Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/03/25

Ndryshimet klimatike dhe shëndeti i njeriut


http://cfnhri.org/wp-content/uploads/2011/10/Drought1.jpg

 
 
Ndryshimet klimatike i ngarkojnë sëmundjet në botë me 4,6% për dallim nga të gjitha rreziqet tjera në mjedisin jetësor. Po ashtu, është vërtetuar se ndryshimet klimatike në vitin 2000, si vit referent, kanë kontribuuar për rreth 2,4% nga të gjitha rastet e diarresë në botë, 6% nga rastet e malaries në disa shtete të pazhvilluara, si dhe për 7% nga rastet e paraqitjes së etheve – denga në disa vende industriale. Gjithsej, vlerësohet se vdekshmëria atributive për shkak të ndryshimeve klimatike ka qenë 0,3% dhe ngarkueshmëria atributive e sëmundjeve ka qenë 0,4%.
Ndryshimet klimatike kanë rang të ndërlidhjes komplekse me shëndetin. Kjo i përfshin ndikimet direke, siç janë sëmundjet dhe gjendjet që mund të përfundojnë me morbiditet ose mortalitet, e që lidhen me temperaturën dhe ndikimet shëndetësore nga ngjarjet ekstreme të motit. Ndikimet tjera i ndjekin rrugët indirekte siç janë ato që ndikojnë mbi distribuimin e sëmundjeve lidhur me ujin për pije, ushqimin ose po për sëmundjet që përçohen nëpërmjet vektorëve dhe zoonozave, ose gjendje shëndetësore që shkaktohen për shkak të mangësisë së ushqimit dhe ujit.
Ekzistojnë projeksione në drejtim të zgjerimit të sëmundjeve nga gjerësitë gjeografi ke jugore kah ato verioret, veçanërisht të sëmundjeve që kanë qenë të zhdukura: malaria, denga dhe ethet e verdha etj. Ndryshime edhe në shpërndarjen e sëmundjeve që përçohen nëpërmjet brejtësve, siç janë hantavirusi dhe leptospiroza. Ndryshimet gjeografi ke, kohore dhe ekologjike do të ndikojnë në vektorët e sëmundjeve, dhe me këtë në paraqitjen e sëmundjeve, para së gjithash lajshmanioza, sëmundja-lima, encefaliti i cili përçohet me rriqër, malaria (në rajone endemike), denga etj.
Pritet shtimi i sëmundjeve lidhur me ujin për pije dhe ushqimin, për shkak të shpërndarjes së pabarabartë në nivel global dhe projeksione për zvogëlimin e sasisë së ujit për pije dhe prodhimit të ushqimit (kolera dhe helmim me ushqim). Ekspozimi në temperatura ekstreme të larta mund të sjellë deri te sëmundjet kardiovaskulare ose respiratore, ndërsa çrregullimet ekstreme në kushtet klimatike (vërshimet, erërat e ngrohta), çojnë drejt lëndimeve, përmbytjeve, sëmundjeve respiratore, diarressë, etj. Temperatura e zmadhuar dhe vërshimet janë shkak për paraqitjen e intensitetit dhe frekuentimit të zmadhuar të sëmundjeve që përçohen nëpërmjet ujit dhe ushqimit të kontaminuar.
Ndikimi i motit është më i vogël te rastet e përçuarjes direkte të sëmundjeve antropozoonoze, pasi që në këtë mënyrë shkaktari është më pak i eksponuar në ndikimet e jashtme.
Kontaminimi mikrobiologjik i ushqimit dhe ujit mund të shkaktojë sëmundje të zorrëve dhe sëmundje tjera serioze.
Ndryshimet klimatike do të ndikojnë në distribuimin kohor të aero-alergjenëve, veçanërisht polenit dhe me këtë, distribuimin e ndryshuar të sëmundjeve alergjike. është pozitive ajo se pritet zvogëlimi i gjendjeve shëndetësore që lidhen me temperaturat ekstreme të ulëta (2003; Patz et al. 2000; Wilson 2001).
Ndikimi i motit, veçanërisht temperatura ambientale, ka ndikim të tërthortë mbi përçueshmërinë e sëmundjeve infektive. Temperatura mund të ndikojë te shkaktarët e sëmundjeve infektive, por edhe te përçuesit (vektorët) ose uji. Zmadhimi i temperaturës e përshpejton metabolizmin e vektorëve, ato ushqehen, por edhe prekja me bartësin është më e madhe, dhe sipas kësaj shtohet edhe mundësia për infektim. Secili ndryshim i temperaturës minimale, mund të ndikojë në mbijetimin e vektorëve, dhe kështu dimrat e ngrohtë që priten, me ndryshimet klimatike e zmadhojnë popullsinë e vektorëve.
Në përgjithësi, efektet shëndetësore të klimës së ndryshuar në mënyrë rapide priten me një pasiguri të caktuar të vlerësuar kryesisht në mënyrë negative, veçanërisht në shoqëritë e vobekta dhe shtetet në tranzicion, që më së paku kontribuojnë në emetimin e gazrave që e dëmtojnë kopshtin serrë. Disa nga ato efekte përfshijnë:
• Dallime në variacionet e të reshurave me siguri do ta komprometojnë furnizimin me ujë të freskët për pije, dhe me këtë do ta zmadhojnë rrezikun nga sëmundjet që përçohen nëpërmjet ujit.
• Zmadhimi i temperaturave dhe variabiliteti i të reshurave me siguri do ta zvogëlojnë prodhimtarinë e ushqimit në rajonet më të varfra, dhe me këtë do ta zmadhojë rrezikun nga paushqyeshmëria.
• Ndryshimet e klimës me siguri do t’i vazhdojnë sezonat e transmisionit të disa sëmundjeve të rëndësishme që përçohen nëpërmjet vektorëve, sikundër dhe ta ndryshojë distribuimin e tyre gjeografi k, duke i zgjeruar në mënyrë potenciale nëpër rajone ku mungon imuniteti i popullatës dhe/ose infrastruktura shëndetësore e organizuar mirë.
Lidhja e vërejtur ndërmjet ndikimeve kohore dhe sëmundjeve infektive, ndikoi në zhvillimin e më tepër modeleve për parashikimin e përhapjes së sëmundjeve infektive për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ndryshimi i mënyrës së jetesës, prodhimi i ushqimit, urbanizimi modern, ndryshimi i klimës dhe cilësisë së mjedisit jetësor, e zmadhon rrezikun nga ekspansioni i zoonozave.

Sëmundjet infektive lidhur me ndryshimet klimatike në rajonin tonë


 
 
Në tekstin më poshtë, janë dhënë karakteristikat epidemiologjike, pasqyra klinike dhe masat për parandalimin dhe mbikëqyrjen e më shumë sëmundjeve infektive të zgjedhura. Për disa prej tyre, ekzistojnë të dhëna epidemiologjike dhe deri tash ato janë regjistruar në rajonin tone, si në formë të veçantë, poashtu edhe në formë epidemike (salmoneloza, lajshmanioza, leptospiroza, lajm-borelioza).
Disa prej sëmundjeve infektive të përshkruara më poshtë, mund të bëhen aktuale në të ardhmen dhe për regjistrimin e tyre në këtë moment, nuk ka të dhëna epidemiologjike as diagnostikë etiologjike të nevojshme (çikungunia, kriptosporidium, ethet e Nilit perëndimor, ethet hemorragjike të Kongos dhe Krimesë, rikecioza, leptospirozaetj.).
Në mënyrë objektive, për të shumtët ekzistojnë parametra klinike që e tregojnë praninë e tyre, por në mungesë të diagnostikës kauzore, tani për tani ato mbeten të pavërtetuara. Shumë nga këto sëmundje infektive, janë prezentë në shtetet fqinje, që na jep të drejtë të presim se është çështje e kohës kur do të regjistrohen edhe në rajonin tone.
Ndërkaq, për shkak të rëndësisë së tyre për shëndetin publik në rajonin tone, ato duhet të jenë të kyçura në programet për ndjekjen dhe parandalimin e sëmundjeve infektive lidhur me ndryshimet klimatike dhe do të diagnostikohen, paraqiten dhe ndiqen së bashku me to.

Sëmundjet infektive që përçohen nëpërmjet ushqimit


http://blogs.uoregon.edu/natewoodburyaad250/files/2012/10/PSD_Food_illustrations_3190_pancakes_with_butter-1wi1tz5.jpg

 
 
Sfida të reja lidhur me paraqitjen e epidemive të mëdha lidhur me konsumimin e ushqimit, ndodhin për shkak të globalizimit të tregtisë me ushqim, ndryshimet në stilin e jetës te njerëzit, duke përfshirë konsumim të zmadhuar të ushqimit të shpejtë, udhëtimet ndërkombëtare, ndotja e rrethinës së njeriut të shkaktuar nga faktori njeri me produkte fekale në mjedise me sanitet të kufizuar, numri i zmadhuar i katastrofave natyrore si rezultat i ndryshimeve klimatike, si dhe teknologji të reja në procesin e prodhimit të ushqimit.
Kushtet e motit ndikojnë në mënyra të ndryshme mbi incidencën e sëmundjeve, që përçohen nëpërmjet ushqimit.
Së pari, prevalenca e organizmave specifik patogjen te kafshët, mund të zmadhohet me rritjen e temperaturës.
Së dyti, zinxhiri i ftohjes së ushqimit është më vështirë të mirëmbahet në temperatura më të larta, kurse koha e ngrohtë e vazhduar i zmadhon shanset për gabime gjatë punës me ushqim.
E treta, temperaturat më të larta të ajrit ambiental, mund t’i përshpejtojnë ciklet e shumimit të organizmave patogjenë që përçohen nëpërmjet ushqimit, që sjell deri te shkalla më e lartë e kontaminimit. Temperaturat e larta, në bashkëveprim me kushtet jopërkatëse higjienike, menaxhim të gabuar me ushqimin, mos mbajtja e higjienës së duarve, mund të sjellin deri te një numër i madh i sëmundjeve ose epidemive lidhur me konsumimin e ushqimit të pasigurt.
Organizmat patogjenë në vijim, që përçohen nëpërmjet ushqimit dhe shkaktojnë brengë më të madhe në kontekst të ndryshimeve klimatike në rajonin tone:
Toksiinfeksionet alimentare paraqesin grup sëmundjesh që në periudhën prej vitit 1991 – 2008 regjistrohen në mënyrë të vazhdueshme çdo vit me numër të pazvogëluar. Në këtë periudhë, janë paraqitur 26.092 raste të TIA ose mesatarisht nga 1.450 raste për çdo vit. Mbi përgjithshëm për tërë periudhën për rajonin tone është 1304, 6/100.000 banorë, kurse cikli vjetor mesatar është 72,4/100.000, me trend që qartazi do të ruhet.
Gjithmonë në periudhën e shënuar, këto sëmundje gjinden në vendin 4 – 6, ndërmjet dhjetë sëmundjeve infektive të para që paraqiten më shpesh në rajonin tone, varësisht nga fakti nëse në atë vit janë regjistruar më shumë epidemi të TIA. Format sindrome lidhur me toksiinfeksionet alimentare, në mjedisin tonë paraqiten me karakter të shprehur sezonal (në muajt e verës), me disa epidemi më të mëdha/më masive të regjistruara gjatë vitit 2008, të lidhura me kolektive të mbyllura të kufi zuara dhe me burim të përbashkët dhe paraqesin pjesë të patologjisë së rregullt, për çka nuk do të përfaqësojnë çështje të elaborimeve më të gjera në këtë artikull.
Salmoneloza – studimet më të reja të gjurmimeve të sëmundjeve që përçohen me ushqim, tregojnë se raste të sëmundjeve të shkaktuara nga salmonela zmadhohen për 5-10% për secilin zmadhim prej një shkalle celsius. Në periudhën e viteve 1991 – 2008 në rajonin tone janë paraqitur gjithsej 6.969 persona të sëmurë nga kjo sëmundje, me Mb 340,3/100.000 ose mesatarisht gjatë secilit vit janë regjistruar nga 387 persona të sëmurë, me një trend në rritje vitet e fundit.
Shigeloza – në Rajonin tone në periudhën e viteve 1991 – 2008, shigelozat janë regjistruar me gjithsej 2.652 raste, dhe Mb të përgjithshëm 132,6/100.000 banorë për tërë periudhën ose 147 raste të regjistruara të shigelozës për çdo vit, me trend të zvogëlimit sinjifi kant në 8 vitet e fundit, kur mesatarisht janë regjistruar nga 35 raste për çdo vit.
Me siguri, kjo ka të bëjë me furnizimin e përmirësuar të popullsisë me ujë të pastër dhe higjienikisht të rregullt për pije dhe për nevoja të tjera, dispozicion të drejtë dhe higjienik të materieve të mbeturinave të lëngëta dhe të ngurta, ngritja e edukimit dhe informacionit të popullatës lidhur me shprehitë higjienike, përdorimi i ushqimit të pastër dhe me cilësi etj.
Kampilobakter – rreziku nga infeksionet e shkaktuara nga kampilobakter (Campylobacter) është proporcionalisht i drejtë me ngritjen e temperaturës. Studimet e mëvonshme tregojnë rritje të incidencës së kampilobakterit për 2-5% për secilën shkallë të rritjes së temperaturës javore. Edhe pse kampilobakteri shkakton sëmundje, e cila detyrimisht paraqitet në Rajonin tone, në këtë moment nuk ka të dhëna të sigurta për distribucionin e saj, ndërsa vlerësimet janë se incidenca e kësaj sëmundjeje lëviz me mbi 18.000 infeksione në vit.
Organizma të tjera patogjene që përçohen nëpërmjet ushqimit, që shkaktojnë brengë në kontekst të ndryshimeve klimatike –organizma të tilla patogjene janë: brucela, hepatit А, esherihija koli O157 H7 (EHEC) dhe baktere që shkaktojnë helmim bakteriologjik me ushqim (për shembull, Clostridium perfringens).
Në rastin e këtyre organizmave patogjene, efekti nga ndryshimet klimatike ende është në sferën e spekulimeve.
Ndërkaq, për shkak të ndjeshmërisë së mundshme të tyre në klimë dhe rëndësia e tyre për shëndetin publik në Rajonin tone, ato janë kyçur në programet për mbikëqyrje dhe parandalim të sëmundjeve infektive lidhur me ngrohtësinë. Këto sëmundje i nënshtrohen paraqitjes së obligueshme sipas rregullores ekzistuese ligjore.
Nga aspekti epidemiologjik, në rrethin tonë më të rëndësishme janë sëmundjet bruceloza dhe hepatiti i virusit А.
Bruceloza regjistrohet në 30 vitet e fundit në Rajonin tone, në 3 vitet e fundit në vitin 2009 (287 raste), në vitin 2008 (490 raste), kurse në vitin 2007 (381 rast).
Hepatiti А është i pranishëm në vazhdimësi në Rajonin tone dhe regjistrohet: në vitin 2009 (290 raste), në vitin 2008 (243 raste), në vitin 2007 (257 raste).

