Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/19

Boston: Vëllezërit rus, autor të sulmit



Police officers take position during a search for the Boston Marathon bombing suspects in Watertown, Massachusetts April 19, 2013. (Brian Snyder/Reuters)/Inset photo (AP)





Autoritetet e SHBA-së kanë identifikuar autorin e dytë të sulmeve në Boston. Ai është një i ri 19 vjeçar nga një rajon afër Çeçenisë. I dyshuari i quajtur Dzhokhar A. Tsarnaev, besohet të jetë vëllai i të dyshuarit tjetër, Tamerlan 26 vjeç, i cili vdiq sot gjatë një betejë me policët.

Të dy mendohet se kanë jetuar në SHBA, të paktën një vit. Tsarnev është akoma në arrati, pas sulmit të mbrëmshëm në Watertown. Ai mendohet se ka rrëmbyer një makinë dhe ka ikur pasi që ka qëlluar për vdekje një polic në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

foto.php

Ndërkaq, mijëra policë dhe agjentë të FBI-së kanë rrethuar Bostonin, dhe janë në kërkim të tij. Policia më herët ka paralajmëruar përmes një komunikate se “ai është një kërcënim për të gjithë, dhe lusim banorët e Boston-it të mos hapin dyert e tyre për përsona të panjohur dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre”.

Policia poashtu ka konfirmuar që Tamerlan ( i cili u vra sot nga policia) dhe Dzhokhar (në arrati), janë përgjegjësit e sulemve në Maratonën e Bostonit.

foto.php

Policia është vënë mbrëmë në gjurmë të sulmuesve, derisa të dyshuarit u gjendën në një dyqan në Massachusetts Institute of Technology (MIT). Pas luftimeve të ashpëra me policët, njëri prej tyre u vra ndërsa Dzhokhar A.Tsarnev, ka arritur të shpëtojë dhe t’i ikë policisë.

foto.php

Dy shperthime të dy bombave artizanale në maratonen e Bostonit i morën jetën 3 personave dhe lanë të plagosur 180 të tjerë.


<p>œHeavily armed police surround an apartment building in Watertown, near Boston, as they search for the suspect. …


Police have locked down suburbs outside Boston early on Friday morning (AP/PA)

Boston bombing suspect Dzhokhar Tsarnaev, 19, is being hunted by police (FBI/PA)<br><br><br><br>

The 'armed and dangerous' bombing suspect was spotted left, in a convenience store, and right, seconds after the 

Graphic locating Watertown, near Boston, where a suspect in the marathon bombing was died after arrest Friday, …

ŒArmed police officers ride in the back of a van in Watertown in the early hours of Friday morning, as the manhunt …

Police aim their weapons during tense scenes in Watertown last night. (AP/PA)


Officials brief the media on the dramatic standoff in Watertown, Mass., on Friday. (AP/PA)

The FBI released these images of the two Boston bombing suspects. It is thought the man on the right has been shot …

foto.php



Police patrol the scene of the fatal police officer shooting on the MIT campus in Boston (Rex)


Policemen cordon off the Massachusetts Institute of Technology (MIT) campus in Boston, the scene where a police …



The white-capped suspect can be seen on the far left of this shot as one of the Boston bombs went off (David G …

The suspect is spotted fleeing the scene seconds after the massive exposion (David Green)


2013/04/17

EDI RAMA ERDHI NË VENDIN E KRIMIT PËR TË BËRË KRIME TË REJA KUNDËR SHQIPTARËVE





Rexhep Kastrati

Kur Edi Rama erdhi në Prishtinë në nëntor të vitit të kaluar, pra në muajin e 100 vjetorit të pavarësisë, për të bërë një ekspozitë me flamuj shqiptarë, pata bërë një shkrim, në të cilin shtroja çështjen e mundësisë së përpjekjeve për ribashkimin e së majtës shqiptare (partitë e majta të Tiranës dhe ato të majta të Kosovës: PDK e Hashim Thaçit dhe AAK e Ramush Haradinajt). Ndonëse ishte herët për të argumentuar qenësisht një mundësi të tillë, konteksti sociopolitik në të cilin ndodheshin shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë, si dhe e kaluara e afërt e bashkëveprimit të së majtës shqiptare për të rrënuar politikisht të djathtën dhe qendrën e djathtë, më bënë që ta shtroja këtë tezë, me sugjerimin që kjo çështje të shihej me vëdmendje.
Konteksti sociopolitik i shqiptarëve, si kontekst i një ballafaqimi me një të majte në Tiranë, e cila kurrsesi të fitojë pushtet me votë, si dhe i një të majte në Prishtinë që në pushtet ka ardhur me vota të vjedhura dhe, siç kanë dëshmuar kabllogramet e wikileaks-it, nëpërmjet përgjërimeve dhe shantazheve ndaj bashkësisë ndërkombëtare se nëse nuk vjen në pushtet, do të tërhiqet nga proceset politike dhe diplomatike në dhe rreth Kosovës, kishin bërë që përballë të djathtës, edhe pse me probleme të shumta, të shihnin pafuqinë demoratike të tyre. Dhe pafuqia demokratike nënkuptonte pamundësinë që me votë të vinin, përkatësisht të qëndrojnë në pushtet, e që e përkthyer konkretisht do të thotë pamundësi e së majtës së Tiranës për të ardhur në pushtet me anë të zgjedhjeve, si dhe pamundësi e së majtës së Prishtinës për të mbajtur pushtet me anë të votave, pasi që edhe këtë pushtet që ka, siç e tha edhe njëri prej tyre, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka me votat e vjedhura.


Në gjithë këtë angazhim, del hapur se qëllimi themelor i së majtës është ardhja, përkatësisht mbajtja e pushtetit, pra qëllim themelor është pushteti. Në pikëpamje teorike të përkufizimit të partive politike, synimi i pushtetit është një nga qëllimet kryesore se përse ato formohen dhe ekzistojnë për të ardhur në pushtet, që nëpërmjet pushtetit të realizojnë programin politik-qeverisës. Por, po në pikëpamje teorike, thuhet se ardhja në pushtet, qeverisja realizohet nëpërmjet shumicave zgjedhore (votave) dhe shumicave kuvendore. Dhe këtu është karakteri kundërdemokratik i së majtës shqiptare, pasi që e majta kurrsesi nuk po pranon fuqinë e votës, përkatësisht të ardhjes në pushtet nëpërmjet fuqisë së saj, e jo të fuqisë për të bërë keq për vendin.
Në këtë kontekst moraliteti politik as që shtrohet, pasi që e majta shqiptare ka treguar se gjithçka mund të ketë, por moral politik jo, pasi që do të shtrohej çështja se ku është moraliteti i manipulimit politik të emocioneve të qytetarëve që kishin humbur paratë në skemat piramidale, e që përdorën për të rrënuar mundësitë për afrimin me BE-në dhe NATO-n, pasi që dihej botërisht se shteti aktual shqiptar ishte shumë afër marrëveshjes për stabilizim-asociim me BE-në dhe me mundësinë e afrimit të këtij shteti me NATO-n. Ata që kanë ditur të lexojnë atëherë dhe të dëgjojnë e shikojnë, këtë e dinë mirë, pasi që ishin lajme të shpeshta në media të shkruara e eletronike të kohës.Dhe ky rrënim u bë me shndërrimin e revoltës qytetare për humbjen e parave të tyre, në një anarki politike për rrënimin e të gjitha hallkave shtetërore që e mbjanë shtetin: policinë dhe ushtrinë, dhe këtë e bëri me premtimin e pamoralshëm politik për rikthimin e parave 100%. Dhe ky ishte mashtrimi më i madh që iu bë popullit, të cilit kurrë nuk ua ktheu ato para. Dhe edhe në këtë kontekst, ishte aleanca e së majtës shqiptare në gjithë hapësirën shqiptare që e dogji shtetin shqiptar, me qëllim të vetëm ardhjen e dhunshme në pushtet. Dhe pushteti me çdo kusht, ky është qëllimi i së majtës shqiptare. Dhe e majta shqiptare ka dhënë prova se për pushtet rrezikojnë edhe interesat kombëtare: në shtetin aktual shqiptar u shkatërrua shteti, u shkatërruan proceset me BE-në dhe me NATO-n, sepse shteti që ishte shumë afër tyre, mbeti thuajse e fundit në këto procese, sepse iu desh gati një dekadë për t’u realizuar; në Kosovë, po kjo e majtë e bashkuar rrënoi bazat e shtetit dhe të gjithë angazhimit të shqiptarëve në Kosovë që nga viti 1990 e këndej.




Goditjen e fuqishme ia dha kryeministri i kohës, Fatos Nano dhe qeveria e Partisë Socialiste nëpërmjet një takimi me Milosheviqin, pas të cilave ky Nano shqiptarëve të Kosovës u tha, nuk është Prishtina kryeqytet e juaji, por është Beogradi, dhe ju nuk jeni komb, por jeni grup etnik, bile as pakicë kombëtare. Dhe marrëveshja me Milosheviqin, duket se paska qenë që Tirana e atëhershme të jepte kontributin për rrënimin e gjithçkaje që shqiptarët e Kosovës kishin arritur me sakrifica të mëdha, dhe të bënte gjithçka që në Kosovë të bëhej siç donte Beogradi: të ndahej Kosova në baza etnike, ashtu edhe siç ndodhi. Dhe kjo ishte thika që e majta ia nguli shqiptarëve pas shpinës, kjo është thika që e majta shqiptare ia nguli Kosovës, dhe të cilën Kosova nuk ia fal kurrë kësaj së majte, dhe po bëhet gati që edhe pjesës së majtës në Prishtinë që në halucioacione dhe shpërfytyrime quan veten të djathtë, ta degdisë nga pushteti, dhe kjo është arsyeja se e majta e Tiranës nuk ka se çka të kërkojë në Prishtinë. Në këtë kontekst, përveç tjerash, mund të thuhet se Edi Rama, duke ardhur në Prishtinë, erdhi në vendin e krimit të së majtës shqiptare.
Por një arsye tjetër se përse e majta e Tiranës nuk ka se çka të kërkojë në Prishtinë, është pikërisht gjithë ai dëm që iu bë atij trohë shteti gjatë tërë këtyre viteve: propaganda kundërshtetërore më e zezë dhe më e mjerë se e Beogradit dhe e çdo shteti tjetër pjesëtar i aleancave gjeopolitike kundërshqiptare. Në këtë kontekst, shqiptarët e Kosovës nuk kanë mundur t’i kuptojnë ndryshe, përveçse si çirrje kundërkombëtare, thirrjet e së majtës dhe e të dërguarve të Edi Ramës në Bruksel se po ia hoqët Shqipërisë vizat, do të vërshojnë një milionë shqiptarë nëpër shtetet evropiane. Shqiptarët e Kosovës, që këto 20 e sa vitet e fundit, por edhe më parë, janë bërë popull politik dhe me vetëdije të lartë politike, nuk kanë parë qoftë edhe një opozitë të ndonjë shteti që të nxijë aq shumë shtetin e tyre, që të përgjërohen dhe të kërcënojnë për mos-heqje të vizave. Dhe vjen burri i botës, vjen në Prishtinë dhe u thotë shqiptarëve të Kosovës se po erdhi në pushtet, do të ndihmojë për heqje të vizave. Pse kaq budallenj po na zë neve shqiptarëve të Kosovës sa të mos e dimë se njeriu dhe linja politike që ka bërë aq shumë për mos-heqjen e vizave për shtetin në të cilin do pushtet, të bëjë të kundërtën për neve shqiptarët e Kosovës? Aq budallenj po na zë neve shqiptarëve të Kosovës ky burri i botës sa të mos e dimë se heqja e vizave për shqiptarët e Kosovës nuk varet nga Tirana, e më pak nga e majta, por nga Brukseli, dhe se është e kushtëzuar nga kompromiset që pjesëtari i së majtës shqiptarëve, Hashim Thaçi dhe me mbështetjen shumë të madhe të pjesëtari tjetër të së majtës shqiptare, Ramush Hardinaj., do të bëjë në dëm të Kosovës dhe në llogari të Serbisë. Dhe shqiptarët e Kosovës, kur shohin se çfarë surrealizmash, pllavrash dhe rrenash politike po mundohet t’u shesë atyre ky burri i botës, po e kanë edhe më të qartë se çfarë rrenash dhe pallvrash politike po u shet zgjedhësve në shtetin aktual shqiptar.
Por nuk janë vetëm këto arsye se përse shqiptarët e Kosovës nuk e duan të majtën as të Tiranës e as të Prishtinës, dhe nuk i besojnë fare, ama fare, përrallave të Edi Ramës, pasi që përderisa shqiptarëve të Kosovës u premton ndihmë për heqje vizash, shtetit dhe qytetarëve të cilëve ua kërkon votën, ua mohon statusin e vendit kandidat në BE; derisa shqiptarëve të Kosovës u premton ndihmë për heqje vizash, qytetarëve të cilëve ua kërkon votat, ua ka vështirësuar edhe anëtarësimin në NATO, si dhe ua rrezikon vendin në KE dhe në organizma të tjerë ndërkombëtarë.
Prandaj, shqiptarët e dinë se e majta e Tiranës, Kosovës vetëm di t’ia ngulë thikën, që shqiptarëve di t’ua ngulë thikën, që interesave kumbëtare di t’ua ngulë thikën. E shqiptarët e Kosovës janë të ndjeshëm. Janë të ndjeshëm, sepse këtë e kanë përjetuar tepër rëndë: e majta shqiptare ua rrënoi tërë angazhimin politik, diplomatik e ushtarak që nga viti 1990 e deri më 1997, e që ishte angazhim i organizimit më të paparë politik, institucional dhe shtetëror; ua rrënoi bazat strategjike të interesave kombëtare që duhej të çonin drejt bashkimit kombëtar: realizimi i plotë i shtetit të Kosovës, autonomia politiko-teritoriale për territoret shqiptare në Maqedoni, Kosovë Lindore e që sot po quhet Luginë e Preshevës, si dhe për territoret shqiptare në Mal të Zi; realizuan interesin strategjik të Serbisë për ndarjen etnike të Kosovës, faljen e pasurisë historike-fetare të shqiptarëve të Kosovës. Dhe për të bërë këtë, e majta e Prishtinës, njësoj si e majta e Tiranës, kushtëzonte proceset politike, diplomatike dhe shtetërore me ardhjen e saj në pushtet. Dhe shqiptarët e Kosovës e dinë mirë, dhe këtë e thonë edhe organizma ndërkombëtarë se e majta e Prishtinës, si pjesë e së majtës shqiptare është më e korruptuara, e lidhur me krimin dhe me trafiqe droge e qeniesh njerëzore.
Dhe Edi Rama erdhi në Prishtinë, në fakt erdhi në vendin e krimit për të takuar këtë të majtë të akuzuar botërisht për korrupsion, për krim të organizuar, për trafiqe droge dhe qeniesh njerëzore, e jo për të takuar shqiptarët e Kosovës, dhe për t’u premtuar ndihmë për heqje të vizave.
Dhe tashmë mund ta them me bindje të plotë, i nxitur edhe nga debatet në Kuvendin e Shqipërisë, se teza e mëhershme dhe e përmendur në krye të këtij shkrimi, për ribashkim të së majtës shqiptare për të ripërsëritur edhe një herë anarkinë e vitit 1997, sepse sipas gjasash, kjo është e vetmja mënyrë se si e majta mund të ekzistojë dhe të shpëtojë nga faktet e shumta për lidhje me krimin, me trafiqe droge, me trafiqe qeniesh njerëzore, e për më tepër edhe me shërbime sekrete kundërshqiptare.

