Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/12

101 vjet pavarësi!


U BËNË 100 VJET SHTETËSI, SHQIPËRIA JONË!

28 NËNTORI ËSHTË DITA E FLAMURIT
KOMBËTAR SHQIPTAR.

SHQIPTARËT jetojnë kudo me flamurin tonë kombëtar: SHQIPONJËN KUQ E ZI. Dy të tretat e qenies sonë jetojnë në trojet autoktone, të ruajtura me sakrifica të mëdha...

Zemra e tyre qanë veçanërisht në Kosovën Lindore; në Kosovën Veriore, sado me pakë shqiptarë; sikurse në Çamërinë e sakatuar nga shovinizmi i pafund i Greqisë megalomadhe.

Me gjysmë zemre dhe me dhembje të thellë i ndjek kudo cuklat e dheut tonë...
Shumë krijues shqiptarë kanë shkruar për te. Edhe unë isha shpeshherë me vargje ndër buzë.

Mund ta keni lexuar të shkruar nga zemra, mendja dhe dora ime këtë poemë, të botuar në revistën "Qëndresa", nr. 2/1990, apo në përmbledhjen poetike "Pasqyrë e përgjakur",Tiranë 1994. Është quajtur "Bisedë me Nëntorin" dhe është futur në ciklin e poezive "Nëntori i tretë". 

Me emrin e parë ishte e botuar në revistën "Qëndresa"...


BISEDË
ME NËNTORIN

1.

Nëntor,
muaj i meditimeve,
mendimet reshin
si gjethet e lisave,

s`mbetemi vetëm
me pipat e zhveshur nëpër erë,

era fryen edhe nëpër eshtra,
me ajrin e mbarsur
diçka vdes e rilind
nëpër poret e këngës
nëpër poret e vajit...

2.

Ti muaj i dhembjeve,
zgjohesh me to
si era mbi gjethet e thara,

grumbullon rreth vetes retë
e vrapon për të mbyllur
vrimën e fundit
në horizont,

i merr gjethet e rëna
në një vals vjeshtak,
lëkund pipat e zhveshur
duke i përkundur në hapësirë
ndër ninulla të pikëllueshme

3.

Kur fryn thekshëm era
ti i dridhë dritaret e zemrave
nga dëshprimi,
se pabesitë qenkan mbledhur
aty ku lind Dielli
sa një mal i paparë,

e s`e lëkan ende të dalë
s`e lëkan të ndrisë

s`e lëkan t`i lëviz stinët
ashtu siç ia do zemra e zjarrtë,
të përtërijë kohën në shpirtat tanë...

4.

Ja Kironët
përtej mjegullave,
bjerrin durimin e grishin tokën
                                           të lëkundet,

ajo mund të lëkundet-
magmat po ndizen
të hapin gojën e tokës,
të vjellin kah qielli
arsyeshëm
llavën e mendimit,

a mund të qëndrojnë prandaj retë
para stinëve të zjarrta
apo do të pëlcasin
nga trishtimi që i mbars!?...

5.

Ti je ndonjëherë
parathënie dimri, Nëntor,

rreshtat e parë të reve
janë reklamë e zhurmshme
për dëborërat që duan të na vijnë...

ne e ndiejmë të akulltin mbret
të dhunshmin mbret
të trokasë në portat e ditëve,
me bastunin e tij prej histeriku
të trazojë mëngjeset,

ia ndiejmë
teshtimën e sëmurë
të fërshëllejë damarëve të enjtur
damarëve të inflamuar të ditëve.

6.

Rreshtat e fundit nuk do t`i presë
murlani i duhamëve tona njerëzore

do të shkrijë akullin
në shpirtin e gjërave,

a mund të qëndrojnë retë
para dridhjeve të prillit,

maji, i kuqi maj,
do të jetë largë, e dimë
sa një ëndërr mund të jetë larg,

megjithatë na rreshkë
me buzëqeshje prej lulesh!

7.

Ti, hambar pikëllimesh,
tash derdhë të idhtën limfë
mbi tokën e barin e thinjur.

Degët e plasin lëkurën
para kamxhikut tënd,
rënkojnë blerimin e humbur
e drejtojnë gishtërinjtë e rjepur
drejt kupës së nxirë...

9.

Sa të pamëshirshme
janë retë tua
kur lëvaren mbi qafën e degëve,

Duart e fatit s`paskan mbledhur
ate që kanë mundur

ndaj
nëpër pipat e thyer të degëve
pikon limfa e dhembjeve të mia
Nëntor.

10.

Se kush na i heq
shkallët para lindjeve
ndaj prore e përsërisim të nemurin Sisif
me Diellin e vrarë mbi kurriz,

mbesim shumë më poshtë se duam,
aty ku marimangat
derdhin hipokrizinë
duke thurur shallin e dimrit nëpër duar,

duke thurur
një shokë ulurimash
në zemër të dheut!

11.

O të mallkuarat marimanga
sa qenkan rritur,
krejt të lira bredhkan
pas pikave të gjakut.

Toka dridhet nëntor,
marimangat shndërrohen në rinoqerontë
në mishngrënës
dhe hanë pa u ngopur tepricën e durimit,

vjellin apokalipsa
aty ku munden-
qelbin e vrimave ku s`ka prekur Dielli!

12.

Dridhjet tua duhet t`i lëvizë
ajo që vdes
për të ringjallur poret e së qenmes.

Duhet të vijë ajo ditë
kur ti fryen damarët
e s`përfill shtratijet e lumenjëve,

kur bubullijnë duhitë,
kur furtunat tua
shqyejnë pelerinën e ndyrë të kohës
e kur shemben
të gjithë idhujt e rremë,

se ti je Nëntor
fundi i një segmenti
nëpër të cilin koha shtrihet e matet!

13.

Ti qindra herë na erdhe,
por ne s`korrnim pos zhgënjimin
fletëve tua të vyshkura,
ndaj s`të numronim.

Ne ishim ata pipa
që nga trungu i shekujve të prisnim
gjithmonë me rrema të thyer,

me majat e këputura
e me lëkurën e plasur,

pipa të zhveshur nga blerimi
edhe në pranverë-

ata që limfa u kullonte
faqeve të ditëve si lot!

14.

Ku t’i merrnin fletët
tokës si jorgan t`ia hidhnim
para se të binin ngricat,
para se të thanin fërfëllizat
rrënjët e barit.

Ne ruajtëm me xhelozi ëndërrën e blertë
nën lëkurën e plasur

përtypëm orë e çast
mallkimet e drizave
në kthetrat e të cilave
hapësira shkapërderdhej.

15.

E nëpër tallazet tua
mjaft bimë zemre
na ranë përdhe
Nëntor.

Ranë në vorbullën e ernave
për të mbetur kujtim i pashuar.

Treguan si sillet koha
në shpirtin e gjërave-

shembull i vetëm i së bukurës
ishin ato,
i mrekullive që zgjasin
vetëm për një çast.

16.

Kur vie ti
lisat e dashurisë sime
fërkojnë shkallët
me duart e degëve që kërcasin,

sa herë sopatat ua shterrën
nga një krua blerimi në shtat,

sopatat e egra
mprehur skutave ku qymyri i zi
lëshon blozën
e mushkërive të teptisura nga katrani,
duke u mbështetur nëpër degë të rëna
ato, të cilat,
lisat kryelartë i hedhin nga vetja
dhe s`i njohin!

17.

Herën e parë
erdhe mbi shpatën e zhveshur
të rrezeve të kuqe,

ishte një Ylber i zjarrtë
që lidhi zemrat
e mblodhi nga qielli i këngëve
të gjitha retë
dhe i përflaku,

i kulloi nëpër ngjyra
horizontet
dhe përtriu hapësirat e bardha.

Pastaj zbriti në tokë
vezullimin e madhështive
dhe me to mati trojet.

18.

Shtriu krahët e dritës
prej bregu në breg
e i lidhi
duajt e të korrave
me fijet e mirëkuptimit
dhe shëmbullin
që rrallë përsëritet.

Ne ,
mumrat i nisëm me atë stinë
dhe fëmijët
i rritëm me atë emër.

19.

Pastaj shumë herë
u ndrydhëm
nëpër të çarat e shkëmbinjëve
të vetmuar
të shpërndarë,

përpëliteshim mbi zallë
gjersa ditët plasnin nga të zitë,

prisnim bubullimat
e moteve të mbetura gjallë
të bubullinin papritmas
për të trandur dheun
te këmbët e lisave

që të kullonte sadopak
limfa e shpresave nëpër degë!

20.

Herën e dytë na erdhe i ngutshëm
s`patëm kohë t`i mbledhnim
të gjitha cuklat e jetës-

duhej të ngrehnim
me nguti
kasollën e së nesërmes
sa për të pasur vend
për sofrën e dashurisë
e djep
të rilindeshim sërish,

ta merrnim veten
para dimrave që i nxënin
karvanit të ditëve në ballë...

se “nëpër dyert
e tragjedive të mëdha
ndahej fati i popujve të vegjël”.

21.

Të tjera herë na erdhe
në dy fytyra
që dallonin si nata e dita,
prandaj kemi arsye
të bluajmë përpjekjet tona
në çdo stinë

për të gatuar veten
në Bukë të pathyer!

E kur të të sjellim të denjë
me kurorën e artë të rrezeve
Nëntor i tretë do të jesh,

s`do të bredhim kurrë më
pas bjeshkëve
me aventura të tmerrshme
të këngëve!...

22.

Në këtë kohë
karnevalet gjallojnë kudo
e përpiqen të ngjyrosin ajrin
në pikturë gëzimi,
ndaj dola të shoh botën.

Turbullohem nga pamjet tua
të pavërteta, Nëntor,
nga nënshkrimet e gabuara,

si mund ta shpjegoj
gazin tënd kur duhet të qash

vajin tënd kur duhet të qeshësh
hakërrimin kur të duhet durimi
e plogështinë
në çastet e lëvizjes së nevojshme.

Në botë paske vënë
shumë ngjyra të shthurura,
të papëlqyera,
ngjyra të kurdisura karnevalesh!

23.

Daullet tua vjeshtake
m`i plasin gurrat e lotëve
nën qepallat e pagjumta
duke menduar për dhembjen
në një karneval të pazakontë
atje tej malesh.

Assesi të vë rregull në zemër,
dritaret janë thyer pastaj
duke dashur të nxjerrin dashurinë
nga grilat e një gëzhoje që s`durohet!

24.

Se të ngjitesh
në një kodër mendimi
e ta shohësh botën-

ajo i ngjan
një ngatërrimi të tmerrshëm:

pranë bukës-uria,
pranë paqes-dhuna,
pranë dhembjes-kënga
pranë këngës tragjedia,...

por mos të flasim me fjalor të ndaluar,
mund të na futen kukuvajkat
në palcën e eshtrave,
ec e dije atëherë
kush thërret nga vetja-

edhe ashtu
dhembja është monopol për vegjëlinë
ku askush s’tenton ta vëjë dorën!

25.

Ti pra, Nëntor-
duhet të nxjerrësh rezyme
nga të gjitha fletët e shkruara
të jetës që lind
në shpirtin e gjërave

dhe të bëhesh
Nëntor i papërsëritshëm,

era të na i marrë
dallgët e shpirtërave,
të bëjë me to një zjarr prej këngësh
një kurorë frymëmarrjesh të pastërta!...

Vetëm kështu mund të jesh
datëlindja e jonë e tretë -

Nëntor i pavdekshëm!

(Zürich, 1989-1991)

AJO ËSHTË DËSHMI E GJALLË E QËNDRESËS KOMBËTARE SHQIPTARE, NË LUFTËRAT E PAMBARIM...



Vendlindja ime është Morina. 

  

   Dyqind vjet më parë, fshati ynë ishte fshat i madh i Malësisë së Gjakovës. Në trojet e veta, sot Morinë e Epërme, kishte mbi 100 shtëpi...Historia fillon herët, që në trojet i lira të Ilirisë. Gjurmët e vjetra gjenden në emrat e livadheve, projeve, maleve, rrugëve, etj. Ato ruhen edhe sot...
Kur shkon nëpërmes të saj, njeriu dëgjon zogjtë e shumtë e zëra të tjerë nëpër freskinë e brendshme. Ai ka dëshirë të ecë nëpër fusha e male të Morinës.  Rruga e fshatit të zgjon mendime të drejta për banorët e saj të dikurshëm. Kroni i Jakupit duhet të jetë në mes të saj, sado që tashmë kullon nëpër tokë, sepse kroni është zhdukur. „Vorret e Mëdha“ gjenden në rrugën për Patok e Molliq. Në anën e epërme të rrugës, në bisht të Rrungajës, te vargu i gështenjave të Demirajve, në një copë toke të ulët, ruhet guri i të vdekurve, i paprekur me dorë...

Toka në Morinë ka mbetur djerrë. Ajo kishte qindra hektarë nën ujë të ujitjes, që merrej pranë Shkëlzenit. Valbona merrej nga krojet e bardha të saj, sot krojet e zeza. Sylejman Agë Botusha i la të zeza me „pleqërinë“ e ndarë me sherr në dëm të Morinës. Për atë uj u vranë shtatëdhjetë vetë, nga Krasniqja, Gashi dhe Morina. Sylejman Agë Botusha e kishte rastin për tu hakmarrë në Morinë, meqë Avdyl Alija e kishte vënë në shqyrtim, që në Shkup, sepse, së bashku me disa krerë të tjerë, nga Krajli i Serbisë, kishte marrë ari për të pamundësuar luftën kombëtare shqiptare.
Lufta kombit shqiptar shtrihej kudo që flitej shqip. Ajo nisej që në trojet e Plavës e Gusisë, në Shkup dhe Kosovën e gjërë. Zanafilla e kësaj lufte nisej nga Komiteti i Shqiptarëve për Lirinë e Shqipërisë, prej Bajo e Çerçiz Topulli, që më 1900-1905. Lëvizja Kombëtare Shqiptare aty e kishte trupin. Avdyl Frashëri, Hasan Prishtina, Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Hoxhë Korenica, Binak Alija, Bajram Curri, Zefi i Vogël, Azem Bejta, etj. qenë bërë një me Malësinë dhe me Morinën e kuqe. Kuq ishte gjaku i saj, derdhur nëpër të gjitha betejat e zhvilluara anë e përtej Shqipërisë. Xhavit Pasha ishte vendosur në Majen e Pllanikut dhe gjuante me topa natë e ditë Morinën, që një pjesë e madhe e tyre binin në Kullën katërkatëshe të Avdyl Ali Veselit. Ishte kullë luftarake, para Kullës së Bajraktarit dhe nuk pranonte kurrsesi të lëshojë kullën, pa përfunduar luftimet apo familja e tij. Kënga e rrumbullaksoi kështu:
                        „Dul po pvet Sulltan Hamiti
                        zo kah majti pashë Xhaviti
                        teqind topa na`j grabiti
                        n`Qafë të Morinës pasha na i qiti...“
Në Qafë të Morinës malësoret e Gashit, Krasniqes, Morinës, Kastrastit, Shalës, Shoshit, Kelmendit, etj. të udhëhequr nga Zeqir Halili, i bënë qëndresë të fortë ushtrisë turke (Lexonni: Dr. Jusuf Bajraktari, nga Morina, Gjakova me rrethinë në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, 1878-1912, Prishtinë, 1998). „Grupi i kryengritësve, i udhëhequr nga Bajram Daklani, Zog Avdyli dhe Zefi i Vogël do të sulmonte Çabratin, nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër do të vepronte grupi i dytë i prirë nga Ali e Qerim Binaku dhe bajraktari i Krasniqes, Bajram Mani“ (Po aty, faqe 266-267).
Brenda shtëpisë Avdyl Alisë do të luftonin të gjithë, edhe gruaja e tij, Gjyle Duçja, e bija e Imer Duçit të Malësisë. Sadri Avdyli, Sejdë (Zog) Avdyli, Ali Avdyli ishin në qendër të luftës. Isuf Ukshini, nga kulla përtej Kronit të Jakupit, pranë arrës në oborr, ishte bashkëluftëtar i njohur dhe shok me të parët tanë…

Nëpër Morinë kalonte Bajram Curri për në Shqipëri, deri në Shpellë të Dragobisë, që e lidhte më së afërmi me Vuthaj, Plavë e Gusi. Qendër kryesore në Rrafshin e Dukagjinit ishte bërë Juniku, fshat midis Pejës dhe Gjakovës, ku ishte mbajtur Kuvendi i Junikut, me 21 deri 25 maj të vitit 1912 (Lexoni: Dr. Shukri Rrahimi, Lufta e shqiptarëve për autonomi, 1897-1912, Prishtinë, 1978) . Në Kuvend të Junikut qe themeluar një Qeveri Kombëtare dhe po udhëhiqte luftën e përgjithshme kombëtare anë e përtej Kosovës, që ishte bërë fushë-betejë për turqit dhe nga hordhitë serbo-malazeze. Deri sa mbahej Kuvendi i Junikut, malësorët e Malësisë së Gjakovës u parashtruan disa kërkesa kombëtare, ndër të cilat vlejnë të përmendim hapjen e shkollave shqipe, të miratuara nga Kuvendi i Junikut (Lexoni: Akte të Rilindjes Kombëtare).
Me 4 nëntor 1912 Gjakova ishte pushtuar nga Brigada e Vasojeviqit dhe e Kolashinit si dhe nga Divizioni II i Drinës. Forcat e armatosura deri në dhëmbë serbe e malazeze ishin përgaditur prej kohësh për luftë. Rrafshi i Dugagjinit dhe Malësia e Gjakovës nuk mundi t`u bëjë qëndresë të fuqishme. Ajo ishte e shpërndarë në disa drejtime. Në Morinë, pas rezistencës, 13 djemë u vranë, pas plaçkitjes së tmerrshme të fshatit, ndër to gra e vajza të reja, apo fëmijë, që nuk dihet ku e kanë vendin. Kështu, duke u rezistuar sa mundën, u dogj Ponosheci, Morina dhe fshatra të Rekës së Keqe. Të rinjëve të Morinës, duke rezistuar për të mbrojtur popullatën në kalimin e saj për në Shqipëri, të rënë në këtë betejë, ua përkushtova një epitaf, të pavendosur në varresë, që nuk është zbuluar:
                   „Kulla e (stër)gjyshit u rrënua pa ju
                   e prapa kodrës rënkonte
                   zemra e trollit, Dragobia,
                   fytyrëprerë mermeri
                   u nxi nga dhembja për ju-
                   fidanë pa të cilat s`millej Liria!...“
Sipas të dhënave, Ali Avdyl Alia, ka rënë në Ponoshec, duke u kthyer nga Gjakova, më 1911. Kulla e Avdyl Alisë është marrë nga Vasojeviçi, e cila, është djegur dhe rrënuar. Të tre bunarët e kësaj kulle janë mbushur me gjëra të kullës...
Lufta e Morinës nuk ka marrë asnjëherë fund. Të kujtojmë vitet 1900, 1905, 1909, 1910, 1911, 1912, 1913, 1014-1919, 1920-25, 1941-45, 1968, 1980, ... Këto janë vitet e një rezistence të mbijetuar, për të mbjellur lulëkuqen e pranverës së vitit 1981, që dha shembullin e një rezistence të madhe kombëtare.

Në vitet 1998-1999, Morina dha anë e mbanë, një kontribut të veçantë në luftën çlirimtare të çlirimit të Kosovës. Pa kontributin e saj, në kufi të Shqipërisë, nga e cila u futën qindra luftëtarë të Kosovës dhe armatimet e shumta të luftës. Në krahasim me rajonet e tjera, Morina ka pasur një luftë të dyfishtë: me Ushtrinë e Jugosllavisë dhe me Njësinë Speciale të Beogradit. Shtëpia e jonë ishte bërë edhe njëherë qendër e ushtrisë çlirimtare... 
Kjo është një epope e veçantë e kësaj lufte. Dy fotografi të sjellura këtu, nga shtëpia jonë, dëshmojnë shumë…

            (Nga dorëshkrimi i autorit për Morinën) 

Brahim AVDYLI -TË ISHE GJALLË, JUSUF GËRVALLA
































Ideali Ynë


PO TË ISHE GJALLË,JUSUF GËRVALLA !


Mikut, poetit, luftëtarit
dhe dëshmorit- Jusuf Gërvalla!


1.

Ah, po të ishe gjallë
e midis nesh, Jusuf Gërvalla
për ti bërë shtatë netë në Dubovik

në atë kullë që i ra territ si pirg drite
me dyer të ngjyera si pranvera,

sa do ta gëzonim Loken,
sytë e stisur nga dhembja
do t`ia mbushnim njomësi-
pikëllimi i ndarjes sate e ka lodhur vëlla,

gjyshi do të na mësonte, përsëri
si maten shekujt me orën e dashurisë...

Paj, edhe gitarës do t`ia ngjisnim
at tel të shkretë, këputur në mesudhë
trollit tonë dhembjet për t`ia qarë

deri në mëngjesin e purpurtë!

2.

Jusuf, vëlla,
nuk e di çka do të bënim në dimër
pa këngët tua,
pa fjalët që shkrinë damarët e dheut;

a do të kishim pranverë ndër fushat tona
a do të cicëronin maleve zogjtë e mendimit,

mbi plepat e vetmuar a do të zbriste
ndonjë dallëndyshe me fletë...

paj, edhe ashtu të vonuar e kemi pranverën,
mezi u rriten lulëkuqet në këngë,
mezi u përplasen ujëvarat e fjalëve;

tashmë, shelgjet buzë përroit
ngjyrën e vargjeve tua e kanë marrë,
ndër livadhet e egra bari ndihet i lënduar

sa herë e dridhë malli për ty!

3.

Po të ishe gjallë, do të niseshim përsëri
rrugës që ke ecur dikur me libër në dorë,

do t`i përqafonim blirët me kurora të buta
faqet do t`i lanim te kroi në mes të fshatit-
ai që nuk ka ngrirë në dimër, as shterruar në verë,

dhembjet trollit do t`ia lanim burrërisht
sepse vetëm ai e ka mësuar të vërtetën e shekujve

vetëm ai e di sa e thellë është rrënja e bimës sonë,
çka pëshpërit damari ynë kur vie nëpër tokë
për të freskuar dheun me dëborën e bjeshkëve!...

4.

Po të ishe gjallë, bre Jusuf Gërvalla,
edhe më mirë do t`i mësoje nënëloket tona
brumin e lirisë të gatuajnë në pogaqe dielli

ta pjekin pastaj në një çerep prej dheu
dikund në oborret tona

e kreshnikëve të Dukagjinit forcën t`ua përtërijnë!

5.
Pastaj, kur të bie muzgu i parë
me një këngë të re t`i zgjonim stinët e fjetura,
burrat t`i ushtronim deri në ag
bajlozin e mallkuar ta shtrijnë për dhe

e në temelet e vjetra ta ndërtojmë
atë shpëpi që pate nisur atëherë
me dritare të mëdha, ballë për ballë diellit!

6.

Sa herë i drejtohem portretit tënd
si të ishe gjallë kërkoj të mi dëftosh
të gjitha lojërat që luhen prapa kurrizit tonë,

edhe atëherë kur druhem se nuk e di
ku është fshehur kokrra midis kapuçash!

Lotët më shkojnë kur s`ta dëgjoj zërin,
mendoj se ke marrë inat e s`më përgjigjesh,

nuk guxoj të shtrihem as për një çast para teje,
më duket se më qorton me vetullat e mbledhura,
"nuk kemi kohë të çlodhemi", sikur më thua

e dridhem nga shqetësimi
i viteve të vjedhura ndër plagë!

7.

Në çdo skutë të dheut të marr me vete
bashkë me gdhenlën e një lisi dukagjinas,

habiten kur i shohin ata që nuk dinë
sa e thellë është fuqia e trollit tonë,
sa e çuditshme natyra e kësaj dhembje
që të përcjell kudo, edhe përtej botës

dhe vetëm ajo të jep shkas
të jesh ai që duhet të jesh;

habiten, sepse nuk e dinë magjinë e fjalës
lidhjet e saj me nëntokën-
atë dhe mbi të cilin kemi nxjerrë
fletët e para të frymimit!

8.

Kur ma prekin Kosovën
më zënë gurët e bjeshkëve tona
e gjëmoj si t`i kisha nëntë plagët e Gjergjit!

Asnjë mjek nuk e di rrënjën e kësaj sëmundje
diagnozat e gabuara më mundojnë,
e të thërras në ndihmë Jusuf, vëlla,
që t`më japësh forcë ta shkruaj vargun-

një varg që nuk i nënshtrohet të keqes;
që s`i trembet plumbit edhe kur e nxjerr i paudhi
ai që mallkuar e ka qumshtin e nënëlokes

e fyer trollin e të parëve
sa të mos e pranojë dheu!

9.

Nuk u mbaj inat as kur më godasin fshehtas,
e di se vjollcat dalin midis therrash
dhe u mjafton përmasa e vet
për të kundërmuar pranverën,

"lulet paskan vetëm fatin tënd"-
të këputen papritur, aq dhimshëm,

kjo i shndërron në kurorë të blertë-
në kujtim të pashuar bukurie!

10.

Kur të shoh në pankarta
mas kolonën pas teje.

Shpesh dyshoj se të mbajnë
ata që s`të duan,

ata që mbi emrin tënd e rrisin veten
e nuk dinë asnjë varg nga vjershat tua,
as ç`lajme sillte lajmtari i parë...

ndaj moti ngatërruar i kanë
anët e horizontit!

11.

Atëherë rebelohem
e mbushem vrerë,

orvatem t`i bie
rrotul të keqes,

t`ia mas konturat e ta zbuloj
ku fshihet fara
e kësaj stine të ligë!

12.

Por, kur kthej sytë
e veneroj nipat tu-
hallkën e tretë të gjakut,

gëzohem që ta përtërijnë emrin,
që mbajnë nëpër duar
flakadanin e fjalëve tua

ani se i ramë rreth e rrotull botës
e u kthyem, kaq vonë,
në themelet e kullës së braktisur!

13.

Tash, zgalemi i fjalëve tua
nuk është i vetmuar nëpër qiell,
çdo qelizë e jona po niset kah dielli

por, vetëm ty të kemi
kanuashë të verdhë-
lajmëtarin e parë të gjelbrimit!

14.

Një ditë, sërish do të mblidhemi
te pema që po piqet
me hovin e mendimit-

besoj se i kemi gjetur shkronjat
që deshifrojnë
gjuhën e dheut

ndaj kemi zgjuar pranverën-
të vdekurit e të gjallët nëpër vargje!

5.

