Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/21

Nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident

Mesazhi i fundit i Sokol Olldashit


Sokol Olldashi ishte një nga njerëzit që i pëlqenin sfidat e mëdha. Të tillë rrugë zgjodhi në vitin 2005, ku askush nuk i jepte shpresë në garën për t'u zgjedhur deputet përballë ish-ministrit të Bujqësisë, Agron Dukanë Shijak. Po ashtu veproi në vitin 2007, kur la postin e ministrit të Brendshëm dhe mandatin e deputetit për të dalë përballë, Edi Ramës, në garën për Bashkinë e Tiranës. Pak muaj para se të ndahej nga jeta, Olldashi garoi edhe për t’u bërë kreu i Partisë Demokratike kundër "të zgjedhurit" Lulzim Basha.
Ai ishte një nga ministrat më të suksesshëm të qeverisë “Berisha” në tetë vjet të qëndrimit të Partisë Demokratike në pushtet. Guximi i tij u shpërblye shpeshherë, por në fund duket se në fund ironia e fatit e ndëshkoi. Vetëm pak ditë më parë, në një postim në Facebook do të shprehej:
“Pashë pak lajmet. Makina përplas dy fëmijë në Tiranë..., makina del nga rruga në Shkodër, etj.,etj. Personalisht nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident, por duke u rikthyer vetëm pak javë prapa në kujtesë, mendoj se qeveria e sotme na detyrohet një ndjesë. Nuk kishte ditë të mos dilte Saimir Tahiri të fajësonte qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për çdo aksident që ndodhte. Ku është tani?! A e mendon njësoj se fajtore për çdo aksident është qeveria???!!!”, shkruante më 28 tetor Olldashi në Facebook.

Humbja tragjike e Olldashit, mesazhe ngushëllimi nga miqtë dhe kolegët

Kuvend, homazhe për Sokol Olldashin (Video)
(I plotësuar) -- Ne prani te qindra njerezeve nisin homazhet per nder te deputetit Sokol Olldashit, ish ministrit te Transporteve, ne sallen e Kuvendit te Shqiperise.
I pari qe nderon dhe perkulet para trupit te pajete ka qene kreu i PD-se, Lulzim Basha, shoqeruar nga bashkeshortja e tij. Basha eshte perlotur teksa ka nderuar dhe me pas ka lene mesazhin e tij ne librin e shenimeve.
Pas tij, homazhe kane bere ish kryeministrit Sali Berisha, shoqeruar nga zonja Liri Berisha. Me pas, ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kreu i grupit parlamentar te PD-se, Paloka e me radhe kolege te gjithe forcave politike, te aferm, miq…
Arkemorti me trupin e pajete te tij ka dale nga banesa ne oren 11.37 minuta, shoqeruar me duartrokitje nga te pranishem te shumte qe kishin mbushur sheshin para pallatit, per t’u percjelle me pas ne sallen e Kuvendit, ku eshte vendosur ne oren 12.00.
Homazhe për Olldashin në 11.00 te Kuvendi, ceremonia e lamtumirës në orën 14.00
Homazhet per nder te deputetit Sokol Olldashit, ish ministrit te Transporteve do te nisin ne oren 11.00 ne sallen e Kuvendit te Shqiperise.
Nderkohe qe ne oren 14.00 do te zhvillohet percjellja e tij per ne banesen e fundit.
Humb jetën deputeti Sokol Olldashi, aksidentohet në aksin Elbasan-Tiranë
Deputeti i PD, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka humbur jetën në një aksident në rrugën Tiranë-Elbasan. Lajmi konfirmohet nga burime nga burime të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.
Siç informon nga vendngjarja korrespondenti i 'A1 Report", Arsen Rusta aksidenti ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në lapidarin e Kërrabës rreth orës 21:20 minuta të mbrëmjes së sotme tek zona e quajtur lapidari i Kërrabës, në kilometrin e 6 të rrugës Tiranë-Elbasan, ku automjeti, tip Benz, me targë AA003NH, në zotërim të Olldashit ka dalë nga rruga.
Siç konfirmoi më vonë policia, mendohet se veprimi fatal ka ndodhur ngjitur me varrezat dhe xhaminë e fshatit Kërrabë në një kthesë të harkuar për shkak të shpejtësisë së madhe, kthesës së fortë dhe terrenit të lagësht, në një përzierje të baltës me shiun, që binte rrebesh në ato momente. Më pas automjeti ka bërë disa rrotullime dhe ka rënë në një humnerë 100 metra të thellë. Ngjarjen fillimisht e kanë pikasur banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Po ashtu kanë mbërritur edhe dy ambulanca, e para ka mbërritur ambulanca nga Elbasani, e dyta ajo nga Tirana, po ashtu dhe forcat e policisë së komisariatit numër 1 dhe policia rrugore.
Ka qenë e vështirë fillimisht të konfirmohej humbja e jetës së deputetit Olldashi për shkak se pamja e tij ishte shfytyruar dhe makina gjendej e përmbysur 180 gradë në një terren të vështirë. Por tek trupi i tij janë gjetur syzet dhe dokumentet e identifikimit të deputetit, të cilat krijuan menjëherë idenë se viktima është pikërisht Olldashi, i cili ka qenë në timon në çastin e aksidentit dhe i vetëm në makinë. Është provuar edhe të telefonohej Olldashi dhe telefoni binte, por askush nuk përgjigjej. Rreth një orë pas aksidentit, në 23:35 është bërë e mundur dhe nxjerrja e trupit të tij.
Në vendgjarje kanë mbërritur të parët deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Astrit Patozi, më pas ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, më pas edhe kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kreu i PD, Sali Berisha, djali i Berishës, Shkëlzen Berisha. I gjithë grupi parlamentar i PD ka mbërritur në vendngjarje, gjithashtu edhe deputetë të PS, si Taulant Balla, Ilir Beqaj, Alfred Peza, por dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Nuk ka munguar as kryetari i Kuvendit dhe kryetari i LSI, Ilir Meta apo edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.
Në vendngjarje edhe bashkëshortja e Sokol Olldashit, e cila ka pësuar një tronditje tepër të madhe kur ka mësuar lajmin. Ajo shoqërohej nga deputetja e PD, Mesila Doda, e cila më parë përpiqej t'i fshihte të vërtetën, duke i thënë se "Sokolin po e çojnë në spital".
Trupi i Olldashit është çuar në morg, ku kanë mbërritur të shumtë figura të politikës, miq të tij, të njohur, ku nuk ka munguar Lulzim Basha, Edi Paloka, Gerti Bogdani, Ilir Beqja etj. Familja e Olldashit ka hapur dyert e zisë në apartamentin në rrugën e Elbasanit, përballë Ambasadës amerikane.
Ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe është ngritur edhe një grup hetimor për rastin. Aktualisht rruga është e bllokuar, ka shumë trafik dhe po bie shi i rrëmbyeshëm. Zjarrfikësja pas dy orë përpjekjesh ka tërhequr fuoristradën, e cila gjendej 180 gradë e përmbysur.
Ora 10:00 - Homazhe në kuvend, në orën 11:00, në nderim të deputetit Olldashi
Ceremonia e homazheve për deputetin Sokol Olldashi, i cili humbi jetën mbrëmjen e se mërkurës në një aksident tragjik në aksin rrugor Tiranë –Elbasan, do të zhvillohet sot në orën 11:00 tek Kuvendi i Shqipërisë. Ndërkohë në orën 14:00 është parashikuar të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së trupit drejt banesës së fundit.
Ora 07:22 - Aksidentet rrugore, ja se çfarë shkruante Sokol Olldashi në FB
Vetëm pak javë më parë, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën dje, është shprehur për aksidentet rrugore nëpërmjet një statusi në “Facebook”. Ja çfarë shkruante deputeti i ndjerë i PD-së në 28 tetor 2013: “Pashë pak lajmet.
Makina përplas dy fëmijë në Tiranë...; makina del nga rruga në Shkodër, etj., etj. Personalisht nuk jam i prirur të fajësoj qeverinë për çdo aksident, por duke u rikthyer vetëm pak javë prapa në kujtesë, mendoj se qeveria e sotme na detyrohet një ndjesë.
Nuk kishte ditë të mos dilte Saimir Tahiri të fajësonte qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për çdo aksident që ndodhte. Ku është tani?! A e mendon njësoj se fajtore për çdo aksident është qeveria?!”, shkruante më 28 tetor Olldashi në “Facebook”.
Ora 03:15-Eduart Ndreu: Olldashi telefonoi vetë shoferin e tij pas aksidentit
Eduart Ndreu, drejtor i Portit të Durrësit, i cili para aksidentit kishte qenë bashkë me Igli Carën dhe shoferin e Olldashit, flet mbi aksidentin. ‘Pas aksidentit Olldashi ka qenë i vetëdishëm dhe ka telefonuar menjëherë shoferin e tij. "Olldashi kërkoi ndihmë"- deklaroi Ndreu.
Ora 02:15-Deputeti i PD, Igli Cara per "News24" ka dhene detaje rreth vdekjes se Sokol Olldashit
Deputeti Cara rrefen per "News24 "momentet e fundit me Sokol Olldashin. Ai sqaron se ai dhe shoferi i Olldashit kane qene ne nje lokal se bashku pak caste para aksidentit. "Ishte i vetem ne makine, mos aludoni ndryshe, kjo duhet te qartesohet", -thekson Cara.
Igli Cara sqaron rrethanat e aksidentit të Olldashit : "Isha në një lokal me shoferin e Olldashit. Isha në lokal dhe me një person të tretë mik i të dyve . Olldashi na tha se po kthehej nga Elbasani. Pas 5 minutash na thote shoferi qe shefi, Olldashi eshte aksidentuar. Hipem ne makine dhe u nisem, si dhe lajmeruam policine me telefon. Mberritem 30 sekonda para policise. Dyert ishin te kycura, nuk hapeshin. Ishte e pamundur qe ti jepnim ndihme. Nuk kishte njeri tjeter ne makine, ishte vetem. Nuk mund te aludohet ndryshe", tha Cara.
ORA 01:15 - NISIN NGUSHËLLIMET NË SHTËPINË E OLLDASHIT
Nga morgu, miqtë dhe kolegët më të ngushtë të Olldashit janë zhvendosur te banesa e tij. Ndër të parët ka mbërritur kreu i PD, Lulzim Basha bashkë me kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka. Më pas deputetët e PD, Genc Ruli, Jozefina Topalli, Ridvan Bode apo dhe pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj etj.
Ora 01: 10, PEZA: KOLI, DO NA MUNGOSH TË GJITHËVE
“Sapo u ktheva nga morgu i Tiranës. Jeta është e padrejtë shpeshherë. Si edhe në këtë rast. Lamtumirë miku ynë, Sokol Olldashi! Do na mungosh të gjithëve”, shkruan deputeti socialist, Alfred Peza në profilin e tij në Facebook.
ORA 01:00 BOGDANI: NJË LAJM I TMERRSHËM
Mesazhe të shumta janë drejtuar familjes Olldashi, pas humbjes tragjike të deputetit, Sokol Olldashi. Mijëra qytetarë kanë ngushëlluar familjen nëpër rrjetet sociale dhe mes tyre nuk kanë munguar as miqtë dhe kolegët ish-ministrit. “Një lajm i tmerrshëm dhe fatkeq, që sikurse shkreptima e natës kur vjen prishi qetësinë e familjes, miqve, atyre që e kanë njohur apo jo!!! Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen, miqtë, shoqërinë dhe politikën shqiptare!!! Lutjet e shkojnë për shpirtin e tij që të prehet në paqe dhe për familjen që Zoti t'i japë forcë në momentin më të vështirë të jetës së tyre!!! R.I.P. MIK!!!”, shkruan Gerti Bogdani në Facebook.

