Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/02/26

Leonora Jakupi -‘Nuk do të ndalem kurrë’ ,më këngën burimore shqipe!



Kënga dhe videoklipi “Ky është fundi” trajton temën e dashurisë, por jo të Leonora Jakupit, e cila thotë se i pëlqeu teksti, por shton se ai nuk ka të bëjë me jetën e saj private.
Jemi mësuar që këngëtaren Leonora Jakupi ta shohim gjithnjë me paraqitje të reja, me këngë dhe videoklipe të ndryshme. Ajo sapo ka lansuar në treg singëllin më të ri të quajtur “Ky është fundi”. Këngës Leonora ia ka realizuar edhe videoklipin, i cili po vazhdon të shfaqet në ekranet tona televizive. Për më shumë rreth këtij projekti, flet për media Primodaona e muzikës shqiptare Leonora Jakupi.




Një ndër këngëtaret më të njohura, bukura dhe preferuara në trojet shqiptare. Karriera e Leonorës ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin "Zëri i Drenicës". Kënga e parë ishte "Dallëndyshe bukuroshe". Ka marr pjesë edhe në festivale të tjera si për shembull Festivali në Radio Televizionin Shqiptar. Albumet e Leonorës përmbajnë muzikë të rrymave të ndryshme. Albumet e fundit përmbajnë këngë pop të inspiruar nga muzika turke.Ndër kënget më të njohura dhe të dashura të Leonorës është ”A vritet pafajësia”. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.


 Leonora ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës. Pas luftës Leonora u shpërngul nga Skenderaj dhe u vendos në Prishtinë, ku edhe banon sot me nënën, motrën dhe vëllanë.Në vitin 2002 Leonora u" rrah "nga kolegeja e saj Adelina Ismajli. Leonora e denoncoi në polici Adelinën, por prokuroria vendosi që ta hedh poshtë çështjen.


Konflikti fizik mes Leonorës dhe Adelinës edhe u politizua; gazeta "Epoka e Re", e afërt me PDK, vendosi që ti besonte versionit të Leonorës për atë se çka kishte ndodhur, ndërsa gazeta "Bota Sot", e afërt me LDK bëri vendim të kundërt, i besoi versionit të Adelina Ismajlit.


Në programin ”Përrall me tupan” në Radio Televizionin e Kosovës më datën 01. shkurt 2007 Leonora Jakupi deklaroi se do të mund të pajtohej me Adelina Ismajlin, vetëm nëse ajo i kërkon Leonorës falje publikisht.Disa herë në intervista është ankuar se Ministria për Kulturë e Kosovës po bën pak për mbrojtën e të drejtave autoriale të këngëtarëve nga Kosova, dhe luftimin e piraterisë. Ka marr pjesë disa herë në koncerte humanitare/ bamirëse, si në koncertin për grumbullimin e mjeteve financiare për lirimin e Fatmir Limaj.

Picture of Leonora Jakupi

Ne vitin 2010 Leonora Jakupi ne video fest fitoi qmimin staylingu me i mir,ajo këtë qmim ia dedikoi stilistit njëkohsisht shokut te saj Valdrin Sahitit.

Leonora ne vitin 2010 realizoi klipin e këngës `I harruar`.


Picture of Leonora Jakupi

Poashtu ajo mori pjese edhe ne programin festiv te RTK-se me nje humor te pergatitur nga aktori Fatmir Spahiu ku moren pjese edhe kengetaret si MC Kresha,Genta Ismajli dhe NRG Band.

Intervistën e parë   ajo  e dha për "Kosovarën" dhe "Spektrin" . Autor i intervistës  ishte Flori Bruqi .Intervista u zhvillua  në zyrët e Agjencionit ''Ylberi" në Mitorvicë ,pronar i së cilës ishte z.Ylber Durmishi,veprimtar dhe menagjer i shumë festivaleve kombëtare (Kosovë dhe Shqipëri).


Picture of Leonora Jakupi

Leonora qe ne fillim te vitit 2011 del me nje kenge tjeter `Koha s`na fal` te ciles i beri edhe nje klip te punuar na Image production dhe si zakonisht per veshjen e Leonores u perkujdes Valdrin Sahiti ndersa per grimin Sellma.

Leonora Jakupi-Primadonë e muzikës shqipe!


Emri i saj tash e njëzet vjet është emri më i përmendur në skenën tonë. Shumë këngë, klipe e koncerte kanë bërë që Leonora Jakupi të jetë njëra ndër këngëtaret më të dashura të estradës. E sot, derisa ka njoftuar për një tjetër projekt të ri, këngëtarja për Tribuna ka treguar se kjo baladë është vetëm një nismë e shumë projekteve në këtë 20 vjetor karrierë artistike



Është padyshim njëra ndër emrat më të suksesshëm të skenës sonë. E ky sukses padyshim se është pjesë e punës së palodhshme e të rejave të njëpasnjëshme që publiku gjithmonë i ka mirëpritur. Bëhet fjalë për Leonora Jakupin e cila krahas angazhimeve të shumta aktuale, ka treguar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.


“Sapo kam përfunduar incizimin e një këngë. Është një baladë të cilën e kam punuar me Aida Barakun e Armend Rexhepagiqin dhe shumë shpejt do të jetë në duart e publikut”, ka thënë Leonora e cila ka dashur që titulli i këngës e imtësitë rreth saj të mbeten befasi për publikun. Ndërkaq ka treguar se klipin për këtë baladë do të filloj ta xhiroj javën e ardhshme, këngëtarja e dashur e shumë shqiptarëve ka njoftuar se po punon fort që ky krijim të jetë në nivelin e duhur artistik. “Po kënga do të jetë e plotësuar edhe me klip. Javën e ardhme filloj me xhirimet e klipit për ët cilin do të bashkëpunoj me ‘Max Producion’”.

‘Nuk do të ndalem kurrë’,më këngën burimore shqipe!

Për më tepër këngëtarja ka theksuar se gjatë këtij viti ka plane të mëdha përmes së cilave do të jetë më aktive në skenë. “Do të ketë shumë këngë e projekte të reja nga unë për këtë vit. Por për këto do të flasim kur të vijë koha”.


Këngëtarja këtë vit mbush 20 vjet jetë në skenë. E ndonëse dy dekada punë e suksese nuk mund të anashkalohen, këngëtarja ka në plan të shënojë këtë ditë. “Sigurisht që do ta shënoj 20 vjetorin e karrierës sime. Por që tani për tani ende nuk kam vendosur si do ta festoj këtë ditë”.
“Kanë qenë vite me plot bukuri e sakrificë. Janë gjithë ato vjet dhe normal që duhet shumë punë, shumë mund e shumë vullnet. Por nuk mund të mohoj që këto 20 vjet në skenë janë vjetët më të bukura të jetës sime”, ka shtuar ajo.


Pyetjes se a premton që edhe 20 vjet tjera ajo do të jetë e freskët dhe pranë publiku, këngëtarja me buzëqeshje është përgjigjur. “Jo vetëm edhe 20 tjera por edhe 40 do të jem me publikun. Vetëm shpresoj që Zoti të më falë shëndetin e unë punën nuk do e ndali kurrë”.

Flori Bruqi.

2014/02/25

Përkujtim për mosharrim : Foqion Postoli (1889-1927)


Foqion Postoli (1889-1927) ishte shkrimtar dhe atdhetar shqiptar.


Lindi në Korçë, dhe në Korçë mori mësimet e para. Në faqet e gazetës “Dielli” botoi si nënfletë romanet “Për mbrojtjen e Atdheut” (1919) dhe “Lulja e Kujtimit” (1922) etj, të cilat më vonë u botuan si libra më vete.Vdiq më 2 tetor të vitit 1927.

Veprimtaria letrare, politike dhe shoqërore e Foqion Postolit u zhvillua gjatë viteve të fundit të Rilindjes dhe periudhës së pavarësisë tonë kombëtare. Kjo ishte periudha e ngritjes më të madhe që pati lëvizja jonë kombëtare dhe përfundoi me pavarësinë e vendit më 1912.Por kjo ngritje u shoqërua edhe me rënie te menjëhershme që erdhi si pasojë e ndërhyrjeve të huaja dhe luftërave botërore. Edhe pse jetoi në periudha të ndryshme të historisë në vepra shkrimtari pasqyroi idetë e rilindësve tanë, siç ishin dashuria për atdheun, urrejtja e madhe për pushtuesit otomanë, dhe krenaria për historinë e vendit. Autori në librat e tij është frymëzuar nga temat aktuale të asaj kohe.

Lulja e kujtimit

Lulja e kujtimit

Ne romanin tij "Lulja e Kujtimit" përshkruhen ngjarjet që i përkasin periudhës së përpjekjeve që bëheshin n'ato kohë për t’u çliruar nga zgjedha turke dhe influenca e propagandës greke, e cila ishte ishte një pengese serioze për lëvizjen tone kombëtare. Ne këtë roman popullor, gërshetohen konfliktet personale me ato shoqërore e politike, ku epërsinë e marrin kurdoherë këta të fundit. Ngjarjet e romanit zhvillohen në një ambient tregtar, qe është verbuar nga propaganda greke. Subjekti i romanit është i thjështë : djali i ri Dhimitri, që punon si kryeshërbëtor në dyqanin e Z. Kristo, dashuron vajzën e tij të vetme, Olimbine, e cila edhe ajo e do Dhimitrin me gjithë shpirt, ndonëse ai është i varfër.Zoti Kristo, duke përparuar në tregti, sjell nga Greqia një sekretar, Nikon, për të drejtuar tregtinë e tij. Nikua fiton me dinakëri simpatinë e Z. Kristo, dhe ky, duke mos e njohur fytyrën e vërtete të Nikos, arrin deri sa t’i propozoje atij për ta bëre dhëndër. Olimbia, kur e merr vesh këtë gjë protestonon energjikisht dhe i thotë t’et pa drojtje se ajo e dashuron Dhimitrin. Z. Kristo, që nuk mund të pajtohet me këtë mendim, harton bashke me Nikon planin për ta larguar Dhimitrin nga Korça duke e dorëzuar në duart e qeverisë turke si njeri kryengritës dhe që kishte marëdhënie me shqiptarët jashtë Shqipërisë.

Dhimitri, i paralajmëruar nga Olimbia, largohet nga Korça, dhe niset për në Manastir ku njihte mjaft kryengritës. Mirëpo ishte një natë e egër dimri dhe Dhimitrit i del një tufë ujqërish, të cilët ja shqyejnë kalin ; ai vete mezi shpëton gjallë me ndihmen e kryengritësve të asaj anë që vepronin atje. Në këtë kohë në Korçe përhapet lajmi se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit.

Front Cover


 Kur e merr vesh Olimbia këtë gjë dëshpërohet aq shumë sa luan mendsh dhe mbetet ashtu gjashtëmbëdhjetë muaj, deri sa një dite "Lulja e Kujtimit", që ja kish falur Dhimitri i cili e kishte marrë nga nëna e tij që ja kishte sjellë burri (babai i Dhimitrit) nga Egjipti, i ngjall asaj kujtimet e së kaluarës dhe e sjell në vete. Pas dy vjetësh Dhimitrin e gjejmë përsëri në rrethet e Korçës. Këtu ai vepron në krye të lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë si e kish urdhëruar qendra e kryengritësve. Kur po vepronte në rrethet e Korçës. Dhimitri mundi të shpëtonte nga kthetrat e Nikos, i cili bënte plane djallëzore për t'ja grabitur pasurinë e Kristos dhe për ta detyruar me forcë Olimbinë të bëhej gruaja e tij. Mirëpo Dhimitri planet e Nikos i ndaloi pasi u kthye ne shtëpine e tij. Pas këtyre ndodhive gjithashtu Dhimitri dhe Olimbia u martuan dhe të gjithë u gëzuan. edhe Z.kristo u gëzua për të dy dhe i tha Dhimitrit : "Që nesër e tutje unë nuk kam të bëj më me dyqanin tim; në duart e tua të mbetet shtëpia ime tregtare se unë u plaka dhe ju na shpëtuat nga vdekja dhe ç'nderimi.".


Kozeta, tra frutta e scrittura


kozetaNome: Kozeta
Cognome: Nushi Alikaj
Età: 39 anni
Professione: commerciante, scrittrice e traduttrice
Paese d’origine: Albania
In Italia dal: 2003
Stato civile: coniugata
Sogno: pubblicare presto il mio primo libro in italiano

Vorrei che anche l’Italia, che nel passato ha fatto del male all’Albania, appoggiasse il suo ingresso nella Comunità Europea. Invece i greci, che credono di essere ortodossi, sono criminali e devono essere i primi a uscire dalla Comunità. Così afferma Kozeta Nushi Alikaj, trentanovenne albanese da dieci anni in Italia, nelnegozio di frutta e verdura in via Aquileia 14/A a Brescia, che gestisce insieme al marito Besnik.
Emerge subito, dalle parole che sceglie e dagli argomenti su cui si sofferma, il suo interesse per la politica, il suo impegno: Nella politica albanese, ma anche in quella mondiale, tutti parlano con parole brutte che dovrebbero sparire dal vocabolario; il popolo non è ignorante, è solo stufo, gli fanno male le orecchie. Io credo che i migliori siano pochi e si tengano in disparte, mentre vorrei che diventassero loro responsabili per la missione che Dio gli ha dato. Kozeta, nata a Valona, il porto principale dell’Albania, ma cresciuta a Fitore ècristiana ortodossa, ma preferisce essere definita semplicemente figlia di Dio. Prosegue con la voce commossa: Penso che Dio ha sacrificato l’Albania come ha sacrificato suo figlio Gesù Cristo. Siamo piccoli, ma siamo forti, anche se per cinquecento anni siamo stati schiacciati. Siamo pochi, ma siamo come le gocce dell’oceano. Voglio che anche le donne si interessino di politica e che il mondo migliori, che ci lasciamo indietro le cattiverie per iniziare una vita nuova per i nostri bambini: sono loro l’unica eredità che lasciamo.
Due figli di sette e quattro anni, Kozeta ha alle spalle una vita ricca di studi e interessi: una laurea in lingue (inglese e russo), alcune traduzioni importanti (grazie al sostegno del mio carissimo professore Eshref Ymeri, ho tradotto Dostoevskij, che era un autore proibito in Albania, e scrittori norvegesi dal russo) e sette anni di insegnamento in vari ordini di scuola, dalle elementari fino alle superiori: È stata un’esperienza splendida – racconta – soprattutto con i bambini, che sono degli angeli, non mettono mai in dubbio la parola della maestra e regalano le emozioni più forti. Anche con i liceali è stato bello, li invitavo a portare avanti i loro sogni e ancora adesso mi mandano lettere. La mia passione mi rendeva felice.

Poi il cambiamento con il matrimonio e l’immediato trasferimento in Italia, dove ha iniziato una vita nuova come sposa: sono venuta qui per amore di mio marito Besnik, che abitava già a Brescia… Lui è un artista dentro di sé, un angelo quotidiano, con un’anima pulita e non conservatrice, mi appoggia nelle mie passioni. La più grande di Kozeta è sicuramente la scrittura – prima un desiderio, adesso che ho scoperto l’impegno politico, anche una missione – a cui si dedica non solo in albanese, pubblicando su diversi siti, ma pure in italiano, grazie al supporto di Carlo Salvadori, che l’aiuta con la lingua, e di sua moglie Marina. I due sono da tempo clienti, ora anche cari amici; d’altronde, il rapporto umano è l’aspetto che a Kozeta piace di più del suo lavoroIo e mio marito abbiamo aperto il negozio quattro anni fa e sta andando sempre meglio: la gente è contenta per la qualità e il prezzo della frutta e verdura, ma anche per l’umanità che trovano qui dentro.

Dell’Italia ama soprattutto la mente aperta e nel tempo libero, oltre a scrivere, gioca con i suoi figli e guarda insieme a loro Peppa Pig. Le difficoltà più grandi che ha incontrato in Italia sono state apprendere la lingua e orientarsi nelle strade, ma anche il cambiamento del cibo: Qui in Italia comunque mi trovo molto bene – precisa – e sono riuscita a superare la timidezza grazie ai miei figli. Ho preso la cittadinanza italiana il 16 dicembre e lì mi è stato detto di continuare a coltivare in famiglia la nostra lingua e cultura: i miei figlicresceranno poliglotti e questo sarà un valore per loro e una ricchezza anche per l’Italia.
Kozeta, che sogna di pubblicare prestissimo il suo primo libro in italiano (“Una vita rimasta sogno” è il titolo che ha già scelto) non ha dubbi: Mi sento albanese e italiana, lo sento nel cuore e nel sangue. Non penso al mio futuro, per il momento mi trovo bene qua e non mi manca niente dell’Albania: sono in contatto con tante persone, ho creato un bel ponte. Anzi, sono settimane che mi viene da cantare dalla felicità!
http://www.gruppo2009.it/kozeta-tra-frutta-e-scrittura/

Kush është Profesor Dr.Bardhosh Gaçe ?

Skeda:Bardhosh Gace - Grafike nga Ndini Bardhi.jpg

Profesor Bardhosh Gaçe lindi në qytetin e Vlorës më 5 mars 1953 nga babai veteriner Shefit Gaçe dhe nga nëna edukatore, Raime. Patën zbritur nga fshati Tërbaç në vitin 1929, pas rrënimit të tij nga një tërmet i fuqishëm që goditi ato anë në prag të Krishtlindjeve të po atij viti, i mbiquajtur “ Tërmeti Jonik “. Ky tërmet rrafshoi Dukatin duke arritur deri në Tepelenë. Arsimin parauniversitar i riu Gaçe e mbaroi në vendlindje me rezultate të shkëlqyera, ashtu siç përfundoi edhe Universitetin e Tiranës, fakultetin e Histori – Filologjisë, dega gjuhë – letërsi Shqipe më 1977. Pas këtij viti mësuesi Bardhosh Gaçe do të emërohej në Veriun e Shqipërisë, Kukës e Tropojë, në ato vende ku baladat, legjendat, epet, kanuni i malsisë ( Lekë Dukagjinit ) u trazuan në shpirtin e tij energjik me baladat, legjendat, epet, kanunin e Labërisë. Dhe pse jepte mësim, Bardhosh Gaçe asnjëherë nuk e ndërpreu të mësuarin e vetvetes. Tmerrësisht e tërhoqi etnofolklori. Kjo bëri që edhe temën e doktoraturës ta mbronte me "Etnokultura e labërisë". Në vitin 1992 fitoi dhe u shpall "Doktor i Shkencave Gjuhësore – Letrare Shqiptare". Titullin Profesor e mori në vitin 2009. Ka vite që lektoron etnofolklorin, letërsinë Fëminore, letërsinë e Vjetër Shqipe, letërsinë Arbëreshe, letërsinë e Rilindjes, letërsinë Moderne Shqipe në Universitetin Teknik “Ismail Qemali“ Vlorë.




*****

Himarë, në shpellën e Spilesë, ku u ndesh Odiseu me Ciklopin



Në Shpellën e Spilesë në të dalë të Himarës gjatë kthimit të vet për në Itakë personazhi homerik Odiseu u ndesh me Ciklopin. Arkeologë italianë P.Markone dhe Ugolini në fillim dhe në fund të viteve 1920 e kanë përcaktuar si vendi ku u përballën personazhet homerikë. “Të dy eksploratorët e përfshinë Shpellën e Spilesë edhe në një guidë të asaj kohe”, tregon historinai vlonjat Prof. Dr Bardhosh Gaçe, ndërsa shkojmë drejt shpellës, që për fat të keq, e pamirëmbajtur, mbetet e panjohur ende nga turistët.

Shpella prehistorike me një jetë të provuar pothuajse 3000 vjeçare, në të dalë të Himarës së Re dhe 70 km në jug të Vlorës, ka emërtuar edhe lagjen Spile, vetem pak metra larg detit. Por identiteti, hershmëria dhe vlerat e jashtëzakonshme historike të Shpellës së Spilesë kanë mbetur në një errësirë pothuajse të plotë, pavarësisht se banorët e përmendin atë shpesh në bisedat e tyre.



Hyrja e shpellës, një vend i harruar


Edhe pse vetëm pak metra larg rrugës shumë afër qendrës së qytetit, Shpella e Spilesë nuk të krijon aspak përshtypjen e një mjedisi prehistorik me vlerat dhe trajtimin që duhet të ketë një objekt i tillë, i përmenduar nga Homeri dhe dhjetra studjues dhe historianë. Sheshi i vogël që e ndan nga rruga është mbuluar me gurë dhe gjithfarë mbetjesh të tjera, ndërsa hyrja është e zënë me një rrjetë teli dhe disa listela hekurash të ndryshkur.

Historiani vlonjat, Prof.Dr.Bardhosh Gaçe, thotë se dikur, në hyrje të shpellës u vendos një pllakë e thjeshtë e cila përcaktonte se, ajo shpallej nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Monument Kulturor, Natyror Prehistorik”. Por, kjo pllakë nuk është më.

Tentativat e disa personave për të ndërtuar para saj një lokal, apo hotel (!) e zhdukën edhe këtë provë konkrete të hershmërisë dhe vlerave të jashtëzakonshme historike të Shpellës së Spilesë.

Për të hyrë brenda mjedisit të saj duhet të largojmë dy prej listelave të hekurta dhe të depërtojmë mes disa shkurreve, duke u kujdesur të mos gërvishtemi, ndërsa era e pakëndshme myshku dhe mbetjesh të tjera organike nga njerëz të papërgjegjshëm janë ngacmimi i parë që marrim në këtë mjedis.

Është një hapësirë e konsiderueshme shpella që në këtë pjesë të dukshme, arrin një lartësi deri në 2-3 metra. Në dysheme, spikat myshku dhe në tavan e në faqet anësore, lagështia. Brenda saj ndesh edhe stalakmitet e stalaktitet, të formuara në shekuj si një dukuri natyrore tipike për shpella prehistorike.

Pikat e ujit, që vijnë nga lart, e plotësojnë paksa këtë mjedis, që krijon ndjesinë e ngjarjeve zhvilluar brenda tij. Pasi merr një gjerësi të plotë dhe në formë vezake, shpella vjen duke u ngushtuar dhe në fund të pjesës së dukshme dhe të ndriçuar të saj, krijon një “xhep”, një si lloj kthine, që të pengon të ecësh më tej.

“Pas kësaj vjen pjesa tjetër dhe kryesore e shpellës, e cila shkon deri në një thellësi prej 1500 metrash”, thotë Gaçe, që na shoqëron në këtë “udhëtim prehistorik”.

Për të vazhduar rrugëtimin brenda saj, na mungojnë mjetet e ndriçimit dhe sigurisë, që në këto raste janë të nevojshme. Gaçe tregon se, dikur, në fund të viteve 1980-të së bashku me një grup të Akademisë së Shkencave e eksploruan shpellën deri në fund, ku u gjetën edhe prova të jetës më shumë se 7 shekullore përpara Krishtit.



Në 1987, Shpella e Spilesë merr statusin “Monument Kulture, Natyror Prehistorik

Në vitin 1987, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, i dha kësaj shpelle statusin “Monument Kulture, Natyror Prehistorik”. “Ishte një vendim me nismën e prof. Aleks Budës”, thotë Gaçe.

Në hyrje të shpellës u vendos edhe një pllakë. Por, vetëm kaq. Vlerat e jashtëzakonshme historike të shpellës së Spilesë mbetën brenda tisit të harresës. Askush nuk u kujtua më për të.

“Pas viteve 1990-të, njerëz të papërgjegjshëm u munduan ta zhduknin edhe gjurmën e fundit të kësaj shpelle, hyrjen e saj, duke ndërtuar një objekt shërbimi, që do të ishte goditje ndaj vlerave tona”, thotë prof.Gaçe. Por, fatmirësisht, më pas ky objekt u shemb.

Shpella e Spilesë nuk është promovuar aspak për vlerat që mbart dhe që do t’a bënin një objekt me rëndësi të jashtëzakonshme në fushën e resurseve kulturore, historike në funksion të turizmit. “Nuk ka askund tjetër një objekt të tillë, me një vlerë të shumëfishtë prehistorike, e përshkruar nga Homeri për protagonizmin e personazheve të antikitetit”, thotë prof.Gaçe.



Shpella e Spilesë, në veprat e më shumë se 17 studiuesve të huaj dhe shqiptarë

Teksa kthehej fitimtar nga lufta e Trojës në udhëtimin e vet drejt Itakës, Odiseu, një nga protagonistët e kësaj lufte, u ndal këtu në këtë shpellë, ku zhvilloi përballjen e famshme me Ciklopin, banorin e saj.

Prof.Dr. Bardhosh Gaçe, thotë se për identitetin e kësaj shpelle, si vendi real ku u zhvilluan këto ngjarje, kanë shkruar të paktën 17 studiues të huaj dhe shqiptarë. Përmend Rilindasit tanë, mes të cilëve, Jeronim De Radën, që e përshkruan të plotë Shpellën e Spilesë, në “Kimerën e dikurshme”.

“Pas tij, janë eksploratorët arkeologë të njohur, P.Markone në fillim të viteve 1920 dhe Ugolini në fund të viteve 1920, që në përshkrimet e tyre e përcaktojnë identitetin e shpellës si vendi ku u përballën personazhet homerikë”, thotë Gaçe.



“Këta dy eksploratorë e përfshinë Shpellën e Spilesë edhe në një guidë të asaj kohe”, tregon Gaçe, që shton krahas këtij fakti edhe vetë Homerin, i cili, sipas tij, e përshkruan qartë shpellën si vendi ku u ndeshën dy personazhet e tij, Odiseu dhe Ciklopi, në “brigjet e Kimerës”(Himara e sotme).

Historiani vlonjat veçon dhe aktorin e famshëm me origjinë shqiptare, Bekim Fehmiu, që luajti rolin e Uliksit në filmin “Odiseu” .

“Ishte një studiues i pasionuar i historisë. Në studimin që kishte bërë, duke u nisur nga autorë të ndryshëm të antikitetit, mes të cilëve edhe Homeri, kishte arritur në përfundimin se Shpella e Spilesë ishte pikërisht vendi ku ishin ndeshur Odiseu me Ciklopin. Këtë Bekim Fehmiu m’a deklaroi gjatë vizitës në fund të muajit gusht 2006 në Shpellën e Spilesë, ku donte të kishte një kujtim, një fotografi nga shpella me një histori thuajse 3000 vjeçare”, thotë Prof.Dr.Bardhosh Gaçe.


******

Bardhosh Gaçe ose krenaria estetike letrare shqiptarë




Vitet të mësojnë shumë, por ditët nuk e dinë këtë.

Prof. dr. Bardhosh Gaçe është një nga njerëzit shqiptarë më me personalitet, më me integritet. Krenar, i urt, i pa fjalë. Ai, funksionon ndryshe kontekstit, koherencës së degjeneruar ku fjala njeri dhe njeriu i vërtetë po gjenden rrallë e më rrallë, si fatkeqësi e këtyre trojeve ballkanike, europiane, që siç thotë një miku im: Gjasa “ Njeri “ po zhduket, pasoj varfërish dhe do të vijë një çast, “ Njeri “ do të jepet si titull nderi nga presidentët e vendeve të ndryshme në mbarë botën. S’do mend, ky do të ishte formati shembull i një poeti misionar të letërsisë fëminore pa kufij, i një profesori, i një studimtari, i një njeriu, njeri. Tejet shoqëror dhe pse me titullin e fituar me mund e punë shkencore: profesor dhe doktor i shkencave gjuhësore letrare. Shumë e duan dhe e respektojnë mendimin e tij kritik, letrar, pedagogjik, historik . Ai që nuk e di se në ç’fushë ka studiuar dhe është lauruar prof. dr. Gaçe, gjatë oratorive, ligjërimeve fonore dhe libërore, mund ta ngatërrojë atë me një historian, gjeograf, arkeolog, antropolog, publicist, monograf, etnograf etj.

Është një nga intelektualët më të blasfemuar të Vlorës, ku historia dhe trimëria gjendet me shumicë, më shumë se e shpërdoruar, më shumë se e pikëpyetur, më shumë se e rrënuar, më shumë se e ringritur. Sikur, vetëm kështu funksionon ditë - nata në këtë qytet jugor bregdetar Shqiptar. Ku kanë ndodhur ngjarje decisive dhe determinante për fatin e këtij kombi ballkanik me emrin kuptimplot Shqipëri, ndoshta nga më të jetuarit në botë. Terramendas ai rrebelon dhe orienton dritë në këtë histori - trimëri – letërsi e cila është më e vjetër se Homeri dhe e konsumuar keqas, Dikush thotë se Gaçe i ngjanë një katamarani me dosierë e libra, që lëviz nëpër oqeanin e jetës së shqiptarëve të jugut të Shqipërisë toske me emrin Vlorë, ku gjuha shqipe është mbështetur themelisht për t’u njehësuar si gjuhë standarte letrare, ashtu siç ndodhi me atë të Firences në Itali, me atë të Provansës në Francë.

Emri i profesor doktor Bardhosh Gaçes është më se i njohur në trojet kombëtare shqiptare dhe diasporë. Ai ka dy vizione në një të vetëm. Është i një vlertë si nga pamja shkencore dhe nga pamja fizike ( për të afërmit, miqtë ). E kam njohur para disa dekadash si krijues poet kompetent të traditës dhe modernes, me vlera estetike të pa diskutuara në letërsinë fëminore shqiptare. Biograf, kritik, studionjës i zellshëm dhe pedant. Si patriark misionar i kishës autoqefale letrare shqiptare, prof. dr. Gaçe ka dekada që po rrit dhe edukon një brez të tërë të rinjësh, me ndjenjën hyjnore të njohjes dhe dashurisë për gjuhën meme, letrat e saj, historinë. Ashtu siç dashuronte Jezu Krishti i Nazaretit aramaishten. Dhe ky nuk është një trill eseistik, është e vërtetë e prekëshme.

Veprimtaria e prof. Bardhosh Gaçes në fushën e mendimit pedagogjik është një tjetër pasuri e madhe edukonjës në duart e studentëve vlonjatë. Shkrimet e tij të shumta me vlera edukative kombëtare e bëjnë atë edhe më të nderuar edhe më të dashur shoqërisht.


Jeta e tij

Profesor Bardhosh Gaçe lindi në Ujë të Ftohtë, në një nga lagjet më të bukura të qytetit të Vlorës atje ku është dhe “ Bel vedere “, më 5 mars 1953 nga babai veteriner Shefit Gaçe dhe nga nëna edukatore, Raime. Patën zbritur nga fshati Tërbaç në vitin 1929, pas rrënimit të tij nga një tërmet i fuqishëm që goditi ato anë në prag të Krishtlindjeve të po atij viti, i mbiquajtur “ Tërmeti Jonik “. Ky tërmet rrafshoi Dukatin duke arritur deri në Tepelenë.
Arsimin parauniversitar i riu Gaçe e mbaroi në vendlindje me rezultate të shkëlqyera, ashtu siç përfundoi edhe Universitetin e Tiranës, fakultetin e Histori – Filologjisë, dega gjuhë – letërsi Shqipe më1977.
Pas këtij viti mësuesi Bardhosh Gaçe do të emërohej në Veriun e Shqipërisë, Kukës e Tropojë, në ato vende ku baladat, legjendat, epet, kanuni i malsisë ( Lekë Dukagjinit ) u trazuan në shpirtin e tij energjik me baladat, legjendat, epet, kanunin e Labërisë. Emërimi i padëshiruar u ndodhte diplomantëve pa miq në dikastere. Kishte shumë syresh nga Jugu që plotësonin vendet vakante të lloj – lloj specialiteteve në malësi. Duhej të kalonin vite që “ dikush “ të kujtohej për kthimin e tyre në vendlindje. Ndodhte që disa
të “ mbetnin “ andej përgjithmonë. Dhe pse jepte mësim, Bardhosh Gaçe asnjëherë nuk e ndërpreu të mësuarin e vetvetes. Tmerrësisht e tërhoqi etnofolklori. Kjo bëri që edhe temën e doktoraturës ta mbronte me “ Etnokultura e labërisë. “ Në vitin 1992 fitoi dhe u shpall “ Doktor i Shkencave Gjuhësore – Letrare Shqiptare ). Titullin Profesor e mori në vitin 2009. Jo pak për një studiues dhe krijues si Bardhosh Gaçe!
Ka vite që lektoron etnofolklorin, letërsinë Fëminore, letërsinë e Vjetër Shqipe, letërsinë Arbëreshe, letërsinë e Rilindjes, letërsinë Moderne Shqipe në Universitetin Teknik “ Ismail Qemali “ Vlorë. Dikur në një anketë kam shkruar se është fat që ky institucion me përmasa perëndimore, më sakt amerikane të dijes ( falë reformave që realizoi rektor i shquar prof. dr. Tanush Shaska ) ka një standard si prof. dr. Bardhosh Gaçe!

“ Në kopështin e ëndrrave “ vjersha

Ishte botuar më parë në Kanada i përkthyer në anglisht nga albanologu i mirënjohur, gjermaniku nga Ejfeli me banim në Kanada, prof. dr. Robert Elsie.

Në vitin 2009 nën botimin e “ Triptik “ Vlorë u vu në qarkullim në shqip për fëmijët shqiptarë. Ka 77 faqe dhe mbi 200 personazhe fabulik. Në libër janë 53 poezi dhe 54 ilustrime. Librin e shoqërojnë “ Dy fjalë… “ të autorit, “ Një zë i vaçant në letërsinë për fëmijë “ mendime të prof. Bedri Dedes, “ Në kopështin e metaforave të poetit për fëmijë Bardhosh Gaçe “ kritikë nga Lirim Deda dhe mendimi i prof. Agim Deva në ballinën mbyllëse. “ Në kopështin e ëndrrave “ është titull i arsyes gaçiane. Kjo fjali sipas gjuhës shqipe nënkupton një botthë të lumtur që vogëlushët e përjetojnë vetëm në ëndrra që më pas nuk e arrijnë kurrë në realitetin ditësor të rritjes. Por le të jetë kështu, kur njerëzit ëndërrojnë ( fëmijët ) janë më afër së mirës dhe shumë larg të ligës. E për arsye bota ( jeta ) bëhet edhe më e bukur. Sepse siç një filozof, ëndërrat nuk janë veçse dëshira të pa realizuara. Sidoqoftë, është lexuesi i vogël ai që do ta besoj këtë të vërtetë paspërjetimi leximor.
Profesori më kishte treguar më parë për këtë libër, e kishte dërguar në shyp dhe priste me padurim daljen e tij. Pas vonesave të njohura të botimeve tona, më në fund, ai pa dritën e botimit… Dhe ai vrapoi në Fier të ma dhuronte. U ulëm ku ulemi zakonisht te lokal “ Martini “ ngjitur me stacionin e vjetër të hekurudhës, atje ku edhe prof. Gaçe ka patur zyrën kur ishte drejtor e drejtonte punimet për ndërtimin e po kësaj hekurudhe Fier – Vlorë dikur nga vitet ’70.



Ndodh ky “ rit “ sa herë ai përmeson Fierin nga Vlora, Tirana, Durrësi, Shkodra, Kosova, Maqedonia, etj.. Telefonatën e pikëpjekjes ma dërgoi miku ynë i përbashkët, fotografi i talentuar i fotografisë artistike, pjesëmarrësi shëmbull në mijëra tavolina arti, Gëzim Hamonikaj. Dhe shkova. U përshëndetëm e në çast i dhashë profesorit një esse për mjeshtrin tjetër të letërsisë fëminore shqiptare prof Agim Devën. Ai më falenderoi dhe pas një pauze të mbushur me lotë ( poeti dhe prof. Deva ka vdekur në vitin 2009 dhe në ditën e vdekjes i madhi poet, prof. Vinca i shkroi me lotë një poezi, të cilën ma nisi me e – mail po atë natë ) më tha: Prit! Pas pak do ta takosh Agim Devën. Unë u shtanga. Shikova prof. në sy. Ai, përsi vazhdoi si njoftimin e tij. Profesor, Agimi ka vdekur. Vdiq vjet, profesor - i thashë.

Nuk foli. Ndenji pak dhe i kërkoi Gëzimit: Të lutem Gëzim, shko tek makina dhe merrë një libër!... Koha kaloi shpejt. Gëzimi erdhi. Unë po rrija si i shushatur. Ai e mori librin dhe pasi i shënoi dedikasën m’a dha. E marrë dhe e falenderoj duke i uruar suksese. Po e kundroja në ballinë, e hapa brenda… dhe kur e mbylla në ballinën e mbrapëme pashë në fund të mendimit kritik emrin e Agim Devës… U ngrita… U ripërqafuam… ndenjëm gjat.
Tani, këtë libër e kam unë dhe mijëra si unë. E lexoj unë dhe mijëra si unë… Pak, pak… më rikthen në fëmijëri.

Libri është i ilustruar nga mjeshtri Kosta Raka. Thua sikur këto vjersha të sinqerta dhe plotë dritë shpirtërore do të ishin anemike pa personazhet e vizatuara me aq realizëm nga mjeshtri i sipërpërmendur.
Të gjithë e dimë se letërsia fëminore është letërsi misionare…

Poetika e librit

Në poezinë fëminore të Gaçes imagjinata artistike ( estetike ) dhe bota vocërrake janë pasojë dhe njëkohe, shkak. Ato rrjedhin nga këngët, vjershat, rrëfenjat me kodin që është gjuha e shenjtë e një “ pike Shqipërie “, dege, fije bari, bregu, vale, shkume, shpelle, pylli, zogu, ylberi, kroji, vjeshte, dimri, fluturimi etj.
“ Fjeta me hënën “ metaforizon poeti në poezinë “ Ç ’thotë Besmiri? “ tek libri poetik
“ Në kopështin e ëndrrave “ A nuk është një intrigë e bukur futuriste kjo metaforë fëminore, ngritur mbi një strukturë aktanciale poetike, ku lexuesi i vogël identifikon dhe pse me koshiencë të pa formësuar, disa aktantë brenda një vjershe, të vënë brenda një roli ?! A nuk është një gjasë ireale, naïve dhe e sinqertë kjo semantikë?! Këta “ individë “ me identitet natyror, kozmogonik, tokësor, parafytyrativë që lidhin gjëndjen poetike me gjendjen emocionale fëminore, duke krijuar një shtrat të rritjes, fotonikisht të pa ndotur nga akustika rrethonjëse e cila shpesh në ambjentin fëminor shqiptar, është e pisët ose lë shumë për të dëshiruar. Leximi i këtij libri vjershëror i cili në të vërtetë përfaqëson botën e brendëshme të poetit Gaçe “ ende fëmijë, por mjeshtër i oratorisë dhe retorikës “ është një sprovë metafizike ku mekanizmat ligjërimor poetikë vendosen në funksion të vetvetes, që më pas po ky lexues, ta interpretojë. Aktiviteti bashkëveprues nis me fillesën mekanike gjenerative tekstuale, duke formuar një strukturë të re, një kod të ri, një kuptim të ri me psikomoral të ri.

Dhe këtë funksion të limituar poeti Gaçe ia ka funksionuar metaforës.

“ Qumësht të bëhet lumi! “ kërkon në poezinë “ Dua… “ duke vazhduar: “ … në dasmën e bukur/ të së mirës teze/ fustanin t’ia thur/ dielli me rreze/ “

Nuk ka imagjinatë poetike më fëminore se: “ Ylli rrobaqepës/ i qep rroba hënës/ me gjilpërat rreze/ si ajo e nënës/ “

Duke qënë pedant i poezisë klasike të rimuar, poeti siellë e risiellë mrekulli melodramike.
Ja, njëra prej tyre.

“ Midis reve bredh ngadalë/ hënë e heshtur si flori/ duket porsi varkë mbi valë/ del e fshihet përsëri/ “
Mbyllja e poezisë bëhet më e fuqishme dhe pse autori e tradhëton rimën ab, ab duke respektuar më shumë ritmin dhe muzikalitetin e saj. “ Në qytet vogëlushët flenë/ ëndrra plotë… era po frynë/ mbase në ëndrrat e tyre/ hënë e artë del e hynë!…

Edukimi atdhetar i gjeneratës së re për poetin Gaçe, është fillesa e ligjërimit, demarkacioni i ndarjes etnore në globalizmin edukativ. Revokimi i së shkuarës baladeske, me një temperament ligjërimi fin dhe me një metaforë masive, mbart ndoshta më shumë emocin si tek balda për trimin Gjergj Elez Alia. Është gjeneracioni autorial ai që e ngre dhe e bënë ende të vlerëshëm këtë mitizëm të së kaluarës ilire. I ra fati poemthit “ Gjyshja dhe mbesa “ të na e “ rrëfente “ këtë eklips impulsive:

“ … dhe fisi i zogjve s’u tremb/ dhjetë vjet me bajlozin luftoi/ me sqepët shpata mbi shkëmb/ qëndroi trimërisht dhe fitoi/.

Unë dua dhe besoj se poeti Gaçe operon me parapoetikën. Rrallë shkrimtarë dhe poetë e përjetojnë një shkëmbim të tillë cerebral. Ky, është ndoshta edhe precedenti estetik i Bardhosh Gaçes!
Në morinë e vargjeve të poetit në fjalë shquajmë 6, 8, 10 dhe12 rrokëshin. Strofat janë pothuajse katër vargëshe dhe rrallë si poezia “ Lejlekët “, “ Në ditëlindjen e Vivianës “,
“ Letër gjyshit prej mërgimit “, “ Poetja e vogël Liri “ shfaqen me distik. Tre vargëshi përdoret rrallë për të mos thënë fare nga autori. Figurat e mendimit dhe ato të diksionit, janë një tjetër prioritet. Metafora, figura më e përdorur sot në botën letrare, si përbërëse monolite e poezisë së tij është befasia mrekullonjëse.
Vlen të shtohet gjithashtu se e gjithë vepra e prof. Gaçes shoqërohet nga një poetikë e veçantë.

Stili

Edhe ky poet i trevës leksikore të jugut shqiptar, ikën nga gjuha e zakonëshme duke tingëlluar me një zë krejt të vetin e me një ngjyrë krejt origjinale. Bota tematike, artistike zbulohet në sytë e të vegjëlve por edhe të rriturve ( kur kemi të bëjmë me vepër studimore ) në mënyrë të thjeshtë, në mënyrë paradoksale. Forma gjuhësore stilistike e kumtimit vjen fjalë pas fjale, varg pas vargu, rresht pas rreshti në mënyrë bindëse në të gjithë krijimtarinë e Gaçes, bile, edhe atje ku ai është thjesht ndërhyrës, duke shkaktuar efekte.
Ashtu siç shpërthyhen gjatë organizimit parësor dhe dytësor akseset letrare, po me të njëjtën forcë shfaqet e përcillet ndër lexues edhe ngjyrimi subjektiv i cili shprehet nga marrdhënia vetiake e autorit me objektin, komunikuesin.

Është një nga fonditorët më efikas të letërsisë shqiptare për fëmijë.


Vepra

Vepra e prof. dr Bardhosh Gaçes ndahet
* Vepra me krijimtari të mirëfilltë estetike letrare
poezi fëminore
eseistikë
publicistikë

* Vepra studimore
studime etnokulturore ( albanologji )
monografi
antologji
lektura

- Himara në shekuj
- Lëvizja kombëtare në Vlorë, 1878-1912
- Hamza Isai : një jetë në shërbim të Kombit-- : monografi
- Sali Hallkokondi dhe "Historia e Shqipërisë së re" : monografi
- Ata që Shpallën Pavarësinë Kombëtare
- Rapsodi Xhemil Veli Duka : [monografi
- Flamuri dhe Ismail Qemali : në këngë e rrëfime popullore
- Xha Selimi i Bratajt
- Kënga popullore e Selim Hasanit
- Lëvizja kombëtare në Vlorë : 1878 - 1912 1
- Gugatin pëllumbat mbi prishtinë : vjersha
- Osman Haxhiu : monografi
- Pse gezohet keti i vogel : Vjersha
- Lumi im S'fle gjume : Vjersha
- Konferenca shkencore Vlora në rrjedhat e kohës
- Ali Asllani në kujtimet dhe studimet letrare
- Nga epistolari i Ibrahim Shytit nëVlorë
- Naim Frashëri si frymëzim i kulturës kombëtare shqiptarë etj.

Por ajo që mbart vlera shumëfishe, shumëshpirtëshe është antologjia poetike “Shtëpia e detit dhe e diellit” e përgatitur nga prof. Gaçe, botim i Shtëpisë Botuese Toena, Tiranë kushtuar Vlorës, me 338 faqe. Përmbledh në gjirin e vet vetëm një pjesë të vjershërimit të thurur prej poetëve tanë më në zë A. Z. Çajupi, Asdreni, Lasgush Poradeci, si dhe ajo e poetëve vlonjatë: Ali Asllani, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Fatos Arapi, Hiqmet Meçaj, Irfan Bregu, apo poetëve të tjerë të shquar si Nonda Bulka, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Vorea Ujko, Agim Shehu, Ibrahim Gani, Ndoc Papleka, të cilët kanë ngritur këngën e tyre duke e quajtur Vlorën një Atdhe poetik të lirisë dhe dashurisë shqiptare.

Kjo përmbledhje poetike nën titullin “ Shtëpia e diellit dhe e detit ” u botua me rastin e 70 - vjetorit të themelimit të bibliotekës publike “ Shefqet Musaraj ”, si një kujtesë poetike për traditat, kulturën dhe frymëzimin e këtij qyteti magjepsës në brigjet e detit.( Petraq Kote poet, prozator, esseist,Vlorë, Shkurt 2010).

*****




SEBEPI - VENDBANIMI I LASHTE NE SIUJDHESEN E SAZANIT





Nga Prof. Dr. Bardhosh Gace

Shumekujt i ka rene ne sy duke qendruar ne brigjet e Vlores, se tej ne horizont shfaqet mes kaltersise ishulli i Sazanit, i cili ne mugetirat e jetes qendron si nje kala shkembore mbi dallget e Adriatikut.
Me historine e Sazanit, Karaburunit dhe brigjet e Vlores eshte e lidhur ngushte jeta e banoreve te kesaj treve, e cila deshmohet qysh ne kohet ilirike. Emri i ketij ishulli Sason, permendet nga mjaft dijetare te botes antike si: Skylapsi, Polybi, Luciami, Plini e Ptolemeu.

Ishulli i Sazanit me siperfaqe 5.5 km ndodhet 17 km larg portit detar (Skeles) se Vlores. Qysh ne shekullin e VI para Krishtit ai shenohet nga mjaft gjeografe greke dhe romake me emrin Sason. Nje kohe te gjate ai ishte nen zoterimin e Venedikut, por ne shekullin e XV me pushtimin e vendit tone prej osmaneve, u pushtua prej tyre. Qysh ne regjistrimet osmane 1431 e kohe me pare, ne maredheniet tregetare e kancelarike, ne ishullin e Sazanit ngre krye nje vendbanim i vecante me emrin Sebep. Ky vendbanim permendet edhe nga kronikani turk Abdu Ali Evrenozi rreth vitit 1658, si edhe ne kohen e zoterimit te Pashait te Janines, Ali pashe Tepelena.

Fshati Sebep ne ishullin e Sazanit, ne vitin 1780 zoteronte rreth 47 shtepi, si dhe kishen e Shen Kollit, ne brigjet lindore te tij.

Banoret e fshatit ishin detare te zote, ata kishin maredhenie tregetare me Brindisin, Venecian, Triesten, Dubrovnikun, Spanjen, Francen, Egjiptin, Malten, Ulqinin, Himaren, Vloren dhe Durresin. Flota detare e Sebepit, ne vitin 1802 perbehej nga 34 anije. per riparimin dhe ndertimin e tyre, ne gjirin e Shen Kollit ishte ngritur edhe nje kantier anijesh.

Ne fshatin Sebep, ne kishen e Shen Kollit, ne vitet 1765-1792 sherbente prifti Dhimiter Nota, ose sic deshmohet ne kronikat e kohes, Papa Dhimitri., i cili kishte kryer shkollen fetare ne Spanje.

Po ne Spanje u shkollua per prift edhe i biri, Peter Nota, i cili ne vitin 1796, ne moshen 20- vjecare zevendesoi te atin, i cili ishte plagosur ne nje beteje te detareve te Sazanit me saracenet, kur udhetonin nga Brindisi per ne brigjet e ishullit. Papa Dhimitri ishte nje personalitet i njohur, i kishes shqiptare, sipas Niko Dupit, ne Narte, Papa Dhimitri kishte lidhje te ngushte me kishen e Palermos ne Itali dhe prej arberesheve praktikonte meshen shqip ne Kishen e Shen Kollit sipas riteve bizantine.

Familja Nota ne fshatin Sebep te Sazanit, qysh ne shekullin e XVII kishte patur miqesi te ngushta me familjen Vlora, si dhe me mjaft te tjere ne Dukat, Kanine, Berat, Vlore dhe Fier. Nje miqesi te vecante papa Dhimitri e me pas dy bijte e tij, Petrua e Mehilli, paten edhe me Ismail Pashe Vloren dhe Ibrahim Pashe Vloren. Thuhet se, sa here Ibrahim Pashe Vlora shkonte ne ishullin e Sazanit, rrinte me jave te tera duke gjuajtur kafshe te egra, sorkadhe, dhi e lepuj ne pyjet e ishullit.

Ne fillim te shekullit XIX, Ali Pashe Tepelena nisi te ushtronte pushtetin e vet edhe ne krahinat e vetqeverisura si Himara, Suli, Laberia e gjer ne ishullin e Sazanit. Ekspeditat e Pashait te Janines ndeshen ne rezistencen e banoreve te Himares dhe te ishullit te Sazanit. Papa Dhimitri me te birin, Pap Petron udhetuan per ne qender te Sanxhakbeut ne Berat, se bashku me pese perfaqesues nga paria e fshatit Sebep dhe kerkuan ndihmen e Sanxhakbeut, Ibrahim Pashe Vlora. Qendresa e banoreve te Sebepit zgjati 8-9 muaj, por zemerimi i Pashait te Janines beri qe ta rrafshonte kete vendbanim te lashte. Niko Dupi ne kujtesen e tij shkruan: "Pas luftimeve te fshatareve te Sebepit ne Sazan me ushtaret e Ali Pashe Tepelenes, 13 familje u internuan ne Salahore te Greqise. Midis tyre ishte edhe prifti Papa Dhimitri me familjen, i cili vdiq ne Salahore tre mote me pas. Atje u internua edhe i biri, Papa Petroja, i cili u kap nga ushtaret e pashait ne fshatin Ramice, ku shoqeronte Ibrahim Pashe Vloren..."

Shkretimin dhe rrafshimin e ishullit te Sazanit dhe sidomos te fshatit Sebep ne kete siujdhese e deshmon edhe studiuesi italian Antonio Baldaci ne vepren e vet "Intinerari Albanesi 1982-1902", botuar ne Rome ne faqet e se ciles ai nenvizon: "Thuhet se, kur piratet e Ali Pashe Tepelenes shkaterruan fshatin Sebep ne bregumn e Sazanit, te arratisurit gjeten strehim ne lagunen e Vlores, sidomos ne manastirin e Zvernecit, ku formuan ato pak fshatra, duke ruajtur fene dhe gjuhen e baballareve te vet..."

Edhe historiani grek P. Arvantinoi, ne librin e tij "Pershkrimi i Epirit" jep mjaft te dhena per popullimin e ketij vendbanimi me banoret qe erdhen aty nga ishulli i Sazanit, te cilet punonin atje si detare dhe mjeshter te nxjerrjes se kripes..."

Sipas ketij historiografi, ne historine e meparshme te fshatit Sebep ne ishullin e Sazanit, pershkruhen mjaft beteja te banoreve vendas me piratet e detit qe vinin aty nga brigjet e Dubrovnikut, Spanjes, Afrikes dhe vendeve te tjera te Mesdheut. Edhe studiuesi austriak Karl Pac ne vepren e vet, botuar ne Vjene ne vitin 1904, pohon faktin se: "Zverneci eshte populluar me banoret e ardhur nga ishulli i Sazanit ne ujrat Adriatike..."

Kur Petro Nota u kthye nga internimi ne Salahor ne vitin 1823, familjen e vet dhe banoret e ishullit i gjeti te vendosur ne kodren Plake buze detit ne Zvernec, ku kishin krijuar edhe nje mol te vogel (Sqele) me 18 barka peshkimi. Perballe ketij fshati qendronte ishulli i vogel i Manastirit te Shen Merise. Ne kete vend, ne kohet tona, arkeologet kane zbuluar edhe rrenojat e nje vendbanimi te hershem antik.

Thuhet se Petro Nota u morr me peshkim, nje nga toponimet ne afersi te Manastirit gjer vone eshte thirrur me emrin Kepi i Petros dhe Dajlani i Petros. Ne vitet 1830-1848 krahas gjuetise se peshkut ne dajlan ai u caktua nga sanxhaku i Beratit si "Mydyr i Kripes", duke drejtuar 156 punetore nga Zverneci, Narta, Panajaja e Skrofotina, qe punonin ne kriporen e Zvernecit.

Pas shpalljes se Tanzimatit nga Porta e Larte ne vitin 1845, ne sanxhakun e Beratit Mytesarif u emerua Hysen Pashe Vrioni, i clili mori masa te rrepta, duke carmatosur popullsine, shtimin e taksave dhe marrjen e djemve ushtare (nizame). Ne keto kushte ne Myzeqene e Vlores, Laberi, Mallakaster e krahina te tjera, per ter kundershtuar Porten e Larte, u ndermor kryengritja kunder zbatimit me dhune te reformave. Ne qershor te vitit 1847, Petro Nota mori pjese ne kuvendin e Mesaplikut, se bashku me perfaqesues te tjere nga Myzeqeja dhe Topalltija, ne mbeshtetje te kesaj kryengritje fshatare kunder pushtuesve. Petro Nota se bashku me kapedane te tjere nga Myzeqeja moren pjese ne luftimet kunder forcave turke ne Mallakaster dhe ne Berat. Ne rrethimin e kalase se Beratit ai u plagos rende nga nje cifel mortaje duke humbur njerin krah. Duke folur per kete kryengritje, Sami Frasheri ve ne dukje se, "kjo kryengritje kerkoi bashkimin e gjithe trojeve shqiptare ne nje Shqiperi autonome..."

Pas kesaj kryengritjeje, Petro Nota dhe familja e tij u vendos ne lagjen Vrenez te Vlores. Megjithate, ai ende zoteronte dajlanin e Jangjecit. Ne kete dajlan ende ndodheshin rrenojat e kalase se Jangjecit, qe sic thone udhepershkruesit Evlija Celebi, Pier Reiz dhe Karl Paci, ishte rrenuar qysh me 1531 prej Sulltan Sulejmanit dhe me gurret e saj ishte ndertuar kalaja e Vlores. Ne keto kohe, Petro Nota u kthye ne bektashi dhe njerit prej djemve te tij ia vuri emrin Abdullah Nota. Sipas Niko Dupit nga Narta "Abdullai kishte kryer shkollen e mesme bujqesore ne Kajro, merrej me vreshtari, ullishta, peme, kultivimin e orizit, por edhe me rritjen e peshkut ne Dajlan te Zvernecit. Abdullai ishte i nipi i Papa Notes dhe kur familja e tij u vendos ne Vrenez te Vlores, ai u kthye ne bektashi dhe ka ndihmuar teqene e Kuzum Babait..."

Emrin e Abdullah Notes e ndeshim edhe ne dokumentet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, si nje nga veprimtaret e saj dhe mbeshtetes te atdhetarit Mustafa Pashe Vlora. Krahas mbledhjeve e takimeve ne Vlore per realizimin e programit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, mori pjese edhe ne takimet e kuvendet qe u zhvilluan nga Mustafa Pashe Vlora ne Laberi (gjate vizites qe Abdyl Frasheri dhe Mustafa Pashe Vlora zhvilluan ne Mesaplik, Vranisht, Himare), ne Kuvendin e Gjirokastres 1880, ne Kuvendin e prevezes etj. Duke vene ne dukje veprimtarine kombetare te Abdullah Notes ne krah te Mustafa Pashe Vlores dhe Abdyl Frasherit, si edhe bashkpunimin e tij me atdhetaret e asaj kohe ne Himare e Laberi si: Odhise Kasneci,Sulejman Aliko, Veli Duka, Beqir Hallko, Musa Bedo, Xhemil bej Vlora etj, Niko Dupi ne kujtimet e tij shenon: "Prej Nako Qirkos ne Narte kam mesuar se, Abdullah Nota ishte ai, qe me nje grup vlonjatesh shoqeronin Abdyl Frasherin ne udhetimet e tij nga Vlora ne Fier. Ato kohe kishte dale lumi i Vjoses dhe duke kapercyer lumin e rrembyer, u mbyt shoqeruesi i Abdyl Frasherit. Abdullahu e kapi prej rripi te mesit Abdyl Beun dhe e nxuar ne bregun perballe".

Sic ve ne dukje edhe nenkonsulli i Austro-Hungarise ne Vlore, Kalcavara, ne relacionet e tij derguar Vjenes me 1878-1881, ne qytetin e Vlores dhe krahinat e saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, gjeti nje nga vatrat me te zjarrta kombetare, pasi rreth Mustafa Pashe Vlores, nenkryetarit te kesaj Lidhjeje qendronin mjaft luftetare te shquar popullore nga Vlora, Dukati, Himara, Lumi i Vlores, Kurveleshi e treva te tjera. Midis tyre ishte edhe Abdullah Nota, i cili shpresonte ne realizimin e Autonomise se Shqiperise...

Mjaft te dhena e rrefime tregojne se Abdullah Nota, Musa Bodo Dukati, si dhe Xhafer bej Vlora, disa here kishin udhetuar me porosi te Mustafa Pashe Vlores ne Prizren dhe ne Diber ku ishin takuar me kreret e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit: Zija Prishtinen e Iljaz Pashe Dibren, per te bashkevepruar ne realizimin e programit te Lidhjes. Udhetime te tilla Abdullah Nota e Bedri Bodua kishin bere edhe ne teqene Fushe-Krujes te Baba Hyseni, si dhe te Dervish bej Arbana ne Arbane te Tiranes, te cilet ishin si qendra te nderlidhjes se atdhetareve te jugut me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.

Ne maj 1880, Abdullah Nota se bashku me Sulejman Alikon dhe Musa Bodo Dukatin shkuan ne Janine dhe ne Gjirokaster, ku pritej te vinte Abdyl Frasheri dhe udheheqes te tjere te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit nga viset jugore te vendit dhe Cameria, per te kuvenduar "per te realizuar bashkimin e trojeve te tyre ne nje vilajet te vetem".

Ate dite u lind edhe djali i tij, Ibrahim Abdullahu. Ne shenimet e veta historike, Niko Dupi ve ne dukje se: "Kur lindi Ibrahimi, babai i tij Abdullahu ndodhej ne Janine dhe ne Preveze me Abdyl Frasherin, pasi ai ishte nje nga mbeshtetesit kryesore te Mustafa pashe Vlores dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Pas rrenies se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1881, Abdullah Nota, Musa Bodo dhe mjaft atdhetare te tjere u arrestuan dhe u internuan se bashku me Nazif Frasherin dhe Vejsel Prevezen ne Stamboll e me pas ne Alep, ku qendroi pese vjet.

(Përgatitit për Floripress:Flori Bruqi)

DY FJALË PËR ZONJËN FOTINI THANO



AUTORE: KOZETA NUSHI -ALIKAJ

“ M’u desh në jetë të kaloja shumë stuhi, shumë dimra të acartë...Po kuptova se pas çdo stuhie lind dielli dhe pas çdo dimri vjen pranvera. Kjo që unë po jetoj tani është pranvera ime...” – shkruan Zonja Fotini Thano, që gjithë kohën ka sfiduar shumë dallgë, shumë rrebeshe dhe si shqiponjë e vetme ka rritur 9 fëmijët e saj duke i ushqyer me dashuri për atdheun, për kulturën, për librat, për arsimin, duke pasur fatin e mirë t’i shohë të gjithë të shkolluar dhe me aktivitetet e tyre private.

Është 78 vjeçe dhe përdor internetin, facebook-un. Ecën në një hap me kohën dhe s’ka bir nëne që ta ndal dhe ta kthej mbrapsht, pasi energjia e saj është aq e madhe saqë shemb edhe malet.

Më ka bërë shumë përshtypje libri i saj i parë, i shkruar në moshën 75 vjeçe dhe që titullohet: “KOPSHTI I PRANVERËS ... KUJTIME NGA JETA”.

E lexova këtë libër të mrekullueshëm, plot me ndjenjë, plot me forcë, shumë dinamik, shumë bindës në vërtetësinë e jetës, e lexova brenda natës, pasi ditën që e mora në dorë isha e rrethuar me shumë miq dashamirës, që ngritën shumë dolli për nder të Zonjës Fotini dhe librit të saj, duke blerë trëndafila të kuq, në shenjë nderimi, pa i kursyer komplimentet e tyre për shembullin që zonja Fotini jep për gjith bashkëmoshatarët e saj. Shumë zotohen ta mbushin jetën e tyre me kujtime nga jeta, duke u lënë pas fëmijëve dhe nipërve të tyre një dhuratë shumë të çmuar.

Disa prej tyre arrijnë vërtet të shkruajnë kujtime të mrekullueshme që të lënë pa fjalë.

Mua si person libri i titulluar: “KOPSHTI I PRANVERËS” , më bëri aq shumë përshtypje, saqë mora zotimin se në një të ardhme të afërt, do t’ia besoj një mikut tim regjizor për ta bërë film. Mirëpo më parë duhet ta përkthej në italisht, pasi në Shqipëri s’njoh asnjë që mund të më ndihmojë për t’ia arritur këtij qëllimi.

Mbi të gjitha, plus librit më bën përshtypje parathënia e tij, e shkruar nga Prof.Dr.Bardhosh Gaçe, një personalitet shumë i njohur për qytetin e Vlorës.

Kjo parathënie më pëlqen deri në atë farë shkalle saqë më bën pak xheloze. Edhe pse xhelozia nënë e bijë lind natyrshëm, ndjehem krenare për suksesin e arritur nga mamaja ime, edhe pse për momentin më duket se më sfidon.

 Duke i lënë mënjanë vogëlsirat e momentit, bashkë me bashkëshortin tim dhe fëmijët e mi i dhurojmë si shpërblim mamasë sime, vjehrrës së burrit tim dhe gjyshes shembullore të fëmijëve të mi pushime të mrekullueshme në DISNAY LAND PARIS, duke e respektuar edhe më shumë si shkrimtare.

Pa u ndalur shumë tek pushimet tona, ku djali im i vogël ÇEZARE(CESARE), merr duartrokitjet e para të përzemërta nga shumë turistë, me këngën e kompozuar, krijuar dhe kënduar nga ai :”Mami im” po ju bëj të njohur parathënien e shkruar nga Prof.Dr. Bardhosh Gaçe, për librin e Zonjës Fotini: - “KOPSHTI I PRANVERËS”

DY FJALË

Duke shfletuar rrëfimin dramatik të Fotini Thanos, jeta e saj, si Vjosa e harbuar nëpër brigje, shkumëzon për t’i rrëfyer kohës sonë dhe brezave të rinj fatin e saj në shoqërinë shqiptare të shekullit XX..

 Ligjërimi i saj shpirtëror nuk është gjë tjetër veçse Bibla e heshtur shqiptare, e cila përcjell natyrshëm dhimbjet, brengat e gëzimet e jetës së një gruaje stoike, për të mbajtur përherë ndezur zjarrin e saj të dashurisë në familje.

Jeta dhe fati i Fotini Thanos është pjesë e pandarë e jetës shqiptare, duke filluar që nga vitet e Luftës së Dytë Botërore e gjer në kohët tona moderne, kur ajo, nga Vlora dhe Fitorja, udhëton nëpër hapësirat e emigracionit evropian pas fëmijëve, nipërve e mbesave. Mbi të gjitha, ajo, tashmë si gjyshe e urtë dhe e mençur, me fjalën e saj dritësore, di të rrëfejë me një mjeshtëri kalvarin e jetës së saj dhe përherë përcjell optimizmin e vet për të ngadhënyer mbi dramat e jetës e për të krijuar lumturinë e familjarëve.

Faqet e këtyre kujtimeve i ka shkruar shpirti i saj i bardhë e fisnikëria e saj, të cilat zbërthejnë natyrshëm ndonjë ngjarje, bëma e aspekte, që herë –herë të drithërojnë për botën e tyre emocionale, duke përcjellë një ligjërim të ngrohtë narrativ.

Mbi të gjitha, kujtimet e Fotini Thanos janë edhe një dëshmi e jetës shqiptare të kohës, nëpërmjet tyre mësojmë edhe vitalitetin e gruas shqiptare nëpër dallgët e ashpra të jetës.

Prof.Dr. Bardhosh Gaçe

2014/02/24

Tërmetet politike mes Kievit dhe Moskës me prapavijë shumëshekullore



Prof.dr. Eshref Ymeri



Pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët?

