2013-08-26

Qytetarët që i mungojnë Shqipërisë

Riza Lahi/shkrimtar

-Në vendin tonë po botohen përditë libra, shumë më tepër tituj se më parë; aq libra me poezi, saqë librashitëset nuk i pranojnë më, edhe sikur t’u thuash, shiti dhe paratë e fituara janë tuajat. Po, si atëherë, libra shumë dhe letërsia shqipe ne grahmat e fundit? Nuk do të flasim për konkurrencën e pashpirt mes botimeve të huaja dhe autorëve vendas e as për përkujdesjen shtetërore në masën zero për librin autokton shqiptar (më thanë se, ta zëmë, në Bibliotekën tonë Kombëtare nuk gjendet asnjë kopje e “Lumi i Vdekur”, kësaj kryevepre të rrallëparë në letërsinë shqipe). Këto gjëra edhe u trajtuan në atë emision. Duam të ndalemi në këtë esse për pozicionin e poetëve në shoqërinë njerëzore dhe në vendin tonë, si pjesë e kësaj shoqërie. Siç theksova më lart po shkruhen ngado poezi dashurie. Kështu duket ngjet, së paku edhe në Greqi. Siç pohoi me humor të lehtë edhe poeti i shquar grek i ditëve të sotme, Dinos Kubatis, “Ndryshimi mes poezisë së sotme greke dhe asaj antike? Oh, atëherë shkruanin vetëm poetët, kurse sot shkruajmë të gjithë!” dhe vazhdoi “Hallet e popullit, poetët i ndryjnë në shpirt, kurse shkruajnë për hallet e tyre të dashurisë”.
Në tregimin alegorik në formën e përrallës “Shfarosja e poetëve” kam paraqitur dy poetë të njohur të mbretërisë, të cilët, ndryshe nga të gjithë që i qeshnin si lulet e diellit sulltanit, ata të dy shihnin me përbuzje nga ai dhe porta e tij e pallatit. Mbreti atëherë organizoi rrahjen për vdekje të njërit, më të riut, dhe kompromentimin me ryshfete e privilegje të tjetrit. Mandej, te sulltani Sultan Bin Halim bin Salim bin Heqim al Mu Kabala, erdhi shefi i hafijeve dhe i tha: “Le të mbetet mes nesh, madhëri, por tanimë, në perandorinë tonë u shfarosën poetët”. Ndjenja dashurie kanë të gjithë, por kjo nuk mjafton që, duke i hedhur në letër ata, tjetri të marrë emrin hyjnor të poetit. Ja, në Butrint, në dhomën e zhveshjes së gladiatorëve, ka emra femrash. Para vdekjes së sigurt së paku të gjysmës prej tyre në atë ndeshje, ata kujtoheshin për të dashurat. Apo, ujkonja. Në vend që ta shqyejë një bebe që qanë i braktisur nga e ëma, i lindin ndjenja të dhembjes shtazore (kafshët, në mënyrë embrionale i kanë edhe fantazinë, edhe përfytyrimin, e dhe imagjinatën, por edhe dashurinë...). Mendojmë që misioni i poetit është shumë më i rëndësishëm, i koklavitur dhe që, për nga rreziku, i ngjashëm me një luftëtar të vijës së parë. Ndryshe… Brehti në një poezi tregon për një poet që qante se nuk po i digjeshin librat e tij si të tjerëve. Pse? Apo, një tjetër rast. Le ta marrim nga “kampi i armiqve tanë”. Pikërisht, një poet serb. Media shkruante se ai mposhti Karaxhiqin. Quhej Vladimir Srebroi , lindur në vitin 1956 në Pozarevac – Serbi dhe banues atje ku mori emër si poet dhe botues, në Sarajevën e rrethuar, duke parë egërsinë e rrethuesve të Mlladiçit, nuk duroi më. Mes përmes plumbave të snajperëve mundi të kalonte te serbët. U tregoi se kush ishte dhe se ishte gjak i pastër serb. U tha se kishte ardhur t’u bënte thirrje që të ndalohej kjo luftë e ndyrë, që kërkonte kush të zhvaste toka më shumë. U tha se po vriteshin fëmijë e gra, se njerëzit e mjerë dhe se po vdisnin njerëz nga uria e sëmundjet masive po bënin kërdinë.
Iu foli në emër të humanizmit, të fesë, të shpirti të poetit. Sfidanti i Karaxhiqit u burgos menjëherë dhe, kur erdhi në vete ditën e parë, pa një krah dhe një nofull të thyer. E burgosën në burgun “Kula” pranë Sarajevës dhe, që andej, atij iu dha rasti i tmerrshëm të dëgjonte luftëtarë t’i mburreshin njëri-tjetrit se sa kishin vrarë sot, të shtinin bast se kush vriste fëmijë më shumë me snajper e pastaj të pinin e të qeshnin me zë të lartë. Mesazhi i poetit serb, që vjen nga raca e poetëve, e cila, sigurisht ekziston edhe në atdheun tonë, e këtij poeti që u lirua prej një shkëmbimi robërish, ishte ky: “Serbë, myslimanë dhe kroatë duhet të jetojnë bashkë në paqe dhe harmoni, si kanë jetuar gjithmonë, ndryshe, është sikur të jetojnë në një rezervat” Ne pamë në disa varreza një varr që ngjante me një tyrbe për nga madhështia. Ishte në Mostar (“vend me urë”, turqisht) dhe i kushtohej një poeti, ai kishte vdekur në vitin 1912, vetëm 33 vjeçar dhe quhej Osman Xhikiç. Ai nuk ka qenë njeri që ka shkruar vetëm për fenë, ishte shumë i bukur dhe mjaft njerëz të gjeneratave, kishin lexuar shumë syresh nga krijimtaria e këtij tjetri poet. Edhe ndër ne, disa poetë të shquar janë nderuar me buste, si Naim Frashëri, Migjeni, Mjeda, Çajupi… Na vjen keq, por te ne poetët heshtën apo bënë “promovime” librash me dashuri, kur u vranë njerëz më 21 janar. Kur nisën t’i vinin flakën vetes njerëz të gjallë – ish- të burgosur. Në vend të mallkimeve kasandriane të poetëve të vendit, gjithçka vazhdoi në qetësinë e vet të frikshme, siç është te varrezat. U dëgjua ndonjë zë poeti për Gërdecin apo për tragjedinë e Otrantos, por, për fat, asnjëri nga emrat e evidentuar si “kombëtarë”. Sigurisht që duhej të ketë shkruar ndonjë zemër poeti, por, vallë, a ia ka botuar njeri? “Dritën” e hëngrën lugetërit e politikës, që nuk mundën ta hanin 106 vjet jetë. Edhe godina e Lidhjes u shfarros tok me shoqatën e tyre, fat që po kërcënon tani godinën plot kujtime të SHQUP. Le ta fiksojmë dhe një herë se “Unë…unë…mua” në poezi janë “unë” poetik dhe është abuzuar në mënyrë të neveritshme me këtë “unë”, a nuk e kemi vënë re? Misioni i poetit është të marrë dhimbjen e tjetrit në shpirtin e tij e ta trajtojë si të veten. Në elegjinë për Bajram Currin, Noli ynë sikur ka shkruar enkas për temën tonë. “Të qante, kur të qeshnin”. A ulëriti njeri me tone shqyese?
Poeti duhej të ulërinte kur duartrokisnin fjalime të tjerët dhe po digjej 50 metra më tej ish- i burgosuri Lirak Bejko. Mbase, por në TV-të tona e në shtypi ku botohen faqe letrare – si gjithmonë vazhduan notat e ëmbla të poezive të dashurisë që tanimë ngjanin më shumë me vajzat e reja italiane që “punonin” prostitute ushtrie, ndërsa ishte sulmuar për t’u masakruar një popull nga ata meshkuj, që bënin dashuri me pagesë me ato. Që të theksojmë akoma më bukur misionin dhe pozicionin e poetit, le të citojmë diçka nga presidentja e mirënjohur e shkrimtarëve dhe artistëve të botës, Teresinka Pereira. Ja se ç’na ka shkruar ajo duke komentuar një poezi shqiptare nga libri “Hanibal Ante Portas” (botuar në gjuhë të huaj, por ende jo në shqip)*: “Poets are much like that bird. When there is an oppressive political government and police authority, poets are the first citizens to be caged” (“Poetët ngjajnë shumë me fatin e këtij zogu. Kur ka qeveri që shtyp politikisht, kur ka shtet policor, poetët janë qytetarët e parë që arrestohen”). Populli shqiptar ka provuar të gjithë indekset e shtetit policor dhe të shtypjes politike – që nga flakja në rrugë për punë bindjesh e më tej deri te zgjedhjet në kushte shtetrrethimi a rrënimin e krejt ngrehinës shtetërore shqiptare. Çfarë qe zëri i poetëve?Ata i mundi forca e frikshme e heshtjes dhe injorimit. Ata heshtën. Heshtën dhe panë hallet e tyre a nuk ua prishën zemrën ndonjë politiku të djallëzuar që i propozoi karrierë shtetërore. Apo promovuan poezitë e dashurisë si këngë që këndohen me zërin e ëmbël e kumbonjës të hoxhës, ndërsa kufoma përcillet për në gropë.

Satire ne fund jave…



Zef PERGEGA

          SI AKILI NE THEMBER
         Trastes me kore te djegura
         Prej mykut me ferra
        Gjethet e rena te vjeshtes
         I iknin nga era
        
        Ne kurbet mesova
         Dicka qe koha e tallavase ma tha ne vesh
         Po te kishe pseudonim
         Hoje blete do te ishe ne mergim
         Po te ishe pak spiun
         Dhe te huajve tu sherbeje si tradhetar
         Do te mbulonin me argjend
         E do te stolisnin me ar!

        Thone se kjo pune ka emer
        Shenjen e vdekjes
        Si Akili e ka ne thember!

          KULLA E UNIT
          Kulla e Unit
            S’e ka gjirin jashte
            Si kunata e vogel
            E murosur Rozafe

            Kulla e Unit ne diaspore
            Shatervan me shurre
            Katarakt me pordhe
            Flasin e hidhen prap me fise
            Ne tavolinen e menderes
          Te lene pa hise!

         PLESHTI MBRET
    
       Kur i pane vagabondat dhe militantet
       Qe hypen ne karrike
       Dale, se nga skutat tona dolen
       Pse po cirren e po lebetiten?!

        Prej sikletit a lezetit
        Per tu dukur mbi te tjeret
        Pleshti thirri: “Une jam mbret!”
        Kerceu lart si frajeret
        Sa faqja e zeze nen jestek! 

       TUTKALLISTET
     Ndonje shkodran kete ngjarje e di me mire. Ishte kohe e diktatures ne ate zgrip ku flladi i lirise po frynte, por korrentet ideologjike ende zhurmonin barit te parimeve.
      Fabrika e kepuceve ne kete qytet kishte nje fame te mire. Kjo per shkak edhe te aftesive te drejtorit qe ishte nje ekonomist i zoti dhe me autoritet te madh. Modelet e kepuceve po konkuronin ne tregun shqiptar. Madje ekipi i futbollit Vllaznise, kur ka dale jashte shtetit, ne kete fabrike u prodhua modeli i kepuceve, madel te cilin e kam pare edhe ne Amerike.
      Sigurisht, rendimenti ishte i larte dhe menyra e pervetesimit te tyre nen dore kishte krijuar nje sistem te fortifikuar. Shkurt po vidhej, po nuk po kapeshin…
         Nje dite ne repartin e tutkallit u grinden dy shoke te ngushte. Ma bane e ta bafsha shkoj puna me grushta sa , jo vetem hundet e thyera u pergjaken, por edhe makinerite. I ndane dhe i lane turinjsh me sapun 15 leksh. Nje grup te organizates profesinale shkuan ne zyren e drejtorit te diskutonin per kete ngjarje jo te kendeshme ne repartin e tyre qe ishte ne tabele te nderit. Trokiten si me ndrojtje, sic troket nxenesi i pa pregatitur ne zyren e  keshillit te mesuesve. Drejtori sa i pa vuri buzen pak ne gaz dhe te deleguarit e hapen biseden… Ai ua ktheu:
       “Mos u shqetesoni. Ata jane si tutkalli, njeri vjedh shtrojat e tjetri mbulojat dhe bejne kepuce ne shtepi dhe i shesin. Bashke e ndajne fititimin. Pra jane si tutkalli te ngjitur, por me ju hedh hy syve se nuk vjedhin e kane krijuar kete situate…”
      Nje nje ambjent shqiptaresh diskutimi u ndez per gjendjen e perplasjeve ne komunteti. Njeri prej tyre u tregoi kete ngjarje. Ngjarjen e tutkallisteve te Shkodres…!


