2014-06-01

Behgjet Pacolli, meriton të jetë premier i Kosovës,thotë populli !

DSC_0390
Behgjet Pacolli, lideri i AKR-së nderohet në Tiranë me çmimin special të Leadership-it 2014.
Në ceremoni marrin pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, kryetari i parlamentit, kryeministri, përfaqësues të opozitës, të botës akademike, urbanistikës, etj.

Si lider që vjen nga biznesi, unë di të vendos në shërbim të vendit tim hapësirën globale- tha zoti Pacolli. Duke mundësuar ndërlidhjen e shpejtë të Kosovës me botën globale, unë në krye të qeverisë do mundësoja rritje të shpejtë ekonomike deri në 10% dhe rritje të ndjeshme të buxhetit, vijoi ai.

Rritja do sigurohet, tha zotëri Pacolli, nëpërmjet investimeve të mëdha ndërkombëtare në infrastrukturën me rëndësi botërore, në zonat e lira ekonomike, në platformat agroushqimore me brand-e ndërkombëtare, me rivitalizimin e Trepçës dhe sektorit minerar.

Sot në Tiranë në mjediset e Universitetit ndërkombëtar urbanistik Polis u organizua dhënia e çmimit special të Lidershipit 2014 zotëri Behgjet Pacollit, presidentit të AKR-së. Në prani të autoriteteve më të larta shtetërore, kryeministrit Edi Rama, disa ministrave, përfaqësuesve të opozitës, autoriteteve të larta akademike nga gjithë Shqipëria, zotëri Pacolli pranoi çmimin që më parë e kishte marrë dhe Arben Xhaferri, Fatmir Sejdiu, Edi Rama, etj. Çmimi i dhënë vlersonte kontributin e zotit Pacolli në politikën zhvillimore, në paqësimin e politikës kosovare, për idetë në krijimin e Unionit ekonomik kombëtar, kontributin humanitar.

Zoti Edi Rama duke vlerësuar kontributin e zotit Pacolli tha se shpesh herë pasi kam parë mrekullitë e realizuara nga ky njeri i madh, së bashku me bashkëkombasit tanë kudo nëpër botë, kam pyetur : pse ky njeri ka vendosur të kthehet në fshatin e vet, në Kosovë? Përgjigja është ajo që Salvador Dalia i tha akademikëve francezë kur i dhanë një çmim të rëndësishëm : ky nderim nuk ma heq ende kuriozitetin për atë se sa më duan mua në fshatin tim. Behgjet Pacolli ka ardhur të japë në Kosovë, dhe jo të marrë, por ndoshta dhe të marrë pak dashuri të njerëzve të vet, duke qenë kurioz sesa e duan këta njerëz të tij. Unë e mora këtë çmim si kryebashkiak dhe tani jam kryeministër. Uroj që dhe ty të të sjellë fat ky çmim!

FJALA E ZOTËRI BEHGJET PACOLLIT NË CEREMONINË ME RASTIN E MARRJES SË ÇMIMIT SPECIAL TË LEADERSHIPIT

TIRANË, 30 MAJ 2014

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Autoritete akademike të Universitetit Polis dhe drejtues të Fondacionit COPLAN,
I nderuar kryetar i Parlamentit,
I nderuar kryeministër,

Është një kënaqësi e madhe të marr sot këtu prej Fondacionit CoPlan dhe Universitetit Polis, çmimin special të Leadership-it.
Kënaqësia ime është për disa arsye :
së pari, ose subjekti që ma ka akorduar është ndoshta njera prej NGO më serioze në rajon për zhvillimet urbane,
dhe gjithashtu
Universiteti Polis është një vatër dinjitoze e arsimit universitar shqiptar;
Së dyti, se këtë çmim e kanë marrë para meje kryeministri Edi Rama, asokohe me cilësinë e kryebashkiakut dhe Arben Xhaferi, një mik imi i kohëve të fundit, me të cilin kam bashkëndarë idenë e Bashkimit kombëtar që fillon nga ekonomia.
Nuk kam më trishtimin që bartej prej fjalisë nema profeta in patria sua. Nuk të bën kush prift në fshatin tënd. Pra nuk e kam më trishtimin se Shqipëria më ka nderuar shumë me universitetet e saj, me qytetet e saj, ndërsa Kosova jo. Edhe falë meje, edhe falë Edit, edhe falë CoPlan, edhe falë Arbenit, midis Shqipërisë dhe Kosovës po zhduken gjithnjë e më shumë kufijtë.
Ju më keni dhënë çmimin e leadership-it.

Unë me cilësinë e ndërmarrësit global të konvertuar në politikan dua t’ju them disa fjalë për konceptin tim të leadershipit që i duhet sot Kosovës.

