Nga Flori Bruqi
Deliun e njof si fëmijë...Banonim në një Lagjë të Kodrës së Diellit në Prishtinë...
Deli Balidemaj është i lindur në Malësinë e Madhe, në Martinaj të Plavës. Në vendlindje kreu shkollimin fillor, ndërsa shkollimin e mesëm dhe studimet universitare për elekroteknikë ku edhe u diplomua si inxhinier, i ka kryer në Prishtinë. Balidemaj është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Në Gjermani, Balidemaj erdhi para 15 vitesh. Ai filloi të punojë në Ministrinë e Arsimit në Munih, ku vazhdon të punojë edhe sot, që aktualisht punon në Drejtoratin e Arsimit të Munihut. Gjatë kësaj periudhe ai i ka vazhduar studimet e mëtutjeshme.
Që në fillim kur erdhi në Gjermani, u angazhua për çështjen shqiptare dhe u kyç në QKSH RILINDJA, ku ende vazhdon ta japë kontributin e tij. Prej fillimit, është anëtar i kryesisë së kësaj qendre, që përveç aktivitetit kulturor, të cilin QKSH RILINDJA e kishte prioritet, ai ofroi kontributin e tij të çmuar edhe në aspektin politik e kombëtar. Po ashtu edhe për Mësimin plotësues në gjuhën shqipe ka ndihmuar, megjithë vështirësitë, të cilat i kemi.
Para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë, Balidemaj u angazhua me tërë qenien, duke mos kursyer asgjë, për t`i dalë në ndihmë popullit të tij. Asnjëherë nuk e uli ritmin në angazhimin për ta dhënë kontributin e tij. Vazhdimisht është në kërkimin të rrugës, mundësive dhe mënyrës së organizimit në shërbim të popullit të tij këtu, por edhe të komuniteteve tjera, për një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritur. Në punën e tij profesionale edhe pasionin që kishte dhe ka, zgjeroi vizionin e tij në kontributin për t`i ndihmuar të gjitha komunitetet përkrahë bashkëqytetarëve të tij, që jetojnë në Bavari.
Qëllimi i Balidemaj është: integrimi i shqiptarëve bashkë me popujt tjerë, që jetojnë në Gjermani e krahas integrimit , të krijohet një jetë më e mirë sociale, shkollore e politike, por jo vetëm kaq. Synim i tij është edhe barazia sociale, shkollore e politike e të gjitha komuniteteve në Bavari/Gjermani.
Më shumë se kurrë më parë, shqiptarët tashmë janë më të bashkuar dhe më të përgatitur në të gjitha fushat profesionale, të gatshëm për të qenë pjesë e familjes europiane. Prandaj në vizionin e tij, Balidemaj, dëshiron t`ua bëjë me dije të gjithëve se mundësitë janë, se shancat ekzistojnë që kjo të bëhet realitet, por duhet angazhim e punë të parreshtur. E gjithë kjo rini e kualifikuar, e cila jeton e punon në Bavari, nuk duhet të mbetet jashtë rrjedhave shoqërore. Ata doemos duhen angazhuar në politikën e ditës. Prandaj, ne duhet të kërkojmë më shumë të drejta, por kurrësesi s` guxojmë t`i harrojmë obligimet e shumta, të cilat na presin përpara, thotë Balidemaj.
Për këtë arsye, duke besuar fuqishëm në përkushtimin e Balidemaj, në punën e tij të palodhur, në përkrahjen e bashkëpunëtorëve por edhe të miqve të tij gjermanë, por pa i harruar edhe ata shqiptarë, ka arritur të bëhet kandidat direkt në Partinë e të Gjelbërtve për Parlamentin e Oberbajernit.
Zgjedhjet do të mbahen më 15 Shtator 2013. Besoj se ne shqiptarët do të jemi të vetëdijshëm dhe me votën tonë, do t`i japim mundësinë që Balidemaj ta ketë rastin dhe mundësitë, që ta tregojë veten, duke i dhënë edhe rezultatet në një të ardhme të afërt.
Këtu janë të dhënat ku mund të informoheni për aktivitetine tij:
Bota ka filluar të bëhet më e vogël për shqiptarët. Ata, të shpërndarë anë e kënd botës, dëshmuan se janë të aftë edhe në marrje të përgjegjësive shtetërore e institucionale. Shumë shqiptarë i përkëdheli fati të emigrojnë në Gjermani. Në këtë shtet, të njerëzve të jashtëzakonshëm, punëtorë të pa shoq, pronarë të një kulture shumë të gjerë e shumë të thellë, rrezatues të një kryekulture nga më të spikaturat e Evropës madje edhe më gjerë. Në atdheun e Ajnshtajnit, Bahut, Gëtës, Bethovenit, Kantit, Shilerit, Niçes e sa e sa të tjerë Kolosëve, që piketuan izoipset për rrugët e zhvillimit social, ekonomik e kulturor evropian për rrjedhojë edhe botëror.
Gjermania përjetoj vitet e çmendurisë; viktima dhe shkatërrime në masë të qyteteve dhe fshatrave të ndryshme. Një çmenduri të tillë, jo shumë moti, e përjetoi edhe populli shqiptarë. Andaj, këta dy popuj i njohin dhimbjet njëri-tjetrit...
Mërgata shqiptare po vazhdon të jetë zgjuar duke iu bërë krah i fortë çështjes kombëtare dhe vendeve ku ata jetojnë e punojnë. Një nder ta është edhe Deli Balidemaj, i cili punon e jeton tash e 16 vite, në Mynih (München) të Bayernit të Gjermanisë.
delija.balidemaj@muenchen.de.
No comments:
Post a Comment