Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/11

Peticion kundër armëve kimike, SHBA: Shqipëria, përgjegjshmëri si vend i NATO-s

VLADIMIR  KARAJ

Çdo 10 sekonda një shqiptar ka firmosur në peticionin që AKIP i adreson qeverisë me kërkesën për të mos pranuar qëarmet-kimike-1240x620armët kimike siriane të shkatërrohen në vendin tonë.  Në rreth 8 orë peticioni kishte më shumë se 3 mijë firma dhe numri ishte në rritje, por nga ana tjetër duket se zërat se Shqipëria do jetë destinacioni i armëve, sa vijnë e shtohen. Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu konfirmoi dje se qeveria e Shqipërisë “ka marrë një pozitë të fortë” sa i përket rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB në lidhje me çështjen. Ai shtoi edhe se “u përket të gjitha kombeve përgjegjëse, sigurisht në këtë grup përfshi edhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë, që të gjejnë mënyra efektive dhe brenda kohës, me qëllim që të mund të punojmë së bashku në mënyrë bashkëpunuese për të eliminuar kërcënimin, i cili krijohet prej programit të armëve kimike të Sirisë”. Agjencia e lajmeve Reuters në një raport theksoi dje se bisedime po zhvilloheshin me Shqipërinë, Belgjikën dhe një nga vendet skandinave, duke theksuar se këto vende janë treguar të gatshme të pranojnë në territorin e tyre laboratorët që do të duhet për të shkatërruar lëndët kimike, që përfshijnë gazin sarin, mustard dhe ndoshta edhe VX.  Sipas agjencisë, qeveria siriane ka folur për kosto të shkatërrimit që shkojnë deri në 1 miliard dollarë, por specialistë i kanë thënë Reuters se ky do ishte një spekulim, edhe pse në fakt sipas tyre kostoja do jetë disa qindra miliona dollarë në varësi të vendit ku do të bëhet shkatërrimi.
Ndërkohë në Shqipëri zërat kundër janë shtuar. Dje edhe një nga deputetët e opozitës u shpreh se nuk ishte dakord me sjelljen e këtyre armëve në Shqipëri, ndërsa i kujtoi qeverisë se kishte miratuar një ligj që e ndalonte transportin e mbetjeve edhe më të parrezikshme në vend. Majlinda Bregu i tha News24: “Në mendimin personal jam kundër armëve kimike… Mendoni se çfarë alarmi do jetë në qoftë se qeveria do marrë vendimin që këto armë të shkatërrohen në Shqipëri”.
Kundër depozitimit të armëve kimike ka dalë dje edhe kryebashkiaku i Elbasanit, edhe pse ai kërkoi që ato të mos vendoseshin në këtë zonë dhe nuk u shpreh kundër vendosjes në pjesë të tjera të vendit. Ai i kërkoi prefektit të qarkut që ta kundërshtojë planin për vendosjen e armëve në Uzinën e Mjekësit në Elbasan. Disa media kanë njoftuar se uzina që është përdorur deri tani për demontimin mekanik të municioneve tradicionale, mund të përdorej edhe për armët kimike edhe pse për shkak të specifikave kjo ka pak gjasa të ndodhë.
Shoqëria civile organizoi një protestë dje para kryeministrisë ku kërkohej që të refuzohej oferta për të pranuar armët kimike dhe për më shumë informacion nga qeveria në lidhje me çështjen. “Përpara zgjedhjeve, opozita e atëhershme që sot është mazhorancë, ngriti zërin kundër importit të mbetjeve, dhe është logjikë e çmendur të na kërkojnë të pranojmë mbetje kimike. Ne kemi mundësinë të vëmë logjikën në punë dhe një nga pyetjet me elementare është: Përse armët kimike duhet të asgjësohen në Shqipëri?”, tha dje analisti Mustafa Nano. Ambientalistët ishin më të ashpër duke kërkuar nga qeveria që ose të refuzonte armët ose të largohej. Në peticionin që është hapur për firma virtualisht AKIP i bën thirrje “Qeverisë Shqiptare që të refuzojë kërkesën për të importuar dhe shkatërruar në territorin e Republikës Shqiptare armët kimike të Sirisë”. Në Peticion thuhet se vendi nuk ka as kapacitete të ruajtjes së mbetjeve të rrezikshme dhe as stabilitetin e nevojshëm për të garantuar sigurinë e këtyre mbetjeve. Madje shoqëria civile përgatiti edhe një letër standard që mund t’i dërgohej nga çdo i interesuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin veç mirënjohjes për ndihmën e dhënë deri tani i kërkohet që të mos pranojnë që armët kimike të shkatërrohen në Shqipëri. Letra ndër të tjera thekson se Shqipëria nuk është një vend stabël dhe mbetjet rrezikojnë për shkak të destabilizimit të keqpërdoren.
Qeveria deri dje nuk ka dhënë prononcim zyrtarë mbi rastin dhe as diskutimet në vend. Edhe pse pati seancë plenare në kuvend, deputetët nuk e ngritën këtë çështje dhe as u kërkua nga qeveria të mësohej nëse kishte apo jo negocime të kësaj natyre.
Nga sa mësohet Shqipërisë ende nuk i është bërë një ofertë zyrtare që duhet të bëhet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, por vendi është duke negociuar për mundësitë me SHBA. Ende nuk është e qartë se përse Shqipëria po përzgjidhet për shkatërrimin e armëve kimike.  Ndërkohë dje në përgjigjen e tij rreth çështjes ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, ka lënë të kuptohet se vendet do të kenë kontribute të ndryshme nga të cilat duket se Shqipëria mund të zgjedhë të kontribuojë me burimet. “Shpresojmë që rruga e Shqipërisë drejt BE-së do të vazhdojë, dhe duke punuar së bashku me Shqipërinë dhe partnerë të tjerë të përgjegjshëm po shohim mënyra për të kontribuar, si për pajisje të specializuara, ekspertizë, personel i trajnuar, asistencë financiare ose me burime. Të gjitha këto për tu marrë me këtë kërcënim ndërkombëtar që shkaktohet nga programi i armeve kimike të Sirisë”,-u shpreh Arvizu. Ndihma e Shqipërisë në këtë rast do të ishte vendosja në dispozicion e territorit që duhet për të instaluar laboratorët e shkatërrimit. Në këmbim të kësaj vendi mund të ketë lehtësira drejt BE-së dhe po ashtu përfitojë ekonomikisht nga fondet që do të përdoren për shkatërrimin e armëve. Arvizu po ashtu ka lënë të kuptohet se si vend i NATO-s Shqipëria ashtu si SHBA kanë detyrime dhe përgjegjësi në lidhje me situatën. “SHBA dhe Shqipëria janë anëtare krenare të NATO-s dhe vetëm 26 kombe të tjera kanë të njëjtin status”, ka theksuar Arvizu. Por plani duket se do ta ketë të vështirë të gjejë përkrahës në publik, ndërsa shoqëria civile po tenton të mbledhë përkrahës për ta kundërshtuar atë.
AKIP ftoi dje qytetarët të nënshkruajnë virtualisht peticionin në faqen:http://www.avaaz.org/en/petition/Peticion_kunder_pranimit_te_armeve_kimike_te_Sirise_nga_Shqiperia_No_to_Assad_Chemical_Weapons_in_Albania/?fbss. Ndërkohë nuk ka të dhëna se cilat do të jenë lëvizjet e tjera pas këtij peticioni.

Peticion: AKIP, 10 arsye kundër importit të armëve kimike


AKIP ka krijuar një peticionnë te cilin ftohet të gjithë qytetarët e Shqipërisë (por jo vetëm) për të nënshkruar kundër demontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) i bën thirrje Qeverisë Shqiptare të refuzojë importin e armëve kimike nga Siria. Importi i armëve kimike nga Siria përbën një kërcënim madhor për jetën dhe ambientin e popullit shqiptar. Ekzistojnë të paktën dhjetë arsye të fuqishme së përse ky import nuk duhet të ndodhë.

1. Armët kimike rrezik për njerëzit dhe ambientin.
Shqipëria është vend me territor të kufizuar dhe me burime te shumta nënujore dhe shkalla e përhapjes së një rrjedhje të mundshme është me pasoja katastrofike. Nën-produktet e demontimit janë substanca të rrezikshme të cilat do te duhet t’i mbajnë në Shqipëri për shkak të masave kufizuese që kanë vënë shtetet e tjera për importin e lëndëve të rrezikshme. Prandaj sjellja dhe demontimi i armëve kimike në Shqipëri do të ketë pasoja katastrofale.
2. Qeveria në kundërshtim me veten dhe ligjin. 
Qeveria shqiptare sapo erdhi në pushtet ndaloi importin e çdo lloj mbetje në territorin e Shqipërisë. Në këto kushte lejimi i mbetjeve toksike dhe vdekjeprurëse është në kundërshtim me ligjin dhe politikën e shpallur nga qeveria aktuale për të mbrojtur territorin dhe jetën e qytetarëve shqiptar nga rreziku i mbetjeve toksike.
3. Mungojnë Infrastruktura, kapacitetet dhe eksperienca. 
Shqipërisë i mungon infrastruktura adekuate e menaxhimit të demontimit të armëve kimike, qysh nga aeroportet, apo portet pritëse deri në landfillet e lëndëve të rrezikshme, i mungon ekspertiza e specialistëve kimist ushtarak të lëndëve helmuese, gjatë dhe post shkatërrimit të armëve kimike. Pavarësisht se trumbetohet nga specialist ndërkombëtar dhe lokal se Shqipëria është vendi i parë në botë që ka shkatërruar armët e saj kimike, e vërteta është se Shqipëria nuk ka pasur armë kimike ofensive moderne si ato që mund të vijnë nga Siria.
4. Mungon kuadri ligjor për trajtimin e armëve kimike në vend. 
Shqipëria nuk parashikon në legjislacionin vendas rregullat e sigurisë, mbajtjes, transportit, ruajtjes, apo ndikimit në mjedis të armëve kimike apo nënprodukteve të tyre. Mungesa e kuadrit rregullues ishte edhe një nga arsyet përse Norvegjia e refuzoi importin e armëve kimike. Kryerja e këtij operacioni në kushtet e mungesës së kuadrit të brendshëm rregullues do të rezultonte në shkelje të së drejtës së jetës (neni 2 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), dhe të së drejtës për një jetë të qetë familjare (nenit 8 i konventës). Nuk duhet pritur që të ndodhin tragjedi për të konsideruar konventën të shkelur.
5. Shqipëria ende nuk ka zgjidhur problemin e mbetjeve të saj toksike. 
Mbetjet e lëndëve kimike luftarake të çaktivizuara në Qafëmollë gjatë periudhës 2003-2008 ende nuk janë asgjësuar. Pa përmendur mbetje të tjera toksike nga industria e kohës së komunizmit. Prandaj në vend që të trajtojë armët kimike të vendeve të tjera Shqipëria duhet të asgjësojë mbetjet e saj toksike.
6. Vende më të zhvilluara se Shqipëria i kanë refuzuar armët kimike.
SHBA-të i kanë kërkuar edhe vendeve të tjera perëndimore që të importojnë dhe shkatërrojnë armët kimike të Sirisë. Mjaft prej këtyre vendeve, siç është Norvegjia, e kanë refuzuar ofertën e SHBA-ve. Nëse vende të zhvilluara si Norvegjia, me kapacitete shumë më të mëdha administrative dhe me infrastrukturë shumë më modern se Shqipëria e kanë vlerësuar si shumë të rrezikshme importin e armëve kimike nga Siria, atëherë nuk ka asnjë arsye që vende si Shqipëria të marrin përsipër këtë import.
7. Konventa për Ndalimin e Armëve Kimike në asnjë rast nuk lejohet importi për qëllime asgjësimi. 
Konventa lejon importin e armëve kimike vetëm në rastet e përdorimit për qëllime kërkimore shkencore, mjekësore, farmaceutike dhe të mbrojtjes nga kimikatet. Shtetet palë mund të kontribuojnë por gjithmonë me dhënie mjetesh, fondesh, specialistësh, ku nuk përfshihet edhe kontributi me dhënie territori.
8. Importi i armëve kimike nga Siria nuk është detyrim që buron nga Konventa apo nga NATO.
Gjithçka do të bëhet vetëm mbi baza vullnetare nga ana jonë sepse është çështje që lidhet me respektimin e sovranitetit. Kjo kërkon patjetër debat me publikun dhe marrjen e mendimit të tij, sepse sipas Kushtetutës sovrani është populli.
9. Mungon transparenca dhe diskutimi me publikun. 
Qeveria shqiptare e ka mbajtur sekrete për një kohë të gjatë çështjen e importit të armëve kimike nga Siria. Shteti është i detyruar të njoftojë publikun, si dhe ta ftojë atë në diskutim përsa i përket çështjeve që ndikojnë direkt në sigurinë e tij. Një fushatë mediatike, me shpjegime të detajuara, me fletëpalosje, broshura, spote televizive, debate me specialistët, është e detyrueshme në çdo rast kur ka risk sado të vogël nga operacione të rrezikshmërisë së lartë.
10. Shqipëria transformohet nga destinacion turistik në destinacion toksik!
Kryerja e këtij operacioni bëhet për herë të parë në botë (pra që armët e një vendi shkatërrohen në një vend tjetër), dhe kjo rrezikon precedentin për herët e tjera me destinacion Shqipërinë. SHBA nuk është e bindur se ka zbuluar të gjithë arsenalin e Sirisë. Pas disa kohësh mund të zbulohet arsenal tjetër në Siri, apo gjetkë, dhe Shqipëria nuk do të mund të thotë jo, nëse e ka pranuar në një rast. Prurja e armëve kimike për shkatërrim në Shqipëri dëmton imazhin e vendit tonë si destinacion turistik
.

PSE DUHET QË SHQIPËRIA TË KONTRIBUOJË NË SHKATËRRIMIN E ARMËVE KIMIKE SIRIANE

ADRI NURELLARI
Adri NurellariKëto ditë nuk guxon dot të hapësh Facebook-un apo Twitter-in se bombardohesh me deklarata, peticione e ftesa për t’u përfshirë në kundërshtimin e shkatërrimit të lëndëve helmuese luftarake (LHL) siriane prej Shqipërisë. Siç e do zakoni në vendin tonë mjafton që diçka të bjerë në sy dhe shfaqet menjëherë tendenca e kioskëzimit apo e të sjellit si kope, ku të gjithë konformohen e përfshihen në një modë masive kundër së cilës s’ka kurajë kush të ngrejë zërin. Në fakt, krijimi i një lëvizjeje e një ndjeshmërie ambientale në vetvete është shumë pozitive, si një ushtrim i farkëtimit të një opinioni publik të vëmendshëm e aktiv, mirëpo të çudit disi zelli dhe ndjeshmëria e beftë pikërisht për këto armë, ndërkohë që në vendin tonë ka shumë probleme të tjera, që janë më të mprehta e meritojnë shumë më tepër vëmendje.
Faktikisht nuk e ngre kush zërin me këtë masivitet e ekzaltim për probleme shqiptare të dhimbshme, si fëmijët e ngujuar prej gjakmarrjes, fëmijët e braktisur e të skllavëruar që detyrohen të punojnë rrugëve, dhuna ndaj grave, gjendja e keqe ndaj romëve apo mungesa e sigurisë teknike bazike në miniera që sapo ka shkaktuar tragjedinë e radhës. Nuk ka gjë të keqe me ndjeshmërinë ndaj ambientit, mirëpo të çudit që manifestohet pikërisht për shkatërrimin në mënyrë të organizuar e profesionale prej partnerëve të huaj, ndërkohë që nuk ka ekzistuar për shkatërrimin e pyjeve, masakrimin e qyteteve e bregdetit prej ndërtimeve, tymi i gëlqeroreve, shfrytëzimi barbar i shtretërve të lumenjve e plehrat që qytetarët i hedhin ngado, duke e mbjellë Shqipërinë me plastmas. Po ashtu, ku ka qenë gjithë kjo përkujdesje deri para pak vitesh, kur vendi ynë i kishte këto armë të shkatërrimit në masë të lëna të braktisura në një bunker në kushte të dyshimta e u desh ndjeshmëria dhe financimi amerikan me ekspertizë gjermane e zvicerane që të shkatërroheshin pa kurrfarë pasoje ambientale apo rreziku për qytetarët në 2007? E gjithë kjo situatë të lë të mendosh për një përpjekje për të imituar mot a mot lëvizjet pacifisto-ambientaliste të vendeve të zhvilluara të Perëndimit, duke dalë krejtësisht nga konteksti shqiptar.
Pikësëpari duhet që të mos përhapet panik për sa i përket rrezikut në opinionin publik se këtu bëhet fjalë për një operacion të mirëmonitoruar dhe administruar nga ekspertët më të mirë ndërkombëtarë të fushës me përvojë dhe teknologjinë më të fundit. Pra me pak fjalë nuk bëhet fjalë për realizimin e procesit me forcat tona, por me një ndihmë të huaj globale, pasi janë përfshirë në këtë mision me legjitimitet të lartë ndërkombëtar aktorë si: OKB-ja, NATO, BE, SHBA, Rusia, Franca etj. Përvoja e Shqipërisë e para pak viteve është një dëshmi e qartë e mundësisë së realizimit të shkatërrimit të armëve kimike me minimumin e riskut dhe pa kurrfarë dëmi. Po ashtu, Belgjika vitin e kaluar ka shkatërruar mbi 105 tonë municion LHL pa më të voglën pasojë ambientale apo rreziku për popullsinë civile. Këtu nuk bëhet fjalë për marrjen dhe konservimin e armëve apo skorjeve bërthamore në territorin tonë, për të cilën bëhen dendur revolta në vendet perëndimore, por për shkatërrimin total të disa lëndëve kimike, që janë tërësisht të shkatërrueshme. Normalisht do të duhej që ky arsenal LHL të shkatërrohej brenda në Siri, sikurse u bë me Irakun pas luftës, mirëpo vazhdimi i luftës civile atje e bën të pamundur sigurinë e procesit.
Së dyti, duhet theksuar se të qenët në aleancë të mbrojtjes kolektive nuk është thjesht privilegj, por edhe përgjegjësi. Nuk përmban vetëm përfitime, por ka edhe kosto konkrete. Garanton dobi, por përfshin edhe detyrime nga ana jonë. Faktikisht, Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë ndër përfituesit kryesorë në nivel global të ndihmës prej aleatëve. Mjafton ndërhyrja e NATO-s për çlirimin e Kosovës për të na bërë borxhlinj tërë jetën e për mos të folur pastaj për operacionetPelikan e Alba, ndihmën ekonomike, asistencën teknike, mbështetjen diplomatike etj. etj. Pra ka ardhur koha për të paguar detyrimet, shpërblyer dashamirësit dhe për të demonstruar mirënjohje me vepra e jo llafe e lajka. Përpos kësaj, këtu nuk bëhet fjalë për inferioritet politik, por për partneritet me aleatin tonë strategjik. Nëse me të vërtetë protestuesit befas po shqetësohen për elementë të inferioritetit në politikën tonë të jashtme, atëherë këtë shqetësim duhet ta kanalizojnë fillimisht tek inferioriteti i Shqipërisë ndaj fqinjëve dashakëqij, përpara se të deklarojnë se ne po tregohemi servilë ndaj SHBA-së dhe aleatëve të tjerë perëndimorë. Shqipëria është zgjedhur jo vetëm se është vend i dëgjueshëm ndaj amerikanëve (sepse për atë punë bisedimet janë bërë edhe me Belgjikën dhe Norvegjinë) por edhe për konveniencë teknike. Ne jemi vend mesdhetar, kemi afërsi gjeografike me Sirinë e transporti mund të bëhet direkt me anije nëpër ujëra ndërkombëtarë pa pasur nevojë që të marrë leje për të kaluar nëpër territoret e vendeve të tjera. Po ashtu, Shqipëria nuk ka ato barriera të kontekstit institucional, politik e ligjor që kanë shumë vende të tjera perëndimore që e kanë të pamundur t’i marrin këto municione edhe po të kishin vullnetin politik apo miratimin e opinionit publik. Kështu për shembull, vende si Italia kanë bërë referendume që ndalojnë energjinë bërthamore në kohën e bipolarizmit, kur popullsia ka qenë në panikun e luftës së tretë botërore, apo aksidentit të Çernobilit, pa e vrarë mendjen shumë për garancitë shkencore të sigurisë së kësaj energjie.
Së treti, ky operacion nuk duhet parë thjesht si barrë, por si oportunitet që do të ngrejë staturën dhe dinjitetit të shtetit tonë në arenën globale, duke përmirësuar ndjeshëm imazhin tonë që fatkeqësisht e kemi përtokë. Lajmet që marrin në mediat ndërkombëtare të huajt për shqiptarët lidhen zakonisht me konflikte, fatkeqësi natyrore, krim e ngjarje të tjera të palakmueshme, ndërkohë që me këtë operacion bëhet fjalë për një mundësi që ta nxjerrim në pah vendin tonë si kontribuues dhe aktor fisnik e të dobishëm në arenën globale. Pra, për ta ndryshuar imazhin nga përfitues i asistencës në sigurues apo ofrues të sigurisë. Duhet kuptuar mirë, që imazhi nuk është diçka që duhet marrë lehtë dhe nuk lidhet vetëm me krekosje, por një imazh më të mirë ndërkombëtar tërhiqen më shumë investitorë, krijohet më shumë besueshmëri në tregjet ndërkombëtare financiare, stimulohen eksportet apo thithen turistët. Aq i rëndësishëm është bërë nami i një vendi, sa prej ca kohësh kanë nisur edhe renditjet ndërkombëtare sikurse ështëAnholt-GfK Roper Nation Brands Index.
Së katërti, kjo çështje duhet parë shkëputur nga çështja e ligjit të plehrave, këtu nuk bëhet fjalë për depozitim e riqarkullim mbeturinash, por materiale të një natyre krejt tjetër. Bëhet fjalë për një operacion ushtarak ad hoc, që lidhet vetëm me 1000 tonë LHL totalisht të shkatërrueshme, e jo me mijëra tonë plehra që do të vinin në mënyrë të vazhdueshme e që ishin kundërshtuar me të drejtë prej Aleancës Kundër Importit të Plehrave.
Së fundmi, operacioni i shkatërrimit të LHL-ve mund të shoqërohet edhe me përfitime konkrete materiale për vendin tonë, pasi bëhet fjalë për një shumë të madhe parash, që do të vihen në dispozicion nga shtete dhe organizata ndërshtetërore për të mundësuar çuarjen në fund të këtij misioni, e që të gjitha do të kanalizoheshin në Shqipëri. Po ashtu, procesi në vetvete do të kërkojë investime për ndërtimin e një infrastrukture moderne, permanente që do t’i ngelej më vonë vendit tonë. Nëse e luajmë mirë taktikisht këtë rol që po mendojmë të luajmë, ne mund të sigurojmë në këmbim të kontributit tonë edhe favore të tjera nga partnerët ndërkombëtarë, si përshpejtimin e procesit tonë të integrimit, apo kredi të buta e asistencë për sektorë në nevojë të ekonomisë shqiptare. Kuptohet që e gjitha kjo aferë duhet të jetë transparente, lidhur me kushtet, risqet, përfitimet, kostot dhe çdo presion në këtë aspekt është presion i shëndetshëm. E po ashtu duhet bërë presion që qeveria të nxjerrë maksimumin e përfitimit prej këtij operacioni dhe ta bëjë të qartë që po e bën për interesa të vendit e jo për interesa meskine politike, sikurse kemi pasur raste në të kaluarën, kur vendi ynë ka ndërmarrë veprime të caktuara diplomatike, por për përfitime të qeveritarëve në lojën e brendshme politike të vendit, e jo në dobi të shtetit.

Një filmim i rrallë ilegal: Arma kimike e Sirisë, e testuar në Shqipërinë e 1978-s

Qemal Poçi është Doktor i Shkencave Toksikologji-Veterinari, Profesor i asociiuar, nënkolonel në lirim. Ai ka mbaruar akademinë dhe kualifikimin profesional në vitin 1967 në Moskë me ‘Medalje Ari’. Z.Poçi, një nga specialistët e njohur të kësaj fushe jo vetëm në Shqipëri, (ka punuar 17 vjet në studime për zbulimin e elementëve mbrojtës nga përdorimi i LHL) mendon se ndaj popullsisë së pambrojtur në Siri, nga regjimi i Assadit është përdorur Zarin-a, një nga Lëndët Helmuese Luftarake(LHL) nga më të rrezikshmet dhe e ndaluar rreptësisht nga Konventat Ndërkombëtare.
Por në intervistën e dhënë për ‘Dita’, ai rrëfen edhe disa eksperimente që ai ka drejtuar kryesisht në 1978 në Shqipëri ku është përdorur kjo lëndë për testime. Ai shpjegon edhe përdorimin e Zarin-it në frontin e luftës, pasojat dhe mënyrën e identifikimit të saj në terren nga ekspertët e OKB-së, pasi sipas tij, ‘gjurmët e një masakre të tillë, nuk mund të fshihen’…
Zoti Qemal! Si një nga specialistët në fushën e toksikologjisë, çfarë mund të na thoni për ngjarjen e ditës, përdorimin e lëndëve helmuese luftarake nga regjimi i Assadit në Siri?
Qemal Poci
Qemal Poci
- Për mendimin tim, në Siri është përdorur armë kimike, si njëra nga armët e dëmtimit në masë… Dihet se prodhimi i armëve të dëmtimit në masë (kimike, biologjike, termobërthamore), me konventë ndërkombëtare është i ndaluar. Këtë konventë e kanë firmosur të gjitha shtetet anëtare të OKB-së, duke përfshirë dhe shtetet kryesore që i kanë këto rezerva në sasi të konsiderueshme. Për mendimin tim, në Siri është përdorur grupi i lëndëve helmuese luftarake neuro-paralitike, ose siç quhen ndryshe, gaze nervore.
Në bazë të një dokumenti zyrtar të OKB-së në vitin 1969, në armatimin kimik të shteteve kryesore, nga mijëra përbërje lëndësh të studiuara në laborator, kanë qenë vetëm 7 lëndë helmuese luftarake.
Nga grupi më i fuqishëm i lëndëve neuro-paralitike ka qenë grupi i Zarin V-x, të cilat kanë helmueshmërinë më të lartë dhe fati i të helmuarve me këtë lëndë mund të zgjidhet vetëm në vatrën e dëmtimit kimik, në fushën e betejës. Kjo, pasi helmimi me këto lëndë është aq i shpejtë dhe aq i rëndë, saqë mjekimi në etapa të ndryshme, është i vështirë. Grupi i dytë, është Ipriti (mussard gaz)… Ky gaz, për mua, nuk është përdorur në Siri.
Nga niseni që arrini në këto konkluzione?
-Për problemet e mbrojtjes kundër-kimike veterinere, unë, krahas studimeve që kam kryer në Akademinë e Veterinarisë në Moskë, kam kryer dhe tre specializime: Në Moskë, 12 muaj në vitin 1957, me kinezët në Shqipëri gjatë viteve 1968-1972, si dhe kam kryer një specializim tjetër në Kinë në vitin 1971. Pra, kam pasur mundësinë të njihem realisht me të gjitha LHL të cilat në kohën e vet kanë qenë në organikë në vende të ndryshme të botës. Ndërsa me Zarin-ën që është përdorur në Siri, unë kam punuar si specialist për 17 vjet dhe kam studiuar gjerësisht klinikën e helmimit të kafshëve eksperimentale-bujqësore, profilaksinë, mjekimin specifik, degazimin, etj… Madje, për këtë lëndë, kam mbrojtur dhe disertacionin (për Zarin-ën) dhe kam fituar titullin Doktor i Shkencave. Vetëm me Zarin-ën, kam kryer eksperimente dhe kam helmuar mbi 1000 kafshë të ndryshme (përveç atyre të disertacionit), duke zhvilluar mësime treguese instruktive-metodike me efektivë të kohëve të luftës, me studentë e specialistë. Në këto stërvitje kanë marrëpjesë rreth 11 mijë shikues,përveç punonjësve të ekonomive bujqësore, të cilët janë përfshirë realisht në kryerjen e këtyre eksperimenteve. Pra, bëhet fjalë për një grup (Zarin-a) që unë e njoh mirë si LHL dhe efektet shkatërruese të saj…
Në çfarë lloj kafshësh u eksperimentua dhe rezultatet?
-Ne kemi përdorur nga të gjitha llojet e kafshëve: minj, kavje, lepuj, qen, dhen dhe kuaj… Pra, si kafshë laboratorike e eksperimentale, ashtu dhe bujqësore…
njerez 1Për se i keni bërë të gjitha këto eksperimente me LHL?
-Meqenëse grupi i LHL paralitike është grupi më i fuqishëm, ne duhet të studionim dhe të provonim në vendin tonë, paketën kundër kimike (PKK) të kalit e cila kishte shiringën atomike fushore dhe dekasdatorin universal. Shiringa automatike fushore, ishte në gjendje të mjekonte 3 doza vdekjeprurëse të LHL për kalin… Po ashtu, edhe degazatori që studiuam, ishte në gjendje që të neutralizonte 3 doza vdekjeprurëse mbi lëkurën (trupin) e kalit… Ne ja arritëm këtij qëllimi dhe dhamë projektin(formulën) tonë për përgatitjen në seri. Kur ne u bindëm me rezultatin, atëherë kaluam në eksperimente publike me përdorimin konkret të LHL…
Ku dhe si u bënë këto eksperimente në Shqipëri?
-Mësimet instruktive metodike me eksperimentet në kafshë, janë kryer me pjesëmarrjen e udhëheqjes më të lartë partiake e shtetërore të kohës, atë lokale, me studentë të fakultetit të Veterinarisë dhe të Mjekësisë, me organikat e kohës së luftës së reparteve të ndryshme ushtarake dhe me punonjësit e ekonomive të mëdha bujqësore të cilët do të qëndronin realisht në ekonomitë e tyre në kohë lufte dhe do të mbroheshin nga përdorimi i mundshëm i LHL nga ana e armikut. Këto mësime kishin për qëllim që të tregonin se ndonëse arma kimike është armë e rrezikshme, për mbrojtjen prej tyre, ka dhe mjete të mbrojtjes individuale, mbrojtje kolektive, si dhe kundërhelmet e fuqishme që kishim studiuar ne… Përdorimi me kohë i këtyre mjeteve gjatë helmimit, do e ulnin në maksimum efektin e armës kimike në rast se përdorej nga armiku…
Më konkretisht, ku u bënë këto eksperimente masive?
-Ne kemi bërë 105 mësime treguese, 14 stërvitje në bazë rrethesh dhe 10 stërvitje kombëtare për mbrojtjen nga LHL. Stërvitjet kombëtare i kemi bërë kryesisht në vitin 1978, në Toshkëz të Lushnjës, Risili të Vlorës, Sofratikë të Dropullit, Pogradec, Rrëshen, Fushë-Krujë, Tiranë (3 herë), Shijak, Durrës, Librazhd, Tushemisht, Ferma “Gjergj Dimitrov” Kamëz, NB Vorë, Lezhë, Gramsh, Fier, Sarandë, Lushnje, Sukth, Korçë, me të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës etj…
Meqenëse, ju jeni specialist e njohës i kësaj fushe, sa lëndë helmuese luftarake ka pasur Shqipëria në vitet e monizmit?
-Duhet të sqarojmë diçka. Duhet të dallojmë LHL nga arma kimike. LHL, është një përbërje e tillë kimike që plotëson disa kushte dhe bën të mundur përdorimin e saj në luftë për qëllime luftarake, për dëmtimin e njerëzve, të kafshëve, të bimëve, për ndotjen e teknikës luftarake, të terrenit ku kryhen luftimet, të godinave, burimeve ujore, etj… Por LHL nuk është armë. Me armë kimike, ne kuptojmë LHL së bashku mjetet e hedhjes dhe përdorimit të tyre. Këto mjete, mund të jenë municione të çfarë do lloj, por që në vend të eksplozivit, janë të mbushura me LHL.
Sequence 02Prandaj, atje ku shpërthejnë, nuk shkaktojnë dëmtime materiale dhe plagime në kafshë e njerëz, por reja (aerozoli), tymi, i LHL, lëviz me anën e erës dhe gjejnë gjallesën (njeriun, kafshën) atje ku jeton dhe i merr jetën. Në fillim, unë thashë se në armatimin kimik kur unë kam punuar, kanë qenë vetëm 7 lloj LHL. Por ne në Shqipëri, nuk kemi pasur LHL të mirëfillta, nga ato që kanë qenë në armatimin kimik në shtetet që na furnizonin ne (Bashkimi Sovjetik, Kina), por ne kemi pasur LHL mësimore. Për shembull, ne kemi pasur Iprit mësimor rreth 20 ton, i cili përmbante vetëm 5% lëndë aktive dhe 95% tretës organik. Kemi pasur sasi shumë të vogla(në kg) Iprit dhe Luizit me të cilat ne kemi kryer eksperiment e dhe helmime të mbi 1000 kafshëve në mësimet treguese… Kemi pasur në sasi të vogël Zarin të pastër, ai që është përdorur në Siri. Me këtë zarin, ne kemi kryer studime shkencore, me synim marrjen e masave mbrojtëse. Ndërsa me Ipritin mësimor, kanë kryer stërvitje reale në terren, për imitimin e një zone(vatre) të dëmtimit kimik dhe kanë vepruar atje sikurse me qenë në një vatër të vërtetë të dëmtimit kimik…
Si konkluzion?
-Për deri sa ne nuk kishim LHL të mirëfillta, nuk kishim si të kishim armë kimike. Për rrjedhojë, nuk kemi pasur arsenal kimik.
Aktualisht, a ka LHL sot në Shqipëri?
-Këtë duhet ta dinë ata që janë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, por meqenëse në vitin 2007, ne kemi deklaruar se kemi zhdukur armët kimike(16 ton, sasi e pa mjaftueshme për të krijuar një goditje kimike) dhe në vend të tyre kemi shkatërruar LHL mësimore, nuk duhet të kemi…
Mund të na thoni diçka për efektet e gazit zarin?
-Zarin-a, si çdo lëndë helmuese luftarake, përhapet me anën e ajrit dhe me kalimin e kohës, humbet vetitë toksike të saj. Efekti më i madh toksik, është në çastin e shpërthimit, e sidomos në drejtimin e lëvizjes së erës. Eksperienca ka treguar që pas disa orësh, efekti i kësaj LHL zhduket në këtë mjedis.
Ju, si miliona njerëz, keni ndjekur në ekran pamjet filmike të përdorimit të LHL në Siri… Si specialist, çfarë mendimi keni?
-Për mendimin tim, në Siri, personat që janë helmuar me zarin-ë, nuk janë mjekuar me antidotin specifik për këtë grup të lëndëve helmuese. Ndryshe, i helmuari duhej të çohej në këmbë disa minuta pas helmimit. Kam përshtypjen, se atje është përdorur vetëm mjekimi simptomatik, domethënë, që janë mjekuar kohë pas kohe shenjat e helmimit, siç është vështirësia në frymëmarrje apo shenja të tjera, por nuk është neutralizuar lënda helmuese. Kjo ka bërë që akoma, sot edhe kësaj dite, të mbijetuarit mbajnë dhe sot janë me maska dhe përdorin oksigjen ose u bëhet mjekim simptomatik, siç është atropina… Këto mjekime, vetëm lehtësojnë helmimin…Ju pohuat se Zarin-a shkatërrohet shpejt.
Në Siri, si mund të verifikohet nga specialistët e OKB-së nëse është përdorur ose jo?
-Grupi i specialistëve, kam përshtypjen që do të shikojnë shumë aspekte të goditjes kimike dhe do e hetojnë imtësisht ngjarjen në vend. Ata do të marrin kontakt me personat e helmuar, e nisur nga simptomat klinike të helmimit, do të hetojnë mbi llojin e LHL të përdorur. Besoj se do të njihen me kartelat e mjekimit dhe do të shikojnë se me çfarë medikamenti janë mjekuar dhe cilat janë këto shenja që nuk po largohen akoma. Ata do të përpiqen të gjejnë pjesë të predhave ose municioneve të tjera që kanë qenë të mbushura me LHL, të cilat kanë një strukturë të posaçme. Por në qoftë se ata arrijnë të shkojnë në vatrën e dëmtimit, ku është kryer goditja kimike, edhe pse LHL është shkatërruar, mbetjet, lidhjet e saj jo toksike mund të zbulojnë toksikisht llojin e helmit. Ato nuk prishen, domethënë nuk zhduken, më saktë lënë gjurmë. Sigurisht, grupi i ekspertëve ka dhe të dhëna të tjera që ne nuk i dimë, apo ende nuk janë bërë publike.
Me çfarë janë përdorur LHL kundër popullsisë në Siri?
-Janë përdorur artileria, ose raketat. LHL mund të hidhet me çfarëdo municioni…
Sipas jush, ku i ka marr Siria LHL?
-Përderisa Rusia është furnitori kryesor e tradicional i Sirisë me armë, e nuk kemi (nuk ka) të dhëna se Siria prodhon vetë armë kimike, nuk përjashtohet mundësia që të jenë dhënë nga Rusia… Ashtu si dhe ne dikur i morëm nga aleatët e kohës.
Ju jeni specialisti i vetëm në këtë fushë e me eksperiencë të gjatë, e keni eksperimentuar(helmuar) me Zarin… Keni dokumente për këtë qëllim?
-Lidhur me pyetjen tuaj, dua tu them se akoma unë ruaj protokolle të stërvitjeve që janë bërë, datat (dhe orët), vendet, pjesëmarrësit e çfarë do detaji tjetër… Së dyti, kam disertacionin për të cilin janë kryer eksperimente në 681 kafshë, përkatësisht lepuj, qen dhe kuaj. Pra vetëm për disertacionin tim. Me gjithë atë, unë xhirova atëherë një film të shkurtër, gjysmë ilegal dhe në një farë mënyre diletant, i cili në mënyrë të përmbledhur, përfshinë rezultatet e punës time voluminoze 17 vjeçare. (pamjet-dëshmi që botohen sot në DITA janë marrë nga ky filmim)
Çfarë ka konkretisht në këtë film?
-Në film jepet klinika e helmimit të lepujve, qenve, dhenve dhe kuajve si dhe rezultatet e mjekimit dhe të degazimit të kafshëve të helmuara sipas studimeve të kryera nga ne.

Filmimi nga eksperimenti i fund-viteve ’70 në grupe kafshësh për rezistencën dhe pasojat e përdorimit të lëndëve helmuese luftarake. “Xhirova në mënyrë gjysëm ilegale – thotë Dr.Poçi

Specialistët: Shqipëria s'ka kushte për asgjësim armësh kimike
















TIRANË - "Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë armë kimike". Këtë kanë pohuar ekspertë toksikologë të ushtrisë shqiptare, të ftuar në “Urbanika” në “A1 Report”. Ata kanë theksuar se Shqipëria nuk ka kushte për të asgjesuar armë kimike, nuk ka siguri kombëtare ndaj një helmimi të mundshëm, edhe mbetjet përbëjnë rrezik, nuk ka specialistë, nuk kishte pse zgjidhej një vend i dobë i NATO-s. Gjithashtu kanë transmetuar ekskluzivisht në ekranin e 'A1 Report" filim të vitit 1982 se si studionin perdorimin e gazit mustarde te kafshet dhe pasojat e tij vekjeprurëse. Specialistët kanë refuzuar dhe ngritur shumë pyetje mbi qeverinë

SHQIPËRIA S'KA PASUR ARMË KIMIKE, VETËM LËNDË TË DOBËTA
“Ne kemi pasur lëndë helmuese të dobëta mësimore, stërvitore dhe jo lëndë luftrake të mirëfillta. Ato kanë qenë jashtë loje. Kanë qenë për qëllime studimore. Kemi pasur mustardë nga Kina apo mililitra zarin, me të cilin kemi bërë studime kimike. Ne kemi pasur një poligon, që e ka ndërtuar amerikani, që kanë asgjësuar gjithçka që ka ngelur, por lëndë helmuese luftarake, jo armë. Kjo sasi armësh nuk ishte e mundur të agjësohej. Berisha ftoi SHBA-të. Armët kimike Saliu i ka shpikur në 21 janar se Ndrea Prendi tha se ishte parashikuar sulm me armë kimike. T’i gjejnë. Ne dimë që ëtu s’ka pasur asnjë", tha Qemal Poçi, ish-toksikolog i ushtrisë shqiptare.

"Në 2007 kemi thënë se kemi asgjësuar armë kimike 16 ton dhe SHBA dhanë 35 mln dollarë. Ne nuk kemi pasur armë kimike. Ishin lëndë helmuese luftarake, të tilla quhen ato që kanë disa cilësi që bëjnë të mundur dëmtimin e njerëzve, bimëve, kafshëve. Por nuk janë armë, me ato mbushen municionet. Armët kimike përbëhen nga lëndë helmuese dhe mjetet e hedhjes së tyre, që janë raketat, municione. Janë tjetër gjë lëndët kimike në Qafë Mollë dhe tjetër armët kimike. Ne nuk e meritojmë atë që kemi zënë vendin e parë në botë për lëndë kimike, që shkruajnë mediat e huaja", ka shtuar Poçi.

PYETJET QË NGRËNË SPECIALISTËT:
Ish-specialistët e ushtrisë pyetën: Çfarë kërkohet nga Shqipëria; asgjësimi nga ne i këtij potenciali apo thjesht vendosja e tokës sonë në dispozicion? Janë lëndë helmuese luftarake apo armë kimike? Do jenë të mbushura në konteniere apo municione? Çfarë sasie do sjellin konkretisht? Shqipëria vend tranzit, për depozitimin për një kohë të gjatë, se thonë dhe depo për tërë jetën. Nëse janë lëndë helmuese duhen ambalazhuar. Nëse janë armë janë municione të mbushura me cfarë lënde? Na zgjodhën se jemi vendi më i varfër, më i vogël, se s’kemi kapacitete apo të na ndihmojnë me para? Çdo bëhet me toksinat që do dalin këtu? Do mbetet mjedis i pastër? Si kalohet, helmohet ky popull keshtu pa e pyetur?

S'KEMI SIGURI KOMBËTARE, NJË SHISHE HELM NË BOVILLË HELMON GJITHË QYTETIN
"Del se SHBA kanë thënë se do vijnë t’i asgjësojnë vetë. Bie varianti që do t’i bëjmë ne. Se ne s’kemi asnjë potencial të asgjësojmë 1000 ton materiale reale vdekjeprurëse. I bie të bëjmë 200 tonë në ditë. Ne s’asgjësuam dot 600 ton në 2007. Ne kemi mbetur pleq. Forcat e Armatosura nuk kanë specialistë, inxhinerë kimikë. Disa kanë ikur jashtë shtetit, disa në pension. Asnjë nga ne s’mund të mbajë kostum të gomuar kimik e të rrijë me orë të tëra", tha Poçi.
"Edhe mbetjet që dalin nga djegia me rrymë elektrike të lartë kanë rrezikshmërin e tyre. Ne kemi strategjinë e sigurisë kombëtare. Por nuk thotë asgjë për sigurinë kimike. Për gjithë kiminë e ushtrisë një oficer është në ministri. Një litër gaz mustard në Bovillë helmon gjithë qytetin. Cilat janë ato struktura të sigurisë kombëtare që do merren me një gjë të tille? Ja hodhën një helm në Bovillë, kush do ta kontrollojë. Ne s’kishim laborator për kastravecat, na e gjeti Mali i Zi substancën. Ato materiale të rënda do prodhojnë gazra, materiale të rënda toksike, 19 ton materiale toksike. Çdo bëhet me toksinat që do dalin këtu? Qeveria jonë do t’u kërkojë do asgjësohet gjithçka, do mbetet mjedisi i pastër? Duhet të marrë një audit të huaj, që mos mbetet asgjë", ka thënë Pëllumb Zaimi, pedagog, kolonel.

DUHEN 3 MILIARD DOLLARË PËR 1000 TONË MBETJE, NË 2007-N U PAGUA 3 MLN DOLLARË/TON
3 milion dollarë për ton harxhuan amerikanët në vitin 2007 në Shqipëri", bënë të ditur specialistët e ushtrisë atë kohë. Ndërsa per mbetjet e perfolura se fundi prej 1000 tonesh, ata theksuan se duhet minimumi 3 miliard dollarë të asgjësohen. "Pse dhe nese i marrim, për 2 milionë dollarë do marrim ne ato atje?", pyeti pedagogu dhe koloneli Pëllumb Zaimi.

EKSKLUZIVE/VIDEO NË VITIN 1982 NGA HELMIMI I KAFSHËVE ME GAZ SARIN
Në studio toksikologu Qemal Poçi solli për publikim një material filmik se si në vitin 1982 për arsye esperimentale ai dhe kolegët e tij bënë një eksperiment ilegal tekafshët, saktësisht te delet, kali dhe lepuri, të përdorimit të gazit sarin.

LEPURI

Ata e bënë këtë pasi donin të gjenin një një medikament, që të mjekonte jo më pak se 3 doza vdekjeprurëse nga gazi sarin. Antidodë ndaj helmit. Dhe në pamjet filmike të transmetuara ekskluzivisht në “A1 Report” shihet se si kafshët pas hedhjes së gazit shtriheshin përtokë, alivanoseshin duke nxjerrë shkumë nga goja, iu mbylleshin sytë gati drejt ngordhjes, por pastaj pas përdorimit të një antidode rivinin në jetë.

KALI
“E kam mbajtur të fshehtë këtë filmim dhe e nxora të binden njerëzit që çfarë është helmimi. Që ja se ç’po ndodh në Siri dhe mos e lini Assad të veprojë më tej. Ata njerëz në Siri nuk janë mjekuar me antidodin specifik. Ne në Shqipëri kemi pasur antidodë. Tani s’ka, por unë i kam formulat që mund t’i bëjmë sërish. Nëse nuk ka antidodën konsiderohet i vdekur”, shpjegoi Qemal Poçi.

HELMIMI

PSE U ZGJODH SHQIPËRIA, SHTETI MË I DOBËT I NATO-S?
"Jam kategorikisht kundër, por këto lëndë duan infrastrukturë shumë të gjerë që nga pritja në port, transporti, akomodimi, poligoni, se depot e Qafë Mollës nuk janë poligon. Na vënë para një fakti të kryer shumë negativ. Ne e marrim vesh kur të gjithë lakojnë Shqipërinë. Kush i merr vendimet për ne? Qeveria nuk ka asnjë proncim. Pse zgjidhet Shqipëria, shteti më rrjepacak i NATO-s, që s’plotëson asnjë standard. Që sapo është pranuarnë NATO dhe jo një shtet që është pranuar 5 vjet, 10 vjet para. OKB pse nuk zgjedh një territor më afër. Pse duhet të transportohen mijëra km larg", tha Pëllumb Zaimi.

NUK DUHET TË BËHET NË SHQIPËRI, S'KEMI KUSHTE, TË PYETET POPULLI
"Qeveria të merrte mendimin e specialistëve dhe pastaj të vepronte si donte vetë. E mira është të mos bëhej në Shqipëri, por meqë bëhet në kuadër të aleancës", do të shprehej specialisti Qemal Poçi. Ai kujtoi se dhe sot shteti shqiptar ka marre 400 milionë euro nga Brukseli për pastrimin e mjedisit në Gërdecit dhe mjedisi ende eshte i ndotur nga metalet e rënda. Në Gërdec janë duke u helmuar dhe sot. Të marrin inxhinerë të shkëlqyer kimie, që janë shkolluar që nga Leningradi, si ata nuk ka. Shteti duhet të vlerësojë specialistët e vjetër. Qeveritë tona kanë harruar se kanë njerëz që mund t’u japin ndonjë mendim. Ne vijmë të gjallë, por figurojmë të vdekur. Unë në këtë moshë jam në gjendje t’i përsëris eksperimentet". Shyqyri Kondi, inxhiner kimist do te thoshte se "potenciale në Shqipëri nuk ka; është ofenduese për vendin tonë vënia në dispozicion e territorit pa pasur mundësi. Lavdia e vendit tone ka perënduar në vitet 90-të". Dilaver Goxhaj u shpreh se: “Qeveria duhet të pyesë popullin”. "Jo lëndëve helmuese ushtarake në Shqipëri", tha Pellumb Zaimi.

ZGJIDHEN VENDE TË DOBËTA SI SIRIA SHQIPËRIA
Siriania Aliaa Noha, e cila jeton ne Shqiperi, u shpreh se "po luhet me jetën e njeriut, kur ajo ka shumë vlerë. Po përdoren vendet e dobëta si Siri dhe tani Shqipëria. Si siriane më erdhi keq që të vinë amret kimike këtu në Shqipëri. Jam kundër që të bëhet në Shqipëri. Amerika dhe Rusia po luan me gjakun sirian. Përditë ka masakra në Siri. Populli sirian nuk ka frikë nga rebelët sirianë". - 

Specialisti: “Jo” armëve kimike, kemi pasur vetëm lëndë helmuese luftarake



Nga: AURORA KOROMANI


Specialisti: “Jo” armëve kimike, kemi pasur vetëm lëndë helmuese luftarake
Pëllumb Zaimi

Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë armë kimike, ka pasur vetëm lëndë helmuese luftarake”. Ish-punonjësi shkencor në Institutin e Studimeve Ushtarake, Pëllumb Zaimi, sjell të gjitha arsyet se pse Shqipëria nuk duhet t’i pranojë armët kimike që pritet të importohen nga Siria. Eksperti është shprehur se vendi ynë nuk plotëson asnjë nga kushtet për të pritur këto armë.

“Shqipëria nuk ka kapacitetet e duhura, nuk ka strukturat e duhura për të pritur armët nga Siria. Shto këtu edhe faktin që nuk plotësohen kushtet e sigurisë; kush do t’i ruajë këto armë?”, ngre pyetjen që na shqetëson të gjithëve, specialisti shkencor Pëllumb Zaimi. Sipas tij, problemi më i madh është gjatë procesit të asgjësimit të këtyre armëve, si dhe pas asgjësimit, për shkak të mbetjeve kimike që do të ngelen. Zaimi sheh edhe një tjetër pikëpamje të kësaj çështjeje kur flet për procesin e asgjësimit të armëve kimike, duke shtuar këtu edhe frikën e acarimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e rajonit dhe me fqinjët.

Ju, jeni kundër apo pro importimit të armëve kimike në Shqipëri?

Sot ne diskutojmë a ka kapacitete Shqipëria për armët kimike, dhe unë, pyetjes nëse i ka vendi ynë këto kapacitete, i jap një përgjigje të prerë: Jo! Sepse të gjitha strukturat operacionale dhe taktike të armëve kimike janë shkatërruar.

 Sot, armët kimike janë katandisur me një apo dy oficerë, që më shumë bëjnë figurantin e strukturave kimike sesa ekzistencën në fakt të kësaj strukture. Unë kam renditur tetë arsye se pse Shqipëria duhet t’u thotë “Jo” importit të armëve kimike, “Jo” stacionimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Arsyen e parë se pse jam kundër, pak a shumë ta thashë: Sepse strukturat njerëzore dhe të pajisjeve nuk ekzistojnë më, në kuptimin që të jenë pjesë përbërëse e organikës ushtarake. Pjesa më e madhe e atyre që ishin pjesë e personelit inxhiniero-teknik, të aftësuar posaçërisht për armët kimike, janë zhdukur; laboratorët e Kimisë totalisht janë zhdukur.

 Arsyeja e dytë se pse mendoj që nuk duhet që këto armë të importohen në vendin tonë: Sepse strukturat kimike drejtuese të sotme nuk janë të specializuara mjaftueshëm. Pothuajse, asnjë oficer kimie, ose unë të paktën, nuk di të ketë shkuar për specializim; kanë shkuar për specializim të tjerë, nga forcat ajrore, nga forcat tokësore, nga forcat detare, por specialistë të Kimisë të aftësuar në shkollat perëndimore nuk ka. Dhe përveç kësaj, nuk ka asnjë pajisje moderne bashkëkohore për asgjësimin e lëndëve helmuese.

Madje, e vetmja kompani kimie, - kompani ka emrin, por që nuk ia dimë se çfarë përbërjeje ka, - është atashuar. Nëse dje ka qenë strukturë e veçantë për çdo njësi, për çdo korpus, ka qenë element i veçantë i strukturës së tyre, sot një kompani kimike që ekziston në shkallë ushtrie, është atashuar çuditërisht dhe paradoksalisht në brigadën logjistike; dhe, çfarë pune ka kjo kompani me këtë brigadë?! E treta: Unë mendoj që këto armë nuk duhet të vijnë, sepse Ushtria jonë, Forcat tona të Armatosura nuk kanë një poligon kimik të miratuar.

Por, poligoni kimik i shkatërrimit të armëve kimike, nuk është poligon dokudo, por ka shumë elementë, shumë aparatura, shumë masa sigurie, dhe janë ndryshe nga ato për asgjësimin e një municioni të zakonshëm.

Arsyeja se pse ka masa të forta sigurie: Sepse lënda kimike, në qoftë se hapet predha, ka aftësi të mëdha avulluese dhe shkon në atmosferë, dhe për këtë arsye poligonet kimike marrin masa që aerozolet me lëndë helmuese të mos përhapen në ajër. Por, vendi ynë nuk ka një poligon të tillë.

A është e përgatitur Shqipëria për të pritur armët, nga pikëpamja e strukturave fizike?

