Shqiptarët e Kosovës, tashmë, kanë caktuar disa ditë festash dhe përkujtimesh. Disa syrësh krejt të panevojshme e hiç serioze.
Në mes tyre edhe dita e Kushtetutës, e cila, po të ishte ajo e Kushtetutës të Kaçanikut, edhe mund të përligjej, për kushtet dhe rrethanat në të cilat u shpall, por jo edhe e dyta, e bërë në paqe dhe rahati.
Kjo është një kopjim i 11 janarit të Enver Hoxhës me shokë.
Kushtetuta nuk përbën asnjë ngjarje të shënuar, sepse ajo është krejt normale për funksionimin e një shteti. Megjithatë, në Kosovë nuk funksionon as Kushtetuta, as ligji, as drejtësia dhe as shteti, sepse ligjin ende e bëjnë bandat staliniste, të cilat u konsoliduan gjatë luftës, e dështuan luftën, madje, qysh në nismë, më 1998.
Me nxitjen e Serbisë, organizuan revoltat e mars - prillit 2004, për rrjedhojë, realizuan decentralizimin komunal në Kosovë, si vegëzë-lidhëse të Serbisë, për ta ndarë pushtetin me Serbinë brenda Kosovës, duke krijuar edhe mundësi ligjore për shkëputje e gllabërim të territorit në të ardhmen nga Serbia.
Çuditërisht, mungon data zyrtare e çlirimit. Një mangësi idioteske, e lënë për shkaqe të thëna më parë. 12 qershori 1999 shënon marshimin e tankeve të NATO-s rrugëve të Kosovës.
Dhe, ky është çlirimi faktik i Kosovës. Çdo zvarritje e mëtejme e caktimit të datës të çlirimit, është jo serioze dhe ngjallë dyshime qëllim-këqija të individëve apo të grupeve të interesit.
http://books.google.com/booksid=nSN5JxXb8fcC&printsec=frontcover&dq=LUFTA+E+KOSOVES&hl=en&sa=X&ei=1bKvUd6kH4_1sgbZ6IHwCw&ved=0CDUQ6AEwAA
Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.
Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave. Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.
Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.
Vlerësohet, se gjatë në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare.
Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve.
Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj....
Pas 14 vjetësh shqiptarët e Kosovës e kujtojnë si një makth luftën e vitit 1999. Ndërsa Kosova numëronte të vdekurit e saj dhe kolonat e drobitura të njerëzve kishin marrë udhën për ku të mundnin, tjetërkund merreshin vendimet për fatin e saj.
Në faqet e librit ndihet nervi i gazetarit, dëshira për të zbuluar sa më shumë fakte. Këtë e tregon edhe numri i madh i materialeve dhe i burimeve që ka përdorur për të realizuar librin. Në të vijnë një e nga një të gjithë protagonistët e kësaj lufte, që nga Millosheviçi te Rugova, sekretarja e Shtetit amerikan, Madlene Ollbrajt, Presidenti i SHBA, Bill Klinton, i cili aso kohe ishte i çoroditur për shkak të çështjes “Levinski”, Hollbruk e shumë e shumë të tjerë.
“Lufta e Kosovës” është një libër tronditës i ngjarjes më të dhembshme që përjetoi Ballkani dekadën e fundit, siç qe lufta e Kosovës. Përmes dokumenteve sekrete dhe personazheve që ka takuar për të bërë këtë rrëfim, Laurent nuk kërkon thjesht të tregojë një histori, por dhe të bëjë kronikën e një ngjarjeje të paralajmëruar historikisht dhe të sjellë në një këndvështrim tjetër personazhet që e patën në dorë fatin e kësaj lufte….
Libri është pritur me interes nga lexuesit, por dhe nga historianët, dhe është një ndër librat më të kërkuara të entit tonë botues”, thotë Alda Bardhyli, drejtore e botimeve “55”. Nga ky libër po ju sjellim disa pasazhe ku rrëfehet për profilin psikologjik të Millosheviçit, bisedimet e fshehta, veprimet e Pentagonit etj.
Sllobodan Millosheviçi më tregoi një kuti me cigare të vendosur mbi tavolinë teksa mbante në dorë një çakmak të ndezur. Ishim ulur ballë për ballë në dy kolltukë prej lëkure. Zyra e tij e gjerë ndodhet në katin e parë të një ndërtese gri me pamje nga një kopsht. Nuk kam takuar në korridore askënd përveç sekretares, dhe ambienti ishte krejt i shkretë.
