2014-06-23

Shkrimtari dhe kritiku letrar Ali Demë Jasiqi ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Nga Flori Bruqi


Njeri prej shkrimtarëve që nuk u ndal së shkruari deri në ditën e tij të fundit të jetës është edhe Ali Demë Jasiqi, i cili ndërroi jetë sot në orët e mëngjesit.

Jasiqi në veprimtarinë e tij la pas vetës plot vepra të shkruara, kritika letrare, libra biografi, libra për fëmijë, poezi dhe romane.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet sot në orën 16:30 në varrezat e kryeqytetit në Prishtinë.

Ndryshe, Ali D. Jasiqi, i lindur në Jasiq të Junikut më 1937, shkollën fillore e kreu në Junik ndërkaq Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e përfundoi në Prishtinë.
Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin filologjik - gjuhë e letërsi shqipe.
Ka punuar si gazetar në të përditshmen “Rilindja”, ka qenë kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”, drejtor i njësisë punuese të revistave në kuadër të “Rilindja”-s dhe kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”.
Ka qenë për shumë vite sekretar dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.




Ali D. Jasiqi lindi në Jasiq të Junikut më 1937. Shkollën fillore e kreu në Junik e në Deçan. Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë. Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin filologjik - gjuhë e letërsi shqipe.

Ka punuar gazetar në të përditshmen “Rilindja”, kryeredaktor i revistë për kulturë, art e letërsi “Fjala”, drejtor i Njësisë punues të revistave në kuadër të NGBG “Rilindja” dhe kryeredaktori i revistës letrare “Jeta e re”. Ka qenë sekretar dhe kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Me shkrime letrare filloi të merret si nxënës. Në fillim ka shkruar poezi dhe proza, për t’u kushtuar mandej kritikës letrare dhe studimit. Vjershën e parë e botoi në “Zani i rinis” më 1957. Ka përgatit për botim përmbledhjen e tregimeve “Ago Jakupi dhe rrëfime të tjera“ të Mitrush Kutelit, botuar nga Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës më 1967, tregimet “Talush Efendia” të Zekeria Rexhës (të nënshkruara me pseudonimin Ramë Zuka), botuan nga “Rilindja” në vitin 1973, përmbledhjen e poezive për fëmijë “Lulet e para” të Fahredin Gunges dhe Bedri Hyses, ka përgatit disa numra tematik të revistës letrare “Jeta e re”, qoftë vetëm apo edhe me bashkëpunëtor etj. Ka bashkëpunuar me të gjitha revistat letrare që botoheshin në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi.

Veprat letrare

“Josip V. Rela “ - “Jeta e re”, Prishtinë 1968
“Pesha e fjalës” - “Rilindja”, Prishtinë 1971
“Shfletime” - “Flaka e vëllazërimit”, Shkup 1972
“Shenjë në lis” - “Rilindja”, Prishtinë 1974 dhe “Naim Frashëri” - Tiranë 1980
“Premtime dhe realizime” - “Rilindja”, Prishtinë 1976
“Qazim Tolaj - simbol i drejtësisë pedante”, Prishtinë 2002
“Pesëdhjetë shkrime për poezinë” - “Vatra”, Prishtinë 2007
“Tridhjetë e një shkrime për prozën, studimet e të tjera” - “Vatra”, Prishtinë 2007
“Krejt më dukej ëndërr” “Vatra” Prishtinë 2007.


unime të ndryshme[redakto | redakto tekstin burimor]
I është emituar një dramë televizive (“Shtenja në ajër”) dhe tri radiodrama. Punimet e tij janë përkthye në gjuhën rumune, serbokroate dhe hungareze.

Ali D. Jasiqi sot[redakto | redakto tekstin burimor]
Ali D. Jasiqi nuk ka pushuar së punuari deri në ditët e sotme duke shkruar për një numër të madh të mediave të shtypura dhe elektronike. Jeton në Dardani, Prishtinë bashk me gruan Hasbije Jasiqi, djalin Visar Jasiqi dhe nusën Albina Dobruna-Jasiqi.

Referencat


Shenje ne lis, available in the National Library of Australia collection.
ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA.
Ali D. Jasiqi Biography. [http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreA/AliJasiqi/5760/
Ali D. Jasiqi.
Ali Demë Jasiqi: ESAD MEKULI.
Nga Ali D. Jasiqi. REVOLTA KUNDËR VENDOSJES SE KUFIJVE ARTIFICIAL.
ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA TË NIJAZI RAMADANIT.
Shkruan Ali D. Jasiqi. POET I NDJESHËM DHE STUDIUES I PËRKUSHTUAR I ROMANTIZMIT.
Ali D. Jasiqi: Rrëfimi i Gan Gabelit.
Halil Haxhosaj. VEPRA ME KRITIKË LETRARE ME VLERË.
Ali D. Jasiqi. GJURMUESI I VRASJEVE ENIGMATIKE. Arif Molliqi "Gruaja e vizatuar nudo", roman. – Botoi "Faik Konica".-Prishtinë 2008.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...