Kosova sot fle mbi pasuritë më të mëdha të Europës.
Kosova ka sot një rini të mrekullueshme.
Pse ekonomia e saj nuk rritet më shumë në vit se 3-4% diçka që nuk garanton absorbimin e krahut të lirë të punës që krijohet çdo vit?
Mendoj se është problem leadershipi.
Çfarë leadershipi- përfaqsoj unë?
Për shkak të eksperiencës së madhe si ndërmarrës global unë kam fituar përfytyrime të drejta të hapësirës. E shoh Kosovën që është realisht një pikë në glob, brenda një bote të madhe që e shoh virtualisht si një pikë të vetme.
Ndërmarrja ime punon njëkohësisht në sisteme financiare që mbështeten në mbi 30 monedha të ndryshme. Kam themeluar, projektuar dhe ndërtuar kryeqytete. Besoj se kuptohet qartë se unë e kam konceptin e hapësirës.
Unë e di se Kosova, Shqipëria kanë pozitë të rëndësishme strategjike. Ato janë afër tregjeve të rëndësishëm dhe janë pjesë apo afër rrugëve të mëdha botërore.
Sot të fitosh në kohë, duke shfrytëzuar hapësirën tënde, duhet të ndërlidhësh financiarisht vendin tënd me botën globale financiare. P.sh ka banka në Azi, ku Kosova mund të gjejë kredi me interesa të ulët.
Të fitosh në kohë sot, duke shfrytëzuar pozicionin tënd do të thotë të ngresh zona të lira ekonomike. Të thithësh investitorë prodhues apo financiarë prej botës. Do të thotë të orientosh përqëndrime të mëdha të kapitalit duke nxitur zhvendosjen e tyre nga zona tradicionale aziatike afër Europës, etj.
Të fitosh në kohë sot, duke kuptuar nga hapësira do të thotë që produktet e tua të bëhen pjesë e brand-eve të njohur. Kjo do të siguronte rritjen e eksporteve tona. Alternativa është falimenti.
Të fitosh në kohë sot, do të thotë të nxisësh projektet në fushën e inovacionit, të nxisësh industritë e shërbimeve, të teknologjisë së informacionit, etj.
Të arrish sukses në gjithë këto drejtime, do të thotë ta rrisësh GDP e Kosovës, afro 10% në vit. Të punësosh afro 30-40 mijë vetë çdo vit.
Falë eksperiencës sime si ndërrmarrës (unë kam menazhuar një kompani me buxhet sa i Kosovës), unë di t’i arrij gjithë këto objektiva.
Unë jam megjithatë politikan atipik. Nuk di të gënjej, nuk di të flas bukur, por ama di të orientohem saktë në kohë dhe hapësirë.
Di të garantoj investitorët e llojeve të ndryshëm nga gjithë bota, që mund ta shndërrojnë vendin tim në storie suksesi botëror.
Pa modesti them se unë di ta bëj këtë.
Unë di të projektoj.
Unë di të kaloj lumin, sepse e kam kaluar disa herë.
Shpresoj që ju çmimin ma keni dhënë për aftësitë për të cilat fola më sipër, dhe jo për mungesat e fundit- në aftësinë manipulative. Gjithsesi të jeni të bindur se nuk do ju zhgënjej
Falemnderit.


May 30, 2014






LDK,VV, AAK nuk preferojnë që të bashkëqeverisin me Hashim Thaçin. Dëshirë për qeverisje të ngjashme si e mandatit të kaluar nuk ka as Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit, por partia e biznesmenit të suksesshëm nuk i ka rënë vijë të kuqe kësaj mundësie.
Kështu as LDK, as AAK as VV e as Nisma nuk po preferojnë të qeverisin me partinë e Hashim Thaçit.



AKR vizion të qartë për zhvillimin e Kosovës, të pa korruptueshëm


Si e gjykoni deri në këto momente se AKR-ja është prezantuar përballë elektoratit të saj?
AKR-ja ka pasur një sfidë. Zgjedhjet u deklaruan shumë vonë dhe filluan në një farë mënyre të pa organizuara. Por sodoqoftë jemi në ditën e tretë të fushatës zyrtare. AKR-ja nuk ka bërë fushatë përpara fillimit të fushatës zyrtare, sepse AKR-ja ka parime dhe kemi nisur në datën ekzakt të fillimit të fushatës me datën 28 maj. Mund të them se janë ditë instensive, kemi vetëm 10 ditë fushatë. Partitë tjera kanë bërë fushatë pa ndërprerje dhe do ta kenë më të lehtë pak. Edhe pse unë e shoh një farë banalizimi, i të gjitha premtimeve të tyre sot duhet ti riciklojnë. Kurse AKR-ja është duke e informuar qytetarin, sepse AKR-ja është pak më ndryshe se partitë e tjera. Nuk shkon me premtime, por me një bagazh të sukseseve.
Për të mbijetuar dhe për të marrë elektorat, në një vend i cili është mësuar nga forca politike tradicionale, të cilat kanë kohë që mbijetojnë në tregun politik atje, e vështirëson kjo situatën apo e favorizon?
Ne kemi vetëm një eksperiencë politike prej 7 vitesh. U stabilizuam si parti politike dhe hymë në zgjedhje dhe aty e përfituam konsensusin e qytetarit për 13%. Kishim një program fantastik, krejtësisht ekonomik. Program i cili u kontestua nga forcat tjera politike për arsye se ato ishin mësuar të flasin për pseudopatriotizmin dhe për atë që kishte përjetuar Kosova. Ndërsa ne kuptuam se ekzistojnë tre faza për ndërtimin e Kosovës. Faza ku është planifikuar shtet ndërtimi, faza e pavarësisë së Kosovës. Faza e UÇK-së, ose Ushtria Çlirimtare e Kosovës që me ndihmën e miqve tonë ndërkombëtar, bëri të mundur që Kozova të lirohej. Aspiratat dhe dëshirat e dy fazave të kaluara do të thotë një Kosovë e lirë dhe e pavarur. Tani filloi faza e tretë, ne e dinim që është me rëndësi ti ofrohet qytetarit një program ekonomik në bazë të cilit do të krijohej prespektiva për krijimin e një atmosfere të re në Kosovë. Një prespektivë për punësim. Është kopjuar programi ynë elektoral nga partitë tjera, por origjinali mbetet tek ne. Ne kemi dëshmuar se në këtë qeverisje jo shumë të gjatë, 3 vjet e gjysëm, kemi korr sukses. Kemi filluar reformat, disa i kemi kthyer në formë të ligjit dhe janë në implimentim e sipër. Një pjesë tjetër e reformave janë në formë të draft-ligjit që kanë mbetur në parlament , pa u avancuar për shkak të përgjegjësisë të parlamentarëve. Pikërisht këto reforma që u bënë nga njerëzit e AKR-së janë edhe rezultatet me të cilat AKR-ja shkon edhe para qytetarëve të Kosovës. Jemi ata që dimë ta bëjmë këtë për arsye se kemi dituri, sepse kemi shpirtin për ta bërë këtë, kemi eksperiencën, kemi guximin për arsye se jemi të pakorruptueshëm. Askush s’ka mundur të korruptojë asnjë anëtar të AKR-së. Kjo na bën të mëdhenj, kjo na bën ndryshe nga të tjerët. Jam i bindur që me fitoren e dy Komunave që kishim në zgjedhjet lokale, ne i kemi treguar qytetarit që ekziston një mënyrë tjetër e funksionimit të shtetit.
Në momentin që është themeluar AKR-ja dhe në momentin që po flasim, sa ka ndryshuar jeta e qytetarëve të Kosovës?
Ka ndryshuar për mirë, unë nuk mund të them se nuk ka ndryshuar për arsye se kemi një realitet krejtësisht tjetër. Ne ishim nënshkrues të deklaratës së pavarësisë, ishim pjesë e shtetndërtimit, madje edhe pjesë e qeverisjes me partnerin e kualicionit. Ka një të vërtetë, ne nuk e kemi udhëheq lokomotiven, ne kemi qenë 2 ose 3 vagona , po s’kemi qenë ata që kemi udhëheq lokomotivën. Nëse AKR-ja do të kishte tërheq lokomotivën , AKR-ja do ti jepte një drejtim krejtësisht tjetër.
Cilat janë pakënaqësitë që i janë bërë Kosovës dhe që ju i evidentoni? Çfarë është bërë gabim dhe çfarë është bërë mirë?
Gabimi më i madh që na atribohet është hyrja jonë në një bashkëqëverisjeme një parti që ideologjikisht nuk është kompakte me ne. PDK-ja mbetet një parti me ide jo kompatibile me ideologjinë e partisë tonë. Ne jemi parti Liberal-Demokratike. Hyrja në bashkëqeverisje e ka dëmtuar AKR-në por ka pasur qellim qytetarin e Kosovës dhe mbarëvajtjen e Kosovës. Ne kishim dalë prej zgjedhjeve që kishin zgjat 6 muaj dhe sërish të shkohej në zgjedhje dhe këto zgjedhje do të zgjatnin vite të tëra, Kosova nuk e kishte atë luks. Bashkëqeverisja e ka dëmtuar, por mund të them se nëse mund të kthehem serish mbrapa , unë serish do ta bëja për arsye sepse ishte e nevojshme shumë për proçesin në Kosovë. Për sa i përket Kosovës, kemi ngrit imazhin për të bërë biznes, e kemi ngrit Kosovën në 5 vendet më reformiste në botë, nga informatat që vijnë nga Banka Botërore. Reformat që është dashur për tu bërë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, fatkeqësisht nuk është përfunduar, sepse kjo Ministri na është dhënë vetëm para një viti. Kjo punë ka mbetur aty dhe kjo punë mund të vazhdohet vetëm prej autorëve që dinë ta bëjnë këtë gjë, që kanë shpirt ta bëjnë këtë. Ky ishte gabimi më i madhi joni që atribohet nga qytetarët, por unë besoj se nuk ishte gabim sepse kemi çuar proçeset përpara.
E kanë kuptuar qytetarët qënien tuaj në kualicion dhe po themi këtë viktimizim tuajin?
Viktimizimi im është evident, ju e dini , që dikush me qëllim apo pa qëllim bëri shkelje të Kushtetutës, dhe gjatë përzgjedhjestime si President, unë nuk dija të komentoja dhe u tërhoqa nga ky post.
Po ky është moment për ta përdorur si një kauzë politike apo jo?
Është e vërtetë, dikush tjetër do ta përdorte, unë nuk e kam në plan ta përdor, sepse është e vetkuptueshme të qenurit në politikë është një nevojë vetëm nëse ti punon për interesat e qytetarëve dhe të shtetberjes së Kosovës. Njerëzit që më rrethojnë mua nuk kanë nevojë të nxjerrin të ardhura përsonale nga partia sepse secili ka një punë dhe ka krijuar të ardhura për të jetuar dhe nuk është burim jetësor politika.
Pse duhet një shtetas kosovar të votojë për ju?
Duhet të votojë për ne sepse ne punojmë për interesat e tij , ne nuk kemi qenë të korruptuar, nuk kemi keqpërdor buxhetin, ne kemi dhënë në mënyrë profesionale kontributin tonë për Kosovën. Nuk kemi pasë hapësirë drejtimi, sepse qytetarin e di që do të kishim dhënë më shumë. Në s’kemi drejtuar lokomotivën , sepse Kryeministri ka qënë i një partie tjetër dhe ju ka dhënë drejtim partive të veta. Mund të them se AKR-ja ka mund të japë shumë më tepër në këtë legjislacion, ka pas dhe ka ide , dhe duhet të implimetohen.

Sport, festë, ngjyra

Sot shënohet festa e 1 Qershorit, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët janë në qendër të vëmendjes dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.

Me rastin e kësaj feste ministria e Arsimit dhe Sportit ka parashikuar një serë aktivitetesh në kryeqytet ku do të marrin pjesë nxënës nga shkolla të ndryshme 9-vjeçare.

Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Federatat Shqiptare të Sportit, organizon në ambientet e Agjencisë së Zhvillimit të Sportit aktivitetin festiv e sportiv “Sport, festë, ngjyra”, në të cilin do të marrin pjesë fëmijë të shkollave 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe ministrja Lindita Nikolla.

Në këtë ditë feste për fëmijët nuk duhet të harrojme edhe sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur. Shumë fëmijë ende shfrytëzohen nëpër rrugë për të lypur, në një kohë që duhet të ishin nëpër bankat e shkollave.

VV-në në qeverisje, nuk do të ketë bisedime me Serbinë, por vetëm me serbët e Kosovës dhe me Tiranën zyrtare.

 Lideri( kombëtar ) i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës ka folur pak para zgjedhjeve të 8 qershorit që pritet të mbahen në Kosovë.

Ai tha se nëse Vetëvendosje vjen në qeveri do të kryhen një sërë ndrsyhimesh në Kosovë, ku mes tjerash do të vihet një shtet ligjor dhe do të ketë barazi sociale.

Kurti u shpreh se me VV-në në qeverisje, nuk do të ketë bisedime me Serbinë, por vetëm me serbët e Kosovës dhe me Tiranën zyrtare.

Albin Kurti shpjegoi se serbët qëe marrin urdhëra nga Beogradi dhe janë pjesë e strukturave serbe në Kosovë do të ndiqen penalisht.

Më tej, kryeatri i Vetëvendosjes tha se bashkimi mes Kosovës dhe shqipërisë nuk çon në luftë ballkanike, por mund të kryhet edhe përmes mjeteve demokratike.