Dhimbja ne zemrat tona eshte me rende se guri


In Memoriam!

I dashur Sokol, lajmi i zi per aksidentin tragjik permbyti me dhimbje, pikellim dhe zi te madhe, zemrat, shpirtrat, e bashkeshortes, djemeve, prinderve, miqve, te afermve tuaj por dhe te demokrateve dhe demokratëve dhe mbare shqiptareve. I rritur ne kampet e punes te rregjimit barbar, si enfant prodige i vuajtjes, sakrifices, kurajos dhe qendreses njerezore, Sokol Olldashi me guximin, mençurine, shpirtin e tij te pamposhtur, do te hynte ne levizjen demokratike te viteve 90 dhe do te shkelqente si njeri prej yjeve me te shendriteshme te saj. Bashkeshortja, djemte, prinderit, miqte, te afermit e tu humben mbreme njeriun e tyre me te dashur, Partia Demokratike, demokratet dhe mbare shqiptaret humben njerin prej drejtuesve, personaliteteve me te vendosur dhe me te shquar te ketyre dy dekadave, humben njerin prej politikanëve me te talentuar, qeveritareve tane me te afte. Parlamenti shqiptar humbi oratorin me llogjike te kristalte, ligjberesin e zote, avokatin e zjarrte te qytetareve dhe interesit te tyre. Publicistika, studiot, arenat e debateve nuk do te kene me yllin e tyre te paperseritshem, kurse une nuk do te kem më jo vetem nje mik te çmuar por dhe njerin prej bashkepunetoreve me te afert, me te afte, me te guximshem te jetes sime politike.

I dashur Sokol, sot dhimbja ne zemrat tona eshte me rende se guri, zija me e zeze se nata, me e zeze se ajo kthesa qe te zuri prite dhe ne vitin e dyte te rinise se burrit te çoi tinezisht miku yne i dashur ne banesen e perjetesise. Ora qe une po shkruaj keto pak fjale ka kaluar kater e mengjesit dhe te them te verteten syte ne ndonje çast dhe me njomen dhe lëpehen dhe ne ndonje fjale germat edhe me zbehen, por une te siguroj se keto jane vetem çaste. Ne nuk mund vajtojme dhe kurre nuk do te vajtojme per ty. Ti je dhe do mbetesh perjete i gjalle midis nesh. Ti jeton ne krenarine, ne frymezimin, vizionin, guximin tone. Ti jeton ne zemrat e te rijnjve qe ngrije peshe, ne shkrimet e tua perla te publicistikes sone, ne fjalimet, debatet, batutat e tua te paperseritshme, jeton ne vepra qe kane ndryshuar kete vend pergjithmone.

Miku yne, ne me kitaren tende, tingujt e saj melodioze gjithnje do kendojme dhe festojme se bashku ty, vepren tuaj te pavdekshme, vepren tone. Po Koli, prehu i qete me deshiren e Zotit ne paqen e merituar. Lamtumire mik i dashur, lamtumire Sokol, ti perjet je midis nesh. I lehte qofte mbi ty, dheu i tokes sone!! sb

Sokol Olldashi ishte një nga figurat më të spikatura politike të Partise Demokratike.

Humb jetën tragjikisht Sokol Olldashi
Sokol Olldashi, deputet për të katërtën herë në Kuvendin e Shqipërisë
Aksidenti tragjik, i ndodhur në orën 21 e 20 minuta në Krrabë të Tiranës, i ka marrë jetën deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Makina ka rënë në humnerë, në afërsi të vendit të quajtur Lapidari në Krrabë. 

Forcat policore dhe autoambulancat fillimisht e patën të vështirë të nxirrnin nga makina trupin e deputetit Sokol Olldashi, për shkak të motit të keq dhe dëmtimit që kishte pësuar automjeti. Të ndihmuar edhe nga forcat zjarrfikëse, pas rreth dy orësh ata kanë mundur të rrotullojnë makinën e përmbysur dhe bënë të mundur nxjerrjen e trupit të deputetit.

Sokol Olldashi po udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Tiranës dhe makina e deputetit ka dalë nga rruga 
kryesore, pak pasi ai kishte kaluar tunelin e Qafë-Krrabës.

Nga të dhënat paraprake, mendohet se shkak për këtë aksident tragjik mund të ketë qenë shpejtësia, me të cilën makina ka hyrë në kthesë, dhe terreni i lagësht, për shkak të motit me reshje të dendura.

Makina ka rrëshkitur rreth 10-15 metra përtej rrugës dhe është rrotulluar. Deputeti i ndjerë mësohet se ka marrë plagë të forta në pjesën e kokës, të cilat mendohet t’i kenë shkaktuar edhe vdekjen.

Me t’u mësuar lajmi i aksidentit tragjik, në vendngjarje kanë mbërritur me radhë familjarët e deputetit të ndjerë, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha, deputetë të tjerë të Partisë Demokratike e deputetë të Partisë Socialiste, e po ashtu shumë miq të tij.

Rreth dy orë pas aksidentit, forcat zjarrfikëse kanë mundur të nxjerrin trupin, i cili më pas u dërgua në morgun e spitalit të Tiranës, ku i është nënshtruar ekzaminimeve nga mjekët ligjorë.

Si edhe në vendngjarje, morgu i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është mbushur me drejtuesit më të lartë të shtetit, deputetët e Kuvendit. Në morg kanë mbërritur të tronditur edhe familjarët, nëna, bashkëshortja e zotit Olldashi. Njerëzit kanë qëndruar në heshtje deri në orët e para të mëngjesit, për t’iu drejtuar më pas banesës së deputetit të ndjerë, ku do të kryhen gjatë ditës së enjte edhe ceremonitë mortore. Trupi i pajetë i Olldashit ka dalë nga morgu i QSUT-së rreth orës 4 e 30 të mëngjesit të së enjtes dhe është drejtuar për në banesën e tij, ku është pritur nga familjarë, të afërm e miq të shumtë.

Të enjten do të mësohet zyrtarisht edhe ekspertiza mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së zotit Olldashi, ndërkohë që edhe policia do të përfundojë ekspertizën për të nxjerrë shkaqet e sakta të aksidentit. Ajo që dihet është se sot (e enjte) nuk do të zhvillohet seanca e Kuvendit. Pak pas mesnate, Kuvendi anuloi zhvillimin e seancës, për t’i dhënë lamtumirën deputetit Sokol Olldashi, një prej figurave më të spikatura të politikës dhe Partisë Demokratike. Homazhet për deputetin Olldashi do të zhvillohen në orën 11:00 në sallën e Kuvendit, ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 14:00.

Profil/ Kush ishte Sokol Olldashi




Karriera si gazetar dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike


Sokol Olldashi ishte një nga figurat më të spikatura politike të Partise Demokratike.

I lindur më 17 dhjetor 1972, Sokol Olldashi ka qenë një ndër studentët e ngjarjeve të Dhjetorit ’90 dhe ishte për të katërtën herë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i zgjedhur si drejtues i listës së Partise Demokratike në qarkun e Fierit.

Sokol Olldashi e nisi karrierën e tij pas viteve ’90 në fushën e gazetarisë. Pas disa vitesh gazetar dhe drejtues në shtypin e shkruar, në vitin 2001 ai ndërmerr edhe karrierën politike dhe zgjidhet për herë të parë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitin 2005, Sokol Olldashi arrin të rizgjidhet në Kuvend, duke shkaktuar një nga përmbysjet më të mëdha politike të atyre zgjedhjeve, me fitoren në Shijak ndaj deputetit Agron Duka, duke kontribuar edhe në fitoren e Partisë Demokratike.

Sokol Olldashi u emërua në krye të Ministrisë së Brendshme, post të cilin e mbajti nga viti 2005 deri në fillim të vitit 2007, për ta lënë për shkak të kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, garë që ai e humbi përballë Edi Ramës.

Më pas, zoti Olldashi mori detyrën e ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, detyrë në të cilën shërbeu deri në shtator të këtij viti.

Pas humbjes së Partise Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit dhe dorëheqjes së Sali Berishës, zoti Olldashi kandidoi për postin e kryetarit të PD, në garë me kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë angazhimit të tij politik, zoti Olldashi ka drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike, ka qenë kryetar i PD-së së Tiranës, anëtar i forumeve më të larta, kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.


 

http://www.osservatorioitaliano.org/read/116581/cronaca-tragico-incidente-stradale-muore-il-deputato-pd-sokol-olldashi

21.11.2013
Albania » Agenzia Balcani

Etleboro
Tirana - Nel corso di un grave incidente stradale, avvenuto alle 21:18 di questo mercoledì, sull'asse stradale Tirana-Elbasan, nella zona Qafe-Krrabe, ha portato alla morte del deputato del Partito Democratico, Sokol Olldashi. L'auto su cui viaggiava, un veicolo targato AA 003 HN, ha perso il controllo a causa dell'umidità e della forte pioggia, cadendo nel burrone. Olldashi è rimasto gravemente ferito, per poi spegnersi poco dopo. Sul luogo dell'incidente si sono recati il Ministro degli Interni, Saimir Tahiri, Ilir Meta, il deputato Flamur Noka e molti esponenti del PD. Le forze di polizia si sono recate nel luogo dell'accaduto per estrarre il suo corpo dall'auto, rimasta completamente distrutta. Con una lunga carriera politica e di successo, Sokol Olldashi si era candidato alle ultime elezioni come leader del Partito Democratico, secondo al rivale Lulzim Basha. 



Albanian opposition Democratic Party lawmaker dies in car accident

 

 
 
 
TIRANA, Albania - Albanian police report that conservative centre-right opposition lawmaker Sokol Olldashi has died in a car accident.
Olldashi, 40, has been driving late Wednesday under heavy rain when his car slipped some 10 metres (yards) down in a cliff 20 kilometres (12 miles) south of capital Tirana, police said Thursday.
Police are investigating on the cause of the accident.
Olldashi, a four-time lawmaker, former transport and interior minister in the previous governments, has left his spouse and two sons.


Nga Redaksia Floripress:Ngushëlime të sinqerta e dashura mike,Zonja e madhe Kozeta




E dashura mike Kozeta Mamaqi!



E dashura mike Kozeta Mamaqi!

