Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/24

NEPER BRAZDAT E ILIRISE MBIU FARA E MALSISE


…persihatje rreth shkrimit te Lulash Palushajt


ZEF PERGEGA

…Atje ne nje cep te Illirise, ne brazdat e tokes se pavdekshme te saj, mbiu dhe hodhi shtat fara e Malsise. Ajo si Shqiperia lindi dhe u mbrojt nga fjala. E para ishte fjala e me pas mbiu fara, fara lindi heronjt, heronjt ngriten kala, mbi frengjite e saj u rane kembanave, kalate u lidhen me malet, sic u lidhen supesh me arme ne krah burrat e trollit arberor. Tallazet u ngriten lart nga padurimi e urrejta, por jo kurre me lart se balli i qendreses se malesorit. Balozet e zinje dolen nga deti, por ata luftuan si i pari si mbreti. Vershuan perrenjt e ligesise, qiejt erdhen e mbushen me korba, turq e shoven, por Malesia e Madhe mbeti e gjalle e krenare ne gen. Turfullime dimri pati edhe brenda vetes, por kurre nuk ia thane grurin e vjeshtes. Njerez te paguar si sot, si dje, si neser, brenda e jashte, te mbeshtjelle me pelerinen e ideologjise mundohet qe vepren e malesorit ta erresoje syshe.
Qellimi eshte i qarte, ta mposhtin qendresen e malsorit, ta zhveshin nga virtyti, ta zhburrerojne nga ndera e kulles dhe e vatres se tij fisnike deri tek ylberi. Te ia thyejne besen, qe terren te nendheshem ti krijojne sllavit per ta asimiluar.
Malesia e Madhe eshte ne vijen e pare per bashkimin kombetar, ndaj armikun me te eger e ka perballe! Kurdohere ne histori Malesia e Madhe nuk u nda nga krahinat e tjera te Shqiperise, vecanerisht nga Mirdita, Lura, Gjakova, Dukagjini, Kelmendi… Sot per sot Malesia e Madhe eshte trashegimtarja e Beslidhjes se Lezhes dhe Lidhjes e Shqiptare te Prizrenit. Kete me se miri e tregon plejada e saj e 1500 heronjeve, e krijuesve dhe e artisteve qe shkojne ne nje me zerin e meshtarise dhe besimit te saj te pare. Nje pjese e saj jeton dhe vepron ne gjirin e komuniteteve te shqiptareve te Amerikes. Prej kendej ata i celin mengjezet e Malsise…
I nderuar mik Lulash Palushaj!
Nuk e pata veshtire ta kuptoj mesazhin e shkrimit tuaj ne prag te festimit te kryengritjes se Malsise se Madhe ne Detroit. Ju, duke vjelur nga nje thesar ne kodiket e histories se saj te lavdishme, me te drejte i ftoni njerezit te hyjne thelle ne minieren e heroizmit dhe te drites se saj. Mos u brengos nga cukitjet, qe ne beben e syrit mundohen ta shpojne disa kalimtare, se ata nuk kane fuqi te ngulin shtiza ne gjoksin e arte te Malsise , as te leshojne boje te zeze ne fytyren e saj plot nur.
Per nate e degjoj kengen e Lahutes se Fishtes dhe te them te drejten me beri te mendohem kur shkruan: “… me rastin e ketyre rreshtave, qe nuk jane as grimca, as dramca, as segment i asaj qe meriton Malesia e Madhe neper shekuj…nuk mund te pershkruhen as me dite as me nete as me muaj e vite!”
Shkrimi i juaj eshte plotesisht i denje te mbahet ne tribunen e nates perkujtimore te 6 prillit 1912, qe do te organizohet ne Detroit. Meqenese tashme ka fituar te drejten e qytetarise, pa kurrfare qytetarie, nderimi e respekti qe lektoret ne raste te tilla i marrin nga jashte si mielli hua i kohes se Migjenit, duke fyer ne menyren me te paturpshme intelektualet ne komunitetin tone, le te mbetet shkrimi yt, i dashur shkrimtar, si nje orgur i qytetarise se Malsise dhe i vepres se saj legjendare. Do te kishte qene shume dobiprurese qe ne raste te tilla te mobilizoheshin te gjitha forcat krijuese, per te organizuar tribuna shkencore, ku te spikasin lidhjet e mbijetese tone me vendlindjen, ku rinia te mesoje se kush ishim e kah po shkojme. Po kete nuk e don as serbi as malazezi e as greku!
Tavolina e nderit e gjate e gjate si bisht prasi e thate e thate…tipike e kohes se diktatures!
Nga shkrimi juaj, i dashur Lulash, kuptohet se kombi yne ka edhe festa te tjera kombetare, por ata nuk sjellin pare! Inteligjenca e ka mbyllur gojen me kohe. Nje presion i montuar dhe i financuar keqas po bie si nata e zeze mbi fjalen e lire. Demokrat eshte ai qe mbron lirine e dhunuar te tjetrit dhe jo lirine e vet!
Kur nuk flet intelektuali a e keni pare sa ere te keqe mban bakali?!
Heronjt e vertete jo vetem nuk nderohen, por po shkilet mbi gjakun e tyre, e kush shkel mbi gjakun e tyre shkel mbi faren e martirizimit qe eshte fara e lirise. Por si do qe te jete puna, i dashur Lulash mos u ndal, se ne brazdat e Illirise do te rritet se do te rritet fara e Malsise edhe pse te gjithe po mendojne se si me yndyre te mbushin mullen, duke mos shpenzuar as nje cent per kulturen!
Detroit, 23 mars 2013

