Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/15

Ligjërimi i drejtorit Shpetim Rezniqi në konferencën shkencore në Mal të Zi josh përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse


Drejtori Shpetim Rezniqi ka patur edhe kontakte me homolog por edhe me përfaqësues tjerë institucional dhe të organizatave të ndryshme ku janë shprehur dhe këmbyer ide dhe përvoja
Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, phdc. Shpetim Rezniqi, si i vetmi përfaqësues institucional komunal i Kosovës ka marrrur pjesë në konferencën ndërkombëtare shkencore “Investimet në fokusim të zhvillimit ekonomik dhe proceset integruese” të mbajtur për dy ditë radhazi në Mal të Zi, respektivisht në qytetin e Ulqinit. Në këtë konferencë, drejtori Shpetim Rezniqi ka ligjëruar me temën “Rregullimi i infrastrukturës lokale, si mundësi e mirë për rritjen e investimeve të huaja” ku është pritur jashëtzakonisht mirë si një ligjërim i mbarështruar ku për shkak të interesimit të shprehur ka patur edhe kërkesa tjera për informacione edhe jashtë temës së ligjëruar për komunën e Gjakovës dhe resurset humane dhe natyrore që ofron si komunë. Në konferencë, drejtori Shpetim Rezniqi ka patur edhe kontakte me homolog por edhe me përfaqësues tjerë institucional dhe të organizatave të ndryshme ku janë shprehur dhe këmbyer ide dhe përvoja, ku me theks të posaçëm përfaqësues të shteteve të ndryshme janë njoftuar për perspektivën që ofron Gjakova si tërësi. Në këtë konferencë kanë marrur pjesë përfaqësues nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Hungaria, Serbia, Maqedonia, Sllovenia, Bosna, Kroacia dhe Rumania dhe Bullgaria.

Premia e komedisë "Revolveri" të autorit Gorgey Gabor shfaqet në fillim të muajit maj 2013


Komedia “Revolveri” e autorit Gorgey Gabor do të jetë nisma e stinorit teatral apo e pregaditjes së premierës së parë të Teatrit Profesionist të Gjakovës, ku tashmë janë përcaktuar realizuesit dhe provat veç kanë nisur. Kjo komedi është bërë me përzgjedhjen e Zana Hoxha Krasniqi, drejtore artistike të kësaj trupe dhe për regji është përcaktuar që për herë të parë të bëjë inskenim me këtë teatër regjisorja Burbuqe Berisha. Pesë aktorët të cilët në fillim të muajit maj do të paraqiten para publikut janë Hysen Binaku, Myrvete Kurtishi, Arben Lleshi, Edmond Hafizademi dhe Valon Pallaska. Drejtori i teatrit gjakovar, Edi Kastrati ka pohuar se për inskenimin e kësaj shfaqjeje kanë kontribuar Ministria e Kulturës me një pjesë të mjeteve ndërsa shumën më të lartë të mjeteve do ta investojë Drejtoria e Kulturës e Komunës. “Mendoj se kemi bërë përzgjedhjen e duhur dhe presim një shfaqje padyshim të pëlqyeshme pasi mendojmë se është një trupë mirë e përzgjedhur ashtu sikurse kemi besimin e plotë tek regjisroja Burbuqe Berisha, e cila tashmë veç është e dëshmuar dhe është ambientuar me këtë trupë” ka pohuar drejtori Edi Kastrati i cili në fokusim ka vënë edhe çësahtjen e ligjit për teatrin ku ka shprehur optimizmin e tij se do të ketë ndryshime në favor të teatrove edhe të qendrave tjera të Kosovës, e këtë shpresë e shpreh edhe në saje të premtimeve të dhëna, siç pohoi Kastrati, nga vet ministri Memli Krasniqi.
Drejtori i trupës teatrale gjakovare ka thënë se për stinorin pranveror janë përcaktuar dy pregaditen dy premiera ndërsa për në vjeshtë pohon se patjetër do inskenohet edhe një tjetër.