Arrita në Beograd në të aguar, duke ardhur nga Budapesti. Në Bosnjë situata nuk ka qenë kurrë më dramatike. Laku shtrëngohet mbi Saravejën e nënshtruar nga plaçkitjet e papushimta. Millosheviçi është i qetë dhe gjatë 4 orëve që kaluam kokë më kokë ai nuk manifestoi as më të voglën shenjë të acarimit dhe të tensionit.
Dinak, cinik, pak gazmor dhe pak i indinjuar, ai do të përpiqet t’i ndërrojë veshjen realitetit. Jemi në vendin e “mashtrimeve të habitshme”. Ai vepron si një marksist i sprovuar me një delikatesë dinake të cilën Artur Coesler e quante krijesë që gjithmonë bie në gjunjët e tij. Filloi t’i sjellë në mendje fortësinë në rritje në Komunitetit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara, të vendosura të forcojnë rolin e tyre ndaj Serbisë. Ai tund kokën i mërzitur….
A janë të ndryshueshëm në sytë tuaj kufijtë e Serbisë aktuale?
A mundën ato në një mënyrë që të diskutohen? Kush do ta bënte këtë pyetje veç separatizmit shqiptar?
A nuk ju duket se në gjykimin tuaj ka një kontradiktë kur ju flisni për vetëvendosje të serbëve dhe refuzoni atë të shqiptarëve, të cilët janë 90% e popullsisë së Kosovës?
Nga eksodi kosovar gjatë luftës
Serbët dhe kroatët janë popuj që nuk kishin shtet tjetër kombëtar veç Jugosllavisë. Serbët, kroatët, malazezët, sllovenët, maqedonasit nuk janë trajtuar si minoritet kombëtar në Jugosllavi. Shqiptarët janë minoritet kombëtar në Serbi. Ata mund të kenë të gjitha të drejtat e akorduara për minoritetet, por këto të drejta nuk lejojë që të lësh vendin dhe të bashkohesh me shtetin fqinj.
Ju nuk do ta pranoni kurrë…?
Ndarjen e Kosovës? Kurrë! Besoj që askush i ulur në vendin tim nuk do ta pranojë një gjë të tillë dhe populli serb nuk do ta toleronte aspak. Dëgjoni, dëgjoni. Në disa qytete të mëdha amerikane ekzistojnë “Chinatowns”, ku jetojnë më shumë se 90% kinezë. Si do të reagonin autoritetet amerikane nëse këta kinezë shpallin pavarësi të njëanshme?
Intervista mbaroi, e kishte zgjatur bisedën i qetë, i kënaqur. Njeriu që transformoi historinë dhe gjeografinë në një fatalitet të dyfishtë duke shkulur të renë nga Ballkani, duhej njëherësh hutues dhe i padeshifrueshëm. Provoja një ndjesi të çuditshme i irealitetit. Zyra ishte e qetë. Zilja e telefonit asnjëherë nuk kishte tingëlluar gjatë kohës së bisedës sonë dhe në mur nuk kishte akrepa tregues të orës. Millosheviçi dukej i instaluar jashtë kohës.
Më kujtohet ç’më kishte thënë para pak kohësh Presidenti çek Vaslav Havel: “Kur arrita në kështjellë (pallati presidencial mbi lartësitë e Pragës ku udhëheqësit komunistë kishin pasur njëri–tjetrin që nga 1948-a), një gjë më ka befasuar: në të gjitha muret që pashë, asnjë orë nuk shihej. Totalitarizmi në fund funksionin jashtë kohës.
Sllobodan Millosheviçin e ilustron shumë mirë ky fakt. Në fund të 10 viteve pushtet, bilanci i tij ishte i tmerrshëm: Më 1989-n Jugosllavia ishte pothuajse në gjendje t’i bashkohej Komunitetit Ndërkombëtar. Më 1999-n ajo ishte e gatshme për një status të vendeve të varfra dhe të pazhvilluara. Dhjetë vjet më vonë ajo llogariste më pak se gjysmën. Mbi 6 republika federale që e përbënin, 4 ishin kthyer në shtete të pavarura dhe një tjetër, Mali i Zi, kishte në krye një President armiqësor ndaj Millosheviçit. Në 8 vjet lufte më shumë se 200 000 veta vdiqën dhe 3 milionë u bënë refugjatë. Megjithatë, si në një ëndërr, ai deklaron: “Nuk mund të ndjekim një ëndërr për Serbinë e madhe”. Madje, këto akte e provonin më shumë këtë.
