Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/03/29

Akademik Mehmet Kraja: Pse e përfshiva në libër debatin Qose-Kadare





"Identitetin e shpikur" politik kosovar dhe arsyet e rikthimit të “identiteteve themelore”; fishkëllimat kundër himnit të Kosovës në stadiumet e futbollit; kosovarin Rexhep Qosja në debatin me Ismail Kadarenë; ikjen qesharake të partive politike nga e majta; mosbesimin e tij te ndryshimet politike dhe bandat e politikës në culture; indiferencën ndaj gazetave në kafe me Ali Podrimjen; letërsinë kosovare që ka pushuar së ekzistuari dhe përvetësimin e përkthimeve; diskutimet e identitetit si në forumet socialiste

Libri juaj, “Identiteti kosovar”, është marrë me trajtimin e një teme e cila ka filluar të problematizohet në dekadën e fundit. Sa ka mundësi të merremi fundamentalisht me këtë çështje, duke pasur parasysh se debatet intelektuale te ne janë shumë të rralla?
Është supozuar se tema e identiteteve shpejt do të dalë jashtë përdorimit, se në shekullin XXI nuk do t’i hyjnë në punë më askujt çështjet identitare, se këto probleme janë tejkaluar në shekullin XX dhe se tani, në kohën e intensifikimit të komunikimit dhe të lëvizjeve të tjera në botë, identiteti i perceptuar si emblemë kombëtare ose shtetërore nuk mund të jetë gjë tjetër, përveç se strehë për të prapambeturit, për konservativët lokalë ose për nostalgjikët e kohëve të shkuara, në një kohë që njerëzit tashmë kanë krijuar identitetin kontemporan, që në të vërtetë duhet të jetë “krijesa humane universale” ose “qytetari i botës”, siç quhen ndryshe.

Tani të gjithë e dinë se nuk është kështu. "Ngjajnë me ligjërata nëpër “kurset e integrimeve” të OJQ-ve, ku zhveshja identitare konsiderohet si vlerë, ose si parakusht për integrime evropiane etj”. Çështjet identitare po rishfaqen, madje me një ashpërsi, që nuk është besuar më parë.

Pa dashur që të bëhem parashikues i zymtë i së ardhmes së shoqërive mbiidentitare, mund të them se nocionet mbiidentitare, siç janë ato që i përmenda më lart, po treten me një shpejtësi marramendëse, për t’i lënë hapësirë rikthimit të shoqërive në identitetin e tyre themelor.

Por unë nuk them se ky identitet themelor është identitet tradicional, konservativ, i pareformuar, madje primitiv, përkundrazi, është identitet bashkëkohor, që merr parasysh të gjitha rrethanat e botës së sotme. Kurse debatet tona për këtë temë shpesh janë qesharake, ngjajnë me ligjërata nëpër “kurset e integrimeve” të OJQ-ve, ku zhveshja identitare konsiderohet si vlerë, ose si parakusht për integrime evropiane etj.

Në këto diskutime vetë koncepti i identitetit është deformuar në esencën e tij, sepse është kthyer në dogmë, prandaj diskutimet në këtë temë shpesh duken si diskutimet dikurshme në forumet e lidhjes socialiste për vëllazërim-bashkimin.

A ndjeheni të zhgënjyer që ky libër nuk ka shkaktuar shumë debat? Cilat kanë qenë pritjet?
Jo, nuk jam i zhgënjyer. Libri është lexuar më shumë se çdo libër tjetër i ngjashëm në Kosovë, është shitur i tëri dhe ka kaluar dorë më dorë, edhe përkundër mungesës së reklamës dhe anashkalimit që i është bërë. Së shpejti do të përgatis botimin e dytë, të plotësuar me literaturë dhe referenca.

Më anë tjetër, është e vërtetë se libri nuk ka shkaktuar debat, por ka mbyllur një debat të improvizuar dhe spekulativ për identitetin kosovar. Ata që pandehnin se mund t’i manipulonin kosovarët me një identitet politik të shpikur për një përdorim dhe që janë me shumicë nëpër media dhe në radhët e të ashtuquajturës shoqëri civile, nga ky libër u gjenden të zbuluar, humbën terrenin dhe hapësirën e spekulimit.

Ata e kuptuan se të bësh identitet nuk mjaftojnë disa tullumbace politike dhe një korpus gabimesh gjuhësore; madje nuk mjafton as plani i Ahtisaarit, që njëkohësisht zgjidh dhe i vë kufizime zgjidhjes së çështjes së Kosovës; madje nuk mjafton as pavarësia e Kosovës, për të krijuar një identitet të mëvetësishëm kombëtar.

Duhet një korpus vlerash, të cilat Kosova, marrë e shkëputur nga bota shqiptare, nuk ka arritur t’i krijojë, pra nuk i ka. Këta njerëz harruan se një komb të këtillë kosovar ishte provuar të formohej edhe në kohën e Jugosllavisë.

Por, më anë tjetër, këta njerëz janë me ndikim të madh në mediet tona dhe ata bënë çdo gjë që libri të heshtej. Ua sjell një shembull: pas botimit të librit, redaktori i kulturës në RTK më thirri me telefon dhe paralajmëroi se për këtë libër do të organizonte një cikël debatesh.

Jo që debatet nuk u bënë kurrë, madje as një i vetëm, por ai nuk u shfaq kurrë më as në telefon. Ndryshe qëndron puna me Shqipërinë. Pavarësisht se bëhej fjalë për një temë “ekskluzivisht kosovare”, libri gjeti lexues të kualifikuar në qarqet intelektuale. Në këtë rast unë bëra gabim, që librin nuk e vura në qarkullim edhe në Tiranë.

Librin e keni ndarë në tri pjesë: historike, kulturore dhe politike. A mund të thuhet se ekziston një determinizëm sa i përket raportit ndaj identitetit kosovar: aspekti historik (i cili na është imponuar), mund ta ketë orientuar edhe përmbajtjen e aspektit kulturor dhe atij politik?
Ndarja është metodike, për efekt leximi, ndërsa çështjet paraqiten të lidhura pashkëputshëm me njëra-tjetrën. Unë nuk e them dot se determinizmi historik, siç thoni ju, ka krijuar dhe orientuar edhe aspektet politike apo kulturore, sepse në një moment të caktuar, ai që ne, nga kjo distancë, e quajmë determinizëm historik, ka qenë çështje e pastër dhe e thjeshtë politike ose kulturore.

Por është e njohur: një problem politik i pazgjidhur në një kohë të caktuar, kushtëzon zgjidhjet e mëvonshme. Kjo vlen edhe për çështjet kulturore. Sot mund ta kemi të vështirë ta marrim me mend se sa tragjik për Kosovën ka qenë fakti se ajo nuk mori pjesë me asnjë figurë të shquar në Rilindjen Kombëtare, por tani ky është fakt historik i pakontestueshëm, i cili me kohë sikur është kthyer në vetëdije varshmërie kulturore të Kosovës ndaj Shqipërisë.

Vite më parë është zhvilluar një debat midis Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes për kahet e identitetit të shqiptarëve. Sa janë të mjaftueshme këto kontribute, përfshirë edhe shkrimet e kohëpaskohshme në gazetat e përditshme, që të krijohet një masë kritike për këtë temë?
Në librin tim unë nuk iu kam referuar asnjëherë këtij debati, ndonëse jam marrë me çështje të cilat kanë qenë edhe objekt i asaj polemike. Në atë polemikë konsideroj se ka pasur sforcime të panevojshme, ndonjëherë edhe të diskutueshme, por ka pasur edhe një ngatërresë konceptuale: historia përzihet me aktualitetin dhe perspektivën.

Mbase këtu ekziston edhe një ndarje botëkuptimore, e cila reflekton dy realitete kulturore në botën shqiptare, por këto dy realitete nuk janë dy identitete, siç mund të pretendohet gabimisht, por janë vetëm dy përvoja historike dhe kulturore, të cilat ndonjëherë tërheqin me vete mosmarrëveshje dhe keqkuptime.

“Qosja në këtë polemikë shfaqet si kosovar, i cili, në substratin e tij kulturor, ndër të tjera, ndjen edhe një shtresim historik oriental”

Shpresoj të mos shkaktoj reagime dhe polemika të panevojshme nëse them se Rexhep Qosja në këtë polemikë shfaqet si kosovar, i cili, në substratin e tij kulturor, ndër të tjera, ndjen edhe një shtresim historik oriental, në qëndrimin e tij ka ekskluzivitet dhe bajraktarizëm kulturor, që është karakteristikë e kosovarëve më pak të emancipuar, por edhe ngarkesa të tjera, të cilat janë produkt i rrethanave tona.

Ndërsa Kadareja, duke qenë shqiptar i një Shqipërie më oksidentale, me një shtetësi njëqindvjeçare, sikur e ka të vështirë t’i akceptojë pikëpamjet e këtilla të një kosovari, i cili ende luhatet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, ndërmjet trashëgimisë së tij të rëndë (më të rëndë se ajo e Shqipërisë) dhe të ardhmes së panjohur.

Më anë tjetër, kur ndodhi kjo polemikë, kosovarët hezituan të përfshiheshin në diskutime të këtilla, për një arsye shumë të thjeshtë: ende nuk ishin të përgatitur të liroheshin nga paradigma e historicizmit recidivist.

Në një ndeshje futbolli ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të luajtur në Prishtinë, publiku kosovar e ka kundërshtuar me fishkëllima himnin e Kosovës, kurse e ka kënduar atë të Shqipërisë. Çfarë do të thotë kjo?
Janë reminishenca të një realiteti. Njerëzit e dinë, qoftë edhe instinktivisht, se zgjidhja e çështjes shqiptare përmes një shteti të dytë, është zgjidhje politike konjukturale, pra nuk është rezultat i një procesi historik. Por nuk është vetëm kjo. Ky është edhe një reagim i natyrshëm kundrejt ideve që synojnë desintegrimin e identitetit dhe të substancës kombëtare.

Të jemi të qartë: Kosova ende ndihet e rrezikuar, madje, ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ende ndihet e rrezikuar edhe nga idetë. Kosova ka pasiguri, prandaj gjeti rast dhe ua ktheu shpinën të gjithë atyre që filluan të trumbetonin identitetin e saj të dyzuar.

Cilat janë mitet e shtetit të Kosovës, të cilat mund të ndihmojnë në krijimin e vetëdijes tonë të përbashkët për shtetin?
Jo, jo, vetëdija nuk krijohet me mite, gabim e ka kush e thotë këtë. Ky është modeli serb i krijimit të vetëdijes për një përkatësi të përbashkët. Në studimet antropologjike mitet konsiderohen shtresime etnopsikologjike, që, në shumë pika, determinojnë sjelljen e një individi në raport me bashkësinë dhe me realitetin që e rrethon.

Teoritë serbe, të mbështetura në teoritë antropogjeografike dhe nacionaliste të shekullit XIX, e kanë paraqitur “çështjen serbe” si çështje mitike, e cila prek subkoshiencën e individit të asaj bashkësie, që domethënë se serbi është serb nga një përcaktues natyror, dhe lufton për çështjen serbe i shtyrë edhe nga nxitës që vijnë nga subkoshienca.

Natyrisht që kjo është marrëzi joshkencore. Pra, Kosova nuk ka mite dhe nuk ka përse ngarend pas fantazmagorive të këtilla. Kosova duhet të ketë vlera, që të bëhet dhe të mbahet si shtet. Por ajo assesi nuk ka nevojë ta improvizojë kombin për të qenë shtet, këtë besoj se e kemi të qartë tashmë.

Ju keni jetuar disa vjet në Shqipëri, në vitet e nëntëdhjeta. Nga aspekti identitar, sa ka ndryshuar perceptimi i ndërsjellë mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës prej asaj kohe deri më sot?
Raportet Kosovë-Shqipëri në njëqind vitet e pavarësisë së Shqipërisë kanë njohur luhatje, ndonjëherë keqkuptime. Nuk dua të ndalem shumë në këtë temë (ju e dini, në libër këtë çështje e kam elaboruar gjerësisht), por mjafton të them se ndryshimet thelbësore kanë ndodhur më 1999.

Ata që më 1998-99 dëbuan një milion kosovarë, çuditërisht, pa e pasur mendjen, i bënë edhe një shërbim kombit shqiptar: bënë një integrim të ndërvetshëm të shqiptarëve, më shpejt dhe në mënyrë më efikase se në çdo rrethanë tjetër. Por edhe një gjë më duhet të them: për Shqipërinë edhe në Kosovë ka paragjykime.

Keni thënë se më mirë është ta kemi një shtet shqiptar sesa disa "vilajete" brenda Bashkimit Europian. Sa realiste është kjo ide? Politikanët shqiptarë vazhdimisht flasin për bashkim kombëtar, por SHBA-të dhe Europa nuk ngurrojnë t’i qortojnë ata për këto qëndrime.
Secila çështje madhore, kur zbret në rrafshin e banalitetit politik, rrezikon të degjenerojë. Nuk ka përse të ndodhë ndryshe edhe në këtë rast. Por kjo, në asnjë rrethanë, nuk do të thotë se ky problem nuk ekziston, madje është një problem i mprehtë, i cili, në pamundësi që të marrë zgjidhje të qëndrueshme dhe racionale, bëhet objekt i spekulimeve politike.

Pra, nëse themi se politikanët shqiptarë një natë të bukur ranë në gjumë si tregtarë flamujsh, siç do të thoshte Koliqi, dhe të nesërmen u zgjuan me veshje të pëlqyeshme ose mashtruese nacionaliste, në esencë kjo nuk ndryshon asgjë, përveç dijenisë se, derisa të ekzistojë një çështje shqiptare e pazgjidhur, do të gjenden edhe politikanë që e manipulojnë masën me nacionalizëm.

"Duhet të bëjmë shtet, duhet të bëjmë institucione, në një kohë që politikanët tanë kanë urgjenca të tjera, siç është zhvatja dhe gllabërimi”. Thënë me një fjalë, çështja shqiptare është ajo që gjeneron probleme, kriza dhe deformime të ndryshme, përfshirë edhe armiqësinë e fqinjëve dhe refuzimin evropian.

Po të kishim një çështje shqiptare të kompozuar ndryshe, nuk do të kishim një rrethanë të këtillë as në Ballkan, as në vetë mileun shqiptar, as në perceptimin e Europës ndaj shqiptarëve.

Jakup Krasniqi ne Facebok,shkruan per Rexhep Qosen!


Ja se çfare shkruan Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ne Facebook rreth polemikave dhe debateve ne mes disa njerzve te "dijes" ne Kosove, sidomos pas sulmit te maskarait Hivzi Islami me ato "55 pyetjet" e famshme ne adrese te Akademik REXHEP QOSJES!
Ne kete koment Jakup Krasniqi ne menyre te terthorte e kritikon edhe Rexhep Qosjen, sepse edhe ky i fundit konsiderohet si njeri nder "ngucakeqet" ndaj ish hyzmeqareve dhe sherbetoreve te pushtetit te kaluar jugosllav te ish RSFJ-se.
----------------------------------------------------------------
Shkruan Jakup Krasniqi

Kur isha nxënës Që ne bankat e shkollës fillore, me një dashuri të veçantë lexoja rilindësit tanë të urtë. Dashurinë për atdheun e kombit e mësova nga vargjet e tyre, plotë jetë, dashuri e mirësi për njeriun, kombin, atdheun, lirinë, dijen e përparimin. Ato vepra me porosi të qarta për jetën e lirinë, për kombin e atdheun, për dijen e dritën u bënë fanar që na ndriçuan rrugën e jetës. Gjenerata e jonë, atyre u jemi më shumë se mirënjohes. Ecëm rrugës që na ndriçuan ata dhe nuk u gobuam. Edukimin tim ua dedikoj atyre dhe prindërve të mi të dashur. Isha i bindur se shkrimtarët janë njerëz të pa arrirë! Kështu ishte dje! E sot?
Shumë vite më von, kur mësova për shkrimet e qosiqëve e bullatoviqëve, për çubrilloviqt e isakoviqt akademikë, kuptova se edhe shkrimtarët e akademikët janë njerëz që edhe mund të kenë dije madje edhe dije djallëzore që hymnizojnë shovinizmin, por jo dije shkencore e humanitare dhe edukatë njerëzore pë kohën e re.
Fatkeqsisht një lloj i akademikëve që nuk gjasojnë me rilindësit tanë, po “shkëlqejnë” edhe sot në mesin tonë?! E ata duhet të jenë: shembull për dije e edukim, shembull për dije e dashuri për njeriun, kombin, atdheun, lirinë, zhvillimin, përparimin, edukimin, për të reflektuar pozitivisht të gjeneratat e reja që kaq shumë u duhen: dashuria për njeriun e lirë e të dinjitetshëm, për arsimin, edukimin, dijen, humanizmin dhe zhvillimin.
Ne këto momente, ne, qytetarët e Kosovës duhet tu kërkojmë njerëzve të dijes në Universiutet, akademikëve në Akademi që t’i përgatitin projektet e zhvillimit e të përparimit të dijeve shkencore, të arsimit e të edukimit të kombit në përgjithsi e rinisë sonë të mrekullueshme në veçanti. Ata nuk paguhen për “gjurmimin” e ligësive në historinë e shtrigave te askujt, por pë të projektuar ardhmërinë e këtij vendi e kombi! Këtu lypset zhvillimi e përparimi!

KRYETARI I ASHAK HIVZI ISLAMI: 55 PYETJE PËR 'ATIN' E KOMBIT REXHEP QOSJA

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Dr. Hivzi ISLAMI, ka parashtruar 55 pyetje, në fakt, akuza për Rexhep Qosjen. Kreu i Akademisë përdorë termat nga më të rëndat për Qosjen. Express sjell të plot shkrimin e plot të Akademik Prof.dr.Hivzi Islamit.