Ukraina dhe Rusia kanë një histori të përbashkët të kahershme. Prandaj jo më kot Kievi shpesh herë quhet si “nëna e qyteteve ruse” dhe vlerësohet si djepi i qytetërimit ortodoks sllavianolindor. Rusia Kieviane (ky shtet kështu është quajtur në Evropën Lindore në shekujt e mesjetës) konsiderohet prej të dy vendeve si pararendësja e tyre historike.
Pas dyndjes tataromongole drejt Rusisë Kieviane në vitet 1237-1242, fatet e popullit rus dhe të popullit ukrainas u ndanë nga njëri-tjetri. Sundimi tataromongol vazhdoi dy shekuj me radhë. Në Rusinë verilindore ky sundim vazhdoi deri në vitin 1480, ndërkohë që në tokat e tjera kjo zgjedhë u hoq qafe në shek. XIV, pas fitores së trupave ruse të udhëhequra nga Dmitri Donskoj në betejën e Fushës Kulikovo të vitit 1389.
Ngjarjet tragjike të ditëve të fundit në Kiev, të shoqëruara me shumë viktima dhe të plagosur, e kanë zanafillën te mosnënshkrimi i Marrëveshjes së Asocimit me Bashkimin Evropian prej Presidentit Janukoviç në nëntorin e vitit të kaluar dhe te kthimi i timonit drejt Moskës në çështjet e tregtisë. Por, në të vërtetë, mosnënshkrimi i marrëveshjes në fjalë shërbeu thjesht si pretekst për shpërthimin e krizë politike.
Marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës kanë një parahistori të gjatë, e cila është shoqëruar me mjaft ngjarje të rënda që kanë lënë gjurmë të thella në vetëdijen kombëtare të popullit ukrainas. Unë kam një informacion të pasur për natyrën e këtyre marrëdhënieve, të cilat kanë kaluar nëpër një spirale tragjike. Por në këto shënime nuk dëshiroj të shfletoj informacionet personale nga burime të mirfillta ukrainase, në mënyrë që të mos i lë shteg vetes të bëj vlerësime që ndokujt mund t’i tingëllojnë si subjektive.
Prandaj e quajta me vend t’u drejtohem ca shënimeve mjaft interesante të një analisti ukrainas, i cili, duke u mbështetur mbi fakte historike, hedh mjaft dritë mbi arsyet e vërteta se pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët:
“Kohët e fundit, rusët gjithmonë e më shpesh po ankohen për faktin se nëpër faqet e internetit po përplasen me shfaqjet e një urrejtjeje “të pakuptueshme” nga ana e “vëllezërve” ukrainas. Se, demek, ngado që hedhin sytë në faqet e internetit, ata gjithandej lexojnë pikërisht sharjet dhe ofendimet e këtyre “vëllezërve”. Se, që ta merrni vesh, më herët, rusët ushqenin një simpati të madhe ndaj ukrainasve (se gati secili në fisin e vet e ka një të afërm ukrainas), kurse tani pyesin veten në hutim e sipër:
“Cila është arsyeja që ukrainasit na urrejnë kaq shumë?”
I dëgjova sa i dëgjova një copë herë të mirë të gjitha ankesat e tyre, të shoqëruara me lot, dhe pastaj i dhash karar që t’ua shkoqitja mirë e mirë “vëllezërve” tanë se cila është arsyeja që ukrainasit ushqejnë kaq shumë urrejtje ndaj tyre dhe se çfarë duhet bërë që gjithçka të nisë që nga fillimi.
Për fjalë të nderit, mua më habit paksa zemërata e rusëve lidhur me agresionin leksikor dhe me urrejtjen që ukrainasit ushqejnë ndaj tyre. Prandaj po ju drejtohem sikur të isha në një bashkëbisedim me ta:
Tani, që t’i themi gjërat açik, çfarë dëshironi ju? Ju na shisni atë gazin tuaj të qelbur me çmimin më të lartë në Evropë dhe pastaj i hapni sytë kokërdhok se pse ukrainasit ju shajnë nga nëna e nga baba poshtë e përpjetë. Sigurisht që do të shfajësoheni se në këtë mes e ka fajin Putini, se rusët e thjeshtë s’kanë gisht në këtë mesele. Jo more! Po këtë gjel të fryrë kush e zgjodhi president për të tretën herë? Kush e ngre deri në qiell këtë farë burri? Tani atë, sigurisht, nuk e kanë fort qejf, por prapëseprapë në Rusi nuk janë të paktë ata që mendojnë me prapanicë, të cilët i kanë dalë krah carit të mbarë Rusisë në të gjitha nismat e tij, përfshirë këtu edhe politikën që drejtohet kundër Ukrainës.
Por nejse, sikur halli të ishte vetëm te gazi. Por gjelat tuaj të Kremlinit ia kanë bërë trutë dhallë Ukrainës jo aq për atë punën e gazit, sesa për të gjitha gjërat e tjera që kanë të bëjnë me punët tona të brendshme.
Le të marrim qoftë edhe punën e gjuhës. Ç’ju hyn në hesap juve se ç’gjuhë flasin njerëzit në Ukrainë? Si-si? Ju dashkeni që rusët etnikë që jetojnë në Ukrainë të flasin në gjuhën amtare? Jo more! Po ju a ua keni krijuar këtë mundësi ukrainasve etnikë që jetojnë në Rusi? Atëherë çfarë pretendimesh paskeni ndaj nesh? Se që të kërkosh diçka, në fillim duhet të japësh shembullin personal dhe mandej t’u rrokanisësh kokën të tjerëve për të drejtat e veta.
Po ç’thotë historia? Ç’ju hyn në qese juve se cilët janë heronjtë tanë kombëtarë? Ju shikoni historinë tuaj. Heronjtë tanë, së paku, kanë luftuar kryesisht kundër okupatorëve dhe jo kundër popullit të vet. Dhe ç’keni që na qortoni orë e çast për faktin që ne zhvillojmë një politikë antiruse, duke lëvduar ata që kanë luftuar kundër Moskës. Mos ne u kemi akuzuar gjë vallë për faktin që Rusia zhvillon politikë antiukrainase, duke ngritur në qiell Pjetrin e Parë (1672-1725) që e shkoi në thikë Baturinin (kryeqytet i kozakëve të Ukrainës në shek. XVII-XVIII - E.Y.) dhe shkatërroi qendrat administrative usharake, ose duke i thurur lavde careshës Ekaterina (1729-1796) që likuidoi udhëheqësit ushtarakë ukrainas dhe shkatërroi për herë të dytë qendrat administrative ushtarake dhe vendosi në Ukrainë të drejtën e bujkrobërisë?
Po ç’i keni gjithë këto thirrje për bashkim? Ju menduakeni se ky na qenka qëndrim vëllazëror, të bësh thirrje për bashkim, duke mbjellë frikën me këtë rast me gjithfarëlloj komplikacionesh që mund të lindin për udhëheqësit ukrainas në rast se Ukraina nuk jep pëlqimin për aleancë doganore me Rusinë? Jo, këtij nuk i thonë qëndrim vëllazëror, këtij i thonë qëndrim shtazëror! Po ç’janë ato kërcënime për të dhënë një goditje bërthamore kundër Krimesë në rast se Ukraina bëhet anëtare e NATO-s? Ju e quakeni normal një qëndrim të tillë?
Është e natyrshme që dikush do të thotë se politika nuk duhet të ndikojë mbi marrëdhëniet e popujve. Demek, na qenkan politikanët këta me trurin kryq që provokuakan konflikte, kurse populli i thjeshtë laka duart në këtë mes. Me gjithë mend e keni! Juve ju paska mbetur hatëri për faktin që ukrainasit nuk u shprehkan siç duhet për ju nëpër faqet e internetit. Po ju lexoni në fillim se çfarë shkruajnë për ukrainasit në internet bashkatdhetarët tuaj që vuajnë nga mania e madhështisë dhe nga hemoroidet e shovinizmit rusomadh.
Mos ju menduakeni se neve, ukrainasve, na vjen mirë të lexojmë se, demek, qenkemi popull i paqenë, se paskemi tradhtuar “gjirin”, pardon, emrin e vet “rrënjës”, domethënë “rus” dhe lloj-lloj përçartjesh të tjera? Dhe mandej lini mendjen kur ndonjë ukrainas, “pa ndonjë arsye”, ju shan në themel e në çati?
Ju pyesni se çfarë duhet bërë “për ta kthyer gjithçka ashtu siç ka qenë”? E po, sa për sefte, duhet ta pranoni se “siç ka qenë” asnjëherë nuk ka qenë.
Marrëdhëniet e tendosura mes ukrainasve dhe rusëve kanë qenë të përhershme. Ato nuk janë krijuar sot, ato shkojnë larg, e kanë zanafillën që nga kohët e Rusisë Kieviane, kur princët rusë që gjoja i përkisnin së njëjtës etni, thereshin me njëri-tjetrin që si e si të hidhnin në dorë fronin e Kievit.
Megjithatë, nuk kemi ndër mend të futemi thellë në histori. Do ta fillojmë nga viti 1618, kur hetmani (komandant i trupave kozake, - E.Y.) ynë lavdimadh Sahajdaçni (1582-1622), së bashku me zaporozhasit e vet të lavdishëm, i kalli datën Rusisë dhe për pak sa nuk pushtoi Moskën. Unë mendoj se pikërisht që asokohe rusët i kanë marr zët ukrainasit. Dhe kjo është e kuptueshme: moskovitët asokohe i mbushën pantallonat.
Mandej pasoi beteja në afërsi të Konotopit (qytet i krahinës Sumskaja në verilindje të Ukrainës - E.Y.), kur një tjetër hetman i shquar, Vigovski (1608-1659) u dha dërrmën trupave cariste. Kanë pas qarkulluar llafe asokohe se cari rus kaq keq i paskej mbushur pantallonat, saqë ia kishte mbathur nga Moska, nga frika se mos kozakët do të shkonin për të hedhur në dorë shpirtin e tij mëkatar.
Paskëtaj kanë qenë jo të pakta betejat e ukrainasve në aleancë herë me polakët, herë me turqit, herë me suedezët, herë me gjermanët kundër rusëve. Prandaj nuk pinë ujë hipokrizitë dhe rrëfenjat me përralla për “miqësinë shekullore mes popujve vëllezër”, sepse, në të vërtetë, nuk ka pas ekzistuar kurrfarë miqësie. Sepse ata, me të cilët ju gjoja keni pasur miqësi, nuk kanë qenë ukrainas dhe djalli e merr vesh se kush kanë qenë ata, sepse ukrainasit e vërtetë asnjëherë nuk hynin në marrëdhënie miqësore me ata që iu kanë bërë të liga.
Po, po! Dhe nuk është nevoja të shtrembëroni turinjtë dhe t’i hapni sytë kokërdhok nga qielli. Ju menduakeni se treqind vjet bashkëjetesë në një shtet të vetëm kanë qenë periudhë idilike fund e krye, se, demek, ukrainasit dhe rusët kanë jetuar në paqe dhe në lumturi? Por ne, ukrainasit, nuk jemi të këtij mendimi. Ne e mbajmë mend shumë mirë sesi carët tuaj, bashkë me careshat tuaja, ndalonin përdorimin e gjuhës sonë, se si ata po e shfarosnin vetvetësinë (identitetin) tonë, duke mos lejuar përdorimin e emërtimit “Ukraina” (që do të krahinë kufitare dhe që në fundin e shek XVIII rusët fiilluan ta quanin “Rusia e Vogël” - E.Y.) dhe “ukrainas”, duke i zëvendësuar ato me emërtimet idiote “Rusia e Vogël” dhe “rus i vogël”; se si sundimtarët tuaj i torturonin me armën e urisë stërgjyshërit tanë dhe i vrisnin për të vetmen arsye se ata donin të jetonin të lirë në shtetin e tyre të pavarur.
Çdo ukrainas normal e di dhe e mban mend një gjë të tillë. Kurse ata që i mohojnë të gjitha këto fakte, ata vetëm ukrainas nuk janë.
Prandaj, në qoftë se dëshironi që ukrainasit të mos ju urrejnë më, në qoftë se keni qejf ta ktheni atë që nuk ka pas ekzistuar kurrë, ja se çfarë duhet të bëni: cari juaj i gjithë Rusisë Vovoçka Putin le të vijë në Kiev, të kalojë në Sheshin Meidan (ukrainasit e quajnë Majdan, fjalë kjo me prejardhje nga persishtja që emërton çdolloj mjedisi të hapur, parku apo sheshi në tërësi - E.Y.), të bjerë në gjunjë dhe, në emër të të gjithë popullit rus, t’i kërkojë ndjesë popullit ukrainas… Pastaj le të shporret nga toka jonë e shenjtë. Dhe, në ikje e sipër, le të ndalet në çdo qytet, në çdo fshat dhe të kërkojë ndjesë për të gjitha ato të liga që carët, perandorët dhe sekretarët e përgjithshëm kanë bërë në tokën e Ukrainës!
Dhe po të ndodhë me të vërtetë një gjë e tillë (për çka unë dyshoj shumë), ne, ashtu qoftë, do të fillojmë të miqësohemi me ju dhe do t’i harrojmë fyerjet e vjetra. Atëherë mund të flitet për ndofarë lidhjesh ekonomike (dhe për asgjë më tepër). Por kjo nuk përbën fakt se ne do të japim pëlqimin për gjësend tjetër. Sepse ne kështu jemi si popull: të keqen nuk e kujtojmë, por na duhet ta regjistrojmë. Prandaj mos u sillni shumë ashpër me ne: vlerat evropiane ne i kemi shumë më për zemër sesa ato euroaziatke…” (Citohet sipas: Vadim Gontarenko. “Pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët”. Marrë nga faqja e internetit “UAINFO”. 22 shkurt 2014).
Kur mbarova së lexuari këtë analizë interesante të zotit Vadim Gontarenko, menjëherë më erdhi ndër mend një strofë mjaft kuptimplote nga një poezi e poetit të shquar kombëtar ukrainas Taras Shevçenko (1814-1861), të cilin perandori Nikollai I (1796-1855), për përmbajtjen e poemës “Ëndrra”, e pati ndëshkuar rëndë, duke e degdisur në shtepat e humbura të Kazakistanit dhe të Kirkizisë për kryerjen e shërbimit ushtarak:

Brune, bëni qejfin tuaj,
Por jo me moskalë*,
Se moskalët janë të huaj,
Kanë për t’ju tallë.

Pra, zanafilla e tërmeteve politike mes këtyre dy shteteve është shumë e hershme. Heroi kombëtar i popullit ukrainas, Bogdan Hmelnjicki (1595-1657), në Kuvendin e Perejasllavit, të mbledhur më 8 janar 1654, shpalli bashkimin me Rusinë, mbi bazën e të drejtave të barabarta në kuadrin e dy shteteve të përbashkëta. Por pas vdekjes së Hmelnjickit, shovinizmi rusomadh e zhduku dokumentin e firmosur prej tij që vërtetonte barazinë e plotë mes të dy shteteve, me qëllim që ta shndërronte Ukrainën në koloni të vetën. Ishte pikërisht pabesia e shovinizmit rusomadh ajo që e detyroi të birin e Bogdan Hmelnjickit, Juri Hmelnjickin (1641-1685), t’i shkëpuste lidhjet me Rusinë. Më vonë Ukraina përsëri ra nën zgjedhën e carizmit rus, zgjedhë kjo që vazhdoi deri në Revolucionin e Tetorit, por që u bë edhe më e egër nën sundimin e komunistëve sovjetikë. Aq e vërtetë është kjo, saqë “në fund të viteve ’20 të shekullit të kaluar, në Ukrainë shpërtheu një lëvizje e fuqishme me prirje nacionaliste që kishte si qëllim kryesor arritjen e pavarësisë me çdo mjet…Në periudhën fillestare të okupimit, komanda gjermane u mundua ta kthente potencialin nacionalistofetar të Organizatës së Nacionalistëve Ukrainas (ONU) kundër pushtetit sovjetik dhe Ushtrisë së Kuqe… Organizata shpërtheu luftën kundër dy armiqve - kundër Bashkimit Sovjetik dhe kunër Gjermanisë” (Citohet sipas: Valer Jaremenko. “Shpërthimet e separatizmit ukrainas”. Politiçeskij zhurnall, nr. 12 (63), 4 prill 2005, f. 80).
Pikërisht këto janë arsyet e acarimeve mes këtyre dy vendeve sllave që vazhdojnë edhe tani. Ndërkohë, Kremlini, për destabilizimin e situatës në Ukrainë, ka kërkuar me kohë të krijojë vatra tensioni, si ato që krijoi në Gjeorgji, duke nxitur Abhazinë dhe Osetinë e Jugut për shkëputje nga Gjeorgjia. Me kalimin e kohës, në mjetet e informimit masiv rus, ka pas qenë krijuar psikoza se edhe Ukraina ka një “Abhazi” dhe një “Oseti të Jugut” brenda vetes. Me “Abhazi” nënkuptohet zona e Transkarpateve dhe me “Oseti të Jugut” nënkuptohet Krimeja (republikë autonome), të cilat, sipas parashikimeve që bëhen, Rusia ka filluar t’i nxisë për shkëputje nga Ukraina.
Kështu, ish-drejtuesi i sekretariatit të presidentit Jushenko, Viktor Baloga, në efirin e programit “E bardha dhe e zeza” të kanalit televiziv TVI, pati deklaruar dikur:“Krimeja mund të ketë fatin e Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut” (Citohet sipas faqes së internetit në gjuhën ruse. 26 prill 2010).
Më 19 prill 2010, partia politike “Ukraina Jonë”, me rastin e vizitës së presidentit Viktor Janukoviç në Lvov, pranë administratës shtetërore të qarkut organizoi një protestë masive me thirrjen: “Të ndalet sulmi i Moskës”. Në atë protestë morën pjesë edhe parti të tjera atdhetare dhe organizata shoqërore, në bashkëveprim me organizatat studentore të qytetit.
Në faqen e internetit po të datës 19 prill 2010, thuhej gjithashtu: “Në Transkarpate Ukraina ka shkelur mbi sfurkun e Bashkimit Sovjetik”. Madje arrihej deri në një deklaratë më kategorike: “E ardhmja e Ukrainës në Transkarpate është e dështuar”.
Asokohe u botua në shtyp edhe një pikëpamje ekstremiste e udheheqësit çeçen Ramzan Kadirov, i cili, si vegël e bindur e Kremlinit, në gazetën angleze “The Telegraph” i bënte thirrje Moskës për të marrë masa të skajshme, deri edhe agresion të hapur. Sipas këndvështrimit të tij, Gjeorgjia dhe Ukraina janë ato që i shkaktojnë Rusisë dhembje koke dhe prandaj është e domosdoshme që Rusia ato t’i heqë qafe. Ai deklaronte:
“Kjo është tragjedia personale e Rusisë. Pse u dashka që ne të vuajmë gjithmonë, përderisa mund ta asgjësojmë thjesht fare atë që na pengon? Ne jemi të fuqishëm, ne kemi gjithçka: ushtri, teknologji. Ne duhet të sulmojmë” (Citohet sipas: “Kadirovi i bëri thirrje Rusisë t’i heqë qafe Gjeorgjinë dhe Ukrainën”. Marrë nga faqja e internetit “newsland”. 24 dhjetor 2009).
Kurse me rastin e ngjarjeve të fundit, guvernatori i Harkovit Mihail Dobkin, doli me një propozim që lë të dyshosh se ai është për ndarjen e Ukrainës. Ai “propozon zhvendosjen e institucioneve shtetërore nga Kievi në Harkov” (Citohet sipas: Guvernatori i Harkovit del me propozimin për zhvendosjen e kryeqytetit të Ukrainës në Harkov”. Marrë ma faqja e internetit “avmalgin”. 21 shkurt 2014).
Në një njoftim tjetër thuhet:
“Shtet qendror në Ukrainë pothuajse nuk ka, banorët e pjesës perëndimore korrën fitore, kurse juglindja rri me zemrën pezull, duke u përgatitur gati për rezistencë të armatosur ndaj pushtetit të ri, ndërkohë që parlamenti i Krimesë po diskuton me seriozitet largimin nga juridiksioni i Ukrainës dhe bashkimin e paskëtajshëm me Rusinë” (Citohet sipas: Mihail Belajev. Çështja e Krimesë”. Marrë nga faqja e internetit “belyaev”. 22 shkurt 2014).
Në linjën e arsyetimit për shpërbërjen e Ukrainës, vjen edhe deklarata e kryetarit të partisë komuniste të Federatës Ruse Genadi Zjuganov:
“Genadi Zjuganov deklaroi se Ukraina mund të ketë fatin e Jugosllavisë, duke pasur parasysh shpërbërjen e vendit dhe ndërrimin e dhunshëm të pushtetit” (Citohet sipas: “Zjuganovi në Peterburg: Ukraina mund të ketë fatin e Jugosllavisë”. Marrë nga faqja e internetit “ИА REGNUM”. 23 shkurt 2013).
Ngjarjet e fundit dëshmuan se presidenti Janukoviç (i zgjedhur në mars të vitit 2010) nuk diti ose nuk deshi të ndërtonte një shtet me orientim kombëtar. Ai, që në fillim, politikën e vet e orientoi drejt Moskës, çka bëri që shumica e popullit ukrainas të vinte duke akumuluar pakënaqësinë e vet ndaj ekipit qeverisës që ai krijoi. Vasaliteti i shpëlarë i presidentit Janukoviç ndaj Kremlinit, çoi jo në rritjen e mirëqenies së popullit, por në varfërimin e tij të pandalshëm. Presidenti u interesua për pasurimin e familjes së vet dhe të të gjithë oligarkëve që silleshin rreth tij. I biri i tij, Aleksandër Janukoviç, arriti të pasurohej në një mënyrë marramendëse gjatë këtyre katër vjetëve. Sipas të dhënave të internetit, pasuria e tij, në prill të vitit 2013, kapte shifrën prej 187 milionë dollarësh, ndërkohë që vetëm brenda gjashtë muajve kapitali tij u trefishua dhe në nëntor po të vitit 2013, arriti në shifrën prej 510 milionë dollarësh (Citohet sipas: “Kapitali i Janukoviçit, i riu, për gjashtë muaj u trefishua”. Marrë nga faqja e internetit “ZN, UA”. 01 nëntor 2013).
Kuptohet vetvetiu se kur oligarkia ukrainase pasurohej në një mënyrë kaq marramendëse, dikush tjetër do të varfërohej në një mënyrë po kaq marramendëse. Dhe ata që varfëroheshin ishin njerëzit e thjeshtë.
Presidenti Janukoviç, i dhënë pas pasurimit personal, e kishte zhveshur veten tërësisht nga vetëdija kombëtare deri në atë shkallë, saqë në Ukrainë të viheshin re edhe dukuri të përmasave skandaloze. Një informacion që vjen nga faqet e internetit, dëshmon për një dukuri sa të turpshme, aq edhe poshtëruese për dinjitetin kombëtar të popullit ukrainas:
“Në rajonin e Goshanit të krahinës së Rovenskut, vetëm brendas një dite, sipërmarrësit patën nxjerrë 50 kamionë, të ngarkuar me humus. Për një aktivitet të tillë janë në dijeni të gjithë banorët vendas, por nuk janë në dijeni ruajtësit e rendit dhe pushteti lokal. Qeveria e Janukoviçit e transporton humusin jashtë vendit me vullnetin e vet, çka të kujton Hitlerin, i cili humusin e Ukrainës e transportonte me vagona për në Gjermani” (Citohet sipas: “Nga Ukraina transportohet humus për jashtë vendit”. Marrë nga faqja e intenetit “m_kalashnikov”. 28 nëntor 2013).
Por humusi ukrainas transportohet për jashtë vendit edhe nga rajone të tjera. Sipas një specialisti ukrainas të bujqësisë, për rigjenerimin e një shtrese humusi me trashësi 3 cm, duhen 100 vjet. Kurse humusin nga toka e Ukrainës e zhvatin në një thellësi deri në 30 cm.
Një mendësi e tillë antikombëtare e presidentit Janukoviç, domosdo që atë do ta çonte, siç edhe e çoi, drejt një fundi të turpshëm të karrierës së tij politike dhe të formacionit politik që ai përfaqësonte.
Santa Barbara, Kaliforni
24 shkurt 2014
-------------------------
*Fjala moskal është nofkë përbuzëse që u qe ngjitur rusëve shekuj më parë në Ukrainë dhe në Bjellorusi.

Zogu" i Tunes mbush diskotekat...


Tuna ne "Diamond Club" Ferizaj












Tuna me “zogun e saj” mbush diskotekat

Hiti i momentit dhe shume i lakuar e jo vetem i degjuar eshte kenga “Fenix” ngaTuna dhe Cozman. Shakate me fjalen “‘Zogu i Tunes” dhe shqiptimi i shumte ne kengen e re ka bere qe Tuna te jete kengetarja me “in” e momentit.

Vetem pak dite me pare, ashtu sic po e shihni ne foto, ne qytetin e Ferizajt, ne nje disko te madhe qe mban emrin “Diamond Club”, kengetarja shkupjane ka bere superspektakel. Organizatoret edhe ne posterat me Tunen bejne lojera fjalesh, madje arrinin deri aty saqe ne foto te vendosnin edhe nje zog te vertete pule, per te thene se Tuna do te jete e ftuar.

Altuna Sejdiu.2 150x150 Ja si maskohet Altuna Sejdiu
Tuna tregon se ka blerë një paruke të zezë me fije floku natyralë dhe ndonjëherë kur dua të maskohem që të dal diku e vendos.

Këngëtarja shpreht se të rrallë janë ata që mund të më njohin, sepse me të vërtetë më transformon shumë, e për këtë më kanë bërë shumë njerëz komplimente”.


Tuna mesa duket shqetësohet ose bezdiset nga reagimet e njerëzve në rrugë, market, lokale e pub…
Për momentin është duke u ralizuar projekte të reja muzikore të cilat do të publikohen dhe do të bëhen publike për adhuruesit e saj.

Bukroshja Altuna ka ber te ditur per te gjithe fansat se u është kthyer orëve të solo-këndimit dhe sportit, elemente që thotë se e ndihmojnë të ndjehet më mirë në skenë dhe më energjike.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...