Demush Zefi u lind në fshatin Dunav të Gjilanit 17/06/1952.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normale) në Gjilan , Fakultetin Juridik – Dega Gazetari-Diplomaci e Marrëdhënie Ndërkombëtare në Prishtinë. Peadagog, gazetar ne Gazetën “Rilindja” , TV Shkup , “Bota-Sot” , Agjensinë e lajmeve “Kosova”, Drejtor i Drejtorisë Komunale Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në KK të Ferizajt.
Librat e botuar “Kumti i dheut”, “Loti i Gdhendur”, “Orët e Bardha”.
Ka botuar shumë poezi në revista dhe gazeta shqiptare, ndërsa shumë poezi janë përkthyer edhe në gjuhë angleze, gjermane dhe italiane. Është prezantuar në antologjinë Lule Për Nënën , e cila është përkthyer në disa gjuhë botërore .Jeton dhe vepron në Prishtinë(gazetar në Bota sot).
RRËNJË FISI
Lëshoi rrënjë gjerë e gjatë rrënjë lisi
Shpejt shumoi rriti në ritëm fije-fisi
Lis i vjetër Të thërrasin edhe sot o lis
Dukesh fort i thellë ne tëndin fis
Lis ke një fshehtësi të artë , të gjallë
Mos ngushto , hap rrënjët në shkallë
Trungun plotë rrënjë në gur që ke
Pamja jote tregon se kush je
Lis i vjetër ndër më të vjetër
Edhe një si ti s’rritet më tjetër
Degët e njoma nuk të thahen rriten
Zot asnjëherë ato mos të priten
Ke gjethet që ti shumojnë rrezet e diellit
Dhuratë më e bukur një thesar prej qiellit
Mjegullat degët nuk mund t’i shkurtojnë
I rrit me ëndje ato plot zemër shumojnë
Lis o lis që ke gjithherë tëndin fis
Më fto në ëndërr edhe unë me uratë të rris
Në tokë e qiell dukesh plot mundim
Thonë trungu yt fitoi dje shartim
Ato trazira i hedh jashtë me shtat
Është dhembja ime nuk bëj mëkat
Me ato rrënjë edhe lisat e tjerë rriten
Rrënjët i shton mos e ndal kurrë dritën
NJË PJESË LUMI
Zalli i përvëluar
Thith ujë nga lumi
Një pjesë lumi
Prehet në gji të zallit
Që të mos bëhet
Valë e furishme
VAJ VETMIE
Në heshtjen e natës
Hijet shtiren
Malli e kravata
Larg janë pas bregut
Ka vetëm shpresa
Lotët burojnë
Sa vështirë
Lum miku
Kur nuk i ke pranë
Së paku
Dy gurra lot
NDJEKJE
Njëri-tjetrin vajtojnë
Për peshqit e humbur
I qetë uji nuk rri
Ndjek peshqit e zhdukur
KUMTI I LAHUTËS
Në kumtin burrëror
Të lahutës jetike
Si zhumhuri i gurrës
Kushtrim burrash
Britma kreshnikësh
Tingëllimë tiganësh
Vezullues verbues
Nën qiellin dhe diellin
Në fushë te betejave
PËLLUMBI
A këndon ti pëllumb porosi
A fluturon ti pëllumb në malësi
O pëllumb ç’të rëndon ty sot
Ëndrra jote e lagur me lot
Atje ngrit lapidar me rreze
Natën vonë dritë ndeze
Lum miku edhe ti ëndërron dritën
Lules së vyshkur kush ja ndal rriten
Ajo nënë mban lapidar me rreze
Një natë qetëson të pushoj në mrize
O pëllumb ligjëro pa pushuar porosi
I bukur pëllumb hiq valle atje në malësi
KRYQI I BARDHË
Vazhdon rrugën lirisë
Kryqi plak
Merr për dore mijëvjeçarët
Ushtarët, komandarët
E kërkon, e tregon
Dhembjen e shpirtit tonë
Pik e pesë na shikon
E gjen fillin , na bashkon
E gjen gjuhën, na këndon
Në Lezhë e Krujë ai na fton
Na bekon
Me dorën e bardhë
Mbi tokën e Gjergjit tonë
FISHTA
Ndërtohesh piramidë fjale
Takohesh me qiell e tokë
Zbulon tisin e oreolëve
Të shpërthen gurra e shpirtit
Ngri shpatën e fjalës
Heshtjen pret , robërinë e dhembjen
Krenarinë s’e lë të shkelet e rrënohet
As kullat të marrin rrokullimën
Marash Uci vije përkujtime
Malësor më i lashtë se guri
Oso Kuka shungullon shekujt
Në tel lahute merr hapin Evropës
Bota e njeh bardhin e pavdekësisë.
GJERGJI
Varrin me njomësi të përhershme
Pesë shekuj ta sulmuan
Pesë shekuj sulmove
Të kemi përmendore
Pesë shekuj i blerove stinët
Sa rrugë e gjatë o Zot
Sa rrugë e gjatë
Asnjëherë s’na le të etur
Gjergji po na vjen
Është në rrugë Gjergji
Njomësin e ke në shesh
Plak erdhe i ri je
Dhe do të mbetesh pranë nesh
VELA E LIRISË
Struga që qepi sot shëndetin,
strugejanët flasin shqip,
kanë edhe të parin e tyre,
kanë edhe një etje të re,
të ndritë me ylber liqenin,
të mbushë kupën me ndjenja Kosovë,
Livadhia pranë dëshmisë së zjarrët,
Livadhi e Velesht tash pa ëndërra,
po bie kushtrimi edhe diku tjetër,
po lavrohet edhe një arë me farë lirie.
