Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/04

Një enciklopedi anglisht kundër asaj maqedonase


Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Muzafer Korkuti paralajmëroi një enciklopedi në anglisht kundër asaj maqedonase.

Akademiku Korkuti këtë e paralajmëroi me rastin e zgjedhjes së tij dje në mënyrë unanime për kryetar të ASHSH-së.

Në votim kanë munguar 6 akademikë, të cilët duket se nuk kanë qenë të pranishëm për arsye personale.

“Çështja themelore për mua mbetet rritja e nivelit të cilësisë shkencore në të gjitha veprimtarive tona. Këtu kam parasysh botimet që janë treguesi kryesor i veprimtarisë së akademive. Gjithashtu, të njëjtën gjë synoj edhe sa i takon pjesëmarrjes në veprimtari shkencore kombëtare e ndërkombëtare. Sigurisht, do të kontribuojmë edhe në tematikat e zhvillimit të ekonomisë dhe të tjerave fusha të jetës së vendit, si edhe problemeve që kanë aktualisht historiografia dhe gjuhësia shqiptare”, theksoi kryetari i ri i Akademisë.
Një enciklopedi anglisht kundër asaj maqedonase
Duke folur për debatet e nxitura lidhur me një Enciklopedi maqedonase nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase, akademiku Korkuti theksoi se do të përgaditet një enciklopedi e pasur dhe e bazuar në fakte shkencore dhe historike. Akademik Muzafer Korkuti deri tani ka mbajtur postin e nënkryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ndërsa kryetar ishte akademik Gudar Beqiraj, i cili u zgjodh për nënkryetar të ASHSH-së. Drejtues i Seksionit të Shkencave Shoqërore e Albanologjike është zgjedhur Ethem Likaj, pas daljes në pension të Emin Rizës.



Branko dhe shqiptarët ortodoksë


Branko dhe shqiptarët ortodoksë – Ilaz Kadriu

Ilaz Kadriu

(Lidhur me qëndrimet e Branko Manolovski, shqiptar i përkatësisë fetare ortodokse nga Reka e Epërme, rrethi i Dibrës, me rastin e simpoziumit për jetën dhe veprën e Josif Bagerit)

Nga Naçertania te Çubrilloviqi, nga Rankoviqi te 81-shi, historia fatkeqësisht na mëson për vrasje, shpërngulje, rrudhje territoresh, burgosje, ndryshime emrash, çkombëtarizime të planifikuara në mënyrë perfide, siç është rasti i shqiptarëve ortodoks të rrethit të Rekës së Epërme.

Shqiptarët ortodoks të detyruar të frekuentojnë kishat dhe shkollat serbe, maqedone dhe bullgare, gati krejtësisht u asimiluan duke ruajtur vetëm fenë e krishtere ortodokse në dëm të kombit shqiptar !!!

Shqiptari Branko Manolovski nuk duhet të çuditet lidhur me ndryshimin e mbiemrave shqiptarë në VIQ dhe OSKI-OVSKI. Kjo nuk ka ndodhur vetëm te shqiptarët ortodoksë. I ati im, i përkatësisë muslimane, pasaportën e mbretërisë SKS e kishte me Kadrijeviq në vend të Kadriu. Pas 45-shit, sllavomaqedonët ia hoqën VIQ-in dhe ia " dhuruan" OSKI-n. Pra nga Kadrijeviq u bë Kadrioski dhe vdiq si i tillë.

Me liberalizimin e kohëpaskohshëm të sistemit titist dhe me revolucionin kulturor të shqiptarëve në përgjithësi, u rrit ndërgjegja kombëtare. Ne, gjenerata atëherë e re, edhe pse ballafaqoheshim me pengesa institucionale sistemore, e ndryshuam këtë gjendje së pari duke hequr OSKI-n nga mbiemrat tonë shqiptare, gjithmonë duke menduar se liria dhe mirëqenia e maqedonasve nuk mund të jetë komplete pa lirinë dhe mirëqenien e popujve tjerë, në rastin konkret të shqiptarëve.

Dhe, tani, në kohë të fundit, ndërgjegja evropiane nuk mund të jetë e qetë me sjellje të mbrapshta të qeverisë maqedone karshi popullit shqiptar në përgjithësi dhe ortodoksëve shqiptarë - stërnipave të Josif Bagerit të Rekës së Epërme, në veçanti. Në këtë drejtim, ideja e Evropës së Bashkuar dhe realiteti i saj nuk mund të lidhen me asnjë lloj diskriminimi. Errësira dhe sjelljet shoviniste, pavarësisht nga triumfi i përkohshëm, nuk mund ta mposhtin dritën, siç do të thoshte i madhi Kadare.

Shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme gati u gjunjëzuan para pushtetarëve sllavomaqedon nga shija e ëmbël e pushtetit, duke ia kthyer shpinën së pari kombit, e pastaj familjes dhe të parëve të tyre!

Pas 81-shit, njëfarë Nijazi Limanoski, vegël e pushtetit, u mundua me mish e me shpirt t'i konvertojë shqiptarët muslimanë të Baçishtit në “makedonski myslimani”.

Por, vetsdija e lartë kombëtare ngadhnjeu mbi tendencat ogurzeza të Limanoskit dhe patronëve të tij. Pa rënies së komunizmit në Baçishtë, u ngrit flamuri shqiptar. U hap shkolla shqipe dhe sot në këtë fshat lulëzon shqiptarizmi.

Branko Manolovski, i vetëdijshëm për fatin kombëtar të shqiptarëve ortodoksë të Rekës së Epërme, me guximin e tij heroik dhe me kumtesën e tij për jetën dhe veprën e Bagerit, theu akullin e heshtjes dhe dha një mesazh të qartë rreth deklarimit të bashkëvendasëve të tij si shqiptarë ortodoksë të Rekës së Epërme dhe se në këtë moment ora është 11:55 minuta.

Është koha kur gabimet mund të përmirësohen pa pasoja të rënda politike. Humbjet eventuale të disa privilegjeve nuk peshojnë rëndë sa humbja e kombit!

Ismail Qemali vinte nga pozita shumë të larta të Perandorisë Osmane për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. I kishte lënë pas pozitat dhe privilegjet. Heronjët shqiptarë gjatë luftërave të ndryshme, më parë kanë zgjedhur vdekjen se çkombëtarizimin! Pasuria, luksi, janë të përkohshme dhe janë të pavlefshme para kombit !

Prandaj , kumtesa e Branko Manolovski dhe deklarimet e tij publike për vete dhe të tjerët, janë më shumë se thirrje për vetëdijësim kombëtar.

Të lindësh shqiptar, nga prindër po ashtu shqiptarë që nuk din maqedonisht, të konvertohesh në një komb tjetër, të pranosh të heqish dorë nga kombi, është me shumë se mëkat. Të largohesh nga kjo botë jo në të njejtën mënyrë si paraardhësit është po ashtu mëkat i dyfishtë. Një herë i kësaj bote, e pastaj i botës tjetër. Të parët e të konvertuarëve edhe në varr nuk do të jenë të qetë, nëse ky problem paraprakisht nuk rregullohet.

Pra, është koha e zhvillimeve të reja demokratike. Ky fenomen quhet globalizim i përgjthshëm dhe si i tillë duhet shfrytëzuar. Branko dha shenjë të një starti. Bile përmendi edhe emra të rëndësishëm të shkencës dhe të politikës.

Opinioni i gjërë për këtë ka ditur në heshtje. Ajo kohë kaloi. Çdo gjë duhet të dal në sipërfaqe. Pa një deklarimi publik të përkatësisë maqedono-pellazgo-ilire të shqiptarëve të Rekës së Epërme, të vdekurit në varr nuk do të kenë qetësinë e duhur në botën e përjetshme.

Është detyrë historike dhe obligim kombëtar para se gjithash e intelegjencës shqiptare ortodokse nga Reka e Epërme, ta thonë të vërtetën historike rreth përkatësisë nacionale, sepse të fshehurit e saj gjer në pafund shkakton dëme të mëdha shpirtërore edhe në botën tjetër!!!



(Autori është sekretar i përgjithshëm i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois me seli në Çikago)

Kisha dhe regjistrimi


 Shaban Murati


Kisha ortodokse serbe është ndër kishat politike më të përziera në jetën dhe veprimtaritë politiko-shoqërore të vendit, në krahasim me simotrat në vendet e tjera të kontinentit europian. Por ajo po fiton primatin edhe në drejtim të klasifikimit si kisha më e përdorur nga shteti në drejtim të subversionit ndaj sovranitetit dhe identitetit të shteteve e popujve të tjerë. Fushata e kishës serbe kundër shtetit të pavarur të Malit të Zi dhe identitetit kombëtar malazez arriti kulmin, kur në prag të regjistrimit të popullsisë, që filloi më 1 prill, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej iu drejtua më 29 mars shtetasve të Malit të Zi që të bashkohen rreth fesë së tyre, kombit të tyre dhe gjuhës së tyre, dhe të regjistrohen si serbë të fesë ortodokse.

Është vërtet pa precedent politik dhe fetar, që kreu i një kishe kombëtare të një shteti t'u drejtohet me thirrje shtetasve të një shteti tjetër, që të regjistrohen ashtu siç ua kërkon patriarku i kishës së shtetit fqinj. Analisti i çështjeve fetare, Mirko Djordjeviç i deklaronte gazetës serbe "Blic" se "nuk është në frymën e kishës të dërgojë mesazhe të tilla dhe duke vepruar kështu, kisha ka dalë jashtë misionit të saj". Daliborka Uljareviç, drejtore e Qendrës së Edukimit Civil në Podgoricë, thekson se "Mesazhi i patriarkut serb përfaqëson kufizim të të drejtave të njeriut. Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Kushtetuta e Malit të Zi garantojnë të drejtën e çdo qytetari për të mos deklaruar kombësinë dhe fenë".

Ndërmarrja e një misioni jashtëpastoral, por politik dhe subversiv ndërkombëtar, në dëm të një shteti dhe populli fqinj, nuk duket se ishte një trill aksidental i kreut të kishës ortodokse serbe. Është një politikë e qëllimshme e kishës serbe, e cila në mënyrë intensive dhe ofensive, është përpjekur që të shkatërrojë themelet e shtetit të ri të pavarur të Malit të Zi. Po në të njëjtën ditë, pra në prag të regjistrimit të popullsisë, një përfaqësues i kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Nikodim Bogosavljeviç, e shkallëzoi kryqëzatën kishtare serbe kundër identitetit të shtetit dhe kombit malazez, deri në pikën që në radion "Svetigora" deklaroi se kombi malazez nuk është krijim i zotit, por i djallit, dhe nuk mund të ketë bekimin e kishës.

Kemi të bëjmë me një fushatë të orkestruar presioni dhe ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi, për të detyruar njerëzit që ta shpallin veten serbë. Partia Socialdemokrate e Malit të Zi deklaroi lidhur me këtë fushatë të kishës ortodokse serbe se kisha serbe po përdor të njëjtën retorikë kundër malazezëve si nazistët gjermanë kundër çifutëve.

Ofensiva subversive dhe ndërhyrëse e kishës ortodokse serbe në punët e brendshme dhe në jetën e popullit të Malit të Zi nuk duhet parë vetëm si pasqyrë e frymës dhe e politikës etnocentriste serbe, që ka ndjekur dhe ndjek kisha ortodokse serbe kundër të gjithë popujve joserbë në ish-Jugosllavi dhe jashtë saj. Në të është e dukshme vula e politikës zyrtare të qeverisë së Beogradit, e cila që në kohën kur Mali i Zi u shpall i pavarur me referendum popullor, është përpjekur që ta dëmtojë dhe asgjësojë sovranitetin dhe identitetin kombëtar të Malit të Zi. Ky objektiv i Serbisë u bë i qartë edhe në dokumentin shtetëror dhe programatik të qeverisë së Beogradit, të quajtur "Strategjia e marrëdhënieve të shtetit amë me serbët në rajon", në të cilin rivendikohen për pakicat serbe në vende të ndryshme të Ballkanit disa të drejta ekskluzive, që dëmtojnë karakterin kushtetues të shtetit përkatës.

Strategjia e Serbisë shkaktoi alarm tek qeveria e Malit të Zi, dhe sekretari i shtetit i ministrisë së jashtme dhe të integrimit europian të Malit të Zi, Nebojsha Kallugjeroviç thirri më 11 mars ambasadorin e Serbisë në Podgoricë, për t'i paraqitur një protestë zyrtare me notat më të ashpra, lidhur me pretendimet e qeverisë serbe që pakica serbe në Mal të Zi të ketë të drejtën e shtetformimit dhe që kisha ortodokse serbe të ketë rol qendror në Mal të Zi. Qeveria malazeze e cilësoi dokumentin e qeverisë serbe të "strategjisë për serbët në rajon" si një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të shtetit sovran të Malit të Zi dhe në kundërshtim me parimet bazë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Jo rastësisht strategjia e mësipërme e qeverisë serbe u paraqit në prag të regjistrimeve të popullsisë, që u organizua njëkohësisht në gjithë vendet e ish-Jugosllavisë, në Mal të Zi, në Kroaci dhe në Kosovë. Regjistrimi ishte planifikuar të organizohej në të njëjtën ditë edhe në Serbi e në Maqedoni.

