2013-05-05

Serbia, Evropa dhe Vushtrria e viteve të 90’-ta

Shkruan: Bahri Bivolaku

Serbia arriti ta fitoj statusin e kandidatit për në BE, gjersa qytetarët e saj ka kohë që ecin lirshëm vendeve të Evropës si pasojë e liberalizimit të vizave.

Agresori dhe shkaktari i të gjitha luftërave në Ballkanin Perëndimor po e shpërblen Evropa, madje në raste po mundohet ta paraqesin si viktimë. Çfarë po ndodhë me humanen, drejtësinë e qytetërimin evropian ? Çfarë na qenka kjo politikë kur shpërblehet popullata e një vendi që tentoi të shfaros popullatën e fqinjëve, gjersa denohet popullata viktimë duke lënë shumë prapa proceseve evropiane dhe të izoluar ? A thua kjo qenka politika evropiane ? Si është e mundur që vendet e shtetet, popujt e të cilëve përjetuan tmerret e luftës agresore të Serbisë në proceset e integrimeve evropiane të shkojnë pas saj ? Si qenka e mundur që një krimineli serb pjesëmarrës në luftërat agresore t’i jepet liria e lëvizjes nëpër Evropë, gjersa një familjari, të cilit ata kriminelë ia vrasin familjet të ketë kufizime të lirisë së lëvizjes ?. Jo, jo këtu s’ka drejtësi, s’ka humanizëm. Mund të ketë politikë të ndjellur na interesa afatshkurtra për të mbajtur dikë në pozitë, por assesi politikë parimore. Evropa shpërblen një vend e politikë, e cila ende edhe pas gjithë këtyre viteve nuk arriti të distancohet nga ajo politikë gjenocidiale mbi popujt tjerë të rajonit, madje duke mbështetur e financuar strukturat shtetërore serbe në Kosovë ajo paraqitet si trashëgimtare e një vazhdimësie politike të Serbisë së viteve të 90’-ta.
Çfarë bëri Serbia në Vushtrri atyre viteve
Në vitet 1998-1999, ushtria serbe, e ndihmuar nga Policia dhe paramilitarët e filloi një aksion të gjerë luftarak, nga ku u vranë 650 qytetarë, gjersa gjatë aksioneve të tilla ka zhdukur 116 civilë, nga të cilët 48 konsiderohen ende të tillë, pasi nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Vetëm me 22 maj të vitit 1999 u kidnapuan 68 qytetarë nëpër lagjet e qytetit të Vushtrrisë të varrosur më pastaj në varreza masive nëpër Serbi, 11 nga të cilët ende presin identifikimin final të trupave për t’u varrosur, në mortoren e Prishtinës. Në masakrën e Studimës, me 2 maj 1999 për dy orë u vranë 117 qytetarë, nga të cilat 17 femra, u vra edhe nëna me frytnim 8 muajsh në bark, ndërsa plagosi 25 njerëz. Më 16 prill të vitit 1999 u vranë gjithashtu edhe 9 qytetarë duke shkuar nëpër shtëpitë e tyre në Studime, gjersa më 15 maj po kjo polici serbe vrau 6 gratë e familjes Gërguri. Më 31.05.1999 ndodhi edhe masakrimi i familjes 12 anëtarëshe të Selatin Gërxhaliut, ku në shtëpinë e tij u vranë 7 fëmijë. Pra u ekzekutua një familje e tërë. Në kampin e përqëndrimit në Smrekonicë, serbët mbanë 3000 të burgosur, të cilët u maltretuan skajshmërisht. U zhdukën 12 fëmijë dhe 10 gra. Pati dhunime, veçanërisht në dy fshatra të kësaj komune dhe në një lagje të qytetit, që kur lexon dëshmitë vërtetë të rrënqethet trupi, serbët plagosën 484 qytetarë me armë zjarri, ndërkaq në burgjet e Serbisë depërtoi 87 qytetarë. E gjithë kjo ngjarje ka mbetur pa u ndjekur nga drejtësia, çoftë ajo ndërkombëtare apo vendore, për të cilën ekzistojnë dikur rreth 900 dëshmi automatike të dëshmitarëve të drejtëpërdrejt. I vetmi statifaksion justifikues për familjet e të vrarëve është liria dhe shteti i Kosovës, gjersa populli shqiptar, i tillë si është human ka falur edhe pse e dijmë se pjesë e këtyre krimeve janë edhe mjaft qytetarë të Kosovës të nacionalitetit serb, të cilët lirshëm shëtisin rrugëve të këtij vendi. Tendenca e ndërrimit të roleve në mes të viktimës e xhelatit nga policia serbe, të ndihmuar edhe nga Dick Martit e Evropës, nuk ka se si mos t’i irritoj shqiptarët dhe ajo gjithsesi rrezikon faljen e shqiptarëve për dikur fqinjët e tyre, pasi ata falën, por assesi nuk e harrojnë të kaluarën jo të largët, pasi në Vushtrri jetim nga kjo kohë kanë mbetur 1671 fëmijë, gjersa nga Vushtrria me dhunë plaçkë e maltretime u dëbuan jashtë vendit 60 mijë banorë me qëllim të spastrimit etnik. Në fshatin Reznik, përveç që kjo polici serbe ekzekutoi 3 çifte bashkëshortësh me tre fëmijët e tyre të familjes Ujkani, ajo nuk u knaq me aq, pasi kufomat e tyre edhe ua djeg me djegjen e shtëpisë, gjersa në fshatin Galicë vret 14 qytetarë, duke ua prerë edhe gjymtyrët e trupit tërësisht. Në Vushtrri, përveç viktimave civile pati edhe dëshmorë, djemtë të cilët u vranë me pushkë në dorë, për t’i dhënë fund këtij okupimi dhe masakrimi të qytetarëve nga serbët për të realizuar një qëllim të vetëm të jenë të lirë. Janë mbi 60 të tillë që kanë lënë 130 fëmijë pa prindër për të arritur lirinë që popujt tjerë të Evropës e kanë para qindra vitesh.
Dëmet materiale në pronën e qytetarëve
Qeveria Komunale, menjëherë pas luftës së Kosovës ka inicuar evidentimin e të gjitha dëmeve qindra milionëshe të shkaktuara në pronat e qytetarëve të kësaj komune, të shkaktuara nga djegiet e qëllimta. Ajo gjithë këtë aktivitet e realizoi edhe falë ndihmës së administratorit të Kombeve të Bashkuara Deni Len dhe përkushtimit të një armate të tërë njerëzish, të kyçur në punë pa pagesë. Nga ai material i përgatitur e specifikuar, detajisht rezulton që në qytetin e Vushtrrisë nga 2830 objekte banimi privat sa ishin të djegura qëllimisht nga serbët(emrat e të cilëve janë të njohur) janë 1408 shtëpi si dhe 349 objekte përcjellëse, të cilat arrijnë përqindjen 84.86% e kalljes së tyre. Duke marrur parasysh që krahas këtyre dëmeve të shkaktuara në objekte të banimit që shndërruar në mejte monetare kanë arritur shifrën prej 127.415.367 DM, pasi janë vlerësuar hollësisht edhe dëmet në teknikë të bardhë, orenditë shtëpiake, pajisje të kuzhinës, vegla pune, blegtori, makina bujqësore etj. Nga gjithsej 62 fshatrat e Vushtrrisë të mbuluara me aksionin evidentues të asaj kohe u regjistrua 6.836 objekte banimi privat, nga të cilat të padëmtuara apo djegura kanë shpëtuar vetëm 1447 shtëpu. Vlersa e dëmeve të luftës në këto fshatra është në shumën prej 596.155.118 DM. Nga këto të dhëna të punuara hollësisht, në vitin 1999 del që në ekonomitë financiare familjare janë shkaktuar dëme në vlerën prej 723.570.485 DM, duke qenë të dëmtuara nga serbët 6.797 shtëpi. Pjesë e këtij punimi nuk kanë plaçkitjet në mjetet monetare dhe ari të konfiskuar nga serbët nga qytetarët e kësaj komune. Serbët dhe politika e tyre shfarosëse ndaj një populli tjetër krahas dëmeve e plaçkitjes së ekonomive familjare plaçkiti edhe ekonominë gjegjësisht ndërmarrjet shoqërore të asaj kohe, që nga viti 1995 kur filloi t’i aplikoj masat e dhunëshme në këto kolektive. Dëmet e vlerësuara në total nga ndërmarrjet e plaçkitura kap shumën prej 14.046.980 DM, gjersa në institucionet shtetrore të kohës, vlera e dëmeve arrinë shifrën e 2.654.149 DM. Këto vlera të dëmeve kanë arritur nga plaçkitjet e mjeteve të transportit, inventarit, mallit të prodhuar në depo etj. Serbët djegën e denduan edhe shkollat tërësisht, duke arritur shifrën e dëmeve në 1.565.544 DM. Gjersa ka djegur 45.180 libra në biblotekat e tyre. Gjithashtu komisioni ka vlerësuar edhe dëmet e shkaktuara në kompanitë private të biznesit. Nga 66 ndërmarrje sa ishin asokohe pa i llogaritur edhe rreth 400 dyqane private nga plaçkitja e serbëve të mallit në ato ndëmarrje dhe djegie të objekteve shitëse është shkaktuar dëmi prej 14.118.132 DM. Kur të mbledhet të gjitha kategori del që dëmi minimal i invazionit serb dhe plaçkitjes së saj anekënd Vushtrrisë, shifra arrinë afërisisht 800 milion marka për të vilat askush nuk ka dhënë llogari.