NGA FLORI BRUQI :Rita Ora bëhet imazhi i kompanisë Superga









Së fundmi ajo është parë në një seri aktivitetesh mode.Thotë se ka mikeshën më të mirë një modele, të quajtur Cara Delevingne.Por Rita Ora nuk ndalet.Ajo është bërë imazhi i kompanisë italiane, Superga, e specializuar kryesisht në prodhim këpucësh.22- vjeçarja ka zëvendësuar britaniken Alexa Chung si imazh i markës së njohur të modës.

Shqiptarja Rita Ora bëhet imazhi i kompanisë Superga
Rita Sahatçiu Ora (born 26 November 1990) is a British singer-songwriter. In 2012, Ora released her debut album, Ora which debuted at number one in the United Kingdom. It also spawned three number-one singles "Hot Right Now", "How We Do (Party)" and "R.I.P." which made Ora the artist with the most number-one singles on the UK Singles Chart in 2012. Ora has a mezzo-soprano vocal range. Ora was nominated for three awards at the 2013 BRIT Awards, including the Brit Award for Best British Breakthrough Act.

Rita Ora wears Hardware LDN Jamaica leather bra in London
Rita Ora was born in 1990 in Pristina, SFR Yugoslavia (today Kosovo[a]) to Kosovar-Albanian parents and moved to the United Kingdom when she was 1. She grew up around Portobello Road in West London,[ and attended St Cuthbert with St Matthias CE Primary School in Earls Court, following which she graduated from Sylvia Young Theatre School and then St Charles Catholic Sixth Form College. Today she lives in Kensington, London. Ora began singing from a young age. In 2004, she appeared in the British film Spivs. She auditioned for Eurovision: Your Country Needs You on BBC One to be the British contestant for the 2009 Eurovision Song Contest but later withdrew from the competition after a few episodes as she did not feel ready.

Rita Ora Picture

In 2007, Ora had her first music release when she appeared on Craig David's track titled "Awkward" and then again in 2008 on "Where's Your Love" featuring Tinchy Stryder, for which she also appears in the music video. Ora began singing in bars in and around London, and in 2009 an A&R told Roc Nation about Ora, a few days after Ora flew out to New York and met Jay-Z. In 2009, Ora made a cameo on Jay-Z's video for "Young Forever" and "Over" by Drake. Ora caught the attention of Jay-Z and he signed her to Roc Nation, for which she was featured in a commercial for Roc Nation + Skullcandy Aviator Headphones.



