Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/05/09

Zoti im, Zoti im, përse më braktise ?!



Nga Simbad Detari(Vasil Qesari) France

MIKU IM, PRIMO SHLLAKU ...

http://flori-press.blogspot.com/2005/12/nga-simbad-detarivasil-qesari-france.html

... Ne gazeten “Koha Jone” lexova nje shkrim per mikun tim te vjeter Primo Shllaku, shkruar nga Hans-Joachim Lanksch e, ne mend me erdhen njeheresh shume kujtime e, mbi te gjitha miqesia jone, portreti e natyra e veçante e Primos ne vitet tona studenteske, shkrimet e poezite tona te hedhura shpejt e shpejt neper pusulla, gjate oreve te leksionve e, pastaj, takimi i yne mbas shume vjetesh: ai mesues ne Shllak e une ne Backe te Skraparit. Pastaj, takimi tjeter i permallshem pas dhjete vjetesh, ne Athine e me vone, ai zarf me librin e tij poetik "Lulet e Nates", veprat e plota te Charles Baudelaire qe i pata derguar nga Franca e, natyrisht edhe ky dedikim qe vijon ketu me poshte, marre nga parathenja e librit tim te pabotuar "Dhembjet e Solar Plexusit"

Vasil Qesari
_________________________________________________________

Eli, Eli, Sabaktani ?!

( Zoti im, Zoti im, përse më braktise ?! )( Ungjilli sipas Matheut 27:46 )
.................................................................................................................
Aso kohe, kur nisa te mbaja shenime e te guxoja te shkruaja keto vargje, lexoja Charles Baudelaire te cilin bashke me poete te tjere simboliste franceze, m'a pat "zbuluar" per here te pare, shoku dhe miku im i vjeter Primo Shllaku e, ishte nene ndikimin dhe impulsin e atyre leximeve qe, ndofta, morra edhe guximin t'i hidhja ndjenjat dhe impresionet e mia ne vargje. Shume prej ketyre poezive ( te cilat me se shumti jane vargje te nje "ditari te ndaluar" e te hedhura shpejt e shpejt ne "bllokun intim" te shenimeve ), jane shkruar pra nene efektin Primos e "spleen"-ve te kohes e, eshte kjo arsyeja pse une do te doja t'a emertoja kete cikel simbolikisht: « Dhembjet e solar pleksus »*, duke bere aluzion dhe paralelizem me titullin e kryevepres se Baudelaire – it « Lules e se keqes ( Les fleurs du mal ). Sepse e Keqja, aso kohe, ishte vazhdimisht perreth nesh. E pashpirt, brutale, makabre, cinike dhe tinzare!

... Nuk do te shtoja gje tjeter ne kete koment timin por, do te deshiroja vetem te citoja menyren e rrethanat e shkrimit te kesaj lloj poezie shkruar ne "erresire", simboliken e se ciles miku im i vjeter Primo Shllaku e ka shprehur aq tragjikisht e mjeshterisht ne "Parathenjen" e librit te tij trondites "Lulet e Nates" e, te cilen, ai e pershkruan keshtu permbledhjen e tij poetike: "... keto vargje, ne nje fare menyre, jane shprehje e Poezise se Heshtjes. Ato jane jo vetem pengu e trishtimi por edhe zeri e klithma e saj. Ishte pikerisht kjo arsyeja, pse aso kohe, heshtja u be Kisha ime e poezite e mia Altari i saj,ku une vija per cdo nate vazot me Lulet e mia te Nates. Keto vjersha, te cilat jane shkeputur nga nje vellim i plote e me i gjere, nuk e kane pare kurre driten e diellit ...".

Faleminderit dhe ndjeme Primo qe, keto rreshta te tuat, i vendosa pa lejen tende ne paraqitjen e ketij cikli tim poetik ! Natyrisht, keto krijime te miat, teper modeste e te shkruara per "vete", sic shprehet aq sakte e trishtueshem edhe Primo, me se shumti kane qene te lindura NATEN, ne muzgun e diteve pa diell, ne pezmin e jetes se trishtuar e pa shpresa, ne veshtrimet tona per te pare me tej e qe pengoheshin nga horizontet e "klonuara" me tela me gjemba. Ato, nuk e kane forcen e poezive te mikut tim shkodran te cilin une e kam adhuruar gjithmone por, gjithsesi, duke qene se te dy kemi qene shoke e miq fatkeqe e te nje gjenerate te perbashket, si edhe teper te pasionuar pas artit te fjales, te shkruarit qofte hapur a ne fshehtesi, pat qene e mbetet nje nga kenaqesite e obsesionet tona te perjeteshme ...

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
HESHTJA- E VETMJA SHKENCE ( per poetin Primo Shllaku)

Hans - Joachim Lanksch



Poezite e Primo Shllakut, vetem me ndonje perjashtim, jane ankesa te drejtperdrejta, jane imazhe e skica shpirtenore te linduna prej heshtjes, ne te cilat pikturohet ithtesia e realitetit permes nji perjetimi intim te poetit.

...Primo Shllaku, i lindun ne Shkoder, me 1947, ne kete qender me tradita kulture te Shqipnise se Veriut, e titullon vellimin e vet poetik, te botuem me 1994, "Lule nate". Poezite e tij jane vertete lule te linduna naten, te shkrueme fshehtazi neper ate nate qe Enver Hoxha me diktaturen e vet staliniste pllakosi mbi Shqipnine e qe, per kah shtrembnimi i se vertetes, shperbamja e shpirtit dhe perdhunimi i kultures, mund te perqaset tanesisht vetem me diktaturen naziste.

Ne hapesinat gjermanishtfolese, letersia shqiptare asht pergjithsisht nje fushe e re e panjohun. I vetmi autor shqiptar qe asht tashme i njohun ne Gjermani per nje rreth te gjane lexuesish, asht Ismail Kadareja "1936). Krijimet e tij ne proze, te cilat jane perkthye ne gjermanisht e frengjisht, na blatojne nje material te bollshem. Pjesa tjeter prej 99 % e letersise shqiptare asht krejt e panjohun. Ne kete veshtrim nuk cojne kandar ato perkthime relativisht te pakta te autoreve shqiptare qe kane pa driten e botimit. Ne fakt, kjo s'ka asfare te baje me cilesine letrare, se deshmohet prej jehones se pazakonte qe pati nder lexues e kritike lirika e nje Ali Podrimje "1942) a e nje Azem Shkreli "1938), te dy kosovare; apo sic e deshmojne tekset e poetit shqiptar Martin Camaj "1925-1992) ose edhe shembulli i disidentit nga Jugu i Shqipnise, autori lirik, prozatori e dramaturgu Kasem Trebeshina "1926), i cili, ndryshe prej Ismail Kadarese, ne kohen e diktatures qe edhe institucion moral. Me daljen ne gjermanisht te nje romani te Trebeshines, tre kritike gjermane e austriake, pavaresisht prej njeni tjetrit, e quajten ate nje Eugjen Jonesko shqiptar ...

Hapesina shqiptare gjuhesore e letrare asht shume e shperndame. Letersia ne gjuhen shqipe "dege e vecante kjo e familjes se gjuheve qe mbare bota e njeh me termin indoeuropiane e Gjermania si indogjermane) shkruhet sot ne Shqipni, ne Kosove, ne Serbine Jugore, ne Maqedonine ish-jugosllave, ne ishujt shqipfoles te Italise Jugore "Kalabri e Siceli) e, e fundi, ne mergim "SH.B.A., vendet arabe, Zvicer, Gjermani e ngjeti).

Ke duhet te paraqesim, Arbereshin "keshtu quhen shqiptaret qe para pese shekujsh iken drejt Italise per shkak te pushtimit turk) Skiro di Maxho "1994)? Bashkatdhetaren e tij italo-shqiptare, liriken e mrekullueshme Kate Xukaro "1995), kolegen e saj homologe Edi Shukriu "1950) ne Prishtine apo ekscentriken e shkelqyeshme Mimoza Ahmeti "1963) ne Tirane? Kandidate ka plot. Ne Kosove ekziston nje falange e tane lirikesh qe duhen nxjerre prej izolimit te dyfishte...

Prane autoresh qe ne Gjermani jane me te padrejte ende te panjohun mire si Din Mehmeti "1932), Besim Bokshi "1934), Adem Gajtani "1935 - 81), Fahderin Gunga "1936), Mirko Gashi "1939) e Rrahman Dedaj "1939), te cilet ketu po permenden konkretisht, edhe pse numerohen ne radhet e ma "te mocemve", duhen permendur ne radhe te pare edhe si brez vazhdues, Eqrem Basha "1948), Adem Gashi "1953), Ibrahim Berisha "1955), Abdullah Konushevci "1958), Sali Bashota "1959 e Basri Caprici "1960).

Ne Shqipeni ka mes te ma te rijve autore te klasit te pare qe duhen zbulue permes kapercimit te hendekut te gjuhes. Keshtu psh, Rudolf Marku "1950), Visar Zhiti "1952), Stefan Capaliku "1965). Nje mik shqiptar, vete lirik i ri i nji shkalle te nalte, me rekomandon autore "disi ma te vjeter) si S. Bucpapaj "?) e H. Aliaj "?) librat e te cileve nuk me kane ra ndonjehere ne dore. Po keshtu kam fare pak libra prej Moikom Zeqos "1949).

Ndersa ne Shqipeni, per gati nji gjysem shekulli tonin e jepte pseudopoezia servile e ideologjizueme e realizmit socialist tue mbyte mesataren letrare e tue ba me heshte e denue me mallkim zane poetesh te renedsishem si Vincenc Prennushi "1885-1948), Gjergj Fishta "1871-1940), Lasgush Poradeci "1899-1987), Zef Zorba "1920.1993), Mitrush Kuteli "1907.1967, Martin Camaj, Kasem Trebeshina, Kudret Kokoshi "1907.1991), Trifon Xhagjika "1932-1963), Bilal Xhaferri "1936-1987) e shume te tjere, ne Kosove zhvillohej ne menyre te qendrueshme e me nivel te nalte, qysh ne fillim te vjetve 50, nje lirike per te cilen Mikael Brauni me 24.10.1992 thote te gazeta "Basler Zeitung": Asht nje letersi e nivelit botenor ajo qe shkruhet ne Kosove. Cilesia e nalte e per dhjetevjecare e qendrueshme e lirikes kosovare, e cila nuk kishte pse te druhej me u krahasue me liriken e zonave te tjera ne harten letrare te Europes, pati per pasoje, nga ana tjeter, qe prej Kosove te ndihej mungesa e risive poetike. Perjashtim ban disidenti e liriku Xaje Nura "1934), i cili tash se fundi, doli prej qelive serbe ku ndejti per dhjetra vjet i burgosun. Ai asht modernist i pranuem, por ne kete shkrim nuk do te trajtohet per shkak te moshes. Ajo cka tash se fundi paraqitet ne skenen e lirikes kosovare si e re, ne mase te madhe asht pa vlere, ose, per shkak te moshes se autoreve, nuk merret ne konsiderate. Kjo ka te baje, ne njeren ane, me rrjedhojat e trishtueshme te shovinizmit kulturevrases serb ne Kosove: afariste te cdo lloji e kane marre punen ne dore. Tipa te patalentuem mbahen per poete, paret e tyne ose te nje ati, ose ungji te majme ndihmojne per botime, kurse kritike jovertebrore bajne per ta shkrime lavdesh te pacipe... Nga ana tjeter, rritet nje brez lirikesh e lirikesh jashtezakonisht serioze e me talent te nje rangu te nalte me moshe rreth 18 deri 26 vjecare, te cilet ende te pavene re mire e te mbeshtetun sa duhet, po shkruajne kunder rrymes. Nderkohe, njerii prej tyre te pakten, i zymti Beqe Cufaj "1970) mundi me u paraqite permbledhas ne periodikun " Neue Sirene" "Sirena e re).

Ne zgjedhjen e ngushte per nje, paraqitje te pare te nje liriku shqiptar ne revisten "Akzente" ishin prane Primo Shllakut edhe te siperpermendunit Rudolf Marku, Visar Zhiti, Mimoza Ahmeti e, mbi te gjithe edhe autori kosovar Jusuf Gervalla "1945-1982), disident, luftar lirie e te drejtash qytetare, lirik e kangetar, vrasja per motive politike e te cilit e bani simbol te rezistences shqiptare kunder sundimit jugosllav. Fama e tij prej deshmori mbisundon ne vetedijen e bashkevendasve te tij, tue lane me te padrejte ne plan te dyte per shume prej tyne randesine e tij prej letrari te dores se pare. Shpresojme se poezite e tij e te tjereve qe u permenden ketu, do t'i pasojne keto te Primo Shllakut, me qellim qe te vendosen theksa te rinj ne recepsionin gjerman te letrave shqipe ...

... Per ne, lirika e atjeshme, ne mase te madhe asht terra incognita "terren i panjoftun) ne krahasim me ate te Kosoves.

Vellimin e vet me 100 poezi, "Lule nate", Primo Shllaku e cileson si antologji. Ai asht nji liber me pjese te zgjedhuna nga sizmografite lirike te krijueme fshehtaz prej nje mesuesi me origjine nga familje artistesh per ma se 25 vjet, ne nje kohe qe, sic thuhet ne njeren prej poezive te tij "muzat e vdekuna nuk lane skelet/ por vetem bar mbi syte e pleqve". Te gjitha shkrimet e tij jane, sic e thote vete ne parathanie "Per lexuesin", " rrite te gjitha ne hije". Kjo mund te jete vdekja e tyne, por edhe nderi i tyne". Poezia e tij, keshtu thote autori, asht deshmitare e brezit qe u lind rreth vjeteve 1950, brezi ma fatkeq i te gjithe brezave qe jane gjalle sot ne Shqipeni, te cilet ne rinine e tyne te vjeteve 1970, e hangren diktaturen plotesisht, e gjate gjithe ekzistences se tyne ne nji shoqeni plot me xhuxha morale "e ne nji atmosfere" qe i kishte mohue parimisht ekzistencen e jetes se perjetme, ne menyre tinezare e graduale filloi me nxjerre jashte ligje edhe jeten tokesore te njeriut. Dhe mandej "na arritem te kufijte e ekzistences, te koma sociale, te HESHTJA, e atje ndertuam cerdhen tone te fundit. Ky ishte shansi i pare e i fundit per te mbijetue".

Poezite e Shllakut pasqyrojne ankthin e nji breznie e te nji kombi, bajne deshmi te perpjekjes per mbijetese, intelektuale, emocionale e morale. Poezite e publikueme me 1994 nuk u krijuen ne kushtet e nji burgimi te mirefillte, sic jane poezite e shkrimtareve te medhej shqiptare ne burg "writers in prison) Lazer Radi "1916), Arshi Pipa "1920-1997), Daut Gumeni "1943) i cili ndejti ne burg politikisht per 23 vjet, ose Visar Zhiti, i cili pa pase ba disidence letrare, thjesht per teka te pushtetmbajtesve, u denue me pune te detyrueshme ne minierat e bakrit ne njenin nga burgjet ma cnjerezore te Shqipenise. Shllaku nuk ishte disident i hapet e as i burgosun politik shumevjecar si trimi i cartun Trebeshina. Ai s'asht burgos si Kokoshi ose Zorba e shume te tjere. Burgu i tij ishte marrezia e perditshme e realitetit psikikisht te semure dhe e normalitetit te mbrapshte te nje diktature qe vriste shpirt, liri e dinjitet. Ai s'ra ne fatkeqesi per shkak te poezive te veta, i shkroi fshehtaz prej te gjitheve, sepse ai shkruante ate qe nuk duhej shkrue ne totalitarizem, vargje per dashurine. Vargjet e tij nuk jane pershkrime padrejtesisht te perjetueme si te Visar Zhiti ose Ferdinand Laholli "1960), i cili u rrit ne mes te deshperimit te patregueshem te nje kampi internimi ne Jug te Shqipnise, sikursekolegu i tij lirik Jozef Radi "1957), biri i Lazer Radit, i cili tashti jeton ne qytetin Bykeburg te Saksonise se Poshtme e shkruen per traumat e kesaj te kaluemje e per braktisjen ne mergim. Poezite e Primo Shllakut, vetem me ndonje perjashtim, jane ankesa te drejtperdrejta, sic asht poezia e shkurter "Krim i persosun". Ato jane imazhe e skica shpirtenore te linduna prej heshtjes, ne te cilat pikturohet ithtesia e realitetit permes nje perjetimi intim te poetit.

SHQIPTARËT NUK I HARROJNË KRIMINELËT SERB AS PAS PAVARËSISË SË KOSOVËS...

”Anatomia e një krimi lufte”


Më 14 maj 1999,formacionet militare dhe paramilitare serbe(formacionet e vdekjes),e kanë sulmuar fshatin QYSHK të Pejës dhe brenda disa orësh kanë vrarë e masakruar pamëshirshëm 41 civilë shqiptarë të paramatosur.

