Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/14

Mbrojtja: Besarta Kurrë Nuk Është Takuar me Fidan Shabin (TV)



nga   Armend Zenelaj


Të hënën dhe të martën janë mbajtur dy seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Fidan Shabit më 2012 në Pejë. Raporti i ekspertit mjekoligjor është kontestuar nga të dyja palët, ndërsa dëshmitarët kanë nxjerrë në pah detaje të panjohura deri më tash, rreth këtij rasti. Haxhi Millaku përfaqësues i familjes së viktimës tha se në këtë vrasje përpos dy të akuzuarve janë të implikuar edhe persona tjerë. Ai ka thënë se kjo vepër është shumë më e ndërlikuar dhe e komplikuar, sesa që duket dhe që po prezantohet në gjykatë.

Përfaqësuesi i Besarta Kastratit, e akuzuar bashkë me Arian Llukën për vrasjen e Fidan Shabit nga Peja, në vitin 2012, tha se i ndjeri nuk ka pasur asnjëherë kontakt me klienten e tij.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të hënën në Gjykatën Themelore në Pejë, Nuhi Paçarizi përfaqësuesi i Kastratit, tha se dëshmitë e dëshmitarëve japin një version ku thuhet se Fidan Shabi do të takohej me një femër, por asnjëherë nuk kanë përmendur emri i Besarta Kastratit.

Edhe mbrojtja e Arian Llukës tha se aktakuza bazohet në supozime, ngase sipas avokatit Ferid Gjikolli dëshmitarët nuk janë okularë.

Besarta Kastrati akuzohet për vrasje të rëndë të Fidan Shabit nga Peja, me datën 2 maj 2012.

Sipas aktakuzës ajo e ka thirrur natën kritike viktimën Fidan Shabin në telefon, ka marrë me qira një xhip dhe ka shkuar para banesës se saj në ndërtesën te stacioni i trenit, ku është takuar me Fidan Shabin, të cilin e ka joshur brenda në tavan të banesës, kinse për të bërë marrëdhënie seksuale.

Aktakuza thotë se ajo më pas e ka qëlluar disa herë me revole Shabin dhe pas kësaj vepre te krimit e ka thirrur të akuzuarin tjetër Arian Llukën, më të cilin e kanë mbështjellë viktimën me qese të plastikes dhe e kanë lënë në tavanin e banesës.

Besarta më pas është kthyer në shtëpi të babait të saj Sali Kastratit, thuhet më tutje në aktakuzë.

Ndërkaq Arian Lluka, që në kohën kur është kryer kjo vepër ka qenë i mitur, akuzohet se i ka ndihmuar Besarata Kastratit-Harxhit, për fshehjen e provave dhe shkatërrimin e revoles që dyshohet se është përdorë në këtë vrasje.

Në seancën e së hënës është dëgjuar eksperti mjekoligjor Flamur Blakaj, i cili në pyetjet e Haxhi Millakut, përfaqësuesit të familjes së viktimës, jo gjithmonë ka pasur përgjigje dhe është thirrur vazhdimisht në atë se kufoma ka qenë në mes të stadit të dytë dhe të tretë të kalbëzimit dhe se disa nga gjurmët në lëkurën e viktimës kanë mundur të fshihen.

Ai po ashtu tha se nëse trupi i kufomës është manipuluar, atëherë gjurmët mund edhe të jenë fshirë.

Millaku në pyetjet e tij kryesisht ka insistuar që të kuptojë nëse viktima është torturuar para se të vritej, me ç’rast përmendi faktin e tre dhëmbëve prerës të rënë nga nofulla e viktimës.

Eksperti mjekoligjor ka thënë se nuk ka arritur të konstatojë se për çfarë arsye viktimës i kanë rënë dhëmbët. Kjo përgjgie nuk e ka bindur plotësisht avokatin e familjes Shabi.

Rrjedhimisht avokati Millaku e kontestoi raportin e autopsisë së Blakajt dhe kërkoi ekzaminimin e ri nga një ekip tjetër ekspertësh mjekoligjorë, me provat e disponueshme.

Edhe avokati i Besarta Kastratit e ka kontestuar raportin e autopsisë së ekspertit mjekoligjor.

Po ashtu, edhe gjykatësja Nushe Kukaj- Mekaj, ka kërkuar disa sqarime shtesë nga mjekoligjori Flamur Blakaj, i cili ka bërë përpjekje të japë përgjigjet e veta, duke lexuar raportin, por nuk ka arritur që me saktësi të japë distancën mes tytës së armës dhe viktimës, si dhe pozicionin e viktimës në çastin kur është vrarë.

Avokati Haxhi Millaku, tha se në këtë vrasje përpos dy të akuzuarve janë të implikuar edhe persona tjerë. Ai ka thënë se kjo vepër është shumë më e ndërlikuar dhe e komplikuar, sesa që duket dhe që po prezantohet në gjykatë.

Në seancën e së martës lidhur me këtë rast, kanë dëshmuar tre dëshmitarë.

Dëshmitari Labinot Hyseni nga Peja deklaroi se të ndjerin Fidan Shabi e ka njohur mirë, ngase më të ishte edhe në lidhje familjare.

Ai në dëshminë e tij kryesisht është përqendruar në një takim që ka pasur me atëherë të miturin Arian Llukën, Fitim Muhaxherin dhe Korab Belegun, ku sipas tij Korabi e kishte pyetur Arianin për një borxh në mes të tij dhe Fidanit dhe pas shumë insistimeve të Fitimit, Ariani kishte pranuar se ia kishte borxh Fidan Shabit 10 mijë euro.

Sipas Labinot Hysenit, Arian Lluka e kishte pranuar se e kishte gjuajtur një granatë dore në afërsi të ish lokalit të Sali Kastratit dhe se Fidani i kishte bërë roje atij.

Arian Lluka akuzohet edhe për veprën tjetër penale, për shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm me shpërthimin e një granate dore me 20 shkurt 2012 afër ish lokalit të Sali Kastrait, duke dëmtuar edhe disa lokale përreth.

Po ashtu, Ariani sipas dëshmitarit Hyseni kishte thënë se ai nuk e ka vrarë Fidanin.

Hyseni ka shtuar se me rastin e arrestimit të Arianit nga policia, Besarta Kastrati është sjellë rreth stacionit të policisë dhe është interesuar për arrestimin e Arianit. Ai tha se këtë ia kishin pohuar ata që e kanë njohur Besartën.

Avokati Millaku ia ka kujtuar dëshmitarit Hyseni deklaratën e tij, ku ka deklaruar se në vrasjen e Fidanit kanë gisht Arian Lluka dhe Besarta Kastrati, për çfarë dëshmitari Hyseni tha se qëndron pranë kësaj deklarate dhe se këtë e bazon në informatat që i ka dëgjuar nga shokët e të ndjerit Fidan Shabi dhe të afërm të tij që e kanë pohuar një gjë të tillë .

Dëshmitari tjetër. Elton Arifaj nga Peja, tha se të ndjerin Fidan Shabi e ka njohur përmes një të afërmi të bashkëshortes së tij.

Arifaj tha se ishte takuar me Shabin në varrimin e të ndjerit Sali Kastrati, ku Fidan Shabi e kishte pyetur se a është Arian Lluka në shtëpinë e Kastratëve dhe nëse po, “a po ma thirrë për një minut, gjë që unë e kam bërë por nuk e di sa a është takuar më të, apo jo”.

Dëshmitari Arifaj më tutje ka thënë se më 1 maj 2012 ka qenë në një piknik me Besarta Kastratin, vëllanë e saj Kastriotin, nënën e tyre dhe Arian Llukën dhe se pas këtij pikniku të gjithë së bashku janë kthyer në shtëpinë e Besarta Kastratit.

Ai më tutje tha se po atë natë në oborrin e Sali Kastratit, babait të Besartës kah ora 3 pas mesnate, është dëgjuar një krismë arme, por nga kamerat e sigurisë nuk kemi parë asgjë jashtë.

I pyetur nga prokurorja se kur ka dëgjuar për zhdukjen e Fidan Shabit, dëshmitari Arifaj ka thënë se ai për ketë ka dëgjuar më 3 apo 4 maj të vitit 2012 dhe atë nga disa shokë të të ndjerit Fidan Shabi.

Dëshmitari është pyetur nga përfaqësuesi i Arian Llukës edhe për rrethanat dhe datat e sulmeve, plagosjes dhe vdekjes së babait të Besarta Kastratit, të ndjerit Sali Kastrati, në të cilat dëshmitari ka dhënë përgjigje të përafërta .

