Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/23

AZEM HAJDARI, LEGJENDE I GJALLE, LEGJENDE I VDEKUR




 AGIM DOÇI

Te ulesh para letres se bardhe e te shkruash per Azem Shpend Hajdarin Heroin e Demokracise Shqiptare, eshte teper e veshtire. Jo ngase jeta e tij 35 vjecare eshte e mbushur plot, si personazhet e legjendave, por sepse Azemin e duan te gjithe shqiptaret padallim. Ndokush me te drejte mund te shprehet: sa pak, teper pak, po shkruani, per ate trim atdhetar. Keni te drejte! Por ne kujtesen kombetare, Azem Hajdari, do jetoje gjithmone. Azemi ishte nje mjeshter i madh i fitimit te zemrave te njerezve te thjeshte. Entuziazmi i njerezve nga jugu ne veri, ne ato kohe te trazuara e te permbysjeve te medha, sapo merrnin vesh se ka mberritur Azem Hajdari, mbushnin sheshet, rruget duke brohoritur "Azem! Azem! Ti je bota!"


Azem Hajdari do te mbahet mend si i vetmi politikan shqiptar, qe e donte aq shume Kosoven, derisa flijoi jeten e vet. Ishte mik personal i burrit te madh Ibrahim Rugova.
Azemi do mbetet, setoku me studentet e tjere te dhjetorit '90-te, si varrmihes i diktatures. Mesazhet e tij, sa origjinale, aq dhe atdhedashese, do rrezatojne perhere tek cdo njeri, qe e meriton emrin patriot. Brezave te ardhshem te politikaneve shqiptare, lé t'u sherbejë qartesia e Azemit, si pike referimi, per te dashur me shume atdheun sesa karriget e pushtetit! Ishte tribun i vertete.
Tek keto vlera, qe do t'i quaja "prone e patundshme e Azemit" do ndalem dhe padyshim do te percjell tek lexuesit portretin e tij, sa origjinal aq dhe te paarritshem.
Kisha fatin dhe nderin qe isha shoku me i ngushte i tij, per vite me radhe. Nuk e kam menduar kurre, qe do te shkruaja faqe te tera pa m'i lexuar me pare Azemi. Kurre! Kronologjikisht do respektoj faktet, vecse lexuesit do t'i lutesha te mos mendoje asnje cast, se keto kujtime, i japin vlere autorit te monografise. Vlerat i ka, vetem Azemi!
...Kujtoj gjithmone ditet dhe netet kur shkruaja kenget per Kosoven. Azemi perqendrohej i gjithi, duke me nxitur ta beja vargun me te forte apo mesazhin me te qarte per njerezit. Kishte kujtese te pazakonte per ngjarje, emra dhe bemat e trimave te asaj treve. Kujtonte Zhuj Selmanin, Qorr Iljazin, Shaban Polluzhen dhe thoshte gjithmone: Atje i kemi vorret e te pareve tane!
Azemi e njihte Kosoven dhe shpirtin atdhetar te shqiptareve te Kosoves me mire se kushdo tjeter. Sa ishte gjalle Azem Hajdari, kudo, ne tubime apo ne parlament, ne kuvende partiake apo takime elektorale e mbyllte fjalimin me thirrjet "Rrofte Kosova!" "Rrofte Flamuri!" "Rrofte presidenti Rugova!"
Kur ne ato vite te fillimeve te levizjeve studentore dhe me pas, sa here qellonte t'i tregoja poezite qe kisha shkruar futej i teri ne permbajtjen e tyre dhe pyeste kush do ta kendoje? Bente verejtje dhe habitesha se sa i sakte ishte ne verejtjet e tij edhe per vargun poetik.
Kur shkrova kenget per Isuf Gervallen, Kadri Zeken dhe Bardhoshin, apo per Enver Hadrin, per lfet Homollin apo Nasemi Helshanin, kengen per pajtimet e gjakut "Prite Anton Ceten" apo kur shkrova kengen per simbolin e qendreses Adem Demacin "Ban gajret Adem Demaci", e cila u be me pas, gati gati si himn, gezohej si femija. I ndritnin syte dhe behej me flete prej gezimit. Ai ishte njeriu me dashamires i kenges shqiptare. Ishte lexuesi i pare i krijimeve te mija dhe njiherit redaktori me i "pameshirshem" i vargjeve qe sipas tij u vinte era realizem socialist.
Me ngarkoi detyre imperative te shkruaj himnin e ushtrise clirimtare te Kosoves. Kur perfundova "Marrshi i UCK-se" kenduar mjeshterisht nga Arif Vladi dhe "A vritet pafajesia" nga Leonora Jakupi, Azemi ishte i pari qe deklaroi se pranvera e vitit 1999 do te jete pranvera e lirise! I doli fjala!
Ishte miku dhe mbrojtesi me i madh i njerezve te artit. Por ja, qe jeta eshte e padrejte dhe fati e mori nga gjiri yne pabesisht.
Per ta sjelle tek njerezit sa me te vertete dhe sa me te plote, me shume dhimbje, shfletoj nga kujtesa ime, nga ditari personal dhe kujtimet e miqve te tjera ngjarje, momente dhe fakte qe i jetova prane trimit, atdhetarit, politikanit dhe njeriut simbol Azem Shpend Hajdari.
Pa i redaktuar dhe pa zbukuruar asgje, po i rreshtoj ne kete monografi. E verteta, jo gjithmone eshte e embel, perkundrazi, dikujt i vjen e idhet e perpiqet ta fshehe. Me kete "arme", me armen e se vertetes luftoj dhe u perpoq Azemi, te beje vend per veten dhe per idealin e tij. Duke e mbrojtur te verteten e duke qene oponent i saj, Azemi "pagoi" cmim te larte, jo vetem perballe kundershtareve te vet, por edhe brenda PD se, ku ai kishte nenshkrimin e themeluesit ne krye te demokrateve. Azemi ishte teper i lidhur me elektoratin, i cili e zgjodhi 4 here Deputet.
Ne, shqiptaret, kur "vishemi" sadopak me pushtet shperfytyrohemi. Mania e madheshtise dhe fryma e kapardisjes "me dashje apo pa dashje", cenon personalitetin e liderit dhe karizmen tek populli. Tjeter ishte Azemi. Dora dashamirese e tij, shtrihej pa hile kur takonte te njohur e te panjohur. Zemergjeresia e tij nuk ka te krahasuar.
Azemi nuk ishte njeri i pozave dhe salltaneteve. Gezohej si femija kur i zgjidhte hallin dikujt. Ishte miku dhe mbeshtetesi me ngrohte i ushtarakeve dhe punonjesve te policise e strukturave te rendit. Me nje zgjuarsi natyrore dhe intuite si askush, dilte ne breg edhe kur te tjeret mbyteshin ne nje filxhan uji. Azemi ishte shoku me i mire dhe miku me i afert i te gjithe intelektualeve, pavaresisht nga idete. Dinte t'i nderonte ata dhe ishte teper tolerant ne diskutimet qe benim. Shpeshhere, me ate te qeshuren e tij te sinqerte, ne tavolinat miqesore ku diskutohej per te gjitha temat jetesore, qender graviteti behej Azemi. Perhere e dinim qe ai do "leshonte ndonji tulle" por nuk e parashikonim se kujt do t'i binte kokes. Teper i sinqerte, deklaronte: "Ju dua shume, bile jua kam lakmi per gjuhet e huaja qe zoteroni! ...Por keto vlera e thesare qe zoteroni, derdhini ne "Banken e Shqiptarise dhe te Demokracise." Kjo ishte teper e sinqerte. Kujtoj ne nje rast me disa te huaj, gjuhen e te cileve Azemi betohej se nuk e dinte, sapo ata u larguan tha: "Keta, na e kane me hile !..."
Dhe me te vertete, e gjithe biseda zhvillohej midis nesh dhe te huajve franceze me nerv. Te huajt teper djallzore, na kritikonin qe kishim mbetur "prapa botes"... Azemi atbot, shprehu ne menyren qe vetem atij i rrinte hijshem kur i prekej krenaria kombetare fjaline: "Po keta denglaxhi a nuk e dine se dhe tunelet me bashkue Europen ia ka hape inxhinieri shqiptar prej Shkodre Karlo Gega!?..."
Te gjitha mbresat per Azemin, mbi te gjitha si nje njeri qe respektonte kodet morale shqiptare, me shtyne, qe te nis nje monografi per te pazevendesueshmin Azem Shpend Hajdarin.
Kam pasur qindra pyetje nga te gjithe shoket dhe dashamiret kur do shkruash per Azemin? E verteta eshte se nuk e kisha te lehte, e sinqerisht malli per te, mungesa e tij me trishton cdo dite, cdo ore, cdo cast. As dora nuk me bindet. Shpirti i plagosur i yni, qe Azemi na donte aq shume, ndoshta duke shkruar dicka, mund te gjej melhemin e plages qe mban daten 12 shtator 1998...!
Te vertetat e rreshtuara sipas kendveshtrimit tim te sinqerte, plotesojne figuren e njeriut Azem. Ky trim fizikisht mungon ne radhe te pare tek familja e tij, qe Azemi e adhuronte, mungon tek shoket e miqte e tij, qe Azemi i respektonte, por shpirterisht eshte tek te gjithe, ndaj do te doja qe ta lexoni pa paramendime politike.
Per te qene i sinqerte, ngjarjet ne 10 vjecarin e fundit, pra nga dita qe u njoha me Azemin ne dhjetor 1989, ishin skajshmerisht te superpolitizuara. Sidoqofte nje lexim dhe gjykim i sinqerte nga ana e juaj, do ishte me siguri shperblimi me i mire i respektit per Azemin dhe jo per kronikanin. Nese per te madhin Gjergj Kastrioti, kronikani Marin Barleti ishte bashkekohes, une me Azemin isha bashkeudhetar.
Ai nje legjende, nje gjeneral demokracie, né aspirues dhe asgje me shume. Koha do na gjykoje dhe do na vlersoje te gjitheve...
Takimi i pare me Azemin
Ishte fundi i vitit 1989. Regjisorja e talentuar e RTSH se, Vera Grabocka vjen dhe me kerkon ne Kombinatin e drurit "Misto Mame" Tirane, ku punoja si k/inxhinier elektrik. Ftesen e saj, per te qene kryetar i Jurise Popullore ne Naten Finale te Festivalit te Interpretimit te Kenges Popullore Shqipetare, qe organizohej nga Vera dhe RTSH-ja, iu pergjigja me shume kenaqesi. Yjet e artit shqiptar si Parashqevi Simaku, Merita Halili, Bujar Qamili, Fatma Zyberi, vellezerve Zena te Elbasanit, Zeliha Sina, Bashkim Alibalit, Irma Libohoves, Valdete Hoxha, Petrit Lulo, Kleopatra Skarco dhe plot te tjere, qe u kerkoj ndjese per mospermendje emri, po u "rrezikonte" cmimin e pare nje talent i rralle Eli Fara.
Nuk ishte dritherima e zerit te saj magjepes qe po cudiste artdashesin, sesa tematika njerezore e kengeve qe solli Eli Fara ne "ringun" e ketij takimi madheshtor. Mbasi befasoi publikun ne fetivalin folklorik te Gjirokastres, nje vit me pare, pra ne vitin 1988, duke mos kenduar asnje kenge politike te realizmit socialist, Eli Fara solli nje perle te muzikologjise shqiptare nga trevat e Korces. Kengen e "Qeraxhiut".
Nga 550 votat e "jurise popullore", Eli Fara mori shumicen absolute, duke merituar vendin e pare. Drejtuesia e talentuar e Festivalit Silvana Brace, kur dha vendimin e Jurise Vend te Pare me "Kengen e kurbetit", e merr interpretuesja Eli Fara nga Korca, salla shpertheu ne duartrokitje te zjarrta. Sidomos galeria e Akademise se Arteve qe ushtonte nga thirrjet e spektatoreve me te sinqerte te atij spektakli studentet universitare. Si kryetar jurie dhashe maksimumin qe Eli te merrte ate qe meritonte. Nuk e harroj kurre qe dhe nje tjeter yll i skenes shqiptare Tinka Kurti, si anetare jurie e dha voten publikisht per Eli Faren. Ne ate atmosferë te paharrueshme, me afrohet nje student me nje xhakovente te zeze meshini qe vezullonte nga shkelqimi. Kjo "xhakovente e zeze", do tmerronte nje vit me vone, ne dhjetor te vitit 1990 edhe Ramiz Aline. Ishte Azem Hajdari.
"A ban me te dhane doren more burre, foli ky student qe u be legjende per mposhtjen e diktatures. Qenke shqiptar qebesa, Eli dhe kanga e saj e meritonin vendin e pare! Shume shpejt, kjo plage e varferise tipike shqiptare do mahiset prap!... Hajt se do takohemi bashke ne ndonji rast tjeter. Do kemi shume pune perpara me e ba Shqipnine sic duhet !...Do te vije dita me e terhjeke zhag ate qoftelargun qe ka rrejte baben tand dhe baben tem!..."
Kaq tha studenti i fakultetit juridik Azemi, dhe zbriti shkalleve teposhte. Ate nate dhe shume net te tjera, mendimi e dyshimi, se mos ishte ndonji provokator, me la pa gjume. Isha i tmerruar nga guximi dhe kurajua e atij djaloshi plot temperament. Jo vetem per nga mesazhi, por dhe nga siguria sesi e shprehu fjaline studenti Azem, haje infarkt miokardi! Me kete fakt te thjeshte, desha te bej te ditur per gjithkend, se nuk ishte rastesi dalja ne krye te skenes politike e studentit tropojan Azem Shpend Hajdari. Ishin bindjet atdhetare dhe bindjet antikomuniste te tija, qe e thirren ne "ringun politik" fill mbas nje vitit. Vitet qe pasuan dhe kur miqesia me ate, u be e pandare, Azemi e perseriste vazhdimisht: "Nese PPSH-ja na rrejti dhe mashtroi prindet tane, te mos lejojme qe keto partite qe dolen ne pluralizem, te na rrejne dhe femijte tane. Mallkim per né, nese do ecim ne gjurmet e asaj partie komuniste qe shkatrroj psiqiken shqiptare!..."
Kuvendi i Kacanikut dhe turpi i ngjarjes se ambasadave korrik 1990
Viti 1990, pati intensitet te paimagjinueshem ngjarjesh. Ne mars te atij vitit familjarisht ndodhesha ne Shkoder. Fejohej nje nga shoket tane. Nena e tij na tha: mos dilni sot ne Pjace! (keshtu e quajne shkodranet qendren e ketij qyteti). Vjen era mish dhije!...
Isha lindur dhe rritur ne Shkoder, ndaj kur qytetit i rrihte pulsi fort, nuk kishim munguar ndonjihere. E pse te mungonim ate dite? Ded Kasneci me djem te tjere si Zef Gjoni e Nikolin Thana qe nuk u "dilte kush ne beleg", ishin organizatoret e asaj ngjarje, qe kalendari politik e quan "demonstrata e heshtur" per te hequr statujen e Stalinit.
Shkodra djep i atdhetarise, i kultures dhe demokracise shqiptare, ate dite ishte teper e shqetesuar. Peshperitej qe diten e shtune, me nje gezim te vecante, qe "te dielen patjeter me dale ne pjace, do kemi film pa za!". Pak vete e dinin, por e gjithe Shkodra doli ne shesh!
Dikush tentoi te kendonte "mori Shkoder moj mizore, shume na u duke e pak na dole!" Dikush iu germush: praj idiot! Heshtja mbuloi pjacen. Shkembeheshin vetem veshtrime urrejtjesh midis "atyne" dhe nesh. Por qellimit iu arrit! U be demonstrata e heshtur perpara bustit te J.V.Stalinit. Sa absurde! Vendlindja e ketij kryekrimineli komunist rus Gjeorgjia e kishte zhgulur qe ne vitet 1966 monumentin e Xhugashvilit Stalin, ndersa Shkodra antikomuniste me themel, duhej ta mbante ne shesh(!) Ky vrases prototip i demokracise njerezore nuk kishte bust as ne sheshin e Erevanit. Shkodra vendlindja e burrave me te shquar te kombit shqiptar, si At Fishta, Oso Kuka, Gurakuqit, Mjedes, Prenushit, Koliqit, Dom Ndoc Nikajt, Tringe Smajles, Nores se Kelmendit, Zef Jubanit, Arshi Pipes, Shkodra e te pares kryengritje antikomuniste te Postrribes ne vitin 1946, duhej ta bante endé ne mes te qytetit Josifin e Rusise(!).
"Boll ma, thoshin shkodranet, boll na qelbi vendin ky hundelesh!"
Djemte e Shkodres loce e mbajne mend ate dite sesi u rrahen, u burgosen dhe u terhoqen zvarre nga policia e Ramiz Alise.
Vera e nxehte e atij vitit solli nje tjeter ngjarje. Ajo ishte c'ishte! Zorra e trashe e regjimit komunist u shqye, kolonat e policise, forcat e ushtrise me lopata xhenjere neper duar, sikur po prisnin ceremonialin e varrimit te frikes! Po, po! Ato dite ne Tirane u vra frika! Une e kam quajtur, plasi temthi!...
Korriku i vitit 1990, kur njerezit shqyen kangjellat e rrezuan muret e legatave te huaja opinioni boteror u njoh me trimerine politike te vellezerve tane ne Kosove. Ate dite si nje mallkim ndodhi qe shqiptaret, te mos i linin radhe njeri tjetrit per te zgjidhur roberine.
Kur vellezerit tane te Kosoves u mblodhen ilegalisht dhe bene parlamentin e tyre qe morri emrin e Kuvendit te Kacanikut, ne Tirane ngjau hataja me ambasadat. Kosova ishte ne qender te vemendjes te Europes per kerkesat e saja konstitucionale veteqeverisese. Kur pikerisht me 2 korrik 1990, nje dore teper djallzore, qe doli nga kulisat e sigurimit te shtetit dhe mendja diabolike e KQPPSH-se, organizoi pabesisht ate "termet". Kalendari historik e ka quajtur "ngjarja e ambasadave" ! Ndersa Azemi e quajti levizje te mbrapshte, se thyerja e ambasadave mund te behej dhe me 5 korrik! Ngulte kembe Azemi se kjo u be vetem per injoruar ate ngjarje sa madhore aq dhe delikate Parlamentin e Kacanikut !
Europa e harroi Kosoven!
Ajo qe ngjau me ambasadat ne Tirane, i vinte sipas oreksit edhe kojshive tane serbo-greke, qe ne te gjitha kohrat Shqiperine e deshironin te destabilizuar. Me 11 korrik "Jakomoni komunist Xh. Gjoni" me metodat e tufezimit me force, mblodhi kolektivat punonjese te Tiranes ne sheshin "Skenderbej", ku mbajten fjalime patetike K. Blushi e tellalle te tjere te zhganit antishqiptare, qe nuk ishin gje tjeter vecse kucovllehet dhe ortodokset qe ne vitin 1997 do merrnin pushtetin me puc dhe me pushke. Nuk thane oratoret e atij tubimi as edhe nje fjale per Kuvendin e Kacanikut. Ndersa sot ne parlamentin vampir te kallashnikovit, marrin pozat e "atdhetareve qe u digjet xhani per lirine e Kosoves"! Sa fytyreforte jane, e sa shpejt harrojne shqiptaret se me ke kane te bejne!
Nejse! Kthehemi atje ku ishim... ne korrik 1990.
Opinioni boteror tani duhej te merrej me skandalin e ambasadave(!) Kosova perseri duhej lene ne harrim. Megjithate, atyre djemve qe trimeruan duke thyer kangjellat e legatave te huaja, duhet t'ua dime per nder gjithe jeten. Ishin ata te paret, qe i dhane nje goditje teposhte PPSH-se! Mesa duket, fati yne precipitoi ashtu, dhe hajt, le ta gjykoje e nesermja!
Keto pika kulmore, ishin vlaga e fjalimeve te Azemit ne ngjarjet e dhjetorit 1990, qe mban emrin e tij dhe cilesohet nga historia si dhjetori i revolucionit demokratik te vertete shqiptar. Ato dite kur trimeria, guximi dhe kushtrimi studentor: "Poshte Komunizmi!" kishin ne balle djaloshin malesor Azem Hajdari, shume prej nesh, rrinim "nen furka te grave".
Ishte 6 dhjetor 1990.
Duke u kthyer nga kafeneja e Hotel "Dajti", ku "qanim" hallet e kombit ulur ne kolltuket e ish "Kursalit" fashist, ku 50 vite rresht nuk guxonte te futej kembe shqiptari i propozova nje intelektual te shq(u)yer qe ne 5 vjetet e qeverisjes se Berishes, i futi te dy duart ne mjaltin e postit qe mbajti, te benim nje vizite tek shtepia e Prof.H. Beqja. Me kishte pelqyer ky sociolog socialist, jo vetem per disa shkrime te guximshme ne "ZP", por edhe se ne takimin me studentet ate dhjetor nuk ishte pritur me shume fershellima. Kisha dhe nje "fature te palikuiduar" me profesor Hamitin, ngaqe me 5 maj 1989, nje shkrim i tij, perpak sa nuk me futi nja 9 vjet ne burg!... Isha shprehur te nesermen e fjalimit te R. Alise qe e kishte mbajtur me rastin e marrjes se cmimit te pare nga FAO-ja, si populli me i ushqyer ne bote (!) "perse nuk lexojme Hamit Beqen qe shkruan per edukaten seksuale, se po na e fusin anetaret e partise neve qe jemi te paparti, se te lexojme Ramizin qe flet per stomakun bosh te shqiptareve?! Shqiptaret mendojne me stomak dhe jo me tru!.."
Ne shtepine e Hamit Beqes, fatbardhesisht ia behu nje delegacion i Komisionit Nismetar per themelimin e PD-se. I pari u fut gjithe emocion Azemi e mbas tij mbaj mend Imamin, Pashkon, dy djem malesore Ndue Lugja (mirditas) dhe Tefalin Malshyti (dukagjinas).
"Partine Demokratike, tha Azemi, duhet ta drejtojne intelektualet, lexojeni programin e shkurter te saj dhe ejani ne krye te saj! Merrni frenat ne dore per hater te Shqipnise, te Kosoves dhe femijeve tane, se na kane ike te gjithe trenat. Dikur do na mallkojne, po nuk e muaren ne dore intelektualet atdhetare dhe te aftet! Nuk drejtohet partia vetem me rini. Kemi nevoje per pjekurine dhe lluksin tuaj intelektual !...ka ikur koha e Shefqet Pecrave..."
Mire e kishte Azemi, po me ke po fliste? Me qyqanet dhe tucmanet.
E lexuam me radhe programin e shkurter te PD-se, qe dikush ishte shkruar me shkrim korsiv dore. Prof. H. Beqa, mbasi e lexoi me shume vemendje, ofshani dhe u tha: "Degjoni djema te mbare! Sa te jem gjalle, nuk do dal kunder ketij programi! Po une jam komunist! Une, kam partine teme! Tash jam plak..., e persa nuk e tradhetova atehere kur duhej "tradhtuar", bile isha dhe djale i ri e ma mbante shpinda, tashti e kam te veshtire me tradhtu partine e gruan! Nuk kam moshe me ike prej tyne. Asht marri! Por kundra nuk u dal!..." Ai intelektuali "i mjaltit" deklaroi: une nuk kam nder mend me u marre me politike, po do merrem me shkence (!) Kur deshti te merrej me politike se dikush e urdheroj, komisioni i "virgjerise" e nxorri pak spiun(!) Nejse, nuk ishte i vetmi ky, pati plot dhe ka plot te tille.
Sidomos te federuar neper fondacione dhe shoqata "joqeveritare".
Nje shkodran, qe ishte mik i prof. H. Beqes, i rregjuar dhe i mplakur me shume sesa vitet qe kishte ne kurriz, as nuk i preku letrat, por deklaroi duke iu dridhur zeri sinqerisht: "Me falni more djem, po mua nuk ma mban! Hala nuk me ka dale frika prej barkut! Kam ba 12 vjet burg per nje fjale goje! Ma quajten agjitacion propogande, se thashe "po me shkon femija dam per nje gote tambel", e jo me u marre me politike!..."
...Ndersa une, duke qene gjithe jeten "suo generis", mbasi e lexova, u bana vec dy pyetje. Tekstualisht: A jeni parti legale apo ilegale?!
Imami m'u pergjigj:
Presim keto dite te marrim nga Ministria e Drejtesise lejen!.
Aha!?... ia ktheva une, nuk kam pune me parti ilegale, se e ha si Qemal Stafa kur Partia Komuniste Shqiptare ishte ne ilegalitet! Po a keni vetura? - i pyeta me qesendi. Azemi, qe po duronte si shume m'u drejtua:
Kam respekt per ty, jo pse je malesor por si patriot qe e don atdheun. Ne, nuk kemi asnje makine! Po do vine punet e mira kur te bahet Shqipnia me marre fryme lirisht prej kesaj fare te keqe te sllavo-komunistave!
Aaa, te lutem i thashe, mua me duhen dy vetura!
Perse dy? vazhdoi "kungulleshken" Imami.
Nese me mbushet mendja me ardhe ne partine tuaj, i fola, do vij direkt Anetar i Byrose Politike, keshtu qe nje veture me duhet per mua, ndersa tjetra per gruan time!
Azemi, vuri buzen ne gaz dhe duke u cuar, ma dha pergjigjen qe meritoja!
Kohen e politbyrove asht kah e merr dreqi shume shpejt, po kam kujtue se je nje fare shqiptari. A e mban mend para nji vitit ne Festival kur te thashe se do kemi shume pune per ta ba mire Shqipnine!
Nuk e deshta me veten. Kisha bere nje alamet autogoli qe kurr s'do e harroj. M'u kujtuan disa vargje te nje kenge kacake: "Shqiperi moj kucke, na bere verem! Te dinim me burra, na dole xhehnem..."
Ata dolen prej andej "pa shtuar radhet e partise" me pseudointelektuale si puna e jone qe po pinim raki, se Shqiperia i kishte punet "per fije". Une gjithe jeten do e kem peng moskurajon time qe sot me ben te skuqem para idealit te Azem Hajdarit, dhe atyre demokrateve qe dhane edhe jeten keto vitet e fundit.
U zgjata ndoshta pak, ashtu sic e kemi né shqiptaret me sindromin "A doni me per Belulin?", vecse besojeni, keto fakte flasin qarte se kush ishte Azemi, e kush ishim ne. Sa te vegjel ishim né, ne raport me Azemin dhe me trimerine e tij. Me pas kur PD-ja erdhi ne pushtet, iu qasem dhe né duke i "rene qylit". Por sa te jemi gjalle, do t'i rrime besnike idealit te tij! Kurre nuk eshte vone te korrigjosh veten dhe te shlyesh detyrimet.
- Kjo nuk asht parti gegesh dhe tropojanesh, - shprehej Azemi. Le te zgjidhet nje tjeter demokrat qe ka edhe me shume dije, edhe me shume pervoje edhe me shume pjekuri ! Kemi rruge te gjate per te bere...
Ndoshta e kishte mire, ndoshta e kishte keq. Gojet qe qelbeshin servilizem, ciltersine dhe origjinalitetin e Azemit, ia transmetonin krejt ndryshe Berishes, me i zellshmi nder ata ishte nje fondamentalist dibran me funksion, qe fatkeqesisht drejtoj per 5 vite sherbimin sekret SHIK. Sali Berisha "mosbesimin" dhe matjen e sinqeritetit te te tjereve e bente me kutin e ndershmerise se vet. Pak naiviteti prej malesori i Dr. Berishes, pak dhe pozicioni i veshtire qe levizjet "me top dhe pa top" te Azemit zor se i kuptonte njeri, plus dhe superbesimin e verber qe kishte Sali Berisha ndaj ekzekutivit, e coj Shqiperine deri ne krizen e marsit 1997.
Keta dy burra te medhenj, dhe demokrate te tjere qe nuk kishin patur privilegjet e atyre qe mbasi u divorcuan me PD-ne, i ndruan nga tre parti, perballuan vitin e mbrapshte 1997. Nuk u tremben as nga atentatet me kallashnikove, as nga granatat e Shkallnuerit. Ishte fatkeqesi dalja ne opozite e tyre, sepse po vertetohet se nuk doli Berisha dhe PD-ja ne opozite por doli ceshtja kombetare.(!)
Nuk me takon mua te bej analiza, ato t(i beje vete PD-ja, une po vazhdoj me tej ecjen dhe rritjen e Azem Hajdarit ne politike. Duke patur nje studio me me shume se 2 mije libra, fletet e te cileve kishin shenime dhe pikepyetje nga vete Azemi, asnjehere nuk e morra vesh, se kur gjente kohe t(i shfletonte ato. Shpesh mbylleshim brenda studios dhe me befasonte duke me cituar esse, konkluzione apo mendime te politikaneve te te gjitha kohrave. Nje dite, mbasi beme ne kembe nja 7 kilometra nga Parku i Liqenit Artificial te Tiranes (ritual i perditshem i tij ), duke takuar dhjetra njerez qe "i benin prite" per t(i qare hallet, u kthye mbrapsht nga rruga, e ne ecje e sip-r me tha: - kam me te tregue dicka qe po me len pagjume!
U kthyem perseri duke i rene shkurt nga fakulteti i gjeologjise. Dhe andej kishte "prita" te tjera me njerez.
Azemi u jepte numurin e telefonit te zyres apo shtepise, duke u thene "hajt mos ki merak se e zgjidhim, eja neser e me tako !". U futem ne shtepi.
Ne studio kerkoj me nxitim nje liber, u nervozua se nuk e gjeti ku e mbante mend, thirri Kirin, djalin e tij, qe eshte sa i zgjuar aq dhe origjinal dhe duke i fole ambel e pyeti : - A ma ke pa Kisinxherin ?...
Per nje moment kujtova se kerkon ndonji tip arme apo aparati, por Kiri iu pergjigj: - Ate librin e rande? E ke tek dhoma e gjumit.Te kishte ra pertoke sot nadje, po e morri mami dhe e ka vene nen jastek. Bile mami tha, mire vete qe nuk flene, po dhe Kisinxherin po e len pa gjume!
- Agim, - me foli Azemi, -asht fute SHIK-u dhe ne shtepi tek une. Pse bre Kiri po spiunon mamin? Hajt shko merre librin!
Kiri u skuq deri tek veshet, dhe rende rende, si proteste e heshtur per "akuzen" qe i bani i ati, u ngjit shkalleve te shtepise prej drunit, ku banonte familja Hajdari. Azemi me shaka perhere thoshte "alamet kalaje kam, me nji teke konjak me ia derdhe perskaj e me i vnue shkrepsen per 10 minuta i mbeten vetem guret e themeleve..."
