Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/03/05

Nga Flori Bruqi: Paaftësia e ministrit Saimir Tahiri dhe policisë për t’iu përgjigjur krimit në rritje

Atentatet me eksploziv shqetësojnë Ambasadën amerikane në Tiranë

Atentatet mafioze me eksploziv në Shqipëri shqetësojnë Ambasadën amerikane në Tiranë. Në një mesazh publikuar në faqen e saj në internet, Ambasada amerikane këshillon qytetarët e saj që punojnë në Shqipëri të kenë kujdes dhe të jenë vigjilentë veçanërisht gjatë parkimit të mjeteve, pasi siç thekson ajo, atentatet me eksploziv sa vijnë dhe shtohen.

description
 “Në media, kohët e fundit janë raportuar rritja e përdorimit të pajisjeve shpërthyese ku në shënjestër kanë qenë dëmtimi i pronave të individëve të ndryshëm”, thuhet në mesazhin e Ambasadës, duke theksuar se atentatet me eksploziv janë drejtuar kundër biznesmenëve ose për mosmarrëveshje personale, njofton bw. Në shumicën e rasteve atentatet me eksploziv kanë synuar shpërthimet e automjeteve me raste të kufizuara plagosjesh, Rritja në përdorimin e mjeteve shpërthyese kanë shkaktuar shqetësim mes banorëve.


Ambasada amerikane këshillon qytetaret të monitorojnë me kujdes lajmet lokale dhe njoftimet e qeverisë shqiptare në lidhje me shqetësime të ngjashme. “Ne inkurajojmë qytetarët amerikanë që të praktikojnë masa të mira për sigurinë personale. Të mbajë një nivel të lartë vigjilence dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të rritur sigurinë personale”, thuhet në mesazhin e SHBA-ve.







Paaftësia e ministrit Saimir Tahiri dhe policisë për t’iu përgjigjur krimit në rritje dhe shpërthimeve pothuajse të përditshme me tritol ka detyruar Presidentin e Republikës, Bujar Nishani që në 11 mars të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Shpërthimet e tritolit në vend janë bërë një rrezik për sigurinë e jetës së shqiptarëve. Që nga 12 shtatori, periudhë kur qeveria kaloi në duart e qeverisë Rama-Meta në vend janë shënuar 28 atentate me tritol. Krimi në Shqipëri nuk po godet vetëm qytetarët civilë, biznesmenë, eksponentë të qeverisjes vendore, por edhe strukturat e policisë. Shpërthimi i fundit me tritol ishte ndaj efektivave blu. Ditën e djeshme, një tjetër atentat ndaj policisë ndodhi në kryeqytet. Makinës së një efektivi blu iu vu zjarri. Përballë shtimit të rasteve me tritol strukturat e Policisë së Shtetit janë të pafuqishme të reagojnë. Në shtator të vitit të kaluar ka pasur 4 atentate; në muajin tetor 1 shpërthim me tritol; në muajin nëntor 2 atentate; në muajin dhjetor 5 shpërthime tritoli; në muajin janar ka pasur 7 atentate me tritol; në muajin shkurt ka pasur 7 atentate dhe në fillim mars ka pasur 5 atentate me tritol. Këto atentate kanë pasur për shënjestër biznesmenë, policë, politikanë, prefektë dhe kryekomunarë, banesa, lokale dhe makina.

image
Atentatet

Kultura e tritolit e instaluar prej qeverisë së re, lulëzoi në një seri atentatesh dhe shpërthimesh të frikshme pa autor të kapur ose hetuar. Padyshim po bëhen rutinë e frikshme grabitjet me armë dhe maska në vend. Në çdo orë të ditës dhe natës qytetarët ndjehen sikur janë në shtetrrethim jo prej policisë, por prej maskave grabitëse të pasurisë. Vetëm gjatë këtyre 6 muajve, nga mesi i shtatorit e deri në fund të shkurtit në të gjithë vendin kanë ndodhur 28 shpërthime me eksploziv, dhe në shumicën e rasteve kanë patur pasoja fatale për objektivin e atentateve. Pre e sulmeve me eksploziv, nuk kanë qenë vetëm personat me precedentë penale apo të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në të shkuarën e tyre. Atentatet nuk kanë kursyer as biznesmenë shqiptarë e të huaj, të zgjedhur vendore, punonjës të policisë së burgjeve, atyre të rendit, agjente të Shërbimit Informativ Shtetëror, apo kryetarë lokalë partish e drejtues klubesh futbolli. Për pasojë, disa persona kanë humbur jetën, të tjerë janë gjymtuar, dhe sakatuar nga dëmtimet e vetëm shumë pak prej tyre, i kanë shpëtuar sulmit.

Asnjë autor i identifikuar

Qysh në ditët e para të qeverisjes socialiste, sasitë e tritolit u drejtuan ndaj drejtuesve të policisë në Tiranë e Lezhë. Por, ngjarjet më të bujshme mund të konsiderohen ato ndaj kreut të Komunës Qendër, në Vlorë, Fredo Berberi, i mbetur i paralizuar pas atentatit mafioz. Pas tij, humbi jetën në një sulm të ngjashëm në Durrës, biznesmeni Xhemal Çela, ndërsa ditët e fundit të njëjtin fat pati edhe Baki Xhabafti në Vorë. 


Nga të dhënat e policisë, atentatorët për të arritur qëllimin e tyre, thuajse në të gjitha rastet, kanë përdorur vendosjen e eksplozivit poshtë makinave të objektivëve të tyre. Po nuk kanë munguar edhe shpërthimet në derën e apartamenteve apo në lokalet e bizneset, që drejtohen nga personat, që kanë qenë objekt i sulmit me eksploziv.



 Në këtë mënyrë janë sulmuar edhe posta e Policisë në Fushë-Krujë apo edhe shtyllat e tensionit të lartë të energjisë në Kallmet të Lezhës. Mekanizmi i shpërthimit, sipas policisë, ka qenë në shumicën e këtyre 30 rasteve i njëjtë: aktivizimi i qarkut elektrik me detonatorin e lidhur në eksploziv, është përdorur nëpërmjet telefonit celular. Pavarësisht shpërthimeve të shpeshta, që po terrorizojnë qytetarët e Shqipërisë, policia ka mundur të identifikojë e kapë, vetëm në dy raste tritolvënësit. Ndërkohë, për ngjarjet e tjera policia shprehet se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e atentateve.

*****


 Atentatet e fundit me eksplozivë por dhe grabitjet me armë të ndodhura ditët e fundit kanë "ngritur në këmbë" Policinë e Shtetit e cila ka ushtruar kontrolle në 5 qarqet kryesore të vendit për kapjen e personave të dyshimtë për vepra të ndryshme kriminale.

Rreth 640 forca policore të mbështetura nga forcat Speciale RENEA, si dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarë operacionin që ka nisur mëngjesin e sotëm dhe që sipas policisë po vazhdon.

Nga mëngjesi deri në orët e pasdites janë kontrolluar 164 ambiente ndërsa janë shoqëruar 49 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Policia e Shtetit bën të ditur se gjatë kontrollit të kryer sot, është sekuestruar një pajisje për prodhimin e eksplozivëve, 2 granata, 1 snajper, por dhe u sekuestrua një shumë prej 700 mijë eurosh, 1.5 kg heroinë, marijuanë.

Operacionet e kontrollit, të cilat vazhdojnë të kryhen janë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, e Shkodër.

"Aktualishisht, rreth 640 forca policore të Drejtorive të Policisë në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, të mbështetura nga forcat Speciale RENEA, si dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, Tiranë dhe Fier po vijojnë kontrollet sipas planifikimit në ambiente të ndryshme për kapjen e peronave të dyshimit për vepra kriminale. "- sqaron policia.



Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me krerët e Policisë së Shtetit ditën e enjte. Mësohet se takimi u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë rreth orës 23:00 dhe zgjati thuajse një orë.Pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, si edhe krerë të tjerë të policisë.Mësohet se në këtë takim është diskutuar lidhur me ngjarjet e javëve të fundit, ku në fokus kanë qenë atentatet me eksploziv, numri i të cilëve është rritur së tepërmi. Gjithsesi, Ministria e Brendshme nuk lëshoi asnjë deklaratë zyrtare lidhur me takimin.Pritet që ditën e premte, Ministria e Punëve të Brendshme të reagojë zyrtarisht lidhur me takimin e ministrit Tahiri me krerët më të lartë të Policisë së Shtetit.









CFARE U SEKUESTRUA
- një sasi prej rreth 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë
- është sekuestruar sasia prej rreth 700.000 euro,
- janë sekuestruar 4 armë zjarri tip kallashnikov,
- 2 armë zjarri pushkë
- 1 armë zjarri snajper
- 4 armë zjarri pistoleta,
- një pajisje për prodhimin e eksplozivëve
- 2 granata
- një sasi lëndë narkotike marijuanë, së bashku me një presë për presimin e lëndës narkotike marijuanë

Atentatet në Tiranë, pa asnjë të identifikuar nga policia

Çdo abobent duhet që të bëj regjistrimin individual  të numrit celular deri në datën 6 mars ose në të kundërt do të bllokohet.Ky vendim është marë pas një kërkese të Ministrisë së Brendshme me anë të një letre ku i është kërkuar kreut të AKEP, Pirro Xhixho, që të mbyllë menjëherë numrat e tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem që po cënon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve, pasi numra celular të paregjistruar janë përdorur në disa shpërthime me tritol të ndodhura në vend kohët e fundit.




ORA.08.20: RENEA DHE FSHN POSTBLLOQE NË RRUGËT E TIRANËS
Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash për kontrolle të shumta në rrugët e vendit me qëllim kapjen e personave të kërkuar, atyre me precedentë kriminalë, me armë pa leje dhe parandalimin e krimeve.

Gjatë mëngjesit të sotëm patrulla të shumta policie, të RENEA-s dhe FNSH-së, janë parë në rrugën Tiranë- Elbasan, por jo vetëm.

Burime nga policia thanë se, janë duke u bërë kontrolle me anë të postblloqeve të lëvizshme.

Pikësynimi i këtyre kontrolleve ka qenë ndalimi i personave me armë pa leje. Policia e rendit, forcat speciale RENEA dhe FNSH-ja kanë bërë kontrolle të befasishme në hyrje-daljet e kryeqytetit.

Mbërmjen e 27 shkurtit 2014, ministri i Brendshëm Saimit Tahiri zhvilloi një takim me 12 drejtorët e qarqeve ku u ka lëshuar urdhër të prerë drejtuesve të policisë, që të mernin masa për parandalimin e krimit dhe mbajtjen në mbikqyrje të çdo personi që konsiderohet si kontigjent krimi. Takimi ndodhi pak orë pasi në një atentat me eksploziv mbeti i vrarë Baki Xhabafti ndërsa një tjetër shpërthim me eksploziv, plagosi 3 persona.


******

tre










Megjithëse numri i të shoqëruarve shkon në rreth 100 persona, për dy atentatet e ditëve të fundit nuk ka ende një person të arrestuar. Autorët e dy vrasjeve në Rrogozhinë të Astrit Gjepalit dhe Halil Ficit, dhe ekzekutimit të biznesmenit të kromit Hasan Talja në Tiranë, dyshohet se kanë qenë profesionistë të vërtetë për nga mënyra se si kanë fshehur gjurmët e krimit. Në të dyja atentatet e bujshme ka shumë pak gjurmë e prova, ndërsa pistat për grupin hetimor janë të qarta, hakmarrja për ngjarjen e parë dhe rivaliteti i kromit, i shoqëruar me serinë e vrasjeve në Bulqizë për ngjarjen e dytë.


Biznesmeni Talja
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga krimi, Policia e Tiranës regjistron vetëm rreth 30 të shoqëruar për ngjarjen. Është kërkuar bashkëpunimi edhe me policinë e Bulqizës, për të vlerësuar konfliktet për galeritë e kromit, të mbartura gjatë 5 viteve të fundit në zonë. Numërohen të paktën 5 vrasje në seri për rivalitet kromi që nga viti 2009 dhe më pas. Hetimet janë përqendruar tek veprimtaria e viktimës Hasan Talja, të cilit dje iu bë edhe ceremonia mortore, duke u përcjellë në banesën e fundit. Vëllai i tij, Sabah Talja, është arrestuar në vitin 2012 në Bulqizë me 300 kg tritol në furgon, teksa e transportonte drejt galerive të Zonës D, ku kishte aktivitetin privat. Viktima jetonte vitet e fundit në kryeqytet, afër rrugës “Mihal Grahameno”, mbi “Shkollën e Baletit”, ku edhe u ekzekutua afër shtëpisë. Grupi hetimor dyshon se ai është ndjekur, pasi ka qëndruar me një lokal dhe më pas ka zbritur në zonën e Tregut Elektrik. Sipas mjekëve, 42-vjeçari kaloi në vdekje klinike dhe më pas ndërroi jetë. Policia thotë se motiv është rivaliteti i grupeve të kromit dhe hasmëritë që ato kishin krijuar në konflikte vitet e fundit, që kanë degjeneruar në vrasje dhe plagosje. Dëshmitarët kanë parë vetëm një person që vraponte, ndërsa viktima është përpjekur të mbrohet. Pistoleta mund të ketë qenë me silenciator dhe autori i maskuar.

Viktimat e kromit  

Biznesi i kromit ka shkaktuar disa viktima vitet e fundit. Qerim Marku u vra në atentat disa muaj më parë, në një servis në hyrje të qytetit të Bulqizës, ndërsa ruhej nga sulmet e rivalëve të tij. Kurse Shkëlqim Mullai, 40 vjeç, në Durrës, i dha fund jetës me pistoletë në makinën e tij, ndërsa shkak u dyshuar borxhet për biznesin e kromit. Të dyja ngjarjet ndodhën në muajin shtator. I fundit ishte Hasan Talja, që u ekzekutua në Tiranë, mbrëmjen e së premtes. Katër vitet e fundit numërohen të paktën 5 të vrarë në përplasje me armë mes grupeve rivale të kromit në Bulqizë dhe Tiranë.
 
Hetimet për Gjepalin 
Ekspertët e Krimeve të Rënda nuk kanë ende një person të dyshuar në qeli për atentatin e ndodhur te “Bishti i Zhurit” pasditen e së enjtes. Pista është ajo e hakmarrjes për krimet e vjetra të Astrit Gjepalit, kurse kunati i tij biznesmen dhe me precedentë në Itali, Halil Fici, është vrarë nga plumbat pasi ndodhej në makinë, teksa shpëtoi kunati tjetër Ilirjan Sulkja. Shënjestra ka qenë Gjepali, për të cilin dihej se kishte marrë leje 7 ditore nga burgu dhe kthehej në Peqin. Ka vetëm të paktën 70 persona të shoqëruar, mes tyre edhe në Burgun e Peqinit, gardianë dhe të dënuar. Autorët dyshohet se janë lidhje e afërt e 6 viktimave të Gjepalit në 1993 dhe 1997. Ata kanë qenë profesionistë, pasi përdorën makinë të vjedhur, e dogjën bashkë me 2 armët automatike dhe u arratisën.

Për çështjet e rendit dhe sigurisë, Qeveria shqiptare po përgatit një “Patriot Act”, një ligj i ngjashëm me atë që George W. Bush miratoi në Shtetet e Bashkuara fill pas atentateve terroriste të 11 shtatorit. Pohimi ka ardhur nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili gjithsesi nuk ka sqaruar përse Shqipëria duhet të kopjojë ligjin më të kritikuar të Bush për shkeljen e të drejtave të njeriut. 


Saimir Tahiri si George W. Bush. I ndodhur mes presionit të kriminalitetit dhe premtimit për të rikthyer rendin, ministri i Brendshëm hedh vështrimin larg dhe frymëzimin e gjen te ish-presidenti amerikan. Një Patriot Act, ligji më i debatueshëm i teksanit të Shtëpisë së Bardhë. 

Artan Didi 
Patriot Act cilësohet nga shumëkush si simboli negativ i presidencës së George Ë. Bush. I miratuar si ligj federal pas atentateve të 11 shtatorit 2001 në New York, thelbi i Patriot Act mund të përkufizohet në: më pak liri për më shumë siguri!

Pavarësisht kritikave të ashpra në të cilat ligji ka hasur gjatë të gjithë ekzistencës së tij, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara e mbrojti atë me forcë. Amerikës së trembur nga atentatet terroriste, i tha se ligji ishte i nevojshëm. Të gjithë duhet të bënin një akt patriotik, një sakrificë në emër të kombit!
Por organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut e kanë cilësuar ligjin e republikanit Bush si një shkelje flagrante të tyre, duke filluar nga privatësia. Ndërsa të drejtat e qytetarit reduktohe, fuqia në duart e Shtetit rritet. FBI, CIA dhe NSA kanë dorë të lirë për të përgjuar këdo, pa marrë aprovimin e gjykatës. 

Ekspertët pohojnë se frut i Patriot Act është edhe programi PRISM, falë të cilit NSA ka përgjuar komunikimet e miliona qytetarëve në botë, përfshi liderë ndërkombëtarë. 

Si për ironi, Shqipëria do të kopjojë ligjin amerikan pikërisht tani që vetë presidenti Obama, përballë abuzimeve të publikuara në media, vendosi reduktimin e fuqisë së tij. Ministri Tahiri garantoi se ligji do të jetë brenda kuadrit penal shqiptar. Që do të respektojë edhe të drejtat e njeriut, ia sygjeroi gazetari.

Mister mbetet përse një qeveri e majtë kërkon të kopjojë ligjin më të kritikuar të një qeverie të djathtë, qoftë ajo amerikane!

Rama dhe Dordoleci i tij në Ministrinë e Rendit kërkonin me ngulm heqjen e Memorandumit të skefave




Trafiku i drogës jo më vetëm nga toka dhe nga deti, por edhe nga ajri. Ish-baza ushtarake e Karavastasë të Re, e cila dikur ka funksionuar si një poligon qitjeje është shndërruar në një depo droge ku ruhet kanabasi. Trafikantët nën shoqërimin e policisë kanë përzgjedhur për trafikun e tyre një nga zonat më të thella dhe jashtë kontrollit të shtetit.
Kjo është një zonë thuajse e harruar. Edhe në kohën e diktaturës, kjo zonë shërbente vetëm për ushtrinë. Poligoni i qitjes ishte vendi ku kryente stërvitjet ushtria. Në kohën e zboreve të dikurshme, banorët e të gjitha zonave përreth drejtoheshin pikërisht në këtë zonë për të luftuar armikun imagjinar, që në atë kohë pritej të vinte nga deti.
Ulja e avionëve të vegjël të tipit “piper” bëhet pikërisht në këtë zonë të harruar, ku policët e Tahirit të shndërruar në ushtarë droge e kanë kthyer këtë tokë në tokën e premtuar të drogës. Tonelatat e drogës që eksportohen nga Shqipëria në drejtim të vendeve fqinjë tanimë nuk njohin kufij. Inkriminimi i struktuarve të Policisë së Shtetit në trafiqe e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi të Evropës, prej nga ku nisen me dhjetëra tonelata droge.
PS kërkonte me ngulm përgjatë gjithë kohës që PD ishte në pushtet, rikthimin e skafeve. Në krye të kësaj propagande në atë kohë ishte pikërisht Rama dhe Tahiri. Janë pikërisht këta dy individë t cilët me heqjen e memorandumit të skafeve e kanë kthyer detin në autostradën e drogës.
Është e kuptueshme tani për cilindo se përse Rama dhe Dordoleci i tij në Ministrinë e Rendit kërkonin me ngulm heqjen e Memorandumit të skefave në atë kohë. U duhej për ta bërë më të lehtë trafikun e drogës. Tani që janë në pushtet po e materializojnë kthimin e Shqipërisë në një Kolumbi të drogës për Europën.
Një realitet të tillë po mundohen t’a mbulojnë disa individë mediatikë që i bëjnë fresk këtyre trafikantëve të drogës në pushtet, të lidhur me mijëra fije interesash me ta. Faktet nuk rrëzohen nga kllounë ekranesh dhe as trafiku i drogës nuk fshihet nga pijanecë mejhanesh.
Ata që dikur shkruanin tek qesharakja Hosteni, një karikaturë të diktaturës, tani e shohin veten në të njëjtin pozicion, vetëm se në vend të diktatorit tani i shërbejnë me zell pinjollit të ri politik në krye të qeverisë. Në vend të Hostenit të dikurshëm, përmes të cilit futnin njerëz në burg për agjitacion e propagandë, sot shpallin humorin banal e të vjetëruar në kornizat e një televizoni kombëtar, i cili po humbet për çdo ditë audiencën, duke u shndërruar në një vasal-karnaval të bindur të pushtetit.
Të vjen keq, që një televizion kombëtar është shndërruar në një karikaturë të Hostenit të dikurshëm, ku personazhet që drejtojnë, ashtu si atëherë, qeshin vetëm me veten. Askush tjetër sot në vitin 2014 nuk qesh me humor kinez të kohës së Mao Ce Dunit.
Të njëjtët njerëz që dikur ishin të besuarit e partisë-shtet për të bërë lavazhin e trurit të shqiptarëve, se Shqipëria ishte vendi më i lumtur në botë, tani po përpiqen të bëjnë me të njëjtën stil grotesk të njëjtën propagandë dhe lavazh truri të shqiptarëve, duke harruar se sot ata nuk janë më pronarët e së vërtetës sikurse pretendonin atëhere.
Hosteni nuk ka qenë asnjëherë revistë për të qeshur, përkundrazi ishte për të qarë. As TOP-i Ramës sot nuk bën për të qeshur. Nuk mund të bësh humor sot me të njëjtin mall që servir gatimet e një kuzhine, të cilës i ka vdekur kuzhinieri 29 vite më parë.

Arben SHAHINI

Shërbimi i sigurisë MI5 i Britanisë së Madhe, pikasi menjëherë artisten Christine Keeler





Ish-gjeneralin e KGB-së, Oleg Kalugin, dikur e pyetën përse pjesa më e madhe e spiuneve ruse përdorin seksin në punën e tyre, kujton historiani për çështjet e inteligjencës, H. Keith Melton. Përgjigjja e Kalugin për këtë pyetje ishte e thjeshtë: “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu si në vendet perëndimore, ju u kërkoni burrave që të ngrihen për t’i shërbyer atdheut. Tek ne ndryshimi është pak më i vogël. Në Rusi, ne u kërkojmë vajzave tona të reja që të shtrihen për atdheun”.
Nëse flitet për spiune, veçanërisht për femrat ruse, menjëherë të shkon në mendje tek përdorimi i seksit si armë për të “vjedhur” informacione sekrete nga njerëz të pushtetshëm. Seksi dhe spiunët janë parë shumë herë nëpër filmat e James Bond, por përdorimi i joshjes si formë spiunazhi ndodh edhe në jetën e përditshme, ndoshta kanë qenë pikërisht rastet e vërteta ato që kanë frymëzuar filmat me spiunë. Gjatë një konference në Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit në Washington, historiani i mirënjohur Melton, bëri publike disa nga sekretet më të mëdha të spiunazhit.
Një nga episodet më të rëndësishme në historinë e spiunazhit ka ndodhur në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitin 1963 kur Britania mësoi, fatkeqësisht duke e vuajtur në kurriz, se përzierja e seksit me spiunazhin mund të bëjë që të shkatërrohet plotësisht edhe plani më perfekt. Shërbimi i sigurisë MI5 i Britanisë së Madhe, pikasi menjëherë artisten Christine Keeler, e cila ndodhej përkrah atashehut rus të Marinës, Yevgeni Ivanov. Por, aftësia e jashtëzakonshme e Keeler për t’i çoroditur meshkujt nuk dështonte asnjëherë. John Profuma, sekretari britanik i Luftës, ndodhej në një festë gjatë verës së atij viti kur papritur u gjend përpara Keeler-it, e cila po notonte e zhveshur në pishinë. U dashurua menjëherë.
“Ndodhesh në një situatë ku ekuivalenti i sekretarit të Mbrojtjes ka një marrëdhënie seksuale me të njëjtën femër, e cila ka marrëdhënie seksuale me atashehun rus të Marinës gjithashtu. Situata nuk ka se si të përfundojë mirë”, komenton për këtë episod historiani Melton. Kjo në fakt duket qartë nga mënyra se si rrodhën ngjarjet më pas. Kur Profumo mohoi me kokëfortësi çdo implikim seksual kur e akuzuan përpara Parlamentit britanik, Keeler vendosi që t’ja shiste letrat e tij të dashurisë gazetës “Express”. Profumo natyrisht dha dorëheqjen dhe Harold Macmillan i Partisë Konservatore zuri vendin e tij.

Floripress:Në Shkup të Iliridës ,vidhet e gjithë aparatura e fotografit shqiptar Asllan Krasniqi




Emri i fotoreporterit të lirë Asllan Krasniqi tashmë nuk është i panjohur në arealin shqiptarë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në botë. Ka lindur më 10. 10. 1945 në Tugjec të Dardanës (ish-Kamenicës) dhe nga viti 1967 jeton dhe vepron në Belgjikë. Aktivitetin e tij si fotograf i lirë e ka nisur 50 vjet më parë, (në vitin 1963) atëherë kur ka fotografuar familjet e para shqiptare të Kosovës, që ishin strehuar përkohësisht në Maqedoni, për të ikur më pastaj për në Turqi. Ai, në Stambollë, Bursë, Inegol etj., ka fotografuar ambientet ku jetonin këto familje shqiptare. Në vitin 1966 është diplomuar në kursin për fotografi, gjatë shërbimit ushtarak në Ajdovçin të Sllovenisë. Në vitin 1967 emigron në Belgjikë për të vazhduar me përkushtim këtë veprimtari. A.Krasniqi, në vitin 1969 ka vazhduar me korrespondencë kursin e artit fotografik në Paris, dhe konsiderohet se aktiviteti i tij profesional ka filluar në vitet '70-të e tutje, kur viziton për herë të parë disa vende të botës. Në vitet 1979, 1985, dhe 1992 Krasniqi ka bërë një cikël fotografish në SHBA: në Washington (Shtëpinë e Bardhe etj), New York, Los Angjelos, Holiwood, Beverli Hils, Santa Monika, Universala Studio, World Disneyland etj, dhe me këtë cikël ka shpërfaqur evenimente të rëndësishme historike, artistike dhe kulturore.



- Fotografi Asllan Krasniqi -

Asllan Krasniqi me aparatin e tij ka bërë foto mbresëlënëse edhe në: Paris, Kanë, Londër, Vjenë, Barcelonë Bukureshtë, Budapest, Varshavë, Venedik, në Vatikan etj., dhe në arkivin e tij ka mbi 500 mijë fotografi të realizuara në periudhën 1963 - 2013.

Asllan Krasniqi prej vitesh ka fokusuar në objektivin e aparatit të tij edhe ngjarjet më të dhimbshme që kanë ndodhur me popullin shqiptar në Kosovë e gjetiu. Ka përcjellur demonstratat dhe manifestimet e ndryshme, grevat e urisë etj. Gjithashtu ka fokusuar me aparatin tij edhe shumë personalitete botërore, si: William Walkerin, Bill Clintonin, Kofi Annanin, Havier Solanën, Jimi Cheean, Olbraitin, Toni Blerin, Bernard Kushnerin etj.

* * *

Krasniqi, duket se është i vetmi fotoreporter nga mërgata shqiptare, që ka pasqyruar Ekzodin Biblik të shqiptarëve nga Kosova, gjatë periudhës prill-qershor 1999 në Shqipëri (Kukës, Durrës, Tiranë), Maqedoni (Ҫegran, Stankovec), Belgjikë (Morlawelz) dhe në Turqi (Kirklareli), si dhe kthimin e tyre nëpër shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara nga forcat militare dhe paramilitare serbe. Në arkivin e tij - thotë ai - ka mbi 15 mijë fotografi nga shpërngulja e shqiptarëve, gjatë muajve prill-qershor 1999 dhe fillimit të periudhës së rindërtimit në Kosovën e pasluftës. Deri më tani Asllan Krasniqi ka hapur mbi 25 ekspozita në qytete të ndryshme të Belgjikës dhe të Francës, me tema kryesisht nga eksodi shqiptarë.

* * *

Prej disa vitesh, ai ka ëndrruar ta shpalos veprimtarinë e tij artistike edhe në Kosovë, dhe këtë ëndërr e ka realizuar në verën e vitit 2012, në kuadër të manifestimeve "Ditët e Diasporës - 2012" dhe në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Asllan Krasniqi në verën e shkuar(prej datës 13 - 19 gusht 2013) në ambientet e hapura të fshatit Kukuj të Prishtinës, (në kuadër të manifestimit "Etnofesti 2013"), ka shpalosur një ekspozitë me fotografi, me moton: "Lufta kundër harresës - Exodi 1999", dhe të njejtën ekspozitë më 21 gusht 2013  e ka prezentuar edhe në ambientet e bukura të Sharrit - në Prevallë të Prizrenit.





Por në ditën fatkeqe të datës  2 mars 20014 rreth orës 21 në parkingun e sheshit Skënder Beu në Shkup, persona të pa njohur kanë grabitë veturën e fotografit të njohur shqiptarë nga Belgjika Asllan Krasniqi.


asllan-krasniqi-500

Fotografi në fjalë ka qenë për një vizit dy ditore në Shkup, për ti vizituar disa miq të tij, por edhe për të përgatit një ekspozitë me fotografitë e tij personale në sheshin Skënder Beu.

Vetura në momentin e vjedhjes ka qenë e parkuar në parkingun zyrtarë të “Gradski Parkinkg” te sheshi Skënder Beu, dhe sipas fotografit Krasniqi, nga vetura është vjedhë e gjithë krijimtaria e tij artistike, duke përfshi fotografi të shumta, ku përfshihen epokat e ndryshme të Eksodit Shqiptarë, pastaj një kompjuter Llap top, disa Hart Diska, objektiva nga aparatet e tij profesionale, disketa, si dhe disa shënime të tija personale të cilët nuk i hynë në rrugë askujt.

Fotografi kombëtarë Asllan Krasniqi, kërkon nga të gjithë qytetarët shqiptarë të Shkupit e më gjerë që ti ndihmohet në këto moment.

- Kërkoj së pari nga Ministria e Punëve të Brendshme – MPB që sa më shpejtë që është e mundur ti zbulojnë kryerësit e kësaj vepre, pastaj kërkoj nga e gjithë kombi Shqiptarë që nëse shohin diku se mjete të tilla po shiten në tregjet tona, apo diku tjetër, ta lajmërojnë atë 070 871 880070 871 880 +32475417575 +32475417575 , apo +386 49 860 108 +386 49 860 108 apo në imell adresën asllan.krasniqi@gmail.com.



I informoj që të gjithë ata që dinë diçka, apo që kanë marrë aparaturën në fjalë ta kthejnë sepse për të gjithë ata do të këtë një shpërblim në të holla, sepse është historia e popullit shqiptarë aty, pohon fotografi Krasniqi.

Fotografi Krasniqi njofton shqiptarët, apo edhe grabitësit që ta kthejnë aparaturën në fjalë sepse në të është vetëm historia e shqiptarëve ndër vite, dhe se nuk ka pritë autori që ky rast ti ndodhë në mesin e shqiptarëve të Shkupit, apo të ndonjë qendre tjetër shqiptarë sepse ka bërë shumë për shqiptarët .


Asllan Krasniqi fotograf i njohur edhe në arenën ndërkombëtare thotë  se të gjitha ekspozitat që i ka hapur deri tani në trojet shqiptare i ka bërë në sheshet ku ndodhet edhe përmendorja e Skënderbeut.

Asllan-Krasnici-500
Përmes ekspozitave të tij në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Vlorë, Kukës, Ulqin thotë se synim kryesor ka luftën kundër harresës. Qëllimi i këtyre fotografive është që gjeneratat e reja mos ta harrojnë të kaluarën, mos të harrojnë periudhën e eksodit, trishtimin, e as vuajtjet e tmerret e luftës duke përfshirë vrasjet e masakrat etj.
“Lufta kundër harresës”. Kjo është motoja e fotografit të njohur shqiptarë tashmë me përmasa edhe ndërkombëtare, Asllan Krasniqit, fotografitë e të cilit kanë shëtitur jo vetëm trojet shqiptare, por shumë zyra diplomatike të shteteve të botës, shumë festivale ndërkombëtare dhe ekspozita të karakterit evropian.
Asllan Krasniqi as sot nuk ndalet së punuari dhe prezantuari punën e tij të palodhshme. Të gjitha ekspozitat deri tani të hapura, por edhe ato që pritet të hapen në qytetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Kukësit, Ulqinit dëshiron t`i hap aty ku edhe ndodhet përmendorja e Skënderbeut.

Është i fiksuar pas Skënderbeut dhe kjo e bënë edhe më të fort emocionalisht që fotografitë e tija të shumta, me mijëra që i dedikohen dhunës, dhe eksodit të popullit shqiptarë në vitet 1998-1999 t`i paraqes ashtu siç janë në të vërtetë.

 “Pse ta harrojmë të kaluarën, pse mos ta paraqesim vetëm ashtu siç është. S`kam asnjë pikë dileme në këtë synim timin sepse gjeneratat e reja duhet ta kuptojnë çfarë ndodhi me prindërit e tyre. Kam parë me sytë e mi vuajtjet e popullit të Kosovës në Kukës, kam bërë mijëra fotografi dhe unë dua tani dhe gjithmonë të prezantojë këtë koleksion të fotografive, këtë pjesë të historisë sonë të dhimbshme” shprehet Asllan Krasniqi.

Asllan Krasniqi i cili jeton dhe vepron në Bruksel të Belgjikës ishte në Tiranë për 17 shkurtin ku hapi ekspozitën e tij kushtuar Eksodit 99.”Aty jam pritur mirë si nga publiku ashtu edhe nga kritika” tha Krasniqi.

Ai pret shumë shpejt që më 27 mars të hap ekspozitën e tij të radhës në Kukës para sheshit të Skënderbeut, pastaj pret të shkojë në Shkup ku gjithashtu thotë se nëse ka përmendore të Skënderbeut do e hap aty ekspozitën, e më pas edhe në Ulqin e Vlorë.
Krasniqi i cili ishte fotograf special i rrugëtimit të kalorësve për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë thotë se është ithtar i bashkimit të trojeve shqiptare. “Kam hapur shumë ekspozita edhe në Bruksel e gjetiu në perëndim që motiv kanë pasur Bashkimin Kombëtar. 
Me moton ”Trojet shqiptare pa kufij”, “Jemi një” , kam hapur ekspozitë në Bruksel ku vërtet është pritur mirë nga publiku” shprehet Krasniqi.
Asllan-Krasnici-500-1
Krasniqi për asnjë moment nuk e harron vendlindjen e tij Tugjecin në Kamenicë. Pastaj është paraqitur edhe në fshatin Kukaj, në Prevallë, derisa ëndërron të jetë prezent me një ekspozitë edhe në Kosovën Lindore.

Ajo çka e bënë të veçantë Krasniqin, tërë këtë mund e aktivitet të tij e bënë me shpenzimet e tija personale.”Të gjitha i kam bërë me shpenzimet e mija, me përjashtim të ekspozitës së Kukësit dhe Shkupit ku më është thënë se shpenzimet janë të tyre” sqaroj Krasniqi.

Ndryshe Asllan Krasniqi në Bruksel ka shkuar si fëmijë i moshës 7 vjeçare kurse në vitin 2013 ai ka shënuar 50 vjetorin e fotografisë dhe punë s së tij që ka bërë gjithkah nëpër botë.

Asllan Krasniqi nga Tugjeci i Kamenicës ka shëtitur shumë vende të botës me kriza të ndryshme,por mbi të gjitha ai ka pasqyruar përmes aparatit të tij dhunën,eksodin dhe zhvillimet tjera nëpër vite, që lidhen me fatin e popullit të tij-Kosovës.

Po kush është Asllan Krasniqi. Thotë se si fotograf autodidakt punën e ka nisur në vitin 1963 kur edhe ka fotografuar refugjatët e parë kosovarë të cilët, në atë kohë, strehoheshin në Maqedoni, për të ikur më pas në Turqi.

Në vitin 1966 është diplomuar në kursin për fotografi gjatë shërbimit ushtarak në Slloveni. Kurse në vitin 1967 emigron në Belgjikë duke vazhduar veprimtarinë me emigracionin e parë shqiptarë. Krasniqi tashmë dashurohet në fotografinë dhe aparatin e tij që do ta bartë gjithmonë me vete.

Në vitin 1969 ka vazhduar me korrespondencë kursin e artit fotografik në Paris. Por puna e tij e guximshme dhe profesionale fillon në vitet 1970 ku viziton shumë vende të botës. 

Vendi i parë ku shkrep aparati i Krasniqit është Turqia, ku ka fotografuar mjediset e refugjatëve shqiptarë si në Stambollë, Bursë, Inegol etj.
Por Krasniqi nuk ndalet vetëm me kaq. Në vitet 1979, 1985, dhe 1992 e bënë një cikël fotografish në SHBA. Thotë se ka bërë foto në Vashington, New York, Los Angjelos, Holiwood, Beverli Hils, Santa Monika, Universala Studio etj, duke trajtuar tema historike, artistike dhe kulturore. Krasniqi ka bërë foto edhe nga Parisi, Kana, Londra, Vjena, Barcelona, Bukureshti, Budapesti, Varshava, Venecia,.
Edhe tani ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet dhe veprimtaritë që kanë të bëjnë me Kosovën.”S`a herë që dëgjoja emrin Kosovë, ndodhesha atje” shprehet Krasniqi teksa kujton takimet e NATO-së, takimet në Parlamentin Evropian, në Bruksel, në Luksemburg, Paris, Bon, Londër, Rambuje, Hagë.

Gjithashtu ka përcjellur demonstratat, manifestimet e ndryshme, grevat e urisë. Ai ka fokusuar me aparatin e tij edhe shumë personalitetet si Clinton, Kofi Annan, Havier Solana, Jimi Chee, Toni Bler, Bush etj.

Megjithatë shqetësim kryesor i përhershëm i Krasniqit mbetet pasqyrimi fotografik i çdo gjurme të asaj që ndodhë me popullin e tij.

Është ndoshta i vetmi fotoreporter shqiptarë nga diaspora, i pranishëm në ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit të Kosovës, që ka shoqëruar rrugën e vuajtjeve dhe të dhimbjes së atyre njerëzve. Nëpërmjet objektivit të aparatit të tij, gjatë periudhës prill – maj - qershor 1999 e deri në kthimin e tyre në vendlindje, Krasniqi ka fiksuar çastet nga jeta në kampet e refugjatëve në Belgjikë, Turqi, Shqipëri, e Maqedoni.
Ka një arkiv të eksodit prej 15 mijë fotografive dhe me të njëjtin pasion ka vazhduar dhe përcjellur edhe fillimin e periudhës së rindërtimit. Ndryshe Asllan Krasniqi ka hapur mbi 30 ekspozita në qytete të ndryshme të Belgjikës dhe të Francës, me tema të ndryshme nga eksodi 99, Trojet e Shqiponjave, Pëllumbin e Paqes, Trojet shqiptare pa kufi etj.

Asllan Kransiqi është anëtar i Organizatës Botërore të Shtypit Periodik, i Shoqatës së Gazetarëve në Shqipëri, i Shoqatës së Fotografëve „Gjon Mili“, si edhe i Akademisë Europiane të Arteve.

Ka besim të plotë se reportazhet e tij që përmbajnë mbi 500 mijë fotografi të realizuara, e , punuara vullnetarisht do të mbeten si një dëshmi e gjallë që askush mos ta harrojë atë që ka ndodhur me popullin shqiptarë.

Floripress:Përgatiti Flori Bruqi

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

Nga Flori Bruqi  Sanije Gashi, zonja e madhe e kulturës shqiptare.... “M'u kujtuan, saora, tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i D...