Qeveria e këtij vendi ka thënë se i takon qeverisë së Kosovës vendimi për heqjen e bllokadës së produketeve maqedonase. Taksa rrugore e vendosur nga ekzekutivi maqedonas do të bie automatikisht, kur Kosova të lejojë hyrjen në vend të prodhimeve të shtetit fqinj.
Po shkon drejt zgjidhjes, bllokada tregtare dhe e lirisë së lëvizjes në pikat kufitare mes Kosovës e Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, mbrëmjen e ditës së premte, i tha RTK-së se është arritur marrëveshja për zhbllokimin e krizës tregtare mes dy vendeve.
Qeveria e Maqedonisë në një konferencë për gazetarë në Shkup të premten, njoftoi se do të anulojë masat për kufizimin e importit të miellit dhe grurit kosovar, më 15 shtator 2013 në mesnatë.
Këtë e tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Qeverinëe Maqedonisë Vladimir Peshevski.
Ai shtoi se i takon qeverisë kosovare të marrë vendim për heqjen e bllokadës së produkteve maqedonase.
Vladimir Peshevski
Peshevski më tutje shtoi se kur qeveria e Kosovës të heqë masat e saj ndaluese, taksa rrugore për kosovarët, e vendosur nga autoritetet maqedonase do të shfuqizohet automatikisht, pa pasur nevojë për mbledhje tjetër të ekzekutivit.
Humbjet e Maqedonisë nga bllokada kosovare e prodhimeve të saj nga e hëna vlerësohen mbi 5 milionë euro.
Kosova nga pamundësia e futjes së produkteve të saj në Maqedoni, për shkak të bllokimit të pikave kufitare nga shoqata e transportuesve maqedonas “Makamtrans”, mendohet të ketë humbur gjysmë milioni euro
No comments:
Post a Comment