2014/03/04

Vjedhja e identitetit, dhe e-mailat e rrezikshëm ,problem shumë i përhapur në botë

Foto


Nga Flori Bruqi

Rritet numri i vjedhjeve të identitetit në internet

Zyrtarët federalë amerikanë pohojnë se vjedhja e identitetit është një prej llojeve të krimeve që rritet më së shpejti në këtë vend, dhe se kjo gjë mund t’i ndodhë cdokujt që nuk është mbrojtur mirë dhe nuk është i vetëdijshëm për këtë rrezik.



Sipas prognozave statistikore, vjedhja e identitetit do t’i ndodhë çdo të dhjetit amerikan gjatë këtij viti.

Sipas agjencisë së hulumtimeve Javelin Strategy & Research, 39 për qind e të gjitha mashtrimeve të vitit të kaluar janë realizuar falë llogarive të vjedhura në shërbime të ndryshme të internetit, (këto vjedhje identiteti kanë të bëjnë edhe me ato offline). Vetëm para një viti kjo përqindja ka qenë 33 për qind.



Janë të shpeshta rastet kur viktima jeton në një shtet, e krimineli, i cili blen (vjedh) me anë të internetit, në një vend tjetër. Për t’u mbrojtur, rekomandohet mbikëqyrja e transaksioneve bankare, veçanërisht kartelave të kreditit dhe internetit, por edhe atyre llogarive të hapura në emrin tuaj në shërbime të ndryshme. E për t’u bërë viktimë e këtij lloji të krimi, nuk duhet shumë, vetëm t’i lini të dhënat mbi kartelën tuaj bankare në internet.



Vjedhja e identitetit në internet është problem i ndërlikuar dhe i përhapur në të gjithë botën. Ky fenomen përkufizohet në mënyra të ndryshme, por në thelb ka të bëjë me keqpërdorimin e të dhënave personale të një personi tjetër për të mashtruar dikë tjetër. Vjedhësit e identitetit mund të veprojnë të vetëm; megjithatë, agjencitë e rendit njoftojnë se ata po krijojnë gjithnjë e më shumë rrjete për të vepruar në të gjithë vendin, e madje edhe në kontinente të tjera. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, Komisioni Federal i Tregtisë kontaktohet nga mbi 20 mijë konsumatorë në javë të cilëve u është vjedhur identiteti ose që besojnë se mund të bien viktimë e tij.

Punonjësi i zjarrfikëseve Tod Çisom u arrestua për shkarkimin e faqeve që përmbanin pornografi fëmijësh në internet. Por ai ishte i pafajshëm, dhe kishte rënë viktimë e vjedhjes së identitetit. Po kështu ndodhi me Geri Bërkin. Karta e tij bankare ishte kopjuar.

Miliona njerëz në të gjithë botën bien viktimë çdo vit dhe humbjet vjetore në para vlerësohen të arrijnë në miliarda dollarë. Komisioni Federal i Tregtisë thotë se rreth nëntë milionë amerikanë bien viktimë e vjedhjes së identitetit çdo vit.

Kushdo që përdor kartë krediti apo kartë bankare mund të bjerë viktimë. Numri i kartës mund të kopjohet, të ruhet apo të shitet.

Foto: Ju kerkoje ndjese qe shume emra(mbi 3000 adresa jane fshire nga facebooku(mikesha/miq) qe jane bere gjate dites se sotme dhe te djeshme. Me eshte vjedhe telefoni dhe nga nje i pafytyre ( vjedhes telefonash mobil-iphone) i cili telefon ka qene online i kyqur (facebooku-faqja ime personale)...Ai me nje shqipefoles me sa duket nga Selaniku prej numrin telefonit te grekut (sipas tabulateve te nxjerra ) kinse une Flori Bruqi kam komunikuar me nje femer (anonimus per mua me emrin Idrizi Myrvete) kam biseduar gjeja me te fjale te pista(seksi vardisje)...
Të gjitha (kinse) vardisjet e mija i ka botuar greku ne rrjetin social (Facebook.com) .Manjakun ne fjale ase qe e njof (prandaj kam qene i detyruar ti ckyq te gjitha ID e miqeve dhe mikeshave (kam bere klasifikime adresash duke humbur bukur shume kohe).Ju lutemi Juve mikesha dhe ju miq qe deshironi te komunikoni ,bashkepunoni me mua dhe Agjencionin qe une e moderoje(Floripress) te me shkruani dhe te komunikoni me emra dhe mbiemra(fotografi) se perndryshe asnje person (anonim,me nofka nuk do ta pranoje ne shoqerine time-Facebook.com).
Lidhur me pislleqet e leshuara nga greku ne rrjetin e internetit(ato pislleqe
te pamundshme per lexim nga ana e ime) ju kerkoje NDJESE PUBLIKE,qe eshte bere pa fajin tim.

Tash kam rreth 80 adresa ne Facebook te miqeve (qe jane per mua te dashurit e mije) dhe fatmiresisht me kane mbete shume adresa e-majlash qe i kam passur ne mobil (te shumten i kane fshire...) dhe do te hjeke te zite e ullirit qe prape te bashkohemi...

Me shkruani dhe me pranoni ne Facebook.com

Kam kenaqesine te bashkepunoje me njerez (miq) qe ju dua ...qe shkruajne shkrime per atdhedashurine.Nuk jam i interesuar per armiq qe vjellin vrere kunder popullit tim.

Sinqerisht ju perqafoje ,

Flori Bruqi

Ps.Ky ne foto qe prezentohet si Idrizi Myrvete nga Shkodra me fotografi femre është manjaku qe ka vjedhë fotografi nga faqja e ime në facebook .com duke falsifikuar  kinse biseda në mes meje  dhe tij (lexo biseda falso dhe fotografi se kinse kam  zhvilluar bisedë intime gjëja me te,gjegjësisht me Idrizi Myrvete, është e pavertetë )ngase  telefoni im(iphone ) është  vjedhur nëse eventualisht është zhviluar ajo bisedë me grekun në fjalë(tabulatet janë të falsifikuara nga transvesisti në foto i cili ka vjedhë fotografitë e mija  në FB,për çka edhe ka bërë vepra penale të denuara ndërkombëtarisht ).
  Ky kriminel  shqipëfolës në foto  që paraqitet më nofka të nduarduarta (Idrizi Myrvete etj)vjedhë identitetet  në  www.facebook .com ,të cilat i shpërndan në rrjetet sociale.

Idrizi Myrvete gjëja nga Shkodra me fotografi femre është manjaku qe ka vjedhë fotografi nga faqja e ime në facebook .com duke falsifikuar kinse biseda në mes meje dhe tij (lexo biseda falso dhe fotografi se kinse kam zhvilluar bisedë intime gjëja me te,gjegjësisht me Idrizi Myrvete, është e pavertetë )ngase telefoni im(iphone ) është vjedhur nëse eventualisht është zhviluar ajo bisedë me grekun në fjalë(tabulatet janë të falsifikuara nga transvesisti në foto i cili ka vjedhë fotografitë e mija në FB,si dhe ka hapur profil të publicistit të mirënjohur Partizan Cene..K
foto e Flori Bruqi







Këto vjedhje pastaj i plasojnë në rrjet ekipi i specializuar i Idrizi Myrvet-es si fjala vjen edhe për publicistin e 
mirënjohur Partizan Cene(në foto).



foto e Flori Bruqi
Në foto:Partizan Cene-Profili i është vjedhur edhe mikut tim gazetarit të mirënjohur Partizan Cene.

Në murin e tij publicisti i mirënjohur shqiptar  z.Partizan Cene,shkruan:

 E falnderoj , mikun tim dhe publicistn Flori Bruqi për këtë shkrim .. Por dua të saktësoj se mua nuk ma ka vjedhë profilin në Fb , se ajo është e pa mundur për profilet e mia , por ky mostra i quajtur Emiljan Pjetri , ka përdorur fotografinë time në një profil fallco të emëruar prej tij , Ndoc Camarroku .. !! Po përpiqemi që ta bllokojmë dhe ta izolojmë këtë fenomen , dhe personi të pëgjigjet para ligjit !

Identitetet i janë vjedhur edhe gazetarit të mirënjohur Albert Zholi nga  greku me nofkën  :


Emiljan Pjetri, i cili vazhdimisht fyen Partinë Demokretike të Shqipërisë në rrjetin social Facebook.com.



Sipas kodeve të IP-ve është i njajti person që ka hapur emajlin e rremë Idrizi Myrvete Myrvete Idrizi I cili  tash është  Emiljan Pjetri.gjëja nga Shkodra .Në FCB e tij I njajti ka 4 shokë: Mustafë Shabani-n me 3.972 shokë, Beli Hoti-n me 3.962 shokë; Man Shuti-n me 4.463 shokë
dhe  Zeri Kosoves  me 5.000 shokë.Në sfondin e murit  kryesor  të emilianit është presidenti rus Vlladimir Putin-in.



https://www.facebook.com/emiljan.pjetri.9/friends  Emiljan Pjetri 



Idrizi Myrvete(Muharrem) gjeja femer eshte i lindur me 10.1.1976. Është mashkull që jeton ne Greqi,ku vazhdimish shane shqiptarët ne internet.Është i paguar per sharje nga sigurimi grek!



Ndërsa në ndihmë vjedhësve  të sipëshënuar ju vije njëfarë 
 Ndoc Carramoku,që falsifikimet  e Idrizi Myrvete-së ,i shpërndanë në rrjetet sociale(facebook.com).


Në foto  të profilit në facebook.com:Ndoc Carramoku,i cili ka gjithsejtë 15 shok,shkruan:

Ndoc Camarroku


Pershendetje. Myrvete idrizi eshte mashkull,dhe quhet emilian pjetri nga dukagjini i i shkodres.eshte i semure mendor dhe ka hapur shume adresa fallco duke keqperdorur emrat dhe fotot e te tjereve.Nje nder viktimat e abuzimit te tij ,jam dhe une ku ka hapur adrese me emrin tim,dhe me foto profili,fotografine e nje personi qe nuk e njoh fare(https://www.facebook.com/rrokundoc)



Ndoc Camarroku ka shpërndarë një kohështrirje.
LEXONE MOTERSHKERDHYMIN ,KOMUNISTIN ,SPIJUNIN PARTIZAN CENE CA THOTE:EMILJAN PJETRI THOT KA 23 PROFILE ,JANE EMILJANI ,MYRVETI,ARSENI ,NDOCI ,DMTH KETA 4 PER PARTIZANIN JAN 23.
ARSENI ASHT DJALI JEM ,DHE I KAM SHKRU METE NGAQE MU EMILJANIN MBLLOKONTE.NDOCIN EKAM UNE ,MYRVETI KOMANDOHET  NGA SHUME TE  TJERE.
Sipas të gjitha gjasave më këto pislleqe merren edhe këta të dytë më poshtë:


                                     (Marrë nga faqja virtuale në facebook.com:Emiljan Pjetri-t).

Ndoc Carramoku shkruan:


Pra sipas të gjitha gjasave të gjithë këta maskarenjë interneti(nofka)janë grekë qe shpifin çdo gjë për shqiptar.Të njajtit montojnë biseda(siç i ndodhi edhe autorit të këtyre rreshtave:Flori Bruqit,vjedhja e fotografive,identitetit,si dhe kinse bisedat seksi të tij më Iliri Myrvete,pa i bërë fare!).
Albert Zholi
         Në foto:Albert Zholi

Vjedhja e identitetit i është bërë edhe publicistit dhe shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Z.Albert Zholi,nga të sipërshenuarit.

Ja se çfarë thotë miku im i mirë z.Albert Zholi në profilin e tij në faceboo.com


Miqte e mi. Serish dikush ka hap faqen qe ma kane vjedhur para disa muajsh. Ju lutem cdo lidhje pervec kesaj faqeje qe une zoteroj te mos e mirni te mireqene. Ju lutem, Vetem kjo eshte faqja ime e vertete. Se kuptoj se cpo behet! Ju flm per mirekuptimin!
https://www.facebook.com/albert.zholi

Prokuria e shtetit shqiptar për perdhosjen e fotografisë se Heroit Kombëtar  në Facebook nga njëfarë

Ndoc Camarroku duhet të përgjigjet penalisht:
Foto

https://www.facebook.com/rrokundoc

Mos vallë Ndoci është ky:

Foto


****










Bukurije Tafaj

Te nderuar miq dhe mikesha,

Sot para disa minutave mora kete kercnim nga njefare Emiljan Pjetri alias Idrizi Myrvete ,qe nderron identitete dhe vjedh fotografi me te dhena ne facebook.com.

Zotriu ne fjale ,pra Greku Emiljan (ka kete nume
r telefoni +306997928413 ) ,qe vazhdimisht shane shqiptaret ne internet , i cili pak me pare postoje kete sms,te cilin pa ndryshime ,fjale per fjale po e editojme dhe dergoje ne policine gjermane : "...do ti qi tan motrat ,more vesh,motrat ti kam qi nji nga ni .nuk keni shpetim o amorale o te degjenerum shqiptar...jeni fliqesina ,nuk me shpetoni mu jo, o fliqsina ,ngjherne kryt o njerz te degjenerum te shqipnis.UN DO TI TQI TAN MOTRAT...SE TI Qije TAN ROBT...E FISIN...UN DO TI Q MOTRAT...NUK KE CA MEM BA...JENI ARAB JU...une jam GREK i shqipnis...GREQIS I HANGSHI K......PO NUK TREMEM UN".. me shkruan sms,z. Emiljan Pjetri,sipas te gjitha gjasave nje i semure psikik ,qe falsifikon emajla,vjedhe fotografi,identitete(te Sali Berishes,Flori Bruqit,Partizan Cenes etj.) Kohe me pare ia vodhi te dhenat,identitetin se bashku me fotografi ,publicistit te mirenjohur z.Flori Bruqi,gjeja ky i fundit ka bere komunikime(te pa bera fare) me njefare Idrizi Myrvete ,qe eshte vete Emiljan Pjetri .Pra ,Emiljani, vodhi te dhenat e publicistit bashke me fotografi ,kompiloi tekste sexi dhe i plasoje ne rrjetin social Facebook.com .

Ndersa njefare Ndoc Camarroku ,nje tjeter nofke(shok i Emilian Pjetrit)me kercnon dhe dergon sms kercnues:
"Pershendetje. Myrvete idrizi eshte mashkull,dhe quhet emilian pjetri nga dukagjini i i shkodres.eshte i semure mendor dhe ka hapur shume adresa fallco duke keqperdorur emrat dhe fotot e te tjereve.Nje nder viktimat e abuzimit te tij ,jam dhe une ku ka hapur adrese me emrin tim,dhe me foto profili,fotografine e nje personi qe nuk e njoh fare(e merkure, ora:7,45),ndersa sot para 17 minutave Ndoc Camarroku me shkruan sms:ndoc camarroku i vertete jam une qe po td shkruaj nga kjo adrese.ndoc camarroku tjeter eshte profil fallco i hapur nga emilian pjetri duke keqperdorur fotot e tjeterkujt. 

(https://www.facebook.com/rrokundoc)

Ndoc Camarroku ka shpërndarë një kohështrirje.

LEXONE MOTERSHKERDHYMIN ,KOMUNISTIN ,SPIJUNIN PARTIZAN CENE CA THOTE:EMILJAN PJETRI THOT KA 23 PROFILE ,JANE EMILJANI ,MYRVETI,ARSENI ,NDOCI ,DMTH KETA 4 PER PARTIZANIN JAN 23.
ARSENI ASHT DJALI JEM ,DHE I KAM SHKRU METE NGAQE MU EMILJANIN MBLLOKONTE.NDOCIN EKAM UNE ,MYRVETI KOMANDOHET NGA SHUME TE TJERE.

https://www.facebook.com/emiljan.pjetri.9/friends Emiljan Pjetri 

Idrizi Myrvete(Muharrem) eshte Emiljan Pjetri(jeton ne Greqi)paraqitet here si femer e here si mashkull.Profilin e patur si Idrizi Myrvete ( femer).Ne murin e tij te rreme shkruan se eshte i lindur me 10.1.1976. Vazhdimish shane shqiptarët ne internet.Me siguri eshtë i paguar per sharje te shqiptareve nga sigurimi grek!

Kurse ne foton e profilit qe shpesh i ndrron në facebook.com,z.Ndoc Carramoku,i ka gjithsejtë 15 shok!

Emiljan Pjetri, i cili vazhdimisht fyen Partinë Demokretike të Shqipërisë në rrjetin social Facebook.com.

Sipas kodeve të IP-ve është i njajti person që ka hapur emajlin e rremë Idrizi Myrvete Myrvete Idrizi I cili tash është Emiljan Pjetri.gjëja nga Shkodra .Në FCB e tij I njajti ka 4 shokë: Mustafë Shabani-n me 3.972 shokë, Beli Hoti-n me 3.962 shokë; Man Shuti-n me 4.463 shokë dhe Zeri Kosoves me 5.000 shokë.Në sfondin e murit kryesor të emilianit është presidenti rus Vlladimir Putin-in.

Pra te dyte keta jane duke bere vepra penale kibernetike te denueshme me ligje nderkombetare dhe kombetare.Lusim moderatoret e Facebookut te hulumtojne me shume per keta dy persona abuziv qe jane edhe pedofil.

ËSHTË SUM INTERESANT POSA TE IDENTIFIKOHET EMILJAN PJETRI ,PAS LESHIMEVE TE SMS VULLGARE E MBYL FAQEN DHE TE BLLOKON NE FACEBOOK.

Pra te nderuar miq,me njerez te semure mentalisht mos paqim pune.

Me respekt,
B.Tafaj





Një shqetësim tjetër është vjedhja e identitetit përmes kompjuterit nga vjedhësit dhe shitja e tij në internet.

Në këtë faqe interneti, vjedhësit e identiteteve mund të blejnë dhe të shesin numra kartash krediti me shumicë. Ata mund të japin edhe mostra për blerësit e interesuar. Ed Lourej punon për Shërbimet Sekrete amerikane.

“Ne nuk ndjekim vjedhësit adoleshentë që punojnë nga bodrumi. Ne ndjekim grupe të organizuara kriminale, të cilat janë zakonisht të vendosura në Evropën Lindore, dhe që përpiqen të vjedhin shuma të mëdha parash.”

Muajin e kaluar u ngritën akuzat kundër disa të dyshuarve nga Shtetet e Bashkuara, Evropa Lindore dhe Kina, në atë që hetuesit federalë amerikanë e quajtën rrjeti më i madh dhe më kompleks i vjedhjes së identiteteve të zbuluara ndonjëherë në vend. Ata kishin hyrë në rrjetet pa lidhje kabllore të disa firmave të mëdha duke komprometuar numrat e mbi 40 milionë kartave të llogarive rrjedhëse dhe të kreditit. Besohet se qindra miliona dollarë janë vjedhur në këtë rast.

Mund t’ju vjedhin identitetin!

VAJZA e re nisi të merrte mesazhe të ndyra në sekretarinë telefonike nga disa burra. Më pas, një burrë i telefonoi dhe i tha se po u përgjigjej ftesave imorale që kishte bërë ajo në Internet. Por vajza as që kishte fare kompjuter. Iu desh njëfarë kohe që të zbulonte se dikush kishte marrë identitetin e saj në rrjet dhe bënte në Internet ato njoftime. Jo vetëm kaq, por mashtruesi i panjohur jepte adresën e saj, tregonte si mund të shkohej deri në banesën e saj dhe, madje, këshillonte se si të shmangej sistemi i alarmit i shtëpisë!
Shumica nga ne e marrin identitetin si diçka të zakonshme. Jemi ata që jemi dhe nëse na kërkohen prova për këtë, mund t’i japim. Por dokumentet që përdorim dendur si dëshmi të identitetit—certifikata e lindjes, numri i identifikimit,* patenta e shoferit, pasaporta, karta e identitetit dhe gjëra të ngjashme—po bëhet kaq e lehtë të falsifikohen a të vidhen, sa ka dalë një term i ri i kriminalistikës: «vjedhje e identitetit».

Një epidemi mashtrimi

Ky lloj krimi është kompleks, tinëzar dhe mund të jetë shkatërrimtar. Viktimat befas zbulojnë se dikush po i fut në borxhe të mëdha, po mashtron kreditorët dhe po shkakton dëme të tjera në emër të tyre. Në disa vende, ligji i mbron viktimat nga detyrimi për të paguar këto borxhe, por emri i tyre mund të dëmtohet dhe gjendja e tyre financiare mund të rrënohet.

Agjencitë për zbatimin e ligjit, personat që janë të lejuar të dinë informacione të fshehta në lidhje me kartat e kreditit dhe shoqatat e konsumatorëve e pranojnë gjerësisht se vjedhja e identitetit po bën të humbasin me miliarda dollarë çdo vit. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ditur me saktësi se sa njerëz janë mashtruar me anë të vjedhjes së identitetit. Një nga problemet më të mëdha është që mund të kalojnë muaj para se një person ta zbulojë se i kanë vjedhur identitetin. Disa autoritete në fushën e zbatimit të ligjit e quajnë vjedhjen e identitetit krimin me përhapje më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara. Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera.

Gjendjen e përkeqëson fakti që hajdutët e dinë se mashtrimi në lidhje me identitetin është vështirë të hetohet dhe rrallë ndiqet penalisht. «Kriminelët nuk e shohin si një krim që prek individin,—vëren Sheril Smith, hetuese e posaçme.—Viktima është për ta si një bankë a si një supermarket. Nuk mendojnë se po dëmtojnë një individ.»

Bëjnë pre emrin tuaj

Hajdutët e identitetit vjedhin zakonisht një a më shumë elemente kyçe të të dhënave tuaja personale të tilla, si numrin e identifikimit ose patentën. Pastaj i përdorin ato për t’u hequr si ju dhe hapin llogari kreditore në emrin tuaj. Në të njëjtën kohë, ua kthejnë drejtimin të gjitha dokumenteve që vijnë më pas për në kutinë e tyre postare. Shpenzojnë sa më shumë që munden dhe sa më shpejt që munden. Ju nuk do ta merrni vesh ç’po ngjet derisa të fillojnë të telefonojnë agjencitë e vjeljes së parave.

Në ç’mënyrë i vjedhin këto informacione personale individë të tillë të paskrupull? Mjaft kollaj. Shpesh fillojnë duke mbledhur të dhëna personale që shumë njerëz i bëjnë të ditura zakonisht në kërkesat për kredi ose ua tregojnë personave që shesin me anë të telefonit. Disa mashtrues përdorin ‘rrëmimin në hedhurina’, pra, gërmojnë në koshin tuaj të plehrave për të gjetur dokumente bankare, të hipotekës ose të kredive. Të tjerë marrin nga kutitë tuaja postare postën që ka të bëjë me punët financiare. ‘Spiunët pas shpine’ janë vjedhës që përdorin aparate fotografike ose dylbi për t’i vëzhguar viktimat e tyre teksa shtypin numrat në bankat automatike (ATM-të) ose në telefonët publikë. Në disa vende mund të gjenden me lehtësi shumë të dhëna personale nëpër gjykata, në dokumente publike ose në Internet.

Vjedhin emrin tuaj të mirë

Pasi ka në dorë numrin tuaj të identifikimit, mashtruesi mund të ketë nevojë të marrë edhe të dhëna të tjera identifikuese të tilla, si: datën e lindjes, adresën dhe numrin e telefonit. Me këto të dhëna e ndoshta me një patentë të rreme ku ka vënë fotografinë e vet, vjedhësi mund të fillojë krimin. Do të kërkojë kredi të menjëhershme personalisht ose me anë të postës, duke u hequr si ju. Shpesh ai jep adresën e vet, duke thënë se është transferuar. Në nxitim e sipër për të dhënë kredinë, punonjësit e kredive nuk i kontrollojnë gjithmonë të dhënat ose adresat.

Kështu, pasi hap llogarinë e parë bankare, mashtruesi mund ta përdorë këtë llogari të re së bashku me të dhënat e tjera identifikuese për të rritur besueshmërinë e vet. Kjo e lehtëson edhe më tej mashtrimin. Tani vjedhësi ka mundësi të mira për t’u pasuruar dhe, në të njëjtën kohë, për të rrënuar besueshmërinë dhe emrin tuaj të mirë.

Ndreqja e këtij dëmi mund të jetë e vështirë, mund të hajë kohë dhe mund të jetë acaruese. Marí Frank, prokurore nga Kalifornia, e provoi sa e vështirë mund të jetë kjo, kur një mashtrues mblodhi në emrin e saj borxhe me vlerë rreth 100.000 dollarë. «M’u desh të shkruaja 90 letra dhe të harxhoja 500 orë duke punuar për të shfajësuar emrin tim,—thotë ajo.—Është një luftë për emrin e mirë dhe për qetësinë tënde mendore. . . . Pjesën dërrmuese të kohës ti nuk e di se kush po e bën këtë gjë dhe autorët e krimit nuk kapen kurrë.»

Çfarë të bëni?

Nëse jeni viktimë e një vjedhjeje identiteti, mund të ndërmerrni një sërë hapash. Para së gjithash, këshillohet t’u telefononi dhe të njoftoni sektorët kundër mashtrimit të agjencive të kredive që ndodhen në zonën tuaj. Pas kësaj bëni një deklaratë me shkrim dhe kërkoni që për të verifikuar kërkesat e ardhshme për kredi të vihen në lidhje me ju.

Më tej, bëni një denoncim në polici. Sigurohuni të merrni një kopje të padisë që ka policia, sepse mund t’ju duhet për të njoftuar kreditorët.

Duhet të njoftoni, gjithashtu, bankat dhe kompanitë e kartave të kreditit me të cilat keni lidhje. Edhe nëse hajduti përdor të dhëna të vjedhura për të bërë karta krediti të tjera, do të jeni më i sigurt nëse i nxirrni të reja të gjitha kartat e kreditit. Po ashtu, nëse janë sulmuar llogaria juaj rrjedhëse dhe kursimet, mund t’ju duhet të hapni llogari të reja. Veç kësaj, mund t’ju duhet të siguroni karta të reja ATM-je dhe numra të rinj personalë identifikimi.

A duket ndonjë zgjidhje në horizont?

Qeveritë, agjencitë për zbatimin e ligjit dhe institucionet kreditore po luftojnë me forcë për të gjetur mënyra që të pengojnë vjedhjen e identitetit. Në disa zona, janë miratuar projektligje që e shpallin këtë një krim të rëndë dhe që mbrojnë më mirë informacionet personale. Janë propozuar edhe masa të tjera të teknologjisë së lartë. Këtu përfshihen shenjat e gishtave të koduara në karta krediti, karta ATM-je që njohin shenjën e pëllëmbës a një zë të caktuar, karta të kompjuterizuara që mund të mbajnë të dhëna të tilla personale identifikuese, si grupi i gjakut e shenjat e gishtave dhe karta krediti me një shirit që nuk mund të hiqet, në të cilin vihet firma.

Veç këtyre metodave parandaluese të sofistikuara ka edhe gjëra praktike që mund të bëni për të ruajtur veten. (Shih kutinë «Si të mbroni veten nga vjedhja e identitetit?».) Duke i menduar gjërat që më parë dhe duke planifikuar me kujdes, mund të ndihmoni për ta zvogëluar rrezikun e vjedhjes së identitetit.

*****

Në shumë vende, shtetasve dhe banorëve të huaj me qëndrim të përhershëm u jepet një lloj numri identifikimi. Ky mund të përdoret jo vetëm për identifikim personal, por edhe për taksat dhe për kujdesin shëndetësor. Në Shtetet e Bashkuara, shtetasit marrin atë që quhet numër i sigurimit shoqëror. Termat që përdoren për këta numra identifikimi ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin.


*****


Çfarë duhet bëjmë që të mos bien në kurthet e vjedhjet e identitetit?
I fundit i njohur raste shqetësim i njohur soubrette, dhe madje edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Corrado Passera në të cilën, pas nisjes së paketës së buxhetit, dhe 'i është dhënë një cicërimë që ka "provuar të jetë një vepër e falsifikuar. Vjedhja e identitetit thashetheme çmendur 'në Net, por jo rrallë shkaktojnë dëme në imazhin e figurave politike apo artist, shumë prej të cilëve janë të shpejtë për të vënë në dukje se ai nuk është i pranishëm edhe në rrjetet e popullarizuara sociale.
Rastet janë më 'të ndryshme, duke filluar nga mythomaniacs që të pretendojë të jetë një yll i famshëm i cili shkruan mesazhe në emër të fytyrave të njohura. Për të qenë të mashtruar janë 'pasuesit', dmth 'njerëzit të cilët ndoqën dëshirat e veta' të shtëna mitet 'e tweets. Si e shpjegoni ju që të Adnkronos Sabrina Castelluzzo, kreu i krimeve kompjuterike seksion Postal dhe Komunikimi Shërbimi Policor,'' ndër krimet që janë konsumuar në rrjetin e internetit, vjedhja e identitetit 'dhe' sigurisht më 'shpesh,' shkaktojnë shpesh përdoret si një 'vepër do të thotë' të konsumojë shumë më shumë "krime të rënda kundër pronës, të tilla si keqpërdorimit të kartave të kreditit apo llogaritë bankare, nëpërmjet kredencialeve rrëmbeu nga teknikën e phishing ose mashtrimet. Por edhe për të përgojojë të tjerët ose të kryejë veprimtari 'e drerësh.'' Në raste të tjera, megjithatë, 'pirate' zevendesohet per nje'' person të veçantë për të marrë shans 'dhe lëshime. Sa për rrjetet sociale, vjedhjet e identitetit "është praktikuar kryesisht për të bërë drerësh dhe shpifje.'' Numrat e fenomenit, për më tepër, flasin për veten e tyre:'' Në dixhital vjedhjet e identitetit "vetëm këtë vit ne kemi marrë 2.900 ankesa gjithë Italinë Castelluzzo-shpjegon-dhe 1.400 kanë qenë të grumbulluara nga agjencitë e tjera të policisë. Hetimet e kryera kanë lejuar të padisë për njerëzit edhe 198 vjedhjes vë gjysma identitetit ', ndërsa të paktën 2.600 Kontrollet u kryen në Net.'' 


 Nëse ju keni vuajtur tashmë një vjedhjen e identitetit, ka disa hapa ju mund të merrni. Pasi ajo raportoi incidentin në polici, duke e bërë ju lirimin e një kopje të raportit të dobishme për të paralajmëruar kreditorëve, në qoftë se në zonën tuaj ka agjenci të informatave financiare me një zyrë që mashtrimi është i mirë telefoniate ti shpjeguar se çfarë ka ndodhur, dhe më pas edhe duke dërguar një komunikim të shkrim me faks ose me postë të regjistruar. Japin deklaratë me shkrim dhe pastaj të kërkoni të të kontaktohet në të ardhmen për të verifikuar çdo kërkesë për financimin e bërë në emër tuaj, ose të mbrojnë veten nga shërbimet specifike të ofruara nga kompani të specializuara që ju tregojnë në kohë reale në telefon sa herë që ju të ngritur një praktikë për dhënien e një kredi ose një kartë krediti. Të njoftohet menjëherë në qoftë se dikush që nuk është ju të tregojë deri në një bankë në emër tuaj, mund të jetë vendimtare për të shmangur probleme të ardhmen.

Ju duhet gjithashtu të informojë bankën tuaj dhe të kompanisë që ka lëshuar kartën tuaj të kreditit. Edhe në qoftë se hajdut do të përdorë informacionin e vjedhur për të nxjerrë kartat e reja të kreditit, të tilla si kur ju dyshoni se dikush ka një kopje të çelësave të shtëpive tona, mos hezitoni të ndryshim lock, kështu që do të ishte mirë për sigurinë që ju ka dhënë, gjithë të rinj që ju keni. Përveç kësaj, në qoftë se penale ka shërbyer edhe në llogarinë tuaj bankare, është mirë që ju të hapur një tjetër. Ju gjithashtu mund të duhet për të marrë kartat e reja të ATM dhe kodet e reja të identifikimit.

Ka zgjidhje në sytë?

 Progresi teknologjik mund të jetë ndihmë e madhe për t'iu kundërvënë këtij fenomeni në rritje. Ne ofrojnë karta me shenjat e gishtave të koduara kartat ATM mund të njohin gjurmë e pëllëmbë të dorës apo tingullin e zërit, karta me një mikroçip në të cilën ju mund të regjistrojnë të dhënat personale të tilla si tipi i gjakut dhe shenjat e gishtave kartat në të cilën nënshkrimi mbetet i pashlyeshëm, dhe zgjidhje të tjera të avancuar teknologjikisht, por ka nevojë për shumë kujdes para miratimit të sistemeve që do, nga ana tjetër, përdorimi i të dhënave personale edhe më delikate për të trajtuar.

Përveç sistemeve të sofistikuara dhe zhvillimet teknologjike, ka disa hapa praktike ju mund të merrni për të mbrojtur veten në ndërkohë:
Si të mbroni veten nga vjedhja e identitetit?

● Jepeni numrin e identifikimit vetëm kur është krejt e nevojshme.

● Mos mbani me vete në çantë ose në kuletë më shumë karta krediti se ç’ju duhen dhe as kartën e identifikimit, certifikatën e lindjes ose pasaportën, përveçse kur është e nevojshme.

● Para se t’i hidhni në plehra kërkesat për karta krediti të miratuara kohë më parë, grisini. Bëni të njëjtën gjë me dokumentet e gjendjes bankare, faturat telefonike, vërtetimet e pagesës së kartave të kreditit e kështu me radhë.

● Mbajeni dorën si strehë kur përdorni një bankë automatike ose kur bëni telefonata të largëta me kartën tuaj telefonike. Diku afër mund të ketë ‘spiunë pas shpine’ me dylbi ose me një aparat fotografik.

● Siguroni një kuti postare me kyç për të zvogëluar rrezikun e vjedhjes së postës.

● Merrini vetë çeqet e reja në bankë, në vend që të pritni t’jua dërgojnë me postë.

● Mbani një listë a një fotokopje të të gjithë numrave të llogarive bankare të kartave të kreditit dhe ruajeni në një vend të sigurt.

● Mos jepni kurrë në telefon numrin e kartës së kreditit ose të dhëna të tjera personale, përveçse nëse keni një marrëdhënie të besuar tregtare me kompaninë dhe nëse e keni bërë ju telefonatën.

● Mësojeni përmendësh fjalëkalimin tuaj. Mos i mbani të shkruara fjalëkalimet në çantë ose në kuletë.

● Nëse është e mundur, merrni rregullisht një kopje të dokumentit të regjistrimit të kartave të kreditit.

● Siguroni që të hiqet emri juaj nga listat për reklama që përdorin agjencitë e regjistrimit të kartave të kreditit dhe ato që japin karta krediti.


‘Spiunët pas shpine’ vëzhgojnë viktimat e tyre teksa shtypin numrat në telefonët publikë ose në bankat automatike

*******

● Sigurimi numrin tuaj të sigurimit shoqëror ose informatat tjera personale vetëm kur është absolutisht e nevojshme.

● Mos e mbani në portofolin tuaj apo çantë kartat shtesë të kreditit, kartë identiteti, certifikata e lindjes ose pasaportë në qoftë se ju nuk e përdorni ato kur keni nevojë.

● Para se të hedh larg oferta precompiled financimi, llogari bankare, faturat e telefonit, faturat për shpenzime të bëra me kartë krediti dhe si, stracciatele dhe i bëjnë ato në copa të vogla.

● mbrojë veten me duart tuaja, kur ju bëni një tërheqje në ATM ose kur telefonata duke përdorur kartën tuaj të kreditit. Disa mund të spiunuar mbi ju me një palë dylbi ose një aparat fotografik.

● Përdorni një kuti postare me çelës për të reduktuar vjedhjen e postës.

● Shkoni në bankë personalisht për të marr blloqe çeqesh të reja në vend se atë e kanë dorëzuar me postë.

● Mbani në një vend të sigurt në një listë ose fotokopje të të gjitha të dhënave dhe kodet e hyrjes në lidhje me llogaritë bankare, kartat e kreditit, etj.

● Asnjëherë mos jepni numrin tuaj të telefonit kartën tuaj të kreditit ose informatat tjera personale nëse nuk e di të drejtë kompanisë me të cilën ju jeni duke folur për dhe ju nuk keni qenë ju që të bëni thirrje.

● Shitore fjalëkalimet tuaja dhe kodet sekrete që keni përdorur. A nuk e mbani listat e fjalëkalimet dhe kodet në çantë ose portofolin.

● Nëse është e mundur, të merrni një kopje të rregullt të situatës tuaj të kreditit.

● Ju lutem hiqni emrin nga lista administrohen nga agjencitë e informacionit financiar dhe kompanitë financiare për qëllime promovuese.

Me një vëmendje pak 'dhe maturi, dhe ndoshta me mbështetjen e shërbimeve të caktuara të ofruara nga bankat dhe kompanitë e specializuara, mund të zvogëlojë rrezikun që ruby ​​identiteti!


‘Rrëmuesit e hedhurinave’ gërmojnë mes mbeturinave që të vjedhin informacione personale


Si të mbroni fëmijët nga vjedhja e identitetit

Kohët e fundit, po vihet re se viktima e zakonshme e vjedhjes së identitetit nuk është një person me shumë karta krediti apo me fjalëkalime të dobëta: Është në fakt një fëmijë. Sipas një studimi të fundit, vjedhja e identitetit që u bëhet fëmijëve nën moshën 5 vjeçare është dyfishuar nga 2011 në 2012-n.

Po ashtu, sipas studimit, 10% e fëmijëve të kësaj grupmoshe, kishin qenë viktima të vjedhjes së identitetit. Më e keqja është se fëmijët nuk kanë nga se ta kuptojnë se u është vjedhur identiteti derisa të kalojnë shumë vite.

Kjo është arsyeja kryesore pse ata janë shënjestra e parë. Por, çfarë mund të bëjë prindi për të mbrojtur identitetin e fëmijës?

