2014-05-28

Lansohet ueb-faqja me rrëfimet e viktimave të luftës



RRETH “NJERËZIT DHE KUJTIMET FLASIN" – FILMAT NARRATIV DOKUMENTAR

Viktimat e luftës së fundit në Kosovë akoma nuk janë dëmshpërblyer në aspektin politik, ekonomik dhe social. Ata qëndrojnë në kaos total dhe meritojnë më shumë dinjitet duke pasur parasysh vuajtjet e tyre gjatë luftës. Ata aktualisht shihen si pjesë e margjinalizuar e shoqërisë. Për shkak të situatës aktuale, viktimat ndjehen të vetmuar, të harruar dhe pa respekt për fatin e tyre. Në të njëjtën kohë, viktimat janë jo-bashkëpunues në proceset e demokratizimit dhe pajtimit.

Projekti “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” ka për qëllim që në mënyrë komode të ndërtojë mirëkuptimin e përgjithshëm shoqëror dhe rëndësinë e dokumentimit të tregimeve/përjetimeve individuale dhe kolektive të luftës, të kontribuojë në ndërtimin e historiografisë përmes tregimeve individuale, tu përgjigjet nevojave të viktimave, të rris të kuptuarit dhe të ndjerit e empatisë me njerëzit të cilët fizikisht ose materialisht ishin viktimizuar dhe të ngre vetëdijen e shoqërisë dhe përfaqësuesve institucional për të mundësuar përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur dhe prurjen e autorëve të krimeve para drejtësisë.

Nga të gjitha mediet e popullarizuara, televizioni ilustron fuqinë e komunikimit masiv për të informuar, edukuar dhe të ndikojë publikun. Filmat dokumentarë janë rritur në popullaritet dhe influencim, duke ndikuar në ndryshime shoqërore dhe politike, si dhe njoftimin e audiencës me fushata, ide dhe individë. Derisa ballafaqimi me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale është proces aq i ndjeshëm në shoqëritë post-konfliktuale, Integra synon të përdor mediet, dokumentimin vizual dhe qasjet kreative për të mbledhur kujtime të vërteta të viktimave të luftës së fundit dhe pas luftës në Kosovë 1997-2003.

Gjithashtu, përmes projektit “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” Integra synon të përdorë dokumentimin vizual, tregimin kronologjik dhe konstruktiv, dhe ueb platformat për të grumbulluar kujtime të vërteta të viktimave në mënyrë që të sigurojmë një burim të qëndrueshëm për aktivistët e të drejtave të njeriut, avokuesit dhe grupet kontrolluese, politikë-bërësit, studiuesit dhe artistët.

Integra ka arritur të prodhojë një numër të konsiderueshëm (59) me Filma Narrativ Dokumentarë (prodhimi vazhdon) me tregime të viktimave të luftës së fundit në Kosovë nga etni të ndryshme. Transmetimi i Filmave Narrative Dokumentare “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” filloi më 29 tetor 2012 në KTV (Koha Vizion – TV kombëtar në Kosovë), dhe nga kjo datë, ky produkt mediatik transmetohet çdo të hënë, prej orës 22:20.






Organizata Integra ka lansuar Platformën online www.peopleandmemories.org me Filmat Dokumentarë Narrativ “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin”.





  • Këto janë rrëfimet dhe përjetimet e viktimave nga profile të ndryshme etnike, gjeografike, fetare dhe profesionale, të cilët ishin dëshmitarë të krimeve të luftës në Kosovë gjatë periudhës 1997-2003.


    people-and-memories-talk

    “Duke regjistruar, dokumentuar dhe publikuar rrëfimet dhe përjetimet e luftës, ne dëshirojmë t’i ruajmë përvojat individuale njerëzore në mënyrë që të ndihmojmë drejtpërdrejt në statusin e viktimave, paqen ndëretnike, fuqizimin dhe angazhimin e viktimave, të kontribuojmë në kultivimin e solidaritetit njerëzor, dhe të ndihmojmë në ndërtimin e besimit.


    Me këtë ne synojmë të kontribuojmë në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, të promovojmë dhe forcojmë kujtesën individuale dhe kolektive përmes njohjes së natyrës universale të vuajtjes njerëzore dhe të solidaritetit”, thuhet në komunikatë.



    Deri më tani, Integra ka qenë e angazhuar në prodhimin e 59 Filmave Dokumentarë Narrativ, ndërsa qëllimi përfundimtar i Integra’s është prodhimi i 100 dokumentarëve për rajonin e Kosovës. Në të ardhmen, Integra synon të zgjerojë numrin e filmave dokumentarë narrativ duke përfshirë kështu viktimat e luftës nga vendet e ish-Jugosllavisë: Bosnje dhe Hercegovinës, Kroacisë, Serbisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

    Për më tepër, lansimi i kësaj ueb platforme, e cila ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në dokumentarët “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin”, është pasqyrim i përpjekjeve të vazhdueshme për të avokuar për të drejtat dhe nevojat e viktimave tek audienca e gjerë dhe politikë-bërësit, brenda dhe jashtë të Kosovës.


    Shikoni rrëfimet dhe përjetimet e të luftës në Kosovë në ueb faqen www.peopleandmemories.org

    Ismet Hasani - Mendjet e Ndritura me kujdes dhe profesionalizëm trajtojnë çështjet e Kombit të vet

    Ismet Hasani

    1 Të synojmëë të jetojmë në qetësi, të mendojmë me mendjet tona, të shiqojmë punët tona dhe të punojmë me duart tona; “Dora e huaj mirë nuk të kruan, brisku i huaj fort thellë të rruan!”

    2 Patriotizëm i mirëfilltë i një intelektuali është që vlerat shpirtërore, mendore, letrare, artistike, shkencore, kulturore dhe materiale të popullit të vet t’ia prezantojë botës, e jo vetëm provincës së vet.

    3 Mendoj se, nuk është më koha e kombeve për suedezët, norvegjezët, danezët, gjermanët, apo amerikanët, ndërkaq për shqiptarët, që kombin nuk e kanë ndërtuar akoma, është gjithmonë vonë të flasin për kombin e tyre. Mendjet e Ndritura me profesionalizëm trajtojnë çështjet e Kombit.

    4 * Popullin Shqiptarë e bashkon gjuha, prejardhja, autoktonia, lashtësia, historia, virtytet, traditat, që me vizionet e tyre e çojnë përpara Mendjet e Ndritura të tij.

    Kombin shqiptarë e përfaqësuan shumë personalitete, këtu po marrin vetëm treprej tyre:

    1. Faik Konica (magjistroi në Harvard), ishte nga prindër myslimanë.

    2. Fan S. Noli, edhe ky studiues në Harvard, ishte ortodoks.

    3. Ndërkaq, Homeri i kombit – At’ Gjergj Fishta, ishte katolik.

    Që të tre ndër vete, ishin në raporte miqësore dhe tërë jetën punuan përShqipërinë dhe shqiptarët. Tërë jetën trajtuan tema që i përaksin popullitshqiptarë dhe fatit të tij.

    Shënime biografike për autorin

    Ismet (Mustafë) Hasani u lind më 20 mars 1945 në fshatin Pacaj të Gjakovës. Shkollënfillore katër klasëshe e kreu në fshatin Sheremet, Tetëvjeçarën në Junik, dhe Shkollën eMesme Ekonomike e kreu në Gjakovë. Pas kryerjes së shkollës se mesme, punoi si mësues nëshkollën fillore në Sheremet në vitin shk.1964/65. Më pas vijoi studimet në FakultetinEkonomik në Prishtinë, të cilat i mbaroi në aftin e rregullt, e mëpastaj, nga marrëdhënia epunës, vijoi Studimet Postdiplomike në Zagreb, për të fituar titullin magjistër i shkencaveekonomike. Punoi si profesor në shkollën e mesme ekonomike pranë Gjimnazit në Mitrovicënë vitin shk. 1968-70 dhe në SHPK Zveçan. Pas 5 viteve të kaluara në arsim, punoi Drejtorpër punë juridiko-ekonomike në Shtypshkronjën e Mitrovicës, prej ku me inisiativën estrukturave politike u dërgua në SHKSH në Mitrovicë, ku punoi si isnpektor dhe isnpektor iLartë. Si kuadër profesionist e dërguan në kompleksin e KXMK ”Trepça”, konkretisht siNdihmësdrejtor në FPP dhe si Drejtor i BP në TT në Zveçan, ku punoi gjer në largimin medhunë – pas grevave të minatorëve dhe solidarizimin e tyre nga punëtorët shqiptarë tëKombinatit ”Trepça” – në v. 1990.

    Si ekspert për ekonomi dhe financa, gjykatat e angazhonin në cilësinë e ekspertit tëpërhershëm gjyqësor, dëtyrë të cilën e kryente me përkushtim, nën betimin e dhënë në bazë tëLigjit për ekspertiza gjyqësore, si bashkëpunëtorë i jashtëm profesional në periudhën prej1972-2004. Gjatë kësaj periudhe ka kryer mbi 30 mijë ekspertiza gjyqësore… Pas largimit me dhunë nga Kombinati ”Trepça”, rregjistroi si veprimtari të pavarurprofesionale Ekspertizat gjyqësore dhe u bë i pari dhe i vetmi ekspert i përhershëm gjyqësorme veprimtari të autorizuar, rregjistruar dhe licencuar. Kështu që depërtoj me ekspertizat e tijaprofesionale dhe u bë i njohur dhe i pranuar jo vetëm në gjykatat nëpër tërë Kosovës, por edhejashtë saj, kështu që përmes duarve të tija kanë kaluar mbi 30 mijë lëndë gjyqësore, në të cilat,me Aktvendimet e gjykatave përkatëse, ka kryer ekspertiza gjyqësore. Lufta e vitit 1999 e gjeti në Pjesën Veriore, ku me familjen e tij 6 antarëshe jetoi qysh ngaviti 1968.

    Si shumë shqiptarë të tjerë, Luftëne ’99 e mbijetoi në Pjesën Veriore të Mitrovicës dhe passhumë vuajtjesh e maltretimesh, dhe 8 muaj të hyrjes se KFOR-it françez, në shkurt të vitit2000, serbët e terbuar, iu versulen në banesen e tij dhe pas shumë peripetish, e fal Zotit dhegatishmërisë së bashkëshortës se tij, Mejremës, e cila u kacafyt me serbët e armatosur, të cilëtveç kishin hyrë në banesë dhe luftoi sa shtatë burra, dhe kur pa se ata nuk po zbrapsen, bërtitime klithje në gjuhën e tyre: ”m’i sjellni bambat dhe atutomatikun e t’i shporrim këta çetnikëtë tërbuar!” Kur dëgjuan këtë klithje, serbët e tërbuar, humben moralin për sulm, duke ekuptuar dhe bindur se brenda në banesë vertëtë kemi bomba dhe armë, u tërhoqen duke ”e bërshoshë” derën e banesës, por për fat të mirë familja shpëtoi. Atë natë (më 3 shkrut 2000),

    Enxhi Krasniqi - TRAGJEDI TË KOHËVE MODERNE


    Tregim



    Ajo ditë ishte e zakonshme si të gjitha ditët e tjera të qëndrimit tim në Kosovë. U ngrita herët dhe mendova të bëja dy punë, edhe shëtitjen time të mëngjesit, edhe të shikoja rrugët, kopështiet për të cilat me kishte marrë malli, por të merrja njëkohësisht edhe bukën e ditës. Dielli e kishte kaluar qafën e malit dhe dukej si një saç i madh, që piqte buken e madhe te ditës për njerzit.Zogjtë cicërinin në kor në degët e pemëve, por pa mundur dot këngën e gjinkallave, që edhe ato ishin zgjuar herët. U afrova pranë dyqanit të bukës.Hapa derën e bukëpjekësit, dhe mora erën e bukës së pjekur.Me ngjante se thithja të gjitha aromat e fushave te Kosovës. Një erë që më ngrohu.

    -Miremëngjesi!…përshëndeta, por kureshtare në do e gjeja serish bukëpjekësin që kisha lënë kur ika para dy vjetësh.Nuk ishte xha Simoni që prisja të ishte .Përpara meje qendronte një mesoburrë me flokë disi të rralluara, dhe me ca sy të qetë e të embël.

