2014-06-28

Vrasja misterioze e biznismenit shqiptar Artan Santo


Janë fare të paktë biznesmenët në Shqipëri, që manovrojnë mbi një fije të hollë ekuilibri mes palëve politike. Përgjithësisht biznesmenët në këtë vend janë brenda një kampi, brenda një konjukture politike. Artan Santo ishte nga të paktët “mik i të gjithëve”. Një përjashtim që vërtetonte rregullin, gjithsesi. Në harmoni të pazakontë me të gjithë lidershipin politik të vendit, ai nuk gëzonte thjesht respektin, por edhe besimin e tyre.
ARTAN SANTO
Santo ishte prej afro 15 vitesh i angazhuar si CEO i Credins Bank, ishte themelues i saj ndonëse nuk ishte aksionari më i madh i saj. Ishte njeriu që luante fijet e kësaj banke, drejtonte politikat e saj dhe kuronte deri dhe detajet më të imëta të transfertave. Ai ka qenë aktiv në disa operacione të rëndësishme biznesi dhe privatizimesh në këtë vend. ARMO, Albpetrol, dy kompani të rëndësishme shtetërore që kanë kaluar faza dramatike privatizimi dhe ngërçe të rëndësishme financiare, sidomos me spekulimin e transfertave, kanë pasur ndër të tjerë, protagonist dhe bankën e dirigjuar nga Santo.

Ai ishte “vetë zgjidhja” – shkruante dje një nga deputetët e shumtë biznesmenë të këtij vendi. Në fakt, Santo ka ndihmuar një numër të gjerë biznesmenësh shqiptarë në vështirësi, duke pranuar edhe transferime kredish problematike nga bankat e tjera drejt bankës së tij, për t’u zbutur efektin e problemeve që mund të kenë pasur. Banka e Santos është e njohur ndër të tjera në rrethet e biznesit edhe për ortakërinë e saj me një fond zviceran, ky fond është dhe zyrtarisht aksionar në këtë bankë.

Vrasja e Santos shenjon dhe ekzekutimin e parë në rangje të rëndësishme të financës shqiptare. Shumëkush dje, e lexonte mënyrën se si u krye kjo vrasje (e egër dhe para derës së bankës) si një“mesazh”, të tjerë përpiqen të gjejnë shpjegime në disa histori ngërçesh të Santos, si në kreditimin e privatizimeve problematike ashtu dhe në konflikte me disa ortakë me të cilët ka investuar në kompani mediatike. Të tjerë, përmendin informalitetin shqiptar që s’mund të mos cekte dhe marrëdhëniet mes bankave dhe bizneseve në Shqipëri, apo dhe histori transfertash.

Hetuesit amerikanë sa herë ndodhin vrasje të personaliteteve nisin zgjidhjen e rebusit me pyetjen: Kush është përfituesi nga ngjarja? Ndoshta kjo përgjigje deri më tash e munguar është zgjidhja e misterit në rastin e vrasjes së Artan Santos, i pari CEO banke që ekzekutohet në Shqipëri, duke shënuar dhe vrasjen më serioze të ndodhur ndonjëherë në dy dekadat e fundit në rangjet e elitës financiare të vendit.

Dje u vra bankieri i kompromiseve. Publiku ndoshta e njihte pak. Për ta ishte thjesht Tani Santo. Por biznesi dhe politika e njihnin mirë. Për ta ishte Santo Tani.





1



Drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa deklaroi sot se policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë po hetojnë në mënyrë intensive për të zbardhur ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë kur u ekzekutua në një atentat mafioz biznesmeni i njohur Artan Santo.
Në një deklaratë për mediat ditën e sotmë Çipa theksoi se policia nuk kishte asnjë informacion dhe se nuk kishte marrë asnjë denoncim apo njoftim lidhur me faktin se bankierit Santo mund t’i rrezikohej jeta, ndërsa shtoi se autorët ishin të mirëpërgatitur në çdo veprim të tyre në kryerjen e aktit kriminal.
Ardian Çipa i bëri edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që për çdo informacion të mundshëm rreth kësaj ngjarjeje të bashkëpunojnë me autoritetet, duke theksuar edhe një herë shpërblimin prej 100 mijë eurosh që policia ka vënë në dispozicion të çdo informacioni të vlefshëm.
FNYdn20140626093939_26061427