Vlora Mazaraj, dëshmitarja tjetër që dëshmoi të martën para trupit gjykues, kryesisht ka mbetur pranë deklaratave të saja të dhëna në polici dhe prokurori, lidhur me rastin.

Ajo ka deklaruar se deri në rastin e vdekjes se Sali Kastratit, babait të Besarta Kastratit raportet e tyre familjare kanë qenë të mira.

“Por, pas këtij rasti, marrëdhëniet janë tensionuar, ngase familja Kastrati së bashku me Arian Llukën kanë dyshuar se kam marrëdhënie të mira më Tahir Dacin, më të cilin kjo familje kishin mosmarrëveshje lidhur me një truall në qendër të qytetit”, tha dëshmitarja Mazaraj.

Haxhi Millaku, avokat i palës se dëmtuar, në pyetjet e tija për këtë dëshmitare, kryesisht është interesuar për lidhjet apo raportet e Vlora Mazarajt me Tahir Dacin dhe Sali Kastratin, ku dëshmitarja ka deklaruar se për emrin e Tahir Dacit është interesuar, pas akuzave që familja Kastrati i ka bërë këtij personi.

Haxhi Millaku në pyetjet drejtuar dëshmitarëve, ka tentuar të marrë përgjigje edhe për rastin e vrasjes se Sali Kastratit, babait të Besarta Kastratit- Harxhit, me vrasjen e Fidan Shabit.

Ndërkaq, Nuhi Paçarizi avokat i së akuzuarës Besarta Kastrati, ka dashur të mësojë nga dëshmitarja diçka më shumë për Arian Llukën, por ajo është përgjigjur se shumë pak di për të.

Dëshmia e kësaj dëshmitareje e ka nxitur prokurorin monitorues të EULEX-it, që ta pyesë dëshmitaren, se a ka biseduar përpara me dikë për dëshminë e sotme para trupit gjykues, gjë që dëshmitarja ka mohuar ta ketë bërë.

Babai i Besartës, Sali Kastrati ishte plagosur për vdekje te shtëpia e tij, më 15 mars 2012.

Ndërsa ishte sulmuar edhe disa herë më herët.

Familja e tij insiston se ai ishte nën presionin e grupeve kriminale të lidhura me politikën që kërkonin haraç prej tij.

Pas një muaji në spital, biznesmeni i njohur si Sali Dukati vdiq në komë, në moshën 63 vjeçare.

Disa ditë më vonë, pas disa telefonatave që kishte marrë i ndjeri Fidan Shabi nga Peja, kishte dalë nga shtëpia dhe më nuk ishte kthyer.

Te akuzuarit në fjalë në gjykatë nuk e pranuan fajësinë, ndërsa gjatë fazës se hetimit dhe ne polici kishin pranuar se janë kryes të kësaj vepre.

Besarta Kastrati kishte pohuar se vrasja e Fidan Shabit nuk kishte të bënte me sulmet ndaj babait të saj, por se e kishte vrarë, sepse i ndjeri e kishte dhunuar më parë.

Të hetohet privatizimit i PTK-së-Paratë e Blerjes Vijnë nga Ishujt Cayman

Të hetohet privatizimit i PTK-së
Qeveria e Kosovës duhet të hetohet për shitjen e PTK-së, para se të bëhet vonë, si në rastin e privatizimit të një pjese të KEK-ut. Pak kush është dakord me këmbënguljen e Qeverisë Thaçi, që të nënshkruajë kontratën me blerësin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, Axoss & Najafi. Vetë kompania me paaftësinë e sigurimit të mjeteve për të kryer pagesën për blerjen e 75 për qind të aksioneve ka ngjallur dyshimin e të gjithëve se ajo nuk është një kompani serioze dhe se para së gjithash ajo mund të jetë mjet manipulimi i qeveritarëve aktual për të rritur pasuritë e tyre multimilionëshe.


Ishujt Cayman, të njohur si qendër e krijimit të kompanive “offshore”, janë vendi prej nga pohohet se u siguruan mjetet për blerjen shumicës së aksioneve të ndërmarrjës kosovare publike të telekomit. ACP Axos Capital thotë se paratë i siguroi nga “Axos Cayman”. Qeveria e Kosovës nuk komenton prejardhjen e parave për blerjën e aksioneve në PTK.

Qeveria e Kosovës më 12 prill të këtij viti duhej të vendoste mes dy ofertave për blerjen e shumicës së aksioneve të ndërmarrjës publike të telekomit të nxjerra në shitje para pesë vitesh. 

Ofertat vinin nga kompani që kanë krijuar njësi të tyre në vende që konsiderohen si parajsa tatimore dhe qendra të krijimit të kompanive  “offshore”.  

Kabineti i ministrave vendosi për ofertën e kompanisë gjermane e cila thotë se paratë i siguroi nga një entitet i saj me bazë në “Cayman Islands” që gjendet në Karaibe. 

ACP Axos Capital Gmbh mposhti në garë M1 International Limited me bazë në British Virgin Islands po ashtu një vend që gjendet në Karaibe.  Kompania është pjesë e M1 Group që ka zyre në Liban e Londër. 
 
Në tenderin e parë Komiteti për Privatizimin e PTK-së po priste ofertat e dy kompanive që ishin më të njohura në krahasim me ofertusit në tenderin e dytë që kanë njësi në vende që konsiderohen si “parajsa tatimore”. 

Telecom Austria e Deutsche Telecom kishin mbetur të fundit në garë. 

Por, tenderi u anulua pasi ishte tërhequr Deutsche Telecom duke arsyetuar vendimin e me faktin se krerët e ndërmarrjës publike të telekomit në Kosovë - Rexhë Gjonbalaj kryetar bordi dhe Shyqri Haxha shef ekzekutiv - akuzoheshin për korrupsion.
“Aranzhimet financiare nga Axos Cayman për transaksionin e PTK-së, në vlerë prej mbi 250 milionë dollarësh, janë kontrolluar dhe miratuar gjatë procesit të parakualifikimi. Jan Budden
Megjithatë, qeveria vendosi të shesë 75 për qind të aksioneve të PTK-së në këmbim të shumës prej 277 milionë eurosh të ofruar nga “ACP Axos”.
Oferta është për miliona euro më e ulët sesa pragu minimal i paracaktuar nga Qeveria e Kosovës më 2010. Ish-ministri i ekonomisë Ahmet Shala para deputetëve kishte pohuar se Qeveria nga shitja e aksioneve të  PTK-së priste një shumë nga 300 deri në 600 milionë euro. 

Konkurrenti i saj, ku ka hise kryeministri libanez Najib Mikati, M1 International Limited ofroi vetëm 150 milionë euro. 

Në garë në tenderin e dytë kishte qenë edhe Albright Capital Menagment që udhëhiqet nga ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright. Kompania ishte tërhequr nga gara vitin e kaluar. 

ACP Axos Capital Partners, kompani kjo me seli në Hamburg, udhëheqës i konsorciumit që po blen 75 për qind të aksioneve në PTK, është duke i siguruar së paku 250  milionë dollarë për financimin e kësaj blerjeje përmes një entiteti të saj në Cayman. 

Jan Budden, drejtor menaxhues i ACP Axos Capital Partners, e zbuloi këtë gjatë një interviste për Gazetën Jeta në Kosovë. 

Ai ngul këmbë se çdo gjë është legjitime. 

Budden tha se ACP Axos Capital kontrollon një entitet të quajtur Axos Cayman, i cili ka shërbyer si vegël për investime që nga viti 2007. 

Ai tha se financime në Axos Cayman janë bërë edhe nga DCM, një firmë për kapital investues, dhe Columbia Capital, e cila më parë ishte në konsorcium me ACP Axos në tenderin për PTK-në. 
Ishujt Cayman | Foto: Wikimedia
Budden tha se ACP Axos ishte tërësisht transparente me zyrtarët e Kosovës sa i përket aranzhimit të financimit përmes kompanisë “offshore”. 

“Aranzhimet financiare nga Axos Cayman për transaksionin e PTK-së, në vlerë prej mbi 250 milionë dollarësh, janë kontrolluar dhe miratuar gjatë procesit të parakualifikimit”, tha Budden. 

Ministria e Zhvillimit Ekonomik e cila udhëhoqi privatizimin refuzoi të diskutojë çështjen e financimit të blerjës së aksioneve të PTK-së nga ACP Axos.

