Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/06/29

NËNA TEREZE - PERSONALITETI MË I PAKONTESTUESHËM I SHEKULLIT XX



Prof. dr. Shefki Sejdiu, Prishtinë



Zonja dhe zotërinj, viti 2003 është vit i madh për ne shqiptarët dhe për mbarë botën humaniste. Është vit i shenjtërimit të personalitetit më të pakontestueshëm të shekullit njëzet, i shenjtërimit të Nënës Tereze që u lind në Shkup të Arnautllëkut, siç quheshin atë botë tokat shqiptare nën Turqi, nga prindërit shqiptarë të besimit katolik, babait Kolë Bojaxhiu, i lindur në Prizren, dhe nëna Drane e lindur në një fshat të rrethinës së Gjakovës.
Babai, Kolë Bojaxhiu nga Prizreni me familje u vendos në Shkupin e atëhershëm, qytet prej 45 mijë banorësh, nga të cilët 25 mijë ishin shqiptarë, 15 mijë bullgarë e 5 mijë të tjerë. (Louis Jaray, “L’Albanie inconnue”, Paris 1913, deuxième édition.) Kolë Bojaxhiu punoi dhe zhvilloi një aktivitet të dendur kulturorë, humanitar e kombëtar: intelektualist, materialisht dhe politikisht i ndihmonte bashkëkombësit e vert në periudhën më vendimtare të luftës për çlirimin e tokave shqiptare akoma nën okupim të Turqisë. Shtëpia e kolës ishte vend ku mblidheshin veprimtarë humanistë e atdhedashës të periudhës para vitit 1912 deri në vdekjen e tij në vitin 1919. Ndër këta atdhedashës ishin edhe Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Bajram Curri. Ne nje familje te tillë pra u lind Gonxhja, bija kosovare, motra dhe nëna e të gjithë skamnorëve të botës. Aty, në atë familje bujare, Gonxhaj mori edukatën e parë dhe në qytetin e lindjes mori edhe mësimet e para ku u dallue për cilësi të lartë intelektuale, morale dhe njerëzore.
Edhe pse baba Kolë vdiç mjaft i ri dhe në rrethana fort të dyshimta, ngase gjithnjë ishte i angazhuar në mbrojtjen e bashkëkombësve të vet nga shtypja e pushtuesve antishqiptarë, njëherë turq pastaj sllavë, nëna Dranje arriti t’i rrisë tre fëmijë në mënyrën më të mirë., kurse Gonxhja, e cila kishte trashëguar shpirtgjerësinë e t’et dhe fisnikërinë dhe qëndresën e s’amës, për vokacion zgjodhi bamirësinë dhe vendosi të bëhet motër nderi, motër e të gjithëve. Mirëpo edhe dëshira tjetër e saj e fëmijërisë që të mësojë dhe të bëhet mësuese u realizua në Kalkutën e largët të Indisë. Që të mund t’u ndihmonte sa më shumë njerëzve ajo dëshiroi t’i thellonte njohuritë, andaj edhe i vijoi studimet universitare që të bëhej profesoreshë, pastaj edhe drejtoreshë e Kolexhit shumë të njohur të Shën M’risë në Kalkutë.
Mirëpo, njeriut si homo rationalis i lind dëshira e shtyrë nga një forcë e pashpjegueshme dhe e brendshme që të përcaktohet përjetësisht për një vokacion dhe, pasi që te familja e saj tradicionalisht ishte e pranishme dhe e kultivuar mirësia si ndjenjë dhe mirësia si veprim, te Gonxhja, pastaj motra Teresë, këto kishin mbështetje edhe mbi baza të tjera morale e intelektuale e të përcjella edhe nga një urtësi e thellë humaniste. Këto virtyte të lindura e të fituara e përcaktojnë përjetësisht vokacionin e saj prej bamirëseje. Andaj në vitin 1948, kur motra Terezë kishte vetëm 38 vjet, braktisë edhe profesurën, edhe pozitën e drejtoreshës dhe tërësisht i kushtohet bamirësisë, kur filloi t’i vizitojë lagjet e varfra të Kalkutës, për t’u bërë mësuese edhe nënë e skamnorëve. Për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve dhe të varfërve Nëna Tereze formoi Rregullat e Motrave të Dashurisë, përkatësisht Shoqërinë e Misionareve të Dashurisë që, pastaj të themelojë më tepër se katërqin institucione bamirësie (strehimore, shkolla, spitale) në anë të ndryshme të botës, ku pikëllimi shndërrohej në shpresë, vaji dhe loti në buzëqeshje, molisja në këndellje dhe forcë.
Fama e saj bamirëse përhapej në të gjitha kontinentet, adhurimi gjithashtu. Shumë individë, personalitete dhe institucione të botës mbarë e çmojnë punën e Nënës Terezë dhe korrespondojnë me të. Për veprimtarinë e saj bamirëse jipen shumë mirënjohjeje dhe diploma nga institucione të shumta të botës. Ndër to është edhe Çmimi Nobel për Paqe, që jepet edhe për veprimtari humanitare, që, njëkohësisht ishte edhe mirënjohjeje e mburrje edhe për ne, për popullin nga doli Nëna Terezë. Kjo bijë dhe motër jona, që si fëmijë dëshironte të bëhej mësuese, u bë edhe mësuese, edhe profesoreshë, edhe humaniste e madhe, edhe doktor nderi e Universitetit të Nju Jorkut, por Ajo do të flasë edhe nga foltorja e sallës së madhe universitare e Oslos, nga Katedra e Paqes. Të gjitha këto veprime dhe vepra i bëri për të mirën e të tjerëve, për të mirën e njerëzimit. Të gjitha ato mirënjohjeje që iu dhanë, edhe pse me dekada jashtë vendlindjes e atdheut, Nëna Terezë nuk e harroi gjakun dhe popullin e vet. Pas dorëzimit të Çmimit Nobel më 1979 në Oslo, pyetjes së një gazetari jugosllav se Ajo “ e lindur në Jugosllavi e jeton në Indi, si e ndjen veten?”. Ajo i përgjigjet: “për sa i përket gjakut unë jam shqiptare, indiane jam për kah nënshtetësia, motër- murgeshë katolike, për kah thirrja (vokacioni) që i përkas gjithë botës”. (Shih, Dom Lush Gjergji, “Nëna jonë Tereze”, f. 210). Në një deklaratë dhënë Radio Prishtinës më 10 dhjetor 1979, Nëna Terezë thotë: “... unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar...”.
Shumë individë, të vegjël e të mëdhenj, të varfër e të pasur, të anëve të ndryshme të botës, shkrimtarë, intelektualë e humanistë, shtetar e institucione dhe asociacione humanitare, kulturore, shkencore dhe nacionale i kanë shprehur admirim, i kanë thurur vargje e këngë dhe e kanë uruar e përgëzuar për veprimtarinë e pashembullt humanitare si edhe për mirënjohjeje e shumta që mori, sidomos me rastin e ndarjes së Çmimit Nobel.
Ndër të shumtit, për këtë rast do të përmendja Bashkësinë Shqiptaro-Ameriakne nga Nju Jorku që i drejtohet Nënës Tereze me këto fjalë: “Ne anëtarët e Bashkësisë Shqiptarto-Amerikane, të përbërë nga tri grupet fetare: myslimanë, katolikë dhe ortodoksë... mendojmë në ju me respekt dhe falënderim. Kjo me të vërtetë është mrekulli, posaçërisht për Ju dhe për ne... sepse jeni bartëse e dashurisë dhe e mirëkuptimit, në dobi të të varfërve të tjerë të botës dhe për shërbimin e madh humanitar”. (Shih, Gjergji, ibid, 173).
Te ne në Kosovë dhe më gjerë ndër shqiptarë nuk e di se sa është përcjellë më përpara veprimtaria e Nënës Terezë dhe sa është ditur të vlerësohet veprimtaria bamirëse e saj. Personalisht mendoj që nuk kemi ditur ta vlerësojmë dhe ta çmojmë sa duhet veprën madhore humanitare të saj. Ndoshta për arsye se më përpara ishim të preokupuar rreth sigurimit të ekzistencës individuale e kombëtare, pastaj ndoshta kishte edhe momente dhe raste të egoizmit dhe të individualizmit të tepruar, e ndoshta, edhe të ngarkesave të tjera ideologjike e religjioze, por, mendoj që, në tri dekadat e fundit edhe masa e gjerë ndër ne, e edhe të tjerët, duket të jenë ndërgjegjësuar duke parë se njeriut për ta bërë një jetë dinjitoze i duhet jo barbaria por civilizimi, jo urrejtja por dashuria, jo lufta por paqja, jo injorimi a përbuzja por respekti, jo intoleranca por mirëkuptimi jo indiferenca po dëshira dhe përpjekja për harmoni, bashkëpunim dhe bashkëveprim për të mirën e të gjithëve pa dallim race, kombi, gjuhe, kulture e besimi. Njeriut, që të bëjë jetë dinjitoze, i duhet jo skamja e uria por begatiaedhe materiale, edhe kulturore, edhe morale, edhe shpirtërore, pra o mjerimi, por lumturia, mesazhe që dalin nga vepra madhore e Nënës Tereze, Nënës që nuk i përkiste më vetvetes, por bashkësisë, moralit, religjiozit, njerëzimit. Ajo duke bërë vepra bamirësie si ndjenjë dhe si veprim, krijoi një filozofi veprimi mbi bazë të mirësisë, pra bamirësinë si vlerë morale e njerëzore të shkallës më të lartë.
Nëna Terezë me filozofinë dhe veprimtarinë e Saj mirëbërëse e bamirëse bëhet sinonim dhembshurie e mëshire, butësie e dashamirësie, mirësie e bamirësie, durimi e mirëkuptimi, shpirtmirësie e shpirtmadhësie, zemërbutësie e zemërgjerësie, thjeshtësie e fisnikërie,, alturizimi e humanizmi – të gjitha këto atribute shenjtësie.

2013/06/28

Sabit Geci, edhe pse i dënuar me 15 vite heqje lirie, me urdhër të gjyqtarëve të EULEX-it, tash 4 vite po mbahet në paraburgim.

Sabit Geci, edhe pse i dënuar me 15 vite heqje lirie, me urdhër të gjyqtarëve të EULEX-it, tash 4 vite po mbahet në paraburgim.

PO E KËRKOJNË TA SHËROJNË ATY KU NUK KA KLINIKË KIRURGJIKO-VASKULARE

Dibran Fylli, regjisor

Edhe pse para disa ditësh zhvilluam një bisedë-intervisrë me Sabit Gecin, i cili po qëndronte në QKUK për shërim, sot do t’i publikojmë në formën “shul shyp”, disa marifetllëqe të “drejtësisë” euleksiane, dhe të disa “gjyqtarëve” ndërkombëtar, të cilët jo që nuk janë të interesuar ta vënë drejtësinë në vend e as për të gjykuar drejtë, por kanë shkuar deri aty sa që Sabitit po ja mohojnë të drejtën e shërimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, duke urdhëruar kthimin e tij në Objektet mjekësore në burgun e Dubravës, aty ku shërbimi mjekësor i takon nivelit Primar, ose në Qendrën Spitalore në Pejë.
Kjo urdhëresë e padrejtë dhe qesharake e gjyqtarit të EULEX-it Jonathan Welford-Caroll, është lëshuar më datë 17 qershor 2013, kurse mendimi dhe vendimi i Konziuliumit i QKUK-së, i datës 19. 6. 2013, i përberë prej 4 anëtarëve, që të gjithë mjek specialistë tregon të kundërtën e asaj që shkruhet në urdhëresë, sepse sëmundjet e Sabitit nuk mund të shërohen aty ku kryhen vetëm shërbime Primare në Burgun e Dubravës, as në Qendrën Spitalore në Pejë, sepse kjo qendër i takon nivelit Sekundar, derisa në QS në Pejë nuk ka shërbim Kirurgjiko-Vaskular fare.
Ne kemi arritur që t’i sigurojmë këto dhe shume dokumente tjera që tregojnë jo sinqeritetin dhe jo profesionizmin e “drejtësisë” euleksiane, dy prej të cilave do t’u paraqesim në vazhdimin:



URDHËRESA E GJYQTARIT TË EULEX-it JONATHAN WELFORD-CAROLL
Gjyqtari i EULEX-it Jonathan Welford-Caroll, në cilësi të kryetarit të trupit gjykues në lëndën P.nr. 45/2010.
I pandehuri para Gjykatës është: Sabit Geci, me nofkën “Qopa”, i biri i Sheremet Gecit dhe Shefkije Nurajt, lindur më 20 gusht 1958 në fshatin Llaushë, Komuna e Skënderajt, i dënuar më 29 korrik 2011 për katër pika të aktakuzës për Krime Lufte kundër Popullatës Civile dhe për një pikë të aktakuzës për Mbajtje në Pronësi, Kontroll, Posedim apo Përdorim të Paautorizuar të Armës, aktualisht i paraburgosur në Qendrën e paraburgimit në Dubravë;
Duke vepruar në përputhje me Nenet 194(2) (Ligji Penal nr.04/L-123) dhe në vështrim të Nenit 43(2) të Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (Ligji nr.03/L-191 (ESP). Kryetari i Trupit Gjykues urdhëron si në vijim:



URDHËR. Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Dubravë duhet ta organizojë transferin e menjëhershëm të të Pandehurit prapa në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë nën përcjellje.
HISTORIA PROCEDURIALE: 1. I pandehuri Sabit Geci ka një histori të problemeve të rënda shëndetësore që janë duke vazhduar. Ai është dënuar më 29 korrik 2011 dhe lënda e tij është nën ankesë. Derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë ai po mbahet në paraburgim. 2. Objektet mjekësore në Dubravë janë vizituar dhe vlerësuar nga një ekspert i gjykatës më 28 mars 2013. 3. Ai momentalisht është duke u trajtuar në2 QKUK në Prishtinë, pas një transferi emergjent nga Qendra e Paraburgimit në Dubravë më 24 maj 2013.
ARSYETIMI LIGJOR: 4. Paraburgimi sa herë që është e mundur duhet vuajtur në një objekt të përshtatshëm paraburgimi. 5. Raportet mjekësore që janë dërguar në Gjykatë nuk tregojnë justifikim të qartë për transfero të përkohshëm në vazhdimësi të tij në QKUK. Qendra e Paraburgimit ofron pajisjet e nevojshme dhe shërbimet për trajtimin e të pandehurit dhe kushtet e theksuar shëndetësore të tij mund të menaxhohen në kuadër të Qendrës së Paraburgimit. 6. Qdo analizë e mëtejshme mund të organizohet në kuadër të objektit mjekësor ose në bashkëpunim me objektet mjekësore në Pejë. Testimet të cilat kërkojnë transferim të jashtëm duhet të organizohen që të mundësohet transferi ditor nën përcjellje ku i pandehuri do të kthehet në Qendrën e Paraburgimit. 7. Sipas Nenit 202 të KPP dhe Neneve 5(3) dhe 43(2) të ESP, Qendra e Paraburgimit në Dubravë mund ta ofroj përkujdesjen e nevojshme. Siç specifikohet me ligj paraburgimi sa herë që ka mundësi duhet vuajtur në një objekt paraburgimi. 8. Edhe pse transferimi emergjent duhet të bëhet nëse është i nevojshëm, Qendra e Paraburgimit duhet të ndërmarr hapa për të vërtetuar se a është apo jo emergjencë e vërtetë. Kur lejojnë rrethanat, pajisjet dhe shërbimet në dispozicion në Qendrën e Paraburgimit, përfshirë thirrjen e ekspertizës së jashtme mjekësore, duhet të shteren në mënyrë të arsyeshme para transferimit emergjent. 9. Në veçanti, Gjykata vë në dukje disponueshmërinë e kujdesit specialistik dhe objekteve në Pejë. Kjo është më afër se objektet në Prishtinë dhe duhet të jetë opsioni kryesor për transfero emergjente. Në rast të emergjencës së vërtet që nuk mund të presë diagnozën në Qendrën e Paraburgimit, është në interesin e të pandehurit që ndihma e duhur mjekësore të merret sa më shpejt që të jetë e mundur. Objektet në Pejë ofrojnë kujdes adekuat në kohë më të shkurtër të përgjigjes në krahasim me ato në Prishtinë. Transferi emergjent në Prishtinë mund të bëjë që i pandehuri pa nevojë t;i ekspozohet dënimit kur ka në dispozicion alternativë më të afërt. 10. Rrethanat aktuale nuk e arsyetojnë transferin e përkohshëm në vazhdimësi të të pandehurit në objektet mjekësore të QKUK-së. Drejtori i Qendrës së Paraburgimit, duhet ta urdhërojë kthimin e të pandehurit dhe ta transferojë atë në objektet sa më shpejt që të jetë e mundur.