Grupi hetimor i ngritur për vrasjen e biznesmenit Artan Santo posedon videon e krimit të kryer me 26 qershor 2014 rreth orës 09:20, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.
Një ditë më parë, pamjet filmike të publikuara nga policia zbuluan itinerarin e lëvizjes së Santos nga shtëpia deri në hyrje të bankës, i shoqëruar në distancë nga motori në të cilin ndodheshin dy vrasësit me skafandra në kokë.
Pamjet filmike tregojnë ndjekjen e makinës së Santos nga autorët prej godinës së Radio Televizionit Shqiptar, në rrugën pranë Kryeministrisë, dhe deri në godinën e bankës ku Santo ka ndaluar. Autorët kanë pritur që 58-vjeçari të parkojë automjetin “Benz”, me targa AA111AX dhe sapo ai ka zbritur, pasagjeri i motorit e ka qëlluar me pistoletë.
nxkOe20140626093940_26061428
Ndërsa ë videon tjetër, që posedohet nga grupi hetimor shfaqet Santo, që pas goditjeve të para ka mundur të qëndrojë disa sekonda në këmbë dhe ka tentuar të futet në bankë. Në këtë moment, pasagjeri i motorit ka zbritur dhe e ka qëlluar biznesmenin edhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Skena është konstatuar nga një efektiv i Policisë Rrugore, i cili nuk ka ndërhyrë. Videoja tregon se drejtuesi i motorit i ka drejtuar pistoletën, duke detyruar efektivin të zmbrapset. Pas krimit autorët u larguan në drejtim të “Librit Universitar” e më pas jashtë zonës së Bllokut.
fotoja (1)
Policia: Krimi i mirorganizuar nga vrasës me pagesë
Policia dyshon se ekzekutimi i Artan Santos është planifikuar me hollësi nga autorët, të cilët dyshohet se janë vrasës profesionistë me pagesë. “Për këtë ngjarje autorët dyshohet se janë paguar me mijëra euro”, thanë burimet policore. Krimi është planifikuar prej disa kohësh dhe autorët kanë menduar të gjitha detajet për të shpëtuar paq pas ekzekutimit. Ata e kanë ndjekur nga shtëpia e tij, deri në godinën qëndrore të “Credins Bank”. Itinerari është përshkruar edhe ditën e djeshme, kur autorët zbrazën pistoletën, duke i shkaktuar vdekjen biznesmenit 58-vjeçar. Në ndjekjen e fundit, pasi dyshohet se biznesmeni mbahej nën vëzhgim prej disa ditësh, autorët nuk kanë shkaktuar asnjë provokim ndaj makinës me të cilën udhëtonte Santo, duke pritur që ai të zbriste para bankës për ta ekzekutuar më pas.
ZLmw120140626094809_26061436
S’gjendet asnjë gëzhojë, pistoleta e krimit, me mulli
Në vendin ku u qëllua me armë për vdekje biznesmeni Artan Santo, nuk u gjet asnjë gëzhojë. Megjithëse vendngjarja u rrethua menjëherë, policia nuk ka mundur të sigurojë asnjë gëzhojë nga këqyrja e provave. Sipas policisë, autorët kanë përdorur një pistoletë mulli, duke mos lënë gëzhoja. “Në këtë ekzekutim është kryer qitje vetëm nga një pistoletë. Megjithëse të dy atentatorët kanë qenë të armatosur, vetëm njëri prej tyre, pikërisht pasagjeri, ka zbrazur armën në drejtim të Santos”, thanë për gazetën burimet policore.

VdFVR20140626094502_26061432
Një ditë pas vrasjes së bankierit Artan Santo, policia e Tiranës ka shoqëruar rreth 60 persona. Deri në orët e mbrëmjes së djeshme, grupi hetimor ka marrë në pyetje rreth një numër të konsiderueshëm personash të cilët janë shoqëruar në cilësinë e dashmitarëve apo si persona që kanë pasur dijeni për konfliktet e Santos. Burime nga policia thanë se të shoqëruarit janë, miq, bashkëpunëtor, apo edhe të njohur të biznesmenit. Në radhët e të shoqëruarve ka qenë edhe një familjar i truprojës së biznesmenit Rezart Taçi. Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me marrëdhënien me biznesmenin e vrarë dhe më pas është lënë i lirë. “Janë kryer shoqërimet e shumë personave të çilët pasi janë marrë në pyetje u lanë të lirë. Disa prej të shoqëruarve kanë qëndruar në drejtorinë e policisë së kryeqytetit për orë të tëra. Asnjëri prej të shoqëruarve nuk është në cilësinë e të dyshuarit”, - thanë për gazetën burimet poliçore. Ndërkohë qëpolicia ka izoluar për orë të tëra edhe persona nga Fushë-Kruja dhe Lezha. Këta të fundit dyshohet se kanë dijeni për motorin të cilën përdorën autorët për të kryer vrasjen. Fillimisht u zbulua një servis në Fushë-Krujë ku u dyshua se ishte riparuar dhe u ishte shitur motori atentatorëve. Më pas nga hetimet u lakuan edhe dy emra të tjerë në Lezhë po për të njëjtën arsye. Asnjëri prej të shoqëruarve nuk mori përsipër pronësinë e motorit para se ai tu jepej vrasësve. Pavarësisht shoqërimeve të shumta deri në orët e vona të mbrëmjes të së premtes nuk është bërë i mundur identifikimi i të dyshuarve të kësaj ngjarjeje. Për asnjërin prej të shoqëruarve nuk janë ngritur dyshime konkrete që do t’i implikonin në ekzekutimin e Santos. Ndërkohë që policia ka ngritur disa pista hetimit të cilat po hetohen paralelisht. Zyrtarisht policia e kryeqytetit nuk ka bërë të ditur asnjë pistë konkrete ndërsa deklaroi se hetimet po zhvillohen në disa drejtimet me qëllim identifikimin e personave që shkrepën armën si dhe porositësit e tyre.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...