E pakuptueshme dhe e papranueshme është që edhe regjistrimi i popullsisë në Shqipëri ishte planifikuar të fillonte në të njëjtën ditë me shtetet e ish-Jugosllavisë. Është një nga sinjalet e shumtë, që nuk mund të mos shkaktojë një dyshim, sepse përfshihet edhe Shqipëria në të ashtuquajturën Jugosllavi e re, ku në vend të Sllovenisë, kanë futur Shqipërinë. Dhe që ironia e konsiderimit të Shqipërisë si shtet ish jugosllav të jetë më e madhe, edhe shtyrja e regjistrimit në Shqipëri u bë njëkohësisht me ish jugosllavët, dhe është caktuar për në të njëjtën kohë me Serbinë dhe me Maqedoninë, në vjeshtë. Ndërhyrja e kishës ortodokse serbe dhe e shtetit serb në procesin e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi është një veprim i qartë i ambicieve dhe planeve ekspansioniste të Serbisë në Ballkan. Serbia synon të rrisë në mënyrë artificiale numrin e pakicës serbe në Mal të Zi, sepse nëpërmjet këtij manipulimi, ajo mund të përligjë pretendimet e saj se shumica e popullsisë në Mal të Zi janë serbë dhe Mali i Zi është shtet pa identitet kombëtar të vetin. Serbia dhe kisha ortodokse serbe po spekulojnë së tepërmi me parimin etno-fetar, sipas të cilit çdo ortodoks jugosllav është serb dhe si të tillë duhen trajtuar edhe malazezët, që janë ortodoksë. Në funksion të kësaj, kisha ortodokse serbe nuk e njeh kishën ortodokse autoqefale të Malit të Zi, (siç nuk njeh as kishën ortodokse autoqefale të Maqedonisë), dhe po përpiqet më të gjitha mënyrat ta eliminojë atë. Kisha serbe ka mbështetjen e shtetit, sepse edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, kur shkoi të përuronte konsullatën e re të Serbisë në qytetin Herceg Novi të Malit të Zi, më 16 mars, (në prag të regjistrimit), nuk i bëri vizitë kreut të kishës ortodokse të Malit të Zi, por në mënyrë sfiduese vizitoi eparkinë e kishës ortodokse serbe në Nikshiq.

Mjafton të shohësh dinamikën demografike të Malit të Zi gjatë tridhjetë vjetëve të fundit për të kuptuar ofensivën e organizuar dhe presionin e madh shtetëror dhe fetar të qeverisë serbe dhe të kishës serbe mbi popullin dhe shtetin malazez. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1991, numri i pakicës serbe në Mal të Zi ishte 3.3 për qind e popullsisë së republikës. Në regjistrimin e vitit 1991 ishte 9.3 për qind e popullsisë. Në vitin 2003, kur ishte profilizuar perspektiva e shkëputjes së Malit të Zi nga i ashtuquajturi "Unioni Serbia dhe Mali i Zi", Beogradi përdori të gjitha mjetet e presionit dhe të korruptimit për të rritur artificialisht numrin e pakicës serbe, e cila në mënyrë të habitshme doli 31 për qind, një kërcim shifror i pajustifikueshëm për çdo kriter dhe ekspertizë shkencore demografike. Fryrja artificiale e pakicës serbe është një metodë, që Serbia po e përdor në të gjitha vendet e rajonit, ku ka komunitet serb. Qëllimi është që pakicat serbe të fitojnë statusin shtetformues, që ka "Serpska republika" në Bosnjë-Hercegovinë, status i cili i krijon mundësi Serbisë të luajë me ekzistencën e shteteve, siç po shohim në Bosnjë.

Është një objektiv, që Serbia po e synon edhe në Kosovë me komunat serbe në veri, por në Kosovë, duke pasur popullsi shqiptare, ajo nuk mund të prodhojë artificialisht serbë dhe nuk mund ta shtojë numrin e pakicës serbe, ndaj Beogradi zyrtar u bëri thirrje serbëve atje ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, që gjithashtu filloi më 1 prill. Se sa ambicioze është taktika serbe e shtimit artificial të pakicës serbe në shtete e tjera, e provon edhe rasti i Shqipërisë, ku befas prodhohet në epruvetë dhe një pakicë serbe myslimane, një absurditet, që i bën të qeshë shumë vetë edhe në Beograd. Qëllimi është që Serbia të pretendojë një numër sa më të madh serbësh në Shqipëri, që të ketë fushë më të gjerë presioni mbi shtetin shqiptar. Pre e manipulimeve serbe kanë rënë edhe disa zyra shtetërore në Shqipëri, të cilat në disa dokumente kanë përdorur termin e shpikur "pakica serbo-malazeze". Nuk mund të ketë pakicë dykombëshe, "serbo-malazeze". Ka ose pakicë malazeze, ose pakicë serbe, sepse pakicat nuk mund të kenë dy shtete amë.

Regjistrimi i popullsisë është një proces shtetëror dhe laik. Shtetet, që janë në këmbë për interesat e tyre kombëtare, nuk lejojnë që të gërryhet sovraniteti dhe identiteti kombëtar nga një tolerancë qeveritare, që vjen nga klientelizmi ose nga implikimi me forca regresive të brendshme dhe të jashtme, të cilat guxojnë të ndërhyjnë në procesin shtetëror të regjistrimit dhe në thelbin kushtetues e sovran të shtetit.

Nga kush druhet zoti Shaban Murati?!


Eshref Ymeri

Nga kush druhet zoti Shaban Murati?!

       Në faqen e internetit të zotit FeliksTaho të ditës së sotme (03 shtator 2013), lexova analizën e zotit Shaban Murati me titull: Ortodoksizmi politik i diplomacisë greke”.

       Me këtë rast, m’u duk e arsyeshme që zotit Shaban t’i drejtohem me disa pyetje, sepse në analizën e vet ai e ka anashkaluar një problem mjaft të mprehtë, pa zgjidhjen e të cilit nuk mund të ketë qetësi në marrëdhëniet greko-shqiptare.


I nderuar zoti Shaban,

Po pse nuk e thoni troç, ore zotëri i respektuar, se kisha ortodokse shqiptare është shndërruar përfundimisht në filial të kishës shoviniste greke që asokohe kur tradhtari i kombit shqiptar Ramiz Alia i dha fjalën Micotaqisit për uzurpimin e kishës ortodokse shqiptare fanoliane prej Janullatosit?

 Athina ndërhyri me arrogancë pas ngjarjes së Përmetit sepse ajo kishën shqiptare që ka në krye Janullatosin, e konsideron si pjesë të pandarë të kishës shoviniste greke. 

Ju ku e keni hallin që nuk kërkoni në analizën tuaj që Tirana zyrtare duhet që Janullatosin ta largojë nga Shqipëria një sahat e më parë?

 Ju nuk e kuptuakeni vallë që pa largimin e Janullatosit nga Shqipëria dhe pa ripavarësimin e kishës ortodokse të Shqipërisë, nuk mund të çtendosen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë? 

Nga kush druheni apo nga kush keni frikë, zoti Shaban, që ju, si analist i mirënjohur, nuk guxuakeni t'i bëni thirrje Tiranës zyrtare që ta largojë Janullatosin sa më shpejt nga Shqipëria?!

Eshref Ymeri
Sarandë, 03 shtator 2013


Asgjë e re, por e vjetër sa vetë njerëzimi...


Vilhelme Vranari Haxhiraj

Asgjë e re, por e vjetër sa vetë njerëzimi...