Një aksident tragjik këputi rininë dhe jetën e birit Tuaj të dashur dhe zhyti në zi familjet tona , gjithë Shqipërinë. Duke u ndarë me ju dhe qytetarët e Shqipërisë pikëllimin e thellë dhe zinë, ju përcjell ngushëllimet të sinqerta dhe i lutem së bashku me ju Zotit që Engjullin tuaj të jetës, që nuk e kemi më të gjallë, të gjejë paqen e merituar dhe ju e madhja Kozeta Mamaqi , forcën shpirtërore për të përballuar dhimbjet e humbjes së pakompensueshme të fëmiut tuaj të dashur!!!

Flori Bruqi me familje

2013/11/20

Kozeta Mamaqi: Ju rrëfej jetën time si fëmijë bllokmeni, grua e internuar e si nëna e Sokol Olldashit

Kozeta Mamaqi

Kozeta Mamaqi

Kur udhëtoja me fëmijët për në Selenicë, ku na kishin internuar, im bir Sokoli ishte betuar me vete: "Një ditë do të vij ndryshe nëpër këtë rrugë". Dhe ashtu ndodhi. Sot ai është "Qytetar nderi i Selenicës". A jeni e lumtur, Kozetë? Nuk besoj te lumturia, madje në librin paraardhës me titullin "Orë" një parathënie që e ka bërë Gjergj Vlashi, i cili është një nga intelektualët më të mençur dhe më të ditur, që ka qenë dhe udhëheqësi im në atë libër.

Nëna e Sokol Olldashit në një rrëfim të jashtëzakonshëm tregon jetën e saj në bllok, deri tek internimi i familjes në Selenicë. Kur udhëtoja me fëmijët për në Selenicë, ku na kishin internuar, im bir Sokoli ishte betuar me vete: "Një ditë do të vij ndryshe nëpër këtë rrugë". Dhe ashtu ndodhi. Sot ai është "Qytetar nderi i Selenicës".

Journalist Kozeta Mamaqi, deported 1974 - 1989.
A jeni e lumtur, Kozetë?

Nuk besoj te lumturia, madje në librin paraardhës me titullin "Orë" një parathënie që e ka bërë Gjergj Vlashi, i cili është një nga intelektualët më të mençur dhe më të ditur, që ka qenë dhe udhëheqësi im në atë libër. Mbas një heshtje shumë të gjatë kontaktova me Gjergjin dhe i kërkova të më bënte një parathënie dhe midis të tjerave ai shkroi: "Sot Kozeta është një gjyshe e lumtur". Jam nisur nga Tirana, kam shkuar në Durrës vetëm për ta hequr këtë fjalë, sepse unë vërtet nuk besoj në lumturinë e përhershme, por besoj në çaste të lumtura, prandaj dhe atëherë jam ndier për një çast e lumtur.

Cila është fëmijëria e Kozetës?

Kam lindur në Kukës. Dhe kur më pyesin prej nga je, unë përgjigjem se jam maloke prej Kukësi. Për faktin që kam lindur atje dhe kam marr ajër të pastër. Kam lindur atje sepse prindërit e mi kanë qenë në luftë dhe fill mbas lufte ata u martuan. Ata u caktuan me punë në Kukës. Në atë kohë Kukësi me Prizrenin nuk kanë pasur kufi, po shkonin e vinin si një qytet në tjetrin, bëheshin pazare, bëheshin qoka. Më kujtohet, kur mamaja më ka thënë se kur kam lindur unë, ne prisnim miq nga Kosova. Njëri nga këta që ka qenë mik me babanë, ka qenë Fadil Hoxha. Figurë shumë e rëndësishme historike e Kosovës. Mamaja me thoshte se jam rritur në një lloj shilarësi, që varej në trarët...Babai dhe nëna kanë marrë pjesë në martesën e Fadil Hoxhës në Prizren. Fillesat janë atje, dhe unë për mall, kur kam qenë 15 vjeç përpara se sa të mbytej Kukësi i vjetër, kam vajtur dhe kam bërë një fotografi në shkallët e shtëpisë, ku pata lindur. Më mbrapa, prapë kam vajtur dhe me Elvira Mujën te shtëpia e Agim Spahiut. Atje takova mamanë e Agimit, sepse dhe ata kanë pasur shumë miqësi me prindërit e mi.. Dua ti risjell kujtimet e asaj kohe. Pastaj kemi ardhur në Tiranë, ku unë kam bërë çerdhen, kam bërë kopshtin te pazari i ri, ngjitur më xhaminë, më dukej sikur ishte kopshti më i bukur në botë. Ka pasur pak lodra, një oborr i vogël, ku ne argëtoheshim madje nga që ishim trazovaçë, kur faleshin njerëzit në xhami, ne u ngatërronim këpucët. Pra goxha kujtime të bukura. Kujtoj atë gjumin që nuk doja ta bëja kurrë në drekë. Por kam dhe një kujtim shumë të hidhur nga ajo kohë, sepse një ditë, duke ardhur në kopsht, tamam para ndërtesës së tij, kam parë një njeri të varur në litar. Me siguri kanë qenë ato represionet e diktaturës. Më vonë kam parë dhe dy të varur të tjerë para kinema "17 Nëntorit". Unë i kam të fiksuar si një llahtarë, si një traumë të asaj moshe. Kurse pjesa tjetër ka qenë një jetë e shkujdesur; luanim luftash, luanim me topa lecke... Mbas Tiranës, pastaj ne kemi shkuar në Gjirokastër, ku kam bërë klasën e gjashtë, të shtatën dhe vitin e parë të gjimnazit me famë "Hasim Zeneli", ku kanë studiuar dhe Dritro Agolli, Ismail Kadare dhe shumë shkrimtarë me emër.

Çfarë kujtimesh ruani nga Gjirokastra?

Mbaj mend që Jorgo Bulo ishte drejtor i shtëpisë së pionierit. Do të bëhej një koncert dhe më dha të mësoja "Poema e nënës " të Kadaresë. Më kujtohet që kam punuar aq shumë që ta sillja në skenë bukur atë poemë dhe më dukej vetja si artiste, se aq shumë punova. Kjo ka qenë në klasën e shtatë dhe po në këtë klasë, më kujtohet që kam bërë një poezi për Hrushovin. Pritej të vinte Hrushovi fatkeqësisht nuk erdhi ai, po Malinovski kemi dalë dhe e kemi pritur në qafën e Muzinës, se do të vinte nga krahu i Sarandës. Mbaj mend përcjelljen e eshtrave që erdhën atje, të Çajupit. Ku u bë një ceremoni përkujtimore. Në klasën e shtatë kemi pasur një mësues letërsie, që na e shpjegonte mësimin kur fliste për poezinë e Çajupit, kur fliste për shqiptarizmin ai qante nga emocionet dhe e tmerrshmja ishte se këtij profesori i vunë prangat. Dhe unë e kam parë profesorin me pranga, kur doli në gjyq. Më pas u kthyem përsëri në Tiranë. Këtu unë bëra tre vitet e gjimnazit te "Petro Nini Luarasi". Ka qenë një shkollë më e mira atëherë, një shkollë e gjallë me shumë veprimtari me shumë sport. Bënim mbrëmje vallëzimi te palestra e shkollës, në atë kohë dëgjohej dhe muzika e huaj, fshehurazi, po dëgjohej.
Si e keni ndjerë autoritetin e babait në jetën tuaj, pasi ai ka qenë në poste shumë të larta shtetërore dhe partie. Si e keni ndjerë respektin e të tjerëve për hir të babait dhe si e keni përjetuar atë?

Të them të drejtën unë kam pasur raporte shumë të mira me babanë. Kam pasur marrëdhënie shoku, jo autoritarizmi. Kisha respekt, kur dilte babai i mbaja pallton ose kur vinte, e puthja dhe kisha... diskutoja gjithçka me të. Gjërat e rëndësishme i diskutoja me babanë, sepse kam besuar se do më jepte këshillën më të mirë.

                                             
                                                  Sokol Olldashi

A ju ka ndodhur që ju të dalloheshit vetëm për emrin e babait?

Po, i kam dhënë dhe njëherë lule Mehmet Shehut në tribunën në festën së 1 Majit. Kam qenë unë dhe Mira Shuteriqi. Ajo ia ka dhënë lulet Enverit, unë Mehmetit. Kam qenë caktuar, se dhe fëmijët duhej të ishin të besuar. Si pioniere më caktuan të shkoja në Gjermani dhe më hoqën, sepse isha bija e tij. Për arsye sigurie, sepse kush e di se çmund të më ndodhte. Kurse për raste të tjera nuk është se më dukej vetja e dalluar. Mbasi mbarova maturën në Tiranë, kisha dëshirë të bëhesha mjeke. Babai ishte kryeredaktor i "Zërit të Popullit", atëherë viheshin tre preferenca. Ministër i Arsimit Thoma Deliana, shok i babait, me të cilin kemi pasur njohje familjare dhe, ndonëse unë kisha dëshirë të bëhesha kirurge, babait i pëlqente gazetaria, se dhe vetë shkruante. Dhe unë meqë e kam dashur shumë babanë tim, nuk ia prisha qefin dhe shkrova atë të parën. Fillova gjuhë-letërsinë dhe në vit të tretë dhe të katërt u hodha në gazetari. Mbas studimeve, praktikën e bëra te "Zëri i Rinisë". Vath Koreshi, Emine Prençi këta kanë qenë më të dashurit e mi që më afruan. Doja ti ndiqja, të merrja këshilla prej tyre. Kam shkruar për një dentiste të re, për të cilën më thanë se ishte shumë e mirë me mësime dhe unë shkova e takova këtë dentisten dhe për të botova një portret. Në atë periudhë babai kishte ikur nga gazeta dhe kish shkuar sekretar i parë në Durrës, kur unë isha në vitin e fundit të fakultetit, ai u rikthye në gazetën "Zëri i Popullit". Mbasi bëra praktikën u emërova në RTSH, por nuk fillova fare, se ndërkohë isha fejuar dhe njerëzit e të fejuarit tim nuk donin që unë të punoja në Tiranë, për shkak të mentalitetit. E detyruar kam punuar gazetare në Durrës.

Kur ka ndodhur "rënia" për babain tuaj?

