Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/06/26

Cikël poetik nga Myrvete Osmani



PEMË GURBETI

Në portin ku zbarkohen ëndrrat dhe pritjet
moçale lotësh kthehen në kripëra të hidhura
aty ngjyej kafshatën, qoftë dhe e fundit her
me copëra kriprash dhe drithërash të mia

Por ty ,që braktise nga hallet Atdheun
sdo ta prekë pemën e dhembjes , as frutin mjalt të saj
do ushqehem me myshk, cepit përrenjëve gryk'hapur
e zërin, do ja ulë melodisë së dhembjes ,prej skamje
do e përplas me erërat ,dunave ku shkretëtira i shuan
dhe të fundmet zëra prej lypsarësh... !


SHKËMBIM DASHURIE


Unë baladë e zhveshur në buzëqeshjen tënde
syve të përhumbem në verbi
zjarri më i ndezur kohrash në ikje... unë dhe ti!

Buza më e prushtë, që prekë e djeg nëntë lëkura shpirti
unë balada e pavdekëshme, me nëntë plag në zemër të ndjek
po se putha buzën tënde,mëkatare do vdes !

NË SY LOZTE VDEKJA

( NA MUNGOJNË )


I lam ,shtrirë, skulptura të përgjakura ,si vdekje
u nisëm shteg'timit të gjatë, shtegtonim pa krye,pa cak
dergjeshin bregut të detit bojkuqtë ,prej vale...
edhe pse det s'qe kurrë,atypari

I lam ,dhe ikëm ...
gjymtyrë këputur ,
dhe lot've përhumbëm si erërat e shuk'ta
u zhdukëm,e u zhdukën ,si hije ata...

Me kamzhik të lagur ,na përzën se ku ?!
Me bohçe leckash mbi shpinë
O Zot !
Në ç'kope të trishta delesh ngjanim
me dhëmbë ujqërish mbi shpinë !

Ç'mister përpiu trupat e tyre ?!
Ç'mister i barti matanë... ?!
Tashmë deti është tharë
skulpturat ,as gjaku ,më nuk jan !

BALADË HIPOTETIKE

Lis i lartë, degët fshikulluese nga jeta dhembin
udha që më lodh, diejt që më përflaken mbi kokë
në të gdhirë këputen si kokrrize retë e mugëta
netët e lodhura,të gjata sa motet, bëhen copë.

Durimi m’u mpiks ndër deje, miku im
po më pikon syri copëra shpirti, përpëlitet trupi tani,
me mikun prej miku,që s'e njoha kurrë,u bëra armik.

Thur një shportë magjike me xunktha të arta sot
vetëtima mbushur dhe bubullima plot,
ndonjë mollë të kuqe nga pema e tharë
,,mollët janë për t’u kafshuar, nuk janë për t’u parë'',
vrapojnë mëkatarët,vrapoj dhe unë në zjarr!

Ulem dhe mbështetem kurmit të lashtë të lisit
shndërrohem në klithmë zogu pa krah,pa sqep
herë si degëz hollake,e frikshme si hije
mbi savane lumi shoh fytyrën, trupin
shoh qenien time pa këmishë mbi supe
bredhacake nëpër shtjella pluhuri
me kokën nën sqetull, krejt si në baladë
eci e nuk kam të ndalë.

Gjak skuqem në fytyrë,turpi çmendet marrëzie
mbi disqe hënash të verdha,të kuqe, të zeza.

Ndërroj papritmas trajtën e të qenit grua,
pres flokët e gjata, mbi shtatë palë qiej ulërij
trajtën ndërrojnë dhe motet,pyjet bëhen shkretëtirë,
është tersi i jetës a ora e ligë!

Një dalje më duhet përtej,
një trazim i ëmbël dashurie të më prekë
ai gjaku i shterur pellazg të më kthehet ndër dej.

Gjurmët deri tek porta ku trokiste dikur njerëzia
m’i ndrit
dhe udhët e harruara, o Zot!

Kjo udhë më lodh e diejt më përflaken mbi kokë,
shirat le të këputen në kokrrize të plumbta,
mishrat le t’m’i shpojnë, t’m’i bëjnë copë!

Të rroj o të vdes, larg nga ky ters
tek kurmi i lashtë i lisit, më rikthe
ta gërryej me gjuhë shkronjash të nxira
epitafin e fisit tim
dhe emrin gozhduar mbi lis ta var,
përtej turpit kufomën e mbjellë ta lë!


PRITJA

Jasht bën vapë,mrizet e lodhura kërrusen si pleq të urtë
ti pret kafenë e radhes,në preh'rin e drunjët të karrigës,pret...!

Jasht bën vapë,unë hije e vetmisë tënde vallzoj me ritmin tënd të humbur
në grumbullin e kujtimeve tua, aq keq !

Jasht bën vapë,në kasollën time merimangat fshihen
unë fle në rrjetat e tyre,përkundem me krah zogj'sh të ikur...
zogjt çerdhe thurin në mushkritë e mia, dhe marrin ajër të paqt !

THYER NGA PRITJA

Do të doja ti shoh sytë e mallit
si zbresin në lundrim e sipër
lum'sht(r)atit tim mënd(afsh)orë
si më vështrojnë eshtuar dhe përlotur
çastit kur bota e lodhur në dremitje fle
ata mbytur në ëndrra fluturuese të rendnin
zgjuar ne të dy
sikur të ishim ne'' !

Sa Dielli të ikte e nata të binte zhveshur
të nisnin shirat e ftohtë,erërat e pushta
përmallshëm të na preknin e prekeshim
me gishtërinjët e buta

Ka ditë që e kam këtë mallë
më gdhijnë mëngjes-mbrëmjet
padashur
shtrëngoj pritjen në grushte ,përplasem
dhe thyhem si kristal ,si dhembje !?



SHIJOJE JETËN

Ndoniher, na ngjan vetja ,si fëmijë të vegjël
ate që na ndalonin, e donim me patjetër ,
teke të ëmbla,teke çapkëne ato...

Dhe sot e kësaj dite ashtu si dikurë
kërkojmë çfar s'na takon,e duam për vete
gjithçka që nuk e kemi ,na kthehet në teke !

Fëmijë duam të njihemi, ashtu si të rritur
dhe posa të rritemi , ashtu si për dreq ,
kerkojmë të rikthehemi...
si fëmijë kryeneç!

Por koha do vie ,kur duarsh do na iken
pa shijuar fëmijërinë ,pa shijuar rritjen
këta jemi ne ...ndoshta jo të gjithë
i ditur po nuk qe ,jeta vrik të ikë!



Pritja

Dhe pres ,
yjet të thërmohen në grimca një dit
kurorë të bëhen mbi flokët e purpura
të çelin kur dita më fiket ndër shuplakë
si llamba të ndizen, hajateve të mia!



Gurrëz


Ti më mungon,
si një gurrëz e blert,si orë nate vet
që i duhet shkretëtirës,
udhetarit të saj të humbur
një pikë ujë
mbi buzë ku prushon etje ,
nuk ngjet
një fllad ere t'më bie fytyrës ,
n'udh'kryqe jete, k'të jetë!



ZVARRANIKËT



Ndaj,
eci shpesh'her me veten nën sqetull!
Udhës që shtrihet nën këmbët e mia,
ashtu tërbuar
kaloj nëpër brigje...
Her fli gjumë të qetë
në prehërin e hijeve

Kështu zvarritet bota,
zvarritem pellgjeve unë
si kameleon nd'rroj ngjyrat,
fytyrën pastaj
dhe ngjaj me sa duket
në zvarranik të saj !


MËNGJES DARDAN


Ç'mëngjes i bukur
ç'diell flak'rues më zgjoi sot
Dardani
o lagje hyjesh ,
hyjneshash në fron

ç'vasha t'bukura Prishtina ime
ç'djem te ri, me shikim të ngrohtë
dardane moj, Dardani
hyjnesha në fron


Një jetë larg syve

Jan ca minuta ters që nuk duam ti kthejmë
qoftë me vet krahët e zogut të art
akoma më pak duam ta rikthejmë një çfardo jetë
sado që të rinjë do të bëheshim prap !


Një jetë të tërë larg syve të kam patur.
Ndaj shpesh me ajrin flisja, me detin dhe retë.
I përunjuri i muzgut, vdekëtar në varr i pakallur
Netët i gdhija me imazhin tënd nën jastek.

Më tradhëtoj kjo miqësi e hënës së heshtur.
Më braktisi ky ag i përhimt, i ftohtë dhe hidhnak
Sokakëve të botës u ngriva, u thave, i patretur.
Veç një muzg m'i kandisi sytë e mi bredharak.

E dija që shënjtët në thelb kan të përjetshmen.
Prandaj iu gjunjëzova shënjëzime të tua mitike.
Në kult të diellit të ktheva, si kulti më i shëndetshmen.
Thellë shpirtit të ruajta, si famullitari shkrimet biblike.

Në pambarim më shkonte numërimi i hapave.
Mua murgut të tempillit, të Artemidës së pafat.
S’do t’i shiheshim kurrë ne botës së të gjallëve.
Së cilës të heshtur i ikëm, të përvuajtur, kryelartë.


HESHTJA E UDHËS


Kjo usha që shtrihet kështu e heshtur !
Seç më ngjanë , me heshtjen e njeriut fatzi
Lulzojnë pranverat ,thyhen gjethet e vjeshtës
si ditët e jetës ,këputur një nga një...

Mbi trupin e saj rrokullisen stinët ...
njëmijë prita mbi të ,përgjaken fshehurazi
mijëra puthje dashnorësh ,
vdesin të mbytura
thell, thell në ata sy...

Ndodhë,
rrëzohen mbi të trupa lisash të dergjur,
zvarriten patkonjët e kuajve të lodhur
që mbajnë barrë kalor'sit e përgjumur,
me barrët e jetës rënduar mbi supe !

Kjo udha që shtrihet kështu e heshtur
seç më ngjanë fatkeqe , me njeri fatzinë !


MË NË FUND

Në fund të tunelit takojmë të njejtën dritë
rëndom stivojmë vitet në arkëzën jetë ,ecim drejt saj
si udh'tari memec pa asnjë pyetje në gjuhë,pa asnjë fjalë !

Pasqyrës së errët ndrrojmë trajtën e shpirtit,po mundëm
n'kornizë frike vet'vizatohemi me lapsin e trishtimit zmadhues
i druhemi vetvetes,sa shohim sytë si gozhda të ngulitura,dhe ndriçimit tërbues !


S'JE PËR TË TË URRYER


Arsye s'kam, të të urrej
mos qofsha nën lëkurën tënde
fytyrën tënde ,stërlakur
me gjak djalli!

Arsye s'kam, të të urrej
as fshihem pas urtësisë së fjalve ,koti
kur ty të shtrydhë ,e të shoshit keqas djalli
e gjuha e natës, të pikon helm nepërke ...helmm... !

Përse të të urrej,kur brenda dejeve tua
miliona vezë në ty ,ka lëshuar djalli!

Ç'arsye kam ?! Të të urrejë ,,mike''
kur buz'qeshja shtirake,të ndrydhet prej halli... !


MALLË PËR DIELL


Kthehu ,më ngroh o Diell i flakt ,pas resh të nxira që varen...
dhe më vështron aq fshehur,po ç'frikë ke ti,nga kush ?!

Kjo ditë e ftohtë me shi ,mi çukitë kujtimet
të rikthehemm etur, nën pushtetin tënd,lutem
në fushat e nxehta të verës ,pas grilave të burgut tënd
ku frushkulloheshim kallinjësh të thekt ,prej vape
trupave tanë...
të vdes aty , le të vdes,prej dhembje !


Ja ku jam ,nen degët e luhat'shme , t'kësaj peme të lartë
që po e mer era përk'dheljesh të ftohta!
Ftohtë e kam ,këtë ditë pa ty !
O i mall'shmi Diell ,
që humbur të kam kujtese, ka kohë !


EÇTUAR


Përse i lë diejt të perëndojnë të palumtur
Përse natës i mallkon : hënën ,yjet ,but'sinë
Përse kjo heshtje e pakuptimt
a thua
Enigmë e trembur dashurie...
po ndrynë udhen time deri tek ti
Përse gjithçka që deshëm
e mbytëm në pritë
Eçtuar mbetëm një jetë
eçtuar po vdesin dhe sytë...


PIKON ZEMRA


M'pikon zemra
pikë në shpirtë
e dallgë malli
mi çanë sytë

M'pikon zemra
nga ajo ditë...
në qofsh në jetë
kthehu me muzgun
një her trokit...

PORTA E MBYLLUR




Një këngë e nisur
nuk di se ku mbeti
në harfë u ndal
dhe klithma e një zogu
kur krahët e lodhura
breshëritë e plumbëta
ia morën peng
veç për një fluturim
n'destinacion të zemrës
në krahërorin që dhembë ...

2014/06/23

Shkrimtari dhe kritiku letrar Ali Demë Jasiqi ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Nga Flori Bruqi


Njeri prej shkrimtarëve që nuk u ndal së shkruari deri në ditën e tij të fundit të jetës është edhe Ali Demë Jasiqi, i cili ndërroi jetë sot në orët e mëngjesit.