I vetëquajturi At i kombit; i vetëshpalluri mendja e kombit; i vetëproklamuari I Madhi dhe më I Madhi i kombit; egocentristi i kompleksuar, halucinanti e linçuesi; psikopati për skena e prapaskena; megalomani, narcisoidi, frikacaku, gënjeshtari, hipokriti, shpifësi monstruoz dhe intriganti i kombit; ndotësi i mjedisit kulturor, kombëtar dhe shoqëror; i sëmuri i botës shqiptare; përçarësi më i madh i kombit; kacagjeli nihilist; denoncuesi i të gjitha personaliteteve të rëndësishme të letërsisë, të kulturës, të shkencës dhe të politikës shqiptare andej e këndej kufirit; anti Kadare dhe anti Rugovë i tërbuar; projektuesi paranoik i fushatave; mjeshtri për t’i projektuar të zezat e veta te të tjerët; servili e shërbetori i të gjitha pushteteve; moralisti i pamoralshëm; mësuesi pa kredibilitet; ndërgjegja e përbaltosur; pushti i kombit; njeriu pa miq dhe shokë; shkatërruesi i çdo raporti njerëzor; njeriu pa asnjë ndjenjë humane; trimi pas betejës së fituar nga të tjerët; denoncuesi policor i Akademisë; shkruesi zgjërdhishëm i ”Morfologjisë…”; nga institucionet shkencore e kulturore denoncuesi i parë i demonstratave të vitit 1981; hedhësi i benzinës në zjarr në kohën e ”revolucionit të vonuar demokratik” në Shqipëri; migranti i rruar e i maskuar; vajtuesi më i madh i Josip Broz Titos në ish-Jugosllavi; bolsheviku dhe enveristi më i devotshëm; bartësi i botimit të pamfleteve politike, të rënda 288.000 euro; humbësi më i madh i zgjedhjeve në historinë e zgjedhjeve në rruzullin tokësor; fituesi i çmimit 7 Korriku i Serbisë, që nuk e ktheu kurrë…!

Pas këtij portretimi, e dini kush është ky njeri? Nëse nuk e dini, ky është REXHEP QOSJA, i vetëquajturi “At” i kombit.

PYETJET:

1. Thua se e jep kokën për të vërtetën, po pse nuk e dhe deri tash kur pate shumë raste?

2. ”Mendje e kombit”, pa mendje për vetveten, a ke probleme më shumë me vetveten apo me të tjerët?

3. A po i vuan akoma pasojat e patologjisë së një mentaliteti mesjetar-fisnor?

4. Nga buron kënaqësia dhe paranoja që t’i ofendosh të gjitha personalitetet e mëdha në fushën e shkencës, letërsisë, kulturës, politikës shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë?

5. A shkove prej lektorit të zakonshëm të Radio-Prishtinës drejt hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik, pa magjistraturë shkencore?

6. Pse nuk munde t’i jepje provimet në shkallën e tretë në Beograd? Cilat ishin pengesat?

7. A shkove pa magjistraturë shkencore drejt në doktoratë?

8. A të mbështeti më së shumëti prof. Fehmi Agani për paraqitjen e doktoratës pa magjistraturë, kundër të cilit më vonë e zhvillove fushatën më të egër?

9. A u bëre drejtor i Institutit Albanologjik pa konkurrencë dhe a u zgjodhe tre mandate rresht në atë funksion, që ishte përjashtim në gjithë ish-Jugosllavinë?

10. A e kërcënove me revole drejtorin legjitim të Institutit Albanologjik dhe a ia shave nënë e babë, ndërsa në opinion thoshe që ai të ka sharë e kërcënuar?

11. A pate ndonjë arsye të madhe që të japësh propozim e mendim pozitiv dhe së fundi ta votoje Sinan Hasanin për anëtar të ASHAK-ut?

12. A pate arsye plotësuese ta vajtoje me aq sentimentalitet Titon?

13. Po Enver Hoxhën, pse vazhdon ta konsiderosh personalitetin më të madh të kombit?

14. Pse nuk ke kurajo qytetare dhe intelektuale të japësh dorëheqje nga ASHAK kur e denoncon çdo ditë dhe e urren patologjikisht?

15 . A është e moralshme ta merrësh “rrogën kombëtare”, si e quan kur i akuzon anëtarët tjerë të Akademisë, kur nuk e ke shkelur pragun e saj tash e 15 vjet?

16. A ishe i pari drejtor i një institucioni kulturor e shkencor që i denoncove demonstratat e studentëve të vitit 1981? A është gazeta “Rilindja” dëshmi për këtë denoncim?

17. Sa herë e takove kryetarin e Jugosllavisë së Zhablakut (1992-1993), “babain” e kombit serb, Dobrica Qosiqin, në Manastirin Prohor Pçinjski?

18. Çka bisedove me Qosiqin? Për ndarjen e Kosovës?

19. Në vitin 1989, kur derdhej gjaku në Kosovë dhe rrënohej autonomiteti i saj, a u takove me shokun Vidoje Zharkoviq në Beograd, politikan nga Mali i Zi dhe funksionar i lartë në ish-Federatën Jugosllave dhe përgjegjës për KOS? Nëse po, çka bisedove me të?

20. Po me Dushko Ristiqin dhe Mihaillo Zvicerin kishe raporte të ngushta?

21. Pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, kur u derdh gjaku, a i deklarove gazetës sarajevase “Oslobodjenje” se je qytetar lojal i Jugosllavisë?

22. Si drejtor a pranove me vetëdije në punë në Institutin Albanologjik njerëz të UDB-së dhe të KOS-it?

23. A bëre divorc me gjyq nga gruaja legjitime dhe faktike vetëm për ta mbajtur banesën shoqërore, së bashku me shtëpinë luksoze? A vazhdove jetën normalisht me gruan “e divorcuar” në këtë banesë dhe në këtë shtëpi derisa ajo ishte gjallë?

24. A bëje orgji me gratë e huaja, të qarqeve të njohura të Kosovës në hotel “Dajti” e gjetiu në Shqipëri? Po orgjitë në Maqedoni, në motelet e atëhershme, poashtu me gratë e e këtyre qarqeve?

25. A erdhi në krizë bashkëpunimi midis dy universiteteve – UP-së dhe UT-së për këto sjellje tuaja amorale?

26. A kishe sjellje të tillë edhe në zyrën tende në Institutin Albanologjik?

27. A humbe me vota të fshehta për anëtarë të Pleqësisë së Institutit Albanologjik pasi përfundove tre mandate si drejtor?

28. A humbe me vota të fshehta për anëtarë të Kryesisë së KMDLNJ-së?

29. A humbe katastrofalisht në zgjedhjet e para menjëherë pas luftës (2000) dhe pas Rambujesë (1999)?

30. A i more në komunën e Prishtinës, bile në koalicion me një parti, vetëm 155 vota?

31. Me këtë rezultat të votimeve, a ishe jolegjitim në Konferencën e Rambujesë dhe në emër të kujt e nënshkrove “paqen e përgjakur”, siç e quan vetë?

32. Në vitin 2000 t’u nda çmimi “Nderi i Kombit”, por gjysma e kombit me votë të lirë nuk ta pranojë. A do ta kthesh këtë çmim?

33. A është e vërtetë se u mundove ta përjashtoje nga puna dr. Ibrahim Rugovën në Institut Alabanologjik sa ishe drejtor?

34. Por kur e mbrojtën anëtarët e tjerë të Pleqësisë, a është e vërtetë se ia ndale rrogën për disa muaj me pretekst se kishte qëndruar në Shqipëri më gjatë se sa duhej dhe nuk po i kthente librat e bibliotekës?

35. Është e vërtetë se krejt librat e zgjedhura të Institutit Albanologjik i ke bartur në shtëpi? Po pikturat e Akademisë, i ke në shtëpi?

36. A është e vërtetë se pas mbylljes së kufirit me Shqipërinë në vitet 1981-1991, vetëm ti i merrje librat e Shqipërisë përmes rrugëve që vetëm ti i di?

37. A është e vërtetë se shumë botime tua janë të kompiluara e të vjedhura nga librat e Shqipërisë dhe librat e leksionet e Beogradit? Po disa përkthime dhe disa harta a i përvetësove dhe nga botimet e mia?

38. A është e vërtetë se për botimin e pamfleteve tuaja Qeveria e Kosovës i dha 238.000 euro, ndërsa honorar i more 137 euro?

39. A është e vërtetë se disa vjet më parë edhe MASHT-i i Kosovës ia dha “Toenës” së Tiranës 50.000 euro për botimin e pamfleteve tua në 22 vëllime? A mund ta dimë sa komplete të pamfleteve të ”Toenës” dhe të Qeverisë së Kosovës janë shitur?

40. A është e vërtetë se je i vetmi shqiptar që i urren edhe të vdekurit, të cilët i ke urrejtur për së gjalli?

41. Pse e urreje kaq shumë Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugovën sa ishte gjallë? Nuk shkove as në varrim, po as familjen nuk e ngushëllove?

42. Po pse e urren tash Rugovën kur nuk është më në mesin e të gjallëve?

43. Pse aq shumë e urreje poetin tonë të madh Ali Podrimjen sa ishte i gjallë? Pse e urren kaq shumë Podrimjen edhe për së vdekuri?

44. A mund ta dimë pse nuk erdhe në asnjë mbledhje komemorative të anëtarëve të vdekur të Akademisë dhe nuk i shprehe ngushëllime asnjë familjeje, nga vdekja tragjike e akad. Fehmi Aganit më 1999 e deri te vdekja akad. dhe poetit Ali Podrimja më 2012;

45. Kur erdhi i ringjallur Skënderbeu në Kosovë, me një pritje madhështore nga populli, pse popullin e quajte qenë dhe kudra?

