Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/30

Film për trafikun e organeve në Kosovë

Rusia do të jetë vendi në të cilin do të xhirohet një film lidhur me trafikun e organeve në Kosovë.

Lajmin e ka bërë publik regjisori serb Emir Kusturica, i cili edhe do të jetë edhe regjisori.

Lajmin e ka treguar “Voice of Russia”, duke iu referuar deklaratës së vete regjisorit gjatë një leksioni për studentet e Departamentit të Filozofisë në Nish, transmeton “Panorama”.

Ai ka deklaruar se xhirimet rreth “ngjarjes se tmerrshme të trafikut, mbajtur e fshehur për vite, do te zhvillohen ne Rusi, për shkak se nuk lejohet në Kosovë”.

Turqisë, duart larg teksteve të historisë


Bernd Posselt, deputet gjerman i Parlamentit Evropian ka thënë se Turqia nuk duhet të përzihet në librat shkollor të Kosovës pasi populli i Kosovës duhet që të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë për të rinjtë e saj.

Deputeti Posselt i ka thënë agjencisë së lajmeve dtt-net.com se presioni i qeverisë së Turqisë ndaj qeverisë dhe historianëve të Kosovës është i papranueshëm dhe ai duhet që të ndalet.

“Është e papranueshme që një ish-fuqi kolonizatore përpiqet që të bëjë presion ndaj një kombi të lirë evropian i cili ka qenë një ndër viktimat me shekuj me radhë ndaj interpretimeve të mënyrës së vjetër të historisë. Populli i Kosovës duhet që të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë të rinjve të saj. Kosovarët po e bëjnë këtë në mënyrë shumë të arsyeshme”, ka thënë ai.

Posselt ka pohuar se librat shkollor duhet që të jenë të bazuar në të vërtetën dhe ai e përkrah për këtë Kosovën.

“Është e qartë se të gjithë librat shkollor duhet që të bazohen në të historinë e vërtetë dhe në shërbim të pajtimit midis popujve. Ky është qëndrimi në të cilin unë e përkrah Kosovë. Turqia duhet që mendoj e të reflektoj për mënyrën e saj se si ua mëson historinë të rinjve turq”, ka thënë deputeti Bernd Posselt, i cili vjen nga partia CDU e kryeministres gjermane Angela Merkel.

Ankara është duke e përdorë tërë peshën e saj politike dhe diplomatike ndaj qeverisë së Kosovës për të ndryshuar librat shkollore të historisë dhe ta përshkruaj okupimin pesë shekujsh të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit nga Perandoria Osmane si një ‘okupim miqësor’.

Zyrtarë të lartë të qeverisë turke kanë nisur qysh para dy viteve një fushatë aktive të presionit ndaj autoriteteve kosovare për të ndryshuar librat shkollor për historinë dhe kanë kërkuar që disa fjalë si ‘vrasje’, ‘okupimi i egër Osman’ e të ngjashme të shlyhen nga përmbajtja.

Puto “kundër” Kadaresë për peticionin

am kundër rishikimit të historisë me ndikime nga turqit, por e quaj të tepërt reagimin në atë formë, pra me anë të një peticioni". Kështu është shprehur dje në një intervistë historiani i njohur, prof. Arben Puto. Ndonëse e kupton shqetësimin e intelektualëve që kanë firmosur peticionin drejtuar qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, ai thotë se nuk mendon që problemi ka përmasa kaq të mëdha.

"Nisma e rishikimit është absurde, por nuk ka shanse që të ketë ndikime nga turqit. Kur e them këtë, kam parasysh historianët seriozë dhe profesionistë dhe jo pseudohistorianët. Historia nuk bëhet me urdhra dhe në të s'duhet ndërhyrë", deklaroi dje Puto, ndërsa më poshtë shton se historia nuk mund të zbukurohet e as të mohohet.

Historiani me një karrierë të gjatë mbi supe, përmend rastin e Ismail Qemalit dhe të Sami Frashërit për të thënë se ata i shërbyen Perandorisë Osmane për një kohë të gjatë, por nuk e lanë pas dore Shqipërinë.

Dhe këtë fakt, që sipas tij, historia jonë e ka thënë gjithnjë, peticioni nuk e ka përmendur, gjë që e bën atë të duket si një manifest antiturk.

Më poshtë, Puto i përgjigjet interesimit të "GSH" për këtë çështje dhe ndikim real që ka pasur Porta e Lartë në Shqipëri, pa harruar pasojat e zgjedhës pesëshekullore.

Rita Ora - Pula-SAHATÇIU



Rita Ora kësaj radhe ka zgjedhur një veshje të pa zakontë e të cilën mediat britanike e kanë quajtur si më të keqën që ka veshë ndonjëherë.

Ajo ka “irrituar” mediat të cilat shkruajnë se këngëtarja e hitit “Hot Right Now” është dukur tamam si një “pulë” me pallton e saj të portokalltë derisa ndodhet në Australi.

Mail Online shkruan se Rita kishte dështuar imitimin me këtë veshje edhe pse dukej si një “njeri-pulë” .

22 vjeçarja njihet për veshje “jo mirë të zgjedhura” dhe shpesh herë ka mbushur ballinat e mediave me lajme të tilla.

Kanë plasur skenat lesbike në “Big Brother 6”.



Ditën e enjte kur “Vëllai i Madh” vendosi t’i veçojë djemtë nga femrat për të festuar në ambiente të ndryshme, u ndez fantazia erotike e vajzave.

Djemtë kanë biseduar me njëri-tjetrin të rrethuar në tavolina duke pirë diçka dhe duke aluduar rreth sekretit që mund të fshihet, duke u bazuar në njoftimin se kjo festë është një indikacion për njërin nga banorët. Ata kanë bërë lojëra të ndryshme dhe mundje me njëri-tjetrin.

Vajzat hodhën dyshime se në shtëpi mund të ketë një gay apo një lesbike, apo kush mund të jetë homoseksual, ndërkohë që gjatë lojërave me njëra-tjetrën kanë përfunduar me puthje në buzë. Të pakursyera me janë treguar Elona, Joana dhe Jonilda.

Nga dyshimet për biseksualët ato hoqën Ilirin, Viganin, Shpendin, duke aluduar për Marselinin.



Mbrëmja e së shtunës, në “Big Brother 6”, ishte e mbushur me surpriza të shumta. Por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen e publikut, ishte zbulimi i personit, sekreti I të cilit ishte zhigoloja.

Marslino zbuloi se ishte ai që në të kaluarën kishte punuar si zhigolo, por kjo nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhënien e saj me bashkëshorten, pasi kësaj të fundit nuk i pengon e kaluara e tij.

”Për mua nuk ishte e vështirë të mësoja se cili ishte sekreti i tij”, tha Liljana. “Në fakt, vetëm pak sekrete kishin mbetur pa u zbuluar dhe më shkoi mendja se cili mund të ishte. Megjithatë, kjo gjë nuk ndryshon asgjë në marrëdhëniet tonë”, tha ajo transmeton Tch.

E vendosur për të përkrahur bashkëshortin e saj, Liljana shtoi: “Për mua Marselino është ai i tre viteve që ka me mua dhe jam e sigurt që nuk do të rikthehet më kurrë në atë profesion. Ai tha se djali ishte ai që e shpëtoi, kjo tregon se ai tashmë është ndarë përfundimisht nga e shkuara e tij. Nuk më pëlqen ajo që ka bërë, por nëse unë jam në rregull me atë që ai ka bërë, përse duhet ta kenë problem të tjerët?”.

Në kërkim të sulmuesit

description

Është e sigurt se mund të themi që filmi i parë 'G.I. Joe : The Rise of Cobra' ishte përçarës. Një spektakël për shikuesit e rinj pa dyshim duke u bazuar në fitimet e mëdha në arkat filmike, audienca më e moshuar, dukej sikur ishte skeptike sa i përket këtij filmi. Prapëseprapë 'Paramount' vendosi që ta bëjë edhe një vazhdim tjetër nëpërmjet formës së viteve të '80-ta për të vrarë shumë personazhe, duke e lidhur atë me filmin e parë.

Duejn Xhonsoni vjen në ekip

Një regjisor relativisht pak i njohur, Xhon M. Çu e mori në dorë këtë projekt, kurse skenarin e krijoi Ret Rizi i 'Zombieland'-it, bashkë me Paul Vernikun dhe shumica e ekipit që ishin në pjesën e parë nuk ia dolën të arrijnë deri te e dyta duke u ndryshuar të gjithë, përveç Çaning Tatumit dhe Raj Parkut. Ndryshimi më i mirë ishte sjellja e Duejn Xhonsonit në ekip, i cili si duket e ka pritur me shumë kënaqësi inkuadrimin. Ashtu si të tjerët presim edhe ne që ai të sjellë ndryshime pozitive në këtë franshizë, siç ndodh me të gjitha ku hyn ai. Është një lehtësim i madh që 'Retaliation' (Shpagimi), është shumë më i mirë dhe më argëtues se adaptimi i mitologjisë së 'G.I. Joe' të cilën e kemi shpresuar, me një numër personazhesh klasike dhe me një sasi të mirë aksioni. Është po ashtu edhe elementi shtesë i ninxhave që ashtu sikur Duejn, bëjnë çdo gjë më të mirë. Djuk tani është në udhëheqje dhe ka një ekip të ri që përbëhet nga 'Roadblock' (Dwayne Johnson), Lejdi Xhej (Adrianne Palicki), Flint (DJ Cotrona - që duket dhe tingëllon tërësisht njëjtë me personazhin e tij komik, vetëm se është më i ri).

Lufta e Snek Ajsit

Pas një sulmi në të cilin Kobra provon ta zhdukë ekipin e Xhoit, Rodblloku në mënyrë të kuptueshme bëhet paranojak në lidhje me atë se kush është përgjegjësi dhe deklaron se vetëm një personi i beson, dhe ai është Snejk Ajs. Pesë minuta më vonë ai thotë se i beson vetëm Koltonit. Pjesa më e rëndësishme ka të bëjë me Snejk Ajsin dhe Storm Shadouin të cilët luftojnë më së shumti dhe sjellin aksionin më të mirë në film. Filmi ka filluar të shfaqet në versionin 3D në të gjitha kinematë botërore, që nga 27 marsi.

Patrullimi në tokën e braktisur

description
Filmi ambicioz fantastiko-shkencor do të shfaqet në kinema në fillim të prillit. Një film i tillë nuk është lehtë të gjendet, për shkak se filmat e tillë enigmatikë i takojnë një periudhe tjetër filmike të viteve të 60-ta dhe 70-ta.

Film i Tom Kruzit

‘Oblivion’ është filmi i parë nga dy filma të tillë të Tom Kruzit, që pritet të dalin nëpër kinema gjatë dy viteve të ardhshme. Filmi i dytë do të ketë të bëjë me një pushtim alienosh, i cili do të quhet ‘All You Need is Kill’. “Oblivion” paraqet jetën e një riparuesi që quhet Xhek Harper (Cruise), i cili jeton në kohën e fundshekullit 21, dhe patrullon në një tokë të braktisur dhe të shkatërruar që ka arritur në atë gjendje, për shkak të luftës me pushtuesit e alienëve rreth 60 vjet më parë (njerëzimi tani jeton mbi re në qytete qiellore). Një ditë derisa ndodhet në sipërfaqen e tokës, Harper e shpëton një femër atraktive të panjohur (Olga Kurilenko ) nga një anije kozmike e rrëzuar. Arritja e saj sjell një sërë ngjarjesh, që e detyrojnë atë të vërë në dyshim çdo gjë që di.

Filmi shfaqet më 12 prill 2013

Kosinski, i cili ishte regjisor i “Tron: Legacy” më 2010, ka mbajtur një heshtje dhe nuk ka deklaruar asgjë rreth filmit të tij të ri, por ka pak më shumë informata në lidhje me librin komik, ku thuhet se ka të bëjë me dy botë dhe kohë të ndryshme, të cilat janë epike megjithatë kanë të bëjnë shumë edhe me jetën e personazheve. Megjithatë, disa po e vlerësojnë se këtyre filmave, tani u ka kaluar koha dhe nuk janë më të këtij shekulli. E tëra që ne mund të themi është se duhet pritur për të parë rezultatin e vërtetë. Filmi pritet të shfaqet më 12 prill 2013 dhe ka një kohëzgjatje prej rreth 112 minutave dhe skenari e regjia i takojnë Xhozef Kosinskit.
Distribuimin e filmit e ka marrë nën përgjegjësi kompania filmike ‘Universal Studios’ dhe përkrah Kruzit luajnë edhe Olga Kurilenko, Andrea Rajsborough, Morgan Friman, Melisa Leo si dhe Nikollaj Koster Valdo.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...