Prof. Dr. Ali VISHKO
Rrethanat e reja që u krijuan nga procesi i shkatërrimit të marrëdhënieve feudale në viset shqiptare dhe zhvillimi i ngadalshëm i atyre kapitaliste nëpër qendrat, ndikuan që në radhët e borgjezisë së ultë të vendit të paraqiten dhe ideologët e Lëvizjet Kombëtare Shqiptare dhe ilumunistët shqiptarë, ndër të cilët ishte dhe Naim Frashëri.
Naimi lindi në Frashër të Përmetit më 13 maj 1846 në në familjen e bejlerëve të njohur të vendit - Halid Beut, familje me traditë të kulturore. Në vendlindje ai kreu dhe shkllimin fillor, ku u njoh me gjuhët klasike orientale - me arabishten, persishten e osmanishten; sidomos zotërimi mirë i mëtejshëm i persishtes u bë vendimtar në caktimin e tij si poet e mendimtar dhe, ndihmoj atij në studimet nga sfera e filozofisë, letërsisë, shkencës, teologjisë islame e veçanërisht të bektashizmit: ndërkohë ai, veç tjerash, i njohu dhe krijuesit e mëdhenj të kulturës islame e me të dhe ata të krijmtarisë islame shiite të sektit bektashian, siç ishin Haxhi Bektash Veliu, Ballëm Sulltani, Sejid Ali Sulltani, Sersen Ali Baba (Dede) etj. Nga krijuesit e mëdhenj të Lindjes, përveç Pirdusiut, Gazaliut, Mujiddin Arabiut, Shiraziut etj., që ai i njohi, duhet veçuar Fuzuliun, poetin më të madh klasik të letërsinë osmane, i cili pati ndikim të madh në krijimtarinë e Naimit, sidomos në veprën "Qerbelaja", ku Naimi është inspiruar nga kryeveprat e Fuzuliut siç janë "Hadikatus Suada", ejt. Nën ndikimin e letërsisë persiane Naimi shkroi dhe poezi të bukura, siç janë ato në përmbledhjet me titut "Lulet e verës", "Ëndërrime", "Fletorja e Bektashinjët" etj.
Në shkollimin e mesëm që bëri në shkollën e njohur mirë të Zosimesë në Janinë, Naimi e njohi mirë dhe letërsinë klasike greke e frenge, greqishten e frengjishten dhe drejtimet filozofike evropiane të kohës që mësoheshin.
Ndikimet e kulturës së orientit - e letërsisë, filozofisë, fesë, gjuhës etj. te Naimi është i dukshëm qysh në fillimet e të thururit e vargjeve të para të kohës së fëminisë të moshës dhjetëvjeçare, të cilët vargje poetike ai fillon në persishten, me fjalët "Synbyli zade-i ahmak", që dmth. "I plakur njeri-u i molisur", pastaj vepra e parë e krijimtarë së tij e shkruar dhe e botuar, siç ishte "Tehajjulat", gjithashtu ishte në persishte.
Naimi ndonëse i përket periudhës së krijuesve romantikë shqiptarë, në pikëpamjet e veta filizofike anon nga racionalizmi, panteizmi, misticizmi, rusoizmi, materializmi etj., gjë që deri diku na duket si anakronizëm, por është e vërtetë.
Naimi, sikurse dhe filozofi i njohur freng-Rene Dekart, besonte në ekzistimin e Zotit, sipas të cilit e gjen "Arsyenë" e të qenit të botës dhe të çdo gjëje. Por, derisa Rene Dekart mbështetur në arsyen, u çua kundër filozofisë mesjetare me botëkuptime të errët të klerit katolik, Naimi u ngrit kundër klasës feudale në Shqipëri, ku thënë në gjuhën, në frymën e në etikën naimiane, në të njëjtën kohë te ai - Naimi "Arsyeja", "Urtia", dhe "Besa" qenë tri porta, nëpër të cilat ai kolos i dijes, erudit i penës e mistik i shquar kaloi, për të dalur në rrugën e hyjnisë. Ky ishte në esencë dhe bektashizmi i Naimit.
Sipas pikëpamjeve të veta filozofike racionaliste Naimi kërkonte që filozofia t‘i shërbente njeriut, që nëpërmjet të kësaj - të filozofisë njeriut të njihte botën, me qëllim që të bëhet zotëruesi i natyrës e i shoqërisë njerëzore.
Naimi me anë të krijimtarisë së vet idealiste përpiqej që të përhapte një fe islame të dlirë, thellësisht të estiluar, duke përjashtuar prej asaj çdo gjë që pengon përparimin e njeriut si dhe unitetin kombëtar të shqiptarëve; Naimi këtu ndiqte devizën e rilindasve, të cilët në kohën e vet, në këngët, mes tjerash, këndonin: "...Bes' e fenë kemi - Kombin shqipëtar..."; Naimi dhe vetë për besën në një kontekst tjetër, mes tjerash thotë: "Besa 'shtë vetëm një fjalë... E shtuan ata që s'dinë....", gjë që duket në vjershën "Të mirëtë" nga vepra "Fletorja e bektashinjët". Sipas Naimit, Zoti e ka pajisur njeriun me arsye, me mend e me ndërgjegjje dhe ia ka falur njeriut fuqinë e nderin mbi faqe si dhe besën në zemër. Njeriu sipas Naimit është mbret mbi faqen e dheut dhe Zoti mbi gjithë kafshët, ku peshoja e sjelljeve të tij duhet të jetë ndërgjegja.
Jehona e ideve racionaliste të Naimit gjindet në pjesë të madhe në veprën e tij "Mësime", ku ky, duke folur për njeriun, për përparimin e tij, ngritjen etj., paraqitet si racionalist i vërtetë, me cilin rast ai edhe e cakton dhe relacionin ose qëndrimin e vet ndaj shoqërisë njerëzore, ndaj natyrës e ndaj gjithësisë. Sipas etikës së tij aktiviste del se arsyeja e shkenca janë fuqitë më të mëdha të njeriut; edhe botëkuptimi fetar i tij mban vulën e racionalizmit, sepse sipas tij dhe në punë të fesë arsyeja është gjykatësi epror i një instance të Universit të arsyes së përgjithshme dhe të Intelektit të përgjithshëm. Racionalizmi i Naimit gjenë mbështetje:
Së pari në përpjekjet e tij për përhapjen e arsimit në meset e popullit të prapambetur shqiptar, me anë të hapjes së shkollave, botimit të librave në gjuhën shqipe, në luftën kundër errësirës ku ndodheshin shqiptarët në atë kohë, në përpjekjet për çlirimin e femrës shqiptare e barazimin e saj me burrin në familje, në përcaktimin e rolit të nënës në familjen shqiptare e në shoqëri etj.
Së dyti gjithashtu në studimet ndaj Natyrës dhe Njeriut, në interpretimet, në të kuptuarit e fenomeneve në natyrë e në shoqëri, ai i drejtohej arsyes.
-Së treti edhe në studimet, në intepretimet e njohurive fetare, në spjegimin e tyre, siç është thënë dhe diçka edhe më parë, Naimi mbështetej në arsyen, ku arsyeja është gjykatësi epror, ndodhur ndër universet hyjnore, siç janë Universi i arsyes e ai i Intelektit të përgjithshëm, quajtur ndryshe dhe "R u h", ose në gjuhën popullore shqipe "Frymë". Idetë, mendimet e pikëpamjet racionaliste të Naimit, përveç veprës "Mësime", gjejmë dhe në veprat "Lulet e verës", "Ëndërrime", "Fletorja e bektashinjët" e të tjera.
Në misticizmin e Naimit, përpos botëkuptimeve me karakter religjioz, gjinden dhe pikëpamje të karakterit social, politik etj. Por, dersia opinioni fetar i mistikëve romantik evropianë ishte i errët, i paqartë, ku religjioni ishte një vështrim pasiv ndaj gjithësisë, kosmosit, qëndrimi i Naimit në këtë çështje ndryshon. Burimet, qëndrimet e pikëpamjet e Naimit në këtë sferë të njohurive në pjesë të madhe lidhen me ato të Lindjes ose kanë të bëjnë jo me ato të perëndimit; ato pikëpamje janë në lidhje me misticizmin lindor.
I rritur në një rreth me kulturë e botëkuptime orientale, Naimi me kohë e përqafoi besimin Islam të drejtimit Shiit të sektit Bektashian. Me bektashizmin te ai erdhën në shprehje dhe idetë filozofike panteiste të një panteizmi idealistik lindor.
Panteizmi idealistik i Naimit rrënjët i ka në filozofinë e lashtë persiane, elemente e së cilës filozofi janë pranuar deri-diku dhe nga drejtimi islam shiit të sektit bektashian etj. Me këto pikëpamje bektashiane Naimi njihet nëpërmjet përfaqësueve bektashianë mirë të njohur, të përmendur në këtë kumtesë dhe më parë, me anë të krijuesve bektashinj të rrethit të vet siç ishin Dalip e Shahin Frashëri etj.
