Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/30

Patrullimi në tokën e braktisur

description
Filmi ambicioz fantastiko-shkencor do të shfaqet në kinema në fillim të prillit. Një film i tillë nuk është lehtë të gjendet, për shkak se filmat e tillë enigmatikë i takojnë një periudhe tjetër filmike të viteve të 60-ta dhe 70-ta.

Film i Tom Kruzit

‘Oblivion’ është filmi i parë nga dy filma të tillë të Tom Kruzit, që pritet të dalin nëpër kinema gjatë dy viteve të ardhshme. Filmi i dytë do të ketë të bëjë me një pushtim alienosh, i cili do të quhet ‘All You Need is Kill’. “Oblivion” paraqet jetën e një riparuesi që quhet Xhek Harper (Cruise), i cili jeton në kohën e fundshekullit 21, dhe patrullon në një tokë të braktisur dhe të shkatërruar që ka arritur në atë gjendje, për shkak të luftës me pushtuesit e alienëve rreth 60 vjet më parë (njerëzimi tani jeton mbi re në qytete qiellore). Një ditë derisa ndodhet në sipërfaqen e tokës, Harper e shpëton një femër atraktive të panjohur (Olga Kurilenko ) nga një anije kozmike e rrëzuar. Arritja e saj sjell një sërë ngjarjesh, që e detyrojnë atë të vërë në dyshim çdo gjë që di.

Filmi shfaqet më 12 prill 2013

Kosinski, i cili ishte regjisor i “Tron: Legacy” më 2010, ka mbajtur një heshtje dhe nuk ka deklaruar asgjë rreth filmit të tij të ri, por ka pak më shumë informata në lidhje me librin komik, ku thuhet se ka të bëjë me dy botë dhe kohë të ndryshme, të cilat janë epike megjithatë kanë të bëjnë shumë edhe me jetën e personazheve. Megjithatë, disa po e vlerësojnë se këtyre filmave, tani u ka kaluar koha dhe nuk janë më të këtij shekulli. E tëra që ne mund të themi është se duhet pritur për të parë rezultatin e vërtetë. Filmi pritet të shfaqet më 12 prill 2013 dhe ka një kohëzgjatje prej rreth 112 minutave dhe skenari e regjia i takojnë Xhozef Kosinskit.
Distribuimin e filmit e ka marrë nën përgjegjësi kompania filmike ‘Universal Studios’ dhe përkrah Kruzit luajnë edhe Olga Kurilenko, Andrea Rajsborough, Morgan Friman, Melisa Leo si dhe Nikollaj Koster Valdo.

Kundër luftës me qasje të re


Një film në të cilin vriten pa mëshirë edhe fëmijë të pambrojtur, ku ushtarët fluturojnë në ajër nga minat tokësore dhe ku njësia e Vermahtit transformohet ngadalë në një makineri vrasëse. Në filmin me tri pjesë, "Nënat tona, baballarët tanë", (origjinal: "Unsere Mütter, unsere Vater") me autor Stefan Kolditz, regjisor Filip Kadelbah dhe producent Niko Hofman, asgjë nuk zbukurohet. Filmi do të jetë një fazë e re e përpunimit të nacionalsocializmit në filmin historik, thonë mediet gjermane. Përgjegjësit në kanalin e dytë televiziv gjerman ZDF marrin duartrokitje të ngrohta në temperaturat ende dimërore në Gjermani. Papritur kanali televiziv, i cili thuajse nuk ekziston për të rinjtë, gëzon një vëmendje të madhe nga kjo pjesë e publikut: 6,5 deri 7,2 milionë telespektatorë i ndoqën seritë e filmit, nga të cilët të paktën 2 milionë të rinj. ZDF arriti një kuotë tregu më shumë se 20 për qind gjatë transmetimit të serisë me tri pjesë.

Tensione deri në minutën e fundit

description
Në serinë "Nënat tona, baballarët tanë", ofrohet nga autorët nga një anë një vepër ku tensioni vazhdon deri në minutën e fundit. Nga ana tjetër ofrohet një metodë të re: regjisori Filip Kadelbah dërgon në betejë pesë të rinj. Të gjithë protagonistët e filmit janë rreth 20 vjeç, plot me dëshirë për të jetuar dhe ide. Pesë personazhe simpatikë, që ëndërrojnë "të pushtojnë botën" (por jo vende të tjera!). Ata e shohin luftën si një devijim të vogël në rrugën drejt realizimit të ëndrrave dhe karrierës së tyre. Por nuk është aspak kohë e përshtatshme për të ëndërruar. Ngjarjet zhvillohen në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe në prag të sulmit kundër Bashkimit Sovjetik. Vëllezërit Vilhelm dhe Friedhelm duhet të marrin pjesë në luftë si ushtarë. Sharlot paraqitet vullnetarisht të punojë si infermiere dhe dërgohet gjithashtu në frontin e Lindjes. Ndërsa, Greta qëndron në Berlin kur punon për karrierën e saj si këngëtare dhe flirton me një oficer të lartë nazist.


Transformimi në ushtarë

Pas një kohe të shkurtër të rinjtë naivë transformohen në ushtarë që duhet të zbatojnë urdhrat për të vrarë ushtarë armiq, pleq, gra dhe fëmijë. Ushtarë që shkatërrojnë e djegin shtëpi, ferma dhe fabrika dhe që u duhet të qëndrojnë gjysmë të ngrirë në llogore në temperatura minus 40 gradë. Filmi "Nënat tona, baballarët tanë" është një film kundër luftës që ndryshon nga prodhimet e deritanishme gjermane.

Shqiptarët në elitën kulturore osmane


Koha e lindjes së poetëve shqiptarë të divaneve


ISA VATOVCI

description



Perandoria Osmane në kohën e sulltan Sulejmanit II, jo vetëm që arriti kulmin e zgjerimit të saj dhe një zhvillim të madh ekonomik, shoqëror dhe ushtarak, por pati një lulëzim edhe të arsimit, shkencës, artit dhe të kulturës. Në oborrin e tij, sulltani kishte mbledhur mjaft njerëz të ditur, të cilët me zgjuarsinë e tyre kishin bërë që shumë fusha të dijes e të kulturës të marrin hov. Madje edhe vetë sulltani ishte një poet dhe artist i përkushtuar. Në kohën e tij shënoi përparim dhe zhvillim të dukshëm sistemi arsimor osman, u zhvillua letërsia, arkitektura dhe artet e zbatuara e dekorative. U ndërtuan objekte monumentale dhe ndërtesa të mrekullueshme arkitektonike, xhami madhështore, medrese, biblioteka dhe objekte të tjera të ndryshme sakrale e profane. Arti dhe letërsia kanë shënuar periudhën zhvillimore të artë. Lindën poetë të shumë, të cilët e bënë të njohur kulturën osmane në mbarë botën.

Shqiptarët në elitën kulturore osmane


Vetë sulltani ishte adhurues i artit, ai shkroi poezi dhe krijoi edhe vepra arti. Dhe ky fakt është evidentuar nga studiuesit dhe për publikun nga seritë dhe dokumentarët e ndryshëm. Sipas studiuesve, sulltani më madhështor dhe më i rëndësishëm i ish-Perandorisë Osmane ishte më artist sesa që prezantohet. Ai kontribuoi edhe më shumë për artin dhe kulturën. E këto zhvillime kulturore pa dyshim se shtrihen edhe në Kosovë dhe në trojet shqiptare përgjithësisht. Për këtë flasin shumë dokumente, dorëshkrime e monumente, që janë ruajtur deri në ditët tona. Kjo është konfirmuar edhe nga osmanologu Dr. Nehat Krasniqi. Sipas tij, në Kosovë në kohën e sundimit të sulltan Sulejmanit është shënuar një integrim i shqiptarëve në të gjitha strukturat e pushtetit dhe një numër i tyre kanë arritur që të ngjiten në majat e pushtetit. "Pikërisht në këtë kohë, kemi më shumë se asnjëherë më parë shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet e tjera etnike shqiptare, që arritën pozita nga më të lartat në hierarkinë shtetërore feudalo-ushtarake dhe në elitën kulturore osmane", ka pohuar Krasniqi.

Arkitekti Mimar Sinani, "Mikelanxhelo i Lindjes"

Dr. Nehat Krasniqi ka përmendur arkitektin gjenial Mimar Sinani (1490-1588), i cili ka arritur majën më të lartë të arkitekturës monumentale klasike osmane. "Me aftësinë artistike të pashembullt që ai derdhi në afro 400 objekte të ndryshme, fitoi epitetin "Mikelanxhelo i Lindjes", është shprehur prof. Krasniqi. Ai ka shtuar se në fushën e artit letrar dhe të shkencave të ndryshme, në kohën e sulltan Sulejmanit u dalluan dhjetëra shqiptarë, si Jahja Bej Dukagjini, Ahmed Bej Dukagjini, Mustafa Sani Bej Dukagjini, Behar Prishtina, vëllezërit Azmi, Levhi dhe Nuhi Prishtina, vëllezërit Nehari, Suzi dhe Saji Prizreni, Ummi Sinan Prizreni, Shemi Mustafa Prizreni, Muidi Tetova, Suxhudi Tetova, Sersem Ali Dedë Tetova, Ishak Çelebi Shkupi, Rijazi Ahmed Shkupi, Valihi Ahmed Shkupi e të tjerë, prej të cilëve po veçojmë Jahja Bej Dukagjinin (1498 - 1582). Ky i fundit, sipas tij, ka lënë 8 vepra poetike, por në dy nga këto, disa herë ai ka theksuar origjinën e vet shqiptare dhe është mburrur me të. Sipas tij, Jahja Bej Dukagjini shkruante: "Raca shqiptare është raca ime e ndritshme. Nga më të mirët shqiptarë, princa të Dukagjinit qenë të parët e mi". "Këtë poet të shkëlqyer të letërsisë shqiptare të divanit, Sami Frashëri e konsideron poetin më të madh të klasicizmit osman.

Historia fillon thjesht si një lojë mace-minjsh mes Sarës dhe pacientit të saj të ri (Jonathan Rhys Meyers)

description
Dikush do të mund të thoshte se sekreti për të arritur një film të mirë horror është mbajtja e audiencës të interesuar, duke e bërë të mendojë se cilat mund të jenë kthesat e radhës, që duhet të kalojë protagonisti. Për të qenë i mrekullueshëm, filmi duhet të jetë gjithnjë një hap para audiencës, duke i bërë befasitë vërtetë të tilla dhe për ta krijuar një tension mes personazheve, derisa zhvillohet ngjarja. Por kur kthesat dhe të papriturat mund të bëhen edhe të ndërlikuara dhe të pakuptimta, filmi mund të jetë edhe më frustues, derisa protagonisti nuk merret me rrethanat në të cilat zhvillohet ajo ngjarje.

Mposhtja e së ligës


Natyrisht, situatat me të cilat ai/ajo ballafaqohet mund të jenë të tmerrshme, por kjo prapëseprapë shtron pyetjen: Si mund ta mposhtësh të ligën, nëse në fillim nuk e kupton atë? Kjo pyetje vazhdon të mbetet prezente edhe në pjesën e tretë të '6 Souls' që njihet si 'Shelter' dhe është shumë më zhgënjyese se dy pjesët e para, të cilat rekomandohen shumë për adhuruesit e këtij zhanri. '6 Souls' ka të bëjë me Dr. Sara Harding (Julianne Moore) një psikiatre, e cila ka një reputacion për trajtimin e rasteve me çrregullimin e personalitetit të shumëfishtë, derisa ajo e merr një rast nga babai i saj (Jeffrey DeMunn) që mund të jetë jashtë shpjegimit të arsyeshëm. Historia fillon thjesht si një lojë mace-minjsh mes Sarës dhe pacientit të saj të ri (Jonathan Rhys Meyers), i cili ka shumë personalitete, për të cilat nuk është i vetëdijshëm, por sa më thellë që hulumton ajo, aq më i njohur i duket ai.

Skenari nga Majkëll Kuni


Skenari i këtij filmi është bërë nga Majkëll Kuni, i cili brenda dy të tretave të filmit na mban pa frymë me ngjarjet dhe kthesat e papritura të filmit, para se të arrijë në përfundimin e tij. Regjisorët Mans Marilend dhe Bjorn Stein (filmi i fundit i të cilëve 'Underworld Awakening' ishte një sukses i madh vitin e kaluar) tregojnë aftësitë e tyre në gjetjen dhe këshillimin e aktorëve duke rezultuar me performancë më të fuqishme se që pritej. Mur është absolutisht e mrekullueshme si Sara Harding, duke filluar qysh në skenën e parë me historinë e dhimbshme të personazhit të saj, përkundër njohurive që ka në profesionin si psikiatre.

