Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/23

Në gjurmët e një deklarate të presidentit rus Vladimir Putin


Eshref Ymeri



Në paradën ushtarake që u zhvillua më 09 maj në Sheshin e Kuq, me rastin e 68-vjetorit të fitores kundër nazizmit, zoti Vladimir Putin, President i Federatës Ruse, mbajti një fjalim të shkurtër, në të cilin, ndër të tjera, deklaroi:
“Ne gjithmonë do ta mbajmë mend se pikërisht Rusia, Bashkimi Sovjetik bënë që të dështonin planet mizantropike, gjaksore, fodulle të nazistëve, nuk i lejuan fashistët të pushtonin botën. Ushtari ynë mbrojti lirinë dhe pavarësinë, mbrojti atdheun e vet, pa e kursyer jetën, çliroi Evropën dhe korri fitoren, madhështia e së cilës do të mbetet përjetë në histori”.
Që në fillim duhet theksuar se gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte pikërisht Bashkimi Sovjetik ai që përballoi sakrificat më të rënda të sulmit hitlerian të 22 qershorit të vitit 1941, sakrifica këto që u shoqëruan me 20 milionë të vrarë, sipas të dhënave të botuara në shtypin sovjetik pas përfundimit të luftës.
Por udhëheqësit sovjetikë që erdhën në krye të vendit pas vdekjes së Stalinit, asnjëherë nuk e patën denoncuar një deklaratë fort agresive që Stalini pati bërë në vitin 1939 kundër vendeve të Evropës Perëndimore. Në mbledhjen e Byrosë Politike , të mbajtur më 19 gusht të vitit 1939, disa ditë para nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribentrop, Stalini pati deklaruar:
“Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le t’i hanë kokat njëri-tjetrit dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të shtrihet para këmbëve të tij”.
Por këtë deklaratë të Stalinit, edhe sot e kësaj dite, nuk e kanë denoncuar as udhëheqësit e Federatës Ruse pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Presidenti Putin e ka anashkaluar qëllimisht këtë deklaratë dhe vetë deklaron se ushtari sovjetik “çliroi Evropën”.
Së pari, ushtari sovjetik çliroi një pjesë të Evropës që arrinte deri në Berlin, kurse pjesën tjetër të saj e çliruan trupat aleate, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat hynë të parat në Berlin më 8 maj 1945, një ditë para trupave sovjetike.
Së dyti, ushtari sovjetik vërtet kishte për qëllim çlirimin e Evropës nga çizmja e nazifashizmit, por prapa këtij çlirimi fshihej një qëllim djallëzor: vendosja e Evropës nën çizmen e pushtimit sovjetik, siç pati deklaruar Stalini. Arritja e këtij objektivi mbeti në mes të rrugës pas zbarkimit të trupave angloamerikane në Normandi në qershor të vitit 1944 dhe marshimit të tyre drejt Berlinit. Por Bashkimi Sovjetik e vendosi çizmen e vet të pushtimit në mbarë Evropën Lindore, pushtim ky që u hoq qafe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe vendosjes së pluralizmit.
Së treti, Presidenti Putin nuk bën mirë që mohon rolin e trupave aleate në çlirimin e Evropës nga nazifashizmi.
Së katërti, Presidenti Putin, për të qenë objektiv, duhet t’i thotë të vërtetën opinionit të brendshëm rus dhe atij ndërkombëtar se Bashkimi Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte për qëllim që pushtimin e Evropës nga nazifashizmi ta zëvendësonte me pushtimin sovjetik.


Sarandë, 23 maj 2013

Skena nudo e Diellzës në “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2”



Skena nudo e Diellzës në “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2” (Video)
Diellza Kolgeci është një prej femrave më joshëse të ekranit dhe modës në hapësirën shqiptare. Bukuroshja nga Prishtina është kthyer në ekranin e madh të kinemasë pas 17 vitesh në serinë e dytë të filmit, “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2”.
Diellza luan “Diellzën” një vajzë shqiptar, të njëjtin rol ajo e ka luajtur edhe 17 vjet më parë. Në faqen e Panoramës në Facebook, na kanë dërguar këtë video, ku Diellza shfaqet në një skenë mjaft të nxhetë, transmeton Panorama.
Filmi është shfaqur në kinema, ndërsa pritet të shfaqet edhe në vende si, New York apo Slloveni./orainfo

Bujar Nishani, mediave: Të shmangen emocionet e panevojshme në zgjedhje



Nishani, mediave: Të shmangen emocionet e panevojshme në zgjedhje
Presidenti Bujar Nishani në një mëngjes pune me drejtues të mediave dhe gazetarë, deklaroi se ky takim mbahet lidhur me situatën zgjedhore në vend.
Sipas tij zgjedhjet zënë një vend dhe një moment të rëndësishëm për jetën e vendit, duke nënvizuar se kontributi i elitave është përgjegjësi dhe kërkesë e shoqërisë.
“Media përfaqëson një pushtet real, çdo media ka politikën e vetë editoriale, por unë besoj se ndajnë së bashku idenë dhe besimin se në raport me çështje të interesit më të lartë kombëtar, në raport me çështjet e interesit më të lartë shtetërore, politikat redaktoriale do jenë të përgjegjshme. Ndaj e ndërmora nismën për takimin, për të kërkuar ndihmën tuaj, kontributin tuaj përgjatë fushatës elektorale, ditës së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, për të monitoruar më mirë ecurinë e procesit zgjedhor”, deklaroi Nishani citon Noa.al.
Në këtë linjë ai kërkoi që zgjedhjet të pasqyrohen me transparencë, për të treguar gjithë atë që ndodh, duke kërkuar që të shmangen emocionet, ndërsa shtoi se është e rëndësishme të evitohet kthimi në dramaticitete dhe tensione të panevojshme.
Duke u ndalur në fushatën elektorale Presidenti tha se ka pasur shpeshherë opinione nga kënde të ndryshme, për një dyshim të madh të dështimit të procesit zgjedhor në Shqipëri.
Lidhur me këtë çështje, duke iu referuar eksperiencave të tij elektorale, Nishani tha se një nga siguritë më të mëdha të garantimit të një ecurie normale të procesit zgjedhor është vetë opinioni publik dhe qytetar.
Presidenti shprehu bindjen se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të realizuar zgjedhje sipas standardeve të merituara, por theksoi se kjo bindje është konsoliduar për shkak të nivelit të maturisë dhe pjekurisë së qytetarit në proceset zgjedhore.

Berisha, Ramës: Kosovarët ty nuk të pranojnë




Edi Rama dhe Sali Berisha
Edi Rama dhe Sali Berisha
Partia Demokratike çeli fushatën në Kukës, ku prezantoi kandidatët për deputet të Qarkut të Kukësit. Ndërsa përmendi arritjet e Partisë Demokratike në Kukës, Has dhe Tropojë, Berisha sulmoi ashpër kreun e PS-së, Edi Rama dhe vizitën e tij në Kosovë para disa muajsh.
“Në rrugën tonë ka probleme, por është më e suksesshmja dhe ne kemi bërë gjithçka për të mbajtur premtimet tona. Alternativa tjetër është ajo e akuzave, akuzave akuzave e poshtërimit të Shqipërisë e shqiptarëve.
Njeriu i cili vetëm pak vite më parë do shkruante për vendin e tij me fjalë më të ndyra të fjalorit shqiptar dhe do ta quante Shqipërinë karrocën e ulokut, le ti themi këtij shoku se natyrisht për ty e bukur ishte Shqipëria e etërve të tu, ndërsa për Shqiptarët Shqipëria është e bukura e dheut, parajsa e tyre tokësore është Amerika. Shqipëria sigurisht sot është e shëmtuar për ty, por jo për shqiptarët pavarësisht se është dekada larg Amerikës. Është Amerika e tyre e bukura e zotit. Me autobusin tënd mavi, nesër, ne jemi të sigurt se do të shpallni Shqipërinë spital psikiatrik, mjekohu qetëso nervat, disfata po vjen disfata.”
Vizita në Kosovë
“Rama na shkoi në Kosovë, dhe u tha kosovarëve se “ju Sali Berishën e merrni për Skënderbeu”. Tani nga Kukësi do t’i them dy fjalë shokut Edvin. Kosovarët më shumë se të tjerët, më shumë se kushdo në Europë, kanë paguar me gjak lirinë e tyre, nga më i madhi tek më i vogli, nga 7-vjeçari deri tek 70-vjeçari. E dini se Skënderbeu, pas zotit është Krishti dhe Muhamedi i gjithë shqiptarëve. Skënderbeun nuk e ngatëroi as me Ibrahim Rugovën, e as me Adem Jasharin, transmeton almakos.
Po problemi yt është ky. Në një kohë kur në Kosovë vërshonin ende lumenjtë e gjakut, në një kohë kur nënat dhe gratë ishin duke larë rrobat e gjakut të fëmijëve të tyre, ti Edvin dorëzoje çelësin e artë të Bashkisë. Ndaj dhe ty, jo kosovarët por çdo shqiptarë, nuk mund të të pranojë. Kosova i njeh 1 mijë herë më mirë se ty heronjtë e kombit


Ohri, ishim ne!





Fahri Xharra
Fahri Xharra
  (“Nëse ka burrë ose grua të krishterë që do të më japë fjalën se nuk do të flasë më shqip në shtëpinë e tij, të ngrihet e të ma thotë, sepse unë do ia fal të gjitha mëkatet që ka bërë që nga dita e lindjes. – ”Shënjtori ”grek Kozma Etoliani).
Tokat tona të  lashta  janë dëshmitare të historisë sonë të lashtë .Historia e këtyre anëve nuk mund të shkruhet ndryshe veç se me ne dhe me ata që erdhën nga dreqi i mallkuar dhe na mbetën në pragun e shtëpisë dhe vazhdimisht mundohen të na zhbejnë e mbi këtë histori të shkruajnë “historinë” e tyre e cila nuk është asgjë tjetër vetëm se një plagjiaturë e asaj që ka ndodhur  me shekuj e mileniume më pare. Kjo vlenë edhe për atë tokë të Ilirisë së lashtë të coptuar dhe të banuar nga ardhacakët
Banorët e herëshëm të rreth Liqenit të Ohrit ishin Dasaratet dhe Enkelejt. Qyteti i ka gjurmët edhe  të Mbretit Filipi II i Maqedonisë.E nëse flasim për t`ahtuquajturën Kështjella e Mbretit bullgar Samuilit ,dihet që ajo është mbindërtuar mbi një fortofikatë të shekullit  të IV-të prK.
Gjatë pushtimeve romake të shekujve 3 dhe 2 prK, përmenden  Dasaretet dhe Dasaretia  si dhe qyteti Lychnidos në brigjet e Liqenit të Ohrit. Uji i tij ishte aq i kaltërt  dhe i pastër  që në shënime gjendet si  Lacus Lychnitis . Ishte përbrinj rrugës Egnatia që e bashkonte portin e Durrësit ( Dyrrachion) me Bizantin. Kërkimet arkeologjike ( Polyconch Basilica shek V)dëshmojnë pë përqafimin e herëshëm të krishtërimit bë këto anë. Kush ishin të krishterët e pare ?
Sllavët na e prishën “ qetësinë”  rreth shek VII-të , kurse Bullgarët e pare e pushtuan qytetin rreth vitit 867. Gjatë sundimit bullgar  ,Ohri ishte kryeqyteti i Perandorisë Bullgare, si dhe nga vitet 990 e deri në 1018 Ohri njihej edhe si “Patriarkati Bullgar” Pas pushtimi Bizantin , çdo gjç kaloi ndër Partiarkanëen Ekumenike të Konstantinipojës….
Familja princërore e Gropajve  del që në vitin e largët 1218 (tetë shekuj përpara) në histori. Këtë e kemi nga një dokument i zbuluar nga Akademia e Shkencave e Berlinit, që flet për të dhe një nga prekursorët e saj Sevasti Andrea Gropa. (Titull i një ofiqari bizantin që vjen menjëherë pas perandorit). Rreth gjashtë dekada më vonë del prapë një Pal Gropa në vitet 1272-1273 në tentativa me Anzhuinët, i cili flet jo vetëm në emër të vet, por në krye të një grupi bujarësh shqiptarë.
Kisha e Andrea Gropës
Kisha e Andrea Gropës
Andrea Gropa tjetër më pas do të jetë dhëndër i Andrea Muzakës, i dinastisë tjetër princërore fqinje me ta, dhe së bashku do të mundnin Marko Kralin, njeri i mbretit serb Stefan Dushanit, dhe princi Muzakaj do tu bashkojë zotërimeve të veta Kosturin, ndërsa princi Gropaj do tu bashkojë feudeve të veta qytetin e Ohrit. Kjo në mesin e shekullit XIV. Stefan Dushani do ta linte kokën e vet duke kaluar lumin Devoll, zotërim i Muzakajve. Gropajt dhe Muzakajt, dy familje të fuqishme feudale të Shqipërisë lindore do të hynin në histori si armiq të betuar tradicionalë të serbëve, si antiserbë të deklaruar.( Dr.Laurant Bica)
Natyrisht prezenca e fisnikërisë nuk është një fenomen thjesht shqiptar në mesjetë, por mbareuropian e më gjerë botëror. Fisnikëria apo klasa drejtuese, kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të mesjetës, përfshi dhe atë të një regjioni të caktuar, nuk binte më poshtë se ajo europiane, ose më mirë të themi nuk dallohej aspak nga ajo, ishte në të njëjtat parametra, bile duke marrë parasysh që ishte pjesë e aristokracisë së Perandorisë Bizantine, e cila arriti majat e një qytetërimi të shkëlqyer në kulmet e saj; në shumë drejtime ia kalonte asaj europiano-perëndimore.