Botëkuptimet filozofike e realigjioze të Naimit kanë të bëjnë me vështrimin aktiv e jo pasiv të njeriut ndaj GJITHËSISË, ndaj NATYRËS, JETËS etj. Sipas këtyre botëkuptimeve, detyra themelore e njeriut në botë e në jetë është të hulumtuarit, ku aty njeriu më parë duhet të njohë vehten e, me atë - duke e njohur vehten, ai arrin që të njohë edhe botën e natyrën, pjesë e të cilave është edhe vetë. Sipas misticizmit të tij, njeriu duke e njohur vehten si dëshmi e pjesë të ndikimit hyjnor, ai në të njëjtën kohë e zbulon veprimtarinë e fuqisë së Zotit në qenien e vet të brendshme, më çka arrinë që t'i njohë dhe manifestimet e karateristikat e asaj fuqie; me atë rast njeriu njëkohësisht arrinë që të zbulojë edhe kornizën universale shkencore të njohurive njerëzore. Sipas Naimit, Perëndia si imanencë ose qenie universale që do të dëshmonte vehten e Tij, e ka krijuar njeriun si krijesë më të përsposur të natyrës ose të gjithësisë, dëshminë më konkrete për kreatyrën e vet të amshueshme, ku njeriut Zoti ia ka falur diçka nga tiparet e veta më të ndritura perëndie, siç janë intelekti, bukuria etj. Sipas Naimit, njeriu duke i zbuluar sekretet e gjithësisë, e sidomos të planetit tonë, mund të fitojë dhe jetën e amshueshme, respektivisht intelekti ose "ruhu" i tij, thënë arabisht.
Në panteizmin e Naimit NJERIU respektvisht INTELEKTI i tij, NATYRA e ZOTIT gërshetohen në një tërësi të pandashme. Ai si panteist mendonte se ligjet e kësaj bote janë vënë njëherë e përgjithmonë nga një fuqi ekzistuese hyjnore, e cila fuqi i ka caktuar ligjet e lëvizjes, të ndryshimeve, të dukurive, manifestimit të tyre etj. Këto mendime, ide të Naimit kuptohen mirë dhe nga poezitë e tij në veprat "Lulet e Verës" si është poezia "Perëndia", në veprën "Tehajjulat" ose "Ëndërrime" me vjershën "Qielli" etj.; në vjershën e përmendur - "Perëndia" ai mes tjerash thotë:
Më çdo anë e kërkova Paskëtaj, o shokë, kurrë
Thashë: ku është' Perëndija Mos kërkoni Perëndinë
Po më pastaj e mësova Nëpër mur' e nëpër gurë
Qenka ndaj meje s'e dija. Po shihni mirë njerinë.
Sipas misticizmit të Naimit, burimi i çdo gjëje, lëvizjeje, manifestimi krijues etj. është zjarri hyjnor; ai është i mendimit se pasi u bënë kaq yje e diej, pasi nga Zoti u krijua gjithësia, kosmosi me yjet, me trupat qiellore, Perëndia të gjitha këto i mban ndër duar e, me këto dhe dirgjon, mbanë harmoni mes tyre, ekzistnecën e të tjera, gjë që kuptohet dhe prej vjershës së tij "Fyelli" nga vepra "Lulet e Verës", ku mes tjerash, thuhet:
Ai zjarr ra dhe në qiej Nga ky zjarr Zot'i vërtetë
Edhe duke përvëluar Që ka ngrehur gjithësinë
U bënë kaq yj' e diej Hoth një shkëndijë në jetë
Që i mban Zoti ndër duar. Dhe bëri soje njerinë...
Naimi si mistik, synonte nga URTIA, nga e DREJTA e nga VERTETA, ku zbulimi i së vërtetës ishte qëllimi imediat i tij, diçka që hasim dhe në bektashizmin e tij; ty manifestohen sjelljet hmane, të tolernacës, të fisnikërisë, dashurisë njerëzore e hyjnore, me qëllim të krijimit të njeriut si qenie universale, te i cili njeri do të vijnë në shprehje ndjenjat e tij të thella e besimi ndaj Zotot e ndaj interpretuesit të shenjtë të veprës së Perëndisë; synime të tilla mendime e ide të tij gjejmë në veprën e tij "FLETORJA E BEKTASHINJËT" etj.
Sipas misticizmit naimian, bektashizmës filozofike të tij, NJERIU respektivisht INTELEKTI i tij, NATYRA dhe ZOTI identifikohen si qenie e përbashkët dhe ato gërshetohen ndër vedi.
Bektashizma e Naimit ka të bëjë me filozofinë, teologjinë e letërsinë e teqeve bektashiane, mbështetur në krijimtarinë, traditën e interpretimet e Pirit ose Hyut Haxhi Bektash Veli-u, Ballëm Sulltani - sistematizues, interpretues etj. të doktrinës, të traditës bektashiane, Sejjid Ali Sulltani, Sersem Ali Baba e të tjerë, e jo sipas të një doktrine "Alevi-Bektashiane" Bedrinojane që është një përzierje shiite - sunite të kohës së sundimit.
Pjesë nga ritet të shiizmit e sunizmit si përzierje gjinden edhe në sektin islam të alvetive, ku ndjekësit, anëtarët e bashkësive alveti kremtojnë si festat bektashiane, ashtu dhe ato të sekteve sunite, mbajnë agjerime të të dyja llojeve e të tjera.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment