2013-06-02

Si është manipuluar historia e shqiptarëve ndër dekada

Prof. James Pettifer
Historia është se si ne e shohim veten në të kaluarën. Në periudhën post-komuniste në tranzicion në Shqipëri dhe gjetiu në Ballkan, ajo ka qenë një temë e diskutueshme dhe e rëndësishme jo më pak se sa ajo ishte nën komunizëm, apo në sistemet e mëparshme politike. Institucionet ndërkombëtare perëndimore, si Bashkimi Europian, kanë bërë financime dhe janë angazhuar për atë që ka qenë konsideruar si 'modernizim' i historisë komuniste të 'rreme' ose të 'shtrembëruar'i. Arsyeja pse unë i hyra këtij studimi ishte se në realitet është shënuar një ndryshim shumë i kufizuar në drejtim të shkrimit ndërnacional të historisë që nga viti 1990, dhe se shumë shkrime historike post-komuniste shqiptare qëndrojnë në kornizat intelektuale në lidhje me identitetin kombëtar, kryesisht në gjuhësi dhe arkeologji, që u zhvilluan në periudhën komuniste. Për më tepër, disa aspekte të të shkruarit pas viteve1990 kanë mishëruar në të vërtetë fuqishëm konceptimet mbarëshqiptare, për shkak të 'ndreqjes' së historive të Ballit Kombëtar në Kosovë dhe ish-Maqedoninë jugosllave Perëndimore / Republika e Maqedonisë, të ndrydhura nga sistemet arsimore titiste dhe enveriste. Rëndësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arritjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ka të ngjarë të përforcojë analizën e traditave partizane dhe jozyrtare ushtarake në historiografinë shqiptare të Kosovës.

Është e rëndësishme që të sjellim ndër mend se historia shqiptare politike, ekonomike dhe ushtarake gjithmonë ka qenë pak e njohur jashtë vendit, në të vërtetë mund të thuhet se për periudha të gjata vështirë se mund të thuhet se kanë ekzistuar këto njohuri. Studimet e huaja janë përqendruar gjithmonë në historinë kulturore, gjuhën dhe letërsinë, nga përkthimet dhe tekstet letrare të botës veneciane të Buzaut dhe pasardhësve të tij ndaj hulumtimeve shkencore të helenizmit austriak nga Johannes von Hahn në shekullin XIXii. Lexuesit anglezë në gjysmën e dytë të shekullit XIX mund të kenë mësuar për Skënderbeun nga poezia e Henri Uadsuorth Longfellout (Henry Wadsworth Longfellow), ashtu si pesëdhjetë vjet më parë Bajroni kish përcaktuar një imazh të Shqipërisë në veprën e tij. Nuk do të kishte qenë e mundur për ta që, në të njëjtën kohë, të shkonin në ndonjë librari në Londër apo Nju Jork dhe të blinin një histori të Shqipërisë, të çdo lloji, qoftë ky një libër i mirë apo i keq.

Në shumicën e kësaj tradite kulturore, figura e Skënderbeut, ikona kombëtare e shekullit të pesëmbëdhjetë ka qenë gjithmonë qendrore, duke mishëruar imazhin heroik të rezistencës më të spikatur popullore shqiptare kundër pushtimit osman. Para tij në gojëdhëna kishte vetëm shtypje, disfata, mister dhe pasiguri. Këta faktorë negativë u rishfaqën pas vdekjes së tij, me vendosjen e qindra vjetëve të sundimit osman. Pas Skënderbeut, shqiptarët u 'zhdukën' në Perandorinë Osmane, për t'u rishfaqur në traditën letrare angleze në periudhën romantike nëpërmjet Bajronit dhe përshkrimeve në poezitë e tij në oborrin e Ali Pashë Tepelenës. Në Francë, një autor si Pukëvili (Pouqueville) kreu të njëjtin rol. Pas rënies së Ali Pashës ndodhi një tjetër eklips i shkurtër, dhe pastaj historia shqiptare 'filloi përsëri' të flasë, në këtë perceptim, në periudhën e Rilindjes të mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë që përkon me ripërtëritjen e ndjenjave kombëtare me formimin e Lidhjeve të Prizrenit dhe të Pejës, pas vitit 1878. Kongresi i Berlinit pa mbërritjen e çështjes shqiptare në stadin diplomatik europian. Një brez pas saj erdhi shfaqja e ngadaltë dhe e pasigurt e shtetit të ri kombëtar shqiptar pas rënies së sistemit otoman iii.

Pas pavarësisë në vitin 1912 dhe dështimit të aspiratëse për bashkimin kombëtar të shqiptarëve në konferencat e mbajtura para Luftës së Parë Botërore, historia shqiptare u përfshi në krizën rajonale që gllabëroi Ballkanin gjatë dhe pas konfliktit botëror. Mbijetesa e kombit ishte problematike dhe pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një shtet të pavarur shqiptar në periudhën e negociatave të Traktatit të Versajës, kishte të ngjarë që ky territor të ishte ndarë midis Greqisë dhe Serbisë. Historia e periudhës midis luftrave është e njohur mirë, me monarkinë e brishtë zogiste që po gëlltitej nga Italia fashiste e Musolinit në vitet 1930.iv Çfarëdo interpretimesh që janë bërë për atë periudhë, në kuptimin e atmosferës së përgjithshme të historiografisë, duhet thënë se imazhet heroike ishin të pakta. Vetëm në historinë e Kosovës kanë zenë vend episode të tilla dhe këtu flitet për martirizimin, me figura të tilla si Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, të cilët luftuan për nacionalizmin shqiptar parimor, duke humbur jetën e tyre në rrethana poshtëruese dhe të vështira.

Por me Luftën e Dytë Botërore, pushtimi nga forcat e Boshtit i Shqipërisë dhe Kosovës siguruan një terren ku diskutimi tradicional i rezistencës heroike ndaj pushtimit kombëtar mund të rifillonte. Ushtria komuniste partizane u përshtat me sukses ndaj instinkteve natyrore të pjesës më të madhe të shqiptarëve kundër forcave të Boshtit, duke zhdukur forcat e tjera të rezistencës, dhe bëri një rezistencë të shquar ushtarake në vitet 1943-1944 për çlirimin e kombit. Duke vepruar kështu, natyrshëm kryen edhe një luftë civile kundër nacionalistëve jo komunistë të bazuar kryesisht në veri të vendit, disa nga të cilët, si familja Kryeziu kishin qenë patriotë dhe që nuk kishin bashkëpunuar me forcat e Boshtit.

Ushtari partizan si individ u bë hero universal, ndërsa nga ana tjetër vetë Partia Komuniste përvetësoi heroiken, pasqyrimin e një kombi të vogël dhe të shtypur që gjeti sërish forcën, për të luftuar kundër pengesave të mëdha të forcave të huaja, dhe për t'i kapërcyer ato. Por ndërsa partizanët padyshim që dominuan forcat e rezistencës në Shqipëri, dhe triumfuan, në Kosovë dhe Çamëri dhe në trevat me shumicë shqiptare në atë që u bë Republika Socialiste e Maqedonisë në kuadër të Jugosllavisë së dytë, historitë në këto vende të ndryshme ishin shumë të ndryshme. Në Çamëri / Threspoti në Greqinë veri-perëndimore popullsia e mbetur shqipfolëse u dëbua ose u vra në vitin 1944 mbi bazën e bashkëpunimit të pretenduar me forcat e Boshtit nga milicia e djathtë e Napoleon Zervës, ndërsa në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore vetëm shumë pak shqiptarë etnikë kishin qenë aktivë me partizanët titistë. Shumica kishin qenë të lidhur me lëvizjen nacionaliste të pavarur të Ballit Kombëtar e cila u mund dhe u arratis. Kishet partizanë çamë, siç thekson Enver Hoxha në librin e tij mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke "Dy popuj miq", por ata ishin të paktë në numër dhe në situatën kaotike ushtarake në Epir ndërsa fuqia e Boshtit mori fund, çamë të tjerë luftuan në ushtrinë e rezistencës komuniste ELAS dhe disa me Ushtrinë Komuniste Demokratike në fazat e mëvonshme të Luftës Civile greke. Numri i vogël i luftëtarëve partizanë shqiptarë të Kosovës, më i shquari ndër të cilët, Fadil Hoxha u bë më vonë udhëheqës i Lidhjes së Komunistëve në Kosovë, kishte për të kapërcyer trashëgiminë e vështirë të pjesëmarrjes shqiptare në Kosovë në Divizionin SS nazist 'Skënderbeg', i cili ishte përdorur kundër partizanëve malazezë në fazën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në Kosovë lideri më i aftë ushtarak i partizanëve shqiptarë etnikë, Kolonel Qemal Brovina u radhit në vitin 1948 me ata që ishin në favor të linjës ruse dhe ai u arrestua nga policia sekrete e Titos dhe u burgos në kampin e punës Goli Otok në Adriatik.v

Në vitin 1945, komunistët shqiptarë trashëguan këtë histori të vështirë.vi Kjo ishte një histori e pranisë kulturore dhe letrare në Perëndim, si dhe një prani antropologjike e hulumtimeve të udhëtarëve të hershëm si Mary Edith Durham, ashtu si historia mbizotëruese e Serbisë në botën anglisht-folëse ishte (dhe mbetet) ushtarake, 'roje te porta' siç tregon titulli i librit të midis luftërave të R.G. Laffan.vii Ajo kishte qenë paraprirë nga vepra të shumta, pak a shumë libra propagandistikë mbi marrëdhëniet britaniko-serbe në periudhën e Luftës së Parë Botërore. Një titull domethënës është ai "Serbia - Parajsa e të varfërit" i Herbert Vivian.viii Vështirësitë e periudhës së Zogut dhe rënia e kombit nën shtypjen e Italisë fashiste të Musolinit i shtuan vështirësitë për historianët. Kishte pak histori të 'mirë' për t'u rrëfyer në shekullin e njëzetë pas Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë në vitin 1912. Në kuptimin e ndarjes me periudha, kemi një shekull të nëntëmbëdhjetë të shtrirë dhe shumë 'të gjatë' në historinë shqiptare, duke filluar nga rreth 1810-a dhe përhapja e njohjes së Ali Pashës, deri në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, e cila u fitua vetëm në shekullin e njëzetë më 1912. Për studiuesit britanikë të fokusuar mbi origjinën dhe zhvillimin e idealit kombëtar jugosllav, periudha e ringjalljes kombëtare shqiptare, Rilindja dhe Pavarësia, nuk dha një figurë të vetme heroike të 'babait themelues' për t'u krahasuar me Vuk Karaxhiçin në historinë kulturore serbe. Heronjtë shqiptarë të Kosovës ishin luftëtarë, aktivistë, si Isa Boletini dhe Hasan Prishtina, sikurse kishte qenë në të vërtetë edhe Skënderbeu. Shkrimet e historianit të madh prusian Leopold von Ranke krijoi një model të ngjashëm të perceptimeve në botën gjermanike, ku studimi i tij për shfaqejn serbe dhe malazeze nga botët otomane dhe veneciane në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, krijuan kredencialet 'heroike' të këtyre kombësive si faktorë kryesorë në Ballkanin pas Napoleonit.ix

Në vitet e pas Traktatit të Versajës dhe marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu (i cili më vonë u bë Mbret), pak shkrime të konsiderueshme historike u prodhuan në Shqipëri. Tradita historike ishte ende kryesisht gojore, kjo ndodhte më së shumti edhe ne Jugosllavinë e sapo-krijuar. Ishte koha e veprës me krijime të zgjedhura të folklorit epik të Lordit Albert, Milman Parry-i e të tjerëve, ndërkohë që veprat epike i tejkalonin kufijtë kufijtë bashkëkohorë të kombit, sikurse tregon përzgjedhja e Parry-t për kufijtë aktualë shqiptaro-malëzezë dhe serbë. Këto krijime epike ishin në një kuptim real, historia e etnosit në këndvështrimin Rankeian. Shtysë themelore e qeverisë së re komuniste pas vitit 1945 ishte për ta vënë historinë, ashtu si dhe pjesët e tjera të shoqërisë, në baza "shkencore". Kjo bëhej për të kombinuar me fushatat kundër analfabetizmit masiv - para vitit 1939 vetëm një pjesë e vogël e popullsisë mund të lexonin dhe shkruanin, ndërsa arsimi i mesëm dhe i lartë nuk mund të imagjinoheshin jashtë disa qyteteve më të zhvilluara si Korça dhe Shkodra, madje në një farë mase edhe në kryeqytetin Tiranë.

Në zonat rurale dhe malore, analfabetizmi ishte thuajse masiv. Kjo fushatë kundër analfabetizmit bëri që të dukeshin disa përparime të ndjeshme drejt modernitetit në disa fusha. Në zhvillimin e arsimit të lartë, pas vitit 1955, në disiplinën kryesore të historisë së lashtë të arkeologjisë ishin shënuar përparime. Ata u ngritën mbi përpjekjet e paraluftës të arkeologëve të huaj si Ugolini në Butrint dhe Leon Rey në Apolloni, të cilat u morën përsipër nga një brez i ri i studiuesish vendas, si Hasan Ceka. Ky hulumtim u përqendrua në objektivin e përforcimit të origjinës ilire të popullit shqiptar, si dhe të fillesës së tyre.x Pra, në shumë mënyra, kjo shënoi sjelljen e çështjeve bashkëkohore kombëtare në traditën intelektuale shqiptare. Puna ndoshta mund të krahasohet me vendosjen e gurëve të themelit për një ndërtesë të madhe, që kishte të bënte me ndërtimin e një historie në vazhdimësi të aktivitetit dhe arritjeve shqiptare. Ilirët ishin kooptuar në 'idealin heroik' të komunizmit në të tashmen shqiptare, me gjithë implikimet e zakonshme të një etnosi që luftonte kolonizimin e jashtëm nga Greqia dhe Roma. Por sigurisht, dihet pak për shumë aspekte të shoqërisë ilire, pasi ata fare pak gjëra të shkruara kanë lënë pas. Kështu ata kanë kontribuar ndjeshëm në bërjen heroike, por pjesërisht mitike - të imazhit të së kaluarës shqiptare, ndërsa disa figura të shquara të botës klasike dhe atë para-klasike, si mbreti Pirro i Epirit, ishin quajtur proto-shqiptarë.

Pirro është simbolikisht i rëndësishëm, pasi e kaluara e tij ishte e lidhur me rezistencën ndaj pushtimit të huaj dhe mbrojtjen e territorit të vendit, një temë kryesore politike kjo për komunistët shqiptarë gjatë gjithë periudhës së sundimit të tyre nga viti 1945 deri në 1990. Regjimi komunist mund të thuhet se ka pasur disa suksese të vërteta në këtë drejtim, ndërsa arsimi shqiptar deri në ditët e sotme i ka pranuar këto 'zbulime', si pjesë e urtësisë së pranuar kombëtare dhe që është tërësisht e pakundërshtueshme. Rrëfimi i komunistëve ka vazhduar të mbetet një rrëfim kombëtar edhe gjatë viteve të gjata të qeverisë së djathtë të Dr. Sali Berishës në periudhën post-komuniste. Është ndoshta domethënëse se statuja e madhe e Partizanit heroik që simbolizon çlirimin e qytetit ka mbijetuar në qendër të Tiranës gjatë periudhës së Berishës, pa shqetësim, ndërkohë që pothuajse të gjitha monumentet e krijuara gjithandej në kohën e Partisë së Punës janë shkatërruar, duke përfshirë edhe të gjitha statujat e vetë Enver Hoxhës. Partizanët me imazhin e tyre heroik vendor kanë mbetur të ngulitur në një mënyrë të ndershme në shkrimet historike si dhe në artin publik historik dhe praktikën ikonografike. Polemikat e forta mbi përpjekjet e qeverisë së parë Berisha ndërmjet viteve 1992 dhe 1996 për të modernizuar mozaikun në pjesën ballore të Muzeut Kombëtar në Tiranë kushtuar Luftës së Dytë Botërore e ilustrojnë më së miri këtë situatë. Kjo sigurisht nuk është e vërtetë për periudha të tjera të historisë kombëtare, siç demonstrohet me një pamje nënçmuese nga autori i shquar Ismail Kadare për të gjithë periudhën osmane të historisë shqiptare. Kur në vitin 1996 qeveria turke pagoi për ngritjen e një statuje në qendër të Tiranës, për një Pasha të shquar që kishte kontribuar në themelimin e qytetit osman, këshilli i qytetit u kritikua gjerësisht pse e lejoi atë.

Në Kosovë dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë situata me shkrimet historike ka qenë mjaft e ndryshme. Në këto hapësira që nga viti 1990, historia e periudhës së Luftës së Dytë Botërore ka ndryshuar tërësisht, kështu që në një qytet të rëndësishëm si Tetova, ekziston vetëm ai rrëfim që mund të quhet 'ballist' dhe në mësimdhënie nëpër shkolla dhe në tekstet e reja, si dhe në studimet vendore të bëra kohët e fundit nga historianët shqiptarë të Maqedonisë, pothuajse pa përjashtim mishërojnë tregimin ballist. Në Gostivar dhe në treva të tjera perëndimore të FYROM-it/Republikës së Maqedonisë statujat partizane janë dhunuar dhe shkatërruar shpesh gjerësisht. Tradita partizane këtu, ashtu si në pjesën më të madhe të Kosovës, është parë nga shqiptarët si 'sllavokomuniste', ku raca, etnia dhe një opinion marksist janë shkrirë në një. Në përdorimin e këtij termi, nacionalistët shqiptarë mbi të Djathtën politike duken të pavetëdijshëm pasi ata janë duke përdorur një term që është shpikur në Greqinë nacional-shoviniste të Metaxasë; transferimi i kuptimit nga zbulimet arkeologjike rreth Ilirisë së lashtë te shkrimet historike ka qenë i vështirë.

Në qendër të praktikës komuniste ishte kërkimi për histori të 'mirë' kombëtare, siç tregohet më lart. 'Mirë' domethënë 'heroike'. Historia e lashtë ishin transformuar nga arkeologët nga 'keq' - imperializmi i lashtë grek dhe pushtimi romak - në 'mirë' ku kishte tani një shfaqje të botës indigjene 'ilire' - edhe pse lidhja e saktë me shqiptarët moderne është e mezidukshme për disa. Por antikiteti i vonë dhe periudha mesjetare ishin shpesh të panjohura, me vetëm përcaktimin e një populli shqiptar në njëfarë mënyre. Periudha e Skënderbeut u pasua nga e ashtuquajtura 'zgjedha osmane'. Arkeologjia shkencore ishte ndoshta trashëgimia më e qëndrueshme e periudhës së hershme komuniste. Ajo ndryshoi ekuilibrin e gjithë rrëfimit, siç është provuar bota klasike në Shqipëri, ku lavdia greke dhe romake në një qendër si Butrinti është ndërtuar në fakt fizikisht mbi muret e lashta ilire. Kjo i kujtonte Enver Hoxhës dhe bashkëpunëtorëve të tij se Shqipëria ishte e rrethuar nga fqinjë armiqësorë, sidomos Greqia, e cila shpesh kërkon të denigrojë trashëgiminë e lashtë ilire dhe kjo ishte dhe ende është e lidhur me disa mendje ekstremiste greke për ambiciet irredentiste për të aneksuar pjesë të Shqipërisë jugore. Nëse e kaluara e lashtë ishte edhe ilire, si edhe greke dhe romake, Shqipëria ishte më e sigurt si një shtet. Kështu, kur historia nacionaliste e kombeve të tjera të Ballkanit si Kroacia ishte ngritur gjithashtu mbi 'Ilirianizmin', diku tjetër ai ishte pjesë e një narrative të shekullit të nëntëmbëdhjetë, që më vonë u modifikua ndjeshëm dhe aspektet ilire ose u zbehën, ose u braktisën krejtësisht nga periudha e Traktatit të Versajës, në Shqipëri nuk ishte ndërtuar ashtu siç duhej mbi baza racionale deri pas vitit 1945. Ndërsa arkeologjia, ndryshe nga gjuhësia, është gjithashtu një temë gjerësisht popullore studimi nga akademitë dhe universitetet e huaja, ndërsa lidhjet me diskutimet popullore mbi ndërtimin e identitetit kombëtar në rrugë gjuhësore nuk janë bërë. Ka me qindra programe në televizionet europiane dhe amerikane çdo vit të frymëzuara nga zbulimet arkeologjike, por pak ose asnjë nuk ka që të lidhet me shkencat gjuhësore.

Si u kapërcyen këto boshllëqe dhe pengesa? Historia që jepej në shkolla dhe tekstet mësimore ishin një problem parësor. Në mungesë të një universiteti funksional në Tiranë për disa vjet pas 1945-s, çështjet e mësimdhënies së historisë në arsimin e lartë ishte urgjente. Pas shkëputjes me Titon në vitin 1948, imazhet pozitive të jugosllavizmit, në kuptimin më të gjerë, u hoqën nga programet mësimore. Gjithsesi, një dimension 'grek', ishte ruajtur. Zbulimet arkeologjike tregonin se ishte e pamundur të lije pas dore rolin e kolonizimit klasik grek në sjelljen e urbanizmit dhe 'qytetërimit' në trevat jugore shqiptare. Por ndoshta më i rëndësishëm ishte roli i shqiptarëve në Luftën greke të Pavarësisë. Kjo prodhoi imazhe heroike për të rinjtë e pjesëmarrjes shqiptare (udhëheqja shqiptare në disa vende, si në ishujt Hidra dhe Spetses, ose pjesë të Epirit jugor) në luftën për pavarësinë greke si edhe në luftën e gjatë anti-osmane. Imazhet ishin gjithashtu tradicionalisht të përshtatshme si, fjala vjen, për luftën e burrave (apo grave, siç ishte rasti i Bubulinës, heroinë detare arvanitase në ishullin e Spetses në Gjirin e Saronikut) që me armë në dorë luftuan kundër një okupatori të huaj. Për Hoxhën dhe komunistët kjo ishte një histori shumë e dobishme. Heroikja kishte hyrë në tregimin modern nacionalist. Megjithatë, edhe në këtë periudhë ka pasur vështirësi. Figura e tmerrshme e Ali Pashës paraqet probleme për historiografinë shqiptare. Ai ishte padyshim 'shqiptar' në kulturën e tij të përgjithshme, por ai ishte gjithashtu një epirot që fliste mirë greqisht dhe ishte një tiran autoritar dhe shtypës i popullit. Edhe në vitet 1990 ishte e mundur të shihje vendbanimet e braktisura në Shqipërinë jugore që kurrë nuk qenë rindërtuar pas luftërave midis bejlerëve në periudhën e sundimit të tij dhe zhvillimet e mëvonshme kaotike.

Në pedagogjinë hoxhiste u përshtat një metodë shumë autoritare, nga 'lart poshtë' e 'ndriçmit' kombëtar. Një format me 'pyetje dhe përgjigje' ishte miratuar në mësimdhënien e historisë në shkolla, të cilat nxënësit i mësonin përmendsh. Kishte përgjigje 'e drejtë' dhe 'gabim' në të gjitha problemet historike, ndërsa nuk ishte inkurajuar debati i bazuar në dëshmi. Debati në arsimin e lartë ishte gjithashtu i rrallë, edhe në Universitetin e Tiranës, pasi ai u krijua, ndërsa hulumtimet objektive historike, përveçse në arkeologji, nuk ekzistonin. Përgjigjet ishin shpesh të kufizuara sa dhe pyetjet, ndërsa disa aspekte të teksteve shkollore të historisë në fillim të periudhës komuniste kanë një cilësi fetare që mund të shihet më shumë si një kundërmim i mësimit fetar se sa mësimdhënie normale e historisë. Kjo, sigurisht, mund të vërehet se nuk ishte e re në kulturën shqiptare, apo një produkt i prioriteteve marksiste-leniniste apo politikës enveriste. Thënia e famshme e nacionalistëve të shekullit të nëntëmbëdhjetë se 'Feja e shqiptarit është Shqiptaria' e përmbledh këtë mjeshtërisht. Të kuptuarit e studimit historik është kështu në njëfarë kuptimi hegelian, me shpalosjen e një shpirti kombëtar shqiptar, i cili ka ngjyrime të ndryshme fetare. Arkeologjia u bë teologjia praktike e historisë kombëtare. Me gjuhësinë, ishte vendimtar krijimi shkencërisht i themeleve ilire të tablosë kombëtare.

Ajo është gjithashtu një perspektivë thellësisht elitiste, sepse fryma kombëtare mund të jetë në zemrën e të gjithëve, por jo edhe në aftësitë e tyre intelektuale. Ndërmjetësit e arsimuar ishin të domosdoshëm. Para vitit 1945 ata thuajse nuk ekzistonin. Në periudhën zogiste, edukimi shkollor kishte qenë i kufizuar për elitën vogël urbane, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Korçë dhe Elbasan. Nën regjimin e Hoxhës, u ndërmor një fushatë masive arsimimi e përhapur në të gjithë vendin, duke ndjekur në shumë mënyra atë që kish ndodhur në Rusi pas revolucionit bolshevik, apo në Kinë pas vitit 1949. Në aspektin e të kuptuarit popullor të historisë, tradita gojore mbeti shumë e rëndësishme, si kudo në Ballkan, kështu që fëmijët e vegjël në shkollë mësonin se si të shkruanin fjalët e këngëve që kishin mësuar tashmë në prehërin e gjysheve të tyre. Një rrëfim i unifikuar dhe i zhvilluar i historisë kulturore dhe gjuhësore ishte një thirrje më shumë për të përforcuar ndërgjegjen kombëtare dhe për të mbuluar problemet e të kaluarës politike dhe ushtarake. Por sigurisht kjo traditë gojore ishte ajo e 'shqiptarëve', jo e 'Shqipërisë' së pas vitit 1912 . Partia e Punës e Shqipërisë u bë ndërmjetësja që interpretoi frymën historike kombëtare pas vitit 1945, dhe që nuk do të duronte dot kundërshtime për interpretimet që bënte, por mbijetesa e traditës së madhe historike gojore do të zbuste kuptimin e rolit të tyre, për, fjala vjen, figura të tilla si Skënderbeu dhe Isa Boletini që ishin heronj të gjithë shqiptarëve, sikurse tregon statuja madhështore e këtij të fundit, që u ngrit në periudhën komuniste në qytetin përgjithësisht anti-komunist verior të Shkodrës.

Kështu mendimi i intelektualëve komunistë pas vitit 1945 në shumë çështje historike dhe kulturore ishte i padallueshëm nga ai i shumicës së njerëzve, ndonëse shumë njerëz nuk e pëlqyen instalimin e komunizmit. Kjo mund të ndihmojë për të shpjeguar se atë që kanë shprehur shumë vëzhgues të huaj për mbijetesën e diktaturës Hoxha më shumë se sa pritej, në periudhën e krizës së përgjithshme të regjimeve komuniste të Europës Lindore në vitet 1980, që kulmoi me rënien dramatike të viteve 1989-1990. Ajo gjithashtu ndihmon për të shpjeguar vështirësitë që ekzistojnë ende në historiografinë kombëtare. Komunistët nuk kishin asnjë problem me historinë kulturore; në fakt ata e kanë përdorur atë me zgjuarësi për qëllimet e tyre. Ajo u plotësua shpejt nga historia ushtarake e cila pas viteve 1950 shpejt u bë shumë e rëndësishme. Kjo gjithashu reflektoi një ngushtim të pikëpamjeve, një refuzim të mbarëshqiptarizmit në përkufizimin e çështjes kombëtare. Për Partinë e Punës, historia ushtarake, thuajse ekskluzivisht ajo e partizanëve në Luftën e Dytë Botërore ngushtoi fokusin mbi Shqipërinë dhe përjashtoi përfundimisht Kosovën dhe shqiptarët e tjerë fqinjë në një masë të jashtëzakonshme, kështu që në botimet e mëvonshme të historisë zyrtare të Partisë së Punës së Shqipërisë nuk përmendej Kosova. Historia e shqiptarëve në Ballkan në përgjithësi u ngushtua dhe u zhvendos në historinë e vetëm Shqipërisë. Rrëfimi ishte dominuar gjithmonë nga luftërat vendore dhe rezistenca ndaj sundimit të huaj, sidomos atij osman, natyrisht. Rezistenca komuniste partizane ndaj pushtimit të Boshtit në Luftën e Dytë Botërore ishte parë si trashëgimtarja e vetme legjitime e kësaj tradite. Megjithatë, ajo nuk mund të jetë një zëvendësim për një histori koherente kombëtare që mbulon periudhat shumë më të hershme dhe, mbi të gjitha, përvojën historike të shqiptarëve gjatë shekullit të njëzetë, të cilët deri në Luftërat Ballkanike (1912-1913) kishin jetuar së bashku në sistemin osman pa ndarje nga kufijtë e rinj shtetërorë. Në tekstet komuniste, ka pasur shumë, shumë mangësi.

Çfarë ishte lënë jashtë qëllimisht, si periudha me disa nga aspektet jo 'heroike'? Kjo ishte një periudhë madhore. Kjo është periudha e antikitetit të vonë dhe Bizantit. Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij ndiheshin komodë me botën arkaike dhe antikitetin klasik, siç u tregua më lart, ndërsa origjina 'ilire' e disa perandorëve të vonë romakë ishte gjithashtu e dobishme. Por pastaj dolën vështirësitë. Bizanti ishte një entitet i pakëndshëm për nacionalistët shqiptarë dhe intelektualët marksistë. Kjo ishte një perandori transnacionale me greqishten si gjuhë e saj kryesore, kristianizmi ortodoks jo vetëm ishte fe kryesore, por edhe që mishëronte në thelbin e vet strukturat shtetërore si dhe aparatin ideologjik të shtetit. Në Bizant, pasardhësit e ilirëve në antikitetin e vonë dhe në periudhën e hershme mesjetare, proto-shqiptarët, janë praktikisht të padukshëm. Njohuritë moderne bizantine që shpesh theksojnë kontradiktat dhe diversitetin brenda Bizantit dhe më pak përqendrohen në rolin e gjuhës greke nuk janë ende evidente. Edhe pse fjala "shqiptar" shfaqet për herë të parë në një kronikë bizantine, ne dimë pak për këta njerëz të cilët me të vërtetë ishin. Vepra prej dijetari e Alain Ducellier në Francë dhe historianë të shumtë në Shqipëri e kanë ndryshuar tani këtë, por zbulimet e tij nuk ishin në dispozicion të historianëve shqiptarë deri pas viteve 1960. Është gjithashtu e vërtetë se Ducellier ishte një nga themeluesit e historisë së Adriatikut, po aq sa dhe historisë së Shqipërisë. Shqipëria e tij dhe shqiptarët janë një popull bregdetar, më shumë se një popull malësor, dhe kjo është e rëndësishme në diskutimin e disa çështjeve që përfshijnë formimin dhe ndërtimin e identitetit kombëtar modern. Çështja qendrore me Bizantin pas vitit 1945 për intelektualët shqiptarë ishte ajo "greke" në një kuptim shumë të veçantë, kur roli i trashëgimisë ortodokse të besimtarëve kryesisht jugorë ishte e vështirë për t'u trajtuar për Hoxhën dhe Partinë e Punës. Shumë besimtarë ortodoksë kishin luftuar si shqiptarë patriotë kundër pushtuesve të Boshtit dhe disa kishin qenë heronj dhe heroina partizane. Shumë familje jugore përfshinin si anëtarë të familjes që ishin praktikues të besimit ortodoks dhe gjithashtu anëtarë të Partisë së Punës. Ata erdhën nga pjesa e vetme e Shqipërisë, në jug, ku kishte mbështetje aktive dhe të rëndësishme popullore për komunizmin, ndryshe sidomos nga katolikët të përqendruar në qytetin e Shkodrës dhe në veri-perëndim të vendit. Disa anëtarë të minoritetit grek ishin bërë edhe komunistë aktivë, si në nivel lokal në zonën e minoritetit në jug-perëndim, ndërsa disa edhe në organet më të larta të Partisë së Punës. Por vetë Greqia nën qeverinë e saj monarkiste pas përfundimit të Luftës Civile në vitin 1949 ishte një armik kryesor i Shqipërisë, ndërsa teknikisht ekzistonte një gjendje lufte midis dy vendeve (dhe vazhdon ende në kohën e këtij shkrimi). Shqipëria kishte strehuar refugjatët grekë pas disfatës së Ushtrisë Demokratike në vitin 1949, si dhe kishte dhënë në forma të ndryshme ndihmash praktike, ndërkohë që konflikti i Luftës Civile ishte në zhvillim e sipër. Refugjatët çamë kishin vërshuar në jug të Shqipërisë pas vitit 1944 dhe në popullatën e përgjithshme ata kanë mbetur në kujtesë si një nga aktet më të këqija të nacionalizmit dhe irredentizmit grek.xi

Periudhat e tjera prodhuan pak histori të dobishme, nga pikëpamja e enveristëve, por kjo nuk ndali prodhimin e koncepteve historike, vlera e të cilave është e dyshimtë. Mbretëritë feudale (në qoftë se kjo nuk është një fjalë e dalë mode) të Arbërit sigurisht kanë ekzistuar, por në atë kuptim që ata ishin shqiptarë (ose 'Mbretëri', ose 'Feudale') shpesh është e paqartë. Koncepti rrjedh nga statusi kanonik i shkrimeve të George Ostrogorskit (dhe shumë të tjera europiano-lindore) në historinë shqiptare të kësaj periudhe.xii Historianët zyrtarë të periudhës së Hoxhës, Arben Puto dhe Stefanaq Pollo i bazojnë pikëpamjet e tyre të periudhës në ato të Ostrogorskit dhe në një mënyrë të veçantë jokritike. Në periudhën osmane historia e elitës shqiptare nën Perandori, me asimilimin e tyre efektiv dhe përdorimin e gjuhës turke, do të thotë se historia e tyre është pjesë e asaj bote osmane, ndërkohë që në trojet shqiptare pjesa më e madhe e prodhimit letrar mbështetet jashtëzakonisht në traditën gojore dhe praktike.

Kështu historiografia shqiptare në periudhën aktuale është përballur me shumë çështje të pazgjidhura, ndoshta më e rëndësishmja qëndron në paqartësinë rreth asaj se sa larg historia e shqiptarëve brenda kufijve të shtetit aktual me të vërtetë është e pavarur nga ajo e shqiptarëve farefisnorë në shtetet fqinje dhe me historinë më të gjerë të shteteve fqinje në përgjithësi.xiii Vendet ballkanike janë marrë shumë më gjatë se qeveritë komuniste për të zgjidhur këto çështje komplekse nga sa mund të pritej, ashtu siç është harxhuar më shumë se sa mund të pritej në vitet 1990 për rajonin në ecjen drejt demokracive të qëndrueshme e të pavarura.

PORTRET PËR NJË ISH NXËNËS: MËSUESI U GËZOHET ARRITJEVE TË NXËNËSIT TË TIJ

Nga Faik Berisha
Miq të dashur, ka kohe që e kam nis në mediat e shkruara këte reportazh për takimin tim me Shefqet Dibranin, prandaj po ua nis edhe juve për ta publikuar ne faqet e internetit! Praprakisht i falenderoj të gjithë ata që e publikojnë, ndërsa u kërkoj falje për bezdisjen e mundshmë. me shume respekt!Në Foto
Shkrimtari Shefqet Dibrani në një promovim libri  
PORTRET PËR NJË ISH NXËNËS:
MËSUESI U GËZOHET ARRITJEVE TË NXËNËSIT TË TIJ
1. Më 8 tetor 2012, diku rreth orës 10:15 min. në shëtitoren "Nëna Terezë" në kryeqytet, fare rastësisht takoj ish nxënësin tim Shefqet Dibrani. Më kishte marrë malli për te, pasi kishte vite që nuk e kisha parë. U përshëndetem siç përshëndetet mësuesi me ish nxënësin e tij. Dhe pasi u falëm, aty pranë në njërën nga kafenetë u ulem për të pirë nga një kafe. Shefqeti ishte i gëzuar se kishte ardhur në Kosovë. Ti e di mësues se unë nuk jetojë pa Kosovën mu drejtua me një "ti" të rëndomtë. Ai edhe kur ishte nxënës gjithmonë kështu drejtohej me "ti", jo veç me mua, por me gjithë personelin e shkollës sonë, duke përjashtuar drejtorin dhe punonjësit teknik. Bile më kujtohet kur e kam pyetur pse sillesh kështu i lazdruar?! Ai, fare qetë ma pat kthyer: "A nuk qenka i mjaftueshëm respekti në orën mësimore?", e kjo ishte e vërtetë, aq sa ishte e vërtetë dashuria e tij se "nuk mund të jetoj pa Kosovën", në kohën kur të tjerëve ky vend u ka dalë për hundësh, megjithatë është mirë kur dikush e do këtë vend!
Sigurisht për ta ndërruar bisedën, ai nxori nga xhepi celularin "iPhone", dhe mi tregoi "Gurët e varreve" që atyre ditëve ua kishte rregulluar prindërve të tij. Mësues kanë kaluar 13 vite nga prilli i kobshëm që mori babain, dhe ja vetëm tani e kreva edhe një "detyrë shtëpie", u shpreh tamam ashtu siç mund të flet njeriu kur nga krahu heq një barrë që e ka të ngarkuar. Më pas më tregoi edhe ca gjëra të "shtëpisë në katund" siç shprehej ai. Ishte i entuziazmuar, kurse unë nuk doja ta ndërprisja, bile tha se "këtë fund jave i pata bijat", kam një motër të cilën e mora në të panë dhe qeshi sa nuk bëhet më... po këto gjëra e bëjnë të rëndësishme jetën e njeriut... e më pas ktheu bisedën me pyetjen për jetën dhe punët e mia.
Jam i pa punë, i thash, për të të mos thënë se jam pensionist. Kështu me shaka iu përgjigja edhe unë. Fëmijët janë rritur dhe kanë jetën e tyre, unë me gjërat e ditës, lexoj vazhdimisht, por gëzohem kur i lexoj librat e nxënësit tim, u shpreha me dashamirësi. Pastaj i fola për krijimtarinë e tij ku më dëgjoi me vëmendje. Po autori është person publik, e ai mund ta mat vetën me interesimin e lexuesit për librat e tij. Si të them u shpreh ai: Këtu në Kosovë, përjetohen deficite, kurse në Evropë dhe Amerikë, duke mos përjashtuar as Shqipërinë gjërat kanë ecur më mirë, prandaj s'kam pse të ankohem. E sheh si janë krijuar klanet, jo vetëm në politikë, po kudo të cilat po bëjnë kërdinë, megjithatë karshi angazhimit tim për t'i shpërndarë, librat kanë qarkulluar mirë, bile mjaftë mirë, u shpreh i bindur.
Në ndërkohë i ra cingërima e telefonit, dhe si në një orë mësimore, ne detyrimisht u ndamë për t'i ruajtur kujtimet për nxënësin tim!...
2. Gjatë rrugës për në shtëpi, blova edhe njëherë tërë bisedën, sepse tek ai pash një individualitet të kompletuar dhe përplot ide pozitive, për vete dhe të tjerët, e ky gjest më shtyri tu rikthehem disa pikëpamjeve që gjenden nëpër librat e tij. 
a). Poezia që krijon Shefqet Dibrani, ka një vlerë që kalon mesataren e asaj që i thuhet poezi e sotme shqipe, por më duket se prezenca publike e poezisë që krijon ai është nën çdo mesatare, madje as "poema e bukur kushtuar Rugovës" që është një krijim i rrallë, nuk është përfshirë në librat që i kushtohen Ibrahim Rugovës, sikurse as "elegjitë" e shumta nuk janë përfshirë nëpër monografitë që u kushtohen këtyre heronjve për të cilët ai ka shkruar. 
b). Pastaj kritika letrare e tij e përmbledhur në librin "Libra dhe mbresa", nuk është dashur të heshtet nga shtresa intelektuale e akademike e Kosovës, pasi dihet se pikërisht ajo kritikë ka ndikuar që të themelohet në Amerikë një rrymë e re letrare e quajtur "PROTONIZËM". 
c). Është libri "Letrat e Agimit" që ka sjellë një letërkëmbim interesante në mes tij dhe poetit kuksian Agim Spahiu, letra këto të bëra publike me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së poetit, kurse autori dëshmon jo vetëm kulturën e shkrimit të letrave, por libri është dashur të futet si literaturë në fushën e gazetarisë pasi shënon një risi tek ne në Kosovë. ç). Janë edhe dy libra të tjerë me analiza politike "Zhgënjimi ballkanik 1 dhe 2", të cilat e bëjnë këtë autor vizionar, sepse është treguar mjaftë i saktë në prognozimet e tija. 
d). Dhe së fundi është libri "11 Minuta para orës '00", i cili merret kryekëput me zhvillimet politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke mos anashkaluar as segmente të tjera dhe duke mos përjashtuar as individ që kanë qenë të involvuar në këto procese. Libër ky që është pritur mirë në Evropë ku jeton autori, por është heshtur në Kosovë(?!), prandaj pa dashje shtrohet pyetja: Pse?
3. Nuk dua të bëhem i mërzitshëm, por dua të apeloj tek ndërgjegjja e kombit tim, për të cilën nuk dyshoj. Ti respektojmë vlerat dhe individët që kanë bërë shumë për këtë vend, qoftë rasti me nxënësin tim, apo edhe me të tjerët. Është kjo arsye, pse dua të apeloj tek strukturat akademike të Kosovës, tek zyrtarët politik në Kosovë, dhe veçmas po apeloj tek strukturat e LDK-së, për të cilat, nxënësi im, ka shkruar më shumë, të mos injorojnë personalitetet që mund t'i dalin zot këtij vendi. Madje kjo detyrë i takon më shumë se kujt do tjetër vet kryesisë dhe kryetarit të LDK-së z. Isa Mustafa, të hapin debat publik për pikëpamjet e shtruara në librin e tij, pasi debati shkon  në dobi të proceseve demokratike që i duhen Kosovës. LDK-ja duhet ti nderon intelektualët, ti afroj ata dhe tu japi shansin për ta treguar veten. Po këtë gjë mund ta bëjnë edhe strukturat tjera shtetërore, politike, akademike dhe madje edhe ata individ që udhëheqin biznese të suksesshme anë e këndë Kosovës.
Ndonëse nxënësi im nuk u ankua, më takoi mua të flas, si mësuesi i tij, me qëllimin më të mirë për interesin e këtij vendi. Prandaj po apeloj edhe tek mediat e shkruara dhe ato elektronike që të hapin debat për veprat e tilla dhe t'u krijojnë mundësi të flasin mendjet e ndritura të kombit tonë, që i kanë sfiduar vështirësitë për vite të tëra, madje duke dalë fitimtar e duke u treguar të suksesshëm. Vetëm rasti në fjalë thotë shumë, pasi dihet se pa ia krijuar mundësitë e veprimit ai ka arritur ta dëshmoj veten. Shtrohet pyetja: "nëse këtyre njerëzve u krijohen mundësitë dhe u lejohet hapësira e veprimit", çfarë do të kishin bërë për Kosovën! Prandaj, mendoj unë se vetëm duke i nderuar njerëzit tanë do të bëjmë diçka të vlefshme për këtë vend të bekuar nga Zoti!...