2013-08-17

PËR NË MITROVICË…


Shënim udhëtimi
E pamundur të shkoja në Mitrovicë me këpucë dhe ime shoqe më këshilloi të shkoja me një shapkë për këmbën e majtë të fryrë; vetëm me një këpucë .Kur flë natën me këmbën mbi dy jastëkë, në mëngjes limfa shpërndahet në normalitetin e saj, por gjatë ditës, ngaqë unë nuk rri në regjim shtrati, ajo zbret poshtë këmbës së majtë – ca më poshtë gjurit, sidomos te syprina e këmbës. Një shofer taksie, që e kishin kapluar edhe iluzionet e lodhjes nga dielli , m’u pat lëshuar mbi biçikletë, ndërsa shkoja. Shoferi pukian, i qujatur Viktor, ndërroi drejtim papritur, duke u sulur drejt rrotës së parë të biçikletës sime. Unë, derisa u përplasëm, mendoja se ishte ndonjë shok që donte të bënte numura me mua. Kur zbrita nga pjesa e parë e veturës së tij, ku kisha kërcyer instinktivisht në çastet e përplasjes, Viktori, që e kish ndalur makinën më së fundi stop, ende turfullonte dhe shante “atë “ që i kishte prerë rrugën. Pas dy javësh këmba nisi të fryhej. As dhëmbje e as mpiksje gjaku, siç dyshoi në fillim mjeku i talentuar shkodran, miku im Fatmir Brahimi, që kishte ngrënë një plumb 70 metra mbi “Urën e thijve” majë helikopterit në vitin 1997, ndërsa shoqëronte një të plagosur, nga salla e operacionit në Shkodër për Tiranë. Vendosa të flija një natë në Gjakovë; të vazhdoja pandërprerë për në Mitrovicë duke ndëruar linjat dhe pa njohur rrugët, më frikësoi puna e këmbës. Pas sms-së sime, u duk poetesha Vjollca Kuçi me “kerrin” e saj…
Vjollca
Vjollca është gjimnaste, mësuese aerobie dhe gjimnastike, një aktiviste e njohur e grave dhe e të drejtave të njeriut, pa komplekse “nacionaliste,” por, sidomos kjo na ka bërë miq, ajo shkruan edhe poezi e pikturon po aq bukur. Si një djalosh, ajo sulet “uikendeve”, e vetme ose me tri – katër shoqe me “kerr” që nga Gjakova për në Shqipëri, ku ka mjaft të njohur. E palodhur dhe e pamposhtur, ajo i rregullon vetë defektet e makinës kur ka ndonjëherë dhe asqë bëhet fjalë të përdorë hartë . Mirëpo, me gjithë atë vrull e pasion që i kanë falur gjimanstika e aerobia, tok me poezinë, ajo ka refuzuar pjesëmarrjen nëpër partitë politike të Kosovës, pasi lederët e saj “më nervozojnë”. Me ftesën e presidentit shqiptar të sektorit të CIOFF, Niko Mihali, ajo ka qënë e ftuar një herë në një aktivitet në Përmet, ku edhe ka promovuar vëllimin e saj poetik mes duartrokitjesh të shumta dhe të paharruara përjetë nga ajo. Vjollca Kuçi, si më zuri hotel, ku unë u vonova vetëm 5 minuta e zbrita poshtë – më sajdisi në një lokal të Gjakovës, pasi i ramë asaj anembanë, përfshirë edhe në zona plot kujtime të hidhura nga ushtria dhe paramilitarët serbë. Atje e njihnin mjaft njerëz, që e përshëndesnin nga tavolinat, ndërsa për mua iu thoshte se “asht poet i Shqipnisë, mysafir i jemi” . Kjo vajzë shtatlartë, si një oficere e vijës së parë të kuadratit t ë vajzave të brezit tim, kujton një rast shumë të dhimbshëm. Kur ka qenë në Budvë me dy shoqe të saja për pushime, në lokalin ku po hanin darkë kishte qenë ftuar një DJ serbe. Kur të gjithë kënaqeshin duke dëgjuar këngët e tij melodioze serbe, vajzës gjakovare i qenë errur sytë dhe i kish rënë të fikët. “Më kanë çue shoqet në dhomë dhe atje kom ardhë në vedi. Ishte e pamujtun me pa kangëtarin kah këndonte kongë çetnikësh veshë me rroba çetnikësh …Oh, Rizë, ata kanë bo krime të tmerrëshme te ne, e ato çaste më vijshin para syve skena tmerri !” Në mëngjes, në orën që kishim lënë, luanesha gjakovare e sensibile si një lulevjollcë, siç edhe ka emrin, erdhi të më marrë me “kerr” për te stacioni i Prishtinës, prej nga mandej duhej të nisesha për te poetët e Mitrovicës. Këmba kishte gdhirë më mirë, kisha vënë nën të dy batije, por kur më së fundi po i afrohesha Mitrovicës, këmba nisi të merrte formën e saj , që po i ruhesha – atë të dorezës së boksit.
Në Mitrovicë, në shoqëri me poetin Sabit Idrizi
Isha ndalur tanimë në stacionin e autobusit. Ende nuk më shqiteshin varrezat buzë rrugës të luftëtarëve kosvarë të rënë për liri; papërjashtim, shoqëruar vetëm nga flamuri i Skënderbeut. Këmbën e ënjtur e vura mbi një gur aty pranë dhe dielli piqte. Dallova që frenoi nja veturë 2 – 3 metra para hyrjes së autoparkut dhe që andej fytyrën e qeshur të nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, i cili paskësh qënë njëri nga poetët e përfshirë në veprën që unë kisha përkthyer në anglisht; për të sjellë të cilën, ja, unë kisha ardhur në Mitrovicë. “Një Riza, hiç Riza; dy Riza bojnë nji kala…hahahah!”- Rizai tjetër, duke qeshur që nga timoni, më hapi derën dhe morëm rrugën drejt ndërtesës së komunës, në kafenenë e së cilës: “qe ku o Sabiti…O Sabit, të erdhën dy Rizatë! Hahahaha!!!”. Sabiti, Rizai, Prof. dr. Adem Zejnullahu dhe Gani Baliu, kishin ardhur në Tiranë, enkas që nga Mitrovica, kishim pirë një kafe së bashku dhe kishin vendosur përfundimisht që unë t’ua përktheja në anglisht vëllimin poetik e disa proza kushtuar plagës së hapur të Mitrovicës, që ka emrin e një ure dhe të një lumi- Ibrit - dhe urës mbi të. Sigurisht që në Kosovë ka njerëz që dinë anglisht më mirë se unë, por burrat nga Mitrovica, qoftë dhe në mënyrë simbolike – një poeti pikërisht nga Tirana, qoftë edhe nga fakti që ata duket se e njihnin mire - poezitë duhet t’i përkthejë vetëm një poet i sporvuar - ata më kishin bërë alamet nderi duke më besuar veprën e kushedi sa poetëve nga hapësira shqiptare , sidomos nga vetë Mitrovica . Ndërsa pinim kafenë, një burrë i ri – “o nji nip i jemi” – e ngushëlloi Sabitin për humbjen e Milianov Kallupit. Idrizi ka kryesuar lidhjet e forcave letrare të Mitrovicës me thuajse të gjitha trevat e shtetit shqiptar. Milianovi, përveç arritjeve të tija si poet e botues, si thuajse askush tjetër në Shqipëri, ka bërë të mundur bashkimin e forcave letrare të qytetit të tij edhe kur Lidhja e Shkrimtarëve funksiononte disi, por edhe kur ajo u shkatërrua krejtësisht, tok me gazetën 106-vjeçare “Drita”. Humbjen e 65- vjeçarit Milianov Kallupi, Sabit Idrizi e kish përjetuar si humbjen e një njeriu të afërt. Për më tepër, zemra e tij sensibile, ia përlotte sytë e vendosur, sapo përmendte bashkëshorten e tij të ndjerë, që e kishte humbur në mënyrë të pazëvendësueshme prej dy vjetësh. Në zyrën lart ndodhen fotografi poetësh dhe mendimtarësh shqiptarë, mes të cilëve poeti ynë më popullor Dritëro Agolli. ( Abdyl Kadolli, njëri nga shtyllat e forta të Lidhjes së Shkrimtarëve kosovarë, ka një djalë që ia ka ngjitur emrin Dritëro më 1971). Unë kam kaluar imtësisht poezitë e grupuara e të redaktuara ,që do të përmblidhen në variantin anglisht të “Fjalë e valë”. Kam vënë re se poezitë më të bukura dhe më pak të vështira për t’u përkthyer, ishin poezitë e shkruara nga njerëz që i kanë përjetuar fizikisht dramat kosovare, sidomos të fundmen – Mitrovicën. Sigurisht, redaksia, siç më thanë, kishte patur shumë kujdes që të zbuteshin notat agresive nacionaliste, që janë të dëmshme kur theksohen, gjithsesi, veç e veç sidomos nga të gjithë. Mitrovica…. Gjëja më e vështirë është shtruarja e problemit në ekuacion – shkruan një filozof i njohur. Është ndërlikuar, kur problemi ishte më i thjeshtë, do të këmbëngulnim ne. Sikur Milosheviçi të mos shkonte pas mentaliteteve mesjetare të oficerëve e fshatarëve folklorikë, ai duhej ta kishte lejuar me të dyja duart pavarësinë e Kosovës në kohën kur u shpërbë Jugosllavia. Për pasojë, të dy popujt që, për fat të keq, në një përqindje të madhe, ende janë të armiqësuar me njeri-tjetrin, do të kishin një prosperitet të madh dhe aspak gjak. Kur i referohemi teoricienit të pamposhtur prusian Klauzeviç: “Politika është formë e koncentruar e ekonomisë dhe vetë lufta vazhdim i politikës me mjete të tjera”, atëherë del në pah e vërteta, që nuk e pranojnë, por e dinë të gjithë – që luftë do të thotë pasuri, para. Kosova kishte dhe ka popullsi të re, kishte valutë që sillnin emigrantët dhe një traditë relative ekonomike e teknologjike me ekonominë e zhvilluar të Serbisë. Të gjitha këto do të funksiononin si më së miri sikur Jugosllavia të duartrokiste e para pavarësinë e Kosovës, në vend që të niste dhunën fashiste e spastrimet etnike në Kosovë.. I njëjtrajtshëm me të na del edhe problemi i Mitrovicës. Në pjesën jugore funksionon miniera me 2000 punëtorë të rinj dhe të përzgjedhur pas kërkesave të shumta. Në anën tjetër, ku bëhej më parë përpunimi i mineraleve, nuk punon askush. A do të punojnë ndonëjherë të dyja, si kanë punuar dikur? Sigurisht po, por kur? Kur Mitrovica të jetë edhe de fakto pjesë integrale e shtetit të ri të Republikës së Kosovës. Pra, kur Qeveria, po të dojë, të vërë rojë kufiri në pjesën veriore ushtarë drenicakë me një barrë mustaqe.. Kalimi në menaxhim të plotë i Mitrovicës nga Qeveria Thaçi, vetëm do t’i sillte dobi ekonomisë së dobësuar serbe dhe fashitjes së gjakrave mes dy popujve të përgjakur. Sërish mua më duket e pakuptimtë, e pasqaruar : përse për mua do të përbënte një farë rreziku po të kaloja Urën e Ibrit? “Janë strukturat paralele….Nëse dikë zë makina, vjen, si jo, policia, por janë policë serbë që paguhen nga Ministria e Republikës së Kosovës ... Po kaluam bashkë..mua më njohin dhe mund të më ngjasë diçka, më e lehta, një provokacion”. Është njëri nga shoqëruesit e mi që më jep këtë shpjegim dhe unë ngul sërish këmbë: cila është pozita e ndërkombëtarëve që menaxhojnë në mënyrën e tyre shumëplanëshme këtë Republikë? Pyetja është fare e thjeshtë: i përket shtetit të Kosovës apo atij të Serbisë kjo pjesë e qytetit problematik, që ka të paralizuar njërin prej të dy krahëve të tij. Në pjesën jugore sot ka 2000 minatorë që nxjerrin minerale , ndërsa është e pamundur të përpunohen atje ku janë përpunuar më pare, sepse në pjesën veriore nuk prodhohet asgjë. Deklarata e Daçiçit “se me shqiptarët do të merrej vesh për këmbim territoresh, por këtë nuk e lejon Uashingtoni”, një gjë shihet si në dritën e diellit –përpjekje të paprincipta dhe të pakuptimta për prodhimet e minierës së Trepçës! Prodhime që nuk mund të jenë kurrë me efikasitetin e tyre maksimal në një Mitrovicë të ndarë. Atëherë, çfarë kuptimi ka kjo ndarje e Mitrovicës për Beogradin, xhanëm? Mos ka ndonjë iluzion dikush që Mitrovica e tëra të përfshihet në një të ardhme, qoftë dhe me ndërrim territoresh, në Republikën e Serbisë? Madhësia e kësaj mundësie e ka vlerën zero. Tjetra, më natyralja, po. Një Mitrovicë e vetme nën juridiksionin e Republikës së Kosovës dhe të nisë prodhimi e të pasurohen dy armiqtë e dikurshëm. Siç na thanë, në pjesën përtej urës, ka struktura paralele, ndërhyrje të hapur të Beogradit, mungesë prodhimi, asfiksi totale e pjesës së minierës, lëvizje nacionaliste, ngacmime, provokime dhe nxitje për t’u larguar që andej të shqiptarëve, por unë nuk munda të verifikoja asgjë nga këto, sepse nuk e pashë të arsyeshme të rrezikoja, megjithëse ishte hera e dytë që po plasja nga kërshëria me kapërcye urën së cilës I kishin thurur aq vjersha poetët e librit që kisha përkthyer. Hera e parë ka pas qënë 2 javë pas mbarimit të luftës, kur kosovarët që më shoqëronin Adem Hasanaj dhe Burhan Shallci, pavarësisht se mora përsipër çfardo, nuk më patën lejuar, mbasi “Jem na përgjegjës për jeten tande!”

Fatos Lubonja citohet me simpati nga TANJUG.

