Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/09/14

Aleanca Kosova e Re me pamje e forca të reja

Aleanca Kosova e Re të premten në mbrëmje e ka filluar Kuvendin e tretë zgjedhor të partisë. Të pranishëm në hapje të këtij Kuvendi ishin përfaqësues të partive politike, përfaqësues ndërkombëtarë si dhe politikanë nga mbarë trojet shqiptare. Më këtë rast, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se themelimi i AKR-së ka pasur për qëllim ofrimin e vizionit për zhvillimin e vendit.

Ai ka deklaruar se AKR-ja gjatë këtij rrugëtimi është rritur, duke e argumentuar këtë me sjelljen e njerëzve të rinj të cilët kanë ndikuar në zhvillimin e partisë. Presidenti i AKR-së ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike në vend, si dhe përfaqësuesit nga mbarë trojet shqiptare për praninë e tyre në këtë Kuvend.

“Po ashtu i falënderoj të gjithë ata që e mbështetën AKR-në, i falënderoj të gjithë miqtë e AKR-së të dhe të gjithë ata që po vazhdojnë ta mbështesin idenë tonë për shtetndërtim për mirëqenien e qytetarëve. Ju aktivistët e AKR-së, ju përfaqësuesit e forumeve të AKR-së ju falënderoj që mbajtët fjalën e dhënë dhe për këtë unë përkulem para jush dhe ju falënderoj nga zemra”, ka thënë Pacolli.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...