Libri ne gjuhen angleze, me autor Henri Kisingerin, dhe ligjerata e politikanit te mencur amerikano-cifut e nenvizuar prej Azemit, kishte pak a shume kete idé "Njeriu ne jete ka dy drama! E para kur nuk i realizohen deshirat dhe e dyta kur, i realizohen Ato (!)".
Sot e kuptoj thellesine e kesaj filozofie. Sot une rri pa gjume dhe besoj se edhe vete autori H.Kisinger, nuk e ban gjumin te rehatshem (!) Azemi ishte takuar dhe personalisht me ish-sekretarin e shtetit amerikan, ne viziten e tij te pare ne SHBA, diku nga viti 1991. Me kete politikan te shquar,si dhe me dhjetra te tjere krere te Europes, Andreottin, Cosiga, H.Kohlin, kishte fotografi te tera, por mbi te gjithe respektonte Dr. Ibrahim Rugoven dhe fotografite me Kryetarin e Kosoves i mbante ne mur me korniza per t'ia patur lakmi.
Maredheniet vellazerore te Azemit me Kryetarin e Shqiptareve te Kosoves Dr. Rugoven, do t'i cek ne vendin e duhur te kujtimeve dhe mbresave. Paraprakisht them se, Presidentin Rugova, sic e quante Azemi, kurr nuk e kam pare aq te lumtur, sesa oret dhe netet qe zbardhnin setoku.
Gjithmone "baca Azem", (sic e quante Dr. Rugova), i thoshte Kryetarit Rugova: - sa te clirohet Kosova Zoti President, une e Agimi, jem kah vijme e punojme ne Prishtine. Ky inxhinier ne Elektro-Kosova e une po u bahem "avokat " shkive. Atje i kem vorret e te pareve !
Anderr e kishte Azemi me shkue nji here ne Kosove. "I fali njemij net europiane, thoshte Azemi, vec t`a kaloj nji nate rreth oxhakut te nji sobe burrash ne Kosove ! "...Kjo anderr e tij, u be realitet. Vecse e ndjej qe Azem Hajdari, ndonse fizikisht nuk asht midis nesh, shpirterisht ka qene dhe eshte prezent, e do jete perjetsisht ne zemrat e kosovareve ! Jam i sigurte per kete.
Zgjedhjet e para pluraliste 1991
Duke e nuhatur se Ramiz Alia do ikte me turp nga pushteti dhe se populli donte qeverisje nga demokratet, Azemi thoshte shpesh, qe "psiqikisht endé populli nuk asht i pergatitun, bile né, demokratet nuk do e kemi te lehte ne pushtet. Ekzekutivi "t'a merr ftyren "! Ky popull fukara, i mesuem 50 vjet me ia "zgjidhe hallet Partia", ka rrezik qe ne detin e halleve te tija, te na e baje tallazin mbrapsht."
Kryq e terthuer i ra Shqiperise Berisha e Hajdari dhe me 22 mars 1992, PD-ja fitoi zgjedhjet ! Ate mengjes mbasi votuam, bashke me 42 minatore te Valiasit dhe fonditore te Fabrikes se qelqit Tirane, qe ishin protogoniste te Greves se Fameshme per rrezimin e Nanos 2, me traget arritem nga Durresi ne Bari te Italise. U duhej bere nje kontroll urgjent mjeksor ketyre djemve sindikaliste, qe vune jeten ne rrezik per te rrezuar qeverine e fundit te PPSH-se ose Nano 1 dhe Nano 2, sic shkruante shtypi asokohe. Ishin te shkaterruar psiqikisht ata 42 minatore. Mbas 10 ditesh greve urie, mbi toke dhe nen toke, per here te pare dilnin jashte shtetit. Ky ishte ndoshta "kontigjenti i fundit" qe shkaterronte komunizmi tek "njeriu i ri shqiptar". Komunizmit po i vinte ngordhja, por rranjet i kishte teper te thella.
Duke qene i papune deri ne 1 shtator 1996, nuk guxoja t'ia kerkoja kete nder Azemit. Te kater vellezrit e tij dhe 3 vellezerit e Fatmires bashkeshortes, deri ne fund te vitit 1996 ishin te papunesuar. Ashtu si dhe nipat e Sali Berishes. Fatmira e Azemit, e martuar teper e ré me te, nuk e hapi njehere gojen. Ajo ia dinte tabiatet Azemit. Me nji sallate domatesh dhe nji tas fasule apo pjate pilafi, e shtynim darken. Shume prej shqiptareve te Kosoves qe e adhuronin Azemin, "me marifet" pa u ofenduar Azemi, qe ishte teper i ndjeshem ndaj fatit te tyre, kur vinin nga diaspora i sillnin dhurate ndonji veshje femijve apo vete Azemit. Kurrë nuk e harroj ardhjen e kampionit te botes ne karate Enver Idrizi dhe kampionit europian Enver Sakiqi, te cileve Azemi ua ndërroi emrat, njerit ia vuni Skender (ne kujtim te Skenderbeut) ndersa tjetrit Flamur! Ate dite ne aeroportin e Rinasit i pritem me madheshti. Kishim shkruar dhe dy banderola "Mire se vjen Enver Idrizi dhe Enver Sakiqi!", ndersa Azemi bente shaka duke thene: "kuku tash na rrehin demokratet qebesa! Mbajtem 50 vjet ne shpinde nje Enver dhe sot po na e msyjne dy Envera!"
Djem te mrekullueshem te dy keta kampione. Ata gjithmone e kane ndihmuar familjen e Azem Hajdarit. Ky ishte dhe "sekreti" qe ekonomikisht familja Hajdari perballonte cmimet e cmendura te tregut shqiptar. Kur vinin nga Shkodra miq dhe shoke te Azemit, apo kur shkonim shpesh ne ate qytet qe Azemi i thoshte "dashnorja e demokracise dhe barometri i punes se PD-se", ishte i qete.
"Shkodranet nuk lene njeri ne tavoline me fute duart ne xhep - thoshte Azemi. Ay i quante shkodranet sponsorat shpirterore dhe real te demokracise shqiptare ! Pastaj sportedashesit shkodrane e kishin zgjedhur dhe President te Klubit Vllaznia. Por nuk kishte vetem dashamires. Zyrat dhe strukturat e demokracise se brishte ishin plot me dashakeqas. Lidhje direkte dhe indirekte klanesh mendonin nate e dite si t`a rimerrnin pushtetin.
Qeverisja demokratike, perballej cdo dite me kete taborr. Me te rrezikshmit ishin arrivistat. Pastaj ishin hakmarresit dhe nen hije urithat. Keta Azemi i quante horrat dhe morrat e PD-se. Ne Kuvendet Kombetare te PD-se, Azemi i kritikonte pameshire. Duke qene teper i virtytshem dhe ashtu sic e kishte gjetur vete te paster rrugen e ndershmerise te tradites se familjes se babes dhe te nanes, e perseriste vazhdimisht qe: "- nuk duhet te leme as fjale peng dhe as dinjitet peng. Burri qe e len vehten peng, ia sheh sherrin kur te duash. Asisoj burrash mos i pac kojshi e jo ma ne parti e ne qeverisje."
Forcen e fjales Azemi e kishte shpartalluese. Kurajon e kishte si askush. E perseriste gjithmone qe: - "askush nuk ka aq pasuni sa me blé te kaluemen e vet, prandaj te mendojme e te punojme per te arthmen!" Berishen e adhuronte, por kishte nje "xhelozi" te brendeshme ne maredheniet e tija me presidentin, sidomos me disa qe nuk e meritonin, ti qendronin aq afer atij personaliteti te pakorruptueshem. Me thoshte shpesh: - "cfare duhet te bajme qe ta besoje Kryetari se sa duam ate, nuk duam as vehten."
Per t'ia "ulur sadopak adrenalinen" i thoja - degjo bace, Berisha né, na ka ne xhep te vogel te pantallonave per kusur, asht i sigurte per besnikerine tone, ai e ka hallin tek te tjeret me i ba sa gjysma yte besnike. Me shihte me habi, mbasandej une i thosha:- a je ne vehte mor Azem Shpendi, te dy tropojane jeni, dihet se per njeri tjetrin jeni nji mish, nje trup e nji gjak. Ndrroje pasaporten - i thosha.
Qeshte dhe i jepte fund shqetsimit duke thane: - "ju mirditasit te gjitha regjimet i keni tradhetue, vec Sali Berishen nuk e tradhetoni..." dhe syte i zvogeloheshin nga qeshja e tij qe te "infektonte" me optimizem. Ia ktheja hazer xhevap:- une jam budall Hasit !
Vone e besoj Azemi, se nga "lisi i gjakut", pra nga ana e babes isha me prejardhje nga Hasi i Malesise se Gjakoves. Per gjak te paret e mij ishin shperngule ne Mirdite para pese brezash dhe kishin ruajtur besimin katolik. Nga baba jam katolik, ndersa nanen e kam myslimane prej toskenije, kurse une mos u cuditni, me ane te perkushtimit shpirtrore te Azemit, dhe te kumtit te Dervishit te Luzhes, i perkas besimit bektashian.
Baca Azem, kenaqej me kete spekter besimi te familjes dhe thoshte: "- kjo asht magjia shqiptare, bashkejetesa e besimeve. Ah, sikur dhe partite te bahen te zonjat te bashkejetojne sic mbijetuan shqiptaret ne mote e shekuj." Pastaj shtonte: " - Po partite nuk kane kodet morale te popullit tone, qe asht ma i miri i botes !"
I respektonte veteranet shqiptare te luftes se dyte botnore. Baben e vet, bacen Shpend Tahiri, e kishte patur partizan ne Tropoje. Por e vuante shume qe ia kishte rrejte Enver Hoxha me PPSH-ne.
Babai i Azemit, baca Shpend ne shkurt te vitit 1996, me befasoj kur me tha :- kam ndeje 5 vjet pa i fole me goje ketij djalit tem ! Kur u nis per ne universitet me fillue vitin e pare, ne vitin 1987, ne pik te mesnates, nji nate para se me ardhe ne Tirane, me tha : - ndigjo babe, kam me ta ngrehe zhag monumentin e Enverit tand, se te ka rrejte ty dhe te gjithe komunistat e ndershem. Pasha besen, pasha idealin e pasha at Zot u trandova. Me e rrehe nuk ia kisha takatin. Qé, erdhi ne Tirane dhe e mbajti fjalen ! Nuk e di, ishallah del per hajr...
Ish anetareve te ndershem te PPSH-se, qe nuk ishin pak, c'eshte e verteta udheheqja e larte e tyre, ua uli koken. Po ajo droge e marrun per 50 vjet rresht, nuk ishte e lehte me u cdrogue, sic deshironim né bijte e tyre. Ne kete drejtim, me argumenta dhe me takt fantastik, Azemi i bente per vehte keta "komuniste" pleq.
Ndersa une, qe kisha "patur fatin" te isha nji djale prej familjeje te nomenklatures se rretheve te Veriut, ua dija te gjitha poshtersite dhe krimet nga afer komunistave. Azemi qeshte kur i thoja "qe keta e kane prostatin ne tru!"
"Sot e gjykoj, qe te dy "anet", apo "palet", né dhe prinderit tane, ishim te "droguar" me teper me naivitetin e malesorve qe i rrinbesnik fjales se dhane edhe kur e ka krejt gabim, sesa merakut se kush do ishte ne pushtet.
Ketu né, bijte demokrate, nuk u treguam vigjilente ndaj prinderve tane te rritur dhe te brumosur me idealin idiot komunist. PS-ja, dijti t'na e marre nga duart kete kontigjent, dhe mehmuret veterane, akoma nuk e kane kuptuar se cila eshte vlera e demokracise se vertete. Sikur demokratet te na e kishin "punuar qindin" neve pinjolleve plangprishes te ish komunistave, gjate viteve te qeverisjes se PD-se, ashtu sic ia punoj PPSH-ja per 50 vjet familjeve dhe femijeve te atdhetareve te vertete, kam besimin se dhe Azemi do ishte gjalle sot e kesaj dite ! Pikerisht tek toleranca dhe fisnikeria e demokrateve te vertete, perfituan segmentet kriminale te se majtes ekstreme. Te atyre segmente kriminale qe i kane deri ne bryl duart me gjak. Ne vitin 1997, ajo qe ndodhi me Shqiperine, e kishte "qitjen e larget". Duhej tradhetuar Kosova, sic e ka adet Tirana zyrtare ! Prej vitit 1878 e kendej, historia e vertete duhet t'i hape kapaket. Sidomos qe tashti e gjithe bota e ka marre vesht se kush asht rraca e sllavo-komunistave!
Azemi, me mire se askush i ruante keto maredhenie majtas nuk gabonte, dikujt nuk i pelqente. SHIKU bile i kishte hapur dosje(!)
Gjakun e deshmoreve te atdheut e kishte te shenjte. Loja per diten e clirimit te Shqiperise nga nazifashistat, midis PD-se dhe PS-se, ishte e paprincipte dhe kjo Azemin e merziste shume.
"Persakohe qe te gjitha shtetet e Europes mbanin si dite te clirimit nga thundra e okupimit fashist, diten e clirimit te kryeqytetit respektiv, perse keto dy parti nervoze dhe ambicioze per pushtet nuk vendosen 17 Nentorin!?" - pyeste shpesh Azemi.
Teper e thjeshte ishte, teper e komplikuar u be. Demokratet nuk e kapen kete fakt. Social - komunistat, me daten e clirimit qe sipas tyre duhej mbajtur 29 nentori (!) mbanin peng PD-ne, dhe thithnin nostalgjiket ish-partizane rreth vehtes. U krijua opinioni se PD-ja "gjoja" mohonte gjaku e deshmoreve. Loja "Tomi e Xherri" vazhdon edhe sot e kesaj dite, por faturat po i paguan populli dhe fati i atdheut.
Nivelin e ulet te pensioneve te ish-pjesmarresve ne luften e dyte botnore, Azemi e quante nji nder gabimet e PD-se.
"Po t`ua rrisish pensionin veteraneve - thoshte shpesh Azemi,- as edhe nja nuk ia shkel deren PS-se."
Keto jane detyra te qeverise, qe fatkeqesisht din me ba autogola ne porten e vet dhe jo gola ekipit tjeter - perseriste gjithe zemerim Azemi, qe e kritikonte qeverine teper sinqerisht. Po fryma e oportunizmit dhe e nepotizmit zor se cahej nga Azemi vetem. Ata qe e mbeshtesnin ne tavolina kafeje dhe qe "e nxisnin", ne parlament e kycnin gojen si manare, sipas parimit "mire uthulla, mire sheqeri..."
"Kjo solli dhe ngjarjen e hidhur te fundit te vitit 1992. Le t`u referohemi fakteve te verteta, ashtu sic eshte, pa mbajtur anen e askujt.
1. Heqja e imunitetit
Azemi ishte zgjedhur per here te dyte deputet ne zgjedhjet e vitit 1992. Asokohe, Sali Berisha - President, ne nje takim me popullin e Vlores, hoqi verejtjen per Komisionin e Zhvarrim - Varrimeve, duke shprehur shqetsimin real qe prane varrit te nje deshmori te lirise te mos varroset me nderime pikerisht ai qe e ka vrare deshmorin.(!) Kjo padyshim ishte sa patriotike aq dhe e ndjeshme per familjet dhe nenat e deshmoreve. Berisha me sinqeritetin e tij prej malsori, tha qe:- "cfare t`i them nanes se deshmorit, kur prane varrit te birit te saj, organizojme me nderime ceremoni per vrastarin e birit te saj ?"
Nje "bullar" i nje familje qe historikisht perfaqesonte regresin ne Shqiperi, me mllefin e "idealeve" te nje zhgani, qe Azemi e quante kufome politike, duke mos e vlersuar qe ne krah te tij ishte Azem Shpend Hajdari, te cilit dajat i ishin vrare nga fashistat per clirimin e Shqiperise dhe Kosoves, tha fjaline me makabre duke deklaruar "a te kem e ti hedh ne det keta deshmoret me vorre e me lapidare..."
Azemi tronditet, i fut nje goditje me bryl ne brinje saqe ia morri frymen "bullarit" duke i thene: - "more qen, cfare te baj se asht Presidenti ketu e jemi para popullit fisnik te Vlones, se te kisha mbyte me thonj! Po kjo tribune nderi, nuk asht per ty more kolaboracionist i fashizmit... "
Te nesermen, "bullari", qe fatkeqesisht mbante nje funksion te larte ne PD dhe mbas do kohesh iku prej saj, i organizoi nje provokacion djallzor. Azemi, jo se nuk mund t`i shmangej por nuk duronte, dhe ra ne provokacion.
Ky "bullar" i te gjitha kohrave, i mbylli zyren ne Seline e PD-se Azem Hajdarit themeluesit te Partise Demokratike me dry (!)...Aq donte Azemi i "rrahur" nga ererat nervoze te veriut.
"Bullarin" qe nuk e shihte me te denje, per nje parti progresive sic e enderroj dhe e deshiroj Azemi PD-ne, e hodhi nga shkallet e poshte,duke i uleritur qe: "kjo nuk eshte parti spiunash !"
Por fatkeqesisht "bullari" kishte klanin e vet te cilet i kurdisen seancen me te turpeshme te Parlamentit Shqiptar - Heqjen e Imunitetit te Azem Hajdarit nga Partia e vet, qe ai me studentet e projektoi ne dhjetor 1990.
Deklarata filozofike e A.Hajdarit: - "Vellezer deputete, une do dal i paster nga ky inskenim i ndyre, por mos harroni se me heqjen e imunitetit tim kaq ne menyre servile dhe te padrejte, u paralajmeroj se sonte po u iken "dashnorja" - demokracia, nga shtrati! Mjer Ju! Nuk kam nevoje per avokatine e grupit parlamentar te PS-se. Kam zhgule lisat e komunizmit e nuk pyes per kallamat e PD-se. Po ku do shkojne neser femijte e tu zoti Nano, femijte e mij dhe te gjithe shqipetarve, nese pushtetin e merr Tomorr Dosti !?... "
Kete thirrje te Azemit nuk e vlersoj PD-ja, e cila 5 vite u akuzua si mohuese e luftes "nacional-clirimtare".
E verteta qe komunistat bene lufte vellavrasese as nuk mohohet, por djallezia e ekstremistave te djathte me ekstremistat e majte siluroi kete teme sa e diskutueshme aq delikate. Gjykata e nxorri te pafajshem, Azemit iu rikthye imuniteti, njerzit me dosje e pseudonime brenda PD-se, e humben kete beteje me Azem Hajdarin. Por kalendari i "rebelit te PD-se" nuk mbaronte ketu. Azemi ishte i vendosur qe PD-ja ne terren te mos bente autogola ! Po nuk e kishte te lehte. Masat popullore pikerisht per kete cilesi e donin dhe e respektonin Azemin.
- More keta ose nuk e dijne kah e kane porten, ose hane buken e turkut e bajne punen e kaurrit - thoshte gjithe revolte !
Duke qene dhe jurist, shkeljen e ligjshmerise e quante arbitraritet te pafalshem. Kur ka ligje, - thoshte - nuk ka nevoje per urdhera. Ne kete drejtim ishte kembengulja e tij, qe i beri me status shume struktura qe i mbulonte si Kryetar i Komisionit Parlamentar per Mbrojtjen, Rendin e Sherbimin Informativ. Me Zhulalin merrej vesh mjaft mire, ndersa me shefat e dy dikastereve te tjera Musarajn e Gazidede kishte gjithmone rezerva, ndonëse respektonte e perpiqej te mbante ekuiliber. Nje rast duke share Saliun (vellaun e tij me te madh Sali Hajdari - i papune) gjithe nerva qe "Saliu, eshte gomar, se dhe dy pare qe ia jep Rasimi shkon e i pin" te nesermen "shikasit vigjilent" i kishin thane Berishes, qe Azemi te shan(!) E verteta eshte se disa provinciale qe ishin "kuadro" te SHIK-iut, i kane bere shume dam imazhit te demokracise. Kjo eshte teme me vehte dhe ne kete pike do ndalem me vone. Ecim me tutje kronologjikisht.
Referendumi per Kushtetuten:
Viti 1994 ishte vakumi i personalitetit te qeverisjes se PD-se. Azemi e vuante shume kete.
"Diku e kemi difektin thoshte, ndoshta jemi shkepute me popullin, na ka hy ne qef vetja, kemi nje krize personaliteti, ekzekutivi po na diskretiton, soacialistat i kane ndeze te gjithe gjeneratoret, jemi ne shenjester nga papunesia dhe nga sektori i propagandes qe komunistat e kane makine te palodhëshme... Para kemi referendum per Kushtetuten. Duhet vertet Kushtetute e re per nje shtet demokratik. Une jam jurist e deri tani kerkund nuk jemi, me Kushtetuten-projekt!..."
Befas ne seancen pralamentare qe u mblodh pas shume sorollatjesh te panevojshme, Azemi shpertheu. E grisi ne sallen e Parlamentit Projektrregulloren Ushtarake sic e quajti Azemi publikisht Projektkushtetuten e vitit 1994 edhe ne transmetimin e brendshem televiziv.
Ai e nuhaste te keqen. "Kjo zor se miratohet, - ofshante, - ne do ja bajme hyzmetin, por populli nuk han ma bar!... ".
E me te vertete, 7 nentori 1994 ishte nje dite qe nuk harrohet. Berisha (ndonese mund te "manipulonte") ra viktime e principialitetit te vet, duke deklaruar per mbare opinionin: DO RESPEKTOHET VERDIKTI I SOVRANIT POPULL! Dhe Kushtetuta e vitit 1994 humbi. Duke respektuar oponencen dhe si "titullar i vetem" i saj brenda PD-se, Azemi i ftohu letrat me "doktorin". Po ne fakt dikush tjeter ishte i semure (!) Kur "vatha" e Partise Demokratike flinte ne eufori, ish-kryetari i saj, Eduard Selami, (sipas nje shprehje proverbiale te P. Arbnorit), ua hapi deren "vellezerve ujq socialiste" duke u thene "ejani dhe hajini kur te doni se keta i keni ne gjume!..."
Zgjedhjet elektorale te majit 1996
Qeveria demokratike kishte 4 vjet ne pushtet. Partia Socialiste, prej 23 marsit 1992, kishte kerkuar doreheqjen e saj dhe zgjedhje te reja(!). Pra pa kaluar as 24 ore, nga ardhja ne pushtet e PD-se(!) Kur ne Shqiperi per here te pare mbas 50 viteve diktature te pashembullt ne Europe, nje grupim demokratik, "mori timonin e karakatines shqiptare" socialistet donin zgjedhje(!). Ishte tragji-komedi. Por e logjikshme per ata. Socialistet nuk mund te pajtoheshin me humbjen e pushtetit qe e paten nje gjysme shekulli prone te tyre(?)
Azemi teper i shqetesuar per klimen e elektoratit dhe klimen brenda vete Partise Demokratike, Kuvendin e saj te trete ne marsin e vitit 1996 e percolli me shume shqetesim. Dyshonte tek "klanet". Diten e mbylljes, ne pauzat e midis seancave te Kuvendit, e piu kafen teper i emocionuar. "Mundet te mos zgjidhem ne Keshill Kombetar, kam gjujte shume me shqelma brenda partise",- tha. Duke pritur ardhjen e listes qe do votohej nga delegatet, Azemi i drejtohet Berishes: "A bajme nje fotografi se pa le kudo na i gjuj copat komisioni!.."
Berisha menjihere e zuri nga krahet duke qeshur. Mbas fotografive me te gjithe delegatet, erdhi kryetari i Komisionit te Mandateve prof. Y. Vejsiu (qe me pas iku mbas Pollos ne nje parti tjeter). Kur u lexua emri i Azem Shpend Hajdarit, brohoritjet ne salle ishin ma te fuqishmet dhe njekohesisht me domethaneset per "disa".
Delegatet brohorisnin "Sali Berisha! Sali Berisha". Dihet se motoja e atij Kuvendi ka qene "Me ne fitojne te gjithe! "Azemi i afrohet Berishes dhe i thote teper i emocionuar: - Borxhet ndaj PD-se nuk ka thesar qe i shlyen! Ndersa Berisha teper i gezuar i thote: - Azem te don populli, te gjithe delegatet qe kane ardhe nga te kater anet sjellin opinionin e tij! Je zgjedhur me votim demokratik! Urime!
Ate nate e kaluam ne nje shoqeri sa familjare, aq dhe miqesore. Ishte i gezuar sa nuk pershkruhet dot. Ne te zbardhun kur te gjithe do pershendeteshim per te shkuar ne shtepite tona, Azemi na befasoi: - Kemi shume pune, - tha. - Ejani te futemi ne studio e te bajme nje program se si te organizojme fushaten elektorale.
Ishte fantastik dhe mahnites ne idete e tij. U ul prane ne tavolinen e vet te punes, ndezi kompjuterin dhe shkroi fjaline e pare SI T'I FITOJME ZGJEDHJET?
A. Te perdorim stilin amerikan (presidenti te dale me podiumin e kryetarit te shtetit)
B. Te veme "piken e mjaltit" per te mbledhur rreth PD-se elektoratin.
C. Te shpalosim unitetin jug-veri!
D. Te flasim sinqerisht per gabimet ne qeverisje!
E. Te ngreme shpirtin kombetar ne lartesi te reja per Kosoven martire.
F. Me ke do jene intelektualet, artistet (vizioni 2000), me ate force politike do jete dhe populli!
G. Te mbeshtetemi tek familjet e shendetshme qe kane dhene gjak per Flamur dhe Atdhe!
H. Te respektojme bindjet fetare dhe te kerkojme bekimin e Zotit!
I. Te ngrejme stafe imazhi te afte me lektore te besueshem!
J. T'u themi femijeve dhe familjeve mireupafshim deri ne Diten e Votimit!
Akoma pa mbaruar entuziazmi yne, Azemi shprehu fjaline qe kurr nuk do ta harroj: "Po fituam kete radhe, nuk kemi mundur komunizmin por sigurimin e shtetit! Atehere Shqiperia do marre fryme lirisht!"
Vec ketu "gaboi" Azemi. Bojkoti ishte fisheku i fundit i tyre. Kete arme ata e perdoren kur u zbuluan prej tij, me 21 maj 1996, kur u kapen te gjitha dokumentet kompromentuese te celulave te PS-se, ne Ostren te Vogel, nga PS-ja e Gollobordes. Ne keto dokumente me nenshkrim te Rucit, Bufit dhe Pellumbit, shperndare te gjitha degeve te tyre, porosisnin per shperndarje te cigareve gjumendjellese anetareve te komisioneve, plackitjet e kutiave te votimit nga "grupet e rendit" te militanteve te PS-se (emrat e ish-oficereve te sigurimit te shtetit ne listat e hartuara nga ata), numrat e telefonave qe do jepnin 30 minuta para mbylljes se kutive lajmin qe fitoi PS-ja(!) etj. Keto u lexuan ne te gjitha emisionet e lajmeve te RTSH nga ish-zevendsministri i Brendshem gjeneral A. Shehu, me dokumentat origjinale te kapur edhe disa Komiteteve Drejtues te PS-se ne rrethe po me dt. 21 maj 1996. Me daten 24 maj ne mitingun e fundit ne Tirane, mbi 400 mije demokrate mbushen me flamujt blu kryeqytetin.
Fitorja e PD-se ishte bere e pashmangshme. Zona 26 elektorale ku u caktua Azemi per kandidat-deputt, jo vetem gjeografikisht ishte me e veshtira, por dhe nga ana demografike ishte teper e koklavitur. Zona e "dhise se Nane Zyhrase" e quanin te gjithe.
Kjo kishte nje baze te vertete. Gjate luftes, Enveri i kishte hanger nane Zyhrase dhine e vetme qe kishte me mbajte frymen gjalle. Fshataret fisnike e patriote te Gura Kuqit, na treguan se si "komandanti" ishte veshur si grua qe t`i shpetonte rrethimit. Azemi aty, kur takoi baben e dy djemve deshmore qe po conte 3 pako makaronash te zeza me i njome ne uje per t'i bere kulac se nuk kishte miell ne magje, e hapi fjalimin me nje ligjerate aq prekese saqe komentet do ishin te teperta:
"Plaste qeveria dhe Partia Demokratike, qe sot ne vitin 1996, ne Martanesh hasen personazhe si tek legjenda e misrit te Migjenit! As edhe nje vote nuk dua prej jush. Ne rast se pushtetin lokal ketu e ka Partia Socialiste dhe kryetari i komunes vjedh asistencen e akorduar nga qeveria, perse keni pritur kaq gjate bre vellazen te vinit ne Tirane se mustaqet e qeverise ia baj furce me la dhambet! Po te keni besim tek une, tek flamuri dhe tek Zoti, votoni per te ardhmen tuaj! Une si Azem qe ate dite qe me eshte lexuar emri nga keshilli kombetar per kandidat ne zonen tuaj, e kam quajtur veten deputet. Sepse e kam per nder qe jam i biri nje ish-komunisti te zhgenjyer dhe i nje pastrueseje qe 6 muajt e vitit na ka mbajte me geshtenja te zjera!".
Ne ate fushate Azemi fitoi me rezultatin faktik me te larte, krahasuar me te gjithe deputetet e tjere, mbi 83 per qind votuan per te!
Levizja sindikaliste e tetorit 1996
Mbas 5 vitesh i papunesuar, me 1 shtator fillova ne Radio Tirana me detyre pune si shef redaktor letrar dhe gazetar. Ne ate institucion atmosfera ishe demokratikisht fallco. Prej 20 apo me shume vitesh punonin persona jo vetem me dosje, por dhe te futur ne pune mbasi kishin kaluar "filtrat e sigurimit te shtetit". Keta njerez, neni i shumperfolur 24/1 nuk i kishte kapur. Dhe nje nisme te ish-drejtorit te Pergjithshem, S. Bucpapaj, per te pastruar kuadrin, e kishin lene pergjysme nje taborr servilesh dhe miqsh te nje keshilltareje te Berishes, qe ishte bashkeshortja e njerit qe hangri presh bythes. Azemi kete nuk e honepste fare.
Ish-drejtori i TV, Q.Sakajeva, nje njeri me dimensione femrash edhe si trup, edhe si psiqike, kishte bere "reforme" duke punesuar disa ish-sekretare partish gazetash.