Rreth shkrimit të Prof.Dr.Eshref Ymerit   "Nuk ka asgjë për t'u habitur?!"

  Me interesin që ka ngjallur autoktonia e shqiptarëve dhe lashtësia e gjuhës shqipe ndër studiuesit e huaj( sepse për studiuesit vendas kam rezerva), me hir apo me pahir, studiues nga fusha të ndryshme, si: historianë, gjuhëtarë, arkeologë, etimologë etje kanë mbyllur gojën para së vërtetës rreth lashtësisë ilire. Historia botërore nuk mund të jetë e plotë nëse mungon, apo pranohen si të qena shpifjet e shovinistëve serbo-grekë të nxitur nga kleri ortodoks Rus, përkrahur nga Franca e "Internacionales komuniste", se mohohet me dashje e vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Dashakeqët kanë sjellë mjaft polemika.      


   Me të drejtë Prof.Eshref Ymeri nuk e quan diçka të re publikimin e zbulimit të një dokumenti me vlera atdhetare që i përket shek XIV , ku shkruhet një shqipe me gërma latine, (ilire) ku ai citon:

“Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me gërma latine”.

   Këtë e argumenton me dokumenta Personaliteti i Shquar i Labërisë dhe i Kombit, Prof.Dr.Eshref Ymeri, i cili me të drejtë përgjigjet: "Nuk ka asgjë për t'u habitur?! Vetë titulli i shkrimit të Profesor Eshrefit duket si vazhdimësi e një argumenti historik të vërtetuar prej shekujsh. Sipas profesorit të nderuar, kemi të bëjmë me një argument të pakundërshtueshëm që nuk ka nevojë të diskutohet.

   E quaj personalitet kombëtar, sepse mungojnë burrat apo "gratë" me kurajo, që mbrojnë me arsye, sipas logjikës historike, mbështetur në historiografinë kombëtare dhe botërore, në studimet e autorëve vendas dhe të huaj, ku gjithmonë ka pasur dhe ka nga fqinjët dashakeq debat dhe divers mendimi lidhur me lashtësinë e Shqipërisë, si kombi më i hershëm i kontinentit plak. Ndaj Prof.Eshrefi meriton një vëmendje të veçantë nga poliika dhe shteti shqiptar. Në publicistikën e tij të vyer dhe të ngjeshur me fakte historike, ku mbron me autoritet shkencor, dinjitetin kombëtar gjithë këto vite ku u përbaltë dhe u mohua Kisha Autoqefale shqiptare e Nolit, gjuha dhe lashtësia, madje edhe territori kombëtar, nga kisha shoviniste helene me Janullatosin në krye, i cili gjithçka mund të jetë por kurrën e kurrës, s'mund të jetë "njeri i Zotit",

  Fillimisht duhet theksuar se dokumenti i zbuluar prej profesorëve austriakë është shkruar me shkronja ilirike, jo me shkronja latine, gjë të cilën prof. Eshrefi e argumenton me : "Në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur. Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës) , në vëllimin VII, shkruan : “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.

  Duke mbrojtur këtë të vërtetë historike, kujtoj me bindje se jo më kot Jul Qesari e ka quajtur Ilirinë :"Perandoria Ilire", që ka një domethënie të madhe. Së pari është nisur nga flota ilire që ishte më e madhja në ujërat e Mesdheut, e cila paraqeste rrezik për fqinjët. Epërsia e saj në Mesdhe tregon se në kohën e lulëzimit të Perandorisë Romake, ekzistenca e kësaj flote tregon më së miri se kemi të bëjmë jo me një popullsi dhe qytetërim të sapolindur, por shumë të hershëm.

  Lidhur me argumenta të autorëve të huaj po jap një dokument të rëndësishëm të publikuar në inetrnet( E Martë, 05.06.2012), me titull "SHQIPËRIA, DEKANIA E RACAVE DHE MË E VOGLA MES SHTETEVE", ngaVictor Frobin (Artikull i ilustruar, botuar në revistën franceze “Je sais tout”, 15 qershor 1913, ku Frobin shkruan:

"Pas shekujsh harrese, Shqipëria zë befas vendin e parë në aktualitetin botëror. Dhe siç do ta shohim, sa çështje e ndërlikuar dhe e ngatërruar që qenka kjo çështja shqiptare!

Ne jemi të gjithë të barabartë përpara Shqipërisë!” - më deklaroi në veçanti e mirëkuptim një diplomat, gjë që e çoi Frobin në mendimin se:“Historianë, gjeografë, etnologë, diplomatë, arkeologë, etimologë, ne futemi të gjithë brenda së njëjtës kategori: sepse ne nuk njohim asgjë - asgjë fare - rreth këtij vendi dhe rreth banorëve të tij! Kjo bisedë bëri që ai të kërkojë dhe ta përfundonte hulumtimin, ku vazhdon:

"Mjaft të kujtojmë se mitologjia greke e kishte vendosur portën e Ferrit në kërthizën e po kësaj Shqipërie, ku Akeroni dhe Kokitosi rrapëllenin valët e ujërave të tyre gjithë turbullimë e zezonë! Tokë errësirash dhe misteresh për popujt e lashtësisë, asaj i është dashur të përshkojë shekuj të tërë për të ruajtur gjithë ngadhënjim të fshehtat e veta.

  Sipas tij, Misteri i parë për t’u ndriçuar : "cila është origjina e kësaj race, për të cilën diplomacia synon të bëjë shtetin më të ri të botës? Përgjigja na vë në prani të një kontrasti të çuditshëm: ky popull, i lindur rishtas në jetën politike, na është dekani i racave evropiane.Në këtë pikë, punimet e fundit të antropologjisë përputhen me traditat më të lasa httë popujve të Evropës.

Një fakt tjetër i qytetërimit ilir sipas Frobin: "Skutari, themeluar një shekull apo dy përpara Romës, mbron ngadhënjyeshëm pavarësinë e vet ndaj ambicieve joniane....veçse fiset për të cilat ai ishte kryeqyteti, nuk do vononin ta rimerrnin që përpara se të copëtohej vetë ajo perandori e përkohshme."

  Qysh më 20 gusht 2012 është botuar një shkrim me titull, pikërisht për atë që ka lindur diskutimi:

 "Zbulohet Ebciklopedia më e hershme shqiptare , 300 vjeçare "Iliricum Sacrum" e Daniele Farlatit.      
Duhet theksuar se “Illyricum Sacrum” ka vlera të veçanta , të cilat duhet tua kujtojmë klikave shoviniste që vjellin vrerë duke mos na quajtur autoktonë, por të ardhur në këto troje, aty ku gjenden ende varret e të parëve. "Illyricum Sacrum" është një vepër enciklopedike me 5500 faqe, e ndarë në nëntë vëllime, që i errëson shikimin Janullatosit dhe e nxit për çkombatrizimin e Shqipërisë Jugore. 

Sepse në të flitet për historinë e ilirëve, domethënë për historinë e shqiptarëve që kanë jetuar në faqen perëndimore të Ballkanit, ku shtriheshin fiset ilire. “Illyricum Sacrum” përmban gjithashtu harta, skica dhe ilustrime të shumta për të parët tanë, të cilat nuk gjenden askund veç në këtë vepër të madhe. 

Sipas Aleksandër Stipçeviç, vepra “Illyricum Sacrum” është një arritje kapitale e historisë evropiane. Vëllimi i parë ka dalë në vitin 1751, pas një pune studimore të D. Farlatit(1712- 1751) i nxitur nga Papa Klementi XI. Kurse i fundit në vitin 1909. Shtatë vëllimet e para janë përgatitur nga Daniele Farlati, kurse dy vëllimet e fundit nga Jakobo Coleti.

  Sipas Farlatit, në vitin 1702, Papa Klementi XI që quhej Papa Albani, për shkak të origjinës shqiptare, kërkonte gjallërimin e jetës katolike në Shqipëri, si dhe ruajtjen e gjuhës së këtij vendi të lashtë .... "...rimëkëmbja e Arbnisë, domethënë ringritja e ndërgjegjes kombëtare mund të vinte duke ruajtur gjuhën e lashtë, fenë dhe historinë e të parëve "(Papa Klementi XI) Në këtë rast pra kemi të bëjmë me një rilindje të një kulture të lashtë, asaj ilire, dëshmi e së cilës është trashëgimia e gjuhës, e cila sipas lingiuistit Giuzepe Catapano ( Xhuzepe Katapano) ka lindur para 12000 vitesh.  

 Nuk ka ilirolog tjetër konkurron Farlatin për periudhën antike, deri në Mesjetë. Me dokumente e fakte ai argumenton prejardhjen e ilirëve shumë e shumë kohë para se të vinin helenët e sllavët në Ballkan. Ai shpërndan mjegullat shekullore e saktëson kohën ilire, helene, romake dhe bizantine

Në “Illyricum Sacrum”, shkruhet se 1/3 e Greqisë ëshe banuar nga iliro- shqiptarët dhe gjuha greke deshifrohet përmes gjuhës shqipe, ose shumë fjalë si Ze(us), Nem(fis), Re(a), Aleksandër(A-le- si-andërr) kanë origjinë shqiptare. 

Ose Homeri(Iliada dhe Odisea) nuk deshifrohen përmes greqishtes, por përmes shqipes. Prandaj Ministria e Kulturës së Greqisë, nuk pranon të japë kontributin e saj financiar për botimin e 6 volumeve të tjerë të Enciklopedisë, sepse del në dritë mashtrimi i historisë dhe gënjeshtrat mbi lashtësinë e saj. 

Duhet të falenderojmë Prof.Dr. Eshref Ymerin që lidhur me Historinë tonë kombëtare i vendos pikat mbi *i/. Gjithashtu më vjen keq me ndonjë politikan që reagon me akuzën për shfaqje Nacionalizmi. 

Të mbrosh çështjen kombëtare në opinion përmes mediave, kur të cënojnë integritetin territorin të kombit, të mohojnë gjuhën apo historinë dhe kulturëne të parëve, është atdhetari dhe asnjëherë nacionalizëm.

Ps: Tre volumet e parë të Farlatit ndodhen në A.QSh. 

http://floripress.blogspot.com/2011/04/dokumentet-e-hershme-te-shqipes_22.html






2013/09/03

POPULLI BESON NË PAFAJSINË E GJENERALIT FATMIR LIMAJ DHE SHOKËVE TË TIJË!!!

Shkruan:Mr.sci.Flori Bruqi-Prishtinë


Z.Fatmir Limaj është liruar nga arresti shtëpiak së bashku me nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij. Lajmin e ka konfirmuar  avokati i deputetit Famir  Limajt, z.Tomë Gashi.



Kurse sot kryetari i trupit gjykues, Malkolm Simons, ka njoftuar palët mbrojtëse se vendimi përfundimtar për rastin “Kleçka”, do të shpallet më 17 shtator 2013.

Trupit Gjykues në rastin “Kleçka”, ndaj të akuzuarve për krime lufte Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij, do ta japë vendimin përfundimtar me 17 shtator 2013.



Tomë Gashi, avokat i Fatmir Limajt, i tha Koha.net se kryetari i Trupit Gjykues, Malkolm Simons, i ka njoftuar sot se do të donte të shpallë aktgjykimin për rastin “Kleçka”, më 17 shtator 2013 dhe në atë ditë do të kenë vendimin përfundimtar në rigjykimin maratonik për Limajn dhe të tjerët.


“Nesër prokurori Salustro paraqet fjalën përfundimtare. Pas tij këtë do ta bëjë mbrojtja e z.Fatmir  Limajt, e pastaj më 10 e 11 shtator pasojnë fjalët përfundimtare të avokatëve të tjerë dhe përfundimisht do të kemi verdiktin definitiv më 17 shtator 2013.


 Mbrojtja është e bindur se mund të kemi vetëm aktgjykim lirues për Fatmir Limajn dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij, ngase me asgjë nuk është vërtetuar e kundërta e lirimit të Limajt dhe të tjerëve në maj të vitit 2012.




Ne kemi pasur një rigjykim, epilogu i të cilit në bazë të ligjit dhe drejtësisë është ditur nga dita e parë”, ka thënë Gashi.



Dje është mbyllur procedimi i provave të reja, duke i konsideruar të lexuara raportet e ekspertëve ndërkombëtarë rreth gjendjes psikike të dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”.
Në gjithë këtë mjegullnajë të paparë që po sillet në hapësirat e Kosovës, Fatmir Limaj, sot e dje, ishte dhe është personalitet që me qëndrimin e tij prej atdhetari, edhe në kohët më të rënda, mori shtruar në duart e veta rrugën e jetës.

Në gjithë këtë mjegullnajë të paparë që po sillet në hapësirat e Kosovës,gjenerali i Luftës-Heroji i Paqës z. Fatmir Limaj, ishte dhe është personalitet që me qëndrimin e tij prej atdhetari, edhe në kohët më të rënda, mori shtruar në duart e veta rrugën e jetës.

Fatmirin nuk e mbajti dot në kthetrat e veta as luksi i jetës së Perëndimit, ai qysh në themelimin e bërthamave të para të UÇK-së me shembullin personal tregoi se ishte i përkushtuar për çështjen e pazgjidhur të atdheut, prandaj erdhi dhe vuri kokën në prehrin e Kosovës, duke ia lënë asaj në dispozicion edhe jetën e vet!... Pa më të voglin dyshim, të gjithë atyre që ishin në frontin e luftës, askush nuk ua kishte garantuar jetën, po të interpretonim ndryshe do të bënim mëkat të pafalshëm para robit e Zotit! Në luftë, nga çasti në çast mund të jesh, por njëkohësisht edhe mund të mos jesh në mesin e të gjallëve, dhe kaq, një atdhetar i devotshëm nuk ka çka i fal atdheut më shumë se jetën e vet! Tani është krejt diçka tjetër, se ata shpëtuan nga zjarri i luftës, se ata duhet të jetojnë, se ata duhet bashkërendojnë me të tjerët në poret e jetës, kush i ngarkuar më shumë me përgjegjësi shoqërore e kush më pak.




Edhe Fatmiri, si qindra luftëtarë tjerë, me shembullin e tij Kosovës i tha: “Ta kam falur gjakun tim!”, dhe kaq, më shumë nuk e di se çka ka për t’i dhënë njeriu atdheut të vet- veç jetës së vet., e këtë nuk mund ta bëjë secili, por e bënë bijtë tanë, ndaj të cilëve sot po luhen komedi tragjikomike, duke eksperimentuar me “provat” e dëshmitarëve të yshtur, deri në ngritjen e akuzave nga UNMIK-u (sipas të dhënave nga prokuroritë serbe), në vazhdim edhe nga strukturat e EULEX-it., duke shkelur rëndë mbi ligjin dhe drejtësinë në mënyrën më të paskrupullt e më të padëgjuar: aktakuzë, paraburgim dhe arrest shtëpiak, mbi bazën e dëshmitarëve të yshtur me privilegje e beneficione të ndryshme, deri te strehimi i tyre në ndonjërin nga shtetet e Perëndimit, nën pretekstin e mbrojtjes së tyre(!) – jo vetëm kaq, njëkohësisht ndaj këtyre dëshmitarëve edhe ushtrohet dhunë e kërcënime, pa dyshim edhe presion psikik, deri në vënien e tyre me shpatulla për muri, ku ata detyrohen të ballafaqohen me ndërgjegjen e vet në rend të parë, pastaj të fëmijëve dhe të familjeve të tyre, të rrethit dhe të miqve, dhe kjo është shumë e rëndë, nuk ka më e rëndë se të ndihesh i vrarë në shpirt, për shkakun e thjeshtë se tjetrit ia ke bërë gropën me një dëshmi të shpifur, e që nga kjo dëshmi tjetri do të kaloi prapa grilave 10, 20 apo më shumë vite burg! A ka diçka më të rëndë për burrin se sa të bësh dëshmi të rrejshme e ta marrësh tjetrin në qafë! Ata lanë përjetë ndërgjegjen e tyre në hipotekë.




Ç’është e vërteta, një pjesë të tyre, prokurorët dhe hetuesit ndërkombëtarë i kanë vënë para aktit të kryer: të jesh o të mos jesh?! Para së gjithash, këta dëshmitarë, janë të shantazhuar, të linçuar dhe të detyruar të zgjedhin midis burgut e lirisë ose midis jetës e vdekjes - siç ishin disa raste (rasti i fundit i Shefqet Kabashit), tani më i rëndi, fundi vetflijues i dëshmitarit Zogaj! Por nuk janë të paktë edhe ata dëshmitarë me pasoja psikike e simptoma skizofrenie siç është rasti Bllaca, të cilët me çdo kusht duan të hakmerren- thjeshtë për përfitime personale dhe inate bizare, aq më të çuditshme bëhen hetuesitë e EULEK-sit, të cilët këto dëshmi i kanë mbështetur pikërisht mbi këta dëshmitarë të dyshim të cilët për të fituar “statusin” e dëshmitarit të mbrojtur (duke i ditur benificionet), janë në gjendje që ta spiunojnë edhe nënën e vet!



Peripecitë e jetës së Fatmirit dhe qëndrimi burrëror i një personalitetit në kohë kaq të rënda për fatin kolektiv dhe individual të popullit tonë, flasim më shumë seç mendojmë ne, duke u futur thellë në lëkurën e tij, të shokëve dhe të bashkëluftëtarëve të tij, pa dyshim edhe të pushtetarëve tanë - shokë dhe bashkëluftëtarë të zotit Limaj, si: zotit Thaçi, Krasniqi e dhjetëra të tjerë. Zoti Limaj përjetoi luftën, burgosjen e të vëllait Demirit, në kohët më të liga për fatin e kombit tonë, dërgimin e tij në Gjykatën e Hagës, vdekjen e babait, të nënës dhe më në fund të bashkëshortes së tij besnike dhe burrëreshë e tani, edhe një herë, sikur nuk mjaftoi e gjitha kjo, arrestim shtëpiak dhe pretendime që ta burgosin prapë!? Prandaj, dorën në zemër paraqitjet e tij herë pas herë me nuanca emotive, pa dyshim se përkojnë tej për tej me këtë gjendje katrahure. Ç’është e vërteta tani po del sheshit fjala e atij prokurorit, i cili më parë kishte thënë: “ Fatmir Limën e dua në burg me çdo kusht!”.... Kjo nuk do shpjegim më të madh!

Personazhi tragjik Limaj, në këtë rast duhet të luajë dy role njëkohësisht, të cilat të shpijnë pa më të voglin dyshim në të dyja skajet e mundshme ekstreme: ai i qëndrimit brilant të burrit përballë gjithë këtyre britmave e çjerrjeve histerike, gjoja për të dënuar krimin, dhe ai i personazhit tragjik, i cili mbi kurrizin e vet padrejtësisht dhe tmerrësisht duhet të durojë pikërisht këtë damkë të ligë që po ushtrohet mbi personalitetin e tij dhe të familjes së tij.

Mes enigmës së pazbërthyer në gjithë dimensionin e saj, çështja e dëshmitarëve të yshtur dhe të kërcënuar, në të dyja rastet sprova këto mbi të cilat dikur ish-pushteti jugosllav dënoi me qindra mijë atdhedashës shqiptarë, është krejt logjike të shtrohet pyetja: A ka ndodhur kund në botë që luftëtarët e lirisë të ndiqen me ligjet e pushtuesit, kundër të cilit ata kanë luftuar dhe janë përgjakur për lirinë e popullit të vet?!




Fatmiri me veprimtarinë e vet atdhetare, humane e udhëheqëse, me kontributin e vet personal nuk e kishte pikësynimin për të lënë gjurmët e tij të mëdha - jo, ai para së gjithash deshi që Kosovës dhe kombit mbarë t’i linte shembullin e një njeriu të thjeshtë, i cili nuk trembet nga jeta dhe peripecitë e saj, si në kohët e mira, ashtu edhe në ato të liga që kishin kapluar qiellin tonë. Ai, për aq sa mundi të bënte për ne, e bëri, madje me vështirësi e sakrifica të mëdha. Shtrohet pyetja (duke i parë reagimet e pamatura të nuancave të ndryshme): Sikur “Fatmir Limaj të binte në Altarin e lirisë!?”... Eh, sa ceremoni përkujtimore do të mbaheshin për te, sa lëvdata, sa lapidarë, sa e sa krekosje se kush do t’i dilte i pari bashkideator, i pari bashkëluftëtar dhe i pari bashkëpunëtor! Këtë dëshmor të madh do ta vinim në ballë të oxhakut, në ballë të odave, në ballë të institucioneve, në ballë të gazetave etj. Prandaj, o njerëz të mirë, logjikoni dhe shprehuni arsyeshëm. Fatmiri e ka thënë hapur, madje më se një herë: “Para ligjit e Zotit përgjigjem vetë, madje në çdo kohë!”...




Prandaj, sa të pështira po aq naive janë edhe çu-çu-çu-të, se dikush nga shokët dhe bashkëluftëtarët e tij, tani po “fërkon duart!”. Jo, në as një rast, këto mbi të gjitha janë forma dhe metoda të ish UDB-së, të cilat, siç e thotë edhe vargu i Nolit të madh: “ Na e vranë e na e shanë, na i thanë tradhëtor!”, kjo pra ishte dhe mbeti metoda më e sofistikuar e atij pushteti që na burgoste, na vriste, na eliminonte dhe në fund na shpallte tradhtarë, e për habi kësaj teze i besonin edhe “disa” kërriç (shqiptarë!). Më së e vërtetë, nuk i gëzohet burgosjes së Ramushit, të Limajt e të tjerëve askush - të paktën jo ata që mendojnë e veprojnë shqip - aq më pak Thaçi, Krasniqi, Haliti e të tjerët, nuk janë aq naiv ata sa të mendojnë se pa shokë do të jetë më mirë, jo. Po të ishin aq naiv ata, nuk do të kishin arritur me mund e sakrificë deri këtu ku edhe është Kosova sot, e që në krahasim me dje, mendoi se është bërë shumë, pa dyshim në saje të luftëtarëve të lirisë, shumë prej të cilëve sot nuk janë në mesin tonë, pa dyshim se ka mbetur edhe shumë për t’u dëshiruar.



Për këtë, ata janë më së të vetëdijshëm. Jo, nuk i gëzohet as pozita dhe as opozita burgosjes së çlirimtarëve tanë, kësaj i gëzohen vetëm armiqtë tanë dhe veglat e tyre. Burgosja e tyre dëmton Kosovën para së gjithash, dëmton pozitën dhe opozitën, dëmton shoqërinë dhe procesin e zhvillimit tonë në përgjithësi. Akuzat që janë ngritur mbi ta nuk rëndojnë vetëm jetën dhe imazhin e tyre personal, por edhe jetën e imazhin tonë kolektiv. Ne kemi bërë një luftë çlirimtare dhe, natyrisht, me pushtuesin serb jemi vrarë e nuk jemi përqafuar!



Në vazhdim nuk e di si ta shpjegojmë, në praktikën e legjislativit juridik nuk e besoj se ka ndonjë shembull adekuat, të paktën as si analogji për të marrë si shembull: “ Se ka ndodhur edhe një herë!”. Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte, në historinë e legjislativit të saj, nuk njeh edhe një rast, kur pas gjithë atyre seancave maratonike në të dy rastet (Haradinaj e Limaj), i shpalli ata të pafajshëm, duke i liruar nga akuzat e paqena që rëndonin mbi kurrizin e tyre e pastaj, nën trysninë e prokurorisë serbe, u nënshtrua, duke e mohuar verdiktin e pafajësisë që kishte dhënë vet, në të dy rastet, duke thënë : “Jo, ne po i biem pishman, dhe që të dy duhet të rigjykohen, ngase Serbia nuk ka mbetur e kënaqur me lirimin tyre nga pafajësia!”... Le ta shpjegojë dikush ndryshe? Si paska mundësi që një gjykatë ndërkombëtare e përbërë prej dhjetëra ekspertëve më të lartë të drejtësisë të vërë në sprovë gjykimin e vet, ta vërë në sprovë drejtësinë ndërkombëtare(?!) dhe pas gjithë kësaj a mund t’i besojmë më drejtësisë ndërkombëtare të Hagës?!




Përfundimisht, BE-ja as sot e gjithë ditën nuk gjeti kurajën që të lirohet nga ndikimi i politikës sovjetike dhe të carit të saj Putin. Para dy ditësh u mblodh KS-ë, dhe nuk mori asnjë vendim, përveç që dënoi dhunën!... Ata konstatuan se ka dhunë, dhe nëse nocioni dhunë ngërthen në vete vrasjen e policëve, siç ishte rasti i vrasjes së Enver Zymberit, plagosjen e katër policëve tjerë ndërkombëtarë, djegien e gjykatës, pikave doganore, bllokimit të rrugëve dhe jetës në atë anë etj., ku dëgjohen rafalët e mitralozave, kallashnikovëve, granatave pa ndërprerë, drejtuar kundër policisë ndërkombëtare dhe vendore, duke rrezikuar jetën e tyre në çdo çast!- nëse kjo na qenka dhunë, flini qetë pra, pasi që mbrëmë këtë dhunë e dënoi Këshilli i Sigurimit!



Një segment tjetër i paprecedent, mu në mes të Beogradit përfaqësuesi i diplomacisë ruse publikisht çirret: “A ka bërë nëna serbe ndonjë djalë që vdes për Kosovën?!”.

Asnjë zë, asnjë reagim(!). A ka diçka më skandaloze se kjo, të dëgjosh një diplomat duke kërkuar deri në çirrje histerike, që të derdhet gjaku, që të vriten njerëzit përsëri?!...

Gjithë kjo, e përmbledhur dhe e bërë shuk, si një leckë e pavlerë, po të bënim ne shqiptarët diçka të ngjashme- siç po bëjnë serbët përtej urës së Ibrit, të larë me gjak: ku për 12 vjet me radhë serbët e atjeshëm vranë e plagosën policë e civilë ndërkombëtarë e vendës, dogjën godina e gjykata, pika doganore, institucione, shtëpi, duke e penguar kështu jetën normale të Kosovës dhe të banorëve të saj, duke bllokuar rrugët e jetës, a thua çka do të ndodhte me ne? Po, edhe sikur Kosova të ishte e pranuar në OKB, me një mbledhje urgjente (që do të mbahej me atë rast), do ta na largonin nga Organizata e Kombeve të Bashkuara!



Të mbesim me shpresë – mbrëmë, Këshilli i Sigurimit e dënoi dhunën në veri! (Posi!?).

Mbahuni të fortë dhe të patundur Fatimr Limaj e Ramush Haradinaj, dhe të gjithë ju të tjerët që keni mundur një regjim gjakatar! Populli dhe e drejta është në anën tuaj! Institucionet e Kosovës duhet ta bëjnë punën e vet me përkushtim të madhe në shërbim të atdheut dhe në mbrojtje të bijve të saj e më gjerë,....





Po kush është Gjnerali i luftës dhe Heroji i paqës Z.Famir Limaj?



Fatmir Limaj,lindi më 4 shkurt 1971, në fshatin Banjë (Malishevë).në Kosovë....Është fëmija i dytë i Kadri dhe Mejreme Limajt. U rrit në një familje me kushte mesatare jetese në frymën atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore, Fakultetin Juridik, dhe Magjistraturën i kreu në Prishtinë. Ai jeton në Prishtinë dhe ka katër fëmijë.
Është politikan, jurist shqiptar dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si dhe ish Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit gjatë viteve 2007 - 2010.