46. A është e vërtetë se dy ditë para bombardimeve (e hënë, më 22 mars 1999), të caqeve serbe nga NATO-ja e thirre popullin që të mos e braktisë Kosovën, sepse ne atdhe tjetër nuk kemi dhe në këtë mënyrë po i përmbushen synimet armikut?

47. A është e vërtetë se i pari, i rruar e i maskuar, ike nga Kosova në mars 1999?

48. A është e vërtetë se në Bllacën katastrofike (1999), ashtu të tebdylosur, të thirren njerëzit e Qeverisë probullgare? A gumlloi megafoni: Rexhep Qosja le të dalë? A dole?

49. A është e vërtetë se si ”Baba” i kombit, e le popullin në mëshirën e barbarisë, popullin në të cilin thirreshe gjithë jetën dhe vazhdon të thirresh?

50. Deri sa të doli mjekërra, sa ditë qëndrove në Maqedoni dhe ku ishe i fshehur?

51. Pasi të doli mjekërra, a është e vërtëtë se në Tiranë deklarove se shqiptarët që kanë mbetur në Prishtinë janë lojalë ndaj regjimit serb?

52. A është e vërtetë se në një TV të Kosovës pas luftës serbëve të Kosovës u garantove të drejtën e vetëvendosjes, me Graçanicën shtet të tyre? Në emër të kujt e bëre këtë?

53 A ishe i pari që kërkoje të shkonte veriu i Kosovës në Serbi? Në emër të kujt fole?

54. Gjithë jetën, a e hidhje gurin dhe e fshehje dorën?

55. Gjithë jetën përdore e keqpërdore shumë njerëz, i gënjeve, i mashtrove, i shantazhove, i kërcënove, po edhe sa lakej të kanë mbetur sot, 2-3 apo më pak?

REXHEP QOSJA : Zgjidhja më e drejtë, Lugina e Preshevës me Kosovë, Veriu me Serbi


EKSKLUZIVE:
 
  • T’i mbash me zor serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nën një shtet që nuk e duan është  jo e drejtë  dhe jo demokratike, që ndryshe mund të thuhet t’i mbash ata nën  okupim.. Nëse  Atifete Jahjaga shkon  dhe pinë një kafe tek vëllezërit tanë në Preshevë për t’ja kthyer borxhin vizitës së fqiut të parë, presidentit  serb Tadic, kosovarët nuk do të dalin faktor destabilizues.   Shqiptarët sivjet e kremtojnë 100 vjetorin e pavrësisë eduke e pritur atë mirë si kurrënjëheherë më parë. Edhe pse ky  ishte shekulli ynë, cështja shqiptare në ballakan nuk është zgjedhur si duhet, nuk është zgjidhur drejtë dhe cështja shqiptare ende nuk është e zgjidhur përfundimisht.. » janë keta vetëm ca prononcime të akademik Rexhep Qosjes në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë.

Bisedoi: Nefail MALIQI

Shqipatrët etnik në Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë aktualisht nën administrimin serbë, Veriu Kosovës, vizita e krerëve serbë në Kosovë dhe mosvizitat e krerëve kosovarë në Preshevë si dhe si po i gjen shqiptarët në Gadishulli Ilirik 100-vjetori i pavarësisë… ishin tri temat që prekëm me akademik Rexhep Qosjen , në intervistën dhënë agjencisë informative kombëtare «Presheva Jonë »
I pyetur rreth disa ideve për ndarje e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve siq ishte deklaratat e fundit e  Ehard Busek, profesor Rexhep Qosja lidhur me këtë fillimisht për agjencinë tonë është përgjigjur se « Unë mendoj se për t’u zgjidhur përfundmisht cështja e Kosovës, duhet të zgjidhet edhe një breng e mbrendshme në Kosovë,  për t’u cliruar nga serbët e Veriut, dhe kush eshtë interesuar nga keëa  serbë nga brendia e Kosovës mund të kalojnë atje në Veri dhe ajo pjesë t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugna e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Dont të thotë të bëhet shkëmbi i territoreve, për të cilin opcion unë jam dakord .. »


T’I MBASH SERBËT E KOSOVËS DHE SHQIPTARËT E LUGINËS ME ZOR NË NJË SHTET,  TË CILIN  NUK E DUAN ËSHTË E PADREJTË DHE OKUPIM !

Në vazhdim z.Qosja, duke ju pergjigjur propozimit të minsitrit të Punëve të mbredsheme të Serbisë Dacicit i coli në një inetrvistë dhënë « Presheva Jonë » i cli ndër tjera flet edhe për ridefinim të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, akademik Rexhep Qosja në  vazhdim pohon se « deklaratat e Dacicit për ridefinimim të kuifijve ato janë pallavra dhe ëndrra të kahmotshme të Serbisë për krijimin e Serbisë së madhe. Cëshja e Kosovës është kryer që kur UCK ja ktheu pushkën serbit në vitin 1999, nga  ky vit kur  veni ynë i banuar etnikisht dhe meshumicë shiptare i del dorësh nga akupimi serbë. Dhe tash me Srbinë kemi vetëm një rpoblem, atë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të serbëve në Kosovë, dmth në Veri.. Pra, ne me Serbinë si dy shtet fqinje kemi secili nga një problem që duhet zgjidhur, ne atë serbëve në Veri të cilët nuk po duan me jetuar me Kosovën dhe ata me problemin e Luginës së Preshevës të cilët nuk po duan të ejtojnë me Serbinë.  Ne do tju mundësojmë veriun ta marrin Serbia, por edhe Serbia duhet mundësuar që Lugina e Preshvës t’i bashkangjitet shtetit të Kosovës. Pra, po e përsërish, duhet të mundësojmë njerëzve të jetojnë të lirë dhe t’ju mundësojmë atyre të zgjedhin s lirshëm se ku dhe më ekte duhet jetuar dhe jo popujt t’i mabjmë me zorë nën një shtet, kur nuk të don, nuk do dhe nuk eshte demokratike e as e ndergjegjshme njerzit tëmbehen me dhunën, gjë kjo e cila ndyrshes ka si të quhet pos si sundim Dhe atsh ku është ky fat që ata jetojnë në kufijtë të dy shteteve..Unë jam për një zjgidhje reale, fundja këtë bashkim, vullnet të shqiptarëve të Luginës ju mundëson edhe referendiumi viti 1999.  Shqiptarët e Luginës së Preshevës  krejt normale dhe e natyrshme si historikisht edhe gjeografikisht  duhet të jetojnë bashkarisht me shtetin e  Kosovës  dhe jo me atë të Serbisë apo ta themi me Azerbejxhanin, kur as gjuha, as flamur e as kulturë nuk i lidh me ta.. »


KRERËT TANË NË KOSOVË, NESË SHKOJNË DHE PINË NJË KAFE NË PRESHEVË, NUK MUND TË DALIN FAKTOR DESTABILIZUES !

Duke folur në vazhdim rreth vizitave të krerëve të shtetit serbë në Kosovë akademik një gjë të tillë as nuk e kundërshotn e as nuk e lejon por pohon se « lëvizja e njerëzve cofshin ata edhe funskionar duhet mundësuar edhe ate në menyrë reciproke. Dhe nëse këta serbët e Beogradit vijnë e futen në Kosovë sa herë t’ju tekt, këtë gjë duhet mundësuar edhe krerëve të shtetve tona nga Prishtina e Tirana për të vizituar vëllezërit tanë momentalisht nën Serbi. Ketë duhet bërë sikur Atifete Jahjaga edhe Bamir Topi, bile coftë dhe për fushatë vetëm e vetëm për t’i treguar atyre vëllezrve se ne nuk janë të vetëm, nuk janë jetim, dhe nuk ju kemi harruar..por edhe  për t’i treguar Serbisë dhe botës e ato toka janë shqiptare deri t emolla e kuqe. Politikajt tanë nuk duhet të kenë frië të shkojnë me mi një kafe tek vllezrit tanë në Preshvë, me nje kafe nuk do të dilet Kosova e as shqiptarët si faktor destabilizues.»


NUK KA PËRFUNDUAR ENDE ZGJIDHJA CËSHTJES SHQIPTARE NË BALLKAN !