Throughout 2011, Ora released viral videos of herself working on her debut album. On 14 December 2011, DJ Fresh and Ora released the music video for "Hot Right Now" on YouTube.The single was released on 12 February 2012 and reached No. 1 on the UK Singles Chart.[17] On 24 February 2012, Ora visited New York's Z100 radio station alongside her Roc Nation label boss Jay-Z, to premiere "How We Do (Party)", her debut single and the lead single from her upcoming studio album. "How We Do (Party)" borrows its familiar refrain from The Notorious B.I.G.'s "Party and Bullshit".[18] She took two years to completely finish her first studio album. will.i.am, Ester Dean, Drake, The-Dream, Kanye West and Stargate all worked with Ora on her debut album.

When speaking about the sound of the album and its concept, Ora said it "definitely has pop in it, but (...)

Rita Ora Spotted 'Getting Cosy' With Drake


you can hear influences of jazz in there, you can hear influences of Monica and Aaliyah, and then you can hear Gwen Stefani.” She has also stated the album will be influenced by her father's record collection which, in addition to reggae, also includes such artists as Eric Clapton and B.B. King.Her first solo record, "R.I.P." featuring Tinie Tempah, was released as her first UK single on 6 May 2012.


Rita Ora Denies Dating Drake, Insists They're 'Good Friends'


 The video directed by Emil Nava was recorded in Hackney, East London, and released on 4 April 2012. Produced by Chase & Status, the song debuted at the top of the UK Singles Chart, becoming her first solo UK number 1, and second overall.In May, Ora became a guest judge on the ninth series of The X Factor in the UK, with the auditions filmed at the O2 Arena, London.



Whilst touring with Coldplay, she later announced that the album would be named Ora. Ora was released on 27 August 2012 and debuted at the top the UK Albums Chart.

Rita Ora @bluesandsoul.com

 Her video, "Shine Ya Light", sees the singer return to Kosovo from where she originated, riding with a flank of bikers and gigging for excited hometown crowds.


Rita Ora: "Jay-Z Thinks I Could Be As Big As Rihanna"

Ora was nominated for Best UK/Ireland Act, Best New Artist, and Push Artist at the 2012 MTV Europe Music Awards.
Rita Ora 2012.jpg
Ora will embark on her eight-date UK Radioactive Tour on January 28 through to February 9, 2013. On 14 January 2013, Ora revealed that her second album would be clearer and have more direction than her debut; "I definitely know what I want more and it's pretty straightforward with what I'm trying to say with this second album".

Rita Ora: RiRi Comparisons Are A Compliment

Whilst on tour, Ora performed a song called "Fair", which she announced will be on her sophomore album which will be out in summer of 2013.

Rita Ora @bluesandsoul.com

On 26 February 2013, she revealed to Digital Spy that she had been working with Dev Hynes for the second album and that the record show different angle to a "party girl".

Rita Ora

Ora will feature on the newest single from American rapper Snoop Dogg. The video for the track, titled 'Torn Apart', was shot in January in Thailand.
Rihanna on stage at Wireless Festival. Singer has confirmed she will design a collection for River Island.

Influences

Wireless Festival 2012: Rita Ora

Ora credits Gwen Stefani as her idol and biggest influence, saying in an interview “Do you know how much I love that woman? I love everything about her."



Ora has also named Beyoncé Knowles as a major influence and a mentor, in addition to talking about her admiration at being able to have one of her idols, Knowles, gave her feedback on her debut album.

Rita Ora @bluesandsoul.com

 Her other musical influences include Rihanna, Aaliyah, India.Arie, Christina Aguilera, Brandy, Monica, Madonna, Tina Turner, Aretha Franklin, Ella Fitzgerald, Etta James, Celine Dion, Bruce Springsteen, David Bowie, Vybz Kartel and Sade.