QENDRA KLINIKE UNIVERSITARE, SHËRBIMI I KIRURGJISË VASKULARE

Për: Gjykatësin e EULEX-it z, Jonathan Welford-Caroll
Departamentit të Drejtorisë së Burgjeve
RAPORT I SPECIALISTIT: Sabit Geci lindur më 1958, nga fshati Llaushë-Skënderaj, me banim në Prishtinë, i burgosur në Dubravë, i hospitalizuar nga Qendra Emergjente në Klinikën e Kirurgjisë, Shërbimin e Kirurgjisë Vaskulare më nr. amë. 3809.
Dg. E pranimit: Dolorosa Extremitas Inf.L.Sin. Phlebothrombosis Recurens VFS L.Sin Sy Vasospaticum Crusis bill.
Abreviatio Extremitas Inferior L.Sin PP Fracture Aperta Femoris et Osteosyntesis.Hypotrophio Extremitas Inferior L.sin. Coxarthrosis i.sin. Osteolysis Partis Proximalis Femoris L.sin.
ANAMNESIS: Pacienti transferohet nga Shtëpia Korrektuese Dubravë në Qendrën Emergjente për shkak të: Dhimbjeve të forta të extremitetit të poshtëm të majtë. Ejtjes të extremitetit të poshtëm të majtë. Zbehjes dhe në prekje shputa dhe 1/3 e nëngjurit të poshtëm të majtë e ftohtë.
Në repart, pas pranimit i ordinohet Th. me Morphini HCL 30 mg s.c. si dhe i ndërpritet Th. me Antikoagulante për oral dhe e kyçim në Th. Traxiparine 0.6 ccm në 12 orë s.c.
Pacientit në repart i bëhet Doppler US me rast konstatojmë prezencën e trombeve të vjetra (Sekvella) dhe prezencën e trombeve të freskëta dhe shpejtësi e rritur e qarkullimit në Aa.Crurale (Sy.Vasaospatike). Gjendja e pacientit është jo stabile-jo e mirë.....
Më 14. 06. 2013, Komisioni-Konziuliumi i Ortopedëve të Klinikës të Ortopedisë e QKUK-së, në përbërje: 1. Dr. B. Gjyshinca, 2. Dr. G. Jashanica, 3. Dr. A. Tolaj, sugjerojnë trajtim – intervenimin kirurgjik jashtë QKUK-së në pajtim me propozimet e bëra nga ana e Ortopedëve nga Spitali amerikan... Ne kemi planifikuar përgatitjen e pacientit deri më 26. 06. 2013 për t’u transferuar në Spitalin Amerikan për trajtim të mëtejmë-Intervenim kirurgjik për zgjidhjen e problemeve definitive të extremitetit të poshtëm të majtë gjë e cila është burim i rrethit magjik (Circulus Vitiosus për të keqe) A e lejoni apo jo transferin e tij në Spitalin Amerikan është qështje që ju takon juve dhe institucioneve shëndetësore të shtetit tonë ligjor dhe humanitar.
Ne nuk i kontestojmë vlerësimet e bëra nga ana e expertit tuaj mbi Objektet mjekësore në Dubravë, por niveli profesional i personelit të Dubravës i takon Nivelit Primar, ndërsa Qendra Spitalore e Pejës i takon Nivelit Sekundar, ndërsa QKUK i takon Nivelit Terciar, pra në QS në Pejë nuk ka Shërbim Kirurgjiko-Vaskular fare.




DYSHIMET EKZISTOJNË:
Sabiti edhe ashtu kishte dyshime se dënimi i tij ka qenë i urdhëruar, edhe herën e parë edhe herën e dytë. Dyshimet ekzistojnë, por kush është urdhëruesi? Këtë zor se mund ta dinë as Sabiti as të tjerët që po interesohen ta dinë këtë marifet të kësaj “drejtësie” shkatërrimtare që po funksionon e po udhëhiqet nga njerëz kryekëput proverb.
Fakti 1: Sabiti, kur është dënuar herën e parë më 6 vite heqje lirie, është mbajtur plot 4 vite e gjysmë, pa asnjë vendim nga gjykata, kjo do të thotë në paraburgim (Kjo në vendet ku funksionon drejtësia, as që kishte me ndodh).
Fakti 2: Tash, kur Sabiti është dënuar, për herën e dytë më 15 vjet heqje lirie, po mbahet hiq më pak se 4 vite pa vendim, në gjendje paraburgimi.
Krejt në fund: Nëse Sabiti dhe çlirimtarët tjerë që po gjykohen nga gjykata euleksiane, kinse “për krime lufte”, atëherë ata “gjyqtar” të famshëm të EULEX-it duhet të tregojnë fakte reale e jo të merren me deklarata e dëshmitar jo serioz e aspak të besueshëm dhe të ashtuquajtur “dëshmitar të mbrojtur”. Euleksianet duhet ta dinë një fakt se populli i dinë kush janë dëshmitarët e besueshëm për gjykatën euleksiane dhe i njeh fort mirë me emër e mbiemër, sepse ata kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të besueshëm për Serbinë.
Nuk mundem dhe nuk dua të përzihem në punët e drejtësisë, por dua të flas shkurt dhe drejt, sepse nuk na mbeti gjë tjetër përveç ankesave të këtij lloji, por edhe për të satën herë duhet pyetur ekspertet e “drejtësisë” euleksiane; Qka u bë me fatin e Ukshin Hotit, për të cilin dihet dhe ka fakte të bollshme për akuzë, dihet më emër e mbiemër se nga kush është nxjerrë nga Burgu i Dubravës dhe sot e asaj dite nuk dihet se kah e kanë dërguar. Qka u bë me fatin e Dr. Hafir Shalës, që është ndaluar dhe është marr nga forcat serbe e që as unmikianet e as euleksianet nuk u morën me këtë rast. Ku është “drejtësia” ndërkombëtare që nuk merret me rastin e Dr. Lec Gradicës, kur dihet se është zënë rob nga forcat serbe dhe është vrarë e masakruar në mënyrën më çnjerëzore. Pastaj edhe për shumë masakra të forcave serbe mbi popullatën civile, që dihen dhe ka fakte të mjaftueshme, madje edhe vet kriminelët serb nuk e mohojnë këtë duke publikuar në internet fotografi e xhirime të kohës së luftës, bile edhe po krenohen me veprat kriminale, madje dyshoi se ata edhe u amnistuan!
Nëse është kështu, atëherë ku mbeti etika e tyre? Ku po e dërgojnë drejtësinë e këtij shteti të posa dalur nga lufta shkatërrimtare që bëri Serbia? Kujt po i ndihmojnë? Drejtësisë apo Serbisë!

“Nje zemer erdhi ne jete, se bujarine e kemi me flete…!”


Djaloshi nga Kosova Leonard Bardheci, i nenshtrohet nje operacioni ne zemer ne Detroit. Shpaloset bujaria e shqiptarit ne mergim. 100 mije dollare mbidhen per 10 dite!

ZEF PERGEGA


Nje dite te diel ne koridorin e kishes se Shen Palit ne Detroit ka shume malesore e me pak nga trevat veriore shqiptare e kosovare. Njerezit takohen , shkembejne mesazhe miresie… Dikush merr nje lajm te mire e lajmi perhapet si vala e detit . Nje tjeter e shikon me zarfe ne dore. Eshte stine dasmash e miqt ftohen ne shenjterimin e unazes bashkeshortore te ciftit te ri…Dikush ka nje ide per bashkepunim ne projekte qe here pelqehet e here hidhet poshte. Paranoja na ka zene driten e vetullat na jane trashur. Dikush ka nje merak dhe nje shqetesim njerezor. E ai ne menyren me engjellore, sidomos kur u drejtohet malesoreve ndjenja e bardhe hap krahet si fletet e trendafilit te mbjella ne vazot e shpirtit te tyre ne arteriet qe perbejne rodin e shqiptarit.
Dal nga kisha bashke me familjen. Takohemi me njerez dhe buzeqeshja e embel fiksohet tek malesoret. Edhte shprehje e virtytit te krahines. Tani shume prej tyre vijne ne kishe me familje e me femije. Keta te fundit po rriten te mbulojne boshllekun tone... Nikoll Pepa ndjehet i trazuar.
“-Kam nje shqetesim te madh sot!- thote ai
“Keni ndonje problem me shendetin?”- e pyes
“-Sa per shendetin ma mire te ma marri Zoti zemren time se sa zemren e nje 17 vjecari nga Kosova. Eshte djale i vetem, burre i forte, Leonard Bardheci ka nevoje te ngutshme per nderhyrje kirurgjikale por kushton shume e me duhet te takohem me Dom Franin!”
Aty afer jane disa kosovare , pjestare te familjes Bardheci. Pas pak vjen edhe i ati Mirashi, nje nga rapsodet me me ze ne Kosove. Aty prane eshte dhe kengetari virtuoz i komunitetit Zef Duhani. Njerezit e artit jane njerezit e zemrave te zerit kombetar, prandaj ai kerkon qe te jemi bashke.
Per te pritur Dom Franin futemi ne sallen “Gjegj Kastrioti” Nje tavoline e madhe, si ne nje log burrash, nje grup veprimtaresh e patriotesh malesore. Mes tyre Luigj Gjokaj. Ngrihet Nikolla dhe thote: “Kjo pune nuk behet pa malesore. Ata dine te nderojne shqiptarisht!”
Vjen edhe frati dhe biseda ndizet ne zjarrin e bujarise malesore, qe nuk shuhet kurre. Ende Leonardi nuk ka marre vizen. Luigj Gjokaj thote se kjo do te behet e mundur me njeriun tone Dr. Mark Dukaj. Si Dr. Mark Dukaj dhe Dr. Zef Lucaj kane dhene kontributin e tyre professonal per femije e njerez qe kane patur nevoje per sherbim shendetsor.
Duke patur per te dy nje ndjenje te thelle respekti thashe me vete: “Zoti e paste porjektimin e drites se bekimit mbi familjet e tyre!”
Frati nga Lteri ka dhene kushtrimin per kete ngjarje qe preku telat e shpirtit te cdo shqiptari e besimitari… Te moshuar me shkop ne dore e rruzare luten per kete te ri nga Kosova. Rreshti eshte i gjate…te kujton momentin e kungimit, por sot eshte momenti per ta demostruar gjithe pathosin shpirteror. Para asaj krozhe te vogel shpalosin nje zemer te madhe. Nuk ishin me nje dollar, pese apo dhjete, por me shume 5o, 100… dhe shpejt ngrihet nje komision, per punen e te cilit dihet tashme.
Perseri jam ne koridorin e kishes nje dite te diel. Tani cdo gje eshte gati, viza, udhetimi dhe pritet operacioni. Luigj Gjokaj qendron ne kembe para deres ne kishes. Ne fakt doja ta perjetoja kete bujari te lisit malesor. Dhjetra vete e rrethojne si kosherja bleten. Te tjeret antare te komisionit veprojne ne drejtime te ndryshme. Disa plotesojne cekun me 500, 1000 mije dollare. Po si i kane emrat? Po ku ka rendesi emri, me i rendesishme eshte humanizmi. Gergj Juncaj firmos cekun prej 5 mije dollare, Pashk Daka 2500, Zef Nik Prelaj nje mije e shume te tejre nga 500 dollare.
Ne sallen e kishes ngrihet Ndue Ftoni dhe pyet se perse po behet ky aksion. Me njehere nuk heziton dhe dorezon nje cek prej 500 dollare dhe nese eshte nevoja me teper. Edhe Rush Dragu ploteson nje cek… Luigj Sterbyci dhuron aty per aty 500 dollare. Ne fakt nuk kam dale te numeroj dhuruesit e ketij aksioni, por keto i pash me syte e mi….dhe krozha e vogel zuri 70 mije dollare…
Familja Thaci fort bukur ne keto pune udhetuan per ne New-York dhe nga kisha “Zonja e Shkodres” sollen ne Detroit 30 mije dollare. Sepse edhe atje ka humaniste te medhenj e shpirt bukur si vete frati i tyre dom Pjeter Popaj. Duke dale nga dera e kishes afrohet Mark Camaj e i drejtohet Luigjit: “I dhashe nje mije dollare dhe po te nevojiten me shume deren e keni te hapur.”
Gjithe kete bote te madhe emocionale e perjetova ne menyre te rastesishme. Ndoshta ka shume shembuj, por sic me thote nje malesor se ne i kemi dhene nga shpirti dhe nuk duam qe te behet e madhe se pastaj humbet edhe vlera. Per 10 dite u mblodhen rreth 97 mije dollar, nga te cilat 80 mije u shpenzuan per operacionin e zemres se Leonardit dhe pjesa tjeter do te perdoret per nje nderhyrje kirurgjikale ne syte e tij. Te gjithe urojne mjeket qe pas nente ore e gjysem, operacioni doli me sukses. Shprehet nje ndjenje e bukur e bashkimit te shqiptareve . Gjok Gojani e Pjeter Marku nga Kosova celen restaurantet e tyre per pritjen e njerezve qe vinin e benin vizita ne Spitalin e femijeve ne Detroit ku u be nderhyrja kirurgjikale…Spitali kishte kerkuar 178 mije dollare, por me nderhyrjen e kishes se Shen Palit shuma u ul ne 97 mije dollare.
Salla e kishes ishte mbushur plot. Leonard Bardheci me te atin, Nikoll Pepajn dhe disa te aferm qe nuk ua di emrat ishin ulur ne radhen e dyte. Dom Frani njofton komunitetin qe djaloshin e sheruar e kemi ne mesin tone dhe bujaria e juaj qofte e bekuar. Leonardi me trup te gjate del para Lterit e pershendet te gjithe me dore dhe me urimin e zemrse se tij te sheruar. Dikujt i rrjedhin lot. Eshte nje dhimbje, por me shume lot sherimi…

…Nje mbremje mirenjohje per te gjithe ata qe dhane e per ata qe u luten, organizohet nje datrke ne lokalin e Nikoll Qafes nga Mirdita, por i lindur ne Kosove. Kjo darke, ku moren pjese rreth 70 vete, perkoi me ditelidjen e Leonardit qe ne Amerike mbushi 17 pranvera. Salla e vogel ka nje gezim te madh. Ka shume nga Kosova, por edhe nga Malesia e Shqiperia, qe secili ne menyren e vet deshiron ta uroje kete dite te lumtur te jetes se Leonardit. Ditelindjet jane te embela, por per Leonardin sot eshte e paimagjinueshme se ai po e feston si ne nje familje te madhe, madje shume te madhe shqiptare ne boten e lire, ku mori lirine e plote zemra e tij. Te gjithe kujtojne episodet e ankthit dhe te bujarise qe aq bukur i thur i zoti i shtepise Mirashi:
“Djali im eshte shendosh si te gjithe femijet e botes. E kjo me erdhi si me magji nga bota e madhe e shpirtit te malesoreve, kosovareve dhe shqiptareve pa dallim. Nje falenderim familjar nga zemra vjen sot per te gjithe ju qe me nderuat. Dua te falendroj meshtaret Dom Franin e Dom Nduen, mjekun shqiptar Mark Dukaj, specialistet e siptalit te Detroitit. Paci jete te gjate, ua shperblefshim ne te mira qe femijes tim i dhate dicka nga zemra juaj. Per ne eshte nje jete e re!”
Me disa kenge fort te bukura dhe emicionuese i kendoj kengetari Zef Duhani. Pjeter Thaci eshte ne kembe. Gjergj Daka ngrihet e kercen vallen e gezimit te jetes se re. Artistja Leze Cena interpretoi pjese gazmore nga repertori i saj. Ajo me fjale te bekuara i uroi Leonardit ditelindjen…
Ne emer te komisionit peshendet aktivisti i njohur Luigj Gjokaj, i cili nder te tjera tha:
“Kur u dha kushtrimi per kete rast komuniteti shqiptar u ngrit ne kembe. Me ndihmen e te madhit Zot, mjekeve dhe te gjithe atyre qe dhane, por edhe atyre qe u luten, sot e kemi Leonardin e sheruar. Edhe 100 pranvera i gezofte se ai e ka marre nga pranvera e Amerikes zemren e re. Disa veprimtare te shendosh u perloten e ndjene dhimbje kur Dom Frani e lajmeroi kete rast urgjent. Humanizmi yne i ka rrenjet e thella dhe permasen e vitalitetit te tij e shikon gjithkush. Kishat i japin bujarise tone nje vlere positive. Me kujtohet Gjergj Juncaj, malesor ,pronar fabrike ketu ne Detroit ku punojne 100 punetore shqiptare, nuk pyeti se si e ka emrin djali qe kerkonte ndihme dhe se nga vinte, por menjehere dhuroi 5 mije dollare... Vellezerit Thaci udhetuan ne New-York dhe nuk u kthyen duar bosh. Vellezerit Gojani priten e percollen njerezit ne restorantet e tyre per me shume se 40 vete. Jane shume ata qe kontribuan e nuk mund t’ua permendim emrat, por zoti ua shperblefte ne familjet e tyre dhe ju plotesofshin enderrat…!”
Me sy te perlotur e mori fjalen Nikoll Pepaj, i cili tha: “Leonardi eshte kthyer ne mesin tone. Komuniteti veproi si nje familje dhe e gjithe ndera e tyre iu kthefte ne gezime. Ky bashkim tregon se sa vlera kemi ne shqiptaret, qe i sfidojne disa gjera te vogla per ti dhene me force kuptimit atdhetar te jetes ne emigracion. Kam pare ne keto dite nje nga mrekullite e botes se shqiptarit qe reflekton bukur e sidomos ne shpirtin e malesorit. Ky rast le te na sherbeje per bashkimin e zemrave!”
Me pas njererit afron tek torta e ditelindjes se 17-vjecarit. Aleluja qofte jeta e tij! E Zef Duhani ia nis perseri kenges si vete jeta e Leonardit e mbushur tani me vargje enderrash.
Me kete rast falendero familjen per ftesen per te mare pjese ne kete darke gezimi qe e shtroi aktivisti Pjeter Thaci, dhe po shkruaj ato pershtypje te castit me shprese se do te plotesohen ne shkrime te tjera.

URIME DITLINDJA MIKU IM I MIRË!

FLORI BRUQIT I UROJME DITLINDJEN DUKE VENE NE DUKJE SIDOMOS PUNEN PLOT VETMOHIM DHE ART QE BEN PER CESHTJEN KOMBETARE PERMES AGJENSISE SE TIJ “FLORI PRESS”, MES TE CILES, SHPERNDAN NE TE KATER ANET E BOTES - BOTE SHPIRTERORE TE SHQIPTAREVE.  LE T’I UROJME ATIJ EDHE NJEQIND VJET TE TJERA TE LUMTURA, SHENDET E LUMTURI NE FAMILJE DHE FUQIZIM TE PANDERPERE TE DIVIZIONIT TE TIJ INFORMATIV NE SHERBIM TE KOMBIT SHQIPTAR…

NGA TIRANA, RIZA LAHI

Ç'më bëre, Dalip ?!



Tregim i jetuar



Nga Përparim Hysi


Lexuesit veç për një gjë i lutem: mos më marrë për atë personazhin butaforik, Belul Gjeraqinën, të të ndjerit Qamil Buxheli që u përjetësua me aq profesionalizëm nga i madhi i humorit, Fuat Boçi. Ç'do lexoni më poshtë janë përjetime të miat që,shpesh, më kanë hapur aq punë, sa, për pak, i kam shpëtuar burgut. Në shpëtova, nuk është vetëm merita ime, por më tepër e bashkëfshatarëve të mi, në Mbrostar- Ura të Fierit, që u pozicionuan në mbrojtjen time. Bashkëfshatarët më donin dhe për t'i thënë gjërat ashtu siç kanë qenë: dhe unë i doja. Qe një dashuri reciproke kjo, por ja që shihej pak me karshillëk nga partia dhe pushteti i kohës. Se tek punonin dërrçe në punët e rënda të bujqësisë, zinin dhe lakonin dhe emrin tim. Unë qeshë mësues prej vjetësh e vjetësh të fëmijëve të tyre dhe,me punën që bëja, kisha fituar konsideratën e veçantë nga ata. Qenë ata që, njëzëri (donte apo nuk donte kupola e partisë e pushtetit) më propozuan në kryesinë e frontit të fshatit dhe kryesia më zgjodhi si kryetar. Fshati qe goxha i madh (gati si qytezë) dhe veç vëndasve, u popullua dhe me të ardhur. Qe pak si fshat "larush" se pjesa autoktone s'para e kish përkrahur nacional-çlirimtaren dhe në gjithë fshatin e madh, laj-thaj kish vetëm dy komunistë (këta qenë vëllezër) dhe për t'u ngritur organizata e partisë, sollën të tjerë nga ana e anës. Mungonin komunistët, por nuk mungonin kulakët. Jo se këta qenë shumë, por mjaftonte që njëri të cilësohej kulak, dhe "kolera" binte mbi tërë fisin. Pse kishte të tillë, ky fshat i madh, pothuaj, ngjitur me Fierin (qyteti qe tri-katër km larg), u la pa shkollë 8-vjeçare deri në vitin 1990. Në Mbrostar- Ura (atë kohë me rreth 2500- 3000 banorë) shkolla 8-vjeçare u hap në vitin 1990 dhe unë kam qenë drejtori i parë i saj. Pra,partia dhe pusheti popullor, e kish parë Mbrostar-Urën me syrin e njerkës ( fillimisht të gjithë kuadrot- edhe brigadierët qenë të ardhur!), por dhe pjesa më e madhe e fshatit e shihte këtë karshillëk dhe ia kthente, kur vinte puna, me të njëjtën monedhë. Me një gjuhë popullore, mund ta përkufizosh kështu: me inat më fole, me inat t'u përgjigja. Mos po ekzagjeroj ? Jo. Aspak. Para se t'u tregoj më gjërë, ju them vetëm kaq: ky fshat me 4 familje kulakësh, me një të arratisur, për mos shkuar dhe më tej, për 50-vjet me radhë nuk pati asnjë të dënuar politik (agjitacion e propagandë) se, për çudi, kur vinte puna deri këtu, bëheshin gardh dhe nuk linin fakt ( e shpiknin kur duhej ) dhe "ustallarët e prangave" ktheheshin duarbosh. Pati dy tri të burgosur ordinerë, kur faktet bënin mu.

* * *
Duke qenë si kryetar i frontit për fshatin, natyrisht që nuk kisha atë parzmoren e samurajit, por gjendesha, shpesh, në pozitë të vështirë, se për cilindo që shkonte në një punë ku kërkohej biografia,duhej dhe firma ime dhe ca më keq, kur një nga bashkëfshatarët merrej si i pandehur. Qe vërtet një formalitet, por ja që e kërkonte koha. Unë mundohesha që të "zbukuroja", por jo të gënjeja trash,se, për fat të keq, edhe ndonjë sy e vesh i mbretit nuk përjashtohej. Ndodhi që një nga ata,që kish "hije" në biografi, në inat e sipër, ia flakëroi sa i lëshuan sytë shkëndija agronomit (edhe ky qe i ardhur). Akti i rëndë: "armiku" po ngre kokë !!! Gyjqi,para fshatit, dhe fshati mbrojti atë me "hije". Agronomi (fshati i gjithë nuk e donte), frymën në komitet të partisë dhe më lakoi në ligjëratë të drejtë: e mbrojti kryetari i frontit që i zbukuroi biogarfinë. Unë,sado që e njihja"hijen", bëra të paditurin: shkrova veç mirë për të pandehurin. Erdhi i dërguari i komitetit të partisë. më bëri për ujë të ftohtë. Por u mbrojta me faktin se si i "ardhur" në këtë fshat, nuke njihja qëndrimin e tij. Dushin e ftohtë as që e përfilla , se u gëzova që shpëtoi ai me "hije". Një tjetër bir kulaku "vodhi" pasurinë socialiste. Fjalën "vodhi" e kam vënë në thonjëza, se i akuzuari vërtet qe bir kulaku, po të vetmen gjë që nuk bënte,qe vjedhja. Karakteristikën ia bëra sipas biografisë, por në gjyqin para popullit, e mbrojta fuqishëm dhe më erdhi mirë,që shpura e drejtësisë,bashkë me tëplotfuqishmin, me prangat gati, u kthyen duarbosh. E merrja fjalën i pari dhe,pas meje, të gjithë më mbështesnin.


* * *
Një tjetër birkulaku, 17 vjeçar, bëri vetgjyqësi. Mori hakun e babait të tij (babai qe kulak) duke goditur me mjete të forta atë që i goditi babanë. Këtu nuk mbante ujë pilafi. Ndërsa 17-vjeçarin e morën si të pandehur, viktima kaloi në rrezik për jetën. Sidoqftë, gjyqi qe para gjithë fshatit në këndin e kuq. Gjtihmonë në gjyqet ku akuza merrej me të"deklasuar", trupi gjykues vinte nga Fieri. Kisha shkuar dhe unë të ndiqja fatkeqin adoleshent. Ndërsa filloi gjyqi me pompë të madhe, befas gjyqtaraja sikur një zegal i madh ta kish shpuar në prapanicë, kërceu si një panterë mbi gjahun, dhe u lëshua me sokëllima:
- Jini maskarenj që të gjithë. More, e dini se ç'u bëj ? Pra,sipas kësaj histerikeje të përdalë, gjithë fshati qe si me lepër apo të gjithë ne të pandehur dhe ajo, pantera, mund të na kafshonte apo të na poshtëronte si t'i donte kokrra e qejfit. Unë jam tip impulsiv, por prita që "salltanetin" apo të vrarët lart të kësaj lapardhareje, ta thyenin,së pari komunistët ( se si mund të ishin dhe ata,si të gjithë, ne, maskarenj !!!!), por jo. Dhe ç'ish më e keqja, e gjithë kjo furtunë në godë, e dini pse ndodhi? Vetëm për një fakt qesharak: një nga bashkëfshatarët, kish ndezur cigaren. Skenë më banale nuk kisha parë. Isha mësues dhe nuk qe mirë t'i kundërvihesha trupit gjykues, por nuk m'u durua. Jo vetëm iu përvesha, duke iu kundrëvënë deri sa i thashë:- Do kërkojmë të të heqin imunitetin (se gjykatësit votoheshon qoftë dhe formalisht) dhe, kur prokurori, kërkoi ta merrte në mbrojtje, i thashë:- Me ty nuk kemi punë. Ti përfaqëson shtetin dhe mbron akuzën. Gjyqin e kemi me këtë që ka shalaur kalin e mëndjemadhësisë. Aq u "nxeh" atmosfera, sa gjyqi u prish. Ikën dhe pritej satëri mbi kokën time. Prokurori qëlloi burrë i ndershëm dhe i tha gjërat siç qenë. Gyjqtaren e sollën për t'i hequr imunitetin, por unë jo vetëm e mbrojta, por kërkova,si grua që qe, të kishte në patronazh zonën tonë. Kokën e falur, në fshatin tonë, nuk e presin. Pas gjithë asaj atmosfere të "nxehtë", Dalipi ( e ndaj po e shkruaj tregimin) paska thënë: - Shokëni, nga një ditë pune në muaj të punojmë për Papin (kështu më thërresin të gjithë në fshat) se na i ka zbradhur faqen. Dalipi e bëri nga simpatia, por sytë e veshtë e mbretit, e çuan të nxehtë mesazhin atje ku duhej dhe kupola po më bënte gati qefinin. Se qeveria e zë lepurin me qerre.


* * *
Me Yzedin Velinë (ky qe nga ato familjet me "hije") na hahej muhabeti. Jo vetëm na hahej, por,shpesh, nuk linim gur e kusur pa sharë qeverinë e partinë,domosdo. Çdo mbasdite, në klubin e vetëm të fshatit (si ta kishim detyrë shtëpie) e rrëkëllenim një gjysëm litër raki, shoqëruar me meze,sigurisht. Qemë mirë nga vakti, për të thënë të drejtën. Por Yzedini ( ndjesë pastë se ka ndërruar jetë,para ca vjetësh) kishte zakonin e keq që nuk linte gur e kusur pa nxjerrë nga goja, kur pinte. Të gjithë e dinin dhe nuk ia merrte njeri për keq. Por hafija që bënte sikur pinte pranë nesh, e çoi fjalën ku duhej. Kaq. Erdhi gjahu në shteg. Me pompë: të demsakohet armiku,Yzedin Veliu dhe një"tjetër që pi me të". Demaskimi nga partia në rreth. Unë do hapja mbledhjen e demaskimit dhe,mandej, prangat për të dy (tjetri:isha unë!). Sa hapa mbledhjen,pa thënë asgjë,ia dhashë fjalën atij të ardhurit urgjent. Nuk la gjë pa numëruar dhe shtronte pyetjen: kush është ai që pi me të? Fshati t'i lexon teskeretë nga xhepi. Askush nuk e merrte fjalën. Siç duket, prisnin.
Dhe fola unë: - Unë jam ai që pi me të dhe kurrë nuk e kam dëgjuar të shajë partinë apo sh, Enver, Ca më shumë komunistët siç thuhet në materialin e partisë. Mandej shtova: që provokohet ky "gjyq politik", ka një informacion të sigurt. Të dalë këtu e të thotë (ishte fjala të zbulohej spiuni botërisht!) dhe, mandej, t'i bëhet gjyqi këtij bashkëfshatarit tonë. Të dërguarëve nuk po u rrinte kapela mirë. U duhej jo vetëm Yzedini, por,sidomos, ky "prishësi i qetësisë" që pinte me të. Tek shkruaj, s'kam si mos përmënd me mirënjohje të thellë, për një bashkëfshatarin tonë (qe i ardhur nga Belishova e Mallakastrës) që,sado që nuk të bënte mik kollaj, kish intuitën e një njeriu që qe antiregjim. Në vija të trasha, po e sjell, fjalën e tij:
- Yzedini e Papi pinë bashkë Unë ngjitur me ta. Papin e kam "inat" se më ka lënë djalin në klasë. Me Yzedinin kam një mazara të vjetër. Edhe tek punon,bëj se mos dëgjoj ndonjë fjalë kundër partisë, por mezalla. Me Papin seç llomotitin,për punëhiçe. Jo ti nuk e pive këtë shëndet. Punë sarhosësh. Po as parti,as qeveri s'e zënë në gojë. Ë, në doni e të besoni ndonjë shpifës, nuk di unë. Ky bashkëfshatar,qe Faslli Serjani. Nuk linte njeri pa shpuar me bodec, por sa fisinik u tregua dhe sa trim. Pas tij (qe thyer akulli) të tërë na morën në mbrojtje. Shpura iku, por ne shpëtuam nga burgu veç nga një njeri i mirë. Gjithmonë i kujtoj me nderim bashkëfshatarët e mi, Dalipin altruist, të ndjerin Faslli Serjanin e guximshëm. Të ndjerën Naxhie Doko (sekretarja e partisë,një kosovare me zëmër të madhe. Kurrë nuk firmosi për ndonjë dënim), sekretarin e rinisë, Ismail Muha. Shokët e pandarë prej meje si Qani Veliu,Qemal Karameta, të cilët, kurrë, në asnjë rast, nuk më lanë pa mbështetur me fjalën e tyre. Pa këtë mbështetje, unë do kisha përfunduar pas hekurave.