Kush ishin të krishterët e parë ? Shqipatarët.Në fillim si katolik e pastaj edhe si ortodoks. Ardhja e sllavëve i gjeti shqiptarët këtu ; me kulturë dhe histori të tyre. Shqiptarët iu mësuan atyre fenë dhe besimin në zot. Shqiptarët ishin ata që iu treguan  sllavëve se si lutet zoti  ,se si besohet në zot. Por sidoqoft , rrethanat historike ndryshuan  edhe ne u ndryshuam me ato … Dhe tani ,neve na duhet të  ”luftojmë” me penë për të bindur së pari mohuesit tanë e pastaj edhe ata të huaj se edhe ortodoksia  së pari ishte e jona.
” Në një kohë kur Vuk Brankoviqi  e pushtoi Shkupin ( 1377) , Ohrin e sundonte shqiptari Andrea Gropa ”( A. Mihajliç , f.170)
Andrea Gropa dhe familja Gropa , ishte një vazhdimësi shqiptare në Ohër dhe në tokat tona të FYROM-it të sotëm . Por përveq sundimit shqiptarët ishin e dhe ndërtuesit dhe themeluesit e objekteve të kultit Ja se çka shkruan Bogumil Hrabak ,me ironinë dhe dëshirën  e tij për përvetësim (Bogumil Hrabak ” Širenje arbanaških stočara po ravnicama ..): ” në pasuritë e Manastireve të Maedonisë Veriore- Arhiljevica ( Preshevë -Kumanovë) , Shën Gjergji ( afër Shkupit) , Manastiri i Tetovës , Kisha e Shën Gjonit (Shtip) ,shqiptarët ishin element kolonizues dhe si ardhacak mirreshin me bujqësi , kurse Arbanasi  progon Zgura ishte themeluesi i Kishës në Ohër.
Progon Zguri nga viti 1295 ne Ohër dhe rrethinë ka qenë një Heterijark për të cilin edhe sllavet shkruanin se ishte shqiptar ( arbanas) , dhe sipas ketyre dokumenteve mundemi lirisht te themi qe Kishat ne (ne kete rast) Oher dhe rrethine jane Shqiptare ..
Disa fakte nga historianët Sllavë:( fotoja e mëposhtme arberiaonline.com)
Kurse në Arkivin  e Maqedonisë gjendet ky dokument që shkruan se Progon Zguri e ndërtoi Kishen në Ohër me 1295.Jeriçek shkruan se se Progon Zguri ,me 1295 si heteriark i madh që ishte e ndërtoi në Ohër...
Kurse në Arkivin e Maqedonisë gjendet ky dokument që shkruan se Progon Zguri e ndërtoi Kishen në Ohër me 1295.Jeriçek shkruan se se Progon Zguri ,me 1295 si heteriark i madh që ishte e ndërtoi në Ohër…
Untitled-4
Të vazhdojmë me familjen Gropa: ”Më 1389, në krah të Teodor Korona Muzakës, do të luftonte dhe një fisnik Gropaj në betejën e famshme të Kosovës, të kolacionit ballkanik kundër invadorëve osmanë. Kështu do t’i shohim krah për krah Muzakajt e Gropajt në histori të pandarë nga njëri-tjetri. Zaharia Gropa do të ishte, si të thuash, në periudhën skënderbejane, mesin e shekullit XV, ministër i jashtëm i kryetrimit Skënderbe, do të shkonte me misione të caktuara në Itali, Romë, Venedik, Raguzë, dhe do të dallohej jo vetëm si diplomat, por do të ishte një ndër dy gjeneralët më të shquar të tij në betejat për 25 vjet rrjesht me osmanllinjtë.”
Dhe çka është më e rëndësishme  ”Gropajt kanë qenë suzerenë të Patriarkanës së Ohrit, përsa kohë ekzistoi ajo deri në vitin 1767, kur ajo u mbyll nga Patriarkana e Madhe e Kostandinopojës. Patriarkana e Ohrit ka qenë nën mbrojtjen dhe kontrollin e tyre, dhe në shumicën e saj patrikët e saj kanë qenë të gjakut shqiptar.”
* E falenderoj arberiaonline.com , për ndihmën e dhënë
1.Велики жупан у Лексикон српског средњег века, приредили С. Ћирковић и Р. Михаљчић, Knowledge, Београд 1999.
2.Marko Šuica, „Nemirno doba srpskog srednjeg veka“, Beograd, 2000.
3.Rade Mihaljčić (1975). Kraj Srpskog carstva. Srpska književna zadruga.
Fahri Xharra

LIBRI “HERBARE NJEREZORE” I SHKRIMTARIT VULLNET MATO, NJË EKSPOZITË NDJENJASH, PLOT NGJYRA.

Vjollca Tiku Pasku 


Kam gëzimin dhe kënaqësinë e veçantë të jem lexuesja e parë e këtij libri të ri të mrekullueshem të shkrimtarit Vullnet Mato. Nje ekspozite ndjenjash plot ngjyra shpalosen ne këtë përmbledhje me tridhjetë tregime. Pllakata të arta mesazhesh, të ekspozuar si në një galeri artesh ku pasqyrohet përvoja e thellë e njohjes së jetes njerëzore.

 Çdo tregim shfaq një botë universlale më vete. Çdo personazh shfaqet me frymen e tij individuale, duke kaluar para një ekrani grafik me frymën dhe karakterin e tij te veçante, duke qenë rob ose hero i mendimeve të tij, i patosit, i çiltërsisë, i dashurisë njerëzore, duke sjellë grimca, origjinale nga ngjarjet madhore të jetës.Damarët dhe indet e mendimeve, shtrihen në shumë segmente rrugësh dhe hapesira të jetës, duke shpalosur edhe fatet e dhjetëra personazheve që gelojne brenda ketij libri te shkruar me nivel mjaft të lartë artistik, nga ky autor i mirënjohur i letrave shqipe.
Herbare jerëzore - Vulnet Mato

Jeta ka ligjet e saj të patolerushme, të cilat, nëse nuk zbatohen, fati i njeriut është tragjik. Në tregimin “Dashuri brenda varrit” fjalet e gruas se viktimes, janë si bisturi në plagët e hapura të një rrethi të tërë familjar. Autori shpalos idenë, se zgjedhja e njeriut për të bashkëjetuar, bëhet vetëm një herë dhe kjo para martesës. Kush nuk di të zgjedhë në atë kohë atë që i duhet, pas martesës zgjedh ose shkatërrimin e familjes, ose vdekjen... Ose siç cilësohet nga fjalet e nënës “..Martesa duhet të kuptohet si e shenjtë!” Një ngjarje e zymtë kjo, e cila ka përbrenda thellësi dhe peshë të madhe mendimi që të impresionon.