Rita Ora @bluesandsoul.com
Ora has mentioned her admiration for Rita Hayworth as an early inspiration for wanting to pursue an acting career. For fashion inspirations, Ora also cites Gwen Stefani as her most influential style icon.



 In addition to Stefani, Ora has drawn great inspiration stylistically from Marilyn Monroe and Daphne Guinness through fashionable trends in both vintage clothing and retro wear.



“Monologu i nënës” - poezia më e mirë në “Flakadanin e Karadakut”

Poetë e shkrimtarë nga viset e ndryshme të banuara me shqiptarë, kanë marrë pjesë të shtunën në Viti, në Orën e Madhe Letrare të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”. Sivjet, ky manifestim letrar i është kushtuar poetit Ali Podrimja, i cili ka qenë njëri nga pjesëmarrësit e rregullt në këtë orë letrare.


 Poetja nga Shqipëria, Ana Kore, ka thënë se ora letrare “Flakadani i Karadakut” e cila mbahet tradicionalisht në kuadër të manifestimit me të njëjtin emër, këtë vit i kushtohet një poeti që me poezinë e tij ka kaluar gjeografinë shqiptare. “Të gjithë poetët pjesëmarrës në këtë orë letrare ndihen të nderuar që kjo orë letrare e ‘Flakadanit të Karadakut’ krahas kujtimit për dëshmorin Nijazi Azemi, i dedikohet edhe mikut Ali Podrimja”, ka thënë Kore. Kryetari i Vitisë, Nexhmedin Arifi, ka thënë se Vitia edhe këtë vit ndihet e nderuar që në gjirin e saj ka pritur poetët dhe shkrimtarët nga viset e ndryshme të banuara me shqiptarë e të cilët me vargjet e tyre lartësojnë veprën e dëshmorëve të lirisë. Çmimin e parë për poezinë më të mirë të manifestimit “Flakadani i Karadakut” e mori poeti Fehmi Ajvazi me poezinë “Monologu i nënës”. Të dytin e ka marrë poetja nga Shqipëria Ornella Musabelliu me poezinë “Nënës sime”, kurse vendin e tretë poetja Blerta Ahmeti me poezinë “Kosova kërkon përgjigje”. Këshilli organizativ i manifestimit me mirënjohje nderoi edhe shkrimtarin Azgan Haklaj dhe poetin Nazmi Beqiri, për kontribut të dhënë. Në kuadër të orës letrare “Flakadani i Karadakut” , është promovuar edhe libri “Edhe zoti flet shqip” i shkrimtarit Azgan Haklaj. Ana Kore, kryetare e jurisë së orës letrare, ka thënë se ky libër që tani është duke bërë bujë në mediat shqiptare, pas promovimit që i është bërë në Gjakovë në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, po promovohet edhe në Viti në kuadër të këtij manifestimi gjithëkombëtar. Ajo ka thënë se Azgan Haklaj, pos si politikan, njihet edhe si shkrimtar, pasi ky është libri i tij i tretë . “Haklaj është një nga shkrimtarët e rrallë që si deputet dhe si i burgosur politik, boton një libër “, ka thënë Kore. Ndërsa, autori Azgan Haklaj, ka thënë se libri i tij “Edhe zoti flet shqip” vjen në kohën kur populli shqiptar asnjëherë deri më tani nuk ka qenë më i bashkuar dhe më me shumë miq.

Adem Demaçi:Koha, të bashkohet kombi shqiptar


Ka ardhur koha që të bashkohet kombi shqiptar i ndarë në 6 shtete, por pa pranuar asnjë kompromis në kurriz të lirisë”. Kështu ka deklaruar nga Durrësi, shkrimtari Adem Demaçi, i cili ndodhej në këtë qytet për promovimin e vëllimit poetik “Tung vargu im”. Klubi letrar i Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, ka nderuar shkrimtarin, politikanin e disidentin, me titullin e mirënjohjes, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare dhe në letrat shqipe”.