Jo vetëm te Sabit Idrizi, por edhe te Riza Haziri, Abdyl Kadolli e cilido që patëm rast të flisnim rreth shkrimit të Lubonjës për figurën e Ramush Haradinajt, kishte vetëm neveritje deri xhindosje. Fatos Lubonja, në një shkrim për revistën “Sudosteuropa Mitteilungen” e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve. Asnjëherë këtë opinionion, editioralisti ynë, nuk e ka dhënë në shtypin e vëndit të vet, përfshirë dhe gazetën ku boton rregullisht opinionet e tija, gjë që paraqet një mentalitet ruralësh apo shtatëvjeçarëshash qytetarë, për fat të keq të këtij burri të kulturuar dhe që ka vuajtur nëpër burgje. Gjithsesi, Lubonja, ka kritikuar politikanët shqiptarë, duke nisur nga Berisha dhe Rama, pse kanë dalë në mbrojtje dhe kanë përgëzuar Haradinajn për lirimin e tij - ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit.
Ka patur reagime të menjëherëshme papërjashtim nga të gjithë që e kanë marrë vesh. Mes të tjerëve, dhe nga Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK-së, anëtarët e kryesisë; Ernest Luma e Avni Arifi… Memli Krasniqi, anëtar i PDK-së dhe ministër aktual i Kulturës ka reaguar kështu ”A ke turp o Fatos Lubonja për deklaratat e sëmura që bën kundër çlirimtareve të Kosovës? Skizofreninë tënde s’mund t’ia mveshësh kombit tënd!”. Ministresha e Integrimit, Vlora Çitaku: ”Shokuese deklarata e Lubonjës! Pa fjalë!”, Ernest Luma, ndërkaq, shfaqet shumë më i ashpër duke e fyer publikisht. Burim Ramadani shpreh habinë se si mund të akuzohet dikush si vrasës kur ai është shpallur dy herë i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare. Etj…etj…
“Njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar dhe vrarë”, ka thënë Lubonja.
Poeti Sabit Idrizi, njohës sh i mirë i gjuhës sërbe, ka ndjekur komente të “Tanjugut” kur Lubonja paraqitet thuajse si hero, “democrat i vërtetë” dhe jo vetëm një herë, por papushim. Nuk e dimë, ta zëmë, nëse e di zoti Lubonja me detaje të përjetuara se sa gjak kanë derdhur Haradinajt për lirinë vetëm në luftën e fundit, se gjyshen e tij Asën e shkretë, e kanë djegur të gjallë, se vetë ai ka shpëtuar në një rast pa u fshirë nga faqja e dheut e tër brigada e tij me burra e djem e vajza të reja , në minutat e rreshtimit të një mëngjesi…Dakord, nuk i di. Apo ka dëgjuar diçka. Mirëpo, për akuzat e kësaj natyre ndaj Haradinajt, në unison të plotë me çthotë Beogradi për heroin e Luftës së Kosovës, janë marrë hetues e prokurorë të specializuar, përfshirë edhe zonjën Karla Del Ponte ( jo si Lubonja që ka ndjekur gjithëçka nga TV, shtypi apo ndonjë thashethem) dhe luftëtari kosovar dolli i pastër nga Gjyqi i Hagës, madje dy herë!!!??? Kosovarët janë njerëz të mirë dhe të kujdesëshëm. Askund nuk dëgjova akuzën apo edhe hipotezën që këtë artikull analisti ynë ta ketë shkruar për para, kur, normalisht, dikujt i shkon në mëndje edhe kjo hipotezë dhe në të vërtetë, ngado, po shtohen njerëz që shesin dinë e iman për para. Ata e dijnë që Lubonja nuk e shet lekurën për para e nuk e ka shitur deri tani. Mirëpo, një analist duhet të jetë më i kujdesëshëm kur lëshon një fjalë e jo më akuza të pavërtetuara nga askush dhe ndaj dikujt që ka qënë i përfshirë në luftën për liri me tër atë haraç e gjak që la Kosova martire. Të ketë parasysh çdo lexues se ne nuk përmëndëm diçka nga CV e Haradinajt për të justifikuar krimet e luftës, nëqoftëse ai i ka bërë. Nëse ndaj njerëzve të mi bëhen krime lufte dhe unë si kundërpërgjigje bëj po ashtu, krime lufte, edhe unë jam kriminel lufte sikurse ai që më detyroi t’i përgjigjesha krimit të luftës me krim lufte. Këtë gjë ne e dijmë mirë. Por ne i cituam gjakun e haradinajve, djegien gjallë të nënës Asë, brigadën që shpëtoi pa u fshirë nga faqja e dheut etj, se këta janë të dokumentuara, kurse krimet që përmënd Lubonja nuk u vërtetuan dot , de!!!. Ta zëmë, nëse Haradinaj e hedh në gjyq zotin Lubonja dhe gazetën“Sudosteuropa Mitteilungen” me akuzën për shpifje. Se ka raste boll për figura politike që nuk vërtetohet thënia shkodrane “Ku asht za, nuk asht pa gja!”.Pra, Lubonjës do t’i duhej të gjente prova për t’u mbrojtur, nga ata lloj provash që këmbëngulën e insistuan sa mundën tër ata rrogtarë të Hagës dhe nuk u gjetën dot. Gjithsesi, kjo gjellë e prishur besojmë të mbarojë me kaq. Mendojmë që, z Lubonja, burrnisht duhet t’u kërkojë fajle Ramush Haradinajt, popullit dhe luftëtarëve kosovarë ,viktimave të krimeve të përbindëshme që janë bërë mbi popullatën kosovare që shihte shpresën vetëm me sytë nga gryka e pushkës së djemve të Haradinajt e Thaçit. Të kërkojë të falur për papjekurinë e treguar, për gjykimet adoleshente , për gjakun që iu ka prishur kaq e aq njerëzve dhe t’i vërë gishtin kokës se njeriu ka mundsi të turpërohet edhe në moshen 63 vjeçare e pas aq e aq maleve të kapërcyer me sukses. Se gazetari, çdo segment të jetës, duhet të ketë parasysh floririn e folkut shqiptar që “Me tërhekë kamën e pushkës, duhen dy barrë qe”. Me sa kam parë në internet, i vetmi njeri ( le të kufizohemi te “publicist”, nqs e konsiderojnë të tillë )që ka qënë në unison me z. Lubonja për këtë shtjellë dhe që ka emër e mbiemër shqiptarësh, është një farë Arben Idrizi,krejtësisht i panjohur nga unë, por që në foton e tij sigurisht të publikuar nga ai vetë, të kujtonte menjëherë babain e Eponinës, ( shiko “Les Miserables” të V. Hygo) .
Dhe përse ka rënë në këtë handrak zoti Lubonja, aq i nderuar nga jo pak fansa dhe jo fansa të tij? Për absolutisht asgjë origjinale. Për përsëritje të gjërave të thëna nga të tjerë dhe të pavërtetuara asnjëhere; që kanë çuar ujë në anën nga janë bërë krime të përbindeshme mbi popullin shqiptar.
Duke blegëritur atje si dele naive ndërsa ngado ulërijnë ujqër.

Mixha nga Vushtrria
Si u ndamë në mëngjes me Sabitin e me të birin Liridonin (Sabiti më shkruante më vonë se Liridoni nuk ngopej së treguari shokëve që kishte parë e ndenjur me një pilot nga Shqipëria ! Me këtë rast, më lejoni t’i premtoj që, me t’u botuar vll 2 i “Dinosaurët e fundit”, njëra nga të dhjetë kopjet e saja do t’i shkojë atij në Mitrovicë!!!)– zura vend në autobus, në mënyrë që ta mbaja këmbën shtrirë. Aty hyri një mixhë Kosove, i gjatë dhe i hollë “si kosorë e jataganë”, duke uruar tërë autobusin me zë plot “salam alejkum!”. A më mirë të lexoja diçka nga librat e Sabitit, apo të bisedoja me këtë plak, kushedi se ç’minierë ishte!. Këmbën e lashë hajt punë e madhe. Ia lirova vendin tim dhe ai, duke parë i qeshur nga unë, tha: “Po më nderojnë të gjithë, duket se kam fillue me u plakë!” . Autobusi zuri të nxitonte; më sillej në mendje meraku i poetit nga Mitrovica se përse në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës nuk kishte asnjë ekzemplar nga “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxes dhe pse “Fshati midis ujërave” të Kol Jakovës, nuk e përmend më askush sot, kur ai nuk kishte qeshur ndonjëherë mbi ndonjë libër si mbi atë, mbase përjashtuar Don Kishotin e Cervatesit dhe Shvejkun, vll parë. Si më pyeti për fëmijët, plaku më uroi: “Djali t’u boftë burrë me mjekërr, vajza t’u boftë zojë e katundit!”. Ishte 74 vjeç , quhej Xhemal Farduzi . Kishte punuar tërë jetën tokën dhe e punonte edhe tash, përfshirë edhe një lloj ferme të vogël, ku rriste bagëti për kurban- bajram. Edhe diçka nxora nga diktofoni im që po më prishet: “ O kanë ni serb i katundit tonë. Ka pasë katër djem. E ka pasë emnin Millamir Pllatovski. Kur o bashkue ky Millamiri me partizantë e Titës, ai i ka pasë në hatllat e shpisë 100 plisa të përgjakun…Njiqind copë qeleshe burrash kosovarë!...Jo, more! Ai ish kriminel.Partizantë e Titës e të Shqipnisë kur erdhën kanë luftue burri me burrë, jo me gra e thmi. Janë bo me partizantë e Titës edhe shumë kriminela serbë. ….Kur pat ra shi fort ni herë, dolën eshtna njerzish tu përroni, janë kenë tan eshtna shqiptarësh…Kur krisi pushka, katër djemtë i kom nisë për luftë. Njanit ia kom gjetë vetë Golinovin…Jo, jo, unë nuk ika prej shpije. Kur erdhën shkiet , kapën dy kojshitë e mi dhe i vranë për pare. Ata të qitshin fare për pare….Ë? Si po më pvet ti a jom tutë?... Paj qysh jo s’jem tutë, more, po në fillim. Ma vonë kur kërsitshin plumat n’ tana antë, edhe tuta hikte. U mëshefa diku derisa thynë qafën…
Abdyl Kadolli dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës
Gjithmonë e pyes në fb se si e kemi Dritëroin. Një dashuri kaq e madhe për Shqipërinë e ka bërë këtë poet shumë të mirë dhe njërën nga shtyllat e forta të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, t’i vinte djalit emrin e poetit tonë aq të dashur për të gjithë, Dritëro Agolli. Kosova është më mirë se shteti ynë në trajtimin e shkrimtarëve. “Lidhja… edhe tash ndihmohet nga qeveria, por synon të institucionalizohet si subjekt kulturor. Kryetar nderi i LSHK-së është zoti Adem Demaçi, kryetare aktuale Dr. Flora Brovina, ndërsa nënkryetar Prof.dr. Shyqri Galica. Ajo organizon manifestimet letrare: festivalin ndërkombëtar “Drini poetik”, takimin letrar “Esad Mekuli”në Prishtinë dhe manifestimin letrar “Drita e minatorit” në Mitrovicë, si dhe përurime veprash letrare e përvjetorë të shkrimtarëve. Në këto manifestime paguhen punimet e lexuara, akomodimi dhe biletat e mysafirëve, madje edhe të atyre ndërkombëtarë. Manifestime letrare kanë efektin e njohjes së shkrimtarëve dhe të vlerave letrare artistike , si dhe afirmimin kombëtar e ndërkombëtar. LSHK boton revistën periodike lerare “Metafora” dhe do të begatojë edhe botimin e veprave letrare. Tash pret vendosjen në një seli të përkohshme derisa të ndërtohet “shtëpia e shkrimtarëve.” Edhe shkrimtarët në Shqipëri shpresojnë që programi i Rilindjes së Shqipërisë të sjellë një trajtim qytetërues ndaj statusit të shkrimtarëve, t’u kthehet atyre shtëpia e uzurpuar , të ndihmohen botimet dhe manifestimet letrare, që edhe Lidhja e Shkrimtarëve e Shqipërisë të bëhet instutucion i kulturës sikur në vendet e tjera. Se deri tani, libri shqiptar është ibreti mysibret dhe shkrimtarët shqiptarë drejt shfarosjes.
Në kullën e “Shotës”
Me shkrimtarin Abdyl Kadolli bëmë një vizitë tek ansambli kombëtar “Shota”, që sivjet zuri vendin e pare në Folkun e Bursës në Turqi. Doli e na priti aty drejtori i ansamblit, këngëtari i mirënjohur Ismet Bogujevci. Shkrimi ynë në gazetën “Tirana observer”, “Njohjes së Kosovës i paraprin stuhia “Shota”, kish mbërritur mbi tavolinën e punës të minsitrit të Kulturës , zotit Memli Krasniqi. Ky shkrim ishte pritur me shumë dashuri nga artistët e mrekulleushëm kosovarë. Bogujevci na tregoi një fotografi të madhe në zyrën e tij, ku ishin gjithë artistët e “Shotës”, në mesin e tyre edhe dy presidentë – Fatmir Sejdiu e Bill Klintoni. Tanimë ky ansambël po i jep famë Kosovës, sikurse i dha asaj UÇK –ja e lavdishme: “Fërshëllima e vetmuar e vetmuar e maliherit të tij / I detyronte shekujt të ulnin kokat”…Këto vargje të Kadaresë sonë të lavdishëm i shkojnë kaq për shtati kësaj furie kosovare. O shtete, o qeveri, e mira është ta njihni Kosovën kush nuk e ka njohur! Po, edhe pa ju, ajo do të çajë përpara. Nëse ende nuk ju mbushet mëndja, atëherë, ju lutem, ndiqni programin e “Shotës” dhe kuptojeni furinë e shtetit më të ri të Europës! Këtë furi që nuk mund ta ndalë askush, sikurse është e pamundur të ndalet furia e erës apo vërshimi pranveror. Në repertorin e ri të “Shotës”, që Bogujevci e drejton me aq origjinalitet e modesti, fut gjithherë diçka të veçantë,të freskët dhe sigurisht të mrekullueshme. Ai mirpret një bashkëpunim me Korçën e serenadave: “Sapo të na vijnë artistët, pra në shtator, do të përgatitemi për repertorin e ri, ku do të jetë edhe princi i serenadave korçare Mihallaq Andrea. Shpresojmë të realizojmë!” Ai dëshiron të këndojë një a më tepër serenada me gjigandin pa këmbë, shoqëruar me këngë dashurie, me furinë e sulmit pranveror të valleve të vajzave e djemve të “Shotës”.

“ Mbusheni sallën jo me kosovarë, por me serbë, dhe po nuk i bëri ata të duartrokasin sa t’u skuqen pëllëmbët, mos më thënçin në emër!” – i them plot entuziazëm për mikun tim, me të cilin kemi bërë kaq e kaq këngë. Të dy mikpritësit qeshin me të madhe e me dashamirësi. Abdyli vështron këmbën time që është enjtur shumë. Duhet të nisem tashti, meqë nuk mund të buj sonte në Prishtinë, edhe pse më luten disa herë. Ne lamë ndërtesën moderne të “Shotës” si një bukuroshe që e kanë zënë gjumi, që do të zgjohet sapo të vijnë artistët nga leja. Ajo është ndërtuar para tre vjetësh nga Ministria e Kulturës. U nisa për në Tiranë në pikën e vapës, duke fuguar autostradës së re ….