Sëmundjet infektive që përçohen nëpërmjet ujit


http://www.marlish.co.uk/wp-content/uploads/2013/05/water.jpg

 
 
Ndryshimet klimatike, ndoshta, do të kenë efekt mbi paraqitjen e infeksioneve që përçohen nëpërmjet ujit, jo vetëm nëpërmjet ndryshimeve të masave të mesme meteorologjike (shembull, sasia e të reshurave), por edhe nëpërmjet rritjes së dendësisë së ngjarjeve ekstreme të motit, si që janë shira të tepërt, rrëké dhe thatësira. Këto ngjarje ekstreme kohore do të ndikojnë mbi sasitë e ujit në dispozicion, mbi cilësinë e ujit ose mbi qasjen tek uji i pastër.
Patogjenet që përçohen nëpërmjet ujit janë ato virusale (hepatitis A), bakteriale (Cryptosporidiae, E.coli) dhe protozoaret (Guardia lamblia) që janë agjens – shkaktar të gastrointeriteve.
Sëmundjet që përçohen nëpërmjet ujit mund të shkaktohen edhe pas një trajtimi përkatës të zbatuar të ujit. Shembull i mirë për këtë përfundim, paraqet epidemia e kriptosporidiozës lidhur me ujësjellësin urban në Millvoki, Viskonsin, SHBA në vitin 1989, me mbi 400.000 të sëmurë.
Të reshurat e rrëkeshme të shiut, mund t’i kontaminojnë rrjedhat e ujit nëpërmjet përçuarjes së produkteve fekale humane dhe shtazore (të kafshëve) dhe lloj tjetër të mbeturinave në ujërat sipërfaqësor. Dëshmi për kontaminim të ujit pas shirave të rrëkeshme ekzistojnë për kriptosporodium, giardia dhe esherihia koli.
Vërshimet dhe nivelet e ulëta të ujit, po ashtu mund të sjellin deri te kontaminimi i ujit edhe shkallë më të larta të sëmundjeve dhe përfundim fatal për shkak të diarresë. Ngrohja dhe variabiliteti më i madh i të reshurave e zmadhojnë rrezikun për ngarkimin më të madh të bashkësisë me këto sëmundje.
Organizmat patogjenë, që janë identifi kuar si relevante për R. e Maqedonisë në këtë kontekst janë: 
Kriptosporidium (Cryptosporidium) – në rajonin tone, Cryptosporidium-i prej para do kohësh është në listën e infeksioneve që detyrimisht paraqiten ashtu që, ende nuk ka të dhëna për incidencën e tij. Përkatësisht, Cryptosporidium-i është jashtëzakonisht i rezistueshëm ndaj klorit dhe vështirë mënjanohet me filtrim. Deri tani, nuk ka raste të paraqitura të kësaj sëmundjeje në rajonin tone.
Xhardia lamblia (Giardia lamblia) – në rajonin tone, Giardia prej para do kohe është në listën e infeksioneve që detyrimisht paraqiten. Në këtë moment, nuk ka bazë te të dhënave për incidencën e saj, përveç izolate të veçanta laboratorike. Sikur Cryptosporidium-i edhe Giardia lamblia është rezistente ndaj klorimit të ujit.
Leptospiroza (Leptospirosis) – ekzistojnë dëshmi të forta se leptospiroza është e lidhur me ndryshimet klimatike. Në rajonin tone, janë paraqitur 8 raste në periudhën prej vitit 1991 deri në vitin 2008. Për shkak të mungesës së mundësive diagnostike, ndoshta një numër i madh i rasteve nuk janë paraqitur.

Sëmundjet infektive që përçohen nëpërmjet vektorëve


http://icmhd.files.wordpress.com/2013/08/malaria-paki.jpg

 
 
Infeksionet që përçohen nëpërmjet vektorëve, te njerëzit përçohen nëpërmjet shumëkëmbëshave ose thithës, duke i përfshirë edhe brejtësit. Vektorët shumëkëmbësha, siç janë mushkonjat dhe rriqrat, janë gjakftohtë dhe veçanërisht janë të ndjeshëm ndaj faktorëve klimatik.
Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në distribucionin dhe aktivitetin e shumëkëmbëshave. Brejtësit janë rezervuarë të një numri të madh të sëmundjeve të njerëzve dhe popullsia e brejtësve, ju nënshtrohet ndikimeve të kushteve klimatike. Dimrat më të ngrohtë dhe pranvera më e ngrohtë, mund ta zmadhojnë popullsinë e brejtësve, që si dukuri ishte vërejtur disa vitet e fundit. Klima është vetëm një nga faktorët e shumtë, që ndikojnë mbi distribucionin e vektorëve, kurse faktorët tjerë janë shkatërrimi i vendbanimeve, kontrolli i të dëmtuarve dhe dendësia e nikoqirëve. Ndër sëmundjeve që përçohen nëpërmjet vektorëve dhe janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike ka të atillë, që tani më janë prezent në Rajonin tone (si sëmundja e llajmit), si infeksione që mund të paraqiten në ardhmëri (si ethet e Nilit perëndimor).
Sëmundjet në vijim që përçohen nëpërmjet vektorëve, identifikohen si kanosje e mundshme me rëndësi primare për Rajonin tone në drejtim të ndryshimeve klimatike:
Ethet hemorragjike të Krime – Kongos (CCHF) – në periudhën e viteve 2000 deri 2008, janë paraqitur raste të CCHF në vendet fqinje (Bullgari, Shqipëri, Kosovë, Turqi dhe Greqi (ECDC 2009) ). Përhapja e sëmundjes u përshkruhet dimrave të butë si dhe ndërprerjes së aktiviteteve bujqësore, gjatë së cilës të dyja arsyet sollën deri te zmadhimi i popullsisë së rriqrave. Për këtë arsye, edhe në Rajonin tone duhet të priten infeksione. Llogaritet se në Rajonin tone, tani më janë të pranishëm vektorë të caktuar të fuqishëm (H. marginatum rufi pes). Kjo sëmundje në Rajonin tone regjistrohet në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar në formë epidemike, me 13 persona të sëmurë dhe disa raste vdekjeje, në f. Çiflik, Tetovë. Ethet e Nilit perëndimor (WNF) – sëmundjen e shkakton virus i cili paraqitet disa herë, me disa epidemi në rajonin mediteran dhe Evropën lindore. Zakonisht, sëmundja përhapet nëpërmjet kafshimit nga ana e mushkonjave të infektuara, të cilat infektohen duke u ushqyer me zogj të infektuar. Infeksioni shkakton encefalit te kafshët (kuaj) dhe njerëz. Përhapja e etheve të Nilit perëndimor në Evropë, me siguri është rezultat i kombinimit të faktorëve, duke i kyçur edhe kushtet kohore, numrin e madh të vektorëve-mushkonja dhe zogj të infektuar-shtegtarë.
Deri më tani nuk ka raste të paraqitura të kësaj sëmundjeje në Rajonin tone, por është e mundshme të jenë paraqitur raste që nuk janë diagnostikuar. Përhapja e (WNF) në Evropë, është rezultat i kombinimit të faktorëve që i kyçin edhe kushtet klimatike, numrit të madh të llojeve të mushkonjave dhe zogjve shtegtarë të infektuar.
Ethet hemorragjike të shkaktuara nga Hantavirus – përçohet nga brejtësit te njerëzit nëpërmjet ekskretit (urina). Virusi është arsye e rrallë për ethe hemorragjike me sindrom renal (HFRS). Klima e ndryshueshme me siguri ndikon mbi numrin e madh dhe migracionin e brejtësve dhe mund të shkaktojë aktivitet të zmadhuar të sëmundjes në Rajonin tone. Hantavirusët janë endemik në Gadishullin Ballkanik. Epidemia e etheve hemorragjike me sindrom renal ndodhi në vitin 2002 në Serbi dhe në Mal të Zi. Deri më tani, nuk ka raste të paraqitura të kësaj sëmundjeje në Rajonin tone.
Çikungunja (Chikungunya) – përhapet nëpërmjet kafshimit nga mushkonjat e llojit Aedes, para së gjithash nga ana e “mushkonjës tigër”, Aedes albopictus, e cila tani më është endemike në R. e Shqipërisë. Ekziston mendim se Rajonin tone është në rrezik nga banimi i mushkonjës Aedes albopictus dhe nga paraqitja e sëmundjes chikungunya, edhe pse deri më tani nuk ka raste të paraqitura të kësaj sëmundjeje në Rajonin tone. Në pajtim me hulumtimin e bërë për praninë e „mushkonjës tigër”, Aedes albopictus në Rajonin tone në vitin 2010 nuk është vërtetuar prania e saj.
Borelioza e Llajmit (Lyme Borreliosis) (LB), encefalit që përçohet nëpërmjet rriqrave (TBE) – është sëmundje më prevalentе që përçohet nëpërmjet rriqrave në Evropë dhe është endemike në Rajonin tone. Dimrat e butë mund ta zmadhojnë numrin e rriqrave dhe ta zmadhojnë rrezikun nga infeksionet. Encefaliti që përçohet nëpërmjet rriqrave, për dallim prej sëmundjes së llajmit, është sëmundje virusale që mund të parandalohet me vaksinë dhe llogaritet për endemike në rajonin e Ballkanit. Si dhe LB, TBE e përçojnë rriqrat Ixodes ricinus, që janë prezentë në të gjitha rajonet e Evropës. Raste të veçanta të kësaj sëmundjeje, me manifestim përkatës klinik dhe shenja tipike janë mjekuar në Klinikën infektive, dhe paraqiten si raste të veçanta në numër relativisht të vogël.
Llajshmanioza (Leishmaniasis) (VL, e lëkurës) – në Evropë, llajshmaniozën e përçojnë karkalecat e zallit. Qentë janë bartësit kryesorë të organizmit patogjen.
Llajshmanioza viscerale (VL) është sëmundje e rëndë klinike, e cila është endemike në Evropën Jugore, duke e përfshirë edhe Rajonin tone. Në periudhën e viteve 1991 – 2008 në Rajonin tone janë regjistruar gjithsej 91 persona të sëmurë nga llajshmanioza viscerale me incidencë prej 4,6/100.000 ose mesatarisht 5 persona të sëmurë, të regjistruar në vit. Hulumtimet tregojnë ndikim potencial të ndryshimeve klimatike në përhapjen e llajshmaniozës në të ardhmen.
Malaria – edhe përkundër disa simulacioneve që parashikuan rritje potenciale të malaries në Evropë, ekziston konsensus, se rreziku është shumë i ulët, duke i konsideruar kushtet e tashme socioekonomike.
Denga – në këtë moment, rreziku nga përçuarja lokale e sëmundjes denga në Evropë është i ulët. Paraqitja e sërishme e sëmundjes varet nga hyrja eventuale e përsëritur e vektorit kryesor në Evropë – mushkonja Aedes aegypti. Sërish, Aedes albopictus, e cila tani më është endemike në Shqipëri dhe Itali dhe shtete tjera evropiane, poashtu, është e aftë ta përçojë dengën dhe i shkaktoi rastet e para të etheve denga në Francë, në shtator, viti 2010. Deri më tani nuk ka raste të paraqitura të etheve – denga në Rajonin tone.
Rikecia konori (Rickettsia conorii) – në një studim prej vitit 2003, ky organizëm patogjen, i cili e shkakton meningjitin cerebrospinal mediteran (MSF), ishte gjetur te llojet e rriqrave, që nuk janë nga familja Ixodes në Shqipëri dhe Turqi. Rezultatet nga ky studim tregojnë se rikecia konori (R.Conorii) mund të jetë endemik në rajonin a Ballkanit.

Historia e gjenetikës


Gjenetika moderne filloi me punën e Gregor Mendelit, i cili formuloi bazën e koncepteve të trashëgimisë. Valter Sutoni parashtroi që kromozomet ishin pjesë e faktorëve trashëgimore të Mendelit. Gjenetika është një shkencë që nuk ka më shumë se 100 vjet që i ka nisjet e veta po edhe pse kaq e re ka zëne një vend mjaft të rendësishëm në jetën tonë të përditshme duke filluar që nga ana mjekësore si p.sh. terapitë e sëmundjeve të ndryshme e deri të përdorimi i gjenetikës në raste të ndryshme kriminalistike. Ta marrësh hollë hollë gjenetika është një shkencë mikroskopike sepse merret pak a shumë me materialin që ndodhet në bërthamat e qelizave përmasat e të cilave shkojnë në të dhjetrat e mikronit (10^-7). Secili nga në e ka dëgjuar se në bërthamat e qelizave ka material gjenetik i cili kryen funksione të shumta në trupin e njeriut.Me miliona operacione çdo sekondë kanë nevojë për materialin gjenetik. Në qoftë së do të japim disa numra për trupin e njeriut mund të themi së jemi të përberë nga rreth 65 mijë miliardë qeliza dhe secila prej këtyre ka në bërthamat e tyre 1,8 metër ADN (do më ndodhe shpesh ta shkruaj më të vogla këtë sigël po merreni si ADN). Kjo ADN ka rreth 3 miliard nukleotide. Ky material përdoret nga çdo qelize për të jetuar ose të themi më mirë për të mbijetuar. Qelizat e kuqe të gjakut që e heqin bërthamën që të kenë sa më shumë hapësire për të ushtruar funksionet e tyre kanë një jetëgjatësi rreth 120 ditë nga paaftësija për të rinovuar strukturat e veta të brendshme. Çdo qelizë që jeton duhet të ketë të njëjtin material gjenetik që të mund të ecë përpara. Vdekja e një qelize me anë të procedurave të ndryshme siç është apoptoza ose ndryshe siç quhet ndryshe “vdekje e programuar” ka nevojë për materialin gjenetik. Nëse marrim parasysh që çdo sekondë trupi i njeriut prodhon rreth 2 milion qeliza gjaku dhe se po kaq qeliza shkatërrohen, ose që jetëgjatësia e qelizave të bardha është shumë i shkurtër dhe se herë pas here duhet të zëvendësohen dhe së çdo sekondë trupi i njeriut duhet të jetë në gjendje ti bëjë ballë mikroorganizmave të ndryshëm që mund ta sulmojnë dhe se sa dhjetra lloje hormonesh që duhet të prodhohen çdo sekondë që ta mbajnë trupin në një ekuilibër të mahnitshëm do ta kuptonim më mirë se sa rendësi ka ajo strukturë e vogël brenda çdo qelize.Ka raste që mjafton një mutacion në njërën nga ato 3 miliard baza, siç ndodh në disa sëmundje gjenetike, dhe trupi i njeriut mund të shkoje drejt vdekjes. Këto janë si tip hyrjeje për sa i përket gjerave që është në gjendje të bëjë materiali gjenetik në trupin e njeriut, ky material gjenetik që quhet ADN (acidi deoksiribonukleik) ose ARN (acid ribonukleik). Këto dy forma ndryshojnë njeri nga tjetri për llojin e sheqerit ose më mirë të themi për nga grupi që është i vendosur te karboni 2 i sheqerit (riboza tek ARN dhe deoksiriboza tek ADN) dhe për nga llojet e bazave të azotuara (tek ARN ka uracil në vend të timinës).

