzimit të aprovuar nga KGjK, për emërimin e kryetarëve të gjykatave në Kosovë”.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, më 30 nëntor, revokoi vendimin për emërimin e kryetarit të gjykatës themelore në Prishtinë, ndërsa për kandidatin e ardhshëm e la të vendoset më 10 dhjetor.
 
Albert Zogaj 


Albert Zogaj thotë se KGjK ka bërë shkelje duke e revokuar vendimin të cilin vetë e ka nxjerrë më parë. “Akoma nuk e kam marrë vendimin për revokimin tim, nga pozita e kryetarit të gjykatës themelore në Prishtinë. Me të marrë këtë vendim, rastin do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese”,  tha gjykatësi Albert Zogaj.

Reformimet edhe në sistemin prokurorial
Përveç gjykatave, ky reformim do të ndodhë edhe në Prokuroritë e Kosovës.

Deri më tash, ekzistonin prokuroria komunale, e qarkut, prokuroria speciale dhe prokuroria e shtetit.

Nga një janari prokuroritë do të kenë këtë strukturë organizative: Zyra e Prokurorit të shtetit, e cila është instanca më e lartë e prokurorive, pastaj do të jenë degët e prokurorisë special të Kosovës dhe prokurorisë së Apelit. Në kuadër të kësaj të fundit do të jenë edhe dy departamente, ai për krime të rënda dhe departamenti për krime të përgjithshme.
Do të ketë shtatë prokurori Themelore: në Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj, secila nga këto prokurori, do të ketë nga tri departamente: Departamentin për krime të rënda, ai për krime të përgjithshme dhe departamenti për të mitur.

Shkelzen Maliqi, nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, thotë se prokuroritë do të jenë të gatshme në fillim të janarit që të fillojnë me këtë reformim. “Përveç mungesës së stafit, nuk konsideroj që kemi sfidë tjetër të madhe. Jemi duke bërë të gjitha përgatitjet për të filluar në janar me strukturë të re organizative dhe kjo është e mirëseardhur për ne”.
 
Shkëlzen Maliqi, Këshilli Prokurorial i Kosovës

Nga Flori Bruqi:Ke po e pengon Fatmir Limaj?




Kush është Fatmir Limaj

Fatmir Limaj lindi më 4 shkurt të vitit 1971 në Kosovë, është politikan me diplomë juristi, ish- luftëtar i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës, ish- Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit. Jeton në Prishtinë dhe ka 4 fëmijë. Në qeverinë e re të Thaçit pas zgjedhjeve, për shkak të ndërhyrjes së të huajve, ai nuk u lejua të merrte pjesë në qeveri për shkak të akuzave për korrupsion. Pas perfundimit te luftes, Fatmir Limaj u shpall si nenkryetar i PDK-së, shef i grupit parlamentar te PDK-së dhe zv.ministër i mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme.

Pas trimufit në Hagë, ai i'u rikthye sërish jetës politike si nënkryetar i PDK-së. Në zgjedhjet e vitit 2007 ku PDK-ja fitoi, Fatmir Limaj ishte njeriu i dytë më i votuar në Kosovë pas Hashim Thaçit dhe u zgjodh ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosoves.

Lirimi i gjenralit Fatmir Limajt në 2005

Fatmir Limaj dhe Isak Musliu, u liruan nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës në nëntor të vitit 2005.




Ajo i shpalli ata të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria e kësaj gjykate. Kur në 1 nëntor ata mbrritën pasdite vonë në Prishtinë, u pritën nga mijëra qytetarë që brohorisnin emrin e Fatmir Limajt.



Turma i ka shoqëruar që nga aeroporti i Prishtinës, duke shprehur kënaqësinë për ata që qytetarët e Kosovës e kanë konsideruar triumf të drejtësisë.

"Populli i Kosovës na besoi se jemi të pafajshëm, këtë e vërtetoi edhe drejtësia ndërkombëtare", u shpreh Fatmir Limaj, duke theksuar se liria e tij dhe e Isak Musliut është fitore e popullit të Kosovës.




 Autoritetet më të larta vendore të Kosovë, partitë politike dhe qytetarët e Kosovës, përshëndetën asokohe vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës për shpalljen të pafajshëm dhe lirimin e Fatmir Limajt dhe Isak Musliut, ndërsa serbët e Kosovës shprehën pakënaqësinë e tyre për këtë vendim. Limaj, Musliu dhe Balaj kaluan 33 muaj në qendrën e paraburgimit të Sheveningenit në Hagë.


Më 30 mars 2012 , gjykata liroi 6 të pandehurit në rastin Klecka: Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shaba, Shaban Shala, Arben Krasniqi, dhe Besim Shurdhaj.

Dhjetë ish luftëtarët e UCK-së ishin paditur për dyshime për kryerjen e krimeve të luftës kundër serbëve në qendrën e burgimit Klecka në vitin 1999, gjatë konfliktit në Kosovë.

Sipas aktpadisë, Behlul Limaj dhe nëntë të pandehurit e tjerë patën “dhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të paspecifikuar të civilëve serbë dhe shqiptarë dhe të burgosurve të luftës serbë të mbajtur në një qendër burgimi në fshatin Klecka”.

Të burgosurit janë mbajtur në “kushte cnjerëzore, të cilët përfshin mbajtjen e të burgosurve të lidhur me zinxhirë, në të ftohtë dhe të uritur, në kushte jo të shëndetshme dhe rrahje të shpeshta”, lexonte aktpadia.

Pothuajse të gjitha akuzat ishin të bazuara në dëshminë e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X, i cili u vetvra shtatorin e kaluar në Gjermani, para se të fillonte gjyqi.

Zogaj ishte  burgu në burgun Klecka dhe ditari i tij për ngjarjet atje ishte kyc për rastin e prokurorisë. Sidoqoftë, më 21 mars, gjykata vendosi se dëshmia dhe ditaret e tij ishin të papranueshme.

Limaj, zëvendëskryetari i Partisë Demokratke e Kosovës, është përballur më parë me gjyqin për krime lufte në Gjyktën Ndërkombëtare për Krime në ish Jugosllavi, ICTY.

U akuzua, bashkë me Isak Musliun, dhe Haradin Balën, se ka kryer krime lufte kundër serbëve dhe shqiptarëve të dyshuar se kanë bashkëpunuar me Serbinë gjatë luftës në Kosovë.

Në nëntor të vitit 2005, ICTY e liroi dhe u kthye në shtëpi me një mirëseardhje prej heroi, me festime në rrugët e kryeqytetit, Prishtinë.







Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, u shpall  2.5.2012 i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte. Trupi gjykues i drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin ligjit, e shpalli atë të pafajshëm bashkë me tre ish bashkëluftëtarë të tij, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.

Pak pas lirimit, zoti Limaj shprehu besimin se, siç tha, “përfundimisht për të gjithë ata të cilët kanë pasur, fatkeqësisht dilema deri më tani, edhe pas 12 vjetëve, se dita e sotme dhe ky vendim tregon edhe një herë qartë që lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë dhe e pastër”.
Kosovë, urdhër-arresti për Fatmir Limajn
Në verën e vitit të kaluar, zoti Limaj dhe nëntë pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, që, siç thuhet, supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të atij viti, në një qendër të improvizuar paraburgimi nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila ndodhej në fshatin Kleçkë në Kosovën qendrore.

Më 30 mars të këtij viti, gjashtë nga të akuzuarit u shpallën të pafajshëm, ndërsa gjykata vendosi që procesi gjyqësor për krime lufte kundër deputetit Fatmir Limaj dhe tre bashkëluftëtarëve të tij të vazhdojë, meqë siç ishte thënë, për shkak të përgjegjësive komanduese gjatë luftës, duhet të shqyrtohen disa dyshime që kanë të bëjnë me veprimet e tyre.

Prokurori i çështjes, kishte refuzuar ndërkohë kërkesën e trupit gjykues për ndryshimin ne aktakuzës dhe sot procesi u shpall i mbyllur me pafajësinë e të akuzuarve.

Akuza, e cila u hodh poshtë nga trupi gjykues, mbështetej kryesisht mbi dëshmitë e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare, Agim Zogaj, i cili qe bërë i njohur si dëshmitari X, deri në muajin shtator të vitit të kaluar, kur kreu vetëvrasje në Gjermani. Ai ishte dërguar atje nga autoritetet e EULEX-it, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur. Ai për një kohë kishte mbajtur ditar ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë. Më 21 mars të këtij viti, pohimet e dëshmitarit u shpallën të papranueshme nga gjykata.

Kjo është hera e dytë që Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm nën akuzat për krime lufte. Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant Çeliku, i cili në shkurt të vitit 2003 qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.

.


Policia e EULEX'it në Kosovë ka lëshuar një fletarresti për Fatmir Limajn, nën dyshimin për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë. Gjatë luftës, Limaj ka drejtuar Brigadën "Kumanova". Ai, nën dyshimet për krime lufte, ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm.

Është arrestuar edhe komandanti rajonal i policisë në Prizren. Shtypi kosovar njoftoi se "edhe Komandanti i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, është në mesin e të arrestuarve nga EULEX-i, si të dyshuar për krime lufte".

Të arrestuar të tjerë, sipas këtyre burimeve, janë edhe Refki Mazreku, i njohur me nofkën Van Dami; Naser Krasniqi, Behlul Limaj, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj dhe Osman Hoxha.

Nëpërmjet një komunikate është njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. Hetimet ndërkaq, janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës. EULEX-i nuk jep detaje për numrin e të arrestuarve, mendohet se do ketë arrestime të reja.. Ndërkohë agjencia Kosovapress shkruan se urdhër-arresti është lëshuar për 11 ushtarë të brigadës 121 - "Kumanova", të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

EULEX-i bëri të ditur është ngritur aktakuzë kundër deputetit Fatmir Limaj dhe gjashtë të tjerëve, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion. Akuzat u ngritën më shumë se dy vjet pasi që EULEX-i bastisi Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit që drejtohej nga zoti Limaj.

Salustro i akuzon ata me akuza për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë në vitin 1999 në një burg të UÇK-së. Njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën e luftës “Çeliku”, akuzohet se ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë të paraburgosur në një kamp në fshatin Kleçkë.



Limaj do të gjykohet bazuar në dëshmitë e Agim Zogajt i cili u gjet i vdekur në shtator në Gjermani ku u tha se kishte bërë vetëvrasje. Ai u ka dhënë dëshmi prokurorëve për krime. U ka dorëzuar edhe ditarë me shënime për të burgosurit, vrasjet e disa prej tyre e detaje tjera.
Limaj në vitin 2005 ishte shpallur i pafajshëm në Hagë për krime lufte. Pritet se çfarë do të ndodh në këtë rast.

UP NË FUND TË PUSIT...


Është shënuar fillimi i studimeve të doktoratës në katër fakultete të Universitetit të Prishtinës. Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi ka thënë se nga stafi i pedagogëve që do të ofrojë ligjërata do të kërkohet që të jenë maksimalisht të përgjegjshëm, koherentë dhe kreativë në kryerjen e detyrave të tyre, njofton KTV.

Sipas Gashit, ata në këtë program duhet të demonstrojnë përgatitjen e tyre maksimale profesionale, qasjen bashkëpunuese me të gjithë.

Ndërkaq, ministri i Arsimit, Ramë Buja ka thënë se është bërë një punë e mirë dhe këta kandidatë duhet vetëm të punojnë dhe ta shfrytëzojnë mundësinë që iu është ofruar.

Studimet e doktoratës do të fillojnë me 113 kandidatë. Fakultetet në të cilat do të fillojnë studimet në këtë nivel studimor janë Fakulteti Juridik (me drejtimet E Drejta Kushtetuese, E Drejta Civile, E Drejta Penale, e Drejta Financiare dhe E Drejta Ndërkombëtare), në Fakultetin Ekonomik (Departamenti BFK, Departamenti i Menaxhmentit, Departamenti i Marketingut dhe Departamenti Ekomik), në Fakultetin Filozofik doktoratura do të fillojë me studimet në Departamentin e Historisë, si dhe në Fakultetin e Mjekësisë në programin Biomjekësi Eksperimentale.

2013/02/01

Akademikut Rexhep Qosja i është \'refuzuar\' titulli ‘Qytetar Nderi’ në Tropojë


Akademikut Rexhep Qosja i është \'refuzuar\' titulli ‘Qytetar Nderi’ në Tropojë, edhe pse për këtë vlerësim ishin marrë më herët dy vendime zyrtare.‘Gazeta Shqiptare’ disponon dy shkresa që hedhin dritë mbi ngjarjen e ndodhur në Komunën Tropojë të qytetit verior. Pasi këshilli i komunës, me shumicë votash kishte arritur t'i akordonte akademikut të njohur titullin, ka qenë kryetari Ram Kortoçi, ai që e ka bllokuar atë. Dy shkresat që po botojmë, tregojnë, njëra vendimin e marrë për të vlerësuar profesorin e njohur dhe tjetra anulimin e të parit. Po çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Me propozim të një grupi këshilltarësh, Komuna Tropojë, me vendimin nr.70, datë 7.11.2012 kishte vendosur t'i akordojë akademikut Rexhep Qosja titullin: "Qytetar Nderi", si studiues i përkushtuar, shkrimtar me veprimtari të pasur kulturore e atdhetare dhe veprimtar i njohur i çështjes kombëtare. Nga 9 këshilltarë të pranishëm, vendimi u mor me pesë vota pro e katër kundër dhe motivacioni ishte:

‘Figurë komplekse dhe intelektuale e kombit shqiptar, arkitekt i bashkimit kombëtar, shkrimtar i njohur dhe njëri prej përfaqësuesve më në zë të mendimit filozofik shqiptar’.

I njëjti vendim ishte marrë edhe më herët, por qe anuluar sepse bashkë me profesorin, titulli i qe propozuar e qe miratuar edhe për dy emra të tjerë. Fakti që vlerësimi u dha për tre veta njëkohësisht, u përdor si justifikim për ta bërë atë të pavlefshëm. Ndërsa pas vendimit të dytë, ka qenë vetë kryetari i Komunës Tropojë-Fshat, ai që përmes shkrese që mban datën 8.11.2012 e refuzon vendimin e këshillit.