RIZA LAHI

VARGJE MIQSORE PËR SHOQËRINË E INTERNETIT


Parathënie

Shpesh pyes veten, ku janë nipërit dhe mbesat e diasporës së fuqishme shqiptare që tundi Parisin kur u pat pushtuar Shqipëria jonë me 7 prill 1939. Jam interesuar në shtete të ndryshme nga kam qënë dhe kam mësuar se ka shumë njerëz me rrembe shqiptari dhe që ata vetë e dinin… por…vetëm aq!
E pra, të shikojmë se sa nipër dhe mbesa të diasporës së para nëntëdhjetës në Australi, Gjermani, Zvicër, Amerikë..etj nuk dijnë më shqip?
Është shumë e dhimbëshme!
Të njëmilion e treqindmijë shqiptarët e diasporës së Shqipërisë së pas nëntëdhjetës, një hemoragji tronditëse për popullin shqiptar dhe atdheun tonë të shtrenjtë, ja, kanë gjetur edhe një mënyrë të mrekullueshme për të kontribuar sadopak me sa është e mundur, në forcimin e trupave mbrojtëse të genit të indentitetin kombëtar. Kjo mënyrë është – krijimi i listave virtuale me të cilat ne lidhemi me njëritjetrin. Me këtë korespondencë të shpejtë, ne mbulojmë orët tona të vetmisë në mungesën e asaj që nuk zëvendësohet dot – asaj qënie abstrakte dhe po aq konkrete që quhet ATDHE.
Përmse këtij komunikimi, ne kënaqemi me njëritjetrin, shkëmbejmë eksperienca të ndryshme nga vëndet ku jetojmë, i përshkruajmë ato me zakonet apo mentalitetet autoktone, shkëmbejmë plane, ëndërra, fjalë të ëmbla, intimitete, ëndërra; lexojmë poezitë e njëritjetrit, krijimet tona, i lavdërojmë , i kritikojmë… Sigursht që merremi edhe me "thashetheme"duke i bërë lajka njëritjetrit; nganjëherë edhe shahemi e fyhemi dhe, atëherë, ky livadh i mrekullueshëm plot florë shqiptare, ngacmohet për t'u kthyer në "fushbetejë". Ama, në një "fushbetejë", vërtetë me mjete të florës shqiptare, por që mbaron shpjet, gjithmonë me happyend. Dhe kjo ngjet, sapo nëna jonë e përbashkët që e kemi lënë larg, ia bën me isharet vetmisë sonë. Duke na kujtuar se na ka lindur të gjithëve ajo, se na ka bija e bij që na do si sytë dhe që, në mall e sipër, na porositë vetëm për dy gjëra – të mos e harrojmë atë dhe ta duam njëritjettrin.
Pa të provojmë të vemë te vizitë te njëtitjetri! Psh të vijë dikush nga miqtë e internetit në Itali te unë, sigurisht që edhe në borxh do të hyja po të mos kem vetë dhe do t'i hapja, si portat e zemrës , si dhe derën e shtëpisë, me të dyja kanatate do ta prisja me tër shpirtin.
Po cili nuk do ta bënte këtë, vëllezër e motra?
Poeti dhe autori i njohur Riza Lahi, që nuk ka qënë ndonjëherë në emigracion, është bërë miku i ne t ë gjithëve dhe është i njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Ai derdh nektarin e tij gjith ëmbëlsi nëpërmjet poezisë apo prozës, dhe, sidomos, për informacionet që na sjell nga atdheu ynë i shtrenjtë.
Ja, është kujtuar dhe na ka mbledhur me humor e me qejf në një sofër, që e ka shtruar vetë ai. Në një sofër me vargje të ëmbla dhe që do të na bëjnë të kënaqemi ; edhe kur të jemi me njëritjetrin, por edhe në vetminë tonë…natën. Patjetër që edhe dikush – dikush do të përlotet.
Miqtë personalë të autorit, që ai i ngacmon më shumë, me siguri do të shkrihen së qeshuri.
Poeti ynë , me këtë vepër që po paraqet, ja, synon të japë kontributet e tija modeste që të mos asimilohemi. Dhe, në u asimilofshin nipërit e mbesat tona, ata, ta dijnë se sa e deshëm Atdheun ne, se cilët qemë ne, njerëz të zakonshëm që kishim një gjë të përbashkët – dhimbjen dhe mallin për Atdheun tonë. Që e deshëm Shqipërinë si sytë e ballit.
Rizai më bëri një zile në numurin tim të celularit, dhe unë e mora nga Italia , siç bëj ngaherë.
"Vitore, je nga më të vjetrat e diasporës shqiptare të postkomunizmit, të njohin të gjithë, si thua? A nuk na e bën parathënien e këtyre vargjeve? Ti je njëra prej shtyllave të forta të burrave e grave që u mungon atdheu përditë e që flasin, e mendojnë dhe do të vdesin vetëm shqip.! Shkruaj çfarë të të dojë shpirti yt!"
Dhe, ja…unë e shkrojta.
E juaja, e të gjithëve, nëna Vitore.

Vitore Stefa – Leka
Trieste , Itali, 3 dhjetor 2008



PRELUD

PAKËZ VJESHTË TIRANE NË FUNDDHJETOR

Pas një telefonate nga SHBA me 16 dhjetor, ora 19.30…2008


Tirana ..Ku e paska gjetur sot pak vjeshtëz të ëmbël
Pak butësirë mes dimrit, pak fllad, pak erë të vakët?
Dhe retë e borës , erën e ftohtë, hejet e akullit
I ka shtyrë ëmbël, lehtë …për pakëz.

Këtë vjeshtëz mes dhjetorit e kish ruajtur Tirana
Pwr bijtw e saj të largët, mos vinin për vit të ri
E ruante … si strukw nwna në sunduk të nusërisë
Këmishën me djersë të birit që i ka ikur në ushtri

Po bijtë e Tiranës në gji i morën retë me vete
Pas maleve, kontinenteve , oqeaneve pa skaj
Këtë vjeshtë sot në trapezën e sheshit "Skënderbej"
Do ta hanë të gjithë, por jo të largëtit bijtë e saj

Kjo vjeshtëz me fustan biond tani sillet përqark
Si një nuse shtëpie e bukur, që burri i ka ikur
Një re nga lart , ja, tani po derdh pikla si lotë
që i bien papandehur një shpirti të tronditur

Kur bijtë i vijnë Tiranës ajo gëzon , qeshë pafund
Ua tregon një për një mimozat, blirët, ,neonat
Si një fëmijë i lumtur që ka vite pa parë babin
Dhe e fton të luajë me macen, qenushin, kokonat

Dhe gjenë forca të qeshë e të lodrojë me ta
Që kur të ikin prap ta kujtojnë kështu, të gëzuar
Dhe përnatë i sheh në ëndërr , përnatë loton për ta
Se mos ndonjë , i heshtur, përjetë e ka harruar


Ka një milion e gjysëm emigrantë Tirana ime…
Për `ta e kish ruajtur sot këtë vjeshtëz të bukur
Oh, bijtë! …Që të jenë sa më mirë, atje ku janë
Hënës zemërbardhë ia ngulë sytë duke iu lutur


RIZA LAHI 16.12.2008




Kartolina për stërnipërit e diasporës së re shqiptare

Që nga ky dymijë e nëntë
Dyqind vite do kenë shkuar
Kur ca stërnipër,stërmbesa
Ja…do jenë grumbulluar…

"Është njëzetetetë nëntori
Ndaj o miq ju mblodha sot
E dini se ç'gjuhë kanë folur
Gjyshërit…një herë e mot?

Po ...kush qenë stërgjyshërit tanë?
Ja, për këtë u kam mbledhur
Dyqind e ca vjet më parë
Do vargje dikush ka hedhur

Për stërgjyshërit kur kaptuan
Malin…Detin…Oqeanin…
Thotë që e deshën shumë Shqipwrinw
Edhe fshehur për të qanin

Xxx


Kudo shkoi në një pikë shihte
"Nordi" i tij quhej atdhe
Pranë "Hygoit" vetëm shëtiste
Kafen ? Në Shans Elize!

Njëqind vjeç bëri një shpikje
Ky stërgjyshi në internet
Dyqind vite që atëherë
Nuk ia shkoi kush në planet

Abaz Pllana


Ky plakushi, more nipër
E kish emrin Abedin
Kush ia shante Çamërinë
Paçe e bënte!… Nasradin!

Guzhinjer si ky stërgjyshi
S'kish në Belgjikë as në Francë
Verë më verë te "Rrota e Kuqe"
Në Durrës vinte për vakancë

Abedin Rakipi

Ky i pashmi ? Pah ç'ka qënë!
Vjershatar edhe major
Sa ndjente zhurmë aeroplanash
Nga krevati – Hop,në oborr!!!!

"Mëmëdheu " si hoje mjalti
Mblodhi botën me shqiptarë
Gim Bacelli i desh shumë
U thosh: " Ç'kemi, mëmëdhetarë?"

Agim Bacelli

Me sfilata ky stërgjyshi
N' tër botën vuri kurora
Tre vjet në Pol pat banuar
Te harushat bardh si bora


Deputet na e bënë Gimcen
Që i desh aq eskimezët
Kur u mplak, ktheu në Drenicë
Plot lule nga suedezët

Agim Spahiu


Ky poeti? Agim Shehu!
Ish nga zemër e Labërisë
Askush s'shkroi më mirë se ai
Për Selamnë e Salarisë

Kur po vdiste tha: "Nuk dua
T'më këndojë hoxha te veshi"
Dha frymë duke kënduar
Një iso nga Kurveleshi.

Agim Shehu



Kjo bardhoshja fëtyrëmollë?
Oh, sa bukur që këndonte
Lida dinte të dhuronte
Qeshje në vënd të lotonte.

Fiiiiuuuu…avionit në Tiranë
Kjo këngëtarja famoze
I hipte nga Gjermania
Vetwm tw mblidhte mimoza

Alida Hisku

Menjëherë një letër anonime…

O Lidush, moj motra jonë
Je e ambël porsi dardha
Po të vijnë të katër xhuxhat
Rretheqark si te borëbardha

Na këndo nga një kangë t'bukur
Që kur t'bijnë ora dymbëdhetë
Ndueja, Bixhi Zefi, e Xakja
Porsi kingjat t'bijnë me fjetë

Ndueja don ndoj kangë gjermane
Jo me fëllanza e mimoza
Po me trompë , xhaz e rep
Pushkë , topa e mitroloza

Bixhi, the? Bixh barcoleta?
Ndonjë kangë me zogj e flutura
Maezallah – asnji daneze!
Veç Bik Ndojën e kompiutera

Zotni Zefi? Njashtu ma!
Çfardo kange të lind n'zemër
Mundësisht kangë sarahoshash
Që ta ketë ndokund ndoj femër

Kurse mu? Po më këndove kangë
Qi mbledhë femna në Tiranë
Ti e din – faaaap , menjëherë
Zefit tana kam me ia dhanë

Tash po t ë vijmë në Gjermani
Të katërt për marshallah
Tomit thuaj dojnë kokakola
Për raki ? Pah! Meazallah!

Anonime


Se si qënt e Sllobodanit
Në Kosovë u kthyen n'stërvina
Për Lavdinë shqiptare thërriste
Faik Smajli e Ben Dervina

Se si burrat e Kosovës
Për liri hëngrën barot
"Dervina Pikë Com", or nipce
Shkroi ... Ja, shkruan dhe sot!



Arben Dervina


Si hënë e madhe kur del
Labërisë, në mal të lartë
Zemërëmbël si ketrushi
Kjo stërgjyshja…quhej Artë

Kur dhe burrat me mustakë
Luanin me fjalën e dhënë…
Arta – veç një herë përkulej
Kur dëgjonte fjalën "nënë"

Arta Mezini

Ky plakushi me penel
Që aq ëmbël pikturonte
Vetëm mjaltë nxirrte nga goja
Dheeee…Nuk fliste, por këndonte

Sa fëmijëve në Nju Jork
Shqipen u mësoi për ditë
Shegë e rrush kish në Tiranë
Emër zogu kish – Astrit

Astrit Tota

Si pullumb nga qielli shkruante
E ndrinte si "Afërdita"
Valle folku nëpër skena
Kush s'kërcente si Ardita

Nipçeeee!!! Rrëzës së Selanikut
Ndonjëherë, kur t'u bijë nata…
Nga vargjet e tiraneshës
Ende thurin serenata…
Ardita Jatru
Ja …një gotë qumësht të ngrohtë për miqtë e mikeshat e internetit nga Ardita
Dëshiroj të shoh një listë të madhe emrash herë tjetër. E di që do dali shumë - shumë e gjatë(njëqind e ca emra,besoj), por t'i kënaqim të gjithë, të pakten, sepse të gjithë jemi pjesë e virtualitetit shqiptar , sado që "rrihemi e grihemi e lajkatosemi" ndonjëherë....
Mos m'i merr mbrapsh këto që shkrojta z. Riza. Jam aq njeri i mirë, sa për të mos menduar keq.


Lum kush jepte intervistë
Albert Zholit, mjeshtër fjale
Vring, n'sabah, e kishte emrin
Në tër listat virtuale

Fort i shkathët qe gjyshi Berti
Njëqind vjeç kur i ndërroi jeta
Në një kohë qe gazetar
Në pesëdhejte tri gazeta

Albert Zholi
200 vjet kjo CD, nipveçe…
Këtë zë të ëmbël - zog Cukali
E pat pasë një gjysh i famshëm
Emri i tij? Baç Alibali!