"Pengesë e kemi nenin 1.3 të kushtetutës që na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Kufiri midis Kosovës dhe Shqipërisë nuk është kufi i shqiptarëve, është kufi i Jugosllavisë dhe Serbisë. Dhe mendoj që nuk duhet të hezitojmë ta themi hapur këtë gjë. Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë unë nuk e shoh si diçka që shkakton luftën e tretë ballkanike. Por, në mënyrë paqësore dhe demokratike, pra me referendum, me bashkëpunimin e dy qeverive, ne do të mund të banim këtë", tha Kurti.

Në fund, Albin Kurti u shpreh se ka edhe politikanë të Prishtinës dhe Tiranës që nuk e duan bashkimin, por se duhet të marrë fund njëherë e mirë feudalizmi dhe se duhet bashkimi për të mirën e një tregu të përbashkët dhe demokracie të zhvilluar.

Çfarë fshihet prapa Aleancës Ekonomike Euroaziatike?!



Prof.dr. Eshref Ymeri


            Siç është bërë e ditur, më 29 maj 2014, presidenti rus Putin, i cili ka ardhur në krye të Federatës Ruse më 26 mars të vitit 2000 dhe, së paku, deri në vitin 2024 do të vazhdojë të jetë president i vendit, presidenti i përjetshëm Nazarbajev i Kazakistanit që prej 10 dhjetorit të vitit 1991, dhe presidenti gati i përjetshëm Llukashenko i Bjellorusisë që prej 20 korrikut të vitit 1994, u mblodhën në Astana, kryeqytet i Kazakistanit, dhe nënshkruan marrëveshjen për krijimin e Aleancës Ekonomike Euroaziatike. Parlamentet e të tre vendeve duhet ta ratifikojnë këtë marrëveshje deri në fund të vitit 2014 dhe ajo duhet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2015.
            Mendohet se kjo marrëveshje do të shënuaka daljen në skenë të një bashkësie të madhe ekonomike, pas Bashkimit Evropian, në një hapësirë pa kufi dhe pa dogana për 170 milionë banorë.
            Marrëveshja në fjalë, siç thuhet, dashka të shënojë një shkallë të re integrimi, për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave, të shërbimeve, të kapitaleve dhe të fuqisë punëtore dhe krijimin e një tregu të përbashkët në një hapësirë gjigante, të shoqëruara këto me heqjen e pengesave kufitare dhe të migracionit. Qytetarëve iu krijuaka mundësia për të zgjedhur, pa kurrfarë kufizimesh, se ku dëshirojnë të banojnë, të punojnë apo të vazhdojnë shkollimin. Sipërmarrësit do të gëzuakan të drejtën ta vendosin me dëshirën e vetë se ku u pëlqen ta regjistrojnë firmën e tyre.
            Por nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është shoqëruar edhe me ca rezerva nga ana e Kazakistanit dhe e Bjellorusisë. Kështu, Nazarbajevi i përmbahet pikëpamjes se marrëveshja në fjalë duhet të jetë vetëm e natyrës ekonomike, pa kurrfarë politizimi. Më herët, kur bëhej fjalë për projektin e kësaj marrëveshjeje, qe menduar edhe për futjen e sistemit të një valute të përbashkët. Madje qe menduar edhe emërtimi i valutës, si rubla euroaziatike ose euraz. Por tani qe vendosur të hiqej dorë nga valuta e përbashkët. Është e paqartë, gjithashtu, se ku do të jetë kryeqyteti i Aleancës Ekonomike Euroaziatke. Këto “paqartësi” për punën e kryeqytetit, sigurisht që janë hile të Putinit, i cili kërkon t’u mbush mendjen Kazakistanit dhe Bjellorusisë se ai na qenka, demek, i shqetësuar për ngritjen e aksioneve të tyre në raportet e ardhshme me Moskën. Dhe për t’i bindur edhe më shumë ortakët e tij, Nazarbajevin dhe Llukashenkon, paskej vendosur që takimi për nënshkrimin e marrëveshjes së lartpërmendur, të zhvillohej në kryeqytetin e Kazakistanit dhe jo në Moskë.
            Por edhe presidenti bjellorus Llukashenko, që para nënshkrimit të marrëveshjes,  paska shprehur njëfarë pakënaqësie për sa i përket krijimit të Aleancës Ekonomike Euroaziatike. Ai pati deklaruar:

 “… ne kemi ende mundësi për t’i bërë marrëveshjet tona më të mira, për leverdinë e ndërsjellë të të gjithë pjesëmarrësve të aleancës sonë. Dhe duke qenë partner të çiltër, të besueshëm, se ndryshe Bjellorusia e ka të pamundur. Ne, detyrimisht, do të bisedojmë për një gjë të tillë edhe me presidentin e Rusisë, edhe me presidentin e Kazakistanit” (Citohet sipas: Putini, Llukashenkoja dhe Nazarbajevi nënshkruan marrëveshjen për Aleancën Ekonomike Euroaziatike”. Marrë nga faqja e internetit “topnews.ru”. 29 maj 2014).

            Të bëjnë përshtypje rezervat e Nazarbajevit dhe njëfarë pakënaqësie e Llukashenkos lidhur me këtë marrëveshje. Këta të dy, së bashku me presidentin Putin, janë komunistë palcarë dhe stalinistë të regjur. Putini, i lindur më 7 tetor 1952, Nazarbajevi, i lindur më 6 korrik 1940 dhe Llukashenkoja, i lindur më 30 gusht 1954, si komunistë të vendosur dhe stalinistë besnikë, kanë qënë këmbëngulës në ruajtjen e perandorisë sovjetike.

            Putini ka qenë kundërshtarë i rreptë i shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik. Kundërshtimin  e tij të prerë për këtë shpërbërje ai e ka shprehur gjatë fushatës zgjedhore për mandatin e tij të dytë presidencial, të zhvilluar në muajt e parë të vitit 2004. Sipas zotit Malcom Haslet, analist i BBC-së për Euro-Azinë, zoti Putin paska deklaruar se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik paska qenë “një tragjedi kombëtare e parmasave të papara” (Citohet sipas: Gazeta “Tribuna”, 19 shkurt 2004, f. 11. E përjavshme informative e pavarur që botohet në Athinë). 

 Megjithatë, kjo shpërbërje qe e  pashmangshme, prandaj, sipas marrëveshjes që u arrit më 8 dhjetor 1991 në Bjellovezh të Bjellorusisë mes Presidentit të Federatës Ruse Boris Jelcin, Kryetarit të Sovjetit Suprem të Ukrainës Leonid Kravçuk dhe Kryetarit të Sovjetit Suprem të Bjellorusisë Svjatosllav Shushkeviç, u mor vendimi për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe për krijimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Llukashenkoja madje, gjatë ratifikimit të marrëveshjes së Bjellovezhit në Sovjetin Suprem të Bjellorusisë, votoi kundër dhe më pas pati deklaruar se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik na paskej qenë katastrofa më e madhe gjeopolitike e shek. XX.

            Me sa duket, brymosja e tyre me stalinizëm, këta tre komunistë në botëkuptim, i bën të dyshojnë te sinqeriteti i njëri-tjetrit, meqenëse tradita e sundimit komunist në mbarë vendet ish-komuniste të Evropës Lindore, ka pas vërtetuar në praktikë se udhëheqësit komunistë i kanë ngrënë kokën njëri-tjetrit. Dyshimi i Nazarbajevit dhe i Llukashenkos në sinqeritetin e Putinit ka një bazë reale, meqenëse Rusia, tradicionalisht, e ka vërtetuar në praktikë se s’e ka për gjë t’i katandisë marrëveshjet në një copë letër pa vlerë. Prandaj jo më kot Bismarku dikur pati deklaruar:

 

            “Një marrëveshje e nënshkruar me Rusinë nuk vlen as sa copa e letrës në të cilën është shkruar” Citohet sipas: “Aforizma të Bismarkut për Rusinë dhe për rusët”. Marrë nga faqja e internetit “aforizmik.ru”. 20 dhjetor 2013).

 

            Pikërisht kjo është edhe arsyeja që si Nazarbajevi, edhe Llukashenkoja, i druhen fort politizimit të kësaj marrëveshje, politizim ky që do të thotë cënim i sovranitetit dhe i tërësisë territoriale të Kazakistanit dhe të Bjellorusisë për interesat neoperandorake të Moskës.

            Në shikim të parë, kjo duket si marrëveshje ekonomike, por prapavijën e saj politike Putini e fsheh djallëzisht. Ndërkohë, puthadorët e tij të shumtë, të cilët ai i ka selitur me kujdes në mjetet e informimit masiv dhe në fushën e filozofisë, hilenë e Putinit e zhveshin nga petku i  demagogjisë dhe hedhin në publik idenë putiniane për ringjalljen e perandorisë sovjetike,

            Ja se çfarë deklaron njëri nga filozofët, politologët dhe publicistët rusë:

            “Gabimi kryesor i oponentëve të Rusisë në Perëndim qëndron në faktin se ata hamendësojnë se po i kundërvihen pak a shumë një grupi të aftë politik të elitës ruse që ka mundur ta monopolizojë pushtetin në duart e veta. Dhe nuk po e kuptojnë se po pleksen në një kundërvënie me ca ligjësi historike, me aspiratën e një populli të madh për vetëvendosje në formën e ringritjes së tërësisë së mjedisit të vetë historik të banimit, domethënë të ringritjes së organizimit të vet shtetëror në kuadrin e atdheut të vet historik - Bashkimit  Sovjetik” (Citohet sipas: Sergej Çernjakovski. “Amerikanëve nuk ua vlen të bëhen pengesë në rrugën e historisë - kjo do t’i flak mënjanë”. Marrë nga faqja e internetit “km.ru”. 26 mars 2014).

            Po cili është ky Sergej Çernjakovski?

            Është filozof politik rus, politolog, publicist, anëtar efektiv i Akademisë së Shkencës Politike, doktor i shkencave politike, profesor i Katedrës së Kulturës së Paqes dhe të Demokracisë të Fakultetit të Historisë, të Politologjisë dhe të së Drejtës të Institutit Historiko-Arkivor të Universitetit Shtetëror Humanitar Rus, këshilltar i presidentit të Universitetit të Pavarur Ekologo-Politologjik Ndërkombëtar.