Kur më 1985-n ai ishte në një bazë ushtarake të Dejtonit, ku të gjitha partitë ishin mbledhur për të përpunuar një rregullore për konfliktin në Bosnjë, administrata “Klinton” zotëronte mbi të një dosje voluminoze. Profili i tij psikologjik, i studiuar me kujdes dhe i shënuar nga CIA, tregonte veçanërisht një njeri thellësisht depresiv, i varur nga alkooli, kryesisht uiski dhe vera. Në fakt, negociatorët amerikanë u çuditën kur zbuluan një personazh me reaksione të parashikueshme. Ditë më parë ai i la të presë për më shumë se 40 minuta sekretarin amerikan të Shtetit, Uorren Kristofer dhe Presidentin kroat, Franjo Tuxhman. Duke ardhur ai e kishte kravatën të zgjidhur dhe me çehre të prishur, tregon një dëshmitar. Dukej kishte qenë në një drekë ku ishte dehur. “Ne mendonim, – tregon një nga negociatorët amerikanë, prezent në Dejton, – që ai do të luftonte fort për t’i mbrojtur më mirë interesat e minoritetit serb në Bosnjë dhe Kroaci. Në fakt, ai ishte krejtësisht i painteresuar: Piter Golbreth, ambasadori i vjetër amerikan në Kroaci, i paraqiti një projekt–marrëveshje mbi të drejtën e serbëve të mbetur në Kroaci: ‘Ishte e habitshme, tregon diplomati. Ai nuk manifestoi as më të voglin interes mbi të ardhmen dhe fatin e serbëve të Kroacisë’”.
* * *
Në një moment tjetër, Millosheviçi thotë për serbët në Bosnjë: “Ju doni të dini se ç’mendoj vërtet. Janë çikërrima pa vlerë”. Një ngërdheshje mosmirënjohëse shoqëroi mendimin e tij. Strategu i keq dhe takticieni i aftë Millosheviç përdori të gjitha mundësitë. Në gusht dhe shtator 1995, kur avionët e NATO–s dhe të Forcës së Reagimit të Shpejtë bombardonin pozicionet e serbëve të Bosnjës, në Beograd ai ra dakord me emisarin amerikan, Riçard Hollbruk, për marrëveshjen e ardhshme në Dejton. Këto bombardime ishin për të një kartë e mrekullueshme. Ai mundi kështu të heqë dorë nga objektivat e tij, duke i lënë serbët e Bosnjës dhe pa kompromentuar shtetin e tij.
A ka besuar ai se Shtetet e dhe aleatët e tyre europianë do të reagonin nëse ai ndërhynte në Kosovë? Ndoshta. Megjithatë, administrata “Bush” kishte ndjekur me shqetësim shpërthimin e Jugosllavisë më 1991-shin. Për Presidentin amerikan dhe ekipin e tij ishte e qartë që rreziku i një lufte të re në Ballkan do të vinte nga një konfrontim në Kosovë. Sipas tyre, Bosnja dhe Kroacia nuk paraqesin veç “rreziqe sekondare”. Teatër luftimesh ku ata nuk do të angazhoheshin. Sa më shumë kalonin muajt, më i madh bëhej shqetësimi i shefit të Ekzekutivit amerikan. Bushi mori vendimin t’i dërgojë një paralajmërim të qartë Presidentit serb më 29 dhjetor 1992. Lorenc Igellbejker, ndihmëssekretar i shtetit, i dha urdhra strikte ambasadorit amerikan në Beograd: ai duhej t’ia transmetonte këtë paralajmërim verbal në një takim kokë më kokë Millosheviçit. Mesazhi saktësonte që në rast të zhvillimeve në Kosovë, që do të ishin shkaktuar nga Beogradi, Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të ndërhynin ushtarakisht kundër serbëve në Kosovë dhe kundër vetë Serbisë. “Kam dashur, – u thotë Bush të afërmve të tij, – të përvijoj një linjë dhe t’i tregoj atij qartë që nuk mund të ishte i autorizuar ta shkelte”. Disa ditë më vonë, Presidenti largohej nga Shtëpia e Bardhë për t’ia lënë vendin Klintonit.