P. S. - Në këtë tregim nuk ka asnjë sajesë. Për çdo prapamendim jam i hapur. Dhe për të qenë më i drejtpërdrejtë po njoftoj dhe e-mailin tim: perparimh@gmail.com


Tiranë, 28qesrhor 2013

ZASTAVA ME NUMËR TË TRILLUAR


RIZA LAHI

Tregim

NGA LIBRI KUSHTUAR RINISE SE LAVDISHME KOSOVARE
”LULJA NDER HEKURA”


 
Ai ishte i urtë, i pafjalë. Prania e tij të sillte ndërmend flladin në piskun e vapës. Sa herë që hynte babi, ngrihej në këmbë, i bindej verbërisht vëllait të madh dhe sapo shfaqej në ndonjë derë, hiqte këpucët. Ishte i bukur si nusja në gjerdek dhe skuqej kur fliste me vajza. Shtatlartë e shalgjatë, me atë hundë të kërrusur alpinesh, pasi të rrije pakë me të, të krijonte ndjenjën se po rrije me ndonjërin prej banorëve të eposit të kreshnikëve, që kishte dalë nga xheneti për të shëtitur pak. 



Me atë shpirt prej engjëlli…
I bukur dhe i vetëm, duke ecur në punën e vet, mbërthyen policët mu në mes të qytetit, dhe pas pyetjes së parë se përse i kishte shikuar ata ashtu i kërkuan që t’u jepte pistoletën që mbante të fshehur në shtëpi.


 Ata ishin krejt të sigurt për këtë. Pistoleta ishte e tipit “Zastava”. Bile e kishte numrin 390001944. Atij nisi t’i merrej goja. Ai nuk kishte mbajtur kurrë në jetën e tij asnjë lloj pistolete. Për këtë gjë ishte kujdesur veçanërisht e ëma. Ishte kaq i bukur, edhe e ëma i frikësohej, se poqese ai do të mbante pistoletë, ai kishte për të shtënë një herë, kushedi se kur do të ndodhte kjo, por edhe kish për të pritur plumba nga një pistoletë tjetër. “Pushka, aq sa e ka grykën, aq e ka nafakën”- mërmëriste e ëma me vete, duke menduar, se po t[‘ia gjente gjë atë, më të voglin e saj kish për t’u shituar i tëri fisi, se ishte mashkulli më i bukur.
Nuk e mbajtën më tepër se sa 48 orë në stacionin e policisë. E rrahën e shanë “mustaqe mi”, dhe para se ta lironin, ia hoqën të mbathurat edhe e ulën mbi sobën e policëve, ku bubulonte flaka poshtë kapakëve të skuqur. Tek mbushej dhoma e policëve me aromën e mishit që digjej, ata nuk pushonin së kërkuari pistoletën me numër 390001944. Mes britmave të tija dikush i preu njërën anë të mustakëve me gërshërë.
Kur po dilte nga stacioni i policisë e shoqëruan të qeshura të shfrenuara policësh. Por në ato çaste, D. L. 19 vjeçar, një metër e tetëdhjetë e shtatë, vetëm se i pa maskarenjtë e tij me vëmendje. Ai qe kthyer në përbindësh.

Dhe kish fiksuar njërin prej policëve. Dërgoi fjalë në shtëpi me shokun e tij më të ngushtë se qe nisur te daja në Suharekë. Si u shërua, u kthye në shtëpi, atje në fshat.
Nuk i tha askujt asgjë. Vetëm të vëllait, atij që i bindej si një këlysh i zoti, i tregoi se e kishin kapur në polici.
Por as atij nuk i tregoi se ishte kthyer në një përbindësh. Por në një përbindësh të bukur si dielli në drekë, të pafjalë si rrasa e varreve e të përulur para njerëzve të shtëpisë si një mace që rri pranë zjarrit në dimër.
Mirëpo ngjarja e mëposhtme mori dheun e përtej. Ngjau krejt papritur për të gjithë. Ngjau në të njëjtën rrugë ku e patën kapur.
Përbindëshi me pamjen e engjëllit shtiu shtatë herë me “Zastavë”. Ai ishte bërë copash dhe kishte gjetur pikërisht një alltie me atë numër 3900001944, që ia përmendnin gjatë torturave, numër ky i trilluar, e që torturuesit e tij e dinin fare mirë që ishte i këtillë.

Të shtatë plumbat në vend që të përqafonin për jetë zemrën e torturuesit, kishin ndeshur në “pancerveste”, siç quhen jelekët special që nuk i përshkon plumbi i revolverit a pushkës. 



Polici serb kishte vrapuar. Turma qe hapur. Ndodheshin, siç thamë, mu në qendër të qytetit. Zenda e qytetit zakonisht është plot me policë. Atë ditë, çuditërisht, se nga qenë futur. Ai me këmishën antiplumb, që nuk ra nga shtatë të shtënat, ishte vet i dytë. Mirëpo, kur nuk dëgjoi më të shtëna, vendosi të ndalej. 


Dhe t’i kthehej atij që kishte dashur t’i merrte jetën. Pra të gjithë. Ngjau në të njëjtën rrugë, ku siç qe kthyer dikur Vulo Serdari. Por, ndërkohë, shalët gjata të përbindëshit e kishin arritur, dhe ai u kujtua që kish nënë kur ndjeu t’i çahej koca e kokës nga qyta e pistoletës “Zastava” 390001944. Dhe ofshani “Moja majka”.

Kur policët i bënë ekspertizën në morg, në qafë i konstatuan shenja thonjsh.
Por, mjekët nuk kishin se si të verifikonin që ata thonë, që kishin lënë shenja në qafën e kufomës, kishin pasur edhe ata shenjat e veta-thumba të ngulur në mishin e tyre. D. L. tani është larg atdheut. Kur i del në telefon familjes, përsëri flet me atë zë të avashtë si nga altari i kishës. UDB-ja ende s’e ka zënë. UDB-ja organizoi të tërë rrjetin e saj në shtetin Amë për ta kapur, se mos ishte strehuar atje, por ai nuk gjendej. E kërkon kënd e kënd Evropës, por ai fshihet.
Tashmë ai nuk është më një përbindësh. Është D. L.-ja i parë. I javashtë, fjalëpak. I bukur si nusja në gjerdek. Kur shkon ndokund për vizitë, i heq këpucët te dera dhe përsëri skuqet sa herë që bisedon me vajza qofshin ato edhe prej asish që ta heqin marren. Dhe flet me zë të ulët e të ëmbël, siç flasin në altarin e kishës.


Mirëpo nget edhe nganjëherë të kthehet në përbindësh. Fare rrallë, por ngjet. Ja që ngjet.