Ajo shishe gjak
që kishim në damarë
mjafton ta kryejmë
deri në fund këngën tonë,

sofra e shtruar
po na pret në vendlindje
ani se ke dalur në at qytet të panjohur,

era e misrit, o vëlla,
t`asaj bime të vonë-

të pavdekshëm do ta mbajë
fluturimin e fundit!


__________

-Kjo poemë e bukur ështe marrë nga libri poetik «Gjuha e dheut tim», Albin, Tiranë, 1999

2013/11/11

Këshilla për të gjithë personat që kanë probleme kardiake



Shumë njerëz e lidhin seksin me rrezikun në zemrën e tyre, sepse kanë ndjerë mavijosjen e grykës ose infarkt. Por të dhënat e atakut në zemër dhe lidhja e tij me seksin në fakt janë provuar në të kundërt. Nuk ka asnjë arsye që një person i cili ka pasur një atak në zemër, por është diagnostikuar me sëmundjen e zemrës, të mos arrijë më, të ketë një jetë seksuale normale. Sigurisht që duhet një listë e tërë me përkujdesje dhe shumë ushtrime në pjesën e parë të periudhës që u duhet për të marrë veten, por nuk është e nevojshme të keni frikë të bëni seks. Shpesh njerëzit kanë probleme kardiake dhe partnerët e tyre mund të frikësohen se nxitja e tepërt gjatë kontaktit fizik mund të shkaktojë dhimbje të gjoksit. Por të dhënat mjekësore rreth sëmundjes së zemrës tregojnë se kjo frikë është shprehje e pabazuar dhe e paprovuar.

Seksi, faktori “zbutës”

Nëse jeni në fazën e marrjes së vetes, ku mund të toleroni këtë lloj ushtrimi, atëherë nuk ka arsye që të evitoni seksin. Seksi rrit rrahjet e zemrës në thuajse 120 rrahje për minutë, i cili është i njëvlershëm me ngjitjen me shpejtësi të dy kateve të një pallati. Ajo çfarë duhet të merret në konsideratë është efekti i stresit. Për këtë arsye, marrëdhëniet jashtë martese, seksi me një person të cilin nuk e dashuroni, lidhjet shumë të forta dhe pagesa për aktivitetin seksual duhet të merret me shumë kujdes, sepse janë jashtëzakonisht më stresuese se sa marrëdhëniet “e lejuara”. Studimet kanë treguar se seksi në lidhjet e forta, ku çiftet janë të rehatshme dhe të afërt me njëri-tjetrin, ka një rrezik minimal.
Nëse një apo të dy anëtarët e një çifti janë të shqetësuar për efektin e seksit në zemër është e rëndësishme të flasin mes tyre për ndjenjën që kanë. Biseda miqësorë rreth kësaj çështjeje në një mënyrë të hapur ajo do të përmirësonte cilësinë e marrëdhënies suaj seksuale, por do të krijojë një mjedis të qetë dhe të sigurt gjatë seksit, duke ulur në minimum rrezikun e atakut në zemër.

Si ta mbani zemrën “të sigurt” gjatë seksit:

1. Zgjidhni një pjesë të ditës në të cilën ju jeni të qetësuar dhe të lirë nga stresi për të filluar një marrëdhënie intime të kënaqshme dhe aspak shqetësuese.
2. Nëse jeni duke bërë meditim ose ushtrime qetësuese përpiquni që t’i bëni ato së bashku me partnerin. Nëse jeni të relaksuar edhe mënyra e seksit tuaj do të bëhet më e bukur.
3. Nëse po mendoni për seks zgjidhni një vend të qetë, në të cilin nuk është hera e parë që shkoni. Nuk është mirë që të keni përpjekje, atëherë kur i vetmi qëllim i juaji është që të ndizni flakë nga dëshira dhe pasioni partnerin/en.
4. Femrat që kanë probleme me zemrën duhet të këshillohen me mjekun e tyre për sa i përket mjeteve kontraceptive, nëse po përdorin pilula. Ka një lidhje mes këtyre “ilaçeve” dhe sëmundjes arteriale. Tek femrat e shëndetshme, ky nuk është shumë problem, por tek femrat të cilat i shoqërojnë gjithmonë shqetësimet në zemër rreziku është më i madh. Studimi i specialistit Eric Briany se, niveli i proteinave ishte më i madh tek femrat, të cilat vuanin nga zemra dhe se për të pasur një seks më të sigurt përdornin pilulat. Kjo proteinë e prodhuar vjen si kundërpërgjigje e malcimit. Nivelet e larta të vazhdueshme të proteinës janë të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe malcimi mendohet të luajë një rol shumë të rëndësishëm në ngushtimin e arterieve.