Gjuhëzonja të zonjërojë…




Namik Selmani


Në vitin 1901 , shumë kohë para se të bëhej Kongresi i Manastirit, për të vendosur një alfabet për gjuhën shqipe, kur ende ne si komb as në Shqipëri e as në Kosovë, nuk kishim hapur shkollën tonë të mesme, i mirënjohuri patriot, publicist, filiz i shëndetshëm i shqiptarizmës dhe i Frashërllinjve, Mithat Frashëri, i njohur me pseudonimin Lumo Skendo, shkruante një shkrim homazh për xhaxhain e tij, Naim Frashëri.
Edhe pse Shqipëria kishte shumë probleme që lidheshin me lirinë e munguar, me çetat kundër pushtuesit, me mëvehtësinë, Mithat Frashëri merr në analizë një tipar shumë të qënësishëm të Naim Frashërit që edhe sot pas mw se njw shekulli, nuk po përsëritet masivisht në radhën e intelektualëve shqiptarë, pse jo edhe në radhën e mësuesve që e kanë në “statusin “ e tyre këtë tipar., këtë detyrim. Ky shkrim po të ishte botuar në kohën tonë do të kishte bërë një të papritur të këndëshme, nga ato që “peshkojnë“ çdo ditë kryeredaktorët e gazetave të shumta metropolitane në Tiranë e Prishtinë dhe ato të televizioneve shqipfolëse.
Bëhet fjalë për një “PUSHTIM” të padrejtë që kishte që në atë kohë leksiku i gjuhës shqipe nga fjalët e huaja . “Në të shkruarë, Naimi bën qilizmë gjuhënë tënë dhe shkruan thjesht shqip, pa përzjerë fjalët e huaja”- shkruan ndër të tjera Mithat Frashëri.
Me shumë të drejtë mësuesët e letërsisë e të gjuhës amtare, por edhe ata të gjuhëve të huaja që e kanë shtrirë ndjeshëm mësimdhënien deri në klasat më të ulta të sistemit tonë shkollor parauniverisitar, në mjedise publike, zyrtare, por dhe ato shoqërore, flasin shumë për normën drejtshkrimore në shkollë e jasht saj.
Përpara se të nxjerrim përballë njëri-tjetrit në bisedat e zhurmshme apo në temat e shkruara e të referuara në bashkëbisedimet zyrtare të pafund problemet e mbarëvajtjes së gjuhës shqipe të shkruar , duhet të themi se ai , nxënësi, është e vazhdon të mbetet një “viktimë“ e vërtetë e një mjedisi, e një realiteti që jo vetëm nuk e ndihmon, por e pengon ndjeshëm, ta bëjë normën e drejtë leksikore pjesë të jetës së tij kulturore.
Në rrugë, në paralament, në kompjuter, në reklamat shumëngjyrëshe që vihen në shpate malesh, në tabela dyqanesh, në fjalët-lumë të gazetarëve televizivë e ato të radiove të ndryshme “pa doganë” përdoren akoma fjalë të huaja e mbarojnë me fjalën “ OKEJ” pa e kuptuar se janë në Shqipëri dhe se kanë detyrim ndaj brezave të shikuesve.
Pikërisht kur nxënësit e shkollave të mesme, duke përfshirë edhe ato pak pedagogjikas që ka në Shqipëri, kur synojnë të formojnë personalitetin e tyre kulturor e të nxiten me dashurinë për profesionin e mësuesit jo vetëm si njeri korrekt dhe i ndershëm, por edhe si një gjuhëpërdorës i mirë, ndeshen me një dukuri negative. Për fat të keq edhe disa mësues të lëndëve të tjera, nuk janë model i saktë i ligjërimit korrekt , pa folur edhe emocional në lëndën e tyre. Të mos harrojmë ligjet e shkruara e të pashkruara të pedagogjisë të të gjithë kohërave e të të gjitha vendeve se “MËSUESI ËSHTË E DUHET TË JETË MODEL PËR NXËNËSIN!”
Mangësia e një ligji të prerë ku morali kombëtar duhet të bashkohet me atë të ndëshkimit , që as që mund të mendohet tani për tani në këtë vend për këta shkelës të identitetit kombëtar, le të zbutet paksa në shkollë, në orët e letërsisë. Sidomos kur ata janë para punëve të tyre me shkrim. Për ta pasuruar më tej argumentin e fillimshkrimit, sërish mund t’i kthehemi sadopak argumentit të hedhur. Ata pak shqiptarë të shkolluar në vendet e huaja në ato vite dhe shumë e shumë vite më pas, vetëm mund të ëndërronin hapjen e një Universiteti me fjalët e utopistit dhe patriot tjetër enciklopedist Sami Frashëri në veprën e tij madhore “ Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet “. Por Naim Frashëri jep shembullin më të mirë të përdorimit të një gjuhe të pastër. Ai vetë ishte një njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja, si i persishtes, greqishtes, turqishtes, por në vargjet e tij ëmbëltorë kishte edhe një frymë proteste për ata që gabonin në këtë drejtim. Ndaj shkruan në poezinë e tij:


Gjuhën e mëmëdheut mëso

Ajo mund të të ndihmojë!

