Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/24

Ambasadori i Izraelit në Serbi Josef Levi,nuk përjashton mundësinë e njohjes së Kosovës


Izraeli nuk përjashton mundësinë e njohjes së Kosovës
Ambasadori i Izraelit në Serbi Josef Levi nuk ka përjashtuar mundësin që vendi i tij të njohë pavarësinë e Kosovës në rast se arrihet një marrëvshje në mes Serbisë dhe Kosovës. ”Kur më nuk do të ketë pengesa në rrugën diplomatike, gjithçka është e mundur. Mendoj se kam qenë i qartë. Presim që kjo çështje që zgjatë me gjenerata, kjo lindje e aspiratave të reja të popullit të Kosovës, do të zgjidhet miqësisht me Serbinë”, tha Levi.
Ai tha se çështja e palestinës ndryshon nga ajo e Kosovës. “Këto janë dy konflikte të ndryshme dhe për nga natyra dhe historia si dhe rrethanat ndërkombëtare. I ngjashëm është parimi ne të cilën beson edhe Serbia dhe Izraeli. E kjo është që konflikti mund të zgjidhet vetem në tavolinën e bisedmeve dhe jo hapave të njëanshëm.
“Aktualsiht sfida në çështjen e Kosovës ndërthuret me aspiratat tuaja europiane. Kjo nuk është zgjedhja juaj, por ky është realitet. Ne nuk kemi njohur Kosovën për shkak të parimeve që konflikti duhet të zgjidhet në mes partnerëve. Me kujdes përcjellim bisedimet ndëmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe kureshtje dhe dëshirë që të arrihet deri te marrëveshja”, tha ai.

Kosova, i vetmi vend në Evropë pa lëvizje të lirë


Kosova, i vetmi vend në Evropë pa lëvizje të lirë
Kosova po vazhdon bisedimet në mënyrë që të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, ngase përveç që përfiton populli kështu arrihet paqe dhe bashkëpunim më i mirë rajonal. Kështu ka thënë Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku në konferencën “Përmirësimi i Perspektivës Evropiane për Rajonin”, duke u thënë që megjithëse është e pabesueshme për ta, Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka lëvizje të lirë.
Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku u ka thënë të pranishmëve se komunikimi është rrugë që krijon mundësi të njohjes së tjetrit, andaj Kosova këtë vlerë e dëshmon edhe në angazhimin e saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët, respektivisht me Serbinë, pasi raportet e mirë janë në interes të popujve.
“Unë duhet të them këtu se ne kemi Kushtetutën më të avancuar dhe më demokratike në botë, e cila përfshinë dokumente ndërkombëtare ndër më të rëndësishmet për të drejtat e njeriut. Ne dëshirojmë të bisedojmë me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet tona sepse kjo është mira e popujve të të dyja vendeve“, tha Çitaku.
Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të Chevening Alumni, të cilët vijnë nga 116 vende të ndryshme të botës dhe këtë vit në mbarë botën ky program do të përkrah rreth 700 persona.
Çitaku ka thënë se edukimi është çelës për zhvillim duke thënë se i bëhet qejfi që ata të cilët fitojnë këtë bursë do kthehen e të punësohen në Kosovë duke kontribuar për vendin e tyre:
“Edukimi është çelës për zhvillimin në shoqëri dhe jam krenare që ne kemi shumë persona nga Kosova që kanë shfrytëzuar mundësinë e Chevening dhe më e rëndësishmja ndër të gjitha është punësimi i tyre në sektorin publik, privat, shoqërinë civile apo edhe institucione të pavarura”, ka thënë ajo.
Kjo konferencë është pjesë e konferencës rajonale që po mbahet me përfaqësuesit e Chevening Alumnim, e organizuar nga Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ambasadën Britanike në Kosovë.

Papa i ri ndryshon qëndrimin e Vatikanit ndaj Kosovës?