Arbenita Azem Babiqi në moshën 14 vjeçare shkroi libër për babain e vet, dëshmor i kombit nga Dabisheci i Gallapit (Gollakut)

Shkruan Asllan Dibrani
Arbenita  Azem Babiqi  poete e re me pretendime  te mëdha  në të ardhmen!
Ishte  koha e luftës  në Kosovë. Kosova i thirri bijtë  e vet ti dalin zot anembanë  saj. Ushtria dhe organizatat terroriste   serrbo- sllave  ditët ditës e  ushtronte  një  platformë  politike  antishqiptare për dhune dhe  përndjekje të serishme  nga  Kosova sikur  në vitet 1875-1878 nga Sanxhaku, rrethi i Nishit dhe Toplicës qe me qindra mija   shqiptare ndoqën , i dogjën dhe i prenë. Po ashtu kjo dhunë  ishte përqendruar edhe në zonat  e Gallapit,   po me theks te veçantë   edhe në fshatin Dabishec të Prishtinës,  në veriun e Kosovës qe përkufizohet me Serbinë. Edhe aty   u formuan celulat e para të UÇK-së  nga një grup  patriotësh  dhe luftëtarësh,  po njeri ndër ta ishte edhe   Azem Hamit Babiqi si student i  Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë,  i martuar me Azemine Maliqin. Azemi  për ta    bërë Kosovën të lirë   e rroku armën  pikërisht atëherë  kur deshi ta shijoj  botën djaloshare të rinisë. Pikërisht atëherë ai i kthej shpinën   fakultetit , gruas ,familjes dhe  karrierës se ëndërruar për ta  mbrojtur Kosovën nga  pushtimi  i egër serb!   Armët   i ngjeshte  këmba këmbës  kundër  armikut që mos të depërtojnë   këmbë serbi  në Kosovë.
Azemit   në frontin    kur ishte   në një ofensivë kundër armikut i  i erdhi lajmi në fushat e betejës  për lindjen e Arbenites ,    me 13 korrik 1998,në mungesën e Azemit  halla  Mirishahja  me  mamanë Azemienen  i vënë  këtë emër  të bukur. Arbenita   Azem Babiqi lindi  në fshatin Dabishec,në Malësinë e Gallapit në fshatin heroik  nga të gjitha kohërat qe i ndezi ndjenjat kombëtare brez pas brezi  ndaj Kosovës martire .
-Kur Arbenita   kishte nevojë për   përkëdheljen  e babait   ai i mungoj, ai ishte atje duke e mbrojtur atdheun ,  Arbenita filloj të  buzëqeshe  pa prezencën e babait duke   e rritur  nëna Azemine   qe  shpesh e nxinte   edhe mëngjesi duke përgatitur  bukën  për   ushtarët  e  frontit, po edhe  në përkujdesjen  ndaj  Arbenitës së vogël dhe familjes   se Azemit .
-Muajt po shkojnë , Kosovën  po e përshinte   lufta në të gjitha cepet e saj ,  edhe fshatin  Dabishec e përfshiu  flaka  mu në trungun e saj ,    ku Azemi i ndejti besnik me armë në dorë deri sa e goditi plumbi i armikut     dhe u vra në  fushën e betejës   frontale   në  lagjen  e Llapsidesë  në Dabishec me  26 prill 1999.  Ai  i fali jetën fshatit dhe vendlindjes së tij qe  e deshi  ta sheh të lirë!  Vrasja e heroit tonë Azem Babiqin   e ndau nga i vetmi fëmijë nga  Arbenita  qe kishte vetëm 9 muaj. Pas luftës  se ashpër qe nuk mbeti asgjë pa u djegur nga  armiku ,   Nëna Azemine  u detyrua të  ik  për  në  Prishtinë  pas përballimit të një jete  të rënd në Dabishec.
Shkolla fillore e Dabishecit  e  shndërruar nga "Afërdita"  në dy dëshmorët e kombit nga  fshati Dabishec,"Azemi dhe Salihu"
Arbenita u rrit edhe   shkollën fillore  e   filloj po në fshatin  Dabishec në fshatin e lindjes, deri në klasën e pestë  e ndoqi  në SHF “Azemi dhe Salihu” në Dabishec  në emër të  dy dëshmorëve,  Azemi  babai i  Arbenitës   . Ajo sot ndjek mësimet në SHF”Hasan Prishtina” në  Prishtinë  në klasën e  nëntë tek kujdestarja Hamide Pollozhani, të cilën  e  vlerëson shumë  si mësues qe  ka një respekt të veçantë dhe përkujdesje për Arbeniten   bijën e  dëshmorit ..
Arbenita është nxënëse shembullore,dhe  patëm               rastin t’i lexojmë vjershat e kësaj poeteje të vogël po me  gërshetim   të  spikatur artistik  të një  krijueseje ,  qe në të ardhmen  pritet  të    ngritët     edhe ma lart. Ajo  është   ndër ma të mirat nxënëse  shembullore në mësime. Sikur  ju plotësua    amaneti  i  Azemit qe i la  Azemines  kujdesu ndaj Arbenites edhe nëse  bie në frontin e luftës , shkolloje  dhe   rrite  ... Azemines dhe mësuesve   ju ra në sy talenti i  Arbenitës  si fëmijë   i talentuar , atë   të shprehur e  publikoj në klasat    e  hershme të   fillores me vjersha       me një  frymëzim dashurie ndaj   babait të saj    hero i kombit, atdheut fshatit   rrethit qe jetonte  diellit te Dabishecit  etj.
-Arbenita   frymëzimin  dhe  poezitë  e para i kushtoj babait ,ma vonë e bëri një përmbledhje  proze fragmentare   mbi biografinë e të ndjerit Azem Babiqit   të kombinuar     me poezi kushtuar   qëndresës së tij heroike  .Ne pyetjen tonë  se  a donë të  merresh  me shkrime  akoma ?
- Ajo përgjigjet se po, jam duke shkruar  edhe një përmbledhje tjetër    ,por   me botuar,    nuk dua  para se ta mbaroj shkollën e mesme .
-Arbenita   përmes  këtij artikulli   ju mbetet mirënjohës  mamasë  Azemine-Maliq-Azemit,    xhaxhallarëve të vet   Arben,Muhamet dhe Fatmir  Azemit  për përkrahjen dhe  frymëzimin që me kane  dhënë  ata   thotë ndër të tjera Arbenita. Unë përmes tyre mësova edhe dashurinë për babanë tim qe nuk e pash asnjë herë ,   as qe pata fat ta   thërras   emrin baba  siç thërrasin  moshatarët e mi. Librin  e Arbenites të botuar  2012 në   Prishtinë nga  redaktori  Riza GREIÇEVCI  u prit shume ë mirë   nga    publiku,   por edhe nga moshatarët e vet. Arbenita  vajza e Azem H. Babiqit," Dshmorit  të Kombit" thekson  se  këtë tufë  vargjesh poetike nga zemra i nxjerr unë Arbenita   për  babin tim qe  e ndiej krenare veten, se  ai i fali  jetën atdheut tonë të shtrenjtë Kosovës , Dabishecit  tonë të bukur dhe  të dashur! Ai i fali  jetën  Shqipërisë,  qe edhe vdiq  për ta bashkuar,Shqipërinë    me një flamur  me një gjuhë  përfundon ndër të tjera Arbenita .







Arbenita  Babiqi  nxënëse e klasës së 9-të pranë "Shkollës  fillore  Hasan  Prishtina në Prishtinë nxënëse shembullore !


"TREGIMI I ARBENITA BABIQIT  PER BABEN ÇLIRIMTAR"
              Kështu e titullon Arbenta  librin e saj .

-Arbenita përfshinë biografinë sakrificat , bujarinë dhe trimërinë  qe   pati
ndaj atdheut  Azem Babiqi.  Shkëpusim  një fragment  nga    libri  i Arbenitës   kushtuar babait:
- "Unë, Arbenita,  jam një fëmijë i rrallë në botë që kurrë s’e kam pa babën tim. As s’e kam pa me sy, as s’e kam prekur me dorë, as s’e kam puthur kurrë në faqe me shijuar dashurinë ndaj babës , as s’e kam përqafuar siç përqafohen babë e vajzë.   
         Unë, Arbenita, madje as zërin s’ia kam dëgjuar tim babë, as buzëqeshjen s’ia pashë...E sa kam mall për fytyrën, buzët, sytë, faqet, zërin, fjalën, dashurinë prindërore të babit tim, Azem Hamit Babiqit.
         Mua, Arbenitës ,  nuk e mbaja mend  qe mosha ishte   e vogël me muaj   , ne fazën e  belbëzimit ta mësoj fjalën babë dhe nënë  ti me le dhe ike   për mos me vdekë kurrë.
Po i bashakangjesim një poezi kushtuar  babait Azem Babiqit  ,  fshatit Dabishec , maleve,  fushave   lirisë  dhe   dashurisë   për atdheun  nga Arbenita Azem Babiqi!!


ZGJOHU!

Zgjohu nga gjumi
Boll ke fjetur
O baba im dëshmor!
Arbenita do me fol me Ty
Dabishecin e ka marrë malli për Ty!

Zgjohu nga gjumi
Ma jep dorën, babë
Të ecim gisht për gisht
Të ngopemi liri shqip!

Zgjohu nga gjumi
Boll ke fjetur, o baba Azem!
Kanë ardhur me të pa
Gjyshi Hamit
Gjyshja Adile

O krejt Kosova
Ka ardhë  me t’pa!
Gjyshi hoqi plisin nga koka
Gjyshja  heshti
Ashtu siç hesht toka!

Kënaqu
Shih në oborrin e shkollës
Qindra vajza
Qindra djem
Janë shkollarë
Janë shqiptarë
Janë të lirë
Janë të mirë!

Zgjohu baba Azem!
Na ka   djegur  malli
Me të pa duke buzëqeshur
Duke u ngjitur maleve të Dabishecit
Duke u betuar para flamurit
Besa-besën  e burrit!

Lulet kanë ardhur nga malet
E Dabishecit
Ka ardhur malli i shokëve luftëtarë
Dhe vajza jote Arbenita
Me nënën Azemine kanë ardhur
Qëndrojmë krenar afër teje

Ti hesht!
Një fjalë  s’e flet me Arbetiten
As me nënën s’flet
Po flet gjaku yt
Po flet jeta   e flijimi yt 
Trimëria e Azemit po flet

Gjithandej Kosovës
Po dëgjohen
Brohoritje:
Të faleminderit
Azem Babiqi
Dhe ju çlirimtarët e Dabishecit

Lirinë që na e sollët Ju
E kemi këtu
Këtu
Këtu
Në gjak!
Në zemër!

Unë!
Edhe ti!
Edhe ai!
Edhe ata!
Lirinë e kemi në sofër


Copë buke
Gjak
Jetë
Dëshorësh të kombit!

Këto   thënie dhe thurje pasqyrojnë  thellësinë e Arbenitës  në botën e të shkruarit  që nene s'na mbetet tjetër, pos ti urojme  suksese duke e pritur në një të ardhme të  shkurtër të   bëjë Arbenita një emër në krijimtarinë e një  poeteje  të rrallë duke u mbështetur në talentin e saj  dhe në moshën qe ka!

Nga autori i lartshënuar portret kushtuar poetes së re Arbenita Babiqit 2013

Qamil Goçi, mjeshtër-dekorator dhe luftëtar i devotshëm nga Kosova

Qamilin e pata takuar për herë të parë  në Zvicër. Në një bisedë pat thënë: « Jam krenar për të parët tanë ILIRË… Jam gjithashtu krenar për gjyshërit e mij», dhe po filloj shkrimin tim për Qamil Goçin me idenë që të jap një përshkrim të shkurtër por tejet konkret të katër brezave që i paraprijnë…
Qamil Goçi lindi më 1954 në Molliq : Që nga fëmijëria tregoi interesim dhe prirje për mjeshtri : Gjatë shkollimit fillor në Junik, në lëndën e Edukatës Politeknike tregonte sukses të jashtëzakonshëm, bile kur e sjellte në shkollë ndonjë vegël pune apo instrument muzikor si punë dore, mësimtarët dhe nxënësit mahniteshin me punën e tij.
Në klasën e shtatë fillore gdhendi me mjeshtri të jashtëzakonshme një çifteli të cilën edhe sot e ruan me kujdes vëllau i tij Rexhepi.
Pas mbarimit të shkollës fillore, Qamili nuk pushoi së punuari me mjeshtërit më të vjetër të Junikut, si shtëpia me mure guri, shtëpia me tulla njëshe, oda të burrave etj. Fillet e para të zanatit për punët mjeshtërore i morri nga kushëriri Çel Goçi. Më vonë i vijoi mësimet e duhura dhe u kualifikua për muratori dhe zdrukthtari. Në moshë shum të re, ai ndërtoi një shtëpi në Junik prej themeli e deri në kulm. Më vonë e bëri një ekip dhe punoi pa ndërpre në Junik dhe rrethinë. Qamili i morri disa shtëpi për ti ndërtuar edhe në Tuz të Malit të Zi. Për pak kohë në fshatin Vuksanlekaj, ai fitoi simpatinë e malësorëve si njeri i mirë dhe si mjeshtër i talentuar. Bashkëkombasve shpesh u fliste për Kosovën, për të drejtat e shqiptarëve që shkeleshin nga pushteti jugosllav…
Qamili edukimin atdhetar e kishte marrë në odën e burrave duke dëgjuar rrëfime historike, duke dëgjuar këngë trimërie dhe duke dëgjuar prej intelektualëve debate të ndryshme për çështje kombëtare. Prandaj, ai heret ishte brumosur me ide patriotike.
Janë pesë breza nga familja e tij që kanë luftuar kundër sundimtarëve të huaj, qoftë pushtuesve osmanli, qoftë atyre sllav. Kështu, katragjyshi  Sylë Ali Goçi kishte marrë pjesë aktive në kryengritjen anti-osmane. Ja se çka thotë nisma e një kënge:
Ylli i dritës paska dalë,
Asht çu n’kam’ ni sokol djalë,
Rrept â çu për besë t’Zotit.
Sylë Alia qaj djalë i Goçit,
Kish vesh armët e trimnis’,
Për me i dal’ Zot Shqipnis’.
Stërgjyshi Nezir Sylë Goçi i parë kishte qenë kundër pushtuesit serb dhe e kishte kundërshtuar me vendosmëri kolonizimin e tokave shqiptare me serbo-malazezë. Ndërsa gjyshi Dervish Demë Goçi ishte arrestuar disa herë për shkak të veprimtarisë atdhetare të cilën e udhëheqnin Dervish Dana i Duzhnjës dhe Dervish Syla i Molliqit.. Pra gjyshi, Demë Goçi me vëllezërit  Rexhep Goçin e Parë dhe Avdi Goçin e Parë kishin luftuar kundër pushtuesve çetnikë e më vonë kundër komunistëve serbo-sllav. Kështu Avdi Goçi në Luftën e Dytë Botërore bashkë me patriotë të tjerë të Junikut dhe Molliqit duke luftuar në Qafë të Morinës kundër pushtuesve të rinj bie dëshmor. Babai Nezir Demë Goçi u shpall armik i popullit dhe u dënua në Prishtinë me një vjet burg, sepse nuk pranoi kolektivizimin dhe nuk deshi të bëhet sherbëtor i okupatorit.
Qamili është brezi i pestë që nuk u pajtua me robërinë serbe. Kur shpërthyen demonstratat e studentëve në Prishtinë më 1981, ai doli haptas në mbrojtjen e kërkesave të studentëve duke u thënë malësorëve se për liri dhe pavarësi duhet të luftohet me të gjitha mjetet kundër okupatorit serb. Aktiviteti i tij në rrethinën e Tuzit shum shpejtë ra në sy të sigurimit shtetëror dhe kështu Qamili u burgos dhe u dënua me tre vjet e gjashtë muaj heqje lirie në Titograd (sot Podgoricë). Pas mbarimit të burgut në Shpuzë të Malit të Zi, Qamili bashkë me vëllaun Sylën morrën rrugën e mërgimit. Në Zvicër ata u sistemuan si ndërtimtarë. Për disa vjet rresht Syla dhe Qamili arritën sukses në përsosjen e disa punëve ndërtimtarie dhe fituan simpatinë e vendësve dhe bashkëatdhetarëve. Qamili krahas punëve ndërtimore, krijonte edhe vepra arti me anë të drugdhendjes. Ai realizoi me sukses disa portrete relievore : Ismail Qemali, Isa Boletini, Skënderbeu, Nënë Tereza etj. Qamili e lëshoi Zvicrën dhe u kthye në Junik. Ndërtoi një shtëpi të bukur dhe një punëtori zdrukthtarie : Filloi të punon vitrina, dyer, dollapë, shkallë, kuzhina, sofra, komodina, tavolina dhe dekorime të ndryshme enterieri.
Kur plasi lufta në Kosovë, më 1997-1999, Qamil Goçi me djalin e vet Kastriotin u rreshtuan në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shtëpia e tij për një kohë u shëndrrua në ambulancë, kurse punëtoria e tij u bë depo e armatimit dhe e riparimit të armëve. Qamili gjatë kësaj periudhe u dallua si ushtar shembullor në organizimin dhe fuqizimin e luftës në Junik dhe në fshatrat tjera për rreth. Ai u dallua edhe si komandant me moral të lartë në kryerjen e të gjitha detyrave që i parashtroheshin. Pas mbarimit të luftës ai rindërtoi shtëpinë të cilën e kishin djegur barbarët serbë. Riaftësoi puntorinë dhe kështu filloi prap të kultivon me dashuri dhe pasion zanatin e tij – mjeshtërinë.
U përmend edhe më lartë se shum punë mjeshtërore të tij nuk janë thjeshtë punë zejtarie por janë krijime me artikulim artistik. Kuzhina, dollapë, dyer, dritare, shkallë, ornamente të një stili të përsosur, zbukurojnë sot shtëpitë në Dukagjin. Qamili, ky mjeshtër-artist, i ka gdhendur në dru me dashuri e kujdes të rrallë duke krijuar kështu funksionin e qëlluar dhe formësimin artistik.
Në një takim tjetër të rastit me Qamilin, i kërkuam atij (si edhe shum adhurues të estetikës ndërtimore) t’i hedh në letër punët e tija të kryera me afinitet të veçantë që ka dhe të ngrej dorë nga modestia e tij e përhershme se një libër i tillë nuk është asnjë lloj snobizmi. Përkundrazi, ai libër do të jetë një, ta quaj doracak pedagogjik për mjeshtrit dhe artistët e rinj. Me këtë rast, Qamili ka premtuar se së shpejti do të përgatis këtë shkrim dhe se do ta botojë pa vonesë...

Shënim:
Qamil Goçi në dokumentet zyrtare quhet edhe Qamil Syla: Familja e tij kishte pronësi toke në Junik dhe në Molliq : Ndonëse një pjesë e familjes që jetonte në Molliq, për ta shpetuar pronësinë e tokës nga kolinizimi serb, e kishin marrë mbiemrin Syla. Kështu, familja mban dy mbiemra, atë të kahmotshmin Goçi dhe mbiemrin e ri Syla.
*Emri dhe mbiemri i mbuluar mbi faksimilin e gazetës "Pobjeda" është bë nga "filolet".

Egoizmi


Laureta Miftari

Egoizmi



Tendencat e kundërvënies së egoizmit dhe altruizmit, sikur që bëjmë me natën e ditën apo me të mirën dhe të keqen qëndrojnë vetëm nëse flasim për një « përvetvetësi » të subjektit, i cili me çdo kusht i jepet dashurisë së plotë për veten. Ai pa ndërpre mendon vetëm për vetveten. Dhe tani, përballë kësaj e definojmë altruizmin si koncept ekstrem i jetës për tjetrin. Por egoizmi i cili synon egzistencën, dashurinë, afirmimin dhe mirëqenien duke pasur respektin ndaj rrethit është vlerë njerëzore sepse mbron integritetin e subjektit në natyrë dhe në shoqëri. E altruizmi, a është kujdes për tjetrin apo një egoizëm i mëshehur që shpreson këthimin e mirësisë me mirësi ?

Për të kapur mirë kuptimin egoist dhe përcaktuar egoizmin si veti negative apo pozitive të moralit, duhet patjetër kthjelluar së pari nevojat urgjente të subjektit, nevojat e afërta dhe ata afatgjate pa të cilat nuk mund të bëhen lëvizjet e duhura për të shkuar përpara. Kufijtë e egoizmit pozitif dhe negatif, ndërrojnë ne disa pikëpamje sipas zhvillimit ekonomik të shoqërive - mjediseve dhe etikës së kultivuar në gjiun e çdonjërës nga ta e që ndërlidhet me etnologjinë dhe historinë së cilës subjekti i takon.

Por ti këthehemi temës pa u zhytur në digresione të shumta që mund të prodhohen nëse kërkojmë zbërthimin etik të egoizmit nëpër shekuj. Përfundime më të përpikta do të nxjerim me krahasime dhe paradokse që ndërlidhen ngushtë e shpesh me altruizmin por unë, në këtë rast, do të ndalem vetëm me shtjellimin e temës në fjalë e për altruizmin dhe altruizmin e egoizmin në mes vete, do të bëjë fjalë në dy studime veçmas.

Të themi se egoizmi nënkupton mosbrengën dhe mos mendimin për tjetrin. Tani shtrohet pyetja : Një vetlavdërues mendon shumë për të tjerët pasiqë është i sëmurë nga meraku se ç’mendojnë të tjerët për të. Po ai që manipulon të tjerët a nuk mendon për të tjerët dhe për metodën se si mund të ju luaj lojën më së miri… ?

Kjo na çon në një zbërthim të parë dhe në konkluzion se egoizmi nuk është objekt i mendimit por i asaj se për çka shërbejnë dëshirat dhe qëllimet. Egoizmi pra, nuk i mer parasyshë, të themi aq sa duhet interesat e tjetrit. Po tani, ç’janë interesat e tjetrit, dëshirat dhe apetitet e tij ? Interesat e tjetrit nuk janë edhe interesa të një tjetri të tretë… Ndërlikimi vazhdon në pakufi nëse nuk bijmë përkufizimin se mosplotësimi i dëshirës së njërit apo tjetrit, nuk është egoizëm, sidomos nëse këto dëshira nuk përbëjnë një interes të përbashkët në kodin dhe etikën e një grupi më të gjërë shoqëror. Por, kur flasim për interessa të përgjithshme, përsëri nuk mund ta konsiderojmë mosradhitjen me normat morale të ngritura pasiqë subjekti mendon për të tjerët, për ata që tërheqin përfitimet nga rrethanat altruiste të krijuara… Të thurrim definicionin se egoizmi nuk mer parasyshë interesat e tjetrit nuk na kënaq pasiqë « ai » është një botë e tërë dhe është tejet joprodhuese dhe ngecëse në ecurinë univerzale. Por a duhet të shërbehen vetëm interesat vetanake ? E pra, ai që ndjenë kënaqsi se bëri mirë në familje, në shoqëri, në rrugë e gjetiu, i bënë për vehte dhe, të përsëris, i bënë se kjo i sjellë kënaqsi… Eh por vallë, ky është egoist ?!

Për të sjellur edhe një përfundim në mes të « përfundimeve » mbi egoizmin do të them se vrapimi pas interesave vetanake është veti e shkëlqyeshme dhe ecja pas tij është e pashmangshme, kjo çon para, me kusht që këto interesa të mos nëpërkëmbin tjetrin dhe etikën e sjellur në formë të edukatës universale të botës ku jetojmë.

Unë egoizëm të dëmshëm e quaj ndjekjen e qëllimeve që janë me të vërtetë burim i ndërlikimeve shoqërore dhe nismëtare të ngatërresave dhe konkurencës së pangopshmërisë. Gllabërimi i çdo gjëje pa u kujdesur aspak për tjetrin dhe për normat më të vogla etike egzistuese. Harxhimi i qindarkës së fundit për një luks si duhani pa u kujtuar se dikush pret kafshatë buke apo qumësht... Dëshira e tëpruar për ekskluzivitet, për një aritje pa patur para syshë damet e drejtëpërdrejta dhe anësore që sjellë arritja e një qëllimi, shkelja e etikës dhe i ndërgjegjes kolektive të krijuar dhe edukuar në ambientin ku funkcionon subjekti, apo ku bën ndërmarrjen e vet, mer përmasat e « bëj çka të dua ; mar çka të dua edhe pse nuk dij mirë se ç’dua ». Egoizëm negatif dhe damsjellës në një të ardhme të shpejtë. Është kjo formë e të kërkuarit të gjithçkafit nëpërmjet një egoizmi të sëmurë, të ballafaquar me mungesë të taktit njerëzor, kulturës dhe moralit shoqëror.

Në anën tjetër egziston edhe një lloj i egoizmit të lehtë që çfaqet në raste të pavolitshme t’egzistencës që në të vërtetë është egoizëm i lindur me vet natyrën e njeriut si element kyq i mbijetesës. Është ky lloj i egoizmit i botës së gjallë që e gjejmë edhe tek bima që ngritet në lartësi drejtë rrezes së diellit dhe nuk mban aspak për botën që e rrethon. Forca e pakët e ngelur në eshtërat që mbahen vetëm në lëkurë të subjektit që shkel mbi të uriturin tjetër akoma më të gjymtuar nga uria për të kapur copën e bukës së hedhur nga egoizmi altruist, nuk mund të rradhitet në mos interes për tjetrin.

Një egoizëm i lehtë është edhe dëshira dhe vrapi pas jetës më të mirë, shkollimit të lartë, luksit dhe sigurisë duke dëshiruar dhe synuar në të njejtën kohë konkretizin e një ecurie më fatlume edhe për tjetrin, nuk kalohen suazat e egoizmit pozitif.

Egoizëm i lehtë dhe do të them më se i nevojshëm është kujdesi për vetvehten : Jeta kërkon ti ofrohen gjërat e nevojshme për tu jetuar në harmoni, brenga për ushqim, për shëndet për krijim dhe kënaqsitë shpirtërore e fizike që janë të pandashme nga njëra tjetra nuk janë detyrimisht egoizëm.

Friga është gjithashtu një komponentë e egoizmit të lehtë. Këtu bëhet fjalë për atë se çka do të ndodhë të nesërmen. Vrapi dhe lufta për ndihmë sociale është mendim vetëm për vehte dhe aspak për të tjerët. Kjo dashuri për vetvehten është egoizëm i forcuar, instinktiv dhe do ta quaja edhe egoizëm i dhimbshëm apo egoizëm i detyruar.

Egoizmi në shkollim dhe sport, është gjithashtu i rangut pozitif dhe i lehtë pasiqë në këto raste, subjekti mendon ekskluzivisht për vehte, por si që thash edhe më lartë, qëllimi është sublim dhe pse në sport arrihet me humbjen e tjetrit. Këtu në të vërtetë kemi një kundërvenie të dy ose më tepër bartësve të egoizmit që luftojnë për fitore, për ngadhnjim të unit.

Çdo shkëputje nga egoizmi shkakton pasoja të rënda regresive si që shkakton pasoja shkatruese egoizmi i tepruar dhe agresif për arritje të qëllimeve vetanake. Largimi nga egoizmi si edhe mishërimi me të janë joproduktiv dhe të rrezikshëm se sjellin pasoja të papëlqyera në të dy drejtimet. Një egoizëm i matur e pozitif, arrihet vetëm me edukatë dhe norma etike të komponuara nga një religjion ose filozofi, nga se këta dy lami të ndërlidhura njëra me tjetrën, gjinden në krye të krijimit të personalitet human. Nisur nga kjo, do të përfundoj për egoizmin me disa citate nga religjioni dhe filozofia nga edhe më së miri dallohen nyancat e egoizmit në përgjithësi.

Citate:

Pa mbështetjen e egoizmit, shtaza humane nuk do të ishte zhvilluar asnjëherë. Egoizmi është bimë kacavjerrëse për të cilën u ngjitën njerëzit jashtë kënetave të qelbura për të dalur nga xhungla.
Blaise Cendrars (nga Hors la loi - Jashtë ligjit)

Egoizmi përbën lumturinë tonë nga fatkeqsia e të gjithëve. Henri Lacordaire

Egoizmi inteligjent do të çonte njeriun në vertyte më të larta. Alfred Capus

Nëse e përcaktoni egoizmin si dëshirë për të kënaqur nevojat, në këtë kuptim unë dhe çdo pjesëz e natyrës, jemi egoist. Maurice Barrès (nga Armiku i ligjeve)

Lumturia ka lindur nga altruizmi kurse mjerimi nga egoizmi. Bud

Filozofia e personalitetit në marrëdhëniet me vetveten, shoqërine dhe ambientin: - Alturizmi




Laureta Miftari

Letra Filozofike: Filozofia e personalitetit në marrëdhëniet me vetveten, shoqërine dhe ambientin:
- Alturizmi

Shikuar në kuptimin terminologjik, altruizmi përkthehet në një fjali që mund të shpjerë lehtë në përfundim pak sa të gabuar kur të kihet parasyshë kompleksiteti shkencor në suaza filozofike, psikologjike dhe socbiologjike. Nëpër fjalorë terminologjik, ku bëhet fjalë për një zbërthim gjuhësorë, mjaftohemi me spjegimin se altruizëm është ndjenja për vendosmëri dhe prirje bujare e zemërgjërë për përkushtim dhe për të dashur të tjerët. Në një përgjithësim më të gjërë, por gjithëmonë i pamjaftuar mbi altruizmin është kualifikimi se vetia morale e shmangjes nga çdo lloj ngurimi për të privilegjuar tjetrin dhe manifestimi i jashtëzakonshëm që çfaqet për dashuri apo sakrificë për tjetrin, përbëjnë altruizmin (vetëmohimin). Në të vërtetë, ky spjegim edhe mund të merret i saktë nëse bazohemi dhe marim në konsideratë spjegimin etologjik por asesi sjelljet e qenies me aftësi të rafinuara të evoluimit të situatave të prodhuara, pra qenia njeri. Me këtë largohemi nga kufijtë e të përjashtuarës, mos të them të paqenurës kur njeriu është për tjetrin dhe kur ngritet mbi vetvehten për tjetrin.

Është tejet e qëlluar doktrina pozitiviste e Emile Maximilien Paul Littré* ku thotë se altruizmi është "... domosdoshmëria për dashuri, që është e imponuar rrënjësisht nga bashkimi mes gjinive që të mund të mbijetoj lloji."

Në kuptim më të gjërë, sjelljet me qëllime të mira proshoqërore të ndërmara me dëshirë dhe që prodhojnë përfitime për të tjerët; format e ndihmës vetëmohuese pa qenë i detyrar me dhunë, si dhe vet dëshira dhe dashuria për tjetrin; si dhe për të konsideruar një sjellje, altruizëm, duhet marë parasyshë edhe cytjet për të bërë mirë. Me një fjalë, për tu plotësuar kushti që një sjellje të quhet altruizëm, duhet që akcioni të jetë i nisur me dëshirë e me qëllim të ruajtjes apo ngritjes së mirëqenies së tjetrit dhe mosshpresimi e mospritja e dhuratave të ndryshme si shpagim.

Por, të qenunit altruist, a është dorrëzim para egoizmit, sidomos nëse nisemi nga ideja se një kuptim definohet nga ajo se çka ka për kundërpeshë, për kundërvenie, për diferencim. Të ndjekurit e idealeve dhe qëllimeve të tjetrit do të thot defokusimi i vetvehtes dhe përparsimi i tjetrit. Shërbimi vetanak vihet nën numrin rendor dy sepse dashuria për tjetrin vëndohet para dashurisë për unin. Në këto kushte, altruizmi mer formën e betejës kundër mbylljes në vehte, betejë kundër egoizmit vetanak. Altruizmi pra, nëse kihet parasyshë se është i pamundshëm në formën e tij ekstreme, është një virtyt si që është edhe egoizmi i eklipsuar dhe i cili nuk synon dëmtimin e tjetrit por përfitimin vetiak të konsideruar si pozitif.

Tendencat ndarëse dhe kundërvenëse mes altruizmit dhe egoizmit, si dhe përkufizimet në mes tyre, ngrejnë pyetjen e kapitulimit të parit para të dytit e poqese kjo ndodh, atëherë humbja e altruizmit është e dyfishtë, a) ndaj vetvehtes; b) kundër tjetrit. Mohohet vetvetja dhe kështu mundësohet forcimi e tjetrit. Por nëse nuk zbrapset para egoizmit, atëherë automatikisht vjen në shprehje superioritei i tij dhe ngjallë mundësitë reale që egoizmi të bëjë hapa «të gabuar» dhe të ndërroj kahjen e sjelljeve duke bërë «lëshime» dhe duke dalur nga gëzhoja i hapet botës rreth tij. Shembulli më i mirë i altruizmit të qëndrueshëm që nuk kapituloi as nëpër shekuj dhe që nuk do të kapituloj asnjëherë, është altruizmi i femrës nënë, motër, bijë, bashkëshorte...

Pse?

Pa u zhytur në shkoqitjen e teorive mbi edukatën e mbi gjenet apo mbi etologjinë humane, do të përkufizohem në saktësimin e evidencës historike se femra ka qenë dhe është e lidhur më ngushtë me grupin se sa mashkulli, pra më pak autonome dhe autonomiste. Që nga lashtësitë ajo « duhej » të përkëdhelë, çdonjërin sipas rradhës, vëllaun, prindin, burrin, fëmijën para familjen dhe miqët. Ajo ishte e përgatitur dhe është gjithëmonë edhe sot, të mbaj mbi supet e saja rolin e adhuruar të bashkëshortes, motrës, nënës, fëmisë e mikeshës ideale, personit që jep çdo gjë për të përmendurit. Kurrë është me barë, ushqehet së pari për frytin që mban, për mirëqenien e tij dhe pastaj të veten. Së fundi, vet fakti i shtatzanisë është një sakrificë sublime e pakapshme për mashkullin. Prandaj konstatoj se Ajo është simbol i sakrificës dhe hirësisë. Më kot nuk është thënë se «Ju do ta gjeni parajsën te këmbët e nënës suaj».

E rrethuar në të shumtën e rasteve, së paku nga një egoizëm, ai i burrit për shembull, ajo e mposhtë atë, duke u bërë nënë edhe për të, çdo egoizëm në afërsi të saj mposhtet dhe bie në nivelin tallës dhe kështu ndoshta detyrohet të bëjë hapin e famshëm të gabuar dhe eklipson egoizmin me kapjen e trenit «të fundit»: dhuron një lule për herë të parë - gruas, nënës, motrës, mikeshës... Një ndjenjë e re e panjohur gjer më tani, ndriçon në jetën e egoizmit të mundur.

Teoritë që përkrahin idenë se mashkulli është po aq altruist pasiqë ai që shkon në gjah për të ushqyer familjen, dhe se ai flijohet në luftë poashtu për të tjerët është pak sa i tepruar se; ky lloj altruizmi pëmban në vehte ndjenjën egoiste të «gjahtarit më të mirë, të luftarit më të mirë…», altruizëm gjithashtu madhështor por asesi i barabartë me atë të femrës. Më së fundi, historia njeh trimëritë dhe sakrificat më të shejta të bëra nga femra se sa nga mashkulli. Nëse gladiatori ka vdekur në arenë për krenari të VETEN, nëse luftari ka shkuar në luftë për të mbrojtur tjetrin (besa shpesh pa dëshirën e vete), në momentin e kacafytjes lufton për jetën e vet, për egzistencë të veten... Dhe pasiqë beteja përfundon, kur lufta humbet nga njëra palë, dhunimet, ky element trishtues, më i përhapuri ndër luftëra pushtuese, fillon mbi femrën e të humburve. Tani ajo flijon jetën dhe nuk lejon dhunimin sa për të mbrojtur integritetin e vet psikofizik aq më tepër për të mbrojtur nderin e familjes dhe kombit. Janë të panumërta rezistenca dhe vetëflijimet për të ruajtur nderin familjar jo vetëm në kushte lufte por edhe në raste të ndryshme kriminele që ndodhin në jetë.

Shkallët ose llojet e altruizmit

a) Gatishmëria spontane e njeriut për të ndihmuar tjetrin, është cilësi e përbashkët pasiqë i takon etapës para mendimit. Pra, shtin njeriun të haroj animin gjithashtu të lindur për ruajtjen e integritet vetanak. Altruizmi i këtillë, në këto rrethana të spontaneitetit pohon se është pjesë e qenësishme dhe e pandashme nga natyra e njeriut po ndoshta edhe e kafshëve në përgjithësi.

b) Sipas J.J. Rousseau, mëshira është një komponentë fundamentale e altruizmit pasiqë njeriu e ka të lindur neverinë për të parë tjetrin në vuajtje. Sa më e fuqishme të jetë ndiesia ndaj hallit të tjetrit ; aq më i madh është altruizmi. Këtu unë do të shtoja faktin se ky lloj altruizmi i bazuar në mëshirë, është i kufizuar në aspektin se Rousseau, nuk mer parasyshë komponentet tjera tepër të rendësishme kur flet për mëshirën, e këto janë etika, dhe ndjenjat vetanake që dallojnë nga personi në person.

c) Ndërpreja sado e shkurtër që të jetë e egoizmit për të ndihmuar tjetrin në vështirësi, është bashkëvuajtje e duke u nisur nga pohimet e Rousseau dhe nga rrethanat tjera vetanake të neriut që haron në një moment të meret me vetvehten, prodhon altruizëm, natyrisht me intenzitet të ndryshëm që varet nga komponentat e përmendura më parë. Altruisti më i madh, nuk hidhet në ujë për të shpetuar tjetrin se rrethanat i sheh të pavolitshme për të ruajtur egzistencën e vet. Ose nuk din not ose nuk ka guximin e duhur... Në këto kushte, një notues i mirë o i dobët, ndërpren egoizmin që e karakterizon dhe arrin shkallë të lartë altruizmi dhe simpati të lakmueshme. Me këtë shembull praktikisht kalojmë në një kriter tjetër të kritereve objektive të altruzimit si që është reciprociteti

d) Sipas filozofëve që meren me çështje etike, reciprociteti (ndërsjellja, dobia dypalëshe) është një ndër kriteret kryesore objektive të altruizmit. Që nga mitet më të lashta gjejmë këtë element në etologjinë humane. «Bën mirë gjen mirë!» , «Mos ia bën tjetrit atë nuk don të ta bëjnë ty!»... Ndoshta ky aspekt i shiqimit ngushton pak hapësirën morale të altruizmit pasiqë gjejmë nyanca të egoizmit që lidhet enkas ose tërthorrazi me kujdesin për vetvehten, bëj mirë për të gjetur mirë, bëjë mirë për të ju shmangur represaljeve eventuale. Kurë spontaneiteti, ndjenja, dëshira, mëshira dhe dashuria për të bërë mirë janë prezente nga faktori reciprocitet, do të flasim për altruizëm me dobi objektive dypalëshe. Të imagjinuarit e vetvehtes në vendin e tjetrit është faktikisht vënia e tjetrit në vendin tonë se në këtë rast na prekim ndiesitë vetanake dhe reagimi është pasojë e sensibiliteit; por, të venduarit në pozitë të tjetrit duke gjykuar e trajtuar ndërmarrjet vetanake, do të thotë se dëshirat dhe veprat rrjedhin sikur të jenë të tjetrit, nxitës i angazhimit është etologjik. Njëherit i angazhuari zbulon kështu, ndjenjat pozitive personale dhe bërja mirë tani mer vlerat e mirëfillta të reciprocitetit.

Mbi altruizmin nëpër shekuj

Kërkimet e shumta mbi altruizmin në lami të ndryshme si biologji, socbiologji, antropologji psikologji, psikosociologji, sociologji dhe filozofi, i kanë rrënjët në fillim të qindveçarit të XX si kusht i patjetërshëm për të kuptuar dhe definuar një pyetje kaq të përbërë. Sot, altruizmi numrohet dukuri naturore dhe faktor i rëndësishëm i zhvillimit univerzal.

Nëse i hedhim një vështrim antikës, do të dallojmë dy teza të kundërvuara:

a) ajo realiste e shtjelluar dhe e mbrojtur nga Demokriti, Epikuri dhe Lukreciusi që thonë se natyra e njeriut duhet të konsiderohet si funkcionim i asaj shtazore dhe;

b) teza idealiste që mbron Platoni se principet kryesore etike janë rrjedhojë e botës së ideve e cila konsideron natyrën e njeriut në relacione hyjnore. Sidoqoftë, që nga të dy teoritë e permendura, nxjerrim përfundimin se zhvillimi ndikon në njeriun shtazë dhe në njeriun hyjni e kështu pra, ai është i lirë dhe i pavarur në zgjedhjet e veta, të mira apo të këqija.

Këto dy teza antike plotësohen sot me një aspekt të tretë të vështrimit mbi altruizmin e ky është ai fetar-kulturor si pasojë, të them, e trashigimisë
shtazore dhe i inspirimit hyjnor fetar apo filozofik.

Feja dhe altruizmi

Është feja ajo që krijoi etikën e bëmirsisë dhe që zhvilloi ndjenjën e altruizmit në vlera univerzale të pamohueshme. Ky altruizëm përbën dozën më të vogël të egoizmit pasiqë edukon dhe ngulmon që të bëjmë mirë, ta kujtojmë tjetrit pa pritur një shpagim të afërt. Shpagimi dhe shpëtimi është për në jetën tjetër. Altruizmi i këtillë që ngjallë dëshirë dhe dashuri për lumturi të amshueshme nuk pret as nuk kërkon një këthim të së mirës me të mirë nga askush. Ai flijon nga mundësitë e veta jo për tu parë nga bota, jo për të tërhjekur përfitime dhe shpërblime tokësore dhe kështu ndihma e tij nuk mbjellë në asnjë moment ndjenjën e borxhliut tek tjetri se as që pret nga tjetri një kundërshërbim. Kundërshpërblimi i tij është shejtëria dhe parajsa.

* * *

Citate :

"Dashuria amërore është ndjenja më e shquar egoiste, ose, të themi ndryshe, ndjenja më energjike altruiste." (Alain)

"Egoist nuk është ai që jeton si ia kënda por ai që kërkon nga tjerët të jetojnë si i pëlqen atij,; altruist është ai që len të tjerët pa intervenuar aspak, të jetojnë jetën e tyre." (Oscar Wilde) *

"Bëre të mirën, hudhe në det se e gjen në krypë." (shqiptare)

Altruizmi shpesh është alibi (Jean Rostand)


*Émile Maximilien Paul Littré - filozof dhe leksikograf i njohur francez (1801-1881).
*Alain - Eseist dhe filozof francez (1868-1951
*Oscar Fingal O'Flahertie Wills Wilde - shkrimtar irlandez (1854-1900)
*Jean Rostand - biolog shkrimtar dhe filozof francez (1894-1977

Vartësitë që na sundojnë


Laureta MIFTARI


Robërimi
Për të thënë që në fillim peshën e robërimit nga gëlltitja e substancave psikoaktive në përmasa të shëndruara në vartësi: ata rijnë të ngulitura në tru për sa jeta. Asnjëherë nuk mund të themi se shpëtuam përgjithmonë. Vartësitë e fituara nga ky lloj substancash në rastin dërmues nuk janë dëshira të tepruara ndaj ahengut apo çdo lloj ahengu tjetër se ata janë prezente edhe pa ndihmën e tyre. Konsumimi është pasojë e dëshirave shtazarake të subjektit. Por të shohim se pse nuk ka mundësi të shkëputjes së sigurt nga këto substanca. Shembulli më i mirë është se edhe pas shum vjetësh abstenimi, mjafton një rikëthim i vetëm për të filluar konsumin. Mjafton që ish alkoholoku vetëm ti mar erë pijes "së vet" për t’iu rrekur gotës. Një përjashtim shum i vogël bën ngadisaherë kokaina për të cilën do të shohim më tutje. Kur të flasim për duhanxhijtë, nuk do të shërbehem me asnjë statistikë për të vërtetuar të vërtetuarën nga të gjitha qendrat botërore për shërim dhe statistikë. Unë do të ndalem në rastin konkret të vet bisedave në mes vete kur flasim mbi ata që lan duhanin me muaj e vite. Sa nga ta qëndruan për tërë jetës dhe sa nga ta i u rekën përsëri nikotinit. Disa edhe në mos më shum herë e lanë dhe prap e ngjitën duhanin me arsyetimin e llojit : « Erdhi tezja nga fshati dhe më tregoi se i kishte ngordhur dhija e më ra keq… U mërzita shum për te dhe e ndoza një cigare, sebep dhija e ngjita përsëri këtë …. » Nëse dini dikend me të vertetë t’i ketë rrezistuar tentimit, a nuk është ai vallë dikush që i kanoset rreziku i vdekjes së afërt nga duhani..?

Momentet kritike

Gjatë jetës, çdo kush pa përjashtim, kalon, përjeton dhe ndien dobësi në raste të ndryshme si që janë ndarja nga të dashurit, dashuria e humbur, ndjenja e vetmisë, mossuksese shkollore e profesionale e shum të tjera shkaqe të panumërta. Në këto kohë jemi më të ekspozuar kanosjes… Mjafton që njëherë të kërkojmë ikje nga vuajtja nëpërmjet ndonjë mrekullije që na e këthen harenë. Mund të jetë kjo një lojë falas në internet dhe truri haron vuajtjen duke u dhënë pas sensacioneve që sjellë ky aktivitet. Euforia, dopingu, dëshira për të fituar dhe ja, mendimet e lodhshme këthehen dikah tjetër. Shumë mirë në fillim, dhe pasiqë çdokush është i lirë të « shërohet » me lehtësi e pa pasoja eventuale anësore nga ndonjë prodhim farmakologjik, në mënyre naive i nënshtrohet vesit që kalon me furi në vartësi.

Shum më të ekspozuar janë adoleshentët se ata, lojrat i kanë në fillim për argëtim që së shpejti këthehet në katrahurë për ardhërinë e vet si edhe për prindërit që përjetojnë zbarpsjen e fëmisë në shkollim dhe dëshirë për punë. Por, ky grup moshe, është gjithashtu i ekspozuari i parë ndaj drogave të ndryshme që shëndrohen në sëmundje (toksikomania tani konsiderohet sëmundje dhe fatmirsisht kjo tendencë e kaplon gradualisht tërë botën kështuqë kurrimi mer përmasa serioze pa paragjykime fyese) të gjatë dhe të mundimshme për shërim.

Konsumimi i parë kaloi. Pason familiarizimi që vjen menjëherë pas të dytit apo të tretit kontakt dhe tani më flasim për robërim ndaj substancës (apo objektit).

Faktori gjenetik

Duke konsultuar studime të ndryshme gjenetike e psikiatrike, nuk është aspak për të lënë pas dore të dhënat se nuk egziston një gjen i vetmuar i familiarizimit me substancat psikoaktive... Përkundrazi, këto gjene janë në numër të madh. Në këtë kontekst, duhet pasur parasyshe se ata që anojnë gjenetikisht nga një substancë e kur bien në kontakt me të shprehin gatishmëri e anim të lidhen më shpejtë ndaj prodhimit të "njohur" dhe "drita" e gjelbër ndizet menjëherë pasiqë nga e para sekretojnë dopaminë (për një cigare duhan, sekretimi zgjat rreth 20 minuta) kurse ky proces te persona të tjerë zgjat dukshëm më pak. Nëse kësaj dashurie në kontakt të parë ia shtojmë edhe faktorin psikologjik e karakterial, atherë robërimi është i rrufeshëm.

Faktori ikje nga vuajtja

Faktori tjetër është ikja (dalja) nga vuajtja. Mungesa e aftësisë për të duruar dhimbjet psiqike apo fizike çon subjektin që në çdo mënyrë të kërkoj lehtësues të jashtëm. Shpëtimi, sidomos në kohët më të reja është para dore, në çdo kënd e rrugë...

Faktori senzacion

Në këtë grup më së shumti i gjejmë ata që kërkojnë senzacione në ndërmarrje sportive spektakulare. Nga pamundësia për arritje maksimale ose nga kalimi i moshës (plakja sportive), fillon mungesa e kënaqsive të kërkuara dhe paraqitet shpraztia psikologjike për senzacione. Ky grup, më së shumti i bën thirrje alkoholit dhe drogës…

Faktori shum i rëndësishëm që çon shpesh në greminën e vartësisë nga substancat psikoaktive është gjallëria e tepërt e trurit. Këto personë nuk janë në gjendje të përqëndrojnë mendimet e veta në një rradhitje të rendomtë mbi diçka. Ata mendojnë pa pushim mbi qindra e mija gjëra në të njëjtën kohë. Nuk janë asesi në gjendje të shkëputen nga ku varg i pafund dhe mënyra për ngadalsim të eja-shkove trunore zakonisht kërkohet në kokainë…

Faktorët e lartëpërmendur ndihmuan shum në betejën e disa mjekëve shkencëtarë të mirëfilltë që më në fund, në shum shtete vartësia nga substancat psikoaktive të numërohet sëmundje dhe kjo bën të mundshme përcjelljen më adekuate për ndihmë dhe shërim të personave të prekur nga kjo barrë e rëndë psikofizike që demton rëndë edhe shoqërinë moderne në mbarë botën. Sot njihet shkenca dhe specializimi mjekësor në termin mjek-adiktolog e që mer më së miri për sipër kurrimi nga këto vartësi).

Familjarizimi dhe skllavërimi nga droga

Alkoholi

Ndër vrasësit e ngadalshëm shum të përhapur është alkoholi dhe besoj se rradhitja e tij në rangun e drogës është më se i saktë. Si edhe duhani, ai vret ngadal dhe shum shpejt. Numri i viktimave është shum më i lartë edhe se nga drogat e quajtura të forta - të ngurta. Përpos rrezikut të pakundërshtueshëm nga vdekja e parakohshme, qëndron edhe sindromi i rëndë i përjashtimit nga jeta shoqërore që akoma më tepër shton oreksin (poqese doni, po them etjen) për të pi gjithënjë më tepër pasiqë personi e ndjenë thellë këtë hedhje anash…

Janë hipokritë ata që propagandojnë dhe mbrojnë pimjen me masë apo "me mend" se ajo nuk qënka aspak e rrezikshme dhe e dëmshme… E ku është masa ? Cila është ajo ? Shum fillime bëhen me masë dhe vdesin "me masë". Vetëm ai që ka pi një, më së shumti dy herë gjatë dyzet - pesëdhjetë vjetëve thot se ka pi jashtë mase. Të tjerët, edhe ata më të zhytyrit në vartësi shumë rrallë thonë "u deha pa masë" dhe shtojnë për të treguar se megjithatë nuk e tepruan duke thënë: "... po u ktheva në këmbët e mia në shtëpi...". Po mar edhe një shembull tejet të rëndësishëm në botë këtyre viteve të fundit i cili demaskon përfundimisht pirjen me masë : një gotë venë prej dy dcl mjafton për të ngrënë një dënim të madh të qarkullimit rrugor dhe në rast përsëritje tërhjekje të lejes për grahje. Zero presje pesë përmijëshi në gjak është jashtë mase… No comment për ata që pijnë dhe propagandojnë "masën" dhe njëherit le të urdhërojnë e zbulojnë pse ky kufizim rigoroz i përqindjes…

Kur bisedojmë për dëmet e alkoholit, do të përmend faktin se vetëm në Francë evidentohen prej 3 000 gjer më 7 000 lindje me deformime neonatale në vit. Nuk do të merrem më tepër me statistika sepse qëllimi i shkrimit është i tjetër natyre…

Shërimi nga kjo vartësi alkoholike është shum i vështirë, gati i pakapshëm. Gëlltitja e ilaçeve që provokojnë të vjellura nuk ndihmon aspak se ata nuk shërojnë dhe e largojnë nga ditët e para të kurrimit pacientin nga marja e tij. Nuk ndihmojnë më tepër as kontrollet rigoroze nëpër qendrat spitalore të "shpërlarjes" sepse me të dalur nga ky "karantin" subjekti i rreket gotës dhe vartësia qëndron pa ndërprerje. Rastet e largimit nga gota janë shumë të rralla gjë që të gjithë e dijmë nga vet jeta e përditëshme. Mundohuni ti numëroni në gishtat e njërës dorë njerëzit që i njihni si të varur nga alkoholi e që kanë arritur të largohen definitivisht nga konsumimi qofshin ata edhe njerëz që thonë për vehte se pijnë me mend.

Mbrojtja

*

Për t’u mbrojtur më së miri nga një robërim eventual, mënyra më e mirë dhe efikase është që tryezën tuaj prindër, ta mbushni me pije freskuese natyrore, minerale dhe lëngje tjera pemësh duke i larguar rreptësisht aperitivet e ndryshme.
*

Nëse vërreni se fëmia i juaj (sidomos në adoleshencë) pin alkohol, dijeni se ai tanimë gjindet ne fazën e keqpërdorimit dhe kërkoni ndihmën e specialistit përkatës se si që përmenda, shum shpejtë bëhet vonë dhe shërimi, tejet i pasigurt.

Kanabis (marihuana, hashishi (hashashi) dhe vaji (është shum pak i njohur)

Tendencat për ta quajtur këtë drogë të butë që nënkupton të parrezikshme, krijon një mundësi më tepër për t’u kapur pas saj. Harohet se këtë "kullosë" e përdorën me shumicë rinia dhe fëmijtë. Them fëmijtë se fillohet aty nga mosha 13 vjeçe dhe kështu shkatërron pa mëshirë ardhmërine e brezit më të njomë. Kjo drogë përdoret apo nisë të përdorët më me pakicë mbi moshën 30vjeçe kurse nga mosha 50 vjeçare e më lartë ajo nuk gjen përdorim gati fare.

Përndryshe dihet se në botë, vendin në e parë qëndron Zelanda e Re me 75% konsumatorë dhe pas saj vijojnë ShBA etj.