Edhe të tjerat i këndo

Por atë ta keshë zonjë ….
Një emërtim shumë emocional “ GJUHËZONJË” për shqipen duhet të na prekë paksa në përditshmërinë tonë kur e përdorim atë. Dhe më tej urtësia naimiane këshillonte:


Shqip të fisni përherë

Thjesht e të papërzjerë!
Ndërkohë që ata që e përçmonin dhe përpiqeshin të përdornin fjalë të huaja i quante “të ligj, të pabesë, të marrë e të paditur”
Edhe sot kur kemi një armatë të tërë gjuhëtarësh shqiptarë në të gjitha trojet shqipfolëse, por edhe albanologë të famshëm e të lavdishëm për kombin tonë, ne duhet të krijojmë modelet e gjuhës së bukur amtare. Nëse ende në jetën tonë të përditshme nuk kemi shumë, madje as pak MODELE politikanësh idealistë që punojnë duke sakrifikuar për kombin, të paktën të kemi shembuj e modele të mirë gjuhëtarësh për t’i ndjekur. Në fund të fundit, pse jo të mos bëhemi edhe vetë modele të tillë për brezat e nxënësve që mësojmë, të lexuesve që iu shkruajmë …

Kjo temë u punua në takimin e Institutit të Integrimit të Kulturës Kombëtare në Shkup të Maqedonisë të organizuar nga Komuna e Çaires

Përseritje e shkrimit me shkas:Kudes nga politikat serbe?!!



Shkruan: Adnan Abrashi


Para disa viteve, më kujtohet shumë mirë, paraqitja e z Veton Surroit, në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për Krime Lufte. Atëbotë, procesi gjyqësor pranë kësaj gjykata zhvillohej kundër të akuzuarit për krime lufte në territoret e ish RSFJ-së Sllobodan Millosheviqit.Në pjesën procedurale ku atij i lejohet si të akuzuar t’i bëjë pyetje dëshmitarit, Millosheviqi, në mes tjerash, që në fillim iu drejtua z. Surroit kështu: “A ende ka asi njerëz në Kosovë që mendojnë se në Serbi ndonjëherë mund të lind asi politikani që do ta pranonte shkëputjen e Kosovës dhe Metohisë nga trungu i saj amë?!”. Kuptohet, kjo ishte një pyetje më tepër cinike dhe provokuese, se sa kontra-argument mbrojtës ndaj dëshmive më parë të parashtruara të z. Surroit. E, sa për mua si vrojtues i vëmendshëm të atij gjykimi të transmetua drejtpërdrejt në TV, kjo ishte një tregues i qartë asociativ se, fatkeqësisht, sot te ne në Kosovë, vërtet ende ka mjaftë politikanë dhe intelektualë naivë, servilë dhe mediokrit, të cilët vazhdimisht propagandojnë dhe ushqejnë shpresa se Serbia dikur mund ta evoluojë qëndrimin e saj të tashëm mohues dhe ta njeh shpejtë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
“Ujku qimen e ndërron, por hujin kurrë”! – na mëson një fjalë e urtë popullore. Të llogarisësh se me ardhjen në pushtet të çfarëdo figure të moderuar politike “pro evropiane” në Serbi, në të ardhmen do të evoluojë edhe qasja e politikës serbe ndaj Kosovës, është njësoj sikur nga trungu i dardhës të presësh të “pjellë rrush”.
Tashmë bindshëm nuk duhet të ketë më kurrfarë dyshimi: Politika zyrtare serbe nuk heq dorë nga Kosova dhe tashmë një njohtë të tillë, as bashkësia ndërkombëtare nuk po e kërkon me ngulmë prej saj. Së paku jo në një të afërme të shpejtë.
Të gjithë ata që sado pak e njohin mentalitetin e popullit serb dhe historinë e saj shet/formuese, e dinë mirë se kush është në këtë shtet kreatore e vërtetë e strategjive afatgjate politike dhe “sfinga” e padukshme mbrojtëse në prapavijë të interesave nacionale serbe. Edhe pse, realisht, metodat e tyre të veprimit dhe mënyrat e kontrollit autoritar të politikave vepruese, mbahen në konspiracion, si institucione publike ato dihen kush janë: Akademia e Arteve dhe e Shkencave e Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe (mëndja dhe shpirti i kombit serb). Andaj, shikuar nga një këndvështrim krejtësisht paradoksal dhe jashtë dukjes oficiale të politikave aktuale ditore, rrënjët e vërteta të veprimit strategjik afatgjatë të politikës serbe, nuk janë tek figurat publike sikur të “koshtunicave”, “tadiqëve”, “ nikoliqëve” apo “iqëve” tjerë që mund të na paraqiten si “liderë” dhe personalitete të fuqishme në arenën politike të Serbisë, por, ato burojnë nga një program ekzistues nacional, në të cilin decidivisht janë të parapërcaktuara “vijat e kuqe” të veprimit të çdo autoriteti individual dhe grupor shtet/udhëheqës. Kështu që, mbikëqyrja e çfarëdo politike dhe politikani aktual në Serbi, gjithmonë në mënyrë rigoroze vigjilohet nga ana e kësaj “qeverie konspirative” të heshtur në prapaskenë.
Kjo Qeveri e ashtuquajtur “nën hije”, sipas nevojës së momentit të paraqitur, qëllimisht lason në skenë figura liderësh që shpesh në publikë na tregohen edhe si “të moderuar”, por, asnjërit prej tyre, kurrsesi dhe në asnjë mënyrë nuk do t’i lejohet që ta tejkalojë kufirin e parapërcaktuar, përtej së cilës mund të dyshohet se do të rrezikohej interesi “nacional serb”.
Ngjashëm, mu kjo qeveri, gjatë viteve të shkuara të kohës së federalizmit Jugosllav, pa ndonjë zhurmë të madhe dhe në mënyrë perfide, ka ndikuar me sukses në “komprometimin” e disa principeve ideologjike të socializmit “titist” të “vëllazërim-bashkimit”. Nën pretekstin e trumbetimit të gjoja të mbrojtjes së “tokës së shenjtë serbe”, ajo ka arritur që edhe përball kësaj sfide të madhe të kohës, ta ruajë si të pacenueshme pozitën e vet sunduese ndaj popullatës shqiptare shumicë të Kosovës. Shembullin tjetër pragmatik të reagimit më ekstrem të kësaj “Qeverie nën hije”, e kemi te rasti i Gjingjiqit demokrat të rebeluar pro evropian! Dihet se si ai e pagoi mosbindjen e vet ndaj këtyre forcave ?!! Nga ana tjetër, vetëm analizoni luftërat e fundit të përgjakshme në trojet e ish RSFJ-së: Sllovenia (katolike) në të si republikë, kaloi disi; Kroacia (po ashtu katolike) u përgjak mjaftë; Bosnja dhe Hercegovine (me shumicë myslimane) qe kasaphane, ndërsa neve në Kosovë dihet se çfarë na ndodhi?! Krahasoni më pas dy ish republikat që u pavarësuan pa derdhur asnjë pikë gjaku nga Serbia?! Ishin: Maqedonia dhe Mali i Zi. Nuk pat luftë aty, a po?Pse? Sepse ato ndërtoheshin me shumicë të popullatës së konfesionit fetar ortodoks!?
Kujdes nga politikat serbe!
Edhe pse, në dukje, realitetit i disponimit politik të masave popullore në Serbi, në mes të forcave nacionaliste dhe ekstra-nacionaliste serbe, nga njëra anë, dhe demokratëve pro -evropian, nga ana tjetër, konsiderohet si raport i balancuar “fifti-fifti”, gjithsesi si neutrale në mes ekziston një “tampon shtresë” e pa orientuar politikisht, e cila, varësisht prej nevojave strategjike të vlerësuara për veprim, lehtë mund të përdorohet në favor të njërës apo anës tjetër të politikë/bërjes në pushtet. Sido që të jetë, cila do prej këtyre forcave politike që do të vije në pushte, kurrë nuk e shkëput marrëdhënien me atë “trinit” të njohur të koordinimit bashkëveprues: “Akademi – Kishë - Politikë”. Mbase, në Serbinë kështu të instaluar demokratike, je i lirë të bësh çdo gjë, gjersa nuk konstatohet se me atë veprim ke shkel interesin më parë të përcaktuar nacional serb.
Derisa te ne, ta zëmë, në Kosovë, pushteti ynë aktual, “forcat dhe lëvizjet nacionaliste shqiptare” i konsideron dhe i anatemon si armiq të përbetuar të demokracisë dhe pengesë kryesore të proceseve integruese euro – atlantike të Kosovës, politika serbe, përkundrazi, kur vlerëson se si efekt është nevoja t’i kundërvihet ndonjë presione ndërkombëtare, me urtësi i fton dhe i përdor ekstremist e vetë nacionalist.
Asgjë në politikën serbe nuk ndodh rastësisht dhe si eufori e momentit. Çdo gjë është e koordinuar mirë. Që më parë dihet: kur duhet të bëhen protesta masive, dhe sa ato për efekt duhet të jenë të dhunshme; kur duhet të jep dorëheqje një lider dhe cili tjetër duhet të vjen në pushtet....
Të gjitha subjektet politike në Serbi, pa marrë parasysh orientimet e tyre ideologjike programore partiake, posa të vijnë në pushtet, si patriot serb, me devotshmëri duhet ta zbatojnë atë politikë nacionale, e cila më parë është definuar dhe përcaktuar nga “mëndja dhe shpirti i tyre i kombit” si interes nacional serb.
Pa marrë parasysh se sa dëshirojmë ta pranojmë këtë realitet, për të gjitha rrjedhat aktuale politike, e veçanërisht ato që ndërlidhen me Kosovën, qëndrimi zyrtar i lidershipit tonë, është vetëm si një përkthim shqip nga ato Brukseliane dhe asgjë tjetër. Andaj, duke i bërë verbërisht “amin” planeve të caktuara politike që udhëhiqen dhe imponohen nga qendrat e mëdha të ndikimit dhe vendimmarrjes ndërkombëtare, ne i rrezikojmë seriozisht interesat tona kombëtare, veprim ky, që në të ardhmen, mund të na kushtojë shumë shtrenjtë.
Nëse kjo politikë/bërje aktuale kosovare e stilit “lidhe kalin ku të thotë pronari”, edhe më tej vazhdon me këto veprime kryekëput servile ndaj interesave strategjike të të tjerëve, mund të na ndodhë shumë lehtë që, gjeneratat tona të ardhme, edhe më tej si ne deri më sot, të merren me analiza boshe se , “edhe këtë herë ku kemi gabuar si popull në histori”?!.
Andaj, kujdes me politikat tona në raport me Serbinë, sepse bisedimet e fundit thuaja “teknike” në mes të dy shteteve tona që po mbahen në Bruksel, nuk mund të na dërgojnë askund tjetër veçse në drejtim të krijimit të favoreve ndaj kërkesave të pangopshme të Serbisë, prapa së cilave fshihen planet sekrete të ndarjes apo konfederalizimit të Kosovës?!!

