Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/02/13

Klajd Kapinova ishte edhe kundër komandantit legjendar Adem Jashari!!!

Klajd Kapinova bën kauzë me historianin shovinist grek Nikolas Stavros







Prof.dr. Eshref Ymeri


Profesori i nderuar Vedat Shehu, shkencëtar, intelektual i shquar i kombit shqiptar, në artikullin me titull “Pyetje për Klajd Kapinovën”, të botur në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” të datës 12 shkurt 2014, ka bërë skanerin e qëndrimeve antikombëtare të Klajd Kapinovës, i cili ka disa ditë që nëpër faqet e internetit sulmon shoqatat shqiptaro-amerikane që protestuan kundër dekorimit të Janullatosit me titullin “Peace of Honor” nga presidenti i Fordham University në Nju Jork zoti Joseph M. McShane S.J. dhe sidomos dy intelektualët e nderuar të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, zonjën Kozeta Zylo dhe zotin Dalan Luzaj, sulmon gazetën “Dielli” dhe “Iliria”, dy vatra të shqiptarizmës në diasporë, se pse nuk botuan shkrimin e tij në mbrojtje të Janullatosit, një shkrim që s’ishte gjë tjetër, veçse një paçavure antishqiptare.



   Patrioti dhe shkenctari Prof.dr.Vedat Shehu

Me qëndrimin e tij në mbrojtje të hapur të Janullatosit, Kapinova rreshtohet përkrah historianit shovinist grek Nikolas Stavros, i cili, në librin e vet me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj”, ka deklaruar botërisht:
“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX”.
Kjo deklaratë e këtij historiani grek vërteton katërcipërisht se Janullatosi është Kali i Trojës për të vënë në jetë planet e Megaliidesë kriminale që zënë fill që prej vitit 1844. Prandaj Kapinova, duke marrë në mbrojtje Janullatosin, është vënë kokë e këmbë në shërbim të shovinizmit grekomadh, në shërbim të kishës shoviniste greke dhe të komisarit politik të shtetit shovinist grek në Tiranë, Janullatosit.


     Patrioti dhe  studuesi Prof.dr.Rasim Bebo

Prandaj profesori i nderuar Rasim Bebo ka plotësisht të drejtë kur deklaron se Janullatosi është kancer në trupin e Shqipërisë. Prandaj profesori i nderuar Vedat Shehu ka plotësisht të drejtë kur deklaron se “Klajd Kapinova rekomandohet të dënohet si agjent sllavo-bizantin i Megaliidesë antishqiptare”.

                                     Koloneli grek Janullatosi
Njerëz të kallëpit të tillë, tradhtarë të kombit shqiptar, të cilët janë shndërruar në sahanlëpirës dhe në vegla të verbra të të huajve, si puna e këtij Kapinovës që e ka katandisur veten në një copë dordoleci pa nder e pa dinjitet, me të cilin fshin këmbët Janullatosi dhe lobi antishqiptar grek në Amerikë, Gjergj Fishta i ka demaskuar pa mëshirë në veprat e tij poetike.


Lexuesit e nderuar atdhetarë që e kanë të shtrenjtë mbrojtjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, le të lexojnë vargjet e mëposhtme të Gjergj Fishtës dhe aty do të zbulojnë Kapinovën e ditëve tona:
..............................................


Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë…
A thue mos fola keq?… Po lypi t’falun,
Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
E pse asht mirë fjalën n'zemër t’fryt m’e ndalue,
Por ai, qi të liruem me e pasë s’don vendin,
A prej së tjerëve s’don me ia lshue rendin
A thue ai s’asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota…
E po për ata qi detyrë e nder harrue,
Qi marrë e turp kaherë flakërues mbas shpinet,
M’visar t’Atdheut me t’huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet
Kush pse dinari tepër i ash lakmue.
E Atdheun’ prej t’huejsh me e qitun duen bashtinët,
Thue edhe për ta ndokuj do t’i vijë çuda,
Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?…
........................................................
Ju rrugaça sallahana,
vagabonda shakllabana,
rricna t'ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!
Bre coftina, kalbe mbi dhè
der kur ju, tu tallë me ne,
do t'na qelbi fis e atdhè?

Me siguri që Kapinova është i bindur se, prej shërbimit që po i bën shovinizmit grekomadh, si tellall i kishës shoviniste greke dhe si puthador shembullor i Janullatosit dhe i lobit antishqiptar grek në Shtetet e Bashkuara, si njeri “detyrë e nder harrue”, atij “do t’i vijë çuda”, siç thotë Fishta i Madh. Domosdo, se Kapinova nuk mund të veprojë dot ndryshe. Se, siç i mbyll me shumë të drejtë profesor Vedat Shehu 13 pyetjet e veta për Kapinovën, “zagari leh atje ku ha”. Më se e vërtetë.

Santa Barbara, Kaliforni
13 shkurt 2014

-----------------------




Pyetje per Klajd Kapinoven:

1) A e di Zotria Juaj o Klajd Kapinove se Veper e Fanolit nuk jane muret e Kishes por Statuti i Lishes Autonime te Shtetit dhe Kombit Dshqiptar?2) A di ti o Klajd se Statuti i Kishes Autonome te Shqiperise u hodh posht nga Shovenizmi Grek i megalloides qe percohet nga Kisha Greke kunder gjehes shqipe si e padenje per te qene gjuhe e Kriqit?

3) A e di ti o Klajd se FanNoli, Prift ortodoks, Kryepeshkop, themelues i Ortodoksise Kombtare te Pavarur ishte i te gjithe shqiptareve, i lindur Dshqiptar nga prinder e gjysher brez pas brezi shqiptar dhe statuti i Tij u zyrtarizua nga Shteti dhe Patrikana?

4) A e di ti o Klajd agjtator antishqiptar se FanNoli, edhe pse Kryepeshkop ortodoks, u takonte te gjithe shqiptareve te besimeve te ndryshme dhe shqiptareve te asnje besimi?
6) A edi ti o Klajd se ti me politiken fundamentaliste greko-bizantino-ortodokese, perpiqeni te paraqiteni i qytetruari europian duke u maskuart si luftetar i Terrorizmit Islamik , qe gjoja ka gjetur vend tek neve shqiptaret me prejardhje besimi myslymana dh epr me teper si spaske turp te tujrprohesh me ato genjeshtra te pista qe thua qe asnje Grek progresiv dhe perkrahes i demokracise euro-atllantike nuk do t’i prnonte?

7) A e di ti o Klajd se Turqia ishnte kundra pavarsise se Dshqiperise, dhe qe nuk dogji asnje fshta shqiptar ap fshat shqiptar tre besimit ortodoks?

8) a e di ti o Klajd sa fshatra Shqiptare dogji e shkretoi greku pas pavarsise se Xshqiperise?
9) A e kupoton ti o Klajd se ti duke perkrahur hedhjen posht te Statgutit FanNolist je vene ne mbrojtje te shkretimit te fshatrave paqsore e te qeta shqiptare prej parardhesve te Janullatos?
10) A e di ti o Klajd qe nje Universitet i takon ti shohe shkencerisht e historikisht gjerar dhe jo nga pozitat e Inkuiziconit mesjetar apo Kryqezatave Mesjetare, per te dekoruar nje prifte ithtar te mehaloides fundamentliste Bizantine Mesjetare ne epoken moderne?

11) SA e di ti o klajd qe Kishen ortodokese shqiptare edhe ne diaspor e ka shtir ne varesine e vete Prifti ithtar i Megalloides, Janullatos?

12) Mos ndoshta ti o Klajd bene vete sikur nuk i kupton veprimet e tua fyese per te gjithe ne qe mbrojme ceshtjen shtetrore dhe kombetare nga pozitat e Kongresit te Manstirit, Fanolit dhe parardhesve te FanNolit, Klerikeve te Labvdishem te Ortodoksizmit Shqiptar dhe na cileson si xhihadista? Me siguri qe ti bene vete sepse , sic thote proverbi per keto raste “Zagari leh atje ku ha”.
Perfundimi: A e kupton ti o Klajd se axhitacion anti-shtet qe ben ti eshte krim dhe denohet me ligj?

P r a n d a j

Klajd Kapinova

Rekomandohet te denohet si agjent Sllavo-Bizantin i megalloides antishqiptare – propagandues i politikave anti Shtetit Shqiptar dhe anti Shtetit Kosovar nxites i percarjes fetare mesjetare duke simuluar artificialisht xhihadizmin, gjoja, si tipar thelbesor i besimtareve myslymane. Ne baze te ligjit Kombetar te Shtetit Shqiptar te Kosoves Klajd Kapinoves i takon te denohet deri ne 15 vjet heqje lirie (burg).


--------------------------

Friday, October 7, 2005 11:30 PM

Flori Bruqi:Kush eshte Klajd Kapinova?...






Klajd Kapinova, ka kryer Universitetin e Tiranës, dega Gjeografi më 1987. Ka bërë specializime pasuniversitare për mjedisin dhe si metodist i gjeografisë. Ka studime e botime në fushën e gjeografisë, sidomos asaj fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mësues në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja në Shkodër deri në prill 2002. Dallohet për botimin cilësorë të veprave me karakter njohës dhe publicistikë për problemet e klerit, të ndihmesës së tij në procesin demokratizues të vendit dhe njëkohsisht pasqyron edhe vuajtjet që ai ka përjetuar në kohën e monizmit në Shqipëri. Publicistika është hobi i tij, aq sa në këtë fushë, njihet jo vetëm në Shqipëri, por në Kosovë, Mal të Zi, Zvicër e SHBA. Artikujt kanë prirje enciklopedike, kulturor, shoqëror, historik dhe të traditës. Eshtë antar ose i zgjedhur në forumet "The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media" në Gjenevë të Zvicrës, i Bashkimit të Publicistëve të Rinj Katolikë në Shkodër (UCIP) dhe ish antar i stafit të disa redaksive të gazetave e revistave në Shkodër. Ka qenë kryeredaktor i revistës kulturore-fetare "Rrezja e jonë", "Illyricum" dhe redaktor i revistës "Kumbona e së diellës", "Rreze drite", "Mbas Teje", etj. Ishte z/kryeredaktor i revistës kulturore-rinore "Vagues" (Valët) në katër gjuhë të huaja në qytetin e Shkodrës. Eshtë bashkëautor i librit "Kualida" për gjeografinë, projekt i financuar nga Fondacioni "SOROS" (Tiranë, 1997), autor i librave "Me Kryq dhe Pendë" (Shkodër, 1997), "Mes Kryqit e Atdheut" (Shkodër, 2000), monografinë kushtuar Nënë Terezës "Engjëll vuajtje dhe shprese" (Shkodër, 2002) dhe bashkëautor në monografitë "Dom Anton Kçira shërbestar i Zotit e i Atdheut" (Shkodër, 2002), "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" (1962-2002), themeluesi e udhëheqësi Ismet Berisha" (New York, 2002). Është redaktor i shumë librave me poezi, monografi e kujtime dhe ka shkruar parathënien e tyre. Jeton dhe punon në New York U.S.A. Aktualisht punon si gazetar në gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria", New York.


________________________


Replike ne pergjigjen e Klajd Kapinoves
List: Art-Cafe
[Art-Cafe] (no subject)
Bruqi Flori bruqi-flori at hotmail.com
Thu Mar 30 07:25:19 EST 2006


--------------------------------------------------------------------------------

Prej lufte veç ai largohet -që është lindur tradhëtor

Shkruan:Flori Bruqi

(Replike ne pergjigjen e Klajd Kapinoves)

Vlerat e UÇK-së i njeh populli, kurse ne me merita apo pa to , me apo pa
vetëdije nuk guxojme t’i vëmë në asnjë lloj “ankandi”.

Se çfarë shkruajnë apo editojnë TV e ndryshme fjala vjen CNN,BBC,RTS,TV
Blic,Braca Karic,Palma etj.etj.për Adem Jasharin ,tashmë të ndjerë është
punë e tyre...

Ademi ka qenë një strateg i madh.Ai u vra bashkë familje duke luftuar më
shkakun...Jo më një shka por më tërë një ushtri sebre,o Klajd Kapinova...

Dhe se,për Adem Jasharin vetëm shkijtë kanë folur keq !Por varrit të tij
edhe sot ata ushtarakë,ushtarë e paramilitarë shkijë ju frigohen...ju
frigohen edhe ushtarëve dhe ushtarakëve të UCK-së..

Për UÇK-në është shkruar dhe vazhdon të shkruhet në forma të ndryshme
varesisht nga pikënisjet. Në radhë të parë do të vecoja ata që vazhdimisht u
munduan për ta mohuar .

Jemi mesuar tani më me opinionet e atyre që u perpoqen pa ndalë të mos e
njohin atë , ta shtremberojnë , ta minimizojnë dhe ta devalvojnë ,natyrisht
duke e bërë këtë në forma te kamufluara e perfide e herë herë edhe të
drejtpërdrejta të cilat nuk mund të them që kanë qenë pa efekt të madh
negativ për shoqërinë tone dhe më gjërë . Hartuesit e ketyre opinioneve duke
përdorur modelet e propagandës se kaluar në të gjitha format e mundshme
vazhdimisht deshën të krijojnë pseudovlera të pa qena , figura me të kaluar
të dyshimtë me qëllim që të kenë një identifikim të rrejshem për ta pasur si
strehë të ruajtjës së interesave të tyre në rrethanat e krijuara pas UÇK-së
..Disa nga këto propagandime fatkeqësisht arritën që t’i shtresojnë në
mentalitetin e një pjese të shoqërisë sonë edhe pse ato janë të destinuara
të mbeten inferiore në kohë.

Gjatë kësaj kohe janë parë perpjekje të vazhdueshme të studiuesëve të
ndryshëm e historianëve të cilet e kanë trajtuar UÇK-në në raport me vlerat
më të mëdha te një kombi .Këta kanë hulumtuar dhe studiuar rrethanat e
krijimit të saj , mundësitë që ka patur , fuqinë vepruese dhe rolin e saj në
permasat kombëtare dhe ndërkombetare edhe pse në këtë rrethanë kohore që po
e kalojmë, këta nuk e kanë as hapsirën as perkrahjen e duhur as
përshtatshmerinë e nevojshme përballë zhvillimeve politike e shoqërore që
jemi duke kaluar momentalisht .Është krijuar një literaturë e tillë qe është
tepër e nevojshme por e cila ende është mjaft e varfër dhe jo e plotë por me
të gjitha premisat se do te plotësohet vazhdimisht.

Një pjesë te mire te të shkruarit rreth UÇK-së e zënë shkrimet e atyre që
folën në vetën e parë për të e që ishin edhe vetë akter të saj. Duke patur
parasysh rolin e drejtperdrejt te ketyre ne UÇK u krijuan forma dhe
mekanizma te ndryshem shume herë të shtytur nga interesa te grupeve te
caktuara qe te dalin versione te ndryshme per zhvillime të rendesishme në
atë peridhë kohore . Se sa dhe si u prezentuan vlerat e UÇK-së nga te gjitha
keto paraqitje është edhe preokupimi im ne këtë rast.

Gjatë gjithë kësaj kohe deri me tani këto paraqitje “pushtuan” një pjesë të
mirë të mediave të shkruara dhe elektronike , pastaj u shfrytëzuan tubimet
perkujtimore, dhe akademitë e ndryshme e deri te librat për vetvetën. Këta
vazhdimisht kanë përseritur te njëjtat ngjarje apo histori , kanë krijuar të
njëjtat dilema dhe kunderthënie por gjithherë të kujdesshëm për të mrojtur
inreresa të caktuara të figurave të njohura qe tani me u bënë shumë publike
.. Nga të gjitha këto vazhdimisht rezultonte një përfundim : nuk doli në
formë eksplicite UÇK-ja por në formë implicite ishin vetë këta .

Nuk mjaftuan meritat nga e kaluara e tyre e suksesshme por ju desht edhe
mundimi i madh i kësaj kohe per një gjë të tillë.

Me mënyren e papërshtatshme të komunikimit me tendenca e me qëllime të
personalizuara shumëherë pa vetëdije, duke u munduar te bëjnë dicka ,
vlerave të krijuara me mund të madh ua kan ulur cmimin dhe i kanë zbehur
para opinionit . Përpjekjet e tanishme me qellim që te krijojnë paqartesi e
huti nuk guxojnë të marrin asnjë formë jashtë kornizës së interesave
personale dhe kalimi i kohës i bën pjesë të shkëputshme prej të
përgjithshmes sonë. .

Ish pjestarët e UÇK-së, e deshmorët edhe më hiq, nuk u kanë pas preokupimin
kush në cilin post ka qenë ata kanë respektuar UÇK-në si të tillë dhe të
gjithë udhëheqësit e saj , janë munduar të respektojnë hierarkinë dhe nuk
kanë luftuar për hirë të askujt. Nëse kanë ndjekur një shembull, ai ishte
sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari , por mbi të gjitha kanë
luftuar për lirinë e Kosovës . Udhëheqës tanë kanë arritur të stabilizohen
mirë në jetën e rëndë të shoqërisë kosovare dhe ketu nuk ka asgjë të keqe,
sepse janë meritor për angazhimet e tyre në një periudhë mjaft vendimtare
për popullin tone, kur dihet mirë , që privilegje shumëherë më te mëdha se
keta ,kanë ata, që janë më pa meritoret për lirinë e Kosovës .E lufta për
liri e ka edhe kuptimin natyral për të mundur me jetuar më mirë .Por pozitat
e rëndësishme në shoqëri kërkojnë ndërgjegjie dhe përgjegjshmëri të lartë.
Me paraqitjet e vazhdueshme dhe kundërthënëse detyrimisht na imponohet
mendimi se disa nga udhëheqësit tanë nuk kanë qenë në nivel të detyrave nuk
kanë udhëhequr si duhet dhe nëse me cdo kusht luftohet për të gjitha meritat
deri në egoizem, atëherë edhe përgjegjësitë për anët negative dhe deshtimet
e mundshme bëhen pjesë e pandashme e tyre .

Ka shumë prioritete e që kerkojnë zgjidhje të vazhdueshme , po permend disa
prej te rëndësishmeve vetëm sa për përkujtim : statusi i deshmorëve dhe
varrezat e tyre të shpërndara anë e kënd Kosovës pa mirëmbajtjen dhe
perkujdesjen e askujt , Invalidët e luftës , ish pjestarët e UÇK-së të cilet
kanë qenë mburojë e prapavijës, në të cilen kanë pasë kohë, për të bërë emër
gjatë veprimtarisë se tyre udhëheqësit e luftës. Sa më shumë kalojnë vitet e
largohemi nga ato ngjarje aq më pak mund të shkëlqej mënyra e imponimit tonë
në rrethanat e reja të krijuara ,prandaj se duhet kujdes se si e trajtojmë
atë periudhë te organizimit të madh të shqiptarëve në dekadën e fundit të
shekullit që lam pas.

Të gjitha dilemat dhe misteriozitetet e UÇK-së të krijuara nga ata që i’u
kanë frikësuar lirisë së Kosovës, janë të zhdukura qysh në kohën e luftës
nga deshmoret e rënë ,invalidët e luftës , sakrifica e popullit dhe me
largimin e forcave pushtuese nga Kosova .

Nuk besoj të jetë i rëndësishëm dhe as i domosdoshëm sidomos tani as një
rrefim “ekskluziv” për të qartësuar zhvillimet apo rrjedhat brenda UÇK-së
Vlerat e UÇK-së i njeh populli, dhe kjo ka ardhë si domosdoshmëri kohore , e
tani ne me merita apo pa to , me apo pa vetëdije nuk guxojme t’i vëmë në
asnjë lloj “ankandi” ato .

Nuk do të ndertohet e ardhmja duke perseritur vazhdimisht refrenin se kush
ku ka qenë në të kaluarën dhe Çfarë ka bërë . Mendoj , se duhet të punojmë
sa më shumë në arsytueshmerinë e qëllimit të shenjtë të luftës sonë , para
opinionit ndërkombëtar. Nuk është përgjegjësi e familjarëve të deshmorëve
kjo as e invalideve , as e ish ushtarëve të cilët kane mbetur sikur të
kishin qenë të ardhur këtu . Kjo është përgjegjësi e udhëheqësëve të luftës
tani me pozita të ndryshme ne jetën tonë shoqërore ,politike e ushtarake.

Është shumë e domosdoshme që udhëheqësit e luftës ta ruajnë respektin në
radhë të parë ndaj njëri tjetrit , ndaj ish pjestarëve të UÇK-së ,ndaj
prindërve të shokëve të vrarë në luftë , sepse me ta i ndanin ditët më të
vështira të jetës dhe jo në kohë të largët për tu harruar lehtë.

Prej perfundimit të luftës e deri me tani kanë ndodhur shumë reflektime nga
pista të ndryshme , janë bërë lojra të rrezikshme , janë krijuar kurtha te
njëpasnjëshme dhe pasojat në radhë të parë ranë mbi shumë bashkluftetarë
tanë gjatë kësaj kohe . Rënia në kurthën e politikave ditore është fitore e
të gjithë armiqëve të UÇK-së dhe e askujt nga ish UÇK-ja .

Gjithnjë e më afër priten zhvillime te rendesishme politike për ne e
gjithnjë e më tepër largohemi dhe zbehim argumentet tona më të fuqishme ,
shpresoj se do te jemi të pergatitur për sfidat e kohës. Sukseset më të mira
në të gjitha fushat e jetës , gjithë juve, ish udhëhoqës të luftës
çlirimtare .

___________________________________________

http://flori-press.blogspot.com/2006/03/replike-ne-pergjigjen-e-klajd.html


I nderuari Kapinova,

Po shkëpus edhe këtë informacion nga Parlamenti i Kosovës:

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për shpalljen e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" me interes të veçantë nacional

Prishtinë, 29 korrik 2004 -

Kuvendi i Kosovës miratoi sot në parim, me shumicë votash, Projektligjin për shpalljen e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" me interes të veçantë nacional.

Ky projektligj parashikon ngritjen e përkujdesjen institucionale të Kompleksit Memorial "Adem Jashari" në Prekaz dhe ndalimin e politizimit të mëtejmë të këtij kompleksi, me vlerë të veçantë për histroinë më të re të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Me këtë projektligj ndalohen të gjitha tubimet e manifestimet me karakter partiak.Ekspozeun e këtij projektligji e paraqiti para deputetëve Nerxhivane Dauti, anëtare e Komisionit për Gjyqësi, Legjislacion e Kornizë Kushtetuese të Kuvendit të Kosovës.(Flori Bruqi)



Poashtu po shkepus 2 kenge nga goja e popullit...


Qyqavicës në ato male
Zbret Ushtria Clirimtare,
Zbret ushria e fortë si guri
Djem Kosove e zemra burri.
--------------------------------------
A po ndieni ju bij t´kralicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K´tu flet vorri i Azem Bejtës.
---------------------------------------
N´Drenicë trima lindë prap Shqipnija
Kamer Losha e Ahmet Delija,
Lindin trima t´grykë e t´pushkës
Që mi ngjajnë Shaban Polluzhës.
-----------------------------------------
Lind shqiponja me krah´ prej zjarri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem, mbesa e nipa
Po mi dalin hasmit n´gryka.
--------------------------------------
Kush po i bie n´mal lahutes?
Adem trimi me krisma t´pushkës.
Kush ua qarti bajlozav ballin?
Adem trimi e Hamz Jashari.
..........................................

Nga kushtrimi i Prekazit
Kan dal trimat për liri,
Kan rrok armët e kan dalë malit
Për me e ba Shqipninë Shqipni!
...............................................

Po n´këtë luftë kush ish ma i pari
Trim mbi trimat Adem Jashari,
Sa t´jet´ jeta me jetu
Vorri i Tij ska me u rrafshu.
------------------------------------------------------------------




KUSHTUAR DRENICES

Kadal shkja mos merr yrysh,
se s`ke pyt bab as babgjysh
s`te kishin lan n`Drenice ne hy
vjen me tenke e kthehesh pa kry

jo, ketu s`eshte bosna sa srebrenica
por kjo ashte Kosova dhe Drenica
ketu jan trojet e Ahmet Delis
ball per ball kunder serbis

Oj Drenice djepi i liris
oj Shqiponja e Shqiptaris
gjithmone rrite trima me zemer
Shqiptaris i kan dhan emer

me zjarr ne gji e zemer guri
padrejtsit e zeza si durove kurr
hej, rrnofsh e qofsh ti moj flamurtare
gjithmon e nderove nanen Shqiptare

Dikur ne Kosove kur sundonin shkijet
Drenicak skan lan kurr me hyp n`pushtet
ane e mban Kosoves paten ba zullum
por Drenices kreshnike gjithmone pak ma shume.

Luftrat shekullore ne Kosove qe jan zhvillu
trimat e Drenices t`part ja kan fillu
luftun keta trima me PUSHKE dite dhe nate
vdiqen herojkisht burrat edhe grate

hej rrnofsh e qofsh Drenice
ti moj trev kreshnike
qe Kosoves nane
gjithmone ftyren ja ndrite
__________________




Date: Wed, 29 Mar 2006 17:25:36 -0800 (PST)



Nuk besoj se CNN apo kanali televiziv boteror Discavery Times, dege e The New York Times, flasin pa pergjegjesi dhe argumente historike. The New York Times, ka 154 vjet qe eshte themeluar si Company dhe serioziteti dhe prestigji njihet nga e gjithe bota, pavaresisht se duan apo nuk dua une ti ai ajo ne ju ata ato. Une thashe ate qe thote CNN dhe "Discavery Times", qe nuk besoj se jane agjensi spiunazhi serbe apo ku ta di une, sikurse thoni ju. Meqene ju thoni te kunderten e kanaleve televizive dhe mediave boterore, ju lutem me thoni kush e spiunoi Adem Jasharin tek ushtria serbe duke i treguar se kishte bere disa vrasje te serbve? A eshte i vertete termi se deshmor quhet ai qe bie trimerisht balle per balle me armikun (serbin) ne fushen e betejes dhe jo ai qe vret familje dhe veten ne shtepi?! Serisht edhe CNN shtroi pyetjen: A mund te quhet komandant nje njeri qe ka bere vetevrasjen dhe ka denuar me vdekje familen e vet ne vend qe te deshmonte para autoriteteve se nuk ka faj?! Te gjitha keto jane komentet e Discavery Times dhe CNN, Fox News, nder me te shikuarat ne Amerike. Hiperbolizimi i ngjarjeve eshte i demshem per brezat e rinj, qe ne veshtrimin e historise nuk jane lajkatar por kritik per t'i pare gjerat sic kane ngjare, pa pasur nevoje me i frye me gjilpere. Ju nuk sollet asnje argument vecse moralizim te nje nxenesi qe thote se 2+2=5...


......


 Pajtohem se Skenderbou dhe Nena Tereze nuk mund te krahasohene me Adem Jashrin, por arsyet qe i thoni ju jane fare te cuditshme dhe nuk ju bejne nder. Fundja, dyte jane pjese e historise sone te perbashket si komb dhe nuk ka asnje kuptim te mburremi karshi njeri tjeterit. AJo cka me cudite eshte rasti i Ademi Jasharit. Ne NYT kam lexuar, disa here, shkrime ofenduese per ne si kombdhe nuk eshte cudi: ajo eshte gazete si cdo gazete dhe ka autor te ndryshem dhe nuk mban pergjegjesi per autoret qe shkruaj aty. Mendimi i lexuesve formohet lirshem sipas deshires se tyre. Jueve,nderkaq, nuk besoj se ju shkon per shtati te thoni ate qe thone serbet dhe politika zyrtare serbe, perkatesisht se Adem Jashari eshte vetvrare sepse nuk ka pranuar t'i pergjigjet drejtesise per vrasje ordinere. Me falni, por ju po e cuani te drejte dhe sistem ligjor regjimin e Millosheviqit, dhe kete nuk e bene askush sot. Te gjithe pajtohen se Milloshevici ka qen diktatori me i poshter i Evropes pas Hitlerit. Ne  menyre te njejet, ju beni gabim kur thoni se Adem Jashari nuk ka qene komandant sepse Kosova nuk pa pasur ushtri Kjo eshte e njejet sikur dikush te thote se ushtria shqiptare nuk ka ekzistuar me 1997, pas tragjedise se njohur ne SHqiperi, dhe se me pastaj u formua kur erdhen socialistet ne pushtet. Ajo ushtri e Kosoves ka qene si cdo ushtri guerile, ne formim e siper deri ne konsolidim te plote dhe clirim , u mor vesh me ndihmen e NATO, pa te cilet nuk do te kishte asnje kuptim Kosova e sotme dhe trojet tona. Adem jashari, me siguri se ka luftuar me vetedije dhe me platforme te= qarte politike, qe nga vitit 1992, kur ka dalur ne male dhe ka filluar rezistencen. Asnje levizje guerile, sa per dijenine tuaj, nuk ka pasur me shume se dhjete per qind perkrahje efektive te popullates ne emer te te
ka lufuar. Kosova dhe Shqiperia nuk bejne perjahstim, as Adem Jashari si nismetar i gueriles me te re shqiptare ne Kosove.

Sinqerisht

Enver HASANI, PhD

Professor of International Law and International Relations
Profesor i se Drejtes dhe i Marrdhenieve Nderkombetare
Phone: + 377 44 640 182 (mobile)
E-mail address: enver_hasani @ yahoo.com

----------------------------------------------

Date: Thu, 23 Mar 2006 14:41:01 +0000

Kush derdhe lot krokodili nga N.Y ?

Komandaniti i UCK-se z. Adem Jashari s'e ka vrare vec nje serb, por me 10-ta e 10-ta te tjere.
Ju zoti Klajd Kapinova jeni i orientuar gabimisht per gjerat qe kane ndodhe ne Kosove...Me mire i dijme ne gjerat (ngase ne jemi pjesemarres i kesaj historie te ndritur te luftes sone clirimtare)se sa ju qe i keni
pare apo degjuar gjerat prej mjeteve audio-vizuele dhe te shkruara ne N.Y.C'fare servojne agjensite pro-sllave ne Amerike dhe Evrope kjo eshte pune e tyre...Sa i perket Skenderbeut,Nene Terezes,Ismail Qemajlit,Isa Boletinit,Adem Jasharit,Sali Cekut,Zair Pajazitit,Agim Ramadanit,Fehmi Aganit etj.,ata jane per jete e mot fytyra te ndritura te shqiptarizmit...Pra, mos u derto i dashuri mik te derdhesh lot krokodili dhe te
bastradhosh historine e ndritur te kombit tone...

-----------------------------------------------


Date: Wed, 22 Mar 2006 14:37:22 -0800 (PST)

Me vjen shume keq z.Klajd Kapinova per krahasimin qe ju kerkoni te beni per dy figurat e medha shqiptare dhe ndernacionale, e per me teper kerkoni t'i veni ne nje rresht dy te paret me luftarin Adem Jashari. Gjergj Gjon Kastrioti e Nene Terezja, jane njohur dhe njihen ne bote me shume sesa luftetari Adem Jashari (jo komandant, sepse nuk mund kete komandant pa ushtri). Nese do te krahasojme vetevrasjen e luftetarit Adem Jashari me familjen e vet me kontributin e Nene Terezes per humanizmin boteror, mendoj se nuk ka vend. Kam respekt per luften liridashese te luftarit Adem Jashari dhe qellimin e tij fisnik , mendoj se ai eshte i ndryshem me qellim e mbrojtjes se jetes per te cilen shkriu jeten e saj bamiresja me fame boterore E Lumnueshmja Nene Terezja. Kam ndjekur me miqte e mi nje emision special ne "Discovery Times" ne USA dhe kam metur i shokuar nga analiza e fakteve e ngjarjeve historike. Duke gjykuar me gjakftohtesi dhe pa nacionalizem te rrejshem, theksoj se rasti i luftetarit Adem Jashari eshte i ndryshem nga sa shkruajne sot mediat ne Kosove. Gazetaret me fame boterore te "New York Times" (prone e se ciles eshte edhe kanali televiziv qe citova me lart) treguan me filmimeve u tregua Adem Jashari,qe kishte bere vrasjen e nje serbi. Ushtria serbe kishte rrethuar shtepine e tij dhe ato me megafon i benin thirrje qe te dilte jashte shtepie,
sepse nuk kishin pune me familjen e tij por me ate personalisht sepse kishte bere nje vrasje. Me pas ai hodhi ne ere shtepine dhe familjen duke kryer vetvrasje.(Klajd Kapinova)

-----------------------------


NËSE ËSHTË NGRENË PITJA,TEPSIA KA MBETË

http://flori-press.blogspot.com/2006/03/replike-ne-pergjigjen-e-klajd.html


Nga Flori Bruqi:

 Eshe nje vend ne Ballkan, qe quhet Kosove. Te dy figurat e larpermendura, si njera si tjetra lidhen shume me Kosoven. I pari, Skenderbeu, me t'u larguar nga Otomani ka lene gjurme ne lindje te Kosoves dhe ne Fushen e Pollogut. Nuk eshte vetem kjo. ka shume kenge, shume legjenda qe sot e kesaj dite rrefehen ne Kosove per te. Madje, te paret e tij vijne nga Hasi, nje krahine e vogel ne veri te Shqiperise, qe gjer dje (l912) ishte tok me Kosoven, si te thuash ngjitas me te. Ndersa e lavdishjamja, e pershpirtshmja Nena Tereza ka prejardhje nga Kosova (Prizreni), fakte keto qe flasin shume se kjo toke e pervuajtur, qe i thoneKosove ka dhene shume per shqiptarizmen.

Lexuesve do t'jua perkujtoj nje gje se gjate vitit 1998-1999 ne Kosove ndodhi lufta clirimtare. Kjo lufte nuk ishte e rastesishme. Nje popull me dekada i pushtuar, i shtypur e perndjekur, u zgjua dhe rroku armet per
clirim. Ishte Adem Jashari me te tijet dhe luftetare te tjere qe thye mitin serb, ia ktheu armet dhe luftoi si luan gjer ne renie.

Kulla e tij, i tere Prekazi dhe Drenica heroike dhe Kosova anekend ka dhene edhe heronj te tjere, por figura e Adem Jasharit eshte me emblematike se shume figura te tjera. SIkur ta kishte pasur ndonje popull tjeter kete hero te madh, do te mburrej shume. Une vetem pyes: pse valle nga shkronjesit e atyre shkrimeve permendin vetem dy emra? A nuk e nderroi rroten e historise edhe Adem Jashari, qe i priu luftes, erdhi ne ndihme dhe NATO-ja, vendi u clirua, ndersa sot me vjen keqe qe disa emra te njohur harrojne te permendin kete figure te madhe?!

Mbajeni ne mend: pas nje kohe kjo figure emblematike , me kalimin e kohes do te behet edhe me e madhe sesa sot, dhe pas njeqind vjetesh, figura e tij do te rrije prane Skenderbeut. Ky mendim ime nuk eshte i lidhur me emocionet, sepse une jam epirotas, ne luften e Kosoves ka marre pjese disa te aferm te mi. Por, edhe dicka, me clirimin e Kosoves ee cliruar edhe Shqiperia, mendoj une, sepse ta kesh nje armik te perbetuar antishqiptar ne kufi sic ishin forcat serbe, shqiptaret andej kufirit s'kane mundur te hane buke me
aq rehati...Por kesaj profecie le t'ia leme kohes ta deshmoje, ne ia kam qelluar apo jo.Nje mesazh i thjeshte, njerzor, me duekt se ka vend:Mbani mend emrin e Adem Jasharit! Mos ngurroni ta permendni ne shkrimet. Ai te ndihmon edhe shpirterisht. Eshte obligim i intilegjencies (krijuesve) te mos ,,perserisin" veten,sepse
ato qe po i thobne, dihen kahere. Asgje e re. E re dhe shume e fuqishme eshte historia e Adem Jasharit.

Sinqerisht i juaj, Flori Bruqi

2014/02/12

CIKË L POETIK NGA POETJA SHKODRANE FARIDA RAMADANI




Farida Zmijani Ramadani



Emri yt

Sa herë dëshiroj të shkruaj
një emër,
Shkronja yte vjen e para,
Dua ta largoj, por nuk di se si…?!
Pse çdo fjalë fillon nga Ti.

Mundohem e mundohem...
Ndiej sytë, më tërbohen,
Sapo filloj sërish të shkruaj,
Shkronjat me emrin tënd luajnë.

Largoj fletën, marr një tjetër,
Përsëri ngjason e njëjta letër…
Kaq fort emri yt qenka ngulitur,
S’largohet prej letrës,dhe duke i
bërtitur!

E detyruar fort i thërras,
Si e llastuar shprehet në gaz,
Nga e zhubrosur, letra drejtohet,
Të njëjtat shkronja, papritur,
sistemohen!

Buzëgaz unë i mbledh,
Emrin tënd përsëri përcjell.
Hyj në kuptim, kërkoj me zemër:
Këmbëngulës sytë të njëjtin emër!



Shkruajmë me ndjenja


Sa më shumë të lexosh,
aq më shumë do të ndjesh.
Impulsi i ngrohtë,
prej thellësisë çel.
Por librin,
s’do të lë ta mbarosh,
se do të “mbërthej keqas”,
këtë vetë do e kuptosh.

Eh, të lexuar me ndjenja!
Librin me këtë stil
e çojmë në fund,
ashtu të dy në tundim,
prologojmë te bukurën lojë,
tërë gazmim...



Magji mashkullore


Të gjithë,
për bukuri femërore,
shkruajnë, pa kuptuar,
se pa meshkuj,
bota shuhet.
Edhe ato kanë plot hijeshi,
bukuri e magji,
kanë cilësi të kërkuar,
nga ajo që preferohet...
E kush nuk kërkon
Të munguarën …!?



Vajzat miklojnë


Një vajzë,
po miklonte një djalosh,
herë me kokën lart,
herë poshtë.
Zhubravit në mendje,
tiparet e tij,
i sistemon,
siç dëshiron t’i arrijë.
Hedh hapat drejt tij,
rrugëtuar me ndjenjat,
që e përfshijnë.
Ngatërrohet, sa nuk bie,
vetes s’po i gjente fije…



Ti më ngatërron


Dashuri, si forcë e egër,
provoj të të bëj kontroll,
po ti bie në ngatërrim...
shtrydh mendjen në kuptim...

Po më të hutuar më lë,
të dashuruar dhe të lirë...
Ç’lumturi dhe tmerr,
njëkohësisht:
Mëshirë e vrer!...

Fsheh sekrete të mëdha,
me lot muron kala...
Sytë e përkufizuar: “Më të bukur”,
nga ty tashmë kanë humbur!

Preferoj të ngrihem,
të ngjitem në shkallë,
të lexoj pa shkronja,
të kuptoj pa fjalë!

Ç’mësove nga ky lëndim,
nëse më ke njohur.
Do të kesh një shpërblim,
prej meje tashmë e panjohur...


Më mirë siç je


Po zbrisja shkallët,
dy e nga dy,
Ai priste poshtë...
Ishte aty.
“Sa u vonove!” - më tha.
Po unë rrugën bëra shpejt,
shkallët dy nga dy i kapërceva.
Eh, ky hap i “drejtë”!

Kapur përdore,
në një përqafim...
Ashtu pa folur...
fliste dora mbi shpinë!

Të nesërmen, mendova,
të vesh krahë,
të shkoj më shpejt,
por te shkalla e fundit
desh rashë...
U dërmova krejt!

“Po ç’tu deshën krahët!?
Mirë ishe dje,
thjesht,
ashtu siç je!”

Të nesërmen s’i vura,
kështu çdo ditë lëvizte,
po nuk ishim vetëm,
dikë lamë të priste ...
Gëzimin, lumturinë,
si mikeshë të vjetër,
Dashurinë.
Sa shpejt i ngjisim,
i zbresim shkallët,
malli rritet, gazërisht,
mezi presim krahët,
të biem tërësisht:
Në përqafim!


Skaner i vetvetes


Dua të të shoh më afër,
nuk të dalloj mirë,
të shoh tërësinë tënde...
Mendova ta fal mendjen,
kur s’dije, ku kishe tënden...
Pata gjithë qiellin,
preferova vetëm një yll!
Pata detin,
mora vetëm një pikë ujë!
Pata botën,
të tërhoqa vetëm ty!
Rrugët e jetës,
flisnin vetëm për ne të dy!
Diku do të kryqëzohen prapë,

Dhe ne do jemi ,po ty.

Me tërhoqe “zvarrë” shpirtërisht,
filloje të më kishe frikë...
Vallëzoj, sikur askush s’më sheh...
Këndoj, sikur askush s’më dëgjon...
është më mirë të hesht.

Kjo le të mbetet një sekret...
Them se kurrë s’ke dashuruar,
Ndriço mendjen, o i uruar,
Buzëqeshja në fytyrën time,
Nuk do thotë se perfekte jam...

Po shpirti im po çalon,
dua dikush të dijë:

Se ku jam,
me kë jam,
si jam!
Të realizoj ëndrrat,
të më mbrojë nga frikimet e mia,
të më korrigjojë të metat,
të më trajtojë me respekt...
Atëherë për mua, natyrisht,
je tepër i dobishëm...
E pse mos ta them çiltër,
pa trembur syrin:
“Je perfekt!”

Foto: - Leximi i çdo libri çel një dritare për të parë botën!

- Ata që lexojnë – ndërtojnë!

- Kurrë mo s'ki frikë nga ata që lexojnë!

- Kush nën jastek ka një libër – ka depozitën më të pasur “bankare”!


Reklama në foto ndodhet përgjatë rrugës Tiranë-Rinas (në afërsi të aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza)

Dalja në pah dhe me një trajtë krejt ndryshe, është një nga qëllimet kryesore të krijueses, krijuesit, i cili, e cila përlufton një dalje larme, të “tualetizuar” poetikisht dhe të lartësuar simbolikisht... Profecitë profetike dhe urtitë, të cilat shënojnë daljet, bukurohen nga mënyra e thënies: “Ka dalë dielli,... hëna e bukur,... apo ka zbardhur agimi i në dite premtuese...”. Këto figurime, simbole, herë prezente e herë “fashitëse”, herë drithëruese e herë guximtare, herë biskuese e herë jo në tentim të “bujshëm” rritjeje, kërkohen vullnetshëm...

Një kërkim i tillë ndodh dhe në vëllimin “Pikturoj në qiell”, ku autorja Farida Zmijani Ramadani, nëpërmjet një kompozicioni “pesëgishtrinjsh”, përcjell krijimin e saj të biskuar, në një harmoni “kurorë petalore” përkufizuese: “Virtualitet ndjenjash”, “Lodrojmë me natyrën”,“Ngjyrë tjetër”, “Në poret jetësore”, “Me bashkëkohësinë”... Një lidhësi e tillë përcaktuese realizon synimet dhe jep mesazhe dinamikë për jetën në kahje socialo-psikologjike, morale dhe etike dhe poeten e qendërzon në podium dhe në sfond ... Vëllimi “Pikturoj qiellin” është një vëllim ku gjen: shkruarje me ndjenjë, lotin e lirë, kuartetin me qiellin, marrëzinë me xixëllonjën, binomin e shpleksur, mos numërimin e minutave të dashuruara, rrëfenjën për legjendën e reve, (ku retë protagonistojnë me stil origjinal); luledelen e “lodhshme” të brezave, pentagramin, ku ndjehet zogu i lirë, figuracioni i reve, prekja e qiellit, kur ka gazmim, mbushimi me magji..., (duke lënë prapa dilemat e dashurisë rinore), këngërimi i këngës së zemrës…; mos bërja lojë me jetën; simbol i "gardhit" rënkues e tjerë. Në poret jetësore manifestohen plagët e rënda shoqërore si: emigrimi dhe distancimi njerëzor, moskamja, prezenca dhe shtimi i lypsësisë, trajta e “manive”, tashmë të rrumbullaksuara. Interesante është kapja e një teme të bukur, ku autorja trajton fenomenin e maskilitetit (magjia mashkullore), e cila nuk ka zënë, si duhet vendin që i takon në trajtesën e bukurisë njerëzore. Në këtë mënyrë thyen një “lëvdim” dhe trajtesë vetëm të bukurisë supreme femërore... Në vëllim ka monologime dinamike me detin , me peshkun me globin, me malet, me vetveten e tjerë. Farida kërkon që të “pagojën” ta simbolizojë , të paarriturën ta arrijë, valën ta ndalë.... kukuvajkën ta krahasojë me zogjtë e tjerë bilbilues, në aspektin rrokësor, përligjur nga natyraliteti i ekzistencës normale të kontrasteve : Më je bërë refleks,/ çdo agim mëngjesi,/ më zgjon, “ku, ku…ku, ku...” (Kukuvajka) .
Foto: KRIJOHET KLUBI I SHKRIMTARËVE-SHKODËR
 
Ditën ne shtunë, më 14 dhjetor 2013, në një nga mjediset e bibliotekës “Marin Barleti” të qytetit, u bë mbledhja themeluese e klubit të shkrimtarëve të Shkodrës.
Në emër të grupit nismëtar fjalën e rastit e mbajti shkrimtari Skënder Temali, i cili, mes tjerash, theksoi domosdoshmërinë e organizimeve letrare, të promovimeve e diskutimeve të krijimtarisë letrare, të botimeve në organet e suplimentet letrare të shtypit të kohës, për të ecur në një hap me zhvillimet letrare kombëtare. Ky klub, theksoi ai, do të merret nga afër dhe në mënyrë të specializuar me krijimtarinë letrare origjinale, kritikën, monografitë për figurat qëndrore të letërsisë shqipe, përkthimet letrare nga gjuhët e huaja si dhe në zbulimin e nxitjen e  talenteve të rinj.
Shkrimtarët e pranishëm u njohën e miratuan programin dhe statutin e klubit.
Në fund, me vota të fshehta, kryetar i klubit u zgjodh shkrimtari Skënder Temali, ndërsa sekretar shkrimtari e publicisti Dashamir Cacaj.
Në glob autorja kërkon të bëjë të “pabërën” ....

...Shtrydha trurin, /të pikturoj./ Telajo…,Bojëra…,Mjedis...(Globi).

Ah, shpirtrat !/Nuk i mbledh dot,.../të hallakatur, përsillen nëpër botë.
Këto janë gjallesat e këtij vëllimi ....
Mesazhi jetësor: “Me jetën nuk bëj lojë” wshtw pwrcaktues...

“Merre shpirtin tim vishe...” shprehet autorja e këtij vëllimi, i cili është një rritje e krijimtarisë së saj në kahje të bukur . Ajo ka si qëllim të shprehet e drejtpërdrejtë, nëpërmjet krijimit modest në pamje, por, nëse shihet me një sy profesional ky libër. ka shumë tentime, perceptime dhe arritësi për të hedhur hapa në poezinë bashkëkohore...

Shpesh vërehet dhe tendenca pozitive, ku, ndoshta, në pamje të parë ka prezencë moraliteti të drejtpërdrejtë, por në realitet është një moralitet me një botë hapësirëgjerë shpirtërore , kur ajo shprehet: “Skanohu... ”, duke dhënë një mesazh për të riparë e provuar veten, në gjithçka realizon...
Prezeca e vargjeve të tillë si : “ Si ortek i vogël,/ loti rrëshqet mbi faqe, /sa maja e maleve të shpirtit ngelen në çudirë... apo: Frymëruam së bashku të dy,/ buzëqeshëm, deri në marrëzi. ....Figuracioni i reve prin buçimas...

“Këndo, këngën e zemrës!... /Të paktën provoje, /ta ndjesh veten...”.

Shijon buzëqeshjen,/ Ëndrrat mbetën “pa u lyer”,/ Të pashkruara në qiell, /si një tekst i pakryer.

Shpirtrat do të paqetojnë bashkë! /Flasin shqip sytë... Nuk dua lumturia,/ të jetë ai çast, /i zgjatur aq pak... e tjerë, flet për frymim ndryshe të autores.
Pra , në krijimtarinë e autores, Farida Zmijani Ramadani, ka rritje , por autorja do të dijë të rritë më tej nivelin e saj të krijimtarisë , duke patur një cilësi vetjake të shprehur, shumë pozitive : “Mos të kënaqemi me atë që kemi arritur, por të synojmë kualitativen!”
Autorja shkodrane është e vetëdijshme për arritjen e saj dhe synimin e ardhmërisë në krijimtarinë poetike...
Një shpërfaqje e tillë e prezantimit të këtij vëllimi me titullin intrigues “Pikturoj qiellin”, mendoj se do të pritet si dhurim poetik i kësaj periudhe “mbylljeviti” nga lexuesit.(K.SH)


1
TitulliPikturoj në qiell : 100 poezi = I paint in the sky : poetry
AutorëtFarida Ramadani
Aleksandra Shabani (përkth.)
Kristaq F. Shabani (red.) 
BotuarShkodër : Rozafat, 2014
Të dhëna fizike220 f. ; 20 cm.
ShënimeLibri shqip e angl. në shpinë të njëra-tjetrës. - Pas kopert. mbi aut. - L.600, pa tir.
Fjalët kyçeLetërsia shqipe
Poezia
Përkthime në anglisht 
Klasifikimi dhjetor821.18 -1 
Të dhëna për ekzemplarin
Numri i inventaritGjendjaLloji i huazimitNumri i vendit
S.000351327 gjendet normal s.426.e.35 
S.000351328 gjendet normal s.426.e.36 
S.000351329 gjendet normal s.426.e.37 
S.000351330 gjendet normal s.426.e.38 
Ar.000088932 gjendet sallë ar.156.d.43 

DO TE LUFTOJË DERI NE VDEKJE PER BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE



Interviste me Avdi Ibrahimin, zeveneskomandant ne Brigadn 128 të UÇK-së ZOP

DO TE LUFTOJË DERI NE VDEKJE PER BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE

Shumë te pakt janë ata lexues qe nuk kanë degjuar per gazetarin,publicistin,shkrimtarin... Avdi Ibrahimin.Poashtu shumë të pakt janë ata patriot te mos kenë degjuar per atdhetarin Avdi Ibrahimi, qe vepruan ne ilegalitet te thellë,sepse ishte nder te paret qe nisi vallen e lirisë nga zgjedha serbo-çetnike, qe shqiptareve i´a kishin zenë frymen. Nuk ka ushtar te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (UÇK-ËS), te mos kenë degjuar per ketë trim qe luftoi taman si Mic Sokoli,bashkë me Ruzhdi Saramatin dhe ushtaret tjere trima nga te gjitha krahinat...

Siç shprehet vellau im, Urani, qe u plagos ne betejë:"Avdiu na thoshte:"Burra, ketu fjalet jane te teperta, ketu fol pushka dhe pas meje..."
Krismat e pushkes se Avdi Ibrahimit dhe ushtareve tjere i kishin degjuar edhe "Tigrat" e Arkanit dhe langoi i tyre,Haxhi Zeza, qe eshtë futur ne kronologjine e historise shqiptare si tradhtar i kombit. I´a kishte futur friken ne barke nene dhe kishin ikur bashke me mercenaret rus ne theqafje, qe Haxhi ZEZA me gisht i´a tregonte rrugen ka te fusin bishtin nder shale.


Avdi Ibrahimi e kishte kuptuar heret se per KOMBIN TONË PO FRYEN VERIU I SERT DHE HANXHARI I HORDHIVE ÇETNIKE KISHTE PREKUR MISH E ASHT NE PALCEN E KOMBIT.

Gjate inervistes qe e zhvilluam me tha:"Reshat,DO TE LUFTOJE DERI NE VDEKJE PER BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE,NE FUND TE FUNDIT ESHTË AMANET I DESHMOREVE TE KOMBIT. KETE AMANET JA LE EDHE DY DJEMEVE TE MI,QE ISHIN ATY NE ODË BURRASH TE ULUR KEMBEKRYQ..."

Per heroizmin e Avdi Ibrahimit kane shkruar edhe shume shkrimtar e patriot. Vlene te permendet atdhetari i shquar, SHABAN BRAHA. Me kete patriot kam patur rastin te darkoje ne kazermen ushtarake ne Tirane, me mikun Shani Shahu, Ahmet Bytyçi e Alfred Bajrami...
Une, vjedhurazi i shikoja djemte e tij burra, kishin sy skifteri qe shikonin larg per te ardhmen e kombit. Avdiu, eshte teper i deshpruar me politiken aktuale...
Shih per kete, dikur kur nata mbulonte bjeshket,Avdi Ibrahimi udhtonte papushuar me kilometra te tere per te vizituar shoket e ilegales per kryengritje te armatosur, qe binin kambanat e mortit per vendin tone...
Kushtrimit te kapedan Adem Jasharit, Avdi Ibrahimi, i´u pergjigj pa hezitim,morri mamzerren e krahut dhe ja dha malit, nderkaq tani eshte i papune. Kjo kaste politike nuk ka fare ndergjegje. ZOTIN DOREZAN!



Intervistoi: RESHAT BADALLAJ

reshatbadallaj@hotmail.de

Pyetje: Kush është Avdi Ibrahimi?

Avdi ( Beqir ) Ibrahimi, shqiptar,Më 12.10.1958 lind në fshatin Mushtisht komuna e Suharekës, Republika Shqiptare e Kosovës, tani me banim në Prizren,Rr.”Besim Shala”,pa nr,bir i punëtorit shqiptar Beqir (Selim) Ibrahimi dhe Xhevahire (Adem) Bytyçi po ashtu shqiptare.Trungu im familjar është me origjin nga fshati Muzlak,fshat afër Kabashit të Prizrenit,para 100 vitesh familja ime është shprengulur në Mushtisht të Suharekës ku nga mbiemri KABASHI tani kemi mbiemrin IBRAHIMI.Si njëri nga njëmbdhjet fëmijët jam rritur në kushte të vështira.Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje,Shkollën e mesme ekonomike në Prizren,Shkollën e Lartë Ekonomike komerciale në Pejë.Që nga viti 1978 kam qenë pjesëmarrës dhe simpatizant i Levizjes Ilegale në Kosovë.Në vitin 1987 jam organizuar në Organizatën Ilegale “Komiteti Kombëtar Shqiptar Bashkimit të Trojeve.”Ky Komitet i fshehtë më vonë themelon,Lëvizjen Guerile “Shqipet e Lirisë”,ku Ruzhdi Saramati ka qenë kryetar i KKSHBSH dhe komandant i Guerilës ndërsa Unë isha zëvëndës.Kam qenë pjesëmarrës i orëve të para në Ushtrin Çlirimtare.Në Brigadën 128 “Lidhja Shqiptare”kam kryer detyrën ushtarake të Zëvëndës Komandantit të Brigadës pranë Zonës Operative të Pashtrikut.Që nga viti 2003 jam anëtar i Lidhjes Shkrimtarëve në Kosovë.Pas përfundimit të luftës çlirimtare kam punuar në KEK Distrikti në Prizren me punë Drejtor Financiar i këtij Distrikti.Nga nëntori i vitit 2010 jam i papunë.Me bashkëshortën dhe katër fëmijë jetoj në Prizren.Kam botuar vazhdimisht poezi që nga viti 1989.Më 1994 botova librin e pare “Sfidë për Mëmëdhenë”,në vitin 1997 botova librin e dytë me poezi “Gjëmimi i Dardanisë”,në vitin 2000 botova librin e tretë novela “Kush e vrau Lajmëtarin”,Romani “Vrasje në tri kohë”,është vëllimi i katërt u botua në vitin 2005.Jam bashkëautor i dy librave me poezi në Suhareke,gjithahtu jam bashkëautor edhe i dy librave me poezi në Prizren.Kam të përgaditura edhe tri vepra një me poezi,një publicistik dhe një në valën e luftës për liri e bashkim kombëtar e kam afër përfundimit.


Jeta Juaj ne ilegaliet

Masakra e bërë nga xhelati Spirrë Kapetani me të tjerë, u bë nga mesi i marsit të vitit 1913 në manastirin e Kabshit, aty u prenë me sakic nëntë dhjetë burra shqiptar të Kabashit te arra dy degëshe në skajin verior të livadhit të Manastirit. U prenë burra nga familjet, Dakaj, Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muqaj, Bobaj e të tjerë. Të gjithë të fisit Kabash.



                      Gorozhup-Lapidar i dëshmorëve të UÇK-së nga brigade 128


Kasapët e tërbuar serbo-malazezë, nuk i kanë kursyer edhe grate shqiptare ata vranë ose dogjën Dudijen e Isuf Ahmetajt, Haken gruan e Muharrem Dakës, Kadën gruan e Ali Hajdin Memajt, Zylfijen gruan e kryeplakut të fshatit Kabash, dhe nënën e Halit Jakup Dakajt. Bashkë më këto gra u masakrun më 1 prill 1913 ne Ograjë dhe të prroi i Duhit në Kabash edhe njëzet e gjashtë burra nga familjet Muçaj, Rexhaj, Ahmetaj, Memaj, Ukaj, Bobaj, Kabashi.


Kur po kujtoj këto ngjarje i tërë trupi po më dridhët sikur fletët e plepit të eger kur i lëkund furtuna. Sa here kisha dëgjuar Gjyshin të fliste për këtë ngjarje i tërë trupi flake më mirrte. Sa here kisha dëgjuar këngën për kaçakun Sali Shabani një shpresë më lindte se ka djem e burra shqiptaria.Vrasja nga ana e Sali Shabanit e Spirrë dhe Filë Dellocit aso kohe ishte organizuar në Mushtisht në familjen e e kusheririt tim Jemin Abazit(Kabashit) Sa here që shfletoja faqe nga historia një hakmarrje e pa pare po lindte në shpirtin tim kundër shkijeve…Kështu ju bashkangjita grupit illegal të Ruzhdi Saramatit nga viti 1987 dhe nuk u zhgënjeva asnjëherë.


Komandanti i artilerisësë lehtë në Brigaden 128, Sali Saramati-tani dëshmor, me një ushtar të njësisë speciale, Maj 1999, Gorozhup

Komandanti i Brigades 128 të UÇK - së Ruzhdi Saramati, duke u përshendetur me luftetarë gjatë pozicionimeve në front, Gorozhup, 22 Maj 1999


Formimi i Lëvzjes dhe veprimtaria e saj atdhetare

Kur një popull i robëruar e pa liri dhe të drejta kombëtare,madje edhe siç ishim të ndarë përgjysmë nga shteti ynë amë Shqipëria,duhej me doemos të bëhej një propagandë e fuqishme atdhetare për të dëpërtuar kjo frymë lirie në masat popullore për ta vetëdijesuar për gjendjen e rëndë që po jetonin shqiptarët nën okupatorin jugoslav.Kjo frymë atdhedashurie duhej përhapur në të gjitha shteresat popullore shqiptarë,në mënyrë që ata të mos binin në defetizëm dhe letargji.Detyrë e njerëzëve të vetëdijëshëm,ishte që të veprohej në forma të ndryshme,për ti treguar shqiptarëve të robëruar se liria nuk fitohet duke ndejtur duar kryq,liria nuk dhurohet nga askush e aq më pak nga pushtuesi jugosllav,por ajo fitohet me mund,sakrific,e duke dhënë edhe jetën për liri.

Oficeri i ndërlidhjes në Brigaden 128, Selver Maçkaj-tani dëshmor, me bashkluftetarë-e gjatë Operacionit "Shigjeta" në Gorozhup


Dihej botërisht se Kosova dhe Viset e saaj shqiptare ishin të shtypura,nga rregjimi titisto-rankoviqist,mbi popull rëndonte një terror i madh,por nga përpjekjet e pa rreshtura të liridashësve,jepeshin shenja të qarta se ky popull nuk ishte gjunjëzuar.



Dokument:KOMITETI KOMBËTAR SHQIPËTAR PËR BASHKIMIN E TROJEVE:
SHTABI OPERATIVO-USHTARAK DHE POLITIK – BRIGADA 28 SULMUESE

Komiteti Kombëtar me datën 28.11.1987 e mbajti mbledhjen e vetë në rrethana ilegaliteti të thellë dhe shqyrtoi situatën momentale në vend vise tjera që i përkasin Kosovës-Shqipërisë, në bazë të situates aktuale në trojet tona vendosi dhe mori vendim të prerë!... Ky vendim u muar në emër të këshillit drejtues i cili kryesohej nga Kryetari Ruzhdi Saramati, që kishte pseudonimin ,,Zefi’’. Vendimi u miratua nga të gjithë të pranishmit illegal që merrnin pjesë në këtë mbledhje.

Lapidari i dëshmorëve të Brigades 128 të UÇK -së, të cilët ranë heroikisht në Gorozhup


Këshilli vendosi :
1. Formimin e shtabit Operativo-Ushtarak dhe Politik.
2. Nga shtabi Operativo-Ushtarak tëformohet Brigada 28 Sulmuese, e cila do të bënte mobilizimin e të gjithë patriotëve shqipëtarë në tërë hapsirën shqipëtare, dhe të formonte formacionet Luftarake-Ushtarake në tërë trojet e okupuara shqipëtare dhe të bëjë çlirimin dhe bashkimin e këtyre trojeve në shtetin amë Shqipërinë.
3. Kjo date të jetë edhe symbol për emrin e Brigadës që mori Brigada 28 Sulmuese Lidhja Shqipëtare e Prizerenit dhe kështu u bë edhe formimi i Brigadës më 28.11.1987 në Nashec në odën e Misin Latif Krasniqit.

4. Ky vendim hyri në fuqi në këtëdatë dhe u ngarkua Brigada në detyra ushtarake. U ndanë detyrat e veçanta për të gjithë komandantët e njësive Guerile të cilat ishin të formuara më pare në rajone e tarritore të shumta të Kosovës e më gjërë.

Organika e Brigadës radhitej në këtë mënyrë për kohën e atëhershme momentale:Organika e Brigadës 28 Sulmuese: ( Po japim disa nga emrat, kërkojmë falje atyre që nuk u është paraqitur emir në këtë intervistë.)

1. Komandant Brigade – Ruzhdi Saramati /ZEFI/
2. Zv. kom. Brigade - Faredin Shala /PROFI/
3. Shef i Shtabit - Sali Saramati /LISI/
4. Shef i Personelit dhe Informimit - Avdi Ibrahimi /ARBEN SHPATI/


Njësiti i drejtuar nga vet Komandanti Ruzhdi Saramati /ZEFI/ ishte njësiti /GURI KUÇ/
.Njësitet dhe Komandantët e Njësive në kuadër të Komitetit dhe të Brigadës:

1. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 001. – Sali Saramati – Grykë Lumë.
2. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 002. – Besim Ndrecaj – Suharekë
3. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 003. – Alushë Kryeziu – Prizren
5. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 005. – Hysen Ngucati – Polacë - Skenderaj
7. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 007. – Ilaz Durguti Rezallë – Skenderaj
8. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 008. – Sanije Geci – Llaushë – Skenderaj
14. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 014. – Jetë Hasani – Godancë – Shtime
15. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 015. – Miradin Badalli – Zhur – Prizren
16. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 016. – Gani Saramati – Prizren
38. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 038. –Xhemal Fetahu – Raushiqë – Pejë
46. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 046. – Xhemali Berisha – Dushanovë – Prizren
55. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 055. – Rrahman Llugagjiu – Vraniq – Suharekë
56. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 056. – Resmie Badalli – Zhur – Prizren (Motra e autorit)
57. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 057. - Zulfie Bilalli – Gjinocë – Suharekë
58. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 058. – Shqipe Telaku – Prizren
59. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 059. – Hamide Buçaj – Lladrovc – Malishevë
60. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 060. - Kadishe Avdiu – Shkup – Maqedoni
61. Komandant i Njësitit ,,Zjarri’’ 061. – Sevdie Bojaxhiu – Pllavë – Sharr

Të gjithë të lartëshënuarit pasi kanë pranuar të jenë të organizuar në kuadër të Brigadës 28-të “LIDHJA SHQIPTARE”,kanë dhënë edhe betimin: Betohem se do të luftoi për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë,bashkimin dhe zhvillimin e tyre,do te jem përherë vigjilent,guximtar dhe i disiplinuar ,i gatshëm në çdo kohë,pa kursyer as jetën,të luftoj për t,i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut.nëse shkel këtë betim,le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj,qoftë i humbur gjaku im.Betohem!

SQARIM

Prof. Selajdin Braha ishte komisar politik në kuadër të komandës së Brigadës 28 Sulmuese.

Në këtë rastë njëherittë gjithë Komandantët u ngarkuan me detyra të veçanta sipas terrenit dhe mundësive poseduese, mendore dhe fiziko taktike.

Komandant i përgjithshëm u zgjodh Ruzhdi Saramati ,,ZEFI’’ në vitin 1993, veprimet ishin të pjesshme, në vitin 1993 u formua ,,Lëvizja Guerile Shqipet e Lirisë’’, kështu të gjitha njësitet e ndërruan shifrën dhe u quajtën Njësit Guerile ,, Shqipet e Lirisë’’ vetëm kjo shtesë ju shtua, në vitin 1993 Brigada 28. Sulmuese i kalojë pjestarëte vetë në Shqipëri për tu ushtruar ushtarakisht për luftë guerile, të armatosur dhe deri në vitin 1996 arriti të bëjë përgatitjen e qindra luftëtarëve të lirisë dhe i dërgoi në Kosovë të aftësuar për luftë me forcat sërbe-jugosllave, kështu kur lufta mori një karakter të vërtet luftarak dhe doli në sken UÇK-ja këto njësite ishin të gatshme të marrin përgjegjësit e veta që ishin të ngarkuara nga komanda e Brigadës 28. Sulmuese dhe filluan aksionet të armatosura kundër forcave të policies dhe ushtrisë jugosllave dhe kur komandanti ishte i rrethuar në Prekazin heroic njësitet Guerile të Brigadës 28 i erdhën në ndihmë duke i bashkuar pushkët e tyre në pushkët e Adem,Hamëz dhe Shaban Jashari. Në mes të vitit 1999 Brigada 28 e merr emrin Brigada 128 Sulmuese nga SH.P.i UÇK-së, merr detyrën në terenin e caktuar në Grykën e Lumes duke bërë përherë detyrën e sajë të ngarkuar nga ky shtabë i UÇK-së. Bënë mobilizimin e përgjithshëm në Mars të vitit 1999.

E organizuar kryen sulmin vendimtar dhe përfundimtarë mbi forcat ushtarake sërbe në operacionin Shigjeta në Pashtrikë ku në betejat e një pas njëshme arrin të liroj 20 km teritor në pjesën e Hasit në Pashtrikë nga Pogajt e Hasit e deri në Mazrekë të Hasit, duke lënë me qindra ushtar të vrarë dhe të plagosur sërb, por edhe në radhët e veta pati 23 ushtarë e officer të vrarë e disa të plagosur.

Kjo biografi është shumë e saktë dhe me përgjegjësi, e nënshkruan Komandanti i kësaj brigade të UÇK-së Ruzhdi Saramati.

Gjatë veprimtarisë ilegale në kudër të Organizatës Bashkimi i Trojeve Etnike,në kuadër të kësaj Organizate ishte edhe grupi i femrave siç ishin Merita Mazrreku,Hana Rashkaj, Rrushe Gashi,Shpresa Shehu,Baftije GutajResmije Badallaj bashkëshortja e dëshmorit Mehë Uka e disa të tjera, qysh nga viti 1991sëbashku me Ruzhdi Sramatin dhe Riza Vatën kontaktuam me Shaban Brahën dhe morëm udhzime për veprimtarin ilegale, nga ku mësova shum gjëra të çmuara dhe më vlerë gjatë veprimtarisë atdhetare dhe luftës çlirimtare, por edhe sot nga ky mësues e luftëtar i çështjes shqiptare, nga ky Promete, meson njeriu vazhdimisht gjëra të vlershme dhe të çmuara, merrë ndjenjen e atdhedashurisë dhe ideve të mëdha drejt bashkimit të atdheut në të ardhmën.Pastaj nëpërmjet Azem Sylës (LPK), jam njohur me atdhetarin dhe patriotin e madh të çështjes kombëtare Ali Aliun (Kelmendi) nga Presheva i cili sëbashku me Kadri Halimin të cilët kishin përjetuar kalvarin e Goli Otokut, në vitet 1952-54, ndërsa në vitin 1960 themelojnë Lëvizjen atdhetare e antipushtuese jugosllavo-serbe “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare nën Jugosllavi me Shqipërinë.” Ku shtëpia e Babë Beqirit në Suharekë që nga viti 1987 ishte bërë bazë e shum atdhetarëve që vepronin kundër robërisë shqiptare.Disa here kanë qenë tek Unë, Ruzhdi Sramati me shok, Riza Vata me shok, Xhevat Kabashi, me shok Salaudin Braha me shok, Sadik Halitja, Ibrahim Shala, prof Bajram Kurti, Azem Syla me shok,e njeri nga ata ka qenë edhe Ahmet Haxhiu tani i ndjerë, Ali Aliu me shok, Ali e Rexhë Mema tani të ndjerë, Zeqir Gërvalla, Qerim Pllana, Begzat Baliu, Mentor Kaçi, Fatos Aliu, Hazir e Naim Shala, Afrim Morina, Prof.Mr.Halil Alidema, Bashkim Hoxha, Idriz Qeriqi, Ramiz Qeriqi, Bajram Bekteshi,dhe shumë të tjer që u kërkoj falje që nuk ua përmenda emrin.Ku unë me familje u përkushtuam tërësisht në valën e luftës për liri dhe bashkim kombëtar.Nuk mund në këtë intervistë të mos i përmend dy komandant të Njësiteve Guerile që vepronin në kuadër të Lëvizjes sonë Guerile:

Alush Nezir Kryeziu, dëshmorë i kombit shqiptar, u lind më 19.10.1959 në fshatin Pagarush komuna e Malishevës, në shërbim të UÇK-së në brigadën 28 -128; është kyqur nga data, 30.12.1991; më 19. 04. 1992, në krye të detyrës nga pritat e patrullës serbe në Prizren në lagjen “Ortakoll” bie heroikisht duke e paguar veten Komandanti i njësitit gueril ”Zjarri 003” Alush Kryeziu. Kjo rrugë organizative e qëndresës aktive pa dyshim se ishte e vështirë dhe duheshin sakrifica të mëdha, porse nuk kishte se si bëhej ndryshe: Liria pa gjak nuk fitohej. Këtë kushtrim e kishte dhënë pushka e lirisë së Tahir e Nebih Mehës, nga Prekazi i përflakur, nga ku kombit shqiptar i bëhej e ditur se me jugosllavo-Serbinë nuk ka zgjidhje tjetër përpos luftës çlirimtare. Kjo tashmë ishte bërë moto për Alushin dhe shokët e tij që po vepronin në këtë drejtim.

Besim Adem Nrecaj, dëshmor i kombit shqiptar u lind më 10.10.1956 në fshatin Maqitevë të komunës së Therandës, në shërbim të UÇK-së ka qenë nga data, 30.12.1991 në Brigadën 28 – 128 të UÇk-së; bie heroikisht në altarin e lirisë më datë 03.05.1995 në Malsi të Re. Komandanti i njësitit gueril “Zjarri 002” Besim Ndreca, duke mos pranuar dorëzimin e armës, në vendin e tij të punës në Shirok, komandantit të milicisë serbe famëkeqit Dragan Shoshkiq, Besimi i bie plumbë ballit duke i thënë se vetëm kështu shqiptari e dorëzon armën o biri shkinës, mëpastaj epilogu i kësaj ngjarje rezulton me vrasjen e dy oficereve e disa ushtarëve ushtarako-policor në Malësi të Re, kështu duke paguar veten shumfish me armë në dorë si kushtrimtar i lirisë!


-Kur jeni kycur ne UCK?

Në këtë pyetje në vend të fjalëve po ju jap dokumentin faktik të kyçjes sime në shërbim të UÇK-së shkruan data 30.12.1991.- 19.09.1999.Me përjashtim të një gabimi në dokument ku shkruan shef i - S1,është gabim me që funksioni im në këtë sherbim ka qenë Z.kom i brig.128 të UÇK-së


- Ju keni luftuar ne Zonen e Pahtrikut apo...?

Po.Përpjekjet çlirimtare te një grupi shokësh nga Komiteti Kombëtar Shqiptar Për Bashkimin e Trojeve Shqiptare, të cilët kishin bashkuar idealet e larta patriotike e njerëzore për ta luftuar pushtuesin serbo-jugosllav që mbanin të pushtuara tokat shqiptare, arriti qellimin, më 28 nëntor 1987 në fshatin Nashec të Prizrenit në vatrën bujare të një atdhetari, vendosi formimin e Shtabit politiko-ushtarak me ç’rast u formua brigada – 28-të. Kjo date do të jetë simbol i mëvonshëm Brigadas 128- të Ushreisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut.


Komandanti i Brigadës 128 Ruzhdi Saramati dhe Zëvëndës Komandanti Avdi Ibrahimi gjatë luftumive frontale në Gorozhup 25 Maj 1999.

Brigada 28 - 128 e Zonës Operative të Pashtrikut më 24 maj 1999, me urdhër të SHP të UÇK’së, të Drejtorisë Politike të UÇK-së Hashim Thaqi dhe Ministrit të Mbrojtjes Azem Sylan, në kuadër të operacionit "SHIGJETA", në Gorozhup e Pashtrik të Hasit theu kufirin shqiptaro - shqiptar duke sulmuar forcat pushtuese serbo – malazeze dhe, mercenare ruse. Në këto beteja të zhvilluara në Pashtrik, Brigada 128 si pjesë e këtij operacioni, ia doli me sukses, që pasë një lufte heroike ta thyejë përfundimisht kufirin dhe okupatorit serb t’i shkaktojë dëme të konsiderueshme në njerëz e teknikë ushtarake.

Ja çka shkruante me 26 maj të vitit 1999, për këtë ditë luftimi komunikata e Sh.P.të UÇK-së:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Shtabi i Përgjithshëm

Komunikatë operative nr. 79 e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Prishtinë, 26 maj (Kosovapress)

“…Operacioni sulmues "Shigjeta" filloi sot, me 26 maj 1999, në ora 04.00 dhe po zhvillohet me sukses. Deri në orët e mesditës së ditës së sotme forcat e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë nën kontrollë malin Pashtrik dhe pjerrësitë veriore të tij, fshatin Milaj, kanë asgjësuar disa posta kufitare dhe po vazhdojnë luftimet për pastrimin e gjithë brezit kufitar me Shqipërinë, duke mësyer gjithnjë e më në thellsi të territorit të
Kosovës. Si rrjedhojë e luftimeve të deritashme, armikut i janë vrarë 20 ushtarë dhe i janë kapur robë dy të tjerë, përveç teknikë dhe armatim të shumtë të dalë jashtë luftimit. Nga forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka një të vrarë dhe dy të plagosur. Operacioni vazhdon.”

SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM
AGIM ÇEKU


Zëvendës komandanti i brigades 128 të UÇK-së Avdi Ibrahimi me bashkëluftëtar-e 26 Maj 1999 në Gorozhup

Para syve na shfaqet heroizmi i guerilasve tanë, Alush Kryeziu e Besim Ndreca, beteja e Pashtrikut e përplot beteja gjithandej Kosovës, që shembën Jugosllavinë e tretë të ashtuquajturën Serbi. Dëshmorët e kombit e në këtë rast 15 dëshmorët e betejave të Pashtrikut u flijuan që shqiptarët të mos kenë më halle e plagë, që askush të mos jetoj me ethet e frikës e me të burgosur politik, ata lanë një amanet: S’ka më të shtrenjtë se liria dhe bashkimi i tokave shqiptare në Shqipërinë Natyrale. Ata dëshmorët e kombit ngjallën në çdo stinë të vitit. Ata janë këtu në atdhe me flakadanët e lirisë ndër duar.

Rëndësia e planit operativ “SHIGJETA”të hartuar nga Q.P.K. dhe SH.P. i UÇK-së,e cila është realizuar me sukses dhe vulosi fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në fushbetejat e këtij operacioni nga brigada 28 – 128 “Lidhja Shqiptare” e cila operoi me 4 batalione luftareke, dhe 1 bateri të artilerisë e komanduar nga komandanti Ruzhdi Saramati.

- A mund te na pershkruani luften?

Po.Më 24 maj të vitit 1999 shtabi i brigadës 128 caktoi drejtimet e sulmit në kuadër të operacionit “Shigjeta”, në Pashtrik.Forcat ushtarake dhe paramilitare serbe porsa hetuan që trupat tona kaluan në sulm, hapen zjarr të dendur me tërë arsenalin ushtarak që posedonin, artileria e rëndë dhe mitralozet villnin nga tytat e tyre zjarr e hekur për ta ndalur sulmin tone, me gjithë rezistencën që bënte armiku, ai detyrohej t’i leshoj pozicionet dhe të marrë tatpjetën brigjeve dhe pyjeve në drejtim të fshatrave të Pashtrikut. Në pozicionet e tyre lane mjaft të vrarë e të plagosur. Nga 26 maji deri me 13 qershor ranë në altarin e lirisë 15 dëshmor këta luftëtarët trima të lirisë emrin e tyre e lanë të shkruajtur, në “Fenikset e Lirisë”, por edhe në mendjet dhe në zemrat e një kombi të tërë. Për çka edhe historikisht është vërtetuar se dëshmorët janë margaritar dhe krenaria e kombit. Beteja e Gorozhupit-Pashtrikut, do të mbahet mend dhe mbetet në faqet më të ndritura të historisë për faktin se është thyer miti i pathyeshmërisë së kufirit shqiptaro-shqiptarë.

Më kujtohen betejat e ashpra ku gjithçka rreth e rrotull skuqej nga flakët e armëve të lloj-llojta, zjarri i bombave, predhave e gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe të plagosurve nga radhet tona. Ata qe njihnin artin e luftës, ajo ishte e vështirë sidomos për ne që luftonim në terren gati të zhveshur të Hasit, kjo vështirësi kërkonte heroizëm, durimin e urisë, lodhjen, etjen. Aty nga mesdita Aeroplan “Mig – 21”, të armikut, bombarduan caqet tona, atë ditë të 31 majit. Mes këtyre gjëmimeve bombarduese qëndronte e s’tundej nga llogoret, brigade 128. Qielli ishte me re, fryente një erë e lehtë, toka përvëlonte nga zjarri i luftës. Artileria serbe hapi zjarre të forta, sulmi me tanke, me huavica 32 tytëshe, topa e minahedhës goditnin pa ndalur pozicionet tona. Luftëtrët e lirisë, suleshin të tërbuar drej llogoreve të armikut, hidhnin granata, qëllonin me kundërtanke, topa pa dridhje e minahedhës të artilerëve tanë të komnduar nga komandanti Sali Saramati. Beteja ishte tepër e ashpër e pabarabartë si në numër të forcave ushtarake e poashtu edhe të teknikës luftarake. Ushtria serbe kishte aktivizuar forca të mëdha ushtarake, të ndihmuar nga paramilitar e mercenar rus, grek, bullgar, e nga vende tjera të botës dhe posedonte teknik moderne luftarake. Forcat tona të UÇK-së ishim të pakt në numër dhe posedonim teknik luftarake të këmbësorisë. Rrëbeshit të armikut luftëtarët e brigades iu përgjigjen me luftë të vendosur. Fusha e betejes u shndërrua në erë baroti e djegie.....


**********

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...