I konfrontuar në fuqinë më të madhe ushtarake të botës, Millosheviçi reagon si zakonisht. Ai i deklaroi ambasadorit amerikan, Uorren Zimerman, që ishte i bindur se Shtetet e Bashkuara kishin përpunuar një plan për të kontrolluar të gjithë Ballkanin bashkë me Gjermaninë, armikun historik të Serbisë. “Në fillim, thotë ai, Uashingtoni do ta shndërrojë Shqipërinë në një koloni amerikane, pastaj do të ngjitet përmes Kosovës deri në Serbi për ta gjunjëzuar. Për këtë jam i bindur”.
Ambasadori bën takimin e tij të fundit me liderin serb në prill 1992. Ai ishte porositur nga qeveria e tij për të protestuar kundër mizorive të shkaktuara nga serbët në Bosnjë. Millosheviçi kishte organizuar një darkë që zgjati afërsisht 4 orë në një ambient mbytës. Ai hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. Pastaj bëri një ekspoze të patregueshme dhe lirike mbi mundësitë e shkëlqyera të investimeve dhe të tregtisë ofruar nga Serbia investitorëve të huaj. Pjesëmarrësit e dëgjonin në heshtje dhe të habitur.
Rugova, takim me Millosheviçin për të arritur te Klintoni
Pas tratativave të gjata, delikate dhe shumë ecejakeve diplomatike nga ana e amerikanëve, Millosheviçi dhe Rugova, që deri atëherë ishin shmangur me kujdes, pranojnë për herë të parë të takohen. Takimi është mbajtur në Beograd dhe nuk solli asnjë rezultat të prekshëm, “përveçse rrëzoi pak më shumë besueshmërinë e Rugovës dhe shtoi numrin e luftëtarëve të UÇK–së”, sipas fjalëve të një negociatori. Një diplomat britanik kishte thënë pas kësaj mbledhjeje: “Kjo është arsyeja për të cilën UÇK–ja është bërë shumë popullore, jo për shkak të qartësisë së pikëpamjeve të saj, por për shkak të dhunës serbe. Statuskuoja shqiptare dhe qetësia e Perëndimit e kanë shtyrë në një rrugë të pakthyeshme”.
Rugova, njeri me gjuhë të matur dhe me ecje të brishtë, i pasionuar pas Roland Bartes, kishte arritur të merrte nga Hollbruk dhe Hill, në këmbim të takimit me Millosheviçin, premtimin për një takim me Presidentin Klinton në Shtëpinë e Bardhë. Takimi u fiksua për më 27 maj 1998. Fatkeqësisht vëmendja dhe axhenda e Presidentit amerikan gjatë kësaj periudhe qenë plotësisht të zëna nga evenimente të tjera ndërkombëtare dhe “Kosova nuk ishte prioritet. Për të qenë më saktë, nuk ishte aspak”, sipas një bashkëpunëtori të Shtëpisë së Bardhë.
Kur Ibrahim Rugova u prit në Shtëpinë e Bardhë më 27 maj nga Bill Klinton dhe Al Gor, dy udhëheqësit amerikanë, sipas një bashkëpunëtori të tyre, kishin mendime të ndryshme. Takimi qe i shkurtër. Udhëheqësi shqiptar pa droje deklaroi se “pa një ndërhyrje urgjente të SHBA për t’i dhënë fund shkallëzimit të dhunës, vendi i tij do të shkonte drejt luftës”. Bill Klinton, me pamje të hutuar, tund kokën duke dëgjuar, dhe thotë: “A e dini ju që ne nuk tolerojmë kurrë një situatë të ngjashme me atë të Bosnjës në Kosovë?”. Megjithatë, asnjë propozim konkret nuk u formulua. Rugova i ofroi Presidentit amerikan një pjesë madhështore në kuarc, ekstrakt i një mine shqiptare, identike me atë që ai i kishte ofruar rreth një vit më parë Papa Gjon Palit II. Fytyra e Klintonit u çel menjëherë: “Është e mrekullueshme. E dini që gjenden minerale absolutisht të ngjashme në Arkansas?”. Dhe para një Rugove të shtrënguar ai vazhdoi të gjithë pjesën e mbetur të bisedës, duke përshkruar “bukuritë” e pafundme që gjendeshin në nëntokën e shtetit të tij.