Për të mësuar përmasat e krimit të kryer në Qyshk,hulumtuesi i zellshëm Sheradin Berisha , dërgon emisionin dokumentarë më titull“ANATOMIA E NJË KRIMI LUFTE”, që është i përgatitur si emision special i radio-difuzivë “American RadioWorks”.

Dokumentar mund ta dëgjoni përmes :“RealPlayer“

Në këtë dokumentarë të “Maskrës së Qyshkut” mund të dëgjoni rrëfime tronditëse për vrasësit(kriminelët)dhe të mbijetuarit nga masakra e Qyshkut.

Falë zotit Sheradin Berisha ,keni rastin edhe ju lëxues mund të mësoni më shum për MASAKREN E QYSHKUT-(Pjesa e parë;dytë dhe të tretë).

MASAKRA E QYSHKUT-(Pjesa e parë)

Në gjuhën shqipe mund të lëxoni:

http://americanradioworks.publicradio.org/features/albanian/rafiles/arw_albanian1.ram


Në gjuhën angleze mund të lëxoni:

http://americanradioworks.publicradio.org/features/kosovo/rafiles/arw_cuskaa_28.ram

&

MASAKRA E QYSHKUT – (Pjesa e dytë)

Në gjuhën shqipe mund të lëxoni :

http://americanradioworks.publicradio.org/features/albanian/rafiles/arw_albanian2.ram

Në gjuhën angleze mund të lëxoni :

http://americanradioworks.publicradio.org/features/kosovo/rafiles/arw_cuskab_28.ram
&MASAKRA E QYSHKUT –(Pjesa e tretë)

Në gjuhën shqipe mund të lëxoni :

http://americanradioworks.publicradio.org/features/albanian/rafiles/arw_albanian3.ram

Në gjuhën angleze mund të lëxoni :

http://americanradioworks.publicradio.org/features/kosovo/rafiles/arw_cuskac_28.ram
----------------------
Kush janë kriminelët,që kryen masakra barbare në QYSHK dhe në disa vendbanime tjera shqiptare...?!

Klikoni më poshtë:

Kriminelët :Vidomir Shalipur dhe Nebojsha Miniq: http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg302.htm
&Kriminelët :Vidomir Shalipur dhe Nebojsha Miniq së bashku me kriminelë tjerë:

http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg331.htm
&
Krimineli Sreçko Popoviq: http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg327.htm
&
Kriminelët Sreçko Popoviq,Sllavisha Kastratoviq …dhe dy kriminelë tjerë
http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg325.htm

&
Sreçko Popoviq…,bashkë me kriminelë tjerë:
http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg326new.htm
&
Krimineli Zvonimir Cvetkoviq(i pari nga e djathta),pjesëmarrës në masrakrimin e shqiptarëve në Qyshkt të Pejës
http://www.hrw.org/campaigns/kosovo98/photo/underorders/pages/pg328.htm
-------------

 Thirrje lidershipit politikë + institucional të Kosovës,organizmave joqeveritare dhe përgjithësisht shoqërisë shqiptare,që të ngrisin padi penale(nëpër gjykatat e Kosovës...)kundër kriminelëve veç e veç,në grupe si dhe kundër shtetit kriminalë serb,për gjenocidin dhe etnocidin e kryer ndaj popullit shqiptarë,gjatë luftës çlirimtare 1998-1999...,por edhe më hërët.


Flori Bruqi

ZJARR NË VRRI, ZJARR NË JESHKOVË

Albumi i UÇK-së

Në prag të shtatëvjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Bashkim Suka (2 shkurt 1979 - 11 mars 1999)

ZJARR NË VRRI, ZJARR NË JESHKOVË

Vendosja e Bashkim Sukës në Jashkovë kishte rëndësi të shumëfishtë strategjike, operative e logjistike sepse në këtë fshat kishte përkrahje të madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës; në Jeshkovë vepronin "Djemtë e Vrrinit" të cilët përherë e kishin përkrahjen dhe mbështetjen e vrrinasve. Bashkim Suka, këtu shkëlqeu me heroizëm e trimëri në Betejën e Korrikut, ndërsa në luftimet e shtatorit të vitit 1998 mbeti një emër i paharrueshëm për vrrinasit dhe për Njësitin Special

Prof. dr. Sabahajdin Cena

Beteja e Vrrinit

Beteja e Vrrinit mbetet beteja më e përgjakshme që do të shënohet në faqet më të arta të historisë së Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku me turp u thyen paramilitarët, policët dhe ushtarët e "Divizionit të Turpit" i cili marshonte përherë prej Prizrenit dhe pas disfatave që pësonte, hakmerrej mbi popullatën e pafajshme civile në Vrri, në Anadrin e në tërë Kosovën martire. Njëri prej dëshmorëve të rënë në këtë betejë të kënduar edhe në rapsoditë tona, është dëshmori Bashkim Ismajl Suka. Bashkim Suka, i biri i Ismajlit të Sukajve të Bllacës heroike dhe i Halimes, bijë e Cakajve të Budakovës legjendare, i vëllai i Florisë, i Muhametit, i Avniut dhe i Abdylit, është i lindur më 2 shkurt të vitit 1979 në Prizren, në "Lagjen e Trimave", në lagjen ku mbinë filizat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmori i kombit Bashkim Suka, shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, në Prizrenin e Abdyl Frashërit e të Tahir Sinanit. Po këtu vazhdoi shkollën e mesme duke i vijuar mësimet në departamentin teknik, dega për automekanik pranë Shkollës së Mesme Teknike "Gani Qafdërbasha" të Prizrenit. Gjatë shkollimit dhe ushtrimeve për këtë degë të zejtarisë, lidhet me Lëvizjen Popullore, Frontin e Rezistencës Kombëtare, Grupi Ilegal i Tususit, njëra prej lagjeve ku me kohë zuri të farkohej krijimi i instrumentit të forcës. Kështu, më 1990, nëpërmjet dajës Islam Caka, veprimtar i shquar, takohet me Nasimi Elshanin e Nagacit të Anadrinit e më vonë lidhet me Xhevat Berishën, Salajdin Brahën, Ismajl Kryeziun, Elbasan Shoshajn e Mursel Osmanajn, dëshmorë të kombit, përkatësisht luftëtarë të lirisë dhe kështu, dëshmori Bashkim Suka kyçet në veprimtarinë ilegale që kishte lëshuar flatra nëpër Prizren e veçanërisht pas rënies së dëshmorit Xhemali Berisha, profesor, poet dhe intelektual i shquar. Në janarin e vitit 1990, Bashkim Suka kishte marrë pjesë edhe në demonstratat e Krushës së Madhe dhe në shënimet e përvjetorëve të parë nëpër fshatrat e Anadrinit për dëshmorët: Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti e Hilmi Krasniqi, ndërsa në fshatin Shirokë të Therandës për dëshmorin Besim Ndreca. I tërë gjiri familjar i Ismajl Sukës ndiqej në çdo hap e veçanërisht në fokus të pushtetit serb u bë veprimtaria e të birit Bashkim; i ndjekur, i rrahur dhe i maltretuar, por i shpëtoi burgosjes dhe kështu me të afërmit e tij në Bllacën legjendare vazhdoi veprimtarinë e vet deri më 1997. Pas këtij viti zë ta vizitojë Drenasin dhe të qëndrojë nëpër fshatrat: Krojmir, Shalë e Kezharekë dhe kështu lidhet me ilegalen e Drenicës së Adem Jasharit.

Heroizmi i "Djemve të Jeshkovës"