Vihuni në dijeni mbi shenjat

Prindërit duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë kur është rrezikuar identiteti i fëmijës. Nëse fëmijës i vijnë fatura, njoftime, apo letra të ndryshme mbi taksat (para se ata të kenë filluar punë), ka shumë mundësi që të jenë viktimë e vjedhjes së identitetit.

Merrni raporte mbi huatë dhe fitimet

Ashtu siç kontrolloni raportet mbi huatë tuaja disa herë në vit, duhet të bëni të njëjtën gjë edhe me atë të fëmijës. Normalisht, nuk duhet të ketë asnjë hua në emrin e fëmijës suaj. Po ashtu, duhet të kontrolloni edhe nëse dikush po përdor ilegalisht numrin e sigurimeve shoqërore të fëmijës suaj.

Bëni pyetje

Nëse dikush ju kërkon numrin e sigurimeve shoqërore të fëmijës suaj, pyesni se përse. A jeni ligjërisht të detyruar ta jepni dhe çfarë mund të ndodhë nëse nuk e jepni?

Mbajini dokumentet e kyçura

Të gjitha dokumentet e rëndësishme, duke filluar nga certifikatat e lindjes deri tek pasaportat, duhet të mbahen me çelës. Në ndryshim nga të rriturit, fëmijët nuk kanë pse mbajnë elemente identifikimi me vete.

Kujdes me internetin

Sigurohuni që nëse fëmija përdor internetin dhe rrjetet sociale, të mos shpërndajë asnjëherë të dhëna personale apo sensitive në to. Nuk duhet të pranojnë aplikacione të palëve të treta – vetëm nëse vijnë nga marka të njohura. Nuk duhet të publikojnë kurrë informacione mbi emrin e vajzërisë së nënës, emrin e kafshës së parë shtëpiake apo informacione të tjera që përdoren nga kompanitë dhe institucionet financiare për të verifikuar identitetin.

Çfarë të bëni nëse ndodh?

Nëse keni zbuluar se fëmija juaj ka rënë pre e vjedhjes së identitetit, duhet të veproni.

1. Mbyllni llogaritë që janë hapur në emër të tij.

2. Bëni një ankesë ligjore.

3. Dërgoni një kopje edhe në drejtorinë më të afërt të policë.

4. Dërgoni një raport në rast se bëhet fjalë për hua.

Jo gjithmonë është e thjeshtë të rregullosh rrëmujën që ka sjellë vjedhja e identitetit, por është e mundur


Si të dalloni një e-mail të rrezikshëm

Email-et mund të jenë të rrezikshme. Leximi i përmbajtjes të një e-mail-i duhet të jetë i sigurtë nëse keni të gjitha arnimet e sigurisë, por të dhënat e dërguara bashke me e-mail mund të jenë të dëmshme. Në këtë rast përfshihen çdo lloj të dhënash që mund të dërgohen përmes e-mail-it, përfshi edhe ato me shtojcën .exe. Shumica e e-mail-eve skanohen dhe hiqen pjesët e dëmshme të tij, por ju nuk mund të keni besim të plotë në këtë rast. Vështroni nëse ka ndonjë paralajmërim para se ta hapni e-mail-in që të shmangni viruset.

Të ashtuquajturat “fushata phishing” kanë patur si gjithmonë për qëllim servera korporatash dhe të qeverive duke përdorur të dhënat e dërguar përmes e-mail-eve për të shfrytëzuar dobësitë e sigurisë dhe kompromentuar të dhënat e tyre. Të dhënat e dërguara me e-mail janë të rrezikshme për çdo njeri.

Formatet e rrezikshme të të dhënave

Mënyra më e lehtë për të identifikuar nëse një e dhënë është e rrezikshme është duke parë formatin që ju tregon se çfarë përfaqëson. Për shembull, një e dhënë me formatin .exe bëhet fjalë për një program në Windows dhe nuk duhet të hap në asnjë mënyrë. Shumica e provajderave të e-mail-it i bllokojnë këto.

Gjithsesi, .exe nuk është i vetmi format i rrezikshëm. Ka të tjera që mund të jenë potencialisht të dëmshme si: .msi, .bat, .com, .cmd, .hta, .scr, .pif, .reg, .js, .vbs, .wsf, .cpl, .jar etj. Kjo nuk është një listë përfundimtare pasi ka mënyra të tjera që një program të dëmtojë kompjuterin tuaj.

Po ashtu dokumentet në Office mund të jenë të dëmshme. Formatet .docx, .pprx, .xlsx janë të sigurta, ndërsa .docsm, .pptm, .xlsm janë të rrezikshme dhe të dëmshme. Për ta përmbledhur ju duhet të hapni ato të dhëna formatet e të cilave janë të sigurta dhe që ju i njihni. Për shembull .png, .jpg janë formate imazhesh dhe duhet të jenë të sigurta. Formatet .pdf, .xlsx, .docx, .pptx janë formate dokumentesh dhe janë të sigurta po ashtu.

Arkivat, veçanërisht të enkriptuarat

Për të shmangur filtrat të serverave të e-mail-eve dikush mund t'ju dërgojë të dhënat të arkivuara dhe të enkriptuara. Për shembull ju mund të merrni një e-mail me këto formate .zip, .rar, .7z dhe të enkriptuara. Ju duhet ti shkarkoni dhe ti bëni ekstrak arkivës që ti akesoni.

Arkivat e mbrojtura me kode, pra të enkriptuara pengojnë mundësinë e programeve antivirus për ti skanuar kështu që me shumë mundësi këto arkiva mund të përmbajnë programe të dëmshme ose viruse. Por arkivat e enkriptura janë edhe shumë të mira kur bëhet fjalë për informacion sensitive përmes e-mail-it. Do t'ju duhet të gjykoni vetë se çfarë do bëni.

Dërguesi

Nëse shikoni se kush e ka dërguar e-mail-in mund t'ju ndihmojë të kuptoni nëse keni të bëni me të dhëna të rrezikshme dhe të dëmshme. Por kini kujdes sepse mund të jenë të dëmshme edhe nëse është dërguar nga një person i besuar. Nëse ata infektohen me një virus ka shumë gjasa që ky e-mail është si rezultat i kompjuterit të tyre të infektuar dhe nuk është përdoruesi ai që dërgon këtë e-mail. Nëse merrni një e-mail nga dikush të bashkangjitur edhe një pyetje, ka shumë mundësi të jetë virus. Nëse nuk jeni të sigurtë nëse dikush që ju njihni ju ka dërguar këtë e-mail me të dhënat dhe keni frike mos është i dëmshëm do ishte mirë të bënit një telefonatë ose mesazh sms për tu informuar.

Vetë e-maili

Përmbajtja e e-mail-eve po ashtu mund t'ju ofrojë detaje. Nëse merrni një e-mail nga dikush që ju njihni, diçka mund të ju duket mosbesuese, ajo duhet të jetë e shkruar nga një virus. Të tilla e-maile mund të përmbajnë phishing me të dhëna të rrezikshme, p.sh nëse merrni një e-mail me përmbajtje të tilla si kemi nevojë për ju dhe duhet t'ju marrim disa para borxh përmes Western Union, kjo thjesht mund të identifikohet me një virus. Në qoftë se merrni një e-mail nga FedEx ose UPS dhe ju kërkon të shkarkoni të dhëna dhe ti hapni ato kjo është po ashtu një virus.

Alarmet nga antivirusi

Nëse po përdorni shërbimet e Gmail, Outlook.com ose Yahoo! Mail ata me patjetër do t'iu njoftojnë juve pasi të kenë skanuar e-mail-et nëse është i dëmshëm. Do vëreni një paralajmërim afër e-mail-it që u thotë të mos shkarkoni gjë. Dhe nëse shkarkoni diçka nga e-maili dhe antivirusi në desktop jep alarm atëherë duhet të ndaloni. Mos bëni asgjë dhe besojini antivirusit tuaj më shumë sesa e-mail-it. Por edhe antiviruset nuk janë perfektë, kështu që nuk mund ti besoni gjithçka atij. Një e-mail i rrezikshëm mund edhe të mos kapet nga antivirusi.

Duhet të jeni dyshues

Kur vjen puna për të dhëna të dërguara përmes e-mail-it duhet të ushtroheni për më të keqen. Asnjëherë mos shkarkoni gjë nga e-maili direkt ose ta hapni atë vetëm nëse keni një arsye të fortë. Nëse nuk keni qenë duke pritur një e-mail të tillë, atëherë bëhuni dyshues. Nëse është një imazh atëherë do të jetë në rregull. Edhe formatet .PDF duhet të jeni në rregull nëse keni arnimet e sigurisë më të fundit. Por nëse nuk jeni të sigurtë se çfarë është ajo gjë atëherë mos shkarkoni apo hapni asgjë në kompjuterin tuaj. Disa ofrues të shërbimeve e-mail ju japin mundësi ti shikoni këto e-maile pa patur nevojë ti shkarkoni si imazhet apo dhe dokumentet, prandaj shfrytëzojeni këtë mundësi.


I BASHKON SOFRA POETIKE E DIELLIT


Logo

Neki Lulaj, Agim Gashi, Rrustem Geci, Kozeta Nushi, Arjan Kallco, Bajram Muharrem Bistrica, se bashku ne Sofren Poetike te DIELLIT/

Neki Lulaj/Gjermani/

LUGINA E KRENARISË/

Ato ditë/

Isha si në endërr/

Zjarr pas zjarri e ëndërr pas ëndrre/

Në Muzeun e Arteve Historike/

Preka me buzë shpatën e stërgjyshit në Vienë/

Në shtëpinë e Lidhjes plaku nga Ulqini po kthen

Në qytetin e konsujve të Alfabetit të Manastirit

Gjuha ime po dritëron si hyjneshë e bekuar

U çmalla gjatë në Rrugën e Kombit kreshnik

Dhe pushova në pragun e folesë së Flamurit

Nga duart e Nënës së Shejtë mora bekimin

Në Velani pranë shallit të shekullit të urtë

Bëra betimin

Erdha me Bogdanin në Luginën e Krenarisë

E bartëm gurin e ndarjes nga rrasa e Kosharës

U ndalëm ne Devë e në Gllogjan

Uruam jetëgjatësi dëshmorve në Likoshan

Konakun e bëmë në Kullën e Jasharajve

Në Oborrin e Krenarisë së Kombit

Mbi secilin mermer shkruante nga një epigram

Lavdi atyre që i dhuruan Atdheut

Pajën e shpirtit – testamentin e Skënderbeut





ME DASHURI



Dikurë u mboll fara hyjnore

Në tokën e babës, gjyshit, babëgjyshit

Dhe stërgjyshit plak

E ujitën farën shpirtërore

Me ujin e bekuar o im at

Nga ai fryt u gatuan

Bogdani e Fishta dhe Kadareja

Agani Tereza e Rugova

E shumë e shumë të tjerë

Ajka e kombit urtak la nderë

Kohërat u strukën nën hijet e fisit

Me sytë e shqiponjës e fjalët si flori

Zërin e patën krismë pushke e buzëqeshjen ylber

Mendjen teh shpatë qëndrimin gacë bungu

Kurrë si plaku koha Rilindësit tanë

Ndale o lumë vrapimin ndale o kohë shtegtimin

Ta shuajnë etjen krojet buzë bregut në stom

Jeta ka baticat si deti uturimat e shungullimat

Jemi shkëmbinj të thepisur atje buzë detit Jon





IMAZHE KUJTIMESH



Imazhe mbi shkronja

Zanoret po m’i mbyllin shtigjet e vetmisë

Mbi shtratin e faqeve të librit

Po i kullos sytë mbi shkronja e vargje

E shpirti shpesh po thehet si xham i zifisë

Historia e pasuroi me brumin e lavdisë

Këto po më sjellin kështu si një trok kali

Sa në Krujë Lezhë Vlorë Prishtinë e Janinë

Herë në Prevezë, Preshevë e Jeni Pazar

Mes valëve të Detit të tërbuar bubullimë

Atje mbi gjysmë shekulli zërat po vijnë

67 vjet notojnë katërmijë lulëkuqe gjaku

Në Tivarn e heshtur pa lapidar në monopati

Nuk u ngopa me librin e Barletit

Kur më përforcoi heroizmi i shkodranëve të mi

Përjetimet prekëse të engjëjve që vdiqën si njerëz

Të atyre që qëndruan si truproje të At Zef Plumit

Më solli në Boston Nasho Jorgaqi i pavdekshëm

Që të çmallem me At Fan Nolin e përjetshëm

Dhe me Vatranët e vyer të Nju Jorkut

Imazhe kujtimesh për miqtë e mi





ADOLESHENCË RINIE



U deshëm atëherë

Sepse ishte koha për dashuri

Duke i dhuruar njëri-tjetrit

Buzëqeshjen e brishtë

E diçka më shumë kur ishim të ri

Dje i besuam vetëvetes

Se jemi të pjekur para kohe

Për shtigjet e mundimshme

Që i sjellë jeta bashkë me marshue

Gabuam sa keq ishim mashtrue

Dje ishim shumë të lumtur

Fluturonim si zogjtë e lirë

Në qiellin pa re

Fantazuam papra

Që çerdhen e ëndërrave

Ta bejmë Kala

E jeta ka fantazmat e veta

Me lugetër e muza dhe zana

Që e ndërtuam në kohë studimesh

Para shërbimit ushtarak

Na i rrënoi ndarja si një plak

E ti qanë e qanë moj zanë

Unë qeshë e kënaqem

Se tradhëtia më ke pas thënë

Një herë, herët apo vonë

“Pret gjyqin e Dantes”



Agim Gashi

MOJ KOSOVË

Moj Kosovë e mjera ti
Spo t´blun ma asnji mulli,
Politikajt parat në çanta
Popullata koken n´kanta!

Hajmedet për këtë shtet,
Na mjel mirë haraç na qet,
Sa shumë shtohet kjo varfëri
Milionerat përditë tuj bi.

Po qan populli nga varfënia
Mbretnon krimi dhe hajnia,
Nuk ka barna në spitale
Shtohen firmat që mbjellin varre.

Po qohu ma popull i shkretë
Se për vete je Zoti vetë,
Kerko buk, kerko liri,
Udhëheqës të drejtë e jo mafi.

Sa të rrish kështu si je
Kan me të lanë edhe pa atdhe,
Kan me të lënë pa buk e kryp
Çdo gjë kombtare t´u ta mbytë.

Kan ngulfat jetën e re
Lëngon keq i lumi atdhe,
Kërkon popullin ku ka mbetë
Krenaria ku i ka tretë?

03.03.2o14
Düren-

Cikel poetic nga RRUSTEM GECI/Gjermani/



Himni për token

Shqipëri në çdo shtëpi
është detyrë e shtëpisë
është arbërim i të folmes
është përparim i shkrimit

Ky zë i afsht për gjuhën
që ka zënë në çdo shtëpi
krahët i ka nga sintaksa
dhe zemrën nga flamuri

Shqipëri në çdo shtëpi
është betimi për gjuhën
është çasti ynë i sotëm
për një shqipe poetike

Shqipëri në çdo shtëpi
është urdhër kulturimi
dhe detyrë e çdoditshme
për gjithsecilin shqiptar

Trojeve të mia

Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i Kosovës
ujë i bardhë i maleve
ujë i bardhë i borës

Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i Kosovës
ujë i dhéut të zemrës
ujë me Shkup e Iliri

Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i Kosovës
uji ynë i përëndishëm
ujë që derdhet ilirisë

Tërë uji i lumit Vardar
është ujë i kombit
ujë i réve të rimta
ujë i shkriftë i gurrave

LUTJA E ÇAMIT

A më lë o tokë të qaj
unë dua tek t´i një varr
unë dua këtu të rritem
gjaku im të mos thajë

Gurë gjyshi kam këtu
në beteja i ka mbjellë
brenda kam disa këngë
gjyshi im i ka shkruar

Toka ime, shumë të dua
më prano të vde s këtu
të betohem kam ardhë
tek shtëpia ku kam jetu

Çamëri o zemra ime
zëri i nënës më troket
guri gjyshit atje brenda
ngritu o bir, më thërret!

Trokitje Çame

Këngëve me Çamëri
fjalës i bien drithma
djersë të ftohta kohe
të rëna të përgjakëta

Këngëve me Çamëri
populli i vogël çam
çdo ditë i bie daulles
se popull i saj s´ flë

Në këngët me Çamëri
të trojeve të ilirisë
çami tregon Greqinë
lirinë e tij të shkelur

Këngëve me Çamëri
prej ku nis Çamëria
Plot lule të gjakut
me këngë Çame çelin

Ç A M Ë R I

Shqipe e vendit Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet bar me ves
Tek ulliri po të pres

Shqipe e vendit Çamëri
plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të vjela në një lëmë!

Shqipe e vendit Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është gjaku në flamur

Shqipe e vendit Çamëri
ti je moj njëmijë hijeshi
kënga çame s´do të thaj
gjaku ynë do ta mbaj

Gjuha në luftë

Unë flas gjuhën shqipe
i pat thënë mikut të tij
Aristidh Kola – Arbani
para se grekët ta vrisnin

Asgjë nuk ka mbaruar
më duhen 4 shekuj jetë
për ta kthyer mbarë, të
kaluarën tonë të shkelur

Nën atë qiell të Greqisë
të të vërtetave përmbys
gjuha bën luftën e saj
Çamëria të mos bjerë

Homeri shkruante shqip
në shqipen e pellazgëve
O ju, ndihmojeni çamin
gjuhën mbajeni në luftë!..

Mali i gjyshit

Te lisi i gjyshit në Thevi
tek ullinjtë e plagosur
çami ka 13 mijë vjet
që e mbjellë tokën e tij

Bijë e kuqe e gjakut
bijë e kuqe e betejave
trokitjet tuaja për liri
i kam thellë në zemër

Çamëri o tokë e çamit
në u plagostë kënga jote
Gjuha do të jet në luftë
që çami të vetmbrohet

O diell i lashtë i çamit
O Iliri e para Krishtit
Çamëria s´ di të jepet
Çamëria s ´ di të falet!..

P R E V E Z A

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje Çamëri
Zot të fatit të jemi vetë

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje Çamëri
Shqipëri jam tokë e det

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Babë dielli dhe flamuri
Çamërisë i japin shëndet

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
S´ ka Greqi në Çamëri
Tokë e Çamit Shqipëri!..

Kënga e K´lumshtit

Mëmë e gjakut
Mëmë Shqipëri
Zemra më digjet
Të jem me ty

Loti i diellit
Në pemë pikon
Çami e çamja
Gjëmë lëshojnë

Qiellit të gjerë
Ndodhë ka re
Jo rrallë erërat
Fshehin rrufe

Në tokën çame
Homerit plak
Emri e sytë
I kullojnë gjak

2 )

Shkruan Janina
jam Prishtinë
jem Tiranë
e jem një himn

Trapi i çamit
traget me nam
mijëra vjet
lundron n´këto anë

Qan Janina
gjakun e saj
nën Greqi
pema do thaj

Dheu i çamëve
një dhe flori
sa jam Çam
aq jam Shqipëria e bashkuar

Aristidh Kola

Tek një lis në T h e v i
Aristidhi mblodhi veten
ndezi një q i r i në gur
në kujtim të gjyshërve

Bari i çamit në Thevi
foli sikur të ish njeri
ai mirëpriti birin e saj
d j a l i n mendjeshumë

O i bukuri A r b a n i t
o biri im i Çamërisë
këndoma këngën trim
që bari të bëhet pemë

Jam gjak i juaj o Thevi
Jam gjak i pastërt çam
unë i kam dy z e m r a
të dyja i kam Shqipëri

GJUHA SHQIPE

Jam nënë e disa gjuhëve
mëmën e kam pellazge
ajo mua më trashëgoi
të jem e gjithmonshme

Ky mesazh i shekujve
10 mijë vjet pellazgji
dhe 3 mijë vjet Iliri
është gjuha jonë shqipe

Kosovë, Iliridë, Çamëri
flamuj të gjuhës shqipe
me ju unë jam shqiptar
me ju unë jam Shqipëri

Jam nënë e disa gjuhëve
folni bija të gjuhës sime
Sa gjuhë nga gjuha jonë
u bënë gjuhë më vete

R I L I N D J E

Rend Prishtinë rend
Rend shpirt i kombit
Rend Prishtinë rend
Rend e mos pusho

Rend Prishtinë rend
Me flakët në gji
Rend Prishtinë rend
Flamurit Kuq e Zi

Rend Prishtinë rend
Me Preshevën rend
Rend Prishtinë rend
Me Tetovën rend

Rend Prishtinë rend
Me T i r a n ë n rend
Rend Prishtinë rend
Rend atdheut tënd

ÇKA THA LIRIA ?

Zemrën e kam të fortë
po trupin në pesë pjesë
e v r o p a t më copëtuan
kur Evropa s´ish e drejtë

Kosovës shumë po flitet
se bisedat s ´ janë mirë
Kosovën e duam tamam
pa pranga e pa mynxyrë

Imja është kjo tokë
foli liria, vetëtima e saj
unë jam e juaja, sa të më
mbroni, dhe të më mbani

Zemrën e kam të fortë
po trupin në pesë pjesë
më shumë se një shekull
jam nën degë të rrufesë!..

Konti i Roganës

Poeti e thotë me gojë
shkruan edhe në letër
se poezia do të rrojë
aq sa do të rrojë njeriu

Krijimet me shkronja
mbetet maja e gjuhës
pasqyra e pëjetimeve
udha nga duhet të eci

Ky diell në gjelbërim
është nga duart tona
është një diell vendas
që banon te gjithsecili

Poeti e thotë egzaktë
të bukurën gjeje vetë
jam Konti yt i këngës
Jam konti yt i fjalës

AMANETI I PRINDËRVE

Pjesë të tokës së pushtuar
toka të Shqipërisë së lashtë
të mbytura nga fqinjët tanë
na thërrasin ti shpëtojmë

Pellazgji, jam mbetja jote e
lashtë, Jam n´tokën që më
ka mbetë. Jam 13 mijë vjeç
në dhéun tim të zvogëluar

Në këtë truall të atdheut
një flamur në diell e kam
m´u në kodër ku veton
m´u në kodër ku bubullon

Shqipëri, Kosovë, Çamëri
trashëgimtare të të lashtëve
amanet tokat e pushtuara
amanet, bëjeni vet gjeniun!..



Cikli : Kontradikta jete nga ARJAN KALLCO



DRITA E PAVARËSISË

Po bien lodrat e kushtrimit

Anembanë Kosovës,

po bien,

Por jo më për luftë! Ajo tashmë

Ka mbetur një fjalë e dalë

Nga fjalori edhe pse zhurma

E saj ende krejt nuk është shuar.

Fillikate tingëllon në memorien

E zhveshur nga harrimi që në çdo

Përvjetor zgjohet gjithmonë e para

Dhe jep lajmin e madh të lirisë.

E pas saj në një paradë të përndritur

Rrethuar me aureola lavdie,

Krah për krah, ecin heronjtë e heshtur

Në figurat e gjalla mes portretesh

Dhe bijtë e tyre të paepur.

Etër e bij, siç e do zakoni ynë

I të parëve, në një rresht bashkuar.

Jo ky nuk është mort, nuk është

Përlotje e zakontë! Një jetë

E dhuruar për atdheun

Vlen me mijëra jetë nën robëri.

Koha do të fluturojë mes pëllumbash

Të bardhë që sillen rrotull, mbi ty Kosovë,

Engjëll mbrojtës në pavarësi.



Kështjella e Selanikut



Shekullore sot dergjesh e harruar

majë kodrës, e plagosur rëndë,

kështjellë e pamposhtur ngadhnjimtare,

që pushtuesit rrob dot s’të bënë.

Muret e tua, ah sa keq,

s’janë më veç një grumbull gurësh

mbetur në këmbë,

nga tërmetet e kohës së shkuar

që i goditën furishëm, e

verbërisht skërmitën dhe dhëmbët.

Tashmë nuk kanë as forcë të flasin,

janë tepër të lodhur nga heshtja e gjatë,

që copëza jete martirësh të tregojnë,

që betejave të ashpra shpatat vringëlluan,

e bëmat e tyre i ngjizën në këngë.

E këngët, janë vetëm për heronjtë,

që trupat e tyre i derdhën në mure,

e zotër të saj u bënë.

Dëshmimtar i gjallë është ai,

deti përballë,

ku hija e saj edhe pse rrënojë e çalë,

si fantazmë e përjetshme vigjilente,

ngrihet madhështore mbi valë.

Të mposhtësh një komb,

duhet të shëmbësh muret e gurtë

në fillim,

që thellë kanë ngritur në zëmër.



Rruga Egnatia



Kjo rrugë tash llamburit

nga dritat shumëngjyrshe

që mes vezullimesh të kristalta xhamesh

të mbajnë pre’ tundimesh nga

reklamat luksoze dhe

mallrat firmato.

Përgjumja nuk i ka më hije

në kohët moderne.

Dikur zbrazëtia e udhëtarëve

që në të vozitnin rrallë

fshihej pas tingujve të zileve

kapriçoze të kuajve që shpesh

trokisnin me jehonë,

shpërndanin jehonë kobndjellëse

kur hapat e lodhur zvarriteshin

mbi dhe’ e të hareshme kur

troku melodioz

të shtynte jashtë dere që

heshtur ta shijoje.

E mora dikur edhe unë

këtë rrugë nga larg me trastën

e kohës ngarkuar

se historia nuk është zonjë leone

e papërvojë

që lind për herë të parë,

por matkë e pafat shenjtore.

Hiseja e saj kurrë ka fund,

e vetme qëndron e hipur mbi kalë.

Errësira është maska e ndarjes

nga dita dhe udhëtarët s’janë

më të parët.



Bisedë e heshtur me Harkun



Edhe pse pamja jote e cunguar

duket sikur s’i jep kuptim

Triumfit,

nuk të bën të pashpresë.

Pa më thuaj, prej sa vitesh

qëndron aty i patundur?

Epokat erdhën, ikën,

ndërtuan tempuj të shumtë.

Ndoshta më joshës.

Sot ku janë? Ku shkoi krenaria

e tyre e përkohshme? Po prepotenca

foshnjarake veshur me naivitet?

Varrosur diku

nën këmbët e tua gjigande,

të tretur si dhe’,

përbuzur nga lavdia boshe

që dot s’të rrëzoi,

por që e qetë nuk fle.

Dhe vetë ringjallja ka mbetur e ve,

pa asnjë thirrje grishëse legjendash,

pa të lartin atdhe.

Fati s’merret me gurë,

plagët koha t’i shëron,

edhe sikur bota të vidhiset,

idealet e shenjtë nuk shuhen,

aty pranë teje, në këmbë,

do të mbretëroni gjithmon’.





Në ditën e shenjtërimit

Skënder Sallakut
Provoni t’ia hiqni lirinë një populli, por dijeni,

herët a vonë do ta kërkojë derisa ta arrijë.

Provoni t’ia hiqni humorin, e

do të shihni se shpirti do të plaket plotësisht.

Nëse nuk e kërkon në sheshe si liria, Zoti

i plotfuqishëm qoftë me të,

u preftë përgjithmonë në paqe.

Ylli i agimeve
(Kryebilbileshës sonë)

Lajmi i hidhur
prej dheut të huaj
ma zbardhi mëngjesin e përlotur
të shkurtit shtatanik.
Një zë i dashur u arratis
prej rrumbullakësisë së burgosur
mes shtresash të pajeta
që të kumbojë i lirë në hapësirë.
Nuk e duronte më
robërinë hipokrite të qytetërimeve
në asfiksim e që tash po i mbyt
vetë bijtë e saj.
Një këngë e largët më vjen
ndërmend në këtë vajtim
për yjet që kurrë s’perëndojnë, e

sytë më njomen me lotë.
Edhe 1000 bilbila që dot s’pushojnë

janë në zi, ndërsa po thurrim qindra vargje
dhe dhurojmë miliona karafila.

6 shkurt…..



Meditim…

Pak aromë miqsh
po e marr me vete në udhëtim,
pa emra të bujshëm, pa piedestale.
Eh, do të vijë ndoshta ajo kohë,
kur njëri-tjetrin do ta kërkojmë
në labirinthet e letrave, të fshehur

diku nëpër rafte bibliotekash,
në të vërtetat e paprekshme universale.



Pa Cicërimat e tua…

Cicërimat e ëmbla të klarinetës
në këtë të dielë të ftohtë janari,
tash që më shumë se kurrë
kishim nevojë për ngrohtësi të shpirtit,
ashtu papritur na braktisen. Na thanë
një lamtumirë të përlotur dhe drejt një
udhëtimi të pavdekshëm po flatërojnë.
Në buzët që dridhen prej vajit
të qindra klarinetave që ti i mësove
si të cicërojnë, notat e tua buçasin.
Tingujt i shpërthyen akujt e pathyeshëm
të akullnajave gjigande të pandjeshme,

zërin tonë në një këngë të vetme e bashkuam.
Bilbilat plot vesë mund të rrinë të qetë
në vendet ku kanë shtegtuar.

26 janar 2014

Jeta nuk është lodër

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Sot duhet të heshtë, asnjë
Zhurmë të mos e zgjojë gjëmën
Që shqiptarisht e ngritën në kurth
Bajlozë të sakatosur e të pangopur.
Bulevardi sot duhet vetëm
Të kujtojë të shkuarën e afërt,
Të vajtojë jetën që si një lodër
E përdorën.
Eh, Bulevardi.. sot duhet larë me lot,
Po, po, me lot të tharë, sepse
Edhe këtë herë historinë
Dot s’e kuptuam. Mbetëm
Fanatikë të instikteve djallëzore,
Kujtuam se heronjtë
Duhen vetëm një herë, e, më pas,
Paqja do të mbretërojë.
Fati është shpagimi i sakrificave
Në emër të dinjitetit.
21 janar 2014



Muzgu në lartësi

Sa shumë u enda muzgjeve magjike
Në tokën tonë:

Lindje – Veri – Jug – Perëndim
Për të kapur sensin e së natyrshmes.
Sa më shumë i afrohesha dogmës
Ajo papritur më largohej, si për të thënë
Se gjetiu duhet ta kërkoja, diku lart
Në qiejt e ndarë në kufij, ku njeriu dot
Nuk u qas. Nuk gabonte në profecinë
e vet, tek po përskuqeshin horizontet e zbehta
Dhe retë e egërsuara lundronin mbi çdo breg.
Poshte toka po ngrysej me hap të penguar
Kalërimi, Hëna e pakët si kandili në shterim
Këtu sipër duket objekt i pavlefshëm;
Retë ia kanë zënë rrugën ku të
Shihet, ku të nazetojë mbi të kaltrin det.
E kur dita në këtë pjesë
Të universit po merr fund, ditënata nuk
Merr më të tjera koloritë, pika loti e lagin
Ajrin, e takimin e nesërm pret.
Me qindra muzgje do më shoqërojnë

Në rrugën tonë të panjohur, por

Muzgu në qiejt lart mbetet përrallor, e duke ecur

Si këmbësor i pangopur mbi re

Vetja të duket mbret.

1 shkurt 2014, në lartësi

Koha që s’na u bë mike

Vesa ambrore m’i trazojnë kujtimet
e një kohe që asnjëherë s’u bë
mikja jonë. Më mirë ta kemi
kundërshtare tek ikën fodulle,
vitet pa na i kursyer. Mike
le ta bëjnë frikacakët që për
të mos u harruar, i lëpihen çdo ditë
në foltoret memece të historisë. Në skajet
e zhurritura të xhaketës, fijet e zhderitura
nga përplasjet e paevitueshme, valëviten të lodhura,
si kallinjtë e thatë qe mezi
presin drapërin e pastaj të përfundojnë
në ndonjë hambar të mykur, ku askujt
s’i bie ndërmend t’i bluajë, megjithatë
miell do të përfundojë në ndonjë magje,
por nikoqiret e mira duart s’do t’i ndyjnë
e me kot do të presë të bëhet bukë,
askush s’ka për ta gatuar.

20 shkurt….



Mjegull



Mjegulla e bardhë mbi liqen

Si retë puplore tek derdhen

Vrapthi në qiellin e ngrysur

I lëpihet vjedhurazi sipërfaqes

Në përpjekjen që t’i shqitet sadopak

Pasqyrës së shëmtuar

Që për çudi nuk ia tregon më fytyrën.

Nëpër mjegull kudo heshtje, asnjë peshkatar

Asnjë rrjetë hedhur, bile dhe

Peshqit nuk e kryejnë më krcimin hopthi

Për pak ajër të mjegulluar. E qetë mbi liqen

Një pulëbardhë e pashqetësuar

Po fluturon qorrazi.



Janar 2014



Pak frymëzim prej tëndit

(Migjenit në këtë përvjetor)



Jehona e lashtësisë së klithjeve

E lutjeve të dëshpëruara të njerëzve

Për pak bukë në tryeza që kurrë

Të mos mungonte, e kishte grishur

Etjen tënde për një botë të re.

Edhe lotët e fëmijëve tek qanin

Lagjeve të varfëra të kontinenteve

Duke ecur këmbëzbathur ,

Ta kishte mprehur shikimin,

Ta kishte sosur durimin. Diku më afër

Një tjetër këmbanë alarmi binte

Në mendjen tënde, i godiste fort

Në zemër ndjenjat dhe i shkundte

Shpirtat e trazuar mes “ të birve

Të shekullit të ri”,

Në kacafytjet e përditëshme

Me Fatin tonë të mbrapshtë që s’donte

Të na shqitej dot.

Këmbanat shqiptare s’e ndalnin vajin

Të tërhequr zvarrë nga pas

Në shekuj, gjithmonë e më të ngjirur, dhe

Si për çudi askush nuk e dëgjonte më.

Barqe të stërmëdhenj çaheshin

Nga lukset e shfrenuara nëpër lokale nate

Dendeshin ngijshëm shtëpive madhështore

Por prej tyre nuk tepronte asgjë.

Po ti, barqet e vegjëlisë nuk i le të thaheshin

Të rrudheshin dhe rreshkeshin më kot:

I ushqeve me tjetër bukë, me tjetër dashuri.

Me to mjerimi e pa dritën e shpëtimit të agonte

Me to skamja foli shqip.



12/10/2013

Bajram Muharrem Bistrica

MUHARREM BISTRICA I HYPI ”ATIT”

(Gjyshit tim-Muharrem Bistricës)

Trim e burra ka pasë Kosova!

Kanë qenë shtyllë në votrat toan,

Trima në luftë, n`oda për pleqni,

Janë mbetë emna në histori!



Krejt këta burra Kosovar

Të gjithë me zemër e shpirt-shqiptar

Si pikësynim dhe qëllim të parë,

E kanåe pasë bahkimin Kombëtar!



Ka pasë ”krenë” e ”bajraktar”

Si n`cdo vend ku ka shqiptarë,

Në shpirt e zemer e kanë ruajt traditën,

Janåe frikësuar mos p okoriten!



Ruajtën fortë traditën e shqiptarit,

E quen në vend amanetin e t`parit,

Djalë mbas djali e korë mbas kore,

Kurrë Kosovën pa e lkëshue prej dore!



Ndër këta trima e burra të kosovës,

Shtyllë e vendit dhe e votrës

I ka takue gjithmonë “Balli I Odës”

Sherif Vocës prej ”Shalës Bajgorës”!



Ky burr-trim zemër bujari!

Djalë maësorje e bir shqiptari,

N`mexhlis* t`burrave ishte i par

Për Komunë t`Shalës-kryetar.



Me shkrue krejt për këtë njeri,

Pak një libër, po një histori,

Po tregojmë për një vaki,

Që i ka ban ë jetëne tij!



Hic Sherifi nuk është kujtue,

Ka dashtë miqt`me I nderue,

“Selamin” e tyne n^vend m`I cue,

E ka nijet n`dasmë me shkue!



Sherfi Voca I hypi “atit”,

Ja dha majës ja dha shpatit,

Frenin ”atit” ja kish hstërngue

Gojë t`atit

Ka mësy Llapin në dasmë me shkue!



N`derë të mikut kur ka mbërrijt`

I dalin përpara burrat m`prit`

T`tanë të zgjedhun burra ”llapjan”

-Mirë se vjen o burrë ”shaljan”!



Sherif Voca si djalë petriti

Mirë se ju gjejë, jut ha Sherifi,

Prej zinxhisë kambën e hici,

Këcej prej shale e n`tokë zbriti.



U fal`me burra dorë për dorë

I prinë përpara e cuen në Odë,

E ulën Sherifin në ”Ballë të oxhakut”

Ishte vendim I t`zotit t`konakut!



”Përhajr” dasmën Sherifi po ja u ban,

I qitën kafe dhe duhan,

Po e dvesin e po e llafojnë

Një adet t`dasmës po ia kallxojnë!



Këtë ”adet” Llapi e ka trashegue,

”bakshishin e dasmës” për me fitur?

Kush din “atit” me I ndejt “binxhi”

”Shtate zjarmie” duhet me i kapercy!



E kuptoj Sherifi ”adetin llapjan”

Burrë I mëncur Sherifi a kan`

I ra n`mend për një djalë ”shaljan”

Me shkue e m`i marrë, Sherifi kërkon!



Sherfi Voca në këmbë u cue,

Nja dy djem më m`I shtërngue,

Deri n^Bistricë ata kanë me shkue,

Muharrem Bistricën këtu me ma pru`!



Du djem`llapjan`i kanë shtërngue,

Mirë Sherifi ua ka kallxue,

Deri në Bistricë ju me shkue

”Selamin” Muharremit me ja cue.



-Sherfi Voca po pret në Lllap,

Hypi atit e hajde vrap



Dogri djemt n`Bistricë janë shkue!

Shpin`e Muharremit e kanë kërkue,

Muharrem Bistricën e kanë takue,

Fjalët e Sherfiti ja kanë kallxue:



Me ”selam” Sherifi na ka cue,

N`mujsh ma shpejt, mos me na vonue

Betë Sherifi na I ka mbledh`për krye!

Pa tu n`Llap s`guxojmë me u kthye!



Hala fjalët ata pa I marue,

Mirë Muharremi i ka kuptue!

OPritmni djem`vec dy dakika,

Shkova shpejt ”atit” i hypa!



S`vonoi hic, Muharremi erdh`

Drejt për Llap, ata janë dredh`

Aman Zot “atat” tuj nga,

Tim e mjegull, s`shihte gja!



Ati I Muharremit, me t`mëdhajat hapa,

Dy llapjant`mbte¨ne shumë mprapa,

I vinte keq se ishin me ta miq,

Se nuk pat me i pritë hic!



Krejt ai ”milet” po bajnë cudi,

”Pa hesap shpejt djemt`janë kthy`

Muharremi n e muerr n`gryk Sherifi!

Dhe ia nisi me I kallxue:



Këtë #adet” Llapi e kish trashëgue,

“Bakshishin e dasmës” për me e fitue?

Kush din “atit” me I ndje “binxhi”

”Shtate zjarrmie” duhet me i kapercye



Po ja ban Muharremi me sy,

Sherif Aga dert mos ki!



Ja nisën “llpajant” tuj u lavdue,

T`tanë me rtend ”atat” tuj i ladrue,

Merrshin turr se jo mahi,

Po asnjo`zjarmet s`mujti me i kapërcy`



Fill mbas tyne edh do si t`parë,

Disa ”kren” e shumë ”bajraktar”

T`tanë me ”ata” turr tuj marrë,

I ngajshin ”atat” si t`pakrye,

Asnj`zjarmet me i kapercye.



Muharrem Bistrica mbet ma i mrami,

Po viket sa i mujti zani!

Muharremi ky djal dai

Bertet t`madhe, o ju tupanxhi!

Rrehne, rrehne fort tupanin,

Tash e shihni ju ”shaljanin”!



Ja ka shtërngue ” atit” frenin t`atit,

U skejuan e ja lëshuan vendin,

Aman Zot`”ati” tuj e nga

Thojshe fryma me t`u da,

Kur iu afrua zjermit t`parë,

Sa fuqi “atit” I ka ardhë

Përmbi zjarmie ”ati” a gjue,

Thojshe ti tuj fluturue!

Porta e “ t`shtati zjarm” a fërëllue.



Sherfi Aga, dert mos ki

Po t`baj be në perendi

“Shtatë zjarmie” t`I kam kapercye

Ja s`i tham vetit ” binxhi”!

S´ta marr ftyrën në këtë mledhi.

Për fjalë t`ande, une n`zjarm hi!

Se koriti veten as ty!

S`e unë jam nji djalë shaljanë,

Kan me m^gjoftë sod këta llapjanë!

Histori n`Llap kem`me lanë!

Fort sherifit p ona i vjen mirë,

Për q`ata i kam cue me t`thirrë!

Mire e di, që ti sna koritë,

Nji za të madh në Shalë m`i qitë!

Ta marrin vesh këta llapjanë

S`e cfarë miku kanë t`shaljanë!



Nuk vonoi e erdh`” vakti”

Tash po i vjen Muhharemit ”sahati”

Muharremi po bahet gati

I gjue n`shpinåe q`ati ”ati”

Ishin mbledh populli ”bytevi”

Po bajnë dajre shume dajrexhi

Po I bijnë tupanave do tupanxhi

Ish ba ai vend me t`ardhë cudi!

I kishin kale “shtatë truca zjarmi”



Ja nisën ”llapjant`” tuj u lavdue,

T`tanë mer end ”atat” tuj i ladrue,

Merrshin turr se jo mahi,

Po asnjo`zjarmet s`mujti me I kapërcy`

Filla mbas tyne edhe do si t`parë,

Disa ”kren´” e shumë ”bajraktar`”

T`tan me ”ata” turr tuj marrë

I ngajshin ”atat” si t`pa krye,

Asnjo`zharmet me i kapërcye!





Muharrem Bistrica mbet ma i mrami,

Po viket sa i mujti zani!

Bertet t`madhe, o ju tupanxhi!

Rrehne, rrehne fort tupanin,

Tash e shihni ju ”shaljanin”!

Ja ka shtërngue ” atit” frenin t`atit

U skejuan e ja leshuan vendin,

Aman Zot` ”ati” tuj e nga,

Thojshe fryma me t`u da,

Kur iu afrue zjermit t`parë,

Sa fuqi “atit” I ka ardhë

Përmbi zjarmie ” ati” a gjue,

Thojshe ti tuj fluturue!

Perte “t`shtati zjarm” a färfëllue,

Muharremi djal drangue,

Frenin “ atit” j aka shtërngue,

Se dojke ” ati” me fluturue!



Krejt ai popull po bajke seri

Qysh ”shtatë zjarmie” i kapërcei kly njeri!

Fluturojke me ”at” si zog skyfteri,

S`kemi pa n`Llap kësi beteri.

Kësi beteri s`ska ba vaki,

S`kemi pa kurrë me sy!

Me I kapërcye “shtatë zjarmi”

Sherif Voca u gëzue shumë,

E po ban për veti lum,

Asnje fjalë s`po e flet`,

Nxuerr mamxerrën përpjetë po qet!



Krejt ai ”hallk” po bajne cudi,

Kurrë në Llap s`ka ba vaku

Muharrem Bistrica ky djalë i ri,

Sod në Llap bani t`madhen cudi!

I kapërcej me at`”shtatë zjarmi”

Le ta dijn ë pleq`e t`ri

Nji djalë shaljanë bani n`Llap histori!

Muharrem Bistrica po i thoijshin atij!

Fluturojke me krah`ati I tij!

Me pas kanë edhe ”shtatë zjarmi” tjera

I kish kapërcy`Muharremi me arin si era!



Kush janë kanë aty janë kapë për kry`

Thojshin: Q`esi dragoni s`kemi pa me sy!

Si vetëtima I kapërcej “shtatë zjarmi”!

E fitoj ”Bakshishin e t`zotit të shtëpisë”

Ia zbradhi fytyrën Sherif Agë-Zotnis!

Muharrem Bistricës, aferim I qoftë

Sa Bjeshët e Shalës Muharremi rrnif`!

Sa t`jenë jeta mos u harroft`!

Sa për n`fund, edhe kjo lavdi!
Sherif Voca, o burrë dai!

I lumi ti për këta djemni`

Që në Llap bajnë histori!

Sod krejt Llapi ndiejnë kënaqësi

Me ”shaljanë” që kanë miqësi



KOZETA NUSHI/ BRESCIA – ITALY/



ME DIELLIN NË QIELLIN E ZOTIT U NGRITA

NJë ditë iku me shiun.

U çudita.

Një ditë iku me bardhësinë dhe Diellin.

Psherëtita.

Një ditë iku me dashurinë.

Ulërita.

Një ditë iku me harresën e gjakut

Të derdhur për Kosovën dhe Çamërinë.

Me Diellin në qiellin e Zotit u ngrita

duke folur me vargjet e të parëve të mi:

Zgjohuni politikan, prej gjumit, zgjohuni!

Me shkrimet e Prof.Dr. Eshref Ymerit bashkohuni!

Dhe mos shikoni kolltuqe e salltanete!

Se Nëna Shqipëri shumë po vuan.

Dhe ka shumë derte.

Dhe nëse me bekimin e Zotit

Do ta doni si Ai lirinë

Në piedestal do ta ngrinit veten dhe Shqipërinë.

26 SHKURT 2014

- See more at: http://gazetadielli.com/i-bashkon-sofra-poetike-e-diellit/#sthash.Yilh4zaA.dpuf

Nga Beatriçe Orini (BEATRICE ORINI) – një yll i ri i letërsisë italiane, njëkohësisht nëndrejtoreshë e revistës.

KOZETA MIDIS FRUTAVE DHE SHKRIMEVE



Beatriçe Orini (BEATRICE ORINI)




REVISTA PËR ART DHE KULTURË

    ”Nuovi cittadini” GRUPPO 2009

image

     Beatriçe Orini (BEATRICE ORINI)


INTERVISTË


Nga Beatriçe Orini (BEATRICE ORINI) – një yll i ri i letërsisë italiane, njëkohësisht nëndrejtoreshë  e revistës.



 

Emri: Kozeta
Mbiemri: Nushi – Alikaj
Profesioni: Tregtare, shkrimtare dhe përkthyese
Vendlindja: - Shqipëri
Në Itali nga 2003
Gjendja civile: E martuar
Ëndërr: Të publikoj shpejt librin tim të parë në italisht.
Do të desha që edhe Italia, që në të kaluarën i ka bërë keq Shqipërisë, të mbështesë futjen e saj në Bashkimin Evropian.
Dhe grekët, që besojnë të jenë ortodoks, janë kriminelë dhe duhet të jenë të parët që të dalin nga Bashkimi Evropian.
Kështu pohon Kozeta Nushi – Alikaj, një 39 vjeçare shqiptare, që po bën 10 vjet në Itali dhe gjeston një dyqan fruta- perimesh, së bashku me bashkëshortin e saj Besnikun në rrugën :Aquileia , 14/a Brescia.
Impenjimi i saj, interesi i saj i lartë për politikën, zbulohet menjëherë nga fjalët që zgjedh, nga argumentet që përcjell.
Në politikën shqiptare, po edhe në atë botërore, të gjithë flasin me fjalë të shëmtuara, që në fakt duhet të zhduken nga fjalori; populli nuk është injorant, është vetëm i lodhur, i dhembin veshët. Unë mendoj se të mirët janë pak dhe hiqen mënjanë, duke mos dashur të ngatërrohen në politikë. Ndërsa unë do të doja të tregoheshin të përgjegjshëm, për misionin e dhënë nga Zoti.
Kozeta ka lindur në Vlorë, e njohur në botë me portin e saj të rëndësishëm detar, po është rritur në Fitore.Është kristiane, ortodokse, po thjesht preferon të quhet bijë e Zotit. Dhe e prekur thellë në shpirt, e përlotur, me fjalët që i mblidhen lëmsh në grykë, shqipton me shpirt të plagosur: - Mendoj se Zoti e ka sakrifikuar Shqipërinë, ashtu siç ka sakrifikuar Birin e Tij të Vetëm Jezu Krishtin. Jemi të vegjël, po jemi shumë të fortë edhe pse për më shumë se 500 vjet kemi qenë të shtypur nën thundrën e të huajve. Jemi pak, por jemi si pikat e oqeanit.
Do të doja që edhe gratë të jenë të interesuara për politikën, në mënyrë që bota të përmirësohet.
Do të doja që secili nga ne të lëjë mbas keqdashjet për të filluar një jetë të re për fëmijët tanë: janë ata pasuria e vetme që lëmë mbas.
Dy djem, 7 dhe 4 vjeç; Kozeta ka mbi supe një jetë të pasur me studime dhe interesa. Diplomë në gjuhë ruse dhe gjuhë angleze. Disa përkthime të rëndësishme, (falë mbështetjes së profesorit tim të shtrenjtë, Prof.Dr.Eshref Ymerit, kam përkthyer Dostojevskin, që ishte një autor i ndaluar në Shqipëri. Kam përkthyer Çehovin dhe autorë norvegjezë nga gjuha ruse).Kam ushtruar mësimdhënien për 7 vjet në një sërë shkollash, duke filluar nga cikli i ulët, në shkollat fillore, deri në ciklin e lartë, në shkollat e mesme të përgjithshme. Ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer, tregon, - mbi të gjitha me fëmijët e vegjël, që janë ëngjëj, nuk e vënë kurrë në dyshim fjalën e mësueses dhe të dhurojnë emocionet më të forta.
Edhe me gjimnazistët ka qenë një eksperiencë e bukur. Insistoja të çonin përpara ëndrrat etyre dhe ata tani akoma më dërgojnë letra. Pasioni im më bënte të lumtur.
Më vonë ndryshimi, për shkak të martesës dhe trasferimi i saj i menjëhershëm në Itali, ku ka filluar një jetë të re si nuse e sapomartuar:
Kam ardhur këtu për dashurinë ndaj bashkëshortit tim, Besnikut që banonte prej kohësh në Breshia. Ai është një artist brenda vetes. Është një ëngjëll i përditshëm, me një shpirt të pastër dhe aspak konservator; më mbështet në pasionet e mia.
Më i madhi pasion i Kozetës është shkrimi – më parë një dëshirë; tani që kam zbuluar impenjimin politik, është edhe një mision, - të cilit i dedikohet jo vetëm në shqip, duke publikuar në site të ndryshme, po gjithashtu edhe në italisht, falë mbështetjes së Karlo Salvadorit (Carlo Salvadori), që e ndihmon në gjuhën italiane dhe falë bashkëshorte së tij Marinës(Marina), - të dy prej kohësh klient të saj, po tani edhe miq të shtrenjtë;
Para së gjithash është raporti human, raporti i mirë njerëzor, ai që Kozeta pëlqen më shumë në punën e saj: - Unë dhe bashkëshorti im e kemi hapur dyqanin 4 vjet më parë dhe puna po ecën gjithmonë e më mirë; njerëzit janë të kënaqur për cilësinë e lartë dhe çmimet modeste, po edhe për humanitetin që gjejnë brenda.
Nga Italia pëlqen para së gjithash mendjet e hapura të njerëzve dhe në kohë të lirë, plus asaj që shkruan, luan me fëmijët e saj dhe shikon së bashku me ta Peppa Pig, film për fëmijë.
Vështirësitë më të mëdha për të në Itali kanë qenë përshtatja me të menduarit në gjuhën italiane, të orientuarit nëpër rrugë, po edhe ndryshimi i ushqimit.
Megjithatë këtu në Itali ndjehem shumë mirë, - thotë me bindje, - dhe kam arritur të heq drojtjen, falë fëmijëve të mi.
Kam marrë shtetësinë italiane më 16 Dhjetor 2013 dhe më është thënë të vazhdoj të kultivoj në familje gjuhën dhe kulturën tonë: fëmijët e mi do të rriten poliglot dhe kjo do të jetë një vlerë e madhe për ta dhe një pasuri edhe për Italinë.
Kozeta, që ëndërron të publikoj sa më shpejt librin e saj të parë në italisht ( “Një jetë e mbetur ëndër r“ , - është titulli që tashmë e ka zgjedhur, nuk ka mëdyshje:
Ndjehem shqiptare dhe italiane, e ndiej në zemër dhe në gjak.
Nuk mendoj për të ardhmen time; për momentin ndiehem mirë këtu dhe nuk më mungon asgjë nga Shqipëria; jam në kontakt me shumë persona; kam krijuar një urë të mirë lidhëse dhe kam javë të tëra që më vjen të këndojë nga lumturia.

LEONEL-LO SOAVI, DJALI I BOMBËS - LEONELLO SOAVI, IL FIGLIO DELLA BOMBA



Fort i respektuari zoti Flori Bruqi.

 Kam dëshirë t’ju nis për publikim tregimin: “LEONEL-LO SOAVI, DJALI I BOMBËS”, I DYTI TREGIM, PËR LIBRIN TIM TË PARË NË GJUHËN ITALIANE.
Respekte nga Kozeta Nushi
Brescia - Italy
3 mars 2014





NË ITALISHT NGA KOZETA NUSHI

LEONELLO SOAVI, IL FIGLIO DELLA BOMBA

Ci sono le persone che t’i imponano rispetto solo con la loro presenza, con il loro modo di comportamento, lasciando un bel ricordo, come un bel foto tutte le volte che li vedi.
Uno di quelli è Leonello Soavi, nato il 6 Marzo, 1945 a Casalpusterlengo. Lui ha vissuto a Piacenza, Codogno, Crema, Milano, Pordenone. Attualmente pensionato. Vive a Brescia. Si è diplomato al Istituto “Gonzaga” di Milano. Ha prestato servizio militare come ufficiale presso il 182° Rgt. Garibaldi a Sacile (PN). Ha lavorato per 35 anni presso la “Banca Comerciale Italiana”. È sposato con Raffaella Martinelli, insegnante in pensione.
Ha due figli: Marco e Michele ed un nipote, Giuglio, - figlio di Marco.
Marco vive a Vercelli, lavora in Polizia.
Michele vive in Lussemburgo. Lavora presso la “Ernest & Young”.
Anch’io ho un nipote che si chiama Gulio. L’unico che mi ha fatto piangere dalla nostalgia dopo il mio matrimonio.
Era abituato a giocare con me a nascondino e mi trovava sempre con la gioia. Dopo il mio matrimonio continuava di nuovo a cercarmi dietro le porte, piangendo che non mi trovava più, facendomi a piangere anche me quando sentivo parlare di lui, e quando sentivo il suo belissimo voce al telefono.
Senza parlare tanto per me e mio nipotino Giulio, vorrei dividere con voi un forte emozione che mi ha lasciato Leonello quando un giorno stavamo per parlare per i vechi ricordi del tempo di guerra, trasmessi a noi, da nostri genitori:
– … “ io sono stato soprannominato il figlio della bomba” “… sono stato nella pancia della mia madre, bloccata nel rifugio sotto un cumulo di macerie.. . … e un graduato dell’ esercito tedesco, quando la stava aiutando ad uscire, lo faceva con le lacrime agli occhi… “ – cosi racconta lui impressionato dalle parolle della sua mamma, lasciandomi anche a me impressionata in un tale punto che cerco di sapere di più, per scrivere uno dei miei racconti per il secondo libro che publicherò. Però la sua storia è cosi toccante e mi spinge di togliere uno dei miei racconti, scritti prima da me e mettere nel suo posto i ricordi di Leonello Soavi.
1944 -45 . La guerra come mi è stata raccontata
Sono nato pochi mesi prima che la guerra finisse; ma alcuni episodi di questo periodo sono rimasti nella mia mente cosi come me li hanno raccontati i miei genitori che li avevano vissuti in prima persona.
I bombardamenti
Sino al 1943 a Piacenza la guerra era rimasta sostanzialmente lontana; quello che veniva portato a nostra conoscenza dalla stampa e dai militari che tornavano in licenza, si riferiva a battaglie fuori dal nostro paese: in Africa, in Grecia, in Russia. Se non fosse stato per il razionamento dei beni di prima necessità, le popolazioni civili avevano continuato la vita di tutti i giorni con l’unico angoscioso sentimento di preoccupazione ed ansia per padri, mariti, figli, impegnati nei combattimenti sui vari fronti. Ma dopo l’8 Settembre 1943 le cose cominciarano a cambiare; gli alleati, per minare la resistenza delle forze dell’ Asse che progressivamente risalivano l’Italia abbandonando prima il Meridione, poi la linea “Gustav” per attestarsi sulla linea “Gotica”, iniziarono sistematici bombardamenti sulle città, sugli snodi ferroviari, sui ponti e su tutti i punti nevralgici al fine di farle capitolare più rapidamente.
La nostra città non ne fu risparmiata in quanto era un punto strategico sia per la comunicazioni ferroviare e stradali, sia per la presenza di numerose caserme, dell’ arsenale militare, del genio pontieri, del Genio ferrovieri Tedesco, di fabbriche per la produzione ed il caricamento di proiettili per l’artiglieria.
Alla fine dell’ estate del’43 ci fu un violento bombardamento, che interessò tutta la città, effetuato per rendere inservibile la fabbrica di munizioni “Pertite”.
Durante la notte del 13 Maggio 1944, al fine di mettere fuori uso lo smistamento ferroviario di Piacenza,che si trova a ridosso del centro cittadino, venne effettuata una nuova incursione aerea che distrusse gli immobili vicini alla stazione provocando 32 morti tra i civili.
L’incursione notturna causò solo danni parziali allo scalo ferroviario per cui gli alleati scatenarono tra il 12 e il 15 luglio 1944 una più vasta azione di bombordamento con due ondate successive che impegnarono circa 80 velivoli B24 che scaricarono sulla città 180 tonnellate di bombe distruggendo definitivamente lo snodo ferroviario, il ponte stradale sul Po e provocando altre distruzioni alla città con la morte di 40 civili. Le “fortezze volanti” avevano raggiunto l’obbiettivo e, al fine di evitare il ripristino delle strutture, per tutto il 1944 e il 1945 continuarono gli attacchi alla città.
Raccontava mia madre:
“Ero incinta di tre mesi del mio secondo figlio e, in una giornata sul finire dell’estate del 1944, mi ero recata con la mia primogenita a trovare mia suocera.Poco dopo aver raggiunto la sua abitazione suonò improvvisamente l’allarme e, in previsione di una imminente incursione aerea, scendemmo nel rifugio sotto casa. Per un lungo tempo non avvenne nulla, il tempo passava e cominciavamo a supporre che si fosse trattato di un falso avviso; nel frattempo mia figlia si lamentava di aver sette ed allora la nonna, assieme ad un altro inquilino, usci dal rifugio per salire in casa a procurarsi qualcosa da bere. Erano trascorsi pochi minuti quando si scatenò il finimondo: era arrivato lo stormo aereo che era stato preannunciato e che scaricava il suo carico di morte sulla città. Una di queste bombe colpi la casa, si spense ogni illuminazione e ci trovammo bloccati nel rifugio sotto un cumulo di macerie. Non ricordo quanto tempo trascorse, mia figlia piangeva, altre persone che si trovavano con noi erano atterrite ed angosciate per il trascorrere delle ore senza che nessuno arrivasse a liberarci da quella prigione; la mia preoccupazione era acuita dalla mancanza di notizie sulla fine che avesse potuto fare mia suocera che, imprudentemente, si era allontanata dal rifugio. Poi cominciammo a sentire sopra le nostre teste qualcosa che si muoveva, poco a poco i rumori si fecero più vicini ed alla fine la luce entrò attraverso l’uscita di sicurezza che era stata sgomberata dalle macerie, strisciando attraverso lo stretto cunicolo, una alla volta, uscimmo all’aperto.
Tutto attorno a noi era distruzione ma quello che mi rimase maggiormente impresso nella mente era il fatto che un graduato dell’esercito tedesco che, assieme ad altri genieri, mi stava aiutando ad uscire, lo faceva con le lacrime agli occhi, senza dubbio immaginava che la medesima apocalittica distruzione si abbatteva sulla sua città e sui suoi cari in Germania.
Per fortuna mia suocera si era salvata, la bomba che era caduta sull’abitazione ne aveva abbattuta solo una parte e lei era rimasta miracolosamente incolume, bloccata dal crollo delle scale, nell’ ala che non era diroccata: la stessa fortuna non era toccata all’inquilino che con lei era uscito dal rifugio. Dopo questo fatto decidemmo di abbandonare la città e di trasferirci in campagna presso degli amici che ci ospitarono sino alla fine delle ostilità, nel frattempo, ai primi di Marzo, era nato il mio secondo figlio che per lungo tempo venne soprannominato “il figlio della bomba”.
Raccontava mio padre:
“Alla fine del 1943 avevo dovuto trasferirmi, per motivi di lavoro, da Piacenza in un paesino della bassa Padana sull’ altro lato del fiume Po. Il mio lavoro si svolgeva principalmente in ufficio ma, per poter raggiungere i clienti della zona e recarmi periodicamente a Milano dove era ubicata la Direzione Centrale dell’azienda, essendo i mezzi di trasporto pubblici quasi inesistenti, mi era stata messa a disposizione una vecchia “Topolino”. Muoversi per la pianura Padana con qualsiasi mezzo di trasporto costituiva un costante pericolo: da un momento all’altro potevi vedere apparire veloce nel cielo “Pippo”. Cosi erano chiamati gli aerei inglesi della RAF che verso la fine della guerra compivano rapide incursioni nel nord dell’italia con lo scopo di atterrire le popolazioni civili e dimostrate ai responsabili della “Repubblica Sociale Italiana” la loro impossibilità a difendere il territorio e continuare inutilmente una guerra ormai persa. “Pippo” mitragliava indiscriminatamente qualunque cosa si muovesse sulla pianura. Ben lo sapeva il proprietario della cascina in cui eravamo sfollati al quale era stato ucciso il figlio che su di un piccolo biroccio trainato da un cavallino percorreva un tratturo in mezzo ai campi ed all’avvicinarsi del piccolo velivolo non aveva ritenuto di proteggersi convinto di non essere un obbiettivo interessante: lui ed il cavallo furono trovati morti, falciati da una raffica di mitraglia.
Un pomeriggio dell’inverno 1944, sull’imbrunire, mentre ritornavo da Milano con la “Topolino”, il mio compagno di viaggio mi disse in tono allarmato di fare attenzione ad un rumore che si avvicinava, tolsi il piede dall’acceleratore, rallentai la corsa ed udii chiaramente il rombo di un aeroplano; arrestai immediatamente l’autovetura e assieme al compagno ci buttammo in un fosso, fortunatamente asciutto, a fianco della strada. Con rumore assordante l’aereo scese a volo radente sulla strada e dopo una breve sventagliata si allontanò. Terrorizzati uscimmo dal fosso e ci avvicinammo alla vettura. La capote di tela era stata sforacchiata dai proiettili. Da quel momento sino alla fine della guerra, avvenuta pochi mesi dopo, la “Topolino” rimase ferma nella sua autorimessa.
RACCONTO SCRITTO IL
22 FEBBRAIO 2014

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...