Hyrja në fuqi e Ligjit për kontrollin e duhanit, nuk ka arritur të zvogëlojë importin e duhanit , madje as konsumin e tij. Ndonëse me hyrjen në fuqi të këtij ligji, sidomos me nenin 9.2, i cili parasheh fshehjen e duhanit nga ekspozimi në pika të shitjes, ishte paraparë të ndikojë në uljen e konsumit, të dhënat e importit të duhanit tregojnë të kundërtën.
Sipas Doganave të Kosovës, importi i duhanit deri në fund të muajit korrik, është rritur për 15 %, nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Statistikat e Doganës tregojnë se në vendin tonë janë importuar 1 mijë 330 tonë produkte të duhanit. Ekspertët e ekonomisë thonë se kishin paralajmëruar se masat drastike të këtij ligji nuk do të sjellin rezultate pozitive dhe nuk do të ulin konsumin e duhanit.
Sipas Berat Rukiqit, me këtë ligj, sidomos me nenin 9.2 më së shumti u dëmtuan shitësit me pakicë, pasi që tani ka rritje të shitjes së duhanit nëpër rrugë, sidomos nga fëmijët. Qytetarët janë të mendimit se me këtë ligj u zvogëlua konsumimi i duhanit, për faktin se konsumimi i tij u ndalua nëpër hapësira të mbyllura.
Duhani (nikotina) është një bimë e famiiljes Solanaceae. Të njëjtës familje i takojnë edhe domatja dhe patatja.Duhani mund të përdorët në shumë forma të ndryshme të cilat të asnjë nga to nuk është e mire per shendetin tone .Duhani ben pjese ne nje familje te bimeve qe quhen nikotiana gjithashtu duhani është shume i demshem per ne dhe shendetin tone sepse sjell semundje kronike.Duhanin, njohur në gjuhën shkencore tabako, e kemi “peshqesh” nga fiset Maja, të njohura si të parat që janë marrë me këtë bimë.
Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore.
Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave.
Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronkit astmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat, që kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasia mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetë pastrohet gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.
Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut. Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arterioskleroze të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infraktin e zemrës dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pinë duhan.
Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shpëtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit. Ata që janë konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë atë. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit zëvendëson Acetin-Klinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të impulsit nervor në sinops (pjesë e sistemit nervor qendror dhe atij periferik).
Organizmit, pas lënies së duhanit i duhet një periudhë prej 40 ditësh që të prodhojë sasinë e duhur të Acetil-Kolinës. Gjatë kësaj kohe ish-duhanpirësve i është stresuar, nevrikosen edhe nga zhurma më e vogël, kanë përgjumësi etj. Por, të gjitha këto vështirësi kalohen me pak vullnet dhe këmbëngulje. Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1në raport me popullsinë jo-duhanpirëse.
Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulcerin e stomakut, ndërkohë që rritet 2,7 herë rreziku për kancer-stomakun. Duhani shkakton shumë sëmundje dhe është dëmshëm për shëndetin e njeriut. Njerëzit mundohen ta lënë duhanin, por nuk munden, pasi ata janë mësuar të konsumojnë shumë duhan. Disa njerëz mendojnë se duhani të largon dhimbjen e kokës, por duhani e shton akoma më shumë, por ne, nuk e ndjejmë. Duhani është i ndaluar rreptësisht në ambjentet publike.
Flori Bruqi
No comments:
Post a Comment