E, në kësi rastesh. Le të jetë në secilin shtet të Evropës, merr turr e shkon në lagje, nëqoftëse ka ndonjë lagje, ku janë strehuar serbë. Emigrantë serbë. Fare i vetëm. Dhe u thërret të dalin të rrihen me të. Cili të dojë. Qoftë edhe dy me një. A nuk e shihnin ata se ai është krejt i vetëm? 

Dhe krejt i paarmatosur? Qoftë edhe një thikë s’e kishte me vete. I provokon duke i sharë nga nëna (ka mësuar të shajë nga nëna). Në kësi rastesh, ai i ka sytë të skuqur, dhe i lëviz një nerv poshtë syrit të djathtë. Pasi ngjau për herë të parë një diçka e tillë, shokët kanë nisur ta ruajnë. E mbërthejnë nëpër krahësh, dhe e çojnë në spital, sapo konstatojnë se ai ka shkuar në lagjen ku banojnë emigrantë serbë të cilëve u thërret të dalin e të rrihet me të, qoftë edhe dy për një, pasi ka vendosur të vdesë.
Kriza më e gjatë ka vazhduar katër ditë në një spital të Hamburgut.

 
***
I tërë qyteti ende e kujton ngjarjen në mesin e bulevardit kryesor.
Vetëm e ëma e D. L. nuk beson asgjë. sidomos nuk beson se biri i saj ka raste që kthehet në përbindësh. Sa herë që ai e merr në telefon, sado larg që të jetë, ka një zë sikur vjen nga thellësitë e xhenetit, dhe ajo çuditet se përse ai nuk vjen që ta përqafoj. Pasi t’i heqë këpucët te dera e shtëpisë. Për të ndenjur pranë të atit, pranë vëllait, si macja pranë zjarrit në dimër.


Dhe panë motrave. Pranë dhëndurëve.
Pranë nipave e mbesave.
Dhe të këndojë me sharki këngën e tij.
“Mos m’i lidhni sytë me shami.
Se jam shqiptar, jam kosovarli”
Pranë saj.

 

2013/06/22

6200 punonjës policie në terren

Mbi 6200 punonjës të policisë do të angazhohen për të ruajtur rendin e sigurinë gjatë procesit zgjedhor të 23 qershorit si dhe helikopterë të ushtrisë do të jenë në gadishmëri në rast nevoje për të ndërHyhë në zonat ku mund të ketë probleme. Kështu deklaroi Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj*, në një konferncë për mediat, ku informoi mbi masat e marra për ditën e zgjedhjeve.

Sipas Burgajt puna e 6200 forcave të policisë së angazhuara në e procesin zgjedhor
do të fokusohet në drejtimin e marrjes dhe ruajtjes së QV dhe ndërhyrjen për rivendosjen e rendit publik në këto QV nëse do të kërkohet nga komisionerët, bashkëpunimin me Prokurorinë, shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit në zonat e votimit dhe KQZ, bashkëpunimi me përfaqësuesit e KZAZ, monitorimi i sigurisë publike në nivel vendor e qendror , duke marrë çdo informacion me qëllim parandalimin e incidenteve.
I pyetur nëse ka ndonjë listë me zonat zgjedhore që janë më të rrezikuara për tensione, Burgaj pa dhënë zona konkrete tha se disponojnë informacione, ndërsa shtoi se për të mbajtur situatën nën kontroll janë vënë në dispozicion dhe helikopterë të ushtrisë.
“Jemi të përgatitur dhe kemi plan të veçantë për këto zgjedhje. Kemi vënë në dispozicion helikopterë të ushtrisë në zona në gadishmëri për të vepruar në çdo rast, dhe forca të gatshme për të vepruar në çdo moment”.

Duke bërë një rezyme të incidenteve elektorale të regjistruara deri më tani,
Burgaj tha se janë shënuar gjithsej 44 incidente, 8 raste para fushatës elektorale dhe 34 gjatë fushatës zgjedhore, kryesisht në Tiranë, Elbasan, Shkodër e Vlorë. Nga këto incidente, 25% e tyre janë raste kanosje e dhune.
“Kemi të bëjmë me incidente të lehta ku më të dukshme kanë qenë dëmtimet e posterave të subjekteve elektorale. Këto zënë 65 % të numrit të përgjithshëm. 25 % e rasteve kemi të bëjmë më kanosje e dhune. Reagimi i policisë në këto raste ka qenë i menjëhershëm duke kryer veprimet konform ligjit dhe vazhdon me intensitet puna për zbardhjen e ngjarjeve në Vlorë, Kukës, Prezë e Shkodër”tha ai.
Ndërkaq lidhur me dorëheqjen e shefit të rendit në Kukës, Embro Zholi, Burgaj u përgjigj se ishte i pakënaqur për punën e tij.


Skeda:Hysni burgaj.jpg


Hysni Burgaj ka lindur më 16 prill 1960 në Shkodër. Me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 28.10.2009 u emërua në detyrën e lartë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ka përfunduar studimet në shkollën e Ministrisë së Brendshme në vitet 1981-1984. Gjatë ecurisë në karrierë ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh si brenda dhe jashtë vendit nga organizata dhe organizma që kanë asistuar e asistojnë policinë shqiptare, si MAPE, PAMECA, etj. si dhe në vende të ndryshme të Europës dhe në SHBA.

Disa nga trajnimet e kryera janë

Ka përfunduar kursin e plotë të “Drejtimit dhe menaxhimit të lartë të Policisë” (Master në Polici) organizuar nga Misioni PAMECA në vitin 2007.
Kurs trajnimi nga Departamenti i Shtetit në SHBA, mbi Antiterrorizmin në vitin 1996.
Kurs trajnimi në SHBA, mbi Sigurinë Fizike në vitin 1996.
Kurs Trajnimi nga Misioni Policor MAPE në vitin 1998.
Kurs për këshillimin dhe trajnimin nga Bashkimi Europian në vitin 2000.
Kurs për telekomunikacionin në vitin 2003 etj.
Ka një karrierë të gjatë të pandërprerë policore. Nga viti 1984 kur ka mbaruar studimet ka punuar në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit. Në sajë të ecurisë së tij në karrierë ka fituar një eksperiencë të çmuar jo vetëm policore, por dhe menaxhuese dhe drejtuese.
Nga data 01.07.1984 deri më 01.01.1992 ka punuar pranë Gardës së Republikës, me detyrën e Komandantit të Togës.
Nga data 01.01.1992 deri më 07.03.1994 ka punuar pranë Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë.
Më pas nga data 07.03.1994 deri më 16.10.1996 ka punuar në detyra të ndryshme pranë Degës Ruajtjes dhe Sigurisë së Objekteve Tiranë si dhe në Degën e Sigurimit të Objekteve të Ministrisë së Brendshme, si: Komandant Toge, Oficer Informacioni Gatishmërie, Komandant i Repartit të Objekteve dhe Komandant i Repartit të Përfaqësive Diplomatike.
Për periudhën 17.10.1997 deri më 20.01.1998 ka kryer detyrën e instruktorit të përgatitjes fizike pranë Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë.
Nga data 20.01.1998 deri më 01.09.2002 ka punuar si Komandant Reparti pranë Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë.
Ndërkohë nga 01.09.2002 deri më 01.09.2003 ka punuar si Komandant i Shërbimeve të Brendshme pranë Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë.
Për periudhën 01.09.2003 deri më 14.06.2004 ka kryer detyrën e Përgjegjësit të turnit në Qendrën Operative dhe të Emergjencave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
Më pas nga data 14.06.2004 deri më 10.12.2005 ka kryer detyrën e Shefit të Rajonit të Policisë në Qytetin Studenti pranë Komisariatit nr. 1 Tiranë.
Nisur nga përvoja dhe rezultatet e larta në detyrë është emëruar dhe ka punuar si Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës (10 dhjetor 2005-07 dhjetor 2007) dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër (07 dhjetor 2007-korrik 2008).
Prej mëse një viti është emëruar në detyrën e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për Shërbimet Mbështetëse.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...