Por frymëzimet shoviniste për ringritjen e Bashkimit Sovjetik, Putini i merr jo vetëm nga puthadorët e tij të regjur në mjetet e informimit masiv, si puna e Dmitri Kiselovit, i cili kuturis të deklarojë se “Federata Ruse, po të jetë nevoja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’i kthejë në hi radioaktiv, duke përdorur armët bërthamore” (Citohet sipas: Rusia mund t’i kthejë në hi radioaktiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës - drejtuesi i emisioneve televizive Kiselov”. Marrë nga faqja e internetit “news.liga.net”. 16 mars 2014), jo vetëm nga filozofët e kallëpit të Sergej Çernjakovskit, por edhe nga shkrimtarë të mëdhenj, si Aleksandër Sollzhenjicini (1918-2008).
Në korrik të vitit 1990, Sollzhenjicini pati shkruar një broshurë me titull “Si ta rregullojmë Rusinë”, e cila u botua në gazetën “Komsomolskaja pravda” më 18 shtator të po atij viti. Në atë broshurë, Sollzhenjicini shpreh pikëpamjet e veta për Kazakistanin dhe për Ukrainën. Këtu po ndalem në dy citate nga broshura e tij dhe në reagimet që ngjalli ajo asokohe në Kazakistan dhe në Ukrainë.
Pikëpamjet e Sollzhenjicinit për Kazakistanin:
“… Për Kazakistanin. Territorin e tij të sotëm gjigant komunistët e patën copëtuar pa mend në kokë, si u qëlloi: nëse diku kopetë endacake kalojnë një herë në vit, atëherë atje vendi u quaka Kazakistan… Por Kazakistani përbëhet prej Siberisë Jugore, prej zonave jugore përbri Uralit, si edhe prej hapësirave qëndrore të shkretëtirave, të cilat i patën transformuar dhe sistemuar rusët, të burgosurit dhe popullsitë e internuara. Dhe sot, në mbarë Kazakistanin me kufinj të fryrë, kazakët përbëjnë më pak se gjysmën e popullsisë. Kompaktësia e tyre, pjesa amtare e qëndrueshme e tyre, shtrihet në harkun e madh jugor të krahinave, që prej skajit lindor deri në perëndim, pothuajse deri në brigjet e detit Kaspik, që popullohet kryesisht me kazakë. Dhe në qoftë se në këtë hapësirë ku shtrihen, ata dëshirojnë të shkëputen, atëherë udhë e mbarë u qoftë” (Сitohet sipas: “Thirrja e Sollzhenjicinit: reagimi i parë”. Marrë nga faqja internetike e gazetës ruse “Panorama”. 12 (24) tetor 1990).
Reagimet në Kazakistan:
Në sheshin para ndërtesës së Akademisë së Shkencave në Alma-Ata, më 22 shtator 1990, u zhvillua një miting që e organizonin përfaqësuesit e organizatave politiko-shoqërore. Në miting u hodhën parullat:
“Nuk do ta lejojmë copëtimin e Kazakistanit!”, “Sollzhenjicini është përfaqësues i shovinizmit të shtetit të madh!”. “O popull, bëju gati për mbrojtjen e tokës tënde!”. “Nuk do të japim asnjë pëllëmbë nga toka e Kazakistanit!” (po aty).
Pikëpamjet e Sollzhenjicinit për Ukrainën:
“… populli ynë u nda në tri degë vetëm për shkak të fatkeqësisë kërcënuese të dyndjes mongole, si edhe të kolonizimit polak. Në këtë mes kemi të bëjmë me një gënjeshtër të trilluar pak kohë më parë, sikur gati që nga shek. IX na paska ekzistuar një popull i veçantë ukrainas, me një gjuhë të veçantë joruse” (po aty).
Reagimet në Ukrainë:
Igor Juknovski, kryetar i grupit te deputetëve “Narodnaja Rada” (Parlamenti i Popullit) në Sovjetin Suprem të Ukrainës, lëshoi këtë deklaratë për broshurën e Sollzhenjicinit:
“Disa teza të asaj broshure, kaq shumë më befasojnë, saqë unë nuk gjej dot fjalë për të shprehur revoltën time… Është e çuditshme që disa intelektualë të shquar rusë qëndrojnë në pozita imperialiste” (po aty).
Zëvendëskryetari i Këshillit Krahinor të Lvovit, Nikollaj Gorin, u shpreh:
Qëndrimi i Sollzhenjicinit ndaj çështjes ukrainase është shovinist” (po aty).
Njëri nga udhëheqësit e partisë republikane të Ukrainës, Sergej Naboka, deklaroi:
“Duke e respektuar Sollzhenjicinin si shkrimtar, unë e konsideroj atë një mendimtar pa kurrfarë vlere. Duke mbetur imperialist në pikëpamjet e veta, ai fut hundët atje ku nuk i takon. Nga të gjithë patriotët rusë, për mendimin tim, nuk ka asnjë të vetëm, i cili do të mund t’i lante mëkatet që bolshevikët rusë kanë bërë në tokat e popujve që kishin nën sundim” (po aty).
Në sesionin e Këshillit Krahinor të Lvovit qe aprovuar një deklaratë lidhur me përmbajtjen e broshurës së Sollzhenjicinit. Në atë deklaratë, ndër të tjera, thuhej:
“Fatkeqësia fillon që nga mësuesit dhe profetët e paftuar… Halli nuk është aspak tek ato fyerje që Sollzhenjicini i lejon vetes në adresë të popullit ukrainas.., halli është se neve po na përfshijnë përsëri brenda hapësirës historike të popullit rus… Ne asnjëherë nuk kemi pasur asgjë kundër popullit rus dhe dëshirojmë që popujt tanë të jetojnë si popuj paqësorë dhe të mirë. Por dashuria dhe respekti duhen merituar. Ideja e rilindjes së pansllavizmit që propozon Sollzhenjicini, për ne është e rrezikshme si asnjë tjetër. Është e rrezikshme sepse neve na lihet përsëri roli i vëllait të vogël… Ne i kemi pasur me kohë dhe tani i kemi profetët tanë. Ukraina në Shtëpinë e Përbashkët Evropiane do të hyjë si Ukrainë. Aleancë me Rusinë nuk do të ketë” (po aty).
Me nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Aleancës Ekonomike Euroaziatke, Putini, sipas të gjitha gjasave, kërkon t’i rikthehet, nën rrogoz, procesit të rusifikimit të ish-republikave sovjetike.
Në periudhën e perandorisë sovjetik, ky rusifikim ishte një tjetër mënyrë nënshtrimi që sajoi shovinizmi rusomadh në raport me republikat sovjetike. Ky ishte i ashtuquajturi sundim “i butë”, “i kadifenjtë”, ishte rusifikim i tyre shkallë-shkallë. Shqetësimi për rusifikimin e republikave erdhi e u ravijëzua sidomos pas shpërbërjes së perandorisë sovjetike. Ky shqetësim u shfaq me forcë sidomos në Estoni, në të cilën 33% të popullsisë prej 1,5 milionë banorësh e përbënin rusët.
Njëri nga përfaqësuesit e diasporës ruse në Kazakistan, Jakov Bjellousov, shkruante më shumë se një dekadë më parë:
 “Historia i pati rregulluar punët asisoj që pothuajse gjatë dy shekujve popujt e Kazakistanit të ndodheshin në përbërjen e Perandorisë Ruse dhe mandej të Bashkimit Sovjetik. Kultura ruse dha një kontribut të ndjeshëm në zhvillimin e kulturës së popujve të Kazakistanit…Por, gjatë viteve të fundit, funksionimi i kulturës ruse në Kazakistan po has në vështirësi. Nëpër institucionet arsimore është pakësuar në mënyrë të konsiderueshme mësimi i gjuhës ruse, i letërsisë ruse. Gjuha ruse sa vjen e po i humbet pozitat e veta në administratën shtetërore. Deri tani nuk është aprovuar ligji për statusin e gjuhës ruse, si gjuhë që përdoret zyrtarisht në institucionet shtetërore. Opinioni publik rus në Kazakistan shpreh shqetësimin për faktin që sapo vjen e ngushtohet sfera e funksionimit të gjuhës ruse dhe të kulturës ruse. Pavarësisht nga largimi i rreth 2,5 milionë rusëve nga Kazakistani, 4,5 milionë kanë mbetur” (Citohet sipas: Gazeta “Rossija”, 27 qershor - 3 korrik 2002, f. 11).
Sipas të dhënave statistikore të vitit 2013, diaspora ruse në Kazakistan kishte zbritur në 3 milionë e 712 mijë frymë.
Kot ankohej zoti Bjellousov. Gjuhës ruse në Kazakistan nuk ia kishin fajin kazakët. Fajin ia kishte shovinizmi rusomadh me revanin që kishte marrë gjatë sundimit komunist sovjetik për rusifikimin pa zhurmë e pa bujë të popullit kazak. Faktin e prirjes së hapur të rusifikimit të Kazakistanit nga ana e shovinizmit rusomadh të periudhës së komunizmit, zoti Bjellousov kërkon ta anashkalojë. Shpërfillja për gjuhën dhe për letërsinë ruse që i rënka në sy zotit Bjellousov, tregon se ato i janë imponuar popullit të Kazakistanit nga ana e shovinizmit rusomadh të periudhës sovjetike. I thonë gati 7 milionë rusë në një vend me një popullsi prej rreth 16 milionë banorë në vitin 1989. Mirë që në Kazakistan u dyndën shumë rusë se atje Hrushovi pati nisur aksionin e famshëm për hapjen e tokave të reja, atje u ndërtuan kozmodromet për lëshimin e raketave. Mirë që në Ukrainë u vendosën, po ashtu, mjaft rusë, se aty funksionon pellgu i pasur qymyrguror i Donbasit, aty qenë ngritur uzina dhe fabrika të shumta, stacion termobërthamor etj., po në Republikën e vogël të Estonisë pse duhej të vendoseshin aq shumë rusë kur nuk kishte gjëra të tilla? Përgjigjja është e thjeshtë: se duhej bërë rusifikimi i saj.
Me sa duket,Putini po mundohet ta minimizojë në maksimum shqetësimin që e bren përbrenda për Ukrainën, problemet me të cilën i krijoi vetë, në bashkëpunim të ngushtë me mashën e tij në Kiev, ish-presidentin Janukoviç. Se atij nuk mund të mos i bëjnë përshtypje fjalët e dikurshme të Bismarkut, i cili ka pas deklaruar:
“Madhështia e Rusisë mund të minohet nëse Ukraina do të ndahet prej saj…” (Citohet sipas: “Bismarku për Rusinë”. Marrë nga faqja e internetit “bugaga.ru”. 21 mars 2013).



 

   



2014-05-31

Së SHPEJTI BOTOHET LIBRI I PUBLICISTIT RASIM BEBO


 Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


http://gazetadielli.com/nje-mozaik-ne-letersi/
http://tribunashqiptare.net/?p=23296

Lexoni :

http://grid.al/read/news/154436987/1702138/interviste-me-historianin-rasim-bebo-me-banim-ne-shba
 

KALI I TROJËS



Rreth figurës së Laokontit:

Laokonti, Laocoonte (gre: Λαοκόων; lat: Laocoon) personazh i mitologjisë greke, ishte i biri i një të moshuari, më i dëgjuari i Antenorit. Ishte një Orakull dhe një nga klerikët më të njohur të Apollonit.


Rreth figurës së Laokontit qarkullojnë legjenda të shumta, por ajo më famshmja që e prezanton më së miri historinë e tij legjendare e që njihet si version zyrtar thekson, lidhet me Luftën e Trojës, kur trojanët futen brenda mureve të qytetit, kalin e famshëm, dhuratë –simbol e grekëve për paqen e nënshkruar. Laokonti dyshues për këtë dhuratë greke, e përshkoi kalin me një heshtë mespërmes dhe tha shprehjen e famshme “Timeo danaos et dona ferente”“ (i druhem grekëve edhe kur bëjnë dhurata)“.

Poseidoni, që mbante anën e grekëve, e ndëshkoi Laokontin duke dërguar dy gjarpërinj të mëdhenj, që pasi dolën nga deti, arritën dy bijtë e tij dhe i mbështollën; Në ndihmë të tyre shkoi Laokonti, por pa sukses, gjarpërinjtë mbytën atë dhe dy djemtë e tij. Trojanët e morën këtë ngjarje si një shënjë mirësie dhe vendosën ta fusin kalin brenda mureve të kështjellës së qytetit.

“Ju e dini se përpara Trojës atëherë,
kali i drunjte, dhuratë e grekeve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:
ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët
mjaft më me luftë, zjarr edhe helme.
Erdhi koha që shpatat t’i kthejmë në parmenda,
armiqtë në miq, erdhi koha t’i kthejmë. ...

Nga vërtitja juaj po më erren sytë,
nga rropama juaj veshёt më gjëmojnë
në muze të Londrës në Louvre e Madrid,
në pafshi ndonjë ditë të bëhem copëra,
nga marazi, siç thonë, të plas, t'ia bëj "krak"
jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
po indiferenca juaj do të bëhet shkak.

Ismail Kadare (APR 8 Agjensoini Floripress).

Zoti Ismail Kadare, Ju flisni me nostalgji për Mitologjinë Greke, për dhuratën – simbol të grekëve për paqë. Për shprehjen e famëshme: “Timeo Danaos et dona ferente”. (i druhem grekëve edhe kur bëjne dhurata). Z. Ismail. Kjo “thënie”: “Unë i kam frikë grekët edhe kur sjellin dhurata” i takon Virgjilit (70 – 19) para Krishtit, Ju e spostoni këtë citat 1300 më përpara në vitin 1250 p.e.s. në gojën e Laokontit, kur greku nuk ka egzistuar. Ju nënvizoni për kalin e drunjtë “dhurartë të grekëve u shfaq”. Pavarësisht se ju mundet të frymëzoheni nga muzetë e Londrës, Luvrit e të Madridit, kur shikoni skulpturën e Laokontit, por ajo është e veshur vetëm me një manipulim, me një vjedhje, me një intrigë greke, NJË MITOLOGJI GREKE E SAJUAR, siç e ka quajtur Faik Konica: “Ne shqiptarët, kemi frikë vetëm nga grekët, me qënë se ata kanë një armë të hatashme, shumë të fortë, DINAKËRINË”.


