Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/27

Dashamir Shehi: Zogu figura kryesore e 100 viteve, Enveri, Ramizi dhe Berisha e gjetën shtetin e ndërtuar

Dashamir Shehi: Zogu figura kryesore e 100 viteve, Enveri, Ramizi dhe Berisha e gjetën shtetin e ndërtuar









Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një prononcim për gazetën “Sot”, u shpreh se Ahmet Zogu është figura kryesore e 100 viteve në Historinë Shqiptare. Sipas Shehit, figurat si Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Sali Berisha e gjetën shtetin shqiptar të ndërtuar nga Zogu. “Ahmet Zogu është i vetmi që dha më shumë kontribut për shtetin shqiptar. Më pas, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Sali Berisha e gjetën shtetin e ndërtuar sepse ua kishte lënë gati Zogu. Vetëm Ahmet Zogu bëri shtet dhe është e vetmja figurë që i mbetet Historisë Shqiptare”, deklaroi Shehi. Figura e Ahmet Zogut është vlerësuar edhe nga kryetari i Partisë Rruga e Lirisë, Kurt Kola, i cili u shpreh se Zogu krijoi shtet duke mos pasur shtet. Sipas tij, Zogu është një ndër figurat kryesore të qeverisjes së vendit në këto 100 vite, që diti të krijonte një shtet modern të asaj kohe. “Ahmet Zogu erdhi në krye të shtetit shqiptar pas 500 vjet perandori turke. Nuk kishte gjuhë, nuk kishte ekonomi. Zogu krijoi shtet duke mos pasur shtet. Bëri një shtet të përshtatshëm me Evropën. Filloi arsimi, u hapën gjimnazet dhe filloi të dërgonte studentë në Evropë, zhvilloi ekonominë. Nisi krijimin e një shteti modern të kohës. Çdo politikan në mënyrë që të mbajë pushtetin do bëjë dhe gabime dhe do sakrifikojë jetë njerëzish. Gabimi i vetëm i Zogut ishte ekzekutimi i 4 figurave politike shqiptare, por mbi të gjitha mbetet burrë shteti”, u shpreh Kola.
Qeverisja
Kryetari i Partisë Rruga e Lirisë, theksoi se qeverisja e Enver Hoxhës dhe kontributi që ai ka dhënë në ndërtimin e shtetit shqiptar ka qenë zero. Kola deklaroi se Enver Hoxha nuk ka asnjë vlerë politike dhe njerëzore. Sipas tij, as Ramiz Alia dhe as Berisha nuk kanë nota pozitive për të mbetur në histori. “Qeverisja e Enver Hoxhës është zero, se zhvillimet që u bënë, i kushtuan popullit shqiptar mijëra të pushkatuar, të internuar. Sa mijëra fëmijë vdiqën në kampet e internimit? Sa grupe vuajtën për 50 vjet? U pushkatuan rreth 100 mijë qytetarë shqiptarë për vetëm 50 vite. Enveri ka sakrifikuar 1/10 e popullsisë. Enveri nuk ka asnjë vlerë politike dhe njerëzore. Ndërsa Ramiz Alia gjatë qeverisjes nuk bëri terror, por bëri krimin më të madh sepse e mbajti Shqipërinë të mbyllur dhe e la në varfëri ekstreme. Po kështu, Sali Berisha pati një mision të ngarkuar nga Ramizi që të drejtonte të djathtën shqiptare. Është e habitshme që një komunist me 25 vite qeverisje të kërkonte që Berisha të udhëhiqte te djathtën shqiptare. Berisha gjatë qeverisjes së tij nuk bëri reformë radikale në sistemin shqiptarë, të hiqte nga administrata ata që kanë kryer krime si janë: policët, prokurorët, gjyqtarët, duke na lënë të fundit për t’u integruar”, theksoi Kola.
Figurat kryesore në 100 vite qeverisje
1.    Ahmet Zogu
2.    Ramiz Alia
3.    Enver Hoxha
4.    Sali Berisha
Roshi: Enver Hoxha, xhelat i popullit
Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, deklaroi se Enver Hoxha është xhelati i popullit shqiptar. “Enver Hoxha është xhelati i popullit të tij. Enver Hoxha përfaqëson antivlerat e kombit të vet, që vazhdojnë të na ndjekin akoma”, u shpreh kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat. Artur Roshi thekon se duhen vlerësuar ato figura që kanë dhënë vlera kombëtare dhe jo Enver Hoxha që do të mbahet mend për krimet e mëdha të komunizmit. “Unë mendoj se ka ardhur koha që shqiptarët të kthejnë sytë nga vlerat e vërteta kombëtare, të cilat janë mohuar dhe vazhdojnë të mohohen në historinë e tij. Përsa kohë me forcën e pushtetit do të shmangen vlerat dhe kontributet e Mit’hat Frashërit, Ali Këlcyrës, Lec Kurtit etj në shërbim të kombit, shqiptarët nuk do të kenë një demokraci reale dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, por një demokraci false dhe interesa ekonomike klanore të pushtetit”, u shpreh Roshi.
Dajti vlerëson figurën e Enver Hoxhës
Kryetari i Partisë së Punës së Shqipërisë të Riorganizuar, Marko Dajti, lidhur me katër figurat kryesorë në 100 vitet e fundit në Shqipëri, vlerësoi figurën e Enver Hoxhës. Dajti u shpreh se qeverisja e Enver Hoxhës dhe kontributi që ai ka dhënë kundrejt kombit shqiptar ka qenë tepër i madh. Sipas tij, Enver Hoxha ka mjaft vlera historike dhe njerëzore. Kreu i PPSHR, depozitoi një kërkesë në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës për të rivendosur në qendër të Tiranës bustin e diktatorit komunist Enver Hoxha. Në letrën drejtuar këshillit, Dajti u kërkoi anëtarëve të tij ta miratojnë këtë kërkesë për të bërë të mundur reflektimin dhe ekuilibrin e shoqërisë shqiptare. “Shtatorja e Enver Hoxhës, edhe kundrejt 'nxehtësisë' së debateve e diskutimeve rreth periudhës komuniste, mendojmë se do të ishte së paku një moment reflektimi drejt një ekuilibri real të gjithë shoqërisë shqiptare me të kaluarën”, shkruan Dajti. Joana Tafa

Antenat celulare shkaktojnë kancer, duhen larguar nga qendrat e banuara

Antenat celulare shkaktojnë kancer, duhen larguar nga qendrat e banuara










Edhe pse institucionet ligjore, qeverisëse e ato të shëndetit publik vazhdojnë të mohojnë dhe të mbulojnë me raporte fiktive, efektet dëmtuese reale të antenave celulare, duke u bërë palë me kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, mjekë specialistë që nuk kanë asnjë lidhje me këto interesa konfirmojnë për gazetën “SOT”, se antenat celulare “vrasin” në mënyrë të heshtur e të vazhdueshme shëndetin dhe jetën e njerëzve. Në fakt, shqiptarët janë nën efektin dëmtues të këtyre antenave, të cilat janë vendosur brenda qendrave të banuara dhe madje majë pallateve, institucioneve e qendrave prodhuese dhe social-ekonomike. Lidhur me këto efekte shkatërruese të shëndetit të njerëzve prej antenave, ne zhvilluam një bisedë me mjekun specialist të ndotjeve rrezatuese Dervish Hoxha.

- Si e vlerësoni prezencën e antenave celulare në mjediset e banuara?
Shqetësuese, madje tepër problematike për shëndetin e njerëzve. Dhe jo vetëm të njerëzve, por me ndotjen e gjithë mjedisit ku jetojmë. Unë si mjek specialist që e njoh mirë efektin e rrezatimeve prej 40 vjetësh si mjek, mund të them se kompanitë celulare na kanë futur në jetën tonë një vrasje komode. Ne flasim me celular, por nuk vlerësojmë faktin që futim brenda vetes “vdekjen” tonë të ngadalshme. Ne lejojmë vendosjen e antenave mjak pallateve e institucioneve apo në mjedise të tjera publike, por heshtim përballë dëmtimit të shëndetit. Tashmë këto antena i kemi jo vetëm në qytet, në fshat, në lagje e në rrugë, por edhe në shtëpi, pra mbi majën e pallateve. Është një skandal i rënë që nuk ka lidhje me estetikën, por me jetën tonë. Sipas mendimit dhe vlerësimit tim si mjek e qytetar, vendosja e antenave në mjediset e banuara është një “krim”. Kush mendon dhe thotë ndryshe, nuk bën gjë tjetër, veçse mbron këtë krim.
A ka mjekësia shqiptare monitorim të efektit dëmtues të këtyre antenave?
Të themi të vërtetën: nuk ka. Jo se nuk mundet të ketë një monitorim të tillë, qoftë edhe minimal, por sepse nuk i intereson askujt prej institucioneve kontrolluese, monitoruese e ligjvënëse që ta bëjë këtë gjë. Fundja, lidhur me antenat celulare, nuk ka nevojë për monitorim, mbasi shkenca fizike, kimike e biologjike, konfirmon me prova shkencore një fakt, që tashmë e dinë gjithë institucionet e specializuara në botë: Antenat celulare e jo celulare, kanë Brenda tyre lëndë radioaktive, pra kanë bërthama nukleare në përbërje të tyre, tamam siç i kanë dhe raketat e satelitët që shkojnë në hapësirë, tamam si aparatet rontgen e madje si gjithë antenat e tjera që thithin, përpunojnë dhe shpërndajnë valë. Dhe për rrjedhojë, ato lëshojnë rrezatim që nuk prodhon tjetër efekt, veç efektit dhe veprimit kancerogjen mbi organizmin e njeriut.
- Flitet se mungon teknika për monitorimin e emetimit prej antenave, si mendoni ju?
Nuk mendoj se mungon personeli për të matur efektet shkatërruese të antenave celulare, por mungon interesi për ta caktuar këtë personel. Personel administrativ ka me shumicë në institucionet mjedisore e shëndetësore, por nuk lejohen dhe nuk angazhohen zyrtarisht prej drejtuesve qendror shtetëror, për të bërë këtë monitorim që nuk po bëhet qëllimisht. Vetëm një shifër mund të përmend: në mbarë vendin janë 2810 inspektorë mjedisorë të paguar prej ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit. Këta quhen “specialistë” të matjes së ndotjeve të të gjithë llojeve e shkallëve dhe paguhen si të tillë. Çuditërisht, këta nuk marren vetëm me matjet e ndotjeve prej antenave celulare, por vetëm bëjnë raporte fiktive sa për efekt dosjesh e raportesh zyrtare dhe në favor të kompanive celulare. Madje nuk mungojnë as aparaturat e specializuara për këto matje, sepse nëse këto aparatura do mungon, nuk duhet të pranoheshin as kompanitë celulare të vepronin në Shqipëri, mbasi kushti i parë për çdo shërbim mjedisor, madje dhe për furrat e bukës është pajisja me mjetet matëse të ndotjes. Unë e di mirë, që këto pajisje ekzistojnë jo vetëm tek kompanitë celulare, por edhe në institucionet mjedisore e shëndetësore shqiptare, por nuk përdoren për të deklaruar nivelin e ndotjeve prej antenave. Sipas dijenisë time si mjek specialist, deri tani ka mjaftuar ekspertiza dhe raportet e publikuar nga katër kompanitë celulare, të cilat sipas analizave mjeko-mjedisore janë fiktive, pra sa për të përligjur lejen e vazhdimit të aktivitetit të tyre përfitues. Duhet thënë e vërteta ashtu siç është: antenat janë burim kanceri, sidomos për fëmijët dhe gratë, të cilat janë më të mundshme për t’u prekur prej rrezatimit të tyre, për shkak të  strukturës fizo-biologjike që kanë ndryshe nga meshkujt, sidomos nënat shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji. Në gazetën “SOT” kam lexuar që në Tiranë janë mbi 260 antena të vendosura në tarracat e pallateve. Kjo quhet një dyndje rrezatimi, mbasi të bashkuara në çlirimin e rrezatimit, ato krijojnë fushë të zgjeruar e të rrezikshme rrezatimi radiokativ gjatë aktivitetit të tyre.
Sa mendoni se është ky efekt kancerogjen?
Pikërisht me masën e efektit kancerogjen abuzohet. Kompanitë celulare psh, deklarojnë në faqet e tyre zyrtare se antenat nuk dëmtojnë. Rrezatimi jo jonizues nuk ka rrezikshmërinë e rrezatimit jonizues. Por edhe ky rrezatim ka efekte negative në organizmin e njeriut nëse është mbi vlerat e caktuara. Faktikisht, në Shqipëri ky efekt është 10 herë mbi normat e lejuara, pra mbi ato norma që thonë standartet e OBSH dhe të institucioneve qendrore mjedisore të BE. Në disa seminare e konferenca që kemi marrë pjesë në Shqipëri, në SHBA, në Francë, Gjermani etj, kur kam qenë drejtor i Shëndetit Publik në qarkun e Beratit, jemi informuar në lidhje me disa fakte mbi efektet kancerogjene të shkaktuara prej antenave celulare. Sipas informacioneve, kemi mësuar se janë bërë eksperimente mbi kavie të ndryshme dhe mbi to ka patur efekte vdekjeprurëse, kur rrezatimi ka qenë tepër i lartë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka caktuar disa nivele të vlerave të rrezatimit. Megjithatë edhe kjo nuk është e prerë. Mund të ketë efekte negative edhe brenda një niveli i cili konsiderohet i parrezikshëm. Vlerat e lejuara nga OBSH dhe BE-ja janë maksimumi 10 W/ m2(vat për metër katror). Nëse kalohet ky kufi atëherë rrezatimi futet në nivele kritike dhe mund të shkaktojë çrregullime të njeriu. Këto janë një rrezik prezent dhe shkatërrues për shëndetin e njerëzve, ndaj dhe institucionet e specializuara shkencore konfirmojnë rrezikun mbi shëndetin, bazuar matjet dhe provat konkrete të rasteve kur njerëzit që banojnë atje ku vendosen antena, kanë përfunduar si pacientë me sëmundje të rënda, ose siç njihet me kancer. Këtë fakt e konfirmon dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Këshilli i Shëndetësisë i Holandës (HCN), Autoriteti Suedez për Sigurinë ndaj Rrezatimit (SSM), Autoriteti Suedez për Mbrojtjen ndaj Rrezatimit (SSI) si dhe Agjensia e Mbrojtjes së Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (HPA).Sipas kushtit teknik, antenat celulare duhet të vendosen 10 kilometër larg qendrave të banuara me njerëz dhe 5 kilometër larg komplekseve e rezervateve me shpendë e kafshë. Sa për dijeni, një nga kushtet është edhe ky: nëse në një mjedis pyjor ose shkurresh ka çerdhe shpendësh, këto antena nuk duhet të vendosën. Por në realitet ndodh e kundërta. Unë mund të them se në Shqipëri antenat celulare kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, pavionet e onkologjisë dhe të sëmundjeve kancerogjene kanë shumë pacientë që kanë në qendër të sëmundjes dëmtimet prej antenave celulare, sidomos tek fëmijët dhe gratë shtatzëna
Çfarë mendoni se duhet bërë?
Ka vetëm një zgjidhje: largimi i antenave celulare prej qendrave të banuara, madje prej majave të pallateve. Unë këtë gjë e kam kërkuar në shumë institucione, por askund nuk më kanë përfillur. Ka mbetur tashmë, të veproj komuniteti, mbasi shteti është palë me kompanitë celulare. Intervistoi: Përparim Halili

Kompanitë celulare faturojnë pagesa bisedash sipas interesave, qeveria nuk i kontrollon -

Kompanitë celulare faturojnë pagesa bisedash sipas interesave, qeveria nuk i kontrollon









Qytetarët shqiptarë janë tepër të shqetësuar, për faktin që financiarisht shpenzojnë shumë pagesa për shërbimet e telefonisë celulare edhe pse paguajnë sipas tarifave të përcaktuara në tabelat e çmimeve, të miratuara nga AKEP. Këto pagesa, arrijnë deri në dy herë vlerën e shpenzimit gjatë bisedave që konsumojnë qytetarët shqiptarë, në raport me kuotat e shpallura të vlerës së bisedave të telefonisë celulare. Shqiptarët psh, blejnë 200, 300, 500 ose 1 mijë lekë impulse rimbushje kartash telefonike prej kompanive celulare dhe realisht, kjo pagesë u zbret në 600-700 lekë bisedë reale, mbasi kompanitë celulare abuzojnë me këto shpenzime, duke zhvatur qytetarët.
Konsum financiar impulsesh, sipas interesave të kompanive celulare
Katër kompanitë celulare që veprojnë në Shqipëri, konkretisht “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, zhvillojnë biznes impulsesh telefonike, duke operuar në tregun e konsumit sipas interesave të tyre, duke mos iu nënshtruar ligjit mbi të ardhurat dhe fitimet e deklarueshme. Këto kompani, kanë tashmë fuqinë e plotë, të lirë e të pakontrollueshme, për të përcaktuar se sa impulse konsumojnë qytetarët shqiptarë. Edhe pse ka tarifa të përcaktuara prej AKEP për koston e një impulsi bisede, kompanitë celulare nuk e respektojnë këtë normë, përkundrazi abuzojnë me të, duke rënduar dhe rrënuar financat e konsumatorit. Të vërtetosh këtë gjë nuk është aspak e vështirë. Mjafton të rimbushësh kartën e celularit në katër kompanitë “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus” me vlerë 200 lekë, 300 lekë, 500 lekë e 1000 lekë dhe pasi nis bisedat, rezulton se nuk ke zhvilluar aq bisedë sa është vlera reale e kartës rimbushëse, por shumë më pakë se vlera e saj. Këtë zhvatje të “padukshme” të lekëve q paguan për kartë rimbushëse telefonie celulare e organizojnë kompanitë celulare, me ndërhyrje në asgjësimin e impulseve që në fazën e nisjes së bisedës, asgjësim që në fakt janë vlera financiare të paguara nga konsumatorët. Afro 1 muaj më parë, këtë abuzim e ka denoncuar dhe shoqata e konsumatorit shqiptar, duke publikuar mënyrën dhe sasinë e vjedhjes së impulseve të bisedave prej kompanive celulare. Por pas këtij denoncimi, nuk ka patur asnjë reagim as prej kompanive dhe as prej institucioneve qeveritare që monitorojnë shërbimin e këtyre kompanive. Praktika e kompanive celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, tashmë njihet se cila është: ato zhvasin qytetarët shqiptarë me vlerën e konsumit të impulseve të kartave rimbushëse, pa llogaritur këtu taksën 20% TVSH.
Qeveria nuk kontrollon abuzimin ndaj qytetarëve
Në unison të plotë me njëra tjetrën, kompanitë celulare, kanë vendosur standard “format” abuzimi në vjedhjen e vlerës financiare të konsumatorit shqiptar nëpërmjet pagesë-shpenzimit të vlerës financiare të bisedave telefonike. Kjo tashmë nuk është diçka e panjohur, përkundrazi është një “rregull” që qytetarët e njohin, por që nuk kanë asnjë fuqi vepruese për ta ndalur. Në drejtim të katër kompanive celulare, qytetarët shqiptarë kanë dërguar shumë ankesa e denoncime, por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje, mbasi kanë “trokitur” tek abuzuesit. Dhe sipas provave, abuzues janë kompanitë celulare, të cilat vazhdojnë të zhvatin qytetarët shqiptarë pa asnjë shqetësim e kontroll prej institucioneve ligj-zbatuese, duke u përgjysmuar vlerën reale të masës financiare, të paguar për njësi kohë bisede. Siç e theksuam, nëse në kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus” paguan psh., 1 mijë lekë kosto e kohë bisede, realisht rezulton të realizosh vetëm 600-700 lekë kosto kohë bisede. Sipas llogarisë, rezulton që 300-400 lekë të “humbasin” gjatë bisedës, por që në fakt kanë si destinacion llogarinë fitimprurëse vjedhëse personale, të kompanive celulare. Kush mban përgjegjësi për këtë vjedhje? Në kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, nuk të jep askush shpjegime, madje të shpërfillin sikur të mos kesh të drejtë. Këtë shqetësim, qytetarët e kanë përcjell dhe në organet qeverisëse shqiptare, por siç dihet, prej andej, tamam si prej kompanive celulare, vazhdon të manifestohet indiferencë dhe shpërfillje e plotë. Sipas logjikës ekonomike dhe praktikës së biznesit, qeveria duhet të kontrolloj konsumin real të shërbimit telefonik celular të katër kompanie “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, ashtu siç kontrollon dhe bizneset e tjerë që veprojnë në Shqipëri, madje deri tek shitësit e farave e bananeve. Psh, dje ne ishim në një nga fabrikat e birrës në Tiranë. Atje kishin zbarkuar shërbimet tatimore, të cilët kontrollonin sasinë e prodhimit, sasinë që dilte në treg dhe sasinë e shitur të këtij produkti. Madje, inspektorët, arritën deri aty sa të numëronin dhe shishet e birrës që mbusheshin me birrë, shishet që dilnin skerco, shishet e thyera dhe ato të që gjendeshin në magazinë, si prodhim i depozituar dhe si prodhim i mbetur stok. Pra, kontrollonin bilancin prodhim-skarco-treg. Ndërsa për katër kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, po ky sektor tatimor e monitorues, nuk ka asnjë kontroll se sa impulse tregtojnë këto kompani, sa impulse mbeten, sa impulse hidhen në treg etj. Këtë mungesë kontrolli dhe matjeje të vlerës prodhim-shitje e paguajnë qytetarët shqiptarë, me abuzimin që këto kompani bëjnë në unison me njëra tjetrën në lidhje me vjedhjen e impulseve që shesin dhe vjedhin.
Reagime
Ardit Nazeri
Kompanitë celulare na zhvasin në impulset që blejmë nëpërmjet kartave rimbushëse telefonike, por dhe në numrat që prenotojmë me kontratë mujore. Unë psh., kam katër numra telefoni, në të katërta kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”. Të katërta kompanitë celulare, po më vjedhin impulse telefonike, pra me po zhvasin vlerë lekësh. Një kartë rimbushëse me 1000 lekë, më rezulton në fund me 700-800 lekë kohë bisede.
Vehbi Abedini
Gjendemi përballë një vjedhjeje të organizuar e të pakontrolluar nga shteti. Kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus” nuk janë kompani shërbimi, por qendra abuzimi në kohën e bisedave dhe në vlerën e mesazheve. Kemi dërguar ankime në këto kompani, por nuk na vjen asnjë përgjigje. Ne ankohemi deri në institucionet qeveritare, kompanitë celulare vazhdojnë të na vjedhin, ndërsa shteti hesht dhe bëhet palë me vjedhjen e tyre.
Sefedin Kola
Vetëm se numrat e telefonit celularë më nevojiten për komunikim, se ndryshe do t’i kisha mbyllur fare numrin e telefonit. I kam provuar të katërta kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus” dhe të katërta me kanë rezultuar me abuzime në vlerën e kartës për kohën e bisedës. Unë paguaj psh 300 lekë kohë bisede, por flas vetëm për 150 lekë kohë bisede. Troç, po na zhvasin dhe askush nuk ndërhyn edhe pse ankohemi për këtë vjedhje publike.
Dritan Belo
Kjo vjedhje e unifikuar mes të katërta kompanive celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus” duhet të marrë fund. Është detyrë e qeverisë shqiptare që të nis kontrollin dhe të frenoj këtë abuzim. Nuk kemi gjetur asnjë mbështetje deri tani, përkundrazi jemi shpërfillur, sikur të jemi ne hajdutët dhe jo kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”. Është skandaloze, që të paguash 1 mijë lekë kohë bisedë dhe të bisedosh vetëm 600 ose 700 lekë! Nga: Përparim Halili

Antenat celulare, prej 12 vjetësh “prodhojnë” 23% të rasteve të kancerit tek njerëzit

Antenat celulare, prej 12 vjetësh “prodhojnë” 23% të rasteve të kancerit tek njerëzit









Tashmë janë dy palë të përfshira në konflikt interesi, në lidhje me antenat celulare: nga njëra anë janë katër kompanitë “AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus”, të cilat synojnë të fitojnë sa më shumë prej shërbimit telefonik që kanë instaluar në Shqipëri dhe nga ana tjetër, janë qytetarët e sulmuar prej këtyre kompanive me antenat e vendosura pranë qendrave të banimit, të cilët kundërshtojnë vendosjen e tyre brenda mjediseve ku ata banojnë, mbasi janë dëmtuese dhe madje në shumë raste shkatërruese të shëndetit, me pasojë fatale për jetën. Lidhur me këtë realitet tronditës për jetën e shqiptarëve, të ofruar prej qeverisë nëpërmjet kompanive celulare, prononcohet dhe mjeku specialist, Vladimir Kumaraku:

- Gazeta “SOT” po trajton rrezikun prej antenave celulare, duke i konsideruar “vrasëse” të jetës, cili është qëndrimi juaj për këtë apel që po bëjmë?
Më vjen shumë keq, këtë apel që po bën gazeta “SOT”, nuk po e bën gjithë media dhe shoqëria civile shqiptare. Unë i bashkohem këtij apeli aktual të gazetës “SOT”, duke e bërë shqetësimin pjesë të qëndrimit tim, si qytetar dhe si mjek, por dhe të kolegëve, të shqiptarëve e bashkëqytetarëve të mi. Kemi të bëjmë me një shqetësim të madh social e jetik. Pse? Sepse antenat janë një rrezik potencial shkatërrues i përhershëm për shëndetin e njeriut. Si mjek, kërkoj që shteti të ndërhyjë urgjent, mbasi po bëhet palë në një krim të shkaktuar prej këtyre kompanive, të cilat “vrasin” jetë shqiptarësh, për të shtuar fitimet e tyre. Po kështu, nisur prej faktit që antenat celulare dhe jo vetëm ato, nuk prodhojnë shëndet të pastër për njerëzit, por ndotje shumë të rëndë, kërkoj që vendosja e antenave celulare të bëhet larg qendrave të banuara dhe larg gjithë mjediseve publike, duke respektuar distancat e instalimit dhe parametrat e lejuar rrezatues të tyre. Këtë gjë, katër kompanitë celulare që veprojnë në Shqipëri “AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus” nuk po e respektojnë as në aspektin e standardit të mbrojtjes mjedisore, as në detyrimin e largësisë së instalimit të antenave, as në bashkëveprimin me komunitetin, i cili është faktor kryesor vendim-marrës në këtë proces dhe as ankesat e qytetarëve, as në përputhje me “hartën” e përcaktuar prej pushtetit lokal. Madje mund të them se në qarkun Berat ku unë jetoj dhe punoj si mjek, pushteti lokal nuk përfillet fare në këtë aspekt.
- Disa mjekë e specialistë të fushës së rrezatimeve radioaktive, deklarojnë që këto antena nuk kanë rrezik për shëndetin, ju si mendoni?
Alarmi që shkaktojnë antenat celulare është fakti që këto antena, kanë rrezatim jonizues dhe radioaktiv të çliruar në mjedisin ku ato ndodhen, rrezatim ky që shkakton “vrasje” të jetës së njerëzve, të kafshëve, ndotje të rëndë të mjedisit si bimësinë, ujin, tokën dhe shkatërrim të oksigjenit. Edhe pse ky alarm, kalohet në heshtje prej institucioneve shtetërore të mjedisit dhe shëndetësisë, në fakt është një realitet që ekziston dhe vepron, duke shkaktuar qindra pacientë në vit me kancer, pa llogaritur mijëra të tjerë që rezultojnë me pasoja të shumta në organizëm që nga gjaku, mushkëritë, kockat, tensioni, mëlçia e deri në sistemin nervor. Ata që i thonë vetes mjekë e specialistë rrezatimesh radioaktive dhe që deklarojnë publikisht, se antenat celulare nuk shkaktojnë dëmtime të shëndetit dhe rrezikim të jetës, nuk thonë të vërtetën. Ata bëhen palë me kompanitë në fshehjen e efekteve shkatërruese që krijojnë antenat celulare. Këta “modele” mjekësh e specialistësh të fushës fizike-biologjike-kimike-radioaktive që deklarohen kështu, dihet se përse bëhen aleatë me kompanitë celulare dhe me institucionet e shëndetit publik e ato shtetërore, që kanë përgjegjësi kontrolli e parandalimi të kësaj masakre shëndetësore. Por ka një institucion qendror botëror, që quhet OBSH, prej të cilës janë përcaktuar standarde në lidhje me instalimin dhe përdorimin e antenave celulare me kuota të nivelesh të fuqisë së rrezatimit radioaktiv, jonizues e jo-jonizues. Tashmë e dinë të gjithë mjekët, specialistët e fushës së radioaktivitetit, ministria e Mjedisit, ministria e Shëndetësisë, agjencitë rajonale të mjedisit në pushtetin lokal dhe vetë kompanitë celulare, që vlerat e lejuara nga OBSH janë në masën 10 Ë për 1 m2. Nëse kjo masë kalohet edhe me 00000.1% atëherë kemi shkatërrim të organizmit dhe jetës së njeriut. Në fakt, pavarësisht raportit kualifikues e publikues të kompanive, vlera reale e antenave të vendosura në Tiranë e në rrethe është e tillë: sistemi komunikimeve të lëvizshme, nëpërmjet frekuencave E-GSM 900MHz, GSM, 1800MHz dhe UMTS 2100MHz e kalon normën 10 Ë për 1 m2. .Unë personalisht dhe të gjithë ata që janë specialistë të fushës për të cilën po flasim, nuk ka asnjë dyshim që e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë kjo fuqi rrezatuese, që shpërndahet prej antenave celulare në mjedisin e banuar, si valë e padukshme, por që në fakt shkatërron oksigjenin dhe jetën e njerëzve e të gjithçkaje. Vetëm një fakt: nga antenat celulare që janë majë pallateve dhe në zonat ku janë burimet ujore që furnizojnë qendrat e banuara, ndotja e ujit rritet me 29% ndotje me pasojë rrezatim radiokativ, që do të thotë: vrasje e shëndetit.
- Nëse ju do të ishit në krye të një institucioni mjedisor, çfarë do të bënit?
Së pari do të denoncoja publikisht këtë situatë skandaloze. Së dyti do të jepja provën e parë të guximit si mjek për të ndaluar këtë masakër shëndetësore të shkaktuar prej antenave, që në gjuhën tonë quhen “vrasëse të padukshme e të pazhurmëshme”. Së treti, do jepja shembullin e parë për të larguar forcërisht këto antena nga mjediset e banuara.
Kanceri nga antenat, realitet alarmant në Shqipëri
Në Ditën Botërore të Luftës kundër kancerit, mjekët dhe institucionet shëndetësore shqiptare dhanë alarmin, duke theksuar se përhapja e kësaj sëmundje në vendin tonë ka kapur shifra stratosferike. Sipas statistikave zyrtare, viti 2012 u mbyll me afro 7 mijë raste të reja kanceri, ku 2500 prej tyre i përkasin vetëm qarkut të Tiranës. Sipas institucioneve shtetërore të shëndetësisë, shkaqet e shtimit të sëmundjeve të kancerit janë obeziteti, ndotja, pirja e duhanit apo alkoolit. Por mjekët, si të ishin në gjuhë mirëkuptimi me kompanitë celulare dhe me Ministrinë e Mjedisit, nuk përmendën faktin që një nga shkaqet kryesore të kancerit masiv në Shqipëri janë dhe antenat celulare. Edhe pse nuk bëhet publik, ka një realitet alarmant me kancerin që shkaktohet nga antenat celulare. Sipas evidencave të fshehura në dosjet e qendrave spitalore në Tiranë e në rrethe, por edhe sipas burimeve nga qendrat spitalore e klinike private, rezulton se antenat celulare, shkak i 23% të rasteve të kancerit në gjak, në tru, në kokë e mushkëri.
Kompanitë celulare nuk përfillin komunitetin
Që të kryesh një shërbim telefonik me antena celulare në Shqipëri, sipas ligjit në fuqi, duhet që së pari të nisësh, të zhvillosh dhe të konkludosh komunikimin e detyrueshëm me komunitetin. Kompanitë celulare AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus” kanë detyrim të plotë ligjor që përpara se të nisin përgatitjen e raportit te VNM-së për projektin e instalimit të një antene celulare në mjedis publike, brenda, pranë ose afër një zone të banuar, duhet të marrim miratimin e banorëve, ose kategorive të tjera sociale që gjenden në këtë zonë ku do të vendoset antena. Mbështetur në VKM Nr. 805, datë 04.12.2003, kur projekti në vlerësim klasifikohet në listën e veprimtarive që ndikojnë në mjedis, në baze te VKM, nr.994, datë 02.07.2008 “Për tërheqjen e mendimit te publikut në vendimmarrje për
Mjedisin”, ministria e Mjedisit nëpërmjet Agjencisë rajonale, duhet të sigurojë pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje, duke zbatuar këto procedura:
a. Brenda 5 ditëve pas marrjes së kërkesës nga ARM-ja për t’u pajisur me leje mjedisi, i kërkon Kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, ku do të zbatohet projekti, të organizojë diskutimin me publikun e ndikuar.
b. Dërgon në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore dokumentat e projektit, a të veprimtarisë, për t’ ia vënë në dispozicion publikut.
d. Njësia e qeverisjes vendore dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, me mjetet e mundësitë, që kanë, njoftojnë publikun e ndikuar, brenda 5 ditëve.
e. Njoftimi hartohet me shkrim dhe publikohet vazhdimisht gjatë 20 ditëve, pa ndërprerje:
1. në radio e tv vendore;
2. në faqen e internetit të organit;
3. në botime apo publikime të përditshme apo periodike, nëse është e mundur;
4. detyrimisht në tabelën e njoftimeve të njësisë të qeverisjes vendore.
Sipas bisedave që kemi bërë me banorët dhe me njësi të pushtetit lokal në disa rrethe të vendit, ky ligj nuk zbatohet, kjo procedurë bëhet formalisht në zyrat e pushtetit qendror me letra fiktive, duke mbledhur deklarata false të komunitetit. Intervistoi: Përparim Halili

Atje ku ka një antenë celulare, ka një grup pacientësh kancerogjenë

Atje ku ka një antenë celulare, ka një grup pacientësh kancerogjenë









Ajo që po ndodh në Shqipëri me aktivitetin e antenave celulare, nuk po ndodh dhe nuk lejohet të ndodh në asnjë vend tjetër. Edhe pse institucionet shtetërore shëndetësore e mjedisore shqiptare, deklarojnë se antenat celulare të instaluara në mjediset e banuara në Shqipëri nuk përbëjnë asnjë rrezik për jetën, mjekët specialistë deklarojnë dhe argumentojnë të kundërtën, duke konfirmuar se këto antena janë burim sëmundjesh ekstreme, deri me pasoja kancerogjene. Ky realitet alarmant, po kalohet më shpërfillje të plotë prej institucioneve vendimmarrëse, ligjvënëse e zbatuese, duke u dhënë katër kompanive celulare “AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus”, të drejtën për të vazhduar të shkaktojnë sëmundje të shumta, deri me efekte kancerogjene mbi shqiptarët. Këtë fakt e konfirmon për gazetën “SOT”, mjeku specialist Çerçiz Myftari.
Çfarë është për ju si mjek, një antenë celulare brenda një mjedisi të banuar?
Mund të them, se çdo antenë që vendoset pranë mjedisit të banuar është një bombë radioaktive, që vret pa zhurmë jetën e krejt banorëve të zonës ku antena instalohet. Këtë realitet, duhet ta pranojmë dhe nuk duhet ta anashkalojmë. Shpesh, kemi debatuar me kolegë mjekë në lidhje me efektin dëmtues të antenave celulare. Të gjithë kemi konkluduar në një mendim: që antenat janë objekte vrasëse të shëndetit. Por realisht, ky realitet nuk po pranohet, madje po mbulohet prej institucioneve zyrtare shëndetësore me lloj dekoratash e monitorimesh fiktive. Nuk do shumë mend, të kuptosh që është totalisht e qëllimshme kjo heshtje, kjo fshehje e faktit që antenat janë çliruese të rrezeve radioaktive në mjedis dhe në organizmin e njeriut.
Prej 40 vjetësh, ju jeni mjek specialist në pediatri, sa ndikojnë këto antena në jetën e fëmijëve e të nënave?
Pyetja juaj ka vetëm një përgjigje të shkurtër: Antenat celulare, me veprimin e tyre të shpërndarjes së valëve elektromagnetike, ndikojnë maksimalisht në shëndetin e fëmijëve. Unë po ju përcaktoj 5 aspektet, ku rrezatimi i antenave shkakton dëmtime jo vetëm tek fëmija, por dhe tek nënat me fëmijë:
1. Jeta e një fëmijë, nis me rrezatim radioaktiv që në momentin e ngjizjes së tij, nëse atje ku banon nëna, ka një antenë celulare. 2. Gjatë rritjes së fëmijës në barkun e nënës, nëpërmjet nënës, rrezatimi përcillet tek fëmija, duke shkaktuar pasojat e sëmundjes së gjakut dhe dëmtimit të nivelit të zhvillimit psikik. 3. Nëna, gjatë shtatzënisë pëson depresione për shkak të rrezatimit të dyfishtë që ajo thith prej antenave celulare dhe prej rrezatimit që ka akumuluar fëmija gjatë ngjizjes dhe rritjes deri në lindje. 4. Nëna, për shkak të rrezatimit që ka thithur prej antenave në mënyrë të natyrshme, pas lindjes i transmeton fëmijës nëpërmjet qumështit dhe organeve të frymëmarrjes rreze goditëse radioaktive, të akumuluara në mënyrë sistematike prej antenave celulare. 5. Pas lindjes, fëmija vazhdon të bëhet pjesë reale e mjedisit të ndotur e goditës prej rrezatimit të antenave celulare, që janë në mjedisin ku ai jeton.
Sipas studimeve që ju keni kryer, a mund të flitet për një tregues të këtij dëmtimi radioaktiv tek fëmijët dhe nënat me fëmijë?
Që ka dëmtim, kjo nuk mund të mohohet, madje ky dëmtim është maksimal. Pse ta fshehim realitetin: antenat janë burim rrezatimi radioaktiv dhe çdo radioaktivitet vret jetë njerëzore, shtazore e bimore. Troç vret gjithçka që ka jetë. Masa e dëmtimit varet nga masa e rrezatimit që çlirohet, por vet fakti që është rrezatim, krijon dëmtim. Por edhe pse tentohet të maskohet ky realitet rrezatues radioaktiv, që shpërndahet nëpërmjet qindra antenave celulare të vendosura në mbarë vendin, shqiptarët janë viktimë e tyre dhe kjo ka një evidencë tronditëse: Çdo vit në pavionin e onkologjisë, numri i pacientëve me kancer, sidomos nënat, që kanë si shkak rrezatimin e antenave celulare shkon deri në 108. Ende në Shqipëri, nuk ka shifra të sakta të numrit të fëmijëve dhe nënave të dëmtuara prej këtij rrezatimi. Jo se nuk ka mundësi të bëhen evidentime, por sepse nuk ka predispozitë për ta bërë këtë gjë, mbasi shteti, qeveria, institucionet shëndetësore publike nuk kanë guximin t’i publikojnë këto të dhëna. Madje, mund të them se nuk kanë as interesin ta bëjnë këtë gjë, mbasi janë palë me kompanitë celulare për të fshehur realitetin. Por unë mund te them këtë gjë dhe nuk mund ta kundërshtoj askush, qoftë dhe shkencëtar: Atje ku ka një antenë celulare, ka një grup pacientësh kancerogjenë. Në këtë grup pacientësh, që krijohen prej rrezatimit të antenave celulare, ka të çdo moshe. Por pacientët më të mundshëm për t’u dëmtuar rëndë janë fëmijët dhe nënat me fëmijë. Sa për ilustrim, po ju përmend një shifër: Në 100 pacientë fëmijë e nëna me fëmijë, që jetojnë dhe punojnë në mjedise ku ka antena celulare, 20 fëmijë lindnin me rrezatim dhe 20 nëna janë të sëmurë prej rrezatimit të antenave, ku tregues është radioaktivitetit me pasojë kancerin. Nëse një mjek e mohon këtë fakt, nuk është mjek, por pajtues me anti-shëndetin. Ndërsa shteti dhe kompanitë celulare, dihet që e mohojnë efektin dëmtues të antenave, mbasi janë palë në një biznes vrasës, i cili duhet të marrë fund.
Si mjek ju njihni dhe raportit mes efektit shëndetësor dhe valëve elektromagnetike që ndikojnë mbi shëndetin, cili është ky efekt?
Kjo pyetje shtrohet shpesh, përgjigja i dihet, por nuk publikohet e nuk zbatohet në shërbim të shëndetit të njeriut. Mund të them, se raporti i efekteve shëndetësore të valës elektromagnetike është një problem që lidhet direkt dhe vetëm me antenat celulare. Ky shqetësim që në esencë ka efekte me pasoja kancerogjene është i lidhur me shpërndarjen e fushës elektromagnetike në ambientin e interesuar, pra në rastin konkret atje ku janë instaluar antenat. Të gjithë e dimë që antenat shpërndajnë rrezatim radioaktiv jonizues në masën më të madhe. Rrezatimi jonizues është produkt kancerogjen mbi gjithë qeniet e gjalla, madje dhe mbi insektet, shpendët, kafshët. Në rastin e problemit të marrë në shqyrtim, është me interes identifikimi i fushës elektromagnetike, i madhësive që e karakterizojnë atë, përqark antenës transmetuese, apo siç quhet ndryshe stacionit bazë (SB).
Mashtrimi i kompanive me radioaktivitetin
Për të formuar një ide për fushën elektromagnetike përqark një antene, të paraqitnim në mënyrë orientuese një tablo identifikuese, të realizuar nga matje të veçanta të bëra përqark një antene. Konkretisht në Shqipëri, antenat celulare kanë rrezatim të lartë radioaktiv, deri në 6-10 herë më të lartë se standarti formal ndërkombëtar, i deklaruar prej kompanive dhe i përcaktuar prej OBSH. Për një antenë makrocelulare 900 MHz, që ka një hapje vertikale prej 8° dhe një hapje horizontale prej 90°, perimetri i sigurisë që i korrespondon limitit prej 41 V/m, përcaktohet si vijon: 2 m përballë antenës; 20 cm mbrapa saj (ka një sipërfaqe metalike si ekran), mbi dhe nën antenë dhe 1 m në krahët e antenës. Për një antenë makrocelulare të vendosur në një shtyllë prej 23 m, vihen në dukje këto rezultate: 15 V/m 10 m përballë antenës; 7 V/m në 20 m përballë saj; 3 V/m në 50 m përballë saj; 2,25 V/m në 5 m poshtë antenës në një distancë horizontale prej 20 m nga këmba e shtyllës dhe 1 V/m në 10 m poshtë antenës në një distancë prej 20 m nga këmba e shtyllës. Për një antenë makrocelulare, 1 m larg bordurës se një tarrace prej betoni, kemi një vlerë prej 0.5 V/m në 2 m poshtë antenës.
Për një antenë makrocelulare të vendosur në fasadë, fusha është 15 V/m ne 1 m larg në krah të antenës dhe 1.5 V/m në 1 m distancë nga antena, prapa saj.
Për një antenë mikrocelulare, në një fasadë, perimetri i sigurisë prej 41 V/m arrihet në 10 cm përqark antenës, lartë e poshtë saj. Në një distancë prej 1 m përballë saj është 50 V/m, prapa antenës, është 3 V/m; në krahët e antenës, në distancën prej 1m, është 10 V/m; përballë antenës në një distancë prej 15 m arrin në 1.5 V/m.
Për antenat pikocelulare, perimetri i sigurisë prej 41 V/m, është 10 cm larg antenës dhe 5 cm lartë e poshtë saj.
Shqyrtimi i mësipërm i fushës përqark një antene, i përftuar nga matje të kryera nga ekspertë të telekomit francez, të realizuara me sonda izotrope me ndjeshmëri të lartë, marrin vlera përfaqësuese edhe ne tërë spektrin e radio frekuencave. Pra ato mund të shërbejnë për të kryer një identifikim të parë dhe të shpejtë, për probleme konkrete.
Mjeku ortoped në Spitalin Ushtarak, Dr. Sotir Ceka:
Veprova me dhunë për të ndaluar vendosjen e antenës celulare në pallat
Dje, mjeku kirurg ortoped në Spitalin Ushtarak në Tiranë, zoti Sotir Ceka, pyetjes tonë në lidhje me dëmtimet që shkaktojnë antenat celulare, të vendosur në mjediset e banuara, iu përgjigj me një episod, që i kishte ndodhur në pallatin ku ai banon. Doktor Sotir Ceka, na tregoi, se një muaj më parë, ndërsa kthehej në shtëpi pas punës, gjeti një grup punonjësish, që po instalonin një antenë celulare në majë të pallatit. Pas interesimit, ata i paraqitën një copë letër me vulë e më firmë të lëshuar nga ministria e Mjedisit. Mjeku Ceka, u kërkoi dokumentet e miratimit prej komunitetit, por ata nuk e kishin, ndërkohë që në lejen e lëshuar prej ministrisë së Mjedisit, ekzistonte frika e komunitetit, banorëve të pallatit, mes tyre dhe firma e mjekut Ceka, e cila ishte false. Kërkesës së mjekut, për tu larguar, ata iu përgjigjën me brutalitet. Më pas i kërkuan, të bëhej palë e heshtur më ta, duke i ofruar një pagesë financiare. Pas refuzimit të mjekut, ata tentuan ta vendosnin antenën dhunshëm. Por, po kaq dhunshëm veproi edhe mjeku Ceka, i cili i ndaloi ta vendosin antenën në majën e pallatit. Intervistoi: Përparim Halili