Vartësia nga kjo drogë shkaktohet se ajo liron dopaminë që sjellë ndjenja të kënaqsisë e mu kjo është karakteristika kryesore e të gjitha substancave që mbjellin këtë veti. Në rastin konkret, kalimi nga përdorues i herpërhershëm në kronik bëhet nga ai moment kur subjekti konstaton apo ka ndjenjën se kjo i ndihmon të jetoj më mirë. Që nga ky moment, flasim për vartësi të vërtetë. Rreziku tjetër qëndron edhe aty se muajtë e parë kjo drogë nuk shkakton një vartësi. Vetëm pas muajëve të parë personi fillon të mos mundet pa të. Tani shpresat se një ditë jeta do të vaj mbarë dhe se më nuk do të ketë nevojë për këtë substancë e do të shkëputet vetëm me një të thënë "ndal" ose me një kurrim të thjeshtë është një utopi e mbjellë në tru si përgjigje shpresës se një ditë do të largohemi nga kjo vartësi…

Kokaina

Kjo drogë njihet me famën se të çmend. Eh po. Ajo të bën zot të botës dhe të qiejve… Kënaqsia më e madhe qëndron se zbritja nga qielli nuk është e shpejtë si me substantcat tjera psikoaktive. Zbritja në fer vjen vetëm pas 3-5 ditësh. Ja pra pse disa mendojnë se kokaina nuk na skllavëron. Por nuk duhet haruar se me të vërtetë në fillim konsumohet vetëm në fund të javës. Ani mirë pra, e nëse këtu nuk shofim një vartësi atëherë pse nevoja e pakalueshme që të konsumojmë përsëri në fund të javës tjetër? Kur zbritja fillon, e ajo është ramje e lirë nga lartësia, shumica e kokainomanëve përdor parashutën për ngadalsim, parashutën alkohol. Megjithatë, çdo gjë ngatërohet : puna e zemrës, shtypja, fëlçijtë nguren e dhëmbët kërcëllojnë edhe pse personi nuk e dëshiron këtë, muskujtë iritohen e nuk lënë të qetë. Kulminacioni i ferrit : dëshira e dhetëfishtë për dashuri shëndrohet në hî. Çfar debakli i paparë ! Po paranoja ? Çka t’i bëjmë asaj ? Friga nga vdekja, friga nga përcjellja e agjentëve të ndryshëm ?! Krejtë këto uragane shpirtërore çojnë drejtë vetëvrasjes.

Është e njohur se kokaina shëndron personin në megaloman dhe çdo zbritje në dinamikën e jetës reale bëhet fer. Duhet përsëri produkti që liron dopaminë për tu ngritur në lartësi mbretërore të botërave…

Përpos kësaj, si kulminacion, kokaina e ka një veti tjetër shum të keqe : rëzon shpejtë. Shpesh brenda disa muajve, por e ka një, më lejoni ta quaj, të mirë ndaj drogave tjera. Ajo pas një kurrimi korekt disa mujorë, ka gjasa shumë më të mira mbi të gjitha prodhimet tjera psikoaktive, të harohet përgjithmonë. Më një fjalë, mjekimi nga vartësia me kokainë është më i suksesshëm…

Heroina, kjo "heroinë" mbrojtëse e jonë

Kjo substancë ka famën të jetë prind, shok besnik që na mbron… Ditën na e bënë të bukur, natën na e bënë të bukur.

Por kur mungon ? Por para se të mungoj ?

Para se të mungoj dashurohet aq shum sa që shpesh e konsumohet me tepricëfatale, vdekjeprurëse. Nuk ka aspak ironi es as humor të zi dhe as që është qëllimi të arrij një efekt të tillë. Shprehem në këtë mënyrë vetëm për të vënë në pah sa më dukshëm rrezikun që bartë me vehte ky prodhim morfik e që ofron një rehati shpirtërore, eufori dhe ekstazë. Ndikon në formë të anksiolitikut dhe antidepresor. Mirëpo kjo nuk zgjat vetëm disa muaj të vegjël dhe pastaj fillon koha e nevojës së pashtershme (craving). Këto kohë shpesh fillon epopeja e shtimit të dozës. Mungesa që paraqitet përcillet me djersitje, dridhje të trupit, pagjumësi, vjellje dhe shtrembërim psiqik. Për më tepër, kjo drogë në sytë e masës është një nga më të këqijat. Ajo simbolizon stërngarkimin dhe vdekjen. Mos të flasim për vitet AIDS kur përdoruesit e heroinës ishin grupi më i kanosur se huazonin gjylpërat nga njëri tjetri kështu përhapnin epideminë. Dhe ky rrezik nuk është çranjosur akoma, sidomos në vendet ekonomikisht të dobta ku mundësitë për preventivë janë mizerje e vërtetë.

Ecstasy

Kjo sintezë daton prej kohës së para Luftës së Parë botërore dhe dallon krykëput nga ditët e sotshme. U zbulua në Gjermani dhe përdorej në rradhët e ushtrisë për të mposhtur lodhjen, frikën, urinë… Në vitet e shtatëdhjeta paraqitet përsëri në mjeksi (ShBA) me qëllime terapeutike por u përjashtua shpejtësisht nga autoritetet dhe u shti në grupin e narkotikëve të ndaluar nga ana OKB.

Ajo që nuk gjeti aplikim në psikiatri, gjeti vend në gjeneratat më të reja poashtu viteve të shtatëdhjeta në Kanadë e më vonë në Evropë dhe vende tjera të botës.

Nga përdorimi i parë, përmenda më lartë, sot nuk ka mbetur asgjë se tani kjo substancë që duhej ngritur efikasitetin e luftarëve, u shëndrua në "pilulë të dashurisë". Sot kjo substancë në hapat e para edhe nuk është aq tërheqëse se sjellë ankth dhe tharrje të gojës (kanoset një rrezik i madh nga dezitraimi, është mjaftë me rendësi që konsumatori të mar shpesh ajr të paster jashtë lokalit dhe të pij me shumicë langje (shih edhe më poshtë!) dhe ngren presionin arterik, mirëpo, këto efekte kalojnë shpejtë dhe fillon faza e hapjes ndaj botës, ndjenja e mirë shpirtërore dhe e lirisë. Dëshira për atmosferë të mrekullushme dhe prekjet trupore të afërta janë vetia dhe efekti i dëshiruar dhe i korrur në këto momente. Ja pse ecstasy bëhet pilulë e diskotekave dhe mbrëmjeve muzikore (sidomos tekno).

Efektet zgjasin 4-6 orë pas konsumimit e në raste të dozës së shtuar edhe gjer me 10 orë. Mirëpo pas kësaj kohe paraqiten orët e zbehjes që mund të zgjat gjer më tri ditë e që mund lehtësisht të provokoj depresionin psiqik.

Është me rëndësi të përmendet se në fillim kjo substance provokon gjithashtu mungesë të langjeve, ngren temperaturën trupore dhe vështirson pas masë muskujtë dhe veshkët. Kjo sjellë pas vehte epilepsi e në raste më të rralla paraqitet të verdhit (hepatiti) akut dhe helmues që sjelle vdekje të shpejtë.

Është shum e rëndësishme që përdoruesit e kësaj substance që së paku të kenë kujdes të madh gjatë konsumimit sepse në këtë grup prodhimi bëhen spekulime të mëdha e duke u zëvendësuar përbërja me elemente mjaftë të rrekikshme si që janë psikotropet e llojit të amfetaminëve, barbiturikët analgjesikët dhe të tjera produkte që këtë pilulë e bëjnë akoma më të kanosëse.

Si përfundim them se duhet ndoshta pritur edhe 3-5 vjetë për të mundur të flasim më mirë e më qarët për pasojat dhe dëmet e kësajë droge relativisht të re. Sa prej konsumuesve do të paraqiten me deficite të ndryshme në kuptimin relacionel, emotiv dhe sindrom të parkinsonit?

Para se të mbyllë punimin, këshilloj të gjithë që konsumojnë qoftë dhe vetëm në raste të ralla këtë pilulë të konsideruar si më e parrezikshmja, të ju drejtohen specialistëve adekuatë për konsultime dhe ndihmë që zvoglon reziqet që janë përpara…

Duhani

Mbi pakot e duhanit në shum vende të botës tani shkruan se duhani shkakton vdekjen. Simbilikisht shprehur, cowboy-i i Marlboro-s "vdiq". Po pra duhani sjell vdekjen e parakohshme. Ai vret dhe vret me një "ngadalë" të shpejtë, por me mundime të gjata. Vrasje mizore… Sëmundje e mushkërive, eshtrave, mëlçisë, trurit. Këtë e them duke u bazuar në rezultatet dhe parashikimet mjaftë serioze të realizuara nga qendra të specializuara si dhe nga Qendra Botërore për Shëndetësi (OBSh) që vlerëson se më vitin 2020 shkaku kryesor për vdekje të parakohsme do të jetë duhani.

Për të kuptuar këtë edhe nuk duhet shum filozofi sepse mjafton të shofim moshën e atyre që fillojnë duhanin dhe do të shohim se thithjet e para të drejtpërdrejta bëhen nga mosha 11-12vj. Të mos flasim për fëmijtë e ekspozuar tymit (së pari të prindërve) që nga fetusi e poqese doni edhe para, pasiqë prindërit kanë të rrasura qelizat e tyre me nikotinë. Në vend që vehten e sidomos foshnjen të ushqehet me frute e bylmet, prindërit duhanxhi, i japin të gëlltis katran…

Të këthehem rishtazi te mosha e parapërmendur dhe të them se tanimë në botë, dihet se nikotini edhe nuk është dëmi i parë dhe shkaktues kyq i vartësisë !!! Fabrikantët e cigareve me mjeshtri shtuan amoniakun dhe përbërje tjera që ndihmojnë në përmirsimin e shijes së tymit e sidomos rrisin vartësinë . Amoniaku vet rit shpejtësinë e lirimit të nikotinit kështuqë ai arrin në qendrat trunore shum më shpejtë se duhani i dikurshëm i tharrë në mure dhe i thurrur me dorë. Ata përdorën (dhe përdorin) metoda të rafinuara reklamuese me llojet e tyre "light" dhe "superlight" që ishin të dedikuara tregut femëror. Suksesi qe i rrufeshëm. Femra nuk u barazua ndoshta me mashkullin por iu afrua dhe tani qëndron vetëm një hap të shkurtër pas në këtë vartësi.

Duhani bëhet edhe psiqikisht i dëmshëm që nga momenti kur paraqitet friga e ngeljes pa të. Sa herë duhanxhiu i thot së pari vehtes : "Ah jo, nuk mund të hyj në shtrat pa cigare rezerve se nuk më mer gjumi pa to. Nëse natën zgjohem e nuk mund të flej përsësi çdo të bëj pa cigare ???" Por kjo është vetëm fillimi i psikozave. E keqja më e madhe vjen në momentin kur duhanxhiut i paraqitet dëshira për ta lënë cigaren. Me ditën që abstenon nga tymi, fillon depresioni, nervoza, pagjumsia, trashja, vetjaksia (egoizmi) dhe irritime të rrufeshme për çdo imtësi e nga çdo imtësinë. Edhe ndërprerjet më të shkurta krijojnë terrorizëm në tru dhe terorozohen edhe ata që jetojnë në bashkësi. Shembulli i besimtarit mysliman gjatë muajit të shejtë të agjërimit është më se i qartë... Megjithëse agjërimi është sublim, lumturi për këtë jetë dhë për jetën tjetër, duhanxhiu pak çan kokën. Ai është nervoz në atë masë sa që e tërë familja e lusin të ndërpresë agjërimin se ju nxinë jetën. Ai tani i shëndruar në monstër, arsyetohet se nuk mund të agjëroj për shkak të duhanit se nuk mund të rij pa të dhe bënë dy gabime të tjera në besim dhe në shoqëri.

Vartësia nga duhani është sëmundje

Fëmijtë, adoleshentët dhe ata të moshave më të shkuara është mirë të kenë njohuri të qarta mbi kohëzgjatjen e ahengut të duhanit. Kjo zgjatë disa javë dhe pastaj më kalon në vartësi kryeneçe jetësore. Përfundimi im është se duhani është vartësi fizike, psikologjike, e sjelljes dhe e gjesteve. Ani të shohim edhe pse duhani është dashuri e pasion i përjetshëm. Dashuri se nuk mund të shkëputemi nga vartësia e tij lehtë dhe pasion pasiqë për çdo cigare të ditës (nuk jam duke bërë ironi, vetëm ju përkujtoj senzacionet që rrjedhin nga ky pasion) e njohim me emrin e vet përkdhelës, ledhatues, hyjnor…Duhet të them se mes këtyre momentve të dashurisë me cigaren vetëm ajo që e quajmë « cigare esull » tingëllon pak ftoftë e krejtë çka vijon pastaj është « një me kafe – çaj », « cigarja e pritjes së autobuzit », « para se ta ndez veturën » , « e pushimit », « e drekës », « e pas ëmbëlsisë » e kështu me rradhë deri te ajo e « pas dashurisë » (pyete partnerin (partneren) tënd(e) që nuk e pi duhanin si e quan këtë cigare !).

Krejtë këto emra e sjellje a harrohen lehtë ? Ish duhanxhiu a guxon më ti afrohet cigares, ta ndezë vetëm për një rast dasme apo tubimi mes shokësh. Ai më nëse don me te të vertëtë të rezistoj vartësisë nuk guxon as në një zi më të madhe të thithë tymin... Duhet të ndalemi në psenë e kësaj që po them ?!

Të këthehem edhe një moment tek prindët duhanxhi dhe fëmijtë e tyre. Krahas rrezikut për shendetin e vet subjekti ndikon shum negativisht tek fëmijtë e vet se dihet nga gjithëherë se ata identifikohen në rradhë të parë me prindët, dhe… me mësusesin. O fatkeqsi për atë fëmi që njëri nga prindët e pin duhanin! O mjerim mbi mjerime për atë fëmi që të dy prindët e pijnë duhanin dhe mësuesi ia vëndon kapakun krejtë këtij çulli që ia përgatisim fëmisë duke qenë plotësisht koshientë se bëjmë krim. Adiktologët arrijtën të tregojnë se vartësitë nga drogat, pra dhe duhani janë sëmundje. Fatmirsisht trajtimi i personave të prekur nga këto vartësi bëhet në mënyrë më adekuate por kjo njëherit na bën të ditur se na me pirjen e duhanit e sëmujmë fëmiun tonë... Ja pse duhanxhiu është egoist… Gruaja që ndërpret duhanin gjatë shtatzënisë por i kthehet tymit ditën e lindjes së fëmisë është kulmi i të gjithë egoizmave… Nuk flas për shtatzanën që gjakun e vet e ka të lidhur nëpërmjet kërthizës së foshnjes dhe në vend të ushqimit të shëndoshë, i dhuron për ushqim: duhan, alkohol...

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...