Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/22

Prishtina s’i druhet shkëmbimit të territoreve


Pyetjet nga gazetarët në Nju Jork ia kanë hequr diplomacinë kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq. Në selinë e Kombeve të Bashkuara në të cilën pak minuta më parë kishte folur për integrimin e serbëve në Kosovë dhe të ardhmen evropiane, kreu i qeverisë serbe ka përmendur sërish zgjidhjen që ai e konsideron si më të mirën për Kosovën e Serbinë. Kjo zgjidhje sipas Daçiqit është shkëmbimi i territoreve.
Prishtina dhe Beogradi po e vazhdojnë në Bruksel një dialog të lehtësuar nga BE-ja me qëllim të lehtësimit të marrëdhënieve. Ndonëse e duan normalizimin, palët kanë qëllime krejtësisht të ndryshme.
Kosova do që nëpërmjet dialogut të shtrijë autoritetin në gjithë territorin dhe të fitojë legjitimitetin ndërkombëtar, derisa Serbia do që të ndajë Kosovën, ose në rastin më të pamundshëm të krijojë brenda saj një komunitet të veçantë siç është rasti me Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë.

Rreth 300 francezë, me vendim të kryetarit të Francës François Hollande do të braktisin veriun e Kosovës në gjysmën e vitit të ardhshëm.Kryetari francez ka thënë se vendimi për tërheqje nga Kosova është marrë për shkak të vështirësive që Franca ka në Afrikë, shkruajnë medie gjermane duke u thirrur në dokumente interne, të cilat Parisi ua ka dërguar vendeve të tjera anëtare të NATO-s.
Vendimi i Hollande do të thotë se nga veriu i Kosovës do të largohen 300 ushtarë francezë të stacionuar në veri dhe se në shtabin e KFOR -it do të mbeten 11 oficerë dhe 39 policë të cilët gjenden në përbërje të EULEX-it.
Në mesazhin dërguar vendeve anëtare të NATO-s Franca vendimin e arsyeton me vlerësimin se në Kosovë nuk ka më kërcënim ushtarak dhe se situata e përgjithshme e sigurisë lejon këtë tërheqje. 

Pesëdhjetë vjet nga vrasja e Kennedyt


“Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju. Pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”.
Në fjalimin e tij inaugurues, më 20 janar, 1961, presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F.Kennedy, ka theksuar nevojën që të gjithë amerikanët të jenë qytetarë aktivë, ndërsa nga vendet e botës ka kërkuar që të bashkohen në luftën kundër “armiqve të përbashkët të njeriut”: tiranisë, varfërisë, sëmundjes dhe vetë luftës.
“E gjithë kjo nuk do të përfundojë në njëqind ditët e para. As në njëmijë ditët e para, as gjatë jetës së kësaj administrate e mbase as gjatë jetës sonë në këtë planet. Por, le të fillojmë”, ka thënë presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara.
Por, gati tre vjet më vonë, më 22 nëntor të vitit 1963, koha është ndalur. Ka qenë kulmi i Luftës së Ftohtë dhe presidenti Kennedy është qëlluar për vdekje në Dallas të Teksasit.
“Presidenti Kennedy është vrarë. Tani është zyrtare. Presidenti ka vdekur”, ka kumtuar lajmin Radio KBOX.
John F.Kennedy, 46 vjeç, është qëlluar fatalisht me snajper, gjatë parakalimit me limuzinën presidenciale, së bashku me Zonjën e Parë, Jacqueline. Shumë janë frikësuar se të shtënat janë fillimi i një sulmi mbi Shtetet e Bashkuara.
Por, brenda pak orësh, policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasje, Lee Harvey Oswald.
"I mohoj prerazi këto akuza", u ka thënë Oswald gazetarëve menjëherë pas arrestimit.
Hetimet tetëmuajshe nga Komisioni Warren kanë konstatuar se Kennedy është vrarë nga Oswald, i cili ka vepruar i vetëm.
Por, për shumë amerikanë sot, çështja vazhdon të mbetet e hapur. Një sondazh i kryer këtë vit nga agjencia e lajmeve AP ka treguar se mbi 50 për qind e të anketuarve besojnë se vrasja ka qenë konspiracion.
Oswald, 24 vjeç, ka qenë ish-marins amerikan, i cili ka dezertuar në Bashkimin Sovjetik më 1959 dhe është kthyer në Shtetet e Bashkuara më 1962. Policisë i ka thënë se është i pafajshëm, por testet e laboratorit kanë konfirmuar se ai ka qëlluar me armën e vrasjes.
Vetë Oswald është vrarë dy ditë më vonë nga Jack Ruby, pronar i një klubi të natës.
Po, cilat kanë qenë motivet e Oswaldit dhe a ka vepruar ai vërtet i vetëm? A ka pasur konspiracion që ka përfshirë edhe Bashkimin Sovjetik apo krimin e organizuar?
Pyetjet e tilla vazhdojnë të mbeten pa përgjigje të qarta.
Kennedy, i njohur si Jack apo me inicialet e tij JFK, ka mundur nënpresidentin dhe kandidatin republikan, Richard Nixon, në zgjedhjet presidenciale të vitit 1960.
Në moshën 43-vjeçare, ai ka qenë njeriu më i ri i zgjedhur për të udhëhequr shtetin dhe presidenti më i ri pas Theodore Roosevelt. Deri në atë kohë, Kennedy, një katolik, ka qenë presidenti i vetëm joprotestant.
Ngjarjet gjatë presidencës së tij kanë përfshirë: krizën raketore në Kubë, garën në hapësirë, ndërtimin e Murit të Berlinit, Lëvizjen Afrikano-Amerikano për të Drejtat Civile dhe fazat e hershme të Luftës së Vietnamit.
Politika e jashtme e Kennedyt është dominuar nga konfrontimet amerikane me Bashkimin Sovjetik.
Në vitin 1963, Gjermania po kalonte një kohë të cenueshmërisë për shkak të agresionit sovjetik në lindje dhe nacionalizmit francez në perëndim. Më 26 qershor, Kennedy ka mbajtur një fjalim publik në Berlinin Perëndimor, duke përsëritur angazhimin e Amerikës në Gjermani dhe duke kritikuar komunizmin.
Ai ka përdorur ndërtimin e Murit të Berlinit si shembull të dështimeve të komunizmit dhe fjalimi mbahet mend për frazën e tij të famshme “Ich bin ein Berliner” (Unë jam qytetar i Berlinit).
“Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që ata jetojnë, janë qytetarë të Berlinit, dhe për këtë arsye, si qytetar i lirë, unë krenohem me fjalët ‘Ich bin ein berliner’”, ka thënë Kennedy.
Ai dhe gruaja e tij kanë qenë më të rinj krahasuar me presidentët dhe zonjat e para që u kanë paraprirë atyre. Ata kanë ftuar një gamë artistësh, shkrimtarësh dhe intelektualësh në Shtëpinë e Bardhë, duke ngritur profilin e artit në Amerikë.
Kennedy ka qenë presidenti i parë që ka lejuar konferencat presidenciale të transmetohen drejtpërdrejt në media.
Ai ka pasur katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza, ndërsa familja Kennedy ishte me prejardhje nga Irlanda.
Pasardhës i presidentit Kennedy ka qenë Lyndon Johnson.

Jeta e vështirë në Kampin e Selenicës së zonjës Kozeta Mamaqi...

Nëna e Olldashit: Ju rrëfej një sekret të Sokolit
Kur udhëtoja me fëmijët për në Selenicë, ku na kishin internuar, im bir Sokoli ishte betuar me vete: "Një ditë do të vij ndryshe nëpër këtë rrugë". Dhe ashtu ndodhi. Sot ai është "Qytetar nderi i Selenicës. Nëna e Sokol Olldashit në një rrëfim të jashtëzakonshëm vite më parë ka treguar jetën e saj në ish-Bllok, deri tek internimi i familjes në Selenicë.
Pastaj ç’ndodhi me jetën e Kozeta Mamaqit?
Atëherë ndodhi si me gjithë të tjerët, ndarja nga familja, pastaj gjashtë gjyqe për fëmijët, dy gjyqet e Tiranës fëmijët mi dhanë mua, dy gjyqet e Vlorës ia dhanë ish-bashkëshortit. Ndërkohë ishim internuar në Selenicë të Vlorës. Ishte gjyq civil me prokuror ushtarak, që kur e mendon është një absurditet. Atë serën që kishte pasur Bilal Xhaferri ndër thonj, unë po e shikoja në Selenicë të Vlorës. Kur më çuan në Selenicë, nuk e dija se ku po shkoja, më hipën në kamion djalin e vogël, Sokolin, e kisha më temperaturë 39. (I kisha të dy djemtë me vete atëherë). Iu luta atyre të sigurimit të na mbanin aty përpara, se djali kishte temperaturë. Nuk mund ta mbaja në kamionin e hapur sepse frynte era. Djalin e madh e kisha pranë, një polic me automatik ishte para meje, ishim ulur nëpër dengje. Na shëtitën nëpër Tiranë që të na shikonte i gjithë qyteti si armiq të të gjithëve dhe pastaj vetëm kur ikëm nga Tirana, të mos merrnim vesh ne se ku po shkonim, i vunë një mushama dhe e mbuluan të gjithë karrocerinë e kamionit. Familjen prindërore e kishin çuar më përpara në Burrel. Shumë lajme u hapën, sikur ishte hedhur babai nga ura, sikur i kishte ndodh kjo, sikur i kishte ndodhur ajo. Në 13 tetor të 75-ës babanë e kanë arrestuar dhe në 16 tetor të po këtij viti dhe mua më çojnë atje, ku ishin prindërit e mi, në Selenicë të Vlorës. Atë ditë kur kam shkuar në këtë vend pashë vëllanë tim, kur erdhi nga miniera unë nuk e njoha, sepse nuk kishin kushte për tu larë në atë sektor. Kur ka ardhur ishte komplet i zi dhe vetëm sytë i dukeshin.
Kur ka qenë periudha më e bukur e jetës tënde sepse ti ke qenë vajzë e një funksionari të lartë të shtetit, nënë dhe gjyshe?
Do tju them një sekret që ma ka thënë Sokoli dhe unë pa lejen e atij do ta them këtu. Shkoja sa herë që i merrja fëmijët, se tre herë ma kishte lënë gjyqi dhe makinat ishin shumë vështirë për t’i gjetur dhe zakonisht hipnim mbi kamionët e serës dhe te spitali i Vlorës aty i prisja kalamajtë që mi sillte vjehrri ose në Fier ose në Vlorë. Dhe pastaj do vinim në këmbë deri te spitali i Vlorës. Aty prisnim ndonjë makinë. Tani vonë fare më ka thënë im bir në një rast kur ai ka hipur në makinë me mua ishte betuar domethënë se i kishte thënë vetes: "Një ditë do të vij ndryshe këtu" dhe ndodhi dhe ai ka bërë rrugën për Selenicën, atë rrugë që ka qenë e pabërë dhe atje e kanë bërë "Qytetar nderi". Pra e ka asfaltuar rrugën nga Vlora në Selenicë dhe ka një lidhje shpirtërore për vetë faktin se ai ka kaluar grimca jete atje. Siç thotë një njeri i madh: “Kudo ku vete, ky shpirt ka lënë thërrime". Kështu që janë thërrime shpirti edhe pse kanë qenë kohë shumë të vështira prapë kanë lënë thërrime, aty ke dëshirë t’i shikosh dhe madje dhe po të kesh dëshirë dhe t’i ndihmosh. Botohet me shkurtime. Titulli i origjinalit: Kozeta Mamaqi: Ju rrëfej jetën time si fëmijë bllokmeni, grua e internuar e si nëna e Sokol Olldashit.

Zbardhet Ekspertiza: Olldashit i mori jetën xhami i baxhos

Zbardhet Ekspertiza: Olldashit i mori jetën xhami i baxhos
Mëngjes... shi... furtunë... Nisemi drejt vendit ku tragjikisht humbi jetën një nga deputetët më të njohur të vendit, Sokol Olldashi. Herë pas here rruga bëhet gjarpëruese dhe me kthesa të panumërta, ndërsa pikat e shiut godasin me forcë xhamin e makinës.
U deshën 25 minuta që të mbërrinim në vendin e quajtur Lapidari i Krrabës, aty ku Koli nuk ia doli dot, aty ku fati i punoi atij një rreng pikërisht në rrugën që ai ishte përpjekur për ta bërë më të mirë. Një ditë pas vdekjes së deputetit demokrat, në atë vend çdo gjë duket edhe më e zymtë, përveç një tufe lulesh që dikush i ka vendosur tek vendi ku makina është rrëzuar dhe ku trupi i Sokol Olldashit u gjet i pajetë. Në orën 06:00 të mëngjesit në atë vend ka qenë një makinë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët u larguan vetëm rreth orës 09:30 minuta, kur në vendngjarje mbërritën specialistët për ekspertimin e vendit të ngjarjes, ndërkohë që një makinë policie qëndron e palëvizur në anë të rrugës ku Koli humbi kontrollin e mjetit. Ata janë të vetmit që vazhdojnë të qëndrojnë në atë vend, edhe pse shiu vazhdon të bjerë me furi, ashtu siç kishte rënë edhe një natë më parë, në natën e zezë që i mori jetën deputetit të njohur dhe të dashur nga të gjithë, Sokol Olldashit.
Për rreth dy orë, ekspertët vazhdonin të ekzaminonin vendin, pikërisht varrezat mbi të cilat kishte rënë makina e Kolit, nga e cila në vendngjarje kishin mbetur ende copa të baxhos së makinës, copa xhami të thyera, disa ilaçe për dhimbjen e kokës dhe kërkimet vazhdonin për të mbledhur prova të tjera. Pak hapa larg vendit ku makina kishte dalë jashtë rrugës, ndodhej një shtyllë druri, të cilën banorët e kishin spostuar disa hapa më tej, për shkak të “famës” së saj, e cila njihej si shtylla e aksidenteve.
BANORËT
Mes shiut që vazhdon të mos pushojë, takojmë disa banorë të zonës, të cilët pohojnë se nuk kanë ndier asgjë natën që ka ndodhur aksidenti. “Nuk dëgjuam asgjë, për shkak edhe të kohës së keqe. Binte shumë shi. Ne u afruam tek zona vetëm kur pamë sirenat e makinave të policisë, të cilët nuk na lanë të afroheshim te makina e përmbysur”, pohon njëri nga banorët e kësaj zone. Jehona se pikërisht në këtë vend një ditë më parë kishte ndërruar jetë deputeti Sokol Olldashi bënte që shumë prej drejtuesve të mjeteve të ndalonin dhe të tregonin me gisht pikërisht vendin ku makina kishte dalë jashtë rrugës.

Si u përfshinë në “vdekje” Shkëlzen Alia dhe ish-zëdhënësja

Si u përfshinë në “vdekje” Shkëlzen Alia dhe ish-zëdhënësja
Ngjarja e rëndë ku humbi jetën deputeti i Partisë demokratike, Sokol Olldashi krijoi frikë dhe panik, ndërsa policia vonoi jo vetëm të gjendej në vendin e ngjarjes, por edhe të jepte informacion. Bllokimi i rrugës për më shumë se 2 kilometër larg nga vendi i ngjarjes bëri që aksidenti të shoqërohej për orë me radhë nga një mjegull informacioni ku për më shumë se 4 orë u fol se në atë greminë Sokol Olldashi gjendej bashkë me një viktimë tjetër. Policia, prokuroria, ambulancat, funksionarë të lartë të shtetit, të Partisë Demokratike bllokuan rrugën për të hyrë në vendin ku ishte rrëzuar makina e deputetit Olldashi, informacionet kontradiktore të cilat policia nuk doli asnjë moment t’i sqaronte, sollën publikimin e emrave të personave, të cilët për fatin e tyre nuk ishin pjesë e asaj tragjedie. Ndërkaq publiku u ushqye përmes rrjeteve sociale me teori konspiracioni rreth një personi të dytë që pretendohej se udhëtonte bashkë me të ndjerin.
Fillimisht emri i parë që doli nga burimet e vendit të ngjarjes, diku afër mesnatës, lidhej me ish-kreun e Policisë Rrugore, Shkëlzen Alia. Duke qenë një nga figurat më të spikatura të Policisë së Qarkullimit për disa vite me radhë, emri i Aliajt tronditi publikun po aq sa edhe për deputetin,pasi u transmetua lajmi i rremë që oficeri kishte ndërruar jetë në automjetin e deputetit. Vetëm në ato momente, policia u shfaq dhe e përgënjeshtroi lajmi për të bërë me dije se në të vërtet Alia ishte shëndosh e mirë dhe se nuk kishte qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes. Nga të dhënat që pasuan keqkuptimet e shumta, të cilat nga terreni i vështirë i Krrabës dhe i mbushur me njerëz që askush nuk ofronin informacion, u ushqyen rrjetet sociale, por për asnjë moment nuk u shuajt kureshtja e njerëzve për të mësuar se kush ishte “viktima e dytë”. Për më shumë se 3 orë Policia e Shtetit nuk doli të bënte me dije se në vendin e ngjarjes ishte vetëm një viktimë dhe ai ishte deputeti Olldashi.
Përfshirja në aksident e ish-zëdhënëses
Aludimet për personin tjetër që fillimisht u tha se kishte dalë me pak shenja jete dhe se më pas kishte humbur jetën, lidheshin me emrin e Arminda Qylafkut. Ndonëse emri i saj nuk u bë publik nga ana e mediave vizive dhe atyre të shkruara, ishin rrugët e tjera të komunikimit që folën për aksidentimin e saj. Policia as mesnatën e së mërkurës dhe as paraditen e djeshme nuk doli për asnjë moment të sqaronte pozicionin e vajzës. Derisa mëngjesin e djeshëm, vetë ish-bashkëpunëtorja e deputetit iu bashkua zisë së rëndë që kishte rënë për humbjen e jetës së Sokol Olldashit. Njëkohësisht vajza lajmëroi nga faqja e saj në Facebook se ishte shëndosh e mirë, duke bërë të mundur kështu, jo vetëm përgënjeshtrimin e informacionit që dilte nga vendi i ngjarjes, por edhe duke bërë punën që në të vërtet duhej të bënte policia.
Ministria: Policia për 8 minuta në vendngjarje
U deshën rreth 20 orë pas asaj ngjarjeje të rëndë aksidentale që të merrej një sqarim publik nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme shkruhej: “Në datën 20.11.2013 në rrugën interurbane dytësore, Tiranë - Elbasan, në Fshatin Krrabë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Krrabës”, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit Sokol Olldashi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë. Mjeti autoveturë i markës “Benz Mercedez”, me targa AA 003 NH i drejtuar nga deputeti Sokol Olldashi ka qënë duke udhëtuar në drejtimin e lëvizjes Elbasan - Tiranë. Policia është njoftuar për këtë aksident rreth 21:20 të ditës së djeshme. Pranë Sallës së Komandimit të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë ka ardhur njoftimi se në dalje të tunelit të Krrabës në drejtimin e lëvizjes Elbasan – Tiranë një mjet kishte dale nga rruga. Në ora 21:28 në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet Policisë Rrugore që mbulonin këtë aks rrugor dhe pak minuta më pas edhe shërbimet e tjera të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë si dhe grupi hetimor. Të gjitha veprimet proceduriale u drejtuan nga Prokurori i Rrethit i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga organi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është caktuar grupi i ekspertëve autoteknikë, të cilët do të realizojnë aktin e ekspertimit për të përcaktuar dinamikën e aksidentit si dhe shkaqet e ndodhjes së tij”
RD: Në makinën e deputetit, edhe një person tjetër
RD në orën 03.00 të ditës së djeshme RD ka dhënë versionin se në makinën e deputetit udhëtonte një person i dytë ende i paidentifikuar. Gazeta zyrtare e PD, Rilindja Demokratike në versionin online ka një kronologji të zgjeruar ku përmendet se në veturë ishin dy persona, por nuk shkruhen emra. Ky lajm u rishpërnda nga rrjetet sociale pastaj u bë baza e diskutimeve online që kanë mbizotëruar gjatë ditës së djeshme.

A ishte aksident apo vrasje, vdekja e Sokol Olldashit?!

A ishte aksident apo vrasje, vdekja e Sokol Olldashit?!
Sapo kanë filluar të shuhet emocionet e para shpërthyese pas një ceremonie madhështore të varrimit të deputetit të PDK-së Sokol Olldashit, mediat i janë rikthyer sërish dilemave dhe dyshimeve për vdekjen tragjike të deputetit.
Mbi të gjitha mbisundon dilema, në mos ishte një kurdisje, një vrasje e qëllimshme, një atentat i sofistikuar, në mos dikush ia kishte luajtur lojën me frenat duke e ditur se ai ishte një vozitës ‘i shfrenuar’, që e donte shpejtësinë, por që kurrë se besonte se makina apo reflekset e tij do ta tradhtonin?! Apo ndoshta ngjau diçka e pabesueshme në kohën menjëherë pas aksidentit. A është e mundur në aspektin mjekësor që një i aksidentuar, në agoninë e jetës, të fliste në telefon, ti thoshte kujtdo qoftë, “Jam keq jam aksidentuar...” dhe që më askush të mos e gjente gjallë?! Apo ndoshta mund të ketë një marifet krejt të panjohur, që ende se kemi parë as në filmat fantastik të armëve më moderne?!

Personi i dytë në aksident me Olldashin, Prokuroria merr tablatet e telefonit të Igli Carës
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me indiciot e përhapur, se në makinën e Sokol Olldashit ka pasur edhe një person të dytë, i cili ka shpëtuar pa shumë dëmtime. Ekspertiza ditën e djeshme ka shpjeguar shkaqet e vdekjes së deputetit të PD-së, Sokol Olldashi.
Pak të dhëna që janë vënë në dispozicionin e hetuesve të çështjes nga personat që kanë patur dijeni rreth atij momenti fatal për jetën e Sokol Olldashit, ekspertët kanë bërë të mundur edhe hartimin e mekanizmit se si mund të ketë ndodhur aksidenti. Sipas të dhënave të hetimit bëhet me dije se dyshohet se që në momentin kur i ka ikur makina rruga ka qenë e mbushur me ujë dhe Olldashi nuk ka mundur të shquajë drejtimin e rrugës, kjo edhe falë errësirës. Ekspertët mendojnë se duke qenë se po fliste në telefon me shoferin e tij, manovra që ka tentuar të kryejë ka ndodhur vonë, çka ka bërë që makina të pësojë spostim në krahun e shoferit. Sipas të dhënave shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit nga ana e ish-ministrit të Transporteve.
Sokol Olldashi, ka humbur jetën nga plagët e shumta që ka marrë në kokë. Ky ka qenë konkluzioni i nxjerrë nga ekspertët e mjekësisë-ligjore. Ata kanë përcaktuar si shkak vdekjeprurës pikërisht përplasjen e kokës në xhamin e makinës, në momentet që automjeti ka nisur të rrotullohet në anë të rrugës. Informacionet mjeko-ligjore janë vënë edhe në ndihmë të ekspertëve teknikë si dhe hetuesve të çështjes, të cilët punuan në vendin e ngjarjes që në momentin e parë që u vunë në dijeni. Referuar të dhënave të besueshme që vijnë nga prokuroria, bëhet me dije se, dje është bërë i mundur koordinimi i ekspertizave të ndryshme, ndonëse ende nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar. Makinës i janë hapur “air-bag”-ët dhe ekspertët thonë se nëse nuk do të ekzistonte tavani prej xhami (baxho) atëherë aksidenti mund të mos rezultonte fatal.
Ndërkohë, hetuesit flasin për një person të dytë i cili fatmirësisht ka shpëtuar gjallë nga aksidenti i rëndë. Sipas burimeve nga prokuroria, dinamika e aksidentit ka bërë që ky person ka dalë krejtësisht jashtë gjatë rrotullimit të makinës. Kështu ai ka arritur fatmirësisht të shpëtojë. Megjithatë, ekspertët thonë se personi ka dëmtime në brinjën e djathtë dhe dyshohej fillimisht për shembje të brendshme. Një version tjetër i prokurorëve është se personi i dytë që gjendej në makinën e Olldashit ka shpëtuar për shkak të “air-bag”-ëve të shumtë në “Benzin” luksoz.
Dy prokurorët e çështjes, Blerim Tominaj dhe Ramadan Troci, po hetojnë dhe më tej, për të zbardhur çdo detaj mbi ngjarjen tragjike dhe në ditët në vijim pritet të marrin në pyetje dhe deputetin e Partisë Demokratike, Igli Cara, i cili njoftoi në sallën operative për aksidentin për të shpjeguar sesi ka rënë në dijeni për ngjarjen e rëndë. Cara është pikërisht personi, që pritet të hedhë dritë mbi misterin e madh, që mbuloi aksidentin, për praninë e një personi të dytë në makinë me deputetin e ndjerë, për shkak se dyshimet sa vijnë e shtohen.
Ende nuk është e qartë se si ka marrë dijeni deputeti Cara për aksidentin, nëse ka qenë pas të ndjerit duke udhëtuar, apo është njoftuar nga burime të tjera. Prokuroria ka kërkuar marrjen e tablateve të telefonit, për të verifikuar nëse deputeti Cara ka marrë telefonatë lidhur me çfarë kishte ndodhur në Qafë-Kërrabë.
Shkaku i vdekjes
Duke parë edhe vendin e ngjarjes, ekspertët kanë arritur në përfundimin se në atë vend ku edhe makina ka dalë nga rruga është kryer manovër. Supozohet se makina është rrotulluar dy herë derisa është vendosur në pozicionin që është gjendur. Gjithashtu duke parë edhe plagët e shumta që i ndjeri kishte marrë në pjesët e kokës ekspertët pretendojnë se është përplasur në xhamin e makinës, ku përplasja ka qenë mjaft e fortë. Ai kishte dëmtime të rënda në qafë, gati fatale, dhe mpiksje gjaku në kokë nga goditjet.
Rrotullimi ka bërë që dyert të mbyllën hermetikisht duke e vështirësuar ndërhyrjen që t`i jepej ndonjë ndihmë, nëse do të kishte qenë e mundur që ta mbante në jetë. Mirëpo, sipas mjekëve përplasja ka qenë mjaft e fuqishme për sa kohë ka shkaktuar plagë të tilla në pjesën e kokës.I Shekulli