Në fillim të muajit qershor 1998 bisedimet u ndërprenë midis Beogradit dhe liderëve nacionalistë shqiptarë, situata ushtarake nuk pushonte së godituri Kosovën, ku përleshjet midis forcave serbe dhe UÇK–së janë të shumta. Rreth 15 mijë refugjatë kosovarë kishin kapërcyer kufirin e Shqipërisë. Në Uashington, Shtëpia e Bardhë ishte plotësisht e paralizuar nga çështja “Levinski” dhe hetimi i prokurorit të pavarur, Kanet Star. Një dosje e vetme e huaj, sipas një bashkëpunëtori, ndodhej atëherë në zyrën e Presidentit, ajo e Irakut. Sulmet ajrore kundër Bagdadit po studioheshin. Në qershor, ministri amerikan i mbrojtjes, Uilliam Kohen, takoi kolegët e tij të NATO–s. Ai u kërkoi atyre të autorizonin Komitetin Ushtarak të NATO–s të planifikonte një ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Presidenti Klinton bëri të ditur që “do të autorizonte dhe mbështeste përgatitjet ushtarake të NATO–s”.
REFERENCA
- ^ Europe | Kosovo rebels to disarm. BBC News (21. Qershor 1999). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
- ^ Daniszewski, John. "Yugoslav Troops Said to Cross Into Albania", Los Angeles Times, 1999-04-14. Korrigjuar më 2012-02-20.
- ^ "War In The Balkans: Serbs enter Albania and burn village", London: The Independent, 1999-04-14. Korrigjuar më 2012-02-20.
- ^ "Yugoslav, NATO Generals Sign Peace Agreement for Kosovo / Alliance will end air campaign when Serbian troops pull out", Sfgate.com, 1999-06-10. Korrigjuar më 2012-02-20.
- ^ "Nato's bombing blunders", BBC News, 1999-06-01. Korrigjuar më 2012-05-06.
- ^ Serbs find KLA 'arms cache'. BBC (3 February 1998). Vizituar në 14 October 2012.
- ^ a b The Balkans/Allied Force: Statistics. planken.org. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
- ^ Norske jagerfly på vingene i går. Tux1.aftenposten.no. Vizituar në 6. Maj 2012.
- ^ Turkish Air Force. Hvkk.tsk.tr. Arkivuar nga Origjinali në 13. Maj 2009. Vizituar në 24. Mars 2009.
- ^ Jeton Mikullovci (27. Qershor 2011): Gjimnazi "Hamëz Jashari" e maturantja Hovarda Jashari më të suksesshmit në Kosovë. Koha.net. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
- ^ http://www.icty.org/x/cases/limaj/cis/en/cis_limaj_al_en.pdf
- ^ KLA/UCK2. Grtalbania.5u.com. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
- ^ Europe | Pristina waits for war. BBC News (3. Shkurt 1999). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
- ^ Haradinaj trial continues. B92. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
- ^ Viewing Page 13067 of Issue 55325. London-gazette.co.uk (30. Nëntor 1998). Vizituar në 20. Shkurt 2012.
- ^ "US used wrong map for embassy attack", BBC News, 1999-05-11.
- ^ http://armed-services.senate.gov/statemnt/1999/991103kn.pdf
- ^ "French pilots fly for Nato", BBC News, 1999-04-24. Korrigjuar më 2012-05-06.
- ^ Reinhard Jellen: Der Kosovo, die UCK und Psychedelia à la Rudolf Scharping | Telepolis. Heise.de. Vizituar në 6. Maj 2012.
- ^ "Tony Blair: Kosovo crusader", BBC News, 1999-04-22. Korrigjuar më 2012-02-20.
- ^ IHS Events, Webinars, Training and User Groups. Ihs.com (31. Janar 2012). Vizituar në 28. Shkurt 2012.
- ^ Viewing Page 14622 of Issue 56078. London-gazette.co.uk (2. Janar 2001). Vizituar në 20. Shkurt 2012.
