2013-10-13

Ja si të keni kontroll në llogarinë tuaj të Facebook-ut

Ja si të keni kontroll në llogarinë tuaj të Facebook-ut








Facebook ka deklaruar kohët e fundit se do të bënte të mundur një opsion të ri që do t’i ndihmojë përdoruesit të kenë kontroll në llogaritë e tyre të humbura në rrjetin social.
Opsioni quhet “Trusted Contacts”(Kontaktet e Besuara”, i cli u mundëson përdoruesve të përzgjedhin tre deri në pesë miq të besuar, të cilët mund t’i ndihmojnë në rast se humbasin aksesin në llogarinë e tyre. Më pas përmes opsioneve të sigurisë së përdoruesit (security settings), Facebook-u do t’i japë secilit prej tyre një kod të veçantë. Duke vendosur kodet e të paktën tre prej kontakteve tuaj të besuar, do të keni mundësi të aksesoni sërish llogarinë tuaj.
Me “Kontaktet e Besuar” nuk keni nevojë të mbani mend përgjigjjet e pyetjeve të sigurisë apo të plotësoni formularë të stërgjatë për të vërtetuar se cili jeni. Janë miqtë tuaj ata që ju ndihmojnë të rifitoni aksesin në llogarinë tuaj, shprehet Facebook.

Fjalëkalimet që përdoren në rrjetet sociale si dhe në faqet ku bëhen transferta bankare nuk janë përfektë

Nuk ekzistojnë fjalëkalimet përfektë, zbulohen brenda ditës









Fjalëkalimet që përdoren në rrjetet sociale si dhe në faqet ku bëhen transferta bankare nuk janë përfektë. Ky përfundim është nxjerrë nga një grup piratësh, të cilët provuan se nuk ekzistojnë fjalëkalimet pëfektë sado të komplikuara të jenë ato.
Edhe pse fjalëkalimet mund të jenë të mbushura me gërma kapitale, gërma normale, shifra e shenja pikësimi, për ta bërë sa më të vështirë deshifrimin, kjo nuk e bën të pamundur për hackerat që të hyjnë në llogarinë tonë. Faqja e njohur “Ars Technica” që publikon lajme nga zhvillimet teknologjike e kibernike, grumbulloi një grup piratësh, të cilave i kërkoi që të gjenin me saktësi 16 449 kode të panjohura prej tyre. Ata gjetën brenda një dite 14 800 kode të deshifruara, ndërsa pjesa tjetër, me shumë gjasa ishte sërisht e zbërthyeshme, nëse hackerat do të kishin pasur më shumë kohë.
Sipas “Ars Technica”, në total, përqindja e suksesit të kodeve të zbërthyera varionte nga 62% nga 90%, ndërsa në raste të rralla, piratët kishin nevojë për më shumë se një orë kërkime, për zbulimin e kodit.

Kartat e celularëve të rrezikuara nga hakerat, mund të spiunohen dhe grabiten

Kartat e celularëve të rrezikuara nga hakerat, mund të spiunohen dhe grabiten







Kartat SIM nuk janë të sigurta, pasi ato mund të hakohen nëpërmjet një mesazhi të fshehur.
Kjo deklaratë është dhënë nga studiuesi gjerman i sigurisë, Karsten Nohl, i cili ka zbuluar defektin që i lëjon sulmuesit të dërgojnë mesazhe, të bëjnë thirrje direkte dhe incizojnë bisedat.
Forbes raporton se Nohl ka punuar tre vjet dhe testoi gati 1,000 karta SIM për të gjetur defektin, i cili është i bazuar në një standard të vjetër – DES (Digital Encryption Standard).
Jo të gjitha kartat SIM janë të prekshme – vetëm një e katërta e kartave SIM të testuara ishin të ndjeshme ndaj hakimeve, por ato që janë mund të hakohen nëpërmjet dërgimit të një mesazhi të fshehur. Kjo, pasi karta SIM të hakohet, sulmuesi mund të përdorë telefonin e viktimës për të dërguar mesazhe SMS Premium, të cilat mund të ngrenë faturën e telefonit të dikujt, të mbledhë të dhënat e vendndodhjes dhe të bëjë telefonata.
Ndërkohë, dy operatorë të mëdhenj tashmë janë duke punuar për rregullimin e problemit, të cilat kanë në plan të ndajnë gjetjet e tyre me operatorët e tjerë.

Ju ka humbur telefoni, Google ofron opsionin e gjetjes së tij

Ju ka humbur telefoni, Google ofron opsionin e gjetjes së tij









Google do të ofrojë për përdoruesit një opsion që do t’i ndihmojë në rast se telefoni i tyre humbet. Ky opsion do te jete i disponueshem pas lancimit te menuse se re “Android Device Manager” .
Përdoruesit nëpërmjet këtij opsioni do të munden të vendosin zilen e smartfonit ne maksimum ne menyre qe ta gjejne lehtesisht ne rastet kur ka humbur diku aty rrotull. Ndersa ne rastet kur telefoni ka humbur por eshte i lidhur ne rrjet do te shfaqet nje harte e vendndodhjes se tij ne kohe reale. Ne ato raste kur pajisja ka humbur perfundimisht ose eshte vjedhur atehere sherbimi do te mundesoje fshirjen e te dhenave.
Ky aplikacion i ofruar nga Google do te jete i disponueshem per pajisjet Android 2.2 dhe per te gjitha versionet e reja pas tij qe do te thote se pothuajse te gjitha pajisjet do te mund ta perdorin.
Aplikacioni kryen te njejtat veprime si sherbimi “Find My Phone” ne sistemin iOS.

Rritet kërkesa e prindërve për softuerë që kontrollojnë aktivitetin e fëmijëve në Internet -

Rritet kërkesa e prindërve për softuerë që kontrollojnë aktivitetin e fëmijëve në Internet









Në ditët e sotme, ku Interneti është bërë pjesë e pa ndashme e jetës tonë, mbrojtja e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapësirën kibernetike është një prej problemeve më shqetësuese për prindërit. Në lidhje me këtë kompania kërkimore e tregut ABI Research ka vlerësuar se shuma e arritur nga tregu i softuerëve që ndihmojnë prindërit të kontrollojnë aktivitetin e fëmijëve të tyre on line për vitin 2013 është 1.044 miliard $.
Për rritjen e mëtejshme të këtij tregu do të ndihmojnë njëkohësisht shpenzimet e prindërve, investimet e institucioneve arsimore (shkollat, bibliotekat publike) si dhe të ofruesve të shërbimeve të komunikimit dhe informacionit. Produktet dhe shërbimet përfshijnë filtrimin, bllokimin, monitorimin, mbledhjen e të dhënave, mbikëqyrjen dhe teknologjitë e lajmërimeve (notifications). Burimet e rrezikut janë të shumëllojshme.
Numri i platformave dixhitale prej të cilave mund të aksesohet Interneti po rritet gjithnjë e më tepër duke përfshirë smartfonët, tabletët dhe platformat e lojërave, përveç kompjuterëve desktop edhe laptopëve. Aksesi i pakontrolluar i Internetit mund të rezultojë në ekspozimin e të dhënave personale, shfaqjen e përmbajtjeve të papërshtatshme si dhe në dhunimin e privatësisë. Duke qenë se kontrolli personal është i vështirë, po rritet gjithnjë e më tepër kërkesa për teknologji që mundësojnë filtrimin, kontrollin apo bllokimin e aktivitetit on line.

Njerëzit që postojnë shpesh foto në Facebook rrezikojnë të dëmtojnë jetën e tyre private -


Njerëzit që postojnë shpesh foto në Facebook rrezikojnë të dëmtojnë jetën e tyre private
Ata persona që kanë llogari në Facebook me siguri kanë të paktën një shok që poston shumë shpesh foto gjatë ditës, javës apo muajit, pasi mendojnë se çdo ngjarje e jetës së tyre të përditshme përbën një ngjarje që duhet të dihet edhe nga miqtë. Në lidhje me këtë fenomen është realizuar një studim nga tre universitete Britanike: Universiteti i Birmingamit, Universiteti Ëest of England si dhe Universiteti i Edinburgut. Pas analizimit u arrit në përfundimin se personat që postojnë shpesh foto në Facebook rrezikojnë të dëmtojnë marrëdhëniet në jetën e tyre reale, duke dëmtuar të dhënat personale. Raporti përfundimtar i quajtur “Tagger’s Delight” sqaron në mënyrë të detajuar se frekuencat e larta të publikimit të fotografive të vetes, pavarësisht qëllimit të publikimit të tyre tregon se kemi të bëjmë me ulje të nivelit të intimitetit. Studimi përshkruan më tutje akoma më me detaje se: “ Fakti që miqtë e ngushtë që publikojnë foto të shumta bashkë tregon se kemi të bëjmë me rritje të nivelit të intimitetit ndërsa, për ata që postojnë foto të miqve tregon se kemi të bëjmë me ulje të nivelit të intimitetit”. - 