 Homeri e bëri të pavdekshëm emrin e Trojës me dy poemat e tij epike: “ILIADA” dhe “ODISEA”. “Homeri nuk përmend grekë, apo helenë në rrethimin e Trojës, por flet për një numur fisesh pellazge”. (Edwin Jacques, “Shqiptaret”, f. 65). Z. Ismail, grekët gëzohen, kur ju i vendosni ata në Luftën e Trojës, si kundërshtarë të trojanëve. Ndërsa grekët kanë ardhur në Ballkan mbas 500 vjetëve të Luftës së Trojës dhe emri Greqi, Hellas ka nisur të quhet zyrtarisht dhe përgjithësisht, kur u krijua si mbretëri e pavarur më 1830 të erës tonë. Më parë, dhe sidomos gjatë Perandorisë Bizantine, kurrë nuk është quajtur greke ose helene. Me një fjalë, Emri Greqi, Hellas, Helene, fillon më 1830, rreth 3000 vjet pas Luftës së Trojës. (Robert d’Angeli “Enigma” bot. 1998, f. 182). Historiani Amerikan Edwin Jacques shkruan: “Folklori grek kërkon origjinën e themelimit të Greqisë te Deukalioni mitologjik dhe e shoqia e tij, Pira, - dy njerëzit e vetëm që i shpëtuan përmbytjes së madhe. Biri i tyre Heleni, ishte pasardhësi legjendar i racës greke, që datohet rreth shek. VIII p.e.s. Prej tij njerëzit morën emrin helenë, dhe atdheu i tyre Hellas... Nga kjo del qartë përse Homeri nuk përmend grekë, apo helenë në rrethimin e Trojës, por flet për një numër fisesh pellazge. (“Shqiptarët”, bot 1995, f.65). Mathieu Aref thotë: “Legjenda e Dekualionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që fshin gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Dekualionit dhe i Pirhas. (“Shqipëria”, bot. 2007, f. 22). Dhimitër Pilika shkruan: “Argumentet” e heliocentristëve, si falcifikime trashanike të historisë, lindin, veniten, edhe vdesin, të gjitha pa përjashtim. (“Pellazgët”, bot 2005, f. 144).

Ndërsa Profesor Niko Stillo: “Argumenton shkencërisht, se në themel të mitologjisë greke, është mitologjia pellazgo-iliro-shqiptare, ajo e Çamërisë-Epirit. Pra, kanë “fabrikuar krejtësisht Greqinë e lashtë”, Greqi që gjoja ka ekzistuar më shumë se dymijëvjeçarë më parë.

Por, epopetët e parë (Iliada dhe Odisea), transkiptuan në gjuhën greke, duke nisur nga fundi i shek VI para Krishtit (e poka e Pisistratit dhe e bijëve të tij, Hipiasit dhe Hiparkut), përmenden në vijimësi, duke filluar nga Pindari (510 – 438) dhe nga Eskili (525 – 456). (“Shqipëria”, f. 14), dhe më vonë, ishte e gjitha një sajesë e krijuar nga një ekip prej dhjetëra historianësh, antropologësh dhe klasicistësh, që punuan pa ndërpreje, në periudha të ndryshme, mes viteve 1971 – 1974 për të “krijuar” dokumente dhe sende “greke”. 1. Në Tiranë më 15 prill 2011 u formua shoqata: “Qendra e Studimeve Pellazgjike”. Përshëndesim Konferencën e Parë Shkencore, për të ndriçuar qytetërimin Pellazg, e cila u mblodh më 21 – 22 tetorr 2011, po në Tiranë, nën kryesin e Prof. Dr. Lutfulla Peza, Prof. Liljana Peza, Prof. Agim Çadri, Prof. Leonard Prifti, që krijuan këtë shoqatë në bashkëpunim me Universitetin “Vitrina” e cila, ka si qëllim kryesor studimin e qytetërimit pellazg, tek i cili mbështeste mendimet e tij edhe Hasan Tahsini.

2. Në Paris më 2 janar 2012, Mathieu Aref mbrojti tezën e doktoraturës, me temë “Studime e kërkime shkencore mbi Pellazgët, në prejardhje të qytetërimit grek”. Pas konsultimit, juria vendosi dhënien e titullit. “Doktor në shkencën e historis së aktivitetit (Greqia antike) të Universitetit Paris- Sorbonë”.

Fatkeqësisht, qeveria shqiptare, Akademia e Shkencave Shqiptare edhe ju z. Kadare, nuk keni marrë pjesë në këto veprimtari me rëndësi të madhe historike, kombëtare. PSE? Sepse jeni në përkrahje të grekut, që emërtimin Pellazgë e ka tmerr, nuk do ta dëgjojë kurrë. Kolegu juaj i penës, greku, Niko Kazanzaqi, është shkrimtar aq i madh, sa që e quajnë Tolstoi i Greqisë dhe zotëria e tij, ka shkruar librin romano-historik “Ja vdekje ja liri”, duke rrëmbyer legjendarin shqiptar Haxhi Mehmet Dalanin e Konispolit, që dha jetën me 800 shqiptarë në kështjellën Frangokastello të Kretës, më 1828 dhe akoma me tej, e ka vendosur në Enciklopedinë greke, me emrin e manipuluar nga Mehmet, në Mihal, duke e quajtur Haxhi Mihal Dalani. Ju që duhet të flisni, të shkruani dhe të propozoni monument në Konispol, për Haxhi Mehmet Dalanin e revolucionit shqiptar të vitit 1821, që e përvetësuan grekët, kurse ju heshtni. Tani pyesim kush është më kombëtar këtu? Jeni ju, apo Niko Kazanzaqi që ngre lavdinë e kombit të vetë, me figura e tua të grabitura historike, pra të kombit shqiptar? (APR 8 Agjensia Flotipress).

Rasim Bebo, Addison Çikago, qershor 2014

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...