    -Mirëmëngjesi Zonjë! Më përshëndeti edhe ai.Paskeni ardhur me pushime?Pyetja me krijoi bindjen se më njihte.

    -Po, pak pushim na duhet dhe ne kurbetqarëve.Na mërr malli për trojet,për burimet dhe lëndinat ku luajtëm dhe u rritëm.

    Ai tundi kokën sikur donte të thoshte “Mua nuk më merr malli, por nuk kam ku vete”.

    -Tani mbas luftës shikoj se jeta është bërë dhe më e vështirë!

    -Ki të drejtë zonjë, gjëndja është vërtet e vështirë. Të gjithë luftojnë me kafshatën e gojës. Të gjithë janë në lëvizje për një ditë më të mirë. Të gjithë njerzit janë në luftë për krijimin e diçkaje të re. Kërkojnë diçka më të mirë se ajo që u ka mbetur. Dhe derisa e duan këtë diçka dhe s’bejnë dot pa të, patjetër që do lëvizin dhe do ta kërkojnë.Fliste me mirësi por edhe me dhimbje. Kishte një zë të thellë si vetë oshëtimat e pyjeve Gradinës.

    Ndërsa ne bisedonim,një vogëlueshe me gërsheta si lëkura e regjur qëndronte pranë meje. Kishte një fytyre imcake,një palë sy që shëndrisnin si kokrra rrushi,por sikur me parë të kishin lotuar. Faqet e njoma të saj dukeshin sikur ishin larë me lot. Kishte veshur një fustan të verdhe dhe të zhubrosur. Grushtin e dorës së djathtë e mbante të mbyllur,sikur kishte frikë se mos i ikin lekët që mbante në dorë. Në shikim të parë të jepte bindjen se jeta e saj nuk mund të ishte e qetë, e ëmbël dhe e bukur.

    Kërkova dy bukë që më duheshin. Shitësi futi dorën nën banak, mori një cope letre dhe mbështolli simitet. Vogëlushja e vështronte me gjakftohtesi me ata sytë e saj të qetë, që u gjasonin dy kokrrave të kafes që notojnë në filxhanin e thellë.

    -Zonjë doni gjë tjetër? – shitësi hidhte veshtrimin nga furra e madhe, që si dukej ishte e mbushur me bukë për tu pjekur..

    -Jo zoteri !Unë nuk dua asgjë tjetër.Por kjo vogëlushja këtu dëshiron. Ajo s’ishte aq e gjatë,prandaj ai nuk e kishte parë, ndaj vajti në skaj të banakut dhe e shikoi nga afër.

    -Ju e sollët këtu?

    -Jo zotëri, këtu e gjeta! Vogëlushja më pa me enigmë, e kredhur në mendime.

    -Ç’deshe ti ?Bukë?!

    Vajza u drodh nga zëri i shitësit dhe u zgjua nga mendimet.Ajo zgjati dorën e vogël.Hapi grushtin.Në të gjendej një monedhë që mund të blije vetëm një bukë.

    Shitësi futi sërisht dorën nën banak,mori gazeten dhe mbështolli bukën.Unë vura mbi banak monedhën e saj dhe një monedhë tjetër.

    -Edhe një simite, zotëri, për këtë vogëlushen.

    Nga vitrina nxori edhe një simite tjetër, dhe serish bëri cermoninë e mbeshtjelljes.

    Mora të dy bukët dhe ja dhashë.Gishtrinjtë e saj i shtrënguan ato,i kishte të lagta dhe të ngrohta si skërranjat pas shiut.Vogëlushja me shikonte ngurtazi duke i shtrënguar simitet pas fustanit të saj të papastër.

    Hapa derën dhe lashë të dilte përpara meje.

    -Si quhesh ?Ajo vetëm më shikonte, dhe dukej sikur nuk merrte frymë.Të ka enda një akullore ?Ajo levizi qerpikët e vegjël si dy krahë fluture. Shkojmë pra!

    Arritëm te tregtiza dhe porositëm akullore.Vajza nuk e leshonte bukën nga dora.

    -Pse s’e le bukën këtu në tavolinë, që të hash akulloren më mire!-i thashë me një zë lutes, dhe desha t’i’a marr bukën. Ajo e shtrëngonte për vete duke e përtypur akulloren, si të ishte një bombobe. Pasi hëngrëm akulloren u ngritem. -Ku banon? Heshtje, asnje fjalë. -E mira është që bukën ta shpiesh në shtëpi ! Ajo vetëm më shikonte dhe nuk hapte gojë. – Mirë atëherë, të dëshiroj ditë të mire, i shpupurisa flokët e dendur, dhe vazhdova të ecja në drejtim të shtepisë.

    Pas meje dëgjoja hapa të vegjël. Ngjanin si gishtrinj që luanin melodi trishtuese mbi tastat e një pjanoje.U ktheva.Ajo ishte pas meje.- Në këtë drejtim banon?

    Ajo s’u përgjigj. Ecte perkrah meje,thuajse nën sqetullen time. Çdo gjë ishte e qetë,mezi hetohej dikush aty pari, sepse ishte herët në mengjes. Ajo me vështronte në mënyrë enigmatike. Rruga ishte e shkretë, këtë ja shtonte dhe më tepër dielli i fortë që nxehte si një furrë. Nga të dy anët kishte oborre dhe shtëpi të pastërta. Pak me lart dy persona ishin ulur në karrige para një dyqani frutash.

    -Mos e njihni këtë vogëlueshe? Vjen pas meje por nuk e di se ku banon.

    Ata panë sytë e asaj .

    -Mbase është nga ajo familja që tani jeton në shtëpinë e Stojkoviçit, kanë ardhur nga një fasht i Drenicës,tha njëri prej tyre.Ju jeni e bija e Sokolit që jeton në Gjermani?…

    -Po !…U përgjigja unë shkurt.

    -Pushime të këndëshme - më urojë ai…

    I përshëndeta për ditë të mbarë dhe vazhdova më tej. Tani ecja disi me e sigurtë, sepse dija se ku banonte vogëlushja. Arritëm te shtëpia ime,por nuk u futa në të. Ecëm me vogëlushen me tutje. Nuk me linte kureshtja të qetë. Dëshiroja të dija shkaqet pse ajo nuk fliste, dhe po ashtu, doja të dija dhe gjendjen e tyre.

    Arritëm te shtëpia. Derën e gjetëm të hapur. Shtyva me kujdes kanatin e saj dhe hyra në koridor.Ishte errësirë.Dëgjoja shumë qartë zëra fëmijësh. Dikush qeshte e dikush qante.Ata zëra ishin rrefyes se nga të vazhdoja të ecja. Pas disa hapash u gjenda pikërisht në vendin nga vinte ajo sinfoni e pa harmonizuar. Shtyva derën e dhomës,por dhe e drojtur përpara asaj që me priste. Zot !…Një gjendje që nuk e paramendoja as nëpër filma të trishtë. Një grua e zeshkët në fytyrë, me flokë të gjatë dhe të zes ishte e shtrirë në një shpuzë të shtruar në dysheme, afër dritares në anën e djathtë të derës nga hyra unë. Kishte çehren as e gjalle, dhe as e vdekur. Duart i kishin rrethuar barkun e fryre nga shtatzania. Afër saj qëndronte një femije i vogël që sapo kishte filluar të ecte. Ai me duart e tij të vogla luante me flokët e saj, sikur donte ta zgjonte nga gjumi. Tre fëmijë të tjerë luanin nëpër dhomë, sikur të mos kishte ndodhur asgje. Rrekeshin mes vete. Ne fillim u shtanga. Nuk dija çfar të bëja më pare. Mu duk se rashe në një pus të thellë, të mbushur me uje dhe po mbytesha.Më përmëndi zëri i vajzës që më ndiqte nga pas gjatë rrugës:

    - Te lutem ndihmoj nënën time!Mos e lerë të shkojë te babai! Të lutem…të lutem! Thërriste dhe syte i kishte te mbushur me lot.U ula ngadalë në gjunjë, sa të mund të bisedoja me të në lartesi të njejtë të syve.Shtrëngova duart e saj të vogla, të ftohta si prej të vdekuri dhe i putha.Pastaj , i thashë të ikte shpejt në shtepinë time të kerkonte ndihmë.

    Ajo iku si një vetetimë, qe fshihet pas qafes së malit dhe pas reve te dëndura, duke ma lënë mua dhimbjen dhe goditjen e saj.Ju afrova gruas së shtrirë, kërkova të ndëgjoj pulsin në dorën e saj, qe ngjante me një degë pemë të thatë, ku nuk duken shenjat e gjelbërimit.Pulsi i rrihte.Mora frymë pak më lirisht. Fillova ti flas, ndonse nuk ja dija emrin: -Motër…Motër…Më ndëgjon?! Ajo nuk reagonte… E prishur në fytyrë, e ngarkuar nga rete e dhimbjes dhe trishtimit vrapova të kërkoj edhe unë ndihmë. Gjunjët me ishin prere dhe nuk mbushesha dot me frymë. Dola te dera e kulles dhe hodha veshtimin larg, larg nga rruga..Më vinte te bertisja..të therrisja…eeeeejjjjj..vellezer…motraaaaaa..ndihmë..ndihmë..në këtë shtëpi ka hyrë vdekja..eja ta nxjerrim jashte dhe te derdhim mbi sytë e ketyre fëmijëve të pa fajshëm gëzimin. Doja të bërtisja, por zëri më kishte ikur..ma kishin vjedhur dhimbjet dhe ma kishin lidhur në grykë. U turra nga dalja e kullës pa ditur se çfar drejtimi do merja..përballë pashe vëllanë, dhe pas tij vajzën e vogël që rende me hapa të vegjël. Merrte frymë me zor dhe flokët i ishin shpërndarë dhe ngaterruar permbi supe dhe i kishin mbuluar fytyrën e vogël…

    Vëllai me kapi nga të dy supet dhe më shkundi:

    -Çfar ka ndodhur?

    Mbështeta kokën në kraharorin e tij dhe më mbuluan të qarat:

    -Një grua shtatzënë brënda në shtëpi është duke vdekur!

    -Një grua shtatzënë në shtëpi është duke vdekur!

    Gjunjët e mi qenë si pasqyrime të gjunjëve në ujin e valëzuar, buzet si rërë.

    ***

    Zemra me rrihte si daulle. Shkoja dhe vija nëpër koridorin e spitalit, por mendjen e kasha brënda në sallën e operimit, ku luftonte lindja dhe vdekja. Ndjesia e nënës dhe gruas luftonte me mua, herë më mposhte dhe herë me trazonte thellë duke më zgjuar ndjenjën e frikës dhe të vdekjes. Vogëlushja ishte ulur në një karrike pranë vellait tim dhe luante me fustanin e zhubrosur. Herë – herë me kyçin e dorës fshinte lotët që i rridhnin. Duke qëlluar në rrjedhën e llomotitjes sime lëshoja një zë si lutje kishtare “O Zot, ki mëshirë!…O Zot, ki mëshirë!”…Vazhdova të përsëris këtë lutje duke e mbajtur atë në rrokëzimin e tyre të veçantë.Rokëzimi fillojë disi të zgjatej kur në koridor u shfaq të vinte mjekja e operimit. Vëllai u ngrit dhe fiku cigaren, atëhere u përqëndrova dhe kuptova që ishte bërë një grumbull i tërë helmi që ai kishte pirë.Bëmë hapa në drejtim të saj sikur donim të ndanim distancën që nandante. Mjekja një grua që i kishte kaluar të pesëdhjetat, kishte fytyrë të ngritur dhe mollëza të dukshme.

    -Gruaja që sollët më parë, pastaj mori frymë thellë, sikur fjalët që do thoshte do ti nxirrte nga pusi i thellë i kraharorit.Ne kishim mbetur te lidhur pas gojës së saj. Zonja është jashtë rrezikut për jetën,kishte zë të butë si fije mëndafshi që valëzon nëpër ere. Gjëndja i është përmirësuar. Më duhet të them, prapë na futi në ankth.Më duhet të them se ishte me fat që e sollët shpejt. Asgjë nuk po kuptonim. Pastaj mori frymë thellë dhe vazhdoi.Ishim të detyruar të bënim operimin, dhe te nxirrnim fëmijen.

    Mua mu mor goja …kisha mbetur gojehapur pa lëshuar as frymëmarjen,vetëm dëgjoja dhe shikoja gojën e saj, andej nga prisja edhe dritën e jetës edhe vdekjen.

    -Edhe fëmija është mirë, është djalë! Pastaj na vështroi të treve me radhë. Na shikonte sikur kërkonte një emër nga ne. Një emër për foshnjën e posalindur.

    Vogëlushja që shikonte me sy të ngazellyer thirri një emër:

    -Kreshnik!..Kreshnik do ta quajmë!…Sepse kështu e kishe emrin babai im që tani është hero i luftës në Kosovë!

    Silvia Ferretto Clemento - Një histori e mohuar për tre breza italianësh



    Silvia Ferretto Clemento


    “Mënyra e vetme për të larguar, ata që ju përkasin etnive të tjera, është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror. Mbetet vetëm një rrugë-zgjidhje, zbimi masiv. Kur forca e shtetit ndërhyn në luftën për treva, nuk mund të ketë sukses veçse duke reaguar brutalisht”.

    Ky citim është marrë nga një tekst i titulluar “Iscljavanje Arnauta »( Zbimi i shqiptarëve ) që përfaqëson qartësisht një vepër teoriko-praktike për çrënjosjen e kulturës dhe të popullit shqiptar.

    U paraqit më 17 mars 1937 si Enchiridion, në Rrethin kulturor serb të Beogradit dhe përpunuar nga boshnjaku Vasa Cubrilovic (anëtar i organizatës nacionaliste Bosnja e Re më 1937, këshilltar i Milosheviçit deri sa vdiq më 1991) dhe që kishte si synim zhdukjen e planifikuar të shqiptarëve, që banoin në Kosovë.

    Bëhet fjalë për një projekt të vërtetë që paraqet në mënyrë cinike rrugën për të kryer një « spastrim etnik » të trevave që duheshin fituar.

    E hartuar fillimisht për t’u përdorur nga sërbët kundër shqiptarëve, në vitet 40 u zbatua edhe për popullsinë italiane te Istrias dhe më vonë, e ripastruar nga pluhuri, në vitet 90 nga Slobodan Milosheviç edhe një herë në Kosovë.

    I ashtuquajturi « spastrim etnik » nuk është një risi tragjike e ditëve të sotme, por një dukuri gjithmonë e pranishme në marrëdhënjet konfliktuale të etnive në mozaikun jugosllav (A. Petacco, L’esodo, Milano, A. Mondadori Editore, 1999, p. 35.)

    Michel Roux,në fjalën e tij kujton se « …rrënjët ideologjike të spasrimit etnik që kanë ndodhur në hapsirën ballkanike, vijnë nga Turqia e cila ka përcjellë zakone me origjinë nga Sharia, ligji islamik, sipas së cilit fitorja ushtarake dhe pushtimi territorial ligjërojnë të drejtën e zotërimit të jetës dhe pasurisë së të mundurve.

    Nga turqit, kristianët e Ballkanit kanë mësuar se me shpatë, fiton apo humbet jo vetëm pushtetin dhe pavarsinë, por edhe shtepinë dhe pasurinë… »( M. Roux, in Europa e nuovi nazionalismi. I Balcani, L. Rastello (a cura di), Rivista Limes, Rivista Italiana

    di geopolitica 1-2/93, ivi, p. 2.)

    Ministri i ardhshëm i Titos, rrjeshtonte në projektin e tij shkencor të spastrimit, menyrat e arritjes së kushteve për një zbim masiv :

    « Asnjë veprim nuk kërkon kaq vëmëndje dhe durim. Për të patur nje largim masiv, kushti i parë është krijimi i një psikologjije të përshtatshme, që mund të ndikojë në shumë mënyra.

    Shteti duhet të shfrytëzojë çdo mundësi ligjore, në mënyrë të tillë që t’iu bëhet (atyre me etni tjetër) e pamundur të jetojnë midis nësh. »

    Mjetet e këshilluara nga Çubrolloviçi dhe të praktikuara me besnikëri në Ballkan, në Venecia Xhulia dhe në Dalmaci për të përshpejtuar proçesin e largimit ishin : Gjobat, burgosja, përdorimi i të gjitha mundësive të policisë …përdorimi i punës së detyruar dhe shfrytëzimi i domosdoshëm i mjeteve të ndryshme që mund të përdoren me ndihmën e policisë.

    « Në planin ekonomik : Refuzimi i njohjes së dokumentave të vjetra të pronësisë është një veprim i kadastrës (hipotekës) që në këtë rajon duhet të shoqërohet me mbledhjen e pamëshirshme të taksave dhe rikthimin me forcë të çdo detyrimi publik apo privat, anullimin e përdorimit të çdo kullote komunale dhe shtetërore, ndërprerjen e çdo konçesioni të dhënë, heqjen e liçencave për kafenet, për ushtrim tregëtar dhe dyqane artizanalë, largimi nga puna të zyrtarëve, te punësuarve privat e bashkiak »…( Cubrilovic citato da M. Roux, Lo scenario bosniaco: pulizia etnica e spartizione territoriale, p. 34.)

    Por edhe :

    “- praktika dhe masa ndikuese në fushën mjekësore

    - zbatimi me force i te gjitha urdheresave ne vend-banimet private;

    - shkatërimi i mureve dhe gardheve të larta të shtëpive”

    Kjo pikë e fundit që u ideua më 1937, kishte si synim të godiste moralin islamik të besimit të shqiptarevë të cilët, sipas syres së Kuranit, ishin shumë të ndjeshëm për privatsinë e tyre dhe moralin tradicional.

    Shëmbja e mureve dhe gardheve që rrethonin shtëpitë, i zbulonin gratë mysylmane ndaj vështrimeve të paturpshme në kundërshtim me privatsinë familjare të predikuar nga Kurani, dhe do të dobësonte e shqetësonte jetesën dhe zakonet e vajzave, motrave, grave dhe nënave.

    Kjo praktikë megjithëse nuk kishte asnje kuptim, u zbatua edhe tek italianët.

    Ishin të shumta rastet e persekutimeve dhe dhunës kundër klerit katolik, por edhe shkatërrimit të kishave dhe varrezave. “Ata (njerëzit e etnive të tjera) janë shumë të ndjeshëm në fushën e besimit. Megjithatë është e nevojshme të preken edhe në këtë pikë. Varret janë dëshmi të dukshme e përkatësisë nacionale dhe duke i shkatërruar, arrihej qëllimi i dyfishte : të fyenin të vdekurit dhe të fshinin dëshminë e ekzistencës së popullsisë etnike që donin ta zhduknin.

    Edhe asimilimi duhej bërë pa lenë asgjë rastësisë. Kolonëve u duheshin shpërndarë armë. Veçanrisht duhej ndaluar hovi i malësorëve, përderisa shkaktojnë kryengritje masive”.( V. Cubrilovic citato da A. Vascon in Il libro bianco, cit)

    Në programin e tij kishte përcaktuar malazestë, si kolonët më të përshtatshëm për këtë synim : duke qenë arogantë, të paepur dhe të pallogjikshëm, me sjelljen e tyre do t’i detyrojnë shqiptarët të largohen.

    Ky konflikt duhet përgatitur dhe vënë në zbatim nëpërmjet rekrutimit të njerëzve të besuar.

    Së fundmi duhen ndezur me mjete të efektshme konfliktet lokale që do të prekin zëmrat…

    Nuk duhej bërë gabimi, për të zbuar vetëm të varfërit. Klasa e mesme dhe e pasur në fakt, sipas Çubriloviçit, përbënte shtyllën kurrizore të popullit dhe ajo që duhej bërë ishte ndjekja dhe zbimi. Të varfërit të mbetur pa mbështetjen e bashk-kombasve të pavarur ekonomikisht, do të nënshtroheshin më lehtësisht.

    …duhet krijuar një « ndjenjë e largimit » duke filluar nga fshatrat (…) duke dëbuar familje të tëra, fshatra të tëra, duke goditur në fillim klasat e pasura dhe të mesme, më me ndikim, pa të cilat të varferit do të jenë të paaftë të bejnë rezistëncë.

    Në Istria, në Fiume dhe në Dalmaci plani ishte detajuar me imtesi, kundër intelektualëve, tregëtarëve, sipërmarrësve, gjyqtarëve, peshkatarëve, artizanëve, studentëve, punëtorëve pa asnjë dallim.

    Organizmi veprues i hartuar nga Cubriloviçi, ishte një strukturë e vërtetë ushtarake e vënë në fushe-betejë kundër “armikut etnik” të pafuqishëm.

    Plani i Cubriloviçit në fakt parashikontë : “

    a) Një strukturë të lartë drejtuese që do të drejtonte të gjitha « punët », e cila do t’i besohej Komandës së Lartë të Ushtrisë

    b) Një Këshill shtetëror me direktiva vepruese të varura direkt nga Kreu i Shtetit.

    c) Angazhimi i Policisë, Institucioneve shkencore për një mbështetje teorike, të Shoqatave kulturore, sindikale dhe të punëtorëve, shtypit dhe propagandës.

    d) Shfrytëzimi i ndihmës private; duhej zgjedhur ay njeri, që dëshmonte lidhjen dhe pasionin për këtë vepër të madhe.

    e) Emërimi i një Komisari politik për çdo Komunë të trevës që është objekt i kolonizimit.”

    Ndërmjet 1945 dhe 1970 veprimtaria e ligjeslaturës jugosllave ishte shumë aktive. Sulmi i parë i organizmit jugosllav mbi popullin “e ndryshëm etnikisht” u bë duke përdorur “gjykatat popullore” dhe krimin e “fobis” (hedhjes duke i vrarë apo të gjallë në guvat malore) me anën e të cilave mbollën një terror të tillë tek popullsia sa menjëherë u krijua “psikoza e nevojshme” e dëshiruar nga Cubriloviçi: “ Shteti duhet të ketë të drejtën e pakufizuar të çpronësoj të mirat materiale dhe pronat e të zbuarve dhe menjëherë mbas largimit të tyre, duhet t’i popullojë me kolonët e tij.

    Në shekullin e 20, vetëm një popull i banuar nga etnija e tij, mund të garantojë sigurinë e vet, kështu që detyra e jonë e përbashkët e çastit është të mos braktisim pozicionet strategjike të një rëndësie të tillë në duart e një të huaji armiqësor … »

    Ngjashmërija e këtyre « strategjive » me ato të zbatuara në Venecia Xhulia dhe në Dalmaci nga drejtuesit komunistë jugosllave ndaj italianëve, që ishin me etni tjetër, është sa e dukshme aq edhe mbrese-lënëse. Edhe këtu synimi u arrit plotësisht :

    ishin 350 000 ata që lanë të terrorizuar vendin e tyre. Një eksod me përmasa biblike që dëshmoi aftësinë dhe dobinë e planifikimit shkencor të pastrimit etnik të një hapësire, ku për 670 vjet zotëroi trashëgimija romane dhe 580 vjet ajo veneciane, ku kultura, arkitektura, gjuha, historia e disa regjistrimeve të popullsisë para fashizmit, dëshmojnë edhe sot përkatësinë italiane të këtyre tokave.

    Vete gjuha e folur, është një element i gjallë që dëshmon origjinën e kësaj zone, ku gjuhëtarët studiojnë shumë fjalë latine e paslatine – gjurmët e të cilave kanë mbetur në dialektin e istrianëve dhe dalmatëve- dëshmojnë zhvillimin e pa ndërpre mijëravjeçar.

    Në rast se spastrimi ka qenë « i lehtë » dhe i shpejtë, më i vështirë dhe i ndërlikuar është përfundimi për t’u çliruar nga një kulturë e formuar dhe e zhvilluar gjatë shekujve të historisë së këtyre trevave, pavarsisht « spastrimit kulturor» që edhe sot është në veprim si në Kroaci edhe në Slloveni.