Harta gjenetike e popujve të Ballkanit



Studime të shumta u janë kushtuar marrëdhënieve ndërmjet popujve që jetojnë në Gadishullin Ballkanik, origjinës së këtyre popujve apo dhe migrimeve të tyre eventuale në vazhdën e historisë. Ato janë bazuar më së shumti në hulumtimin e gjuhëve të këtyre popujve, kulturave të tyre, si dhe në të dhëna arkeologjike apo antropologjike.
Këto studime, që e kanë zanafillën e tyre prej të paktën 200 vjetësh, janë kristalizuar në disa linja të përgjithshme përsa u përket raporteve midis popullatave ballkanike, por dhe shpesh kanë ndezur polemika apo hedhur spekulime, të cilat, në vend që të sqarojnë, kanë mjegulluar nganjëherë më tej debatin mbi autoktoninë dhe origjinën e popujve ballkanikë.
Markuesit gjenetikë përdoren sot gjerësisht si mjete të fuqishme në studimin e gjenetikës së popullatave. Përdorimi i biologjisë molekulare në studimin e këtyre markuesve ka fuqizuar mjaft rolin e këtyre të fundit në përcaktimin e raportit gjenetik midis popullatave të ndryshme, duke u bazuar në studimin e distancave gjenetike. Një studim i tillë është ndërmarrë së fundi edhe në vendin tonë, në Shërbimin Laboratorik Universitar të Imunologjisë dhe Pajtueshmërisë Indore në QSUT “Nënë Tereza” dhe Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. Ky laborator, prej të paktën 7 vitesh është angazhuar aktivisht në realizimin e ekzaminimeve imunologjike dhe imunogjenetike të nevojshme për përcaktimin e përputhshmërisë dhurues/marrës duke i hapur rrugën realizimit të transplantimeve në vendin tonë. Në kuadrin e kësaj pune, ne arritëm të përcaktojmë në popullatën shqiptare profilin e hasjes së shpeshtësive të aleleve (varianteve) të gjeneve të kompleksit gjenetik HLA, i cili përmban gjenet e përgjigjes imunitare te njeriu. Këto gjene, të cilat kanë një polimorfizëm (shumëllojshmëri) shumë të lartë në popullatën njerëzore, shërbejnë dhe si markues të diversitetit gjenetik të popullatave. Duke u nisur nga ky fakt, ne iu futëm punës për krahasimin e popullatës shqiptare nga Shqipëria dhe asaj nga Kosova me popullatat europiane në përgjithësi dhe ato ballkanike në veçanti.
Ky studim krahasues është i pari që përfshin të gjitha popullatat e rajonit dhe ai mundëson plotësimin e “puzzle”-it ballkanik në këtë fushë. Studimi i polimorfizmit imunogjenetik në popullatat shqiptare u realizua me metodat e fundit të biologjisë molekulare, ndërsa studimi i distancave dhe hartave gjenetike u krye me metodologjitë më bashkëkohore antropologjike si dhe me programe kompjuterike të specializuara.
Rezultatet e studimit bënë të mundur hartimin e hartës aktuale gjenetike të popullatave që jetojnë në rajonin ballkanik, duke paraqitur me anë të “provës së ADN-së” raportet e këtyre popullatave në këtë rajon. Studimi përfshiu, përveç popullatave shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, edhe 10 popullata të tjera ballkanike, 12 popullata europiane dhe 2 aziatike. Përfundimet e këtij studimi vënë qartë në dukje afërsinë gjenetike midis popullsive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës, duke u nisur nga llogaritja e distancave gjenetike. Pasojnë po nga këndvështrimi i distancave gjenetike popullatat maqedonase, greke, bullgare, kroate, boshnjake, serbe, italiane, rumune dhe turke, të renditura këto sipas rritjes së këtyre distancave. Popullatat e tjera europiane radhiten në distanca më të largëta gjenetike, të cilat në përgjithësi janë në përpjesëtim të drejtë me distancat gjeografike.
Ajo që bie në sy në studimin tonë është fakti se në rajonin ballkanik përvijohen dy grupe kryesore popullatash. Në një grup mund të futen popullatat shqiptare, maqedonase, greke dhe bullgare (distancat gjenetike në rritje nga 0.03 në 0.06), ndërsa në një grup të dytë ato kroate, boshnjake dhe serbe (distancat gjenetike nga 0.07 deri 0.08). Popullatat italiane, rumune dhe turke, me distancë gjenetike respektivisht 0.12, 0.13 dhe 0.15, janë të vendosura më larg në lidhje me popullsinë shqiptare. Një fakt tjetër interesant është se popullatat shqiptare, si ajo e Kosovës, ashtu dhe e Shqipërisë, janë më afër gjenetikisht me popullatën greke, sesa me atë serbe (distancat gjenetike respektivisht 0.05 dhe 0.08).
U takon sigurisht shkencëtarëve të tjerë, si historianë, etnologë e antropologë, të nxjerrin konkluzione nga ky studim, por ne nuk mund të mos vëmë në dukje faktin e rëndësishëm se këto rezultate dëshmojnë qenien unike nga pikëpamja gjenetike e popullit shqiptar, pavarësisht nga ndarjet e tij historike dhe politike në disa shtete. Në këtë studim evidentohet gjithashtu se grupi i popullsive shqiptare, greke, maqedonase dhe bullgare, të cilat paraqesin një afërsi gjenetike më të madhe me njeri-tjetrin, duket se përfaqësojnë një bazë të lashtë gjenetike të përbashkët që u ka rezistuar dyndjeve dhe migrimeve të njëpasnjëshme historike, kjo pavarësisht nga mbishtresëzimet e shumta gjuhësore, kulturore apo dhe fetare që kanë lënë si pasojë këto migrime, siç është p.sh. marrja e gjuhës sllave nga popullatat maqedonase dhe bullgare. Evidentimi i afërsisë më të madhe gjenetike midis popullatave shqiptare dhe atyre greke, në krahasim kjo me popullatën serbe, e cila qëndron më larg gjenetikisht prej tyre, pavarësisht se gjeografikisht distancat janë të njëjta, dëshmon për autoktoninë e lashtë të popullit shqiptar si dhe atij grek në Gadishullin Ballkanik, të cilët duket se kanë qenë të pranishëm aty shumë kohë para dyndjeve sllave, që siç dihet, kanë ndodhur duke filluar nga shekulli VI e.s. Edhe lashtësia e gjuhëve greke dhe shqiptare, të cilat paraqesin degë krejt të veçanta në pemën e gjuhëve indoevropiane, përputhet me vjetërsinë gjenetike në këto vise të këtyre dy popujve.
Përcaktimi i distancave dhe hartave gjenetike të mësipërme jep një kontribut të rëndësishëm edhe në projektimin e programeve rajonale të përbashkëta në fushën e transplantimeve si të organeve, ashtu dhe të qelizave burimore gjakformuese (të palcës kockore). Ky studim i orienton mjekët që merren me transplantime dhe po ashtu edhe hartuesit e politikave shëndetësore në këtë fushë drejt krijimit të regjistrave të përbashkët rajonalë të dhuruesve për transplante midis popullatave që kanë një bazë gjenetike të përbashkët, krahasuar kjo me kërkimin më të vështirë të dhuruesve në popullata gjeografikisht më të largëta me të cilat edhe distancat gjenetike rezultojnë më të mëdha.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...