Nënpesha shkaktohet nga kequshqyerja, ja këshillat e dietologes -

Nënpesha shkaktohet nga kequshqyerja, ja këshillat e dietologesMbipesha nuk është i vetmi problem që i shqetëson femrat në mbarë botën, por edhe e kundërta e saj, nënpesha përbën një shqetësim për shumë persona. Dietologia Anila Kalleshi në një intervistë të dhënë  për MediaLajm, ka shpjeguar shkaqet e këtij problemi, pasojat, si dhe ka dhënë disa këshilla për të gjithë ata persona që vuajnë nga nënpesha.
Shumica e femrave kërkojnë t’i humbasin kilogramët e tepërta dhe të arrijnë në peshën e tyre ideale. Por egziston edhe një kategori tjetër femrash të cilat qëndrojnë gjithmonë nën peshë dhe e kanë pothuajse të pamundur të shtojnë disa kile. Cilat janë shkaqet apo pse ndodh kjo?
Shpeshherë më është kërkuar nga persona të ndryshëm në websitet e mija të shkruaj dieta për tu shëndoshur. Ajo që do të më pëlqente dhe do të ishte gjëja më e saktë është se si mund të shtojmë peshë pa vënë shtresa dhjamore. Termi nënpeshë i referohet një peshe trupore më të vogël se ajo që konsiderohet si pesha ideale apo e shëndetshme. Sipas koefiçentit të masës trupore BMI i cili llogaritet si raporti i peshës me gjatësinë në katror nëse ky koefiçent është nën 18, personi është nënpeshë, më konktretisht një person që peshon 46 kg dhe ka një gjatësi 1.67 cm koefiçentin BMI e ka 16.4, pra nën peshë BMI = 46/ 1.67*1.67 = 16.4 Shkaku më i shpeshtë i nënpeshës është kequshqyerja, qoftë në aspektin sasior, ashtu edhe në atë cilësor. Kequshqyerja është një gjendje që karakterizohet nga respektimi i një regjimi ushqimor, në të cilin disa ushqime mungojnë, ose merren me tepricë ose në raport jokorrekt me të tjerat.
Një gjendje e tillë shkaktohet nga ushqyerja për një kohë të gjatë në mënyrë jo të rregullt, jo në oraret e vakteve, si dhe duke konsumuar në sasi të madhe produkte të varfëra në vlera ushqyese, të ashtuquajtura pa kalori. Faktor tjetër është dhe trashëgimia pra tendenca gjenetike. Nënat nënpeshë kanë fëmijë nënpeshë në 40 % të rasteve. Këtu luan rol mënyra e ushqyerjes, orientimi ndaj produkteve të caktuara ushqimore, shpërndarja e ushqimit gjatë ditës që nëna trashëgon tek fëmijët.
Nënpesha lidhet edhe me varfërinë. Në vendet e botës së tretë, pamundësia për të siguruar ushqimet e nevojshme për një peshë normale, çon në problemet e nënpeshës.
Gjithashtu nënpesha lidhet edhe me stilin e jetesës. Pesha trupore është një reflektim i raportit të kalorive të marra nëpërmjet ushqimit dhe atyre të harxhuara nëpërmjet aktivitetit të përditshëm, stili i jetesës luan një rol vendimtar në këtë drejtim. Nënpesha është zakonisht pasojë e harxhimit më të madh të kalorive, në krahasim me sasinë e kalorive që individi merr me ushqim. Kjo është karakteristike e njerëzve me profesione të lidhura me punën fizike, që nuk ushqehen në mënyrë të rregullt.
Nënpesha shpesh herë mund të jetë rezultat i një sëmundjeje mendore ose fizike, si : hipertireozën, diabetin e sheqerit, sëmundjen kanceroze, tuberkulozin, HIV/AIDS, patologjitë e aparatit tretës dhe anoreksinë nervore.
Cilat janë disa nga këshillat që ju i jepni zakonisht këtyre personave kur paraqiten në qendrën tuaj?
Mënyra më e shëndetshme për të shtuar në peshë është rritja e kalorazhit ditor, në mënyrë që kjo sasi të jetë më e madhe se sasia e kalorive që harxhohet gjatë ditës.