Ministri Besim Beqaj po ashtu refuzoi të intervistohej për procesin e privatizimit të shumicës së aksioneve të ndërrmarrjës publike të telekomit. 

MZHE-ja në një përgjigje të mëhershme pohoi se të dy ofertuesit kishin plotësuar kriteret teknike e financiare. Ministria që udhëhoqi procesin e privatizimit të PTK-së thotë se nuk mban përgjegjësi nëse ofertuesit kanë dorëzuar ndonjë dokument që përmban informata mashtruese. 

“Ofertuesit shprehimisht kanë pranuar mundësinë e sanksioneve penale ose civile dhe gjobave për dorëzimin e ndonjë dokumenti ose deklarate, me dashje ose pa dashje, që përmban informata të gabueshme ose mashtruese”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së. 

Ministria nuk pranoi të ofrojë dokumentet që dorëzoi konzorciumi fitues. 

Subjekti opozitar Vetëvendosje publikoi dokumente të faqës zyrtare të regjistrimit të biznesit në Gjermani ku thuhej se kompania Axos Capital kishte një kapital themelues në vlerë prej vetëm 25 mijë eurosh dhe se nuk kishte pasur qarkullim të madh viteve të fundit.

 
“Ofertuesit shprehimisht kanë pranuar mundësinë e sanksioneve penale ose civile dhe gjobave për dorëzimin e ndonjë dokumenti ose deklarate, me dashje ose pa dashje, që përmban informata të gabueshme ose mashtruese. MZHE

ACP Acoss tha se Vetëvendosja botoi të dhëna të një kompanie tjetër me zyrë në të njëjtin abjekt dhe që është përdorur prej saj vetëm për “disa shërbime administrative”.

“Ky proces është ende në procedurë dhe autoriteti kontraktues ka kufizime ligjore dhe nuk mundet tani që të zbulojë dokumentet - disa prej të cilave edhe mund të kenë kufizime në kuptim të konfidencialitetit - përderisa të mos ketë përfunduar procesi i tenderimit”, thuhej në përgjigjen e MZHE-së.

Sipas kësaj ministrie, të gjitha kontratat dhe dokumentet tjera do të jenë të qasshme për publikun pas nënshkrimit të kontratës mes konzorciumit fitues e Qeverisë së Kosovës.
Kontrata mes palëve pritet të nënshkruhet më 16 qershor të këtij viti. 
Qeveria po shet 75 për qind të aksioneve në Vala e Telekom, dy njësi biznesi të PTK-së, duke ruajtur vetëm 25 për qind. Njësia postare do të mbetet 100 përqind në pronësi publike. 

Operimi i bizneseve në ishujt Cayman 

Me mijëra kompani nga e tërë bota operojnë entitete në ishujt Cayman. Ky territor britanik në zonën e Karaibeve nuk imponon tatim në të hyra të korporatave dhe nuk i bën publike madje as informatat bazike të kompanive, siç janë emrat e drejtorëve të kompanisë. 

Ishujt Cayman u kanë mundësuar kompanive që të operojnë me entitete të cilat kryesisht janë të themeluara në letër, për t’iu shmangur tatimeve miliardëshe, duke i kanalizuar profitet e veta përmes entiteteve të tilla vartëse. 

Kjo praktikë është e zakontë - duke qenë se shumë korporata të mëdha botërore, përfshirë Microsoft dhe Exxon Mobile, përdorin aranzhime të tilla me kompani “offshore”. 

Por ishujt Cayman dhe qendrat tjera të financimit “offshore” gjithashtu janë shfrytëzuar për qëllime shumë më të dyshimta. 

Kompania energjetike amerikane, Enron, i kishte shfrytëzuar ishujt Cayman për të fshehur keqpërdorimet e veta.
"Por ishujt Cayman dhe qendrat tjera të financimit “offshore” gjithashtu janë shfrytëzuar për qëllime shumë më të dyshimta.
Si pasqyrim i mungesës së transparencës në ishuj, në regjistrin e bizneseve atje gjenden vetëm informatat bazike: emri i kompanisë, lloji i kompanisë, data e regjistrimit dhe formimit, numri i regjistrit dhe adresa e tij. Për marrjen e informatave të tilla nga regjistri duhet paguar rreth 28 euro. 

Regjistri i bizneseve të Ishujve Cayman nuk liston një kompani me emrin “Axos Cayman”. 

Në të megjithatë gjendet Axos Limited. 

Axos Limited, i krijuar në vitin 2007, është me adresë të regjistruar në një firmë të quajtur Campbells Corporate Services Limited, e cila është e specializuar për t’i siguruar kompanive të huaja prani në Ishujt Cayman. 

Kur Budden i ACP Axoss-it u pyet nga gazeta se a është Axos Cayman të cilin ai e përmend i regjistruar si Axos Limitted, ai tha se për shkak të ndjeshmërisë nuk dëshiron të komentojë. 

Shefi i Axos nuk tregon se nga kush i morri paratë  

Lëvizja opozitare Vetëvendosje shprehu dyshime  lidhur me vendimin e Qeverisë që transferoi aksionet tek konzorciumi i udhëhequr nga kompania me bazë në Hamburg. 

VV-ja dyshon se ACP Axos mund të jetë thjeshtë paravan për interesa të dyshimta vendore. 

Lideri i kësaj lëvizje Albin Kurti pohoi se biznesmenë lokalë të afërt me pushtetin janë pjesë e blerjës së aksioneve të PTK-së. 

Ai bëri me gisht kah një kompani që fiton tenderë nga Korporata Energjetike e Kosovës. 

Kurti tha se bëhej fjalë për kompaninë “Zhugolli”. 

Zhugolli është mbiemri i pronarit të kompanisë “Eco Trade” e cila fitoi dhjetëra miliona euro nga KEK-u. 

Mehdi Zhugolli thotë se Kurti nuk kishte përmendur emrin e tij e as të kompanisë së tij. 

Sipas tij, Kurti mund të jetë i informuar për mundësinë e ekzistimit të një kompanie të quajtur “Zhugolli”. 

Thotë se vetë nuk është i informuar nëse ekziston një e tillë. 

Kurti më vonë në një opinion të tij pohoi se bëhej fjalë pikërisht për një apo më shumë kompani të vëllëzërve Zhugolli të cilët janë biznesemnë të afërt me pushtetin që kanë fituar miliona prej prokurimeve publike të KEK-ut. 

Kurti tha se vëllëzërit Zhugolli po shpërlajnë milionat e përvetësuara pas luftës dhe se privatizimi i PTK-së do të mbahet mend si “shpërlarja e shekullit”. 

Budden i mohoi pretendimet e tilla. 

“Reagimet negative në media dhe mes disa politikanëve bëjnë që investuesit e huaj të kenë më pak interes për të ardhur në Kosovë,” tha Budden. 

Ai tha se kompania i përmbahet në mënyrë strikte Ligjit për Praktikat Korruptive Jashtë Vendit. 

“Në këtë transaksion nuk ka pasur dhe nuk ka korrupsion. Populli i Kosovës duhet të jetë krenar që përfundimisht ka fituar një investitor si ne”, shtoi Budden. 

Edhe pse Budden ka deklaruar se ACP Axos “nuk është paravan për ndonjë investues nga Ballkani”, ai dha informata të pakta për burimet e financimit. 

“Struktura përfundimtare është duke u vlerësuar me partnerët tanë në investim, bankat dhe këshilltarët tatimorë. Paratë do të vijnë nga investues nga SHBA-të dhe Europa”, tha Budden. 

Budden, nga ACP Axos, tha se PTK-ja e re do të udhëhiqet nga Prishtina, me ndihmën e Telecom Italia dhe BT Group nga Britania. Kompania ka theksuar se do të krijojë 1000 vende pune, pjesërisht përmes qendrave të thirrjeve të cilat do t’u shërbejnë kompanive jashtë Kosovës. 

Carlo De Martino përgjegjës i Zyrës për Komunikim me Publikun në “Telecom Italia” konfirmoi se kompania është duke e këshilluar Axos-in. 

Gazeta Jeta në Kosovë kërkoi përgjigje nga baza e British Telecom në Londër. 

Boris Kapke menaxher i Zyrës për Komunikim me Publikun i degës së British Telecom në Gjermani konfirmoi se dega e kompanisë britanike në Poloni ka ofruar shërbime këshilluese për “ACP Axos Capital Gmbh”, e cila udhëheq konzorciumin që është shpallur blerës i PTK-së. 

Ai konfirmoi se kompania do të vazhdojë të ofrojë shërbime konsulente edhe në të ardhmen për kompaninë gjermane “Axos”.

“Ne aktualisht jemi duke punuar me Axos-in për të definuar fushëveprimin e saktë të punës”, tha Kapke. 

ACP Axos, me seli të regjistruar në një shtëpi në Hamburg, ofertoi për PTK-në në konsorcium me Najafi Companies, një firmë private investuese amerikane.

 
“Ne aktualisht jemi duke punuar me Axos-in për të definuar fushëveprimin e saktë të punës. Boris Kapke

Najafi, që nuk deshi të flasë për Gazetën Jeta në Kosovë, është një kompani mjaft e mbyllur e cila deklaron se “bën investime tejet selektive në kompani me ekipe të fuqishme menaxhuese në industri të ndryshme, shpesh në fusha që karakterizohen me ndryshime të shpejta teknologjike”.

Në muajin shkurt, Najafi bleu operatorët europianë Cinram të cilët prodhojnë disqe Blu-Ray, CD dhe DVD. 

“Ne e kemi njohur Najafin për një kohë të gjatë - dhe është një investitor i mirë nga SHBA-të”, tha Budden. 

“Ata duhet ta lënë Cayman-in”

Andrea Capussela, ish-udhëheqës për çështje ekonomike në Zyrën Ndërkombëtare Civile (eng. ICO), thotë se përdorimi nga Axos i një kompanie me bazë në Cayman do të bëjë të pamundur për të ditur se kush janë pronarët realë të shumicës së aksioneve në PTK. 

“Ata  (Axos) duhet ta lënë Cayman dhe të përdorin një kompani që është e inkorporuar në një juridiksion që garanton transparencë. Pikë së dyti, duhet dhënë më shumë informacion për ofertën e dytë dhe shtyrjen e fundit”, thotë ai. 

Capussela dyshon se oferta që humbi është vënë vetëm sa për të lejuar që procesi i shitjës të ecë para pasi që, sipas tij,  me vetëm një ofertë privatizimi do të duhej të anulohej. 

“Shqetësimi që kam unë për procesin është mungesa e konkurrencës: vetëm dy oferta dhe një prej tyre është pothuajse sa gjysma e ofertës që fitoi. Gjithashtu, është prezantuar pas një shtyrje të fundit, pasi shtypi raportoi se vetëm një investitor ishte i interesuar”, thotë Capusela. 

Ish-shefi i Njësisë për Ekonomi në ICO  thotë se çmimi prej 242 milionë (277 minus 35 milionë kesh në kompani) nuk është aq i ulët sa duket. 

“…çmimi është i ulët. Por, ndoshta nuk është jashtë mase i ulët. Fakti që është kaq i ulët i duhet atribuar kryesisht mënyrës se si është menaxhuar PTK-ja që nga viti 2008”, thotë ai. 

Capussela thotë se PTK-ja përballej me probleme dhe se Kosova nuk ka arritur të ndërtojë një klimë të mirë për investime.
“…çmimi është i ulët. Por, ndoshta nuk është jashtë mase i ulët. Fakti që është kaq i ulët i duhet atribuar kryesisht mënyrës se si është menaxhuar PTK-ja që nga viti 2008. Andrea Capussela
“I referohem, në veçanti, kontratës Dardafon, që mund të largojë përfitimet nga kompania: kjo është arsyeja pse ajo kontratë dëmtuese është në fokus të një rasti korrupsioni”, thotë ai. 

Më 2008 Postë-Telekomunikacioni i Kosovës kishte nënshkruar kontratë me Dardafone, një konzorcium i Devolli Group dhe Unitel-it me bazë në New York. 

Në lidhje me të, në qershor 2011 prokurori Joachim Stollberg nxori aktakuzë me dyshime kundër Rexhë Gjonbalajt e Shyqri Haxhës, kryetarit të bordit dhe kryeshefit të PTK-së, si dhe ndaj Blerim e Shkëlqim Devollit nga “Devolli Group”.

Gjonbalaj e Haxha dyshoheshin për hyrje në kontrata të dëmshme dhe abuzim të detyrës zyrtare. Devollët akuzohen për mashtrim, kontrata të dëmshme, abuzim me besimin, falsifikim të dokumenteve dhe krim të organizuar.

Capusela thotë Qeveria e Kosovës veproi arsyeshëm kur vendosi të pranojë edhe oferta të investitorëve financiarë e jo vetëm oferta të investitorëve industrialë që merren me telekom. 

Ky veprim mund të rriste konkurrencën por, sipas tij, kjo nuk ndodhi në rastin e Kosovës. 

“Problemi, sidoqoftë, është se justifikimi kryesor pse u pranuan  me kapital investues u rrëzua menjëherë kur pati kaq pak konkurrencë”, thotë Capusella.(Parim Olluri dhe Nate Tabak)

Shoqata "Sali Çekjaj e indinjuar për manipulimet dhe falsifikimet e .historisë më të re të Kosovës


"Historia fillon me ne, me mua",- është një tezë e hedhur dhe e zbatuar, me zjarr e hekur, nga sovjetizmi rus, me përfaqësues Leninin dhe Stalinin, me bandën e tyre të kuqe, për të vazhduar me fashizmin, i kryesuar nga Hitleri gjerman, për t`u kopjuar dhe përfeksionuar, për të keq, nga komunistët e Evropës Lindore, Ballkani. Me theks të veçantë e makabritet të skajshëm kriminal, këtë tezë e përvetësuan komunistët shqiptaro-kosoav (ruso-sllavet) për t`u ligjësuar nga disa ish ushtarkak neokomunist të UÇK-së.
Në zbatim të ideologjisë të mykur sllaviste, stalinistët e Kosovës, (neokomunist të UÇK-së.)kohëve të fundit  po mohojnë  të gjithë të kaluarën historike të shqiptarëve, duke himnizuar betejat e humbura, njësoj si nacionalistët serbë Betejën e Kosovës; duke i kënduar lavdisë, dimensioni i të cilës i mungoi, pikërisht, "luftës" së tyre. Me tezën e huazuar nga fashizmi dhe komunizmi, për ta përvetësuar atë pak luftë modeste të bërë në vitet 1998-99 në Kosovë, por edhe heronjtë, dëshmorët, varret e tyre, ata, stalinistët, përvetësuan, privatizuan edhe vet historinë e Kosovës. Dhe, bujshëm e me mujshi thonë: "Historia fillon me ne" dhe së fundi: "Historia fillon me mua, Hashimin"!!

Kongresi Amerikan nderon Ermira Babamustën “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare”