Dora e prozatorit Mato nuk denon, por lë të kuptohet nga vetë ne lexuesit. Se mungesa e ndjenjes së dashuri, është mungesa e një ushqimi shpirtëror që nuk mund të zëvendesohet me asgjë, por që edhe paga e zhgënjimit prej saj, është tragjedia. Mendja impulsive e njeriut, shpesh është tepër e ndjeshme...me një kthesë 360 gradë.

Tek “Shëmtaraku Misterioz” fjalët e Shanies: “Mua, moj motër, nuk më duhet bukuria që kam vetë, më duhet burrëria, mençuria dhe besnikëria, në atë masë, që e ka Fatmiri, por sidomos shpirti i tij i bukur e fisnik me të cilin ndjehem fare mirë.“ Deklarata e saj është si uji i freskët që spërkat me ndjesi karakteret njerezore, për të fituar edukimin, rritjen dhe ushqimin e filozofisë së vetë jetës.

Stili i fuqishëm individual i këtij krijuesi është unik. Ai luan me harpen emocionale në harmoni me personazhet e tij, duke krijuar nje akord magjepsës, që të lë shijen e një muzikaliteti prej dore të artë.

Drita vibruese e shpirtit të tij të talentuar depërton brenda psikologjisë së shpirtrave, duke u bërë një edukator i tërthortë i tyre. Dora e këtij krijuesi është si vetëtima, që shkruan në të gjithë hapsirën e horizontit dhe ndriçon universin njerëzor.

Një zbulesë e rëndësishme në tregimin “Dashuri Mizore” është zhgënjimi në dashuri, si rezultat i mosedukimit femëror dhe hapave të hedhura keq në fillimet e jetës së një vajze. Akti që zgjodhi personazh kryesor, ishte të vuante në një jetë të rrenuar shpirtërisht, pa dritën e dashurisë së vertetë.

Tregimet e shkrimtarit të afirmuar në këte gjini, Vullnet Mato, kanë nje paisje elektrike të padukshme, që rrezatojnë dritë mbi shpirtin e errët, mbi sytë e realitetit dhe në vetë jetën e secilit nga ne. Ato të bëjnë hërë të mendohesh thellë, herë të tronditesh dhe herë të buzëqeshesh me veten.
Në mbyllje të këtyre reshtave, që më nxiten leximet e tregimeve të tij, dua të them se dora e këtij gjeniu, ka shkëlqyer prej vitesh në letërsinë shqiptare, me burimin e pashtershëm të talentit të tij të spikatur. Urime këtij meteori vezullues shqiptar, që mund të konkurojë edhe pena botërore në yjesitë letrare.
Vjollca Tiku Pasku – debutuese në letërsinë shqipe.


 (Autorja është debutuese në letërsinë shqipe).



ENGJËLL APO DJALL?


TERESINKA PEREIRA

Engjëll apo Djall
ne jemi sipas gjendjes
që sundon zemrën tonë.
Nganjëherë , një ndriçim gjith harmoni
një gjëndje shpirtërore paqësore
qënga yjet e natës
na sjellë ndjenja të bukura
Atëbotë ne ndjehemi si nuk ka më mirë
Nganjëherë...oh, nga një herë
janë lumejt e ndyrësirave

që rrjedhin nëpër venat e botës

dhe ne

vështrojmë kupën qiellore

me neveri

dhe duke qarë

Djalli na plagos njëher para se të largohet nga ne

për të plagosur të tjerë njerëz

Po engjëjt?

Engjëjt gjithmonë i rezistojnë urrejtjes.

TRANS. BY RIZA LAHI

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...