    Çubriloviçi, me dëshirën për të treguar bazën shkencore të projektit të tij, bëri edhe një lloj studimi mbi strategjinë, duke analizuar koston e veprimeve, rolin e Institucioneve të ndryshme, deri edhe hipoteza për reagimin ndërkombëtar.

    Vënia në zbatim ishte kaq e rëndësishme, sa nuk duheshin kursyer paratë dhe as jeta e njerëzve. Çubriloviç e kishte parashikuar se asnjë fuqi e huaj nuk do të shkonte përtej një shprehje të butë të indinjatës për fatin e shqiptarëvë dhe kështu ndodhi në të vërtetë : në 37, sikurse edhe në vitet 40 dhe 90.

    Edhe lufta civile në Kosovë dëshmoi një ngjashmëri të jashtzakonshmë në zbatimin e metodës dhe mjeteve të projektit të « spastrimit etnik »,që edhe një herë arriti përfundime « të shkëlqyera ». Nga ana tjetër Milosheviçi, për ta venë në zbatim planin e tij, pati mundësi të mbështetëj pikërisht tek personi i Vasa Çubriloviçi si njeri, i cili në rolin e të besuarit të udhëheqësit serb, mbulonte edhe në këtë rast një rol të rëndësisë parësore.

    Nga fillimi i luftës në ish Jugosllavi (1991) masakrat dhe zbimet e realizuara, në kuadrin e « spastrimeve etnike » të ndryshme, kanë shkaktuar 200 000 të vdekur. Disa përllogaritin se më shumë se 4 milion e gjysëm, ka qenë numri i përgjithshëm i refugjatëvë dhe te çpërngulurve pas tetë vitesh lufte të zhvilluar në Kroaci, Slloveni, Bosnjë e pastaj në Kosovë.

    Më 1995 edhe në Serbrenicë, në fund të luftës në Bosnjë u krye një masakër nga ana e forcave sërbo-boshnjake që vranë komunitetin musliman të zonës, (më shumë se 7000 të vdekur ).

    Më 1998 duke u nisur nga preteksi i veprimtarisë së Ushtrisë çlirimtarë kosovare (UÇK), presidenti i atëhershëm Slobodan Milosheviç nisi një fushatë të ashtuquajtur « antiterroriste » që u zhvillua si një « spastrim etnik » i vërtetë.

    Popullsia e krahinës llogaritej në afro 2 milion banorë, nga të cilët 1,6 milion shqiptarë, 200 mijë serbë dhë 200 mijë nga etni të tjera (kroate, bosnjak, rome dhe turq). Numri i refugjatëve shqiptarë nga krahina qe i lartë, duke përfshirë mbi 700 mijë njerëz, që u detyruan të braktisnin banesat e tyrë për t’i shpetuar dhunës, përdhunimeve dhe masakrave.

    Akti i akuzës i paraqitur në maj të 1999 në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë kundër Miloshëviçit dhe pjesmarrësve të tjerë të dhunës, që pësoi populli shqiptar në Kosovë, të kryera nga 1-20 maji i 1999, fliste për vrasje të qindra njerëzve. Numri i përgjithshëm i shqiptarëvë të larguar nga vendi i tyre, nga fillimi i spastrimit etnik, në mars të 1998 e deri në përfundimin e luftës, mbi bazën e të dhënave të Komisaritit të Lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR) arriti mbi 1,5 million.

    Në kulturën sllave ka qenë e pranishme gjithmonë nje ndjenjë e fortë nacionaliste. Kështuqë nuk bëhet fjalë aq, për ndryshime kulturore, se sa për faktorin e fuqishëm nacionalist të kulturës serbe, e cila ka dashur të sllavizojë forcërisht një trevë nëpërmjet dëbimeve dhe masakrave mbi elementët e padëshiruar, nëpërmjet një formule fatkeqsisht tashmë të njohur botërisht, të « spastrimit etnik »(Gianfranco Lizza, Geopolitica itinerari del potere, ed. UTET.).

    Në memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Beogradit të 1986-ës, shkrimtari i shquar nacionalist sërb Dorica Kosiç, që u bë më 1992 president i « Jugosllavisë se Re » të Milosheviçit, deklaroi : « Spastrimi etnik është veprues për të krijuar Sërbinë e Madhe (…) suksesi i një veprimit ushtarak varet nga zhdukja prej territorit, të popullsive të huaja »

    Ettore Mo, duke rindërtuar zbatimin e përpiktë të projektit të Çubriloviçit të spastrimeve etnike të kryera nga sllavët, pohoi : « Bota duhet të punojë, për t’i berë serbët të kuptojnë, se zbatimi i planevë të tilla (si projekti i Çubriloviçit) nuk është patriotizëm, por krim i rëndë që ekziston » ( E. Mo, Pulizia Etnica un piano studiato 60 anni fa, “Il Corriere della Sera”, 4 maggio 1999.)



    Spastrimi etnik

    Studiuesi francez Michel Roux, profesor i historisë së Ballkanit, në Universitetin e Tuluzës, në shqyrtimin e emrit « spastrim » shikon një paraardhës tek manifesti bolshevik, në të cilin Lenini, duke nënqeshur me përbuzje, fshin nga bota, mbretin, priftërinjte dhe kapitalistët : « Shoku Lenin e pastron tokën nga krimbat ».

    Duhet shënuar se në gjuhën ruse, sikurse edhe në gjuhën serbo-kroate, fjala « çistëj » tregon atë që është e pastër, pa ndotje. (12)

    Shumë historianë kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin faktin, se ngjarjet tragjike në Venecia-Xhulia, janë rrjedhojë e drejtpërdrejtë e pushtimit italian të Jugosllavisë. Sipas Giampaolo Valdevit, nuk bëhet fjalë për « spastrim etnik » por «i dhunës shtetërore ».

    Sipas tezës së tij, nuk ishte dëshira për të zhdukur elementin italian. Më shumë është një reflektim i një ndryshimi tragjik shoqëror.

    Komuniteti, i lidhur me kulturën dhe ekonominë tradicionale në jetën e përditëshme, ju diktua një « modernitet » i përfaqsuar nga pushteti shtetëror komunist. Eksodi, dëshmonte mohimin e kësaj, pra ishte rrjedhojë e një zgjedhjeje.

    Duke u bazuar në dokumentacionin që zotërojmë dhe mënyra e zbatimit të asaj që Valdevi e përkufizon “moderniteti i pushtetit shtetëror komunist” është e dukëshme se teza e “tejkalimit të reagimit” dhe “tërbimi popullor” e mbështetur edhe nga komisioni historik italo-slloven, nuk eshte në gjëndje ta justifikojë atë që ka ndodhur.

    Krimet e kryera, dinamika dhe planifikimi i tyre deri në detajet më të vogla, nuk ishin sigurisht një dukuri kundër-veprimi, një përgjigje për çka kishin pësuar gjatë fashizmit, por një zbatim fanatik dhe i përpiktë, i asaj që ishte teorizuar dhe planifikuar nga Çubriloviçi në projektin e tij të “spastrimit etnik”.

    Zhdukja fizike e etnisë italiane nuk ishtë fundi i politikës së Titos, por një periudhë e ndërmjetme. Ishte mjeti më i pashpirt, më i egër, por edhe më i suksesshëm për të shtypur çdo formë të ardhëshmë të mospajtimit me hegjemoninë sllave në këto toka. Në fakt, në vetë projektin e Çubriloviçit, synimi nuk ishte ay i zhdukjes së etnive të tjera, por ajo e krijimit të “mëndësisë së përshtatshme për një eksod masiv”.

    Masakrat dhe barbaria duhej të tërrorizonin popullsinë deri në atë pikë sa ta shtrëngonin për t’u larguar, që do të sigurontë zonën « e zbrazur » prej etnisë italiane.( Siç kish ndodhur me pare me shqiptarët.

    Në një hartë të 1937-ës, e lidhur me tekstin e Vasa Çubriloviçit, rajoni i Nishit në Kosovë, ishte shënuar me fjalën « zone e pastruar nga shqiptarët »- L. Rastello, « Europa e nuovi nazionalismi », p.2).

    Nga e gjithe kjo është e dukshme se urrejtja nacionale ishte e ushqyer dhe e organizuar.

    Synimi ushtarak në konfliktet etnike nuk është ajo e arritjes së fitores mbi forcat kundërshtare, por ajo e sigurimit të kontrollit etnik mbi territorin (…). Përparësitë etnike dhe politike kanë kushtëzuar shpesh ato strategjiko-vepruese (Miles, La guerra delle etnie: strategie, tecniche, scenari, Roma, Limes, 1993).

    Pikërisht për këtë arsye,titistët vepruan me forcë kundër anti-fashistëve italiane, në vend që të vepronin kundër figurave të njohura fashiste, të cilët do të ishin të dobishëm për të riforcuar pamjen stereotipe të italianit = fashist (prej të cilit rrjedh edhe fashist = kriminel, pra italian = kriminel) që ju interesonte ta krijonin. Vetë intelektuali antifashist Biagio Marin, përfaqësues i Partisë Liberale ne CLN (Komiteti i Çlirimit Nacional) nënvizonte se shpesh fashistët më të njohur nuk u ndoqën, por edhe kur u arrestuan u liruan, ndërkohë që të gjitha qëndrat e mundëshme antifashiste të patriotëve italianë, (si në Fiume) u çfarosën në një mënyrë kaq të shpejtë dhe përfundimtare, sa është e pamundur ta pranosh si një rastësi. (G. Rumici, Infoibati, pp. 334-335.)

    Masakrat, dëbimet dhe mijëra njerëz të hedhur në greminë, nuk ishte gjë tjetër veçse çmimi makabër për t’u paguar nga çdo shtet, ku komunizmi hypi në pushtet.

    Nga ana tjetër barbarizmi i titistëvë u pasqyrua veçanrisht kundër vetë sllavëve, që nuk aprovonin politikën e udhëheqësit komuniste. Plani i përdorur nga partizanët e Titos për t’u çliruar nga kundërshtarët, është në fakt i ngjashëm më atë të adaptuar në të gjitha ato shtete ku komunizmi fitoi pushtetin. Në këtë drejtim është interesante ndërhyrja e Ernesto Galli Loggia : « Miliona e miliona viktima të këtij shekulli, nuk mund të dëgjohen. Nga Lenini e deri tek Pol Poti,që nga masat e fshatareve rusë që më gjakftohtësi u çuan drejt urisë, internimit dhe vdekjes gjatë kolektivizimit të tokës, nga genocidi i inaguruar prej Maos dhe vijuar deri më sot prej RP të Kinës në dëm të popullit tibetian, praktikisht nuk ka patur asnjë pamje historike të komunizmit, që nuk është shoqëruar me vrasjen e burrave, grave dhe fëmijve të pambrojtur, pra jashtë çdo pretendimi si « luftë civile »( E. Galli della Loggia, Il tabù storico della sinistra, “Il Corriere della Sera”, 25 agosto 1996.)

    Teknikat e propagandës të çfrytëzuara gjerësisht dhe me sukses për të ndikuar mbi popullin, u përpunuan nga Gustave Le Bon në fillim të shk XX, i cili në një esse të tij kishte treguar qartësisht, se sa kishte nevojë turma për « mesazhe » të thjeshta dhe të përsëritura vazhdimisht.

    Pamjet që krijoheshin në shpirtin e njerëzve,(prej propagandës) merreshin prej tyre si të vërteta (G. Le Bon, Psicologia delle folle, Milano, Oscar saggi Mondadori, 1980, p. 42.). Sepse turma është e ndjeshme vetëm ndaj ndjenjave të fuqishme dhe folësi i cili dëshiron ta joshe atë, duhet të abuzojë me deklarata të dhunëshme (të forta). Ekzagjerimi, pohimi, përsëritja dhe asnjëherë e asgjë, të mos e bazosh më fakte të vërteta. Perënditë, heronjtë dhe dogmat, diktojnë nuk debatojnë: kur debatojnë marrin fund.

