Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/03/19

KE-ja sot i bëri thirrje Ukrainës që ta rrisë çmimin e energjisë elektrike me qëllim që të zgjidhë një pjesë të problemeve buxhetore.


KE.jpg500
Sektori energjetik ukrainas duhet të reformohet, çmimet e tanishme të energjisë elektrike fuqishëm janë subvencionuar nga shteti dhe kjo paraqet rëndësi të veçantë në buxhet, kjo duhet të ndryshojë, deklaroi zëvendëskryetari i KE-së Oli Ren, duke shtuar se BE-ja nuk e pranon aneksimin e Krimesë dhe Sevastopolit.
BE-ja duhet ta mbështesë Kievin me të gjitha instrumentet e mundshme me qëllim që të sigurojë stabilitet në kontinent, deklaroi zëdhënësi i KE-së Pia Hansen, pas seancës së sotme të eurokomisarëve për krizën në Ukrainë. Ata konfirmuan ndarje të një miliardë euro të huave afatmesme për Ukrainën.
Sipas zëvendëskryetarit të KE-së, Marosh Shefçoviç, pasojat nga kriza ukrainase janë shumë serioze.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Valter Shtrajnmaer: OSBE për 24 orë duhet të dakordojë dërgimin e misionit në Ukrainë

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Valter Shtajnamer sot homologut të tij rus, Sergej Lavrov i ka thënë se për 24 orë duhet të arrihet marrëveshje për dhënien e mandatit të vëzhguesit të misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ukrainë.

osce240





























Shtrajnmaer deklaroi se ka biseduar me Lavrovin dhe me kryetarin e OSBE-së, Didie Burkhalter. Të tre i kanë tejkaluar dallimet për numrin e vëzhguesve, por akoma nuk është arritur marrëveshje për atë se cilat rajone duhet të vizitohen.

-Kemi nevojë për një mision të shpejtë për vëzhgues dhe në bisedat tona të mëngjesit thash se marrëveshja për mandatin duhet të arrihet në 24 orët e ardhshme, deklaroi Shtajnmaer.

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan e paralajmëroi Moskën se Ankaraja do ta mbyllë Ngushticën e Bosforit

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan e paralajmëroi Moskën se Ankaraja do ta mbyllë Ngushticën e Bosforit për anijet ruse nëse vjen deri në dhunë mbi tatarët në Krime.

erdogan-500
-Nëse autoritetet e vetëshpallur të Krimesë ose të ashtuquajturit luftëtarë për vetëmbrojtje fillojnë dhunë mbi tatarët e Krimesë, të cilët jetojnë në atë ishull, Turqia do të detyrohet ta mbyllë Bosforin për kalimin e anijeve ruse, tha kryeministri turk.
Ai, mes tjerash theksoi se Turqia gjithmonë do të jetë me bashkëkombasit e saj në Krime dhe se bisedimet me Rusinë do të vazhdojnë në të gjitha fushat për shkak të mbrojtjes së të drejtave të tatarëve të Krimesë.
Erdogani shtoi se përveç bisedimeve me autoritetet ruse, do të mbahen edhe bisedime me pushtetarë gjermanë, azerbajxhanas dhe kazakistanezë.
Turqia dje kumtoi se nuk i pranon rezultatet e referendumit në Krime, të mbajtur të dielën, në të cilën është votuar bashkim i ishullit ukrainas ndaj Rusisë.

Ish-sekretarja e shtetit e SHBA-së Hilari Klinton: Ekziston rrezik nga agresioni rus dhe ndaj vendeve tjera afër Rusisë

Edhe vende të tjera të cilat janë afër Rusisë, mund të bëhen objekt i agresorit, nëse presidenti rus Vlladimir Putin nuk dënohet për shkak të aksioneve në Ukrainë, deklaroi dje në Montreal ish-sekretarja e shtetit e SHBA-së Hilari Klinton.

hillary-clinton-2012-16x9
Klinton e quajti vendimin e Rusisë që ta aneksojë Krimenë si joligjor dhe për mosrespektim të së drejtës ndërkombëtare.
Sipas saj, nëse tani i lejohet Vlladimir Putinit të tërhiqet, do të ketë shumë vende të tjera të tilla të cilat do t'i ekspozohen agresionit rus.

Forcat e Krimesë e përzunë komandën e një marine ukrainase në Sevastopol

Forcat e Krimesë kanë depërtuar me dhunë në selinë e Marinës së Ukrianës dhe e kanë ngritur flamurin e Rusisë, vetëm një ditë pasi dy persona e humbën jetën.

ukrmarina500
Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se disa qindra demonstrues pro-rusë u tubuan afër kësaj baze, e pastaj me forcë depërtuan në kompleks, me ç’rast flamurin e Ukrainës e zëvendësuan me atë të Rusisë.
Raportohet se protestuesit kanë kërkuar që marinarët ukrainas të largohen nga baza.
Agjencitë perëndimore raportojnë se selia e marinës ishte sulmuar nga forcat e  "vetëmbrojtjes" së Krimesë.

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin: Krimeja plotësisht analoge me Kosovën


Putin: Krimeja plotësisht analoge me Kosovën


















Kryetari i Rusisë Vladimir Putin duke iu drejtuar kuvendit të Rusisë ka thënë se referendumi i Krimesë është krejtësisht demokratik dhe se situata me Krimenë është analoge me Kosovën.
Ai ka shtuar se referendumi është në përputhje me ligjet ndërkombëtare.
“Krimeja ka qenë dhe ka mbetur pjesë e pandashme e Rusisë, para kësaj janë të pafuqishme edhe koha edhe rrethanat e edhe të gjitha ndryshimet historike” , ka deklaruar Putin.
Ai ka theksuar se 82 për qind e qytetarëve kanë dalë në referendum dhe se 96 për qind e tyre ka votuar për bashkim me Rusinë dhe kjo nuk lë asnjë dyshim për asgjë.
Sipas tij, vendimi për dorëzim të Krimesë Ukrainës në vitin 1954 është marrë në kundërshtim me normat kushtetuese të asaj kohe dhe me iniciativën personale të Nikita Nikita Hrushovit .
Putin ka thënë se duke e shpallur pavarësinë, Krimeja është bazuar në Kartën e KB-së, ashtu siç ka bërë Ukraina duke dalë nga ish BRSS e "është bazuar edhe në precedentin e Kosovës”, njofton RIA Novosti.
"Për ç’arsye atë që mund të bëjnë shqiptarët në Kosovë, u ndalohet rusëve, ukrainasve dhe tatarëve të Krimesë”, ka thënë Putin.
"Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës ka qenë legjitime nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare dhe Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë dhe po kjo e drejtë vlen edhe për Krimenë”, ka shtuar ai. 

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden: Premtojmë mbështetje më të fuqishme të NATO-s për aleatët e saj të cilat kufizohen me Rusinë

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden sot deklaroi se aktivitetet e Rusisë në Krime paraqesin "grabitje të territorit" dhe konfirmoi se Uashingtoni nuk heq dorë nga obligimi që ta sigurojë sigurinë e aleatëve të saj të cilët kufizohen me Rusinë.

bajden500
Në konferencën e përbashkët në Varshavë me kryeministrin polak Donald Tusk, pas takimit të tyre të përbashkët, Bajden kumtoi se garancitë për siguri kolektive mbeten në themelin e NATO-s.
Ai shtoi se Uashingtoni në të ardhmen do të ndërmarrë masa shtesë për përforcimin e Aleancës dhe kumtoi se SHBA-ja deri në vitin 2018 do ta përfundojë zhvendosjen e elementeve nga sistemi për mbrojtjen antiraketore në Poloni.
Bajden, me këtë rast, u bashkëngjit ndaj pozitës së Polonisë dhe bashkësisë ndërkombëtare dhe duke i dënuar sulmet e mëtutjeshme ndaj sovranitetit të Ukrainës, të cilat, sipas tij, janë shkelje e fuqishme e të drejtës ndërkombëtare.
Ai potencoi se në praktikë tërë bota e hodhi poshtë referendumin në krime, që Rusisë ia pastroi rrugën për marrjen e gadishullit nga Ukraina.
Nënpresidenti i SHBA-së ende shton se Rusisë do t'i imponohen sanksione shtesë përderisa vazhdon me planin e saj për përfshirje të Krimesë në territorin e saj.
Deklarata e Bajdenit u dha drejtpërdrejtë pasi presidenti rus Vlladimir Putin e nënshkroi marrëveshjen për ribashkimin e Krimesë ndaj Rusisë

Skandali i “Wisdom”, si printoheshin diploma false dhe shiteshin për 20 mijë euro

Administratorët e kolegjit privat “Wisdom” në Tiranë dhe 7 persona të tjerë janë arrestuar nga policia italiane. Ata kanë shitur diploma dhe...