Shkrimtari mori pjesë në promovimin e veprave të tij të plota, në një takim të përbashkët me shkrimtarë, artistë, dashamirës, të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës dhe Klubi i Shkrimtarëve dhe i Artistëve Durrës. “Fjala e lirisë është fjala e parë”. Kështu thotë shkrimtari Adem Demaçi, i cilësuar si “Mandela i Kosovës”, i cili ka kaluar një kalvar mundimesh prej 29 vjetësh në burgjet politike të Serbisë, raporton Balkanweb.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Demaçi deklaroi se ka ardhur koha që të bashkohet kombi shqiptar i ndarë në 6 shtete, por pa pranuar asnjë kompromis në kurriz të lirisë. “Unë vdiqa për Kosovën, po s’më deshti vdekja. Ishalla do të rrojmë bashkë për të ecur përpara. Jam i bindur që çlirimin e tokës sonë, Çamërisë, do ta gëzojmë shumë shpejt.

Edhe ne jemi duke punuar, duke pasur parasysh rrethanat, kohën, mundësitë në të cilat po jetojmë. Po jetojmë në një kohë të favorshme për kombin tonë, por edhe në një kohë të dallavereve të mëdha që bëjnë shtetet e fuqishme, e jo vetëm kombet që na rrethojnë”, - tha Demaçi. Ai solli në kujtesë çështjen çame, për të cilën nënvizoi se nuk do të bëhet asnjë kompromis, ashtu si edhe për veriun e Kosovës.

“Këto shtete të mëdha dallaveresh, bënë që të vendosej kufiri në Lumin e Bardhë. Lejuan që të na serbizonin një të katërtën e Kosovës. Ata që e bënë këtë punë, prej nesh kërkojnë zgjidhje për të bërë kompromis, por kompromis nuk ka”, - ka deklaruar shkrimtari e politikani kosovar. Sipas tij, po vjen koha kur çamët do të kthehen në tokat e veta, atje ku u shkrua historia me gjak e me qëndresë.

“Jam i gatshëm që të vdes me çamët. Ta dinë grekët që kjo lëvizje është e drejtë dhe buron nga vendi, nga ata që janë përzënë nga tokat e tyre. Detyra jonë është që të ndihmojmë me çdo mënyrë”, - ka theksuar Demaçi. Duke u ndalur tek krijimtaria e tij, Demaçi tha se letërsia e tij është politikë artistike e përkthyer në ndenja. Më tej ai ka folur për taksat doganore midis dy vendeve, që nuk kursejnë as librat dhe që nuk lejojnë faktorizimin e Kosovës.

“Letërsia e Kosovës nuk njihet në Shqipëri dhe taksat për librat janë njësoj si taksat doganore për mallrat. Më dhemb zemra kur kujtoj që letërsia jonë ende nuk trajtohet në Shqipëri. Ne jemi të penguar, jo vetëm nga grekët e serbët për të mos u faktorizuar, por edhe nga doganat tona”, - u shpreh shkrimtari i njohur Adem Demaçi.

Pas luftës rikthehet edhe gjakmarrja


Për afro një muaj, anëtarë të familjes Nokaj nga fshati Marmullë i Komunës së Gjakovës, ishin detyruar të largoheshin nga shtëpia e tyre. Të mëdhenj e të vegjël ishin shpërndarë nëpër farefis për t’i humbur gjurmët nga fqinjët e tyre nga familja Allaku me të cilën Nokajt janë në hasmëri tash e 13 vjet. Edhe pse qëndrimi në shtëpinë e tyre në fshat mund të paraqiste rrezik, ata ishin kthyer sërish aty. Vetëm një i rritur nga shtëpia që ishte njëra nga gratë, e shoqëruar shpesh nga ndonjë fëmijë i familjes, kishte dalë jashtë për t’u furnizuar me ushqim e gjësende të tjera. Në gjendje të izoluar kjo familje kishte jetuar pasi që Anton Nokaj, 41 vjeç, në mars të 2004-s kishte marrë hak për të vëllanë e tij, Engjëll Nokaj, 38 vjeç.

“Javët e para jemi pas larguar nga shtëpia sa unë kujtoj pata shkuar te halla, tani jemi kthyer në shpi. Kemi ndejtur më shumë mbyllur. Unë nuk kam ditë çka është pse po fshihemi. Kur kemi pas nevojë për ushqim veç gruaja e axhës ka dalë pasi që ajo vozit veturë e shpesh kemi shkuar edhe ne fëmija me të”, tregon Edmondi djali Engjëllit. Ky i fundit ishte vrarë nga familja Allaku në korrik të 2000-s. E keqja në mes këtyre dy familjeve të cilat dikur kishin qenë shumë të afërta njëra me tjetrën kishte ndodhur pas një përleshjeje verbale që Engjëll Nokaj kishte pasur me një anëtar të familjes Allaku.

Dhe kështu vrasjet në mes këtyre dy familjeve bën që katër gra nga të dy familjet t’i rrisin më shumë se dhjetë fëmijë jetimë. Në familjen e Nokajve pa babë janë duke u rritur tetë fëmijë. Pesë prej tyre janë të Engjullit të vrarë, dhe tre të tjerë të Antonit i cili që nga viti 2004 gjendet në burg, pasi që për vrasjen e dyfishtë në familjen Allaku, ai është dënuar me 25 vjet burg. Për këtë tragjedi në familjen e Nokajve, i mërzitur flet djali i Engjëllit të vrarë, Edmondi 20-vjeçar, që aktualisht konsiderohet edhe si i zoti i shtëpisë.

E drejta e autorit, duhet fuqizuar


E drejta e autorit, duhet fuqizuar

Shqipëria merr pjesë në Federatën Ndërkombëtare të Muzikantëve në Bruksel

Shqipëria ka qenë e pranishme përmes kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Artistëve, Reshat Ibrahimi, në takimin e tetë të Federatës Ndërkombëtare të Muzikantëve që u mbajt nga datat 15-16 mars në Bruksel. Në këtë event merrnin pjesë drejtues të sindikatave nga 23 vende të Europës dhe shumë organizatave ndërkombëtare. Ndër diskutimet e këtij takimi ka qenë dhe një projekt direktivë që ka propozuar Komisioni Europian lidhur me aspekte të pronës intelektuale, të drejtës së autorit dhe të dialogut social europian. Disa delegatë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me pasojat negative që mund të sjellë ky projekt lidhur me të drejtat dhe përfitimet e artistëve përkundrejt aktorëve dhe faktorëve të tjerë që veprojnë në këtë fushë. Vend të veçantë në diskutim ka zënë dhe një klauzolë e propozuar nga Komisioni Europian, e cila i jep të drejtë një enti të caktuar që të tërhiqet nga një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të autorit, kur nuk është I kënaqur me të, duke administruar vetë këto të drejta ose duke ia kaluar një shoqate tjetër. Pothuajse të gjithë diskutantët pohuan se një gjë e tillë do të krijojë pabarazira dhe deformim të konkurrencës ndërmjet subjekteve të vogla dhe atyre të mëdha e më të fuqishme. Gjithashtu u diskutua gjerësisht lidhur me marrëdhëniet ndërmjet shoqatave të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të autorit në vende të ndryshme të Europës.
Në këtë panel, kërkesa e përbashkët e pjesëmarrësve ishte që Komisioni Europian të konsultohet më mirë e më shumë me grupet e interesit dhe t’i shohë me frymë më praktike aspektet e ndryshme përpara se të hartojë e miratojë direktiva e rregulla të ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtat, përfitimet dhe rreziqet e artistëve.
Në një panel tjetër të posaçëm u diskutua për ndikimin e rregullave të konkurrencës mbi artistët e vetëpunësuar. Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, përfaqësuesi shqiptar Ibrahimi foli mbi punën e bërë mbi mbrojtjen dhe përfaqësimin sa më të mirë të të drejtave të artistëve shqiptarë. Duke iu referuar mungesës së traditës në këtë fushë për shkaqe tashmë të njohura të trashëgimisë moniste, ai përmendi përpjekjet që bën sindikata me institucionet e ndryshme shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, e sidomos rritjen e nivelit të pagës gjatë tetë viteve të fundit.