PSE IZRAELI ENDE NUK PO E NJEH KOSOVËN?

Nga Gëzim Llojdia

Analisti për politikë të jashtme, Yonatan Touval, në një opinion në gazetën Haaretz, ngre pikërisht këtë pyetje pse:” Izraeli ende nuk po e njeh Kosovën? Këtë pyetje më së shumti e bëjnë pothuajse në mënyrë të herëpashershme analistët, kolumnistët e mediumeve shqiptare e kosovare dhe përtej oqeanit por më së shumti këtu në Shqipëri apo në Kosovë në shtete të tjera ku jetojnë. Askush nuk e kishte menduar madje as se kishte pritur që shteti hebre do të mejtohej kaq gjatë për të njohur Kosovën. Shteti hebre edhe për vete kushtet e tij dhe mënyrën se si ai u krijua do të ishte ndër të vetmit madje edhe ndër të parët, që s’kishte asnjë arsye përse të dëshpërohej përë këtë madje duhej ta kalonte pa brengosjen as të dridhej nga pikëllimi sepse njohu Kosovën.Madje njohja e Kosovës nga shteti hebre do ti rriste më tepër autoritetin këtij shteti, që shpalli pavarësinë vetëm në vitin 1948 kur Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit 1947, miratoi një rezolutë nr. 181, i cili ndanë Palestinën,dhe 55 përqind ua dha Judenjve, ndërsa 45 për qind, për arabët. Shtese Eshtë një republikë parlamentare në Lindja e Mesme, përgjatë bregut lindor të Detit Mesdhe. Ajo kufizohet Libani në veri, Siri në verilindje, Jordani dhe në Bregun Perëndimor në lindje, dhe Egjipt dhe Rripin e Gazës në jugperëndim, dhe ajo përmban gjeografikisht karakteristika të ndryshme brenda fushës së tij relativisht të vogël. Izraeli është përcaktuar si një shtet hebre dhe demokratik në ligjet e saj themelore dhe është I vetëm në botë me shumicë çifute. Pas 1947 Bashkuara planin e Kombeve për ndarjen e Palestinës, më 14 Maj 1948 David Ben-Gurion, Shefi Ekzekutiv i Organizatës Botërore sionist dhe president i Agjencisë hebraike për në Palestinë, deklaroi Izraelit një shtet të pavarur nga mandati britanik për Palestinën . shtetet fqinje arabe pushtoi ditën tjetër në mbështetje të arabëve palestinez. Izraeli ka luftuar që prej disa luftëra me shtetet fqinje arabe në rrjedhën e të cilit ajo ka zënë Bregun Perëndimor, gadishulli Sinai Gazës dhe Lartësitë Golan. Pjesë e këtyre territoreve, duke përfshirë në lindje Jeruzalem, janë aneksuar nga Izraeli, por kufiri me Bankën Perëndimore fqinj ende nuk është përcaktuar përfundimisht Izraeli ka nënshkruar traktate paqe me Egjiptin dhe Jordaninë, por përpjekjet për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez nuk kanë rezultuar deri më tani në paqe. 2. Historia na rikthehet në kujtesën tonë e ndriçuar .Mënyra se si u shpëtuan hebrenjtë nga shqiptarët e kosovarë gjatë luftë së dytë botërorë.Rasti Vlorë,Tiranë,Ebasanë,Berat apo qytete të tjera kur strehat shqiptare u bënë pritëse dhe fshehën qindra hebre të cilat do të kishin përfunduar tragjikisht nëpër kampe ose në gojën e plumbit nazist. Ujqët e uritur e shqyejnë vërtetë hënën lehonë.Qentë nazistë do ta bënin copë, nëse u jepej mundësia. Kështu ujqërit dhe zogoria e qenve të ligësisë ishin gati ti shkatërronin, nëse nuk do ta përballonin shkëlqyeshëm familjet shqiptare ,sulmet e asaj aradhe të tërbuar, duke sakrifikuar edhe të vetët.Ka dokumenta që flasin se edhe qeverisa kuislinge e asaj kohe nuk ua dha autoriteteve gjermane të pushtimit shifra të sakta për hebrenjtë në Shqipëri.Këtë qëndrim e kanë vlersuar hebrenjtë që ndodhenin në Shqipëri të cilët pas rrëzimit të murreve të komunizmit u larguan drejt shtetit të tyre apo drejt SHBA.Rasti Ana Kohen apo të tjerë që dëshmuan nëpër mediume tregon qartësisht se kontributi i shqiptarëvev për hebrenjtë nuk ka munguar dhe ai është i dokumentuar. Shqiptarët që strehuan në shtëpinë e tyre 26 hebrenj, Familja Biçaku, nderimi nga komuniteti hebre, mes familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit, Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku, Besim Zyma, Niko Piluri, shkruan Ëikipedia. Holokausti mbetet kujtimi me i frikshëm dhe me i dhimbshëm për 38 familje beratase, qe strehuan rreth 600 hebrenj te përndjekur nga ushtria gjermane,shkruan Eriola Hazizolli. Kopje të dokumenteve të arkivave të shtetit shqiptar u janë dorëzuar nga studiuesi Shaban Sinani autoriteteve të “Memorial Museum of Holocaust” në SHBA. Sipas H. Harvey, që i referohet “një raporti”, “numri i hebrenjve që mbijetuan në Kosovë ishte 60 për qind, shifër që e bën këtë vend njërin prej rajoneve me përqindjen relativisht më të lartë të të mbijetuarve në Evropën e pushtuar”. B. Fischer mendon se, gjithsesi, “hebrenjtë e Kosovës ishin me fat” që shpëtuan në këtë masë, duke ditur se atje Himmler-i krijoi në vitin 1944 divizionin “Skënderbeg”, thotë studiuesi Shaban Sinani. 3. Duke përmendur të dhëna të tjera do të shkojmë tek një fakt tjetër që zbret nga kohët e bizantit . Thuhet se Oriku,qyteti antik në gjirin e Vlorës i njohur për përballjet mes Cezarit dhe Pompeit,diku ndoshta në kohë të mesjetës ka pasur një emërtim të till :”JERIKO”.Dr Moikom Zeqo , arkeolog e shyrton kështu këtë mundësi”Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).Ky vendbanim mund të ketë qenë edhe ndonjë skelë detare, ngase të dhënat flasin se në këtë gji detar prej kohëve të lashta deri më sot gjenden mbi 13 anije të mbytura …” .Përse u quajt Jeriko dhe çfarë lidhje organike ka pas me Jerikon e sotme ?A mos vallë lidhja është e njëjtë me kohën kur nisi edhe përfundoi zbarkimi i hebrenj në ata shekuj të largët, në gjiun e Vlorë?Këto troje kanë qenë gjithherë mikpritës dhe këtë mikpritje është mirë që jo vetëm ta vënë në dukje por edhe ta vlerësojnë reciprokisht kur miku ka nevojë . Harresa është gjë e madhe. Shqiptarë e kosovarë, kush me shpirt,dikush me trup,kush me influencën e tij,një tjetër me jetën e tij i ruajti hebrenjtë nga rreziqet,që kanë qënë jo të pakta dhe shumë kanosëse sidomos në vitet e luftës së dytë botërore. 4. Analisti hebre, që cituam në fillesë të krye radhës, thotë se :” mosnjohja e Kosovës nga Izraeli, përveçse është një gabim diplomatik, është njëkohësisht edhe një dështim moral dhe historikë”. Shtese Nocioni i “Toka e Izraelit”,thuhet në Ëikipedia, i njohur në hebraisht si Partia e Eretz (apo Eretz Yisroel), ka qenë e rëndësishme dhe e shenjtë për popullin hebre që nga kohët biblike. SipasTeuratit, Perëndia premtoi tokën në tre patriarkëve të popullit hebre. Në bazë të shkrimit, periudha e tre patriarkëve ka qenë e vendosur diku në fillim të mijëvjeçarit të 2 pes, dhe Mbretëria e parë i Izraelit është themeluar rreth shekullit 11 pes. Ndërmjet rënies së Mbretërisë veriore të Izraelit në 722 pes dhe pushtimeve muslimanetë shekullit 7 er (një periudhë prej mbi 1500 vjet), rajoni u vendos nën Asiri, e babilonas, persiane, greke, romake, Sassanid, dhe sundimit bizantin. Prani ahebraike në rajonin kane rene e ndjeshëm pas dështimit të revoltës Kokhba Avokatëve kundër Perandorisë Romake në 132 Megjithatë, ka pasur një prani e vazhdueshme e vogël çifute dhe Galile u bë qendra e saj fetare.] Mishnah dhe pjesë e Talmudit, çifut, u përbërë gjate 2 shekujve te 4-er në Tiberiasdhe të Jeruzalemit. [Në 635 er, rajoni, duke përfshirë Jeruzalem, u pushtua nga arabet dhe ishte të mbetet nën kontroll myslimane për 1300 vitet e ardhshme. rajonit transferuar midis umajadëve,Abasidët, dhe kryqtarët gjatë gjashtë shekujve të ardhshëm para se te pushtohet nga Sulltanati mamlukët, në 1260. Në 1516, rajoni u pushtua nga Perandoria Osmane, dhe mbeti nën sundimin turk deri shek. 20.
5. A do ta njohi shteti hebre Kosovën dhe kur do ta njoh? Shteti hebre duhet ta kuptojë se Kosova nuk është ndërkaq nuk ka mundësi që të jetë një Palestinë. Rasti Kosovë është krejt i ndryshëm .Kosova u çlirua nga pushtimi serbomadh. Kosovarët në kohë të kohës, kanë jetuar në trojet e tyre. Një dervish ka thënë këtë pasazh dashurie për vendin e tij: :”Neve s’na sos Perëndia,se na ka ngjizur vetë … Kjo nuk është muze. Ajo është përpjekja e një kombi ,që në çdo ditë e çdo stinë ,plotësuan kronikën e madhe .Ajo është “vula”, për kombin tonë. Jemi këtu ,thotë ky dervish,që kur s’mbahet mend .Shumë historianë apo krijues e shpirtra shenjtoresh me mendje të kthjelluar,unanimisht do të vërtetonin me mijëra fletë poezi,histori,studime se kjo është toka,që neve na e dha Zoti. As pushtimet,sado të rënda,sado të zeza të jenë, një ditë do ta këpusnin qafën. Arsyeja:kjo është toka e shqiptareve. Zoti,na e ka dhënë hisen në Ballkan. Kombi ynë do të jetojë për aq kohë sa e ka parathënë Zoti ynë. Shkurt Kosova u çlirua nga vargonjtë apo zinxhirët serbomadh, që e lidhën e prenë dhe i gjymtuan kufijtë në ‘13 .Kadare e shqipton qartësisht se kirurgjia e fuqive të mëdha la jashtë trojet tona Kosovë dhe Çamërinë,pjesë të tjera. Ato gjymtyrë gjithë kohës kullon gjak. Çlirimi i Kosovës pra lirimi nga robëria serbe ishte e shumëdëshiruar dhe e shumëpritur. Për këto kushte shumë shtete evropiane e njohën Kosovën si shtet më vete. Lista e tyre ka shkuar në 88. Shpejt do të shkojë në 100,po shteti Hebre më kjartë autoriteti i Jeruzalemit ku do të jetë në këtë listë? Në mos qoftë asgjëkund borxhi, që do të lerë pas do të jetë i madh. Karshi shqiptarëve,kosovarëve dhe vet hebrenjve. Pritja e gjatë torturë të vendos përpara këtyre hamdësive por ende shpresojmë tek njohja që do të mund të bëjë shteti hebre.

Arti bashkëkohor në Shqipëri është emergjenca konstruktive e një të ardhmeje të përshpejtuar dhe eksperimentale.


A duhet të reflektojë arti avangard atë çfarë ndodh në jetën e një vendi? Tetë muaj nga Festivali i Porto-Palermos, një event i cili mori format e një arti avangard, Andi Tepelena dhe Klodian Deda, dy organizatorë të këtij eventi kërkojnë ta mbajnë gjallë debatin mbi artin bashkëkohor sot.

Duke u nisur nga tema e festivalit “Kriza, sistemi dhe ndryshimi”, ata kanë nisur një cikël bashkëbisedimi me studentë të Fakultetit të Arteve. “Kriza është ulur këmbëkryq prej kohësh dhe nuk po i duket fundi, ndaj ne menduam që masat antikrizë (në sensin shpirtëror) duhet të shtrihen përtej harkut të zhvillimit të festivalit”, thotë Tepelena, raporton “Shhqi”.

Ai zgjodhi t’i japë festivalit një frymë avangarde, pasi “Avant garda si komponent i bashkëkohores, është një kritikë ndaj status quo të realitetit politiko–kulturor, është provokative, urgjent, aktivizëm, inovacion, aksion, një lloj alarmi intelektual”.

“Në një periudhë si kjo e sotmja të dominuar nga industria e spektaklit, apo media, është ulur ndjeshëm shpirti kritik. Ndaj nevojitet një ideologji e progresit jo hermetizëm elitar”, thotë ai. Platforma artistike që ata kërkojnë, paraqet një alternativë ndaj pikturës formaliste moderniste që mësohet në Akademinë e Arteve, duke vënë në krizë rendin e vjetër simbolik, regjistron dështime dhe suksese të reja që një krizë e tillë mund të hapë.

Në festivalin e ideuar prej tyre pati një hapje ndaj gjuhëve eksperimentale të artit, si video, instalacioni, performancë, muzikë etj., duke e bërë publikun të jetojë një rrjedhë të pandërprerë situatash, perceptimesh e përvojash estetike. Klodian Deda ka qenë kurator i festivalit të Porto Palermos 2012. “Arti bashkëkohor në Shqipëri është emergjenca konstruktive e një të ardhmeje të përshpejtuar dhe eksperimentale.

Plateja që më ofroi ky event u shkon për shtat tendencave të mia pa kompromise drejt avangardave të shprehjes së lirë…..si pjesë laboratorike për të investuar mbi promovimin dhe hapësirave të reja në këtë vend të vogël në zemër të Ballkanit”, thotë Deda. Si artist ai është i ndjeshëm ndaj gjithçkaje që ndodh sot në artin pamor në vend.

“Shqipëria ndodhet përballë një presioni të madh politik, për të përshpejtuar prezencën e saj në vendet anëtare të BE-së, kjo shkakton një ankth jonatyral mbi kulturën e re, që po lind dhe do të lindë. Ky ankth bën të mundur një “josistem” të artit bashkëkohor në vend”, thotë ai. Deda e sheh shtetin larg asaj që ndodh sot në artin bashkëkohor.

“Shteti është larg artistëve emergjentë, pasi nuk arrin të kuptojë se brezat emergjentë janë pikërisht ata, që sjellin fryma të reja dhe tendenca interkulturore. Arti avangardë (pjesë pararendëse e artit bashkëkohor) paraprin të ardhmen dhe ideologjitë futuriste, ai nuk njeh kompromise, pasi në thelb është: i paparashikueshëm, i guximshëm, social, antiutopik, informal dhe projektues.

Pse jo Tirana të mund të kthehet në një vend që do mund të ftojë hapur tendencat eksperimentale të artit avangardë rajonal, pra një pikë e re në hartën ndërkombëtare…”, thotë Deda. Dhe jo pa qëllim ata kanë zgjedhur studentët e Tiranës, për të hapur diskutimin mbi artin sot. “Tirana rritet në mënyrë të vazhdueshme, të pasigurt, por energjike.

Tirana e së ardhmes së përshpejtuar fsheh lëvizje poshtë një realiteti akoma të brishtë dhe i nevojiten destinacione të reja që mund të funksionojnë….destinacionet e reja aktivizohen nga artistët e rinj dhe Akademia e Arteve të Bukura është simboli i frymëve të reja.

Hyrja në skenë e artistëve të rinj rigjeneron një dialog të ri të artit me realitetin social, duke marrë pjesë në të jo si individë, por si parashtrues të rregullave të reja, krijimin e një “ajri” frutdhënës dhe të guximshëm …Energjitë e reja të mos bazohen mbi struktura ekzistuese, por të krijojnë dritare të reja komunikuese në hartën kombëtare apo ndërkombëtare…”, thotë Deda. Për të, është koha për një manifest për evolucionin kulturor, për një rinovim, apo investim mbi artin eksperimental.

“Ne jemi tani në një kohë për të ribërë të gjithën. E bukura qëndron këtu… për të ribërë të gjithë. Nuk është ky sensi i vërtetë i artit emergjent?”, thotë Deda.

Rënia e qytetit të gurtë


“Kundër tiranisë”. Kështu titullohet kritika letrare që “New York Times” ka botuar për romanin e Ismail Kadaresë “Darka e gabuar” (Titulli në anglisht është ndryshuar në: Rënia e qytetit të gurtë). Christopher Byrd, një kritik që shkruan në “The Guardian”, e ka vlerësuar pozitivisht veprën e shkrimtarit tonë.

Sipas tij, ajo që është më interesante pavarësisht nga përpos faktit që Kadare ndërthur në vepra përrallat popullore dhe ëndrrat, është edhe lloji i politikës. Burd, e sheh si absurd faktin që grave iu thirret me emrin “shoku”.