Sikur të ishte Durrësi stacioni i fundit i babait tim nuk kishte për ti ndodhur kjo, por ka qenë Tirana. Në atë kohë, ku u praktikua, që disa anëtarë të byrosë politike të shkonin nëpër rrethe si sekretar të parë. Në Durrës erdhi Rita Marko, kurse në Tiranë u bë sekretar i parë Manush Myftiu. Babai im ishte sekretar i dytë i Tiranës atëherë kur ndodhën këto gjëra. Kishte propagandën, ishte njeri shumë i hapur. Mua shumë njerëz që më kanë takuar, më kanë treguar historia të ndryshme për të, për mirësjelljen e tij, për dëshirën për ti ndihmuar. Madje unë do të tregoj një rast me Bilal Xhaferrin. Kjo ka ndodhur kur babai im punonte si ndihmës i Ramiz Alisë në Komitetin Qendror. Dua ta sjell këtë si paralelizëm, për të treguar se si ky rast që më ka treguar babai, më kanë treguar dhe shumë njerëz, që kanë pasur kontakte me babanë, dikush më ka thënë se ai më ka dhënë shtëpi, dikush më ka thënë se më ka rregulluar në punë, domethënë më kanë folur mirë për babain. Unë mbaj mend që kishte vajtur në takim të babai im Bilal Xhaferri dhe i kishte çuar një dorëshkrim për Skënderbeun. I kishte treguar dhe diçka dhe nga jeta e tij. Dhe atë ditë babai im vjen në shtëpi jashtëzakonisht i emocionuar. Nuk e kisha parë ndonjëherë se ai nuk i sillte gjërat e punës në shtëpi, po dukej se kaq shumë e kishte tronditur personaliteti i Bilal Xhaferrit saqë erdhi dhe ma tha këtë: "Më ka ardhur sot një që punon në shtrim rrugësh, quhet Bilal Xhaferri, më ka sjell një dorëshkrim për Skënderbeun. Nuk kam lexuar libër më të bukur dhe më të plotë për Skënderbeun se sa ky. Dhe titanizmi i tij në kuptimin e vullnetit ishte i tillë që ai punonte 24 orë, merrte dy ditë pushim si merreshin dhe shkonte kudo për të mbledhur materiale për Skënderbeun dhe i kishte mbledhur si mozaik gjithandej këto dhe i kishte sjellë këto si roman. Më tha diçka tjetër se kur erdhi në zyrë i kishte thonjtë e mëdhenj dhe sterrë të zinj nga puna, nga sera që nuk i pastroheshin". Ndjeva një brengë të thellë të babait tim, që ndofta ka dashur ta ndihmojë këtë njeri dhe ska mundur dot ta ndihmojë dot atë. Pra e kam përjetuar brengën e tij. Dhe kur ishte sekretar i propagandës, tek ai dyndnin njerëzit në pritje, ndërsa zyra tjetër ishte bosh njëherë, ai tjetri e kishte pyetur si gjithë këta njerëz vijnë gjithmonë te ti dhe jo te unë. Që në momentin kur nuk e ke ti këtë simpati te njerëzit, këtu kanë filluar goditjet për të. Kur u punua plenumi i katërt i kulturës në 72-in pikërisht atëherë erdhi babai im, këtu si sekretar i dytë i Tiranës dhe punoi në gjithë organizatat bazë Plenumin e Katërt për të përcjellë frymën armiqësore të saj dhe, shpërblimi? U bë viktimë. Jo vetëm që u bë viktimë, por ishte njëri që gjoja e morën për miqësi me Beqir Ballukun. Nuk rezultoi se nuk kishte fakte, argumente, sepse ai nuk kishte lidhje më ushtrinë dhe e kanë futur po të grupi i kulturës, pra kjo është për të qarë dhe për të qeshur, se i ngjan një tragjedi-komedie. E bukura ishte se ai tentoi disa herë që të takohej me Enver Hoxhën për të diskutuar çështje të tipit, nga vjen kjo, por dyert për të u mbyllën. Me e tmerrshmja ka qenë se bënë një lojë më të dhe me ministrin e Jashtëm të asaj kohe. Ndërkohë që po goditeshin, dërgojnë një ftesë për 29 Nëntorin për në tribunë, ku do bëhej parada e madhe. Ndërkohë që vjen ftesa, kur ai ishte i mbyllur në shtëpi, dhe ne u gëzuam: "Mbase paska qenë një gabim!". Në momentin kur afrohet afër tribunës i thonë së ti nuk je për këtu, kthehu në shtëpi. Kjo ishte ajo ngjarje, ku ai mori fund. U kthye në shtëpi, derisa u bë Plenumi i Dhjetorit dhe mori goditjen përfundimtare, ku e hoqën nga të gjitha funksionet nga të gjitha detyrat.

Pastaj çndodhi me jetën e Kozeta Mamaqit?

Atëherë ndodhi si me gjithë të tjerët, ndarja nga familja, pastaj gjashtë gjyqe për fëmijët, dy gjyqet e Tiranës fëmijët mi dhanë mua, dy gjyqet e Vlorës ia dhanë ish-bashkëshortit. Ndërkohë ishim internuar në Selenicë të Vlorës. Ishte gjyq civil me prokuror ushtarak, që kur e mendon është një absurditet. Atë serën që kishte pasur Bilal Xhaferri ndër thonj, unë po e shikoja në Selenicë të Vlorës. Kur më çuan në Selenicë, nuk e dija se ku po shkoja, më hipën në kamion djalin e vogël, Sokolin, e kisha më temperaturë 39. (I kisha të dy djemtë me vete atëherë). Iu luta atyre të sigurimit të na mbanin aty përpara, se djali kishte temperaturë. Nuk mund ta mbaja në kamionin e hapur sepse frynte era. Djalin e madh e kisha pranë, një polic me automatik ishte para meje, ishim ulur nëpër dengje. Na shëtitën nëpër Tiranë që të na shikonte i gjithë qyteti si armiq të të gjithëve dhe pastaj vetëm kur ikëm nga Tirana, të mos merrnim vesh ne se ku po shkonim, i vunë një mushama dhe e mbuluan të gjithë karrocerinë e kamionit. Familjen prindërore e kishin çuar më përpara në Burrel. Shumë lajme u hapën, sikur ishte hedhur babai nga ura, sikur i kish ndodh kjo, sikur i kish ndodh ajo. Në 13 tetor të 75-ës babanë e kanë arrestuar dhe në 16 tetor të po këtij viti dhe mua më çojnë atje, ku ishin prindërit e mi, në Selenicë të Vlorës. Atë ditë kur kam shkuar në këtë vend pashë vëllanë tim, kur erdhi nga miniera unë nuk e njoha, sepse nuk kishin kushte për tu larë në atë sektor. Kur ka ardhur ishte komplet i zi dhe vetëm sytë i dukeshin.

Si kanë ndikuar të gjitha këto në formimin tënd, në personalitetin tënd, në shpirtin dhe në ndjenjat e tua?

Kur shkova atje kërkova të drejtën e diplomës se kujtova se këtë të drejtë nuk ma ka marrë njeri me gjyq, etj, siç kujton njeriu naiv që akoma nuk e ka vuajtur mbi kurriz luftën e klasës, se pastaj u bëra eksperte. Por fillimisht mendova se do më lenë të jem mësuese qoftë në kopsht. Prita të mos merrja përgjigje, nuk e mora përgjigjen dhe fillova punë në fermë. Kam shkuar në fermë me një palë këpucë lëkurë që ishin me lesh brenda që me ngelën që në ditën e parë në llucë. Nuk e dija si punohej në fermë. Atje pastaj kuptova shumë gjëra në lidhje me punën, pastaj u mësova me çizme dhe jo të reja, por ato që linte vëllai, i vinim pulla të mbanin sa të mbanin pulla dhe pastaj i lidhnim këmbët me plastmasë, që të mos hynte lagështia, por prapë kur hynim në punë, këmbët e mia dhe të motrës bëheshin fishka-fishka, siç bëheshin duart e gjysheve tona kur lanin me finjë. Me thënë të drejtën unë nuk e dija se populli ishte kaq i vuajtur dhe kaq i varfër, vetëm atje e kuptova sa të varfër ishin fshatarët. Unë punoja nën fik dhe nuk merrja një kokërr fiku, se kisha frikë, por kisha një grua që kishte gjashtë kalamaj. Vefi e quanin. Ajo po të kalonte nga domatet do të shkonte të merrte domate. Mua në fillim më bënte përshtypje thosha, po si vjedhin këto, pastaj nuk e quajta më vjedhje, e quaja normale madje merrja dhe unë dhe ia mbushja trastën Vefit. Sepse thosha: "Po çvjedhje është kjo? Ajo bën si luftë për ekzistencë, do të ushqejë kalamajtë. Për ketë më ndryshoi mentaliteti dhe konceptet e mia.

Kur ka qenë periudha më e bukur e jetës tënde sepse ti ke qenë vajzë e një funksionari të lartë të shtetit, nënë dhe gjyshe?

Do tju them një sekret që ma ka thënë Sokoli dhe unë pa lejen e atij do ta them këtu. Shkoja sa herë që i merrja fëmijët, se tre herë ma kishte lënë gjyqi dhe makinat ishin shumë vështirë për ti gjetur dhe zakonisht hipnim mbi kamionët e serës dhe te spitali i Vlorës aty i prisja kalamajtë që mi sillte vjehrri ose në Fier ose në Vlorë. Dhe pastaj do vinim në këmbë deri te spitali i Vlorës. Aty prisnim ndonjë makinë. Tani vonë fare më ka thënë im bir në një rast kur ai ka hipur në makinë me mua ishte betuar domethënë se i kishte thënë vetes: "Një ditë do të vij ndryshe këtu" dhe ndodhi dhe ai ka bërë rrugën për Selenicën, atë rrugë që ka qenë e pabërë dhe atje e kanë bërë "Qytetar nderi". Pra e ka asfaltuar rrugën nga Vlora në Selenicë dhe ka një lidhje shpirtërore për vetë faktin se ai ka kaluar grimca jete atje. Siç thotë një njeri i madh: "Kudo ku vete, ky shpirt ka lënë thërrime". Kështu që janë thërrime shpirti edhe pse kanë qenë kohë shumë të vështira prapë kanë lënë thërrime, aty ke dëshirë ti shikosh dhe madje dhe po të kesh dëshirë dhe ti ndihmosh.

Çfarë ndryshimi ka sipas teje të jesh bija e një funksionari të lartë në shtet dhe nëna e një funksionari të lartë në shtet?

Si e bija edhe e kam ndjerë, edhe pse është kujdesur të shikonin me një sy më ndryshe si vajzat e bllokut. Ndërsa si nënë nuk e ndjej fare, unë nuk kam asnjë ndryshim, unë punoj nga mëngjesi deri në darkë si kafshë, në kuptimin që ngrihem rregulloj kalamajtë, bëj gjellën, laj rrobat, ndej rrobat, të gjitha i bëj në këmbë, nuk kam makinë. Jam një grua që nuk i trembem punës, punoj. Në kohën e lirë kam qejf të shkruaj, kam botuar një libër para disa vitesh. Kam pasur dhe një libër para çlirimit "Studentja konservatorit". Në fund doja të thosha për gjithë shqiptarët, se që të jemi pjesëtarë të gjithë Evropës, duhet të jemi të njëri-tjetrit në radhë të parë.

Vdiq Sokol Olldashi

Ka humbur jetën në një aksident tragjik të mbrëmjes së të mërkurës, deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.

Deputeti Olldashi u aksidentua me makinën e tij në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, pranë Krrabës në vendin e quajur Lapidari i Krrabës. Mjeti dyshohet të ketë dalë nga rruga për shkak të lagështirës, ndërkohë që së bashku me deputetin e PD-së udhëtonte dhe një person tjetër.

Në vendngjarje kanë shkuar urgjentisht ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si dhe deputetë të të dyja forcave politike, PS dhe PD. Policia ka bllokuar qarkullimin në të dyja drejtimet e këtij aksi rrugor.





      Sokol Olldashi


Sokol Olldashi ka lindur më 17 dhjetor 1972 në Durrës është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare.

Shkollimin e mesëm e ka kryer në vendlindje ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave. Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.
Që nga viti 2007, mban postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë. Ishte  njohës i gjuhës angleze dhe italiane.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...