Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/01/20

Shqiptarët në Turqi

Mr.sci.Flori Bruqi(Kandidat PHD)

Harta e Sanxhakut të Nishit
Harta e Sanxhakut të Nishit
Si pasojë e doktrinës së shenjtë serbe dhe si pasoj e migrimit shqiptarë gjatë kohës së perandoris Omane një numër i konsiderueshem i shqiptarvë kanë marr shtetësin e Turqisë pas krijimit të saj. Për shkak të mungeses së regjistrimit të popullsisë sipas racës edhe numri i shtetasve turk me prejardhje shqiptare nuk mund të dihet saktësisht.

Si do që të jetë dihet se në Stamboll ka pasur familje të racës shqiptare që kanë jetuar dhe punuar aty. Mirëpo shumica e shtetasve turk të racës shqiptare anë të ardhur nga teritoret e Sanxhakut të Nishit, Vilajetit të Kosovës, Sanxhaku i Manastirit dhe Sanxhaku i Janinës, të gjitha këto njësi administrative të asaj kohe.

Shifrat e numrit të shtetasve turk me prejardhje shqiptare janë të ndryshme nga 500 000 deri në 5 mil. Si do që të jetë një pjesë e tyre, sipas një aktivisti që kujdeset për mardhënjet me vendlindjen d.m.th Kosovën vetëm në Bursa dhe rrethinë gjenden diku 200 000 shtetas turk të racës shqiptare.



Sanxhaku i Nishit njësi administrative-teritoriale e Perandoris Osmane me qëndër në Nish, në krahinën shqiptare Toplica e plaçkitur nga Pashalluku i Beogradit.

Sanxhaku i Nishit së bashku për dallim nga Vilajeti i Kosovës i cili sipas mendimit të historianëve Evropian sebët e kanë "çliruar" nga sundimi turk dhe pas një gjenerate atyre i është marrë plaçka nga shqiptarët dhe NATO . Me fjalë të tjera edhe nga shkencëtarët e Evropës edhe pse me një vonesë prej një gjenerate të njerzëve kanë filluar të dallohet "plaçka" nga "pasuria e patundëshme" e cila siç po shihet për serbët gjendet diku në rrethinën e Moskës.

Shpërnguljet e mëdha me 1877/1878

Në luftën ruso-osmane, Sërbia dhe Mali i Zi menjëherë u rreshtuan në anën e Rusisë me qëllim që të realizonin aspiratat ekspansioniste në drejtim të trojeve etnike shqiptare. Luftimet serbo-osmane u zhvilluan kryesisht në trevat shqiptare të Sanxhakut të Nishit që i takonin Vilajetit të Kosovës. Pas humbjeve të një pas njëshme dhe me tërheqjen e ushtrisë Osmane nga këto troje, Serbia para syve të fuqive të mëdha dhe me bekimin e tyre kryente spastrimin etnik. Si rezultat i dhunës, terrorit, masakrave dhe gjenocidit të ushtrisë serbe ndaj popullit autokton shqiptar me qindra e mijëra shqiptar u detyruan t'i braktisnin vatrat e tyre duke u vëndosur si muhaxher (refugjat) në brendi të Vilajetit të Kosovës dhe me gjerë. Në ketë kohë para tytave të soldateskes serbo-malazeze u shpërngulën rreth 160 mijë shqiptar. Kështu u spastruan etnikisht 640 vendbanime shqiptare të rrethit të Nishit, të Prokupjes, Leskocit, Vranjës, Kurshumlisë etj. Me këto akte anticivilizuese dhe antishqiptare Serbia dhe Mali i Zi ngushtuan edhe më hapsirën kombtare shqiptare duke krijuar kështu parakushte për rrezikim të metejshëm të trojeve shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti. (Burimi: Historia e Popullit Shqiptar - hartuar nën drejtimin e Institutit të Historisë)

Dëshmi

"...Pothuajse të gjitha banorët e pjesës perendimore të Sanxhakut të Nishit lë dorëzuar Serbisë, ishin shqiptar të besimit mysliman... prandaj kur ky sanxhak u pushtua nga ushtria serbe, popullsia nuk i bëri ballë pushiuesit. Ajo e tëra iku në Vilajetin e Kosovës duke lënë tërë vendin të braktisur." John Ross

"... në acar dhe të ftohtë të madh të dimrit të vitit 1877-1878 pashë njerëz duke ikur të zhveshur e të zbathur që kishin braktisur dhomat e veta të ngrohta me përplot mall.....Përgjatë rrugës Gërdelicë-Vranjë dhe deri në Kumanovë, në të dy anët e rrugës vëreheshin kufomat e fëmijëve, të pleqëve e të tjerëve që kishin vdekur nga të ftohtit." Josip H. Kostiq; Mësues - dëshmitar i kohës.

Muhaxhirët
Kolonat e Shpërnguljeve te shqiptarve nga trojet e veta - dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1833-1878. Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881

Shembull është vendbanimi Klaiqi ishte fshat në komunën e Lebanës të Jabllanicës (sot Serbia jugore), dikur i banuar me shqiptarë të cilët u dëbuan me dhunë nga pushtuesit serb.Fshati kufizohet me fshatrat e dikurshme shqiptare si Gërguroci, Bajra, Poroshtica, Llapashtica etj. Nga ky vendbanim e kan prejardhjen banorët e fshatit Kokaj në Karadak, mandej banorët e lagjes Klaiq të qytetit të Gjilanit ,( të cilit ende i kan pronat e tyre në Klaiq të nacionalizuara pas Luftës së Dytë Botrore) muhaxhirët e fshatit Kokaj gjegjësisht një lagje e fshatit Ranatoc i cili ndodhet në Malet e Karadakut komuna e Preshevës.

Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881


Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naçertanija” e Ilija Garashanini-t ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878. Gjatë kësaj kohe, të gjitha faktet historike thonë se janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Trojet shqiptare nuk kishin pësuar tragjedi më të madhe dhe kaq ngushtim të hapësirës gjeografike, askurrë më parë. Shqiptarët në ato vise ishin vendas, që dëshmohet edhe në dokumentet e hershme. Në “Regjistrimin turk të vitit 1455. Pra edhe pse kjo trevë qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorë të ndryshëm serbë përpiqen që shqiptarët t'i nxjerrin si kolonizues të tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqi-t, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumë të tjerëve, familjet shqiptare si kolonizues kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoc, Vrajë e gjetiu pas “ Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb deri në mes të shek.XIX vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare. Me depërtimin e ushtrisë serbe, andej fshatit Bucë, pothuajse nuk kishte mbetur asnjë familje shqiptare. Kështu nga Pustareka e Jabllanica pothuajse të gjitha familjet shqiptare u nisën këmbë drejt Gollakut. Se çfarë terrori është bërë mbi shqiptarët, dëshmon e dhëna se pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia në krye me Mita Rakiqi kishte dërguar ekipe për ta popullzuar atë pjesë me kolonistë para se të mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera, shkruanin: "Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna “. Të djegura, të shkreta dhe të rrënuara, regjistruesit i kishin shënuar 53 fshatra. Se çka kanë përjetuar shqiptarët gjatë dëbimit secila familje është një histori në vete, por vlen të përmendet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviq që, ndër të tjera, shkruante:"Ato net, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit." Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë, sikur Bllaca e prillit të vitit 1999. Për fatin e mirë të këtij populli, për dallim nga vitet 1877-1878, këtë herë, këtë katrahurë po e përcillte e tërë bota, kurse shtetet më të fuqishme e më demokratike, në krye me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe u vunë në krah të drejtësisë dhe bashkë edhe me shtete të tjera e ndihmuan këtë popull që të kthehej në tokën e tij shekullore.

Baladë Kosovare

Ç'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
Ç'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
Ç'ka kanë malet qe s'mugullojne,
Ç'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ç'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ç'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
Ç'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.

Muhaxhiret kah po shkojnë,
Kane lan toke e kanë lane shpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtë o dhander pa hi,

Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fëmijë.

Muhaxhiret bre kah po shkojnë,
Për ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kane marrë udhën për Shqipni,
Udhen e gjatë o bre për Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se ju con Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.


Sanxhaku i Manastirit 

Gjatë kohës së perandorisë Osmane ishte pjesë administrative. Qendër e sanxhakut ka qenë qyteti Manastiri.

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 978 559 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 457,994 banorëve mysliman (të racës/kombësisë shqiptar dhe turke), 264,008 krishterë ortodoks të racës shqiptare dhe vllahe, 198,335 bullgarë, 55,108 grekë, 2,760 romë dhe 354 të krishterë katolik dhe protestantë të racës shqiptare.

Vilajeti i Shkupit më vonë i Kosovës ishte një ndarje administrative gjatë sundimit të perandorisë Osmane. Krijimi i tij është bërë më 1873 i njohur si Vilajeti i Prizrenit ku e kishte edhe qendrën. Në këtë kohë Vilajeti i Kosovës shtrihej në territoret e Kosovës së vitit 2000, sanxhakut të Dibrës, sanxhakut të Shkupit dhe sanxhakut të Nishit. Në veri dhe veri-lindje kufizohej me Serbinë, në jug-lindje me Maqedoninë, në jug me vilajetin e Manastirit, në jug-perëndim me vilajetin e Shkodrës, ndërsa në veri-perëndim me Malin e Zi dhe Bosnjën.

Historia
Vilajeti i Kosovës është themeluar në vitin 1877; valiu i parë i vilajetit të Kosovës ka qenë Halil Rifat Pasha, i cili udhëheqte vilajetin e Kosovës. Në përbërje të vilajetit të Kosovës kanë qenë 6 sanxhaqet - rrethet, të cilat i udhëhiqnin muttesarrifët apo kryetarët e rretheve. Në kuadër të sanxhaqeve kanë qenë kazatë, e në kuadër të kazave - nahijet. Vilajeti i Kosovës kufizohej në lindje me Bullgarinë, në perëndim me vilajetin e Shkodrës, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën, në veri me Serbinë dhe në jug me vilajetin e Manastirit dhe vilajetin e Selanikut. Vilajeti i Kosovës, duke filluar në lindje nga qyteti i Shtipit e deri në perëndim tek qyteti i Plevljes, përfshinte një territor shumë të gjerë gjeografik. Si kryeqytet i vilajetit të Kosovës ka qenë Prishtina prej vitit 1879 e gjer në vitin 1893, ndërsa prej vitit 1893 e gjer në vitin 1912 ka qenë Shkupi.


Demografia

Në vilajetin e Kosovës jetonin kryesisht shqiptarët, turqit dhe boshnjakët, si myslimanë shumicë, si dhe me pakicë bullgarët, serbët, grekët, vllehtë, si të krishterë. Në vitin 1893 kishte gjithsej 847.419 banorë, prej të cilëve 507.800 myslimanë dhe 340.339 të krishterë.

Struktura e popullsisë dhe kufirit të vilajetit si duket me kalimin e kohës e sidomos pas luftrave ballkanike ka pësuar ndryshime të mëdha. Kështu më 1921 ë hapsirën e ish vilajetit popullsia përbëhej nga shumica shqiptare si dhe nga një numër serbësh dhe maqedonas. Numri i banorëve në vitin 1921 ishte 490 500 frymë. Ku 62,0 % e kësaj popullsi përbëhej nga shqiptarët, 26,7 % serbët dhe 3,9 % turqit.

Administrimi






Vilajet i Kosovës 1877

Nën administrimin e Vilajetit të Kosovës hynin disa sanxhaqe si:



Ish-Dardania dhe S. ri i Shkupit i njohur më vonë si V. i Prizrenit ose V. i Kosovës
Administratorët zyrtarë
periudhaamdiministratorilindi - vdiq më:
Vilajeti i Prizrenit
Qershor 1869 - Janarar 1871Ismail Rahmi Pasha Tepedelenlizade1806 - 1875
Janarar 1871 - Nëntor 1871Safvet Pasha Tatar1895
Nëntor 1871 - Gusht 1872Galib Pasha Sari
Gusht 1872 - Prill 1873Abdurrahman Nureddin Pasha1836 - 1912
Prill 1873 - Maj 1873Mehmed Akif Pasha Arnavud Kalkandelenli1822 - 1893
Maj 1873 - Prill 1874Hüseyin Hüsnü Pasha1877
1874 - 1877....
Vilajeti i Kosovës
Shkur 1877 - Qershor 1878Halil Rifat Pasha1827 - 1901
Qershor 1878 - Dhjetor 1879Mehmed Nazif Pasha Manastirli1832 - 1889
Dhjetor 1879 - Gusht 1880Hüseyin Fikri Pasha1888
Gusht 1880 - Qershor 1881Osman Nuri Pasha Potirikli
Qershor 1881 - Korrik 1883Ahmed Hifzi Pasha1832 - 1900
Korrik 1883 - Tetor 1885Abdi Pasha
Tetor 1885 - Tetor 1889Mehmed Faik Pasha Selanikli1838 - 1908
Tetor 1889 - Dhjetor 1890Ahmed Eyyub Pasha1833 - 1894
Dhjetor 1890 - Qershor 1891Abdülkadir Kemali Pasha1892
Qershor 1891 - Korrik 1892Mehmed Shakir Pasha1898
Korrik 1892 - Dhjetor 1893Edhem Pasha
Dhjetor 1893 - Prill 1900Hafiz Mehmed Pasha Erzurumlu (I-ra)1847 - 1903
Prill 1900 - Janar 1903Mehmed Reshad Bey
Janar 1903 - Prill 1903Hafiz Mehmed Pasha Erzurumlu (II-ta)1847 - 1903
Prill 1903 - Prill 1905Shakir Pasha
Prill 1905 - Gusht 1908Mahmud Shevket Pasha1856 - 1913
Gusht 1908 - May 1909Mehmed Hadi Pasha Bagdadli1861 - 1932
May 1909 - Gusht 1909Hüseyin Hüsnü Pasha1856 - 1926
Gusht 1909 - Nëntor 1910Ali Mazhar Bey
Nëntor 1910 - Nëntor 1911Halil Bey
Nëntor 1911 - Gusht 1912Mazhar Bey
Gusht 1912Ali Galib Pasha Müstedami1863 - 1918

2014/01/19

Kur në djep tё pёrkundi nёna.



ESHREF YMERI - BIR SHQIPËRIE

                                                                                                                                      
Eshref Ymeri, bir atdhetar i këtij dheu,  
               
fjalëmprehtë si shpata e Skënderbeut,

nga Mesapliku në brigjet e Kalifornisë,

përhapës drite për lirinë e Shqipërisë.



Profesor-doktor me gjak shqiptari    

formuar në gen me shpirt atdhetari,     
                     

pasardhës i denjë i Nolit dhe Konicës,

nga trojet arbërore, në ato të Amerikës.


Refreni:

Patriot me sy e zemër të zjarrtë,

Shkencëtar i madh me mendje të artë, 

Shpirti i tij burim që nuk ndalet,      
    
Zëri i tij kapërcen fushat dhe malet.
    
          

Kur në djep tё pёrkundi nёna. / Tё mёkoj fjalё pёr lirinё. / Sa ndrit dielli e hёna. / ti mendon vetëm pёr Shqipёrinё... Djepi i fisit të ymerajve pёrkundi paraardhёsit nё breza, derisa vijmё te babai i Eshrefit, HASAN YMERI, veterani i luftёs sё Vlorёs nё vitin 1920, tё cilin Presidiumi I Kuvendit Ppullorte Republikёs Popullore tё Shqipёrisё, me dekret nr. 4040, datё 14 korrik 1965, e ka dekoruar me medaljen “Pёr veprimtari patriotike”, me motivacion:”Pёr trimёrinё, guximin dhe vetёmohimin qё tregoi nё luftёn kundёr pushtuesve imperialistё italianё mё 1920.



SHKRUAN  PROF.DR. RASIM  BEBO


ESHREF YMERI ka lindur nё fshatin Mesaplik mё25-12-1940. Pasi u edukua me elementet e parë te atdhedashurisë në rrethin familjar, ai mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm.
Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e mbaroi me rezultate të lareta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion. Si specialist dhe punëtor i palodhur e mendjes, ai është marrё me tekstet mësimore, të filluara qё nga viti 1968. Punoi pёr fjalorin e madh frazollogjik 40 vjet rresht.

Ka qёnё i ftuar nё shumё seksione shkencore brёnda dhe jashtё shtetit. Mё 16-12-1989 iu dha grada “Kanidat i Shkencave” me vendim nr. 208 tё Komisioni tё Lartё tё Atestimit. Mё 14-12-1994 (sipas vendimit Kёshillit Ministrave nr. 351 datё 30-6-1993) grada”Kandidat i Shkencave” iu konvertu me gradёn shkencore “Doktor”. Mё 13-12-1994 me vndim nr.11 tё Komisionit Kualifikimiit Shkencor, merr titullin “Asistent Profesor”, Dhe Mё 11-5-200,(me vendim nr.53, tё Komisionit Kualifikimit Shkencor, merr titullin “Profesor” Euruditi Porf. Dr. Eshref Ymerit, pas njё pune 40 vjeçare (dhjetor 1972-dhjetor 2002), pёrfundoi Fjalorin e madh frazologjik rusisht-shqip prej 1200 faqe kompjuteri, ku pёrfshihen 25.657 shprehje. Ai i hyri hulumtimit tё thelluar nё fushёn e frazollogjisё ruse, i bindur se shprehjet frazollogjike janё pasqyra e shpirtit dhe e fomimit psikologjik tё popullit rus. Me kalimin e viteve qё pasurimi i pa matё i shprehjeve frazollogjike të gjuhës ruse nё gjuhёn shqipe, u bë po ashtu, pasqyrё e shpirtit dhe e formimit psikologjik tё popullit shqiptar.

I nderuar Prof.Dr. Eshrefi, Tungjatjeta!

Unё kam printuar shumё artikuj tё tu, qё rrahin kurdoherё problemin e kombit shqiptar, mё shumё nga kushdo autor tjetёr. Ju keni deklaruar: “Unё, si shqiptar me vetëdije kombёtare, nuk mund tё heshtja dhe nuk mund tё heshtё kurrё pёr problemet... kardinale tё kombit shqiptar”.

Me kёtё konseguencё unë, kam paraqitur para lexuesit me njё pjesё tё reduktuar tё artikujve tuaj... Dhe po citoj: Kisha botuar njё shёnim tё shkurtёr nё tё cilin reagoja ndaj shqetёsimit tё disa intelektualёve, pёr faktin qё nё disa kisha shqiptare shёrbesat bёheshin nё greqisht.Ndaj shёnimit tim ka reaguar z. Pirro Prifti, njё servil i Janullatosit ky … mё kёshillonte tё mos merrem me KOASH-in. Por unё si shqiptar me vetёdije kombёtare, nuk mund tё heshtja dhe nuk mund tё heshtё kurrё pёr problemet, tё cilave servilёt Janullatosi e Pirro Prifti u trёmbet si djalli vetёtimёs. Sipas argatit të Janullatist Pirro Prifti, unё duhet tё hesht ndaj deklaratёs sё historianit grek Nikolas Stavros, për tё cilin, hedhja nё dorё e kishёs ortdokse shqiptare ёshtё fitorja mё e madhe e Greqisё nё shek. XX”. … Unё duhet tё heshtja kur armiku i kombit shqiptar Janullatos ka deklaruar nё gazetёn “Katemirini”. “Nuk e kuptoj idenё e shqiptarёve qё feja e shqiptarit ёshtё shqiptaria. Kёtё tezё ne do ta luftojmё, duke dalё hapur kundёr Rilindjes Kombёtare Shqiptare”. Unё duhej tё heshtja ndaj shpifjes sё fёlliqur tё Janullatosit, i cili, para gazetarit amerikan Fred Reed, ka deklaruar: “Zoti Reed, ju jeni njё gazetar i shquar dhe fjala e juaj peshon. Ndaj, ju lutem shumё, sensibilizoni se kёtu duan tё krijojnё njё shtet oundamentalist islamik dhe kanё si qёllim tё shtypin ortodoksinё”. Unё duhej tё heshtja kurJanullatos sulmonte emigrantёt shqiptarё dhe bёnte kauzё tё pёrbashkёt me partinё nazifashiste “Agimi i Artë” kundёr emigrantёve shqipytarё dhe kundёr Aleancёs Kuq e Zi. Pirro Prifti ka vendosur dy portrete tё Fan Noli, ç’ka vёrteton se qёnka edhe njё hipokrit i madh. Nga njёra anё, merr nё mbrojtje Janullatosin, si servil i pёshtirё i tij, kurse nga ana tjetёr, para lexuesve kёrkon tё hiqet si fanolist. Hipokritёt e kallёpit tё Pirro Priftit i ka demaskuar Leonardo Da Vinçi (1452-1512 kёtu e ca shekuj mё parë kur thotë: “ Mes budallenjve, egziston njё farё sekti, ku pёrfshihen njerёzit hipokritё, tё cilёt ushtrohen papushim pёr tё mashtruar veten dhe tё tjerёt, por, nё tё vёrtetё, ata mashtrojnё mё shumё vetёveten sesa tё tjerёt”.
Kisha shoveniste greke, si pararojё e shovenizmit grekokaragjoz, na ka masakruar personalitete tё shquara tё kombit shqiptar nga radhёt e ortodoksisё shqiptare, si Papa Kristo Negovani, Naum Veqil Harxhi, Koto Hoxhi, Anastas Kullurioti, Petro Nini Luarasi, Atё Stath Melani etj. Pikёrisht kjo ёshtё arsyeja qё Noli i madh e vlerёsonte ortodoksinё shqiptare si njё pasuri shpirtёrore tё mbarё kombit shqiptar. Prandaj edhe unё nuk mund tё hesht pёr çeshtjet e ortodoksisё shqiptare. (Sarandё 23 qershor 2013).
Dihet se shteti grek, qё prej themelimit tё tij e deri nё ditёt e sotme, asnjëherё nuk ka pasur nё rendin e ditёs “miqёsinё” me kombin shqiptar. Pёrkundrazi, nё rendin e ditёs vazhdimisht ka pasur armiqёsinё dhe sendertimin e saj pёrmes pabesisё, shpifjeve, mashtrimit dhe hipokrizisё ndaj kombit shqiptar, tiparё kёto, tё cilat pёrbёjnё themelet e kodit moral grek. Faik Konica, nё njё letёr qё i dёrgonte Fan Nolit mё 26 gusht 1940 e njoftonte si mё poshtё: Po ju komunikoj juve njё lajm me rёndёsi, nga njё burim dipllomatik grek i sigurt: Greqia ka pregatitur njё memorandё pёr Konferencёn e Paqes, ku do tё provojё se Shqipёria ёshtё bёrё vatёr panislamike dhe njё sukursalё e Mustafa Qemalit. (vell. 4, f.218). Pra diplomacia greke, pёr tё shpёtuar Evropёn nga “krijimi “ i njё vatre “panislamike” shqiptare, kёrkon qё Shqipёrinё ta fusё nё “gjirin” e ortodoksisё greke. Gjynah qё s’ia dёgjoi fjalёn presidenti Uillson! Greqia pёr tё mirёn krishtёrimit Evropian “po pёrpiqej”. Mё 1997 Greqia, pёrms Zonjёs Ollbrajt (Allbright), u kёrkoi SHBA qё tё fuste trupat e veta nё Shqipёrinё e Jugut, por zonja Ollbrait u tha: ”Po ç’do bёjё Turqia? Do tu bjerё nga pas”. Dhe nga ky shkak Greqia nuk u fut nё Shqipёri . (Santa Barbara, Kaliforni. 30-11-2012).