Ngadal pa ethe zbret nga miti
Struga në valle më nuk ëndërron
tash thur buzëqeshje për vete
për të gjitha qytetët shqiptare
për Kalanë e qetësuar në Krujë
sot po shpërthen një këngë e re.
Ohrit afër në krah po i shndëritë një yll
një abetare e re lirie e dalldisur si engjull
mbrojtës tash Struga ka vetëm shqiptarët
ata dinë të prekin zemrën dhe dashurinë
pranë Drinit që më shekuj bartë mallin.
Qyteti i shkronjave shqipe përshëndet
ka një porosi shprese që më të flasim
të bashkojmë dy tri apo katër duar të djathëta
me lapsin e hyjnor të shkruajmë rishkruajmë
fitore të reja në dheun që foli vetëm shqip
Manastiri që përkujton evropën në faj.
LIRI POETIT
( Në ditën e Poezisë]
Aty ku shkëmbijët flasin
gjëma e tyre shtrengon
vargjet presin fjalët
misterin e tyre të njomë
dritën t’u sherbej njeriu
vargun tua lë peng
etjen tua shuaj me re
shpresen në emblemë
poeti vuajtja dhe titulli
qielli dashuri e nënë
toka mbetët e zbrazët
prët vargun e dlirë
një lahutë mbite e mbirë
Të mbetëmi hyjni poeti
nxitje librave në trotuare
frymon koha e rreshtave
nen afshin e vreshtave
në Marsin me traditë
pamjen që kujton fillimin
e poezisë se stinëve
bardhësinë që ka fjala
mundësinë e bimëve
që dallojnë përtrirjen
shtigjeve rrugve drumeve
ahishatve te reja që flasin
një ditë poezie që buzëqeshë.
Pikon rreshta e shtrydhë fjalë
poeti që nuk kafshon dritën
që lidhë botën me litarë
trazon dashurinë e engjujve
të vargu mbështetë paqen
me dy duar dhe lapsin e vigan
ofron një mbulesë të ylbert
këngën që vet se këndon.
Si ujdhesë e dëshirave të mbara
sa herë që ka kujtime të mira
po e lagë letrën shpalosë me ujë
së bashku ta bëjën një Bibël
ta shkruajnë n’rreshta një libër
të hedhur prore n’ hambarë rinij
pranë tempullit që ndriton gjithësinë
të lëshoj lutjet, vargjet me gjallëri
aty ky dora shkruan e ferkon malle
poet mbaj në mend përkujo e hedh valle
në këtë ditë të falë edhe perendia
shpalos më afsh atë që ke nga mbrendia.
(Prisahtinë, 21 Mars 2013]
QËNDRO AFËR MEJE
Ndiej ketë aromë
që ka dritën
dashurinë që buzëqeshë
jetën e re si diell
kaltërsinë si qiell.
Nen rreze e mbëshjell
aromën shqipëtare
e buzëqeshi dritën
lashtësinë bujare.
Qëndro afër meje
Larg në valë deti
që filtrojnë lotët
dhe heshjen.
Qendro afër meje
Pranë meje
Kohë dyndje
Plage plisi
Qendro
Vajë kënga
E drini sodisë
Pse mungoj
Natën vonë.
në heshtje
puhia ndryshkë
fshinë lotët
preki trupin
atdhe afër më kë
afrohu pranë meje
pa lutje e dhuratë.
Era më soditë
brendinë orakull
me mbanë etje
zërin e ri të vjetër
e shpalosë ndritë
në ditën tjetër
ka shprendarë
copëza në letër.
Qëndro afër meje
unë jamë afër teje
flasim gjuhen që dimë
kendojmë njomë
thjesht nuk ngopemi
ës më dashuri
atdhe endërr s’jam
por krijesë që kam lotë.
(Poezi kushtuar Njeriut apo djallit}
Pyrgu i djallit
Kah lëshon hapa shpirti
Mbetet i zi nën therra
Dhe aty bluan ngadal
Kafshimet nen verra
Ti që dikur të shikova
Me një sy të bardhë
Ishe ti ai qe shtrydhe
Fjalë në shtratin e larë
Nëpër qepura të zi do të biesh
Do të kafshohesh me gjumin
Dita natë e zezë do të vishet
Hijenë kohe do të ndytë lumin
Mendje mykësirë deponi e gjallë
Kafshon ata që rritë të ofruan hije
Nuk të dualen buk duart e këmbët
Po ngopesh i mjerë po pa shije.
Kur ece trotuarëve me ëndërra
Të duket hija e zezë dinosaur
Kafshon majtas djathtas kalbesira
Të behet jeta nëpër dhëmbë gurë.
Sa herë ke kafushar
ata qe te leshuan dritë
Do te kafshosh vehten
E prerë hapur me thikë
I mjerë mbete ishe gjithmonë
Pa vlerë shpirtëzi e dangall
Qepurët të ndalen e vërbuan
Përbirës rrethi të shpallë.
Shtegu ndalon përherë kalimin
Hapat me zile zhurmojnë dritën
Pjellë e shlyer erë e shëmtuar
Nata me etje do tua ndale rritën.
Do te biesh përbindësh kohe
Në lumin që bartë kalbesira
Zhveshur nga mëkatet që i ke
Do të mbetësh kufome mbi dhe.
Ka varr që nuk flet po pret
Ka ditë të zezë që nuk ndritet
Ecjet pushojnë e vetvriten
Ata që kafshojnë e lëndojne.
Mbi një murë plehu këngë
Jo gjel që rrahë krahët e rinj
Gjeli me këngë lumturon
E ti kafshon e bene dhun hi.
PËRGATITI:FLORI BRUQI
No comments:
Post a Comment