HERONJTE E POPULLIT TE KOSOVES PERDHOSEN NGA BAHTIR ZIU...

aNga revista http://www.drini.com

Selim Nengurra: Institucionet e shtetit janë përgjegjëse dhe duhet t’i mbrojnë vlerat e kombit dhe përsonalitetet historike


Selim Nengurra
Dje miku dhe bashvendasi im, z. Kosovar Kamberaj, me banim në Angli, më dergoi një letër plot shqetsime. Në mes të tjerash më kishte ba këte pyetje: “Kush asht ky Bahtir Hamza, a din ti baca Selim? Hyn, të lutem, në YOTUBE, dhe dëgjoje çka fletë për Heroin e Kombit Jusuf Gërvallen”.
Kosovar Kamberaj, ky njeri i mirë nga Surigana (ish Suhogerlla e Istogut), që me vite jeton e punon me familjen e tij në Reading të Anglisë, ishte tepër i shqetësuem. Shqetësimin e parë e kishte pësue dy dit ma parë kur kishte dëgjue lajmin se nji dorë kriminele e privoi nga jeta në vendin e tij të punes ish arsimtarin e Kosovarit, të ndjerin Remzi Salihu. Trishtimi i dytë ishte mbasi kishte dëgjue fjalimin kriminel dhe bastardh të Bahtir Hamzës kundër Heroit Jusuf Gërvalla.
Unë mikut tim të ndershëm dhe të shtrejtë, Kosovar Kamberaj, po i përgjigjem këtu, sepse e di që ai lexon shumë dhe do ta lexojë edhe këtë shkrim-opinion timin për atë që ai më pyet.
Kosovar i dashtun, unë nuk e njoh Bahtir Hamzen; kam pasë rastin të shoh shkarrazi letërkëmbimet kërcënuese, fyese, banale dhe denigruese mes tij dhe personaliteteve të ndryshme publike dhe krijuesëve shqiptarë, të cilet nuk po e shoh të udhes t‘i përmend këtu, për arsye se nuk kam  qellim të rindez zjarrin e shuem mes tyne e Bahtir Hamzës.
Unë, mbas porosisë tande, e gjeta atë llomotitje të turpshme dhe banale të Bahtir Hamzës kundër ikones dhe idhullit të kulturës dhe atdhedashunisë të rinisë dardana në shek. e kaluem, kunder patriotit dhe intelektualit sublim shqiptar të Dardanisë, të cilit UDB-ja serbosllave mizorisht i mori jetën në atentatin “misterioz” në Gjermani në janar të vitit 1982, tue e vra vet‘ i tretin , me vëllajn Bardhoshin dhe bashkëveprimtarin Kadri Zeka.
Llomotitja e ligë, shumë e ultë, teper primitive, që dilte nga goja e Bahtir Hamzës, më linte përshtypjen se po shihja nji film horror në të cilin ndonji shtrigan apo vampyr, ashtu me atë pamje çoroditëse, me ato flokë të gjatë e të pakrehuna, çirret e përjarget dhe as vetë nuk e di PSE. Nuk e di çka flet dhe çka ka cak me atë fjalor të pacipë dhe shumë antishqiptar. E them sinqerisht se ishte mundim ta përcillje dhe do të kisha dashtë që as Kosovari mos ta kishte pa e as mue të mos më kishte tregue fare.
Unë Bahtir batilit e katilit,  këtij këlyshi të Rexhep Qosjes, po i baj vetem nji koment të vogël në vetem nji fjali të tij kunder Heroit Jusuf Gërvalla. Zgërvallesh si i çmendun dhe thue: Jusuf Gërvalla nuk i ka ra kurrë çiftelisë, nuk e ka dashtë folklorin dhe çfarë patrioti paska kenë ai?! Duboviku (vendlindja e Jusuf Gërvalles) asht quejtë Udbovik etj., etj., maskarallaqe tuejat, i ziu Bahtir.