Qysh në moshën 16 vjeçare filloi të merrej me lëvizjet e atëhershme ilegale. Është një ndër themeluesit e ish-UÇK-së. Në aksionet e policisë serbe për t'i arrestuar aktivistët e UÇK-së, në vitin 1996 i'u arrestua vëllau i tij Demir Limaj ndërsa ai vet u detyrua të dilte jashtë shtetit (në Zvicër). Në vitin 1997 u kthye në Kosove që të ishte aty kur UÇK-ja do të dilte publikisht në skenë. U emërua si Komandant i Brigadës 121 - "Kumanova" dhe ishte një ndër udhëheqësit politik e ushtarak të UÇK-së. Ishte përherë aktiv në betejat që i zhvillonte brigada e tij. Gati në secilën betejë brigada e tij triumfoj, si në betejat në Llapushnik, Rahovec, Duhël, Malishevë, Therandë, etj.


Pas përfundimit të luftës, Fatmir Limaj u shpall si nënkryetar i PDK-së, shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe zv. Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme. Pas triumfit në Hagë, ai i'u rikthye sërish jetës politike si nënkryetar i PDK-së. Në zgjedhjet e vitit 2007, të cilat PDK i fitoj, Fatmir Limaj doli si njeriu i dytë më i votuar në Kosovë menjëherë pas Hashim Thaçit. Fatmir Limaj u zgjodh si Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës.




Gjatë mandatit të tij 3-vjeqar në krye të Ministrisë së Transportit janë shtruar 1300 km rrugë. Gjithashtu ai nënshkroi kontratën për Rrugën e Kombit : Morinë - Prizren - Prishtinë - Merdare që lidhet me pjesën e përfunduar të autostradës në Shqipëri. Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 12 dhjetor Fatmir Limaj ishte njeriu i dytë më i votuar në PDK pas liderit të saj. Aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës.


Akuzohet për kinse "krime gjatë luftës në Kosovë gjatë vitet 1999" pra akuza dhe njollosje që ju bëhen luftëtarëve të lirisë nga kuzhinat e Beogradit dhe Moskës. Hetohet po ashtu për kinse "korrupsion në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit tashmë Ministria e Infrastrukturës gjatë viteve 2008-2011". Mirëpo nuk duhet harruar se gjatë kohës së tij janë bërë vepra madhore e po vazhdojnë edhe sot pa harruar përmendjen e asfaltimit të 1300 km rrugë në tërë territorin e Kosovës.


Gjatë kohës sa po qëndron në arrest shtëpiak dhe po ballafaqohet me akuza të trilluara është lansuar fushata në mbrojtje të z. Fatmir  Limaj i cili slogan thotë : "Unë kam një Hero... Ai është Fatmir Limaj".

Të dish keq është injoranca më e madhe


Abaz Pllana


Ka shumë vite që propaganda serbe është duke punuar kundër UÇK-së e cila dha kontributin maksimal në çlirimin e Kosovës. Aparaturë komplekse që kalon kufijtë e shtetit serb është vënë në funksion të denigrimit dhe njollosjes së luftës së drejtë çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës. Serbia duke u munduar që të sigurojë sa më shumë ndikim në Kosovë, ka ngjallur edhe segmentet e kësaj makinerie antishqiptare edhe në Kosovë. Dhe kjo bëhet duke vlerësuar momentet e fundit të saj që mund të quhen historike në destabilizimin, dobësimin dhe kufizimin e sovranitetit të Kosovës.

Në përpjekje të mëdha dhe të gjithanshme të linjës propagandistike serbe, kanë hyrë me dashje apo “pa dashje” edhe shumë të pafytyrë shqiptarë që ngrejnë kokën të maskuar për të shërbyer edhe një herë më shumë në makinerinë propagandistike kundër shqiptarëve dhe luftës së tyre çlirimtare në Kosovë.
Ka disa javë që toni i shërbyesve të kësaj propagande antishqiptare ka rritur tonin duke kaluar edhe kufijtë e arsyes së njeriut. Madje duke u paraqitur si intelektualë dhe shërbyes të së drejtës.



Për të ditur më mirë qëllimin dhe përmbajtjen e akuzave të lansuara këtë radhë në gjuhën shqipe (në gjuhën serbe i kemi dëgjuar dhe lexuar që shumë vite), mund të shtrojmë pyetjen se sa gurë vendosën ata në kalanë e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës gjatë gjithë jetës së tyre. Asnjë. Ndoshta edhe më keq se kaq. Sa herë patën rastin hoqën ndonjë gurë nga themelet dhe muret e kësaj kalaje për të dëmtuar atë që ndërtohej me gjak dhe mund.

Një soj i tillë që e quajnë veten intelektualë, janë hiq më pak se injorantët më të mëdhenj. "Të dish keq është injoranca më e keqe" thoshte poetja franceze Anne Barratin. Injorantët dhe pseudointelektualët nuk i durojnë mitet, nuk i durojnë heronjtë dhe simbolet bashkuese të popullit pa përjashtuar edhe herën kur janë simbolet e popullit të tyre. Tipat si këta kanë dëshirën për kaos. Të tillët me intelektin e tyre të kufizuar apo më mirë me thënë me pseudointelektin e tyre kanë mundur dhe do të mundnin të shërbejnë në krijimin e miteve dhe figurave kombëtare në atë nivel që të admirohen nga populli për të vazhduar të jetojnë si shqiptarë si deri më tash. Por, fatkeqësisht janë rreshtuar kundër miteve dhe legjendave shqiptare, kundër interesit shqiptar – kundër shqiptarëve.
Popujt tjerë që nuk kishin Adem Jasharët e tyre, imagjinuan legjendat e veta. E bënë intelektualët dhe mendja e ndritur e popullit sepse duhej të bëhej. Tek ne "intelektualët" të përfshirë në propagandën e vjetër dhe të re serbe shkatërrojnë legjendat reale dhe të gjalla të popullit tonë. Dhe përpiqen ta bëjnë këtë në mënyrë barbare. Sa të gërditshëm dhe sa qyqarë këta gazetarucë të paguar me pak grosh.
Gjithë popoujt tjerë nderojnë dhe respektojnë ata që u sakrifikuan për atdheun e tyre.



Edhe shqiptarët e kanë bërë këtë gjithmonë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë në të ardhmen deshën apo nuk deshën pjesët e makinerisë serbe. Historia do të shkruhet edhe më tej me gjakun e heronjve dhe martirëve të popullit tonë deshën apo nuk deshën "intelektualët" e çoroditur të ditëve të sotme.



 Historinë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës e shkruan me gjakun e tyre Adem Jashari me shokë kurse turpi i gazetarucëve të sotëm do të jetë një puzle që do të rëndojë përjetë në shpirtin e tyre të keq.

3 shtator 2013

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...