NGA FLORI BRUQI:A DO T ËBASHKOHEN TROJET SHQIPTARE NË VITIN 2035?


Një hartë e detajuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të dalë nga CIA, GRU dhe burime të tjera gjeostrategjike bashkon tokat shqiptare në vitin 2035.

Në shkrim thuhet se, harta e proklamuar në disa media amerikane dhe ruse nxjerr në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesët të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj. Harta e përgatitur parashikon edhe ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.


 Zbigniew Brzezinski

Analiza dhe studimet për përgatitjen e hartës janë bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbigniew Brzezinski ,
 Samuel P. Huntington , etj.




Samuel P. Huntington




Ndarjet e reja do trondisin edhe Evropën. Ndryshimet territoriale do të fillojnë në Ishullin britanikë, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë pas referendumit në vitin 2013. Kjo do t’i japë shtysë për bashkimin e Irlandës. Baskia dhe Katalonia, si shtete të reja, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe një pjesë të territorit francez”

Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në Francë.




 “Në pamundësi për të asimiluar etnicitetet e ndryshme ish-koloniale, ajo do të duhet të përdorë masa për deportimin e tyre.



Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një rritje të shtetit islam arab në jug të Francës.




Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë, transmeton gazeta Shekulli.




Nga Belgjika më në fund do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.

Fat të keq, thuhet më tej, do pësojë Polonia, e cila do të heqë dorë nga Silesia, Pomerania dhe Prusia, të cilat do të jenë synime të marrëveshjeve midis Berlinit dhe Moskës.




Nga ana tjetër, Moska gjithashtu nuk do të mund të mbajë rajonin Kaliningrad dhe do të transferojë atë në Gjermani.

Bjellorusia do të zhduket si një shtet dhe do të bëhet provincë e Rusisë. Rusia gjithashtu do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe Ukrainës (duke përfshirë edhe jugun e Ukraines dhe Krimenë).


Ndryshimeve të mëdha do t’i nënshtrohet edhe Kaukazi, sepse Rusia nuk ka gjasa të jetë në gjendje për të mbajtur Ceçeninë dhe Dagestanin.


Kufijtë e rinj do të nxirren me metoda staliniste ndoshta përgjatë lumit Terek, me prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.







CIA: ZOGU BASHKËPUNOI ME TITON MË 1952



Dokumenti i sotëm që vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe që vazhdon të sjellë informacion mbi bashkëpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it midis dy palëve.

Dokumenti, është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s që merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikanë të OPC janë të fshirë dhe në këtë mënyrë e kemi paksa të pamundur për të kuptuar dinamikën e zhvillimeve brenda Drejtorisë së OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kundër Shqipërisë.

Megjithatë, nga dokumenti i botuar sot, shikojmë se amerikanët kanë pasur mjaft interes për të vëzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë, Tito. Nga burime agjenturore të rrjetit amerikan në Turqi, ata informohen mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbëhet nga një turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretërisë, Avni Dërhalla, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare të Turqisë.

Nëse Avni Dërhalla ka pasur akoma në këtë periudhë lidhje me Shërbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonjë të dhënë të saktë për të gjykuar nëse britanikët ishin në dijeni të këtyre negociatave.

Megjithatë, surpriza më interesante e këtij dokumenti është fakti se sipas burimit të amerikanëve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenë i autorizuar për t’i kërkuar Titos armatosjen dhe përgatitjen ushtarake të 8000 kosovarëve me të cilët Zogu shpresonte të hynte në Shqipëri.

Ideja e Zogut për krijimin e një ushtrie private me kosovarë nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur në fuqi me ndihmën jugosllave edhe në të kaluarën. Megjithëse faktorët politikë ishin shumë të ndryshëm, përsëri Zogu shpresonte në një aleancë me komunistët jugosllavë për t’u rikthyer edhe një herë në Fronin Shqiptar.

Dokumenti i botuar sot, tregon qartë idenë dhe kërkesat që ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqësisht nuk kemi një dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi këto kërkesa. Pavarësisht kësaj, një analizë e kujdesshme mund të na bëjë të besojmë se Tito nuk mund të ketë qenë shumë i gatshëm për të përmbushur dëshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse një forcë paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do të ishte një garanci e madhe për një qëndrim pro jugosllav të Mbretit shqiptar nëse ai vinte në pushtet.

Elementi kosovar, i njohur për problemet e shumta që i sillte faktorit serb në pushtet, do të ishte një problem i madh për Titon nëse ai do të dërgohej me mision rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Përfshirja e amerikanëve në këtë mision i komplikonte edhe më shumë gjërat, pasi Tito do ta kishte të vështirë për të kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve në Shqipëri nëse ky mision në fjalë do të kishte sukses.

Në këtë mënyrë, forcat kosovare të armatosura dhe të përgatitura prej tij, mund të sillnin probleme nëse Zogu vinte në pushtet dhe mbështetej nga amerikanët për t’u ringjitur në fronin e lënë bosh pas ikjes së turpshme të 1939-ës. Në rast se Zogu do të vinte në pushtet dhe do të garantonte një Shqipëri projugosllave lidhja e tij me amerikanët si sponsorizuesit kryesorë të kësaj aventure do ta bënte atë më të paqëndrueshëm në marrëdhëniet me jugosllavët.

Përvoja historike e marrëdhënieve të Zogut me jugosllavët për ndihmën që ata i kishin dhënë për të ardhur në pushtet, nuk ishte shumë pozitive dhe me sa duket për të garantuar besnikërinë e Zogut ndaj jugosllavëve, Tito i kërkon Zogut përfshirjen në qeverinë e ardhshme të një numri personash të njohur si besnikë të çështjes jugosllave.

CIA: ZOGU BASHKËPUNOI ME TITON MË 1952

Pas interesimit të madh të publikut mbi historinë e Kompanisë 4000 dhe përpjekjeve amerikane për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri në fillimin e viteve ’50, po sjellim për botim disa dokumente të Arkivit tashmë të deklasifikuar Amerikan, mbi çështjet e Operacioneve Klandestine. Këto dokumente bëjnë fjalë për lidhjet dhe bashkëpunimin e ish-Mbretit Zog me Jugosllavët.

Roli i Zogut në këto operacione të orkestruara nga CIA dhe të njohura me emrin e koduar BGFIEND, nuk është studiuar sa duhet dhe deri më sot nuk ka të dhëna të shumta mbi influencën e tij në këto përgatitje. Po kështu, deri më sot nuk dihet asgjë mbi përpjekjet e Zogut për një bashkëpunim me Josif Broz Titon, liderin komunist të Jugosllavisë, i cili me sa duket i kishte premtuar ish-Mbretit një rikthim të mundshëm në Fronin Shqiptar.

Në dosjen mbi Mbretin Zog në Arkivin Amerikan janë të shumta dokumentet të cilat flasin mbi një bashkëpunim të hapur të Zogut dhe Titos për një mundësi të rrëzimit të Enver Hoxhës dhe kthimin e Shqipërisë në një vend mik për Jugosllavinë. Është shumë interesant fakti se Zogu tashmë pas gati 30 vjetësh kërkonte përsëri ndihmën jugosllave për t’u rikthyer në pushtet, megjithëse tashmë Jugosllavia udhëhiqej nga një lider i famshëm komunist.

Me sa duket Zogu i njohur për pikëpamjet e tij pragmatiste kërkonte me çdo kusht çfarëdo aleati të mundshëm për t’u rikthyer përsëri në Shqipëri. Zbulimi i kësaj marrëdhënieje të Zogut me Jugosllavinë komuniste do të sjellë një këndvështrim të ri mbi rolin e Zogut në emigracion dhe do të rrëzojë pohimin e historianëve mbi qëndrimin e fortë nacionalist të Zogut kundër jugosllavëve. Me sa duket nga dokumentet e shumta, ka qenë Zogu ai që ka tentuar dhe ka krijuar lidhje me Titon duke i propozuar atij bashkëpunim me interesa të përbashkëta.

Megjithatë, lëvizja e Zogut duhet parë në kontekstin historik të zhvillimit të ngjarjeve. Jugosllavia tashmë e shkëputur nga Blloku Sovjetik kërkonte një rrugë të pavarur nga rusët dhe si rrjedhim kishte filluar një bashkëpunim të heshtur me disa prej ish-armiqve ideologjikë. Në këtë këndvështrim duhet parë edhe përpjekja e Titos për rrëzimin me çdo kusht të Enver Hoxhës, i cili tashmë ishte kthyer në një prej aleatëve më të ngushtë të sovjetikëve në luftën kundër Titos.