    Duke analizuar turmat kriminale Lë Bon, duke marrë si shëmbull masakrat franceze të ndodhura më 1792 pohon : « Nuk dihet mirë se kush dha urdhër të zbrazeshin burgjet për të masakruar mysafirët. Ishte Danton, siç duket e mundëshme apo ndonjë tjetër nuk ka shumë rëndësi ; mesazhi i fortë i marrë prëj turmës që masakroi, ishte i vetmi fakt që ka interes.

    Ushtria e masakruesve, që përfshinte rreth 300 njerëz, përbën një copëz e përsosur, e shprehjes së një turmë heterogjene, ku një pjesë e vogël e kriminelëve profesionistë, të përbërë sidomos nga shitësit dhe artizanë të ndryshëm (…) nën ndikimin e ideve të caktuara, janë të bindur plotësisht se po bëjnë një punë patriotike. Roli i tyre është i dyfishtë: i gjyqtarit dhë i xhelatit dhe nuk e quajnë veten kriminelë.

    Duke marrë parasysh numrin e madh të të akuzuarve, vendoset që fillimisht priftërinjtë dhe fisnikët,oficerët dhë shërbyesit e mbretit, dmth të gjithë njerëzit puna e të cilëvë vetvetiu shërbentë si provë e mjaftueshme për fajësi, në sytë e një patrioti të mirë, u masakruan masivisht pa proçes gjykimi.

    Vijimi i ngjarjeve qe i njejtë. Tërbimi i turmës heterogjene dhe i masakrimeve pa dallim i të pafajshmëve, gjithashtu.

    « Infobia » : të vrasësh një njeri dhe ta hedhësh kufomën në humnerë apo të vdesë nga hedhja në humnerë (kjo fjalë ka lindur në fund të Luftës II Botërore). Gjatë dhe pas luftës « fobie » (humnerat) u benë vënde të grumbujve të mëdhënj kockash njerëzore prej ekzekutimeve masive. Të hedhësh një njeri në « foibe » do të thotë ta quash një mbeturinë, duke e hedhur aty ku gjithëmonë njerzit e Istrias hidhnin gjërat që nuk u duheshin më (…)

    Viktima e hedhur, zhdukej nga ekzistenca fizike,por edhe si emër në kujtesën e njerzve. Të vrasësh atë që e quan armik nuk mjafton ; duhej shkuar edhe më tëj, duhej fshehur trupi dhe vetë jeta, çdo gjurmë, sikur të mos ketë ekzistuar kurrë. (G. Oliva, Foibe. Le stragi negate degli italiani della Venezia Giulia e dell’Istria, Milano, Oscar Mondadori, 2002, p. 86.)

    Pjesa më e madhe e « të hedhurve në humnerë » u krye në dy periudha të dalluara :

    8 shtator 1943 – 13 tetor 1943

    Në dyzet ditët që pasuan pas armëpushimit të nënshkruar nga Badolio (8.9.43) Venecia-Xhulia, e lenë pa mbrojtje nga ushtarët italiane, akoma e pa vënë nën kontrollin e ushtrisë gjermane, u bë një pre e lehtë e partizanëve sllavë.

    1 maj – 10 qershor 1945. Në dyzet ditë të pushtimit titist, në zonën e Triestes dhe Goricës, dukuria e « foibes » njohu kulmin e vet. Hyrja e Titos në Trieste më 1 maj, ndërkohë që partizanët garibaldinë ishin drejtuar drejt Lubianës, shënoi fillimin e një periudhe të një terrori të vërtetë, për banorët e vendit.

    Urdhrat dhënë nga Tito dhe Ministri i tij i jashtëm Eduard Kardeli, ishin të qarta dhe nuk pranonin mëdyshje: Spastrim të menjëhershëm. Dënim të egër të gjithë nxitësivë të “shovenizmit dhe urrejtjes nacionale” (dmth anti-jugosllave).

    U krye një gjakderdhje që nuk kurseu as anti-fashistët, anëtarë të Komitetit për çlirim nacional, që kishin luftuar në krah të vrasësve të tyre të tanishëm, apo të anëtarëve të Rezistencës liberal-demokristiane dhe lëvizjes për pavarsi të Fiume.

    Ushtarake dhe civilë italiane, por edhe civile sllovakë e kroatë, u benë viktima të arrestimeve, proçeseve të montuara, dëbimeve, torturave dhe pushkatimeve. Paguan jo vetëm fashistët, por kushdo që i kundërvihej pushtimit të Venecia – Xhulias nga Jugosllavija.

    Rrezikonte jetën e tij kushdo që ishtë italian dhe nuk i kundërvihej ndjenjës italiane të tij.

    Kjo tezë është mbështetur edhe nga historiani Giovanni Berardelli. Faji i tyre kryesor ishte, për arësyen e përkatësisë së tyre nacionale, një pengesë për të vënë në zbatim projektin e Titos për aneksimin e zonës së Friulit dhe Venecia-Xhulias. Edhe historiani nga Trieste, Roberto Spazzali, e përcakton « foibe » prodhim i urrejtjeve të ndryshme : etnike, nacionale dhe ideologjike.

    Qe një zgjidhje e egër e një synimi revolucionar të pushtimit territorial. Kush nuk pajtohej, eliminohej.

    Masakra ishte shkatërruese dhe vazhdoi javë të tëra, pavarsisht mbritjes në Trieste dhe Gorica (2-3 maj) të Divizionit të dytë neo-zelandez e gjeneral Bernard Freyberg, e përfshirë në armatën e VIII britanike. Kësaj periudhe i drejtohet një dokument i Shtetit i firmosur nga dy Presidentë të Republikës, Luigi Einaudi e Giovanni Gronchi, ku njihet fakti se « Trieste (…) përsëri ju nënshtrua një pushtimi të rëndë të huaj dhe po përballej me krenari martirizimit, nëpërmjet masakrave dhe « foibise »,pa hequr dorë nga dëshira e lidhjes me Atdheun »( Cfr. www.leganazionale.it/storia.)

    Persekutimi i italianëve vijoi deri më 1947, sidomos në zonën e Istrias afër kufirit, zonë e vendosur në administrimin e përkohshëm jugosllav.



    Ferri titist

    Se çfarë ndodhi në kampet naziste ka një dokumentacion të gjerë, përveç dëshmive të shumta. Përkundrazi, pothuajse është e pamundur për të rindërtuar përmasat e kasaphanës të bërë nga titistët dhe për të kuptuar atë që kishte ndodhur në Jugosllavinë e Titos dhe në kampet e përqëndrimit, për faktin e mungesës së dokumentave, dëshmive dhe sidomos mundësisë për t’iu afruar arkivave të shtetit dhe burimeve të tjera të nevojshme.

    Asnjë telekamer nuk ka filmuar kurrë kampet jugosllave apo viktimat e tyre, siç kishte ndodhur në Gjermani. Mungesa e dokumentacionit të filmuar, përveç një qëllimi të caktuar, ka bërë që për kulturën tonë shumë të lidhur me imazhin, gjithshka të duket sikur s’ka ndodhur kurrë.

    Ajo që kishte ndodhur, u harrua për një kohë të gjatë nga historiografia. Një tragjedi e madhe e varrosur qëllimisht, që peshon si një gurr i rëndë mbi ndërgjegjen e atyre që e dinin dhe nuk kanë ndërhyrë, dhe atyre që në emër të lirisë e të « vëllazërisë » masakruan pa mëshirë.

    Në kampet e përqëndrimit jugosllav,u burgosën dhe humbën jetën mijëra njerëz, ushtarakë dhë civilë, fashistë dhë antifashistë, anëtarë të rezistencës, shumë të mbijetuar nga kampet e nazizmit, e deri komunistë.

    Që nga qershori i 1948, pas përjashtimit të Jugosllavisë nga kozmosi sovjetik, ku rrotulloheshin vendet e lidhura me « Traktatin e Varshavës », konformistët, më saktësisht ata komunistë besnikë të ortodoksisë leninisto-staliniste të lidhur me Kominternin, që e kishte dënuar Titon, përfunduan në kampet e përqëndrimit. Qe një tragjedi e madhe, brënda së cilës u zhvillua edhe një luftë vëlla-vrasëse ndërmjet komunistëve.



    ***



    Masakrat e humnerave

    Tipari i përbashkët i të gjitha vrasjeve ka qenë mungesa pothuajse e plotë e njoftimeve mbi zhdukjen e njerëzve. Një mister që rriti klimën e terrorit në të cilën jetonte popullsia. Një vdekje e mistershme. Dëshira e fshirjes totale, e bënte akoma më të hidhur për të afërmit, prej faktit se zhdukja e trupave i linte për një kohë të gjatë në pasiguri, për shumë raste edhe në ditët tona, dhe pamundësinë për t’iu kryer ritet e varrosjes.



    Ndërmjet të arrestuarve kishte shumë raste të hakmarrjeve përsonale,viktima të informatorëve që shfrytëzuan periudhën e ndryshimit të flamurit për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje me viktimat e tyre. Mbi fatin e të arrestuarve nuk kishte asnjë lajm, sidomos për arësye të një vëzhgimi të hekurt dhe heshtjes nga ana e zyrtarëve të policisë sekrete jugosllave (OZNA) si dhe mungesës totale të urdhërave të arrestimeve apo akteve të proçeseve, që do të dëshmonin fatin e mijëra fatkeqëve. Proçedura ishte gjithëmonë e njejtë :

    Njerëz të panjohur trokisnin në derë të shtëpisë dhe ftonin, pak a shumë në mënyrë të sjellshme, njeriun e caktuar që t’i ndiqte në Komandën partizane (…). Nganjëherë preteksi ishte për të firmosur një dokument në Komandën partizane. Koha kalontë dhe familiarët e të ndaluarit, që donin të çonin ndihme dhe ushqim për të afërmin e tyrë, iu thuhesh të kishin durim, se duhej të prisnin disa ditë për kryerjen e disa veprimeve të domosdoshme proçeduriale.

    Të arrestuarit e Istrias grumbulloheshin në tre vënde : në kështjellën e Montecuccoli të Pisino, në Pinguentë dhe në Barbana. Gjyqet popullore shqyrtuan një numër të madh proçesesh me proçedura të përshpejtuara. Të akuzuarve nuk ju afrohej asnjë mundësi që siguronte të drejtat e tyre, nuk u caktua në asnjë rast, avokat mbrojtës dhe nuk kishin mundësi të sillnin dëshmitarë në favor të tyre. Pas një proçedure të shkurtuar, të akuzuarit çoheshin para gjyqtarit, i cili me një formulim në dukje ligjor, shpallte vendimin mbi bazën e akuzave stereotipe (L. Giuricin, Il settembre ’43 in Istria e a Fiume, p. 106 in G.Rumici, Infoibati, cit., p. 87.)

    Këto vendime pothuajse gjithëmonë të fajsise për viktimën, nuk kishin mundësi apelimi dhe për shumicën e rasteve parashikonin dënimin kapital (G.Rumici, Infoibati, cit., p. 87)

    Mënyrat e vrasjes dhe eliminimit fizik të të dënuarve ishin të shumta, dhe varej nga pozita gjeografike e vëndit si dhe kushtet e veçanta të momentit.

    Shpesh të arrestuarit para se të vdisnin duhet të hiqnin të gjitha rrobat e tyre dhe këpucët, kërkesë e vetë vrasësve të cilët më vonë i kanë veshur. Herë të tjera kriminelët i këmbenin rrobat e tyre të vjetëruara, me ato të mira të viktimave (…). Shumë persona u pushkatuan apo u vranë në mënyrë të dhunëshme dhe trupat e tyre u groposën në varre të përbashkëta, në puset arteziane apo të minierave. Të tjerët janë hedhur në det dhe u gjendën vetëm në pak raste. Një pjesë u hodhën në humnerat e maleve.