Jasiqi në veprimtarinë e tij la pas vetës plot vepra të shkruara, kritika letrare, libra biografi, libra për fëmijë, poezi dhe romane.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet sot në orën 16:30 në varrezat e kryeqytetit në Prishtinë.

Ndryshe, Ali D. Jasiqi, i lindur në Jasiq të Junikut më 1937, shkollën fillore e kreu në Junik ndërkaq Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e përfundoi në Prishtinë.
Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin filologjik - gjuhë e letërsi shqipe.
Ka punuar si gazetar në të përditshmen “Rilindja”, ka qenë kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”, drejtor i njësisë punuese të revistave në kuadër të “Rilindja”-s dhe kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”.
Ka qenë për shumë vite sekretar dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.




Ali D. Jasiqi lindi në Jasiq të Junikut më 1937. Shkollën fillore e kreu në Junik e në Deçan. Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë. Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin filologjik - gjuhë e letërsi shqipe.

Ka punuar gazetar në të përditshmen “Rilindja”, kryeredaktor i revistë për kulturë, art e letërsi “Fjala”, drejtor i Njësisë punues të revistave në kuadër të NGBG “Rilindja” dhe kryeredaktori i revistës letrare “Jeta e re”. Ka qenë sekretar dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Me shkrime letrare filloi të merret si nxënës. Në fillim ka shkruar poezi dhe proza, për t’u kushtuar mandej kritikës letrare dhe studimit. Vjershën e parë e botoi në “Zani i rinis” më 1957. Ka përgatit për botim përmbledhjen e tregimeve “Ago Jakupi dhe rrëfime të tjera“ të Mitrush Kutelit, botuar nga Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës më 1967, tregimet “Talush Efendia” të Zekeria Rexhës (të nënshkruara me pseudonimin Ramë Zuka), botuan nga “Rilindja” në vitin 1973, përmbledhjen e poezive për fëmijë “Lulet e para” të Fahredin Gunges dhe Bedri Hyses, ka përgatit disa numra tematik të revistës letrare “Jeta e re”, qoftë vetëm apo edhe me bashkëpunëtor etj. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat letrare që botoheshin në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi.

Veprat letrare

“Josip V. Rela “ - “Jeta e re”, Prishtinë 1968
“Pesha e fjalës” - “Rilindja”, Prishtinë 1971
“Shfletime” - “Flaka e vëllazërimit”, Shkup 1972
“Shenjë në lis” - “Rilindja”, Prishtinë 1974 dhe “Naim Frashëri” - Tiranë 1980
“Premtime dhe realizime” - “Rilindja”, Prishtinë 1976
“Qazim Tolaj - simbol i drejtësisë pedante”, Prishtinë 2002
“Pesëdhjetë shkrime për poezinë” - “Vatra”, Prishtinë 2007
“Tridhjetë e një shkrime për prozën, studimet e të tjera” - “Vatra”, Prishtinë 2007
“Krejt më dukej ëndërr” “Vatra” Prishtinë 2007.


unime të ndryshme[redakto | redakto tekstin burimor]
I është emituar një dramë televizive (“Shtenja në ajër”) dhe tri radiodrama. Punimet e tij janë përkthye në gjuhën rumune, serbokroate dhe hungareze.

Ali D. Jasiqi sot[redakto | redakto tekstin burimor]
Ali D. Jasiqi nuk ka pushuar së punuari deri në ditët e sotme duke shkruar për një numër të madh të mediave të shtypura dhe elektronike. Jeton në Dardani, Prishtinë bashk me gruan Hasbije Jasiqi, djalin Visar Jasiqi dhe nusën Albina Dobruna-Jasiqi.

Referencat


Shenje ne lis, available in the National Library of Australia collection.
ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA.
Ali D. Jasiqi Biography. [http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreA/AliJasiqi/5760/
Ali D. Jasiqi.
Ali Demë Jasiqi: ESAD MEKULI.
Nga Ali D. Jasiqi. REVOLTA KUNDËR VENDOSJES SE KUFIJVE ARTIFICIAL.
ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA TË NIJAZI RAMADANIT.
Shkruan Ali D. Jasiqi. POET I NDJESHËM DHE STUDIUES I PËRKUSHTUAR I ROMANTIZMIT.
Ali D. Jasiqi: Rrëfimi i Gan Gabelit.
Halil Haxhosaj. VEPRA ME KRITIKË LETRARE ME VLERË.
Ali D. Jasiqi. GJURMUESI I VRASJEVE ENIGMATIKE. Arif Molliqi "Gruaja e vizatuar nudo", roman. – Botoi "Faik Konica".-Prishtinë 2008.

Në vazhdim të arsyetimit të prof.dr. Vedat Shehut

Prof.dr. Eshref Ymeri
 

 
       Ditën e shtunë, më 14 qershor, prof. Nexhmedin Spahiu kishte botuar në internet njoftimin e mëposhtëm, të cilin po e riprodhoj saktësisht sipas origjinalit:
“Te enjten (19 qershor) ne ora 12.00 ne Sheshin 21 behet promovimi i librit tim te 8-te te sapo dale nga shtypi: FOSHNJERIA E KOMBIT KOSOVAR.
Ftoj miqte dhe dashamiret e mi te vijne ne kete promovim, t'i diskutojme shume gjera se bashku. Ne promovim do te jene shumica e ambasadoreve te akredituar ne Kosove. Ndonjeri prej tyre do te flase per kombin e sapolindur Kosovar.
 juaji
Nexhmedin SPAHIU
cell: +377  44 147596”.
Kurse sot, më 21 qershor, profesori i nderuar dhe intelektuali i shquar Vedat Shehu, kishte botuar në internet reagimin e mëposhtëm ndaj njoftimit të prof. Nexhmedin Spahiut:
“I dashur dhe i nderuar studiues Nexhmedin Spahiu,
Mos ndoshta ngatërrohet termi “komb foshnjor” me termin “shtet foshnjor”? Kombi është rrjedhojë natyrore dhe gjenetike e zhvillimit të një njësie shoqërore në një territor të caktuar. Shteti në vetvete është administrim i pushtetshëm i një territori me një apo më shumë njësi gjenetikisht kompakte. Pra, duhet thënë“shteti foshnjor i Kosovës”, konformë përcaktimit të Ahtisaarit, si shtet polietnik , shumëkombësh.
Të fala shqiptarisht.
Vedat Shehu”
       Më poshtë unë kam bërë disa sqarime se çfarë fshihet pas termit të prof. Spahiut “komb foshnjor kosovar”, duke e vazhduar më tej arsyetimin shumë të drejtë të prof.dr. Vedat Shehut.
Profesor Nexhmedin Spahiu nuk e ka fjalën absolutisht për “shtet foshnjor kosovar”. Ai e ka fjalën pikërisht për “komb foshnjor kosovar”. Dhe me këtë shprehje ai kërkon t’i imponohet mbarë opinionit publik shqiptar  se ka bërë “shpikjen më të madhe” në historinë e njerëzimit, “ka shpikur kombin kosovar”. Ky “kombi kosovar”,tani është duke u nanurisur në “shpërgënjtë” e profesor Spahiut, sepse sapo ka lindur nga imagjinata e tij dhe pritet të mëkëmbet dhe të hedhë shtat. Domosdo që këtij “kombi foshnjor kosovar”i duhet edhe një gjuhë e re, në të cilën do të mund të belbëzojë. Dhe kjo gjuhë e re, sipas një aradhe intelektualësh nga Prishtina që përbëjnë taborrin e argatëve të kollarisur të Serbisë në Kosovë, do të na qenka “kosovarishtja”që nuk do të na paskej asgjë të përbashkët me gjuhën e njësuar shqipe të mbarë kombit shqiptar në Evropën Juglindore. Ideja e krijimit të “kombit kosovar” ka kohë që qarkullon në radhët e ca intelektualëve trumykur të Prishtinës, të cilët janë vënë kokë e këmbë në shërbim të grekosllavizmit, me të vetmin qëllim që të mos i tunden themelet veprës kriminale të Konferencës famëkeqe të Londrës në copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Prof. Spahiu dhe bashkëmendimtarët e tij, si mercenarë të Serbisë që janë, me “kontributin e shquar” që po japin për “krijimin e kombit foshnjor kosovar”dhe të “gjuhës kosovarishte”, janë rreshtuar në të njëjtën barrikadë me ca të ashtuquajtur ndërakademikë në Prishtinë dhe në Tiranë që po rreken të përmbysin normën e njësuar të gjuhës shqipe dhe të nxisin lulëzimin e dialekteve. Ky është një shërbim shumëi madh që këta intelektualë-mercenarë po i bëjnë grekosllavizmit dhe konkretisht trekëndëshit Athinë-Beogradë-Moskë, qëllimi mbinjëshekullor i të cilit ka qënë: që trojet tona etnike të mos bashkohen kurrë, që kombi shqiptar të vazhdojë të zvarritet barkas dhe të mos ngrihet kurrë më këmbë. Dhe ilaçi më i mirë për arritjen e një objektivi të tillë është përçarja sa më e thellë e kombit shqiptar. Mëgjithatë, unë kam bindjen e plotë se ribashkimi i trojeve tona etnike është një domosdoshëri historike, është një proces që nuk mund të ndalet dot, që dikur do të jetësohet në praktikë dhe vepra e mercenarëve të grekosllavizmit me siguri që do të përfundojnë në koshin e mbeturinave të historisë.
 
Tiranë, 21 qershor 2014

2014/06/22

E folura, Dialekti i Devollit dhe gjuha letrare kombetare Shqip


Gjuha shqipe nje nga gjuhet me te rralla ne bote,e njesuar me normen gjuhesore letrare,
nje nga arritjet kulmore te shkences se gjuhesise
Ne vend te hyrjes:
Ne bashkebisedimin e perditshem kur dikush te pyet -Prej nga je… ? Dhe ti i pergjigjesh ..nga Devolli …..me te medhenjte ta kthejne .. -Oh , ti je nga… kusiçka,tepsiçka,-içka,-içka,….apo …je pe Devolli,,,,disi me humor e per shaka ,kjo e folura dialektore e Devollit,..
E thene qe ne fillim ,e folura e Devollit , apo sic do te shkruajme me terma gjuhesore, dialekti i Devollit, ndryshe nga nendialektet e shqipes, dallohet apo perdoret, vetem ne te folur, se ne te shkruar eshte pothuajse sipas normes gjuhesore te gjuhes letrare shqipe. Ne leksikun e saj ka shume fjale te vjetra shqipe.Tedenca e sotme e ketij nen dialekti te shqipes eshte drejt unifikimit me normen letrare,duke u ruajtur dhe perdorur vetem nga moshat me te rritura, nga brezi i ri ka tendeca negative te perdorimit te zhargonit,te folurit te rruges,me shtremberime dialektore,qe nuk i perkasin asnje norme gjuhesore.
Eshte drejt zhdukjes e folura e vjeter dialektore e Devollit e pasur me te foluren e vjeter ,me fjale te vjetra te gjuhes shqipe. Megjithate duhet evedintuar,se dialekti i devollit,ka ndikur pozitivisht,ne forminin dhe njesimin e gjuhes letrare kombetare shqipe,duke qene baze e trungut kryesor te gjuhes se sotme letare shqipe, me fjalet e vjetra ete rralla shqipe dhe me shprehejet farzeologjike te shumta e te perdorshme nga te gjithe trevat mbare shqiptare.

Para se te hedhim nje veshtrim mbi nendialektin e Devollit,si pjese e dialektit Tosk,te Jugut te toskerishtes,te njerit prej dy dilakteve te gjuhes shqipe le te sjellim nje rezyme te shkurter nepemjet dokumneteve per rrugen e ndjekur,te gjuhes shqipe, ne nje rekord te ri kohor dhe shkencor, konsolidimin dhe njesimin ,me normen gjuhesore e letrare,nje arritje historike e shkences te gjuhesise,ne formimin ne te folur e ne te shkruar,te gjuhes letrare kombetare shqipe.

GJUHA LETRARE KOMBETRE SHQIPE

Rezyme nepermjet dokumenteve

Eshtë një gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë, Serbinë jugore dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane. Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, që u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhës Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë, Serbinë jugore dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor.

Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropianeshqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare. Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morrën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshët e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e bërë deri atëherë për njësimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjera.

Emërtimi gjuhë letrare sot po përdoret gjithnjë e më rrallë edhe tek ne. Në vend të tij ka marrë një përdorim të gjerë termi gjuhë standarde. Gjuha standarde është modeli I përdorimit të një gjuhe. Ajo mishëron zbatimin e përpikët të tërsis së normave e rregullave fonetike, leksikore, gramatikore të gjuhës shqipe që janë të detyrueshme për çdo folës zyrtar të saj. Në rrafshin historik gjuha standarde shqipe ka qenë ëndërr dhe synim I brezave të tërë të dijetarëve, atdhetarëve dhe dashamirësve të saj.

