Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/03/19

BE-ja dhe Ukraina është e mundur që të nënshkruajnë marrëveshje për asocim

Bashkimi Evropian dhe Ukraina në fund të javës së ardhshme, më 20 dhe 21 mars, gjatë samitit të Këshillit Evropian, është e mundur ta nënshkruajnë  pjesën politike të Marrëveshjes për asocim, kumtoi një burim i lartë diplomatik në BE, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

ukraine.eu500
Diplomati saktëson se në Këshillin e BE-së, të caktuar për të hënën, ministrat e punëve të jashtme do ta vlerësojnë mundësinë e tillë dhe do t'i ndërrmarin aktivitetet adekuate. Shefat e diplomacive pritet ta miratojnë pozitën për referendumin veçmë të caktuar për përfshirje të Krimesë drejt Federatës Ruse.
Këshilli i BE-së do t'i shqyrtojë hapat e ardhshëm lidhur me vendosjen e sanksioneve drejt Rusisë, duke përfshirë edhe ngrirjen e pronës dhe vendosjen e kufizimit të  vizave pikërisht  ndaj shtetasve rus. Me siguri ministrat do ta shqyrtojnë edhe listën konkrete me emrat, përderisa e pranojnë vendimin të hënën. Në rast të kundërt, mund të ndodhë që këtë obligim ata t'ua dorëzojnë shefave të shteteve dhe qeverive nga BE-ja, të cilët do të takohen në fund të javës.
Diplomati shtoi se ministrat e Punëve të Jashtme pritet të bisedojnë edhe për marrëdhëniet energjetike të BE-së me Rusinë. Ai saktëson se sanksionet ekonomike kundër Rusisë tani për tani nuk shqyrtohen.

Ukraina pohon se Rusia ka hapur zjarr mbi një aeroplan zbulimi ukrainas

Ukraina i akuzoi forcat ruse në Krime se kanë hapur zjarr mbi një aeroplan zbulimi ukrainas.

ushtrus500
Në kumtesën në të cilën vërtetohet se ky është incidenti i dytë i këtillë për pesë ditë, shërbimi kufitar ukrainas kumtoi se aeroplani i tij ka patrulluar pasdite, kur mbi të është hapur zjarr nga një automjet blindues nga një pikë kontrolli e Rusisë në afërsi të Armjansk.
Nuk komunikohet për dëme mbi aeroplanin, i cili nuk ka qenë i armatosur.
Komandanti i njësitit policor ukrainas në qytetin e Krimesë, Belbek kërkoi urdhër të saktë nga autoritetet e tij në Kiev dhe u kërcënua se në rast të kundërt do të urdhërojë që të qëllohet.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin: Kam respekt të plotë për shqiptarët e Kosovës

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin vazhdon të krahasojë Krimenë me Kosovën, duke thënë se populli atje ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e vet, po aq sa Kosova pati në vitin 2008.

Në fjalimin në të cilin ka zyrtarizuar aneksimin e Krimesë, presidenti rus, Putin ka cituar vendimin e GJND-së që ka legjitimuar pavarësinë e Kosovës. Me siguri për herë të parë ndonjëherë, Putin ka thënë se ai ka respekt për shqiptarët e Kosovës.

NATO-ja nuk e pranon aneksimin e Krimesë në Rusi

Liderët perëndimorë po e dënojnë nënshkrimin e marrëveshjeve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që Krimeja në Ukrainë dhe qyteti Sebastopol, të bëhen pjesë e Federatës Ruse.

nato500
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha në Bruksel se "Rusia nuk i ka përfillur të gjitha thirrjet për tërheqje në linjë me të drejtën ndërkombëtare" dhe ka tërhequr vërejtjen kundër vazhdimit të "rrugës së rrezikshme", e cila do ta thellonte izolimin ndërkombëtar të Moskës.
Në Uashington, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karnej, aneksimin e Krimesë e ka quajtur "kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare" dhe tha se Uashingtoni do të imponojë më tepër sanksione në reagim ndaj kësaj lëvizjeje të Rusisë.
Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë biseduar me telefon për krizën në Ukrainë.
Shtefan Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, tha se ata janë pajtuar se integriteti territorial i Ukrainës ka pësuar "goditje të papranueshme".

Moska: Perëndimi nuk u kushton vëmendje ultranacionalistëve në trupat ekzekutive të Ukrainës

Rusia dje shprehu shqetësim që SHBA-ja dhe Rusia nuk u kushtojnë vëmendje asaj që në trupat ekzekutive të Ukrainës, që pohojnë se janë legjitime, ndodhen përfaqësues të forcave ultranacionaliste.

Kremlin-Palace500
-Kjo verbëri është vështirë të shpjegohet dhe dukshëm është e lidhur me planet sekrete gjeopolitike antiruse, lajmëroi ITAR-TASS, duke iu referuar MPJ-së ruse.
Në Minsitri sqarohet se përfaqësues të Lidhjes mbarëukrainase "Svoboda" ndodhen në pozicionet kyçe në Kiev, duke e përfshirë vendin e zëvendëskryeministrit dhe minsitrit të Mbrojtjes.
Më pas përkujton se në dhjetor të vitit 2012 Parlamenti evropian miratoi rezolutë në të cilën qëndrimet e Svobodës i quajti raciste, antisemitiste dhe ksenofobe.

Banka Botërore gjatë këtij viti Ukrainës do t'i ndajë tre miliardë dollarë

Banka Botërore kumtoi se ka për qëllim gjatë këtij viti t'i ndihmojë Ukrainës me tre miliardë dollarë, që do të miratohen për projekte zhvillimore, transmeton DPA.

bb.jpg240

Në kumtesën e kryetarit të Bankës Botërore, Xhim Jon Kim, theksohet se banka ka marrë lutje për ndihmë nga Qeveria e përkohshme ukrainase dhe "se është e gatshme të vazhdojë t'i ndihmojë popullit ukrainas në zbatimin e reformave të domosdoshme në sektorin ekonomik".
Prioritete do të jenë stabiliteti ekonomik, puna bankare, energjetika dhe investimet, lufta me korrupsionin, ndihma më efikase për grupet e varfra dhe të prekura.
Banka Botërore me Ukrainën tashmë realizojnë projekte në vlerë prej 3,7 miliardë dollarë. Ata, megjithatë, lidhen me ofrimin e shërbimeve shtetërore në sferën e infrastrukturës banesore-komunale dhe zhvillimin e rrjetit transportues, nënvizon ITAR-TASS.

SHBA: Do t’i dërgojmë trupat tona tokësore në kufi me Rusinë



Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Rusia dhe presidenti i saj, Putin, tani qëndrojnë vetëm dhe “kanë zhveshur para botës” fajësinë e një agresioni ndërkombëtar.

bajden-500
-Rusia ka ofruar një varg arumentesh për të arsyetuar atë që nuk është më shumë përveç se një aneksim tokash, ka thënë Biden gjatë një vizite që i ka bërë Polonisë dhe shteteve Baltike.
Ai ka bërë të ditur edhe se Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar dërgimin e trupave tokësore për ushtrime në kufijtë e shteteve baltike, në përpjekje për të siguruar Europën dhe aleatët e NATO-s për angazhimin në parandalimin e agresionit të mëtejmë territorial nga ana e Rusisë.

Miss Erika (Granit) Bruci from Kosovo, is a well-known Albanian Actress in Vancouver DC...

https://www.imdb.com/name/nm10056634/mediaviewer/rm938392578/?ref_=nm_ov_ph  Follow Erika(Granit)  Bruci  is a Canadian actress known for  H...