Kongresi Amerikan nderon Ermira Babamustën “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare”
(Në foto: Ceremonia e Pritjes, Senatori Harry Reid, Udhëheqësi i Shumicës në Senatin Amerikan dhe Dr. Ermira Babamusta, në Kongresin Amerikan, Washington DC, 1 Gusht 2013)
(Në foto: Ermira Babamusta “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013” me dekorimet nga Kongresi Amerikan dhe Senatori Harry Reid, Washington Dc, 1 Gusht 2013).
(Në foto: Ermira Babamusta, oragnizatore e Kuvendit Nacional të Partisë Demokratike në Colorado per President Obamën, Kolorado, verë 2008)
Washington DC- Kongresi Amerikan ka nderuar atë e bijë, Neki dhe Ermira Babamusta për herë të dytë për veprimatarinë e tyre demokratike dhe diplomatike midis dy kombeve shqiptaro-amerikane (2004 & 2013). Me rastin e pavarësisë të Amerikës, dhe kontributin e dhënë nga familja Babamusta në ndërtesën e Kongresit Amerikan (U.S. Capitol Hill) janë ngritur dy flamurë me datë 4 korrik 2013. Në ceremoninë solemne “Mirësevini në Washington” të organizuar nga Senatori Harry Reid, Udhëheqës i Shumicës në Senat (Senate Majority Leader) në dhomën e senatit “Lyndon Baines Johnson Room” në Kongresin Amerikan, me 1 Gusht 2013, e ftuara Ermira Babamusta ka pranuar njohjen nga senatori dhe dy dekorimet: Ermira Babamusta - Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013 dhe Neki Babamusta - Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë 2013. Ermira gjithashtu pranoi dekoratën në emër të babait dhe familjes.
Gjatë takimit Ermira i dhuroi senatorit Harry Reid një punim tradicional me simbolin shqiptar, shqiponjën me dy krena, si shenjë respekti të forcimit të lidhjeve kulturore-diplomatike Sh.B.A.-Shqipëri-Kosovë. Pas ceremonisë stafi i senatorit Harry Reid e shoqëri Ermirën, si të ftuar nderi për një vizitë të Kongresit Amerikan, duke përfshirë dhe vizitat në Galerinë e Senatit Amerikan dhe Dhomën e Përfaqësuesve, pamjen e replikës të dokumentit historik me principe të kushtetutës amerikane “Magna Carta” brenda ndërtesës së Kongresit Amerikan si dhe Dhomën e vjetër të Gjykatës të Lartë (1810-1860) dhe dhomën e vjetër të Senatit Amerikan (1810-1959).
Dr. Ermira Babamusta u vlerësua nga Kongresi Amerikan me nderimin e lartë “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013” (International Humanitarian Efforts) për punën e saj të jashtëzakonshme humanitare – diplomatike, si një zë i fuqishëm dhe inspirues për Amerikën dhe Kosovën në promovimin dhe mirkuptimin e dy kulturave shqiptaro-amerikane, dhe fuqizimin e rolit të gruas në Kosovë dhe botë. Çertifikata e njohjes dhuruar Ermira Babamustës me këtë rast nga senatori Harry Reid vlerëson kurajon, udhëheqjen dhe kontributin e saj në zhvillimin dhe përhapjen e kulturës dhe historisë midis dy kombeve. Ermira Babamusta është gjithashtu edhe fituesja e çmimit “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” nga Instituti i Paqes Kessel, Sh.B.A.
“Falenderoj Kongresin Amerikan dhe senatorin Harry Reid për vlerësimin që më dhanë si “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013”, për punën time humanitare diplomatike në Kosovë. E vlerësoj këtë takim me Senatorin Harry Reid si moment historik për marrëdhëniet tre palëshe – Sh.B.A. –Shqipëri-Kosovë dhe përkrah përpjektet amerikane në këtë drejtim. Gjatë takimit me senatorin Harry Reid në Kongres theksova rëndësinë e marrëdhënieve Sh.B.A.-Shqipëri-Kosovë dhe potencialin e bashkëpunimit midis këtyre vendeve, si dhe falenderova qeverinë amerikane për kontributin e jashtëzakonshëm për interesin e përbashkët të paqes dhe demokracisë. Senatori Reid foli për vizitën e tij në Shqipëri dhe përshtypjet e mira që kishte. Po në Kongresin Amerikan në 2004 jam takuar me ish-sekretarin e shtetit Colin Powell dhe kam folur para Senatit Amerikan ku kam falenderuar qeverinë amerikane për mbështjetjen e fortë ndaj Shqipërisë dhe kam ngritur çështjen e Pavarësisë të Kosovës. Do vazhdoj më tej përpjekjet e mia për të fuqizuar lidhjet midis vendeve tona, për çështjen shqiptare, mbrojtjen e lirisë, demokracisë, drejtësisë si dhe mbrojten e drejtave të grave, dhe vlerave kulturore-artistike-historike të shqiptarëve në vend dhe diasporë,” theksoi Ermira Babamusta.
“Jam krenare që Kosova ka patur sukses në platformën ndërkombëtare në rrugën e njohjes së shtetit. Përgëzoj udhëheqejen e Kosovës dhe Sh.B.A-së, për punën e tyre të jashtëzakonshme në këtë drejtim, në veçanti: Presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, zv. Kryeministrin Bexhet Pacolli, zv. Kryeministren Edita Tahiri, ministrin Enver Hoxha, Ambasadorin Akan Ismaili, Ambasadoren Tracey Jacobson, Presidentin Obama dhe Clinton, zv. Presidentin Joe Biden dhe senatoren Hillary Clinton, Konsullin Dritan Mishto, etj. I uroj shtetit kosovar një progres të mëtejshëm ekonomik, politik dhe social. Kosova dhe Shqipëria kanë mundësinë të bëhen perlat e Europës nëse forcohen akoma më shumë standartet vendore,” shtoi Dr. Ermira Babamusta, eksperte e punëve të jashtme.
Misioni diplomatik-kulturor i Ermira Babamustës në Kosovë dhe mbrojta për paqe e drejtësi
Në 2007 dhe 2012-13 Ermira Babamusta kreu dy misione diplomatike-kulturore në Kosovë për njohjen e pavarësisë në Kosovë, mbrojten e paqes, demokracisë dhe drejtësisë në vend, dhe lobimin e integrimit europian të Kosovës. Ermira Babamusta është angazhuar që në fillim të viteve 90-të për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, nëpërmjet organizatës patritoke themeluar nga babai i saj, Neki Babamusta. Në vitin 1999 Ermira vazhdon lobimin për çështjen Shqiptare në Miçigan, Sh.B.A. Me angazhimin dhe punësim në Kongresin Amerikan, Ermira e ngren çështjen e pavarësisë së Kosovës para senatit amerikan në 2004 me ish-sekretarin e shtetit, Colin Powel.
Në takimin me Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan gjatë punës së saj në Departamentin e Paqes, Ermira Babamusta shprehu qëndrimin për përcaktimin e statusit final të Kosovës. Në takimet zhvilluar në 2010 me Komitetin Europian në Strasburg, Gjermani, Luxemburg, Hollandë dhe Francë Ermira Babamusta shton përpjeket për të siguruar bisedimet dhe njohjen e pavarësisë të Kosovës. Në korrespondencën me Presidentin Obama dhe zv. Presidentin Joe Biden dhe sekretarin e shtetit John Kerry Ermira ka falenderuar përkrahjen e Amerikës dhe ka kërkuar mbështetje nga Sh.B.A.-ja si dhe ka theksuar rëndësinë e një punimi të afërt me Kosovën në rrugën e saj drejt demokracisë dhe integrimit rajonal.
Puna e Ermirës në administratën e Presidentit Obama dhe promovimi i vlerave demokratike në botë
Në 2008 dhe 2012 Ermira Babamusta punoi për administratën e Presidentit Obama, si drejtoreshë gjatë zgjedhjeve presidenciale në amerikë në shtete të ndryshme, duke patur përsipër shtete kyçe gjatë fushatës si Florida, Ohio, Pennsylvania, Colorado, etj. Gjithashtu Ermira Babamusta ishte një nga drejtueset që organizoi për 75,000 amerikanë Kuvendin Nacional të Partisë Demokratike në Colorado, në 2008 ku senator Barack Obama pranoi nominim e partisë demokratike për president dhe dha fjalimin. Ermira mori ftesë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2009 dhe 2013 në Washington DC për të qenë pranishëm në inagurimin e President Obamës me rastin e fitores.
Në korrik 2013 Ermira Babamusta shërben si drejtoreshë rajonale e organizatës bamirëse “Projekti Borgen” që e pati nismën nga një aktivist amerikan pas misionit të tij me refugjatët e Kosovës në 1999. Kjo punë humanitare e Ermirës është pjesë e programit “Shërbimi Vullnetar i Presidentit” (President’s Volunteer Service Program), themeluar në 2003 në bashkëpunim me zyrën e Presidentit të Amerikës.
“Dua të ndjek në hapat e zonjës së parë, Michelle Obama, e cila ka dhënë kontribut të veçantë për komunitetin amerikan, sidomos për të rinjtë dhe familjet e veteranëve. Misioni im humanitar dhe për paqe për Kosovën, Shqipërinë dhe botën është një pasion i imi për të dhënë kontributin tim humanizmit, në mbrojten e të drejtave të njeriut, përhapjen e vlerave kulturore, demokratike dhe të paqes si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturave të ndryshme të botës,” tha Ermira Babamusta, Gruaja Humanitare Ndërkombëtare 2013 dhe Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos.

Njeriu i duhur për shqiptarët e Gjermanisë- Votoni në zgjedhjet Parlamentare të Oberbayernit me 15 shtator 2013 për inxhinierin shqiptar Deli Balidemaj



Nga Flori Bruqi

Deliun e njof si fëmijë...Banonim në një Lagjë të Kodrës së Diellit në Prishtinë...

Deli Balidemaj është i lindur në Malësinë e Madhe, në Martinaj të Plavës. Në vendlindje kreu shkollimin fillor, ndërsa shkollimin e mesëm dhe studimet universitare për elekroteknikë ku edhe u diplomua si inxhinier, i ka kryer në Prishtinë. Balidemaj është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Në Gjermani, Balidemaj erdhi para 15 vitesh. Ai filloi të punojë në Ministrinë e Arsimit në Munih, ku vazhdon të punojë edhe sot, që aktualisht punon në Drejtoratin e Arsimit të Munihut. Gjatë kësaj periudhe ai i ka vazhduar studimet e mëtutjeshme.

Që në fillim kur erdhi në Gjermani, u angazhua për çështjen shqiptare dhe u kyç në QKSH RILINDJA, ku ende vazhdon ta japë kontributin e tij. Prej fillimit, është anëtar i kryesisë së kësaj qendre, që përveç aktivitetit kulturor, të cilin QKSH RILINDJA e kishte prioritet, ai ofroi kontributin e tij të çmuar edhe në aspektin politik e kombëtar. Po ashtu edhe për Mësimin plotësues në gjuhën shqipe ka ndihmuar, megjithë vështirësitë, të cilat i kemi.

Para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë, Balidemaj u angazhua me tërë qenien, duke mos kursyer asgjë, për t`i dalë në ndihmë popullit të tij. Asnjëherë nuk e uli ritmin në angazhimin për ta dhënë kontributin e tij. Vazhdimisht është në kërkimin të rrugës, mundësive dhe mënyrës së organizimit në shërbim të popullit të tij këtu, por edhe të komuniteteve tjera, për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritur. Në punën e tij profesionale edhe pasionin që kishte dhe ka, zgjeroi vizionin e tij në kontributin për t`i ndihmuar të gjitha komunitetet përkrahë bashkëqytetarëve të tij, që jetojnë në Bavari.

Qëllimi i Balidemaj është: integrimi i shqiptarëve bashkë me popujt tjerë, që jetojnë në Gjermani e krahas integrimit , të krijohet një jetë më e mirë sociale, shkollore e politike, por jo vetëm kaq. Synim i tij është edhe barazia sociale, shkollore e politike e të gjitha komuniteteve në Bavari/Gjermani.

Më shumë se kurrë më parë, shqiptarët tashmë janë më të bashkuar dhe më të përgatitur në të gjitha fushat profesionale, të gatshëm për të qenë pjesë e familjes europiane. Prandaj në vizionin e tij, Balidemaj, dëshiron t`ua bëjë me dije të gjithëve se mundësitë janë, se shancat ekzistojnë që kjo të bëhet realitet, por duhet angazhim e punë të parreshtur. E gjithë kjo rini e kualifikuar, e cila jeton e punon në Bavari, nuk duhet të mbetet jashtë rrjedhave shoqërore. Ata doemos duhen angazhuar në politikën e ditës. Prandaj, ne duhet të kërkojmë më shumë të drejta, por kurrësesi s` guxojmë t`i harrojmë obligimet e shumta, të cilat na presin përpara, thotë Balidemaj.

Për këtë arsye, duke besuar fuqishëm në përkushtimin e Balidemaj, në punën e tij të palodhur, në përkrahjen e bashkëpunëtorëve por edhe të miqve të tij gjermanë, por pa i harruar edhe ata shqiptarë, ka arritur të bëhet kandidat direkt në Partinë e të Gjelbërtve për Parlamentin e Oberbajernit.

Zgjedhjet do të mbahen më 15 Shtator 2013. Besoj se ne shqiptarët do të jemi të vetëdijshëm dhe me votën tonë, do t`i japim mundësinë që Balidemaj ta ketë rastin dhe mundësitë, që ta tregojë veten, duke i dhënë edhe rezultatet në një të ardhme të afërt.

Këtu janë të dhënat ku mund të informoheni për aktivitetine tij:

Bota ka filluar të bëhet më e vogël për shqiptarët. Ata, të shpërndarë anë e kënd botës, dëshmuan se janë të aftë edhe në marrje të përgjegjësive shtetërore e institucionale. Shumë shqiptarë i përkëdheli fati të emigrojnë në Gjermani. Në këtë shtet, të njerëzve të jashtëzakonshëm, punëtorë të pa shoq, pronarë të një kulture shumë të gjerë e shumë të thellë, rrezatues të një kryekulture nga më të spikaturat e Evropës madje edhe më gjerë. Në atdheun e Ajnshtajnit, Bahut, Gëtës, Bethovenit, Kantit, Shilerit, Niçes e sa e sa të tjerë Kolosëve, që piketuan izoipset për rrugët e zhvillimit social, ekonomik e kulturor evropian për rrjedhojë edhe botëror.


Gjermania përjetoj vitet e çmendurisë; viktima dhe shkatërrime në masë të qyteteve dhe fshatrave të ndryshme. Një çmenduri të tillë, jo shumë moti, e përjetoi edhe populli shqiptarë. Andaj, këta dy popuj i njohin dhimbjet njëri-tjetrit...
Mërgata shqiptare po vazhdon të jetë zgjuar duke iu bërë krah i fortë çështjes kombëtare dhe vendeve ku ata jetojnë e punojnë. Një nder ta është edhe Deli Balidemaj, i cili punon e jeton tash e 16 vite, në Mynih (München) të Bayernit të Gjermanisë.

delija.balidemaj@muenchen.de.

Në të gjithë vendin u kujtua 11 shtatori Dita e sulmeve terroriste

Familjet shqiptare nderojnë viktimat e 11 shtatorit 2001

12 vjetori i tragjedisë së 11 shtatorit 2001 është kthyer në shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë, ai është bërë simbol i bashkimit, dinjitetit dhe krenarisë, së çdo qytetari në SHBA. Në Nju Jork, vendin ku u rrëzuan me sulm terrorist dy Kullat Binjake, u organizuan ceremoni përkujtimore për mijëra viktimat e 11 shtatorit. Edhe në Pentagon e Pensilvani, ku u vranë disa qindra qytetarë të tjerë, për çdo vit, përkujtohet jeta dhe heroizmi i atyre njerëzve që humbën jetën nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Në 11 shtator 2001, edhe kombi ynë –kombi shqiptarë, hyri edhe kësaj radhe në historinë e heronjve amerikan, me tre emra, që do të mbeten simbol i kësaj ngjarje tragjike. Ata janë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj. Ata janë tre emra, të cilët do të kujtohen në mote, po në çdo 11 shtator,si dëshmi e gjallë, se ne kombi shqiptarë – jemi Shqiptarë në radhë të parë, por,jemi edhe Amerikan.
Si në të gjithë Nju Jorkun, qyteti me i goditur nga sulmet tragjike të 11 shtatorit 2001, edhe Prefektura e "Westchester County", në veri të saj - dje, në mbrëmje mbas asaj që u zhvilluan në ish vendin ku ngriheshin më parë Dy Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, me një ceremoni përkujtimore është shënuar, 11 shtatori i 2001-shës!

QYTETARËVE TË PRISHTINËS I DUHËN VIZONE TË REJA ....

I njohur në opinion si analist dhe njohës i qeverisjes lokale, si dhe një politikanë i papërfolur për ndonjë aferë korruptive, i rikandiduar i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për komunën e Prishtinës, Besnik Tahirin është “karremi” i AAK-së për votën e qytetarëve të Prishtinës.

I vetëdijshëm, për humbjen e tij në 2009-në kur për herë të parë si kandidat i AAK-së për Prishtinë u paraqit në zgjedhje dhe mori vetëm 5 për qind të votave, Besnik Tahiri nuk dorëzohet duke kërkuar votën e qytetarëve për herë të dytë, në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Besnik Tahiri
“Një Prishtinë më ndryshe”, e që duhet patjetër, kështu dëshmon ekspertiza që ka bërë ai dhe më pas edhe planin për ndryshim:

“Prishtina do të ketë një infrastrukturë që garanton ujë të mjaftueshëm, parkingje, trafik të sistemuar, ngrohje, pastërti dhe administratë efikase. Një Prishtinë me më shumë gjelbërim, ndriçim, dhe mbi të gjitha atmosferë të volitshme biznesore si garant i zhvillimit ekonomik dhe punësimit”.
Photo: Tahiri takoi kryebashkiakun Lulzim Basha


Tahiri: Tirana dhe Prishtina si dy kryeqendra duhet të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre shumë të ngushtë në mënyrë që të jenë promotor të vlerave kulturore, artistike, ekonomike dhe turistike

Sot, e shtunë, 31 gusht 2013, kryetari i Aleancës për Prishtinën, z. Besnik Tahiri, u prit në një takim të veçantë në Bashkinë e Tiranës nga Kryebashkiaku z. Lulzim Basha.

Gjatë këtij takimi kryetari Basha e njoftoi z. Tahiri rreth zhvillimeve në kryeqendër dhe në veçanti rreth tri temave që ishin me interes për z. Tahiri: buxhetimi me pjesëmarrje dhe procesi i konsultimeve lagje për lagje, reformat  e ndërmarra në administratën e kryeqendrës dhe mbi të gjitha rreth trajtimit që Bashkia ju ka bërë objekteve pa leje dhe mënyrave të legalizimit.

Z. Tahiri duke e njoftuar kryetarin Basha rreth procesit të hartimit të programit për Prishtinën theksoi se programin për ndryshim që ai ka përpiluar ndahet në dy nivele, atë që trajton planet lagje për lagje dhe programin e veçantë sektorial që garanton zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit-Prishtinës.

Tutje z. Tahiri theksoi se Tirana dhe Prishtina si dy kryeqendra duhet të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre shumë të ngushtë në mënyrë që të jenë promotor të vlerave kulturore, artistike, ekonomike dhe turistike, e kjo sipas Tahirit realizohet përmes angazhimit të përbashkët përmes një platforme të qartë.

Poashtu, gjatë këtij takimi më në detaje u trajtuan politikat e Bashkisë së Tiranës në planifikim dhe menaxhim në funksion të reduktimit të shpenzimeve administrative në favor të fondeve për shërbime ndaj qytetareve, transparencë të plotë të përdorimit të fondeve publike dhe në veçanti në rritjen e eficences në administrimin të fondeve dhe ngritjen e nivelit të investimeve.
Ndonëse, nuk deklaron ndonjë model të tij me emër në politikë, ai po ndjek moton e ish kryeministrit Sali Berisha:

“Ne jemi ndryshimi, përpara”, e me të cilën Berisha hapi fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare këtë vit.
Photo: Tahiri, do ta sjellim ndryshimin që të gjithë e duan
 
Sot (e martë) në një takim të veçantë në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari Ramush Haradinaj priti ekipin e ekspertëve të rinj, të fushave të ndryshme, të cilët zyrtarisht iu bashkuan AAK-së në kuadër të projektit fitues për kryeqytetin “Aleanca për Prishtinën”.

Ky grup ekspertësh të shkolluar në universitetet më me renome në Evropë e SHBA, ofrojnë gjithë potencialin dhe energjinë për një Prishtinë ndryshe. Projektit fitues të Aleancës për Prishtinën, përditë e më shumë po bashkohen kapacitete të reja që përmes angazhimit në Aleancën për Prishtinën do ta bëjnë ndryshimin e madh për Kryeqytetin.

Besnik Tahiri në këtë takim theksoi se: Aleanca për Prishtinën po bënë hapa të fuqishëm në rrugë të fitores në zgjedhjet e ardhshme, kurse dyert tona mbeten të hapura edhe për anëtarë e kuadro të tjerë të shumtë, të cilët përditë e më shumë po e gjejnë veten në kuadër të AAK-së. Ne do të investojmë gjithë potencialin që kemi për t’i shërbyer ndryshimit të kësaj gjendje, ne kemi pranuar me respekt dhe përkushtim këtë angazhim të ri që të dizajnojmë një udhërrëfyes për Prishtinën me Fytyrë të Re ashtu si e meriton vet Prishtina dhe prishtinasi;

Me këta njerëz dhe me besimin në rritje të qytetarit të Prishtinës, ne jemi të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do ta marrim udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, në mënyrë që t’ia kthejmë dinjitetin dhe respektin qytetarit dhe qytetit tonë, ka thënë Tahiri. Ndryshimi nuk është i lehtë, nuk do të vijë pa përkushtim e vullnet, këtë e kam mësim nga jeta, asgjë nuk kam arritur pa shumë përkushtim,  andaj  e them me bindje se prishtinasit e duan Kryeqytetin, e së bashku do ta sjellim atë që të gjithë e duam, do ta bëjmë ndryshimin.

Kryetari Haradinaj, pas i ka quajtur si vlerë me peshë për AAK-në kolegët e rinj që aderuan sot, i përgëzuar ata dhe ka thënë se AAK do të jetë një mundësi që secili të japë kontributin e tij në të mirë të vendit dhe qytetarit tonë. 
 
Kryetari Haradinaj i ka komentuar si një farsë sondazhet e fundit dhe ka thënë se sa herë që kanë dalë “prognozues” të tillë të parakohshëm dhe tendenciozë, vota e qytetarit për AAK-në i ka demantuar ata.

Kryetari Haradinaj, si shembull për këtë i ka marrë zgjedhjet lokale të vitit 2009, në të cilat AAK mori 19 për qind të votave, ndërkohë që “sondazhet” tendencioze kishin parashikuar njëjtë si në këtë spekulimin e fundit.

“AAK do të jetë fituesja më e madhe e zgjedhjeve të ardhshme lokale”, ka thënë kryetari Haradinaj, duke potencuar si garancë për këtë besimin gjithnjë e më të madh dhe mbështetjen që AAK po e gjen përditë në terren, në mesin e qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq ata që ju bashkuan Aleancës për Prishtinën, u shtyn të jenë duke vlerësuar  platformen e kryetarit Besnik Tahiri dhe i Aleancës për Prishtinën dhe vizioni e lidershipi i pakontestueshëm i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, ishin arsyet që ne e gjetëm veten në kuadër të AAK-së. 

“Përmes AAK-së ne do ta ndryshojmë së bashku Prishtinën dhe kryeqytetit kosovar do t’ia kthejmë vlerën dhe dinjitetin e dikurshëm të cilin ia nëpërkëmbi dhe ia humbi qeverisja aktuale e Komunës së Prishtinës”, ndërkaq “garancë për këtë është edhe vetë lidershipi i vendosur dhe vizionar i kryetarit Ramush Haradinaj, i cili u dëshmua gjatë luftës për lirinë e Kosovës, pastaj në 100-ditshin në krye të Qeverisë së Kosovës dhe në proceset e dinjitetshme të dëshmimit të pastërtisë dhe vlerave të përpjekjeve tona për liri, në Tribunalin e Hagës”.
 
Ekspertët që sot iu bashkuan AAK-së, janë: Besim Demi, magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare – Akademia Diplomatike e Vjenës dhe UCL Londër; Aulona Mehmeti, Ekonomiste- Marrëdhënie Ndërkombëtare – American University Uashington; Fidel Krasniqi, Magjistër i Telekomunikacionit – Universiteti i Pitsburgut; Fitnete Bejta, Magjistër i Ekonomisë; Trim Musliu, Menaxhment- Informatike/ Producent; Granit Shasivari, Magjistër i Ekonomisë – TCL Londër; Veton Osmani, Akademia e Arteve; Blerim Gashi, Politikolog; Ajhan Saraçi, Ekonomist; Bujar Gashi, Specialist i Mjekësisë Familjare.
Ndërkohë, që në fund të gushtit, Tahiri ka realizuar dhe një vizitë tek homologu i tij, kreu i Tiranës Lulzim Basha. Tahiri është themelues dhe aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, udhëheq Departamentin për Qeverisje Lokale në AAK dhe është këshilltar i lartë i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj si dhe ishte këshilltari më i ri në kabinetin e tre kryeministrave të kaluar.
Photo: • Kryetari Haradinaj i shtroi iftar myftiut Tërnava dhe udhëheqjes së BIK-ut •
 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shtruar sonte në selinë e partisë iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-së.
 
Paraprakisht kryetari Haradinaj dhe myftiu Tërnana bashkëbiseduan për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtetndërtimit.
 
Kryetari Haradinaj e falënderoi myftiun Tërnava dhe BIK-në për rolin e tyre të rëndësishëm dhe, ruajtjen e popullit tonë në kuadër të të gjitha përpjekjeve, nga çfarëdo inflirtimesh apo implikimesh të jashtme, që do të kishin reflektime të dëmshme për vendin dhe proceset tona.
 
Roli i BIK-së në të gjitha këto procese ishte shumë i rëndësishëm dhe unë ua përcjellë respektin dhe falënderimet e mia për punën që po bëni, tha kryetari Haradinaj.
 
Nga ana e tij, kreu i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, e falënderoi kryetarin Haradinaj për iftarin e organizuar dhe për angazhimet e tij në krye të AAK-së dhe rolin e partisë në proceset që po kalon Kosova.
 