Gjuha standarde shqipe, për të arritur deri në gjendjen e sotme është formuar duke kaluar nga një variant dialektor në një gjuhë standarde mbidialektore. Në rrugën e ndërtimit të gjuhës standarde shqipe dallohen disa ngjarje që qëndrojnë si gur shënues të hapave që kjo gjuhë ka bërë përpara ne histori.

Së pari themelet e gjuhës standarde siç thamë edhe me lart u hodhën ne periudhën e Rilindjes Kombëtare. Për tu përmendur është Kongresi i Manastirit (nëntor, 1908) në të cilën u njësua alfabeti I gjuhës shqipe,germat shkronjat u vendosen ato latine .

Së dyti që në vitet e para të pasçlirimit për gjuhën standarde shqipe nisi një punë e organizuar dhe sistematike. Kështu në vitet 1948-1950, 1953-1954, 1956 u hartuan njëri pas tjetrit disa udhëzues drejtshkrimorë që e ngritën gjithnjë e më lart kulturën gjuhësore dhe shënuan hapa të rëndësishme përpara.
Së treti pas një pune te vijushme shumëvjeçare, shoqëruar nga rrahje të gjëra mendimesh u mblodhën me 24 nëntor 1972 Kongresi I Drejtëshkrimit të Shqipes.

Pas viteve ’90 për tu përmendur është organizimi i dy konferencave ndërkombëtare. E para “Gjuha letrare kombëtare dhe bota shqiptare sot” dhe e dyta “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”.sh, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.

Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarde), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut. Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që përcaktojnë normat e gjuhës standarde, siç janë “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

DIALEKTET E GJUHES SHQIPE,

Jane dy,Gegë e Tosk:
Dialektet jane burimet baze te formimit te nje gjuhe kombetare.

Gjuha shqipe eshte nder gjuhet e rralla,qe eshte formuar vetem nga dy dialekte,qe kane krijuar nje familje me vete ne gjuhet indoevropiane,kur te tjerat kane me shume dialekte.

Dialekti TOSK dhe GEG,toskerishtja dhe gegerishtja .

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror gjeografik që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte,sipas gjuhetareve e studjuseve te guhes shqipe,eshte catuar ,Shqiperia e mesme, është vija e lumit Shkumbinit, që kalon nëpër Shqipërinë e mesme si je ndarje matematike-gjeometrike,megjihtese ka hyrje e dalje nga kjo vije nga te dy dialekrtete.

Në anën e djathtë të Shkumbinit,ne veri, shtrihet dialekti verior (gegërishtja) qe shkon deri ne Kosove, në anën e majtë të tij ne juge, dialekti jugor (toskërishtja) qe shkon deri ne Shkup e Janine,ish vilajete shqetare ne kohen e Turqise,e deri me poshte ne qytetin e Prevezes,Cameria,ne teritorin e shtetit te sotem Grek.

Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vëne Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, që u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare. Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morrën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshët e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e bërë deri atëherë për njësimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.

Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarde), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut. Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që përcaktojnë normat e gjuhës standarde, siç janë “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).shtirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); Ã?¢-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nÃ?¢në ~ nënë).

Dialekti i jugut ka dukurinë e rotacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ vënë).

Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.
Per te kaluar ne nendialektin e Devollit ,si pjese e dialektit te jugut te toskerishtes,le te themi dy fjale, per dislektin Tosk.

DIALEKTI TOSK:

Flitet në pjesën më të madhe të Shqipërisë në jug të Shkumbinit deri me tej se në Çamëri, si dhe në ngulimet e diasporës shqiptare në Itali, Greqi, Bullgari dhe Ukrainë.

Nëndialekti verior i toskërishtes:

Flitet në pjesën më të madhe të Shqipërisë në jug të Shkumbinit me përjashtim të zonave bregdetare në anën e majtë (jugperëndimore) të Vjosës. Në bregdet, kufiri jugor i këtij nëndialekti ndodhet në jug të qytetit të Vlorës.

Varianti perëndimor:

Flitet në Myzeqe, Mallakastër, Berat, Fier, Skrapar, Tepelenë në anën e djathtë (lindore) të Vjosës, Përmet dhe Vlorë, përfshirë zonën në veri dhe në verilindje të qytetit të Vlorës.
Varianti lindor:

Flitet në Pogradec, Korçë, Kolonjë dhe Devoll, si dhe në pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë (bregu i djathtë i Drinit të Zi në Strugë, Ohër, Prespë dhe Manastir).
Nëndialekti jugor i toskërishtes:

Flitet në zonat bregdetare në jug të qytetit të Vlorës deri në Greqi.
Varianti lab:

Flitet në zonën e Labërisë, dmth. Kurvelesh dhe Himarë deri në lumenjtë Shalës dhe Pavlle, përfshirë Delvinë dhe Gjirokastër.

Varianti çam:

Flitet në zonën e Çamërisë në jug të lumenjve Shalës dhe Pavlle në Shqipëri. dhe tek-tuk në Greqi deri në Prevezë.

Nëndialekti arbërisht i toskërishtes:

Flitet tradicionalisht në rreth 300 fshatra të Greqisë së Mesme, sidomos në Atikë, Vioti, Evinë jugore, në Peleponezin verilindor rreth Korintit, në ishujt e Gjirit Saronik, përfshirë Salaminë, në Androsin verior si dhe në disa pjesë të tjera të Peleponezit dhe Ftiotisit. Ky nëndialekt arkaik po shkon drejt zhdukjes megjithëse mund të jenë ende rreth 50,000-250,000 folës të tij, kryesisht të moshuar.

Nëndialekti italoshqiptar (arbëresh) i toskërishtes:

Flitet nga rreth 90.000 persona në jug të Italisë. Ky nëndialekt i gjuhës shqipe mund të dëgjohet, shpesh në fshatra të thella malore, në rajonet: Kalabri, Molize, Pulja, Basilikatë, Kampanjë, Abruci dhe Sicili.
DIALEKTI I DEVOLLIT ( nendialekti lindor)

Si pjese e dialektit Tosk,varianti lindor me ato te Korces e te Pogradecit,Kolonje,Oher e Struge,Prespe e Vogel, e Manastir ( Bitoli i soetm ),nendialekti i Devollit. Ka dhe dallimet e veta midis ketyre te fundit,te kushtezuar nga faktoret gjeografike ,ne kufij me shtetin Grek dhe me nje pjese me Republiken e Maqedonise { ish Jugosllavi )ne Prespen e Vogel,ne kontakt te direkt me Ballkanin e me tej me Erupen si dhe ato ekonomike e kulturore.

Shtrirja gjeografike,eshte si e prere me thike komplet treva e Devollit,lugina qe pershkohet nga lumi Devoll ne rjedhen e tij qe nga malet e Gramozit ne Juge me fshatin Dardhe,me Arrezen ,Qytezen ,Sinicen, e te tjerea, ne lindje me Vishocicen,kapeshticen,Trestenikun, dhe me shtetin fqinj Grek,ne perendim me malin e Moraves, ne Bradvicen e boshatisur,e fshatrat Ziçisht,Sul, Baban , Hocisht ,Cipan,Pilur,Vranisht, e tjere deri ne Proger, dhe ne veri me fshatin malor te Rakckes,Shuecin deri thelle ne Prespene vogel ne fsharat shqiptare si Resnja (ne ish Jugosllavine ) ,pershkon fushen e deri ne dalje ne gryken e Cangonjit,fshati portal me fushen e Korces ne perendim.Pervec pellgun e lumit te Devollit dhe rjedhat e tij, qe derdhet me osumin ne Adriatik, si dhe ajo shtriht ne Devolln e siperm ,duke perfshire dhe pellgun e lumit te Shagut,qe derdhet ne Juge ne detin Jon.Ne te perfshihen ish popullsia ( se tani ane shpernguur me force ) e dymbedhjete fshatrve shqitare ne teritorin e shteti te sotem Grek,te lene jashte teritorit te kufijve te Shqiperise,nga fuqite e medhaja te Europes ne vitet 1913-1920,midis tyre dallohen fshtrat e medhaja si Shagu e Revani qe dikur banoret e fshyrave te zones te menkulasite te Mirasit ( Bozhigrad ) benin pazar,emra qe sot jane ndryshuar,nen administraten e qytetit te Kosturit (ish Shqiptar ),sot Kastoria, et tjera,,pa hyre ne histori.

Pra te foluren e dialektit te devollit e flet sot nje popullsi e dendur ne Rrethin e Devollit,me rreth dyzetedy fshatra,qe shtrihen ne fushe e reze maleve te Moraves e te Malit te Thate,me qender administrative qytetin e Bilishtit.

Nje perjashtim ,ben ne kete treve, vetem fshati minoritar ne kufi ,Verniku ,ku flitet gjuha sllave,maqedonisht. Dallimet apo devijimet nga norma gjuhesore letrare, ne te folur ,nga Gjuha shqipe letrare kombetare.
Studimet e kryera jane te shumta, por jo te evidentuara dhe te botuara,me perjashtim te teksteve te mirefillta per te gjitha kategorite e shkollave qe dhe keto jane me kufizime. Akademia e Shkencave dhe Instituti i Gjuhesise ,neqoftese ekziston,ne Shqiperi apo ne Kosove, mendojme se eshte mire qe duhet ti botoje keto studime.

Ish kabineti pedagogjike i rrethit te Korces,mboldhi materiale te shumta qofte e doreshkrime , nga studjues te mirefillte,nga mesuesit e aposionuar te gjuhes shqipe te Devollit,ku ishin gjithe ato komisone te gjuhes shqipe qe nga qendra deri ne baze. Pasi studime te mirefillta e te tjeshta gjuhesore por me shume vlera ,kane bere dhe ne mesuesit e gjuhes shqipe dhe jane dorezuar ato, ne persona pergjegjes,…..fatkeqesisht jo qe nuk dihet e verteta burimore e tyre,pordhe eshte se nuk jane mbajtur kopje personale,se kopje te dyta jane ruajture dorezuar prane derjtorive te shkollave tete vjecare… por edhe per keto nuk ka as nje gjurme,… eshte mire qe te gjurmohen dhe te evidentohen neqoftese jane ruajur…nejse

E folura e devollit ,dialekti i devollit,ka per baze te foluren e vjeter te shqipes me lukocionet zvogeluese apo zmadhuese,disi dhe perkedhelese ,para e pas fjalore. Akcenti i saj ,eshte disi i rrende ne dukje,ne tingellim,por i kapshem, dhe terheqes per muzikalitetin e fjales ne bashkebisedim,e thene me troç( fjale e vjeter shqipe) hapur,ke qejf ,ndjen kenaqesi te flasesh me nje devolli te vjeter, ndonjeher dukesh si fyer apo i ijnoruar nga bashkebiseduesi ,se ai qesh kur flet ti, devolliu.




Per kete tipike jane krijimet e botimet letare te poetit te saj devollit,te poetit tone kombetar Dritero Agolli.Lexojeni Driteroin ,ai eshte devolli,sa bukur i kendon jetes e shpirtit te sqiptarit dhe devolliut vete,sa embel degjohet ajo gjuha e e tij. Ashtu sic mund te permend dhe autore te tjere te degjuar devollinj poetet e shquar si Sotir Andonin ,Teodor Lacon, Skender Rusi, Petraq Zoto, Thani Naqo, Merita Bajraktari e shume te tjere.

E rendesishme eshte se ruajtja e perdorimi e dialektit te devollit i ka rezistuar me shume asimilimit , se cdo nendialekt i toskerishtes,vecanerisht nga huazimet ,e megjthese ka qene dhe eshte ne teritor kufij me shtetet e gjuhet e tjera ,Greke e Sllave . Nje rol te vecante e ndikim pozitiv per kete ka qene e eshte emigrimi i shumte i popullsise se saj,duke e ruajtur me fanatizem gjuhen e vjeter devollite,shqipe. Eshte kjo arsyeja qe ne shkrimet e mija,perdor disi fjale dialektore te devollit por te vjetra te shqipes,per te shprehur fizonomine e vendlidjes ,por dhe per muzikalitetin e mendimit ne teresi me fjalet e fjalite.

Veçorite:

-Huazimet
Eshte bere ligjesi dhe eshte jetike,se asnje gjuhe nuk eshte formuar apo jeton pa huazimet,marrejt e dhenjen e fjaleve me njera tjetren. E tille eshte dhe gjuha shqipe si dege me vete ne familjen indoevropiane,nepermjet dialektit te devollit , ka dhe ajo huazimet e saj ,nga gjuhet e saj,qe s’jane nje familje me te,si nga turqishtja,sllavishtja,greqishtja,italishtja ete tjera. E vecanta qendron, se nendialeti i Devollt, ka pak huazime ,nga tuqishtja e vjeter qe jane bere nje trup me fjalet e vjetra shqipe dhe veshtire ti dallosh,,disi me shume ne lesik,ne terminologji,toponimi, ne emrat e vendeve ne Devoll,qe kryesisht huazimet jane sllave, si rezultat i pushtimeve sllave maqedonase dhe i perandorise bullgare. Megjithese nje kohe shume me te shkurter se pushtim disa shekullor turk.
Me pak huazime ka nga greqishtja,eshte per t’u theksuar , megjithe afrimitetitn e saj tokesor por edhe shoqeror, se diku devollinjte pazarin e benin jo vetem ne Kostour por edhe me larg ne Follorine, ne Greqi e sotme,.. dhe fjale te rralla nga italishtja. Fjalet e vjetra apo te rrallate shqipes se vjeter ne Devoll jane te shumta ,per kete le t’i referohemi fjaloreve ,me fjalet e rralla te shqipes. Eshte me inters ia vlen te theksojme se u be nje pune e madhe , gjate aksionit disa vjecar per konsolidimin e krijimin e gjuhes letrare kombetare shqipe ne vitet”70-’80, nga shkolla e mesuesit e saj ne Devoll. U mblodhen dhe u evidntuan,u seleskionuan shume fjale te vjetra, nje thesar me vlera te pakrahasueshme , mbase duhej bere fjalor i vecante,flas kryesisht per ne Devoll, vec asaj pune per perdorimin e tyre ne sitemin shkollor apo nga mediat.
Dallimet jane:
jane te pakta,nuk do te hyj ne proceset e gamatikes historike,se ato jane studime me vete dhe jane bere,te evidentuare nga studjuesit dhe gjuhetaret,por vetem do te permend disa prej tyre.
-Ne Fonetike,dallimet jane te pakta:
ne ndryshimin e here pas here te tingujve bashketingellore,prandaj degjohet disi si rende,
si p- per b ;,sh- per ç-; m- per b- ;e tet tjera si keto..
- Ne Gramatike ,ketu dallimet jane me te pakta si ne sintakse e disi ne morfologji,si ne foljet ne kohet e shkuara punovi- per punoi,e tjera,perjashto ato jo te regullta.
Ka dhe procese te rralla ne ndryshimin e struktures se fjales,deri ne krejtesimin e rrenjes te fjales,si psh,fjala fyrome,firome perdoret ne vend te emrit fryme,nje evolucion ndryshimesh ne renjen e fjales.e te tjera,por duke ruajtur kuptimin e pare.
-Tipike ne dallimin apo divijimn nga gjuha letrare jane,
Mbaresat te fjaleve te emrave e mbiemrave zvogeluese dhe zmadhuese,qe e bejne dallues si nendialekt,si te tilla,
-ickë ; -içkë ; çkë:-kë ;lkë; -shkë ; e te tjera ; si psh. tepsi-tepsiçkë,kusi -kusiçke;
derë-deriçkë, gjym – gjymkë,djalë-djlakë ; miser -miserke ,çupë-çupkë,zog- zoçkë,
,dore -doçke ;kembe- kem(b)këmke ; kupë- kupkë (gote me raki ) ;
zemer-zemrulkë,pallto -palltushkë,…. e shume si keto,..
-Parashtesat e prapashtesat fjaleformuese keto jane te pakta,….
Tipike jane per dialektin e Devollit perdorimi
-Parafjaveve ,ose me mire ndryshimi e transfrmimi i tyre,nga norme gjuhesore e letrare ,si ne te foluren e vjeter tani ne gjeneratat e reja e ndesh me rralle,si rezultat i punes se madhe te bere per te folur gjuhen letrare shqipe,psh :
pe , - për,prej ate qe me thme me lart,,( pe )prej Devolli,…..
bë,bi ,- në,mbi, si ( bë ) ne shtepi, ( bi )mbi shtepi ,e te tjera,..
-Shkurtime e tingujve ne fjalet ,si ne permrat pyetes,psh:
çarë?- çfarë psh ( çarë do ? ) cfare do? et tjera…
Ne Leksik, ne Fjalor ketu jane dallimet me te theksuara ne perdorimin e fjaleve dhe shpreheve te vjetra shqipe. Edhe per kete jane fjalore te veçante, s’e di disponohen apo jo,se ka shume vite qe jam larguar qysh ne vitet’90. Evidentuam dhe mblodhem me qindra fjale e shrehje fazeologjie (kuptimi i te cilave zevendesohet me nje fjale te vetme )
FJALET jane e shumta ne perdorimin e meparshem sot numuri i tyre vjen duke u zvogeluar.
Ato kryesisht jane emra dhe folje jo te rregullta,ne punet e bujqesise,blegtori ,zejtari e te tjera.
Perfshihen emra shtepiake te guzhines e te gatimit,te veshjes ,te mobilimit e te tjera,qe jane mori fjalsh pa kufi per t’u permendur.
Vete emri fjala ,”fjalë-a, “ ne dialektin e devollit eshte transformuar, ne “llaf-i,” -e,et,mbaresat e shumesit.dhe ka qene shume i perdorshem derin ne brezat e rinj te sotem .Me perdorimin e gjuhes letrare ne te folur e ne te shkruar ,kjo fjale po humbet.Vetem ke nje perdorim kur thuhet per thashe e themet,”llafe “,ka llafe athere perdoret nga te vjeterit..e,tjera.
Shprehjet Frazeologjike te Devollit, si nje pasuri me vlere e gjuhes shqipe, jane te shumta ne te foluren e dialektore te vjeter.
-Ma nxore mbi perçe,.. ( mbi shami,mbi floket ,mbi koke ),…-me merzite
-e bëre ( the,fole )me para qende, ( e folur apo veprim ),…kot, badjava(turqisht ), sa per te lare gojen,
-hajde o derka i derit, ( me shaka,perkedhelese,miqesore ) ose
-hajde o gja derrit,( çfare na the ? )
-o më t’u mbylltë e mendjes,…qe s’ the asgje,( si me shaka dhe pak per te qeshur),
Do te permndja midis shprehejeve frazeologjike te shumta ne te gjitha fushat e jetes,edhe ato te pershendetjes,si shprehje e etikes dhe kultures qytetare,me nje edukate e taban familjar.
Vec te tjerave ato pasqyrojne dhe tiparet karakteristike te banoreve si miqesore e bujare,te cilter e te hapur,trima e te beses dhe puntore te medhenj te pashoq.
Vetem njeren prej tyre do te citoja, si:
-Puna mbare !,-pershendetje per te njohur e te panjohur me ke do qe takohet devolliu,ashtu sic eshte shprehja thelbesore e pershendetjest te shqiptarit ,e dialektit te veriut ,gegerisht :
-T’u njgjat jeta ! e te tjera si keto,qe rralle i ndesh ne gjuhet e kombeve te tjere.
Nje burim i pashtershem eshte per fjalet e vjetra shqipe te dialektit te Dvollit, eshte thesar i cmuar,per gjuhen letrare kobetare shqipe, eshte Folklori i Devollit, kenget folkloristike te krahines, bejtet e shumta popullore rrefimet dhe legjendat, si dhe fjalet e urta,te motçme, qe shumica e tyre jane te mbartura me fjale dialektore devollite te shqipes te vjeter, qe ruajne te njejtin kuptim , por jane nje zbukurim fjalor i kendshem,mund te permendim shume prej tyre , qe jane te gjalla edhe sot ne perdorimin e perdirshem, anekdotat apo barcoletat ,jane keto nje fushe e gjere e perdorimit te fjaleve dialektore, dhe shprehje frazeologjike me fjale dialektore, keto i kam meshuar me shumice , ne nje pershkrim te Sofra shqiptare e Anekdotava ne Baban te Devollit, ku disa kolege e krahasonin babanarin,banorin e fshatit Baban, me Zef Deden e Shkodres ,humoristin, karakteristike me dialektalizme ,te foluren gegerishte me toskerishten e Devollit. …..si dhe tere gura popullore e kesaj treve etnike e te lashte shqiptare.
Me interes eshte botimi i tyre ne libra apo fjalore te vecante,ashtu sic jane fjaloret me fjalet e eurta shqipe. Ketu gjej rast te falendroj,shkrimtarin dhe studjuesin çam,Namik Selmani,te cilin e ka terhequr, folkori i Devollit dhe ka evidentuar vlera burimore te vjetra te cmura, kenge dhe kengetare devollinj. Per te ciln edhe une kam bere nje studim te mirellte, (ashtu sis do te botoj nje studim te plote te ruajtur me fanatizem per Topnimet e Devollit,) por fateqesisht ,nuk disponoj asje material per fjalet e rralla e te vjetra te shqipes ne Devoll, fale kujteses dhe bagazhit te hulumtuardhe qe e ngacmoj dhe sot per te mos e mbuluar gjumi i harreses.
Sa here qe perdor ndonje fale te rralle te vjeter ne proze a poezi,dialektore te Devollit, do te kunderpergjgjet miku im,devolliu nga Babani,poeti i talentuar Luan Xhuli me bani ne Athine,duke perifrazuar shume fjale dhe shprehje frazeologjike te rralla te zones se Babanit, se ata mbahen per anekdotat dhe baracoletat e jane “kampione “ ne Shqiperi ,ashtu sic eshte,nje thesar me vete per to,poeti e fabulisti nga Poncara, Skender Demolli . Duke biseduar per keto probleme te gjuhes shqipe shkrimtari dhe studjuesi Agim Bacelli,ne New York, po evidenton dhe po studion nje thesar te vjeter te gjuhes shqipe te lene te trasheguar, nga goje e arkivist mbyllur,te madhin gjuhetar dhe studjes te gjuhes shqipe ,korcarin, Prof Spiro Kondo.le te presim e te njohim risite e dokumentet e reja qe do te paraqise.
Nje arsye objektive e firaksjes,( mbetjes),shterimit te fjaleve te vjetera shqipe dialktore, ne shprehjet frazeologjike,eshte se jane duke u zhdukur sendet qe bejne kuptimet e tyre,psh,
-oshkur,-emer,fjale e vjeter shqipe, , ,
-nje fill i gjate, si rip lecke apo leshi,qe i shkohej brekeve ,ne vend te llastikes se sotme,apo dhe corapeve te leshta,qe perdoret dendur ne shprehjet,
-na kepute oshkuret se gajasuri,se qeshuri,,,,,ose fjala,
-vraponte si me oshkure neper kembe ,..duke u penguar….
-pepellashke,perdoret ne dy kuptime,ne njeren send druri si lopatke ,ne gurin e mullirit te bluarjes se miellit,ne mullinjte me uje me pare,e cila pengonte ujin me nobete ( fjale evjeter,me nitervale,e qe bente nje zhurme tik-take pa pushim,,,
si gjithnje fjalet ,vec kuptimeve te para ,nocionit te fjales, edhe ne gjuhen shipe me shume se kushdo , ato kane dhe kukptime figurative,si psh,
flet si pepellashke e mullirit,….pa pushim,llafazan,e et tjera,
kuptimi i dyte,sipas sendit,nje lecke e zeze per te fshire hirin e fures te bukeve ,qe me pare kishte cdo shtepi ne fshat,..njgjet si pepellashke ,..e shemtuar,
turi (fytyre)pepellashke ,- e shemtuar, e zeze,,, ,e te tjera
Per lexuesit pak shlodhje dhe argetim pas shkrimit te gjate,po tregoj vetem dy gje a gjeza gjuhesore dialektore,nga ato te shumtat qe kam evidentuar nga shumica e nen dialekteve,
qe shpesh ia trgoja nxenesvet dhe studenteve te mij,niperave dhe mbesave sot,
…..nga Gegerishtja
-”Thari i thiut thurret m’thupra t’thanet ,thiu therret me thike.” eshte pak gazmore,por e thejshte,,,kasollja,koteci i derit,thurret me shkopinj pre duri te thanes dhe deri ( thiu ) therrert me thike ..
……nga dialekti i Devollit
-” Hajde o derka i derit,rendë,…reshte kërken,se hyri ne miserke,….
dhe çafçafliti kallëpken……rende-vrapo.reshte- ndaloje ,kerken ,kelyshin e gomarit,miserke ne miser ,se i shkermoqi kallepet,msrin me luspat- levozhgat e te tjera.
Duke bere kete paraqitje te shkurter e modeste,pa marra mbi vete,studimet e kryera,duam te theksojme se eshte mire,kam mendimin, per t’ju rikthyer dhe evidentuar keto problem gjuhesore te mirefillta, qofte nga studjuesit e vjeter por me shume me te rijnte,per te ruajtur e mbrojtur ato vlera dhe pasuri te çmuara te gjuhes letrare kombetare shqipe.
Mendoj se per problemt e dialektit te Devollit le ti refrohemi studjuesve perkates per kete treve,dhe me mire se kushdo,mendoj, i ka te evidentuara, ish mesuesi i aposionuar i gjuhes shqipe,nga fshati Cipan i Devollit,gjuhetari ,profesori Ali Jashari ,ish punonjes i kainetit pedgogk ne Korce,dhe drejtues i komisionve te gjuhes shqipe ,te fjaleve te rralla,te dialektit te Devollit,..
Le te mbetet kjo panorame modeste e gjuhes shqipe dhe dialektit te Devollit e hapur, per vazhdimesine e materialeve te tjera burimore e dokumentare per dialektin e Devollit,duke sjelle sa me shume shembuj fjale dhe shprehje frazeologjike, te mbledhura dhe nga fjaloret perkates,
per t’i perdorur ne te folur, ne jeten e perditshme,si nje pasuri e madhe e indentitetit tone kombetar mbare shqiptar ,ne mbrojte nga asimilimi i gjuheve te tjera ,kryesisht ne mergim.