- ^ Reader responds to criticism of military-minded Democrats. Online Athens (17. Shkurt 2004). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
- ^ Operation Allied Force – Operation Allied Force in Kosovo. Militaryhistory.about.com. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
- ^ Benjamin S. Lambeth: Task Force Hawk. Airforce-magazine.com. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
- ^ John A. Tirpak (22. Tetor 2012): Kosovo Retrospective. Airforce-magazine.com. Vizituar në 8. Nëntor 2012.
- ^ "BBC News – Serbian Vlastimir Djordjevic jailed over Kosovo murders", Bbc.co.uk, 2011-02-24. Korrigjuar më 2012-05-06.
- ^ a b c d Serbia charges police officers with 1999 Kosovo murders. SETimes.com (28. Prill 2006). Vizituar në 6. Maj 2012.
- ^ Yugoslav Army Threatens Redeployment In Kosovo - Sun Sentinel. Articles.sun-sentinel.com (12. Shtator 1999). Vizituar në 8. Nëntor 2012.
- ^ Danijela Isailović (13. Shkurt 2011): Press Online :: U školu išao sa nožem u rancu ((Serbian)). Pressonline.rs. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
- ^ Командант одбране Кошара о најтежој бици копнене агресије на СРЈ. Srbel.net (25. Mars 2012). Vizituar në 22. Prill 2013.
- ^ John Pike: Kosovo Liberation Army [KLA / UCK]. Globalsecurity.org. Vizituar në 6. Maj 2012.
- ^ Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës facts. Freebase (1. Maj 2012). Vizituar në 6. Maj 2012.
- ^ 12 mal bewertet: Die Bundeswehr zieht in den Krieg. 60xdeutschland.de. Vizituar në 6. Maj 2012.
- ^ John Pike: Kosovo Order of Battle. Globalsecurity.org. Vizituar në 20. Shkurt 2012.
- ^ a b c d e f NATO Operation Allied Force. Defense.gov. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
- ^ Kosovo Map The Guardian
- ^ "Europe | Fighting for a foreign land", BBC News, 1999-05-20. Korrigjuar më 2012-02-28.
- ^ Author: The Russia Journal (5. Korrik 1999): Russian volunteer's account of Kosovo. The Russia Journal. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
- ^ Daalder & O'Hanlon 2000, p. 151
- ^ Unmanned Aerial Vehicles Increase In Numbers. Radardaily.com. Vizituar në 28. Shkurt 2012.
- ^ "Two die in Apache crash", BBC News, 1999-05-05. Korrigjuar më 2012-05-06.
- ^ How to Take Down an F-117. Strategypage.com (21. Nëntor 2005). Vizituar në 6. Maj 2012.
- ^ "Atlanta News, Sports, Atlanta Weather, Business News | ajc.com", Nl.newsbank.com, 1999-05-06. Korrigjuar më 2012-02-20.
- ^ Holloman commander recalls being shot down in Serbia. F-16.net. Vizituar në 6. Maj 2012.
- ^ "Europe | Nato loses two planes", BBC News, 1999-05-02. Korrigjuar më 2012-05-06.
- ^ Serb army `unscathed by Nato', KLA `killed more Serbs than Nato did'. The Independent (21 June 1999). Vizituar në 13 March 2013.
- ^ NATO cluster bombs kill hundreds of Serb troops World Socialist Web Site
- ^ NATO's flawed victory Socialism Today
- ^ 'Thousands of Serb troops killed' BBC
- ^ Damage to Serb Military Less Than Expected The New York Times
- ^ Andrew Cockburn (3 April 2011): The limits of air power. The Chicago Tribune. Vizituar në 3 March 2013.
- ^ Bacevich & Cohen 2001, p. 22
- ^ The Crisis in Kosovo – Human Rights Watch 2000
- ^ NATO bombing: Wrong target warning never passed along. CNN (24 June 1999). Vizituar në 31 December 2012.
- ^ Serbia: 13,000 killed and missing from Kosovo war - rights group. Relief Web (6 October 2009). Vizituar në 31 December 2012.
- ^ Mann (2005), p. 357
- ^ Jonathan Steele (18 August 2000): Kosovo: 'Motivated to believe the worst'. The Guardian. Vizituar në 13 March 2013.
- ^ Tim Judah: The Serbs: History, Myth and the Destruction of Yugoslavia. Yale University Press, ISBN 978-0-300-15826-7
- ^ Barbarët e fundshekullit XX! - Sheradin BERISHA , 28.04.2007