Kjo është një tjetër arsye se pse mendoj që Shqipëria nuk duhet të pranojë importimin e armëve. Kjo, pasi që të sjellësh armë kimike në Shqipëri, duhet të kesh struktura fizike për t’i pritur, për t’i transportuar, për t’i akomoduar dhe pastaj për t’i shkatërruar. A janë portet tona të pajisura, nga pikëpamja e shkarkimit të lëndëve kimike? Absolutisht që jo! Supozojmë se do vijnë nga ajri; a ka aerodrom aeroporti i Rinasit, struktura, për t’i pritur armët kimike? Jo. Përveç kësaj, duhen një sërë masash të veçanta gjatë transportimit, sepse nëse pëson një aksident dhe bie predha, u shpërndanë avujt, mbaroi çdo gjë. Transporti i tyre nuk bëhet me makina të zakonshme, por bëhet me mjete speciale. A ka struktura Shqipëria që t’i shoqërojë? Sepse sipas llogaritjeve të tyre, i bie që të vijnë për rreth 120 ditë. Lindin pyetjet: Kush do t’i sigurojë gjatë rrugës ato? Çfarë do ndodhë nëse bëhet një aksident? A ka struktura degazimi? Pastaj duhet të mendojmë se edhe mbetjet kimike lënë pasoja. Për asgjësimin, duhen disa vite, prandaj nuk jam dakord. Një tjetër arsye se pse nuk jam dakord është sepse në 1993-shin ne kemi nënshkruar Konventën për ndalimin, prodhimin, asgjësimin, transportimin e armëve kimike. Atëherë, pse biem në kundërshtim me këtë konventë? Duke llogaritur këtu edhe ato që kanë thënë specialistët, se një litër zaharine, e kthyer në avull, e ngrohur krijon 180 mijë metra kub ajër të ndotur. Dhe nuk e ndalon vetëm Konventa e OKB-së, por ne kemi edhe Kodin Penal, që prodhimin, magazinimin e këtyre armëve e quan krim.

Pse mendoni se është zgjedhur vendi ynë për të pritur këto armë?

Duket qartë se Shqipëria u zgjodh si shtet servil, sepse ne kemi pushtetarë pa integritet, të cilët nuk vënë në plan të parë interesat e popullit, por interesat e tyre vetjake. Unë them që çështja e armëve kimike është bërë fakt i kryer; kjo, sepse më parë e lakuan mediat angleze, franceze, e bënë fakt të kryer. Ndërsa nga qeveria jonë nuk është thënë asgjë, por e kanë marrë miratimin e këtyre, sepse mediat e huaja nuk e kanë nxjerrë kot informacionin, mbështeten diku. Pastaj, pse nuk zgjodhën një poligon në Siri, por u zgjodh Shqipëria? U zgjodh kjo distancë e tillë, sepse shtetet e tjera duhet ta kenë refuzuar. Pastaj, importimi i këtyre armëve, mund të na krijojë një konflikt me fqinjët, sepse nëse ndodh një aksident kimik në Shqipëri, do acarohen marrëveshjet dypalëshe. Unë mendoj që nuk duhen importuar drejt vendit tonë, edhe për arsye të një situate hipotetike, le ta quajmë. Ta zëmë se plas një nga predhat; duhen shumë struktura kimike për ta degazuar atë territor, të vishen me pajisjet dhe kostumet e duhura. Ne nuk i kemi këto. Kompania kimike në kohën e Luftës së Ftohtë, kishte 70 vetë; sot mendoj se kanë ngelur 7 kapterë dhe një ushtar. Ne nuk kemi struktura që të marrin masa dhe të kufizojnë territorin, ne nuk kemi struktura të degazimit dhe dezaktivizimit të lëndëve helmuese. Arsyeja e tetë, ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ka qenë strategjia e strukturës kombëtare, e cila nuk është bërë më që nga viti 2004. Elementi kryesor i sigurisë kombëtare është siguria fizike, ku hyn mbrojtja ushtarake dhe pastaj mbrojtja nga lëndët helmuese. Kush do t’i ruajë këto armë kimike? Ta zëmë se unë jam terrorist dhe vodha një bidon plastik dhe e hodha në Bovillë; atëherë, cilat struktura kimike të sigurisë kombëtare e vëzhgojnë këtë fakt? Por, deri tani nuk ka asnjë transparencë nga ana e qeverisë, se cilët elementë të sigurisë kombëtare do të merren me shkatërrimet masive, me lëndët kimike, me lëndët helmuese. Pse nuk ka transparencë se çfarë armësh kimike do të sillen, çfarë përbërjesh kanë këto armë?

Çfarë ndodh nëse armët kimike vijnë në Shqipëri?

Të mbyllura, armët kimike nuk kanë problem. Por, çdo gjë mund të ndodhë gjatë asgjësimit dhe pas asgjësimit. Kjo, pasi gjatë asgjësimit mund të ndodhin incidente. Por, edhe mbetjet e ruajnë toksicitetin për një kohë shumëvjeçare. Po, ku do i groposin? Në Qafë-Mollë burojnë ujërat e Tiranës. Pse nuk ka transparencë nga ana e qeverisë? Që të eliminohet ky rrezik, unë propozova një referendum, të paktën të popullsisë që banon pranë zonave ku flitet se do bëhet asgjësimi. Shqipëria nuk ka as infrastrukturë dhe as poligone për asgjësimin e lëndëve helmuese luftarake. Duhet të bëjmë një dallim: Lëndët helmuese luftarake janë tjetër dhe armët kimike janë tjetër. Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë armë kimike, por vetëm tretësira të lëndëve helmuese. Kështu, kur lënda helmuese luftarake futet në predhë, në silur, atëherë quhet armë kimike. Pastaj, NATO ka një parim kur bëhet fjalë për armët kimike të rrezikshme: Nëse ndonjëri prej vendeve anëtare nuk është dakord, atëherë vendimi bie. Në rastin e armëve kimike, ne nuk dimë se cili është qëndrimi i NATO-s. Mbrojtja nga lëndët helmuese është një nga parimet kryesore të sistemit të mbrojtjes, i cili vepron në Shqipëri.

Në Qendrën e Prodhimit të Eksplozivit, në Mjekës, a ka kapacitete të mjaftueshme për të pritur këtë arsenal armësh?

Nuk ka kapacitete në këtë qendër. Ka informacione se në këtë qendër është bërë demontimi i predhave serbe, në kohën kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami.

Rrethi i Jetës

Rrethi i Jetës
Ra siguresa e dritave për një moment
Që zgjati një shekull
Dhe akrepi u tërhoq në një  të errët kënd
Atje ku  merimanga e shpirtit
thurr pëlhurën e saj me fijet gati të padukshme  të mendjes.
Në atë qetësi të shtirrur prej terri
 unë njeriu  nuk mund të shtrija dot këmbët.
Pashë me sytë e mija frikën si zmadhohej
kur mbështillte  si foshonjën në pelena muret e zemrës
ankthi, vakumi I kohëikjes prej vetvetes mbi mure tregonte
se ajo çka nuk mbushej ishin plagët e Dëshirës  që kullonin.

I mbledhur skrupull brenda vetes
Mes rrënojave të antikitetit
 kishte mbetur dhe një kohë vend për Spinozën me teorinë e vet.
Me një përplasje të qerpikëve të rreshkur
 ndrroja kanalin ku  shihja pamjet,pasuri, pushtet. .dashuri.
Kur nga lart u dëgjua një tingëllimë monedhe
Pranova të groposeshin brenda meje të gjitha helmet.
Kjo ishte faza tjetër
Vetëm e vetëm ti të më dashuroje .
Dhe rashë në krahët e dashurisë pa ndjenja.
Nuk ishte as Parajsa e Zotit as Ferri i Aligerit
Ishte veç një vend midis fantazisë dhe realitetit
Ku secili prej nesh me gjëmbat e vet
 do të shponim njeri- tjetrin.
Me gjakun që do të derdhej
do të përpunonim floririn e unazës që do na bashkojë.
.
Kaq ishte,
në fazën e fundit u mbyll rrethi.
Nuk ishte gjë tjetër veç kishte bërë masë korrenti.
Kur erdhën dritat dhe u zbardh vendi, ishte vonë.
 Helmet toksike  në barkun  e mitrës filluan të vepronin
As Dashuria as Urrejtja mes gjakut që derdhëm nuk mjaftonin
për të jetuar në të florinjtin rreth të Zotit.
Në fillim duhej të hidheshim në vakum
 pastaj  pasi të nxirrnim krahë , të fluturonim.
Vdekje nuk ka ,
 na paralajmëronin.
Teuta Sadiku

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...