LUAN KLANA,

MARTESAT DETYRIMET E FAMILJES SE DHËNDRIT DHE FAMILJES SË NUSES

Shqiptarke e veshur me kostum burri Korce.

Shqiptarke e veshur me kostum burri Korce.


Ashtu si në shumë krahina, pala e dhëndrit paguante një sasi të hollash për zënien e vajzës. Shuma e tyre caktohej nga i ati i kësaj dhe nga shkuesi.
Në krahinat e Jugut kjo dukuri paraqitej e zbehtë ose nuk shfaqej fare.
Në KORÇË dhe rrethet e saj, në Ersekë, Përmet, në disa zona të Gjirokastrës (Lunxhëri, Zagori qytet), në Çamëri e ndonjë vend tjetër kapari nuk përdorej. Ndërsa në Bërzeshtë (Librazhd) kjo dukej shumë qartë. Ka qenë zakon që, për të zënë një vajzë, babai i djalit atë ditë që çonte nishanet, i jepte të atit të vajzës nëpërmjet shkuesit një sasi të hollash si kapar, për të siguruar zënien.
Nga të dhënat e mësipërme, del se kjo dukuri ka qenë më e theksuar në zonat malore, ndërsa në zonat me fshatarë të vegjël dhe çifçinj pothuaj nuk paraqitej fare. Megjithatë mendojmë se në një të kaluar të largët kjo dukuri ka qenë për gjithë shqiptarët.
E theksuar ka qenë në qytetet e KORÇËS, Shkodrës, Gjirokastrës, Tiranës, Beratit, Vlorës etj. dhe në fshatrat rreth qyteteve të jugut. Madje, në KORÇË kjo kishte marrë formën e një gare midis familjeve të ndryshme, kush të shpenzonte më shumë.
Kaq e vërtetë është kjo, sa në vitin 1826, burrat e komunitetit ortodoks të Varoshit të KORÇËS duke parë shpenzimet e tepërta që bëheshin me rastin e lindjeve, fejesave, martesave dhe vdekjeve, morën vendime të posaçme për kufizimin e tyre. Vendimet e vitit 1826 për kufizimin e ceremonive dhe shpenzimeve familjare gjatë kohës së fejesës dhe të martesës, dolën nga nevoja e kohës, pasi ato rëndonin shumë ekonomitë e familjeve dhe masat e gjera nuk u bënin dot ballë. Këto vendime kufizonin në një masë të mirë shpenzimet që bëheshin për fejesa e martesa.
Por, më vonë, në vitin 1835, mbledhja e gjerë e meshkujve të rritur të komunitetit të Varoshit, duke shqyrtuar vendimet e marra më 1826, në kushte të reja, zgjeroi këto vendime dhe lejoi të bëheshin shpenzime më të mëdha.
Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX shpenzimet për fejesat dhe martesat u zgjeruan akoma më shumë, sidomos në shtresat e borgjezisë së re tregtare dhe të zanatcinjve të qytetit, të cilët përpiqeshin të imitonin shtresën e borgjezisë tregtare të Selanikut e të Manastirit, me të cilët ishin në kontakt. Kjo gjë u shtri edhe në shtresat e tjera të qytetit. Prandaj, duke parë përmasat e mëdha që kishin marrë këto shpenzime, banorët e qytetit iu drejtuan Këshillit të pleqve të Komunitetit për kufizimin e tyre.
Që në vitin 1905, nga Komuniteti ortodoks i Varoshit të KORÇËS u hartua «Kanonizma e re» që kufizonte shpenzimet për lindjet, fejesat, martesat dhe vdekjet. Lidhur me fejesat, kufizoheshin shpenzimet në ceremoninë e shkëmbimit të nishaneve e të tjera.
Nyja 6 e kësaj kanonizme thotë: «Që sot e tutje shkëmbimi i nishanit të bëhet jo zyrtarisht, të pritet zakoni që prindërit e të fejuarit dhe prindërit e së fejuarës, të afërmit dhe miqtë për këtë qëllim (që të marrin pjesë në ceremonitë e shkëmbimit të nishanit), të mos shkojnë (për të dëfryer) një palë me tjetrën në shtëpinë e të fejuarve.
Në disa qytete, si: në Shkodër, KORÇËS, Ersekë, Leskovik, Përmet, përveç pajës që përgatiste vajza, i ati i jepte asaj edhe prikë, një pjesë të pasurisë së familjes (pasuri të patundshme ose në të holla). Ndonëse prika si institucion është e vjetër, ajo mori një zhvillim të madh në kohën e feudalizmit, kur familjet e mëdha mbretërore dhe princërore, me qëllim që të lidhnin aleanca në mes të shteteve dhe principatave të ndryshme, bënin krushqi me njera-tjetrën, duke u dhënë vajzave krahina të tëra, të cilat kalonin në pronësinë e burrave të tyre. Dokumente të ndryshme flasin për aleanca të tilla edhe nëvendin tonë.
Por, më e theksuar u bë kjo në shek. XIX në qytetin e KORÇËS, veçanërisht në shtresat e borgjezisë së re të cilat, shfrytëzonin dhënien e prikës për të patur mundësi t’u siguronin vajzave një jetë bashkëshortore sa më të mirë, duke i martuar në shtresat më të larta të shoqërisë, P.sh., J. V. Halla, rreth viteve 1870, i dha së bijës gjysmën e fshatit Rëmbec. Duhet thënë se dhënia e prikës, mori një përhapje të gjerë edhe në shtresat e mesme të popullsisë dhe u shtri edhe në zonat fshatare të elementeve ortodokse të Shqipërisë së Jugut, duke u bërë kështu një barrë e rëndë për ekonominë e familjes së vajzës.

Vepror Hasani

FERRI DHE PARAJSA NË POEZINË E SKËNDER RUSIT


Në intervistën me Izabela Trojanin poeti Skënder Rusi pohon: “Simbolika fetare është një botë më vete së cilës unë i jam referuar disa herë.” Duke lexuar vëllimet e tij poetikë, lehtësisht mund të shquajmë përqafimin e filizofisë danteske dhe veçimin e dy poleve të Komedisë Hyjnore – Ferrit dhe Parajsës, me një përndritje të qëllimshme të kësaj të fundit. Ferri dhe Parajsa zbresin e treten në vargjet e Rusit si antiteza të fuqishme që ai zbulon brenda vetes dhe në shoqërinë njerëzore.
U desh kaq kohë, gjersa unë të bindem/ Që jam i puthur dhe i tradhëtuar. (Ridimension). Brenda ditës sime lëviz nata juaj. (Dita ime dhe nata juaj). Më jepni një urrejje dhe do ta vdes në çast,/ Me dashuri, jo me urdhër! (Jo pak). Jam miku i vogël i trishtimit të madh/… i dhimbjes së madhe/… i vdekjes së madhe…Duhet të festojmë humbjen, jo fitoren! (Miku i vogël i trishtimit të madh). Më vjen mirë që i kam ngjarë Marsit/ gjysmi dëborë, gjysmi diell… Gjithë jetën kam kërkuar të pamundurën/ në këtë botë me fitues dhe humbës. (Polumbari i dashurisë). Po jetoj një fund e jo një fillim. (Trendi). … ke ngritur një emër që s’ia ka më frikën/ As borës që nxin, as ferrit që zbardh. (Dritërimi yt). Viti i Ri do të thotë, lindje./ Do të thotë vdekje më tepër. (1974, 31 dhjetor) Puthja – gjysma e botës,/ Urrejtja – gjysma tjetër… Dita – gjysma e jetës,/ Nata – gjysma tjetër. (Zero fatale). Të vdekurit ikin e prapë vijnë na shohin,/ S’rrinë dot pa ne që jemi ende gjallë! (Të vdekurit e gjallë).