Pervec akuzes si berishian, me rendonte dhe shoqeria me Azemin. Iu futa punes me te gjitha energjite e akumuluara, per te nderuar dhe "dorezanin" Azem. Fati qe ishte Festivali Jubilar i Kenges qe mbahej per 35 vite me radhe. Ky aktivitet dhe kjo nuk me trembte, ma lehtesonte punen. Azemi diten e pare te punes, me citoi Fojtvangerin: "Nga te gjitha te mirat e kesaj bote, puna eshte e vetmja qe nuk te len asnje shije te hidhur nga pas! Tashti, puno - me tha - se kerkush nuk te mban peng!"
Pa kaluar 30 dite, nje nate teksa dilnim nga zyrat e RTSH-se, B.Pollo qe asokohe ishte drejtor i pergjithshem, me njoftoi qe Azemi ka filluar nje levizje sindikaliste kundra Meksit. U gjenda ngusht. Levizja e tij m'u duk komplet "kundra rrymes".
Kjo i jepte dhe Berishes nje "goditje aperkut" ose nen stomak, sic i thone boksjeret. Na mungonte miku i FOKUS-it, Robert Papa, i cili ishte vendosur te shkonte me pune ne USA(!)
Me nje celular te Pollos e gjetem Azemin qe ishte teper i nervozuar, sepse TV kishte dhene vetem Sindikatat e V. Xhekes, kurse te mbledhurit rreth Azemit i kishte hequr nga transmetimi Q. Sakajeva. Ne kete pike kishte teper te drejte Azemi. Sakajeva kishte vepruar mbrapsht, a per servilizem a per urdher "nga lart" nuk dihet. RTSH-ja kishte kohe qe bente autogola!
I fola ne telefon ashper Azemit. "Perse nuk na ke pyetur dhe ne, shokeve te ngushte?,- i fola.
Azemi i prere dhe teper autoritar (gje qe nuk e kisha njohur kurr ne marredheniet tona aq shoqerore dhe intime), ma preu shkurt: - Te kam ditun te mencem... tash ja ndien krismem ma vone..., kur ta heqin ndryshe Meksin, do jete vone per te gjithe!... Ma mire nje qeveri pa Meksin sesa nje Shqipni pa PD-ne dhe Berishen!... Intelektual ne krize!"
Pa dyshim e ndjeva veten teper ngusht. Nuk ishte ofeza qe ndjeva, por me brente fakti qe kisha humbur "koeficientin e zgjuarsise". Ne RTSH kishin mbetur vetem servilet. Te devotshmit dhe idealistet ku padyshim fus dhe autorin e FOKUS-it, Robert Papen, kishin shterruar, ose me sakte ishin trembur! Te nesermen disa SHIK-as injorante dhe nje goxha intelektual, hapen thashethemnajen qe "keshilltari politik i Azemit eshte A. Doci".
I kerkuan Pollos njerzit e SHIK-ut dhe vete Gazidedes te me hiqnin nga puna si armik! Mjeranet dritshkurter! Po une kisha 5 vite pa pune! Dicka tjeter kurdisej. Teper te vegjel dhe teper inferiore ishin te gjithe, para nuhatjes politike e sociale te Azemit. Teper krahethate u treguan te gjithe per te mbrojtur ate, Berishen dhe demokracine!
Nen rrezikun e atentateve
Eshte e ditur tashme nga te gjithe, se te vetmit politikan qe i kane bere atentate ne Shqiperi disa here radhazi eshte vetem Azem Hajdari (!). Askush atehere nuk i "vuri rendesi" ketij fakti se atentati i pare iu be ne kapercyell te vitit 1990, kur ishte vetem me nje shofer dhe u nis per ne Skrapar. Shoferi, qe i dhimbsej jeta, se sapo ishte martuar, u kthye nga rruga mbrapsht. "Nuk ma mban Azem, - i tha,- aman a te mbete hateri te kthehem?". Azemi i dha leje, vecse duke mos e nencmuar i tha:
"Ti kthehu, por makinen nuk ta jap! Kur ta clirojme Shqipnine prej diktature, do perpiqem me te cue shofer ambasade, se vec atje duhen "trima" si ti!"...
E morri vete makinen, dhe ne kryeqendren e komunizmit, ne "kalane e Hysni Milloshit", qe ato dite, themeloi shoqaten "Veprimtaret e Enverit" u nis per Skrapar. Per fat, ne sallen e kinemase te qytetit po ate dite ishin mbledhur kreret e besnikeve te S. Gradecit. Azemi u futet ne salle, shpalos xhaketen e tij ku kishte varun disa granata mesimore, dhe u thote: "Mos kujtoni se kam ardhe me ua sha Enverin, por as me e levdue nuk kam nder mend! Ketu jam ardhe vetem se e di qe skraparllinjte jane burra trima, se dhe trimi i leshon rrugen ma trimit! Ju jeni 600 vete a ma shume, une jam vetem !..."
Salla "i leshoi armet". Fjalimi atdhetar dhe prekes i Azemit, qe ia njihte vlerat dhe burrat atdhetare cdo fshati e jo me krahine, dialekti i tij, qe dukej sikur kishte dale nga legjendat e Mujit e Halilit, toni burrnor dhe i larte (nuk e perdori mikrofonin), i ngriti ne kembe skraparllinjte patriote. Kaq u desh, ate dite Azemi ishte ne besen dhe bujarine e tyre. Dhe per bujari e trimeri, skraparllinjte jane me te shquar sesa ne naivitetin qe kane treguar duke u bere istikam i diktatures. Prej Skrapari doli dhe parulla:
"Shkojme e clirojme Tiranen, se ay kopuku Ramiz Alia, na tradhetoj Komandantin!".
E verteta qe Ramizi ishte kopuk politik nuk mohohet! Kur nje delegacion i PD-se, me Berishen, Azemin, Imamin dhe nja dy te tjere i shkuan ish-presidentit R.Alia ne zyren e tij, ku dikur kishte punuar Haxhi Lleshi. Takimin e kishin kerkuar demokratet per ligjin mbi zgjedhjet se me ane te proporcionalit Ramiz Alia donte te hidhte vaun. Azemi per t'i kujtuar Ramizit respektimin e regullave te lojes politike per zgjedhjet e 31 marsit 1991, meqense ishte hera e pare qe do votohej gjoja "demokratikisht", i deklaroi se ishte i detyruar te priste delegacionin e PD-se. Mbas kerkesave te riperseritura R. Alia pranoi te priste ne zyren e vet, por vec dy veta, Berishen dhe Hajdarin (!). Azemi i coi fjale protokollit te Ramiz Alise, se numrin nuk na e percakton ai, por e vendos kryesia e PD-se grupin negociator. Keshtu qe ne presidence shkuan 4 vete.
Dredharaku Ramiz Alia, mbasi u ul perballe delegacionit te PD-se, i hetoi nen xhakete nje kobure Azemi Hajdarit. Deshi te nderpriste biseden se, gjoja "nuk ishin ne kushte te barabarta" (dhe padyshim ky ishte vec sebepi) meqense Azemi ishte i armatosur (!). Ne ate moment Azemi, qe ishte i lindur per zbulim, brofi ne kembe dhe hapi dy krahet e perdeve te renda te zyres se Ramizit dhe mbrapa tyre, te armatosur me kallashnikove, me gishtin ne kembez dhe fishekun ne goje (!), qendronin dy oficere te Drejtorise se Dyte Famekeqe te Ministrise se Brendshme, te cilet ngrine persegjalli.
- Asht hera e pare qe nuk po rren zoti Alia, - i thote Azemi, - ky fakt tregon se nuk jemi ne kushte te barabarta! Cohemi e shkojme se me ket' nuk ka burrni profesor Berisha!
...Deshtoi keshtu nje atentat i cili sot ka vetem vlera kurioziteti. Por sikur te mos ishte vigjilenca e Azemit, mos u cuditni, gjykoni dhe mos harroni, Ramizi kishte kerkuar vetem Berishen dhe Hajdarin (!). PD-ja dergoi nje grup perfaqsuesish dhe jo vetem dy tropojanet! Ne shtyp, nuk eshte cudi qe "ZP"-se, do i jepej urdheri nga skenaristet e sigurimit te shtetit, qe te celte faqen e pare me titullin makaber dhe djallzor: "VRITEN ATENTATORET HAJDARI DHE BERISHA, QE DONIN TE ELIMINONIN SHOKUN RAMIZ ALIA"
Te shkuara e te paharruara!...
Ramizi mbeti si mjeran ne Presidence, ndersa delegacioni i demokrateve iku nga ajo zyre qe qelbej kerme dhe pabesi tradicionale prej dekadash te tera. Pak dite mbas kesaj, Ramizin e mundi Franko Krroqi, nje inxhinier minierash, demokrat dhe kapacitet shkencor me daten 31 mars 1991! Komunizmi u mund pikerisht tek lagja, ku 50 vite me pare ishte themeluar PKSH me 8 nentor 1941, nen kujdestarine e Beogradit. Ne lagjen e familjeve te nderuara: Kaceli, Daja, Dashi, Petrelaj, Nallbani, Farkaj, etj. populli i mencur tiranas ia "pershendeti" jubileun Ramizit "ala-tironce", ia dha voten demokracise. Tiranasit jane njerez te mrekullueshem.
Duke thirrur ne kujtese dhjetra raste te tjera, qe Azemi rrezikohej me jeten dhe shpetonte per mrekullit te Zotit, ngul kembe qe amshimi i tij dhe veneracionin qe kishte per engjellin e tij mbrojtes, Dervishin e Luzhes, perbejne ate aftesi, qe populli e thote "ka lindur me kemishe".
Tyrben e Luzhes, objekt i sektit bektashian, tropojanet e respektojne dhe e njohin si veper te Azem Hajdarit. Ky vend i shenjte sherbeu si faktor civilizues per malesine e thelle te Tropojes. Prej dites se celjes se saj, malsoret betohen: - Per ate tyrbe e per ate njeri te shenjte - Dervishin e Luzhes! Disa here e mbrojti Dervishi e tyrbja nga vdekja e sigurte! E kur mitrolozet e Beogradit dhe Athines, ne duart e antishqiptarve goditen gjoksin e Azem Hajdarit per vdekje naten e zeze te 12 shtatorit 1998, ndoshta nuk diti njeri ta lexoje! Ishte vete mesazhi i shenjte i nje alarmit qe dilte nga toka dhe nga qielli!
Ate nate toka u la me gjakun e Azemit. Qielli derdhi ujra permbytes ne Tirane. Taman sic shkruhet ne librat e lashte. Ngjet tamam ashtu, kur kombit i kanoset nje kob ogurzi! Do kryqezohet i pavdekshmi! A nuk ngjau kobi i madh e fatal me shqiptaret ne Kosove?!.. Azemi u kryqëzua!
Qelluan ne Lushnje gjate rebelimit te vitit 1997 me kallashnikov, po Azemi nuk iku nga tribuna e qytetit. Gjuajten me granate ne tribunen e Shkallnuerit dhe Azemi mbuloi me trupin e vet Sali Berishen.
Fatbardhesisht granata nuk shkrepi, sepse e carmatosi me duart e veta Azemi.
I bene atentatin ne Uren Vajgurore, perseri deshtuan! Organizuan ne B. Curri perseri atentat, plagosen Bardhyl Pollon! Azemi shpetoi! Ndersyen nje tjeter malsor te mbajtur peng nga komunistat (G.M.) dhe e goditen me 5 plumba brenda ne Parlament! Perseri shpetoi!
E qelluan me snaiper nga godina e stacionit te Milotit me 14 shkurt, kur kishte dhe te birin ne veture, perseri u shpetoi(!).
U vendos qe t'i behej ATENTAT me mitroloz Kulinov 12,7 mm. E VRANE! E VRANE AZEM HAJDARIN! Me 12 shtator 1999, kur u shtri pertoke AI, plaget i mori demokracia, i mori Shqiperia, i mori Kosova ne gjoks! Sepse Azem Hajdari me gjoks i delte per zot te arthmes!
Per atentatin e fundit, do ndalem pak me gjate.
Viti 1998, solli permbytje te medha. UCK-ja me 14 shkurt ndezi luften e lavdishme ne Kosove. Kisha 7 muaj pa pune. Socialistet na hoqen per paaftesi disave nga RTSH-ja. Ne krye te listes isha une, Koco Devole, Ndue Ukcama, Osman Mula, etj. Shpirterisht ishim ne opozite me atmosferen qe krijoi ardhja ne pushtet me kallash e te majteve ne Shqiperi.
Nuk e kuptonim fillimisht se nga vinte kjo ndjenje e te qenurit ne opozite. Nje dite Azemi e saktesoi: "Nuk ka dale PD-ja ne opozite, por ceshtja kombetare. Na shiti Nano ne Krete, e ja dhe tash ne Lisbone..."
Ne shtepine e Azemit strehohehin 13 luftetare te plagosur te UCK-se. Gjendja e mjeruar ekonomike, trishtimi i humbjes ne "piramidat", gjaku qe derdhej ne Kosove, perbene shtysen qe me Edmond Zhulalin te projektojme dhe te veme ne skene Koncertin Homazh - Kosova Djep Lirie! Ishte dhe nje fare mllefi, per t'u treguar drejtueseve te RTSH-se, se cfare mund te benim ne te "paaftit e pushuar nga puna".
Entuziazmi ne koncertin e pare dhe optimizmi qe ndezi mesazhi i dale nga 10 yjet e artit mbarekombetar, na coi ne turnen humanitar neper 22 shtete te Europes. Ishim nisur me 10 shtator 1998 kur ne Koncertin e dyte ne Ludwigschaven, nje telefonate e Abaz Sule Hoxhes, na tronditi duke na pllakosur trishtimi... Kane vra Azem Hajdarin bre Agim, ti shndosh... Nuk mbaj mend asgje se cfare ngjau. Ishim bere gur e mur. E morren vesht artistat. Pezullova nje minut cdo gje dhe i propozova salles nje minut heshtje per te gjithe ata qe japin jeten per SHQIPTARI! Nuk arrita te mbaroj fjalen, kur nga mesi i salles, zeri i nje motre kosovare gjemoi: Lavdi Azem Hajdarit!
Salla e mbushur plot e perplot e ngritur ne kembe ushtoi LAVDI! Lavdi per legjendarin e demokracise! Lajmi ishte perhapur si rrufeja. Te gjithe shqiptar't e Kosoves qe takuam pergjate turneut 6 mujor neper Europe, vinin te brengosur e na ngushellonin me dashurine dhe mirenjohjen e tyre paskaj. "Ta clirojme Kosoven, se pa ia marre hakun Azemit nuk gjejme rehat!"- na jepnin kurajo. Azemin e duan dhe e nderojne te gjithe Shqiptaret e vecanerisht Shqiptaret e Kosoves. Kishin te drejte. Ne cdo tubim, ne cdo feste apo fushate, Azem Shpend Hajdari ishte i vetmi politikan qe prej dhjetorit 1990 e deri kur dha jeten e mbyllte fjalen e tij me thirrjen RROFTE KOSOVA E LIRE! ATJE I KEMI VORRET E TE PAREVE TANE!
Tashme sheshet presin mesazhin e tij! Zemrat e ndjejne clirimin e Kosoves qe troket ne cdo zemer e ne cdo prag! Azem Hajdari - i riu, djali qe nuk arriti ta perqafoje baben e vet persegjalli, do rritet. Te jatin, Azemi i ri, do e njohe nga ninullat e nenes se vet! Do ta ndjeje prane, nga tregimet e motres Rudina dhe vellajt Kiri! Do degjoje per babin e vet, nga kujtimet e mbresat e pashlyeshme te shokeve te Azemit! Do ndjeje respektin dhe dashurine nga shqiptaret e Kosoves. Endrren e babes se vet, per te shkele ne token e lire te Kosoves, vogelushi Azem do e realizoje seshpejti! Dhe atje ne Kosove, ku i kemi varret e te pareve tane voglushi Azem Azem Hajdari ne odat e burrave, do mesoje dhe fjalet e para te jetes se vet nga bashkemoshataret: - KOSOVA REPUBLIKE!
Mirëupafshim Azem në Kosovën e lirë dhe të pavarun!