    Pjësa më e madhe e robërve të mbetur në Istria, pësuan vdekjen nëpër humnerat. Mbas vendimit me vdekje, viktimat çoheshin në vëndin e ekzekutimit me duart e lidhura me një tel hekuri mbrapa shpinës. Udhëtimi bëhej me autobuzë me dritare të errësuara me bojë. Këto mjete u bënë të njohura në Istria me emërtimin si « karroca e vdekjës ». Kur mbaronte udhëtimi, të burgosurit vijonin me këmbë deri në buzë të greminës. Pasi mberinin në prag të saj, kriminelët fillonin ekzekutimin duke gjuajtur me një plumb nga pistoleta apo pushka, mbi kokën e viktimës së parë, i cili duke rënë, tërhiqte mbas vetes edhe shokun e gjallë me të cilin qe i lidhur. Ndonjërit i premtohej lirija në rast se do të ishte i zoti të hidhej nëpër rëpirat e humnerës, por ata të paktit që arritën, përsëri u hodhën në humnerën e tmerrshme.

    Agonia e këtyrë fatkeqëve mund të zgjaste ditë të tëra dhe ulërimat dhe thirrjet e tyre për ndihmë, i kishin dëgjuar banorët e zonës, por frika dhe terrori që mbretëronte kudo, i pengonte t’iu afroheshin humnerave.

    Asnjë nuk ndihej i sigurtë sepse kushdo mund të akuzonte dhe të ish i akuzuar si « armik i popullit » pa asnjë vështirsi. Lojë e një masakre djallëzore, ku sejcili nuk e ndjente veten të sigurtë as edhe në shtëpinë e tij.

    Gjatë pushtimit sllav egërsia dhe barbaria e hedhësve në humnere, në raste të ndryshme çoi deri edhe në supersticione. Mbasi mbaronin « punën » me viktimat, në humnere hidheshin qentë e zinj të gjallë, të cilët sipas një besimi të lashtë sllav, do t’i pengonin shpirtërat e të vdekurve të ngjiteshin, për të gjetur prehjen, (pas një varrimi kristian) dhe paqen e përjetëshme.



    Përcaktimi i viktimave

    Ndërmjet viktimavë të zhdukura të Venecia-Xhulies dhe në Dalmaci, numërohen jo vetëm ata që përfunduan në humnera, por edhe ata që u mbytën, u pushkatuan, që u lanë të vdisnin gjatë rrugës, në burgje dhe kampet e përqëndrimit. Më vdekje në humnera u prekën vetëm një pjesë e të rrëmbyerve duke u bërë varri i qindra italianëve, por shumë të tjerë perfunduan në kampet e çfarosjes dhe në varrezat e përbashkëta.

    Numri i viktimave, sipas burimeve është shumë i ndryshëm. Nuk ka të dhëna të sakta me qenëse në zonat e pushtuara nga ish Jugosllavija, shumë regjistra civilë janë djëgur, për të fshehur të vërtetat e pakëndëshme.

    Vështirsia për të mbledhur trupat, nga njëra anë dhe shkatërimi i arkivave komunalë, nga ana tjetër, e bën shumë të vështirë, në mos të pamundur përcaktimin e saktë të numrit të viktimave. Sipas Roberto Spazzali, ky numër vërtitet rreth 4.500 – 5.000 njerëzve. Me këtë numër përputhet edhe Raul Pupo. Sipas Luigi Papo, numri i përgjithshëm i viktimavë, nuk është më i pakët se 16 500, nga burime të tjera numri i viktimave shkon deri në 20-30 mijë.



    Një studim më i detajuar i Centro Studi Adriatici i publikuar më 1989 flet për 10.137 viktima.



    ***

    Goli Otok

    Ishulli Calva apo Goli Otok, janë dy mënyra të ndryshme për të quajtur të njejtin vend te cilin nga viti 1956 regjimi i Titos e ktheu në një ferr, në një vënd torturash dhe të vdekjes.

    Goli Otok është një shkëmb i madh në mes të detit, i thatë, i shkretë, që përvëlohej prej diellit të verës dhe i rrahur prej shtrëngatave të ftohta të dimrit. Një ngritje shkëmbore e lartë afro 230 metra, e vendosur në mes të kanalit të Morlaccës, ndërmjet ishullit Arbe (Rab) dhe bregut dalmat. Këtu Josip Broz Tito burgosi nga 1949 deri më 1956, më shumë së 30.000 të dënuar politikë prej të cilëve afro 4.000 vdiqën për shkak të trajtimit çnjerëzor që patën.

    Ay që arriti të dalë, ishtë i shkatërruar fizikisht dhe shpirtërisht, i çveshur nga çdo dëshirë për ribelim apo hakmarrje (G. Scotti, Goli Otok citato da D. Zandel, Gulag jugoslavo per soli comunisti, “La Gazzetta del Mezzogiorno”, 27 ottobre 2002.)

    (…) Ishte më mirë një muaj në Dachau, se sa një orë në Goli, pohoi italiani Mario Bontëmpo, që kishtë qënë në të dyja kampet (R. Morelli, E Tito disse: inferno sia, “Il Corriere della Sera”, 14 luglio 2002).

    Kush zbriste në Goli Otok siguronte një mirseardhje të tmerrshme: dy rrjeshta paralele të të burgosurve që ulërinin sllogane titiste, ndërmjet të cilëve i porsa-ardhuri kalonte nën goditjet e shkopinjve, shqelmave dhe të pështyrave. I burgosuri që godiste, e dinte se po të tregonte më pak egërsi, do të ishte rradha e tij të goditej prej të tjerëve.( A. Berrini, Noi siamo la classe operaia. I duemila di Monfalcone, Mi, Baldini Castoldi Dalai, 2004, p. 93)



    Në kampet e përqëndrimit jugosllavë, fjala kyç ishtë « pendim ». I penduari është ay që pa asnjë lëkundje apo mëdyshje e kupton gabimin e tij dhe e mbështet me entuziazëm linjën politike të Partisë jugosllave. Për të vërtetuar pakthyeshmërinë e pendimit të tij, ai duhej të transformohej në persekutues. Është ay, më shumë se të tjerët, që përkushtohet t’iu shkaktoje vuajtje, atyre që akoma nuk janë penduar.

    Është e pamundur të përshkruhet jeta në Goli, në këtë hapësirë të britmave të vazhdueshme prej dhimbjeve, goditjeve të shkopinjve, të thirrjeve të pandërprëra të parrullave, hymneve idiote të kënduara në kor, pa pushimin e torturave. Jo, nuk është e mundur të përshkruhet një gjëndje e tillë,në të cilën mijëra njerëz, të dëshpëruar, goditen dhe vriten midis tyre. Asnjë njeri nuk mund të tregojë këto gjera pa provuar tmerrin dhe asnjë nuk mund ta shprehe këtë tmerr. (G. Pansa, Siamo Stati così felici, Milano, Sperling & Kupfer, 1998, pp. 174-175.)

    Këtij skenari të tmershëmi i shtohen edhe dëshmitë e shkrimtarit dhe akademikut Dragoslav Mihailovic dhe e një të burgosuri të kampit, Stipe Govic, sipas të cilëve marshalli Tito kishte përgatitur plane të zhdukjes së të burgosurve fatkeqë, duke u bazuar në hipotezën se sovjetikët kishin menduar për të ndërhyrë e « dënuar » shokët jugosllavë.

    Përballe kësaj ndërhyrjeje të mundëshme sovjetike, që të gjitha objektet e këtij ishulli të mallkuar, duhet të hidheshin në erë, duke zhdukur në këtë mënyrë brënda natës, të gjitha dokumentet dhe të burgosurit e mbetur, në kuadrin e « zgjidhjes finale ».

    ***

    Spastrimi historiografik

    Sipas një pyetsori të realizuar më 2003 nga Eurispesne, bashkpunim me “Liberal”, me1000 studente të vitit të fundit të shkollës së mesme, 60% nuk kishin dëgjuar kurrë të flitej për « hedhjen në gremina ». Emri « foibe » ishte i panjohur për shumicën e nxënësve. Ata që pohuan së e kishin dëgjuar të flitej për “foibe” dhe ju kërkua të shpjegonin së ç’farë dinë: 64,9% e nxënësve nuk kanë dhënë përgjigje. Përfundimi që u arrit nga pyetsori qe “se bëhej fjalë për ngjarje që janë trajtuar minimalisht në programet shkollore, ndoshta edhe nga shkaku i vështirsive të mëdha të hasura në sigurimin e të dhënave të qarta dhe të saktësuara mbi ngjarjen”



    Vitet e heshtjes

    Proçesi i pabesueshëm kolektiv, i heqjes së historisë, një “spastrim historiografik ” i vërtetë, filloi menjëherë pas mbarimit të luftës së dytë botërore. Për dhjetra vjet, tragjedia e humnerave dhe zbimit të 350 mijë italianëve u mbulua mbas një perdeje heshtje dhe mos-prekjes. Mund të pohojmë me bindje, se vetëm në sajë të kujtesës dhe nismave të shoqatave të refugjatëve xhuliano-dalmat e Lëvizjes Qytëtare Italiane, që këto ngjarje dramatike u përcollën ndër vite dhe mbritën tek ne, ndoshta më së fundi për sytë e të gjithë Italisë dhe Botës.

    Është e qartë së kanë qënë të shumtë ata që kishin patur interes për ta groposur këtë faqe të historisë të quajtur si të papërshtatshme.

    E para, Partia Komuniste italiane, e cila dëshironte të ndalonte të hynte në ndërgjegjen e popullit, idea se disa udhëheqës të saj i kishin dhënë një mbështetje të heshtur autorëve të krimit të humneravë dhe zbimeve.

    Por edhe shumë qeveri italiane të pas-luftës, të cilat për të mos u përballur për disa probleme të sikletshme, preferuan heshtjen.

    Vitë të tëra, për të folur për këtë problem, ka qenë pothuajse e pamundur, sepse kushdo që tentonte ta bëntë, akuzohej për keq-dashje, revizionist ose fashist, kështu që detyrohej të heshtë.

    Ky qëndrim pati natyrisht ndërlikime të renda dhe përgjegjsi në fushën e formimit. Mjafton të shikojmë se në librat e historisë, të tre brezave të studentëve, nuk ka asnjë gjurmë të kësaj faqe tragjike të historisë.

    Gjatë të gjithë këtyre viteve, heshtjes së teksteve të librave, u është shoqëruar ajo e pjesës më të madhe të shtypit, më përjashtim të rasteve të ralla si psh asaj lokale. Pjesa më e madhe e popullsisë italiane, e re apo e moshës së mesme, u la e painformuar për faqen më tragjike të historisë moderne të Vendit tonë.

    Politika, për vite të tëra, në të njejtën mënyrë e ka anashkaluar çështjen dhe vetëm më 1959, për krimin në Basovizza u përurua nje monument në shoqërinë vetëm të autoriteteve civile, ushtarake dhe fetare lokale.

    Në Gorica, Lapidari me emrat e 665 viktimave të ditur, u ngrit vetëm në vitin 1985

    Dhe u desh të kalonin 40 vjet që një President i Republikës italiane të kryente homazhin e parë zyrtar.

    Vetëm me rënjen e komunizmit më 1991, Francesco Cossiga vë një lule në Basovizza dhe vetëm në 1992 ky vënd u njoh si Monument Nacional.

    Edhe në Gjyqsorin italian, pavarsisht krimeve të shumta të kryera gjatë disa dhjetvjeçarëve, nuk u hap me vite asnjë hetim për të hedhur dritë mbi genocidin ndaj popullit italian në tokën italiane, i kryer si në kohë të luftës edhe të paqes. Përpjekjet e para të hetimit dhe proçeset e para për të zbuluar autorët e këtyre masakrave u bënë vetëm në vitet 90.



    Përgjegjësia politike dhe heshtja e Aleatëve

    Për të mos armiqësuar Jugosllavinë, që në kohën e kulmit të luftës së ftohtë bëntë pjesë në “Vëndet e pa-angazhuara”, amerikanët sikurse edhe aleatët e tyre, nuk bënë hetime për çfarë kishin kryer jugosllavët gjatë luftës dhe as shkruan, kur po këta autorë, vijuan edhe pas mbarimit të saj. Nevoja thelbësore për Aleatët qe, për ta përdorur Jugosllavinë si “vënd-jastëk” ndërmjet dy blloqeve dhe për t’ia kundërvënë hegjemonisë sovjetike në Ballkan, gjë që çoi në zgjidhje shumë të vështira, për të cilat mijëra italianë i paguan mbi kurrizin e tyre.

    Do të ishte shumë e vështirë, të arrihej t’iu shpjegohej opinionit botëror se për çfarë arësyeje Aleatët, megjithëse e dinin për spastrimin etnik që po bëhej në Venecia-Xhulia, nuk ndërhyne për ta mënjanuar apo për t’i dhënë fund kësaj kasaphane të tmershme.

    Dhe nuk qe vetëm kjo. Aleatët i dorëzuan Marshall Titos, ashtu sikursë bënë edhe me Stalinin, dhjetra mijë refugjatë, civilë dhe ushtarakë, që ikën nga vete rusët, duke i çuar drejt fatit të tyre tragjik.

    Këta të fundit në fakt, pasi mundën më shumë vështirësi ta kalojnë kufirin dhe t’i shmangeshin persekutimeve komuniste, u masakruan barbarisht, një ndihmesë e paçmueshme për Titon dhe Stalinin, nga ana e anglo-amerikanëve.

    FLORI BRUQI - Letërsia moderne shqiptare në Kosovë dhe disaporë



    E pasur dhe e bukur është gjuha jonë shqipe, nga e cila shqiptarët krijuan një kult të vërtetë; megjithëkëtë është fare pak e zhvilluar: rrethanat historike krejt të posaçme dhe sidomos një sundim i huaj prej më shumë se 5 shekujsh i vonuan për një kohë shumë të gjatë çdo farë rilindje kulturore popullit shqiptar të dashuruar për liri.

    Pjesa e letërsisë shqiptare që zhvillohej në Kosovë, kishte këto shenja paradalluese:ishte e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare. Letërsia në Kosovë , pothuaja nuk ishte fare në kontakt me të dhe nuk ishte e informuar për atë që ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar.

    Në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve 1930, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri.
    Pas luftës nacional –çlirimtare ( vitet 1950), krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë , për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur) dhe fare pak kishin vepra nga fondi letrar i traditës si dhe kishin fare pak përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.

    Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin , Hivzi Sulejmanin.

    Esat Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve 1930, ndërsa Hivzi Sylejmani solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit II", si dhe "Fëmijët e lumit tim".
    Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.

    Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve 1950 -2014 e sidomos me emrat: Mark Krasniqi,Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti , Flora Brovina ,Iljaz Prokshi,Afërdita Skënderi ,Gani Xhafolli , Naim Kelmendi,Agim Vinca,Nuhi Vinca,Fahredin Shehu,etj.

    Ndërsa në prozë dalloheshin : Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Rexhep Hoxha,Mehmet Kajtazi,Mehmet Kraja, Ramiz Kelmendi , Shyqri Galica Adem Gashi ,Musa Ramadani,Iljaz Prokshi,Agim Vinca,Nuhi Vinca,Naim Kelmendi,Abdyl Kadolli ,Gëzim Ajgeraj e disa të tjerë.

    Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre(Adem Istrefi etj).

    Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare.

    Kështu e pësuan rreptë nga kjo censurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.

    Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Murat Isakut, Teki Dervishit,Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincës, Din Mehmetit etj.

    Vlen të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Ismail Kadaresë etj ), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.

    Letërsia moderne shqiptare në diasporë

    Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqiptare atë duhet ta vështrojmë edhe nga konteksti më i gjerë gjeografik,pra edhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale.

    Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Luginë të Preshevës,Çamëri ,kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë.

    Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:

    Vatra historike e diasporës shqiptare: Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi,Danimarkë,Norvegji, etj.
    Vatra të reja të diasporës shqiptare: Itali, Francë, Zvicër, Gjermani, Danimarkë,Norvegji Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Kanada etj.


    Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen.


    Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve 1950, kur dhe nisi të botohej në Romë revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi , e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj.


    Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruan në arbërisht.

    Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi dhe funksionon dhe si shtëpi botuese, duke publikuar vepra të tëra me poezi ,si dhe vepra të nduarduarshme letraro-publicistike.

    Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:Françesko Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë.

    Dushko Vetmo, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet për prift, Françesko Solano alias Dushko Vetmo, kthehet në vendlindje.
    Ai ishte aktiv në shumë fusha letrare –ishte poet, prozator dhe dramaturg.

    Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: “Burbuqe t`egra,” 1946, “Shkretëtira prej gurit”(dramë, 1974), si dhe “Tregimet e Lëmit,” etj.

    Domenico Bellizzi (1931), ishte prift nga Frasnita.Ai është i njohur me pseudonimin Vorea Ujko. Është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes.

    Vorea Ujko alias Domenico Bellizzi me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe,”(1982),” Hapma derën zonja meme”( 1990) etj.

    Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron”,” Arbëreshi tregon”, ‘Vuan dega e hershme” etj.

    Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare", i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t`arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe si “Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës” etj.


    Padyshim që letërsia arbëreshe vazhdon jetën me të tjerë shkrimtarë, shumica syresh të rinj, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.


    Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku kanë lulëzuar shkrimet shqipe që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është Rumania.
    Një ndër personazhet më të rëndësishëm të letrave bashkëkohore shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht.

    Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.

    Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë njohur organizime të hershme të komunitetit shqiptar.

    Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e libra me tregime.

    Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.

    Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

    Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920- 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist.


    Më 1944 ai dre`tori revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi Lundërtarë. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete americane deri sa doli në pension.

    Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi Libri i burgut 1959, dhe më vonë dhe vepra të tjera.


    Një ndihmesë të jashtëzakonshme Arshi Pipa do të japë dhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operon me metoda moderne studimi.


    Si përfundim, mund të themi, se aktualisht po bëhen përpjekje që të gjitha këto baza dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të komunikojnë dhe të integrojnë mes vetes për ta përcaktuar dhe krijuar saktësisht nocionin letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.


    Në fund sot një plejadë e tërë të rinjsh po ecën në gjurmët e Mjeshtërve të vet.

    Kostë Çekrezi, Gj.Bubani, S.Malëshova, Z.Fundo, ia kanë hapur rrugën zhurnalizmit.
    Tajar Zavalani, me një gjuhë popullore, zgjoi te populli shqiptar bukuritë e letërsisë ruse, me përkthimet nga Tolstoi, Çehovi e Gorki.

    Ernest Koliqi përkthyes i disa klasikëve italianë, në ‘’Novelat’’ e tij të punuara me një stil mjaft të këndshëm, pasqyron qëndrimin e vet ‘’borgjez’’.

    Midis shkrimtarëve që s’janë ende veçse në periudhën e shkrimeve fillestare, disa duan të marrin pjesë në Gostinë e perëndive,ndërsa disa të tjerë, jo aq ambiciozë, kënaqen vetëm duke ngjyer bukën e tyre në çanakun modest të bariut, të fshatarit dhe të punëtorit.

    Vlenë theksuar edhe një dyzinë shkrimtarësh dhe studiuesish letrarë që krijojnë prej viteve 90-ta në diasporë si Prof.dr.Eshref Ymeri,Prof.dr.Rasim Bebo,Prof.dr.Gjek Marinaj, Kolec Traboini, Agim Bacelli,Adnan Mehmeti,Kozeta Zylo,Raimonda Moisu,Iliriana Sulkuqi,Rita Salihu,Mëhill Velaj, Anton Kote, Sotir Andoni ,Peter Prifti, Dalan Luzi,Zef Pergega, Luigj Çekaj, Albana Mëlyshi, Ramiz Gjini, Dalip Greca ,Prof.dr.Fatmir Terziu,Engjell Shehu,Gëzim Ajgeraj , Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Anilda Ibrahimi, Besa Myftiu ,Kozeta Nushi ,Hasan Aliaj , Shefqet Dibrani,Brahim Avdyli ,Ymer Shkreli,Pal Sokoli etj.

    ******

    Në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare

    Vlenë theksuar që në diasporë kemi disa poetë që shkruajnë në gjuhë të huaj .
    Ata medoemos duhet të përfshihen në historinë e letërsisë shqipe apo duhet të konsiderohen pjesë e letërsisë së gjuhëve në të cilat krijojnë, shtrohet thuajse në të gjitha konferencat shkencore që zhvillohen në ShqipërTiranë, Prishtinë,Shkup dhe tash në Tetovë.

    Në Itali sidomos është prezent një qark letrar i autorëve shqiptarë që shkruajnë letërsi në gjuhën italiane. Autorë që fitojnë çmime letrare me botimet e tyre, por që fare pak njihen në Shqipëri.
    Ndoshta sepse dhe ne vetë mendojmë “se ata nuk janë shkrimtarët tanë”…“Atdheu është çka flitet”, shkrimtarja rumune Herta Müller që shkruan në gjuhën gjermane do t’u drejtohej me këto fjalë atdhetarëve të saj kur mori çmimin “Nobel” në letërsi.

    Ky fenomen është i natyrshëm një fenomen global, ku shqiptarët nuk kanë pse të jenë përjashtim. Nuk është një proces i stisur apo i paramenduar. Ai lind së brendshmi dhe nuk është thjesht një proces normal i të shkruarit. Janë shumë autorë shqiptarë, le t’i quajmë të shkrimtarë në ekzil, që po prezantohen sukses. Mes tyre dallojnë pesë shkrimtare femra.

    Elvira Dones që botohet nga “Feltrinelli” dhe “Einaudi”, Anilda Ibrahimi , Ornela Vorpsi (‘Einaudi’) dhe Kozeta Nushi-Alikaj, janë katërshja e letërsisë shqiptare e mërgimit në Itali

    Kësaj katërshje i bashkohet Besa Myftiu, që jeton në Zvicër e boton në Francë me logon e shtëpisë botuese të Parisit “ Fayard”. Përtej faktit se shkruajnë në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën e nënës, ajo çfarë i bashkon këto shkrimtare është dhe tematika që trajtojnë në veprat e tyre.

    Femra, herë në vetë të parë e herë në vetë të tretë është gjithmonë e pranishme. E shkuara gjithashtu; fëmijëria nën diktaturë, mentaliteti, dramat sociale, zakonet dhe kanunet e vendit të origjinës janë pjesë e rrëfimeve në krijimtarinë e tyre. Tema të identitetit mbeten të preferuara për këto autore shqiptare, që jo rastësisht kanë zgjedhur të krijojnë në gjuhë të huaj…


    “Shkrimi në gjuhë të huaj të jep liri, distancë” thotë shkrimtarja shqiptare Besa Myftiu.Ajo për fat të keq historitë e saja nuk I shkruan në shqipen tone të bukur.

    Ndjehet e frustruar kur tenton të shkruajë në shqip. I druhet dhe paragjykimeve, ndaj ka zgjedhur rrëfimin në gjuhën frënge. E bija e shkrimtarit Mehmet Myftiu, ka shkruar dhe botuar 9 libra në frëngjisht, i fundit është libri “Dashuri në kohën e komunizmit”, botuar nga “Fayard” në Francë.

    Ornela Vorpsit gjithaq i nevojitej distanca për ta parë më qartë të shkruarën. Italishtja ishte për të një zgjedhje organike. “Po të kisha jetuar në Shqipëri, ndoshta nuk do isha bërë shkrimtare. Ishte ekzili që më tregoi këtë rrugë. Nuk ishte ndonjë zgjidhje për të tradhtuar Shqipërinë, siç më sulmojnë shpesh. Ishte një zgjidhje shumë organike.

    Duke menduar pse kisha nevojë të shkruaja në italisht, pashë se në mënyrë organike kisha nevojë për distancë nga ajo çka tregoja”, – thotë ajo ndërkohë që veten tashmë e sheh si shkrimtare në një vend të huaj e që shkruan po ashtu në një gjuhë të huaj.

    Ornela Vorpsi vazhdon të shkruajë në gjuhë italiane, por siç thotë dhe vetë, në të njëjtën kohë mendon dhe flet katër gjuhë. Gjuha e nënës mbetet gjuha e parë, sepse shqipja për të është gjuha që mbart kujtimet e fëmijërisë e për këtë ajo ndjehet thellësisht e tërësisht shqiptare.