FERRI DHE PARAJSA  NË POEZINË E SKËNDER RUSIT
I prirur drejt dashurisë poeti vështron më tepër nga qielli. Por sa më shumë që mëton të fluturojë drejt tij, aq më pak mund t’u shpëtojë mëkatarëve të kësaj bote që kapen pas tij. Ferri ekziston si një realitet i trishtueshëm. Të flasësh për të do të thotë të flasësh për përgjegjësinë e tmerrshme të njeriut i cili, duke e përdorur lirinë e vet për të keq, i kundërshton Zotit, e mohon atë. Ata që shkojnë në Ferr janë të vetëdijshëm se e kanë merituar. Në Komedinë Hyjnore Dante Aligieri pohon se Ferri është gjendje e humnerës dhe palumturisë më të madhe. Ai është pasoja e pakapërcyeshme e mohimit të dashurisë së Zotit, e cila e merr njeriun me seriozitet dhe e do me seriozitet, deri në flijimin e Birit të vet në kryq. Njeriu si krijesë e lirë mund t’i thotë Zotit “Jo!” Njeriu që e ka mohuar Zotin dhe e ka dëbuar dashurinë e tij mbetet i ngurtësuar në këtë dëbim. Ky është Ferri: vuajtja e njohurisë se lirisht është dëbuar dashuria e Zotit, nga burimi i lumturisë.
Cili është Ferri i Skënder Rusit? Sigurisht që ai largohet nga rrathët dhe klasifikimi i Dantes.
Bashkëshortët që tradhtojnë dhe familja që goditet që në embrion: Ti shkele rëndë përmbi të,/ Që ishe pastër si kristal./ Për sytë-dete të një tjetre,/ Ti bëre faj! Ti bëre faj! (Ti bëre faj). … them se është e shëmtuar të kërkosh falje,/ Kur e di që prapë do shkosh të puthesh… (Gruaja mëkatare). Rrugët kanë të drejtë të të thonë: tradhtar!/ Dantja ka të drejtë të të futë në ndonjë rreth. (Jo nga dashuria). Unë sytë i dua më tepër se gjithçka/ Por jo të tillë sy që mëkatojnë. (Këta sy burrash). Bluza e saj, pak e shkopsitur,/ I bëri djemtë të mëkatojnë./ Sa shumë sy hynë atje,/ Sa shumë duar, prej andej dolën. (Në atë mbrëmje studentësh). E veshur me natë, plot mister/ Kjo nëna jote mëkatare (Në shtëpinë e fëmijës).
Ziliqarët e pashërueshëm: Kam vënë re ditë për ditë,/ Në këtë qytet po shtohen qentë./ Një “ham” këtej,? Një “ham”andej,/ Dhe sidomos ku ka poetë. (Qentë). Unë e di që do të ketë prapë miushë,/ Do të ketë Jago,/ Do të ketë Salierë,/ Po ashtu dhe shumë Sozi të Mefistofelit. (Unë e di). Kam marrë vesh se jeni bërë dimra kundër meje,/ Miqtë e mi, që ju kam dashur më tepër. (Okej).
Njerëzimi në degradim: Kjo botë po vdes. Më lini të klith!/ Mos biem në humnerën e tmerrshme. (Apokalips). Ç’trishtim, në këtë qytet që më deh,/ Me erën e qelbur të vodkës! (Trishtim). Këtu të gjithë dinë të urrejnë,/ Të puthin nuk dinë! (Ditë pinguine). O njerëz karnavalë midis nesh,/ Që kërkoni të fshiheni pas një maske. (Ditë karnavalesh). Kurrë s’u lodh nga thirrjet në emër,/ Nga lavdia e pamerituar. (Bashkëfajtorë).
Kundërshtarët e poetit: Sa janë munduar të më kafshojnë!/ Sa me dredhi,/ Sa me pusi! (Ta hajë dreqi). Më hodhët dhe sa mundët,/ Më ngjeshët,/ Më vutë një mal përsipër. (Kur vdiqa unë). Të dehur që nëpër gotat me vodkë/ Më hidhni për të më mbytur pa ju dhimbsur fare… (Përgjigje miushëve). Më mirë le të jem me sy të mbyllur,/ Të mos i shoh si “qajnë’ Tartufët e gëzuar! (Do të gjendet një dorë).
Miti i Sizifit: Kush të ka dënuar të ishe Sizif?/ Me ç’perëndi ke rënë në mëkat? (Poeti Sizif). Të vdekurit ende flenë, ndërsa të gjallët,/ Nuk e di pse më kujtojnë Sizifin! …Dita lind me një gur mbi shpinë… (Mëngjes në Korçë). Të vdekurit ende flenë, ndërsa të gjallët,/ Sepse më kujtojnë Sizifin. (Tik-take mëngjezi). E kam një shkëmb, që në majë të malit duhet shpënë… I kam ca njerëz që shpesh më zënë rrugën… do më pëlqente,/ Që edhe armiqtë, t’i vrisja me dashuri. (I kam ca gjëra). E ç’kish më shumë një Sizif,/ Se këta shqiptarë me çanta mbi shpinë?/ Që kudo që shkojnë e mbartin me vete/ Si të plagosur Shqipërinë! (Shqiptarët). Si një gur Sizifi na rëndon,/ Fati, që të dy na ka bashkuar! (Ndoshta kot). Poezia “Mos folë me vete” ka në thelbin e vet artistik motivin e Sizifit.
Është kjo pjesë e lirikës rusiane që ia largon atë shijën e limonadës dhe e bën të prekë disa nga problematikat e mprehta të jetës. Është pa dyshim kjo pjesë e krijimtarëisë që e bën Skënder Rusin të marrë vlerësime edhe nga figura të shquara . Dritëro Agolli nënvizon se poeti “dhimbjen e kupton si një domosdoshmëri për njeriun.” Visar Zhiti e quan “sfidues i pandjeshmërisë së frikshme,” Zyhdi Morava “këngëtar i brengës dhe vetmisë, ekzitencialist dhe simbolist që të prek e të bën të përjetosh fate e fatalitete njerëzore.” Kurse vetë poeti deklaron: “Poezinë time e shoh si një depërtim të brendshëm të njeriut që sheh shpirtin e tij ndërsa bredh iu vetmuar në botën bashkëkohore…”
Pjesën zotëruese të lirikës rusiane e zë vështrimi nga qielli që herë takohet me parajsën e Dantes dhe herë krijon një stacion të vetin në qiell, nganjëherë në Olimp dhe përgjithësisht në Jupiter. Ai që tani deklaron se ka prenotuar një copëz qiell parajse. Në më kërkofsh, s’ke për t’më gjetur,/ Se varri im s’do jetë askund!…S’do jetë askund, këtu mbi dhe,/ Po lart në qiell, përmbi re… (Konstatim). Nëse doni, vij dhe unë me juve,/ Atje lart, te Jupiteri im. (Një xhin në Jupiter). Me ta (alienët – K.N.) jam njohur në Jupiter. (Alienët). Për të ardhur tek ti braktisa Jupiterin. (Puthja e gabuar). Jam bir i yjeve, ju them!/ Në tokë kam zbritur përkohësisht. (Jam dhe s’jam). E kam zgjedhur që tani një shteg,/… Ai shteg te Kasht’ e Kumtrit nxjerr,/ Përmbi yj, e dashur, përmbi yj’. (Shtegu sekret). Miushë të dehur që nëpër gotat me vodkë/… Unë jam Olimp dhe ju s’veni dot atje. (Përgjigje miushëve). Më në fund mora shtëpi të re,/ atje, përmbi ylberë, lart!/ Që andej botën e tërë sheh/ Sesi lind dhe vdes pak nga pak! (Përmbi ylberë). Tani më lini të largohem,/ Se kam takim me Perënditë! (60-vjetori im). Ato (Perënditë – K.N.) më shohin edhe mua me inat,/ Që jetoj edhe në qiell, edhe në tokë! (Zonja dëborë). Kam bredhur nëpër qiell, …, ku e kam një perëndi/ që më pret. (E kam edhe unë një perëndi).
Poeti Rusi e ka rezervuar Parajsën jo vetëm për veten, por edhe për poetët e tjerë. Patjetër që është në qiell, Largoji pak retë që ta shoh. (poetin Milianov Kallupi – K.N.) (Si ike kështu, pa na pyetur?!). Veç ai shëtiste me veten e tij,/ (Ilir Belliu –K.N.) Kush të pëshpëriti, atë shteg të marrësh,/ …Unë e di që do ikësh prej Parajsës,/ Drejt një qielli të grisur ku pushojnë poetët. (Nuk qenka lojë). Harroje hënën që e linim roje,/ Te dera e qiellit, në Parajsë. Unë do ik larg, gjer përtej qiejve,/ Në ndonjë botë më pak të hidhur. (Një gruaje që më tradhtoi).
Parajsa është edhe selia e njerëzve që në tokë kanë gjeneruar dashuri, prindërit, fëmija, e dashura: Mos ke ndërmend që të largohesh?/ Ma bëj një shenjë e ngjitem vetë,/ Qiellit t’i them që do vonohesh. (Mbi kokë rri edhe më ndrit). … erdhi vjeshta, ah, erdhi vjeshta,? E çoi nënën në qiell, atje lart! (Nëna dhe luleshtrydhet e saj). Atje lart në qiell, me kë ke lënë takim. Çdonjërin nga ne qielli lart e pret. (Tim eti, dy fjalë). Në ç’qiell atje lart je ngjitur,/ Me ç’perëndi je bërë një? (Unë, ti dhe numri yt i telefonit). E kam parë (dashurinë – K.N.) në qiell – më tha (fëmja – K.N.)/ Atje ku rrinë dashuritë e vërteta! (Dashuria). Ti më tregove ç’thuhet përtej qiellit,/ Më mësove ç’bëhet në parajsë. (E shtuna). Ndoshta mbi re ajo rri e fshehur/ Lëviz nëpër qiell si në një park. (Veç ajo). Do të vij të të gjej kudo që të jesh fshehur,/ Në qiell atje lart, ku rrinë dashuritë. (Sa të paskam dashur). Ajo ishte një yll nga qielli larguar,/ E zbritur në tokë rastësisht. Ajo iku në qiell, prej nga ish larguar,/ Të vuante zhgënjimin e vet. (Pa dashje).
Kjo ngarkesë filozofike e lirikave të Skënder Rusit është një nga vlerat e spikatura që e vendosin atë në rreshtin e parë të plejadës së poetëve të sotëm të letërsisë shqiptare.
Citimet janë bërë nga vëllimet poetike:
“Dhe vjen një moshë” (1997),
“Gruaja mëkatare” (2005),
“Duhet të duhemi” (2007),
“Digjen meteorë” (2008),
“Korçës një fjalë dashurie” (2009),
“Ndodh ndonjëherë” (2010),
“Unë s’të kam dashur ndonjëherë” (2014),
“Dhe prapë për ty më ndërrohet mendja” (2014).
Bilisht, 9 maj 2014 — me Skender Rusእ
Kosta Nake

Enciklopedisti eurudit shqiptar Agim Bacelli, në Amerikë..


“Emri shqiptar më bën të ndihem krenar!”