Iftari i sontëm ishte në vazhdën e pritjeve, tashmë tradicionale, që kryetari Haradinaj organizon për Bashkësinë Islame të Kosovës, në muajin e Ramazanit.
Puna e tij është fokusuar në çështje që prekin politikat publike dhe reformën e qeverisjes lokale. Ai çmohet nga bashkëpunëtorët e tij, dhe analistët nuk i “hyjnë në hak” profesionalizimit të tij në qeverisje lokale, por sikurse për Tahirin, Shpend Ahmetin, apo Korab Sejdiun, të ashtuquajtur “të rinjtë” , parashihet se nuk do të mund të dalin nga petku i partive për të bërë atë që në realitet do të bënin po të ishin kandidatë të pavarur.
Photo: Tahiri: Aleanca për Prishtinën do të ofroj shërbime shëndetësore në çdo pjesë të Kryeqytetit.

Besnik Tahiri në hapje të konferencës, prezantoi ekipin për shëndetësi në përbërje të Dr. Luan Jaha, bashkë-koordinator i programit të AAK-së, Dr. Bujar Gashi, udhëheqës i departamentit për shëndetësi në Aleancën për Prishtinën dhe anëtarët tjerë të këtij departamenti; Dr. Bylbyl Reçica, Dr. Urim Tefiku, Ph. Granita Selimaj dhe Dr. Guxim Osmani. Z. Tahiri po ashtu paraqiti rëndësinë që ka sektori i shëndetësisë për Aleancën për Prishtinën.

Fillimisht z. Besnik Tahiri përgëzoi qytetarët e Kosovës e me theks ata të Prishtinës për caktimin e datës së zgjedhjeve që do të mbahen më 3 nëntor, “ai u shpreh se ky është një moment tejet i rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës, ku ftoj të reflektojnë mbi atë se a janë të kënaqur me gjendjen në Prishtinë dhe për rëndësinë e kësaj date, duke qenë se për Aleancën për Prishtinën këto zgjedhje janë jetike dhe të një rëndësie të veçantë, ne që në fillim jemi dakorduar për kandidaturën dhe programin që ka rëndësi kruciale në garën për Prishtinën që prijë unë, andaj kemi filluar të përpilojmë programin në aspekt tepër serioz dhe konkret”.

Aleanca për Prishtinën përmes këtij Programi do të angazhohet në dy drejtime: së pari në adresimin e problemeve aktuale; dhe së dyti, në zgjidhjen e problemeve të trashëguara si dhe parandalimin e shfaqjes së tyre në të ardhmen.

Aleanca për Prishtinën ashtu sikurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në mandatin e tyre qeverisës i kanë dhëne vetës për qellim të zhvilloj rrjet të tillë të shërbimeve shëndetësore i cili do të bëjë që çdo qytetar i kryeqytetit të ndihet i sigurt për shëndetit e tij kudo që ai ndodhet - në qendër të Prishtinës dhe në pjesën më periferike të saj, në qytet dhe në fshatin më të largët të saj, në shtëpi, në shkollë, në punë, në rrugë. Përmes aksioneve të hulumtimit aktiv për sëmundjet në mënyrë të vazhdueshme do ti trokasim në derë secilit qytetarë dhe do ta pyesim për gjendjen e tij shëndetësore. Duke ndërtuar kështu një sistem të saktë të evidentimit për kujdes të vazhdueshëm.

Dhe jo vetëm kaq Aleanca për Prishtinën do të bëjë që shërbimi shëndetësor që i ofrohet qytetarit të jetë i cilësisë më të lartë. 
Që ta bëjmë këtë të mundshme do të riorganizojmë institucionet shëndetësore ekzistuese dhe do të ndërtojmë kapacitete të reja. Do ti bëjmë ato me infrastrukturë dhe aparaturë moderne. Do të reformojmë sistemin e kujdesit në shtëpi, shërbimin e emergjencës. Do ta ri-konsolidojmë shërbimin shëndetësor në institucionet shkollore dhe të grupeve vulnerabile. 

Do të vendosim në qendër të kujdesit qytetarin dhe shëndetin e tij, por nuk do të harrojmë as punëtorin shëndetësor. Atij do ti krijojmë kushte të tilla për punë dhe mundësi për gjenerim të ardhurave që do ta bëjnë të gëzojë dinjitet të plotë personal dhe profesional. 

Programi ynë është i bazuar në financim real. Ne jemi të sigurt se implementimi i tij është i mundshëm në secilën pike të tij. Buxheti komunal për shëndetësi do të planifikohet në kohë duke përmbushur nevojat e zbatimit të planit, partneriteti me sektorin privat, kontratat me kompanitë e sigurimeve dhe kërkimi aktiv i donacioneve janë garanci se programi ynë do te realizohet. 

Programi që ne po paraqesim sot do të vazhdojë të jetë në konsultime të gjëra me qytetarët, institucionet shëndetësore dhe mekanizma tjerë institucional që kanë të bëjnë me këtë fushë.
Programi i Aleancës për Prishtinën nuk është vetëm konstatim i gjendjes problematike të qeverisjeve paraprake dhe asaj aktuale me Komunën e Prishtinës, porse është Program që pasqyron vizionin e arritshëm për ndryshim, nëpërmes realizimit të të cilit qytetarët e Prishtinës do të jetojnë në mirëqenie më të madhe si rezultat i qeverisjes së mirë dhe efikase.
Nënkryetari i AAK-së Blerim Shala e pati thënë se Besnik Tahiri ka përgatitjen e duhur arsimore e intelektuale që kryeqytetit t’i ofrojë një alternativë të re dhe një menaxhim si duhet, ndërsa bashkëpunëtorët tjerë në AAK, rolin e Tahirit e shohin të rëndësishëm sidomos gjatë kohës sa Haradinaj ishte në Hagë.
Photo: Sot, u mbajt takimi i ekspertëve të Departamentit të Ekonomisë
Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së dhe një nga bashkëpunëtorët më të hershëm të Tahirit thotë se për shtatë vite të qëndrimit të Ramush Haradinajt në Hagë, Besniku është ballafaquar me sfida të mëdha në parti.

• Besnik Tahiri është i lindur më 1 korrik 1975 në Prishtinë. Jeton në Ulpianë, është i martuar dhe baba i një fëmije.

• Është Magjistër i Shkencave të Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Ndërkombëtar. Studimet post-diplomike i ka mbaruar me performancë të lartë në Angli, në Universitetin e Birmingham-it.

• Ka diplomuar në Programin Akademik për zyrtarë të lartë të ofruar nga OSBE.

• Është përfitues i bursës prestigjioze të ”Chevening”, që ipet për liderët e ardhshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe (2004).

• Vitin e kaluar Besniku u zgjodh si tregim i suksesshëm në nivelin global. Kosova, me Besnikun, është zgjedhur ndër katër vendet në botë ku bursa Chevening ka pasur ndikimin substancial (2008).

• Është përfituesi i parë i bursës për studime hulumtuese nga Kosova, ofruar nga Fondacioni Soros OSI/LGI, me seli në Budapest (2008/2009).

• Është themelues dhe aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale.

• Është këshilltar i lartë për pushtet lokal i Kryetarit Haradinaj dhe anëtar i Kryesisë së AAK-së.

• Ka qenë këshilltari më i ri në kabinetin e tre kryeministrave të kaluar. Puna e tij është fokusuar në çështje që prekin politikat publike dhe reformën e qeverisjes lokale.

• Në ngritjen e tij profesionale, vlen të veçohet eksperienca në sferën e qeverisjes lokale në Kosovë, përmes punës në organizata ndërkombëtare zhvillimore dhe ndërtimit të demokracisë.

• Ka menaxhuar 14 qendra për organizata joqeveritare në të gjithë Kosovën, të cilat kanë qenë në funksion të zhvillimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme në fushën e zhvillimit lokal dhe demokratizimit.

• Është i trajnuar në fushat e menaxhimit dhe komunikimit publik. Ka të publikuara një numër të konsiderueshëm të punimeve akademike, që ndërlidhen me qeverisjen efektive në nivel komunal.

• Është i mishëruar me krijimin e kushteve për ta kthyer qytetarin në qendër të vendimmarrjes.


• Besnik Tahiri është person energjik, me dinamika të larta në punë dhe i guximshëm për të marrë vendime. Krijimi i një identiteti modern zhvillimor për Prishtinën, është synimi i tij.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...