Fjalë përshëndetës ka mbajtur edhe kryetari Pal Lekaj


Aktiviteteve të shumta në vazhdim që mbahen në shënim të 70 vjetorit të Konferencës së Bujanit, Dega e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Gjakovës ia ka bashkangjitur edhe një aktivitet tjetër me rëndësi të cilën e ka organizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve “Jakova”. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve është organizuar Akademi Përkujtimore në temën “Xheladin Hana, bir i familjes ku nuk vdiset”. Këte tryezë fillimisht e ka përshendetur kryetari i komunës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se Xheladin Hana është udhërrëfyes i përkushtimit për çështjen kombëtare, ku jo vetëm si individ por edhe si familje kanë dhënë kontributin e tyre shumë të madh. Më pas, për figurën e Xheladin Hanës ka folur Vehap Shita, veteran i LNÇS-së dhe kritik letrar i cili Xheladin Hanën e ka vlerësuar si një nga trurit e Konferencës së Bujanit. Poashtu me fjalë rasti është paraqitur edhe publicisti Rushit Ramabaja në të cilën ka vënë në spikamë përkustimin e Xheladin Hanës për çështjen kombëtare. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Xheladin Hana për një kohë ka qene redaktor ne gazetën “Rilindja”, drejtor i Shtëpisë Botuese si dhe drejtor i Gjimnazit të Prishtinës.

Qyteti Lodeve nga Franca binjakëzohet me Gjakovën në kujtim të Ali Podrimes






Klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, në kuadër të pregaditjeve të Mitingut të Poezisë që mbahet për të 49-tën herë me rradhë në Gjakovë ka shpallur konkurs për veprën me poezi më të mirë të botuar ndërmjet dy mitingjeve, konkurs ky që nis nga data një deri me tridhjetë të këtij muaji.Siç bën të ditur Muharrem Kurti, kryetar i klubit, të interesurit duhet ti dërgojnë tre ekzemplarë të veprës me poezi dhe se veprat duhet të jenë botime nga shtëpitë botuese.Veprat duhet të dërgohen në Bibliotekën Komunale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë, ku edhe është zyra e klubit letrar. Kurti, më tej bën të ditur se Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, në kuadër të përgatitjeve të manifesitimit letrar “Mitingu i poezisë” ka caktuar edhe temn e tribunës, e cila do të jetë “Vepra e Ali Podrimes” e që këtë vit do të jetë kushtuar poetit të madh shqiptar Ali Podrimja. Me referime pritet të jenë studiues nga Kosova, Shqipëria, dhe ndërkombëtarë. Po ashtu, në Orën Qëndrore në nderim të veprës së Ali Podrimës, klubi letrar ka themeluar çmimin për poezinë më të mirë “Ali Podrimja”. Nga klubi letrar pohojnë se janë bërë ftesa për disa krijues ndërkombëtarë si dhe nga të gjitha trojet shqiptare.


Në Mitingun e 49-të që mbahet në Gjakovë më 11 maj, është konfirmuar se do të marrë pjesë edhe një delegacion i qytetit Lodeve të Francës, ku vitin e kaluar ka vdekur poeti Ali Podrimja. Qyteti Ledove, ku në vitin 2012, në një pjesëmarrje manifestive të krijuesve botëror, ku la frymën e fundit poeti Ali Podrimja, ka shprehur dëshirën të binjakëzohet me qytetin e lindjes së poetit, Gjakovën. Asambleja Komunale e Gjakovës, me propozimin e kryetarit Pal Lekaj e ka miratuar një kërkesë të arsyeshme dhe me interes të ndërsjelltë.


             Shqiptarët  mburren  me poetin  e vet -Din Gjoci-Mehmeti


Kështu, qyteti Lodeve në Francë, qyteti i vdekjes së poetit me qytetin e lindjes së tij, Gjakovën, do të bëjnë aktin solemn të binjakëzimit pikërisht në ditën e Mitingut të Poezisë, në manifestimin tradicional të 49-të me radhë që këtë vit do të mbahet më 11 maj. Sipas kontaktit ndërmjetësues që ka vënë Konsulata e Republikës së Kosovës në Francë, konkretisht nga konsuli Kadri Dakaj, është konfirmuar se në Gjakovë do të vie një delegacion nga Lodeve, vetë kryetarja e Bashkisë, dhe disa krijues të cilët janë bartës të manifestimit ku Ali Podrimja duke qenë pjesëmarrës e gjeti vdekjen vitin e kaluar.Nga Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, bëjnë me dije se kjo pjesëmarrje e shton madhështinë e vet mitingut, por edhe respektin për poetin Podrimja, duke e konsideruar ardhjen e francezëve si madhështi e mitingut. Engjëll I. Berisha, organizator i mitingut, tha se “ne edhe ashtu këtë vit ia kushtuam poetit Podrimja, duke ia dedikuar tribunën dhe vetë orën e poezisë.