Edi Rama në Prishtinë për ribashkimin e së majtës për të marrë pushtetin me dhunë, ose për të përsëritur anarkinë e ’97-s

OPINION




Nga Rexhep Kastrati


Kur Edi Rama erdhi në Prishtinë në nëntor të vitit të kaluar, pra në muajin e 100-vjetorit të pavarësisë, për të bërë një ekspozitë me flamuj shqiptarë, pata bërë një shkrim, në të cilin shtroja çështjen e mundësisë së përpjekjeve për ribashkimin e së majtës shqiptare (partitë e majta të Tiranës dhe ato të majta të Kosovës: PDK e Hashim Thaçit dhe AAK e Ramush Haradinajt). Ndonëse ishte herët për të argumentuar qenësisht një mundësi të tillë, konteksti sociopolitik në të cilin ndodheshin shqiptarët në 100-vjetorin e pavarësisë, si dhe e kaluara e afërt e bashkëveprimit të së majtës shqiptare për të rrënuar politikisht të djathtën dhe qendrën e djathtë, më bënë që ta shtroja këtë tezë, me sugjerimin që kjo çështje të shihej me vëmendje.
Konteksti sociopolitik i shqiptarëve, si kontekst i një ballafaqimi me një të majte në Tiranë, e cila kurrsesi të fitojë pushtet me votë, si dhe i një të majte në Prishtinë që në pushtet kishte ardhur me vota të vjedhura dhe, siç kanë dëshmuar kabllogramet e Wikileaks-it, nëpërmjet përgjërimeve dhe shantazheve ndaj bashkësisë ndërkombëtare se nëse nuk vjen në pushtet, do të tërhiqet nga proceset politike dhe diplomatike në dhe rreth Kosovës, kishin bërë që përballë të djathtës, edhe pse me probleme të shumta, të shihnin pafuqinë demokratike të tyre. Dhe pafuqia demokratike nënkuptonte pamundësinë që me votë të vinin, përkatësisht të qëndrojnë në pushtet, e që e përkthyer konkretisht do të thotë pamundësi e së majtës së Tiranës për të ardhur në pushtet me anë të zgjedhjeve, si dhe pamundësi e së majtës së Prishtinës për të mbajtur pushtet me anë të votave, pasi që edhe këtë pushtet që ka, siç e tha edhe njëri prej tyre, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka me votat e vjedhura.


Në gjithë këtë angazhim, del hapur se qëllimi themelor i së majtës është ardhja, përkatësisht mbajtja e pushtetit, pra qëllim themelor është pushteti. Në pikëpamje teorike të përkufizimit të partive politike, synimi i pushtetit është një nga qëllimet kryesore se përse ato formohen dhe ekzistojnë për të ardhur në pushtet, që nëpërmjet pushtetit të realizojnë programin politik-qeverisës. Por, po në pikëpamje teorike, thuhet se ardhja në pushtet, qeverisja realizohet nëpërmjet shumicave zgjedhore (votave) dhe shumicave kuvendore. Dhe këtu është karakteri kundërdemokratik i së majtës shqiptare, pasi që e majta kurrsesi nuk po pranon fuqinë e votës, përkatësisht të ardhjes në pushtet nëpërmjet fuqisë së saj, e jo të fuqisë për të bërë keq për vendin.
Në këtë kontekst moraliteti politik as që shtrohet, pasi që e majta shqiptare ka treguar se gjithçka mund të ketë, por moral politik jo, pasi që do të shtrohej çështja se ku është moraliteti i manipulimit politik të emocioneve të qytetarëve që kishin humbur paratë në skemat piramidale, e që përdorën për të rrënuar mundësitë për afrimin me BE-në dhe NATO-n, pasi që dihej botërisht se shteti aktual shqiptar ishte shumë afër marrëveshjes për stabilizim-asociim me BE-në dhe me mundësinë e afrimit të këtij shteti me NATO-n.Dhe ky rrënim u bë me shndërrimin e revoltës qytetare për humbjen e parave të tyre, në një anarki politike për rrënimin e të gjitha hallkave shtetërore që e mbajnë shtetin: policinë dhe ushtrinë, dhe këtë e bëri me premtimin e pamoralshëm politik për rikthimin e parave 100%. Dhe ky ishte mashtrimi më i madh që iu bë popullit, të cilit kurrë nuk ua ktheu ato para. Dhe edhe në këtë kontekst, ishte aleanca e së majtës shqiptare në gjithë hapësirën shqiptare që e dogji shtetin shqiptar, me qëllim të vetëm ardhjen e dhunshme në pushtet. Dhe pushteti me çdo kusht, ky është qëllimi i së majtës shqiptare. Dhe e majta shqiptare ka dhënë prova se për pushtet rrezikojnë edhe interesat kombëtare: në shtetin aktual shqiptar u shkatërrua shteti, u shkatërruan proceset me BE-në dhe me NATO-n, sepse shteti që ishte shumë afër tyre, mbeti thuajse i fundit në këto procese, sepse iu desh gati një dekadë për t’u realizuar; në Kosovë, po kjo e majtë e bashkuar rrënoi bazat e shtetit dhe të gjithë angazhimit të shqiptarëve në Kosovë që nga viti 1990 e këndej. Goditjen e fuqishme ia dha kryeministri i kohës, Fatos Nano dhe qeveria e Partisë Socialiste nëpërmjet një takimi me Milosheviqin, pas të cilave ky Nano shqiptarëve të Kosovës u tha, nuk është Prishtina kryeqytet e juaji, por është Beogradi, dhe ju nuk jeni komb, por jeni grup etnik, bile as pakicë kombëtare. Dhe marrëveshja me Milosheviqin, duket se paska qenë që Tirana e atëhershme të jepte kontributin për rrënimin e gjithçkaje që shqiptarët e Kosovës kishin arritur me sakrifica të mëdha, dhe të bënte gjithçka që në Kosovë të bëhej siç donte Beogradi: të ndahej Kosova në baza etnike, ashtu edhe siç ndodhi. Dhe kjo ishte thika që e majta ia nguli shqiptarëve pas shpinës, kjo është thika që e majta shqiptare ia nguli Kosovës, dhe të cilën Kosova nuk ia fal kurrë kësaj së majte, dhe po bëhet gati që edhe pjesës së majtës në Prishtinë që në halucioacione dhe shpërfytyrime quan veten të djathtë, ta degdisë nga pushteti, dhe kjo është arsyeja se e majta e Tiranës nuk ka se çka të kërkojë në Prishtinë.
Por një arsye tjetër se përse e majta e Tiranës nuk ka se çka të kërkojë në Prishtinë, është pikërisht gjithë ai dëm që iu bë atij trohë shteti gjatë tërë këtyre viteve: propaganda kundërshtetërore më e zezë dhe më e mjerë se e Beogradit dhe e çdo shteti tjetër pjesëtar i aleancave gjeopolitike kundërshqiptare. Në këtë kontekst, shqiptarët e Kosovës nuk kanë mundur t’i kuptojnë ndryshe, përveçse si çirrje kundërkombëtare, thirrjet e së majtës dhe e të dërguarve të Edi Ramës në Bruksel se po ia hoqët Shqipërisë vizat, do të vërshojnë një milionë shqiptarë nëpër shtetet evropiane. Shqiptarët e Kosovës, që këto 20 e sa vitet e fundit, por edhe më parë, janë bërë popull politik dhe me vetëdije të lartë politike, nuk kanë parë qoftë edhe një opozitë të ndonjë shteti që të nxijë aq shumë shtetin e tyre, që të përgjërohen dhe të kërcënojnë për mos-heqje të vizave. Dhe vjen burri i botës, vjen në Prishtinë dhe u thotë shqiptarëve të Kosovës se po erdhi në pushtet, do të ndihmojë për heqje të vizave. Pse kaq budallenj po na zë neve shqiptarëve të Kosovës sa të mos e dimë se njeriu dhe linja politike që ka bërë aq shumë për mos-heqjen e vizave për shtetin në të cilin do pushtet, të bëjë të kundërtën për neve shqiptarët e Kosovës? Aq budallenj po na zë neve shqiptarëve të Kosovës ky burri i botës sa të mos e dimë se heqja e vizave për shqiptarët e Kosovës nuk varet nga Tirana, e më pak nga e majta, por nga Brukseli, dhe se është e kushtëzuar nga kompromiset që pjesëtari i së majtës shqiptarëve, Hashim Thaçi, do të bëjë në dëm të Kosovës dhe në llogari të Serbisë. Dhe shqiptarët e Kosovës, kur shohin se çfarë surrealizmash, pallavrash dhe rrenash politike po mundohet t’u shesë atyre ky burri i botës, po e kanë edhe më të qartë se çfarë rrenash dhe pallavrash politike po u shet zgjedhësve në shtetin aktual shqiptar.
Por nuk janë vetëm këto arsye se përse shqiptarët e Kosovës nuk e duan të majtën as të Tiranës e as të Prishtinës, dhe nuk i besojnë fare, ama fare, përrallave të Edi Ramës, pasi që përderisa shqiptarëve të Kosovës u premton ndihmë për heqje vizash, shtetit dhe qytetarëve të cilëve ua kërkon votën, ua mohon statusin e vendit kandidat në BE; derisa shqiptarëve të Kosovës u premton ndihmë për njohje të reja, qytetarëve të cilëve ua kërkon votat, ua ka vështirësuar edhe anëtarësimin në NATO, si dhe ua rrezikon vendin në KE dhe në organizma të tjerë ndërkombëtarë.
Prandaj, shqiptarët e dinë se e majta e Tiranës, Kosovës vetëm di t’ia ngulë thikën, që shqiptarëve di t’ua ngulë thikën, që interesave kombëtare di t’ua ngulë thikën. E shqiptarët e Kosovës janë të ndjeshëm. Janë të ndjeshëm, sepse këtë e kanë përjetuar tepër rëndë: e majta shqiptare ua rrënoi tërë angazhimin politik, diplomatik e ushtarak që nga viti 1990 e deri më 1997, e që ishte angazhim i organizimit më të paparë politik, institucional dhe shtetëror; ua rrënoi bazat strategjike të interesave kombëtare që duhej të çonin drejt bashkimit kombëtar: realizimi i plotë i shtetit të Kosovës, autonomia politiko-territoriale për territoret shqiptare në Maqedoni, Kosovë Lindore e që sot po quhet Luginë e Preshevës, si dhe për territoret shqiptare në Mal të Zi; realizuan interesin strategjik të Serbisë për ndarjen etnike të Kosovës, faljen e pasurisë historike-fetare të shqiptarëve të Kosovës. Dhe për të bërë këtë, e majta e Prishtinës, njësoj si e majta e Tiranës, kushtëzonte proceset politike, diplomatike dhe shtetërore me ardhjen e saj në pushtet. Dhe shqiptarët e Kosovës e dinë mirë, dhe këtë e thonë edhe organizma ndërkombëtarë se e majta e Prishtinës, si pjesë e së majtës shqiptare është më e korruptuara, e lidhur me krimin dhe me trafiqe droge e qeniesh njerëzore.
Dhe tashmë mund ta them me bindje të plotë, i nxitur edhe nga debatet në Kuvendin e Shqipërisë, se teza e mëhershme dhe e përmendur në krye të këtij shkrimi, për ribashkim të së majtës shqiptare për të ripërsëritur edhe një herë anarkinë e vitit 1997, sepse sipas gjasash, kjo është e vetmja mënyrë se si e majta mund të ekzistojë dhe të shpëtojë nga faktet e shumta për lidhje me krimin, me trafiqe droge, me trafiqe qeniesh njerëzore, e për më tepër edhe me shërbime sekrete kundërshqiptare.