“Qyteti shqiptar i Gjirokastrës, siç përshkruhet në romanin tragjikomik të Ismail Kadaresë ‘Rënia e qytetit të gurtë’, një rivalitet mes dy mjekëve bëhet barometër për të vlerësuar shtrëngatën politike që godet Evropën Lindore gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë”, shkruan Byrd në “New York Times”, transmeton Gazeta Shqiptare. Dr. Gurametoja i madh dhe Dr. Gurametoja i vogël, kanë të njëjtin mbiemër, por vijnë nga familje të ndryshme. I pari ka studiuar në Gjermani e i dyti në Itali. Duke pasur parasysh se Shqipëria kaloi nga pushtimi italian në atë gjerman nën qeveritë e Musolinit dhe Hitlerit, thashethemexhinjtë në rrugë shikojnë sa njërin sa tjetrin për të kuptuar situatën mbizotëruese. Christopher Byrd, pasi jep sinopsin e romanit me pak fjali, vëren se vepra hidhet edhe në vitet e pasluftës së Dytë Botërore, në një kohë jostabiliteti. Një investigim i filluar në Rusi, është hedhur në të ashtuquajturin “komplot doktorësh” (Stalini besonte se një bashkim ndërkombëtar mjekësh hebrenj donte të vriste liderët komunistë). Doktorët merren në pyetje pafund dhe Dr. Gurameton e madh e pyesin se çfarë ndodhi në atë darkë të famshme - praktikisht, si ai ia doli mbanë të lironte 80 pengje që gjermanët kishin planifikuar t’i ekzekutonin...

“Si një frojdian i parikonstruktuar, Kadare është i magjepsur nga mënyra se si njerëzit i përdorin strukturat ideologjike si mekanizma për të mbështetur maskilizmin e tyre dhe njëherazi këtë e bëjnë edhe për të sunduar mbi të tjerët. Por, aftësia e Kadaresë si tregimtar, është e tillë që e paraqet urtësinë konvencionale me forcën e një traume fëmijërie”, shkruan Christopher Byrd.

Një "turp" që s'e mbaj dot fshehur...




Nga Përparim Hysi


Kot nuk thonë: - I ikuri dhe i vdekuri sikur janë barabar. Thënia merr vlerat e një aksiome kur këtë lloj "sindrome" e jeton për së gjalli.
Ke ikur nga vëndi për një kohë të gjatë dhe, kushdoqofshë, zëre se nuk figuron me të gjallët. Kur shkruaj kështu, mos kujtoni se po i jap penës revan dhe shkruaj kuturu. Jo. Përkundrazi: është një "vaksinë" që e kam bërë në trupin tim dhe kam se ç'tregoj.

* * *
Përgjithësisht, jam një tip që, megjithëse dua shumë miq, lëvizjet i kam si me hënë përjashta. Pra,jam si pak "ujë i ndënjur". Jam si iriqi: dua ferrën. Dhe "ferra" të jetë imja. Veç në atë "ferrën" time ka vënd për të gjithë. Jam nga ata që fle me derëhapur për miq e shokë dhe, sa jam derëhapur për të pritur miq, aq jam i plogët për të dalë nga " ferra" ime për të shkuar gjetkë. Më zë data kur më thonë: - Ngreu se do shkojmë diku. Pra, e kam obsesion të lëvizurit. Më kujtohet se kur erdhën dhe më thanë:- Nesër me kolektivin do nisemi në Maqedoni dhe që, aty, deri në Turqi, mua m'u duk sikur do nisesha syrgjyn si ata jeniçerët për Jemen. Ndërsa kolegët prisnin "po" nga unë, unë ua preva: - Nuk vij. Më zë makina dhe rrugët e gjata më vdesin. Dhanë e morën që t'më mbushnin mëndjen, por nuk u dorëzova. Sa u gëzua një mësues që i ofrova vëndin tim ! Ishte gati të më merrte në krah që po i jepja rastin që, me fare pak shpenzime do dilte për herë të parë jashtë kufive të Shqipërisë. As unë s'e kisha kapërcyer kufirin ndonjëherë, por hiç nuk më brente meraku seç ndodhte larg asaj "ferrës" sime. Sikur dhe një ari me çizme të kaloj para syve as që më bën përshtypje.
Kjo është natyra ime dhe, kur po ndodhnin këto ndryshime, unë po shkoja drejt gjashtëdhejtave dhe zor që të mësosh valle në pleqëri. Thonë Zoti është lart dhe mban shënime. E shikon ku e ke atë "thëmbrën e Akilit" ( nuk ka njeri pa një thëmbër të tillë ) dhe pikërisht mu atje merr shënjë dhe të godetë. Të godetë për mirë apo për keq, kjo, mandej, duket gjatë kohës.

* * *
Kështu ndodhi dhe me mua. Unë që nuk lëvizja nga vëndi, për arsye subjektive, jo vetëm lëviza, por sosa mu në fund të botës: në jug të Amerikës, në shtetin e Floridës. Pse lëviza? Andej, nga Skrapari, nga kam gjakun, thonë: - E sheh tjetrin me një pallë, por s'e di se si ka hall ?!!! Pra, lëviza nga halli. Imbir qe bërë me çupë dhe na bëri dokumentet që të shkonim për vizitë atje, në Florida, ku jeton dhe sot qysh nga viti 1997. Teksa i nisëm dokumentet për në ambasandë, unë, iriqi që dua "ferrën time" shkova ndeza qiri në kishë që mos të na i jepnin vizën. Por siç duket "magjia" ime favorizoi timeshoqe (kjo është orthodokse) dhe, ndërsa basubjea ime nuk u përfill, viza na u dha. Imeshoqe shend e gaz, unë hundë e buzë, por vallen e hodhëm pas "muzikës". U nisëm më 6 nëntor të vitit 2000. Se sa me qejf e pata këtë udhëtim, dëshmitare u bë dhe natyra: tërë natën e natës mënd ranë kërcunj nga qielli dhe ndodhi diçka që për 50-vjet nuk kish ndodhur: nga kodrat e fshatit kishin vërshuar llumbra e baltëra sa gati xhadeja kryesore bëhej e pakalueshme. Ç'ndodhi atë natë qe në sintoni të plotë me atë ç' ndodhte në shpirtin tim. S'dua,mandej, që t'u mërzit me ato peripetitë në aeroportet qoft në Tiranë, Romë a ca më shumë në New-Jork a në Tampa. Ato janë histori më vete që,ndoshta, do t'i tregoj një herë tjetër.
Sosëm tek djali, në Florida, dhe ndërsa qemë si vizitorë me afat amksimal për 6 muaj, ne jo vetëm e shkelëm vizën, por e djallosëm fare: nga 6 muaj e bëmë 12 vjet, aq sa u harruam fare nga bota. Ne e shkelëm, por dhe e paguam për një thelë një pelë. Pas 10-vjetësh u pajisëm me green cart. Pra, ndodhi pak a shumë kështu: - Me inat më foli, me inat i fola. Pra,sipas kokës dhe festen.