Në martesë, femrat kan më shumë dëshirë për seks

Seksi është shumë i rëndësishëm në një martesë. Pyesni një në tri gra të martuara nëse ka një zbrazëti të dëshirës seksuale. Të jeni të sigurt që shumë prej tyre do t’u thonë se janë shumë të trishtuara sepse personi me të cilin kanë vendosur të kalojnë jetën nuk i dhuron seks aq herë sa ajo do të dëshironte. Me fjalë të tjera, “kush është çështja e madhe”. Është vetëm seksi. Por tek femrat e martuara të cilat kanë dëshirë të zjarrtë për më shumë prekje, çështja bëhet edhe më e madhe. Seksi nuk është vetëm një realizim fizik, por edhe një ndjenjë plotësimi, e të qenit e dëshiruar, e lidhur dhe e dashuruar. Meshkujt nuk kanë të njëjtën “ide” për seksin dhe romantizmin në marrëdhënien e tyre martesore. Shpesh ata mendojnë se kur nuk kanë dëshirë të bëjnë seks, nuk kanë dhe pikë dhe kjo do të mirëkuptohet nga partnerja. Por në fakt nuk ndodh kështu. Ajo ndihet e refuzuar dhe e lënë pas dore. Pikërisht kur ky lloj keqkuptimi ndodh, intimiteti i të gjitha niveleve dështon. Çiftet ndalojnë se kaluari kohë së bashku, duke u përkëdhelur pranë zjarrit, duke biseduar për gjëra të rëndësishme ose duke qeshur me shakatë e njëri-tjetrit. Miqësia që duhet të ekzistojë në një martesë zëvendësohet nga fyerjet, armiqësia dhe distanca. Kjo e bën martesën më të prekshme ndaj rrezikut të tradhtisë apo në rastin më të keq të divorcin. Por lajmi mirë është se nëse shtireni sikur të jeni të pavëmendshëm ndaj këtyre pakujdesive dhe përpiqeni që të krijoni sërish marrëdhënien që keni pasur mund t’ia dilni mbanë. Edhe pse për shumë partnerë duket e pamundur është më mirë që të hiqeni se nuk po e kuptoni se jeni lënë pas dore dhe se mes jush nuk ekziston e njëjta lidhje që keni pasur më parë. Me pak vullnet dhe më shumë dëshirë për pasion dhe romantizëm në një lidhje, qoftë edhe vetëm nga njëra palë, mund të arrini të rifitoni kohën e humbur dhe dashurinë e dikurshme .

Silvana,studentja shqiptare, që ka befasuar historianin grek me përgjigjen e saj në Athinë




Shkrimet e mediave greke mbi shqiptaren janë përkthyer dhe kanë përcjellë historinë e saj.
Silvana është një studente shqiptare për shkencat politike në Universitetin e “Padios” së Athinës, e cila është bërë lajmi i ditës në të gjithë Greqinë. Është e vetmja studente në mes të 300 studentëve të tjerë grekë në auditorin e fakultetit, që iu përgjigj pyetjes së pedagogut të saj në lidhje me betejën e Maratonës. Në të gjitha mediat greke, pedagogu i njohur akademiku, historiani Donatos Papagianis do të shprehet kështu për fenomenin shqiptar:

“Të gjithë studentëve në auditor u drejtova pyetjen se kush di dhe mund të më flas për betejën e Maratonës, dhe në sallë pushtoi një heshtje dhe askush nuk dinte të më jepte një përgjigje për betejën e njohur. Këmbëngula përsëri, por aty nga fundi ishte ngritur vetëm një dorë në mes të heshtjes së 300 të tjerëve. Vajza u ngrit dhe m’u përgjigj shumë saktë dhe me shumë detaje të përpikta. E pyeta për emrin dhe vendlindjen e saj me mendimin se ajo është nga Maratona, 40 km larg Athinës dhe e njeh shumë mirë historinë e vendit të saj. Por ajo më përgjigjet se emri i saj është Silvana dhe është nga Shqipëria. Jam çuditur për origjinën e saj, por u ndjeva shumë krenar se si një vajzë e huaj ka mësuar aq mirë historinë greke, ndërkohë që vendasit as që kanë dijeni për historinë e vendit të tyre”.

Ja pra, kjo është ajo studentja shqiptare që na bën krenarë të gjithë ne shqiptarëve dhe që e dallon nga të gjithë studentët grekë, për zgjuarsinë dhe inteligjencën e saj, saqë emri i saj është bërë lajm jo vetëm në të gjitha auditorët e universiteteve greke, por në të gjithë opinionin publik grek.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...