Në maj të vitit 1998, me rastin e rënies heroike të dëshmorëve Përparim Thaçi, Fehim Gashi e Sakip Bellaqa, merr detyra shumë të rëndësishme për shtrirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjendet në formacionin e Shtabit Operativ Lokal për Vrrinin e Prizrenit në Jeshkovë. Menjëherë edhe i fillon stërvitjet ushtarake dhe ndihmon në forcimin e sektorit të logjistikës. Pas kryerjes së stërvitjeve inkuadrohet për veprimtari në Skuadrën e Policisë Ushtarake e më vonë emërohet komandant skuadre në Njësitin Special të Vrrinit duke bashkëvepruar me shtyllat e rezistencës së armatosur në rajonin e Prizrenit si: Remzi Ademajn, Xhevat Berishën, Hysen Rexhepin, Fatmir Berishën, Ekrem Rexhën, Agim Shalën, të gjithë dëshmorë të kombit dhe me luftëtarët e lirisë si: Zafir Berisha, Islam Caka, Mursel Osmani, Naser Berisha, Xhemshit Krasniqi e Xhevit Berisha, Elbasan Shoshaj e Ismajl Kryeziu. Veprimtaria e këtillë e Bashkim Sukës ndikoi mbi pushtuesin serb dhe kolaboracionistët që të fokusohet edhe më shumë familja e Smajl Sukës në Lagjen e Trimave, prandaj edhe ia djegin shtëpinë. Vendosja e Bashkim Sukës në Jashkovë kishte rëndësi të shumëfishtë strategjike, operative e logjistike sepse në këtë fshat kishte përkrahje të madhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës; në Jeshkovë vepronin "Djemtë e Vrrinit" të cilët përherë e kishin përkrahjen dhe mbështetjen e vrrinasve. Bashkim Suka, këtu shkëlqeu me heroizëm e trimëri në Betejën e Korrikut, ndërsa në luftimet e shtatorit të vitit 1998 mbeti një emër i paharrueshëm për vrrinasit dhe për Njësitin Special. Gjatë qëndrimit në fshatin Reti të Anadrinit shquhet si instruktor dhe luftëtar i betejave nëpër Lugjet e Qëndresës dhe gjendet në ballë të Brigadës 125 të Prizrenit e cila kultivonte traditën dhe amanetin e Remzi Ademajt - komandant Petrit Kodrës. Në luftimet e përgjakshme të zhvilluara në Jeshkovë më 1 dhe 2 shtator të vitit 1998 plagosen rëndë Bashkim Suka dhe Fatmir Berisha. Në saje të përkujdesjes së madhe të dr. Bakiut, të motrave Shala dhe të motrës medicinave Melihate Hallaçi, plagët e kësaj beteje i mbijetoi Bashkim Suka ndërsa Përjetësinë e mori dëshmori i kombit Fatmir Berisha. Në orët mëngjesore të 11 marsit të vitit 1999, Jeshkovën legjendare e rrethojnë hordhitë e egra e barbare ushtarake, paramilitare e policore serbe. Me një arsenal të madh armatimi të të gjitha llojeve e kalibrave sulmohen dhe rrethohen pozicionet e Marsit në Jeshkovë e në Vrri me destinacion permanent Jeshkovën dhe shkatërrimin e Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Zonës Operative të Pashtrikut, të Brigadës 125 të Prizrenit. Kjo ishte ndër betejat më të ashpra sepse rreth 3 000 forca serbe, të shfrenuara e të çmendura - të përgatitur për masakra mbi popullatën civile, vërsulen mbi rreth 30 luftëtarë të lirisë. Beteja zhvillohet në afërsi "bombë dore" dhe "fyt për fyti". Por luftëtarët e lirisë, të komanduar prej Hysen Rexhepit, dëshmor i Jeshkovës dhe luftëtarit Samedin Xhezairi, të njohur si komandant Hoxha, bëjnë rezistencë të pashoqe duke u përballur sulmeve të hordhive të egërsuara e të dehura serboçetnike. Në këto luftime, më 11 mars të vitit 1999 së bashku me shokët e njësitit, merr Përjetësinë dhe dëshmori i kombit Bashkim Ismajl Suka, komandant skuadre në Njësitin Special të Brigadës 125 të Prizrenit.

Përjetësia

Më 17 mars, luftëtarët e lirisë - dëshmorët e kombit që ranë më 11 mars në Jeshkovë varrosen në "Varrezat e Dëshmorëve" të Zonës Operative të Pashtrikut në fshatin Pagarushë. Kështu, në të mërkurën e 17 marsit, të mbuluar me dëborën e bardhë të pragut të pranverës si pranverat e Hysen Rexhepit, Hajdar Shalës, Ferid Susurit, Ymridin Çengajt, Hamit Thaçit, Tahir Gashit, Skënder Latifit, Alajdin Xhezairit, Besnik Kastratit e të Bashkim Sukës me shokët të cilëve ende nuk u dihen nishanët, nga Prizreni i Remzi Ademajt, kishin arritur nënat, motrat, etërit, vëllezërit dhe farefisi i madh prej viseve të ndryshme të Trojeve Etnike, për t'i përcjellur "Djemtë e Vrrinit" ashtu siç i renditi rapsodia popullore. Atë ditë, në muzgun e mbrëmjes, në fshatin Pagarushë u hapën varret për Dëshmorët e Vrrinit por edhe frymuan zemrat e krenarisë kombëtare e të qëndrimit burrëror të nënave, të motrave e të bashkëshorteve të cilat i forconin bonjakët e dëshmorëve që rrinin pranë arkivoleve të etërve të rënë Lugjeve të Jeshkovës e të sjellur në zemrën e Zonës së Lirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - në Pagarushën e Malishevës. Bashkim Suka, djalosh kallushan, me flokë ngjyrë gështenje, i lindur dhe i rritur në një familje me tradita patriotike, humane e mikpritëse, edhe vetë ishte shumë human e tejet i vendosur. Përherë rrinte i buzëqeshur, i afërm si me shokët e lagjes ndërsa ishte çapkën-çuni e i këtillë mbeti edhe me bashkëluftëtarët. Kishte talent për art, veçanërisht për muzikë e shquhej edhe me shkathtësi për mekanikë precize. Vetë e pati punuar një pistoletë për qitje me një fyshek dhe një pushkë gjuetie e sot prindët i ruajnë në koleksionin e kujtimeve për dëshmorin. Po këtu, në dhomën e pritjes gjendet edhe një fletoreditar me fragmente nga jeta e luftëtarit Bashkim Suka, sot dëshmor i kombit, ndërsa nëna Halime ia ruan çiftelinë dhe një qafore me medaljon luftëtari. Të gjitha këto sajojnë një muzeum në miniaturë e në krye të tyre qëndron një pano me portretet e "Djemve të Jeshkovës" që ranë më 11 mars të vitit 1999. Rënia e Njësitit Special të Brigadës 125 në Lugjet e Jeshkovës më 11 mars të vitit 1999 ishte një humbje e madhe për brigadën, për Zonën Operative të Pashtrikut dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por pas marrjes së Përjetësisë të "Djemve të Vrrinit", kjo ushtri u bë edhe më e fortë sepse me turp u thye i tërë "Batalioni i Qyqeve" dhe "Divizioni i Turpit" të ushtrisë serbe të kazermuar në Prizrenin - Zemër të Shqiptarisë. Dëshmorit të kombit Bashkim Sukaj dhe "Djemëve të Jeshkovës", mu në fshatin Jeshkovë, u është ngritur Lapidari i Përbashkët i cili do ta kujtojë Betejën e Jeshkovës, heroizmin e luftëtarëve të Vrrinit dhe legjendën për këtë epope të madhe.

Balada e gjakut


NGA POEZIA PËR FËMIJË

Balada e gjakut

(Fëmijëve të Jasharajve)

Dikur në një fshatë në Drenic
në zemër të Kosovës
një tufë plotë me fëmijë
i vranë te pragu i votrës

pakë ditë përpara vdekjes
ndoshta vetëm disa orësh
në agun e parë të pranverës
i ndanë nga bankat e shkollës

i rrethuan në shtëpi
nga bota mbyllur i ndanë
me tanke e me ushtri
pastajë të gjithë i vranë

ditëve përpara rrethimit
sa bukur luanin në oborrë
nëpër fusha e pyje rreth shtëpive
kah mblidhnin luleborë

dhe zbukuronin shtëpitë
me ngjyrat e pranverës
në ëndrrat e tyre fëmijërore
i thurnin këngët e jetës

i këndonin lirisë
agimeve të paardha të kosovës
shpresës së ardhmërisë
me cicërrimën e zogjëve të shqiponjës

zërit të tyre plot shpresë
shpërndahej agu i lirisë
faqeve të librave plotë dritë
thurnin këngët e ardhmërisë.

Gëzim Ajgeraj, mars, 1999.

http://flori-press.blogspot.com/2006/01/poezi-balada-e-gjakut.html

JU PO HESHTNI

Iljaz PROKSHI

http://flori-press.blogspot.com/2006/01/iljaz-prokshi-ju-po-heshtni-ju-po.html


JU PO HESHTNI

Ju po heshtni o miq
une besomeni s'ka cast as dite
qe s'mendoj per ju
e shikoj qiellin blu
dhe yjet naten
kur ben kthjellet
nje kenge ia marr me ta
E prape kthehem ne vete
duke menduar
se ku jane o Zot miqte e mi
Flori Gezimi Engjelli Hajdari
si i kalojne ditet
ata
E di se lexoni shume
e percillni shtypin e dites
ndersa une zihem me Hesin me Kafken
dhe Borhesin i coj te fala Kadarese
e dialogoj me Qosjen e madh
per cikerrime ketu ne Prishtine
Nuk e di a me degjoni
apo po flas me kot
o miq kam zene te hesht
edhe vete nje djall ma ze udhen
perdite e fluturon tej Fushes se Mellenjave
aty ku u zhvillua Beteja e Kosoves
e pati vrare Miloshi Sulltanin
tani zihen djajte e verdhe
se na paskeshe qene i tyre
ai bir Drenice
ishte e dine te gjithe te mite
Dhe tani prape ulem ne taverne
pi nje gote uski dhe mendoj
per nje titull te ri te librit
me poezi
mbase do te jete DJALLI I VERDHE
apo Engjelli vrau djallin
Mos u bezdisni per mua
edhe pse e ndiej veten te vetmuar
gezohem qe e kane liruar
Fatmirin ne Gjyqin e Hages
dhe do i lirojne edhe te tjeret
sepse ata qe luftuan me djaj
burgu nuk i mban dot brenda
Ja ta ngrisim nga nje gote
ne shenje dashurie o miq
dimri s'mund ta ndale dot
pavaresine e Kosoves
as dashurine e perjetshme
per te Oh ky qiell kjo toke
Arberore sa shume e duam
dhe s'di a dime ta duam njesoj
nese jo
mos harroni permbi krye
na rri shqiponja
kurre s'kam besuar
qe Ju dua kaq shume

Prishtine,05.12.2005

Të mos merremi me veten tonë

Shkruan:Nepe Binakaj-PERAJ

Vdekja është “shah në vete”- thotë populli. Këtë akt e respekton çdo qenie njerëzore, çdo popull.

Ky akt është respektuar edhe nga popujt e lashtë: grekët (rasti i Akilit kur përulet para figurës së babait të Hektorit dhe ia dorëzon kufomën e tij për ta varrosur siç ishte në traditën greke).

Poashtu, edhe te ne shqiptarët, kur ndodhte ky akt “ edhe hasmi”, (lejohej të shumtën e herave) të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Ajo që prekë në shpirt për mosrespektim të këtij akti ishte një reagim i një shoqate të dalë nga lufta dhe të një të ashtuquajturi “prift”, që në këto ditë të vështira për popullin e Kosovës, por edhe për të gjithë shqiptarët, pas një humbje kaq të madhe, Presidentit të parë shqiptar në historinë e Kosovës, kësaj figure mos t’i lejohet varrimi në “Varrezat e dëshmorëve” se kinse ato qenkan vetëm për “dëshmorët në varret e dëshmorëve”.

Kujt i duhen këto reagime të pamatura në këto çaste? A thua vallë për këtë “shoqatë” luftarë janë vetëm ata që luftojnë me pushkë? A thua në mesin e tyre ka luftarë të penës, ku duhet të varrosen ata sipas tyre, mos vallë kontributi i tyre është më i vogël ?!

E dimë se gjatë Rilindjes kombëtare vitaliteti i kombit tonë është manifestuar me pushkë e pendë e poetët tanë të njohur: Naimi, Samiu, Vaso Pasha, Fishta etj nuk kanë qenë luftarë të pushkës po të penës dhe me mendjen e tyre të ndritur ngritën popullin në luftë kundër të huajve me moton: “Ja vdekje, ja liri”.

Apo çfarë na duhet që në këto ditë vendimtare për ardhmërinë e Kosovës, një i ashtuquajtur “prift” të trumbetojë në një gazetë sllave se z. Rugova “na paskësh qenë i krishterë dhe vdiq i tillë”?!

Vallë nuk kemi njohuri sa duhet për figurën e Vaso Pashës i cili thoshte: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”?!
Çdo respekt për punën vetëmohuese dhe sakrificat e luftarëve dhe të rënëve në luftë kundër soldateskës pushtuese sllave, por nuk është njerëzore që në këto ditë kaq të turbullta t’i humbni vlerat ushtarake dhe mburrjen për emrin e shoqatës suaj duke i bërë qefin “kasapit të Ballkanit”.

Apo çfarë na duhet të trumbetojmë para të tjerëve çfarë jemi, kur të gjithë e dimë “se gjaku ynë ka të njëjtën ngjyrë dhe s’e ka ndërruar ç’ prej tre mijë e më shumë vjetësh”- thotë një krijues i yni. Ç’na duhet të merremi me vetën tonë,kur kemi punë më të mençura për të bërë.?

Apo vallë në tërë atë terren që kishin “Varret e dëshmorëve”, nuk mund të ketë vend edhe për një njeri, që shkriu mendjen dhe jetën për Kosovë, e sot kur i duhet një “copë tokë” për të pushuar trupin, hamendeni a e meriton apo nuk e meriton atë copë tokë.

Lufta në Kosovë, nuk duhej të ishte luftë interesash individësh, por luftë që ne të çlirohemi dhe të bashkohemi edhe më shumë dhe me mburrje ta këndojmë Himnin e Flamurit, por nga reagimet e tyre po ndodh e kundërta.

Kosovës së pasluftës i duhen të dy krahët; edhe ai i luftës (që bëtë ju), edhe ai i paqes që bëri z. Rugova, sepse shqiponja me krahë të thyer nuk mund të fluturojë. Andaj “përshpejtimi i mendimeve jo të matura” në këto momente të rënda për ne, por edhe për botën demokratike që këtë “Gand të Ballkanit” e çmuan dhe nderuan e këtë e dëshmoi edhe ai lumë i pandalur i atyre që prisnin në acar për t’i dhënë lamtumirën e fundit këtij biri të Kosovës. Nuk mirrej vesh se çfarë janë “myslimanë apo të krishterë”, por rrëke lotësh u rridhnin faqeve dhe me përulje i shprehnin respektin.

Është e udhës, kur mendimet dalin të “papjekura dhe të pamatura”, të kërkohet falje publikisht se ia kemi borxh njëri-tjetrit dhe është njerëzore e të mos “çojmë ujë në mullirin e huaj”.

Mos të nëpërkëmbet ky popull i lodhur dhe i cfilitur se mjaft ka vuajtur, që bijtë e bijat e rënë të kësaj toke, së bashku me fanarin e fundit, Ibrahim Rugova, të pushojnë të qetë në token e Kosovës se ajo është e jona dhe ka vend për të gjithë. Lavdi ju qoftë!

(Nepe Binakaj-Peraj ,u lind në Carrabreg të Deçanit.Shkollën fillore e kreu në Isniq të Deçanit,kurse Gjimnazin në Deçan.Ka të kryer Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë.Jeton dhe vepron- punon si profesoreshë në gjimnazin e Ulqinit.)

http://flori-press.blogspot.com/2006/02/t-mos-merremi-me-veten-ton-shkruannepe.html

Psikologjia andragogjike dhe zbatimi i saj ne ushtrine shqiptare



Nga Flori Bruqi

http://flori-press.blogspot.com/2006/03/psikologjia-andragogjike-dhe-zbatimi-i.html

Gjatë dy dekadave, midis viteve 60-të dhe 80-të, të shekullit që sapo lamë pas, u përfituan dhe u arrit në formimin e dijeve se si mësojnë të rriturit, proceset e tyre të të mësuarit dhe eksperienca e grumbulluar në vite. Studimi i Houlit i vitit 1961, kishte nxitur një valë kërkimesh nga profesorët që kishin për objekt mësimdhënien me të rriturit (Knowles 1998). Dijet po buronin edhe nga disiplina të tjera të shkencave shoqërore. Psikologët dhe psikiatërit në klinikat e tyre, bënin përpjekje të mësonin se si të ndihmonin njerëzit të ndryshonin sjelljen e tyre (Bandura 1969). Zbulimet e tyre ishin pothuajse të njëjta me filozofinë e mësimit të të rriturve, që nga momenti që arsimimi filloi të merrej me ndryshimin e të sjellurit. Psikologët që merreshin me zhvillimin, patën zbuluar se zhvillimi i të rriturve kalon në disa faza. Këto janë të parashikueshme edhe gjatë viteve të periudhës së adoleshencës. Periudha e tranzicionit nga njëra fazë në tjetrën është një ndër motivet nxitëse për të mësuar (Baltes 1978).
Psikologët po zbulonin rolin që ushtronin në këtë drejtim faktorë të tillë si: mjedisi, ngjyra, shkalla e popullimit, stresi, normat shoqërore, kategoritë e ndryshme të popullsisë, ndikimi në procesin e të mësuarit, mësimi në grup dhe çfarë ndikimi mund të ketë ndryshimi që kryhet në kuadër te reformimit në këtë mjedis (Arends 1977). Sociologët i shtuan njohurive tona edhe ndikimin që kanë procedurat dhe politikat institucionale rreth procesit të të mësuarit (Barret 1970). Gjatë viteve 70-të dhe 80-të, ekzistonin njohuri mbi arsimimin e të rriturve dhe përpjekjeve për ta shndërruar atë në sistem me kuadër të përgjithshëm, me parime dhe strategji. Kjo është ajo çka andragogjia do të bëjë të njohur. Termi andragogji është relativisht një koncept i ri, është një ripërcaktim i procesit të arsimimit të të rriturve. Andragogjia është një neologjizëm që rrjedh nga fjala greke "Andros" (burrë) dhe "agein" (të drejtosh, të udhëheqësh). Ky term doli si një nevojë e përpjekjeve për të zëvendësuar fjalën pedagogji, e cila ka si mision të drejtpërdrejtë fëmijët. Koncepti i pedagogjisë dhe andragogjisë do të trajtohen në këtë artikull, por duke e trajtuar secilin model në mënyrë të veçantë.
Mësimi tradicional-modeli pedagogjik. Ky është modeli për të cilin kemi më shumë eksperiencë dhe të dhëna. Në fakt, është e vetmja mënyrë që arsimohemi, pasi ka dominuar mësimdhënien që nga formimi i shkollës së parë të organizuar sipas këtij modeli në shek VII. Karakteristikat e modelit pedagogjik jepen në vijim: Koncepti i të mësuarit. Nxënës, sipas përkufizimit, është një personalitet i varur nga mësuesi, i cili vendos për mënyrën dhe atë që duhet të mësojë nxënësi, dhe nëse është mësuar siç duhet. Roli i vetëm i nxënësit është të mbartë dhe të zbatojë direktivat e mësuesit. Eksperienca e nxënësit. Nxënësit, futen në një aktivitet mësimor me pak eksperiencë, që vlerësohet më së shumti si një burim i pakët për mësimin. Eksperienca e mësuesit, hartuesit të tekstit dhe ndihma e shembujve praktikë që jepen nëpërmjet teorisë, vlejnë më tepër. Në bazë të termave të mësipërme, thelbi i metodologjisë pedagogjike, është teknika e komunikimit nëpërmjet leksioneve, detyrave të shtëpisë dhe prezantimit audioviziv. Vullneti për të mësuar. Studentët dhe nxënësit janë të gatshëm për të mësuar kur u thuhet se, duhet të mësojnë në mëyrë që të kalojnë klasën.Vullneti për të mësuar lidhet më së shumti me faktorë si mosha, rrethanat ekonomike e shoqërore etj. Orientimi për të mësuar. Studentët dhe nxënësit, futen në një aktivitet arsimor me një subjekt të paracaktuar për të mësuar. Lënda shikohet si një proces për të kuptuar përmbjatjen e saj. Si pasojë, kurrikulumi është i organizuar në bazë të përmbajtjes dhe është i radhitur sipas logjikës së lëndës. Motivimi për të mësuar. Studentët dhe nxënësit janë të motivuar nga presione të jashtme si prindërit e mësuesit, konkurrenca për notën, pasojat e dështimit etj. Kjo mund të duket si karikaturë, por le të kujtojmë mësuesit që kemi patur. A nuk vepronin në bazë të kësaj logjike?
Modeli andragogjik. Në kontrast me të parën, karakteristikat e modelit andragogjik janë:
-Koncepti i të mësuarit. I rrituri e drejton vetveten. A nuk po ndodh kështu me ushtarakët e niveleve të ndryshme? Veçanërisht, pas vendosjes se sistemit të ri të menaxhimit të burimeve njerëzore, secili kërkon që të ndjekë kurse të ndryshme për të bërë progres në karrierë. Jo më pak të interesuar janë edhe për kurse e seminare jashtë vendit. Pra, dinë se ku ta drejtojnë veten. Në fakt, përkufizimi për të rriturin është "dikush që ka arritur në një vetëkonceptim, për të qenë i përgjegjshëm për jetën e vet dhe vetëdrejtues i saj". Kur jemi në këtë pikë, zhvillojmë një nevojë të thellë psikologjike për t'u perceptuar nga të tjerët, për t'u trajtuar si të aftë; për të marrë përgjegjësi për vetveten. Kur e ndiejmë se të tjerët na imponojnë dëshirat e tyre mbi ne pa vullnetin tonë, secili prej nesh, shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme, ndjen inat dhe kërkon të këmbëngulë në të tijën. Ky fakt rreth arsimimit të të rriturve, bënë që mësimdhënësit e tyre të përballen me një problem të veçantë. Megjithëse të rriturit mund të vetëdrejtohen totalisht në çdo aspekt të jetës, si në familje e punë, në momentin që ata gjenden në një ambjent për të mësuar ose trajnuar, do t'u spjegohet me metodat pedagogjike. Kjo mund të shtyjë në konflikte të brendshme në ndërgjegje. Duke e parë këtë problem, mësimdhënësit hartojnë strategji për të ndihmuar të rriturit, të kalojnë nga gjendja e varësisë në të qenit student vetëdrejtues. Tashmë, në universitete prestigjioze është një praktikë e njohur dhënia e leksioneve vetëdrejtuese përpara një aktiviteti mësimor.
-Eksperienca e të rriturit. Modeli andragogjik pranon se të rriturit hyjnë në një aktivitet mësimor me një volum dhe cilësi dijesh krejt ndryshe nga të rinjtë. Ky volum bëhet më i madh e i dukshëm sa më gjatë të jetojmë, pasi grumbullojmë më shumë eksperiencë, të paktën në jetën e përditshmë. Ndryshimi në cilësi del për shkak të roleve të ndryshme që kanë të rriturit në profesionin e tyre në krahasim me të rinjtë. Ky ndryshim në eksperiencë ndikon edhe në arsimim. Si fillim, vetë të rriturit janë burim për njëri-tjetrin, kështu që teknikat që përdoren më tepër janë diskutimet në grup, ushtrimet stimuluese, eksperienca laboratorike, eksperienca e profesionit, projekte mbi zgjidhjen e problemeve etj. Janë të shumtë shëmbujt që mund të jepen. Kështu, nëse i referohemi paradës, më të vjetërit e kanë më të lehtë ecjen me bandën muzikore, pasi kanë marrë pjesë në disa të tilla. Nëse i referohemi një situate operacionale, e kanë më të lehtë vendimmarrjen pasi, eksperienca e grumbulluar i ndihmon në analizën e faktorëve të jashtëm e të brëndshëm, dinë të analizojnë më shpejt anët e forta e të dobëta, risqet e mundshme e kështu me radhë. Kjo eksperiencë ka nevojë të përvetësohet nga më të rinjtë. Për më tepër, eksperiencat e ndryshme sigurojnë përbërje heterogjene brënda klasës në rast të një aktiviteti të caktuar. Vitet e eksperiencës të një grupi të rriturish, janë më të shumta sesa ato të një grupi 20 vjeçarësh. Si pasojë, në arsimimin e të rriturve u kushtohet më shumë rëndësi planeve vetjake mësimore (Allman 1983). Këto planë kanë nevojë të rifreskohen e të bëhen udhërrëfyes për zhvillim të mëtejshëm. Megjithë pozitivitetitn e saj, ekziston gjithashtu dhe negativiteti. Për shkak të eksperiencës së tyre, të rriturit kanë zhvilluar mendësi dhe veprime karakteristike. Për të kapërcyer këtë, mësimdhënësit e të rriturve po këshillojnë strategji për të ndihmuar njerëzit që të jenë më të hapur (Reay 1994). Si shkak i eksperincës, ekziston dhe një problem më konkret dhe më kompleks. Eksperienca bëhet burimi i identitetit të të rriturit. Le ta ilustrojmë me një shembull. Nëse pyesni një fëmijë 10 vjeç "Kush je?", ai do t'ju thotë emër, mbiemër, adresën, klasën dhe shkollën. Ndërsa një i rritur 40 vjeç mund të përgjigjet me emrin, vendin e punës dhe shkollat që ka kryer. Pra, nëse eksperienca e të rriturit injorohet e refuzohet nuk mohohet vetëm ajo por personaliteti i të rriturit. Si rrjedhim, del mëse e nevojshme vlerësimi i saj. Ky parim vlen më tepër për të rriturit të cilët mund të mos jenë të arsimuar në nivelin e kolegëve si dhe pa shume eksperiencë.