Papa i ri ndryshon qëndrimin e Vatikanit ndaj Kosovës?
Me ardhjen e Papës së ri në Selinë e Shenjtë, duket se ka ndryshuar edhe qëndrimi Vatikanit ndaj Kosovës.
Kjo shihet nga një letër e Papa Françeskut e cila ka arritur edhe në adresë të institucioneve të Prishtinës zyrtare.
“Shpresojmë se do të kemi mundësi ta fillojmë rrugëtimin tonë me disa vende të cilat akoma nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Disa nga ta ishin të pranishëm në meshën ku unë e mora detyrën ose me ata të cilët më dërguan mesazhe urimi si shenjë e afërsisë së tyre për të cilat jam vërtet mirënjohës” , shkruan në mes tjerash në letrën e Papa Françeskut.
Ndërkohë ky qëndrim është mirëpritur nga Ipeshkvia e Kosovës, sipas së cilës njohja nga vendi i Shenjtë do t’i hapte rrugën vendeve të tjera që të njohin Kosovën.

NATO-ja arsyetoi ekzistimin e saj më 24 mars 1999


NATO-ja arsyetoi ekzistimin e saj më 24 mars 1999
Kështu dëgjohej alarmi gjithandej Kosovës dhe Serbisë më 24 mars të vitit 1999.
Sirenat u dëgjuan për 78 ditë rresht, aq sa zgjati edhe fushata ajrore e NATO-së ndaj caqeve serbe të sigurisë.
Për njohësit e çështjeve ushtarake, bombardimi ishte i domosdoshëm. Por, ai zgjati më tepër sesa që e kishte menduar Aleanca Veri-atlantike.
Ali Aliu, që është shqiptari i parë dhe i fundit pilot në aeroplanët reaktiv dhe supersonik, thotë për Radion Evropa e Lirë, se NATO-ja ia arriti qëllimit të saj që ta gjunjëzojë Serbinë, pa u futur në luftë frontale me këmbësori.
“Bombardimi ka qenë i domosdoshëm dhe ka zgjatur më tepër se që është planifikuar, sepse ashtu ka qenë situata, domethënë është dashur të shkohet deri te kapitullimi. Deri në fund. Praktikisht, është nënshkruar nga Serbia, kapitullimi i asaj Jugosllavie. Dhe, qëllimi është arritur. Për të parën herë në histori, sepse nuk ka ndodhur përpara, që qëllimi i luftës të arrihet vetëm me fushatë ajrore”, thotë Aliu.
Sipas tij, 14 vjet më parë, Aleanca Veri-atlantike edhe arsyetoi ekzistimin e saj, meqë si rezultat i kapitullimit të Serbisë, refugjatët u kthyen në shtëpitë e tyre dhe intervenimi humanitar dha rezultatet e veta.
Por, jo vetëm kaq. Sipas pilotit kosovar, një ndërmarrje e tillë vështirë se do të mund të bëhej nga një shtet i vetëm, qoftë ajo edhe superfuqia më e madhe botërore. Ndërsa me përfshirjen e NATO-s, edhe pakti mori një arsyetim tjetër për funksionimin e tij në të ardhmen.
“Po mos të ishte NATO, unë nuk besoj që do të kishte mundur ndonjë shtet i vetëm, vetvetiu të merrte një aksion të tillë, qoftë ajo edhe Amerika. Edhe për atë arsye, në një farë mënyre, e ka arsyetuar ekzistimin edhe NATO-ja, në këtë rast”, shprehet Aliu.
Mirëpo, kujtimi për fillimin e bombardimeve, nxjerr në pah edhe pritjet, të cilat, sipas tij, nuk u përmbushën as 14 vjet pas. Ish-piloti në Armatën Popullore të Jugosllavisë, vlerëson se procesi i normalizimit ishte i ngadaltë, kurse fajin e sheh si te klasa politike vendore, ashtu edhe te faktori ndërkombëtar.
“Për çfarë arsye ne nuk e kemi armatën? Përse nuk i kemi pasur që më herët të definuar çështjen e kufirit, por tash duhet pas 14 vjetësh të diskutojmë për çështjet, të cilat është dashur të zgjidhen shumë më herët?!”, thekson Aliu.
Përgjigjen në këtë dilemë e arsyeton zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bejtush Gashi. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se edhe për ushtrinë e ardhshme do të dihet së shpejti.
Sipas zëvendësministrit të Forcës së Sigurisë, e cila u ngrit pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse që trashëgoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, brenda tre muajve do të dihet se çfarë kompozicioni ushtarak do të ketë vendi.
“Në qershor do të jetë para autoriteteve vendimmarrëse vendore, që të nxjerrin vendim për strukturën e ardhshme të sektorit të sigurisë dhe përgjegjësive të secilit sektor në kuadër të kësaj strukture. Në këtë drejtim, Forca e Sigurisë së Kosovës shkon kah një ushtri, e cila do të jetë në raport me kërkesat që sektori i sigurisë ka.Përkatësisht, standardet që kërkohen për të funksionuar dhe për të qenë kompatibile me strukturat ku ajo planifikon të anëtarësohet, pra në strukturat e NATO-s. Shpresoj dhe besoj se data kur Kosova do të ketë ushtrinë e saj nuk është shumë e largët”, deklaron Gashi.
Zëvendësministri i FSK-së thotë, po ashtu, se përpos orientimit që po merr kjo forcë dhe shoqëria në përgjithësi, në ditën kur kujtohet ndërhyrja e NATO-s, të gjithë duhet të tregojnë më shumë kujdes që t'i përmbushin kërkesat e të gjithë qytetarëve.
Gashi pajtohet se pritjet, të cilat kanë qenë më 14 mars 1999, për fat të keq nuk kanë arritur të përmbushen që të gjitha. Por, arsyeton se ato ishin më të mëdha sesa realiteti, nëpërmes të cilit ka kaluar dhe po kalon Kosova.

Shënohet 14 vjetori i bombardimeve të NATO-s


14 vjetori i bombardimeve, Jahjaga: NATO e largoi pushtetin e Serbisë nga Kosova
Fillimi i bombardimeve të NATO-së kundër caqeve serbe, në historinë e re të Kosovës, është një nga ditët më domethënëse dhe kuptimplotë për lirinë e vendit, dhe paraqet krenari për të gjithë kosovarët, vlerëson presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Pikërisht sot para katërmbëdhjetë vitesh Alenaca Veriatlantike i nisi sulmet ajrore mbi caqet e caktuara në ish Jugosllavi, që rezultuan me kapitullimin e forcave të armatosura dhe me largimin përfundimtar të pushtetit të Serbisë nga Kosova”, tha Atifete Jahjaga.
Mëtutje, sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, 14 vjet pas këtij akti, zonja Jahjaga thekson se ky veprim i Paktit Veri-Atlantik demonstroi se secili popull e ka të drejtën që të jetoj i lirë në tokën e vet, i barbartë dhe i dinjitetshëm.
“Ne sot jemi krenarë dhe ndjejmë falënderimin më të thellë për të gjithë ata burra dhe gra, ushtarë dhe oficerë të vendeve anëtare të NATO-s, që dhanë kontributin e tyre të pakursyer që të ndalet gjenocidi mbi një popull dhe që në këtë pjesë të Evropës përfundimisht të mbretërojë paqja, që popujt dhe vendet të jetojnë në bashkëpunim dhe në mirëkuptim ndërmjet veti”, thuhet në komunikatë.
Mëtutje, ajo ka theksuar se “Republika e Kosovës, një sukses i yni i përbashkët, sot është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, është shtet sovran dhe i pavarur, i ndërtuar në parimin qytetar dhe me shoqëri demokratike në të cilën të gjithë njerëzit i gëzojnë të drejtat dhe liritë e barabarta, pa asnjë dallim.”
Zonja Jahjaga thotë se “Vendi ynë sot falë angazhimit të të gjithë qytetarëve, përkushtimit të të gjithë shoqërisë, po ndërton një shoqëri të drejtë, të mundësive të barabarta, një shtet me rend dhe sundim të ligjit dhe me perspektivë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Shënohet 14 vjetori i bombardimeve të NATO-s
Në Kosovë sot shënohet 24 Marsi i vitit 1999, kur NATO-ja i filloi sulmet ajrore kundër caqeve ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë dhe në Serbi.
Fushata ajtore e Aleancës veriatlantike zgjati 78 ditë dhe përfundoi me dëbimin e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë nga Kosova.
Njëherësh, kjo fushatë e përfundoi luftën në Kosovë kundër regjimit të Serbisë dhe e ndali shtypjen e shqiptarëve të Kosovës nga ky regjim. Poashtu, e ndali dëbimin masiv të shqiptarëve nga Kosova dhe atyre që ishin larguar, u mungësoi kthimin në shtëpitë e tyre.
Tërheqja e forcave serbe e hapi rrugën për hyrjen e ushtarëve të NATO-s në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës ndërkombëtar, KFOR, i cili ende është i pranishëm në Kosovë.
Konsiderohet se 24 Marsi i vitit 1999 paraqet një ditë historike për Kosovën dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e mundësoi çlirimin dhe pavarësimin.
Raportohet se 14 vjetori i fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, në Kosovë do të shënohet me aktivitete të shumta.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar se intervenimi i NATO-s kundër pranisë së regjimit të Serbisë në Kosovë ishte në mbështejte të lirës së popullit të Kosovës.


Thaçi: Intervenimi i NATO-s ishte në mbështetje të lirisë

“Katërmbëdhjetë vite më parë, Aleanca veriatlantike e NATO-s intervenoi në Kosovë kundër pranisë së dhunshme të aparatit shtetëror serb në Kosovë. Intervenimi i NATO-s në Kosovë ka qenë zgjidhja e vetme, e drejtë, humane, në mbështetje të lirisë së popullit të Kosovës dhe përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi”, theksoi Hashim Thaçi.
Mëtutje, në njoftimin nga Zyra e kryeministrit, thuhet se “Aleanca e perëndimit për lirinë e Kosovës ishte rikonfirmim i fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë, një luftë në mbrojtje të vlerave më kulmore të qytetërimit botëror”.
Zoti Thaçi konsideron se “në këtë ditë të shënimit të këtij përvjetori të madh, kujtojmë me nderimin dhe respektin më të lartë institucional sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës, që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ata janë themelet e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës”.
Tash, sipas Thaçit, një dekadë e gjysmë më vonë, Republika e Kosovës është shtet i konsoliduar demokratik, në rrugë të sigurtë drejt integrimit në BE dhe në NATO, një shtet i tolerancës etnike, qytetare, politike, me një angazhim institucional për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Në Gllogjan të Deçanit është mbajtur manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”


Dukagjini shënon 15 vjetorin e luftës së UÇK-së
Në Gllogjan të Deçanit është mbajtur manifestimi qendror i “Epopesë së Dukagjinit”, ku u tha se në këtë ditë lavdie jemi të obliguar ta ruajmë dhe stërndërtojmë amanetin e të rënëve për liri, e njëkohësisht të marrim pastërtinë e veprës së tyre në mënyrë që të vazhdojmë punën në forcimin e lirisë dhe shtetit të Kosovës.
Ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në këtë vend është një pjesë e madhe e historisë e të gjitha gjeneratave që kanë bërë shumë për këtë vend dhe së pari duhet që ata t’i nderojmë.
“Në rast se shërbehemi me pastërti të veprës tonë të kaluar me siguroi që do ta dimë si të veprojmë në të ardhmen, ne do të punojmë në forcimin e lirisë dhe shtetit të Kosovës dhe ky forcim do të ndihmon gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka thënë Haradinaj.
Gjenerali , Stiven Shuk kërkoi që të ndalemi për një sekondë dhe të mendojmë për ata që bënë sakrificën dhe pavarësinë që gëzojmë sepse djemtë dhe vajzat e UÇK-së ranë për
“Lufta që bëri UÇK ishte e ligjshme, e drejt, e moralshme për të mbrojtur familjet e veta dhe pavarësinë që sot po e shijoni të gjithë dhe është koha që të kujtojmë rolin që kishte NATO për të iu ndihmuar për pavarësinë tuja”, ka thënë ai.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka thënë se sot kur kanë kaluar 15 vjet populli ynë përulet përpara dëshmorëve dhe janë mirnjohës Aleancës Ndërkombëtare.
“Sot në këtë ditë lavdie jemi të obliguar ta ruajmë dhe stërndërtojmë amanetin e të rënëve për liri”, ka thënë ai.
E në emër të Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK0së, Avdyl Mushkolaj tha se sot këtu në Gllogjan, në vendin e bashkimit të zërit të ardheut frymëzohemi për të ardhmen.
Ky manifestim është organizuar për nderë të 15 vjetorit të fillimit të luftës frontale në Dukagjin dhe njëkohësisht 14 vjetorit të intervenimit të NATO-së mbi caqet serbe në Kosovë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...