             Shkrimtaret nga Gjakova: Halil Haxhosaj     dhe  Muharrem Kurti  
                        
Por, respekti që po tregojnë qyteti ku Podrimja u takua me vdekjen, një vdekje krejt poetike, është për tu nderuar nga ana jonë, ngase ata e kanë ndier një obligim moral ta thellojnë miqësinë me qytetin që e lindi poetin, por edhe ta krijojnë një vëllazëri që do ta kujtojë përherë këtë figurë emblematike të poezisë, shumë të veçuar në krijimtarinë kombëtare”. Berisha, shton se, mitingu është duke funksionuar në pjesëmarrje ndërkombëtare, pasi që kishim krijues pjesëmarrës nga Greqia, Franca, Bullgaria, Amerika, Zvcira dhe këtë vit kemi francezët me një pjesmarrje të veçantë.

Gjakova, më 11 maj, qytetin e poezisë e kthen në kremte të kulturës e të manifestimit të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe nga shumë vende tjera të shteteve mike.Ndër të tjera, klubi letrar është në përgatitje të fundit të organizimit të këtij manifestimi, ku komisioni për vlerësimin e librit më të mirë me poezi të botuar në mes dy mitingjeve është duke pritur ardhje të botimeve të reja.

 Ndërsa e kanë konfirmuar pjesmarrjen edhe kumtuesit e tribunës, studiuesit Bashkim Kyçyku dhe Basri Çapriqi. Klubi po ashtu shpalosi edhe programin detal ku do të mbahet “Java e Mitingut” prej datës shtatë maj deri më 10 maj, ku do të ketë gjashtë promovime të librave, me disa orë letrare, si dhe dita qendrore me 11 maj. Sipas organizatorëve, me këtë datë, në ora 11, në Komunën e Gjakovës bëhet binjakëzimi i komunave Gjakovë-Lodeve.


Më pas, në ora 12 mbahet orë letrare në qytetin Bajram Curri. Në ora 12,30 krijuesit për fëmijë, para shtatores së Nënë Terezes do të kenë orë letrare për fëmijë.Mitingu vazhdon në ora 17 ku në ambientet e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” me tribunën e mitingut me temë “Vepra e Ali Podrimes” në të cilën tribunë me kumtesa do të paraqiten Bashkim Kyçyku, dhe Basri Çapriqi. Ndërkaq, në ora 19 mbahet “Ora Letrare e Mitingut”

Është interesant se në këtë Miting  të poezisë tash e disa vjet nuk ftohën anëtarët e LSHK ( Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës),por më tepër ftohën  disa shkrimtar që nuk kanë edhe aqë emër nga  PEN KLUB-i i Kosovës.

Ndasitë e tilla Letrare nuk e dijmë kujt i shërbejnë tani në këtë kohë,kur dihet se LSHK-ja nuk bënë ndasira të tilla në Mitingun ndërkombëtar të poezisë që mbahet sivjet në Prizren,për të tretën herë më radhë (Drini poetik,prej datës 9  deri me 10 qershor  2013).

Krijimet e tyre poetike në tri takime letrare  të vitit 2011– “Ora e Lidhjes”, që u mbajt te Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, që u mbajt në pallatin e kulturës “Xhemajli Berisha” – takimi qendror poetik dhe “Mjellma e Lumbardhit”, që u mbajt në Marashin e bukur. Më pas u hap dhe ekspozita letrare “Vepra e hapur”, me ç’rast u bë përurimi i disa veprave letrare e shkencore, dhe ekspozita artistike “Medaljoni i Prizrenit” e piktorit Xhevdet Dada nga Tirana.

Çmimin “Metafora I” e fitoi krijimi poetik “Miku im nga Tubroku dhe liria” i poetit Hajdin Abazi, “Metafora II” i takoi poezisë “Ne” të Flutura Açkës, kurse “Metafora III” poezisë “Një pikë shiu” të poetit të ri Dren Shala. Veprën letrare (këtë herë kompleti i veprave të prof. Rexhep Qoses) e mori poezia “Pas hartimit të një antologjie…” e poetit Anton Papleka, kurse “Pikturën e bukur” e mori poezia “Vajtja” e poetit Uzeir Ajradini....




Drini Poetik Prizren 2012 Në festivalin “Drini poetik 2012” në Prizren,nderohet poeti Ibrahim Berjashi




Gjatë vitit tç shkuar LKSH mblodhi rreth 100 poetë e studiues letrarë shqiptarë, disa poetë minoritarë dhe tre poetë ndërkombëtarë. Në tri pikat poetike “Lira magjike”, “Ora e Lidhjes” dhe “Valët e Drinit” u lexuan shumë poezi të reja, nga të cilat u lauruan vetëm katër me çmimet letrare Metafora I, II e III dhe çmimin “Vepra letrare”.


Komuna e Prizrenit nderoi me emblemën e saj tre poetët e huaj në këtë festival: Dave Brinsk nga Nju-Orleansi, Ian Thal nga Bostoni dhe Yvan Tetelbom nga Parisi.