-Vullneti për të mësuar. Modeli andragogjik, merr në konsideratë faktin se të rriturit janë të gatshëm të mësojnë kur shikojnë diçka më të mirë e që i lehtëson në punën e tyre. Vëmendja dhe vullneti për të mësuar, janë rrjedhojë e detyrave që kryhen dhe levizja që i shoqëron ato nga një fazë në tjetrën. Sigurisht, nuk mund të pritet që vullneti të vijë natyrshëm, por ka plot mënyra që mësimdhënësit mund ta injektojnë atë. P.sh: ekspozimi ndaj një modeli të efektshëm në planifikimin e karrierës; duke u siguruar një eksperiencë analitike ku secili të vlerësoj boshllëqet midis gjëndjes aktuale, ku duhej të ishte dhe si duhej të ishte. A nuk është treguesi më i mirë mësimi i gjuhës angleze edhe për ata ushtarakë që janë mbi 40 vjeç? Atë që nuk mundën ta bënin në vitet e shkollës së mesmë, po e arrijnë tani në moshë madhore dhe me sukses.
-Orientimi për të mësuar. Për shkak të motivimit për të mësuar atë që nevojitet për jetën, të rriturit hyjnë në një aktivitet arsimor me orientimin për të mësuar se si të zgjidhin problemet konkrete të jetës. Ata mësojnë si të jenë të aftë të kryejnë një detyrë, ose të jetojnë në mënyrë sa më të kënaqshme. Qëllimi i këtij perfundimi është rëndësia e organizimit të të mësuarit rreth situatave jetësore, sesa rëndësia e lëndës që mësohet. P.sh. "si të shkruajmë një plan apo program për zhvillimin personal" apo çështje të tjera për të rriturit. Ajo që sot nuk mësojnë dot të rriturit me lehtësi është kompjuteri. Në shumë kurse nuk mësohet se si të përdoret sa më mirë kompjuteri dhe programet e tij por ndërtimi dhe komanda të panevojshme. Pra, ajo çka duhet të bëjnë mësimdhënësit është thjeshtimi i mësimit, të mësohet më e vlefshmja dhe e dobishmja. Thënia më e mirë është: "mësojuni atë që është më e nevojshme".
-Motivimi për të mësuar. Megjithëse dihet se të rriturit i përgjigjen mjaft mirë nxitësve të jashtëm si rritja e rrogës, vend pune i mirë etj, modeli andragogjik rekomandon nxitësa shpirtëror si vetëvlerësimi, vetëbesimi, jetë më të mirë. (Mazlou 1954). Shëmbulli më i mirë janë përpjekjet e gjithanëshme që bëhen për vazhdimin e kurseve të ndryshëm, arritjen e rezultateve maksimale etj. Shpjegimi është i qartë pasi, vlerësimi maksimal në kurs krijon kushte për të vazhduar më tej. Pse jo, të qenit ndër më të mirët krijon ndjenjën e të qenit i vlerësuar. Jo më kot thuhet se dija është pasuri dhe forcë.
Cilin model të përdorim? Siç u tha më sipër, të dy modelet shihen si bashkëkzistuese dhe jo të kundërta. Për shekuj me radhë mësimdhënësit kanë mësuar vetëm me një model, atë pedagogjik. Tashmë janë dy alternativa. Në disa situata, p.sh. kur jemi përballë diçkaje të re e të panjohur, mund të varemi nga instruksionet didaktike; përpara se të fillojmë të marrin iniciativën për të mësuar vetë. Në situata të tilla, alternativa dhe strategjia pedagogjike do të ishin më të vlefshme e realiste. Në rrethana të tjera (veçanërisht me të rriturit) alternativa andragogjike është më realiste, nëse njërëzit kanë pasur orientime për mësime vetëdrejtuese. Treguesit e fundit në njësi dhe reparte, tregojnë se modelet andragogjike janë më realiste në shumë situata krahasuar me ato të mësuar në shkolla. Në vijim të kësaj ideje vërehet se fëmijët janë më tepër vetëdrejtues jashtë sesa brenda shkollës. Ata sjellin eksperiencat e jashtme në aktivitetet arsimore dhe kjo mund të përdoret si burim për disa lloj mësimesh. Fëmijët dhe të rinjtë janë gjithashtu më të gatshëm të mësojnë kur u jepet ajo që atyre u nevojitet, sesa ajo që thuhet për të mësuar,të cilën do ta mësojnë në vitet e mëvonshme.
Përfshirjet në program. Modeli pedagogjik dhe andragogjik rezulton në dy përafrime të ndryshme; përsa i përket hartimit dhe zbatimit të programeve arsimore. Formati bazë i modelit pedagogjik është një plan përbërës; i cili i kërkon mësuesit t'u përgjigjet pyetjeve të mëposhtme: Cila pjesë e përmbajtjes së lëndës duhet të spjegohet? Ajo që duhet bërë është përgjegjësi e mësuesit në klasë, pra caktimi nga ana e mësuesit të asaj që është e nevojshme për të mësuar. Në këtë mënyrë, ndërtohet një listë e gjatë e mësimeve. Kjo kërkesë, duket se i ndrydh të dyja palët duke i lënë nxënësit vetëm me një burim të kufizuar, pra mësuesin. Si mundet që kjo përmbajtje të organizohet në njësi të matshme si 50 min, 3 orë apo një herë në javë? Kështu që mësimdhënësit i duhet të organizojë mësimet në njësi të matshme. Cila do të ishte rrjedha logjike në prezantimin e mësimeve? Për këtë vendos logjika e lëndës dhe jo vullneti i nxënësve. Si rrjedhim, në lëndët ekzakte ose atyre me përmbajtje shkencore, rrjedha logjike vjen nga problemi më i thjeshtë tek ai më i vështirë, në histori ndjek rendin kronologjik etj. Cilat do të ishin mjetet më të dobishme të transmetimit të kësaj përmbatje? Me lëndët të cilat kanë informacion të shumtë,mjeti më i mirë do të ishtë leksioni ose prezantimi audiovizual si dhe pjesë nga libra në lidhje me lëndën. Nëse përmbajtja përfshin punën praktike, do të ishte më mirë demonstrimi nga mësimdhënësi dhe zbatimi nga nxënësi. Në kontrast me të parin, modeli andragogjik është një hartim procesi. Modeli andragogjik jep një rol të dyfishtë të thjeshtuesit të mësimit (titull më i mirë sesa mësues). Mësimdhënësi merr rolin e hartuesit dhe menaxherit të procesit, duke thjeshtuar kuptimin e përmbajtjes për atë që është duke mësuar.
Mësimdhënësi merr rolin e burimit të përmbajtjes. Andragogjia thekson se ka edhe burime të tjera për të mësuar përveç mësimdhënësve. Këtu, përfshihen individë me dije të specializuara dhe që kanë aftësi për të punuar me njerëzit, materiale të ndryshme, burime mediatike si dhe eksperienca pune. Një nga përgjegjësitë e andragogut, është të dijë burimet dhe t'i lidhë ata që mësojnë me to. Procesi andragogjik përbëhet nga disa elementë: Vendosja e klimës. Çfarë procedurash do të vendosim për të patur klimë të favorshme për orën e mësimit? Ajo (klima) është një nga faktorët më prodhimtarë në mësim, sa që 10% e kohës në dispozicion të një aktiviteti mësimor i kushtohet këtij elementi. Klima ndahet në dy aspekte: mjedis fizik dhe atmosferë psikologjike. Në lidhje me të parin, ndërtimi i klasës së përshtatshme me karriget në radhë dhe mësimdhënësin në krye. Kjo është ideja më pak e dobishme që mund të kishte nxjerrë truri njerëzor. Klasa të jep idenë e komunikimit vetëm nëpërmjet një kanali, nga mësimdhënësi tek nxënësi dhe jo anasjelltas. Sugjerimi më i mirë, është vendosja e 5-6 vetëve në një tavolinë, të vendosur në mënyrë rrethore në klasë, ku hyn drita dhe ka ngjyra të ndezura. Njëlloj si e para, klima psikologjike është akoma më e rëndësishme. Në vijim janë karakteristikat se si mund të jetë klima psikologjike. Respekti reciprok. Njerëzit janë më të hapur ndaj mësimit kur ata ndihen të respektuar. Nëse ata injorohen, shikohen si të vështirë, eksperienca e tyre shihet si e pavlerë etj, energjia e tyre do të harxhohet më tepër në debate të kota sesa në marrjen e mësimit. Klimë bashkëpunimi. Për shkak të kushteve në shkollat e mëparshme, të rriturit tentojnë të hyjnë në çdo aktivitet arsimor; me një qëndrim prej rivali kundrejt pjesëmarrësve të tjerë.Për këtë arsye, vendosja e pjesëmarrësve bëhet në mënyrë të tillë që të japin e marrin me njëri-tjetrin. Klimë mirëbesimi. Njerëzit mësojnë më shumë nga ata mësimdhënës që ata i besojnë, sesa nga ata që nuk u besojnë. Pikërisht, këtu qëndron vështirësia e mësimdhënësit me klasën e vet. Ai/ajo është autoritet mbi pjesëmarrësit pasi ka pushtetin dhe vendos se kush kalon, kush merr notën më të mirë,apo të japë dënime nëse është e nevojshme. Mirëpo, si në shumë shoqëri demokratike, figurat autoritare mund të mos jenë të besueshme, derisa të provohen se nuk janë të tillë. Ndaj dhe mësimdhënësit duhet t'u besojnë pjesëmarrësvë në mësim në mënyrë që të besohen. Klimë mbështetëse. Njerëzit mësojnë më mirë kur ndihen të mbështetur sesa të paragjykuar apo të kërcënuar. Roli i mësimdhënësit në këtë rast nuk duhet të jetë i kritizerit, por i personit ndihmës, i cili ndjen shqetësimet dhe kërkon të ndihmojë. Një mënyrë e mirë është nëse mësimdhënësi i organizon në grupe dhe i trajnon në mënyrë që të kenë besim tek njëri-tjetri. Klimë e hapët. Kur njerëzit e ndiejnë veten të lirë dhe në mënyrë të natyrshme e thonë atë që mendojnë e ndiejnë, janë më të gatshëm të japin ide të reja dhe të provojnë ndjesi të reja. Në të kundërt, do të jenë të mbyllur. Në shkolla, për shkak të rivalitetit apo edhe faktorë të tjerë, pjesëmarrësit pretendojnë të dinë diçka që nuk e dinë, të ndiejnë diçka që nuk arrijnë ta ndiejnë dhe kjo bëhet motiv nxitës në procesin e të nxënit. Nëse mësimdhënësi ose trajnuesi qëndron i hapur dhe komunikon si i barabartë, ky do të jetë dhe modeli që pjesëmarrësit do të perpiqen ta bëjnë të vetin e tua transmetojnë të tjerëve. Klimë kënaqësie. Mësimi duhet të jetë një nga eksperiencat më të kënaqshme në jetë. Në këtë mënyrë, njerëzit mund të bëhen të aftë të jenë ajo çka ata janë, me potencialet e tyre më të mira. Njerëzit janë kurdoherë në kërkim, e kanë vështirësitë e tyre të zhvillimit. Kurdoherë duhet pasion dhe vullnet. Sigurisht, është mëkat të mendosh se eksperiencat e mëparshme kanë qenë të mërzitshme nga disa trajnues. Klimë humaniste. Gjithçka që u tha më lart mund të përmblidhet me fjalën "humanizëm". Mësimi është një aktivitet human. Sa më shumë të trajtohen njerëzit si të tillë, aq më shumë do të mësojnë. Ndërmjet të tjerash, vend të rëndësishëm zë ambjenti mësimor me të gjitha parametrat e kërkuar. Kjo ndihmon në sigurimin e kujdesit të domosdoshëm, të vëndit mikpritës, respektues e shoqëror.
Përfshirja e njerëzve në planifikimin e përbashkët. Çfarë veprimesh mund të përdoren për të bërë planifikimin për ata që trajnohen? Një ide do të ishte zgjedhja e përfaqsuesve nga radhët e atyre që trajnohen, me të cilët trainuesi mund të planifikojë hapat e ardhshmëm për leksionet. Trajnuesi, u shpërndan shpesh planin e aktiviteteve dhe përfaqësuesit paraqesin parapëlqimet e tyre. Ekziston një ligj mbi punën; njerëzit e ndiejnë veten të përfshirë në vendimmarrje në raport me sasinë e punës që ata ndiejnë se jane përfshirë për kryerjen e saj. E kundërta ndodh kur u imponohesh. Përfshirja e pjesëmarrësve në analizën e nevojave të tyre për të mësuar. Çfarë mund të bëhet për të ndihmuar ata që trainohen në mënyrë të përgjegjshme, në njohjen e nevojave të tyre reale për të mësuar? Një drejtim do të ishte shkalla e mospërputhjes së nevojave të tyre me ato të njësisë/repartit. Një zgjidhje strategjike mund të ndihmojë duke filluar nga interesimet e thjeshta, në përpunimin sistematik të vlerësimeve të punës, me një ekuilibër mes asaj që kërkohet dhe asaj që disponohet midis trainuesit dhe atij që trainohet.
Përdorimi i kontratave mësimore. Kontratat mësimore janë një mënyrë efektive për të ndihmuar atë që trainohet. Për disa mund të jetë i pakuptueshëm termi "kontratë", por do të ishte njësoj sikur të thonim "plan mësimor". Hapi i parë i ndihmon ata që trajnohen të hartojnë dhe zbatojnë kontratat si më poshtë. Çdo njeri që trajnohet trajton një çështje mësimore, të cilën e ka të nevojshme dhe që e ka kthyer në një objektiv mësimor, përshkruan se si mund ta arrij ose si i përdor aftësitë e tij. Ai që trajnohet më pas identifikon, me ndihmën e trajnuesit, burimet më të efektshme dhe strategjitë për përmbushjen e çdo objektivi.
Specifikon se çfarë duhet për të treguar se si u arrit çdo objektiv. Në fund, ai që trajnohet, specifikon se si ky përfundim do të gjykohet apo vlerësohet. Pasi plotëson draftin e parë të kontratës, ajo rishikohet në grupe të vogla dhe merr reagimet dhe sugjerimet e tyre. Kjo kontratë me sugjerime rishikohet me trajnuesin, në mënyrë që të jetë në vijimësi të programit mësimor apo për të sugjeruar burime të tjera. Me aprovimin e kontratës, ai qe trajnohet vazhdon ta përmbushë atë duke përfshirë aktivitete grupi, informacione të dhëna nga trajnuesi ose specialistë të tjerë. Trajnuesi gjithmonë e ndjek punën si "dhënës" i informacionit dhe konsulent. Kur përmbushet kontrata, ai që trainohet paraqet punimet e tij në "Dosje", e cila përmban shkrime, kaseta, vlerësime nga vëzhgues e gjykues të ndryshëm dhe prezantime. Trajnuesi e pranon atë kur është i bindur se mund ta pranojë si "dosje". Përdorimi i këtyre kontratave ndihmon jo vetëm trajnuesin por edhe atë që trajnohet që të zhvillojë punime individuale.
Modeli andragogjik është pranuar gjerësisht në programe të ndryshme, duke filluar nga kurset individuale në programe të mëdha në universitete, trajnime profesionale, në zhvillimin e burimeve njerëzore e deri në arsimimin fetar. Megjithë përdorimin e saj, ende nuk ka marrë shtrirjen e duhur në njësi dhe reparte. Kjo për shkaqe të ndryshme. E rëndësishme është që ajo të kuptohet, vlerësohet e zbatohet në praktikën e përditshme. Megjithatë, sikundër theksojnë shumë studiues "Ende nuk dihet nëse andragogjia shërben si një teori unike dhe vetëm për të rriturit. Si teori ka provuar që të ketë sukses në disa aspekte të arsimimit. (Carmmen, 2000). Megjithatë, kemi nevojë t'u përgjigjemi pyetjeve: A është e nevojshme të dallojmë nevojat për arsimimin e të rriturve nga ato të fëmijëve? A do të përparojë arsimimi i të rriturve në bazë të kësaj teorie?
Shumë kërkime bëhen për të matur suksesin e kësaj teorie, ku deri tani ndikimi i saj më i madh ka qënë në praktikë se sa në teori. Sikundër u përpoqëm të spjegonim më lartë, edhe në Forcat e Armatosura, aplikimi i saj do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të përgatitjes së ushtarakëve.

Literatura
Allman, P. and Mackie, K. "Toëards a Development Theory of Andragogy", The Nottingham Andragogy Group. 1983.
Arends, R.I., and Arends, J.H. Systems Changes Strategies in Educational Settings, New York: Human Science Press. 1997.
Bandura, A. Principles of Behaviour Modification. New York; Holt, Rinehard and Winston, 1969.
Baltes, P.H. (Ed). Life-Span Development and Behaviour, Vol.1. New York: Academic Press, 1978.
Barret, J.H. Individual Goals and Organisational Behaviour. Amm. Arbor: Institute for Social Research, University of Mishigan, 1970.
Carmmen, R. (2000). Adult Education and Learning, Manchester University.
Malcolm S.Knowles, Elëood F. Holton III, Richard A. Swanson, The Adult Learner, 1998, Gulf Publishing Company, Houston, Texas.
Maslow, A.(1954), Motivation and Personality, Harper and Row, New York.
Reay,D.G. (1994), Undersanding How People Learn, Kogan Page, London.
Carmmen, R. (2000). Adult Education and Learning, Manchester University.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...