Ndërs, pyetje se si po i ka gjetur sot  shqiptarët  100 vjetori i pavarësie akademik në fund rreth lësaj pyetje pohon se « dorën në zemër dekadave të fundit janë arritur mjaft suksese në avancimin e proceseve të kombit tonë në përgjithësi nga gjitha sferat si në kulturë ashtu edhe në ekonomi, turizëm, politikë. A nuk është sukses sot që ne kemi dy shtete, a nuk është sukses sot se ne jemi më afër Evropës se kurrnjëherë më parë, sigurisht se po ! Pra për gjitha keto duhet falenderuar në rend të parë popullatën bashkë me insitucionet tona, pastaj procesve demokratike në Evropë dhe padyshim edhe faktorin ndërkombëtar, në vecanti vendet aleate të kombit tonë.  Është e mjerueshme për faktorin politik shqiptarë i cili sot merret mes veti për pushtet e kolltuqe. Pra kemi probleme edne mes veti sidomos në Shqipëri, por edhe tek ne në Kosovë, në vend që politikajt tanë, atë energji ta horgjojnë, t ja përkustonin avancimit të procesve të  kombit tonë. Pradnaj do të ishte mirë që të bashkemndojmë, bashkëveprojmë të ecim bashakrisht që na e ka ofruar, mundësuar shnset hisoria. Megjithatë unë do të thoja se ketë 100 –vjetorin po e presim më së miri se përvjetrët tjerë të mëhershem. Do të thoja se ky shekull është i shqiptarëvë, i e cjeve përpara, i rritjes dhe zhvillimit, një gnritje hovshme histrorike dhe shpresojmë s ekeshut duhet me vazhduar. Prandaj për ne shqiptarët duhet vazhduar punën dhe ta shfytëzojmë ket kohë që është kohë e jona që në një menyrë shqiptarët të bëhen faktor i rëndësihëm potik, kulturor dhe historik në ballkan. Për fund  të themi se shqiptarët sot janë ende të varur, pas njëqind vjetësh pavarësie, edhe sikur të kishim dëshirë, nuk është vërtetë sepse kombi ynë, populli ynë ende është varur, i nadrë, kupto i okupuar në disa shtete.Probelimi i shqiptarëve në ballkan nuk është zgjidhur dherejt dhe përfundimisht.  Prandaj edhe nëse festojmë  pavarësinë të festojmë një pavarësi gjysmake, sepse ende para kombit tonë gjendet detyra dhe obligime tjera deri në realizmin e aspiratave tona..  »

Reagim ndaj reagimit për Rexhep Qosen

Prof. Bahri Beci

Në një shkrim të botuar para disa ditësh, kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, akademik Hivzi Islami, ka botuar shkrimin « 55 pyetje për “Atin” e Kombit Rexhep Qosja » që është bërë objekt diskutimesh e polemikash të gjëra.

Nuk dua të bëhem pjesë e këtij diskutimi të hapur mes dy akademikëve të Kosovës, aq me pak të marrë përsipër ta vlerësoj debatin e nisur mes tyre, po as edhe të vlerësoj dy akademikët për kontributin e tyre.

Ajo që dua të shqyrtoj këtu është pikërisht reagimi a përfshirja e 37 intelektualëve nga Shqipëria në këtë « debat » apo « polemikë».

Dje, pra, 37 intelektualë nga Shqipëria kanë reaguar kundër këtij shkrimi. Pak si e çuditshme, madje ndoshta unike deri tani që 37 intelektualë nga Shqipëria e ndjejnë për detyrë (?!), në rrethana të paqarta, të hartojnë një të ashtuquajtur « kumtesë » për opinionin publik lidhur me këtë shkrim.

Një akademik i Kosovës dhe në këtë rast është z. Hivzi Islami, pra, kryetari i ASH të Kosovës që ngre disa pyetja, pikëpyetje a akuza për kolegun e tij të po asaj akademie, z. R. Qosja dhe do të thosha, krejt papritmas, 37 intelektualë (?!) nga Shqipëria ngrihen dhe shkruajnë një letër a bëjnë një kumtesë proteste kundër shkrimit në fjalë.

Përse kjo ndërhyrje disi e pazakontë në një debat që zhvillohet ndërmjet dy akademikëve të ASH të Kosovës, pra, jo të Shqipërisë dhe për probleme që në thelbin e tyre nuk kanë lidhje as me shkencën, as me Shqipërinë ?

E vërteta është se tek ne në këto 20 vite të tranzicionit ka pasur edhe ka polemika të ashpra me etiketime të papranueshme në të gjitha fushat, duke filluar nga parlamenti e deri tek ato më personalet e më ordineret.

Kësaj fryme nuk i kanë shpëtuar as edhe ato të zhvilluara për problemet shkencore, po kurrë nuk kemi parë që të mblidhen 37 intelektualë dhe të publikojnë një kumtesë që ti kundërvihet këtij qëndrimi a kësaj prirje negative në jetën tonë kulturore aq më pak këtij ose atij individi. Për herë të parë, pra, dje 37 intelektualë nga Shqipëria kanë protestuar gati si me komandë dhe kolektivisht kundër shkrimit të një individi.

Po çfarë shkruajnë 37 intelektualët në kumtesën e tyre për shtyp?

Publiku shqiptar, shkruajnë ata, është bërë këto ditë dëshmitar i një sulmi mediatik të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Hivzi Islami, kundër akademikut Rexhep Qosja, çka ka provokuar një debat dhe në rrjetet sociale, duke marrë trajta të ekzagjeruara, të papranueshme për kulturën e komunikimit intelektual.

Të krijohet përshtypja se ajo që i shqetëson 37 intelektualët e Shqipërisë është « kultura e komunikimit intelektual », mirëpo që në fillim të kumtesës së tyre 37 intelektualët shqiptarë që pretendojnë të përfaqësojnë « kulturën e komunikimit intelektual » përdorin termat « sulm mediatik kundër akademikut Rexhep Qosja» duke dëshmuar qartë pozicionin e tyre pro akademikut R. Qosja dhe kundër akademikut H. Islami.

Pra 37 intelektualët shqiptarë që pretendojnë të përfaqësojnë « kulturën e komunikimit intelektual » ndërhyjnë në një debat personal të dy akademikëve të Kosovës dhe që në fillim përdorin termin « sulm » duke dëshmuar qartë pozicionin e tyre kundër pikëpamjeve a qëndrimit (dhe jo formës) të njërit prej dy akademikëve (në këtë rast kundër akademik H. Islamit) dhe në favor të tjetrit (në këtë rast në favor të akademik R. Qoses).

Pra 37 intelektualë shqiptarë që normalisht do të duhej të demonstronin « intelektualizmin » dhe « neutralitetin » e tyre duke mos marrë pozicion në një konflikt mes dy akademikëve të Kosovës, mbajnë qëndrim duke e vlerësuar që në fillim shkrimin e akademik H. Islamit si sulm mediatik të Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës kundër akademikut Rexhep Qosja, pra nuk kërkojnë, siç pretendojnë, të përmirësojnë a të ndreqin kulturën e komunikimit të shkrimit, po të bëjnë vlerësimi e tij duke marrë pozicion në favor të njërit dhe kundër tjetrit.

Si pjesë e komunitetit shkencor dhe kulturor shqiptar, vazhdojnë ata, nuk mund të mos shprehim keqardhjen tonë për degradimin e lirisë së shprehjes në një agresion të hapur verbal, me insinuata dhe akuza personale, që dalin nga korniza e një debati normal shkencor, me një gjuhë dhe fjalor të papajtueshëm me normat e etikës profesionale dhe të moralit akademik.

Pra është e qartë që në një mënyrë ose një tjetër 37 intelektualët shqiptarë, disa prej tyre anëtarë të ASH të Shqipërisë, « të shqetësuar » gjoja për normat e etikës profesionale dhe të moralit akademik në të vërtetë radhitën pa hezitim përkrah njërit dhe kundër tjetrit në një polemikë që nuk ka fare të bëjë me shkencën.

Dhe njeriu shqetësohet kur sheh që 37 intelektualë shqiptarë nga Shqipëria, gjoja në emër të normave e etikës profesionale dhe të moralit akademik, i vërsulen një akademiku tjetër nga Kosova, dhe pikërisht kryetarit të asaj akademie, në fakt për ta goditur atë dhe për të marrë në mbrojtje akademikun R. Qosja.

Unë do ta kuptoja këtë po qe se do të kishim të bënim me një reagim të një individi, po shqetësohem kur shoh se kemi të bëjmë me një reagim kolektiv dhe të koordinuar nga një grup intelektualësh që e heqin veten si zëdhënës të mendimit intelektualë shqiptarë, po që edhe nga këto pak që kanë shkruar bëhet e qartë që nuk janë aspak « neutral », madje me dashje a pa dashje i hedhin benzinë zjarrit.

Tani që 37 « intelektualë » shqiptarë, të cilët i janë kundërvënë akademik H. Islamit, qoftë edhe për arsye, siç thonë ata, të « degradimit të lirisë së shprehjes », ose « të një agresion të hapur verbal, me insinuata dhe akuza personale » ndaj akademikut R. Qosja, mua më lind pyetja se çfarë kërkojnë të demonstrojnë me këtë goditje kolektive ndaj akademik Hivzi Islami ?!.

E vërteta është se debati i ngritur nga akademik H. Islami nuk ka të bëjë me shkencën dhe me vlerësimin e kontributit shkencor të akademik R. Qoses, po me probleme që lidhen me individin a qytetarin R. Qosja, kështu që transferimi i tyre nga 37 intelektualë të Shqipërisë, me ose pa qellim, nga një problem i karakterit kryesish njerëzor e personal në një problem me karakter të përgjithshëm a shoqëror, për të mos shkuar më tej, është i panevojshëm dhe i dëmshëm.

Një qëndrim si ky nuk ndihmon për zgjidhjen e problemeve të tilla me karakter njerëzor e individual, madje, në mënyrë direkte a indirekte i kthen ato në probleme shoqërore a më gjerë.

Në këtë kontekst nuk qëndron as përpjekja për t’i dhënë këtij debati ngjyrimet e një debati shkencor. Pra nuk është e vërtetë si shkruhet në kumtesën e 37 intelektualëve nga Shqipëria se në shkrimin e akademik H. Islamit kemi të bëjmë me një « transferim të gjuhës së urrejtjes e të përbaltjes nga politika në debatin shkencor intelektual, si dhe të frymës konfliktuale, që na përçan, në vend që të na bashkojë në këtë epokë të re integrimesh ».

Konflikti midis dy akademikëve të ASHK nuk është shkencor, po njerëzor dhe personal, prandaj askush nuk ka të drejtë as ta tjetërsojë, as t’i hedh benzinë zjarrit në emër të këtij ose atij grupimi, apo, ç’është edhe më keq, në emër të këtij apo atij paragjykimi.

Rexhep Qosja: Refuzoj të përfshihem në fjalorin Enciklopedik



PRISHTINE- Në një letër të dërguar Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,  akademik Rexhep Qosja ka bërë publik refuzimin e tij që të përfshihet në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës që do të hartojë ASHAK-u. Për këtë shkresë akademik Rexhep Qosja bën me dije edhe Redaksinë e Fjalorit Enciklopedik së cilës i kërkon që përmes saj të bëhet me dije edhe ASHAK-u se shkak kryesor i këtij refuzimi “është koncepti dhe përmbajtja e tij si vepër partiake – e LDK-së”. Konflikti mes institucionit të ASHAK-ut dhe akademik Qosjes këtë vit ka ardhur duke u thelluar.


Anëtarë të kësaj akademie kanë nisur të ngrenë akuza dhe manifestojnë mllef dhe sharje ndaj figurës së akademikut. Në fund të muajit shkurt pas këtyre ndodhive 37 personalitet të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kanë reaguar duke u bërë apel anëtarëve të ASHAK-ut se “Momenti historik që po kalojmë na shtyn t'i bëjmë thirrje ndërgjegjes intelektuale të kombit, për të reflektuar për përgjegjësitë e saj para popullit tonë dhe përpara historisë”. Por ASHAK ka kthyer sërish një përgjigje me akuza të tjera për Rexhep Qosjen, ku ky i fundit nuk ngurron të përballet me argumentat e tij, ku bëhet fjalë për vepra me rëndësi shkencore, siç është edhe rasti u Fjalorit Enciklopedik të Kosovës. Në letrën e tij akademik Qosja parashtron argumentet pse e refuzon përfshirjen e tij.

Ja letra e plotë e Qosjes:

“AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS

Sekretarit të administratës

Me këtë shkresë kërkoj që Redaksinë e Fjalorit Enciklopedik e, përmes saj, edhe Akademinë ta bëni me dije për sa vijon:

Refuzoj të përfshihem në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës që do ta hartojë ASHAK-u. Arsyet e refuzimit janë këto:

1. Siç shihet prej përmbajtjes së Fjalësit të tij, me gjithë arsyetimin e rrejshëm të shprehur në Parathënie, se Fjalori i ardhshëm Enciklopedik nuk cenon tërësinë e botës shqiptare, në këtë Fjalor në të vërtetë cenohet plotësisht dhe qëllimisht njësia e historisë, e gjeografisë, e kulturës dhe e qytetërimit shqiptar: e historisë politike, e arteve, e shkencave, e traditës dhe e jetës kombëtare në përgjithësi.

Në këtë mënyrë Fjalori në fjalë bëhet përmbushje “shkencore” e konceptit serb mbi ndarjen e Kombit shqiptar në dy kombe: në kombin e shqiptarëve të Shqipërisë të quajtur albanci dhe të kombit të shqiptarëve të Kosovës dhe të Jugosllavisë në përgjithësi të quajtur shiptariose shiftari. Cenimi i këtillë i njësisë së Kombit shqiptar e bën Fjalorin në fjalë vepër antikombëtare që komprometon vetëdijen historike, shkencore dhe kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi.

2. Fjalësi i këtij Fjalori të ashtuquajtur enciklopedik me konceptin dhe me përmbajtjen e tij është vepër partiake – e LDK-së, që e shpërdoron Akademinë për interesa dhe koncepte të veta tash e sa vjet!
3. Në Fjalësin e këtij Fjalori shihet se redaksitë e ndryshme të tij janë të përbëra, në të shumtën e rasteve, prej njerëzve që nuk mund të quhen kompetentë për fushat që mbulojnë, kurse në mënyrë fanatike janë shpërfillur njerëzit më kompetentë që shumë më mirë do të mund t’i mbulonin ato fusha.

4. Në Fjalësin e Fjalorit në fjalë, po ashtu, shihet se në Fjalorin e ashtuquajtur Enciklopedik përfshihen edhe emrat e fëmijëve, të etërve, të vjehrrive dhe të miqve të anëtarëve të Bordit, të Këshillit, të Redaksisë së ashtuquajtur Qendrore dhe të Redaksive të fushave të ndryshme të fjalorit.

Kjo e bën Fjalorin vepër pseudoshkencore me ngjyresa të forta lokale, partiake, klanore, familjare, ku krahas atyre që meritojnë të jenë në të do të “përjetësohen” emrat e shumë individëve që s’përfaqësojnë asgjë, ama bash asgjë, në historinë, në artet, në shkencat, në arsimin, në politikën a në fushat e tjera të jetës kombëtare shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës.

Rexhep Qosja
Prishtinë, më 28.3.2014 

Rexhep Qosja boton 3 ditarët: Përndjekja ime nga Fehmi Agani

Akademiku Rexhep Qosja do të botojë së shpejti ditarin e 50 viteve të fundit. Rrëfimet zënë fill në vitin 1966 dhe ia mbërrijnë gjer në ditët tona, duke sjellë vrullin e një jete intelektuale, ngjarjet, debatet, polemikat, botimet e më gjerë. Profesori prej kohësh ka filluar bashkëpunimin me Shtëpinë Botuese "Toena", për të prezantuar ditarin e tij 50-vjeçar. Duke pasur parasysh të gjitha fletoret e blloqet me shënime, ditari i tij parashikohet të dalë në 8 vëllime, ndërkohë që tri vëllimet e para janë në proces botimi.
Rexhep Qosja boton 3 ditarët: Përndjekja ime nga Fehmi Agani
Në këtë botim, prof.Qosja trajton ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike, kulturore para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë. Ngjarjet që kanë sjellë viti 1966, vitet historike 1968 e 1981, formimi i partive, politika e tyre, formimi i UÇK-së, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe qëndrimet e vetjeve të ndryshme politike e intelektuale ndaj Shqipërisë janë ngjarje me përkushtim të posaçëm në këtë ditar. Në ditar, profesori tregon se si krijonte, çfarë krijonte, çfarë lexonte, cilët krijues kombëtarë dhe botërorë çmonte dhe i donte më së shumti. Mandej, ai flet, duke i përshkruar e duke i vlerësuar, për ngjarje për të cilat është shkruar e folur nga autorë a mediat tona dhe për ngjarje për të cilat deri tani nuk është shkruar.

Në ditarin e vet, akademiku Rexhep Qosja është ndalur tek personalitete të ndryshme: krijues letrarë e artistikë, studiues të fushave të ndryshme shkencore, kuadro të universitetit, politikanë e shtetarë me të cilët ishte takuar gjatë jetës së tij. Galeria e personaliteteve për të cilat flet, duke u bërë portrete treguese është jashtëzakonisht e pasur. Personazhe të shpeshta në të janë edhe disa gazetarë e publicistë. Ditari i studiuesit Rexhep Qosja, me një pjesë të madhe, është historia e ngjarjeve, veprimeve, politikave, sjelljeve e vetjeve për të cilat deri sot nuk është ditur apo shtrembëruar e vërteta: është historia e vërtetë e përpjekjeve shumëvjeçare për ndryshimin e fatit të përparshëm historik të popullit shqiptar - për krijimin e shtetit të Kosovës, në të vërtetë për bashkimin kombëtar.

Ai është një histori e brendshme e Kosovës në radhë të parë, por edhe e Shqipërisë, në të vërtetë një histori e brendshme e jetës kombëtare, kulturore e politike, të popullit shqiptar në përgjithësi në kohën që e jetojmë në brezat e sotëm dhe në kohën që e kanë jetuar paraardhësit tanë. Për nga shumësia e përmbajtjeve, çështjeve, ideve, politikave dhe personazheve të trajtuara, ditari i akademikut Rexhep Qosja ka karakter enciklopedik. Do të jetë vepër monumentale për nga vëllimi, për nga cilësia dhe rëndësia e të vërtetave dhe e të drejtave të trajtuara në të. Shumë lexues do ta vlerësojnë siç pritet këtë vepër të jetës së Prof. Rexhep Qosjes, disave do t'u sjellë gëzim, por disave edhe kundërshti, dëshpërim e reagime. Si për gëzimin, ashtu edhe për dëshpërimin vendosin personazhet e jo autori.