Gjithashtu, ju Prof. Dr. Eshrefi, na keni bёrë tё njohur me Robert Kuper dhe Aleksandёr Konuzin: (Robert Kuper ёshtё pёrfaqёsuesi faktik i Sёrbisё nё bisedimet mes Prishtinёs dhe Beogradit.) Evropa, si gjithmonё, qё prej vitit 1878 dhe deri tani, ka nёpёrkëmbur dhe pёrbuzur kombin shqiptar, duke u radhitur haptazi me krahun e shovenizmit sllavogrek. Ky Robert Kuper domosdo qё ka edhe sponsorizimin e padiskutueshёm tё politikёs ruse, e cila qё prej Kongresit tё Berlinit dhe deri nё ditёt tona, kombin shqiptar e ka pasur dhe vazhdon ta ketё halё nё sy. Por fajin nё kёtё mes nuk ёshtё as i Evropёs dhe as i Rusisё qё qendron pas saj. Faji ёshtё i mbarё popullit shqiptare nё trekёndëçshin Tiranё-Prishtinё-Shkup, qё nxjer nё krye politikanё mercenarё, tradhtarё, tё shitur kokё e kёmbё te Evropa, te kjo varrёmihёse e kombit shqiptar. Sllavёt sёrbomaqedonas, duke vepruar nё sinkron me Evropёn dhe Rusinё nё prapavijat e saj, po e shtojnё presionin pёr zhvlerёsimin e pavarёsisё sё Kosovёs dhe pёr çfaktorizimin e popullit shqiptar tё Maqedonisё… Thaçi hesht, sepse ai ёshtё jo kryeministёr i popullit shqiptar tё Kosovёs, por kryeministёri pakicёs sёrbe tё Kosovёs, sepse ai ёshtё tradhetar i popullit shqiptar tё Kosovёs. Hesht Thaçi, sepse shumё vite mё parё ka bёrё plane pёr shkёmbimin e Veriut tё Kosovёs me Luginёn e Preshevёs, pra, pёr shkёmbimin e një territori shqiptar mё njё territori tjetёr shqiptar…Pёr tё hequr qafe tradhёtinë e Thaçit, tё kёtij mercenari tё shitur te Beogradi, duhet rreshtuar rreth Lёvizjes “Vetёvendosja”. (“Tradhetia nё krye tё Kosovёs” 13 masrs 2012). Aleksandёr Konuzin, ambasador rus nё Beograd, nё rrjedhёn e zhvillimeve histoike nё jetёn e kombit shqiptar, nuk e ndalon dot kush.Rusocarizmi i dikurshёm ka qёnё arqitekti kryesor i coptimit tё trojeve etnike shqiptare, duke filluar qё nga Kongresi i Berlinit, konferenca e Londrёs dhe traktati i fshehtё i Londres pёr zhdukjen e Shqipёrisё nga harta e Evropёs. Ata u ranё kambanave tё alarmit nё tё gjithe udhёkryqet eEvropёs dhe nё mbarё rruzullit tokësor, se pavarёsimi i Kosovёs do tё nxiste njё reaksion zinxhir nё mbarё botёn. Kanё kaluar mё shumё se katёr vjet, qё kur Kosova u pamvarёsua, por deri tani nuk kemi vёnё re kund nisjen e ndonjё reaksioni zinxhir. Ç’ka ky ambasadori Aleksandёr Konuzin qё Projektin e Shqipёrisё sё Madhe e vlerёsuaka si “tё rrezikshёm” pёr Evropёn Juglindore? Sepse ai, si pёrfaqёsues i thekur i shovenizmit rusomadh, kёrkon tё mbrojё me çdo kusht interesat sllavogreke, nё dёm teinteresave kombёtare tё popullit shqiptar… Por Shqipёria Etnike do tё krijohet dhe politika ruse, ashtu si deri tani, do tё pёrjetojё dёshtimin e radhёs nё Evropёn Juglindore. Dёshtimi i saj i turpshёm ndodhi me pavarёsimin eKosovёs, kundёr sё cilёs ajo nuk ka lёnё dhe nuk po lё gurё pa lёvizur. Po diplomacia shqiptare nё Tiranё dhe nё Prishtinё, pse hesht pёr deklaratёn e ambasadorit shovenist rus nё Beograd? Nga kush ka frikё?... Pse hesht Ali Ahmeti, ky servilё i regjur i sllavizmit?… Nuk ka lёvizur as edhe njё grime nga mendёsia enverhoxhiane. (“Jo Shqiperia e Madhe, por shqipёria Etnike…”3-6-2012). Si ka mundёsi tё ketё argatё tё kollarisur tё Sёrbisё nё Kosovё?

Ju, Prof. Dr. Eshrefi shkruani: “Kur njihesh me reagimet e prof. Spahiut ndaj fjalёs sё ambasadorit Lauka dhe me sulmet e z.Ymer Mushkolaj kundёr tij, vetvetiu lind pyetja: Si ёshtё e mundur qё kёta tё dyintelektualё radhiten pёrkrah politikёs shoveniste rusoserbogreke dhe bёjnё kauzё me tё kundёr aspiratёs njёshekullore tё kombit shqiptar pёr bashkimin e trojeve etnike nё njё shtet tё vetёm, duke kёrkuar tё venё nё idenё e ekzistencёs sё “kombit shqiptar”? Nё një njoftim tё datёs 13 qershor 2012, qё zoti Flori Bruqi e kishte botuar nё faqen e internetit Agjencioni Floripress, me titull: “Agjentё Sёrbё nё Shqipёri”… Sipas kёtij njoftimi, Milosheviçi paska pasur nё shёrbim 2200 agjentё nё disa shtete tё Ballkanit, nga tё cilёt 700 i paska pasur vetёm nё Kosovё… Edhe pas luftёs nё Kosovё, ёshtё bёrё Kooptimi i agjenturave sёrbe nё shumё segmente tё jetёs politike, ekonomike, por edhe strategjike”. Prof. Spahiu dhe z. Mushkolaj gjatё kёtyre ditёve, kanё heshtur pёr kёto tё dhёna me tё vёrtetё befasuese, por s’pёrtuan t’i kundёrvihen ambasadorit tё nderuar, dr. Islam Lauka, pёr pikpamjen e tij shkencore tё argumentuara se nuk egziston dhe nuk mund tё egzistojё “komb Kosovar” Pёr kёta dy zotёrinj nuk paska fare rёndёsi egzistenca nё Kosovё e batalioneve me spiunё nё shёrbim tё shovenizmit sёrbomadh.Dr. M. Zeqo thotё: “Kombi shqiptar, e ka krijuar vetёdijen e vet, ka krijuar njёkohёsisht edhe vetёdijen pёr tё tjerёt. E nё gjenezёn e gadishullit (pellazg shёn. Im) ilirik shqiptarёt janё zhvilluar si komb gjate mijёvjeçarёve, sipas istitucioneve tё indetitetit gjuhёsor, kulturor dhe historic. (“Koha jonё”, 4-8-2003). Tё huajtё pёr kombin shqiptar. Personaliteti i shquar politik francez Justin Godart (1871-1956), i ka kёrkuar Evropёs tё korrigjoje krimin qё bёri me coptimin e trojeve etnike shqiptare. Kёrkesё pёr ribashkimin e trojeve etnike shqiptare e pati bёrё edhe senatori Helmёs nё senatin amerikan nё vitin 1983. Tё njёjtёn gjё kёrkon edhe historiani i nderuar, dr.Aleksandёr Lambert, nё njё intervistë qё i ka dhёnё z. Indrit Vokshit mё 10-11-2007. Para pak ditёsh, z. Felikёs Taho botonte kёtё lajm fort interesant nё faqen e internetit: “Kryeministri turk Erdogan, nё njё intervistё pёr kanalin shtetёror turk,deklaron se Turqia do tё mbёshtesё vёllezёrit shqiptarё, nёse do tё jetё e nevojshme me trupa ushtarake. Ai shtoi mё tej, se populli shqiptar ka tё drejtёn e vetёvendosjes pёr krijimin e njё shteti tё madh Shqiptar, dhe se UÇK-ja nuk ёshtё njё organizatё rebele-terroriste, por vullneti i shqiptarёve pёr tё mbrojtur trojet e tyre. Ai shton se trupat kombёtare turke janё nё gadishmёri dhe do tё ndihmojnё shqiptarёt pёr çlirimin e trojeve tё shqiptareve. Kjo deklaratё ka bёrё qё ministrat e jashtёm grek dhe sёrb tё reagojnё ashpёr. (citohet sipas faqesё intenetit: “Kryeministri Turk Erdogan: Kёrcёnon me shpёrbёrje tё Maqedonisё dhe tё Ballkanit nёse tё drejtat e shqiptarёve nuk merren parasysh”.12-5-2012). “Profesori Universitetit tё Columbias, David Philips, i cili ёshtё njohёs i mirё i çёshtjes shqiptare nё Ballkan, pohon se ka marrё njё nismё pёr promovimin e idesё pёr krijimin e Shqipёrisё Natyrale. –njofton agjesia e lajmeve INA”. (Santa Barbara, Kalforni 22-6-2012).

Shqipёria sot: Vёrteton katёrcipёrisht se Shqipёria ka nё krye njё kastё tradhёtarёsh nё pushtet dhe nё opozitё.Ky njoftim vёrteton pёrfundimishtё atё qё unё e kam deklaruar edhe herё tё tjera nё faqet e internetit me moderator z. Feliks Taho, se Janullatosi ёshtё guvernatori faktik nё Shqipёri i shovenizmit grekokaragjoz, kurse qeveritё shqiptare, qё hipin e zbresin nga pushteti nё Tiranё nuk janё gjё tjetёr, veçse njё turmё kukllash tё fёlliqura që na kane nxirё dhe po vazhdojnё tё na nxijnё faqen para opinionit ndёrkombёtar. Nё kёto kushte, Aleanca Kuq e Zi duhet tё demaskojё rёndё nё sytё e opinionit publik shqiptar kёtё bandё tradhёtarёsh.
(Eshref Ymeri San Francisko, Kaliforni 6-9-2011). Ju Prof. Dr. Eshref Ymeri thoni: “Athina shoveniste ia ka ngrёnё hijen Tiranёs zyrtare qё mё 8-5-1971. Mё 14-10-2013 Venizellosi u shfaq para shqiptarve me njё hipokrizi tё trefishtё. Greqia nuk ka frikë nga asgjë ... “Çёshtja Çame: Venizellos s’e njoh”. Bushati: shih realitetin ne sy”... Z. Felikes Taho, citon me titull: ”Shqipёri - Greqi – ligji i luftёs ende nё fuqi. 15 tetor 2013. Me pёrgjigjen e tij hipokrite, se gjoja nuk e njeh çёshtjen çame, Venizellosi vertetoi edhe njё herё, se shteti shovenist grek, edhe sot e kёsaj dite, vazhdon tё mbrojё masakrat e pёrbindёshme qё ai kreu me dorёn e Napolon Zervёs kundёr Çamёrisё nё vitin 1944...Venizellos: Degjoni, ju, shqiptarё! Greqia do tё bёjё gjithçka dhe do tё rekomandojё qё Shqipёria tё marrё statusin e vendit kanidat, por kujdes: kjo varet nga Greqia, se rruga për nё Evropё kalon nga Athina. Pradaj mos bёni naze pёr plotёsmin e kёrkesave tё Athinёs, siç jane kufiri detar, mohimi i çёshtjes çame, mosprekja e çёshtjes sё ligjit tё luftёs, heshtja pёr mosnjohjen e kufirit tokёsor me Shqipёrinё nga ana e Greqisё, krijimiiI komisionit tё varrezave pёr ushtarёt grekё, ngritja e vorrezave tё reja, pёrvehtёsimi i pushtimit tё kishes ortodokse, avancimi i tё drejtave tё minoritetit grek e kёshtu me radhё”.

Cilat ishin pasojat e traktatit tё miqёsisё Shqipёri-Greqi tё vitit 1996?... Vetёm lёshime pёr gjatë 17 vjetёve tё kёtij traktati nga Shqiperia, shoqёruar me 154 emigrant tё vrarё dhe me ato qё kemi folur mё sipёr. Shpёrfilljen e Greqisё për çёshtjen çame, deri tani e ka ushqyer vetё Tirana zyrtare, e cila eshte tallur me Rezolutёn Çame. Ajo rezolute qe u botua ne Fletoren Zyrtare ishte e 8 prillit 2004. Ky ёshtё njё turp, tej mjeranes qё tallet Tirana pёr 9 vjet. Gjithsesi, ёshtё si ёshtё, Rezoluta e Fletores Zyrtare, duhet shoqёruar me Dosjen Çame me tё gjitha krimet e shovenizmit grek, e cila duhet t’i dorezohet Brukselit, Kongresit Amerikan dhe Departamentit tё shtetit. Fishta thotё: “Shqiptarёt janё si i don armiku”. (Santa Barbara, Kalforni 21-11-2013. Dhe pas kësaj ekspozeje me pak fjalë që i bëra veprimtarisë suaj patriotike, sё fundi, O Prof. Dr. Eshref Ymeri, ju uroj shёndet me jetё të gjatë për të mirën e popullit shqiptar dhe me shpatё tё mprehtё.

Rasim Bebo, Addison, Çikago janar 2014

2014/01/18

CIKËL POETIK NGA EDONA HALITI




Shkrimtarja Edona Haliti ,lindi në Viti të Kosovës më 08 gusht 1992.Shkolen fillore e kreu në vendlindje ndërsa Gjimnazin : ‘’ Kuvendi I Lezhes’’ e kreu në Viti(2008-2011).

Aktualisht është studente në ‘’Universiteti per Biznes dhe Teknkologji’’ , Departamenti: Menaxhement, Biznes dhe Ekonomi, Prishtinë.


Ishte Kryetare e trajinimit për të drejtat e fëmijeve(2008);ndërsa në vitin 2009,zuri vendin e parë në Gjimnazin ’ Kuvendi I Lezhes’’ për garat ne Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Ka të kryer kurse të gjuhes Angleze(2008-2011) si dhe Kursin e Gjuhës Gjermane(2011) si dhe ndjek kursin TOEFL. (2013/2014)

1. LIBRA TE BOTUAR:

‘’ Buzëqeshi Dritës’’ ( Prishtinë,2014)


http://floripress.blogspot.com/2014/01/ty-kosove-te-puth-djepet-qe-ti.html


Foto: Doli ne qarkullim libri me i ri i Edona Haliti. I urojme suksese autores!