Enciklopedisti eurudit shqiptar Agim Bacelli, në Amerikë
Agim Bacelli


Agim Bacelli tashmë nje emër i njohur dhe i afirmuar jo vetem në Shqiperi,por dhe në Amerike, ka filluar të krijojë që në moshën 7-8 vjeçare. Poezia e tij e parë është bërë kur ai ishte vetëm 12 vjeç. Një tërmet i fortë në Korçë në 24 korrik 1964 do të tronditëte Shqipërinë, Maqedoninë dhe sidomos Dibrën. Humanizmi, përkrahja që i bën populli ynë njerëzve të dëmtuar nga tërmeti i jep frymëzimin për t’ju kushtuar poezinë “Ju flet Dibra”, botuar në gazetën Zëri i Popullit.
Frymëzimin për të shkruar e gjen të lidhur ngushtë me fantazinë,e cila merr vlera të mëdhaja, se edhe vetë dituria, që të rinon, të zbukuron, të bën mbret dhe perandor, të bën të fluturosh pa krahë e të lundrosh pa pendë, të bën t’ja kalosh shpejtësisë së dritës e të mposhtësh postulatet e shkencëtarëve më të mëdhenj të botës. Guximin e gjen duke krijuar poezi, tregime, publicistikë, histori, gjeografi, muzikë. Pasionin për të krijuar e krahason me gruan më të bukur që e dashuron, së cilës i vlerëson, më shumë bukurinë shpirtërore se atë fizike dhe i jep zemër, forcë e muzë, të hyjë në zemrat e atyre që nuk të afrojnë te pragu i derës. Kur mbaron së shkruari një poezi a tregim, ndihet i kënaqur , krenar , tamam si ai arkitekti që sapo ka përfunduar një ndërtesë të bukur dhe i gëzohet shumë. Shpesh fle e zgjohet me krijimet e tij. Është shumë i dashuruar, plot pasion pas të shkruarit e të rëmuarit në histori.
Ky është shkrimtari ,publicisti dhe poeti ,Agim Bacelli. I lindur dhe i rritur,në qytetin e Korçës që nga viti viti 1951. Pas mbarimit të shkollës së mesme ,vazhdoi studimet e larta në Akademinë e Aviacionit .Ka shërbyer në bazën ajrore të Rinasit dhe atë të Zadrimës .Ka mbajtur gradën major deri në lirimin ,e tij në vitin 1995. Po në këtë vit, emigron në SHBA ,me familjen .Sot jeton e punon në qytetin e NEW YORKUT.Njohës i mirë i teknollogjisë kompjuterike ,informatikës ,e bëjnë të kalojë me orë të tëra ,duke kërkuar e rrëmuar në arshivat e historisë dhe kulturës jo vetëm të popullit shqiptar por edhe të kulturave të popujve të tjerë.Themelues i shumë forumeve ,ëebsiteve dhe listave virtuale shqiptare në internet ,ku kontributi i tij ,në të shkruar nuk njeh kufij .Një krijues universal ,i të gjitha zhanreve . Ja një vlerësim për poezinë e Agimit nga gazetari,Resmi Çorbaxhi: Poezitë e Agimit janë si petalet e një luleje shumë të bukur …Petalet hodhën rrënjë në atdhe dhe shpërthyen në një kontinent tjetër,rrugëve të një qyteti ,që kurrë nuk fle,e më të medhenjtë e botës ,New York-u, çdo petal ,një lidhje,e çdo lidhje një mendim ,një mesazh.Herë-herës nëpëmjet tyre shpirti i poetit rebelohet ,herë zbutet.Mbi të gjitha petalet kanë një mesazh, Të qënurit njeri i mirë! Por për të ditur më shumë rreth Agimit dhe veprimtarisë së tij ,këtë do na i thotë vetë ai ,nëpërmjet kësaj bisede ,që ne bëmë bashkë!
Amerika kjo tokë e mundesisë!
1- Së bashku njihemi prej 25 vjetësh. Ishte njohja jonë apo modestia Juaj, që më “munduat”, për t’ju marrë një intervistë?
AB-Në radhë të parë dua t’ju falenderoj sinqerisht juve dhe gazetën Tirana Observer për mundësinë që më dhatë për të shprehur publikisht dy fjalë për krijmtarinë time të cilën e bëj për herë të parë.
Më ka rënë rasti që disa miq gazetarë të më kërkonin një intervistë por nuk kam pranuar dhe nuk e di sesi ju ma mbushët mendjen ta bëj këtë gjë! Me që u dorëzova tek ju, më duhet t’ju kërkoj të falur gjithë atyre që provuan të më intervistojnë dhe nuk mundën. S’jam mëndjemadh por jam i ndrojtur, i heshtur, s’më pëlqen buja, zhurma dhe mbi të gjitha mburrja. Po përse të mburrem? Vij nga fshati nga një fis ku, përveç tim eti, asnjë nuk dinte shkrim dhe këndim. Ardhja ime në qytet më zgjoi ëndërrat e fjetura, dëshirat, qytetrimin e lashtë…
2-Jeni një krijues shumë prodhimtar, në të gjitha zhanret e letërsisë, në publicistikë, dossier, historik, poezi, tregime. Si e gjen kohën Agimi të punojë por edhe të krijojë?
A.B. Krijmitaria letrare është e vetmja armë që mposht kohën. Duke shkruar mund të shëtisësh lirshëm në të shkuarën, në të tashmen dhe në të ardhmen dhe unë kam dëshirë ta bëj këtë gjë. Kjo është arësyeja që unë gjithmonë kam kohë pasi koha është në funksionin tim.
3-Ju jeni një emër i dëgjuar. Ne ju lexojmë vazhdimisht, në shtypin shqiptar në Shqipëri e Diasporë, edhe pas ardhjes në SHBA. Çfarë ka sjellë në krijimtarinë tuaj ky ndryshim gjeografik?
A.B.Shkruaj vazhdimisht, pa pushim, vetëm për pasionin që kam për të krijuar, pa asnjë lloj piksynimi që të botoj, të bëj libra apo të bëhem i njohur dhe i pasur. Ndoshta kjo duket pak e çuditëshme për kohën që jetojmë. Kur ja kam thënë dikujt, s’më ka besuar. Shumicën e shkrimeve të mija i kanë botuar të tjerët dhe jo unë, si psh ju Zonja Moisiu.
Ardhja në Amerikë ka bërë që unë të kem mundësinë të botoj disa libra të cilat dua ti le si kujtim jo vetëm të emërit tim ,për fëmijët e mij,por mbi të gjitha diçka nga vetja ime që do të vazhdojë të jetojë edhe kur unë të mos jem më.
4-Ju jeni anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të qytetit tonë Korçës por edhe të Shqipërisë? Diçka rreth aktivititetit e krijimtarisë suaj në atdhe.
A.B.Kam lindur për të shkruar nëse e shkruara trashëgohet në gen. Gjyshi dhe babai im shkruanin dhe lexonin shumë në një mjedis analfabet. Jam me fat.
Kam qënë anëtar i rrethit letrar të qytetit të Korçës qysh në moshën 16 vjeç. Nuk mungoja kurrë në asnjë takim të shkrimtarëve të Korçës. Isha i urtë, zinja një qoshe dhe përpinja gjithëçka që thuhej atje, më pas, ato i diskutoja mes moshatarëve të mij të cilët më dëgjonin me shumë vëmendje sepse atyre u sillja mendimet e shkrimtarëve dhe poetëve korçare me emër në Shqipëri si Dritëro Agolli, Sotir Andoni, Petraq Zoto, Teodor Laço, Miço Kallamata, etj. Në fillim shokët e mij më quanin me shaka gënjeshtar por më vone filluan të më quajnë po me shaka shkrimtar.
Në Konferencën e Parë Letrare të Shqipërisë, Dega e Lidhjes së Shkrimtarëve në Korçarë, më nderoi duke më dërguar delegat në atë konferencë në Nëntor të 1969.
Sot jam anëtar i Klubit Shkrimtar “Bota e Re” të shkrimtarëve korçarë, njëkohësisht jam dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
5-Ndryshimi midis atdheut dhe mërgimit?
A.B.I’m an immigrant and I like to write about America and my country,Albania too.There is no defference between them .I live in both countries..
Kjo pyetje është e pa specifikuar pasi mërgimi në vende të ndryshme është i ndryshëm. Unë jam emigrant në Amerikë që e urrej shumë fjalën emigrant. Këtu në SHBA nuk ndihet shumë ndryshimi midis vendit të lindjes dhe vendit të banimit pasi Amerika gjithëkujt i bëhet një atdhe i dytë.
Theodor Roosvelt pati thënë, “Çdo emigrant që vjen këtu i kërkohet që në pesë vjet të mësojë anglishten ose të lerë Amerikën.” E tha këtë pasi kishte parasysh që të gjithë emigrantët duhet të ndiheshin amerikanë prandaj dhe unë e nisa këtë përgjigje në anglisht.
Le të marr një shëmbull tjetër më kuptimplot. Arnold Schwarzenegger, një i ri austriak erdhi në Amerikë në moshën rreth 20 vjeçare, këtu ai u bë i famshëm, një artist i madh dhe së fundi një udhëheqës i madh. Ai për këtë gjë na thotë, “Të dashur amerikanë, ky është një moment i çuditshëm për mua. Një djalë që vjen nga Austria dhe bëhet guvernator i Kalifornisë duke qëndruar këtu në Madison Square Garden e flet përkrah Presidentit Amerikan, është një ëndërr emigranti. Po kjo është një ëndërr amerikane.”
Amerika të bën amerikan prandaj shumë shkrimtarë emigrantë shkruajnë per Ameriken por, Amerika, njekohësisht të ndihmon ta ruash identitetin kombëtar dhe nuk është xheloze për origjinën e gjithëkujt siç janë disa vende europiane.
6- Poezia juaj është e arrirë dhe e vlerësuar nga kritikët . Çfarë mund t’ju ofroni krijuesve në përgjithësi nga përvoja juaj?
A.B.Sekreti më i madh për të gjithë poetët është fjala e duhur dhe përdorimi i vetëm një fjale kur nuk duhen dy.
Poezia, mendoj, është si mjalti, është rezultati i një mbledhje të nektarit në shpirt dhe derdhjen e tij të pastër në vargje ashtu siç bën bleta në hoje. Nëse nuk ke mbledhur asgjë, mos u shtërngo të nxjerrësh gjë!
Nuk është vendi këtu që të bej një kritikë letrare rreth poezisë por dua që të gjithë atyre që krijojnë poezi t’u them se poezia e sotme, në përgjithësi, vuan nga një gjë e përbashkët, nga mungesa e ideve dhe rendet vetëm pas metaforave. Ka poezi me nivel të lartë artistik të cilave ju mungojnë idetë që duhet t’ju transmentohen lexuesve. Kësaj gjeje, unë jam munduar ti shmangem dhe pres që të ma thonë lexuesit sesa ja kam arritur qëllimit.
7- Profesioni i Juaj është aviator ,biles ushtarak ,ku ju gëzoni edhe një gradë, mos gaboj ju keni qënë major, kur filloi poezia dhe krijimtaria të trokasë në shpirtin tuaj? Çfarë ndikimi ka patur në krijimtari jeta ushtarake?
A.B.Fillimisht kam studiuar për pilot më pas për teknik avioni në Akademinë e Forcave Ajrore. Kam mbajtur kualifikimin më të lartë në teknikën luftarake dhe jam munduar të punoj me përkushtim. Me këtë rast dua të them diçka që s’mund të rri dot pa e thënë për aviatorët shqiptarë, nëse intervista do ta ma lejonte?
R.M. – Me gjithë dëshirë.
A.B.Për mua, të gjithë aviatorët shqiptarë; pilotë, teknikë, specialistë, janë heronj të vërtetë. Jeta ime me e mirë ka qënë ajo mes këtyre heronjëve të gjallë dhe të bukur pamvarsisht nga kushtet e rënda që kishte krijuar sistemi monist. I kujtoj, i dua dhe kam mall për tërë ata miq e shokë në Forcat Ajrore që sakrifikuanë gjithëçka për një ideal të lartë, mbrojtjen e hapsirës qiellore shqiptare. Atyre u kushtoj një libër me tregime të gjalla nga jeta.
Këtu dua të përmend dhe një gjë, ishim ne aviatorët e Rinasit që e mbrojtëm Ismail Kadarenë për romanin “Dimëri i Vetmisë së Madhe” kur Partia e Punës na mobilizonte që ta kritikonim! Kjo qe një sfidë e madhe për partinë që na quante “Krahët e Hekurt” të saj.
Kam shërbyer në Bazën Ajrore të Rinasit dhe më pas atë të Zadrimës. Gjatë tërë kohës jam marrë me krijmtari duke qënë zv. kryetar dhe më pas kryetar i Rrethit Letrar të këtyre dy Regjimenteve Ajrore. Kam qënë korespodent i revistes “10 Korriku” dhe gazetës “Luftëtari” organe të shtypit ushtarak që vareshin nga Drejtoria Politike e ushtrisë. Ç’është e vërteta, regjimi komunist na shtynte të krijonim por nën kontroll të rreptë.
8-Ju keni një pene analitike që të befason nga stili si ju i trajtoni çështje të rëndësishme të jetës shqiptare? Ç’mund të na tregoni për të?”
A.B.Gjëja më e bukur në stil është të kesh një komandë në metaforë dhe dashuri në shpirt.
9-Ju jeni një “eksplorues” në historinë e popullit tonë.Reportazhet dhe publicistika e Juaj sjell figura që kanë bërë emër në botë si Ibrahim Pasha……. , por edhe figura që vazhdojnë të bëjnë emër. Po aq të bukura janë edhe poezitë e tua, që kanë brënda dhimbjen, mallin dashurinë, humorin e spikatur . Cila është gjinia juaj më e preferuar?
A.B.Talent për të shkruar historinë kanë shumë njerëz por ata që kanë guxim mendoj se janë shumë pak. Guximi më ka futur në aventurën eksploruese të historisë së popullit tonë pa qenë historian i mirëfilltë…
Historia e popullit tim më pëlqen shumë. “Eksploroj” kudo në botë që flitet dhe shkruhet për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jam befasuar me ato që kam gjetur. Vendet e Mesdheut janë mbushur plot e përplot me mbretër, kryeminsitra, ministra, princër e princesha me gjak shqiptar….siç ka qënë Gjenerali Ibrahim Pasha. A mund të rrijë sehirxhi njeriu kur ndeshet me shqiptarë të mëdhenj që ndriçojnë kaq me ëmbëlsi sa ti s’mund ti mbyllësh dot sytë?!
Parapëlqej tregimin e shkurtër pasi sot njerzit s’kanë kohë të lexojnë gjatë.
10-Ne vijmë nga një qytet të dy: Nga Korça e blireve dhe serenatave. Por mbiemri Bacelli apo bejlerët Bacellinj ,një emër i dëgjuar në historikun e qytetit tonë . Kush janë rrënjët e origjinës së Agimit?
A.B.Është një libër i përfunduar nga im atë rreth Bacellinjve që unë e zgjerova. Babai tregon rrënjët e bacellinjëve të cilët nuk kanë qënë bejlerë e agallarë por luftëtarë, mullixhinj, bujq dhe gjahtarë të mirë. Origjina është nga fshati më jugor shqiptar me emërin Molla e Kuqe emër të cilin e përmend dhe Homeri tek Iliada. Sot fatkeqësisht ky fshat gjëndet brenda Greqisë me një emër të ndryshuar.
Me këtë rast dua të përmend babanë tim, Adem Bacelli, me të cilin krenohem pasi ka qënë me të vërtetë një mësues enciklopedist i imi. Ai ka qënë një fshatar i urtë, i ditur, i dashuruar pas historisë dhe lavdisë shqiptare. Prej tij mësova të krijoj dhe prej tij mora shtysën të “eksploroj” historinë e pashkruar shqipe. Ai dinte me qindra histori të vjetra dhe recitonte vargje pa fund. Im Atë dinte përmendësh Iliaden dhe Odisenë kur këto vepra nuk ishin përkthyer në shqip. Ai ishte një Bej në dituri.
Ndërsa origjina nga nëna është shumë domethënse për mua si Korçar. Mytevelinjtë e Korçës, (pasardhes direkt të Iliaz -Ilia- Bej Mirahorit,themeluesit të Korçës) dhe nena ime, në brezin e shtatë, puqen bashkë në Panarit, tek Petro dhe Ilia Panariti (Iliaz bej Mirahori).
11-Çfarë ju lidh me qytetin e Lezhës?
A.B.Lezha është qyteti ku unë ndërtova familjen, u bëra baba, ku kalova pjesën më të bukur të jetës sime me gëzimet dhe shqetësimet e saj. Atje zura shumë miq dhe shokë me të cilët kam ngelur i lidhur për tërë jetën. Lezhën e dua po aq shumë sa edhe Korçën.
12-Çasti më i vështirë dhe me i lumtur në emigracion?..
AB.Vetë emigracioni është një gjë e vështirë e cila, ashtu si çdo gjë që ka të kundërtën e vet, ka edhe ajo lumturinë e saj. Çaste dhe momente të vështira apo të gëzuara, jeta ime në emigrim, ka plot dhe unë nuk di ti veçoj.
13-Dashuria më e madhe per ju?..
A.B.Është ajo e nënës sime për mua dhe tani dashuria ime për fëmijët e mi.
14 -A urren Agimi?
A.B.Nuk urrej kurrë. Njeriu që urren të tjerët nuk u bën keq atyre por vetes pasi akumulon urrejtje në shpirtin e tij dhe si pasojë shpirti mbushet plot helm. Por nëse urrejtja lind tek të tjerët për ty, është më mirë që të urrehesh për atë që je sesa të dashurohesh për atë që nuk je por kurrë t’ju kthesh urrejtjen të tjerëve.
15- Ju jeni një mjeshtër i SHORT STORY, (tregimit të shkurtër). Diçka rreth kësaj gjinie të letërsisë, e preferuar nga Ju? A ka në jetën tënde ndonjë ngjarje që ia shihni apo ndjeni gjurmët në këto tregime?
A.B.Të shkruash sa më pak dhe të tregosh sa më shumë kjo është deviza e tregimit të shkurtër që unë pëlqej.Tregimi i shkurtër është një metaforë që tregohet kryesisht për të sjellë artistikisht moralin e fabulës. Për mua tregimtarët më të mirë janë Anton Çehovi (Anton Çekhov) dhe Gi de Mopasani, (Gi de Mopasanas).
Jeta më ka servirur shumë fakte dhe ngjarje….Vetë jeta ime ka qënë shumë e larmishme, mbushur plot me histori të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme që s’mund të rri pa i shkruar.
16-Autorët Tuaj të preferuar të huaj edhe shqiptarë dhe disa mendime rreth letërsisë narrative?
A.B.Homeri, Chehovi, Gi De Mopasan, Hygo, Kadare, Fishta, S.Andoni, etj.
Lexoj më shumë në internet shkrimet e Vangjush Zikos, Murat Gecajt, Vullnet Matos, Petraq Zotos, Thani Naqos, Ziko Kapuranit, Përparim Hysit, Kostaq Dukës, Raimonda Moisiut, Skëndër Rusit, Luan Xhulit, Iliriana Sulkuqit dhe të gjithë antarët e nderuar të Klubit Korçar « Bota e Re ».
Shikoj me keqardhje se disa shkrimtarë shqiptarë përpiqen të bëjnë Monumentin e tyre të Lavdisë në Letërsinë Shqiptare. Letërsia narative nuk duhet të ngatërrohet me epigonizmin duke vënë në qendër jetën personale të autorit. Letërsia, edhe nëse autori ve jetën e vet, duhet patjetër që ajo të jetë përgjithësuese e shumë jetëve të të tjerëve, ndryshe quhet thjeshtë biografi. Ndërsa poezia e pranon epigonizmin pasi merr kuptim përgjithësues edhe nëse autori flet në vetën e parë dhe për vete…Shkarja e autorit në punën cfilitëse për të ngritur Monumentin e Lavdise personale i ngjet punës raskapitëse të Sizifit. Kur ai të mendojë se ky monument është ngritur dhe bën të largohet i kënaqur për tu shlodhur, monumenti do të qëllohet nga qiejtë me anën e një meteori, hedhur nga Dora e Drejtësisë Qiellore dhe Lavdia do të kthehet pluhur e hi.
17 – Endërra e juaja e parealizuar?
A.B.Në moshën time s’ka më ëndërra të parealizuara pasi njeriu bëhet më realist. Ëndrrat e rinisë kanë ngelur të kyçura dhe çelsi ka humbur…
Ndërsa dëshira kam shumë dhe deshira më e madhe është të shoh bashkimin e shqiptarëve në trojet e tyre.
18 -”Bukuri tredimensionale,” Këtë libër tuajin që unë mund ta pagëzoj një nga më të bukurit që kam lexuar deri tani, ç’mund të na thoni rreth ketij libri?
A.B.Ju falenderoj për vlerësimin. Mendoj se në poezitë e këtij libri jam përpjekur të ketë dritë-hije sa më shumë të cilat bëjnë të mundur që poezitë të duken të bukura gjithësesi. Poezia, njëlloj si piktura, zbukurohet nga ravijëzimi i dritës që ndryshon ndriçimin në vartësi të idesë.
Libri përmbledh poezi qysh nga rinia ime dhe deri në fund të shekullit të kaluar dhe përmban disa kapituj me tema të ndryshme si Besimi, Dashuria, Miqësia, Përkthime dhe disa të tjera. Mendoj se kam trajtuar tema interesante edukative dhe iu kam kushtuar shumë pak rëndësi metaforave të cilën gjë e kam ndrequr pak tek vëllimi i dytë poetik “Në çarkun e puthjeve” …
19-Keni shumë miq këndej e andej kontinentit, të hershëm e të rinj, cili është sekreti i këtyre lidhjeve?
A.B.Zoti mos na lentë pa miq e shokë.
Sekreti i të paturit miq e shokë është tek mendimet dhe pasionet e përbashkëta dhe në mes tyre, zemëra e mirë së bashku me teknologjinë moderne të komunikimit. Këto gjëra së toku, kanë bërë që ne ta ruajmë dhe forcojmë respektin dhe dashurinë për njëri tjetërin.
Nuk është e lehtë që të zesh miq e shok por është e veshtirë ti mbash ata.
20-Ju keni botuar një libër nën titullin ” This is America (Kjo është Amerika.) Çfare keni pasur si ide në momentin që ju bëtë këtë libër dhe cili është mesazhi që transmetoni nëpërmjet këtij libri?
A.B.Amerika, kjo ëndërr e tërë njerzve të vuajtur e të shtypur të botës është kthyer në një aventurë e gjallë të cilën sot përpiqen ta jetojnë jo vetëm të shtypurit dhe të varfërit e botës por edhe miliardërët e saj. Por ka edhe nga ata të varfër që vijnë këtu dhe befasohen, zhgënjehen, tronditen rëndë dhe ngelen në rrugë të madhe pa krye. Një ndër ata është dhe Tota, (një histori e vërtetë në këtë liber) gruaja e bukur kurajoze me anën e së cilës kam dashur që t’ju them shqiptarëve se, Amerika nuk ti zgjidh problemet e tua, ajo që i zgjidh ato është vetëm puna jote.
Nëse më lejohet, dua të shtoj diçka?
R.M. – Megjith qef.
A.B. – Këtu në New York City është një ishull në të cilin gjëndet Ellis Island Immigration Museum, (gjëndet shumë afër Statujës së Lirisë) dhe në hyrje të muzeumit janë shkruar këto fjalë të një emigranti italian, “Para se të vija në Amerikë, kisha dëgjuar se atje mund ti mbledhësh paratë me lopatë rrugëve. Kur erdha, pashë se vërtetë lopata më priste por me një ndryshim, jo që të mblidhja para por ti shtroja ato rrugë…”
Mesazhi që kam dashur të transmetoj tek ata që do ta lexojnë këtë libër me tregime është se, Amerika është bërë vetëm me punë e sakrifica. Është vetëm puna ajo që s’të tradhëton kurrë dhe vetem me anën e saj mund ta ndërtosh Amerikën edhe në majë të Himalajeve.
21-Ka shumë shoqata shkrimtarësh si në SHBA, apo në vende të tjerë të Europës, ku jetojnë krijues shqiptarë, si ju duken këto bashkime?
A.B.Në emigracion ndihet shumë vetmija prandaj dhe shkruhet më shumë pasi shkrimet të bëhen miqtë më të mirë.
Mendoj se dëshira e shqiptarëve shkrimtarë për tu bashkuar është shumë e madhe por kur bashkohen, disa edhe grinden e largohen. Kjo ka sjellë dëme në shoqata. Megjithatë, mendoj se Mali i Deborës nuk shkatërrohet nga orteqet e tij.
22-Ju jeni themelues dhe moderator i shumë forumeve ,ëebsite-ve dhe listave virtuale në internet,në mënyrë të veçantë i Forumit” Memedheu”, forum të cilit ju i keni dhuruar shumë, si me krijimtari ashtu edhe me komunikim që në ditën e themelimit. Ç’mendim keni për këtë Forum dhe a keni ndonjë sugjerim për organizimin apo pasqyrimin e krijimtarisë në këtë blog.
A.B.Ishim një grup fare i vogël shqiptarësh në vitet 1998-1999 që ja nisëm themelimit të listave dhe forumeve për bashkëbisedimin e shqiptarëve në internet nga tërë bota. Ju lutem më lejoni që ti përmend inisiatoret e parë që janë Alvin Ekmeciu, Albana Mëlyshi (Lifschin), Merita Bajraktari (McCormack), Ëngjell Koliqi dhe unë. Më pas u shtuan të tjerë si Petraq Pali, Lek Gjoka, Gjergj Dollani, Olsi Jazenxhi, Artan Mezini, Niko Qafoku, Gëzim Marku, etj., sot pa fund.
Së fundi, nën drejtimin e z. Ylber Merdani, Kryetar i shoqatës së shkrimtarve korçarë, po punojmë së toku me Kostaq Dukën, Vangjush Zikon dhe Istref Haxhillarin për të mbledhur të gjithë krijuesit korçarë dhe miqtë e tyre në një listë bashkëbisedimi. Kemi 3-4 vjet që kjo gjë ka filluar punën dhe deri tani ka shkuar mirë por ka akoma për të bërë pasi disa krijues korçarë nuk dëgjojnë ti bashkohen të vetmes shoqatë të vërtetë shkrimtarësh siç është “Bota e Re”. Shpresojmë që kjo gjë të arrihet së shpejti.
R.M. – Më fal që ju ndërpres, dua të di sesi lista juaj “Mëmëdheu” u bë Top Lista në internet?
A.B. – Ka qënë një sekret që e kam mbajtur brenda meje pa e treguar asnjëherë dhe ja sot po e tregoj.
Forume dhe lista krijoheshin për ditë në internet dhe të gjitha dështonin pas disa ditësh ose muajsh. Shqiptarët që përdornin internetin, në mënyrë arbitrare u vidheshin e-mail-adresat dhe regjistrioheshin pa u pyetur nëpër këto lista-forume! E-mail-box-et e tyre mbusheshin plot e përplot dhe ata kishin gjetur belanë, nuk guxonin ta hapnin internetin se ndiheshin të sulmuar nga mesazhe të panumurta. Shumica as që kishin idenë se ato mund të ndaloheshin. Kjo gjë, i shpuri vjedhësit në humbje pasi shqiptarët filluan të kuptojnë sesi të mbrohen.
Unë ndoqa një rrugë tjetër, tepër origjinale dhe të ndershme. Nuk desha të imitoj kërkënd. Imitimi s’më pëlqen. Është më mirë të dështosh si origjinal sesa si imitues. Regjistrova tek “Memedheu” miqtë dhe shokët e mij besnikë për të cilët e dija se nuk më largoheshin, pastaj krijova rreth 50 pseudonime që i bëra “ortakë” në krjimtarin time. “Ne të 50-et” filluamë të shkruajmë për ditë shkrime tërheqëse dhe sidomos njoftime të bukura, kuriozitete, gjë a gjëza, krijime letrare, etj. Në atë kohë unë shkruaja mesatarisht rreth 30-40 shkrime në ditë!! Ka që s’më besojnë por ata që kanë punuar me mua në ato kohë e dinë pasi e kuptuanë më vonë. “Mëmëdheu” jepte përshtypjen që ishte një listë e gjallë dhe shumë e suksesshme. Shqiptarët, të cilët gjuanin forume dhe lista, ku të kishte sa më shume shqiptarë, vinin vetë tek “Mëmëdheu.” U bëmë rreth 500 shqiptarë, atëhere suksesi qe vërtetë i garantuar dhe në këtë kohë unë së bashku me Meritën dhe Lekën të cilët ishin moderatorët e “Memedheut” filluam të bëjmë ftesat e para për të rritur numurin e anëtarëve. Brenda disa muajsh numuri arriti në 1500 anëtarë nga e tërë bota. Atëherë unë u ndjeva shumë i kënaqur. Qëllimin, për ti bashkuar shqiptarët në një listë bashkëbisedimi, e kisha arritur, atëhere e dorëzova detyren e oëner-it duke i bërë Lek Gjokën dhe Merita Bajraktarin, pronarë. Ngela moderator i “Memedheut” dhe disa listave dhe forumeve të tjera shqiptare duke shpëtuar nga një punë sfilitëse që më pëlqente por edhe që më hante shumë kohë.
Nuk kam asnjë lloj sugjerimi për ata që drejtojnë listat dhe forumet sot, pasi ata e kryejnë punën edhe më mirë nga unë.
23-Çfarë po shkruan Agimi tani?
A.B.Kam përfunduar shtatë libra për të cilat tani për tani nuk kam asnjë mundësi botimi. Librat që janë gati ose pothuaj se gati janë; 1-Tregime të vërteta nga aviacioni luftarak shqiptar, 2-Ibrahim Pasha-Kryekomandati me origjinë shqiptare që mposhti Perandorinë Turke dhe u tërhoq nga pushtimi i saj. 3-Një libër biografik. 4-Një libër me poezi. 5-Një libër me tregime. 6-Publicistikë dhe 7-Gruaja më e bukur, kushtuar Fevizia Shirin, stërmbesa e Mehmet Ali Pashës.
24- Një pyetje paksa delikate: Si ju duken përpjekjet e politikës ndërkombëtare, asaj shqiptare e kosovare e në Diasporë për çështjen e Kosovës e në përgjithësi për çështjen kombëtare shqiptare?
A.B.Jam shumë i zhgënjyer me diplomacinë shqiptare. Më vjen keq ta them por Shqipëria dhe Kosova nuk kanë diplomatë por “yesmen”. Për çështjen kombëtare duhen dëgjuar vetëm ata që të duanë dhe të ndihmojnë, të tjerët duhen kundërshtuar pa frikë se po bën ndonjë gabim dhe turpërohesh. Turpërimi më i madh është të jesh skllav i të huajit.
Jemi të ndarë në pesë shtete jo vetëm për fajin e të tjerëve por mbi të gjitha për fajin tonë.
Zëri i diasporës për këtë problem bie në vesh të shurdhët.
25-Duke ju referuar penës Tuaj analitike, ç’mendoni për hapjen e dosjeve?
A.B.Më vjen shumë keq por tash është shumë vonë, pasi ata që ishin për tu gjykuar, sot kanë marrë pushtetin politik dhe ekonomik në Shqipëri. Hapja apo mbyllja e dosjeve është një tallje e klasës politike shqiptare ndaj popullit shqiptar.
26 -A do kthehet Agimi ndonjë ditë në Atdhe!
A.B.Unë jam në Atdhe pasi jetoj çdo vit si në Amerikë dhe në Shqipëri.
27-Si një autor i disa librave dhe i shumë shkrimeve analitike dhe publicistike, cili është mesazhi i juaj për krijuesit në Diasporë, në veçanti për krijuesit debutues te rinj, për ruajtjen e vlerave dhe identitetit kombëtar?
A.B.Shoh me keqardhje një ndarje jo të mirë të krijuesve në diasporë; në ata të vjetrit, ish- shkrimtarët e poetët e realizmit socialist nga njëra anë, dhe nga ana tjeter, talentet e reja, ish – të persekutuarit dhe kundërshtarët e regjimit komunist. Këta dy grupe nuk shkojnë mirë me njeri tjetrin. Fajtorë sigurisht janë të parët. Disa nga krijuesit e vjetër ndihen xhelozë, nervozë dhe luftojnë që të rinjtë (debutantët) të ngelen vetëm të rinj. Shoh talente të reja që rriten e lartësohen për ditë duke i sfiduar ata. Dëshiroj që grindja të nderpritet dhe t’ja lerë vendin respektit të lirë e të ndërsjelltë, ku të vjetrit duhet të mburren me te rinjtë duke jua lënë atyre në dorë lavdinë e stafetës së rritjes dhe ruajtjes së vlerave kombëtare në kushtet e reja të krijuara.
R.M. Ju faleminderit dhe Suksese në krijimtarinë Tuaj!
A.B. Ju faleminderit juve.
Intervistoi Raimonda Moisiu
- See more at: http://www.devolli.net/enciklopedisti-eurudit-shqiptar-agim-bacelli-ne-amerike.html#sthash.shH4xNtg.dpuf

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...