Në letrën që mban firmën e vulën e tij, Ram Kortoçi e kthen për shqyrtim vendimin e mësipërm. Një ndër arsyet e refuzimit që ai përdor është fakti se sipas tij, ‘Për marrjen e një titulli të tillë duhet që personi i propozuar të ketë dhënë një kontribut ku të ketë përfituar komuniteti i kësaj komune dhe për këtë arsye personi në fjalë nuk e plotëson këtë kriter’.

Në këtë mënyrë, ai lë të kuptohet se Qosja nuk ka kontribut për këtë komunë, paçka se motivacioni i thënë më herët tregon kontribute të jashtëzakonshme të akademikut.

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit i Zi. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci.


Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.
Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.



Tituj të veprave



Episode letrare - (1967)
Dialog me shkrimtarë - (1968)
Antologjia e lirikës shqipe - (1970)
Kontinuitete - (1972)
Asdreni - jeta dhe vepra - (1972)
Panteoni i rralluar - (1973)
Vdekja më vjen prej syve të tillë - (1974)
Shkrimtarë dhe periudha - (1975)
Anatomia e kulturës - (1976)
Mite të zhveshura - (1978)
Prej tipologjisë deri te periodizimi - (1979)
Morfologjia e një fushate - (1980)
Nocione të reja albanologjike - (1983)
Historia e letërsisë shqipe I - (1984)
Historia e letërsisë shqipe II - (1984)
Antologjia historike e letërsisë shqipe - (1985)
Historia e letërsisë shqipe III - (1986)
Porosia e madhe - (1986)
Populli i ndaluar - (1990)
Strategjia e bashkimit kombëtar - (1992)
Çështja shqiptare: Historia dhe politika - (1994)
Ligjërime paravajtëse - (1996)
Fjalor demokratik - (1997)
Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën - (1999)
Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, (2001)
I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, (2002)
Realiteti i shpërfillur (Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar) - (2006)
Rilindja e dytë
Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne - 2007
Nata është dita jonë, - 2007

Etj.

Botimi i librit nga Ismail Kadare në vitin 2006 "Identiteti europian i shqiptarëve - sprovë" 1 ishte një ringjallje e një polemnike në mes të Qosjes dhe Kadares. Kështu ndërsa Kadare e vlerëson identitin shqiptar si perendimor, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur" 2, e vlerëson atë si një përzierje të identitetit perendimor dhe lindor, të krishterë dhe mysliman.

Flori Bruqi

Nuk ka radikalizëm të shqiptarëve


Protestat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk bën që të etiketohen si tendencë për radikalizmin e situatës, ka vlerësuar kreu komunal i Bujanocit, Nagip Arifi. Ai thotë se shqiptarët duan të dëshmojnë se janë të vendosur për të realizuar të drejtat e tyre legjitime.

“Edhe gjatë protestës është kërkuar heqja e përmendores së policëve serbë në fshatin Luçan të Bujanocit dhe rivendosja e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë”, ka thënë Arifi për Telegrafin.

Kreu i Komunës së Bujanocit ka deklaruar se në takimin që kanë pasur me emisarin e OSBE-së, Knut Vollebaek, i kanë kërkuar që t’i bëhet më shumë presion Serbisë për t’i realizuar të drejtat e shqiptarëve në rajon.

Sot, mijëra qytetarë në Bujanoc kanë marrë pjesë në protestën me moton “Së bashku kundër lapidarit të xhandarmërisë serbe në Luçan”.

Ndërkohë, administrata lokale e Komunës së Preshevës ka paraqitur kërkesë për legalizimin e lapidarit të UÇPMB-së, të hequr më parë nga Qeveria e Serbisë.

Polici i vetëvrarë Ismail Gërbeshi hetohet për vrasjen e Xhemajl Mustafës?!


Polici i vetëvrarë hetohej për vrasjen e Xhemajl Mustafës?!
Familjarët e Ismail Gërbeshit, policit që më 20 janar bëri vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tetë i banesë së tij, i kanë dërguar një kërkesë EULEX-it për të marrë përgjigje nëse ai ishte i hetuar rreth rastit të vrasjes së Xhemajl Mustafës.
Këtë kërkesë familjarët e Gërbeshit e kanë bërë pas qarkullimit të fjalëve se ai mund të jetë duke u hetuar si pjesëmarrës në vrasjen e veprimtarit të LDK-së, Xhemajl Mustafa.
Ibrahim Gërbeshi, djali i agjës së Ismailit, ka mohuar që ia të ketë pasur lidhje me vrasjen e Xhemajl Mustafës, raporton ktv.
Deri më tash familja Gërbeshi nuk ka marrë asnjë përgjigje nga EULEX-i.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...