* * *
10- vjet nuk janë pak. Sidomos, për moshën tonë. Kishim ndryshuar dhe ishim "zbukuruar" si ato nuset me tel. Unë e ndjeja shumë këtë "stanjacion" rehati dhe në një nga poezitë që shkrova sikur godita në shënjë. Shkrova:

"Vij në fshat e nuk më njohin
Nga t'më njohin, kur s'më shohin..."
Dhe vërtet që kështu ndodhi. Pas 10 vjetësh u bëmë me dokumente. Shpirti më kish ardhur në majë të hundës. Unë kurrë nuk i kam shkelur " vijat e bardha". Ca më shumë në Amerikë. Nuk i kam shkelur, por kjo nuk i pengoi ata të "emigrejshit" që mua të më thërrisnin nja 10 herë të mira për gishtat ( se gjasme nuk dilnin mirë !!!), kur një shqiptari tjetër nga ata të "shkathtit" që kish ardhur një ditë me mua dhe ca herë kish rënë edhe në burg, ta pajisnin nja tri vjet para meje me dokumnete të rregullta,se kish gjetur "vrimën" ku "filtrohej" faqja nga e zezë në të bardhë. Po këto qenë "rrugë të gjata" për mua dhe nuk i bëja dot. 10-vjetët i pagova mirë dhe nuk varrosa dot as timeëmë që dha shpirt më 16 qershor 2004. Se po të ikja, nuk hyja më në Amerikë.
Sa mora dokumnetet, preva biletat dhe u derdha për në Shqipëri. Qeshë bërë si me flatra. Drejt e tek "ferra" ime, në Mbrostar-Ura,në Fier.

* * *
Uh, po kjo është A..., mikja ime. Kam bërë shkollën e mesme, 4-vjet në konvikt, në Elbasan. Dola dhe mësues. Punova dhe tri vjet në një kolektiv. A... u martua në Fier dhe nuk kish javë që mos shiheshim deri në vitin 2000. Sot është mars i vitit 2010. Ja tek jam ballëpërballë. E di që i ka vdekur i shoqi.
A...,- i fola mallgjyeshëm,- të të rrojnë fëmijët dhe mos paç më hidhërime!
- Më falni, po kush jini ju ?!!!
U befasova. Isha tjetërsuar. Mike e vjetër nuk më njohu. Duket qeshë si doku që futet në ujë. Përgjijga qe si një dush i ftohtë.
-Nuk më njeh?!!! Zëre se ke takuar një të vdekur.
U largova si i tramaksur. Kaq paskam ndryshuar ?!!! Po Fieri është i madh dhe unë tutje. Hë,- thashë, e gjeta.
-Po tynjatjeta, o mik. Dhe për t'ia freskuar kujtesën mikut,e pyeta dhe për të shoqen ( duke e lakuar në emër), por e pashë që "mikut" tim nuk po rrinte mirë "kapelja". Unë, i djegur prej qullit, po i fryja kosit, e pyeta drejtpërdrejt:
- Ore, më njeh apo nuk më njeh?
Miku: - Ti po më provokon !!! Dhe iku sikur të kish takuar një leproz.
Oh, Miçua ! Po si të ka vëllai, mor Miço! Po si e ke Valin? Po evlatët? Ëhë, hiç. Iku dhe kujtova se më njohu. Por kisha hamëndësuar kot.
Të nesërmen, Miçua së bashku me Valin
Vali:- Po ku je, o Papi ? Dhe zumë u përqafuam. Po ti, paske qenë, bërtiti Miçua dyfish i gëzuar. Shyqyr se mezalla se të kujtoja dot. Më tej një që bënte kulaçin të shtrëmbër. Gjithmonë thoshte të drejtën: - Papi, qenke plakur. Lëre Amerikën !
Ja dhe Hatixheja nga Petova. Sa më pa, tha: - Nuk të duhet Amerika. Me lakra të mban Hatixheja. Bukën siguroje vet dhe del në kut. Je bërë tjetër, sa nuk njihesh.
Të gjitha këto gjyle qenë të rënda dhe, sa më plagosën, aq më kthielluan. U zotova që njëherë e mirë ta lija Amerikën. Por të"mosnjohurit" nuk mbaron këtu. Ky peligrinazh vazhdon dhe, tash që shkrimit po i afrohet fundi, kulmin e arriti një ditë maji të vitit 2010.

* * *
Kisha promovuar në bibliotekën e Fierit 5 librat e mia, 4 me poezi dhe një me tregime. Fieri ka patur pak fat për krijuesit. Kryetari i bashkisë së Fierit, sado soacilaist (unë jam i djathtë) është jo vetëm inkurajues për shkrimtarët e njerëzit e artit e kulturës, por dhe mbështetës aktiv i tyre. E lamë që do ta festonim ( unë bëhesha gati të kthehesha në Amerikë) dhe një ditë të shtune, me krebashkiakun Baftjar Zeqo, unë dhe poetët Nuri Plaku,Petraq Kote, me drejtoreshën e bibliotekës, z. M..., një biznesmen artdashës Kozma Çuko do nisesshim për ta festuar. Baftjari priti dhe poeten që vinte nga Tirana, Luljeta Dano. U bëm një grup miks dhe gazin tonë e shtoi se mbriiti nga Lushnja dhe poeti Sherif Bali.
- Ku do shkojmë ? - e pyeta Baftajarin.
-Tek Dafina.
Kur mora përgjigjen "Tek Dafina", mendova se kjo, Dafina, qe pronarja e lokalit dhe aq. Por, ndryshe, fare ndryshe qe puna. Kisha hipur në makinë me Baftjarin dhe pashë që makina la Fierin dhe mori drejtim nga Mbrostar- Ura ku kam mbi 50- vjet që banoj. Sa erdhëm tek lumi, makina kaloi nga ura e vjetër dhe, sa kaloi urën, mori majtas: nga ajo lagje kur rrrinë komuniteti i arixhinjëve.
Hymë nën urën e trenit dhe ja tek është një lokal i kohës: mjedisi asfalt me vëndeparkimi, kurse veç klubit, nën një gjelbërim përrallor dafinash,shelgjesh e plepash kishte "kupola" deri 4-vëndshe për të rinj apo çifte të veçanta. I zoti i lokalit sa më pa që zbrita me Baftjarin e CO..., m'u lëshua me duar në qafë:
-Po ku je, mor mik, që ke humbur pa nam e nishan. Ti duhet të ishe i pari këtij vëndi, po ike humbe si sëpata pa bisht.
Befasia ime qe e madhe. Mos kujtoni se jam ai personazhi: -Doni më për Belulin? Hamza Sollaku me këto fjalë fliste se unë kam qenë kryetari i komitetit ekzukutiv pluralist për zonën e qëndrës në Fier dhe dhashë dorëheqjen e parevokueshme pas 4 muajësh. Se nuk qeshë i zoti për punët e pushtetit. Sadisja e të zotit të lokalit dhe mjedisi nën një gjelbërim që të kënaqte shpirtin qenë qershia mbi tortë i atij takimi aq të ngrohtë midis krijuesish. Por unë ndihesha si në gjëmba. Nuk dija se në fshatin tim kish një klub të tillë. Në fshatin ku kisha jetuar 50-vjet dhe, pas 10-vjetësh, kthehesha si një njeri që kish humbur orientimin. Oreintimin dhe di njitetin. Qe ca më shumë se sa " turp". Turp që nuk e mbaj dot më fshehur. Dhe për ta larë këtë lloj "turpi" që atë ditë vendosa: do ta mbyll portën e emigrimit. E vendosa dhe qysh nga marsi i vitit 2012 jam në Shqipëri, në "ferrën " time dhe derën e kam hapur për këdo që më do dhe që e dua. Tani e di mirë sekush punon tek "Dafina" dhe them se ndihem mirë . Dhe së fundi, u bëj thirrje të gjithë të moshuarve që janë larguar nga vëndi: - Kthehuni tek "ferra" juaj që mos ju ndodh si me mua.


Tiranë, 5 maj 2013

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...