Një Shqipëri mike e Jugosllavisë do të ishte një fitore e madhe për Titon, i cili kërkonte jo vetëm një prapavijë të qetë por edhe një zbutje të problemeve që ai kishte në Kosovë. Për këtë arsye Tito ka autorizuar Shërbimin e tij të Fshehtë UDB për të filluar kontakte me inteligjencën amerikane dhe për të marrë pjesë nëse do ishte e mundur, në një operacion të përbashkët në rrëzimin e Enver Hoxhës dhe grupit të tij. Në këtë moment, ish-Mbreti Zog ka kërkuar të përfitonte nga ndryshimi i situatës politike dhe kërkon mbështetjen e Titos për të udhëhequr një sulm me armë ndaj Tiranës, ashtu siç kishte bërë gati 30 vjet të shkuara.

Nga dokumenti i parë që sjellim sot për botim dhe që është shkëputur nga një material i gjatë i një takimi zyrtar të të dy shërbimeve të fshehta amerikane dhe ato jugosllave, duket qartë se sipas dëshmisë së Gjeneralit Rankoviç, ish-Shefi i UDB-së dhe një prej figurave më antikosovare në Jugosllavi, UDB ka pasur kontakte të vazhdueshme me Mbretin Zog i cili strehohej në Egjipt. Po kështu, duket se Gjenerali Rankoviç nuk ka pasur ndonjë opinion të lartë mbi influencën që Zogu kishte ende tek shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në kundërshtim me pikëpamjen e Gjeneralit Rankoviç, amerikanët mendonin se Zogu kishte mjaft influencë ende në Shqipëri. Ka shumë mundësi që ky mendim i amerikanëve bazohej në lojën që tashmë Shërbimet Shqiptare dhe ato Sovjetike kishin filluar të bënin me amerikanët, duke dërguar informacion jo realist mbi Shqipërinë nëpërmjet agjentëve të kapur dhe të rikthyer në rol të dyfishtë. Në dokumentet që vijnë nga pala jugosllave, duket se jugosllavët ishin shumë më të mirinformuar mbi situatën në Shqipëri se sa amerikanët.

Në dokumentin e dytë që po botojmë sot për herë të parë, flitet për një raport të ardhur nga Zyra e Cia-s në Romë, e cila konfirmon se lajmet për një Mision të Zogut tek Tito tashmë janë konfirmuar, si dhe japin edhe emrin e personit që do të kryejë këtë mision. Safet Lutfi Tozan, një personash enigmatik nga Turqia, i cili dërgohet nga Zogu në një mision kaq delikat.

Se çfarë ka biseduar Zogu dhe Tito mbi të ardhmen e Shqipërisë do ta mësojmë në dokumentet që do të botohen në vazhdim.

Dokumenti I

TOP SEKRET

T/S 87216

Lënda: Mbi bisedimet midis përfaqësuesve të KUBARK (CIA) dhe atyre të FPBERM (UDB- Shërbimi i Fshehtë Jugosllav)

Pika 55: ( ) komentoi se Ish-Mbreti Zog ka qenë pasiv karshi Komitetit të Shqipërisë së Lirë dhe Partisë së Legalitetit, ndoshta me qëllimin që t’i vendosë këto dy grupe kundër njëri-tjetrit për përfitimin e tij. Megjithatë, Zogu për mendimin e KUBARK është lideri shqiptar më me influencë deri më tani. Me gjithë mbështetjen që ai gëzon nga Partia e Legalitetit grupet e tjera e respektojnë por edhe e kanë frikë. Nga informacioni i dalë nga brenda Shqipërisë duket se figura e tij gëzon respektin dhe mbështetjen e të gjithëve në përgjithësi.