Antenat celulare, bartëse dhe përcjellëse të rrezatimit radioaktiv “vrasës” në organizëm -

Antenat celulare, bartëse dhe përcjellëse të rrezatimit radioaktiv “vrasës” në organizëm











Edhe pse prej kompanive celulare “AMC”, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, si dhe prej institucioneve mjedisore, antenat celulare që montohen në mjediset e banuara, konsiderohen “pajisje pune ndihmëse normale”, në fakt janë burime sëmundjesh të rënda, deri me pasoja fatale për jetën e njeriut. Antenat celulare, nuk janë thjeshtë kulla metalike që thithin dhe shpërndajnë valë elektromagnetike, por janë ‘burime” që shpërndajnë rrezatim në mjedisin ku ndodhen. Qytetarë dhe mjekë, por edhe specialistë mjedisorë, deklarojnë se antenat celulare janë të rrezikshme dhe nuk duhen lejuar të vendosen brenda dhe pranë qendrave të banuara, përkundrazi sipas monitorimit të efekteve të tyre, distanca e lejuar për t’i vendosur, duhet të jetë deri në 10 kilometër larg qendrave të banuara. Në Shqipëri, ato vazhdojnë të vendosen mbi pallate banimi, mbi qendra prodhimi, shkolla, spitale, brenda majave të larta në parqe publike kudo ku kanë interes kompanitë. Dje, ne zhvilluam një bisedë me mjekun Bashkim Beshiku, i cili e vlerëson alarmante situatën e vendosjes së antenave në qendrat e banuara, duke na shprehur njëherazi dhe opinionin e tij si mjek e qytetar, në lidhje me këtë realitet:
Doktor Beshiku, cili është vlerësimi juaj për antenat celulare?
Antenat celulare, për aq kohë sa të jenë me aktivitet brenda dhe pranë qendrave të banuara, do të jenë shqetësim i përhershëm për shëndetin e banorëve, madje rrezikues të jetës së tyre. Largimi i tyre është emergjencë, mbasi janë shkatërruese. Unë nuk kam informacion, se prej kujt lejohet vendosja e tyre majë pallateve, institucioneve, qendrave prodhuese, shkollave e spitaleve, por si mjek kam njohuritë e mia profesionale, që këto antena “vrasin” jetën në mënyrë të heshtur e graduale. Realisht, shqiptarët gjenden nën efektin dëmtues të këtyre antenave, të cilat janë vendosur brenda qendrave të banuara dhe majë pallateve. Kjo situatë që po ndodh në Shqipëri me instalimin dhe aktivitetin e antenave celulare deri majë pallateve, nuk lejohet të ndodh në asnjë vend tjetër të botës, madje as në Afrikë e Indi. Sipas vlerësimit tim si mjek, antenat përbëjnë rrezik për shëndetin, mbasi janë burim sëmundjesh ekstreme, deri me pasoja kancerogjene. Ato kanë rrezatim jonizues dhe radioaktiv të çliruar në mjedisin ku instalohen. Ato shkaktojnë ndotje të rëndë të mjedisit, të bimësisë, ujit, tokës dhe shkatërrim të oksigjenit. Pacientë të kancerit prej antenave celulare, janë një numër i konsiderueshëm që regjistrohen çdo vit me kancer, por dhe me pasoja të tjera në organizëm si në sistemin e gjakut, në qumështin e gjirit të nënave, në organet jetësore të fëmijëve 0-5 vjeç, por dhe në zemër, mushkri, kocka, shikim, tension, mëlçi e deri në sistemin nervor të çdo moshe njerëzore.
Flitet, se atentat celulare shkatërrojnë qelizat e njeriut, a qëndron ky konstatim?
Ky konstatim është një realitet shkencor mjekësor dhe qëndron fakti, që antenat celulare, janë të ngarkuara me rrezatim, ashtu si çdo rrezatim tjetër radioaktiv. Kur ato bien në kontakt me organizmin e njeriut, shkatërrojnë qelizat e trupit. Kjo është fatale për njeriun. Madje, në gazetën “SOT” kam lexuar një deklarim të specialistit radiolog Eqerem Shehu, në lidhje me këtë fakt, ku ai argumentonte me prova shkencore këtë shkatërrim qelizash prej rrezatimit të që çlirojnë antenat celulare. Qelizat janë elementi më delikat jetësor i njeriut dhe preken më shpejt deri me asgjësim të tyre. Dhe kuptohet se çfarë do të thotë shkatërrim qelizash. Këtë shkatërrim e bëjnë rrezatimet jonizuese, por dhe rrezatimet jo jonizuese. Thjeshtë, janë rrezatim dhe kanë efekte negative në organizmin e njeriut, nëse masa e veprimit të tyre është mbi vlerat e caktuara si të lejuara nga OBSH. Vlerat e lejuara nga OBSH dhe BE-ja janë maksimumi 10 W/ m2 (vat për metër katror). Nëse kalohet ky nivel, atëherë rrezatimi quhet i palejueshëm. Antenat celulare të vendosura në Shqipëri, janë me rrezatim jonizues e jo jonizues mbi këtë nivel të përcaktuar. Sa për ilustrim, po ju them një fakt: Me rrezatimin e antenave, janë bërë eksperimente mbi kaviet dhe kanë rezultuar me efekte vdekjeprurëse, kur rrezatimi ka qenë i lartë.
A mendoni se ka ardhur koha të kontrollohet situata me ligj të posaçëm?
- Sipas dijenisë time, me kujtohet që në datën 13 tetor 2011 në Shqipëri është hartuar një ligj anti-rrezatim prej antenave celulare dhe ndotjeve të tjera mjedisore, të cilat kanë efekte me pasoja dëmtuese-përcaktuese për shëndetin dhe jetën e njeriut. Sipas këtij ligji, duhet bërë një politikë por-shëndetësore për vendosjen e antenave celulare dhe respektimin e standardeve të tyre në lidhje me rrezatimin që ato bartin e çlirojnë gjatë funksionimit. Ky ligj duhet zbatuar, ose më saktë, ka ardhur koha të veprohet me ligj e jo me fjalë, mbasi nuk kemi të bëjmë me pluhur rruge (tepër i dëmshëm edhe ky), por kemi të bëjmë me rrezatim radioaktiv.
Flet specialisti Eqerem Shehu
Antenat kanë efekte termike dhe jotermike. Efektet termike janë efektet që i shkaktohen çdo personi të ekspozuar ndaj antenave. Pasojat e tij janë humbja e elektroliteve në tru të cilat nuk rigjenerohen. Mund të sjellë çrregullime mendore. Gjithashtu mund të sjellin edhe sëmundje malinje. Efektet jo termike ende nuk janë vërtetuar shkencërisht por gjithë njerëzit që kanë kontakt të drejtpërdrejtë kanë lodhje, këputje, përgjumje etj. Këto mund të kenë pasoja në të ardhmen por ende nuk është vërtetuar. Ato vrasin qelizat e trupit të njeriut. Antenat çlirojnë rreze radioaktive dhe shkatërrojnë oksigjenin, duke asfiksuar jetën. Është e vërtetë që çdo kompani bën ekspertizën e saj dhe unë nuk dua t’i paragjykoj. Por siç thashë vlera maksimale e lejuar është 10 W/m2. Një kompani e caktuar mund të vendosë antenën e cila ka rrezatim 4 W/m2. Por nëse kemi 4 antena me këtë vlerë, atëherë vlera e tyre kalon kufirin dhe rrezatimi bëhet kritik. Pra duhet bërë kontroll për çdo antenë të vendosur. Nuk mund të lihet kjo gjë në dorën e vetë kompanive.
Flet mjeku Dervish Hoxha
Unë e di mirë, që këto pajisje ekzistojnë jo vetëm tek kompanitë celulare, por edhe në institucionet mjedisore e shëndetësore shqiptare, por nuk përdoren për të deklaruar nivelin e ndotjeve prej antenave. Sipas dijenisë time si mjek specialist, deri tani ka mjaftuar ekspertiza dhe raportet e publikuar nga katër kompanitë celulare, të cilat sipas analizave mjeko-mjedisore janë fiktive, pra sa për të përligjur lejen e vazhdimit të aktivitetit të tyre përfitues. Duhet thënë e vërteta ashtu siç është: antenat janë burim kanceri, sidomos për fëmijët dhe gratë, të cilat janë më të mundshme për t’u prekur prej rrezatimit të tyre, për shkak të strukturës fizio-biologjike që kanë ndryshe nga meshkujt, sidomos nënat shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji. Në disa seminare e konferenca që kemi marrë pjesë në Shqipëri, në SHBA, në Francë, Gjermani etj, kur kam qenë drejtor i Shëndetit Publik në qarkun e Beratit, jemi informuar në lidhje me disa fakte mbi efektet kancerogjene të shkaktuara prej antenave celulare. Sipas informacioneve, kemi mësuar se janë bërë eksperimente mbi kavie të ndryshme dhe mbi to ka patur efekte vdekjeprurëse, kur rrezatimi ka qenë tepër i lartë.
Flet mjeku Çerciz Myftari
Lidhur antenat celulare, po përcaktoj 5 aspekte dëmtuese që shkaktojnë fëmija, por dhe tek nënat me fëmijë:
1. Jeta e një fëmijë, nis me rrezatim radioaktiv që në momentin e ngjizjes së tij, nëse atje ku banon nëna, ka një antenë celulare.
2. Gjatë rritjes së fëmijës në barkun e nënës, nëpërmjet nënës, rrezatimi përcillet tek fëmija, duke shkaktuar pasojat e sëmundjes së gjakut dhe dëmtimit të nivelit të zhvillimit psikik.
3. Nëna, gjatë shtatzënisë pëson depresione për shkak të rrezatimit të dyfishtë që ajo thith prej antenave celulare dhe prej rrezatimit që ka akumuluar fëmija gjatë ngjizjes dhe rritjes deri në lindje.
4. Nëna, për shkak të rrezatimit që ka thithur prej antenave në mënyrë të natyrshme, pas lindjes i transmeton fëmijës nëpërmjet qumështit dhe organeve të frymëmarrjes rreze goditëse radioaktive, të akumuluara në mënyrë sistematike prej antenave celulare.
5. Pas lindjes, fëmija vazhdon të bëhet pjesë reale e mjedisit të ndotur e goditës prej rrezatimit të antenave celulare, që janë në mjedisin ku ai jeton.
Tregon Dr. Sotir Ceka, mjek në Spitalin Ushtarak
Dje, mjeku kirurg ortoped në Spitalin Ushtarak në Tiranë, zoti Sotir Ceka, pyetjes tonë në lidhje me dëmtimet që shkaktojnë antenat celulare, të vendosura në mjediset e banuara, iu përgjigj me një episod, që i kishte ndodhur në pallatin ku ai banon. Doktor Sotir Ceka, na tregoi, se një muaj më parë, ndërsa kthehej në shtëpi pas punës, gjeti një grup punonjësish, që po instalonin një antenë celulare në majë të pallatit. Pas interesimit, ata i paraqitën një copë letër me vulë e më firmë të lëshuar nga ministria e Mjedisit. Mjeku Ceka, u kërkoi dokumentet e miratimit prej komunitetit, por ata nuk e kishin, ndërkohë që në lejen e lëshuar prej ministrisë së Mjedisit, ekzistonte firma e komunitetit, banorëve të pallatit, mes tyre dhe firma e mjekut Ceka, e cila ishte false. Kërkesës së mjekut, për të larguar, ata iu përgjigjën me brutalitet. Më pas i kërkuan, të bëhej palë e heshtur më ta, duke i ofruar një pagesë financiare. Pas refuzimit të mjekut, ata tentuan ta vendosnin antenën dhunshëm. Por, po kaq dhunshëm veproi edhe mjeku Ceka, i cili i ndaloi ta vendosin antenën në majën e pallatit.
Mashtrimi, antenat me rrezatim radioaktiv 6-10 herë më tepër se deklarimi i kompanive
Nga matjet reale në terren, rezulton se antenat celulare në Shqipëri, kanë rrezatim të lartë radioaktiv, deri në 6-10 herë më të lartë se standarti formal ndërkombëtar, i deklaruar prej kompanive dhe i përcaktuar prej OBSH. Për një antenë makrocelulare 900 MHz, që ka një hapje vertikale prej 8° dhe një hapje horizontale prej 90°, perimetri i sigurisë që i korrespondon limitit prej 41 V/m, përcaktohet si vijon: 2 m përballë antenës; 20 cm mbrapa saj (ka një sipërfaqe metalike si ekran), mbi dhe nën antenë dhe 1 m në krahët e antenës. Për një antenë makrocelulare të vendosur në një shtyllë prej 23 m, vihen në dukje këto rezultate: 15 V/m 10 m përballë antenës; 7 V/m në 20 m përballë saj; 3 V/m në 50 m përballë saj; 2,25 V/m në 5 m poshtë antenës në një distancë horizontale prej 20 m nga këmba e shtyllës dhe 1 V/m në 10 m poshtë antenës në një distancë prej 20 m nga këmba e shtyllës. Për një antenë makrocelulare, 1 m larg bordurës së një tarace prej betoni, kemi një vlerë prej 0.5 V/m në 2 m poshtë antenës. Për një antenë makrocelulare të vendosur në fasadë, fusha është 15 V/m ne 1 m larg në krah të antenës dhe 1.5 V/m në 1 m distancë nga antena, prapa saj. Për një antenë mikrocelulare, në një fasadë, perimetri i sigurisë prej 41 V/m arrihet në 10 cm përqark antenës, lartë e poshtë saj. Në një distancë prej 1 m përballë saj është 50 V/m, prapa antenës, është 3 V/m; në krahët e antenës, në distancën prej 1m, është 10 V/m; përballë antenës në një distancë prej 15 m arrin në 1.5 V/m. Për antenat pikocelulare, perimetri i sigurisë prej 41 V/m, është 10 cm larg antenës dhe 5 cm lartë e poshtë saj. Intervistoi: Përparim Halili

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...