E gjithë bota është periferi


E gjithë bota është periferi
Dora Garcia, a po iu jep kuptim gjërave?!

Çfarë është arti bashkëkohor? Cili është qëndrimi që të rinjtë mbajnë me të shkuarën dhe çdo të thotë të kurosh… Fani Zguro, i cili prej vitesh ndan jetën në galeritë jashtë Shqipërisë, sjell një perceptim të tij mbi atë që, sipas tij, arti mbart

Dora Garcia kërkon t’u japë kuptim gjërave, qoftë dhe duke vendosur një libër mbi tavolinë. Duke u nisur nga titulli, që në një rast të sajin ishte “Përgjithmonë”, apo “Uliksi” i Xhejms Xhojs, ajo i lë të lirë vizitorët të japin ndjesitë e tyre mbi këtë vepër. Artistja nga Barcelona, që i pëlqen të flasë përmes objekteve, është sot një nga figurat më interesante në artin pamor. Fani Zguro, artist i ri, e njeh mirë gjuhën artistike të Garcias. Vitet e fundit ai i është përkushtuar pikërisht rrëfimit të punëve të artistëve të ndryshëm. Të flasësh përmes veprave të artistëve të tjerë, është një zgjedhje që Fani e ka bërë thjesht duke e ndier, pa u menduar nëse kjo do ta largonte nga krijimi i tij artistik. Por në thelb dhe kurimi nuk është gjë tjetër veçse krijim. Me galerinë “Move On”, ai ka udhëtuar në vende të ndryshme të Europës, ku qëllimi ka qenë prezantimi i artit të një grupi artistësh të njohur. Kajsa Dahlkber, Ulrika Ferm, Dora Garcia, Pablo Helguera, Bruno Muzzolini, Steve Piccolo, Bert Theis, Nick Zedd, janë vetëm disa nga emrat që i janë bashkuar idesë së Zguros. Fitues i “Onufrit” në vitin 2007, Fani i përket atij brezi të rinjsh në artet pamore që kërkojnë të ecin me atë çfarë ndodh sot në botë. Për të janë idetë ato që e bëjnë një vepër arti, pavarësisht hapësirës ku mund të shtrihet.
Fani, si e kujtoni lidhjen tuaj me artin, cilat janë gjërat që ju çuan drejt kësaj zgjedhjeje?
Kam filluar të vizatoj që herët, si shumë fëmijë që shkarravisin ngado dhe kudo si pasojë e moshës. Ndoshta vizatimet e mia kishin të veçantë faktin sepse ato i realizoja me dimensione jo reale, me shkumës në asfalt, në oborrin e kopshtit, sheshin e shkollës. Mandej prindërit ishin motivuesit e këtij pasioni dhe për rrjedhojë ndoqa rrugën e të qenët piktor. Ndoqa Liceun, më vonë Akademinë e Arteve për Pikturë.
Cilat gjendje provokojnë më shumë ndjesi artistike te ju?
Natyra, gjendja e parë dhe e fundit, hiçgjë nuk është arti përpara natyrës.
Çfarë, sipas jush, e bën një personazh interesant?
E kam menduar dhe përjetuar edhe unë si shumë të tjerë këtë pyetje, por aktualisht mendoj, që është më bukur dhe më e vërtetë të mos i përkasësh kësaj pyetjeje. Të qenët interesant në shumicën e rasteve me duket flluskë retorike, por që aureola e shoqërisë e preferon së tepërmi këtë farë pluskimi.
Vitet e fundit, ju keni zgjedhur të bëni kuratorin, duke udhëtuar në shumë qytete jashtë Shqipërisë. Si është të kuroni një ekspozitë? Dhe cili është roli i kuratorit në perceptimin e ideve?