Kur qe gjallë gjith javës këndonte
N' Paris, Bon, Angli, Eladhë…
Kafen – diel për të diel e pinte
Në Shkodër, te "Kafja e Madhe"

Bashkim Alibali



Beqir quhej ky stërgjyshi
Njëqind vjeç vdiq me penel
Boll pat vuajtur , ky kryetrim
E prap gojën – karramel

T'bëje një vjershë për Kosovën
Por brilant, si eliksiri
Me sqep pëllumbi ilustrimin
Nga Malmo e sillte Beqiri

Beqir Elshani


Ky këtu ?…Eeeehhh…e kish syrin
Të mprehtë, si tehu i sakicës
Për penë, për pushkë e për femra
- Baki Shpirti i Shipkovicës

Njëqind vjeç Baki Kombëtari
Kur pat vdekur, pastë rahmet
Bukureshti e Rumania
Pa të s'patën më lezet
Baki Ymeri


Ky që me mirësi ju qeshet
E ka pasë emrin Bislim
Aq studioz, porsi Ajnshtajni
Rrallë gjeje në Perëndim

Kur shkruante ai për Kosovën
Ngjethte mishtë rraca shqiptare
Rroi në Zvicër ku valonte
Rrezistenca kosovare
Bislim Elshani


Gazetar si ky, nuk kishte…
Si? Kush është? Dalip Greca!
Shokë e miq donte…Pa ngopej
Dhe me buke e kripë e speca

T'i thosh kujt një fjalë të keqe?
Kurrë s'e bënte atë gafë
Po të ngjiste, të gjith thonin
" Fort i paskan rënë në qafë"
Dalip Greca


Nw Zvicër mbet filozof
Le tw ish dynjaja me rrota
Mw shumw desh malet e Sharrit
Nga tër malet që kish bota


Kur çelte gojën Destani
Gjith mënd fliste dalkadalë
Para vdekjes tha: " Më sillni
Një këngë nga Jusuf Gërvalla!"

Destan Hajdini

Emigrantët fort i donte
Pa dallim, të gjith në bllok
Memalijaj s'kish si ai
Psikolog as sociolog

Pah, sa i mirë ish gjyshi Mondiiiii!!!
Gjer u mplak u mbajt si djalkë
Për të gjith që shkruanin vjersha
Goja e tij – sheqer e mjaltë!
Edmond Ismailati


More djeeeemaaaa….Asnjëherë
Mos punoni shkeleshko
Po si? Shihni katragjyshen
Që firmoste me ELKO.!

Për gruan? Pas Fredrik Engelsit
Më mirë s'shkrojti tjetër dorë
Se kjo bijë e Qeparoit
Elko Gjoka …Eleonora
Eleonora Koka – Gjoka


Si kunadhja ish e bukur
E zërin – si kanarinë
Shkruante vjersha mbi bedenë
Të Ali Pashës në Janinë

Tëra gratë i duan parfumet
Diç Elda donte shumë
Si dashnor e kish "Laptopin"
Me të zgjohej e flinte gjumë

Elda Kokoneshi



Faik Smajli në mes Londrës
Nga mëngjesi në mëngjes
Falmeshnëdet i çonte botës
Me rrezet "Albaniapress"

Me penën , shpirtin e tij
Veç gjoksin ia pa armiku
Në Kosovë erdh gjysma e Londrës
Rahmet pastë, kur vdiq Faiku

Faik Smajli

Ja se ç'na shkruajti Faiku pas një dite të lodhëshme, por rezultative:

Unë nuk mund ta detyroj asnjeri të shkruajë për mua çfarëdoqoftë, as që dua, sikurse që nuk jam kundër që njerëzit të shkruajnë për mua.
Çdo njeri mund të shkruajë për mua, dhe s'ka nevojë të më kërkojë leje.
Edhe miku ynë Rizai ka të drejte te shkruaj çfarë të dojë edhe për mua.
Pra, njerëzit mund të shkruajnë pro ose kundër çdo njerit e, në këtë rast, edhe pro ose kundër meje. Pastaj është puna e çdo njerit , edhe e imja, nëse do të pajtohem ose jo në lidhje me shkrimet per mua.
Edhe njehere ju pershendes ju dhe mikun Lahi dhe ju uroj çdo te mire!
Faiku


Rovi…quhej kjo, si shqipja
Që flutron përmbi bedena…
Atë rracë trimëreshash
Mmmm…s' e nxjerrë më Tepelena

Në Itali rronte por vinte
Në atdhe gusht e për gusht
Neofashistëve në Apenine
U jepte erzin në grusht
Federova Dautaj


Le të kishte mjergull Londra
Në tër qiellin si sahan
Ai qeshte si lulja e diellit
Si dielli mbi Elbasan

Filma bënte, vjersha bënte
Për të mirë të Shqipërisë
Kish një huq, kujt s'i tregonte
Për vjershat e dashurisë

Fatmir Terziu
Qe, tash, Fatia, në vënd që të na tregonte përse i fshihte vjershat e ashiknisë, e treti muhabetin, fyyuuuuu

Një gjuhë e thjeshtë, e lehtë për tu riprodhuar, e kuptueshme.
Vjen nga mendja e një poeti shqiptar, një publicisti dhe një njeriu të fushës së letrave shqiptare. Riza Lahi, solli në mesin e `miqve' të tij vargje që vijnë nga kjo ndjesi e karakterizuar në njohurinë, bagazhin dhe mendimin e pasur të tij. Një krijimtari e tillë tipike, edhe pse mund të quhet imagjinare, apo kalimtare, ajo jeton gjatë, mbetet në kujtesë dhe trajtohet si një dhuratë. Poeti Lahi me dashmirësinë e tij udhëtoi në vite, rrëmoi në histori, duke sjellë në mendje një datë historike, 28 Nëntorin, dhe pastaj iu drejtua të ardhmes, kur me fjalën `stërgjyshër', apo gjyshër ai gatoi një harmoni fjale dhe një mirëkuptim të bukur. Diku shfaqi harresë, shfaqi edhe ndonjë lapsus, por me zemrën e tij dhe penën bujare ai iu rikthye dhe shtoi dhe gati përditë tashmë plotëson këtë nismë kaq prekëse. Këtë nismë që shërben si një lidhje. Në fakt ajo është një lidhje!
Është një lidhje e hershme me këtë lloj krijimtarie dashamirëse. Është një lidhje që vjen në gjuhën e hershme të zonës ku ajo është gatuar, një gjuhë tipike shkodrane që gatuan me çiltërsinë e shpirtit dhe prodhon atë që ndjen. Është një lidhje, që vjen në formën e një ngjashmërie me "Evgeni Onjegin" të Aleksandër Sergejeviç Pushkin, një poezi
dashamirëse që ngjan me thelbin e poezisë së shkruar nga Pushkini në atë libër të hershëm, por që komunikon edhe sot në mjaft gjuhë të botës .
Këtu veç të tjerave janë disa kualitete poetike dhe gjuhësore. Janë këto kualitete që përbëjnë një kontribut në literaturën dhe kulturën e komunikimit mirëkuptues. Me termin kulturë literature unë dua të shënoj rrugën në të cilën gjuha e përdorur nga Lahi në këtë prurje miqësore, të ngjashme me karikaturat miqësore në art, është përdorur jo vetëm si një medium i artit letrar por edhe si një medium i gjithë formave të komunikimit të shkruar. Kjo lloj kulturë krijimtarie është shumë mirë e përqafuar në bazë të karaktereve dhe tipave dhe në kualitetin vargor që prodhohet.
Nuk dua të nxitoj se këtu është thelbi i krijimtarisë së Lahit, por nuk dua t'a mohoj se në këtë lloj krijimtarie ka kohëpërkushtim, dashamirësi dhe vlera njëkohësisht. E shkruara e Lahit është një kombinacion poetik me një thurje tradicionale, ku rima dhe rrjedhshmëria e vargut është si në një valle ritmike dhe leximi është tërheqës, me personazhe reale, të lexuar e të palexuar, të njohur apo pak të njohur, që gjithësesi nën penën e Lahit vijnë si një dhuratë në mjedisin letrar të mërgimit. .
Natyrshëm duhet kuptuar edhe një fakt tjetër, atë që mundësia e kapjes së të tërës dhe përfshirjes së gjithë emrave do të ishte një mundësi ideale dhe do të donte për autorin një punë studiuese, kërkimore apo ku di unë. Kaq sa ka realizuar Riza Lahi, kaq sa ka pikasur ai, natyrshëm duket brilante, duket përshëndetëse me pak fjalë. .
Leximi i `vetes' nën vargun e Lahit është një simbolikë reale, një dhuratë e ndjeshme, një vëzhgim detajues dhe tipik. Por në një këndvështrim më të mprehtë, duke shmangur hapur qejfmbetjet, hatëret apo edhe keqkuptimet, ajo që duhet thënë është përkushtimi dhe ideja për një nismë të tillë. Bukur Riza !
Dhe sinqerisht duke njohur shpirtin, zemrën dhe karakterin e këtij njeriu-ideplotë mendoj
se duhet përgëzuar.



Si ky stërgjyshi , mër lali
S'gjeje kund as me kandil
Plumba pushke i kish fjalët
Dhe emrin e kish Fadil

Shtatë Stokholmë i ndërronte
Veç për sheshin "Skënderbe"
Kurr s'betohej "Për kokë t'fëmijëve"
Por betohej "Për atdhe!"

Fadil Shyti

Ky stërgjyshi prej Prishtine
Emrin e ka pasë Flori
Por flori, gjak ,shpirt s'kursente
Për Kosovën në liri

Po nga `i herë kur e mërzisnin
Me ndonjë behej nervoz
E i sulej ku i dhëmb e djegë
Me pambuk a mitroloz


Flori Bruqi



Poooo….ky burrë që sheh serbez
Gjeto Turmalaj – Shkreliani
Trim, si mos me e pas qitë nana
Por prej barkut aeroplani

Edhe vjersha të bukura shkruante
Edhe fort ishte kritik
Kush shante femrat shqiptare
Faaap! Shkreliani n'kallashnik!

Gjeto Turmalaj



Natë për natë e për merak
Gjergj Lacuku, Burrë i Dheut
Dy trimave u kushtoi libra
Askeolës e Skënderbeut

E u thosh amerikanëve
Pa i reshtë e shkreta gojë
"Nuk ka gjethe më të gjelbër
Se pranvera në Beltojë!"

Gjergj Luigj Lacuku





Eh, moj stërmbesat e bukura!!!
Në buzëvjosës a në bregdrini
Në daç të pashëm, në daç për bejta
Nuk ka pasë si Gjovalini

Bëri e shkoi tej oqeanit
E u vendos në Amerikë
Amerikoneshat thojshin:
"Na ka shkri… kenka antikë!"

Gjovalin Luma


Dhe Gjoshoja me një bejtë të shpejtë


V I Z I T O R I

Mergimtari " elegant "
U mbush në ar e diamant
Ç'farë nuk ka, merr me qera
Rugën merr me krye në hava
Fluturonte e mendonte
Si kish ardhur, e si po shkonte
Don me u plasë zemren disave
Me u hy n' qejf vajzave e grave

Nepër Shkodër turfullonte
Miza e pluhur s'i duronte
Si një " struc," i nepte qafës
Kryetin nalt sipër " Rozafës "
"Shterrë me lugë ", Drinin e Bunën
Me i ra në tokë, nuk e merr hundën
Flet Anglisht nga `i çerek fjale
Kërkon " Extra " ndër lokale
Hapej, mburrej në çdo vënd
Pinte " Remy "e shiste mënd

Te një qoshe, mbi një gur
Sheh një plak, kojshi dikur
" Hello..", kojshi mirëse të gjeta
..Ja kthen plaku… Tungjatjeta,
Fol i thotë, je plak i zgjuar
Si të dukem, kam ndryshuar..?..

Shikon plaku "tatarukun "
Sipër gurit, shkundë çibukun
..Sipas kesaj " Rradakes " time
Për pesë vjet, ke shumë.. ndryshime…
Ke ndryshim, në këto " hallate "
Ke kamera e aparate
Je ngarkue me " nakarate "
S'ke ndryshuar vese e " Bidate "


Ke unaza e bylyzykë
Ar, gjerdanë, vathë e gjyslykë
Prapë në tru.. vazhdon me u mykë…
Shkove drrasë e erdhe pykë
Në Amerikë, në ma të largëtin vënd
As atje nuk gjete mënd
Vetem barkun ai vënd ta mbushi
Ke shkuar gjysëm, e vjen askushi,
Tek Berisha… as tek Bushi…
Kurrë nuk piqet, k a r a b u s h i…!



Ka pas rrojtur njw poet
Qw mbante syze miopwsh
La Suedinw me salltanete
E muar armwt pwr Kosovw

Kur avitnin tanket swrbe
E predha villnin si djajtw
Kishte burra , more nipce
Qw u sulwshin me berihajt
Flakw i kallnin tanket swrbe
Me bomba e rrahje zwmre
Hajdin Abazi




E pat nisur rezistencën
I pamposhtur, plot guxim
Dhe kur gëlonin titistët
Ky. .. Stërgjyshi Ibrahim

Heeeej, nipçe! N' dymijenëntën
Kur erdh tre marsi, i shtatëdhjeti
S'pushuan gjith ditwn urimet
Sikur zogj... nga tër planeti


Ibrahim Egriu

Ja, se çfar shkruante Beqir Elshani , që nga Malmoe, dhjetë - dymbëdhjetë ditë para ditlindjes së militantit të vjetër:

Kam edhe një propozim: nëse dëshiron, mund ta nderosh edhe mikun tonë Ibrahim Egriu me ndonjë lirikë; besoj se ia njeh veprimtarinë e frytshme. Pikërisht më 3 mars 2009 i mbush 70 vjet trimi dibran - IBRAHIM EGRIU.
Me dashuri nga Suedia e largët , Beqir Elshani



Në Skurup ...qe një stërgjysh
Shtatselvi si Skënderbeu
Mes dëborës suedeze
Zemra e tij – dielli i Mesdheut

Veç së shoqes dhe fëmijëve
Një dashni ngacmonte plakun
E shkroi libwr...Pwr shkodranen
Heroinw - Marie Shllaku

Ibrahim Metaj






Ky burri rroi në Çikago
Dhe emrin e kish Ilir
Kur ulej "ne Panda", s'ngrihej
Pa i tharw tridhjetë shishe birrë

Poezi për gjethe vjeshte
Si Iliri s' shkroi kurrkush
Uuuu…Veç një plak ia pat shkuar
Që e kish emrin Lasgush

Ilir Borova


Kjo, more? …Si i bënte vjershaaaat
Ballakume për merak!
Oficere më të bukur
Nuk kish shtypi ushtarak

Sapo vinte në atdhe
Luleblirë mbushej Tirana
Cicërinin e zogjtë e thonin:
"Paska ardhur Iliriana!"