Rescue of Jews in Albania - Holocaust Remembrance Day


From: Joe DioGuardi via LinkedIn <member@linkedin.com>
To: Flori Bruqi <floribruqi@yahoo.com>
Sent: Wednesday, 17 April 2013, 18:09
Subject: Rescue of Jews in Albania - Holocaust Remembrance Day

LinkedIn

Joe DioGuardi has sent you a message.
Date: 4/17/2013
Subject: Rescue of Jews in Albania - Holocaust Remembrance Day
Dear Friend,

On Monday, April 8, 2013 I spoke before the Young Israel of Long Beach, NY Synagogue on Holocaust Remembrance Day—the 70th Anniversary of the Warsaw Ghetto Uprising. I took the occasion to not only remember the millions of Jews who were victims of the Holocaust, but to tell the unique story of Jewish survival in Albania and Kosova. It is of historical significance to remember that Albania was the only country in Europe in which there were more Jews after World War II than before the War began. Because the Albanian tradition of "Besa"—a code of honor handed down from ancient Albanian tradition and culture—requires one even to risk his or her own life to protect a guest from injury or death, the Albanian people were motivated to save every Jew that resided or sought asylum in their land.

Please watch the speech here ( https://www.youtube.com/watch?v=KwkmlV5UwXA ).

Many thanks,

Joseph J. DioGuardi
President, Albanian American Civic League

P.S. To become a Member of the Albanian American Civic League, please make a contribution today by visiting www.aacl.us/joinaacl.htm
 
You are receiving LinkedIn message emails. Unsubscribe.
 
This email was intended for Flori Bruqi. Learn why we included this. © 2013, LinkedIn Corporation. 2029 Stierlin Ct. Mountain View, CA 94043, USA
 

SHPULLA E ËMBËL

Vullnet Mato

SHPULLA E ËMBËL

(Tregim nga libri i pergatiur per shtyp)

Sapo dola në korridor nga dera e klasës së katërt A, ku kisha mbaruar orën e mësimdhënies, më shkuan sytë befas te vendpushimi para kabinetit të biologjisë. Aty në gjysmerrësirë, Ermali i së katërtës B tentoi atë çast të puthte me zor, Luljetën dhe ajo e goditi me një shpullë rrëmbimthi. Kjo sjellje e pazakonshme e tij, më la pak sekonda të menduar, madje edhe të tronditur. Sepse ai nxënës ishte krijesa ime model, me të cilën kisha punuar veçmas katër vjet radhazi, për ta formuar si njeri dinjitoz, nga i cili mund të merrnin shembull të gjithë të tjerët.