Pika 56: ( ) shtoi se në bisedë me ( ) Gjenerali Rankoviç u shpreh se ka pasur kontakte midis FPBERM (Shërbimi i Fshehtë Jugosllav) dhe Zogut, por në opinionin e tij Zogu nuk kishte influencë midis shqiptarëve. ( ) Nga ana tjetër mendon se KUBARK ka marrë informacion të mjaftueshëm për të konkluduar se Zogu ka akoma influencë në Shqipëri dhe mund të jetë shumë i rëndësishëm në çlirimin e vendit, aq më tepër që ai sipas deklaratave publike ka nënvizuar se nuk do të kërkojë rikthimin e tij në Fronin Mbretëror.

Dokumenti II

Memorandum: Zv/shefi i Politikave të Koordinimit, SE

Raporti Ditor për Të Mërkurën 26 Mars 1952

Pika 1. Mbreti Zog këshilloi ( ) se ai ka ndërmend të dërgojë Safet Lufti TOZAN në një Mision tek Tito për të parë pikëpamjet e Jugosllavëve mbi situatën në Shqipëri. Ky raport konfirmon informacionin që kemi pasur më parë për këtë mision, i cili do të përpiqet që të marrë për Zogun asistencën jugosllave ose më e pakta një qëndrim miqësor në rastin e një kryengritjeje në Shqipëri.

MARTIN CAMAJ DHE KOHA




Nga Vasil Vasili



Poezia e Martin Camajt ruan në gjakun e saj mbetëza të kolektivitetit dhe të etnografisë. Zëri i poetit që e bazon poezinë edhe në përbërës të tillë, do të jetë përpjestimisht edhe korral. Ai e ka synuar ta përcjellë në indet e poezisë entografinë dhe gjeografinë e fisit (Malësinë). Me qindra detaje të tilla i janë thadruar në moshë të njomë në psikikë. Ai sikur e ka peng ta çlirë këtë mbresëlënie që ndryshon pak nga shëmbëllesat e të tjerëve.

Moraliteti i poezisë të Camajt i nënështrohet në një masë jo të papërfillshme mendësisë tradicionale.

Camaj është në kapërcyell të mendësisë tradicionale dhe asaj individualiste. Unin poetik ai e ka të ndrojtur si malësorët, të matur, historik. Si ndërgjegje e kolektivitetit të kallur në poezi, uni poetik është i pjekur. Unin subjektivist, ai shpesh, e fsheh nën parzmin e fisit.

Bota shpirtërore e poezive të Camajt ka ngjashmëri me botën e amshuar me rregullime të përjetshme, me rend gjërash të dhëna nga kohët, të parlindura, moraliteti i saj është i pacënuar.

Njeriu i kësaj poezie e di rendin e gjërave, prandaj përsëritja e tyre është e pranueshme. Ky është pajtim i shpirtit me lëndën, ku dyshimi ekzistencial nuk njihet për arsyen e thjeshtë, se koha e poezisë së Camajt, s’ka mbërritur kohën e ndryshimit të rendit të gjërave dhe të mospajtimit të rendit të gjërave me inpulset shpirtërore.

Koha e poezisë së Camajt është kohë e pjekur, kohë e lumtur, kohë në zenitin e saj, e paplasaritur nga brejtjet ekzistenciale. Ajo s’është një kohë antike e lëvizjeve dhe e formimit të etnive, dokeve, moraleve, luftrave, etj. Ajo i përngjan një kohe më të vonë, ku jeta vullkanike ka rënë e fashitur dhe fisi është pjekur, është qytet-shtet dhe, ka nxjerrë nga përvoja mendësinë, të cilën e mbarështron dhe ruan.

Kjo qenie kolektive, e dalë në histori nga marrëveshja e njeriut të lirë, kjo principatë, flamur etj., vëmendje të veçantë i kushton bukurisë së femrës, afrimit oborrtar drejt saj me status mbrojtjeje, pa mbrritur në intimitetin e dashurisë.

Shpesh kjo kohë, për plotësinë, duket si e nxënë në universitete popullore dhe fillesën dhe kohën poetike, i ka moshatare me simotrën që ka krijuar Lukreci në poemën traktat shkencor dhe filozofik, “Mbi natyrën”.

Ka vijuar kjo kohë e poezisë së Camajt, gjer në mesjetën e vonë, pa mbrritur në kohën e ashtuquajtur qytetërim, ku plasin brenda pjekjes së tij individualitete që e bëjnë moralin e shoqërisë të bërë të vjetër, me dyshimet për pavërtetësinë e rendit të gjërave, që nisin e vuajnë nga morali i kahershëm dhe shoqëria, në saj të vetëzhillimit, nis të vuajë nga e kaluara psikologjike, ende e pranishme me qyrkun e trashë të moralit, po e pranishme ende si kohë poetike ideale. Kjo kohë poetike ideale, te Camaj, ka brenda edhe fillesën e dyshimit intuitiv poetik. Fakti, që në poezinë e tij me kohë ideale, s’ka vend për diktaturën, tregon për besimin që duhet të ketë patur Martin Camaj te ingranazhet coptuese të jetës tradicionale, që nga koha e Lukrecit, Xhon Lokut, Deklaratës për Pamvarësi të Amerikës, se një ditë, kjo kohë, do të thërmojë kohën e diktaturës. Camaj është përfaqsues i kohës së lumtur të fisit, është idealist. Këmbëngul me forcën poetike të ringrejë kohën e lumtur me afshin e një tradicionalisti, prandaj, një prej poetëve më të afërt shpirtërisht ka patur Lasgush Poradecin, i cili ishte i shënuar nga metafizika. Zgjedhjen për Poradecin, ja ka shprehur edhe bashkëshortes së dytë, gjermanes Erikë. Po aq të dashur për Camajn kanë qënë edhe Mjeda, Azem Shkreli, Anton Pashku tek të cilët është përbërëse e rëndësishme, koha e përherëshme.

Te Camaj, vuajtja poetike s’vjen nga dyshimi për mosrregullimin e rendit të gjërave, ajo është gjer në kufijtë e kqyrjes së lumturisë metafizike, që ndonjëherë i mbyll shtigjet për mirëni.

Besimi në kohën e përjetëshme, në fuqinë e rendit të gjërave, e ushqyer nga marrëdhëniet që pati me vendlindjen në rininë e parë, me Shkodrën, e ushqyer nga fuqia e qytetërimit perëndimor për të mposhtur diktaturat, e ushqyer nga miqësia dhe bashkëpunimi me E. Koliqin, I. Kodrën, Gj. Gjokën, arbëreshët etj., i ruajti një drejtëpeshim shpirtëror të shkëlqyer dhe të përkorë për ta parë atdheun në kohën e shkuar (të përjetëshme), për t’i kthyer atij pasqyra të jetës me thellësi kohe, që ai i kishte ruajtur si rrallëkush në letrat shqipe.

Metafizika e poezive s’është aq asnjanjëse sa duket së jashtëmi edhe pse e fshehur me një natyralitet lirik spontan. Jeta e njeriut Martin Camaj zgjon jetën e poetit Martin Camaj, por edhe kryengritja te Camaj, është lirike.

Jeta e njeriut M. Camaj shpiet në kufijtë e mosqenies për t’ia lënë vendin një kategorie më të plotë, më përfaqsuese, jetës së një populli, i cili nënkuptohet në fatin historik. Camaj e modelon këtë fat historik të popullit me detaje, historinë e kthen në poezi, madje në lirikë.

E sotmja, nëpërmjet detajeve metafizike që ndërfut shpesh, humb konkretësinë dhe lidhet me kohën e kaluar. Ndërfutja e kohës metafizike në kohën e sotme, e anasjelltas, është kaq fine, aq e natyrshme, sa përngjan si një trup.

Koha asnjëherë s’ngutet. Fryma njerëzore i jep asaj shpejtësi më shumë se sa e ka lëvizjen e përfyturuar ajo apo e lë në pezulli.

Në poezinë e Camajt, koha s’është as në lëvizje me ngut, as në pezulli. Për atë mund të thuhet se ajo si koha asnjëherë s’ngutet. Ky pajtim i ritmit të poezisë me ritmin natyral të kohës i jep ligjërimit poetik trajtën e të qënit në çdo çast në kohë. Koha, që s’ngutet asnjëherë, jepet me një sintaksë, që ka për bazë vendosjen e fjalëve me një gramatikë normative, pa fjali të ndërkallura, pa gjymtyrë të çvendosur.

Koha e dlir historinë. Të njëjtën gjë mund të thuhet edhe për Martin Camajn. Poezia e tij lirike e dlir njeriun.

Koha e përjetëshme, që ai e ka në indet e ligjërimit dhe dlirësia poetike e bëjnë Camajn emblemë në letrat shqipe.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...