Iliriana Sulkuqi


Nga pak Shkodër gjithkah çonte
Ku çelë lulja e këndon bilbili
Herë në letër, herë "on line"
- Dorën n'xhep , zotni Kabili

Veç te "Shkodra" e ka pasë mëndjen
Kish dy klube ashiqare
Internetsave iu qitte
Të tanve kafet pa pare

Kabil Bushati


Ky kingu? Kolec Dashnia!
Kur donte – e bënte çorap
Njëqind burra në internet
Meazallah se e bënin zap

Njëqind vjeç shkoi në Parajsë
Libra plot, deri te gusha
Vjersha shkroi për pushkë e lule
Por, më të bukurat? Për femnusha...
Kolec Traboini

GJEGJE ZAKE KAPEDANIT - NGA KOL SHKODRANI


KOLË SHKODRANI
GJEGJE ZAKE KAPEDANIT

Tungatjeta Riza Lahi
ty tu baftë dita njëmijë
kartpostale po të çoj
një kangë te re me çifteli!

O Riza ,Ashiku i Shkodres
që m'i thur bejtet aq lehtë
si na bane gazi botës
o pilot me biçikletë!

O Ashik që s'të dihet vorri
n' Tarabosh a në Pezë matanë
Si po m' qeshë, more? E të dhashë rako
tek Shallvaret në Tiranë.

Si harron, more Kaçatorr
se rakinë që të dhashë me meze
" Pije me shkrimtarë!" selam
e kam pasë prej Tezjes Leze

I mvren vetullat Nase Jani
si na e drodhi ky "shejtani"
muhaxhirë kudo ku vemi
raki "jude" nxjerr kazani.

Si e harrove zotnillëkun
mos me e sha mikun e gotës
pasha Qiell e pasha Dhè
miku të baka gazi Botës.

Ti po më flet për do femnusha
si të isha plak ashik
po harron se me të amla
shtyhet jeta, more mik.

Dhe shiko se jo çdo herë
thotë njeriu atë çka don
Ti po me thue se s'i ha pjeshkat
goja lang pikë – pikë të shkon.

Për t'u mbrojtë nga ndoj zerzele
m'a hedhë fjalën me tinëzi
sikur ti nuk shkruan për femna
por për burra namuzli.

Kot e ke, se me kësi rrenash
s'të shkon gjatë varka në mjegull
veç kur peshkatarët e Bunës
pjekin qefullin në tjegull.

E shikoj se të merzita
Deti - dallgët sa `i pallat
thua: mirë, pa ujë e drita
Por dhe Kola s'më len rahat!

A ke ndi ndoj kangë për burra
veç hajdutë në kohë të zamanit
po at za të Isuf Myzyrit
për kumuritë e Elbasnit.

Femra është lezeti i botës
dëgjo Zake Kapedani!
Ndrysh? Ta hoqa me kartë t'kuqe
patenten e aeroplanit!

* * *

Tani hapi veshët mirë
ndigjo ti "Ashik" pa shkollë
këto vargje po ti shkruaj
sot bash ditën e Shën Kollit.

Kur une prisja një urim
për emrin që më ka vu baba
kurrë s'e prisja talljen tande
tue ma nxjerrë mu gjuhën mbrapa.

Jo me rrena e kaçarrena
gjoja ti nuk ja var femnës
se t' kam pa në rini, kur shkoje
pas Aishes e pas Prenës.

O pilot me biçikletë
mirë t'u gjegja zotnisë tande?
Se n'kët botë s'ka zog shkodrani
që të âmlat nuk ja kande!...

KOLË SHKODRANI, 2008



Kyyyyy?...Është Koço Kapedani
Djalkë pe Korçe tamam
Rrallë e tek i ndjehej zani
Amaaaaa….kur ndjehej? BAM! BAM!

Verë, raki s'kursente hiç
Me merak e piqte hellin
Për taborrin me korçarë
Me në krye Agim Bacellin
Kostaq Duka

TVSH një ikonë ka patur
Topçe si hënë pas mesnate
Syullirja kur lexonte
Sikur këndonte serenata

Njwzetegjashtw gra gjith botws
Grumbulloi njw herw "Gjysmbota"
Mes tyre, stërmbeskë e bukur
Ka qënë kjo…stërgjyshja jote

Kozeta Zavalani


Gjyshe Këzja kjo….mër lali
Zemërbardhë, si akullore
Inatosej veç kur bënin
Gabime gramatikore

Edhe vjersha shkruante bukur
Dhe për letërsi qe "zysh"
Qe xhymerte për paratë
Po të shkruaje keq, mo? Dysh!
Kozeta Zylo





O trima, ky katragjyshit
Ka pas lindur në Kallmet
Venë e kish gjysmën e gjakut
Kurse gojën me sherbet

N' Jacksonville bënte plazhë…
Pasi brodhi tër Greqinë
Bënte kryq e bismilah
Për venë të kuqe e për Shqipërinë

Lekë Gjoka



Ky këtu? Luan e quanin
Zemërbutë qe, kaçamak
Qe poet në mes të Athinës
Shqipo vdiq, dyzet karat

Sa herë vinte në Tiranë
Plot e mbushte atë kuletë
Dhe qeraste me "gjak krishti"
Tavolinat me poetë
Luan Xhuli

Letër nga Luani
Urimet e nje miku dhe shoku të sinqertë, pa dyshim jane dhuratat më të çmuara që merr njeriu.Falenderimet kanë krahë horizonti dhe urimet jehonë malli..T ë këndoftë zemra...!
"Refugjat" një jetë të tërë,
me shtëpi – qiellin paanë…
S'u kujtohet, or vëllezër?
Dhe yjet njihnin Rizanë

Djalë Shkodre, bir Rozafe
Re e bukur për hava
Jetë paç e mos u mplaksh
Mirëtëgjetça, o Riza…!

Eeeehhhh! Ata, sa vinin në Rinas
Nxitonin një herë e një moti
"Vrap! Një kafe! S'ka më të mira
Askund si te "Pavaroti""


Te "Pavaroti " i priste Luçi
Bugenvile nga hijeshia…
Kënaqeshin internetësat:
" Me pranverë na pret Shqipëria!"

Luçiana Ruço


Ky? …rrojti mes norvegjeshave
Njëqindekusur vjeç vdiq
Veç në Shkodër e pat mëndjen
Në lezet e thërrisnin Bixh

Bixhi për shpirt i kish ndërruar
Gjith kerrat - me biçikleta
Opera, këngë e serenata
- Me laptopa e barcoleta!

Luigj Shkodrani


Përgjigjet Luigji

Norvegjia asht tuj m'vetë
Bixh, a e ke more kund gjallë Zefin
Na i nxuerr bejtat Xakja sheshit
Xakelinit i asht shpue thesi


Na ka daje loja per sheshi
Bejtat tona tanë lezet
Po na i boton edhe Flori-pressi


Ja edhe një reagim me pseudonimin "Zotni Zefi"

Me tha Luigji disi rrejshem
Riza Lahi ka mbete dejshem
në lokale e ndër biruca
pin raki, për meze - gjuhca!

Per Luigjin nuk kam llafe
se për ditë na ka pru kafe
dhe ndoj tortë kur e shikon
turra vrap dhe ne na e çon

Motra Lidë, kënon – zog kafazi
se ka ardhë në shpi Thomasi
Ku kenë kund për vakancë
Por për punë, deri njatje n'Francë

Po Ndue Hila çka po ban
a del kush me i ba derman?
Tha doktori: " Asht i sëmurë
sa pin birrë, djali, i kthen shurrë!"

Per ma te fortin me ka marre malli
Per njatë Alibal Bashkimin
Që kur këndon, veç qet mekamje
Me e çue peshë krejt rrozullimin

Riza Lah, po t'vetë shoqnia
A të duel, a hala, rakia?
Po gjuhcat, a i ke mbarue?
A s'më ke ruejtë ndoj kokërr mue?
Se, për njatë e për këtë kokë
Fluturim të erdha në Shirokë!


Zotni Zefi


Trim si Leka i Dukagjinit
N'Shkodër rrënjët si Anteu
Bre ta bënin "rracë gjermane"
Por nuk bëhej Llemadeo

Shkruante vjersha të përmallëshme
Dhe punonte si luan
E shikonin gjermaneshat:
"Pah! Pah! Me pas kenw gjerman!!!"
:
Llemadeo Dugagjini


Kjo fytyrwmanjola? …Madi!
Vargjet e saja kush lexoi
E pa veten si Pompeu
Kur Vezuvi e pwrvwloi

Kush me tw bwnte debate
Sikur shqipja ndwr bedena
Tw vwrtetwn se c'e mbronte
Si rrallw kush gjyshe Mardena!


Mardena Kelmendi


Sa zili e kishin greket
Këtë aktoren syblu
N'daç këngëtare, n'daç valltare
Skenë më skenë tutje – tëhu

Si pjergull floriri flokët
Qark fytyrës si manjolë
Xhiroi filma në Tiranë,
Bon, Pragë, Athinë e Stambollë



Merita Dabulla

Një reagim pa adresë…

Flokët me pak onde i ka
buza i rri përherë e qeshur
sa lloj lulesh ka lulishta
aq dekorata ka ngjeshur

Nuk me thua, moj Merita ,
Ku i mbanë ata dekorata?
Me valixhe t'i mbaj unë
T'vjen lala me çadër prapa….


Gezuar Riza
haaaaaaaaaaaaa

Kish dy dashuri të çmëndura
- Korçën dhe një jargavan…
Një poet që e desh si motër
Për të shkrojti një roman

Cicrrinte si dallëndyshe
Në folenë tej oqeaneve
Njëqindvjeçare dha frymë
Me një vjershë…mes jargavaneve

Merita Bajraktari


Ky gjyshi ka qënë sharmant
Ngado kishte shokë e miq
Ndërsa po shkruante një vjershë
Tha :"Kosovë!" , dha shpirt e vdiq

Kur s'kishin para poetët?
…Sikur shpata del prej milli
"Fafap" ç'e nxirrte kuletën
"Hajt, botoje!" thosh Mëhilli

Mëhill Velaj

Në gjith botën, një kitarë
Fluturonte si pëllumb paqe
Që nga Korça…veç një dorë
I binte ….Ish Mihallaqi

Mbi varr i kanw shkrue " Lavdi
Rruzullit që ka shqiptarë
Lavdi Korçës që ka "Djalkën"
Mihallaqin me kitarrë"

Mihallaq Andrea



Nuk kish labe më shpirtbutë
E të bukur si kokonë…
Vargjet që shkruante Moza
I këndojnë në Ankonë


Kur vinte në Vlorë, shëtiste
Shtruar, siç është dita e diele
Valët s'ngopeshin duke e parë
E i dhuronin bugenvile


Mimoza Ahmetaj


Urdhëro ?...Ky plaku i qeshur?
Me femra bënte shaka
U dhuronte vjersha të ëmbla
Dhe emrin e kish Mina

Desh t'u bënte serenata
Mikeshave të internetit
Bje e merr , stërgjysh Minai…
S'i dollën paratë, të shkretit.

Mina Papajorgji


Kjo vajza? Kish gjak labushësh
Por kish lindur në Iashi
Do maçokë serbë e grekë
E kërkonin për mish dashi

Mona quhej dhe nën syzet
Kish ca sy …s'trëmbeshin kurr
Vdiq tek këndonte mbi piano;
"Oj fisnikja përmbi gur"

Mona Agrigoroaiei




Eh, u plak, vdiq njëqind vjeç
Fjala e tij – mezja e kuvendit
Burr më të pashëm s'kish Kosova
Bash si lisat e Prizrenit

Fort i donte… fort shqiptarët
I mblodhi në gjitha listat
Mixhë Nazmiu i bëri bashkë
Komunistat e ballistat

Nazmi Jakurti





Shkrimtarë s'çonin në Irak…
Ndryshe? Ky gjysh kish ba namin
Veç ai burrë pa asnjë ndihmës
Rob e kishte kapë Sadamin

Thosh :"Bota do t'ishte më e bukur
Sikur t'kish më shumë lezhianë…"
…Sapo mbërrinte në atdhe:
"More, po ku e kam Rizanë?"


Ndue Hila









Përgjigjet Ndueja


Mikut tim Xake Florinit

Sa shumë bejte paske shkrue,
Tuj u marrë me t'gjithë me rradhë.
Nga `i fjalë t'ngrohtë tuj jau lëshue,
Dhe `i buzqeshje mjaft me mallë.

As në borë, as n'verë të nxehtë,
As në shi, as në tufan.
Realitetin pak e mshehë,
Mos me u prish ti me askan.

Besa shume qesha me temen,
Se n'Irak disa m'kanë çu.
Tuj më thanë: Kape Sadamin,
Në gjyq për veshit me e çue.


xxx

Koha po na ikë kadalë
N'gjethe t'vjeshtës na tuj shkelë.
Harrojmë veten, harrojmë miken,
Na u qorru syni tuj e mshel.

Vetëtinë e shkrepë rrufeja,
Lisat e pyllit rrin tuj tha.
Harrojmë t'vjetrat, harrojmë t'rejat,
Kur raki nuk muj t'pi ma


Xake, mua dhe ty plumbi
Rikoshet n'tolla na ban
Po me pa ndoj zogë të bukur
Bahet gjaku flakadan


Shume poetë n'fletore i vune,
Duke i gric mbi shpinë me krande
Me lezet tanë jugun prune,
Ndër bejtat tona shkodrane

Njatë tregim që ti ma çove,
Bukur boll, si mjaltë me hoje
Besa pak ti më lëndove,
Me Lulashin prej tropoje

S'asht veriu për tilla gjana!
Kurr s'a marrë, more për krye tan!
Bah! Me u zhdeshë n'shoqata t'dreqit ?
- Veç në Kavajë ka e Elbasan!

Me avion mbi kaltersi,
Nuk je marr me hoka e bejte.
Atë kohë ishe djalë i ri,
Me `i sy femnat t'vijshin vetë.

Tash fyllit ma kush s'i bjen,
Çiftelia asht tuj fjetë
S'ka bilbila gem mbi gem
Kush s'kujtohet për nji bejtë

Shkulje shpirtit, he e shitoftë zana,
Kur idhnimi t'ka zaptue.
Kurr pa bejte nuk ndrinë hana,
N' bejte dashnitë kanë fillue.

He pra, Xake, ça me t'thanë,
Ma shum pra i mjeri unë.
M'ka kapllue vetmia keq
Njikëto fjalë kur hodha n'lumë.

Sot mbasdite rrokaqafë,
Me i mik t'mirë temin për bri.
Tuj shkru, n'gaz duke u gajasë,
Për njatë zot jena tuj u shkri

N' Michigan …N'veri t' kontinentit,
Falmeshënet jam tuj t'dergue :
Mos i merr tana femnat e planetit,
Por përgjysë ndaji me mue!

Se nji Ndue ke, jo `i qind Ndue!


Biçikletën mos e ngaj
Ma pa duer nëpër Tiranë
Del nga kodrat e liqenit
E shkruej vjersha nëpër hanë


Miku jem Xake Florini,
Me k'to vargje ke me qeshë.
Shkodërloces që të lindi,
Falmeshëndet, çoja peshqesh.

Sa t' vi n' Lezhë… Ta kam mobilin
Tash po t ë thërras për krap e njila
Tash, ma bafsh njatë natë të ambël
Falmeshëndet të çon
Ndue Hila





Kush ka qejf për me lexue
Vjersha të ambla për marak
Nipçe! Kliko te Ndue Lazri
E ma ndej veni kapak

Shpirti i tij si shqipe malesh
Mbushej plot me jargavana
Sa herë kthehej në atdhe
N'një liqen…te Enkelana

Ndue Lazri



Dhe Ndueja përgjigjet pa fort humor. Duket e ka marrë malli për Shkodrën shumë…

I këndshëm ky humor shoqëror i Riza Lahit..Kemi nevojë edhe për humor në fundjavat tona,se këtej televizioni veç kronikë të zezë e lajme mbi krizën jep.
Janë dhurata të veçanta këto vargje që Rizai i bën me aq bujari e dashamirësi,duke portretizuar disi miqtë e koleget tanë.
Urime zotit Riza dhe shpresojmë të na sjellë humor edhe në të ardhmen.
Respekte
Ndue Lazri






Ky stërgjyshi? Olsi quhej
Rrojti `qind e katër vjet
Këta çaste mediton
Buzë Kausarit në Xhenet

Mbi libra rrinte gjith natën
Ditën? Flakadan në hava!
Ndër kaurra mbroi doktoratën
Në xhami bënte dua

Olsi Jazexhiu


Ky stërgjyshi , more nipçe
Për xhins ka pas qënë Krasniq
Për punë? Sa shtatë burra bashkë
Po syri ? S'iu trëmbte hiç!

Kur në Zvicër për vizitë
Vinin shkrimtarë nga vatani
Faaap!!! Një aparat dixhital
Dhuratë kishin nga Osmani


Osman Krasniqi





Kush s'guxonte me ngucë Shkodrën
Se i shkonte kryeti vërdallë
Ma vonë?...Tjetër punë ma vonë
Por jo, sa qe Poli gjallë!

Për Shqipni e për flamur
Për Çamërinë e për Ulqinin
Pa meze e pinte rakinë
Si kreshnikët, Pol Tedeskini




Paul Tedeschini




Ky stërgjyshi ka qënë trim
Si furtunë e sokol mali
Në Qeparo e në Amerikë
Ish veç një …veç Petraq Pali

E kishe në daç për vjersha
Për aheng, raki, meze
Kur po vdiste, Qeparoit
I dhuroi një shkollë të re
Petraq Pali


Gjer mbushi `qindeshtatë vjeç
E kujtonin djalë të ri
Ç'i shkruante stërgjysh Papi
Lirika për dashuri!

I qante syri për pushkë
E për paksa raki mani
Ktheu të vdiste në Shqipëri
Më s'duroi dot te Daj Sami
Përparim Hysi
Përgjigjet Përparimi

" Po s'të deshi vjerra,
të do lala vetë..."
Populli

Po ban bejte Riza Lahi(unë,për bejte,kam"patentë")
Veç pse asht zogshkodrani(po ia nap nje fije
"liçence")
Se për bejte s'lëshoj pe,(une i kam-o me tapi?!)
Mua,pas liste,seç me le(po kur thone veriut:ani!)

Ani burre,nuk prish punë:ti ma paç jetën e gjatë
Se më je zemërpëllumb,edhe fjalën me konak
Je gazmor e je bujar veç si ti dhe nuk di kush!!
Pasha Zotin,jam në hall,e po skuqem si mbi prush.

Nuk e di a e godis,bash si duhet tëndin
portret
Sepse veten e koris,kur po them, qe, kam"patentë"
Riza Lahi asht pilot,gazetar,përkthyes,poet
Zemrën ka sa një botë(po ku ka si ai,xhymert?!)

Altruist që s'e ka shokun,edhe shpirtin po ta fal
Dhe per mikun ze"amokun",dhe pergjysëm e ndanë hall.
Dyfishon me te gezimin, se ka shpirtin qelibar
Të veçantë nga une urimin:perqafim,nga larg,me mall.
Na mbledhtë hareja e gëzimi
Falmeshëndet nga Përparimi


Kjo, more? Monda Moisiu!
Në lezet e thërrisnin RAI
Kudo shkonte , si pranvera
Veç lule linte pas saj

Ish nga Korça…Gjë më e bukur
Si yll përmbi oqeane
Tek vdiste tha: "Më varrosni
Në Dvoran…Nën një bajame…"
Raimonda Moisiu

Përgjigjet Monda


Një bejtë në formë të replikës:

Xake vëllai i ke rënë pikës,
Se, që thua, të rrëfehem ,
Te "Bajamja" dua të prehem,
Ne "Bajamja" në Dvoran ,
Nga e kam edhe mamanë .

Po , ehu, gjer atëherë ,
Mirë thua – njëqind pranvera ,
Pastaj , sa dasma Korçare,
Do hajë gjakkamenicarja.

Ama, Xake, të kam xhan,
Kolën e ke dhe shkodran ,
Ç'i ke thene atij per femra?
Atij veç i kendon zemra,
Që e ka si trendelinë ,
Ce i the ashtu, bre tinë?
A mos vallë, more aman,
Kur bëheni bashkë në Tiranë ,
Duke pire verë e raki,
Dilni gjah për dashuri?

Sa për Mehillin – s'po them gjë,
Kur të takohesh me `të ,
Patriot është si më i miri ,
Per Kosoven dhe për vjershat,
Gati është për harakiri .

Për patriotin tim, Agimin ,
S'po them gjë, se e kam timin,
E ke shok edhe ti vetë,
Bashkë, tridhjetë ca vjetë.
Edhe unë – mik tash sa mot ,
Sa vjen 28 nëntori,
Ai – tavolinën plot,
Ti m'i thua është major,
Lele, nëne, ne korçarkave,
Të na kishte Gimi në zbor!

Per Meritën e ke qarë,
Për `të s'kam asnjë kritike,
Ajo vdes për jargavane ,
Dhe në Korçë dhe në Amerike .
Po, mirë do kishe bërë,
Dhe dy fjalë me shumë në kartë,
Merita për poezitë,
Ka fituar "Penën e Artë".

Mirembetësh, Xake Vëllai
Selam nga USA dhe RAI

Raimonda Moisiu



Burrë më të ndershëm nuk gjeje
As me skaf, as me aeroplan
Zemërbardhë , me shokë pa fund
Emrin e kish Ramadan

Me një këngë kundër shkieve
Sot Kosova e kujton
Thonë emrin e Ramadanit
Ka një shkollë në Ekuiblon

Ramadan Pllana

Kryeredaktor në Athinë
Me `i gazetë që namin bani
Njëqindmnijë kopje arriti
Sa qe gjallë, ky, Ramadani!

Njëqind e tridhjetë vjeç rrojti
Zog shkodranit në Athinë
Vdiq në shkallët e stadiumit
Tek bërtiste për "Vllazninë"

Ramadan Bigza


Rahmet, kur pat vdekë Rugova
E di çfarë thonin njerëzia?
Desh poezi të dëgjonte
Të shkruajtura nga Sevdija

Kur vdiq kjo gjyshe , qind vjeçe
E morën me aeroplan
Nëpër qiell të Atllantikut
E varrosën në Gjilan

Sevdije Rexhepi


Ky gjyshi? Quhej Thanas
Eeehhhh…këndonte si askush
Nga një këngë e tij, thonë
Ka pas varë veten dikush

Kur ka qënë i vogël, thonë
E lidhte macen për bishti
Por si ai deri më sot poet
Nc..nc… s'e nxori Ziçishti
Thanas Naqo


Nw Belgjikw njw poet rronte
I butw si mwndafsh trwndafili
"Shqiptar je, the?" –e pyesnin belget
"Shqiptar jam" – gjegjej Vasili

Kur njw shekull jetw e mbushi
Kwtw Vason , nw njw herw
Dhe Brukseli, dhe Tirana
E bwnw "Qyetar nderi"


Vasil Capeqi

Zemërbutë si Platoni
Zëmra i digjej si kandil
Kamerën si sy ciklopi
Ky stërgjyshi jonë Vasil

Qe një lab, more, mes Parisit
Diapazon fiziarmonike
U mësoi parizianëve
Ç'është bota romantike

Vasil Qezari


Ahaaa, kjo biondina e bukur?
Emrin kish Vitore Stefa
Syri i saj e njihte frikën
Sa e njeh frikën luanesha

Njëqind vjeçe shkoi Vitorja…
Orët e fundit , te shtrati
Thirri "Oh, boll me doktorët!
Me sillni ullinje Berati! "

Edhe ngjau e papritura
Kur poetes i mbet goja
Zëmra i doli nga gjoksi
Shkoi në flamur, te shqiponja

Vitore Leka - Stefa


Kush ?….Ky burri i bukur, mo?
E thërrisnin "Zotni Zefi"
Veç me femna – meazallah!
Për të tjera? …Nana e qefit!

Kanë shkuar plot dyqind vjet
Por…këndej e andej detit
Hala s'duel një fotograf
Që t'ia shkojë Zotni Zefit

Zef Naçaj

Si u përgjigj Zotni Zefi kur qe gjallë

Unë për bejta kam tamah
për me mujtë njatë Riza Lah
por jo shumë se më vjen gjynah!

E kam mujtë tanë këta vjete
ja kam ba rrafsh dy me tetë
se ia shkruej , kur ai është fjetë


Mirë e ke bacë, tungjatjeta
po e bajmë sofër me bejta
qit e prit e më rrej se te rrejta

Mblidhna të tanë dora dore
bashkë në sofrën bejtasore
me ne asht nana Vitore

Për me dalë sofra florinit
Qe! Pendkaltri i Traboinit
Qe, edhe panda e Tedeskinit

Baç Alibal me ba me pase
Hakut kish me i ardhë Rizase
se ai i ka bejtat me thase

Me bejta me e mbushë nji barkë?
Qe, Luigji në Danimarkë
N'daçi këngë me ashikni
është Alida ne Gjermani

Në se i bajmë bejtat mullarë
Rriku i Ndocit është kangëtar
Edhe në bejta – mbi samarë!



Zef Naçaj


Për këtë stërgjyshen pyeste
Ditpërditë radio Tirana...
...Tekste këngësh , more nipçe
Asnjë s'bënte si Xhuliana

Nga "Parisi i Vogël" shkoi
Për ca kohë te "Italia Bella"
Këngët e saja me erë blirësh
Nëpër Korçë si fustanella


Xhuliana Jorganxhiu



More tërë kjo listë përlot
Me stërgjysha e stërgjyshe
E kishin një strehënë Tiranë
Si ka strehë një dallandyshe

Sikur bredh ngado në qiell
E kthen prap një dallandyshe
Në Tirënë qe një gazetë
Që i mblidhte – gazeta "NDRYSHE"

Qe një poeteshë atje
Zemërbukur si zambaku
Fatime quhej…Në qafë
Të merrte me vjersha maraku

Vët, politikanëve u binte
Me dajak sa u dhimbshin ijet
E mandej tek pinte kafe
Shkruante vjersha ashiknijet

Atje qe dhe një Bashkim
Avokat nga Gjirokastra
Në dhe t'shtiente a të çonte në qiell
Pa dhunë, ore, me duar të pastra

Kujt s'ia shtriu dorën për pare
Kur botonte atë gazetë
Për nder ia ditën stërgjyshët
Në këtë jetë e në atë jetë

Gazeta "NDRYSHE", Fatime Kulli dhe Bashkim Nikolla


Kushedi sa emigratëve
Do u ndërronte emri e feja
Të mos ishte Evi e Tani
Të mos ishte "Art kafeja"

Tan Mezini si motorri
S'dukej, si në prapavijë
Kurse Evi Kokalari
Një fjalë kish sa për një mijë

Ç'ua shtruan miqve të "Art kafesë"
Një darkë të madhe , or burrë
Eeeeh, ç'ishin plakur të tërë
Për fytyrë s'ishin parë kurrë

Tër Nju Jorku ndejt gatitu
Atë natë tek kriste qejfi
Valle, këngë e barcoleta
Qit Bixh Shkodra e prit Zefi

Në tribunë mes Nju Jorkut
U ngjit Evi Kokalari
Njqëind vjeçe qe kur thërriti:
"Rron, or rron e s'vdes shqiptari"

"Art Kafeja", Evi Kokalari dhe Tan Mezini



Po …unë që kam shkruajtur
Për ju këtë amanet
Kush kam qënë , more kotorra?
Kanë shkuar dyqind vjet.!!!

Xake më thonin të gjithë
E dini si ndërrova jetë?
Njëqind vjeç kur fluturoja
Mes Tiranës me biçikletë

E kuptova se qeshë mplakur
Mu nën rrotat e makinës
Tër jetën s'e pashë Nju Jorkun
As akropolin e Athinës

Tridhjetë vjet sa qeshë i ri
I kam grahur aeroplanit
Shkruajta libra e gazeta
Djalë, nip e stërnip shkodranit




Riza Lahi
Qe, flakëpërflakë ky stërgjyshi që, pastë dritë, e kanë quejtë Ded Kola


Po per ty ore Riza Lahi,
kush do beje biografine?
Lemë të shkruaj dy fjalë,
megjithëse s'ta di shtëpinë

I lindur pilot dhe poet,
pranë Bunës e Cukalit.
Në Tiranë u bëre "mbret",
Mbret i Mergimtarit.

Një bust e ke në Shirokë,
tjetrin në Tiranë,
një e ke në Nju Jork
dhe tjetrin në Teheran.

Po dhe aviacioni sot
emrin tënd Riza mban.
Pas dyqind vjetësh plot
vijmë ke varri jot në Tiranë.

Ded Kola
( Vazhdon Xakja) :" O Kapidan shkodret! A thue ke me kenë gjallë mbas 200 vjetësh e me ardhë te varri jem?Ishalla, ty ta marrsha të ligën, ta marrsha!"


Epilog
Në respekt të sponsorizimit të këtij botimi

Ka rrah "mob" i në Tiranë
Ka rrahë "chati" në internet
Një dikush …s'po ua them emrin
Prej xhepit do lek po i qet

"Le ta kenë kujtim prej mejet
Tanë shqiptarët në planet
Na e boto poemën Xake
Se paret do t'i nap vetë"

Dhashë e mora me i mbushë mëndjen
"Shif na gjej ndonjë biznesmen!"
" Jojo! Unë!…Sa euro duhen?
I kam ba si mos me kenë"

xxx

Ndërkohë qenë të lutun nga unë
Këndej detit , andej detit
Miqtë tanë të dashur shumë
Në poemën e internetit

Nëse dojshin me u përgjigjë
Si Fatmiri e Përparimi
Si Ndue Hila, Deda, Monda
Zefi , Bixhi e Traboini…

Tuj u qeshë me njënitjetrin
Tuj ba hoka me lezet
Le t'm'i çojshin në adresen teme
A t'i hedhin n'internet…

" Kush t'i dha paret e librit?"
Tash ju thotë nji ditë Rizaja
A asht "mik" a asht "mikeshë"
Nga BE ja a SHBA ja….

xxx

Dhashë e mora me i mbushë mëndjen
Që t'ia shkruejshe emrin në letër
"Mos ma shkruaj! Çfar jep një dorë
S'bën ta dijë as dora tjetër

Mos ma shkruaj emrin askund
Se paratë t'i nisa unë
Më mirë është…"Një anonim
Që të gjithë i deshi shumë!"

Do të pyesin njëritjetrin
"Ti ishe ai zemëraar?"
E supengritur do mburren
Rrofsh sa malet, or shqiptar!"

“RILINDJA” NISË ME IDEALISTË E JO ME EPSHELLINJ KARRIGESH



Të alarmuar po shqisojmë përditë në media të tilla deklarime skandaloze si “ Rama duhet të vlerësojë me poste qeveritare kontributin opozitar të secilit aleat”; “Aleatët duhet të kenë postë zëvëndës ministra dhe drejtorë drejtorie””, “Do të ishim të kënaqur me postin e zëvëndës ministrit…”..etj deklarime që vijnë kryesisht nga shtresa e “politikanëve profesionistë”,shtresë e cila, siç e kemi vënë re të gjithë, mira do të ishte t’u ulej edhe nje herë profesioneve të veta dhe të mos e lodhnin më deri në përçudnim popullin shqiptar.
Përse unë dua të bëhem “drejtor drejtorie” apo “zëvëndës ministër”.. Përse po këmbëngul kaq? Kur Shqipërinë tonë, një takëm I tillë “profesionistësh” që ngulmojnë si djajtë drejt karrigeve e posteve qeveritare, e kanë kthyer atdheun tonë, në një vënd problematic për jetën e vet demokratike, pa dinjitet dhe që vazhdon të jetë e përbaltosur që nga ushtria dhe deri te kultura, qënga korrupsioni deri në kapilarët e deri te gjëndja në prag të rrënimit të kockave të një shteti siç është sistemi I drejtësisë ?
Unë idealist nuk ka se si te jem. Nqs jam idealist, pas thyerjes së pushtetit autokratik të drejtuar nga zoti Berisha, unë duhet të shikoj punën time dhe , kur të më propozojnë postin e ministrit, zv ministrit apo presidentit të vëndit, propozuesit e mi duhet të pyesin veten – “vallë, a do ta pranojë këtë detyrë ky?” Një iks, pra, por për thjeshtëzim përdorëm vetën e parë njejës. Një idealist I përngjet një heroi që bëriçfar mundi në luftën për liri dhe pas luftës, në vënd të sulmit drejt mediave, preferon dein e gjërë të anonimitetit popull. Një idealist I përngjet një nëne që kurr nuk do t’I tregojë fëmijës së saj se çfar ka hequr ajo për ta rritur. Për një idealist posti qeveritar është një barrë e re në kurriz, përveç asaj të familjes,e të profesionit. Për një makut, dallkauk dhe findexhi karrigesh, karigia do të thotë: Pushtet personal mbi të tjerët, pejsmarrje në mjeljen e re të djersës së popullit shqiptar apo, më e keqe se këta të dyja, mbushje e dikasterit tim me “militantë” të mi, pra, me kukulla që do të votojnë për mua dhe partinë time sa herë që të ketë zgjedhje, paçka se kjo parti që kam unë, është , që nga emri një delenxhillëk, sepse nuk përfaqëson asgjë, përveç se mua, që kam vulën, që jam themeluesi por që jam edhe kaçatorr I njohur I daljeve nëpër ekrane.
Partitë politike janë dy grupime të mësha që përfaqësojnë dy mënyra të të qeverisurit të popullit. Njëra, sipas parimit “parja e çon ujët përpjetë”, tjetra” njerëzit e paprivilegjuar”.
Ndarja e pushtetit , posteve të shtetit sipas “kontributeve” në mitingje, në fushata elektorale, etj, është provuar dhe ka dështuar në mënyrë qesharake.
Kjo ndarje karrigesg automatikisht bie ndesh me premtimet paraelekotrale të z Rama dhe Meta që ne nuk do të bëjmë spastrime për çështje bindjesh partiake.
Mat! Askush nuk mund të lëvizë! Është gjysma e së keqes se po shuajnë epshet e mia për karige duke më dhenë “zv ministrin”. Jooooo…ky palo burrë që kërkon post, do të krijojë një sulltanat të vogël në dikasterin e tij dhe që atje të kapardiset si gjeli në pleh.
Le ta shajmë Ahmet Zogun , sa të duash. Ai , në vënd që ta burgoste apo ta sikteriste jashtë vëndit një intelektual që e shante dhe e kritikonte sa herë kishte rast sistemin actual arsimor që po italianizohej deri te kapilarët, e thërriti dhe I propozoi të bëhej pikërisht ai minsitër arsimi. Dhe, par pasojë, ne e dimë se sa të forta u bënë shkollat shqiptare derisa erdhi pushtimi fashist, madje, në ato shkolla, u edukuan aq djem e vajza të reja që rrokën armët për lirinë e atdheut; ministër ishte Ivanaj, kritikuesi kokëkrisur I sistemit arsimor.
Duhet kurajo dhe forcë që të synojë t’u tregojë kufirin te thana të gjithë epshellinjve të karrigeve që ngrënë zërin si bretkockat për poste.
Miqësiht, do t’I sugjeronim njeriut më të sulmuar “ en block”në politikën shqiptare pa qënë asnjë ditë në pushtet, z. Rama, që ai t’u kujtonte këtyre çakejve që që duan poste; poste në vënd të sa e sa idealistëve të ndershëm që kanë kontribuar për të ndryshuar mënyrën e të qeverisurit nga Z Berisha, se, përdesrisa Kadareja I madh, ka refuzuar dy herë postin e presidentit të vëndit, përse nuk na lini të punojmë të qetë për të rilindur vëndin?
Rlindja vjen me idealistë në këtë Shqipërinë tonë që ka kaq vite që poi a pijnë gjakun shushunjat e “politikanëve profesionistë”.

RIZA LAHI

Me rastin e 100 vjetorit të luftës kundër kancerit.

Jeta një shans
Me rastin e 100 vjetorit të luftës kundër kancerit.
Nga Mimoza Dajçi

Jeta është e bukur e shkurtër, për dikë e hidhur e ndoshta tragjike, por gjithësesi ajo përjetohet nga njeriu në mënyra e kultura të ndryshme. Në 100 vjetorin e krjimit të luftës kundër kancerit nga shoqata me të njëjtin emërtim (American Cancer Society) mori pjesë edhe organizata e gruas shqiptare – amerikane “Shpresë & Paqe” në NY. Festa u mbajt në një nga lokalet luksoze buzë lumit East River quajtur “Marina Del Ray” në Bronx. Qindra njerëz të rinj e të reja, mjekë e aktivistë për të drejtat e njeriut ishin mbledhur në një ditë gushti për të kaluar së bashku një mëngjes buzë ujit të freskët. Përshëndetje, biseda, prezantime e urime dëgjuam e pamë në këtë ceremoni jubilare nga të gjithë të pranishmit. Kishte edhe shumë vajza e gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit. Ishin të lumtura pranë familjarëve e miqve të tyre, të cilat herë pas here i reflektonin këto sjellje edhe me lot gëzimi.
Plot 100 vite që nga dita kur filluan përpjekjet në kurim të kësaj sëmundje të rëndë e me pasoja për njerëzimin. Mijra jetë të mbijetuara, qindra e qindra jetë të shpëtuara, falë kujdesit të personelit të aftë mjekësor amerikan. Por më kryesorja falë komunikimit të pacientëve që trokasin në dyert e mjekut e organizatave që meren direkt me kurimin e kësaj diagnoze të rrezikshme për jetën. Jeta është dhuratë, që vjen vetëm një herë e atë duhet ta jetojë normalisht çdo qënie njerëzore. Vizitat tek mjeku nuk duhet neglizhuzr apo qëndruar indifferent ndaj një shenje që na paraqitet pa pritur e pa dashur në trup. Mentaliteti i vjetër apo injorimi që mund ti bëhet çdo plage të vogël rrezikon jetën me pasojat e saj. Prandaj edhe organizata kundër kancerit ofron këshilla e teste falas për vajzat e gratë që kanë dyshime për ndonjë gjendër sado të vogël në kraharor.

Çdo vit shoqata kundër kancerit përveç mëngjesit në “Marina Del Ray” organizon në muajin shtator marshimin pranë bregut në Orchard Beach. Një plazh i bukur ky me hapësirë të gjerë në periferi të Bronxit, për të cilin është investiuar shumë nga qeveria lokale, si për parqet e gjelbërimin e mirëmbajtur por edhe nga vendosja e shumtë e lojrve zbavitëse, që ndikojnë psiqikisht në shlodhjen e qytetarëve përqark zonës.
Ngjyra që simbolizon luftën ndaj kësaj sëmundje është roza e hapët, me të cilën pregatiten bluza, kapele e kanceleri të ndryshme për të suportuar e stimuluar mbijetesën, lindjen e fëmijëve nga nëna të prekura më parë nga konceri i gjirit etj. Më shumë jetë se vdekje thonë drejtueset e kësaj organizate, prandaj mos hezitoni të na kontaktoni, ne jemi me ju e për ju vijojnë ato në kumtesat e fletëpalosjet e tyre në mbrojtje të shëndetit të gruas.

Ndërgjegjësimi i fondacioneve, institucioneve qeveritare e individëve të veçantë luan një rol vendimtar për të siguruar mundësitë financiare që kërkon kjo diagnosë me trajtime specifike, pasi ekzaminimi i shpejtë, e fillimi në kohë i një terapie të mundshme ka më shumë shanse për jetë. Kjo organizatë këshillon me çdo kusht; vizitat tek mjeku të jenë mëse të rregullta, për të parandaluar këtë risk të madh. Ka më shumë se 2 miljon gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit në SHBA, e ky sukses i përket teknologjisë moderne e bashëkohore të mjekësisë amerikane, ku kurimet e kancerit të gjirit kanë evoluar shumë në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas studiuesve gratë mbi 50 vjeç janë më të rrezikuara për kancerin e gjirit. Sa më shumë lindje normale, sa më shumë kujdes për shendetin, aq më shumë datëlindje do të festojmë, thanë në një takim mëngjesi drejtueset e American Cancer Society në një nga ambjentet e Marina Del Ray Restorant në Bronx. Prandaj thanë ato bashkojuni kauzës tonë, bashkohuni me ne për një jetë më të mirë e të shëndetshme. Zbulimi i kancerit të gjirit tek gratë dhe kërkesa e tyre për ndihmë përbën një diferencë të madhe mes jetës e vdekjes, prandaj kjo qendër ofron shërbime falas për konsulta e vizita mjekësore, si dhe vullnetarë për të shpërndarë mesazhet në mbrojtje të shëndetit.
Studiuesit e mjekët onkologë theksojnë e japin alarmin e rëndësinë që ka depistimi në kohë, me qëllim që edhe ato gra të prekura me kancerin e gjirit supozohet se shmang rrezikun e kancerit të gjirit në rreth 25 përqind. Gjithashtu kjo organizatë bën thirrje për donacione e suporte financiare për tu fuqizuar e për tju gjendur në kohë të dignostikurve me kancer, pasi këto janë edhe synimet strategjike të tyre për parandalimin e kancerit, ku vet pacienti/ja merr vendimin e zgjedh mënyrën e trajtimit të kancerit, me kimioterapi, antibiotikë apo rrezatime të ndryshme.
Në këtë mëngjes të bukur gushti buzë oqeanit në Throgs Neck New York morën pjesë mjekë, përfaqësues të shtetit e politikës amerikane, përfaqësuese të organizatave jo qeveritare, si dhe gra e vajza të mbijetuanga kjo sëmundje që përbën shqetësim për botën mbarë.
Rosa Williams një nga përfaqësueset e stafit të American Cancer Society duke parë përkushtimin e organizatës shqiptare – amerikane Shpresë & Paqe për rëndësinë që i jep shëndetit e rolit të gruas në veçanti ka filluar bashkëpunimin reciprok e kërkon që kjo organizatë të jetë e pranishme në çdo inisiativë te tyre.

Gusht, 2013

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...