E thirra Ermalin te shkallët, ku u nis të vraponte dhe i thashë që në fund të orëve të vinte patjetër të më takonte te kabineti im i letërsisë. Ai e kuptoi plotësisht që e kisha parë veprimin e tij të mbrapsht me shoqen e klasës dhe u skuq, aq sa nuk e deshi veten që kishte rënë padashur në lakun e syve të mi.
Qysh në ditët e para të ardhjes së tij nga fshati i largët malor, unë e kisha zgjedhur atë djalë të zgjuar, trupvogël, si një brumë njerëzor të pastër, për t’i dhënë formën e një njeriu me intelekt të zhvilluar, me kulturë të bollshme letrare dhe me edukatë të spikatur qytetare. Duke i ushqyer dijet e tij sistematikisht, me libra nga biblioteka ime, duke e mbajtur pranë më këshilla, deri edhe duke i dhuruar këpucët e mia të tepërta për këmbët e veshura keq. Më pas e kisha bërë "koleg" për matematikën, ku ai shkëlqente, t’u shpjegonte problemat e vështira nxënësve të klasës sime në kujdestari gjatë orëve të studimit. Në fund të fundit, të gjitha këto i bëja, edhe për të matur veten time, se deri ku mund të arrinin aftësitë dhe mundësitë e mia njeri - formuese, si mësues me përvojë njëzetvjeçare. Por gjesti i tij i sotëm më la paksa të zhgënjyer për këtë segment të karakterit të tij të panjohur prej meje. Sepse në drejtime të tjera, ai shquhej për mirë dhe ishte bërë nxënës i dhjetës absolute në të gjitha lëndët.
U ndjeva mjaft i befasuar prej tij, jo se unë isha aq strikt e pedant, sa të mos merrja parasysh, se ai djalë, që tashmë kishte marrë pamje burrërore, me pushin e zi në mjekër dhe me shtatin e hedhur djaloshar, nuk do të lakmonte vajzat, madje edhe t’i puthte ato. Por kurrsesi të bëhej një dhunues femrash, si ai që më kishin zënë sytë pak më parë.
Në fund të orës së gjashtë Ermali më priste kokulur te banka e parë, përballë katedrës dhe u ngrit në këmbë, sapo hyra në klasë. I thashë të ulej dhe mora karrigen time u ula përballë tij. Dukej paksa i turpëruar, por pa ndryshuar ngjyrën në atë fytyrën e njohur mirë prej meje, ku si në një ekran lexoja sesi ravijëzoheshin në ngjyra dhe shprehje të mimikës, gjithë ndjenjat e tij. Më erdhi ndërmend ajo fytyra e skuqur shumë nga turpi dhe pendimi, kur e kisha qëlluar me shpullë, si të parin dhe të fundit rast në jetën time prej mësuesi. Për shkak se kishte thyer xhamin e dritares së kabinetit të letërsisë, të kompletuar me paratë e rrogës sime, për mungesë fondesh nga drejtoria e shkollës. Mjedis, ku kisha krijuar të gjitha kushtet për të studiuar pasditeve klasa ime në kujdestari me konviktorë të ardhur nga fshatrat. Ai jo vetëm më kërkoi falje të sinqertë për atë dëmtim pa dashje, por edhe me pendim të thellë, më qëndroi më afër se kurrë, me një dashuri, sikur të isha prindi i tij i vërtetë.
Në rastin e pazakontë të sotëm, si fillim i hodha vetëm një vështrim serioz të pjerrtë. Por ende pa arritur të hap gojën i pari, për ta akuzuar për sjelljen e tij të padenjë, ai me nuhatjen e mprehtë se ku rrihte çekani i bisedës, nxitoi të më thotë:
-Më keni thënë prej kohësh, profesor, se sinqeriteti është e vetmja dhuratë që mund t’i falim njëri-tjetrit dhe unë e kam pasur këtë, si të vetmin postulat në të gjitha komunikimet e mia me ju...
-Këtë e kam konstatuar me kohë, - e ndërpreva kënaqësish që ma kujtoi atë kërkesë, - Prandaj dhe duhet të më flasësh sa më sinqerisht sot, pse ke filluar të bësh akte të tilla rrugaçërie me vajzat e klasës? Aq më keq, me Luljetën, me atë vajzë të urtë e të ndershme që nuk i pranon nga askush këto lloj sjelljesh?
Kur dëgjoi fjalën ”E ndershme” ai formoi në fytyrë një nënqeshje të lehtë paksa ironike.
- Më keni kapur mat, profesor, dhe ju lutem të më falni, por jam i detyruar të flas fare hapur, se nuk kam si të shpjegohem ndryshe. Unë Luljetën e kam dashur dhe kam shkuar me të...
Shqeva sytë mbi fytyrën e tij aq të qetë, sikur të kishte thënë thjeshtë, kam pirë një kafe me atë vajzë.
-Si the, more, ma thuaj edhe një herë?
-Kam pasur marrëdhënie intime me dëshirën e saj...
Deri në ato çaste, dija se Luljeta ishte vetëm shembulli më i qartë, që na jep natyra me përsosjen e bukurisë femërore në moshën e adoleshencës, kur ajo piqet si e tillë. Madje me një pamje aq ekspresive, sa ajo vajzë fshatare, edhe me një fustan të thjeshtë, tregonte hire vajzërore, me të cilat mund t’i prishte mendjen çdo djali. Dhe padashur m’u kujtua, viti i parë, kur me një mikun tim që i binte organos, organizoja mbrëmje argëtimi me klasën time në kujdestari, për t’i qytetëruar fëmijët fshatarë, Luljeta e turpëruar, i hiqte duart nga supi i djalit, me të cilin kërkoja të mësonte vallëzimin në çift. Si ishte munduar tani, ajo vajzë me këtë djalë që kisha para syve, kishin shkuar deri në ekstremin fundor të formimit qytetar?!...
-Shkova me Luljetën, pas një mbrëmjeje që bëmë deri vonë në konvikt, dhe ajo ma kërkoi vetë. Duke më treguar edhe mendimin e shoqeve të saj, se ajo ndershmëri për të cilën flitej shumë, ishte vetëm një xham akulli që duhej thyer, për të mos penguar të dukej ana femërore e një vajze. Dhe unë, që e kisha vuajtur shumë shpirtërisht thyerjen e xhamit të kabinetit, u stepa në fillim. Por duke kuptuar dëshirën dhe vendosmërinë e saj, nuk mund të mos i përgjigjesha me dashurinë time. Pastaj kur mbaruam, ajo më tha papritur, duke u përkulur për të veshur të brendshmet:
- Nuk të vij më. Kjo që bëra me ty sonte do të jetë e para dhe e fundit herë...
- Pse? - e pyeta i çuditur në kulm.
- Nuk më pëlqen ta bëj më këtë gjë.
- Po pse më erdhe, kur s’të pëlqente?
- Meqë e kishin bërë shoqet e ngushta, u bëra kurioze...
U mendova pak, si mund ta bindja që të mos hiqte dorë nga unë.
- Do vish se s’bën, se ti më do mua!- i thashë duke qenë i sigurt për këtë.
- Nuk të dua kushedi se çfarë, kisha vetëm simpati për ty dhe kaq.
Më erdhi shumë inat nga ato fjalë që nuk i prisja kurrsesi prej saj dhe u tregova egoist:
- Do më vish, se po nuk më erdhe, këtë që bëra sonte me ty, do ua tregoj të gjithë shokëve të klasës...
Ajo ngriu pak sekonda, duke më vështruar me habi, pastaj tha me një zemërim tepër të madh:
-Po më hape namin, do u them edhe unë të tëra shoqeve, që t’u thonë pastaj edhe djemve të tyre, se ti e kishe sa çunat e kopshtit të kalamajve...
U tërbova nga ato fjalë të tmerrshme të dala nga goja e saj dhe menjëherë ia futa me shpullë turinjve. Ajo më vështroi me sy të shqyer dhe pasi u bë spec e kuqe në fytyrë, iku me vrap. Tani jo vetëm nuk më flet fare me gojë, po edhe ikën sa më larg nga unë. Po me thënë të drejtën, profesor, tani sepse kam filluar ta dua më shumë dhe i penduar për shpullën e asaj nate, që ishte një aksident i imi, desha ta afroj me puthjen që pikasët ju. Por mesa duket, ajo sot mori hakën. Dhe qoftë ashtu siç e kuptova unë, një shpullë e ëmbël, vetëm sa për hakmarrje...
E dëgjova Ermalin duke mbajtur frymën pezull nga habia dhe nuk gjeta frymë tjetër për të ndërhyrë me këshilla të panevojshme në intimitetet e moshës së tyre. Duke menduar se me ndryshimet e reja, që po u bënte koncepteve rinore faktori i jashtëm formues, me gjithë mjetet e fuqishme të kohës, unë kisha dalë jashtë lojës. Aq më tepër, atë çast ndjeva tamam, se tashmë, pak para mbarimit të shkollës së mesme dhe marrjes së dëftesës së pjekurisë, ata ishin bërë vetëveprues, sipas botëkuptimit të tyre për jetën dhe unë gjendesha veçse në pozicionin e një spektatori. Megjithatë, edhe disa kohë më pas, një pikëçuditje e madhe më qëndroi në mes të trurit, si huri i vetëm një gardhi të rrëzuar, ku qengjat e dikurshëm kishin fluturuar.