Nënës

E dashur nënë, 

Pse ta lakmojmë diellin, detin e hënën?!
e dimë se ata ngrohin vetëm gjërat në siperfaqe
vetëm ti mundësh që të ngrohesh zemren!
E vetëm ti mund t”ia japësh burasht sa esa fllalde.

Dhe sot në kuvlinë e jetës, oh paskam frikë.
rreshtat më mbesin zbrazur si vetrinat pa shitore,
se për njerëz të shenjtë fjalë të shenjta s'paska kuptim,
Prandaj i shpikën monumentet madhështore!

Ti i solle botës dritën, fjalën, ëmëblsinë dashurinë
E mësove shpirtin si të dashurojë shpirtin binjak
Mësove zemrën si të falë zemrën një ditë, një agim,
Edhe buëqeshjen e parë vetëm ti e dhuron në çdo çast


Hëna të ka lakmi, për sytë e tu rreze diellore
Qielli të ka zili për dritë ylberesh në urimin që jep
Gurrat të kanë zili për fjalët e tua kristalore
E bjeshkët të kanë zili për fjalët bga brezi në brez

Se ti nënë, lind njeriun, gazmon pragun e jetën
Se tek gjunjët e tu përulet e gjithë botya njëherësh

E dashura nënë!!!!!!


Foto: Satisfaction is not always the fulfillment of what you want, it is the realization of how blessed you are for what you have! :)
BABAIT

I dashur baba, kur qielli u zemërua e dukej i kuqërremtë,
Kur dita m’u vrenjt dhe dielli m’u hidhërua ,
Kur hëna strukej qosheve vetull-mrrolur dhe e rreptë,
ti më shtrëngoje duart e më thoshe: “Më ke mua!”

I dashur baba, jeta më luhati në tatpjeta të mbushura me ferra,
Mes ëndrrash s’e lejova frikën në zemër të më mbijë.
Kur erdhën netë të ftohta të mbushura me blerime të zbehta,
Ti më thoshe: ”E besoj se do të fitosh përherë, moj bijë!”

Kur brenda meje lejove hapësirë të formohej Antarktida.
Dëshirat ishin ngrirë, rrugët ishin baltosur cep më cep.
Fjalët paketuan valixhet si pasagjerë që i priste drita
Po unë s’e harroj zërin tënd që ishte semafor dritë, JETË.
Të ndjej hapat e tua kur bredhëron në Kosovë
E sytë e tu më ëmbëltorë janë për mua det malli
Aty jam dhe unë, me urimin e thurur si kurorë
Që dhjetë jetë të kem nuk ma shuajnë në zemër zjarrin
Me ty bëhem arkitekte që projektoj të tjerë agime
E gjithë shitoret e botës s’i ndërroj me duart e tua
Kur udha të më drizohet në të tjera shtigje
Ti je rrëfimtari më i saktë e më i pagabuar.
Të dua baba!!



Një homazh për gjyshen!


Atë shtator, vendose të luash me mua kukafshehtas 
Si engjëllore ke shkuar në qiell, pas reve, larg, atje 
Besomë, e urrej këtë lojë ashtu si fëmijët fjalë vjershash 
E thërrras me sa zë që kam të vish të rijetosh me ne
Kthehu nga mjegullnajat yjore, moj thjinjëbardhë 
Ma jep atë dorë të qëndisur saktësisht me rrudha
Ma jep sërish atë ngrohtësi përqafimi që nga larg 
Thuajma urimin që më e bukur të më bëhet rruga

Zëri si ankth mesnate vjen me tingull që vjen nga funddeti. 
Të kërkoj në mesin e tulipanëve, në gazin që gëlon pa skaj!!! 
Kur jam pa ty, bëj përpjekje për kujtesën që kurrë s’të treti
Ku t’i gjej tash baluket me fjongo që m’i vendosje si varg? 
Me gjilpërën tënde të vjetër nis me durim të thur pak shpresë 
Pastaj heshtas rri e mendoj, si zanë Kosove shkel nëpër gurë e kroje
Pa ty agimi nuk ështe kontrast me errësirën e zbehtë 
E ka mbetur e heshtur shamia me bedena që aq bukur e shtrëngoje

Fytyra dhe fjala jote dritë , rreze, ngjyra dhe aromë
Atje, në qiellin e kaltër ti me engjëjt bën përjetësisht miqësi
Hë, pra, zemërbardhë si më le me kujtimet që prushojnë?
Si më le syzbrazur, zemërtrishtë në udhë, në odë e në.. përjetësi….




Mikes


Ne nuk folëm me ditë të tëra pa ndonjë justifikim 
Lulet e tulipanëve që i mbollëm mbinë pa ngjyrë, pa aromë 
edhe hëna vetullmrrolur nuk na hidhte, oh, asnjë shikim 
Një tren mesnate humbte binaret e vërshohej në kallinj të njomë.

Unë të kujtoj si melodi violine kur e luanim gjer në agim 
e pastaj luhatnim ëndërra në djepin që kishte gozhdë të shtrembëruara. 
më dhemb melodia e zërit tënd, brenda vetes gjer në ulurimë 
Për të kam grisur ëndrrat te mia në ato letra të papërfunduara!


E dashur mike, më kujto si një fragment të Himnit të Flamurit 
që ia dimë refrenin dhe në gjumin e shqetësuar
Dikur e këndonim sa bënim rrugë mes baltës dhe tymit.
Sot e përjetoj si herën e parë mes yjeve të panumëruar

A s’ është mëkat të ikësh kur mua më duhesh pa fund!
Hë pra, të lutem !! 



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...