"Historia fillon me ne, me mua",- është një tezë e hedhur dhe e zbatuar, me zjarr e hekur, nga sovjetizmi rus, me përfaqësues Leninin dhe Stalinin, me bandën e tyre të kuqe, për të vazhduar me fashizmin, i kryesuar nga Hitleri gjerman, për t`u kopjuar dhe përfeksionuar, për të keq, nga komunistët e Evropës Lindore, Ballkani. Me theks të veçantë e makabritet të skajshëm kriminal, këtë tezë e përvetësuan komunistët shqiptaro-kosoav (ruso-sllavet) për t`u ligjësuar nga disa ish ushtarkak neokomunist të UÇK-së.
Në zbatim të ideologjisë të mykur sllaviste, stalinistët e Kosovës, (neokomunist të UÇK-së.)kohëve të fundit po mohojnë të gjithë të kaluarën historike të shqiptarëve, duke himnizuar betejat e humbura, njësoj si nacionalistët serbë Betejën e Kosovës; duke i kënduar lavdisë, dimensioni i të cilës i mungoi, pikërisht, "luftës" së tyre. Me tezën e huazuar nga fashizmi dhe komunizmi, për ta përvetësuar atë pak luftë modeste të bërë në vitet 1998-99 në Kosovë, por edhe heronjtë, dëshmorët, varret e tyre, ata, stalinistët, përvetësuan, privatizuan edhe vet historinë e Kosovës. Dhe, bujshëm e me mujshi thonë: "Historia fillon me ne" dhe së fundi: "Historia fillon me mua, Hashimin"!!
No comments:
Post a Comment