Duke filluar nga viti 2011 po punoj intensivisht për projektin “Gallery On The Move” (www.galleryonthemove.net), i cili është një projekt kuratorial, që do të thotë se në bashkëpunim me institucione të tjera për artin bashkëkohor, kurojmë ekspozita kolektive dhe projekte specifike. Për rrjedhojë tashmë punoj si kurator, në mënyrë që t’i përgjigjem sa më mirë projektit dhe kërkesave që ai dikton. Sa i përket rolit të kuratorit në molisjen e ideve, në një aktivitet që organizohet kuratori është si regjisori në një film, gjithçka fillon nga kuratori dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi të. Është si të menaxhosh një agjenci, po në këtë rast burimi kryesor njerëzor përbëhet nga artistë, por edhe nga persona të tjerë, që janë galeristë, kuratorë, koleksionistë, asistentë, teknikë etj., etj.
“Gallery On the Move”, ku konsiston ideja e saj?
“Gallery On the Move” konsiston në realizimin e një projekti kuratorial, i cili organizon ekspozita personale dhe kolektive në bashkëpunim me institucione të tjera për artin bashkëkohor brenda dhe jashtë vendit. Disa prej tyre, “Tirana International Film Festival”, Galeria Kombëtare e Arteve, “Isola Art Center” Milano, “Casa Tres Patios Medellin”, “Divus Unit London” etj., vazhdojnë të jenë ende partnerë të ngushtë të “Gallery On The Move”. Përpos tyre, GOM është duke bashkëpunuar me institucione të tjera për programin e 2013-2014, si “Apex Art” dhe ISCP Nju Jork, Majami dhe Valenzuela and Klenner Bogota, Academia di Brera dhe NABA Milano etj. Krahas projekteve kuratoriale GOM, në prill 2013 fillon paralelisht një program të ri në bashkëpunim me panairet për artin bashkëkohor (Artissima Torino, Vienna ArtFiar, Art Brusseles, Liste Basel, ArtFair Cologne, Arco Madrid, Focus London, ABC Berlin), duke startuar me Panairin e Milanos përgjatë periudhës 4 deri më 7 prill 2013.
Cilat janë idetë që, sipas jush, kërkon të përcjellë arti bashkëkohor sot?
Arti sot është pasqyra ideale e shoqërisë postdemokratike që po mbartim. Arti bashkëkohor s’është tjetër veçse pjellë e saj.
A mund të flasim për një art bashkëkohor?
Sigurisht, të flasësh sot për art bashkëkohor është si të flasësh për “Facebook”. Në Europë dhe SHBA, arti bashkëkohor është në lulëzimin e tij. Falë një sistemi të përcaktuar dhe të koordinuar që konsiston në galeri private, qendra dhe institute jofitimprurëse për artin, festivale, bienale e trienale, panaire, muze, konkurse, koleksione etj.
Si do ta gjykoje atë çfarë ka ndodhur në historinë e pikturës gjatë komunizmit në Shqipëri?
Manierizëm, tredhje, propagandë, disiplinë skizofrenike, luftë psikologjike 360 gradë, trishtimi i vetmisë së madhe. Ajo çka preferoj, janë muzika e filmave. Jam tifoz i Aleksandër Lalos, Aleksandër Peçit dhe Kujtim Laros.
Cilët janë piktorët që ju frymëzojnë dhe galeritë ku do të donit të ndaleshit?
Personalisht më tërheqin gjithmonë pikturat e Luc Tuymans dhe Raymond Pettibon. Kurse galeria e preferuar në këtë periudhë është projekti Larry Gagosian, sepse nuk është një galeri standarde arti, por një biznes i mirëfilltë, i ngritur nga një grup anonim personash, me në krye një lider karizmatik.
A kemi sot një art sentimental?
Aty ku arti është sentimental, atëherë mirë se vjen në periferi ose sikurse thotë një miku im, sot e gjithë bota është periferi, falë rrjeteve sociale si “Facebook” por dhe të tjera.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...