Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/08/27

CIA ndihmoi Sadam Hysenin të sulmojë me armë kimike Iranin më 1988-në

image















Shtetet e Bashkuara të Amerikanë ndihmuan Sadam Hysenin të sulmonte Iranin me armë kimike në vitin 1980 gjatë luftës Iran-Irak. 
Zyrtar të SHBA-së i dhanë Sadamit detaje ushtarake lidhur me vendndodhjen e forcave iraniane në vitin 1988, në mënyrë që ai të dislokonte armët kimike, raporton revista "Foreign Policy".
Iraku përdori gaz mustardë dhe sarin në katër sulme që ndihmuan në përfundimin e konfliktit tetë vjeçar. Gjatë luftës më shumë se 20 mijë trupa iranianë u vranë nga gazi mustardë dhe agjendat nervorë ndërsa Iraku humbi 100 mijë forca.
Iraku ndërmori sulmet pasi SHBA-të u ofruan harta, imazhe satelitore dhe informacione të tjera sekrete. Por amerikanë kanë pretenduar se Iraku nuk kishte zbuluar se mund të ndërmerrte një sulm me armë kimike.
Por dokumentet e publikuara nga Arkivi Kombëtar dhe intervistat me ish-ushtarakë tregojnë se SHBA-të pranuan përdorimin e armëve kimike në përpjekje për të ndihmuar Sadamin në luftë.
Protokolli i Gjenevës i vitit 1925, të cilin amerikanët e kanë ratifikuar në vitin 1975thekson se ata nuk do të përdorin armë kimie dhe se nuk do të shtyjnë apo ndikojnë tek një vend tjetër për të bërë një gjë të tillë.
/Shekulli

ndërit mbajn 30 vite në kafaz betoni djalin e tyre






Prindërit e Dong Hai në Kinë vendosën kur ai ishte 16-vjeç se djali i tyre duhej të mos e shikonte me dritën e diellit!

Kështu dhe bënë, e izoluan në një dhomë të vogël guri. Çdo gjë filloi kur djali i tyre shfaqi çrregullime mendore në moshën 16-vjeçave. Ishte momenti kur morën vendimin më të vështirë që kishin marr në ndonjëherë, siç thonë ata për Daily Mail. 
Ata  nuk e dëshirojnë ti falin lirinë djalit te tyre. Frika dhe shqetësimi i tyre i vetëm është se çfarë dot ë bëhet me djalin e tyre që tashmë është 46 vjeç kur ata të ikin nga kjo jetë.

  Dong Gouatou dhe bashkëshortja e tij, Ksiao Houng pretendojnë se bënë gjithçka mundeshin për djalin e tyre, si dhe e veçuan atë nga bota e jashtme për të mirën e të gjithëve nën frikën se mos i bënte dikujt keq. 

Në çdo spital që shkuan i përzunë, sipas pretendimeve të tyre, kështu u detyruan të marrin këtë vendim, duke e izoluar në një dhomë të ftohtë guri. Ushqimi dhe uji i jepej vetëm me anë të një vrime të vogël që kishin lënë qëllimisht.



Edhe në Kosovë "bosset" kontrollojnë lypsarët!!!!

image
















Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve. Në storjen e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një boss i tyre. Bossi merr pjesën më të madhe të “fitimit” ditor përderisa lypset marrin ndonjë shishe vodka, viski ose ndonjë sanduiç apo qofte zgare. Organizimi i këtillë i bandës është një “sekret publik”, është diçka të cilën të gjithë e dinë e askush s’e flet publikisht. Lidhjet e bossave me autoritetet shtetërore janë aq të thella saqë askush nuk i heton apo nuk i ndjek për të parë se ku përfundojnë paratë e mëshirës.
Pjesa shqetësuese e storjes është abuzimi i fëmijëeve, e në veçanti i foshnjave gjatë procesit të kërkimit lëmoshë. Keni vërejtur se shumica e lypseve femra mbajnë në dorë një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë – gjithmonë është në gjumë. Gazetarja e ka hetuar këtë rast dhe i ka kërkuar lypses së njëjtë informacion për foshnjën, pse gjithmonë fle, pse asnjëherë s’dëgjohet të qajë, si mundet që gjatë gjithë ditës foshnja të jetë e qetë pranë “nënës” kur dihet se foshnjet flejnë e zgjohen disa here brenda ditës. Përgjigja që ka marrë gazetarja ka qenë nga qytetarët dhe kalimtarët e rastit të cilët nga dhembshuria për lypsen e kanë sharë dhe ofenduar gazetaren që s’e lë lypsen rehat në vuajtjet e saja.
Beteja e saj për të nxjerrë të vërtetën nuk ndalet këtu, por ajo gjen lidhje dhe njerëz të afërt me krimin e organizuar të cilët në besueshmëri të plotë i rrëfejnë se foshnjat që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre – por janë zakonisht bebe të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret por edhe nga familje të ndryshme. Shkaku pse ato foshnja flejnë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi droge dhe vodka (alkool) për t’i mbajtur në gjumë. Organet e foshnjave nuk janë në gjendje të durojnë një shok të atillë dhe shpeshherë këto foshnjë vdesin gjatë “orarit të punës”, por lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën e vdekur në krahë. Këto janë rregullat. Dhe kalimtarët do hedhin ndonjë dinar duke menduar si i ndihmojnë “nënës”.
Kur të shihni një lypse me foshnjë në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle apo është e zgjuar. Kërkoni nga “nëna” t’a shihni beben përpara se t’i jepni një 10 denarsh. Nuk e di nëse në Tetovë (dhe në përgjithsi në vendin tonë) ekziston praktika e njëjtë si rrugëve të Bosnjës, por e di që një ditë kur po pija një kafe me një mikun tim në një lokal në Tetovë, erdhi nje lypse me një foshnjë, dhe një burrë në një tavolinë i kërkoi t’a shihte foshnjën, por lypsja u largua me shpejtësi dhe s’u kthye më.
Dihet se ka nevojtarë, por duhet t’a dini se ka dhe kriminalitet. Kur vendosni t’a bëni një të mirë duke i dhënë ca para një lypses, mendojeni mirë se mund të këni investuar në një biznes të flliqur që shuan jetë foshnjësh çdo ditë…

Adolf Hitleri konsumonte rregullisht kokteje amfetamine, bar miu, spërmë demash dhe morfine...

image











Në përpjekje të dëshpëruar për t’u treguar ndjekësve të tij potencën mashkullore, Hitleri merrte më shumë se 80 drogëra të ndryshme çdo ditë – një sjellje tronditëse që disa psikiatër dhe historianë besojnë se e kthyen egoistin në sadist.Adolf Hitleri konsumonte rregullisht kokteje amfetamine, bar miu, spërmë demash dhe morfine, kur dërgonte milionë njerëz të pafajshëm drejt vdekjes. Një gjë e tillë pretendohet në dokumentarin që zbulon regjistrime dhe letrat të liderit nazist me psikiatrin personal, Theodore Morell.
Psikiatri Nassir Ghaemi pretendon se, abuzimi me drogën e përkeqësoi depresionin maniak të Hitlerit duke e bërë atë më të dobët dhe të lëkundur.
“Nuk është e qartë nëse Hitleri ishte i varur apo jo nga amfetamina – por dihet që ai kishte çrregullim bipolar dhe amfetamina e bëri më keq atë”, thotë Ghaemi.
Kjo është një çështje që nuk është përshkruar më parë dhe kjo mund të shpjegojë shumë gjëra pse Hitleri ndryshoi në fund të viteve 1930 dhe 1940.
“Irish Mirror”, raporton se shumë letra dhe raporte mjekësore për Hitlerin janë publikuar në Amerikë, pasi ushtria amerikane i mori këto pas luftës.
Raporti i klasifikuar prej 47 faqesh, thekson se Hitleri kishte sëmundje kronike të lëkurës, shtrëngime të vazhdueshme të stomakut dhe fryrje të tmerrshme të stomakut.
Askush nuk ishte në gjendje të kuronte shqetësimet e tij deri në momentin që Morell i lehtësoi shtrëngimet. Kjo bëri që Hitleri ta merrte atë si psikiatër personal për nëntë vite. Raporti thotë se, Hitleri përdorte kokainë për të pastruar sinuset dhe qetësuar fytin.
Metodat e përdorura nga Morell ishin kontroverse, dhe doktorët e tjerë besonin se, ai ishte agjent i dyfishtë që po përpiqej të helmonte Hitlerin. 
Raporti gjithashtu thekson se, Morell i injektoi Hitlerit ekstrakte nga gjëndra e prostatës apo testikujve të demave të vegjël për të rritur libidon e tij, kështu që ai mund të mbate të dashurën e tij shumë herë më të re, Eva Braun.
Morell shkruan se, diktatori ishte i frikësuar nga kanceri dhe ishte paranojak nga e ftohura e zakonshme. Këto zbulime kanë bërë që disa historianë të spekulojnë se në gjendjen e tij ekstreme dhe dëshirën për luftë ka ndikuar varësia e tij nga droga. 

Gazetarja zbulon gjoksin në mes të intervistës me kryebashkiakun

image











Kryebashkiaku i Kelowna, komunë në Kanada në provincën British Columbia, gjeti vetën në siklet kur po intervistohej nga një gazetare e një blogu e cila për një moment i kërkoi ta mbante mikrofonin, që të zbulonte gjoksin dhe ta intervistonte me gjoks jashtë.
Walter Gray e pyeti Lori Welbourne se çfarë ajo ishte duke bërë, dhe ajo në këtë rast e pyeti për pikpmajet e tij që gratë të zbulojnë gjoksin e tyre në publik. Siç transmeton reporteri, ajo përmendi një rast kur një grua zbuloi gjoksin në New York në një restaurant, vetëm që pronari i restuarantit t’i thoshte asaj se ajo çfarë bënë është kundërligjore.
Gray tha se në qoftë se një grua në Kelowna do të bënte të njëjtën gjë, atëherë dikush do ta thërriste policinë, ani pse aktet ligjore që ndalojnë shfaqjen në publik të gjoksit janë shfuqizuar. Ai tha se ani pse me një gjest të tillë nuk thyen ligjet në komunën që ai drejton, nuk do të thotë se duhet bërë diçka të tillë, pasi ajo është në fund të fundit një shkëputje nga ajo çfarë të gjithë njerëzit në qytet bëjnë.
Ky lajm dhe videoja ka bërë bujë në mediat sociale.
Te fundit - Kuriozitete

Premieri i Kosovës Hashim Thaçi mendon ta përdor Recep Tayyip Erdoganin për zgjedhje

image
















Partia Demokratike e Kosovës duket se e ka gjetur formulën për ta mbajtur Prizrenin. Partia në pushtet pritet që për t`i bindur prizrenasit që t’ia japin votën, ta përdorë hiq më pak se kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Burime diplomatike i kanë thënë gazetës Tribuna se planifikohet që gjatë tetorit, kur veç të ketë nisur fushata elektorale për zgjedhjet lokale në Kosovë, vendin ta vizitojë kryeministri turk.
Të njëjtat burime kanë shpjeguar se arsyeja primare e vizitës do të jetë përurimi i punimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të cilat janë bërë nga kompania turke “Limak” që e ka koncesionuar aeroportin.
Por, mysafirit të fuqishëm nga Bosfori, sipas të njëjtave burime, do t`i dalë punë edhe deri në jug të Kosovës. Ai do të qëndrojë në Prizren, qytetin e dytë për kah madhësia në Kosovë që aktualisht qeveriset nga PDK-ja. Partia e kryeministrit Thaçi nuk paramendon ta lëshojë në asnjë formë qeverisjen ne Prizren, as pas zgjedhjeve të ardhshme të tre nëntorit. 

Shtimi natyror, maqedonasit në minus zero

image














Komunat maqedonase shënojnë bilanc negativ të shtimit natyror edhe në tremujorin e dytë të vitit 2013.
Gati se të gjitha komunat me popullsi shumicë maqedonase, kanë më shumë raste të vdekjeve sesa numër të foshnjave të lindura.
Në dallim nga ky trend negativ, komunat shqiptare shënojnë, ashtu si në të kaluarën, numër pozitiv të shtimit natyror duke kontribuar përgjithësisht në shtimin natyror në nivel kombëtar.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), numri i foshnjave të lindura në tremujorin e dytë të vitit 2013, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është zvogëluar për 5.5% dhe është 5.470 foshnja.
Numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të vitit 2013 shënon ulje prej 5.4% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2012 dhe është 4.618 persona, kurse 59 prej tyre janë foshnje të paslindura. Rritja natyrore është pozitive apo 852 persona, që do të thotë se për aq është numri i të porsalindurve më i madh se numri i personave të vdekur.
Nga tabelat e publikuara në raportin mbi lëvizjen natyrore të popullsisë, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2013 shihet në komunat maqedonase përgjithësisht kemi ulje të shtimit, në ato shqiptare gjithandej paraqitet trendi pozitiv i rritjes.
Në qytetin e Shkupit gjatë tremujorit të dytë të këtij viti kemi 1548 lindje të gjalla dhe 1143 vdekje, nga të cilat në komunat shqiptare të Sarajit dhe Çairit kemi 53% të lindjeve dhe 20% të vdekjeve, apo më saktë në komunën e Sarajit kemi 168 lindje të gjalla dhe 47 vdekje, kurse në komunën e Çairit kishim 222 lindje dhe 129 vdekje.
Komunat Aerodrom, Gazi Babë, Butel, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Voda, Qendër dhe Shuto Orizari së bashku kishin 47% të lindjeve të gjalla dhe 80% të vdekjeve në qytetin e Shkupit, apo 1.158 lindje të gjalla dhe 967 vdekje.
Një situatë të ngjashme kemi pothuajse në tërë territorin e republikës, kështu “gërshërët e shtimit” kanë prekur të gjitha qytetet maqedonase ku prinë Manastiri me 223 lindje dhe 286 vdekje, Velesi me 110 lindje dhe 164 vdekje, Koçani me 70 lindje dhe  103 vdekje. Sa i përket komunave të banuara me shumicë shqiptare prinë Tetova me 321 lindje dhe 166 vdekje, Studeniçani me 117 lindje dhe 20 vdekje, Gostivari me 219 lindje dhe 150 vdekje, Struga me 159 lindje dhe 98 vdekje.
Trendi pozitiv i shtimit të popullsisë vërehet edhe në vendbanimet tjera, si në Likovë me shtim prej 59 personave, Zhelinë 55, Haraçinë me 38, Dibër 31, kurse me Kërçovën që ka 80 lindje dhe 60 vdekje në këtë tremujor mbaron lista e trendit pozitiv të komunave të banuara me shumicë shqiptare.
E vetmja komunë me shumicë shqiptare ku paraqitet trendi negativ i shtimit të popullsisë është komuna e Zajasit në të cilën në tremujorin e dytë të këtij viti kishte gjithsej 11 lindje të gjalla dhe 22 vdekje.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...