Deshmi tronditese mbi vrasjen e Azem Hajdarit



FLORI  BRUQI

Azem Hajdari (11 mars 1963 - 12 shtator 1998), ishte një politikan shqiptar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.Azem Hajdari lindi në Tropojë më 11 mars 1963. Shkollën e mesme e kreu në vendlindje. Në vitin 1993 përfundoi studimet në degën e Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 diplomohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate.Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azemi Hajdari tentohet të vritet me bombë. Atentati dështoi.Në gusht të vitit 1997 bandat e krimit i zënë pritë në Sarandë, në Qafën e Buallit.
Më 18 shtator të vitit 1997, mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë.

Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, të cilat qëlluan me breshëri plumbash në makinën e tij që për fat ishte e blinduar, ku përveç të tjerëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar.
Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë, Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë, të cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë. Në këtë atentat mbeti i plagosur ish Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Bardhyl Pollo.

Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës.


Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.
Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si "Vrasja e Shekullit".
Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin "Nderi i Kombit".

Mirënjohjet

Urdhri "Nderi i Kombit" Shqipëri, 2002
Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"


Azem Hajdari në parlament, në 28 shtator 1992: Unë di shumë gjëra dhe njeriu që di, zhduket

Azem Hajdari në parlament, në 28 shtator 1992: Unë di shumë gjëra dhe njeriu që di, zhduket


Prej 15 vitesh, Azemi nuk jeton më. Dje, atij iu përkujtua 50 vjetori i lindjes prej politikanëve që e kanë sulmuar, që e kanë denigruar, që e kanë quajtur “spiun”, “hajdut batanijesh”, “ordiner”, që kanë kërkuar heqjen e imunitetit, që e kanë përjashtuar nga PD, që e kanë shkarkuar nga postet drejtuese, që e kanë zhveshur nga imuniteti, që e kanë nxjerr në pritë për ta vrarë dhe që prej kreut të PD Sali Berisha janë akuzuar si autorë dhe bashkëpunëtor në vrasjen e tij. Në 12 shtator, Azem Hajdarit i përkujtohet 15 vjetori i vrasjes përpara selisë së PD, pasi ai doli prej mbledhjes së saj nate me shi, pas një njoftimi se “e kërkonin disa miq”. Tashmë Azemi nuk është më. Ai nisi lëvizjen e Dhjetorit 1990, të cilën më pas, me instruktazhin e Ramiz Alisë dhe të ish-sigurimit të shtetit ia ‘rrëmbeu” me marifete ish-komunisti Sali Berisha, i cili po me prapaskena u zgjodh kryetar i PD, duke postuar kreun real të PD, dhjetoristin Azem Hajdari.

Deklarata e Azem Hajdarit në parlament, në 28 shtator 1992: “Kjo nuk është demokraci, por diktaturë e re”

Azem Hajdari: “Unë di shumë gjëra dhe njeriu që di, duhet të zhduket”

Po si e ka cilësuar Azem Hajdari pushtet-sundimin e komunistit Sali Berisha, në seancën parlamentare të 28 shtatorit të vitit 1992, kur Sali Berisha inskenoi sulmin ndaj Azem Hajdarit, për ta nxjerr nga politika, duke tentuar t’i hiqte imunitetin me propozimin e 52 deputetëve komunistë, ish-shërbëtor të PPSH dhe të diktaturës komuniste? Ja fjala një pjesë nga fjala e Azemit në parlament, kundër bandës legjislative e qeverisëse të Sali Berishës:

“Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Unë jam shumë dakord që të mbrohet qytetari i thjeshtë… Por nuk jam aspak dakord që një deputeti t’i mbyllen dyert e ankimit, kur akuza ndaj tij është e pabazuar, e paargumentuar në bazë të legjislacionit që ka sot në dispozicion Republika e Shqipërisë… Problemi është politik dhe thjesht politik… E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha. Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë unë di shumë, dhe njeriu që di duhet të zhduket. Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç’situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë… Nëse një deputet bën një kundërvajtje penale dhe atij i hiqet imuniteti për këtë kundërvajtje, atëherë ne nuk jemi më deputetët e kohës së demokracisë, por deputetë të kohës së Enverit. Kjo do të thotë se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t’i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën. E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë. Ju, të nderuar deputetë, e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënimin e Azem Hajdarit. …imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot, dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Sepse nesër, kur ndonjëri prej jush do të bëjë gabim, gabimin tim, duke u përpjekur të thotë të vërtetën ndershmërisht, do t’i hiqet në çast imuniteti. Dëshmitarë të rremë në një vend të varfër gjen plot… Në Shqipëri, Enveri provoi dhe përvoja e tij la një proverb: “Kur punët shkojnë keq në fushën ekonomike, lumi kapërcehet me procese të montuara politike”… Zotërinj deputetë, mos kërkoni koka turku, sepse s’ua ka kush borxh t’i ndërroni kombësinë… Ne deputetet kemi një “të dashur”: ajo është e vërteta. Zgjohuni, zotërinj deputetë, zgjohuni, se “e dashura” u ka ikur nga shtrati.
Azem Hajdari është ai i dhjetorit 1990 dhe nuk luan nga pozicioni i tij i atëhershëm, sikur edhe malet të luajnë nga vendi. Populli e di mirë këtë, mësojeni edhe ju…
Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Nuk i kërkoj asnjërit mëshirë. Asnjëherë s’kam për të hequr dorë nga rruga ime për demokraci: jam i ri… Nuk i kam kërkuar dhe nuk i kërkoj askujt post. Po në kohën e diktaturës, kur unë mora vendim që të jepja jetën, fëmijë, familjen dhe me traditat e pasura që ka, unë nuk e dija që ju do më çnderonit, se ky është një çnderim.
Unë jam i ri, do t’i pranoj edhe goditje të tjera, edhe inskenime të tjera, nuk largohem nga Shqipëria. As unë, as fëmija im. Nuk largohem as nga Partia Demokratike. Nuk largohem as nga pikëpamjet e mia antikomuniste. Vetëm një gjë kini parasysh: vazhdoni, vazhdoni radhën. Populli kësaj radhe le të gjykojë. Në rast se është e mira në favor të drejtësisë, unë për veten time që sot jam gati t’i nënshtrohem kujtdo.
Po e mbyll me një shprehje që e ka thënë Bardhyl Londo: “Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë”. Dhe ju demokracinë po e sillni me shumë dhimbje, si diktaturë të re”.

Reagon Marjan Gryka, kreu i Shoqatës “Azem Hajdari” Sali Berisha i di por i fsheh vrasësit e Azemit, të thirret nga prokuroria për t’i treguar

Komedia e gjoja “nderimit” të Azem Hajdarit prej Sali Berishës dhe bandës së tij kriminale në pushtet, me kupolë organizatorët e vrasjes së Azemit është një farsë e cila ka 15 vite që vazhdon si një spektakël komik. Unë, duke qenë prej shumë vitesh pranë Azem Hajdarit, kam ditur dhe di shumë gjëra në raport me këtë vrasje. Duke qënë se ndaj Azemit janë bërë shumë atentate për asgjësim fizik dhe deri plagosje në parlament, kuptojë dhe deklaroj, që vrasja e tij është politike, mbasi ka një linjë të tillë synimi për ta eliminuar, pra që organizatorët e vrasjes së Azem Hajdarit, kanë qenë dhe janë brenda politikës, sepse vrasja e tij ishte dhe mbetet për motive politike e jo "kanunore", apo për motive të tjera, siç janë munduar ta përflasin "zëra" që kanë dorë në këtë vrasje, madje dhe brenda kupolës së PD, madje edhe prej Sali Berishës, i cili nuk po flet më për ata që deklaroj si vrasës, por që tashmë i ka bërë “miq dhe ortak”.. Nëse sipas Berishës, ish-kryeministri Fatos Nano, cilësohet si organizatorë i vrasjes së tij, këtë e di vetëm Sali Berisha, sepse ai e ka shpallur të tillë, sepse ua ka thënë këtë gjë shqiptarëve dhe gjithë botës. Ndaj dhe duhet t'i qëndrojë kësaj deklarate me pranim, ose me mohim. Dhe këtë duhet t'ia kërkojë familja “Hajdari” dhe së pari prokuroria, mbasi e kërkon morali i malësorit dhe ligji. Sepse kemi të bëjmë me denoncim konkret publik të bërë prej Berishës për vrasje. Dosja e vrasjes së Azemit duhet të rihapet dhe të rihetohet e plotë. Kjo duhet bërë, sepse ajo dosje nuk i ka “fletët” e hetimit të bardha. Dhe kjo hapje, mendoj se duhet të nis me dëshminë dhe denoncimin e kreut të PD Sali Berisha, akuzuesit dhe të akuzuarit kryesor si organizator i vrasjes së Azemit me nxjerrje nga mbledhja e natës së 12 shtatorit 1998. Berisha deklaroi se do të hapte këtë dosje kur të vinte PD-ja në pushtet, duke deklaruar gjithashtu publikisht se ditën e parë të ardhjes në pushtet, do të vendoste përpara ligjit vrasësit e vërtetë të Azemit. Këtë gjë ai nuk e ka bërë as kur ishte në opozitë, as tani që po mbush 8 vjet në pushtet. Prokuroria duhet të thërras Sali Berishën në seancë dëgjimore edhe si dëshmitar edhe si denoncues, edhe si grumbullues dhe njohës provash të shumta, por edhe si të akuzuar për organizimin e vrasjes së Azem Hajdarit, për të hedhur dritë mbi vrasësit dhe motivet e vrasjes së Azem Hajdarit. Kjo duhet bërë patjetër dhe sa më shpejt. Tashmë kjo nuk është më e drejtë e tij private, por detyrim ligjor që duhet respektuar. Por edhe nëse ai nuk pranon ashtu si deri tani, që të shkojë të dëshmojë për vrasësit dhe motivet e vërteta të vrasjes së deputetit të PD, ose siç e vlerëson ai "mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Azem Hajdari", drejtësia duhet të zbatojë ligjet për marrjen e tij në pyetje, ashtu siç merren në pyetje gjithë shtetasit shqiptarë.

Flet Bislim Ahmetja, kreu i “Grupimi Dhjetor ‘90”Nëse Azemin nuk do ta kishin vrarë plumbat e pushtetit në 1998, sot do ta kishim lider në PD



Po të mos e kishin ndalur plumbat e uniformave të shtetit, sot ai do të ishte 50 vjeç. Përvjetorët janë si gurët kilometrik të rrugës pa limit, kur behët fjalë për përvjetorët e njerëzve që me jetët e tyre kanë bërë histori siç ishte jeta dhe aktiviteti i Azem Hajdari rruga është vërtetë pa fund, sepse jeta e tij, vepra e tij është rruga e idealizmit dhe idealet s’ngopen kurrë me realitet. Vetëm 8 vite jetë politike i lanë vrasësit e pushtetit të vitit 1998. Rrallë shqiptarë në historinë tonë modern ka mundur të shfaqë aq shumë vlera në aq pak vite. Katër herë i zgjedhur deputet me votë të drejtpërdrejtë popullore, i ndjekur prej kundërshtarëve politikë me diferencë të cilësuar. Azem Hajdarin në ato tetë vite, do ta gjeje aty ku cenohej liria, aty ku i ndalej fryma demokracisë, aty ku kauza kombëtare dhe idealet euroatlantike ndrydheshin. Politikan i fjalës së mbajtur, mbrojtjes deri në sakrilegj i të vërtetës, denoncues i pa kompromis i aferave korruptive dhe anti-kombëtare. Të përndjekurit politikë, te Azem Hajdari kishin mbjell shpresën dhe besimin e realizimit të kërkesave të tyre, mbasi ai do bëhej pjesë e grevës së urisë së Shoqatës së të Përndjekurve politik, të cilët kërkonin as më shumë as më pak, se çfarë po marrin sot pas gati 15 vitesh, veçse pesëmbëdhjetë vite më të plakur dhe ndoshta një pjesë e mirë e tyre të tretur e të harruar nga kjo jetë. Azem Hajdari në vitin ’96, kur sindikalizmi në Shqipëri ishte në koma, u vu në krye të një lëvizje sindikale mbarëkombëtare, por që fatkeqësisht u ndal prej rrethanave që tashmë njihen. Azemi ishte dhe mbeti çështja kombëtare dhe veçanërisht Kosova, mik i pandarë i Ibrahim Rugovës dhe i të gjithë veprimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare, mik i Adem Jasharit dhe luftëtareve të lirisë së Kosovës. Ideator dhe drejtues i aksioneve humanitare në ndihmë të shqiptarëve të Kosovës që po depërtoheshin dhunshëm nga trojet e tyre etnike nga makineria ushtarake e Miliosheviçit në pranverë të vitit 1998 në Tropojë. Deri ditën që e ndalën plumbat e qeverisë së Tiranës zyrtarë Azem Hajdari s’reshti së punuari e vepruari për lirinë e njerëzve,për zhvillimin e demokracisë. Nëse Azemin nuk do ta kishin vrarë plumbat e pushtetit në 1998, sot do ta kishim lider në PD.


Tribun i lirisë së shqiptarëve, e cilësoi kryeministri Sali Berisha figurën e Azem Hajdarit, ndërsa sot eshte kujtuar 50 vjetori i lindjes së tij.


“Jemi këtu për të festuar 50 vjetorin e njerit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve, 50 vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit. Theksoj për të festuar, sepse burra si ai shënjohen me germa të arta në memorien e historisë së kohës. Nuk vdesin kurrë. Ata jetojnë gjithnjë, ndaj dhe ditëlindja e tyre festohet gjithnjë. I tillë ishte Azem Hajdari, një personalitet, një i ri, i cili në takimin më të parë nuk mund të gjeje diçka tjetër për ta vlerësuar, përveç fjalës tribun.”- tha Berisha.
Berisha e vlerësoi figurën e Azem Hajdarit si udhëheqësin e Lëvizjes Studentore, ndërsa më vonë, theksoi ai, Azemi ishte dëshmi se një tribun i vërtetë lirie drejtonte këtë lëvizje, udhëhiqte vendosmërisht këtë lëvizje.
“Në 1 shekull janë me qindra dhe me mijëra shqiptarë që kanë bërë sakrifica më të mëdha, më sublime për lirinë e kombit. Unë kam bindjen se asnjë nuk ka kontribuar personalisht sa Azem Hajdari për lirinë tonë për lirinë e shqiptarëve. Ndaj ne nuk kujtojmë, ne sot festojmë ditëlindjen e këtij tribuni të madh të lirisë së shqiptarëve.”- tha Berisha.
Kryeministri Berisha kujtoi gjithashtu se Azem Hajdari ka bërë gjithçka që të mbështeste Lëvijen Çlirimtare të Kosovës.



“Ai ra në atentatin e rrezikshëm shumë në Tropojë. Por në Tropojë ai shkoi për të mbështetur qytetarët e Kosovës. Shkoi për të mbështetur Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës. Idhulli i tij ishte Presidenti Rugova, tek i cili kishte një besim të jashtëzakonshëm, adhurim të jashtëzakonshëm. Çdo ditë ai do të jetonte me preokupimin më të madh se si në të ndihmojmë Kosovën. Ai ndjehej tërësisht pjesë e saj, kërkonte të merrte pjesë direkt.”- theksoi kreu i qeverisë.


Berisha tha se sot ne duhet të jemi krenarë sepse idealet e tij janë bërë realitet.
“Festojmë sepse Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, lëvizim të lirë në mbarë Evropën, festojmë sepse shqiptarët bëjnë përpjekjet më të madhe për tu bashkuar me Evropën, Kosova është e lirë, se shqiptarët janë të lirë dhe të pavarur. Në Shqipëri po ndërtojmë demokracinë e bazuar në vlerat e tregut. Jemi më të sigurtë se kurrë në të ardhmen që Azem Hajdari projektoi për vehte, për fëmijët e tij dhe për shqiptarët.”- përfundoi Berisha.





Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi udhëheqësin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari (Pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar “Për kontributin e jashtëzakonshëm e të pamohueshëm dhënë gjatë drejtimit të Lëvizjes Studentore Shqiptare ‘90-‘91 në shembjen e sistemit diktatorial; për fitoren e pluralizmit politik dhe të parimeve të lirisë e të demokracisë, si dhe për vetëmohimin si politikan e deputet deri në sakrificën sublime në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të shquara atdhetare, duke mbetur përjetësisht i gdhendur në kujtesën historike të kombit shqiptar”.
nishani nderon azem hajdarin
Në ceremoninë solemne të mbajtur në përvjetorin e 50-të të lindjes së Azem Hajdarit ishin të pranishëm bashkëshortja e tij, Fatmira Hajdari, pjesëtarë të familjes Hajdari, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, anëtarë të Kabinetit qeveritar dhe personalitete të tjerë.

Presidenti i Republikës në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, u shpreh se “Azem Hajdari ishte njeriu i duhur, që erdhi në vendin e duhur, në kohën e duhur, me talentin, zotësitë, energjitë, përkushtimin e duhur, për të bërë punën e duhur me rendimentin dhe suksesin e duhur. Azem Hajdari ishte nga ata individë tepër të rrallë që historinë nuk e tregojnë, as nuk e shkruajnë, as nuk e ndryshojnë, por me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm, me sakrificat e tyre sublime, historinë e bëjnë. Azem Hajdari ishte shembulli i rrallë kur një individ i vetëm është në të njëjtën kohë, bartës, shprehës dhe ekzekutues i vullneteve të të gjithë të tjerëve. Azem Hajdari ishte gjithashtu rast i dukurisë së çuditshme, kur një njeri i vetëm ndihmon të gjithë të tjerët më tepër se të gjithë të tjerët një njeri të vetëm”.

Pas leximit të dekretit presidencial, zonja Fatmira Hajdari në emër të familjes së saj e falënderoi Presidentin Nishani që zgjodhi ditën e shënuar të 50-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit për t’i akorduar atij Urdhrin më të lartë të Flamurit Kombëtar.



Partia Demokratike kërkon të rikthejë në vëmendje njerëzit e lëvizjes së dhjetorit ’90, duke i përgatitur për kartën e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Prej kohësh nga Presidenca shqiptare ka nisur vlerësimi i figurave të lëvizjes së dhjetorit ’90, duke i dhënë vlerësime të ndryshme për kontributin pa mohuar ata që kanë dhënë në rrëzimin e sistemit komunist. Presidenti aktual, Bujar Nishani, me rastin e kremtimit të 50-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit do t’i akordojë dekoratën “Urdhri i Flamurit”.



Njoftimi bëhet i ditur nga Kryeministria, pavarësisht se Presidenca nuk jep detaje për aktivitetin dhe natyrën e dekorimit. Zyra e shtypit e Kryeministrisë bën të ditur se në ora 12:00 në ambientet e Presidencës do zhvillohet ceremonia e dhënies së dekoratës “Urdhri i Flamurit” për Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari. Në këtë ceremoni pritet të jetë i pranishëm Kryeministri Sali Berisha dhe zyrtarët e lartë të qeverisë dhe të Partisë Demokratike. Në këtë ditë të kremtimit të ditëlindjes qeveria parashikon një sërë aktivitetesh. Kështu në ora 16:00, te salla “Liria” te Qyteti Studenti, do të zhvillohet sesioni përkujtimor kushtuar 50-vjetorit të lindjes së liderit të dhjetorit ‘90, sipas këtij programi: “Çelja e sesionit nga një studente e Universitetit të Tiranës, Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” shfaq dokumentarin “Azem Hajdari – Shpirti i lirë”; Kujtime nga Arben Imami, mik i Azemit, një nga pedagogët e parë që u bashkuan me Lëvizjen Studentore”. Më pas fjalën pritet ta marrë Kryeministri, kreu i PD-së, Sali Berisha. Pas këtij programi është parashikuar vendosja buqetash me lule te përmendorja e Azemit, e cila ndodhet në hyrje të Qytetit të Studentit. Tre presidentë shqiptarë kanë nderuar liderin e dhjetorit ’90 për kontributin e tij në rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Politika shqiptare në vend të dhënies së dekoratave, do të ishte më mirë që ta çonte akoma më tej misionin e parealizuar të studentëve të dhjetorit ’90, atë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Presidenti Alfred Moisiu në vitin 2002 i akorduar Azem Hajdarit urdhrin “Nderi i Kombit”. Ndërsa Presidenti Bamir Topi më katër shtator 2008 i akordoi Azem Hajdarit (pas vdekjes) urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në lëvizjen demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste, lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe futjen e saj në rrugën e zhvillimit demokratik, si një nga drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore”. Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e kryetari i parë i Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e derisa u vra në shtator të vitit 1998. Më 12 shtator 1998, Hajdari ndërsa dilte nga selia e PD-së vritet pabesisht.



Tre presidentët

“Nderi i Kombit”-2002

Ky titull u akordua nga Presidenti Alfred Moisiu

Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”-2008

Ky titull u akordua nga Presidenti Bamir Topi



Dekorata Urdhri i Flamurit-2013

Akordohet nga Presidenti Bujar Nishani



Azem Hajdari te panjohurat e nje krimi

busti i azemit
Faktet dyshimet dhe hipotezat te bejne te mendosh se vrasja e Azem Hajdarit ka qene larg te qenit ashtu sic e pershkruan vendimi gjyqesor - nje vrasje per hakmarrje. Perfundimi i procesit per kete krim eshte nje njolle turpi per sistemin tone te drejtesis.


Gjate perkujtimit  te atentatit vdekjeprures ndaj Azem Hajdarit bashkeshortja e tij ka deklaruar se ceshtja e vrasjes se deputetit te PD-se nuk eshte zbardhur. Se procesi ka qene nen trysni politike ne nje kohe te veshtire dhe te pamundur per te marre vendime te drejta dhe prandaj ai duhet rihapur.

Ne fakt qe ne pranveren e vitit 2002 kur Gjykata e Shkalles se Pare pas nje maratone prej 65 seancash arriti ne perfundimin qe provat tregonin se ...vrasja eshte kryer per motivet e dobeta te hakmarrjes te gjithe ata qe e kane ndjekur sadopak kete ceshtje jane ndiere te zhgenjyer. Megjithese Gjykata kishte zbardhur skenen e krimit megjithese ajo kish vene gishtin mbi atentatoret e vertete Jaho Salihi dhe Fatmir Haklaj ajo kish neglizhuar nje pjese te rendesishme te ketij krimi. Kush i kishte shtyre keta njerez Kush kishte perdorur futjen ne loje te rregullave te Kanunit per te kryer nje krim te paster politik

Dhe keto pikepyetje ne ate kohe nuk lindnin vetem nga deklaratat e percarta te Sali Berishes se krimin e kishte urdheruar Fatos Nano i cili i kishte takuar vrasesit ne rrugen Tirane-Rinas ndersa kthehej nga nje takim nderkombetar ne Lisbone vite me pas ai u zevendesua me Rexhep Meidanin. Ato nuk motivoheshin nga perdorimi i pashembullt qe ish-shefi i opozites i ka bere cdo historie per interes te politikave te dites.

dokush qe e ka njohur sado pak kete ngjarje eshte i bindur se ajo nuk eshte nje histori e thjeshte hakmarrjeje. Per nje mije e nje arsye. Ato kane te bejne se pari me intrigat e pafundme per manipulimin e zbardhjes se ngjarjes qe nje aparat i tere propagande vuri ne loje dhe se dyti me menyren se si shteti u soll me frymezimin me fshehjen e me pas me eliminimin e vrasesve.

Vrasesit e Azemit mund te kishin ne thelb nje motiv marrjeje gjaku por ai u fry u nxit u mbrujt e u mbrojt nga segmente te larta te shtetit.

Ndryshe nuk kish se si te shpjegohet qe te gjithe ekzekutoret ishin njerez me uniforma. Ndryshe nuk shpjegohet sesi Jaho Salihi i denoncuar menjehere nga PDja nuk arriti te ndalohej megjithese ish-ministri i rendit Perikli Teta nxori nje urdher menjehere per kete. Por dyshimet shkojne edhe me tej. Si eshte e mundur qe vetem dy jave pas kesaj vrasjeje nga banka e kursimeve ne Tirane u derguan 600 milione leke ne drejtim te Tropojes te cilat u vodhen nga te njejtet njerez qe kishin kryer krimin dhe qe kontrollonin realisht kete province problematike te Veriut Si eshte e mundur qe vetem pak dite pas ngjarjes nje grua anonime iu paraqit Gazetes Shqiptare si nena e te vrarit se bashku me Azemin Besnik Ceraj per te deshmuar se atentatoret ishin kater vellezer qe ishin larguar ne drejtim te Milanos Natyrisht pasi e kishte botuar gazeta e kuptoi qe lajmi ishte i rreme beri madje edhe pergenjeshtrim me pas por pyetja qe shtrohet eshte tjeter valle ishin kriminelet hakmarres nga Tropoja aq te zotet dhe aq fine sa te mendonin ti manipulonin mediat

Natyrisht kjo histori manipulimi nuk perfundon ketu. Per nje kohe te gjate u tentua me cdo mjet qe te krijohej pershtypja se njeriu i interesuar per vrasjen e Hajdarit ishte vete kreu i PD-se Berisha. Shume vite me pas ajo qe do te perdorej ishte gazeta Koha Jone.


Vellezerit e Izet Haxhise ish-badigardit te Berishes do ta akuzonin kete te fundit si organizator te krimit. Ata pretendonin se Berisha po mundohej te fajesonte per kete krim familjen Haxhia pasi ai donte te eliminonte njerin prej tyre Izetin qe i dinte shume sekrete perfshire edhe urdhrat per te hedhur ne ere shtylla tensioni ne vitet pas humbjes se pushtetit.

Por kjo ane propagandistike eshte ana me pak kriminale ne strategjine e atyre qe nxiten vrasjen e Azem Hajdarit. Ana me e erret eshte ajo e pergatitjes se krimit dhe me pas e mosarrestimit nga policia me qellim zhdukjen dhe eliminimin e atentatoreve.
Keshtu sic kane pohuar vete edhe ish-ministri i Rendit Perikli Teta edhe ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi te gjithe e dinin qe Azemit po i pergatitej nje atentat. Madje ne zyrat e tyre gjendej muaj me pare nje pohim i Fatmir Haklajt se Hajdari do te vritej se bashku me nente vete te tjere per nje hakmarrje te vjeter. Pyetja eshte cberi shteti per ta mbrojtur Asgje. Nderkohe qe segmente te tij bene shume. Ne menyre te pashpjegueshme nje prej vellezerve Haxhia dhe nje prej vellezerve Haklaj pjesemarres ne vrasje u liruan vetem pak dite perpara krimit nga gjykata e Gramshit megjithese ata akuzoheshin per trafik armesh.

Por edhe pas atentatit te 12 shtatorit 1998 dyshimet vazhdojne. Megjithese ishin te gjithe me mandate te meparshme arresti dikush per vrasje e dikush per perdhunim vrasesit e Azem Hajdarit u be cish e mundur te mos arrestoheshin. Sepse per te humbur gjurmet ata duhet te zhdukeshin. Me 4 gusht te vitit 1999 Fatmir Haklajt iu be nje atentat me mina te telekomanduara. Ai shpetoi per mrekulli. U dergua urgjent ne spitalin ushtarak ne Tirane dhe kur u be me mire - nuk u arrestua.



 Megjithese kerkohej edhe per nje vrasje tjeter ai u la i lire me kusht. Sepse - absurditeti me i madh - ai vuri si garanci pasurore kullen e tij ne Tropoje. Vetem tre muaj me pas ai do te vritej ne nje atentat ne fshatin Bujan te Tropojes perpara shtepise se Jaho Salihit. Edhe ky i dyti do te mbetej i plagosur ne kete ngjarje te 4 nentorit 1999 por megjithese qendroi disa dite ne spital dhe megjithese kerkohej edhe per nje krim perdhunimi ai do te largohej i lire nga shtrati i kurimit.

Jane te gjitha keto fakte dyshime dhe hipoteza qe te bejne te mendosh se vrasja e Azem Hajdarit ka qene larg te qenit ashtu sic e pershkruan vendimi gjyqesor - nje vrasje per hakmarrje. Perfundimi i procesit per kete krim eshte nje njolle turpi per sistemin tone te drejtesise. Ndaj bashkeshortja e tij ka te drejte kur thote sot se ai duhet te rihapet. Jo me per te gjetur vrasesit me pagese por per te shkuar te frymezuesit e tyre. Ai proces duhet rihapur jo vetem per te vene drejtesine per nje ceshtje. Jo vetem per te kuptuar historine e vertete te vrasjes se Azemit. Por edhe per te zhbere nje precedent ate te pushtetareve qe gatuajne krimin dhe qe dalin gjithnje pa lagur. Sepse nderkohe qe ne sot flasim per gjyqin e mbyllur te vrasjes se Hajdarit ne aulat e drejtesise shqiptare po zhvillohet ne te njejten menyre nje proces i ngjashem ai i Gerdecit. Ku fjala hakmarrje eshte zevendesuar me fjalen incident teknik dhe ku frymezuesit si gjithmone po mbeten jashte. Prandaj qofte per hir te se tashmes qofte dhe te se ardhmes procesi i vrasjes se Azemit duhet rihapur.








Haklajt nuk erdhën në Tiranë për të vrarë Azemin, donin të vrisnin Berishën! Gazeta Dita vijon te botoje dëshmi interesante për ngjarjet e renda te viteve te shkuara, raporton gazeta Tema.

Kësaj here atë kane publikuar nje interviste me Marjan Gryken, ish- truprojën e Azem Hajdarit. Sipas tij, Haklajt kishin ardhur ne Tirane për te vrare Sali Berishën dhe jo Azem Hajdarin. “Unë jam një djale Shkodër, aktiviteti im nisi ne 2 Prillin e famshem te vitit 1991, ku atehere ne proteste edhe jam plagosur. Me pas kam vazhduar te jem aktiv ne levizjen antikomuniste, por me sa duket gjaku jone vetem u perdor. Desha te kujtoj ketu se ne ngjarjen e 2 Prillit ne Shkodër, me erdhi dikush ne spital qe nuk e kisha pare ndonjehere. Ai ishte Azem Hajdari. Mu afrua ne spital dhe me tha: “cohu burre se s’ke kurrgje”. Une me buzeqeshja e pyeta se kush ishte. Te gjithe te pranishmit aty me thane “Mario, ky eshte Azem Hajdari”.

Keshtu e nis rrefimin e tij Gryka.

Me pas me ftese te Hajdarit ai vjen ne Tirane ku fillon pune si efektiv i Gardes se Republikes dhe truproje personale e Azem Hajdarit ku eshte dekoruar edhe si “Pishtar i Demokracise” nga Berisha. “Hajdari u vra per liri, por kurre s’e gezoi lirine. Jeta me Azem Hajdarin ka qene nje beteje e ashper. Kujtuam se rrezuam komunizmin, por ai perkundrazi pas viteve ’90 na u versul dhe na sulmoi me shume se kurre”, tregon Marjan Gryka per radion kosovare “Zeri i Mitrovices”.

Per sa iu perket prapaskenave, ai tregon se: “Mendoj se kur Berisha ishte president, ishte nje dikush me tre poste qe Berisha e komandonte qe dhe levizte guret kunder Azem Hajdarit. Ky ishte Tritan Shehu, ishte Zv/Kryeminister, Minister i Jashtem dhe kryetar i PD-se. Lufta e tij me urdhrat e Sali Berishes ishte shume e ashper. Dua t’ju tregoj nje fakt. Sapo u cova ne mengjes nga gjumi (une jetoja ne shtepine e Azemit), me thirri ne dhomen e tij, po pinim kafe e me tha: “Mario, sot kemi nje beteje, kemi mbledhjen e kryesise se PD-se, eshte dhene urdher qe Azem Hajdari te mos hyje brenda, si do ja bejme?”. Pra, lideri i dhjetorit dhe kryetari i pare i PD-se nuk do lejohej ne mbledhjen e kryesise se PD-se.

Une me nje buzeqeshje i thashe: “Bace, ne do te hyjme gjithnje aty ku njerezit na duan”. I hipim makines dhe pame se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, qe Azem Hajdari te mos hynte brenda. Per t’i rene shkurt, ne te armatosur e came postbllokun dhe e futem Azem Hajdarin ne salle. Byroja politike ende nuk kishte mberritur ne salle. Pasi hyme, gjetem ca lepuj te Partise Demokratike qe ishin rreshtuar ne rreshtat e pare dhe po prisnin byrone. Njerin prej tyre e kapa, e cova me dhune dhe aty ula Azemin”, tregon Gryka, teksa shton se shenuan edhe emrin qe Azemi te merrte fjalen i treti, pas dy kryetareve te byrose dhe ai mban kete fjalim: “Degjoni ju tavoline e krekosur dhe e dhjamosur me nje popull fukara te rrenuar nga komunizmi. Une jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qene komunist dhe une e kam per nder qe jam biri i tij. Por ne vitet ’90 une rrezova idealet e babes tim, e rrezova Enverin. Por sot ka nje fatkeqesi kombetare, qe ju i keni dhe vazhdoni t’i keni ato ideale qe kishte baba im. Ky eshte turp dhe tradhti kombetare. Kjo nuk eshte PD-ja qe populli donte ta kishte ne pushtet. Kjo eshte nje ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.

Gryka rrefen se para se te vinin ngjarjet e ’97-es, kishin nje vit e gjysme pa folur me Berishen, dhe nga vitet ’95-’96 Hajdarit i hiqet imuniteti i deputetit, shkarkohet nga Komisioni Parlamentar i Rendit dhe SHIK-ut, perjashtohet nga PD-ja.

“Une u shkarkova nga oficer i gardes. Morem zyra me qira prane ish- kafe “caplin” ne qender te Tiranes dhe kaluam me sindikatat. Pra, Berisha, si nje diktator i ri, na shkarkoi ne distance. Ne kete kohe Azem Hajdari, me bindje te plote filloi organizimin e sindikatave te pavarura per te rrezuar qeverine Meksi. Shteti na ndiqte per te na arrestuar. Pra, jeta e liderit te dhjetorit ishte ne rrezik, jeta ime nuk ishte problem fare. Ketu filloi beteja dhe lufta e ashper Berisha –Hajdari. SHIK-u i Gazidedes asaj kohe na perndiqte kudo, SHIK- me i felliqur i te gjitha koherave. Me qindra here u perleshem me ta. Nje nate ata agjente te SHIK-ut kishin rrethuar shtepine e Azemit, eshte turp ndoshta te thuhet, por ne i morem peng dhe i cuam te paarmatosur dhe i thame Gazidedes: “Ju jeni turpi i kombit dhe tradhtia e kombit se shtepia e Azem Hajdarit nuk ka nevoje per rrethim”, tregon Gryka.

Marjani tregon se ishin ne “Rogner” dhe sekretarja e Sali Berishes e mori ne telefon Azemin dhe i kerkoi ndihme sepse Garda e Republikes po ikte dhe po e linte Presidentin ne balte.

“Ne kete moment Berisha kerkoi qe Azemi ta mbeshteste, e une si oficer i tij te merrja Garden e Republikes. Ngjarjet keshtu rrodhen, u ashpersuan, te gjitha deget e PD-se ne rrethe kerkonin doreheqjen e Berishes si president, pervec Shkodres, ku une isha anetar i kryesise. Nisem te shkonim neper takime me presidentin qe nuk jepte doreheqje dhe ne cdo takim na vriteshin nga dy shoke. Asnje nga keta njerez nuk u permend nga Berisha. Shumica e tyre jane mirditore, por Sali Berisha i ka harruar si shume te tjere”.
Ai nenvizon se “naten qe eshte vare Azem Hajdari kam qene ne arrest shtepie, pavaresisht se ne Shkoder isha i lire dhe gjithe diten te selia e PD-se, por keta ia arriten qellimit dhe Azemin e lane ne rruge te madhe”.

Gryka thekson se “ne cdo atentat, se jane bere 9 atentate, ka pase dore Partia Demokratike. Edhe diten e vrasjes. Partia Demokratike ka pase dore ne vrasjen e Azem Hajdarit. Asnje njeri nuk mund ta mohoje kete, aq me teper sot, pas shume viteve ku nuk kane lene goditje pa bere, jane munduar te eliminojne cdo njeri qe permend Azem Hajdarin”.

Gryka shprehet se naten e vrasjes Haklajt kane shkuar per te vare Berishen dhe Azemi eshte thirrur me shpejtesi nga Fieri.

“Ne ate kohe, diten qe eshte rrethuar PD-ja, pra gjoja per te vare Azem Hajdarin, sepse Haklajt nuk kane ardhur per te vare Azem Hajdarin. Haklajt e kane deklaruar, e kane ri-deklaruar madje e kane kerkuar edhe ne gjyq Sali Berishen. Sepse ata kane ardhur me vra Sali Berishen dhe jo Azem Hajdarin. Se e dinte e gjithe Shqiperia qe Azemi ishte ne miting ne Fier dhe po te donin vrasesit mund t’i benin prita kudo nga Fieri ne Tirane. Por nuk kishin ardhur per Azem Hajdarin. Por skenaristet e PD-se telefonuan Azem Hajdarin me porosi te Doktorit qe duhej te vinte urgjent ne Tirane pasi kishte mbledhje kryesie. Une fola me te dhe i thashe, madje iu thashe edhe cunave te Fierit, cunat qe sot jane pronaret e turizmit, jane sot deshmitare te gjithe. “Mos e lini Azemin te levize”. Sepse kishte dicka qe dihej, po kerkohej eliminimi i Azemit dhe kjo po diskutohej kudo. Sepse kishte nje fakt, e djathta shqiptare po shkonte pas Azemit dhe jo me pas Sali Berishes”, sjell ne vemendje Gryka.

Ai tregon se me mberritjen e Azemit tek PD-ja, edhe vrasesit jane habitur dhe kane thene “cfare do ky budallai ketu”.

“Kur ka hyre Azemi ne PD, PD-ja ishte nje kufome e gjalle, nuk kishte me njeri. Ne korridor ka dale Genc Pollo me tre vete te armatosur, ishin tropojane. Kane takuar Azem Hajdarin dhe me pas kane kaluar tre minuta dhe Azemi ka dale dhe ka komunikuar gjoja me ata qe kishin ardhur te vrisnin Azem Hajdarin. Po e perseris, kur erdhi Azemi nga Fieri, vrasesit ishin aty, nuk kishin nevoje ta linin te futej brenda. Perse nuk e goditen? Absolutisht nuk kane pasur pune me Azem Hajdarin. Por Azemi nga sedra, burrnia, e qiten te komunikoje me vrasesit e Sali Berishes. Doli dhe u perlesh me ta sepse dihet se cfare bisede eshte bere. Ata i kerkuan qe te largohej duke i thene: c’do ky budalla ketu? Ne krye te tyre ishte oficeri i Berishes, Izet Haxhia. Pra, ketu ndodhi fatkeqesia, me tradhti 100% nga PD-ja, e iniciuar dhe e organizuar dhe e miratuar nga dy- tre persona politike nga e majta”.

Gryka sqaron se Azemi u sqarua me Haklajt pasi beri nje bisede me plakun e tyre dhe e incizoi dhe i tha: “Bace, merre kete dhe coja djemve te tu cfare biseduam. Sepse ata hilene e kane tjeter kund dhe jo tek Azem Hajdari”, teksa shton se sipas tij fjala ishte per Sali Berishen.

Gryka akuzon se truproja i Azemit, sot ne azil politik, i ka deklaruar Sali Berishes dhe Ylli Rakipit me kasete konfliktin me arme dhe debatet me Azemin ne momentet para vrasjes.“Kete kasete e ka edhe sot Sali Berisha, ku eshte pse nuk e dorezon kaseten? Sot, ky mik i madh i Azemit, qe i ka bere qindra sulme, merr keshilltar te tij Neritan Ceken, njeriun qe na beri 7 atentate kur ishte minister i Rendit. Merr minister Mbrojtje Arben Imamin, gjenerali i bandave te ’97-es. Te gjithe organizatoret, atentatoret e Azem Hajdarit jane ne kolltuke politike”, teksa nenvizon se Sai Berisha nuk eshte paraqitur asnjehere ne Gjykate per akuzat e bëra.

Gryka deklaron se pseudonimi i Sali Berishen ne Sigurimin e Shtetit ka qene “Penicilina” dhe se ne Shqiperi deri me tani nuk ka pasur asnje dite demokraci.

Koço Danaj: Bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit janë të destinuara të dështojnë


Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale Koço Danaj, ka reaguar lidhur me bisedimet në nivelin më të lartë midis Prishtinës dhe Beogradit dhe me modelin që po afrohet lidhur me këto bisedime. Sipas tij bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit janë të destinuara të dështojnë. Ato janë bisedime me dhunë, jo natyrale, janë bisedime që synojnë të ndihmojnë Serbinë për në Be, por jo të ndihmojnë shqiptarët të bashkohen me njëri tjetrin. Pjesa e kombit shqiptar që jeton në Kosovë, ashtu si pjesa e kombit shqiptar që jeton në Shqipërinë artificiale, apo në Shqipërinë Lindore në Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi apo në Çamëri, nuk është pronë e asnjë politikani, kushdo-qoftë ky dhe çfarëdo mbështetje ndërkombëtare që të ketë ai përkohësisht, thuhet mes tjerash në reagim.

Ramush Haradinaj: Limaj do të triumfojë


Nuk mund të thuhet ende nëse është realizuar synimi i UÇK-së gjatë këtyre viteve, por synimet arrihen me faza, ka thënë Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së. I pyetur mbi rigjykimin ndaj Limajt për rastin ‘Kleçka’, Haradinaj ka shprehur habinë mbi këtë vendim. “Por, sido që të jetë unë besoj që drejtësia do të triumfojë edhe në rastin Limaj dhe ai do të gjejë forcën, nëse guxoj ta quaj kështu, që ta mbijetojë edhe këtë sakrificë”, ka shtuar ai. Duke folur mbi gjendjen në veri të Kosovës, Haradinaj ka thënë se serbëve lokal u janë dhënë përgjegjësitë maksimale përmes Pakos së Ahtisaarit, prandaj sipas tij, ata duhet t’i kthejnë sytë nga Prishtina e jo nga Beogradi.

Slloba i vogël -Ivica Daçiq mban lidhje me krimin e organizuar


Ditorja beogradase NIN ka publikuar një hulumtim, në bazë të të cilit kryeministri serb, Ivica Daçiq del të jetë i përfshirë në krimin e organizuar në Serbi. Në një hulumtim gazetaresk është zbardhur qartë lidhja e Daçiqit me një nga bosët e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, Rodolub Raduloviq. Kjo ka shtuar dukshëm gjasat që Serbia të përballet me zgjedhje të përgjithshme. Pavarësisht akuzave të medieve për lidhje me krimin e organizuar, partia e Daçiqit vazhdon të renditet e para në sondazhe. Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se autoritetet përkatëse do të bëjnë çmos për të zbardhur lidhjet e politikës me korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Në këtë betejë nuk duhet dhe nuk do të ketë persona të mbrojtur, pavarësisht emrit që kanë, mbiemrit apo funksionit”, citohet të ketë deklaruar Vuçiq.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...