Shifet se çfar intelektuali me krye kali je ti, o Bahtir Hamza, perderisa përcepton patriotet me telin dhe tingullin e çiftelisë. Ti këtu shet patriotizem tipik drenicar, patriotizem ZHURMAXHI  PRIMITIV  me folklorin si bazë, themel. Intelektualët nuk mirren me primitivizëm. Unë me keqardhje po të them se ti më dukesh i mjerë, njeri me të meta psiqike dhe për me ta heqë atë shijen tande për ÇIFTELINË, po ta them se ajo nuk asht fare instrument kombtar. Origjina e saj asht nga Jemeni dhe andej nga shtetet arabe. Nuk asht ky shkrim këtu tash qellimi im me ta spjegue çiftelinë dhe historinë e saj, dhe ta them se unë i kam katër copë në familje dhe unë, Petriti (djali im i madhi), nusja e tij dhe nipi im Blerimi (9 vjeç) luejmë me çifteli, jo vetëm si amatorë, por gati jemi profesionistë. Mirëpo na e dimë historinë e saj dhe nuk e matim patriotizmin me tingullin dhe telin e saj, sepse i hollë asht ai tingull dhe edhe ma i hollë ai tel i saj.
E që nuk paska dijtë t‘i bjerë çiftelisë Heroi Jusuf Gërvalla (simbas teje), por paska pasë dashtë Kitarren, për njeriun normal kjo dëshmon madhështinë e Jusuf Gërvallës si artist e njeri i kulturës dhe me këte edhe shpirtin e tij patriotik, e jo të kunderten, sikur llomotit paturpësisht ti, Bahtir zeziu.
Që DUBOVIKU asht quejtë ndonjiherë UDB – OVIK, po ta them ty dhe lexuesit të ZSH, e secilit shqiptar që lexon këtë shkrim dhe që ka dëgjue llomotitjet tuja të marra, se unë jamë nipash i Isniqit, këto dy katunde janë afër njeni tjetrit dhe kurrë e askush nuk ka dëgjue për këtë emen. Mirpo UDBASHI si ti edhe kësi emnash “përkëdhelës” asht mjeshtri me i shpifë. Unë shpresoj ta dëgjojë këtë idiotizem tandin ndonji dubovikas i mirfilltë dhe të jetë ai atje ku jeton ti në Kanada dhe të të kerkojë llogari per idiotizmat tueja. Të të kerkojë llogari ashtu në format primitive, çfarë i njihni ju drenicaket primitivë të nivelit tand. (Nuk i përgjithsoj krejt drenicakët e Drenicën me këto fjalë, prandaj lus për mirëkuptim ).
Mos harro, o i shkretë, se asi shpifjesh dhe asi maskarallaqesh nga goja mund të qesin vetëm të çmendunit dhe antikombtarët ma të poshtër. Ama nuk ke ti faj, nuk ke faj sepse kombi shqiptar dhe shtetet shqiptare janë ba me i qa Rahoveci, sikur thotë ajo shprehja popullore. Po të kishim shtete të mirfillta, kur ti shpif dhe baltos nji nga figurat ma të devotshme kombtare, njeriun e shpallun HERO i POPULLIT, menjiherë do t’i bahej kërkesa permes INTERPOLIT shtetit ku ti gjindesh dhe ti do të arrestoheshe dhe do ekstradoheshe drejtë e para gjykates në Prishtinë. Veç kësaj ti do duhej t‘i pergjigjeshe edhe mbasardhësve të Jusuf Gërvalles dhe vëllaznive e familjarëve të tij, jo vetem para ligjit, por edhe para traditës.
Unë këtë shkrim e bana plot mllef, dhe nuk asht çudi, sepse kurrë në jeten time nuk kam lexue as dëgjue diçka ma të poshtër se ato llomotitje tueja, Bahtir faqeziu.
Kerkoj nga kryeministri i Dardanisë Hashim Thaqi dhe ai i Shqipnisë Sali Berisha, që t‘i urdhnojnë ministrat e tyne të punve të jashtme për të ba kerkesën në Kanada, apo atje ku dreq jeton ti, dhe të kërkojnë arrestimin dhe ekstradimin tand per t‘u sjellë para drejtësisë shqiptare. Mendoj se Shtetet tona kanë detyrë t‘i marrin në mbrojtje, në mos njerzit dhe qytetarët e zakonshëm nga hakerat dhe idiotet e internetit, atëhere medomos duhet t‘i mbrojnë HERONJËT e shtetit të vet. Perndryshe po të kishim shtete shumë moti do ishin mbrapa grilave “ANONIMET” ....


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...