Dr. Rozeta UÇI
Për tre përbërësit kryesorë të strukturës intelektuale të personalitetit të Naim Frashërit, për Poetin, Filozofin, Atdhetarin, është shkruar e folur meritueshëm mjaft, por ne mendojmë se vlen të çmohet edhe një përbërës i katërt, po aq i rëndësishëm sa tre të sipërpërmendurit, Naimi Mësues. Duam të theksojmë dy anë të personalitetit të Naimit, si mësues: e para ka të bëjë me harmoninë, shkrirjen e vokacionit të tij si poet, si filozof, si atdhetar me vokacionin si Mësues. Naimi nuk ka qenë çfarëdo poeti, ai ka qenë Mësues i Poezisë. Ata që sot lëvrojnë poezinë shqipe, e kanë më të lehtë të krijojnë pa qenë aq sa të mbeten mësues të poezisë, por kur hidhet në letër fjalët e zjarrta, kur lindte vargun e magjishëm poeti, Naimi ka qenë në Ditën e parë demiurgjike të Zotit, Perëndisë, kur ky krijoi Dheun Botën, zhbironte në thellësitë e gjuhës shqipe të zbulonte ca nga ato thesare të fshehura, me të cilët krijoi një nga modelet e para të një poezie të përjetëshme, huli nëpër të cilën kanë gjetur veten e tyre si poetë-Çajupi, Lasgushi, Agolli, Arapi, Podrimja, Shkreli, Spahiu, Mehmeti, Haliti, Zhiti, Çapriqi etj., gjedhë që do të mbetet e përjetëshme në të ardhmen, e poezisë shqipe. Gurra mësimdhënëse për një poezi të tillë është Naimi.
Shoh Naimin Mësues edhe si mendimtar filozof. Fjala "filozof" tradicionalisht ka pasë shënuar një mendimtar të mbyllur kabineti, që mendimet e tij i vesh me gjuhë të pakuptueshme, të errët, hermetike, kurse në gojën e Naimit fjala filozofike gjen artin e mësuesit që din t'ua kumtojë nxënësve të të gjithë brezave, duke e bërë këtë fjalë të rëndë, - të lehtë, të kuptueshme, të urtë, të mençur.
Naimi ishte edhe mësuesi i Atdhedashurisë; po për të mos u bërë e mërzitëshme, duke u përmendur gjithë ato që i dimë të gjithë, dua ta provoj këtë vetëm me togfjalën poetike, të shenjtë, biblike: "Ti Shqipëri më jëp nderë, më jep emrin shqipëtar!". Këtë mund ta quajmë një zbulim të madh që të kujton sentencën e Sokratit: "Njih vetveten!", sepse domethënia e këtij togfjalëshi të paktën u hapi sytë shqiptarëve të shohin veten e të kuptojnë ç'janë.
Ana tjetër e personalitetit të Naimit Mësues e ka vendosur atë në një radhë me mësuesit e tjerë rilindës, themeluesit e parë të Abetares, të Mësimit, të Shkollës shqipe - N. Veqilharxhin, K. Kristoforidhin, J. Vreton, S. Frashërin, Pashko Vasën, K. Hoxhin. P. N. Luarasin etj. Përpjekjet për të krijuar shkollën, jo çfarëdo shkolle, po shkollën shqipe, të ndërtuar mbi platformën e Rilindjes sonë Kombëtare, janë kryer edhe nga të tjerë, por Naimi është Dekani, Rektori, i kësaj shkolle.
Të mos harrojmë se lejën për të hapur shkollën shqipe të Korçës e siguroi Naimi, ai përgatiti abetaret e librat e mësimit si një pedagog i rrallë, dhe po ai i hodhi degën më të bukur të dafinës Korçës, ku e çel shkolla e parë shqipe, që punoi me platformën e Rilindjes Kombëtare:
Naimi mësues, që punonte për t'i arësimuar shqiptarët, sipas idealit të iluministëve të Lindjes e të Perëndimit, që besonte se "drita e diturisë përpara do ta shpjerë", ishte ai flakadan që ndriçon edhe përpjekjet për arësimin shqip këtu në Tetovë e më gjërë.
Lumja ti, o Korç'o lule,
Që le pas shoqet e tua,
Si trimi në ballë u sule,
Ta paçim për jetë hua.
Naimi mësus, që punonte për t'i arësimuar shqiptarët, sipas idealit të iluministëve të Lindjes e të Perëndimit që besonte se "drita e diturisë përpara do na shpjerë", ishte ai flakadan që ndriçon edhe përpjekjet për arësimin shqip këtu në Tetovë e më gjërë.
Nuk është e vështirë të dallosh tek Naimi ndikimin e pedagogëve e filozofëve iluministë si Ruso, Didro, Helvetius, Pestaloci, por koncepti i Naimit mbi idealin e edukatës u përcaktua para së gjithash, nga kushtet historike të Shqipërisë në gjysmën e dytë të shek. 19, që i dhanë atij një vlerë të paçmuar kombëtare. Gërshetimi i ideve iluministe me idetë atdhetare përbën një tipar me të vërtetë origjinal të idealit naimjan të edukatës; që si sistem pedagogjik mishërohet në veprën e tij "Mësimet", të botuar më 1894. Edhe më origjinale është ndihmesa e tij për t'i shndërruar idetë pedagogjike në një pjesë të pandarë, organike të përmbajtjes së Bektashizmit, duke u dhënë këtyre ideve edhe fuqinë e një feje të shenjtë.
Ndër konceptet pedagogjike të Naimit shquhen karakteri demokratik e popullor i edukimit e i arësimimit. Edhe shtërparin majë malit desh ta shihte të ditur, të arësimuar; si askush ai theksonte me të madhe nevojën e arësimimit, sidomos të femrës, që ka qenë edukatorja e natyrshme, brez pas brezi, në familje. "Gruaja - thotë Naimi, duhet të jetë më e mësuar nga burri, se fëmijët sëpari nga nëna i marrin mësimet"; "simund të vejë mbroth një komb, kur gratë domethënë gjysma e njerëzisë, rrinë mbyllur si në kuvli"; dhe e thekson fort Naimi se edukata, mësimi duhet të merren sëpari në gjuhën amëtare, gërmat e së cilës u shkruan me gjakun e mësuesve rilindës.
Naimi i jepte përparësi metodës së bindjes në edukim: "Nuk arësimohen fëmijët, thotë Naimi, duke sharrë e duke rrahur, por me të mirë, me të urtë, me butësi"; ai ishte kundër moralizimeve të thata dhe i jepte rëndësi të veçantë shëmbullit të të rriturve: "Një mijë fjalë të mira të mëmës e të atit, nuk vlejnë më shumë sa vlen një punë e mirë, që e shohin me sytë e vet". Shkallëzimi i mësimit, sipas Naimit, lypset të kalojë nga e paka tek e shuma, nga e thjeshta tek më e vështira. Dhe sa largpamëse tingëllon këshilla pedagogjike e Naimit: arëseje e mesoje fëmijën më shumë nga vetja jotë, se ai është për një kohë, e cila është më tej nga koha jote". Naimi beson, ashtu si edhe Samiu, se Shqipëria do të zhvillohej e begatohej kryesisht nga brezi i ri i arësimuar shumë më tepër nga prindërit.
Naimi kishte një vizion modern për edukatën, nuk e vulgarizonte e nuk e thjeshtësonte, por e shihte si një punë të pandërprerë e të shumëanëshme, ku gërshetohen edukata mendore, intelektuale me edukatën morale, edukatën e punës, edukatën shëndetësore dhe estetike dhe, mbi të gjitha, me edukatën patriotike. Ndërsa elementët e edukatës mendore i përçoi nëpërmjet veprave "Dituritë", "Istoria e Përgjithëshme", "Istoria e Shqipërisë", në të cilat parashtron njohuri të mirëfillta shkencore nga historia gjeografia, anatomia, fizika, kimia, astronomia, arithmetika etj. Elementet e edukatës patriotike, morale e estetike kumtohen nëpërmjet gjithë veprës së tij poetike. Ato bartin një forcë të jashtëzakonëshme ekspresive e emocionale, që na pushton e na bën për vete edhe ne, edhe gjithë shqiptarët që do të vijnë e që do të jenë, si ne, të dashuruar me fjalën e gjallë, të pavyshkëshme shqipe të Naimit të pavdekshëm.
………………
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment