Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/30

Theodhoraq Ciko



Theodhoraq Ciko - Kali i shalës



VARGMALI I NJË ROMANI


Ishte vargmali i një jete ku nuk mungonte asgjë. Atje ngriheshin të gjitha: zgjime e muzgje me zëra burrash e bëlbëzime fëmijësh, natyrë e blertë shtuar bukuri nazike vashash, shtegëtime resh, zogjsh e vllehësh, maja nga mund të puthje buzët e Hënës. Se si dhe ato, erdhi një ditë vjeshte, t’i përkasin nostalgjisë. Jeta vllahe ngrin,  si në një përrallë. Atje nis dhe romani i shkrimtarit vllah Theodhoraq Ciko. Si mal i minosur, libri ka së toku dramat rrënuese dhe pikat e larta gjeometrike të patundura (referuese), rreth të cilave orientohet një alpinist (studiues) për të hedhur këmbën (penën) e tij. Nga gjithë ato lëndina të ngarkuara me lule e të papritura, nga blegërima tufash të bardha e vikama baladash, nga gjithë ato shira mbi supet e tyre, unë zgjodha kulmet për t’i pagëzuar.
a) “Kali i Shalës”. Ashtu siç e ka quajtur autori. Eshtë një dialog me një kalë, një bashkëbisedim i panjohur deri sot, paçka se është zhvilluar më shumë se gjysmë shekulli më parë. Dialogu nuk është i zakonshëm. Ai ngre dhimbjen e njeriut të zbritur nga kali në mënyrë banditeske. Një pritë rebelësh të errësirës i presin rrugën. Nuk i kërkojnë shumë: pronën e jetës së tij, vetë jetën. Pikërisht kjo pritë shkatërruese, një nga goditjet më të mëdha të diktaturës së kuqe dhënë popullit shqiptar, me të cilën nisi tmerret gjysëm shekullore, u shkrua së prapthi nga çensura mbi penën.Tregimi dhe përshkrimi te kjo vepër epike janë harmonizuar. Për të ndërtuar karakteret e figurave kryesore, operohet me kujdes me gjuhën e një  komuniteti plot halle, që di të vuajë, por nuk di të vrasë: ka lindur për të mbijetuar mes punës që jep fryt dhe dinjitet. Hapësira dhe koha janë të shkrira në një, si në mendësinë mitike legjendare. Mali këtu është i hymnizuar, madje e ndjen se është perëndi. A nuk ishte një domosdoshmëri të thuhej e vërteta? Thuhet dhe thuhet shumë saktë nga një penë vllahe e kualiduar mirë. Jeta shtegtare merr pamjen e Kapedanit të stanit, i cili, në këtë hapësirë të mjegullt në një udhëkryq pa një shënjë drejtimi, shkund çibukun në pëllëmbë të dorës për ta rimbushur. E mbush dhe e rimbush duke tymosur në heshtje kurthet, intrigat, të cilat venë në mëdyshje nderin e tij. Sikur kjo të ishte pak, i shtohet dhe dialogu me kalin që nuk mund ta hipë më, që e heq për dore si krenari e një të shkuare të largët, të humbur. Ai tani është një hidalgo, nuk i ka më hije këmba në yzengji. Duket se tok me Kapedanin, autori nuk mund ta heqë nga mendja atë të shkuar të blertë, atë dialog ngjethës që i dikton një shpirt i plagosur për vdekje. Para nesh hapen përmasat e një drame prekëse, që shpesh merr klithmat e tragjedisë së pashkruar, mjaft tronditëse. Eshtë një dëbim nga jeta. Dëbim monstruoz, vrasës. Dëbim i verbër ku dielli vonoi shumë. Ndërsa djemtë matnin me njëri tjetrin forcën, ndërsa deshinjtë e shkuar në hej rridhnin shijën e kripur mbi prush, ndërsa vashëzat vllahe matnin bukurinë në një pasarelë në sallonet e çaireve të virgjëra, ndërsa matnin tjerrjen e fillit të leshtë mbi furkat e qëndisura, vijnë kanibalët e kuq dhe u këputin jetën. Romanin e përshkon metafora befasuese.
b) “Nderi i përfolur”. Përgojohet Kapedan Toli, emri i të cilit lidhet me krenarinë vllahe, me zgjuarsinë, me burrërinë, me nderin. Ai preket atje ku jeta e stanit ka pikën e saj më të vyer. Një kalli bari nga buzët e botës, i kalon për t’i ngelur në grykë. Nuk mund ta gëlltitë dhe as ta nxjerrë jashtë. Në kurriz të tij thurret një intrigë përdhunimi. Këtu romani merr nota të veçanta gozhduese. Ky burrë i njohur ndër burrat, ky reliev i ashpër mali, vjen e kthehet në një kokulje, që nuk ka më dëshirë të jetojë. Dhe nuk zgjedh rrugën e qenit të goditur, i cili me angullime fshihet pas një shkurreje pak më tej për të lëpirë plagën. Mandej, kur i vjen çasti delikat, çast ku ai mund të hakmerret me intrigën, bën të kundërtën. Mbyll përgojimin në një mënyrë tragjike, që predikon pendimin tek intrigantët.
c) “Akuza”. Një jetë e ndërtuar me zemër e krahë, një zë i lirë që kumbon nëpër qiell e shtigje baladash, një shtëgtim ndërshekullor me shi e mjegull nëpër grindjet e vjeshtës, por dhe nëpër rreze e lëndina maji, pritet në mes. Vllehët, këta nikoqirë të mëdhenj të pronës e të fjalës, këta ndërtues veprash e shtetesh në Ballkan e më tej, akuzohen për shfrytëzues. Pika të kuqve! Nga fluturimi mbi kuaj me shalë, nga çelnikë, nga zotërinj të nderuar nëpër maja malesh e oda ballkanike, ata u gjendën më këmbë në shokë të vegjel, që kalonin pa u vënë re. U kthyen në hije. Akuza e tyre merr forma nga më të ndryshmet, herë duke kundërshtuar, herë duke heshtur dhe herë duke puthur  atë dorë, që nuk mund ta kafshonin. Igrasia e qelive dhe frymës qelbashe, kanceroze komuniste, grin dhe përtyp vazhdimisht kockat e tyre.
c) “Vllehët”. Ata janë personazhet tipike të romanit. Janë një majë tjetër e kapur me njohje të vërtetë të monopateve vllahe nga autori. Paçka se në pamje të gurtë, ata janë të lexueshëm, të mirë, të dialogut, vetë mençuria e dhimbja. Padyshim që Toli Kapedani të bëhet mik, por edhe Janulla e bukur nuk të ndahet me bukurinë gjarpërore. Të ngjitet aq sa dhe të shtyhet. Ndërsa Loni katrigari, qeni dembel i stanit, tek i cili, e bredhura shkolluese ka ndikuar për keq, të bën t’i pështysh të lehurat. Në të kundërt, te poeti popullor Xhimo, mëshirohet më së miri talenti vllah. Ai është një figurë karakteristike, i cili, me vargjet e tij, kap që në ajër çdo lëvizje vetulle të stanit. Tepër domethënës fundi i tij krijues. Qyshsa  jeta vllahe goditet brinjë më brinjë e mbetet në rrugë e papërkrahur, ai hesht. Edhe këngët plagosen.
e) “Pena Ciko”. Ndoshta këtë emërim duhej ta vija në rreshtin e parë. Kjo, nuk është një penë kalimtare në jetën vllahe, ashtu siç kanë bërë shumë të tjerë për ta anashkaluar atë. Cikoja ka shtegëtuar me stanet vllahe i ngjitur pas shigunës palë-palë të gjyshes, ose mbi vithe të mushkës, apo në mes të hararëve të karvanit, apo pas hapit të bardhë të gjyshit nëpër shtigje. Duke qënë një vllah i thekur për rrënjët e tij, temë shumë e preferuar e të njëjtit, e përshkruan këtë jetë ashtu siç mund ta përshkruajë vetëm ai. Tepër origjinal. Jo vetëm vllehët, por të gjithë ballkanasit e më tej, duhet të njihen me këtë roman interesant ku rrjedh një jetë e çuditshme. E vrullshme si një përrua malor. Libri i Cikos të sjell para syve një stan të vërtetë vllah, ku nuk mungon gjalpi i mikpritjes, nuk mungon fjala e befasuar që të mban frymën. Romani “Kali i Shalës”, ka trokun e tij në revanin mjeshtëror të letërsisë së mirëfilltë shqiptare.

Ziko Ll. Kapurani. Selanik,

Kozeta Zavalani-Shtegtare





Poezi nga Kozeta Zavalani

Marre nga libri "Shtegtare" Botimi i Shtepise Botuese"ADA"

Në këtë mëngjes të bardhë


Mbi vazon time kristal
thyhet drita.
Qielli mbulohet nga drita verbuese.
Kristalet e shpirtit thërrmohen,
bërtasin e ulërijnë,
duke goditur me forcë
muret e tejdukshme të heshtjes.
Retë ndalin hapin
mbi frymëmarrjen e diellit.
Lotët e zogjve vesojnë ndër degë
e mbushen me gjethe pranvere.
Në dhomën time heshtja është ulur në fron.
Përpëlitem në shtrat e ngrihem;
Grimca fjalësh mbledh
nën avuj trëndafili.
Eci udhëve të vargut,
ku vërshojnë kujtimet,
që zmadhojnë fushën e gjelbër
brenda syve të mi.
Në këtë mëngjes të bardhë,
që prej shpirtit mërguar ka ardh’,
miqtë e mi,
me ju bisedoj:
Mirësi e paqe kësaj toke i uroj!

Pranverat e mia

Mëngjeset e mia,
si ujëvara të kristalta
rridhni pambarim
thellë shpirtit tim:
Ndaluni e çlodhni pak sythat
mbi degët e gjelbra të këtyre vargjeve!

Mes zogjsh të bukur, krahëshkruar
që në zemër kanë folenë
Ëndrrën çukitin të gëzuar,
pemën e jetës tek e ngrenë.

Mëngjeseve me vesë,
bashkë me cicërimat e zogjve
çelën mimozat e para
e sythat e pranverës.
Kur çelën filizat, thonë,
stina pati furtunë.
Ishte 8 mars
kur çela edhe unë...

Pranverat e mia

Mëngjeset e mia,
si ujëvara të kristalta
rridhni pambarim
thellë shpirtit tim:
Ndaluni e çlodhni pak sythat
mbi degët e gjelbra të këtyre vargjeve!

Mes zogjsh të bukur, krahëshkruar
që në zemër kanë folenë
Ëndrrën çukitin të gëzuar,
pemën e jetës tek e ngrenë.

Mëngjeseve me vesë,
bashkë me cicërimat e zogjve
çelën mimozat e para
e sythat e pranverës.
Kur çelën filizat, thonë,
stina pati furtunë.
Ishte 8 mars
kur çela edhe unë...

Shpirti i poetit
Shpirti i poetit thur e shthur mbi letra
Pasqyra kristali tresin grinë në brengë e lot
Si karficë ari në mishin e dhimbjes
Ëndrra e harkuar në ngjyrat e ylberit.

Në kupë të qiellit nata thërmon yjet
Treten përmbi zalle lotët si flori
Drita nëpër gjak frymëmarrjen ndal
Aty ku vdekja jetën kthen në përjetësi


Rrugicave të Korçës

Tek ecja një ditë
Rrugicave të Korçës sime, një ditë tek ecja
S’di pse, me vete po qeshja.
Dikush pranë më pa me habi:
Qenka marrosur poetja!

Por unë isha mirë, ti e di:
Në trokthin e portave antike
më doli përpara gjyshja ime.
Trok – trak
avlëmendin e saj,
sikur e dëgjoj ende në dhomën lart...

Në ditën e punës për herën e parë
u shtri për të pushuar,
përjetësisht më 1 Maj.

E ëmbla gjyshe;
po më mirëseardhte prapë..!

NJË POET UNIVERSAL NGA SHQIPËRIA *


TERESINKA PEREIRA


Presidente e "Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve"

 
                NJË POET  UNIVERSAL NGA SHQIPËRIA *
 
HËNA PËRMBI RËRË
 
Nudo nënë hënë
vallzon edhe qeshë...
Paska sy të kaltër vdekja
edhe flokë të verdhë
 
Vall, kush psherëtin
për ty në Moldavi?
A s'më thua, e ke nënë...
ç'bën ajo tani?
 
O, si qeshka vdekja
Këtë natë nën hënë!
...Ç'e le nënën tënde
kur ishe pa ngrënë...
 
Askujt nuk i dhimbsesh
nudo buzë detit
Veç hënës së mjerë
edhe një poeti

  Riza Lahi



Nuk  është vetëm një poezi e Riza Lahit, por kjo është gjithashtu edhe këngë e kompozuar nga kantautori Mihallaq Andrea.

Mihallaq Andrea

Kombinimi i poezisë me muzikën, është një nga gjërat më tradicionale të letërsisë dhe kjo vjen nga "jarcha" mesjetare me origjinë arabe ( mbase autorja bën fjalë për "jaret", që ndeshen të cilësuara kështu edhe sot në trevën shkdrane – shën.përkth.). 


Ne në Portugali u themi " Cançào de amigo", që janë këngë të dashurisë. Sipas strukturës lirike , është zëri i një vajze të re që qanë dhe thërret nënën e vet për t' treguar të fshehtën, se i dashuri i saj është larguar përtej. Kjo poezi e Lahit ka vargje më shumë, është më lirike dhe më e sofistikuar se sa "Jarcha"- t e kohëve të shkuara, por sërish, ajo kap të njëjtin kulm dhe karaktere, paçka se autori ka shtuar edhe figurën e vdekjes për ta bërë më dramatike.

     Poeti lirik, shkruan gjithmonë duke patur në mëndje ndonjë muzikë . Kjo, sepse lirika poetike, nga natyra e saj, është vetë një këngë. Poeti shprehë emocione të thella dhe muzika i merr vargjet dhe i shpie në nivele më ta larta të ndjeshmërisë. Rabintronat Tagora thotë në një vënd se muzika e ndjen pafundësinë e saj në ajër; poezia e ndjen këtë në tokë dhe në ajër, sepse fjalët kanë kuptimine  tyre te e ecura, kurse melodia i merr ato me vete nëpër ajër.

Poezia "Tigreshat" gjithashtu është shumë melodioze dhe metafora duket qartë: tigreshat janë gra lozanjare që joshin burrat. Është një poezi delikate , e gëzuar , vërtetë, ku poeti përshkruan tigreshat - gratë : "…Tigresha/Me gëzof të trashë/me sy të ëmbël", mandej : "Tigresha/Dinake,tër plane/me kthetra fshehur/Tigresha/Dinake,tër plane/me kthetra ngrehur". Por ja, andej nga fundi, tigreshat bëhen më humane, sepse ato janë:

"Tigresha që qeshin
Tigresha që qajnë
Tigresha plot shpresa
Siç janë tigreshat:
Si deti të gjëra
Si lumi me shkumbë..."
 
Mandej poeti e fut veten në të njëjtën skenë me tigreshat, si një burrë që ka frikë të përziehet me `to:
 
"Tigresha që kam patur frikë t'u afrohem
Megjithëse më kanë dashur shumë..."


 David Stone

Rima tingëllon ca si gazmore, por ky detal është pa efekt. Poeti amerikan David Stone thotë në veprën e  tij " Pegasus Manifesto":" Poezia hapë një fushë të gjuhës e cila është e paarritëshme me fjalët / objekt të shoqërisë". Unë jam dakord me `të. Poetët mund të përdorin shoqërinë dhe imazhet gazmore, por ata duhet të jenë shumë të kujdesëshëm dhe t'u shmangen abuzimeve me `të. Personalsiht , unë bëj çmosin t'u shmangem rimave, me sa mund. Unë e shmang edhe humorin, gjithashtu, sepse është shumë e vështirë tam bash atë në nivelin e temës poetike. Sigurisht që poezia e ka një kombsi. Një vjershë gjithmonë vjen e injektuar me një lloj culture.


 Poetët amerikanë janë shumë të pastër në vënien e theksit te ndjenjat apo opinionet e tyre. Kjo është nja karakteristikë e mirë dhe mua më pëlqen dhe, duke jetuar prej kohësh me ata, edhe unë shkruaj kështu. Megjithatë, kur unë shikoj të njëjtën gjë në poezinë e  shkruar në Evropë, unë vë lentet e mia skeptike dhe kërkoj qëllimet e tyre. Unë e di, se sensi i humorit shkon për shtat vetëm atje ku ai është rritur. Për këtë shkak, unë jam shokuar, kur kam lexuar këtë poezi të shkruar nga Riza Lahi:
 
PLAKA IME
 
Kishte flokë të derdhur,
lëkurë të lëmuar,
gojë të turpëshme,
dhëmbë të bardhë
dhe sy.
 
Flokët nisën t'i thinjen.
 
I mbeti lëkura e lëmuar
goja e turpëshme
dhëmbët e bardhë
dhe sytë.
 
Lëkura iu rudhos.
 
I mbeti goja e turpëshme
dhëmbët e bardhë
dhe sytë.
 
Goja nisi t'i ndyhej.
 
I mbetën dhëmbët e bardhë
dhe sytë.
 
Dhëmbët nisën t'i bien.
 
I mbetën sytë.
 
Sytë
kur gërhas në gjumë
më shohin me dhimbje.
 
Kur e kam lexuar për herën e parë këtë poezi, on line, i shkruajta Rizait këtë koment:" Më vjen keq për gruan tënde". Por mendoj se ai nuk më ka kuptuar. Është çështje kulturash. Si mund të jetë një "gojë e paturp"? Mandej poezia u botua prap në librin:"Hanibal Ante Portas"** dhe, po thoja me vete, mbase është OK për atë ( gruan e tij). Për më tepër, nuk është puna ime se çfar relatash ka ai me të shoqen…
Opinioni im është se kjo poezi nuk është e keqe , por mizore.


Poeti amerikan Eric Cheat më shkruante në një email:"Për mua, një poezi është një farë kryqi në mes të një fare dhe të bombe me sahat. E kam fjalën te efektet që krijojnë , por jam I bindur që nuk bën që këta efekte të krijohen në mënyrë të menjëherëshme, por nga pak e nga pak".

Për këtë poezi, edhe unë po thoja me vete:

"Kjo poezi, "Gruaja ime", është një bombë me sahat.
Ajo do të pëllcasë ,sapo gruaja e Rizait do ta lexojë atë në anglisht."
 
 
TERESINKA PEREIRA

Presidente e "Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve"
 
 
 * Poezitë e cituara në këtë esse nga autorja që i la kexuar në anglisht, po i japim nga origjinali shqip (sh.p.)
 
**Lahi, Riza: Hanibal Ante Portas. Botimet " Ada ", Tirana 2011


****

Hannibal ante portas
Shtëpia botuese “ADA” këto ditë nxori në qarkullim vëllimin “Hannibal Ante Portas”të autorit të njohur Riza Lahi. Libri lluksoz përmban poezi, dy tregime dhe dy reportazhe që autori i ka përzgjedhur vetë nga krijimtaria e tij voluminoze.  E veçanta e këtij libri prej 178 faqesh që dhe kushton 1000 lekë ose 10 euro, është se ai është i tëri në gjuhën angleze por, jo vetëm kaq. Lahi, duke qënë anëtar i Shoqatës Botërore të Poetëve, u ka dërguar  kohë pas kohe poezitë e tija të përkthyera nga vetë ai, një grupi selektiv të kësaj shoqate me mbi 1700 antarë në tërë rruzullin, grup ku e kanë përfshirë edhe atë. Dhe, disa nga këta kolegë,  apo edhe të tjerë jo antarë të këtij grupimi të përzgjedhur, në shënjë  dashurie për vjershat e dërguara nga Tirana, i kanë përkthyer ato në gjuhën e tyre amtare.
Dhe shtëpia botuese “ADA”, ashtu siç kanë ardhur ata poezi tanimë në forma të tjera, i ka botuar në këtë vëllim, secilën krahas variantit anglisht dhe, sigurisht, shoqëruar me foton dhe CV e shkurtër të dashamirësit të poezisë së autorit tonë , tanimë me 30 libra të botuara, me autorësinë e tij apo shqipëruar nga ai prej gjuhës angleze.
Kështu në këtë vëllim do të gjeni poezi të Lahit shkruara me heroglife japoneze, indiane, gërma cirilike … në tetë gjuhë të ndryshme, si japonisht, rusisht, sllovakisht, indisht, kastelano, rumanisht, spanjisht, turqisht…
Mes emrash poetësh shumë të njohur në shkallë globi, si presidentja e Shoqatës Botërore të Poetëve Teresinka  Pereira, Adolf P. Shvedchikov, Pavol Janik, Kae Morii, Patricia Garza Soberanis, Harish K Thakur, Ernesto Kahan  ( zv President i “ World Academy of Arts and Culture”, professor në universitetet e  Argentinës, Israelit, Perusë, Rep Dominikane, Meksikos, SHBA dhe Spanjë) Baki Ymeri ndodhen edhe emrat e vajzave të reja që kanë përkthyer përkatësisht në rumanisht dhe turqisht, Mona Agrigoroaeiei – Bukuresht dhe poetesha e eseistja shqiptare Sidita Vitoja.
Libri ka vlera të veçanta të prezantimit  të poezisë dinjitoze bashkëkohore shqiptare , por edhe të botës së ditëve të sotme në Shqipëri; ca më ndryshe se ç’është paraqitur nëpër botë politika shqiptare dhe njerëzit e saj.
Me rastin e këtij botimi, ja se çfarë  kanë dërguar  në Tiranë…

ADOLF SHVEDCIKOV, PhD, Litt.D - RUSI
My dearest friend Riza Lahi! Unfortunately the happiness is very rare guest in our cruel life, and I am so glad that you may look with the optimism at the beginning of New Year 2012! Your beautiful book makes the first childish steps, it feels how hard and sometimes sharp are the stones scattered around the world! But it feels also that somewhere in this desert appeared the first strong sprouts of friendship! I am sure that your book after the first steps in 2012 will run faster and faster and you will give many moments of genuine pleasure to many readers in the future! Be lucky. I am glad that your Mom made such a good gift to all people who understand and like poetry! Friendly yours, Adolf Shvedchikov


SALLI BEJKER , AUTORE E SHQIPËRUAR DY HERË NË SHQIPËRI, QYTETARE NDERI NË TROPOJË - LONDËR
When Riza Lahi sent me a copy of his book I was reminded of this quote.
This is the age of science, of steel -- of speed and the cement road. The age of hard faces and hard highways. Science and steel demand the medium of prose. Speed requires only the look -- the gesture. What need then, for poetry?
Great need!
For there are souls, in these noise-tired times, that turn aside into unfrequented lanes, where the deep woods have harbored the fragrances of many a blossoming season. Here the light, filtering through perfect forms, arranges itself in lovely patterns for those who perceive beauty...
Dr. HARISH K. THAKUR, INDI
Hats off to your creative talent..
Your best at defining pain, agony, loneliness, and the suppressed wishes,
Your piece, “Shkodra pictured on bullets” is a diamond for my journal. Hope
our relation will endure in future.
Warm regards
Dr. Harish K Thakur -  Poet, Critic, Story writer, Researcher.  Shimla -India.
MARILY A. REYES ( MAR) LITT.DR)
Riza,
I read your poem “Shkodra pictured in bullets” earlier and it made me cry.. I finished it and had to get up for a while and take fresh air.. that poem went deep inside my soul..
Later I came back and read the rest.. I was happy in a way, to see that was long time ago..but still hurts......
You were able to paint with words the pain surrounding you....you made mi vizualize it all.. how terrible...
My friend.. what a poem you wrote!!!  a narrative poem that tells a sad story...
I'm honored you shared it with me.
Thanks you
Marily


Marily A. Reyes (MAR) (Litt. Dr.)
Executive Director/President

The Cove/Rincón International, USA
Libri, botuar vetëm në 500 kopje,  mund të gjëndet duke kontaktuar me Shtëpinë  Botuese, ose drejtpërdrejtë me autorin në këtë adresë e-maili  rizalahi@yahoo.com

 

2013/11/29

ATDHEU, MALL KURBETI DHE NOCION POETI



ZEF PERGEGA

Bac Ademi!
E gezofsh ditelindjen! Se ti nuk e njohe vdekjen dhe as syri nuk tu tremb prej saj. Me ka rene ne dore kushtetuta jote. Ate te tortes se Kosoves, prej Europes nuk e kam lexuar akoma. Ne kushtetuten tende kam lexuar vetem nje nen:
“Gjaku i deshmoreve eshte lulja e lirise se Kosoves!”


E shfletova flete per flete, por vetem bardhesi pashe pas ketij neni kapital. E lulet, si petale zambaku celen ne cdo ballkon te Kosoves. Zambaku i ka lulet e bardha, por kur nuk i ujit zveniten e behen te thara. Se te gjallet, bac, te vdekur deri ne asht e festoje diten e luleve te lirise me naten e korbave ne fyt te pentagramit te zanit te tyre.


E di se ti nuk e ke pare, por edhe sikur ta shohesh ti perseri nuk bezan. Ke lene Zotin ti gjykoje, se koha e gjykon kohet dhe njerezit. Nje pallat i qelqte eshte ngritur midis Prishtines.



Xhamat i ka zais perendimi, ku dielli perthyen rrezet e tij, jo per te ngrohur bimen e ares, as shpirtin e njerezve, por kolltuqet mbi sixhadet persiane te sulltaneve. Lart, qe besa bac, eshte ngrit beu, me frak brrylash dhe pershendetje me gishtin e pare si amerikanet, poshte shtatorja sa nje boje njeriu e Skenderbeut. Heu sa e vogel, bac, po ju duket!


Sot kuptimi i atdheut eshte shfytyruar. Se krismen e pare mbi kraharor te armikut qelluat, per kete fytyre e dy gisht nder te atdheut, mbi dhimbjen e plaget e kombit.


Tash atdheu eshte vetem nje lemsh malli nga kurbeti dhe nje nocion poeti. Atdheun, bac, e kane varur mbi disa parulla ne bishta skifteresh qe glacojne cdo dite mbi vetull te tij dhe ererat e forta thone se do ta cojne pako-postal drejt Europes. Anija e tij do te lundroje pa kapidan se kapidani e marinaret kane kap thesin me mbledh vota, si dikur femijet me thesin e geshtenjave, duke i kerkuar ne pyllin e pambrojtur.


Frajerat, bac, keto dite nuk vene kollare, se ate mbasi t’ia marrin votat popullit, duke ia shternguar lakun do te kujdesen te mos i ftohet fyti. Sa shume u dhimbset zani i sovranit!


Poshte pallatit te qelqte rreshqasin do makina Benz-Mercedesa, Wolsvagena, Lamburgina e Ferrari…kapotat e llogoreve i hodhen ne lum… e lumi i ka nxjerre ne breg me fytyren e tyre ne pellembe te baltes qe hodhen mbi varret dhe lulet e heronjeve. Populli mbahet me shkop e varferia eshte ngjitur pas leckave te skamjes.


Demokraci, po i thojne bac Ademi! “Luksiteti, uni dhe pushteti” E di, bac, se po e pate mire me partine, ke punen dhe shtepine, biznesin dhe karriken e diplomatit, dhe rehat mund te luash me topa golfi me serbet ne Amerike! Nepermjet zanit te pushkes tende na mesove se prej nderimit vjen bashkimi, port tash po thone se nepermjet fitimit celnikoset uniteti i partise dhe embelsohet pushteti.


Liria i ka rrenjet e thella , bash aty i ke vampiret e karrikeve , duke ngrene krena!
Ne mos besosh, coju se nuk asht kry!

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...