UNË JAM ME KASTRIOT ISLAMIN




REXHEP SHAHU



Lajmi se një grup freshistësh (FRESH = Forumi rinor eurosocialist i Partisë Socialiste) ka shkuar dhe ka protestuar tek shtëpia e deputetit socialist Kastriot Islami, më shkaktoi frikë. Dhe më nxiti të reagoj në mënyrën time për të treguar solidaritet njerzor dhe intelektual me Kastriot Islamin njeri dhe intelektual.
Unë nuk jam socialist, Kastrioti është socialist. Unë nuk jam politikan, ai është dhe si deputet ka bërë karierë politike deri kryetar parlamenti.


Por sot jam me të sepse duhet të jem me të për shkak se freshistët e Edi Ramës shkojnë gjasme për protestë dhe e kërcënojnë në shtëpi. Edi Rama me këtë gjest na kërcënon me frikë.




Don të instalojë frikën si pushtet të tij. Kjo frikë na frikëson të gjithëve por në të njejtën kohë duhet të na bëjë bashkë ta kundërshtojmë të gjithë dhe ta mundim frikën me të cilën na kërcënon Edi Rama.


Kastriot Islami para se me qenë politikan e deputet, është intelektual dhe si i tillë duhet përkrahur e mbrojtur nga intelektualët. Pasi ai nuk merr kallashin të luftojë me freshistët e Edi Ramës që na kujtojnë skuadrat e kohës kur Hitleri po startonte në pushtet.





 Që na kujtojne atentatet e Enver Hoxhës kundër shokëve e miqve të tij. Freshistët shkuan ta kërcënojnë Kastriot Islamin dhe Edi Rama nuk u distancua nga ky veprim. Familja dhe fëmijët e Kastriot Islamit duhet të jetojnë nën terrorin e freshistëve të Edi Ramës. Vejeni vetën sejcili në vend të Kastriot Islamit. Dhe mendoni që kur kërcënohet një deputet, vajmedet për një njeri të thjeshtë të këtij vendi, për një zyrtar të rëndomtë të këtij shtetit.


Unë jam me Kastriot Islamin se nëse nuk jam unë, nëse nuk je ti, nëse nuk bëhemi të gjithë, nesër do të kemi të njejtin fat të gjithë ata që nuk hedhim valle sipas melodisë së Edi Ramës.



 Të gjithëve do të na sjellë para dyerve të shtëpive tona freshistët sot civilë e nesër me uniformë policie apo si polici sekrete. Dhe do t’i detyrojë njerzit që e kanë vrarë frikën që të vriten me policët e Edi Ramës.


Unë jam me Kastriot Islamin sepse jam me paprekshmërinë dhe pacënueshmërinë e lirisë përsonale të individit, të banesës a pronës së individit e të familjes së individit.


Unë jam me Kastriot Islamin edhe për shkakun se ndërkombëtarët, këshillonjësit tonë që duan të bëjnë eksperimente në ne, për ne e mbi ne, nuk u alarmuan publikisht, nuk e bënë kryeshqetësim kërcënimin e skuadrave freshiste edhe me thinja të Edi Ramës ndaj Kastriot Islamit në shtëpinë e tij, por për hir të stabilitetit në sipërfaqe pranojnë tërmet në thellësi.




Për hir të stabilitetit formal, nervozohen pse normalizohet sipas ligjit e frymes, dhe sipas mendësisë këtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pse mazhoranca nuk bëhet minorancë, duke harruar me qëllim ndoshta se detyra për të bëre dhe organizuar zgjedhjet është së pari e mazhorancës dhe jo e opozitës pasi ato si arbitra, mazhorancës do i kërkojnë llogari.


Në këtë tollovi, ku shqiptarët po pohojnë se janë shtet, se kanë filluar të kenë fuqi, se kanë institucione që marrin vendime dhe ndërkombetarët për këtë duhet të gëzohen se u ka ecur puna duke ndikuar me këshilla e seminare tek shqiptarët, pra në këtë tollovi, ndërkombëtarët duhet t’i kërkonin qeverisë të mbrojë me çdo kusht Kastriot Islamin.



Dhe të jenë krenarë që në Shqipëri, si në Amerikë, parlamenti është përfaqësues i denjë i sovranit dhe vendos në emër të sovranit siç atje vendos kongresi amerikan në emër të sovranit, shpesh herë në kundërshtim me vendimet apo dekretet e presidentit që atje ka shumë fuqi se është i zgjedhur drejtpërdrtejt nga populli.