     “Besoj se gjuha e romaneve të mia është një sintezë e shumë kulturave, e shumë gjuhëve të përzierja së bashku”. Janë të paktë shkrimtarët që arrijnë të jenë kreativë në dy gjuhë të huaja, por Elvira Dones sigurisht që ia ka dalë. Ajo është shkrimtare, gazetare dhe dokumentariste, autore e shtatë romaneve, dy vëllimeve me tregimeve, artikujsh e filma dokumentarë.

    Tema si prostitucioni, drama sociale, lufta etj., e kanë bërë Elvira Donesin shkrimtare të mirëpritur në qarqet letrare. Letërsinë e saj e shkruar në dy gjuhë; në gjuhën e nënës shqip dhe në gjuhën italiane. Raporti i saj me gjuhën që zgjedh për të shkruar fillon qysh kur libri nis të ngjizet. “Është thelbësore atmosfera e fillimit, fjalitë e para ndoshta dhe një fjalë e vetme që “godet” në njërën gjuhë në vend të tjetrës”.

    Pikërisht kjo i ndodhi Elvira Donesit kur shkroi romanin “Luftë e vogël e përkorë”, ritmi gjuhësor u krijua natyrshëm në gjuhën e saj të dytë, italishten. “Pashë se kisha nisur rrëfimin në italisht edhe për një arsye tjetër, për të cilën me sa duket kisha nevojë: më shërbente si filtër mbrojtës”. Në këtë rast është ‘terreni’ për të cilën shkruan ai që zgjedh gjuhën, për shkrimtaren Elvira Dones. Ndërkohë ka në proces dy libra; njërin të shkruar në gjuhën italiane dhe tjetrin në shqip, që shumë shpejt do të jenë në duart e lexuesve.

    Edhe pse këto shkrimtare zgjedhin një gjuhë tjetër, bashkohen në një pikë: shfrytëzimi i temës së identitetit. “A ka nevojë të shkruaj në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e sotme?- bën pyetjen retorike Anilda Ibrahimi.

    I ka qëlluar të lexojë në shtypin shqiptar (online) sesi shqiptarët e fyejnë në komentet e tyre për zgjedhjen e italishtes si gjuhë letrare. “Nuk ka asnjë akt tradhtie nga ana ime drejt gjuhës mëmë. Zgjedhjen time e shoh si përulje të një personi të ndërgjegjshëm që e do gjuhën e vet në atë farë mënyre sa të hiqet mënjanë duke thëne: unë s’jam në gjendje, ka të tjerë që e bëjnë më mirë se unë, Shqipëria ecën përpara edhe pa mua! Nuk jemi të pazëvendësueshëm…”.

    Kjo është revolta e saj në përballjen për së largu me lexuesin shqiptar. Ndoshta për këtë arsye ajo edhe Ornela Vorpsi refuzojnë vazhdimisht që librat e tyre të përkthehen në gjuhën shqipe.


    Ëndërr për poeten shqiptare Kozeta Nushi-Alikaj është” Të publikoj shpejt librin në italisht.Do të desha që edhe Italia, që në të kaluarën i ka bërë keq Shqipërisë, të mbështesë futjen e saj në Bashkimin Evropian.Dhe grekët, që besojnë të jenë ortodoks, janë kriminelë dhe duhet të jenë të parët që të dalin nga Bashkimi Evropian.

    Kështu pohon Kozeta Nushi – Alikaj, një 40 vjeçare shqiptare, që po bën 10 vjet në Itali .Impenjimi i saj, interesi i saj i lartë për politikën, zbulohet menjëherë nga fjalët që zgjedh, nga argumentet që përcjell.

    Në politikën shqiptare, po edhe në atë botërore, të gjithë flasin me fjalë të shëmtuara, që në fakt duhet të zhduken nga fjalori; populli nuk është injorant, është vetëm i lodhur, i dhembin veshët. Unë mendoj se të mirët janë pak dhe hiqen mënjanë, duke mos dashur të ngatërrohen në politikë. “


    Kozeta ka lindur në Vlorë, e njohur në botë me portin e saj të rëndësishëm detar, po është rritur në Fitore.Është kristiane, ortodokse, po thjesht preferon të quhet bijë e Zotit. Dhe e prekur thellë në shpirt, e përlotur, me fjalët që i mblidhen lëmsh në grykë, shqipton me shpirt të plagosur: - Mendoj se Zoti e ka sakrifikuar Shqipërinë… Jemi të vegjël, po jemi shumë të fortë edhe pse për më shumë se 500 vjet kemi qenë të shtypur nën thundrën e të huajve. Jemi pak, por jemi si pikat e oqeanit.

    Do të doja që edhe gratë të jenë të interesuara për letërsine ,politikën, në mënyrë që bota të përmirësohet.”Kozeta është e diplomuar në gjuhë ruse dhe gjuhë angleze.

    Ka bërë disa përkthime librash të rëndësishme, ka përkthyer Dostojevskin, Çehovin që ishin autor të ndaluar në Shqipëri, si dhe ka përkthyer autorë norvegjezë nga gjuha ruse.

    Më i madhi pasion i Kozetës është shkrimi – më parë një dëshirë; tani që kam zbuluar impenjimin politik, është edhe një mision, - të cilit i dedikohet jo vetëm në shqip, duke publikuar në italisht, falë mbështetjes së Carlo dhe Marina Salvadorit.

    Kozeta, se shpejti do të botojë në italisht librin “Një jetë e mbetur ëndërr”.

    Literatura e shfrytëzuar:


    1.Bruqi,Flori:Libër-Guxim shqiptar,Prishtinë,2008.-402 faqe.:24 cm.-(Botues :Flomed, Bibloteka Lumi i Bardhë).ISBN 978-9951-415-03-3.

    2. Bruqi,Flori:Libër -Polemika shqip,Prishtinë,2009.-228 faqe.:21 cm.-(Botues ;Rugova Art,Biblioteka Feniksi) ISBN 978-9951-536-04-2

    3. Bruqi,Flori:Libër –Olimpi shqiptar,Prishtinë,2009.-655 faqe.:21 cm.-(Botues ;Rugova Art,Biblioteka Feniksi) ISBN-978-9951-536-03-5

    4. Bruqi,Flori:Libër –Triumfi shqiptar ,Prishtinë,2010.-1084 faqe.:24 cm.-(Botues ;Rugova Art,Biblioteka Feniksi) ISBN- 978-9951-536-12-7

    5. Bruqi,Flori:Libër –Nëse kam ditur të guxoj ,Prishtinë,2013.-395 faqe.:21 cm.-(Botues ;Rugova Art,Biblioteka Feniksi) ISBN- - 978-9951-536-23-3

    6. Bruqi,Flori:Libër –Diademë letrare ,Prishtinë,2014.-690 faqe.:21 cm.-(Botues ;Rugova

    Në gjurmët e miniaturave artistike të shkrimtarit të talentuar Idajet Jahaj

    Prof.dr. Eshref Ymeri



    Para pak ditësh më ra në dorë një vepër artistike e shkrimtarit vlonjat Idajet Jahaj që ma dërgoi me kushëririn tim Arshi Ymeri, një veprimtar i njohur ky i Shoqatës “Mesapliku”. Vepra titullohet: “Loti i diellit dhe hënëzat e limonit”. Është një përmbledhje me grimca lirizmi të artë, me 22 miniatura artistike në 67 faqe gjithësejt.

    Këtë shkrimtarë e kam bashkëpatriot. Të dy jemi nga Smokthina, nga fshati Mesaplik. Që në moshë të re, pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin Pedagogjik të Shkodrës, ai filloi punë në shkollën 8-vjeçare të fshatit të tij të lindjes.

    Që asokohe, ai i hyri me shumë zell punës për hapjen e një muzeu të fshatit në mjediset e shkollës. Më pati lënë përshtypje të jashtëzakonshme puna e tij këmbëngulëse për pasurimin e muzeut me të dhëna interesante nga jeta e figurave historike të fshatit tonë.

    Me kalimin e viteve, në personin e Idajetit erdhi e u kristalizua figura e një krijuesi të aftë në fushën e gazetarisë, të publicistikës, të memorialistikës historike dhe të letërsisë artistike. Prandaj sot, kur ai po i afrohet moshës së pensionit, në inventarin e krijimtarisë së tij në këto fusha, figurojnë 35 libra të botuar, 13 nga të cilat i përkasin artit poetik dhe prozës artistike.

    Libri në fjalë është një perlë e vërtetë në botën e letrave shqipe. Ai të rrëmben me miniaturat tërheqëse që autori i ka qëndisur aq mjeshtërisht, saqë të befasojnë me larminë e figuracionit artistik.
    Miniatura është një gjini mjaft interesante e letërsisë artistike.

    Ka mendime të ndryshme rreth vlerësimeve që i bëhen asaj në lëmin e kritikës letrare. Dikush mendon se ajo është një poezi në prozë, dikush tjetër thotë se në këtë rast kemi të bëjmë me një tregimth të shkurtër apo thjesht me një formë të gjinisë letrare të përmasave tejet të rrëgjuara.


    Kësisoj miniatura përfaqëson një largim nga kornizat tradicionale të gjinive letrare.


    Me këto miniatura, shkrimtari Idajet Jahaj ecën në gjurmët e shkrimtarëve të shquar të traditës sonë letrare, si Migjeni dhe Nonda Bulka, duke e pasuruar edhe më tej këtë traditë me larminë e figuracionit artistik.

    Miniaturat e këtij shkrimtari të talentuar dhe të heshtur deri në thjeshtësi të admirueshme, bien në sy për pasurinë e mjeteve artistike, në të cilat krahasimi i lë vendin metaforës, metonimia zëvendëson sinekdokën , pas epitetit vjen personifikimi etj.

    Fjala, në miniaturat artistike të shkrimtarit Idajet jahaj, përfaqëson në vetvete një botë origjinale. Fjala artistike në këto miniatura është pasqyrë e raportit të autorit me realitetin, e perceptimit të veçantë të botës që e rrethon.

     Në tekstet e tij artistike, saktësia e rrëfimit përcillet përmes larmive metaforike, të vërtetat jetësore përfaqësojnë zbulime artistike.

    Mënyra e rrëfimtarisë së autorit në këto miniatura, më sjell në kujtesë një dyvargësh të shkëlqyer të poetit të shquar gjerman Henrik Hajne (1797-1856):

    Në një fjalë të vetmve do të doja
    Ta shkrija brengën dhe trishtimin.

    Arti i fjalës në këto miniatura është shprehje e individualitetit të autorit. Përmes metaforave, autori na përcjell thurimën letrare, e cila krijon figura që lexuesin e ngrejnë peshë, figura këto që ndikojnë mbi të me një forcë emocionale të jashtëzakonshme.

    Fjalët autori i pasuron me ngarkesa kuptimore mjaft domethënëse, duke i stërpikur ato me magjinë e ngjyrimeve stilistikore.

    Figuracioni në miniaturat e këtij autori, vjen e shpërfaq gjallërinë, qartësinë, natyrën bukurimore të pasqyrimit artistik, që janë tipar i përhershëm i çdolloj arti, që janë forma të njohjes së realitetit nga pozitat e një ideali estetik.

    Me stilistikën e vet krijuese, shkrimtari Idajet Jahaj, figuracionin e ligjërimit e trajton si një tipar të veçantë të rrëfimtarisë artistike, tipar ky që vjen e përfton shprehjen më të plotë në gjuhën e miniaturave të tij të magjishme.

     Prandaj, në kontekstin artistik, fjala e autorit në këto miniatura bëhet pjesë e pandashme e sistemit të mjeteve figurative dhe kryen domosdoshmërisht një funksion estetik.
    Në ditët tona, miniatura është një gjini letrare mjaft e qëlluar.

    Prandaj edhe shkrimtari Idajet Jahaj, duke pasur parasysh ritmet e përshpejtuara të jetës bashkëkohore, kohën e racionuar për leximin e librave, morinë e reklamave me subjekte të shkurtra, del para lexuesve me këtë buqetë miniaturash që të emocionojnë jo vetëm me rrëfimtarinë fjalëkursyer, por edhe me natyrën e tyre poetike që herë-herë shoqërohet edhe me kadencën karakteristike të vargëzimit.

    Tiranë, 28 maj 2014

    I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

    Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...