Duhet të konsumohen në sasi më shumë këto produkte : ajka e qumështit, vaji i ullirit, farat dhe arrat, gjalpi, gjalpi i kikirikut, salca e bardhë , salca e domates, majoneza, të cilat janë ushqime me vlera të larta kalorike. Efikase mund të jetë ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinike dhe me yndyrna të shëndetshme, si: peshku ton, salmoni, merluci, sardelet, fileto e kraharorit të pulës dhe gjelit, mishi i viçit pa dhjamë, vezët, frutat (këshillohen 4-6 fruta të ndryshme në ditë), perimet si fasulet, bathët, bizelet, brokoli, lakra, karrota, patatja), qumështi(4 gota qumësht në ditë), kosi me pak yndyrë, djathi dhe salca e tij, makaronat e bardha, orizi i bardhë, buka e bardhë.
Rekomandohet pirja e ujit gjatë gjithë ditës, por edhe e lëngjeve me shumë kalori si boza, qumështi dhe lëngu i frutave. Rekomandohen 6 vakte në ditë, 3 vakte kryesore dhe 3 vakte të vogla ndërmjet tyre. Shëtitjet në ajër të pastër stimulojnë oreksin. Gjumi i rregullt ndihmon në shtimin në peshë. Për personat që nuk marrin mjaftueshëm vitaminat ose mineralet nëpërmjet ushqimit, këshillohet marrja e komplekseve vitaminike zëvendësuese.
Cila do të ishte receta që ju mund jepni për të gjithë lexuesit e “MediaLAjm”, që e kanë këtë problem? Përpiquni që në çdo vakt të përfshini ushqime me përmbajtje proteinash dhe yndyrë si bukë të zezë, salcë ullinjsh dhe djathë. Çdo ditë filloni të shtoni sasinë ditore me 500 kalori në mënyrë që të shtoni 0,5kg në javë”. Për të shtuar 1 kg nevojitet një kalorazh prej 7000 kalori të tepërta.
Për të shtuar në peshë ndihmon edhe hapja e oreksit. Nëse nuk keni urinë e duhur për të konsumuar ushqim, ka disa mënyra se si të stimuloni oreksin tuaj. Këshillohet një ecje e shpejtë në këmbë disa minuta përpara vaktit. Për ta bërë ushqimin më tërheqës shtoni erëzat dhe kripë sipas dëshirës.
Sallatat konsumojini në fund të vaktit dhe jo në fillim. Përdorni vaj ulliri, 1 lugë vaj ulliri do 80 minuta të tretet. Pas çdo vakti mund të konsumoni mjaltë, reçel frutash, çokollatë. Nuk duhet pirë ujë para ose gjatë ushqimit si edhe duhet zëvendësuar uji me lëngje të freskët të shtrydhura ose me qumësht.
Kujdes ! Shtimi i ushqimit duhet të bëhet gradualisht dhe jo ditën e parë. Filloni të vendosni çdo ditë nga një sasi të vogël ushqimi më shumë seç hani zakonisht duke e shtuar ditë për ditë, në mënyrë që të mos shtojmë masë dhjamore por të shtojmë masë muskulare. Një menu e mirë mund të jetë një pjatë makarona integrale me peshk ton ose gjoks pule dhe domate. Kaloritë janë të rëndësishme por gjithashtu edhe lëndët ushqyese. Për të shtuar në peshë na duhet të ushqehemi me 500-1000 kalori në ditë më shumë se normalisht. Shembuj që sjellin 500 kalori më shumë janë: 1 gotë qumësht me yndyrë të plotë + 2 feta bukë të zezë + 2 lugë vaj ulliri + 40gr djathë të bardhë, 2 kupa makarona me 50gr djathë, 1 kupë kos me yndyrë të plotë + 2 lugë mjaltë + 1 banane + 1 lugë stafidhe , 2 patate mesatare me vaj ulliri dhe një kokërr vezë të zier.
Pasi klienti arrinë t’i shtojë kilet e dëshiruara duke ndjekur një recetë ushqimore, problemi që vjen më pas është si ta ruaj këtë peshë? Duhet të përdorë të njëjtën dietë ushqimore gjithmonë apo i sugjeroni diçka tjetër?
Çdo gjë duhet të jetë e kontrolluar, njerëzit me kalimin e moshës dhe viteve ndryshojnë, po kështu edhe kujdesi për trupin. Pavarësisht nga shkaku i nënpeshës, fiziologjik apo patologjik qoftë, ajo shfaq uljen e aftësisë mbrojtëse të organizmit, duke e bërë atë më të prekshëm nga infeksionet. Femrat mund të kenë mungesë të menstruacioneve dhe infertilitet, si dhe ndërlikime të mundshme gjatë shtatëzanisë, edhe nëse e realizojnë atë. Mund të konstatohet edhe anemi dhe rënie e flokëve, faktor i madh risku për osteoporozën.
Nga Rudina Laka

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...