Nëse nuk e mbrojnë edhe ndërkombëtarët Kastriot Islamin, atëhere ne duhet të besojmë se ndërkombëtarët po e mësojnë, nxisin dhe yshtin Edi Ramën që ta marrë pushtetin me dhunën e frikës me përkrahjen e ndërkombëtarëve, në emër të të cilëve flet pa dert përditë si zëdhënës jo zyrtar i tyre.



 Siç e nxitën të majtët e botës, Papanderu i suksesshëm me socialsitët e tjerë që qeveriskan në Europë dhe ai do të ndihmojë Kosovën, të bënte koalicion me Metën për shumicën në KQZ dhe tani nuk i duhet më Meta (askush nuk i duhet Ramës pasi mbaron punë me të dhe të gjithë i konsideron njëpërdorimsha…) pasi Meta do t'ia kërkojë anëtarin e KQZ që i takon si partia e dytë e opozitës, ose Meta do të pranojë vendin nën sqetullën e Ramës pa asnjë marrëveshje, pa asnjë kusht, vetem e vetëm të jetë nën sqetullën e Ramës dhe të parfumoset me erën e djersës së sqetullës së Ramës.


Une jam me Kastriot Islamin sot se ai ka nevoje dhe për momentin ndoshta ndjehet vetëm. Por në fakt unë jam me Kastriot Islamin se, unë dhe ne, kemi më shumë frikë se ai nga policia sekrete e neserme e Edi Ramës që shfaqet sot si freshiste.


 Jam me Kastriot Islamin, me shume se për atë, për vete, për ne.
Jam me Kastriot Islamin sepse para Edi Ramës mosmirenjohes e kërcënues, jemi të gjithë Kastriotë Islamë të kërcënuar nga pushteti i frikës që don të instaloje Edi Rama.

Kosova e pandryshueshme dhe nuk është duke ndryshuar



Në tavolinën e negociatave të raundit të 9-të ndërmjet Prishtinës e Beogradit do të jetë plani të cilin e kanë përgatitur SHBA, pikë kyçe e të cilit është se nuk do të ketë ushtri të Kosovës në veri...

 Prishtina në raundin e sotshëm plus, do të pranojë shumë koncesione që çojnë drejt marrëveshjes, por se koncesione priten edhe nga Beogradi, por pa e rrezikuar kërkesën themelore – sigurinë e Bashkësisë serbe në veri e jug të Ibrit.

Sipas planit amerikan, Forcat e Sigurisë të Kosovës brenda disa viteve të ardhshme nuk do të jenë në pjesën e veriore të Kosovës. Propozimi i ndërmjetësit të “padukshëm” është që kjo periudhë të jetë tri deri pesë vjet, ndërsa Serbia kërkon një periudhë dhjetëvjeçare, kështu që duket se periudha pesëvjeçare do të jetë opsioni më real.

Po ashtu sipas burimeve të kësaj gazete konfirmohet se FSK-ja, ushtria e ardhshme e Kosovës, në veri do të mund të intervenojë vetëm në raste të fatkeqësive elementare, pra pa armë.

Pikë tjetër e planit e marrëveshjes së mundshme është autonomia e plotë e Bashkësisë së komunave serbe në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, ashtu siç parashihet edhe me Planin e Ahtisarit.

Njëherësh, Prishtina merr obligimin se nuk do të kërkojë zgjerimin e Bashkësisë as me pjesën jugore të Mitrovicës, as me komuna të tjera me popullsi shumicë shqiptare.

E panjohura që duhet të zgjidhet është emërimi i shefit të policisë rajonale në veri si dhe kompetencat dhe subordinimi i gjykatave, që sipas “Novi magazin” kjo do të mund të jetë pikë kyçe e marrëveshjes.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Bruksel, me dëshirën për të arritur marrëveshje me Serbinë.

Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt, u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre, e cila njëherësh “është edhe kusht për përparimin e tyre evropian”.

Duke folur për takimin e sotëm në Bruksel, Bildt ka thënë se kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë nuk kanë nevojë të zgjidhin të gjitha çështjet, porse “marrëveshja për statusin e komunave serbe në veri të Kosovës është kyçe për fillimin e bisedimeve me Brukselin”.

“E kam të qartë brengën e Serbisë për serbët në veri të Kosovës, por marrëveshja me Kosovën është ajo që hap rrugë”, ka thënë Bildt, transmetojnë mediat serbe.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi, dhe Ivica Daçiq, janë duke u takuar sot në Bruksel për të nëntën herë me radhë, në praninë edhe të shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.





Pala serbe në Bruksel ka marrë një ofertë më të favorshme kur bëhet fjalë për policinë dhe çështjet e sigurisë, njofton gazeta Blic duke u thirrur, siç thotë në burime diplomatike në Bruksel.

Siç ka thënë burimi kësaj, bisedimet edhe kësaj here janë të shumë të vështira edhe pse Brukseli e Prishtina kanë lëshuar pak pe.

Duket se kreu serb ka pasur të drejtë që nuk e pranoi ofertën në raundin paraprak, sepse kjo e tashmja është më favorshme, ka thënë bashkëbisedues i Blic pa e saktësuar përmbajtjen e ofertës.




Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, mendon se situata në Kosovë nuk ka ndryshuar. Dell “bindjen” e tij për gjendjen në Kosovë e ka paraqitur nëpërmjet një fotografie që e ka postuar në rrjetin social “Facebook”. Në fotografi shihen dy lopë në një veturë, me kokën jashtë, e që mbi foto është i vendosur një mbishkrim shqip. Ish-ambasadori amerikan postimin e ka titulluar “Kosova e pandryshueshme dhe nuk është duke ndryshuar”.

Fotografia është bërë shkas për përtallje, së bashku me mikun e tij, aktorin kosovar, Blerim Gjoci.

“Fotografia nuk është në Kosovë. Makina është një tip ‘Lada’, që në Kosovë nuk është duke u përdorur që nga vitet e 90-ta”, i ka thënë Gjoci ish-ambasadorit Dell. “Megjithatë, një mbishkrim është i shënuar në fotografi në gjuhën shqipe, haha”, ia kthen Dell. “Lopët mund të jenë shqiptare, por jo makina, shoferi, dhe as vendi”, i thotë Gjoci edhe një herë. Ndërkohë, Dell ia kthen me gaz ironik. “Aha, këto ndoshta janë bagëti serbe, që janë kapur në flagrancë në anën tjetër të kufirit”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...