Në sesionin letrar “Letërsia shqipe dhe Njëqindvjetori i Pavarësisë” u lexuan 15 kumtesa, që trajtuan jehonën e kësaj ngjarjeje historike në krijimatrinë letrare.

Risi e këtij festivali poetik sivjet ishte përurimi i antologjisë amerikane “Tingujt e erës” të autores korçare Lediana Stillo, e cila tani jeton në Boston.

Vjet  festivali ndërkombëtar “Drini poetik” u zhvillua në kushte mjaft të vështira financiare. Po të mos ishte mikpritja e komunës së Prizrenit, e cila siguroi akomodimin e mysafirëve, lokalet e reklamat e festivalit, ai as nuk mund të mbahej. Me mjetet që ka dhënë për këtë vit Ministria e Kulturës për Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës nuk mund të mbuloheshin as gjysma e shpenzimeve të tij.

Kjo ministri nuk dha asnjë pullë as për projektin e Antologjisë amerikane. Madje ministri Memli Krasniqi bojkotoi thjesht edhe shtypjen e saj. Ishte komuna e Rahovecit ajo që financoi shtypjen e antologjisë , në një numër të vogël kopjesh.

As Qeveria e Kosovës nuk u përgjigj për financimin e festivalit, edhe pas 15 aplikimeve nëpër ministri e kompani private. Vetëm Ministria e Diasporës shtriu dorën e mirëkuptimit, duke siguruar tri bileta të mysafirëve nga SHBA-ja.

Paradokset kulturore

Festivali ndërkombëtar “Drini poetik” duhet të institucionalzohet dhe të zgjasë së paku tri ditë, në mos edhe një javë. Si një ngjarje e rëndësishme kulturore, ai duhet të financohet drejtpërdrejt nga Ministria e Kulturës ose Qeveria.

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës ende ka statusin e OJQ-së, që jeton me ndihma. Nuk ka statusin e subjektit kulturor që financohet drejtpërdrejt nga buxheti shtetëror si në vendet e tjera. Shkrimtarët tanë sot ndodhen në rrugë, sepse ende nuk kanë as zyrë të vet. Ata nuk mund të zhvillojnë as veprimtari të mirfilltë botuese.

Në shoqërinë tonë nuk stimulohet krijimtaria origjinale, por interpretimi i saj, nuk stimulohet poesis, por mimesis. Pra, stimulohen bibliotekat, teatrot, galeritë, operat, kinematografitë, ansamblet, por jo krijuesit e vlerave kulturore. Ky paradoks kulturor po vazhdon si avaz nga sistemi komunist dhe asgjë nuk ka ndryshuar në statusin e krijuesve të kulturës.

Dorëheqje e ministrit të kulturës

Për gjithë këtë gjendje anarkike të kulturës sot, unë kërkoj dorëheqjen e mënjehershme të ministrit të Kulturës, sepe ky çun politik më së paku merr erë në kulturë. Ai nuk di ta peshojë rëndësinë e krijimit dhe komunikimit kulturor ndërkombëtar, sepse thjesht ka bojkotuar botimin e përurimin e Antologjisë amerikane.
Kjo ministri sot është shndërruar në një kooperativë bujqësore, që keqtrajton kulturën. Nëpërmjet njëfarë këshilli të librit, ajo fiancon vetëm shtypjen e veprave letrare, madje dhe të botuesve privatë!
Kultura nuk mund të kuptohet thjesht si argëtim dhe të futet në një thes me rininë dhe sportin!
Në krye të Ministrisë së Kulturës duhet të vijnë njerëz të kulturës, që dinë të çmojnë vlerat kulturore e artistike dhe të organizojnë jetën kulturore.(Abdyl Kadolli, redaktor i antologjisë ,Prizren, më 9 qershor 2012 )

Masmediet tona nuk u japin publicitetin e merituar ngjarjeve të rëndësishme kulturore. Ato prezantohen vetëm kalimthi. Edhe pse janë shumuar si lumëzat, masmediet tona ende jetojnë në mendësinë e shkollës komuniste, duke vrapuar pas fëshfërimave politike. Gazetarët nuk përcjellin programet deri në fund. Ndodhen aty vetëm në fillim të manifestimeve, marrin programet dhe ikin.Këtu prin sidomos RTK-ja si televizion shtetëror, që mban edhe përgjegjësinë më të madhe.

Fjala e përurimit të Antologjisë amerikane

Zonja dhe zotërinj,
Mysafirë të nderuar,

Sot kam kënaqësinë e veçantë që po përurojmë Antologjinë e lirikës së re amerikane “ Tingujt e erës“ Me këtë rast përshëndes veçmas poetët amerikanë Dave Brinks dhe Ian Thal, të përfaqësuar në këtë antologji dhe të pranishëm në festival, si dhe vetë autoren e antologjisë, zonjën Lediana Stillo
Përshëndes poetin francez Yvan Tetelbom dhe gjithë poetët e tjerë të pranishëm në këtë përurim dhe në festivalin e tretë ndërkombëtar “ Drini poetik “ në Prizrenin tonë historik e shumë lirik.

Antologjia e lirikës së re amerikane “Tingujt e erës” është një projekt i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në të cilin kanë bashkëvepruar krijues të ndryshëm shqiptaro-amerikanë.
Gjithsesi, ky projekt kulturor ishte jashtë përmasës sonë reale, për të cilin nuk pati gjithherë mirëkuptim, por ishte një vizion shumë i ndritur.

Qëllimi i projektit ishte kontakti kulturor me rrjedhat e vlerat më të reja poetike amerikane.
Pa dyshim, merita për realizimin e këtij projekti kulturor i përket shkrimtares së talentuar korçare Lediana Stillo, e cila ka përzgjedhur e përkthyer me shije estetike lirikat e dhjetë poetëve të rinj amerikanë.
Është ky ndër hapat e parë të kontaktit kulturor me letërsinë e re amerikane dhe një mirënjohje modeste e shkrimtarëve shqiptarë për angazhimin amerikan në çastet më dramatike kombëtare.


Kjo antologji vjen te ne nga kontinenti i largët, por shumë i afërt shpirtërisht me idetë e ndjenjat e lirisë.
Antologjia është pagëzuar me metaforën e erës, si vetë imagjinata poetike që nuk njeh largësi dhe ka shpejtësinë e saj në erën e komunikimit masiv.

Ajo vjen si një kumbim timbresh të ndryshme, që me idetë, vizionet e ndjeshmërinë e re krijojnë edhe polifoninë estetike.

Është kjo një lirikë moderne dhe postmoderne njëkohësisht, me intonime intelektuale, ritme urbane dhe larmi stilesh artistike.

Jorastësisht, metafora e erës shkrihet me metaforën e valëve të “Drinit poetik”, duke krijuar kështu përmasën e lëvizjes së lirisë dhe të dashurisë universale.

Kjo antologji është vazhdimësi e kontaktit kulturor shqiptaro-amerikan, themelet e të cilit i ka vënë mërgata e hershme shqiptare në SHBA, me Nolin e madh e Konicën e urtë.

Po ashtu, Lobi shqiptaro-amerikan ka dhënë një ndihmesë të çmuar për afirmimin e çështjes shqiptare.
Me këtë rast përkujtojmë me nderime Presidentin Wilson, i cili kishte vënë veto kundër copëtimit të asaj gjysmë Shqipërie në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919.

Përkujtojmë me mirënjohje të veçantë vendosmërinë e Presidentit Klinton për çlirimin e Republikës së Kosovës dhe Batalionin e Atlantikut të mërgatës shqiptare, që u hodh në luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për realizimin e këtij projekti kulturor, Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës iu shpreh mirënjohje të veçantë poetëve amerikanë të pranishëm në këtë festival; Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës, që bëri të mundshëm udhëtimin e tyre; Komunës së Prizrenit për mikpritjen e Festivalit dhe Komunës së Rahovecit për shtypjen e Antologjisë amerikane.


Poeti nga Ulqini, IBRAHIM BERJASHI, nga Festivali ndërkombëtar i poezisë “DRINI POETIK 2012”,i cili u mbajt më 9 dhe 10 qershor në Prizrenin historik, të organizuar Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës, u kthye me çmimin “METAFORA III”.

Poezia e Berjashit, “Ç` ma livdojshin nji vashë”, nga shkrimtarja Beatriçe Baliqi,kryetare e jurisë, u vlerësua si një ndërthuerje e spikatur estetike dhe filozofike, me mesazhe dhe metafora lirike, të krijuar larg skemës letrare të poezisë konvencionale.Kjo shkrimtare elbasanase shtoi se , poezia e Berjashit është një mishërim model i folklorit shqiptar dhe personaliteteve të artit që shënuan shekullin e kaluar, siç është Salvador Dali , Frederik Reshpja etj.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës,z. Adem Demaçi duke ia dorëzuar këtë çmim prestigjoz porositi poetin Berjashi:

“Më vjen mirë që ky çmim shkoi në Ulqin. Mësoni, lexoni edhe shkruani shqip; ruanie edhe zhvilloni kulturën shqiptare; është detyrë jona patriotike”,- porositi simboli i rezistencës tek shqiptarët, z.Adem Demaçi.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij edicioni të “Drinit poetik” , janë shprehur se poezia e Ibrahim Berjashit ishte një prurje e re, dalluese nga të gjitha që u prezantuan në këtë festival.

Berjashi falenderon Komunën e Ulqinit për mbështetjen e pjesëmarrjes në Festivalin ndërkombëtar të poezisë “Drini poetik”.




Flori Bruqi,anëtar i LSHK-së

IPKO vs KOHA DITORE=KONSUMATORI I INDINJUAR.


Konsumatori i Kosovës trajtohet si të ishte ilegal ose inekzistent në Shtetin e vet.
Rasti i “ prodhuar “ nga KOHA DITORE e IPKO ishte ai që na “ inspiroi “. Kjo, nga se, si IPKO si KOHA DITORE me gjithë egoizmin afarist dhanë shenja ( për ne dëshmi ) të tentimit të monopolizimit të tregut. Këto dy kompani u zunë mes vehte për interese përfituese e jo për intereset tona – të konsumatorëve të ofertave të tyre mediale – audijencës, shiquesit, shijuesit të programeve të tyre televizive / kabllore. Edhe mekanizmat rregullatorë dhe të mbikqyrjes rastin po e trajtojnë pa i marrë parasyshë të drejtat, intereset dhe as dinjitetin e konsumatorëve të shërbimeve / të ofertave të tyre?! As mediumet kolegjiale, as asociacionet e tyre, as institucionet e Qeverisë hpesh herë nuk i marrin në konsideratë të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit – të gjithat të mbrojtura me Ligjet adekuate në fuqi ?!

TATIMET MBI PRONËN


Një Shkollë e regjistruar si OJQ në Prizren ankohet për shkallën e lartë të tatimit mbi pronën. Ankesa ka edhe në Komunat tjera për formën dhe shkallën e vlerësimit të tatimit, për mungesën e diskutimit / marrëveshjes / komunikimit…për detyrimin e pagesës së obligimeve ndaj Komunës nëse qytetari / pala / klienti / konsumuesi pretendon të kryej edhe punë e shërbime tjera te departamentet e Komunës ( veprim ky i vlerësuar si i kundërligjshëm ). Në Mitrovicë një dyzinë qytetarësh / klientë të shërbimeve të politikave dhe të administratës Komunale, e cila kryekëput finansohet nga qytetari-konsumatori taksapagues dhe gjenerues kryesor i Buxhetit ( Qendror e Komunal ) ankohen për dyfishimin e tatimit mbi pronën ?! Shteti, por edhe Komuna duhet ta kenë të qartë se qytetari / klienti, konsumuesi i shërbimeve të tyre ( kryesisht byrokratike ) është punëdhënësi dhe matësi i punëve, i performansave të shërbimeve që na ofrojnë. Çdo veprim ndryshe i Komunave mund të cilësohet nga qytetari / klienti / pala / konsumuesi i ofertave Komunale si detyrim. Dështimet / humbjet në inkasime ( pse mos ta themi edhe paaftësinë e inspektorëve dhe të përgjegjësve të tjerë për inkasimin e milionave borxh nga ndërtimtarët dosta të ndërtimeve të larta, por edhe nga borxhlinjtë tjerë të mëdhenjë ) Komunat nuk kanë të drejtë t i kompensojnë te qytetari / pala / klienti / konsumuesi i politikave dhe i ofertave të administratës së tyre.

URA E RAKOVINËS…

…Dëshmon për “ kujdesin “ e Komunës dhe të Shtetit ndaj qytetarit / klientit / palës / konsumuesit të ofertave Komunale. Për mungesë të urës / të vendkalimit alternativ, për mungesë të interesimit të Komunës ose të Shtetit ( ose që të dyve bashk ) qytetarët rrezikohen duke kaluar mbi urën e shkatrruar ?! I vetmi kujdes ndaj qytetarëve të fshatrave e vendbanimeve për rreth është kujdesi i mediave të informimit raportet e të cilëve po hasin në veshë të shurdhër. Mos vallë ky mosinteresim zbulon pretendimin e kompetentëve për të “ zhvatë “ edhe një urë tjetër nga donatorët – por duke i rrezikuar qytetarët?!

KUVENDI I KOSOVËS…


…Na ngjason në një “ shoqatë diversantësh partiakë “ të cilët punojnë kundër intereseve të elektoratit të tyre, kundër intereseve të qytetarëve…kundër intereseve të Republikës së Kosovës ! Së këndejmi Kuvendi i Kosovës nuk po dëshmon dot performansa të duhura as për ta menaxhuar vetvehten, as Qeverinë…as Shtetin. Kuvendi i Kosovës është bërë si një oazë e Pushtetit paralel ( illegal ). Performansat e Kuvendit të Kosovës, të cilat reflektohen edhe me zbatimin e Ligjeve në shkallën nën 40% faktikisht prezantojnë performansat, vlerat, përkushtimin…e Kuvendit të Kosovës. “ Diversioni “ mbi Ligjin për shëndetësinë prezanton Kuvendin e Kosovës si “ çerdhe diversantësh partiakë “ dhe si platformë e “ koalicioneve joparimore “- të ndikuar nga grupet e interesit që ushtrojnë ndikim edhe mbi partitë edhe mbi kuvendin e Kosovës – duke “ e privatizuar “ në tërësi. Partitë politike nuk prajnë së dëshmuari se pretendimet e tyre janë të qenit mbi Shtet e mbi Kushtetutë ?! Taksiratë për popullin, sovranin, qytetarin-konsumatorin taksapagues dhe gjenerues kryesor të Buxhetit të Kosovës të cilin këto “ çerdhe diversantësh partiakë “ dhe platforma të “ koalicioneve joparimore “ po i sjellin “ perspektive varfërie “ dhe po e xhveshin fare nga dinjiteti. Konsumatori i varfër ndikon të kemi ekonomi të varfër, por edhe ky Shtet do të vazhdojë të jetë i varfër.
14.04.2013.
Selatin Kaçaniku, Ekspert / Analist i kauzës dhe i të drejtave të konsumatorit, dhe KONSUMATORI, Prishtinë, Kosovë, ok.osova@gmail.com, 044/200-458

Në Republikën e Kosovës 731 persona kanë bërë vetëvrasje dhe 2485 persona të tjerë kanë bërë tentim-vetëvrasje.


Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, që nga viti 2001 deri në vitin 2012, në Kosovë 731 persona kanë bërë vetëvrasje dhe 2485 persona të tjerë kanë bërë tentim-vetëvrasje.


Njohësit e kësaj dukurie shpjegojnë se përveç çrregullimeve të ndryshme, një nga shkaktarët e vetëvrasjeve në Kosovë mund të konsiderohet edhe zhgënjimi dhe humbja e shpresës për një jetë më të mirë.

Në Kosovë 731 persona kanë bërë vetëvrasje dhe 2485 persona të tjerë kanë bërë tentim-vetëvrasje.


Sipas Policisë së Kosovës, numri më i madh i vetëvrasjeve është kryer në rajonin e Prishtinës, duke përfshirë këtu edhe komunat si Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Drenasi, mirëpo nuk përjashtohen edhe rajonet e tjera.

Shqetësuese është fakti që mosha mesatare e këtyre personave është 18-40 vjeçare, ndërkaq shkaqet dhe motivet e këtyre akteve mbeten të ndryshme.

Sa i përket gjinisë së personave, meshkujt janë në numër më të madh të vetëvrasjeve, ndërsa tentim-vetëvrasje janë personat e gjinisë femërore...


Fenomeni i vetëvrasjes është një nga fenomenet më komplekse për t’u studiuar dhe se shkaktarët ndryshojnë nga individi në individ dhe nga një kulturë në tjetrën.

Shkaktarët e suicidit ndahen në tre faktorë: social, psikologjik dhe biologjik.



 Është një trend i përgjithshëm që ky fenomen pason rritje në çdo shoqëri që del nga luftërat kjo është vërejtur edhe pas Luftës së II Botërore dhe në disa vende të regjionit pas luftërave}duket se transformimet sociale shkaktojnë ndryshime të mëdha edhe në mënyrën e jetesës dhe të konstalacioneve të vjetra sociale të cilat shpërbëhen dhe personat që kanë një cenueshmëri më të lartë për çrregullime të ndryshme (shto këtu edhe pasojat e luftës) mbesin pa një përkrahje të duhur posaçërisht në vendin tonë ku shërbimet e shëndetit mendor janë ende të stigmatizuar dhe jashtëzakonisht të dobëta me kapacitet për të ofruar shërbime për shkak të numrit të vogël të psikiatërve dhe psikologëve në institucionet publike.

Në Kosovë nevojiten studime të thella për këtë dukuri negative, ndërsa citon se institucionet përkatëse kanë bërë pak në këtë drejtim.


Para dy viteve zyra për qeverisje të mirë ka iniciuar një grup punues për hartimin e një planprogrami të parandalimit të vetëvrasjeve në Kosovë.

Ky grup ka rezultuar me një propozim, i cili nuk e di se ku ka mbetur, por e di se ka mbetur i parealizuar.



Floripresss

2013/04/14

Haraç për investim


Haraç për investim
Kërkimi i mitos nga investitorë potencialë ndërkombëtarë, mund të jetë njëra nga arsyet që këta të fundit të vijnë në Kosovë, por të largohen pa investuar asgjë, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë.
Përveç kësaj dukurie, thonë ata, janë edhe shumë arsye të tjera që investitorët e huaj nuk po e shohin Kosovën si vend atraktiv ku do të mund të investonin.
Çdo kompani e huaj, e cila dëshiron të investojë në Kosovë, hulumton procedurat për regjistrim, taksat, ambientin politik dhe juridik, zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe në bazë të kësaj, ajo vendos a do të investojë apo jo.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuara, Agron Demi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas këtij hulumtimi që bën një investitor, kur sheh se në një vend ekziston korrupsion i madh, i bën ata të mendojnë nëse do të duhej të investonin në atë vend.
Korrupsioni, për ata investitorë, shton Demi, paraqet një pasiguri për kapitalin e tyre.
“Arsyeja si ndikon korrupsioni në uljen e zhvillimit ekonomik dhe uljen e investimeve të huaja, është se korrupsioni ka ndikim të drejtpërdrejt në stabilitetin politik të një vendi. Dhe, stabiliteti politik i një vendi është parakusht për investime të huaja, sidomos ato afatgjata, të cilat kërkojnë që investimi i tyre të jetë i sigurt së paku për 20 apo 30 vjet”, thotë Demi.
Edhe organizata të ndryshme ndërkombëtare si "Transparency International" dhe "Fredoom House", e kishin theksuar në raportet e tyre se Kosova është një vend me korrupsion të lartë.
Kosova ka ligje të mjaftueshme për ta luftuar korrupsionin, por asnjëherë nuk është parë një vullnet politik për ta luftuar atë, vlerëson Demi.
Ligji për investime të huaja në Kosovë kishte hyrë në fuqi në vitin 2006, ndërkaq së fundi janë bërë disa ndryshime të këtij ligji, i cili është shqyrtuar në Kuvendin e Kosovës në dy seanca, por nuk është miratuar.
Ky ligj, thekson Demi, duhet të miratohet, pasi që si i tillë do të siguronte investitorët e huaj se me ardhjen në pushtet të partive të tjera nuk do të kishte ndonjë tendencë që do të dëmtonte investimin e tyre.
“Rastet ku kompanitë e huaja kanë dëshmuar se iu është kërkuar ryshfet, apo iu është kërkuar prej individëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës se nëse dëshirojnë të investojnë në një projekt të caktuar zhvillimor, që të afërmit e tyre apo ata vetë personalisht të jenë aksionarë të asaj kompanie të re, tregojnë se realisht investitorët e huaj u ikin vendeve si Kosova, ku do të duhej të merren vesh me dikë në Qeveri pasi që ligji nuk mjafton si është në letër”, shprehet Demi.
Në anën tjetër, profesori i ekonomisë në Institutin “Riinvest”, Alban Zogaj, thekson se një prej probleme më të mëdha në ekonominë e Kosovës, aktualisht është niveli i ulët i investimeve, si vendore, ashtu edhe të huaja.
“Kjo rënie po vjen si rezultat i disa pengesave. Pengesat më të mëdha janë aktualisht të mjedisi jo i favorshëm biznesor, që nënkupton një gjyqësor të dobët, një politikë fiskale, e cila nuk është e favorshme për investimet e jashtme, sidomos duke pasur parasysh nivelin e TVSH-së dhe formën e pagesës në ekonominë kosovare, pastaj nivelin e lartë të korrupsionit”, thekson Zogaj.
Ikja e investitorëve të huaj nga Kosova ka ndikim të madh negativ, shprehet Zogaj. Kosova humb investimet potenciale, të cilat hapin vende të reja të punës.
“Nëse ne i largojmë këta investitorë, në forma të ndryshme, çfarëdo forma qofshin ato, ne po i bëjmë dëme ekonomisë kosovare. Në këtë drejtim, duhet një angazhim i madh edhe i shoqërisë dhe i Qeverisë, në përmirësimin e ambientin afarist, në mënyrë që ne të thithim sa më shumë investime, pasi që janë ilaç për ekonominë e Kosovës”, vlerëson Zogaj.
Luftimi i dukurive negative, si krimi i organizuar e korrupsioni, vazhdimisht nga autoritetet e Kosovës ishte cilësuar si prioritet, derisa faktori ndërkombëtar kishte bërë kërkesa për ta zbutur këtë dukuri.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...