PJESË NGA DITARI I VITIT 1980 VEPRA IME KUNDËR JUGOSLLAVISTËVE TANË
“Gazeta 55” me 22 mars e botoi, me mbi 50 për qind të falsifikuar artikullin polemik të Fehmi Aganit për veprën time ‘Morfologjia’ e një fushate. Në artikullin në fjalë të botuar në këtë gazetë janë ndryshuar, falsifikuar, shtuar a hequr fjalë, fjali, fragmente a pjesë më të gjata të shkrimit të Fehmi Aganit me titullin Testimonium paupertatis i R. Qosjes, i botuar më 24 maj dhe me 7 qershor 1980 në gazetën “Rilindja”. Në ditarin tim i jepet përgjigje artikullit polemik të Fehmi Aganit e jo falsifikimit kriminal të “Gazetës 55” përplot gënjeshtra, shpifje dhe urrejtje me të cilat pronari i kësaj gazete qe shumë vjet e helmon opinionin shqiptar!
1.
Mos qofsha në lëkurën e atij, i cili nuk mund të pajtohet me jetën e këtillë çfarë është, me politikën e këtillë çfarë është. Sipas të gjitha gjasave, unë edhe jam në lëkurën e atij që nuk mund të pajtohet me jetën e këtillë çfarë është, me politikën e këtillë çfarë është. Prej fatit të Sokratit, po shihet, nuk kam mësuar asgjë! As prej fatit të Ovidit! As prej fatit të Volterit! As prej fatit të Bajronit!
2.
Më në fund gazeta “Rilindja” solli reagimin e parë ndaj librit tim, me të cilin pandërprerë vazhdon të merret çarshia, Morfologjia e një fushate. Nuk e prisja, në asnjë mënyrë nuk e prisja, se i pari me reagim do të paraqitej sociologu dhe politikologu, Fehmi Agani. Nuk është përmbajtur edhe pse ai nuk ishte protagonist, madje as personazh me rëndësi si më të dukshme në këtë libër. Pjesa e parë e artikullit të tij reagues, që kap tri faqe dhe dy shtylla të faqes së katërt, është botuar sot në Rilindjen e 24 majit, kurse pjesa e dytë, siç paralajmërohet, do të botohet më 7 qershor. Reagim pazakonshëm i gjatë, që dëshmon se edhe ndjenjat e reaguesit janë tepër të përflakura. Reagimi ka titullin “Testimonium pauperitatis i R.Qosjes” dhe është i botuar me shkronja posaçërisht të mëdha. Në përkthimin shqip titulli do të thotë “Dëshmi e varfër e Rexhep Qosjes”. Au-tori nuk e ka shkruar titullin shqip sigurisht për arsye se ka dë-shiruar të paraqitet sociologjikisht dhe politikologjikisht, ndoshta edhe filo-zofikisht, më i dinji-tetshëm para lexuesve të tij, gjithsesi në numër të paktë. Po ta kishte shikuar ndo-njërin nga fjalorët e fjalëve të huaja do të kishte parë se fjala latine pauperitatis sikur nuk i rri mirë, në mënyrë përkatëse, titullit të reagimit të tij. Fjala latine pauper do të thotë i varfër, i pa mjete për jetë, lypës. Po t’i kishte lexuar thëniet latine pauperibus date, që do të thotë jepini të varfërve dhe pauper ubique iacet, që do të thotë i varfri gjithmonë e pëson, ndoshta do të kishte hequr dorë prej titullit latin.

Që në fillim të reagimit të tij, autori ynë, i njohur si trajtues dhe vlerësues dhe himnizues i rendit politiko-shoqëror dhe kushtetutar juridik jugosllav në të cilin jetojmë, librin tim e quan pamflet dhe e quan pamflet i bindur se me atë fjalë, emër, kuptim e nënçmon dhe e zhvlerëson. Pamfleti për të është tip, lloj, shkrimi i pa kurrfarë vlere! Ka harruar, në qoftë se do t’i ndodhej afër, të shikojë Fjalorin e shqipes së sotme, në të cilin shkruan se pamfleti është “shkrim i shkurtër satirik, me temë aktuale, që godet ashpër një njeri a një shfaqje të jetës shoqërore e politike”. Libri im, ndërkaq, nuk është shkrim i shkurtër satirik, po shkrim i gjatë, shumë i gjatë, prej 370 faqesh, që godet, vërtet, ngjarje të jetës shoqërore, politike e kulturore dhe njerëz që i prodhojnë ato ngjarje, të bëra e veprime politike. Domethënë: politikologu dhe sociologu ynë e përdor fjalën pamflet pa e ditur kuptimin e saj të vërtetë.

Ka harruar, në qoftë se do t’i ndodhej afër, të shikojë ndonjërin nga fjalorët jo të paktë të fjalëve të huaja të botuar në gjuhën serbokroate, në të cilët shkruan se pamflet quhet vepra e shkruar (artikull, broshurë a afishe) me temë aktuale që në trajtë të ashpër, akuzuese përqesh ndonjë vetje a dukuri në jetën shoqërore dhe politike.

Ja si e fillon reagimin e tij autori Fehmi Agani ndaj “pamfletit” tim, në të vërtetë, ndaj librit tim:
“Pamfleti u botua dhe u shit shpejt dhe u lexua “me ëndje”si e parashihte autori. As që mund të ishte ndryshe, veçanërisht kur dihet se që në parathënie para-lajmërohet përshkrimi i një meçi a ndeshjeje shumëvjeçare, madje i një proporcioni të paparë: një me pesë! Paralajmërimi tjetër, që në parathënie, se autori e kishte shkruar librin zgërdhishëm, do të thotë “me buzë në gaz, shtonte doemos kureshtjen dhe interesimin”.

Sikur t’i përgjigjesha këtij shkrimi të Fehmi Aganit pashmangshëm do të shtrëngohesha të merresha me kulturën e tij të shkrimit shqip; por nuk duhet t’i përgjigjem: vetë libri Morfologjia e një fushate është përgjigje e mjaftueshme ndaj atyre artikujve që janë shkruar dhe do të shkruhen kundër meje dhe kundër ideologjisë sime gjithë-kombëtare, që zhvlerëson politikën e tyre guberniste, prej pjesëtarëve të klanit, ideolog i të cilit është sociologu dhe politikologu ynë Fehmi Agani.

Në këtë ditar duhet të shënoj bindjen se pikënisja reaguese e Fehmi Aganit është intelektualisht dhe moralisht e palejueshme. Ai nuk bën reagim të intelektualit; ai nuk bën polemikë të krijuesit: ai bën reagim të politikanit stalinist që me çdo mjet do të donte të nxiste pushtetarët për dënimin e kundërshtarit politik. Pikënisja e tij, prandaj, mund të quhet plotësisht e gabuar, e palejueshme moralisht: ai merret me unin tim gati më shumë se me idetë dhe pikëpamjet e mia. Dështimi i tij moral është aq më i madh sepse ai merret me “projeksionet patologjike”, me “imagjinatën e sëmurë” dhe me “pasionin psikopatik”, si e thotë, të unit tim! Dështimi i tij moral është edhe më i rëndë, sepse ai, mbas “degradimit” psikanalitik të unit tim – thuajse ka studiuar teorinë psikanalitike të Frojdit në Shkollën e Lartë Partiake të Stalinit, kërkon shkoqur likuidimin tim politik dhe shoqëror dhe e kërkon këtë likuidim duke vënë në dukje, me theks alarmues, domethënë me theks kushtrimi, fajin tim ‘të “rëndë moral, politik, antishtetëror, dhe penal” me rastin e botimit të Morfologjisë së një fushate! Nocionet psikanalitike me të cilat Fehmi Agani më shpall “delikuent” politik, nocionet politiko morale me të cilat e shpall të ndaluar veprën time “Morfologjia e një fushate”, nocionet sociologjike dhe politikologjke me të cilat bën vlerësime e zhvlerësime të ideve e qëndrimeve të mia – të gjitha këto dëshmojnë se reagimi i tij ndaj meje, në të vërtetë ndaj librit tim, është një nga ato llojet e reagimeve që mësoheshin dikur, në Mesjetën e vonë, në shkollën e Inkuizicionit, apo një nga ato llojet e reagimeve që mësoheshin në shkollën e Stalinit. Siç dihet tashmë edhe prej lexuesve tanë që kanë kryer fakultet, në kohën e Stalinit intelektualët që e merrnin guximin të thoshin ndonjë fjalë kritike për regjimin e Stalinit, si unë tani për regjimin e pasardhësve të Rankoviçit, që merrnin guximin të thoshin ndonjë fjalë kritike për ndonjërin nga propagandistët e atij regjimi, më së shpeshti u nënshtroheshin analizave të ashtuquajtura patologjike, në të cilat flitej, siç flet shoku Fehmi Agani, për mua: për “projeksionet patologjike”, për “imagjinatën e sëmurë”, për “pasionin psikopatik”, të tyre e, pastaj, mbasi shpalleshin kështu të rrezikshëm në pikëpamje politike dhe shoqërore, çoheshin në të ashtuquajturat psihushka, domethënë në të ashtuquajturat spitale, në të cilat do të duhej të bëhej riedukimi i tyre politik, natyrisht me dajak! Nuk ka dyshim se me mjetet që përdor në reagimin e tij, me nocionet në të cilat e mbështet këtë reagim, sociologu dhe politikologu ynë, shoku Fehmi Agani, më së pari ka folur për vetveten – kush është e, pastaj, për mua kush jam.

Në të vërtetë ai edhe nuk ka mundur të tregohet ndryshe, të reagojë ndryshe: ai me nocione psikanalitike, domethënë mesjetare dhe me nocione ideologjike e politike staliniste vazhdimisht i lufton kundërshtarët e tij prej se e njoh unë dhe prej se e njohin të tjerët. Meqenëse opinioni ynë, me të drejtë, nuk i pranon lehtë mjetet dhe nocionet e tilla, në njërën anë, mesjetare, e, në anën tjetër, staliniste, është e kuptueshme pse edhe një numër i tyre që nuk pajtohen me “sharjet” në librin tim, Morfologjia e një fushate, tani janë kthyer në anën time. Përgjigjja e Fehmi Aganit pa dashjen e tij bëhet kështu vlerësimi më i mirë i librit tim: po unë me të kam dashur, në radhë të parë, të luftoj censurat politike, përndjekjet politike, jugosllaviste, që prej organeve pushtetore dhe prej klaneve të lidhura me ato organe cenojnë rëndë lirinë e mendimit dhe të shprehjes në jetën tonë krijuese. Ka harruar sociologu dhe politikologu ynë se goditjet që intelektuali i jep vetes janë shumë më të rënda se goditjet që mund të t’i japin të tjerët!
Duke folur për mua autori ynë Fehmi Agani shumë më tepër dhe shumë më qartë foli për veten e tij. E falënderoj.
3.
- Kundërshtarët janë atribut i domosdoshëm dhe, madje, përforcues i çdo personaliteti, thotë Tomas Mani.
Sa domethënëse është kjo fjali për një autor si unë që gjendet i detyruar të shkruajë një libër siç është “Morfologjia” e një fushate dhe sa domethënëse është kjo fjali për një autor si unë ndaj librit të të cilit bëhet fushatë politike siç po bëhet këto ditë ndaj librit tim Morfologjia e një fushate!
4.
Në numrin e 1 qershorit të gazetës së përdyjavshme Fjala u botua reagimi i dytë ndaj librit tim Morfologjia e një fushate. Kësaj radhe e quan të nevojshme, dhe të arsyeshme, dhe, sigurisht, të obligueshme ndaj atyre që e kanë obliguar, që për mua, për librin tim të reagojë kryeredaktori i Rilindjes, Fadil Bujari. Meqenëse në gazetën që e kryeredaktoron ai, në ‘Rilindje’, ka reaguar me shkrimin e gjatë Testimonium pauperitatis i R.Qosjes, miku i tij, Fehmi Agani, ky kryeredaktor, Fadil Bujari, do të reagojë në të përdyjavshmen ‘Fjala’. Këmbim interesant me domethënie politike dhe kulturore: sociologu dhe politikologu, Fehmi Agani, më sulmon në gazetën politike, ‘Rilindja’ - organ i Lidhjes Socialiste të Popullit Punues të Kosovës, ndërsa krye-redaktori i kësaj gazete, i Rilindjes, Fadil Bujari, më sulmon në gazetën për çështje shoqërore, kulturore, letrare e të tjera, Fjala. Është kjo një taktikë përndjekësish politikë jo pa domethënie.
Artikulli i këtij farë Fadil Bujari prej fillimit e deri në fund mbështetet në gënjeshtra, në shpifje dhe në fyerje! Shkrim banal me gjykimin, banal me gjuhën, banal me stilin – shkrim i një analfabeti, i cili as fakultet nuk ka arritur të kryejë, por kryeredaktor i gazetës më të rëndësishme komuniste në Kosovë, i ‘Rilindjes’, ka arritur të bëhet! Siç shihet më sulmon më egër se miku i tij, Fehmi Agani, edhe pse në librin tim, Morfologjia e një fushate, nuk përmendet fare!

Ç’t’i bësh! Të gjitha këto sulme, të të gjithë këtij rangu politik e shoqëror dhe të këtij niveli kulturor e gjuhësor, i shikoj si pjesë përbërëse të fatit të shkrimtarit, i cili ka vendosur të bëhet shkrimtar jo për shkak të honorarëve, po me qëllim të zbulimit të të këqijave shoqërore, politike dhe morale.

Ç’t’i bësh! Kur fataliteti bën të mundshme që kryeredaktor i të vetmes gazetë politike e shoqërore të emërohet një njeri siç është ky farë Fadil Bujari, i cili vetë e thotë se, si kryeredaktor më së shumti kujdeset sesi do të paraqiten në gazetë fotografitë e udhë-heqësve politikë shqiptarë, serbë e jugosllavë në për-gjithësi, atëherë çiftit tim mund t’i ndodhë gjithçka – edhe kjo që po i ndodh sot e që mund t’i ndodhë edhe më zi – nesër!

Artikulli i tij, ç’është e vërteta, i shkruar me qëllim që të më fyejë, vetëm sa më argëtoi! Pse të mos më argëtonte? Si një shqiptari të ardhur prej Malit të Zi, si një ardhacaku si më quan ai mua në shkrimin e tij, më mohohet e drejta të jem qytetar dhe intelektual në Kosovë! Shqiptarë prej të gjitha viseve shqiptare dhe të të tri feve shkojnë në Amerikë dhe bëhen qytetarë amerikanë të barabartë, me të gjitha të drejtat, plotësisht të barabartë me të gjithë amerikanët e tjerë. Mua këtu, ndër shqiptarët e mi, prej kretenëve siç është kryeredaktori i të vetmes gazetë politike në Kosovë dhe siç janë disa nga rrogëtarët e klanit që më përndjekin, këto të drejta më mohohen në thelb! A është e mund-shme! Sa shumë do të duhej t’i ndëshkonte ardhmëria jonë men-djet e tilla tribaliste, lokaliste, fisnore, pri-mitive, servile politike, reaksionare! Hajde e mos plas prej gazit e prej marazit!

Do të duhej të isha i shqetësuar e i dësh-përuar po të mos sulmohesha, fyhesha e quhesha ardhacakë prej një kreteni siç është ky farë Fadil Bujari dhe siç janë punëdhënësit e tij të klanit që më përndjek me vite duke vuajtur se kam ardhur në Kosovë!
5.
U botua edhe pjesa e dytë, në të vërtetë vazhdimi i dytë, i shkrimit të politikologut dhe sociologut tonë, Fehmi Agani, kundër meje. Ky vazhdim i artikullit të tij ka një ndryshim të dukshëm në krahasim me pjesën e parë: tani, në këtë pjesë, të dytë, ai ka hequr dorë nga metoda “psikanalitike” dhe është për-qendruar kryekëput në metodën politike për likuidimin tim nga jeta jonë kulturore! Sigurisht ia ka mbushur vetes mendjen se me metodën psikanalitike e ka kryer një pjesë të punës për këtë likuidim, prandaj tani, në pjesën e dytë, ka vendosur ta çojë deri në fund qëllimin: të arrijë vdekjen time politike që do të sillte vdekjen time krijuese! Në mjedisin tonë nuk flitet kot për përshtatshmërinë dhe papërshtatshmërinë moralo-politike të njerëzve. Po u shpalle i papërshtatshëm politikisht domethënë se vetvetiu je shpallur i papërshtatshëm edhe moralisht. Metoda “psikanalitike” me të cilën synohet komprometimi psikik i njeriut është metodë e vënë në shërbim të metodës politike. Pikërisht si në kohën e Stalinit në Bashkimin Sovjetik.

Nuk besoj se Fehmi Agani kësaj radhe ka pasur sukses. Në qoftë se metoda e diskreditimit psikik është treguar e gabueshme për qëllimin e tij - sepse kriter për vlerësimin e shëndetit psikik, mental të njeriut është vepra e tij, sepse, siç thotë Hegeli, njeriu është seria e veprave të veta, është e kuptueshme pse tani, në vazhdimin e dytë, i është kthyer metodës së likuidimit politik! Summa sumarum, artikulli i këtij politikologu dhe sociologu jugosllavist është dëshmi se sa lehtë dhe se sa shpejt intelektuali ynë përdor të gjitha mjetet e mundshme, madje, edhe mjetet politike, që janë shumë komprometuese për atë që i përdor, për të qëruar hesape me ata që mendojnë ndryshe! Të them sinqerisht, tamam të këtillë nuk e kisha menduar Fehmi Aganin.

Kam menduar se sjelljet e tij gjithnjë duarfërkuese e puthadorëse nuk janë të privuara prej ndjenjash demokra-tike. Por, po shihet, e kam shikuar dhe e kam kuptuar gabi-misht. Nuk e kam ngrënë një thes kripë me të, prandaj edhe nuk kam arritur ta njoh. Nuk thuhet kot se kush është kush më së miri kuptohet kur është i hidhëruar dhe kur është i dehur! Fehmi Agani e ka shkruar i hidhëruar apo edhe i dehur shkrimin “Testimonium pau-peritatis i R.Qosjes”, e ka shkruar në të vërtetë i dehur prej hidhërimit. Nuk jam i lumtur pse Fehmi Agani është hidhëruar aq shumë në mua për shkak se e kam përmendur dy-tri herë jo aq kritikueshëm në “Morfologjinë e një fushate”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...